Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 189
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anėtarėsuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Eh populli i mjere qe nuk kupton se si vritet ne heshtje!Cdo vit ka 3500 raste te reja tumoresh ne Shqiperi.Te dhemb ne shpirt kur nuk shikon me gjelberim vetem ndertesa te larta pafund,pluhur,balte.Me ka rastisur te udhetoja nje here me nje biznesmen italian qe donte te hapte nje fabrike ne Shqiperi, dhe me thote qe i leverdiste sepse nuk e kontrollonte njeri jo vetem per problemet fiskale por edhe per kimikatet qe mund ti hidhte ku te donte dhe mund te punonte si te donte.Thashe me vete pse mos ta beje,problem i madh se vdesin ca hallexhinj me shume ,se iu be vone njeriu se ato kimikate ju shkaktojne tumore punetoreve dhe shkaterrojne mjedisin .

  2. #142

  3. #143
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Zonat me rrezikun mė tė madh tė ndotjeve kimike

    Ndotja e madhe, njė nga shkaktarėt kryesorė tė shfaqjes sė tumoreve


    Ndotja e ambientit ėshtė njė nga faktorėt kryesorė qė stimulon zhvillimin e sėmundjeve, tumoret, keqformimet apo probleme tė tjera tė lidhura ngushtė me shėndetin. Pėrveē dėmtimit tė ambientit, prishjes sė natyralitetit dhe biodiversitetit, ndotja nga kimikatet ka pasoja pėr tokėn, pėr ujin, qė mė pas infektojnė banorėt dhe bėhen shkaktarėt kryesorė tė problemeve nė qendrat e banimit. Zonat e rrezikshme, tė mbiquajtura zonė me ndotje tė madhe mjedisore janė nė qendėr tė vėmendjes sė projekteve bashkėpunuese tė Ministrisė sė Mjedisit dhe organizatave tė huaja tė vendosura nė Shqipėri si UNDP. Konkretisht, nė njė takim tė fundit, specialistė tė UNDP-sė, tė mjedisit, kanė prezantuar projekte pėr tė ēliruar mjedisin nga kėto ndotje tė rrezikshme.

    Sipas specialistėve, nė kėtė kohė nuk ka njė inventar tė plotė tė tė gjitha zonave tė ndotura, por njėkohėsisht ka mungesa tė kuadrit ligjor, mungesa tė hapėsirave pėr hedhjen e mbeturinave.

    Zona e rrezikshme e Bajzės

    Zona e Bajzės ėshtė mbiquajtur zonė e rrezikshme me ndotje mjedisore, sepse ka magazina me kimikate dhe territori nė stacionin hekurudhor tė Bajzės. Bajza ėshtė njė qytet i vogėl nė Komunėn e Kastratit me mbi 2 mijė banorė rreth 30 km nga Shkodra dhe 3.5 km nga Mali i Zi. Qyteti ėshtė pjesė e pellgut ujėmbledhės tė liqenit ndėrkufitar tė Shkodrės. I gjithė transporti hekurudhor pėr nga Mali i Zi kalon nėpėr stacionin e Bajzės. Gjatė vitit 2007 kanė kaluar nga ky stacion mbi 8 mijė vagonė. Sipas njė analize tė UNDP-sė, tė referuar nga specialisti Lirim Selfo, nė magazinat e stacionit nė Bajzė janė depozituar 200-250 tonė kimikate tė paidentifikuara, ambalazhi prej thasė letrash ėshtė grisur, kimikatet janė pėrzier me cipa lėkure qė kanė qenė tė destinuara pėr eksport, ndėrsa origjina e kimikateve nuk ėshtė e qartė. Nė 1991-1992 kanė ardhur nga Gjermania dhe janė ruajtur pėrkohėsisht nė Bajzė 480 tonė kimikate tė rrezikshme , (pesticide), pėrfshirė toksafenin dhe acetatin e fenil mėrkurit tė ndaluara nė SHBA nė 1983 dhe nė BE nė vitin 1984, tashmė edhe me legjislacionin tonė.

    Mbrojtja e mjedisit

    Nė Shqipėri, kultura e mbrojtjes sė mjedisit ėshtė aplikuar vetėm pas viteve ‘90, zhvillim industrial i paqėndrueshėm.

    Industria e bakrit, kromit, hekur-nikelit, si dhe industria e naftės kanė prodhuar miliona tonė mbetje industriale, tė cilat janė hedhur ose depozituar pa ndonjė kujdes nė drejtimin e mjedisit dhe njerėzve qė jetojnė nė ato zona. Trashėgimi//////////// ndotjes e quajtur ndryshe ndotja historie ose pika e nxehta mjedisore. UNEP identifikoi pesė pika tė nxehta mjedisore qė kėrkojnė vėmendje tė veēantė pėr shkak tė rrezikshmėrisė tė lartė tė tyre ndaj shėndetit njerėzor dhe mjedisit dhe tetė miniera uzina tė pėrpunimit tė metaleve qė paraqesin kėrcėnim nė rritje. Ministra e Mjedisit nėpėrmjet identifikimit tė bazuar nė informacionet e kėrkesėn pėr ndėrhyje nga qeverisja lokale dhe nga programe tė donatorėve, tė cilėt kanė qenė tė fokusuar nė menaxhimin e mbetjeve ka si sfida krahas zbatimit tė ligjit "pėr mbrojtjen e mjedisit", uljes sė nivelit tė ndotjes tė ajrit nė zonat e mėdha urbane e eliminimin e ndotjes sė ujėrave sipėrfaqėsore rehabilitimin e pikave tė nxehta mjedisore tė shkaktuara nga industritė. Thekson shfrytėzimin eficent tė burimeve minerale pėrmes liberalizimit tė tregut dhe koncesioneve nė drejtim tė investitorėve vendas e tė huaj. Sipas strategjisė, kėto koncesione duhet tė pėrmbajnė kushte pėr tė siguruar jo vetėm mbrojtjen, por edhe rehabilitimin e mjedisit. Njė nga bashkėpunimet e miratuara, parashikojnė bashkėpunim me strukturat evropiane. Nė planin afatshkurtėr ėshtė marrja e veprimeve konkrete pėr pikat e nxehta mjedisore nė Sharrė, nė Patos Marinėz. Afatmesėm parashikohet vazhdimi i pėrpjekjeve nė adresimin e pikave tė nxehta mjedisore dhe reduktimin e ndotjeve tė prodhuara nga rafineria e Ballshit pėrfshirė kėtu edhe shkarkimet nė lumin e Gjanicės, si dhe marrjen e masave nė lidhje me ndotjen e ujit nė pėrgjithėsi.


    Ndotja e ambientit ndikon nė tokė, nė ujė, nė ushqimin qė ne hamė


    Kimikatet e rrezikshme nė botė


    Asnjė pjesė e planetit s‘ėshtė pa kimikate. Kėrkimet tregojnė qė peshq tė kapur qindra milje larg zona tė largėta si liqenet alpine dhe zonat polare nuk janė mė tė pastra. Kimikatet janė gjetur dhe nė indin dhjamor tė arinjve polarė e balenave.

    Prodhimi, tregtimi, pėrdorimi dhe lėshimi i kimikateve sintetike njihet tashmė gjerėsisht si njė kėrcėnim global pėr shėndetin njerėzor dhe mjedisin. Kjo shfaqet njė kėrcėnim pėr lumenjtė dhe liqenet, ajrin dhe tokėn dhe si pėrfundim pėr ne dhe brezat qė do tė vijnė. Akoma industritė kimike nė botė vazhdojnė tė prodhojnė dhe lėshojnė mijėra lloje pėrbėrjesh kimike ēdo vit ku nė shumicėn e rasteve aspak ose shumė pak testohet ose kuptohet nė lidhje me ndikimin e tyre nė njerėz dhe mjedis.

    Shkencėtarėt llogarisin qė si pasojė e pranisė sė kėtyre elementeve nė lumenj, mbetjet toksike nė tokė helmojnė ujėrat tokėsorė, ajrin, ushqimin, qė ne hamė. (Tė gjitha specialet qė na rrethojnė bartin nė trupin e tyre tė paktėn 700 kimikate tė prodhuara nga njeriu. Efekte negative nė shėndetin njerėzor janė tumoret, deformime tė organeve seksuale, sjellje agresive dhe ulje tė inteligjencės.
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #144
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    09/03/2009 - Elbasan, gjuetia e paligjshme, po zhduket kaprolli

    Burimi: Ledia Lleshi, gazeta Metropol
    Gjuetia e paligjshme po zhduk kaprollin, kafshen e rralle te pyjeve te Librazhdit. Alarmi eshte dhene prej kohesh, ndersa gjuetia pa kriter e me mjete shfarosese si me elektricitet e mjete te tjera kane cuar ne prag te zhdukjes te kafsheve te tilla si te kaprollit, derrit te eger, lepurit te eger etj.

    Argetim me shfarosjen
    Shembulli me klasik eshte ai i disa gjuetareve ne malet e Librazhdit qe kane vrare gjate ketyre diteve te debores dy kaproj, te cilet konsiderohen nder kafshet te rralla qe ruhen me ligj te posacem. Dimri me debore e i tejzgjatur e ka bere te veshtire mbijetesen per kafshet e egra. Kete rast po e shfrytezojne gjuetare te papergjegjshem, te cilet keto dite po bejne kerdine ne pyje. Mjaft tronditese ka qene keto dite vrasja e dy kaprolleve ne kufi me malet e Dibres. Ka qene e tmerrshme jo vetem vrasja e kafsheve, por edhe forma sesi zagaret kane nisur t’i shqyejne. Por skena rreqethese ka pasur efektin e kundert tek gjuetaret, te cilet madje jane argetuar nga zagaret deri sa kafshet kane ngordhur. Nje bukuroshe e tille kishte shume vite qe nuk ishte pare ne keto ane. Vec kaprojve, kafshet qe jane demtuar me shume nga gjuetia e shemtuar kane qene derrat e eger, arinjte dhe lepujt edhe ne pyjet e thella te Librazhdit ne kufi me Peshkopine dhe Maqedonine, ne malesite e Gramshit dhe ne fshatrat e thelle malore te Elbasanit si ne Funar, Zavaline, Labinot Mal etj. Sipas Drejtorise se Pyjeve, situata tani eshte shume e veshtire pasi me inspektoret ne dispozicion eshte i veshtire kontrolli i te gjithe territorit. Demi qe i shkaktohet faunes ne kete periudhe eshte mjaft i madh aq sa lepuri i eger, thelleza e kaprolli ne masivet pyjore te qarkut te Elbasanit jane ne zhdukje. Shqetesim perben fakti se edhe pushteti vendor vazhdon te jete indiferent ne mbrojtje te pasurise pyjore. Ne rrethet e Librazhdit e te Elbasanit funksionojne edhe shoqatat e gjuetareve, drejtuesit e se cilave pranojne se per mbrojtjen e faunes mund te ndikojne pak. Shoqatat kane kerkuar takim me gjithe perfaqesuesit e pushtetit lokal ne prefekturen e Elbasanit. Qellimi eshte sensibilizimi i njesive vendore dhe komunitetit per te mbrojtur kafshet nga vrasja. Shoqata e gjuetareve ka kerkuar edhe ndihmen e Policise se Rendit dhe Policise se Pyjeve.

    Fenomeni ne vite
    Kaprolli ashtu si shume kafshe te tjera te egra qe mbushnin pyjet shqiptare para fillimit te viteve ’90 nisi te zhdukej pak nga pak deri sa tani eshte e veshtire qe te gjesh edhe nje te vetem. Shkak i ketij fenomeni eshte dalja teresisht jashte kontrolli i menaxhimit te pyjeve dhe te parqeve natyrore, te cilat gjithsesi gjate kohes se regjimit komunist ishin te mbrojtur per shkak te kontrollit shume te rrepte mbi armet e gjahut apo edhe gjuetine. Pas renies se komunizmit ky kontroll u zhduk duke u dhene mundesi gjuetareve amatore te marrin mbare te gjitha pyjet ne kerkim te kafsheve te egra. Jo vetem shqiptare, por edhe te huaj. Per vite te tera nuk u respektua asnje rregull ne lidhje me gjuetine edhe pse u krijuan shoqata te gjuetareve, por pjesa me e madhe e tyre ishin jashte kontrollit. Gjithkush ne fshatrat e thella apo afer pyjeve mund te mbaje nje arme gjahu, se fundmi perdoren edhe armet luftarake, per te bere gjueti. Por shkaterrimi i vertete per kafshet e egra qe jetonin ne pyjet shqiptare ishte shkaterrimi i pyjeve.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #145
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ME duket se kemi mbetur vetem ne te dy qe flasim me murin ketu, Ilia

  6. #146
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Ne fakt Edvin edhe une nuk kam thene ndonje gje te madhe pervec disa artikujve te kopjuar, ku shpresoja te nxitej pak ndjeshmeri ne forum, pasi planetin sot e rrezikojne dy semundje te rrezikshme, varferia dhe shkaterrimi i ambjentit. Jo se temat e tjera jane pa rendesi, por se paku mund te debatohej pak per keto dy rreziqe te medha. Por mesa shoh une shumica jane te predispozuar per temat me karakter "nacionalist" dhe debatet fetare te pafrytshme, kur te gjithe jemi para rrezikut te madh te helmimit material dhe shpirteror.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #147
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Gratė, mė nė rrezik nga tymi i duhanit
    Shekulli Online | 05/07/2009



    Gratė mund tė jenė mė nė rrezik sesa burrat pėr t'u prekur nė mushkėri, si pasojė e tymit tė duhanit. Studimi, i cili mori nė shqyrtim rreth 1 mijė duhanpirės me sėmundje nė mushkėri, tregoi se gratė janė mė nė rrezik tė preken nė mushkėri qė nė moshė tė re, brenda pak viteve nga fillimi i pirjes sė duhanit.

    STORY
    Statistikat tregojnė se 100 vjet mė parė, sėmundjet qė lidhen me duhanin preknin kryesisht vetėm burrat. Kjo pėr arsye se atėherė shumė pak gra pinin duhan.

    Por, nė 100 vjetėt e fundit, gjėrat kanė ndryshuar; miliona gra pinė cigare, prandaj edhe shėndeti i tyre ėshtė bėrė mė i pambrojtur ndaj sėmundjeve qė lidhen me duhanin. Nė vitin 1987, kanceri nė mushkėri ia kaloi kancerit nė gji, duke u bėrė kanceri mė vdekjeprurės mes grave.

    Tani, pas 22vjetėsh, studimi i ri tregon se mushkėritė e grave duket se janė mė tė pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencėtarėt nė Norvegji morėn nė shqyrtim afro 1 mijė pacientė me sėmundje kronike nė mushkėri ose COPD. Nga kjo sėmundje, nė Shtetet e Bashkuara, ēdo vit vdesin rreth 120 mijė vetė.

    Rezultatet e studimit treguan se gratė prekeshin nga kjo sėmundje nė moshė mė tė re se sa burrat. Gjithashtu, mes atyre me mushkėri tė dėmtuara kishte gra qė kishin pirė mė pak cigare sesa burrat, ēka i shtyn autorėt e studimit tė besojnė se gratė mund tė preken nė mushkėri mė lehtė sesa burrat.

    Pėr tė shpjeguar pėrse ndodh kjo, shkencėtarėt paraqesin disa teori: rrugėt e frymėmarrjes tek gratė janė mė tė vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatė pirjes sė duhanit ndodh tek gratė me njė tjetėr ritėm nga ai i burrave; teoria tjetėr ėshtė se dallimet nė gjene ose nė hormone midis dy gjinive, gjithashtu duket se luajnė njė rol nė kėtė aspekt.

  8. #148
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Re: Shkrimi i Aida Bodes,u qethen pishat...

    Natyra dhe njerezit jane sot viktime te nje shoqerie qe
    po ndryshon shume shpejt dhe rrenjesisht. Kapitalizmi lulezon ne
    formen e tij me ektreme, pa asnje kontrol dhe po gelltit
    pyje, njerez, kultura. Ne vend qe te krijoje, ai po shkateron.

    Diten qe ekonomistet e shquar kudo qe tejene, do rishikojne teknikat
    e llogaritjes se ritjeve ekonomike surpriza do te jete e madhe.

    Si mund te llogarisim ne evro shkaterimin e nje kulture,
    zhdukjen e nje pylly, te nje kafshe, ujra te ndotura per shekuj ?

    Mendoj per detin e Himares qe s'ka me peshk, per mbeturinat qe i
    hedhin ne vendin me te pershtatshem per te ndotur gjithe ujrat
    nentokesore te spilese.
    Mendoj per ujrat e zeza qe i hedhin opos opos, dhe tani as gjume ne
    dreke nuk bejme me dot me mushkonjen e zeze mbi koke.

    Himarjote s'ka me! Ata qe ishin iken...ose me mire i ndoqen. Sa vete
    dhe jam dakort me idene e nje gjenocidi qe mbron S. Marko.
    Kush jane forcat e zeza ?


    --- In clubhimara@yahoogroups.com, ELKO wrote:
    >
    >
    > Eshet nje shkrim qe ngre nje nga problemet me te
    > mprehta , per ruajtjen e shendetit te cdo qytetari.
    > Problemi trajtohet per Elbasanin, nje plage e tehlle,
    > e pakaperxyeshme.
    > Ka kohe e vite qe eshte bere ngangrene per te gjithe,
    > shkaterrimi i ambjentit.
    > Te mbash ambjentin paster, eshte te ruash
    > frymememarrjen tende.
    > Ka vetem mungese deshire se jane shume rruge per te
    > bere te pamunduren.
    > Ka vite qe bertasim e shkruajme por veshet jane te
    > shurdher.
    > Vasil Qesari shkruan perhere per mbrojtjen e Vlores,
    > ne te tjeret per mbrojtjen e bregdetit,
    > Saranda ishte nje hata me ndertimet pa kriter, Durresi
    > medet, ja hengren gjithe gojen plazhit!
    > C'te kutosh me pare.
    >
    > Ka mjaft punonjes shkencore Shqiperia, por programet
    > dhe leket duhen gjurmuar.
    >
    > Po zhduken bimet siubtropikale ne bregdet!
    > U dogjen pyjet e bukura ne gjithe veriun e vendit,
    > cope cope e shkreta Shqiperi.
    > Njerezit qe u dhimbte dhe kishin studjuar per ta
    > mbrojtur u nenevleftesuan.
    > E ngrinte zerin profesori dhe njeriu qe mbronte me
    > zjarr shkencen deri ne castin e fundit, i respektuari
    > dhe i ndjeri Xhelo Murraj.
    > Por, hengren vetem koken e tyre me stressin e ketyre
    > viteve.
    > e dinte shume mire Xhelua se c'ju punonte mbeturinave
    > mikrobiologjike, duke i kthyer ne pozitive me dhjetra
    > e dhjetra mije studime ekzistojne.
    > Asgje s'eshte e re, i kemi studjuar, njohur, por
    > zbatimi mungon.
    >
    > Me kete rast ndjej keqardhjen dhe per ish pedagoget
    > tane, qe vdiqen te rinj, duke mos duruar gjenndjen
    > kritike te viteve plot depresion.
    > Permend ketu Lefter Veshin, Teki Kaltanin, e shume te
    > tjeter qe nuk jemi ne gjendje te dime se c'ka ndodhur
    > gjithe keto dekada.
    > Ishin specialista, studjuan jashte dinin
    > gjithecka.Ishin shkencetarete mirefillte.
    > Me kete rast lutem per shpirtin e tyre, qe nuk kemi
    > ditur se kur dhe si ndodh qe te ikin nga jeta njerez
    > me vlera te vecanta.
    >
    > Por si ta shpetojme ate vend nga plaget?
    >
    > Ka kohe qe Vasil Qesari shkruan artikuj per te
    > mbrojtur Vloren.
    > Nuk shoh kjo ndjeshmeri te shumefishohet.
    > Vlora eshet e te gjitheve, ku jane opinionet
    > shoqerore?
    >
    > Te gjithe duhet te ngreme zerin ne cdo kohe, hymn te
    > behet, deri sa te degjohet, se mbrojtja e ekologjise,
    > eshte domosdoshmeri per nje popullate te kulturuar,
    > per ditet e sotme dhe te ardheshmen,
    >
    > Eleonora K.Gjoka,
    >
    > Nju Jork
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #149
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    09/03/2009 - Elbasan, gjuetia e paligjshme, po zhduket kaprolli

    Burimi: Ledia Lleshi, gazeta Metropol
    Gjuetia e paligjshme po zhduk kaprollin, kafshen e rralle te pyjeve te Librazhdit. Alarmi eshte dhene prej kohesh, ndersa gjuetia pa kriter e me mjete shfarosese si me elektricitet e mjete te tjera kane cuar ne prag te zhdukjes te kafsheve te tilla si te kaprollit, derrit te eger, lepurit te eger etj.

    Argetim me shfarosjen
    Shembulli me klasik eshte ai i disa gjuetareve ne malet e Librazhdit qe kane vrare gjate ketyre diteve te debores dy kaproj, te cilet konsiderohen nder kafshet te rralla qe ruhen me ligj te posacem. Dimri me debore e i tejzgjatur e ka bere te veshtire mbijetesen per kafshet e egra. Kete rast po e shfrytezojne gjuetare te papergjegjshem, te cilet keto dite po bejne kerdine ne pyje. Mjaft tronditese ka qene keto dite vrasja e dy kaprolleve ne kufi me malet e Dibres. Ka qene e tmerrshme jo vetem vrasja e kafsheve, por edhe forma sesi zagaret kane nisur t’i shqyejne. Por skena rreqethese ka pasur efektin e kundert tek gjuetaret, te cilet madje jane argetuar nga zagaret deri sa kafshet kane ngordhur. Nje bukuroshe e tille kishte shume vite qe nuk ishte pare ne keto ane. Vec kaprojve, kafshet qe jane demtuar me shume nga gjuetia e shemtuar kane qene derrat e eger, arinjte dhe lepujt edhe ne pyjet e thella te Librazhdit ne kufi me Peshkopine dhe Maqedonine, ne malesite e Gramshit dhe ne fshatrat e thelle malore te Elbasanit si ne Funar, Zavaline, Labinot Mal etj. Sipas Drejtorise se Pyjeve, situata tani eshte shume e veshtire pasi me inspektoret ne dispozicion eshte i veshtire kontrolli i te gjithe territorit. Demi qe i shkaktohet faunes ne kete periudhe eshte mjaft i madh aq sa lepuri i eger, thelleza e kaprolli ne masivet pyjore te qarkut te Elbasanit jane ne zhdukje. Shqetesim perben fakti se edhe pushteti vendor vazhdon te jete indiferent ne mbrojtje te pasurise pyjore. Ne rrethet e Librazhdit e te Elbasanit funksionojne edhe shoqatat e gjuetareve, drejtuesit e se cilave pranojne se per mbrojtjen e faunes mund te ndikojne pak. Shoqatat kane kerkuar takim me gjithe perfaqesuesit e pushtetit lokal ne prefekturen e Elbasanit. Qellimi eshte sensibilizimi i njesive vendore dhe komunitetit per te mbrojtur kafshet nga vrasja. Shoqata e gjuetareve ka kerkuar edhe ndihmen e Policise se Rendit dhe Policise se Pyjeve.

    Fenomeni ne vite
    Kaprolli ashtu si shume kafshe te tjera te egra qe mbushnin pyjet shqiptare para fillimit te viteve ’90 nisi te zhdukej pak nga pak deri sa tani eshte e veshtire qe te gjesh edhe nje te vetem. Shkak i ketij fenomeni eshte dalja teresisht jashte kontrolli i menaxhimit te pyjeve dhe te parqeve natyrore, te cilat gjithsesi gjate kohes se regjimit komunist ishin te mbrojtur per shkak te kontrollit shume te rrepte mbi armet e gjahut apo edhe gjuetine. Pas renies se komunizmit ky kontroll u zhduk duke u dhene mundesi gjuetareve amatore te marrin mbare te gjitha pyjet ne kerkim te kafsheve te egra. Jo vetem shqiptare, por edhe te huaj. Per vite te tera nuk u respektua asnje rregull ne lidhje me gjuetine edhe pse u krijuan shoqata te gjuetareve, por pjesa me e madhe e tyre ishin jashte kontrollit. Gjithkush ne fshatrat e thella apo afer pyjeve mund te mbaje nje arme gjahu, se fundmi perdoren edhe armet luftarake, per te bere gjueti. Por shkaterrimi i vertete per kafshet e egra qe jetonin ne pyjet shqiptare ishte shkaterrimi i pyjeve.
    Do pyesja a ka ligje per mbrojtjen e kafsheve qe jane drejt zhdukjes, po mesa duket ligji qenka. Se prisja.

    Megjithate besoj se eshte shume i veshtire zbatimi i ketyre ligjeve pasi nuk besoj se policia e pyjeve nuk ka ndonje organike te madhe apo fondet e duhura per keto gjera. Dhe aq sa kane, them se i kane thjesht sa per te marre ato rroga qyl.

  10. #150
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ne fakt Edvin edhe une nuk kam thene ndonje gje te madhe pervec disa artikujve te kopjuar, ku shpresoja te nxitej pak ndjeshmeri ne forum, pasi planetin sot e rrezikojne dy semundje te rrezikshme, varferia dhe shkaterrimi i ambjentit. Jo se temat e tjera jane pa rendesi, por se paku mund te debatohej pak per keto dy rreziqe te medha. Por mesa shoh une shumica jane te predispozuar per temat me karakter "nacionalist" dhe debatet fetare te pafrytshme, kur te gjithe jemi para rrezikut te madh te helmimit material dhe shpirteror.
    Kete teme e lexoj shpesh po nuk para komentoj shume pasi thjesht do perseriten te njetat gjera dhe eshte ne fakt shume e veshtire te behet dicka. Varferia qe e permend dhe ti si semundje te rrezikshme, eshte per mendimin tim faktori kryesor per shkatarrimin e ambientit ne Shqiperi. Pra nese ka ndonje perfitim te vogel personal, nuk mendohet shum per te keqija kolosale qe mund ti shkaktohet ambientit.

    E vetmja shprese eshte sensibilizimi i vazhdushem i popullsise, pasi nga shteti nuk ke cfare pret. Po dhe kjo eshte gje shume e veshtire.

  11. #151
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Studimi, ndotja akustike, ne nivele te larta
    Gazeta Albania

    Ndotja akustike ne nje pjese te madhe te qyteteve tona eshte ende ne nivele te larta. Sipas nje studimi te bere nga specialistet e mjedisit rezulton se ndotja akustike eshte ende ne nivele te larta dhe behet shkaktare per disa probleme shendetesore. Nga monitorimi verehet nje tendence ne rritje e vlerave mesatare te nivelit te zhurmave naten per pjesen me te madhe te qyteteve te monitoruara, perjashtuar qytetet e Fierit dhe Elbasanit, qe paraqesin permiresim te ndotjes akustike, krahasuar me vitin 2007. Sipas raportit te fundit qe permbajne vezhgimet dhe analizat e kryera, monitorimi i zhurmave urbane eshte bere ne 8 qytetet kryesore te Shqiperise: Tirane, Durres, Shkoder, Korce, Vlore, Sarande, Fier dhe Elbasan. Gjithsej, ne studim jane perfshire rreth 32 stacione ose pika studimi. Sipas specialisteve te mjedisit, qellimi i monitorimit eshte njohja e nivelit te ndotjes akustike ne pika te ndryshme, me qellim qe te gjykohet mbi masen e ekspozimit te popullates ndaj zhurmave ne ditet e sotme, mbi ndertimin e banesave ne lidhje me rruget me trafik te madh dhe me qendrat industriale. Burimet kryesore te zhurmes se mjedisit perfshijne trafiqet ajrore, rrugore dhe hekurudhore, industrite, ndertimin dhe punet publike dhe rrethinat. Burimet kryesore te zhurmes se brendshme jane sistemet e ventilimit, aparaturat (makinat e zyrave), aparatet shtepiake etj. Efektet negative te zhurmes mbi shendetin jane deficiti auditiv, interferencat me transmetimin e fjales, prishja e gjumit dhe gjendjeve te pushimit, efektet psikofiziologjike, efektet mbi shendetin mendor, performancat, sjelljen me fqinjet, reagime patologjike, interferenca me aktivitetet e tjera. Specialistet konsiderojne si ndotje akustike hyrjen e zhurmes ne mjediset e banuara, zhurmat e jashtme, te cilat provokoje bezdi, shqetesim ndaj pushimit dhe aktiviteteve te tjera njerezore, rrezik per shendetin e njeriut, prishje te ekosistemit etj

  12. #152
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Eshte faji i ngrohjes globale qe ne shqiperi spo mban vere, apo si eshte puna?

    Erdh korriku edhe akoma skemi ber 2 dite plazh, shi gjith kohes!!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  13. #153
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Eshte faji i ngrohjes globale qe ne shqiperi spo mban vere, apo si eshte puna?

    Erdh korriku edhe akoma skemi ber 2 dite plazh, shi gjith kohes!!
    Po, ngrohja globale eshte shkaku. Nxehtesi me teper do te thote edhe avullim me i fuqishem, dhe si pasoje reshje me intensive ne disa vende. Po ta kesh vene re, per here te pare ne Ballkan u formuan tornado kete vit. Keto jane pasoja direkte te ngrohjes globale. Nese do te kemi rritje te metejshme te temperaturave, do te kemi edhe uragane ne Ballkan e Mesdhe....

  14. #154
    Edhe ketej nga New York u be nja dy muaj vetem shi. S'po vje vera akoma.

  15. #155
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Drino, ne plazh mes lendesh kimike e mbetjeve spitalore
    Piro Nase, gazeta Panorama

    Drino, lumi i vetem qe pershkon qytetin e Gjirokastres, prej kohesh lengon nga tejngopja me mbeturina te cfaredollojshme, te cilat ne mjaft raste jane shnderruar ne burim infeksionesh. Rritja e temperaturave dhe shnderrimi i lumit ne plazh per banoret perkon dhe me dhenien e alarmit per ndotjen e tij. Vitin e kaluar specialistet dermatologe kane konstatuar 12 raste me semundje te ndryshme lekure, kryesisht femije te moshave nga 10-14 vjec. Sipas mjekeve, patologjia e hasur tek te prekurit me semundje te lekures ishte kryesisht e njejte, kruarje e trupit ne te gjithe vendet, skuqje e shoqeruar me shenja te ndryshme. Ne brezin horizontal te rrjedhes se Drinos me nje gjatesi gati 3 km, lumi i perngjan nje mocalishteje duke shnderruar vizualisht pamjen. Mbeturina te cdo lloji, duke filluar nga ato inerte, bujqesore, hekurishte, lendesh te ndryshme kimike e deri pak muaj me pare dhe mbetje spitalore, vrojtohen me sy te lire ne shtratin e lumit, duke demtuar seriozisht ekosistemin e lugines se Drinos pergjate gjithe rrjedhes se tij, deri ku mbaron zona urbane. Specialistet e epidemiologjise ne Drejtorine e Shendetit Publik te Qarkut te Gjirokastres te gjendur ne keto kushte, kane dhene alarmin pasi baseni i lumit Drino eshte teresisht ne graden e infektimit. Ata pohojne se disa here ky institucion ka kryer raporte te ndryshme rreth problematikes qe mbart lumi, kryesisht ne kete periudhe qe eshte favorizuese ndaj infeksioneve te ndryshme si pasoje e temperaturave te larta te ajrit. Sipas specialisteve, deri tani nuk ka pasur raste te infeksioneve, pasi fale kushteve te motit deri ditet e fundit nuk ka pasur fluks. Me te ekspozuar karshi infeksioneve te ndryshme jane femijet, te cilet nuk perzgjedhin zonen ku lahen. Megjithese shume here raportet kritike per gjendjen e trasheguar prej vitesh jane percjelle tek Inspektorati i Mjedisit apo ne Prefekture, keto te fundit kane qene te pafuqishme per te nderhyre. Evitimi i gjendjes se krijuar do te kerkonte nje fond te jashtezakonshem, cka eshte mision i pamundur ne kushtet aktuale dhe mungeses se kontrollit ne te gjithe basenin e rrjedhes se lumit. Ne vitin 2006 ish-prefekti i Qarkut te Gjirokastres, Spiro Ksera, ndermori nje hap mjaft te rendesishem per evadimin e mbetjeve inerte nga i gjithe baseni. Pothuajse te gjitha firmat e ndertimit iu pergjigjen apelit te Kseres per te cliruar Drinon nga "kthetrat" e bimesise dhjetera vjecare dhe e materialeve inerte te degdisura aty me shumice gjate viteve '90. Mirepo kjo iniciative ngeli pergjysme, pasi nuk u evaduan apo nuk u pastrua rrjedha e lumit nga mbetjet kimike mjaft te demshme. Stefan Rapi, ish-shefi i Inspektoratit te Mjedisit ne Gjirokaster, thote se ne Drino, gjate kater viteve te fundit jane hedhur aq shume mbetje te demshme kimike, saqe do te duhen miliona leke per te pastruar me durim te gjithe lumin ne zonen e infektuar.

  16. #156
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Nxehtėsi planetare, ngrirje shpirtėrore
    Nga Lorena Stroka

    Shoqėritė tradicionale gjithėmonė e shikojnė dashurinė me frikė dhe mėdyshje. Forca e papritur por dhe ēmenduria enigmatike e dashurisė mund tė shkaktojnė tronditje familjare dhe shoqėrore duke i drejtuar tė dashuruarit nė mosdėgjueshmėri, tradhėti, mosndershmėri, akoma dhe VDEKJE. Nė kohėn e lėvizjeve tė lira tė viteve 60-tė shoqėritė perėndimore njohėn dashurinė revolucionare, dhe dashuria hyri nė vend publik duke u shndėrruar nė tė drejtė personale, duke sharruar tradicionet shoqėrore, lidhjet pushtetare dhe ēdo TABU. Nėse vitet e mėparėshme dashuria me tensionin e pazėshėm tė pasionit trajtohej si sėmundje e rrezikshme pėr shoqėrinė tradicionale, sot kultura e lirė perėndimore e konsideron pasionin erotik te semure, sepse shkakton varėsi qė dėmton seriozisht shėndetin psikofizik.

    Nė kohėn qė jetojmė ėshtė pak e vėshtirė t’i pėrkushtohesh njė dashurie tė vėrtetė, pasi vetė ritmet e jetės janė tė tillė, ana financiare, diferencimi arsimor, ankthi i pasigurisė etj, nuk e lejojnė psikologjinė e njeriut tė pėrqėndrohet. Prandaj dhe jeta vetmitare ėshtė shndėrruar nė model modern, duke u mbizotėruar nga lidhjet e pėrkohėshme mujore akoma dhe ato javore. Deri diku kjo mėnyrė jetese pėrbėn ekstremizem, pasi anashkalon institucionin mė tė vjetėr jetėsor, FAMILJEN, qė do tė thotė jemi bashke, krijojmė dhe ndėrtojmė pėr tė njėjtin qėllim.
    Pėrkushtimi, pajtimi, kėmbėngulja, durimi dhe besnikėria strehohen vetėm nė laboratoret qė prodhojnė MREKULLITE MODERNE.
    Sipas filozofit tė madh Sokratit “qėllimi i dashurisė ėshtė pavdekshmėria, ndėrsa me ndėrmjetėsinė e saj njerėzit riprodhojnė dhe lindin fėmijė ose punime, fjalė dhe ide, qė trashėgojnė pasardhėsit”.
    Tani, dashuria ashtu si dhe vetė jeta njerėzore nuk ėshtė asgjė mė shumė veēse njė aventurė, pa njė destinacion tė qėndrueshėm. Sot, nuk planifikojmė pėr tė ardhmen pasi nuk e dime se ē’na pret. Nuk arrijmė sė ngopuri nga jeta artificiale qė bėjmė, premtimet boshe qė japim dhe marrim. Ndihemi vazhdimisht tė pakėnaqur me ndjesinė e dėshtimit dhe tė vetėbllokimit.
    E shkuara humbet mjegullisht, e ardhmja nuk ekziston pasi nuk dėshirojmė pasardhės por veē strategji personale mbijetese dhe kopje tė dėshtuara.
    Nuk mjaftohemi me tė zakonshmen, kėrkojmė perfektėsinė, punė tė mira, me potencė, vila moderne, automjete tė teknologjisė sė fundit, veshje firmato, bukuri ideale, mundohemi tė pasurojmė aparencėn e jashteme dhe vetėm atė. Pėr pasurimin psikologjik, shpirtėror, shkencor ēfarė kemi bėrė? ASGJĖ!!!
    I falemi kotėsisė, jetės sipėrfaqėsore, eksperiencave shumėngjyrėshe.
    KĖRKOJMĖ, KĖRKOJMĖ, KĖRKOJMĖ, por ēfarė japim? Thjeshtė shesim shpirtin tonė!

    Nuk ėshtė i ēuditėshėm ky paradoks ekzistence, ku nxehtėsia planetare troket, dhe ngrirja shpirtėrore pamėshirėsisht vret?!
    Duaje te afermin tend si veten

  17. #157
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    http://www.youtube.com/watch?v=jqxEN...layer_embedded

    Filmi "Home", nje nder filmat me bindes dhe te mirerealizuar mbi ngrohjen globale dhe demin qe njeriu po shkakton ne planet. DUhet ta shihni me doemos, mos e humbisni kete rast!

  18. #158
    Į Я † ι $ † Maska e Homer
    Anėtarėsuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=jqxEN...layer_embedded

    Filmi "Home", nje nder filmat me bindes dhe te mirerealizuar mbi ngrohjen globale dhe demin qe njeriu po shkakton ne planet. DUhet ta shihni me doemos, mos e humbisni kete rast!
    E kam pa dhe m'ka pelqy shum, jan francez ata qe e kan ba kyt film-dokumentar dhe ka pas sukses te madh ne publik ngaqe doli ne nje koh ne shum TV dhe ne kinema per te sensibilizu popullaten mbi bukurit natyrore boterore qe po degradohen pak nga pak ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Homer : 19-08-2009 mė 17:46
    D'Oh!

  19. #159
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ndihmoni ne pastrimin e pastrimin e bregdetit te Vlores nga nafta!

    Ndihmoni ne pastrimin e pastrimin e bregdetit te Vlores nga nafta!

    Dhuroni tani pėr tė ndihmuar nė pastrimin e bregdetit tė Vlorės tė ndotur nga katastrofa mjedisore e 3 Qershorit 2009!

    http://iep-al.org/index.php?option=c...d=74&Itemid=76

    60 ton naftė bruto u derdhėn mė 3 qershor 2009, nė vendin e quajtur Kanali i Motorit, nė zonėn e Pyllit tė Sodės. Nafta bruto u derdh nė mėnyrė tė qėllimshme pėr tė shkaktuar njė dėm mjedisor nga persona qė tani ndodhen nėn arrest. Nga hetimet e policisė mėsohet se ka qenė firma "Arkan Junior" ajo qė hedhur naftėn nė det. Burime zyrtare nga policia bėjnė tė ditur se firma e ka marrė mbetjen e naftės nga anija "Guildo" qė transporton karburantin e papėrpunuar nga Shqipėria pėr nė Kanada dhe i ka shkarkuar nė mėnyrė tė paligjshme nė kanalin qė lidh hidrovorin me detin, duke shkaktuar njė dėm tė madh mjedisor.
    Mbetjet e naftės krijuan njė shtresė tė konsiderueshme mbi rėrėn e bregdetit, qė arriti njė trashėsi prej 4-5 centimetrash. Ndotja ndodhi fare pranė zonave tė banuara, pėr mė tepėr nė breg tė detit nafta ka shkatėrruar florėn dhe faunėn e kėsaj zone.
    Asnjė masė nuk ėshtė marrė pėr pastrimin e bregdetit tė "Pyllit tė Sodės", dhe ndotja ėshtė pėrhapur nė tė gjithė zonėn, duke arritur deri nė plazhin e Vlorės.

    Duke parė situatėn e krijuar, Instituti i Politikave Mjedisore (IPM) ka filluar fushatėn e mbledhjes sė fondeve pėr tė financuar njė aksion pėr pastrimin e rėrės dhe lagunave tė ndotura nė bregdetin e Vlorės nga nafta e derdhur mė 3 Qershor 2009.

    Aksioni ka si qėllim largimin e shtresės sė ndotur me naftė, duke e mbledhur nė thasė plastike dhe me pas duke e transportuar nė pikėn e grumbullimit nė bashkėpunim me autoritetet vendore. Rėra e ndotur do tė trajtohet duke pėrdorur riparimin biologjik nė pikėn e grumbullimit, duke u kujdesur qė mos tė ndotet mė tej mjedisi qė rrethon pikėn e grumbullimit.
    Pėr riparimin biologjik tė rėrės do tė pėrdoren metoda tė ndryshme si: shpėrndarja e lendes organike (tallash, ujė), dhe mbjellja e bimėve tė kėrpit dhe lakrės foragjere tė cilat ndihmojnė nė pėrthithjen dhe shpėrbėrjen e mėtejshme tė mbeturinave tė naftės. Pas riparimit biologjik, rėra mund tė pėrdoret si material ndėrtimi. Mbeturinat, kafshėt dhe bimėt e ngordhura tė ndotura nga nafta, do tė hiqen gjithashtu gjatė kėtij aksioni, dhe do tė ēohen nė pikat e grumbullimi tė mbeturinave.
    Pėrgjatė dhe pas mbarimit tė aksionit, do tė ndėrgjegjėsojmė banoret e zonės rreth rėndėsisė sė luftimit tė ndotjes sė detit dhe bregdetit, duke pėrdorur postera, shpėrndarje informacioni dhe pėrfshirjen e medias nė pasqyrimin e kėsaj fushate nė mėnyrė qė tė arrihet ndėrgjegjėsimi i publikut tė gjerė rreth kėsaj ēėshtjeje.

    Mė specifikisht, paratė e mbledhura nga kjo fushatė do tė pėrdoren pėr:

    * Transportimin e rėrės sė ndotur;
    * Mjetet pėr procesin pastrimit tė plazhit si p.sh. lopata, thasė plastikė, dorashka pune etj;
    * Ndėrgjegjėsimin e publikut mbi ēėshtjen duke pėrdorur postera, median dhe mjete tė tjera ndėrgjegjėsimi;
    * Pėrgatitjen e pikės sė grumbullimit ku do tė bėhet dhe procesi i riparimit biologjik tė rėrės sė ndotur.

    Ju lutem bėni transfertat e dhurimeve me shėnimin "dhurim pėr pastrimin e Gjirit tė Vlorės" nė llogaritė bankare tė mėposhtme:

    Intesa Sanpaolo Bank
    Adresa e bankės: Rruga Komuna e Parisit, 1019 Tirana, Albania
    Monedha e llogarisė rrjedhėse: LEK
    Mbajtėsi i llogarisė: Instituti i Politikave Mjedisore
    IBAN: AL49208110080000001053931801
    Swift: USALALTR


    Credins Bank
    Adresa e bankės: Rruga Komuna e Parisit, Tirana, Albania
    Monedha e llogarisė rrjedhėse: US Dollars (USD)
    Mbajtėsi i llogarisė: Instituti i Politikave Mjedisore
    IBAN: AL06CDIS0140176590
    Swift: CDISALTR

  20. #160
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Forumi i pare shqiptar i dedikuar teresisht mjedisit

    Per te gjithe ata qe jane te interesuar dhe te apasioniuar ne mjedis e ceshtjet mjedisore, ju lutem vizitoni dhe anetaresoni tek forumi i pare shqiptar ne shqip i dedikuar teresisht mjedisit. Ky forum do te jete nje medium qe synon te bashkoje te gjithe ambientalistet dhe mjedisdashesit shqipfoles ne menyre qe te permiresojme kushtet e mjedisit ku jetojme dhe ne kete menyre edhe jetet tona.

    Anetaresohuni ne forum te:

    http://www.iep-al.org/forum/

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •