Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kosova, e pavarur, por jo sovrane!

    Shkėlzen Gashi

    Mė 5 korrik tė vitit 2005 ėshtė kėrkuar pothuajse pėr herė tė parė nga njė mekanizėm vendimmarrės ndėrkombėtar qė Kosova tė bėjė kompromis pėr statusin e saj. Ē’ėshtė e vėrteta, nuk ėshtė kėrkuar nga Kosova qė tė bėjė kompromis, por, liderėve tė Kosovės i ėshtė kėrkuar qė ta pėrgatisin popullin e Kosovės pėr kompromis. Pra, nė fillim ėshtė pėrmendur vetėm fjala kompromis. Mė pas, nė fillim tė nėntorit tė vitit 2005, njė personalitet me shumė ndikim nė skenėn politike botėrore – Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jap de Hop Shefer – nė njė intervistė dhėnė pėr gazetėn e Sarajevės “Dnevni avaz” me rastin e 10 vjetorit tė Marrėveshjes sė Dejtonit ka thėnė se politikanėt nė Prishtinė duhet tė pėrgatisin veten dhe votuesit pėr kompromis tė dhimbshėm. Tash, sė fundi, kemi kompromisin maksimal.

    Unioni Serbi Mali i Zi po pajtohet qė tė bėjė kompromis maksimal pėr Kosovėn: Ministri i Punėve tė Jashtme tė Unionit Serbi Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, po thotė qė nė raport me Kosovėn do tė bėjmė kompromis maksimal – gjithēka pėr Kosovėn, pėrveē ulėses nė OKB dhe ndryshimit tė kufijve nė Ballkan. Tė njėjtėn gjė po e thotė edhe shteti shqiptar gjegjėsisht Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha – kufijtė ndėrkombėtar nė Ballkan nuk duhet tė ndryshojnė dhe Kosova duhet tė jetė e pavarur. Pėr shumėkė, kjo deklaratė e Kryeministrit tė Shqipėrisė duket edhe kontradiktore. Por, nė fakt, nuk ėshtė e tillė. E tillė, pra kontradiktore, do tė ishte vetėm sikur tė ishte ‘kufijtė ndėrkombėtar nė Ballkan nuk duhet tė ndryshojnė dhe Kosova duhet tė jetė e pavarur dhe sovrane’. Pra, Kosova e pavarur, por jo sovrane nėnkupton mosndryshim tė kufijve ndėrkombėtar nė Ballkan. Ndėrsa, Kosova e pavarur dhe sovrane nėnkupton ndryshim tė kufijve nė Ballkan sepse kufijtė e Kosovės nga kufij administrativ do tė shndėrroheshin nė kufij shtetėror.

    Se qytetarėt e Kosovės nuk duhet tė presin shumė nga shteti shqiptar mė sė miri e dėshmon ajo qė ka deklaruar zėvendėsministrja e punėve tė jashtme tė Shqipėrisė, Edit Harxhi, nė njė debat televiziv nė Top Chanel: ‘Shqipėria pėrkrah bashkėsinė ndėrkombėtare nė zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės’. Dhe, kėtė e ka thėnė dy herė nė kėtė debat. Pra, Shqipėria nuk pėrkrah vullnetin politik tė popullit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur dhe sovran, por bashkėsinė ndėrkombėtare. Qėndrimi i Shqipėrisė karshi Kosovės ėshtė identik me tė vendeve tjera pėrreth. Ja, pėr shembull, ta zėmė, qėndrimi i Bullgarisė: deklaratė shumė interesante e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Bullgarisė, Ivaljo Kalfin, dhėnė mė 1 dhjetor tė vitit tė kaluar, pas takimit me Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq – ‘zgjidhja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės do tė duhej tė nėnkuptonte respektimin e kufijve tė tanishėm tė njohur ndėrkombėtarisht sepse kjo do t'i kontribuonte stabilitetit regjional dhe mė gjerė’. Pra, asnjė shtet nė Ballkan, e pėr fat tė keq as Shqipėria, nuk ėshtė nė favor tė Kosovės sė pavarur dhe sovrane.

    Shkurt hesapi, kėtu ndėr ne po ngatėrrohet pavarėsia me sovranitet dhe kėtė e kanė hetuar fare mirė pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare. Nė kėtė kontekst duhet parė edhe deklaratat e disa pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė qė thonė se Kosova do tė bėhet e pavarur – edhe pse njė deklaratė kėtillė, pra deklarata e nėnsekretarit Nikollas Bėrns u demantua, por demantimi i saj nė mediat tona i ngjante tamam pėrpjekjes pėr t’i mbledhur dhe pastaj pėr t’i futur sėrish nė thes puplat e hedhura nga thesi nė erė, pra punė sizifi – por, s’e pėrmendin kurrė sovranitetin. Njėjtė, posikundėrqė qė nuk ėshtė kuptuar ndėr ne sovraniteti, nuk ėshtė kuptuar as se ēfarė do tė thotė status eksterritorial. E, kėtė e kanė kuptuar fare mirė klerikėt serbė tė cilėt nė njė takim qė kanė pasur mė 10 prill me PSSP-nė, Soren Jessen Petersen, kanė thėnė se nuk duan eksterritorialitet. Dhe, kjo ka logjikė: sikur tė kėrkonin status eksterritorial pėr kishat dhe manastiret serbe nė Kosovė, atėherė, kjo, sipas tė drejtės ndėrkombėtare, do tė nėnkuptonte qė Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe sovran. Por, jo! Ata kėrkojnė qė kishat dhe manastiret serbe tė kenė statusin e ‘zonės sė mbrojtur’. Kjo nėnkupton qė Kosova ėshtė territor i njė shteti, e nė kėtė rast, territor i shtetit qė quhet Unioni Serbi Mali i Zi. Dhe pėrkitazi me statusin e kishave dhe manastireve, ėshtė me rėndėsi tė potencohet se anėtari i ekipit negociator, Veton Surroi, ka kėrkuar qė tė mos ngrihet pluhur pėr 800 hektarė pėrreth Manastirit tė Deēanit, ngase ato 800 hektarė do tė jenė kėtu, do tė jenė pjesė e njė ambienti kulturor, religjioz dhe natyror tė Kosovės. E, meqenėqė qenka kėshtu, atėherė, s’do tė ishte fare keq qė tėrė pasurinė e kompanisė “Koha”, qė ėshtė pronė e Veton Surroit, t’ia japim, ta zėmė, Kishės nė Graēanicė dhe tė mos ngrihet pluhur sepse ajo pasuri do tė jetė kėtu.

    Po ashtu, sa herė flitet ndėr ne pėr ndarje tė Mitrovicės nėnkuptohet qė pjesa veriore do t’i takojė Serbisė, kurse pjesa jugore Kosovės, qė do tė thotė se ndarja e qytetit interpretohet si ndarja e Kosovės. Nė fakt, Kosova nuk do tė ndahet. Kosova do tė jetė njė entitet politik nė kuadėr tė Unionit Serbi Mali i Zi dhe do tė pėrbėhet nga dy entitete (entiteti shqiptar dhe serb), por me dije qoftė qė mbetja e Kosovės nė kuadėr tė Unionit Serbi Mali i Zi do tė jetė shumė e sofistikuar. Zaten, fare qartė e tha Albert Rohan, nė intervistėn pėr gazetėn zvicerane “Tages Anzeiger” se zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė jetė mes dėshirės sė shqiptarėve pėr sovranitet tė pakufizuar dhe dėshirės serbe pėr autonomi dhe, pėr mė shumė, ndėrkombėtarėt do tė mbikėqyrin ekonominė, drejtėsinė dhe policinė. Pėrfundimisht Kosova nuk do tė ketė ulėse nė OKB, e nuk do tė ketė as ambasada dhe siē u tha edhe mė sipėr, kufijtė ndėrkombėtar nė Ballkan nuk do tė ndryshojnė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Keto jane gjepura, budallalleqe...

Tema tė Ngjashme

  1. Ēeku: Kosova e pavarur nėn patronazhin e KB-sė
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 10:21
  2. Riēard Hollbruk deklaron: Kosova mund te mbijetoje e pavarur
    Nga StormAngel nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 10:40
  3. Kosova nė marrėdhėniet ndėrkombėtare
    Nga ex-x nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44
  4. Perse Kosova duhet te njihet e pavarur !
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-09-2002, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •