Kete teme po e hap duke marre shkas nga fenomenet e fundit metereologjike dhe pikerisht me stuhite e reres qe jane tipike per zonat e shkreta dhe te thata si shkreteria e Gorit, Gobit, Saharase, Kalaharit, Atakamas etj. Vecantia ne temen qe po hap qendron ne faktin qe stuhi te tilla ditet e fundit jane perhapur ne shume vende te botes dhe ne zona qe skane aspak shkretetira ne afersi apo prani te pluhurit dhe reres. Sipas shkenctareve Stuhi te tilla globale jane te papara dhe thatesira qe i afrohet thyerjes se rekordeve te me parshme per kohezgjatje eshte duke rrezikuar jeten e gjalle dhe zhdukjen e flores dhe faunes ne zona te ndryshme te planetit.
Eshte kjo katastrofe rezultat i dores se njeriut apo thjesht nje cikel i Memes Natyre? Rezultatet, pa perfillur se kush eshte shkaktari jane sidoqofte shkaterruese dhe te frikshme.
Rasti me i fundit ishte ai i dates 17 Prill 2006 ne qytetin BEIJING, Kine ku nje stuhi e fuqishme rere mbuloi rruget e qytetit, godinat dhe automjetet me nje shtrese te trashe rere dhe mbuloi qiellin me nje re ngjyre kafe te zbehte dhe shkaktoi nje ndotje te tille te ambjentit sa e bente te pamundur ecjen neper rruge.
Shkenctaret britanik kete faktor e shpjegojne me ngrohjen globale dhe rritjen e temperaturave mesatare ne planet me 3 grade celcius. Sir David King beri nje apel publik ne daten 14 Prill duke i rene kembanes se alarmit qe nese nuk merren masa te menjehershme, rritja e magnitudes se fenomenit do shkaktoje nje uri dhe thatesire globale qe do rrezikoje me miliona jete njerezish.
Kjo thatesire po ashtu do shkaktoje nje renie te ndjeshme te prodhimeve te te lashtave duke vene ne rrezik urie mbi 400 milion njerez dhe nga ana tjeter do rrezikoje 3 miliard te tjere me permbytje dhe pa akses uji te pijshem.
Sipas shkenctareve stuhite e reres se diteve te fundit jane nje tregues i ndryshimit te klimes dhe sidomos shperndarja e tyre gjeografike si dhe magnituda tregon per nje ndryshim drastik dhe qe po pershpejtohet dite mbas dite.
Ja disa foto nga stuhia e fundit e reres ne Kine.
Krijoni Kontakt