Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 189
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ne Lane ta kishe hedhur, se po aq vlera sa plerat qe hodhi ka...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #102
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ca ta hedhesh kur sheh police qe hane dicka a pijne cigare dhe qeset a kutite i hedhin ne rruge a trotuar...Si te shkosh te polici e t'i thuash-"kape se thirra policine??"

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anėtarėsuar
    01-12-2008
    Postime
    146

    Shpetoni ambientin

    Edvin perse nuk e tunde nje here uren fort te kishte rene dhe ai me plehrat ne lume

  4. #104
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    ne duhet te japim shembullin e mir

    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Si mendoni qe duhet te zgjidhet problemi i mbetjeve plastike ne Shqiperi?
    Ecen rruges dhe shikon male me mbeturina plastike, shikon lumejte plot me shishe plastike dhe plazhet plot me qese plastike dhe lloj-lloj gjerash tjera plastike.
    Po vazhdoi keshtu Shqiperi do te kthehet ne nje kazan te madh mbeturinash...
    Pashe se ne nje vend te Evropes Lindore, ne Bjellorusi me duket, mbeturinat plastike i ktheinin ne tjegulla shume me teper rezistente se tjegullat prej qeramike te zakonshme, dhe kjo behej thjesht duke shkrire te gjitha mbeturinat plastike dhe duke i perzier e pastaj duke i dhene formen e deshiruar.
    Edvin intersante kjo tema jote.
    Kam ven re qe ne germani kur blen birren i kthen dhe shishet si te xhamit dhe ato prej Plastike.
    Shpresojme qe dhe ne shqiperi te arrije nje gje e tille ndihmon shume ne moshedhjen e keture shisheve dhe ndotjen e ambjentit nga keto te fundit te pakten.

  5. #105
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Edvin i mershe dhe ja veje tek makina

    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po kaloja sot nje nga urat e Lanes ketu ne Tirane, specifikisht te ajo ura qe eshte perballe me ekspoziten Shqiperia sot, kur nje burre qe po ecte prane meje dhe po mbante nja dy qese me plehra, hodhi njeren nga ato ne Lane. E pashe me inat dhe me vinte ta kapja per kembesh e ta hidhja dhe te ne Lane....
    E pashe me inat, ndersa ai me shikonte e as e cante koken sikur donte te thoshte--"Eshte normale te hedhesh plehrat ne lume...."
    Edvin me ndodhi ne tiran mu tek pallati im.
    Nje "zonje tek 35 la qesen me plehra tek tuneli posht pallatit ne tiran ne mes te dites.edhe pse kazani i madh i plerave ishte 50 metra larg.
    U habita me teper se nga te du anet e tunelit eshte nji porta e nji dritarja e shitjes se bukes.(eshte furre ku behet buka).
    Kujtoj se se pa njeri,e mora dhe ja vura mu tek dera e shtepis perse nga nje grua"zonje"se pranoj,
    Nuk e di si eshte ndier kur ka pa plerat e veta tek dera shpis.....
    kto njerz duhet me ja bo keshtu.

  6. #106
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qe te shihni ne menyre vizive se si njerezit po cojne planetin ne prag te nja katastrofe shihni dokumentarin e National Geographic ne youtube (kuptohet per ata qe dine anglisht):


  7. #107
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shkencetaret kane frike se momenti kritik kur njerezimi nuk mund te beje me gje per te ndalur pershkallezimin e ngrohjes globale eshte 2045, por ka shume qe mendojne se ne tashme e kemi kaluar apo po e kalojme momentin kritik...

  8. #108
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    E di se kjo do te jete tema ku askush nuk do te marre pjese dhe askush e can koken per te por ambienti eshte ai qe na shqeteson e na perket te gjitheve. Njerezit po e shkaterrojne ambientin me nmje hap te papare ne historine e tokes, mijera specie po zhduken ne vit, zhdukja me e madhe masive ne toke qe nga koha e dinosaureve, ngrohja globale ka marre vrull, dhe kush e di si do te ndryhsoje klima, per mire apo per keq. U shpenzuan 80 miliarde dollare per luften ne Irak, nuk e dime sa do te shpenzohen per Iranin, apo tjere vende. E per ambientin askush nuk derdh nnje kokerr leku, Jetojme ne nje vend ku nuk e dime si jetojme mes pluhurit, tymit, dhe zhurmes. Pyjet nuk ekzistojne me dhe natyra po shkaterrohet teresisht!

    Zoteri pyetja ime eshte se me ke do ta shpetosh ambjentin ketu ne Shqiperi?!!
    Po te them dhe nje rast per Vloren te cilen e njoh ne pellemb te dores! Pylli i Sodes eshte mushkeria e qytetit te Vlores, sepse Llogaraja ndodhet shume larg! Pemet po priten ne mase nga ndertimet pa leje dhe kryesisht nga ''shteti''!
    Atehere me thuaj cfare kerkon me teper???
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

  9. #109
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Igli_Vlonjati Lexo Postimin
    Zoteri pyetja ime eshte se me ke do ta shpetosh ambjentin ketu ne Shqiperi?!!
    Po te them dhe nje rast per Vloren te cilen e njoh ne pellemb te dores! Pylli i Sodes eshte mushkeria e qytetit te Vlores, sepse Llogaraja ndodhet shume larg! Pemet po priten ne mase nga ndertimet pa leje dhe kryesisht nga ''shteti''!
    Atehere me thuaj cfare kerkon me teper???
    ME KE DO TA SHPETOJ??!!
    Me veten, me ty nese ke deshire ta shpetosh, me te tjere qe duan te jetojne ne mjedis te jetueshem. Une nuk po kerkoj asgje me teper se sa ate qe cdo njeri e ka te drejte te lindur--nje mjedis kur te thith ajer me oksigjen e pa pluhur e ndotes te tjere, uje te pandotur, natyre te pashkaterruar, ushqime te shendetshme. Kaq kerkoj, jo me shume.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Nje ngjarje boterore:

    Nga ora 20.30 - 21.30, kete te shtune 28 mars 2009, WWF organizon Ora e Tokes ( Earth Hour).
    Me kete rast 62 vende nga e gjithe bota, qytete, ndermarrje, dhe qytetare kane konfirmuar se do te mobolizohen, pra miliona persona ne gjithe boten do te fikin dritat pergjate 1 ore ne mbremje.

    Earth Hour ka filluar qe ne 2007, si nje fushate sensibilizimi ne Sidney, Australi.
    Dhe me kete sipermarrje sivjet kerkohet nje solidaritet nga te gjithe.
    Eshte ngjarje boterore ku shume qytete te botes do te zhyten ne errresire per nje ore.
    Cdokush mund ti bashkohet kesaj ngjarje, duke fikur dritat ne shtepite tona, te makines, te dyqanit...gjithashtu duke ftuar te gjithe qe na rrethojne komshinjte, koleget, miqte, te afermit te marrin pjese ne kete levizje.
    Gjithashtu komunat dhe bashkite mund te vene ne dijeni qytetaret per kete levizje dhe te marrin pjese sa me shume njerez ne ndihme te globit tone.
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  11. #111
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    E di se kjo do te jete tema ku askush nuk do te marre pjese dhe askush e can koken per te por ambienti eshte ai qe na shqeteson e na perket te gjitheve. Njerezit po e shkaterrojne ambientin me nmje hap te papare ne historine e tokes, mijera specie po zhduken ne vit, zhdukja me e madhe masive ne toke qe nga koha e dinosaureve, ngrohja globale ka marre vrull, dhe kush e di si do te ndryhsoje klima, per mire apo per keq. U shpenzuan 80 miliarde dollare per luften ne Irak, nuk e dime sa do te shpenzohen per Iranin, apo tjere vende. E per ambientin askush nuk derdh nnje kokerr leku, Jetojme ne nje vend ku nuk e dime si jetojme mes pluhurit, tymit, dhe zhurmes. Pyjet nuk ekzistojne me dhe natyra po shkaterrohet teresisht!
    Se bashku me varferine, kjo eshte nje plage e rende per boten ne teresi dhe per vendin tone ne menyre specifike. Faktet tashme dihen, por problemi eshte c`mund te behet. Fatkeqesisht ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte. Vete ne e votuam kushtetuten tone (sikurse te gjithe vendet), ku krahas vlerave, eshte futur edhe koncepti "ekonomi e tregut te lire", e cila do te bente cudira. Kjo ekonomi eshte baraz me teorine e fitimit maksimal, dhe e cila fatkeqesisht eshte shenjteruar me shume se c`i takon dhe na paraqitet si nje "kyc i arte" per zgjidhjen e problemeve. Por, kriza ekonomiko-financiare tregoi se ky percaktim duhet marre me rezerva. Nuk mund te mendohet me per t`u kthyer ne sistemin socialist, pasi ai u eksperimentua dhe deshtoi, por duke shfrytezuar te drejten e "fjales se lire" te kerkojme qe se pari te hiqe nga kushtetuta ky term="ekonomi tregu".

    Vetem me pas kemi te drejten morale te bejme presion qe ne cdo rast, ne cdo investim, aktivitet ekonomik, etj., te kihet parasysh impakti ekologjik, duke mos vene mbi cdo gje fitimin. Kjo duhet te behet vertikalisht ne shkallet e shtetit dhe sidomos nepermjet ndergjegjesimit tone. Sigurisht qe kjo s`eshte e lehte. Fitimi maksimal perseri do te terheqe shume njerez e do t`i coje ta shkaterrojne natyren, por nuk duhet heshtur nga shumica. Kjo eshte zgjidhja. Ngritja e zerit, ne rradhe te pare nga intelektualet, por edhe nga te gjithe te interesuarit, sidomos te shtreses se biznesmeneve te cilet kane shume ne dore per te ndryshuar gjendjen.
    Nese nuk ngreme zerin (se paku me ndonje postim), mos habitemi kur te gjejme ndonje mengjes shkretetire perreth nesh.

  12. #112
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Se bashku me varferine, kjo eshte nje plage e rende per boten ne teresi dhe per vendin tone ne menyre specifike. Faktet tashme dihen, por problemi eshte c`mund te behet. Fatkeqesisht ceshtja nuk eshte kaq e thjeshte. Vete ne e votuam kushtetuten tone (sikurse te gjithe vendet), ku krahas vlerave, eshte futur edhe koncepti "ekonomi e tregut te lire", e cila do te bente cudira. Kjo ekonomi eshte baraz me teorine e fitimit maksimal, dhe e cila fatkeqesisht eshte shenjteruar me shume se c`i takon dhe na paraqitet si nje "kyc i arte" per zgjidhjen e problemeve. Por, kriza ekonomiko-financiare tregoi se ky percaktim duhet marre me rezerva. Nuk mund te mendohet me per t`u kthyer ne sistemin socialist, pasi ai u eksperimentua dhe deshtoi, por duke shfrytezuar te drejten e "fjales se lire" te kerkojme qe se pari te hiqe nga kushtetuta ky term="ekonomi tregu".

    Vetem me pas kemi te drejten morale te bejme presion qe ne cdo rast, ne cdo investim, aktivitet ekonomik, etj., te kihet parasysh impakti ekologjik, duke mos vene mbi cdo gje fitimin. Kjo duhet te behet vertikalisht ne shkallet e shtetit dhe sidomos nepermjet ndergjegjesimit tone. Sigurisht qe kjo s`eshte e lehte. Fitimi maksimal perseri do te terheqe shume njerez e do t`i coje ta shkaterrojne natyren, por nuk duhet heshtur nga shumica. Kjo eshte zgjidhja. Ngritja e zerit, ne rradhe te pare nga intelektualet, por edhe nga te gjithe te interesuarit, sidomos te shtreses se biznesmeneve te cilet kane shume ne dore per te ndryshuar gjendjen.
    Nese nuk ngreme zerin (se paku me ndonje postim), mos habitemi kur te gjejme ndonje mengjes shkretetire perreth nesh.
    Jo vetem me postime, por me veprime konkrete sepse fundja nuk po e bejme per ndonje te huaj a per boten, por per vetveten.

  13. #113
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Veprimet te vogla qe shkaktojne dem te madh.

    Duhanpirja dhe fėmijėt

    Xhavit Gjylbegu

    Nė verėn e vitit 1957 fillova punė nė Shkodėr dhe jam pediatri i tretė nė Shqipėrinė e veriut. Vdekshmėria foshnjore ishte nė shifra tė paimagjinueshme pėr njė mjek tė ri, qė kishte tė freskėta tė dhėnat e vendeve tė tjera. Qė nė fillim u bindėm se gjendeshim para njė problemi mė shumė shoqėror. Prekeshin sė pari familjet e varfra, pa punė, ose me tė ardhura tė pakta, arsim tė ulėt dhe analfabete qė kishin shumė fėmijė. Kjo gjendje pranohej sadopak dhe nga shteti, por na doli dhe njė faktor plus: duhani. OBSH kėrkon zbatimin e nismės "njė ditė pa duhan". Pėr tė pastruar mjedisin?! Qėllimi i saj ėshtė tė bindė qytetarėt, sė pari qeveritė, pėr dėmet e tij. Duhani dėmton jo vetėm atė qė e pi, por edhe ata qė e rrethojnė. Nė vendet e BE-sė ndalohet me ligj pirja e duhanit nė vende publike dhe gjobitet ai qė e pi e mė shumė pronari i ambientit qė e lejon. Edhe nė vendin tonė ligji doli, por asnjė ditė nuk u zbatua. Kur pihet nė zyra, pėrse tė mos pihet nė kafene. "Fiks Fare" mė 17 dhjetor dha pamje nga shkolla e fakultete ku nxėnės, studentė e pedagogė pinin duhan.

    Tek ne pihet duhan nė ēdo mjedis, nė prani dhe tė grave shtatzėna, fėmijėve e deri tė porsalindurve. E pinė tė rriturit, tė miturit dhe femrat. Pyetja qė ngrihet ėshtė se ku i gjejnė lekėt kėta tė rinj qė shpenzojnė ēdo ditė. Kėsaj pyetje duhet t‘i pėrgjigjen edhe sot prindėrit, edukatorėt, sociologėt. Sot kjo pamje ėshtė e zakonshme, por ku do tė shkojmė me rritjen kaq tė madhe tė konsumit tė duhanit, qė nė mosha kaq tė reja.

    Dėmet me karakter shėndetėsor janė tė pėrgjithshme: tė gjitha sėmundjet e mushkėrive, zemrės, stomakut, kancerit takohen mė shpesh tek duhanpirėsit. Duhani i pirė nga femrat dėmton ato, por edhe fėmijėt e tyre. Nėna dhe fėmija janė njė unitet biologjik. Jeta fillon qė nė fekondimin e vezės. Ēdo tė mirė apo tė keqe e ndajnė bashkė, tė dytėn e pėson fetusi. A mund tė zhvillohet njė fetus qė rritet nė mjedisin e njė helmi si njė fėmijė tjetėr. Kurrė jo. Ndryshimi shihet qė nė momentin lindjes. Ujėrat e parė qė nxjerr gruaja nga plasja e membranave qė i hapin rrugėn nė momentin e lindjes duhet tė jenė tė pastra. Tek pirėset e duhanit, ato janė tė pista, me erė tė keqe, ēka detyron qė tė fillojmė trajtimin e fėmijės me antibiotikė (kėto ujėra foshnja i ka thithur gjatė lindjes) pėr tė shmangur sėmundjen e mushkėrive me rrezikshmėri tė lartė pėr jetėn. Ngadalėson zhvillimin amtar. Pesha e tyre ėshtė 250-300 gram mė e vogėl se pesha e njė fėmije me nėnė jo duhanpirėse. Fėmijėt e lindur me peshė tė vogėl janė dy herė mė tė shpeshtė me ndikim nė vdekshmėrinė foshnjore. Nė familje nė ambiente ku pihet duhan, fėmijėt e tyre kanė sėmundje tė organeve tė frymėmarrjes, tė cilat takohen pak mė shpesh tek kėta fėmijė. Rritja e rasteve me astmė bronkiale, nga e cila fėmija mund tė vuajė gjithė jetėn, ka lidhje me pirjen pa kursim tė duhanit nė ambientet e shtėpisė. Tė zbatohet ligji jo me fjalė pėr ndalimin e pirjes sė tij nė mjedise publike. Tė ndėrgjegjėsohet pirėsi pėr dėmet qė shkakton pirja nė ambientet e familjes. Prindėrit tė kontrollojnė se ku i harxhojnė fėmijėt paratė, sidomos ata tė moshės 13-15 vjeē. Tė pakėsohet importi dhe tė rritet ēmimi i tij. Thonė se shkolla mė e mirė ėshtė shembulli vetjak. Ja pėrse na takon tė gjithėve tė luftojmė sė bashku pėr pakėsimin e pirjes sė kėtij helmi.
    Gazeta Shqip
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=61407


    Mjedisi ruhet duke filluar te besh disa veprime shume te vogla e ne dukje te parendesishme por qe kane peshe e vlere te madhe. Por tek shqiptaret eshte veshtire te futet ne koken e tyre mendimi qe duhani eshte NDOTES!

  14. #114
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eshte ora 8:40, kam fikur dritat e apartamentit qe ne oren 8:30. Kam vetem laptopin te hapur, qe po punon me bateri. Do te protestoj per nje ore, deri ne 9:30 kundra ngrohjes globale. Dola ne ballkon dhe pashe se sa vete kishin fike dritat...asnje per be.

  15. #115
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mbijetesa mes gjiganteve qe prodhojne dioksid karboni


    Laureta Rryēi

    Tiranė - Rreth 30 mijė banorė nga zona e Fushė-Krujės e deri nė qytezėn e Mamurrasit prej disa muajsh kanė nisur tė ndiejnė shqetėsimet e para qė u ka sjellė ndėrtimi i njė fabrike tė dytė ēimentoje. Mė shumė ndotje nga punimet pėr ndėrtimin e gjigantit qė ēliron pafund dioksid karboni dhe mė shumė zhurma prej lėvizjeve tė makinave me tonazh tė rėndė qė transportojnė materialet e ndėrtimit. Vendimi i vitit 2007 i qeverisė duket se ka shėnuar nė tė njėjtėn kohė “orėn e zezė” jo vetėm pėr kėta banorė por edhe pėr bimėt dhe kafshėt e kėsaj zone. Kėshilli i Ministrave por edhe Ministria e Mjedisit kanė gjykuar se kėsaj zone duhet t’i shtohen edhe fabrika tė tjera ēimentoje pavarėsisht pasojave qė pritet tė sjellin ato. Pasoja tė cilat pranohen nga vetė firma e ndėrtimit nė raportet qė kanė bėrė pėr vlerėsimin e ndikimit mjedisor. Pėr fabrikėn qė e ka marrė pėrsipėr “Antea cements” nė bashkėpunim me firmėn Titan punimet kanė nisur bashkė me shqetėsimet.
    Borizana
    Fabrika e re dallohet qė nė autostradė. Oxhaku i fabrikės sė ēimentos ėshtė drejt pėrfundimit. Fshati Borizanė tashmė do tė jetė mes dy oxhaqesh qė ēlirojnė gaze tė ndryshme qė pėrbėjnė rrezik pėr jetėn e banorėve. Tė dhėnat e fundit nga qendra shėndetėsore tregojnė se njė pjesė e banorėve vuajnė nga problemet e frymėmarrjes pėr shkak tė fabrikės sė ēimentos nė Fushė-Krujė. Me ndėrtimin e njė fabrike tė dytė, askush s’di tė thotė me saktėsi se cilat do tė jenė pasojat, por pėr njė fakt janė tė sigurt se fshati do tė ketė mė shumė banorė tė sėmurė. Mjekėt e kėsaj qendre nuk pranojnė tė flasin me emėr pėr kėtė ēėshtje duke thėnė se nuk duan tė ngatėrrohen nė probleme qė nuk i’u takojnė. Por, nėn zė si specialistė tė fushės shprehen se problemet me shėndetin do tė shfaqen pak vite mė vonė kur fabrikat tė kenė nisur punėn.
    Thumana
    Nė njė distancė po kaq e shkurtėr ėshtė edhe fshati Kodėr- Thumanė. Mes 6 mijė banorėve tė kėsaj komune nė qendrėn shėndetėsore nuk ka pasur asnjėherė tė sėmurė me problemet e frymėmarrjes qė mund tė merreshin nė konsideratė. Banorėt merren kryesisht me blegtorinė dhe janė tė kėnaqur me pėrfitimet qė marrin. Njė pjesė prej tyre merren dhe me pemė tė ndryshme si dhe me vreshta. Shumė prej familjeve si nė Thumanė ashtu edhe nė Borizanė jetojnė me pėrfitimet financiare qė marrin nga tregtimi i hurmės. Me nisjen punės pėr fabrikėn e dytė, shumė prej tyre i tremben faktin nėse vreshtat e tyre do tė prodhojnė sėrish rrush tė cilėsisė sė lartė qė kanė prodhuar deri mė tani apo nėse pemėt e tjera do tė kenė tė njėjtėn nivel prodhimtarie. Nė raportin fillestar tė “Antea”-s thuhet se janė pyetur nga dy banorė pėr ēdo fshat, njė mashkull dhe njė femėr. Po sipas kėtij raporti rezulton se banorėt mezi e paskan pritur ndėrtimin e kėsaj fabrike. Nė raport shkruhet se fabrika do iu zgjidhė shumė halle qė paskan banorėt e zonės. Njė nga kėto probleme qė do i jepej zgjidhje ėshtė dhe punėsimi nė fazėn e ndėrtimit dhe mė pas nė fazėn kur do tė nisė punė fabrika. Pasi pyetėm njė sėrė banorėsh na thanė se vetėm njė numėr i pakėt i tyre (mė pak se 50 punėtorė) janė punėsuar kryesisht si roje me turne pėr objektet qė po pėrdoren pėr ndėrtimin e rrugės nga fabrika deri nė autostradė. Madje, kishte disa prej tyre qė kishin punuar vetėm pėr pak kohė, pasi i kishin hequr nga puna pa pasur ndonjė motiv tė fortė. Ndėrsa pėr fazėn e punėsimit pėr periudhėn pasi tė ndėrtohet fabrika mėsuam se tė interesuarit kishin shėnuar emrin nė listė. Por, askush nuk kishte marrė njė pėrgjigje pozitive nėse do tė pranohej ose jo. Mėsuam gjithashtu se nė kėtė listė ndodheshin edhe emra tė punėtorėve qė janė aktualisht nė fabrikėn e ēimentos tė Fushė-Krujės. Ata nuk preferojnė tė flasin me emėr sepse shprehen se rrezikojnė vendin e punės. Tė pyetur se pėrse duan tė ikin nga kjo fabrikė pėr t’u punuar nė njė tjetėr fabrikė ēimentoje, shprehen se kanė dėgjuar se fabrika e re do tė ketė kushte mė tė mira dhe pėr pasojė shėndeti i tyre ndoshta do tė jetė mė pak i rrezikuar se sa nė fabrikėn aktuale.



    Studimi i “Eden”: Fėmijėt dhe gratė do tė preken mė tepėr

    Koordinatorja pėr monitorimin e projekteve tė zhvillimit pranė qendrės EDEN, Anisa Xhitoni, tregon se prej disa muajsh ėshtė pjesė e njė studimi pėr tė parė pasojat qė do tė sjellė nė mjedis ngritja e fabrikės nga “Antea”. Sipas saj, nė raportin pėr vlerėsimin nė ndikimin e mjedisit nga ana e firmės ėshtė deklaruar se pėr ndėrtimin e fabrikės ėshtė shpyllėzuar njė pjesė toke e mbuluar vetėm me shkurre. Por, nga vizita nė terren ėshtė konstatuar se pre shpyllėzimit ka qenė njė pyll nė zhvillim. Pra ndonėse lartėsia e bimėsisė nuk ishte e lartė, arrihej tė dalloheshin filizat e bimėve si ato tė pishės, dushkut etj. Ajo shpjegon se duke u njohur dhe me zonėn kanė vėrejtur se kategoria qė do tė preken mė shumė nga ndėrtimi i kėsaj fabrike do tė jenė tė moshuarit, fėmijėt dhe nė veēanti gratė. Tė moshuarit dhe fėmijėt pėr shkak tė organizmit qė ėshtė i prirur tė preket nga sėmundjet. Ndėrsa pėr gratė jo vetėm qė do tė jenė personat qė do tė kujdesen pėr shėndetin e kėtyre dy kategorive por edhe pėr njė arsye tjetėr. Pjesa mė e madhe e tyre mblidhnin deri mė dje bimė shėndetėsore qė gjendeshin nė zonat ku po ndėrtohet fabrika, tani mė ose iu duhet tė ngjiten mė lart ose tė heqin dorė fare nga tė mirat financiare qė iu vinin nga mbledhja e kėtyre bimėve.



    Qeveria sharroi pyjet pėr fabrikat e ēimentos

    Vetėm pak kohė mė parė qeveria miratoi dy vendime qė i hapin rrugėn realizimit tė dy projekteve nė fushėn e prodhimit tė ēimentos, me vlerė prej 500 milionė euro. Kėto dy projekte janė realizuar nga kompania greke “Antea Cement” dhe nga kompania spanjolle “Cementos Aguila” dhe parashikojnė ndėrtimin e dy fabrikave tė ēimentos nė afėrsi tė zonės sė Fushė Krujės. Tė dy kompanitė kanė pėrcaktuar sheshet e ndėrtimeve pėr projektet e tyre. Kompania greke “Antea Cement ka parashikuar pėr kėtė projekt njė investim prej rreth 250 milionė euro. Kjo fabrikė do tė ketė njė kapacitet prodhues fillimisht mbi 2 milionė ton e mė tej do tė vijė nė rritje. Edhe projekti i kompanisė spanjolle “Cementos Aguila” parashikon njė investim prej rreth 250 milionė euro dhe kapacitet prodhues tė fabrikės mbi 2 milionė ton si fillim. Pėr realizmin e projektit do tė bėhet heqja nga fondi pyjor kombėtar tė parcelave, nė ekonomitė pyjore Krastė – Krujė dhe Shėmri – Brret, qė do tė pėrdoren pėr ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos e pėr kariera, nga “Cementos Aguila”, shpk”. Si detyrim qeveria i ka vėnė kėsaj firme, brenda 5 vjetėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, “Cementos Aguila”, shpk, do tė pyllėzojė 150 ha pyje, nė parcelat e degraduara pyjore, sipas pėrcaktimit tė drejtorisė pėrkatėse tė shėrbimit pyjor. Po ashtu janė hequr nga fondi pyjor kombėtar tė parcelave, nė ekonomitė pyjore Krastė – Krujė dhe Shėmri – Brret, qė do tė pėrdoren pėr ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos e pėr kariera, nga “Antea Cement”, sha”. Parcelat pyjore, qė do tė pėrdoren nga “Antea-Cement”, sha, pėr ndėrtimin e fabrikės sė ēimentos, me sipėrfaqe 65.75 ha, dhe pėr karierė flyshi, me sipėrfaqe 58.95 ha, dhe kariere gėlqerorėsh, me sipėrfaqe prej 99.76 ha, qė ndodhen nė ekonomitė pyjore Krastė – Krujė dhe Shėmri – Brret.



    Pasojat qė pranohen nga “Antea” gjatė fazės kur do tė nisė punėn fabrika

    Ndikime nė cilėsinė e ajrit si rezultat procesit tė prodhimit tė ēimentos si dhe nga pluhuri shkaktuar nga aktivitetet e karierave dhe proceset e fraksionimit dhe bluarjes.
    Gjithashtu ka edhe ndikime nė shkallė ndėrkombėtare si rezultat i ēlirimeve tė gazeve atmosferike nga procesi i prodhimit.
    Ndikime lidhur me zhurmėn, veēanėrisht ndikimi i zhurmės pėrreth nė receptorėt njerėzorė.
    Ndikime tė fabrikės dhe karierave nga ndryshimet peizazhore dhe ndikimet vizuale.
    Ndikime nė ekologjinė vendore nga humbja e habitateve si pasojė e zhvillimit dhe ndikime tė fazės operacionale nė pėrbėrjen ekologjike pėrreth.
    Ndikim nė rrjetin e ujėrave sipėrfaqeve (sistemi hidrologjik) nga ndryshimet nė sistemin e drenazhimit natyror tė peizazhit brenda zonės sė zhvillimit dhe pėrhapjes potenciale tė grimcave tė ngurta nė ujė si rezultat i aktiviteteve industriale. Shkarkim
    potencial i mbetjeve tė lėngshme tė ndotura nė sistemin e drenazhimit tė ujėrave sipėrfaqėsore. Gjithashtu, ndikime nė ujėrat nėntokėsore, quajtur ndryshe ujėrat tokėsore (sistem hidrogjeologjik) si rezultat i nxjerrjes sė ujit pėr proceset industriale.
    9 Prill 2009
    Gazeta Albania
    http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=15302

  16. #116
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tirana tashme eshte me ajer 5 here me te ndotur se normat e lejuara per jetese normale. Sikur mos te mjaftonte kjo, tani do te na duhet te thithim dhe dioksidin e karbonit e squfurit qe prodhojne dy fabrika te medha cimentoje ne Fushe-Kruje, dhe 2 TEC-e qe do te hapen ne DUrres. Imagjino se cfare dhome gazi do te behet ultesira perendimore...Nese ne Elbasan nga nje metalurgjik linden me dhjetera monstra me 3-4 kembe e koka, kush e di se ca do te na dale ne Tirane...

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvin..

    me tremb me kte nickun..
    ti e di o i gjelberti edvin se.. armiku i gjelberimit e i ajrit eshte adashi yt..

    o ndrro nick.. ose o burra te ndrrojme kryetarin mafioz te tiranes..e pse jo te vem aty.. altinin goxha djal te goxhajve..

    pergezime nga un o edvin..per angazhimin tend qytetar..

    ..

  18. #118
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Brar, emri nuk te ben njeri, ti mund ta kesh emrin Barak apo Xhorxh, por s'do te thote se do te behesh as si i pari e as si i dyti.
    Ndotja, sic edhe shkrimet e nxjerrin ne pah, eshte faj i te dy qeverive, dhe tani nuk do te hyme te hahemi a ndot me teper qeveria qendrore apo ajo vendore sepse ndotja eshte ne ajer dhe e marrim ne qe jetojme ketu...
    Ne, popullata e viktimizuar nga ndotja, duhet te ngrihemi ne protesta te fuqishme, dhe t'i detyrojme te dy qeverite, qendrore dhe vendore, te ndalin ndotjen (vdekjen) sepse fundja, po punojme per te jetuar mire, dhe nuk po punojme qe te vdesim sa me shpejte!

  19. #119
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Kur u ktheva ne vendlindje u tmerrova. Pyjet ishin rralluar. Ah si i mbaj mend un ato vende. Cfare ahesh ka pasur atje. Kur ishim te vegjel, u benim 5-6 vete e mezi e mberthenim nje prej tyre. I kishin prere krejt. Kishin lene vetem me te shtremberit dhe ahishtet e holla. Se kuptoj se cfare bene shteti.

    Vetem kush ka qene ne vende te tilla mund ta perfytyroj se cfare krimi eshte te presesh druret ne ate zone. Se cfare bukurie i japin vendit.

    Imagjino, je njemije e dyqint metra mbi nivelin e detit. Eshte dite pranvere me diell. Rreth e rrotull livadheve ka ahe. Per te kaluar nga njeri livadh ne tjetrin, kalon neper rruge me gure stralli, nen hijen mrekulluese te aheve. Te mahnisin gurgullimat e ujit kristal.

    Sot ahet e bukur skane ngelur me. I kane prere pa kriter. I kan shkaterruar livadhet duke bere rruge makine mbi to. Kullat nuk e kane ate bukurine e meparshme. Duket sikur dicka u mungon. Kjo gje s'do te ndodhte sikur njerezit te ishin aty, por nje pjese jan shperngulur. Dhe njerez te pandergjegjshem kane hyre ne zabele e toka pa ndroje. Shteti nuk ka bere asgje. Kam degjuar qe jan informuar shume here organet perkatese per kete dhe asnje reagim.

    Me rastisi qe te takoj tre italian. Kishin ardhur te gjuanin per kapronj dhe dhi te egra. Me than qe ketu qenka bukur fare se tek ne nuk te len kush te gjuash kapronjt dhe dhite egra. Kishin vrare nje, ishte mbarsur, dhe i kishin gjetur dy kapronj te vegjel ne bark. Me erdh inat, c'tu thoja. I porosita qe mos te qellonin ne zonat e banuara se mund te ngaterroheshin me njerezit, se e marrin per ofendim te qellojne te huajit ktej. Hiken por mbas disa ditesh erdhen nje grup kroatesh..edhe keta per te gjuajtur.

    Tek ne mepare i kan pas lene bagetite edhe ne livadhe tere naten. Sot vijn edhe cuba shqiptar qe gjoja per te gjuajtur, shikojn te vjedhin qingja e keca.

    Ambienti po prishet me ritme marramendese. Drure qe natyra i ka rritur me dashuri, per qindra vjet, motorrsharra i hedh ne toke per dy minuta. Sa vite i duhen atij vendi te behet sikur ka qene..

  20. #120
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anėtarėsuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    Ndryshimi fillon duke mos hedhur mbeturinat qe ju hani ne toke ose neper rruget e qyteteve
    nese te gjithe kontribojme nga pak jam e sigurte qe do te niste nje ndryshim ndaj ndotjes se ambjentit qe eshte nje problem jo vetem i shqiperise po i gjithe planetit
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shpetoni Akademine Marubi
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 19:51
  2. Reforma e sistemit politik nė ambientin shqiptar
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 13:35
  3. Shpetoni mbretereshen nga Al-Kaida!
    Nga Alket123 nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-12-2005, 06:44
  4. Shpetoni shqipen
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 05-03-2003, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •