Cili ėshtė shkaku numėr njė i vdekjeve tė parakohshme nė Shqipėri? Kėsaj pyetjeje, shumė shqiptarė do t'i pėrgjigjeshin: "Aksidentet automobilistike".
Por, pėrgjigjja e tyre do tė ishte e gabuar. Krahasimisht me aksidentet automobilistike, njė tjetėr vrasės bėn kėrdinė nė atdheun tonė.
Ėshtė shumė mė pak i zhurmshėm se aksidentet - lajmet televizive nuk japin ēdo natė kronika pėr tė - por, ashtu pa u ndjerė, ai e bėn punėn e vet. Quhet duhan!
Sipas njė studimi tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit,
3800 vdekje tė parakohshme nė Shqipėri i atribuohen ēdo vit duhanpirjes, ose tymit qė thithet nga ata qė nuk e pinė duhanin, por qė janė tė ekspozuar ndaj tij.
Krahasimisht, aksidentet automobilistike shkaktojnė rreth
400 vdekje tė parakohshme nė vit.Duke qenė njė nga pjesėtarėt e studimit tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit, po ndaj me lexuesit edhe disa rezultate tė tjera tė tij.
Bazuar nė njė sondazh me kampion statistikor prej 4000 tė intervistuarish, tė zgjedhur me rastėsi nė zonat urbane dhe rurale tė tė gjithė vendit, studimi gjeti se, nė maj 2009, rreth 720 mijė shqiptarė pinin mesatarisht nga 1.1 paketė cigare nė ditė, ndėrsa rreth 140 mijė tė tjerė pinin afėrsisht njė paketė nė javė (marzhi i gabimit statistikor +/- 1.5%).
Kėto rezultate janė shumė tė ngjashme me ato tė njė studimi tė financuar po nga Shoqata Amerikane e Kancerit nė prill 2007, para se ligji antiduhan tė hynte nė fuqi.
Rezultatet e studimit tė financuar nga Shoqata Amerikane e Kancerit na tregojnė se konsumi i cigareve industriale nė Shqipėri ėshtė rreth 5900 tonė nė vit.
Ndėrkohė, Drejtoria e Doganave raporton nė faqen e saj tė internetit se vetėm 4100 tonė cigare tė importit kanė kaluar nėpėr filtrin fiskal tė shtetit gjatė 12 muajve tė fundit. Ndėrsa Ministria e Financės raporton njė shifėr prej 200 tonėsh pėr prodhimin nė fabrikat e vendit.
Pra, i bie qė tė mos jetė paguar as akcizė e as TVSH pėr 27% tė sasisė sė cigareve industriale qė konsumohen gjatė njė viti nė Shqipėri. Ose mė konkretisht, i bie qė buxhetit tė shtetit t'i mohohen rreth 30 milionė euro nė vit.
Por ē'do tė ndodhte nė qoftė se akciza e cigareve industriale do tė vilej e gjitha? Rreth 100 vdekje tė parakohshme nė vit do tė evitoheshin nga ngritja e ēmimit tė atyre paketave qė sot qarkullojnė nė treg 'pa pullė' - kur rritet ēmimi i cigareve, ulet konsumi i tyre, e pėr rrjedhojė, edhe numri i vdekjeve tė parakohshme.
Nga ana tjetėr, shtetit do t'i futeshin aq para nė arkė sa do tė mjaftonin pėr tė financuar 30 kilometra rrugė tė reja nacionale nė vit.
Dhe rrugėt e reja (d.m.th., pa gropa) gjithashtu kontribuojnė nė pakėsimin e vdekjeve tė parakohshme - jo prej duhanit, prej aksidenteve automobilistike...
Si mund tė kursehen ndryshe jetėt e njerėzve? Rreth 130 vdekje tė parakohshme nė vit mund tė evitohen nėpėrmjet moslejimit tė pirjes sė duhanit nė vendet publike dhe ndalimit tė plotė tė reklamave pėr cigaret. Dhe si shpjegohet ky impakt?
Pėr ēdo 6 cigare qė pihen nė njė tavolinė kafeneje, restoranti, apo zyre, personit qė s'e pi duhanin i shkaktohet njė efekt negativ i barabartė me atė tė pirjes sė njė cigareje prej tij vetė.
Gjithashtu, si rezultat i efektit dekurajues tė ligjit antiduhan (nė qoftė se ai zbatohet rigorozisht), mund tė pakėsohet numri i cigareve qė pinė nė ditė duhanxhinjtė.
Ndėrkohė, ata qė pėrpiqen ta lėnė duhanin, ose qė nuk duan ta fillojnė, e kanė mė tė lehtė ta bėjnė kėtė gjė, kur nuk ngacmohen nga reklamat dhe kur njerėzit pėrreth tyre nė kafene, restorante apo zyra, nuk tymosin.
Pra, pakėsohet kėshtu edhe numri i atyre qė pinė duhan. Dhe paratė qė do tė shkonin pėr blerjen e cigareve mund tė shkojnė pėr tė blerė produkte mė me vlerė pėr shėndetin....
Krijoni Kontakt