Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 104
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550

    Shkenctarët besimtarë

    Shkenctaret Besimtar (qe besuan ne Zote) qe jetuan ne te shkuarene


    Francis Bacon (1561-1626)
    Bekon, shkencëtar me reputacion dhe një nga themeluesit e metodës shkencore, njihet të ketë qenë një besimtar i devotshëm. Ai tha në Novum Organum se filozofia natyrale (shkenca) është "pas fjalës së Zotit, shërimi më i sigurt kundër supersticioneve dhe mbështetësja më e aprovuar e fesë."
    Referenca: Principia, Newton, 2nd edition; J. De Vries, Essentials of Physical Science, B. Eerdmans Pub.Co., Grand Rapids, SD, 1958, p.15


    Johannes Kepler (1571-1630)
    Si shkencëtar, Kepleri gjithashtu besonte se universi ishte krijuar nga një Krijues. Kur u pyet pse ai praktikonte shkencën, tha: "Kisha ndërmend të bëhesha teolog… por tani nga endjet e mia shoh se si Zoti madhërohet në astronomi, pasi 'qiejt deklarojnë madhështinë e Zotit'
    Johannes Kepler, quoted in: J.H. Tiner, Johannes Kepler-Giant of Faith and Science (Milford, Michigan: Mott Media, 1977), p. 197

    Kepleri, themeluesi i astronomisë moderne, zbuloi lëvizjen eliptike të planeteve, përcaktoi një formulë që lidh periodën orbitale të planetit në lidhje me distancën e tij mesatare nga dielli, dhe kompletoi tabelat astronomike që lejonin llogaritjet e pozicioneve planetare në çdo kohë, në të shkuarën ose në të ardhmen.

    Meqë ne astronomët jemi priftërinj të Zotit të Lartësuar në lidhje me librin e natyrës, na përket ne të jemi mendimplotë, jo të lavdisë së mendjeve tona, por në të vërtetë mbi të gjitha të lavdisë së Zotit
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.13

    Jeta e Keplerit, i cili besonte se lavdia e Zotit manifestohej në çdogjë që Ai kishte krijuar, është një shembull se sa i suksesshëm dhe mendjegjerë mund të jetë një shkencëtar që pranon se ka një arsye hyjnore në natyrë. "Kush i çoi arinjtë e bardhë dhe ujqit e bardhë në zonat me dëborë të veriut; po ushqimin për arinjtë, balenat, ujqërit?" pyeti Kepleri dhe pastaj u përgjigj: "I Madh është Zoti ynë dhe e madhe është mirësia e Tij dhe nga urtësia e Tij nuk ka kufi: adhurojeni Atë ju qiej, adhurojeni Atë ti diell, hënë dhe planete, përdorni çdo shqisë për të perceptuar, çdo gjuhë për të deklaruar Krijuesin tuaj. Adhurojeni Atë ju Harmoni qiellore, adhurojeni Atë ju gjykues të Harmonive të pazbuluara: dhe ti shpirti im adhuroje Zotin, Krijuesin tënd përsa kohë të jem unë: pasi prej Tij, përmes Tij dhe brenda Tij janë të gjitha gjërat, të ndieshmet dhe të kuptueshmet; pasi edhe ajo për të cilën jemi krejtësisht të paditur edhe ajo që dimë janë pjesa më e vogël e tyre; ka shumë më tepër përtej. Atij i qoftë adhurimi, nderi dhe lavdia, bota pa fund."
    Harmonice Mundi (Harmonies of the World), Johannes Kepler Gesammelte Werke, Munich, 1937, v. 6, p. 363

    Johannes Baptista von Helmont (1579-1644)
    Themelues i kimisë pneumatike dhe i fiziologjisë kimike, Helmont shpiku termometrin dhe barometrin. Uolltër Peixhëls, i cili shkroi një libër mbi aspektet fetare të shkencës së fon Helmontit, tha se ai në kërkimet e tij frymëzohej nga besimi i tij fetar.
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 51

    Blaise Pascal (1623-1662)
    Duke kontribuar me inovacion të madh në gjeometrinë e kohës së Grekëve të Lashtë, Paskal ishte një shkencëtar i dalluar i cili bëri zbulime të rëndësishme që në moshë të re. Përveç ndihmesës së tij në matematikë, Paskal ishte gjithashtu përgjegjës për zbulime kolosale në fizikë. Ai bëri shumë studime në mekanikën atmosferike dhe të lëngjeve dhe provoi se presioni atmosferik ndryshon sipas lartësisë.

    Një figurë e shquar në historinë e shkencës, Paskal ishte gjithashtu një njeri shumë shpritëror. Ai iu referua fuqisë së përjetshme të Zotit kur tha se Zoti është Krijuesi i çdogjëje që nga matematika e deri te rregulli i elementëve.
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 57


    John Ray (1627-1705)
    Botanisti britanik me reputacion Xhon Rei ishte besimtar. Ai ndjente se nëse njeriu është sjellë mbi tokë për t'i pasqyruar Zotit lavdinë e të gjithë veprave të Tij, atëherë ai duhet të vërente çdogjë që Ai krijoi. Në rininë e tij, i nxitur nga kjo pikëpamje, Rei u mobilizua në kërkimin shkencor. Ai gëzonte autoritetin më të lartë si në botanikë dhe zoologji. Shkroi një libër të mirëpritur: Urtësia e Zotit në Krijim. Në këtë libër, ku Rei prezantoi mijëra bimë, insekte, zogj, lloje peshqish, etj, ai raportoi se natyra zbulon ekzistencën e një Krijuesi. Veprat krijuese të Zotit, tha ai, ishin "vepra të krijuara nga Zoti në fillim dhe të ruajtura po prej Tij deri në këtë ditë, në të njëjtat gjëndje dhe kushte siç ishin krijuar në fillim.
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.18

    Rei, i cili i dha një kontribut të konsiderueshëm botanikës, gjithmonë theksonte se shkenca dhe feja takohen në shumë rrugë. Qëndrimi i tij kuptohet më mirë nga fjalët e tij: "Nuk ka punë më të vlefshme dhe të kënaqshme për një njeri të lirë sesa të shohë veprat e bukura të natyrës dhe të nderojë urtësinë dhe mirësinë e pafund të Zotit."
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 66

    Robert Boyle (1627-1691)
    I vlerësuar si babai i kimisë moderne, Bojlli bëri shumë zbulime shkencore revolucionare. Ai përcaktoi lidhjet mes ndryshimeve të presionit të ushtruar ndaj ajrit dhe vëllimit që ajri zë, i cili njihet sot si "Ligji i Bojllit për gazet". Shpikjet e tjera të tij përfshijnë një lloj letre lakmuesi dhe një frigorifer të thjeshtë. Ai demonstroi se uji bymehet kur ai ngrin. Përkufizimi i sotëm i "elementit" u dha prej tij. Gjithashtu ai kontribuoi dhe në teorinë e atomizmit ku diskutonte se nëse ajri ngjeshet duhet të ketë hapsira boshe mes thërrmijave të tij.

    Ndërsa ishte përgjegjës për zbulime kaq të mëdha shkencore, Bojlli ishte një besimtar mjaft i devotë. Ai besonte se ka një modelim inteligjent në natyrë që është krijuar nga një Krijues të Githëfuqishëm. Bojll shpjegonte në leksionet dhe shkrimet e tij se shkenca dhe besimi në Zot duhet të qëndrojnë krah për krah. Në një leksion të mbajtur, ai tha: "Kujto t'i japësh lavdi atij që ishte autori i natyrës… Përdor dijen për t'i bërë mirë njerëzimit."
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 63

    Projektimi i përkryer i këtij sistemi të madh të botës dhe sidomos struktura kurioze e trupave të kafshëve dhe përdorimet e tyre të shqisave dhe pjesëve të tjera, kanë qenë motivet madhore që kanë nxitur filozofët e çdo kohe dhe kombi të pranojnë një Hyjni si autor i këtyre strukturave të mrekullueshme.
    John Marks Templeton, Evidence of Purpose - Scientists Discover the Creator, Continuum, New York 1994, p.50


    Antonie von Leeuwenhoek (1632-1723)
    Ishte Lojvenhëk ai që zbuloi bakteret. Lojvenhëk mësoi të mprehë lentet e veta zmadhuese për të ekzaminuar indet. I tërhequr nga ajo që shikonte, ai filloi të prodhonte zmadhues të tjerë - dhe u bë kështu njeriu i parë që pa dhe përshkoi bakteret me anë të një mikroskopi.

    Qëllimi i tij për të hedhur poshtë idenë e gjenerimit spontan, pa një Krijues, e çoi drejt kryerjes së studimeve të rëndësishme shkencore. Për këtë arsye ai studioi sistemet ushqyese të bimëve dhe kafshëve, ekzaminoi spematozoidët, transportimin e lëndëve ushqyese tek bimët dhe strukturat dhe funksionet e pjesëvet të ndryshme të bimëve. Objekt tjetër i vëzhgimeve të tij u bënë qelizat e gjakut. Ishte i pari që studioi kapilarët dhe që pa qelizat e gjakut të kalojnë në to. Përpara Lojvenhëk asnjë nuk kishte kuptuar se muskujt përbëhen nga fijet.
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 70


    Isaac Newton (1642-1727)
    I konsideruar si shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, Njutoni ishte matematicien dhe fizikant. Kontributi i tij më i madh ndaj shkencës ishte zbulimi i ligjit të gravitacionit universal. Ai shtoi konceptin e masës në lidhjen mes forcës dhe nxitimit; prezantoi ligjin e veprimit dhe kundërveprimit dhe parashtroi tezën se një trup në lëvizje do vazhdojë të lëvizë në vijë të drejtë me shpejtësi konstante përsa kohë që mbi të nuk vepron një forcë. Ligjet e lëvizjes së Njutonit u përdorën për 4 shekuj që nga llogaritjet e thjeshta inxhinjerike deri tek projektet teknologjike më komplekse. Kontributet e Njutonit nuk ngelen vetëm tek graviteti por zgjerohen në fushat e optikës dhe mekanikës. Si zbulues i shtatë ngjyrave të dritës, Njutoni hodhi kështu themmelet e një disipline të re të quajtur optikë.
    In addition to his groundbreaking discoveries, Përveç zbulimeve të tij shpërthyese, Njutoni shkroi esse kritike në refuzim të ateizmit dhe mbrojtje të Krijimit. Ai mbështeste idenë se "krijimi është shpjegimi i vetëm shkencor". Njutoni besonte se universi mekanik, një orë gjigande gjithmonë në punë, në analogjinë ë tij mund të jetë vetëm vepër e një Krijuesi të gjithëfuqishëm dhe të urtë.

    Pas zbulimeve të Njutonit që ndryshuan rrjedhën e botës, qëndronte dëshira e tij për t'iu afruar më tepër Zotit. Njutoni vëzhgoi objektet e krijimit të Zotit për ta njohur më mirë Atë. Si përfundim ai iu përkushtua studimeve me energji të madhe. Njutoni zbuloi arsyen që fshihet pas zellit të tij për kërkime shkencore me fjalët e mëposhtme, të marra nga vepra e tij e famshme Principia Mathematica (Matematika Elementare):

    …Ai (Zoti) është i përjetë dhe i pafund, i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditur; d.m.th. ekzistenca e tij shkon nga përjetësia në përjetësi, prania e tij nga pafundësia në pafundësi; ai drejton çdogjë dhe di të gjitha gjërat që janë apo që mund të bëhen. Ai është … i përjetë dhe i pafund; …ai është i vazhdueshëm dhe i pranishëm. Ai ekziston përgjithmonë dhe është kudo i pranishëm; dhe, duke ekzistuar gjithmonë dhe kudo, ai përbën kohën dhe hapsirën… Ne e njohim atë vetëm nga projektimet e tij më të urta dhe të përsosura të gjërave… [Ne] i drejtohemi dhe e adhurojmë Atë si shërbyes të Tij ...
    Sir Isaac Newton, Mathematical Principles of Natural Philosophy, Translated by Andrew Motte, Revised by Florian Cajore, Great Books of the Western World Robert Maynard Hutchins, Editor in chief, William Benton, Chicago, 1952:273-74

    John Flamsteed (1646-1719)
    Ai ishte themeluesi i observatorit të famshëm të Grinuiçit dhe astronomi i parë mbretëror i Anglisë. Flamstid, i cili pas vëzhgimeve të panumërta, krijoi hartën e parë të madhe yjore në kohën e shpikjes së teleskopit, ishte gjithashtu një klerik i devotë.

    John Woodward (1665-1728)
    Woodward ishte një nga themeluesit e mëdhenj të shkencës së gjeologjisë. Një nga kontributet më të vlefshme të tij ishte ndërtimi i një muzeu të rëndësishëm paleontologjik në Kembrixh dhe hapja e degës së gjeologjisë atje.


    Carolus Linnaeus (1707-1778)
    Lineus, një shkencëtar mjaft i devotë, kreu studime të rëndësishme në botanikë. Ai provoi se bimët riprodhohen seksualisht dhe i prezantoi shkencës nocionin e "taksonomisë biologjike"

    Jean Deluc (1727-1817)
    Deluk ishte një fizikant zvicerian i cili formoi termin "gjeologji". Ai dhe babai i tij zhvilluan termometrin e sotëm me mërkur dhe higrometrin (aparat për matjen e lagështisë së ajrit). Ai njihet për besimin e tij në Krijimin dhe për sfidën e tij ndaj idesë se universi dhe jeta erdhën rastësisht.

    Sir William Herschel (1738-1822)
    Hershel ishte një nga astronomët më të kompletuar të shekullit të 18-të. Hershël, i cili ndërtoi teleskopët pasqyrues më të avancuar të kohës së tij dhe që katalogoi dhe studioi mjegullnajat dhe galaksitë si askush më parë, ishte një shkencëtar besimtar. Ishte Hershel ai që tha: "Astronomi jo i devotë duhet të jetë i çmendur", duke theksuar se është habitëse, që një shkencëtar që studion astronominë dhe është dëshmitar i rregullit të përkryer në univers, të mos besojë në Zot
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.31

    William Paley (1743-1805)
    Peili ishte një shkencëtar që besonte në krijimin. Vepra e tij Teologjia Natyrore ishte një nga librat më të shitur të kohës së tij. Peili ndjente se "nëse veprat e artit janë prodhim i njeriut atëherë gjallesat duhet të jenë prodhim i një qënieje shumë më superiore se njeriu". Sipas Peilit, fakti se të gjitha gjallesat janë të pajisura me të gjitha veçoritë e nevojshme për të jetuar në mjedisin e tyre është një "shenjë modelimi dhe e një Krijuesi modelues."
    William Paley, Natural Theology; or, Evidences of the Existence and Attributes of the Deity Collected from the Appearances of Nature [Edinburgh, 1816], chapter 5, section 5, p.61


    Vazhdon

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    George Cuvier (1769-1832)
    Cuvier ishte një nga anatomistët dhe paleontologët më të mëdhenj. Ai konsiderohet të jetë themeluesi i shkencës së anatomisë krahasuese dhe një nga krye-arkitektët e paleontologjisë si një disiplinë e veçantë shkencore. Ai besonte fort në krijimin dhe ka qenë pjesëmarrës i rëndësishëm në debatet krijim/evolucion.
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, pp.38-39


    Humphrey Davy (1778-1829)
    I njohur si njeri i fesë, Davy ishte një nga kimistët më të mëdhenj të kohës së tij, nxënës i të cilit ishte Faradei. Ai ishte i pari që veçoi shumë elementë të rëndësishëm kimikë, zhvilloi teorinë lëvizëse të nxehtësisë, shpiku llampën e sigurisë, vërtetoi se diamantët janë prej karboni si dhe shumë ndihmesa të tjera të rëndësishme.


    Adam Sedgwick (1785-1873)
    Një nga gjeologët kryesorë të Anglisë së shekullit të 19-të, Sedgwick është veçanërisht i famshëm për identiikimin dhe emërtimin e sistemeve kryesorë shkëmborë të njohur si Kambrianë dhe Devonianë. Ai ishte gjithashtu klerik dhe, edhe pse mik i Çarls Darvin, ka kundërshtuar gjithmonë idetë e tij evolucionare.
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.53


    Michael Faraday (1791-1867)
    I njohur botërisht si një nga fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Faradei ka qenë veçanërisht i talentuar në zhvillimin e shkencave të reja të elektricitetit dhe magnetizmit. Ai dha gjithashtu ndihmesë kyçe në fushën e kimisë.

    Faradei ishte një shkencëtar që besonte në ekzistenën e një Krijuesi dhe se shkenca e feja janë në harmoni. Meqë një Zot krijoi botën, besonte ai, e gjithë natyra duhet të jetë e ndërlidhur si një e vetme. Në bazë të kësaj ideje ai arriti në përfundimin se elektriciteti dhe magnetizmi duhet të jenë në relacion.
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 111


    Samuel Morse (1791-1872)
    Mors ishte një shkencëtar i njohur për shpikjen e telegrafit. Ai gjithashtu ndërtoi aparatin e parë fotografik në Amerikë.

    Morse besonte në ekzistencën e një Krijuesi i cili krijoi çdogjë për një shkak të caktuar. Ai ndjente se bota materiale dhe ajo shpirtërore vepronin në harmoni. Vetëm katër vjet para se të vdiste Mors shkroi: "Sa më shumë t'i afrohem fundit të pelegrinazhit tim, vlerësohet më shumë madhështia dhe sublimiteti i kurës së Zotit ndaj njeriut gabimtar dhe e ardhmja ndriçohet me shpresë dhe gëzim."
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.47


    Joseph Henry (1797-1878)
    Fizikanti dhe shkencëtari i devotë amerikan Xhozef Henri ishte profesor në Universitetin Prinston. Henri, i cili shpiku motorin elektromagnetik dhe galvanometrin, e kishte bërë zakon të përhershëm që në çdo moment të rëndësishëm të një eksperimenti, në të gjitha eksperimentacionet e tij, të pushonte për të adhuruar Zotin dhe pastaj të lutej për orientim hyjnor.
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.49


    Louis Agassiz (1807-1873)
    Agasiz, i njohur gjerësisht si biologu më i madh amerikan, ishte një kundërshtar i vendosur i evolucionizmit.

    Agassiz e shihte planin hyjnor të Zotit kudo në natyrë dhe nuk mund të pajtohej dot me një teori ku nuk njihej rregulli. Si shkroi edhe ai vetë në Esse mbi Klasifikimin:

    Kombinimi në kohë dhe hapsirë i gjithë këtyre koncepteve të llogjikshme shfaq jo vetëm mendim, tregon gjithashtu paracaktim, fuqi, urtësi, madhështi, gjithëdije, maturi. Me një fjalë, të gjithë këto fakte në lidhjen e tyre natyrale thërrasin me zë të lartë Zotin e Vetëm, të cilin njerëzit mund të njohin, adhurojnë dhe duan.
    http://www.ucmp.berkeley.edu/ history/agassiz.html

    Vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 17-04-2006 më 17:54

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Arqile Boti (1948-?)

    Boti eshte nje nga biologet me te njohur ne fushen e studimeve te bimeve medicinale. Nepermjet perzierjeve origjinale te bimve te ndryshme ka rritur te kuroje nje sere semundjesh qe nuk kane gjetur dot sherim me metodat e njekesise konvencionale. Puna e Arqilese ka pasuruar se tepermi thellesine e njohjes se botes qe na rrethon duke e vene ate ne funksion te njeriut dhe nevojave te tij.
    Rev Shkenca dhe Jeta, vol23 2002

  4. #4
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528
    Citim Postuar më parë nga BluPower_blu
    Albert Einstein (1879-1955)

    Unë nuk mund ta imagjinoj një gjeni shkence pa këtë besim të thellë.Situata mund të përshkruhet kështu:"Shkenca pa fe është sakate".

    Refereca:
    "Science, Phylosophy and Religion" (Shkenca, filozofia dhe feja), Simpozium, 1941, CH. 13.
    po e vazhdoj quoten e Einstein-it

    ...dhe feja pa shkence eshte qorrë (e verber)!

    Einstein poashtu ka thene,se ne te ardhmen,nese do te kete fe me permasa kosmike,ajo do te jete Budizmi!


    Me sa kam ndegjuar,ne 100 vitet e fundit eshte bere 2 here ankete,dhe te 2 herat proporcioni ka qendruar 60-40 ne favor te shkenctarve qe nuk besojne ne ate artistin me mjekerr te bardhe,shkop dhe sandalle!

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Keni haruar Georges Lemaître, klerik katolik nga Belgjika qe ishte dhe astronom. Eshte 'babai' i teorise se Big Bang.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Murgesha katolike Miriam Michael Stimson (1913-2002).
    e para qe zbuloi mekanizmin e DNA. Mbi studimet e saj Waston e Crick fituen Nobel-in.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    e vertete eshte qe te gjithe mendjet me te ndritura te botes kane qene besimtare tek nje fe.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Gjeniu qe aktualisht mban postin e Profesorit Lukasian ne Cambridge, Stephen Hawking; F. Nietzsche, S. Freud, e shume me shume kane qene / jane ateista... :s- Nuk arrij ta vecoj tezen e kesaj teme...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    James Prescott Joule (1818-1889)
    Përveç zbulimit të tij të ligjit të parë të termodunamikës, Xhul tregoi gjithashtu si të llogaritet nxehtësia e prodhuar nga rryma elektrike në përcjellës dhe ishte i pari që llogariti shpejtësinë e një molekuke gazi. Zbulimi i tij më i madh ishte vlera e konstantes të njohur si "njëvlerësi mekanik i nxehtësisë". Ky zbulim çoi në formulimin e ligjit të ruajtjes së energjisë, më i rëndësishmi dhe më universali i të gjithë ligjeve shkencore.

    Xhul, si zbulues i këtyre ligjeve të rëndësishme shkencore, ishte një shkencëtar që besonte se mund të afrohej më shumë me Zotin po të njihte ligjet e natyrës. Besimi i tij e nxiti të vazhdonte më tej vëzhgimet e tij. Ai ishte një nga 717 shkencëtrët që nënshkruan një deklaratë kundër Darvinit në 1864. Ai shprehu me këto fjalë bestytnitë e tij rreth shkencës:

    Pas njohjes dhe bindjes ndaj dëshirës së Zotit, qëllimi tjetër duhet të jetë të njohësh disa nga veçoritë e Tij si urtësia, fuqia dhe mirësia të shfaqura këto në veprat e Tij. Është e qartë se një afrim me ligjet natyrore do të thotë jo më pak se një afrim me mendjen e Zotit të shprehur aty.
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 133


    George Gabriel Stokes (1819-1903)
    George Gabriel Stokes ishte një fizikant dhe matematicien i madh britanik i cili dha mjaft kontribute në shumë fusha. Ai zgjeroi njohuritë e astrofizikës, kimisë, problemeve zanore dhe nxehtësisë. Ai tregoi se, në ndryshim nga xhami, kuarci është transparent ndaj rrezatimeve ultravjollcë. Bashkë me Lordin Kelvin, ai ishte nga të parët që çmoi eksplorimet elektro-termodinamike të Xheims Xhaul. Stoks tregoi se rrezet-X ishin gjithashtu pjesë e spektrit elektromagnetik të Maksuellit. Për disa kohë Stoks ishte president i Institutit Viktoria të Londrës dhe anëtar aktiv i Shoqatës të Filozofëve të Kembrixhit.

    Ai ishte një shkencëtar që vëzhgonte natyrën me një besim tek Krijuesi dhe shkroi veçanërisht duke theksuar besimin e tij tek Zoti. Në një nga veprat e tij ai tha se "ligjet e natyrës zbatohen në përputhje me dëshirën e Tij; Ai që i dëshiroi ato mund të dëshirojë ndërprerjen e tyre"
    www.leaderu.com/offices/ schaefer/docs/scientists.html


    Rudolph Virchow (1821-1902)
    Kontributet kryesore të Virchow ishin në fushën e mjeksisë. Ai konsiderohet babai i patologjisë moderne dhe i studimit të sëmundjeve qelizore. Ai ishte i pari që përshkroi leuçeminë dhe ishte aktiv në kërkimet antropologjike dhe arkeologjike. Virchow ishte një nga shkencëtarët më të njohur që kundërshtonte me forcë mësimet evolucionare të Darvinit dhe Hekelit. Ai gjithashtu hyri në mënyrë aktive në politikë dhe luftoi energjikisht kundër lejimit të mësimdhënies së evolucionit në shkollat gjermane.Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.59


    Gregory Mendel (1822-1884)
    Me zbulimin e tij të tre ligjeve të gjenetikës, Mendeli hyri në histori si personi që themeloi parimet e trashëgimisë. Parimet e trashëgimisë të Mendelit kanë dalë të jenë provat më të forta që shfaqin falsitetin e teorisë së evolucionit.

    Pasi me zbulimin e parimeve të tij të trashëgimisë refuzoi teorinë e evolucionit, Mendeli besonte akoma më tepër se Zoti pati krijuar botën dhe se rastësia e verbër nuk mund të jetë shkaku i këtij rezultati
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 143


    Louis Pasteur (1822-1895)
    Pastër është një nga figurat më të mëdhaja të historisë së shkencës dhe mjeksisë, kryesisht për shkak të ndërtimit të tij të teorisë së mikroorganizmave dhe për kundërshtimin e tij ndaj teorisë së evolucionit. Ai ishte i pari që shpjegoi bazat dhe kontrollin e fermentimit organik dhe, ndërsa kërkimet e tij e çonin akoma më shumë drejt bakteorologjisë, ai izoloi një numër organizmash infektivë dhe zhvilloi vaksina për t'i luftuar ato - njihen sëmundjet e tmerrshme si tërbimi, difteria, plasja, etj - si dhe proçeset e pasterizimit dhe sterilizimit.

    Pastër, i cili ishte një besimtar i qëndrueshëm në Zot, ishte objekt kundërshtimi të egër për shkak të rezistencës së tij ndaj teorisë evolucionare të Darvinit. Ai ishte mbrojtës i përputhshmërisë së shkencës dhe fesë, gjë të cilën e theksonte shpesh në shkrimet e tij. Nga fjalët e tij veçojmë:

    Sa më shumë të di, aq më shumë feja ime bëhet e plotë dhe e padyshimtë.
    http://www.archimedesfoundation. org/quotes.html

    Pak shkencë të largon nga Zoti, kurse shumë prej saj të sjell tek AiJean Guitton, Dieu et La Science: Vers Le Métaréalisme, Paris: Grasset, 1991, p. 5


    Sir William Huggins (1824-1910)
    Hjuxhins ishte i mirënjohur edhe si shkencëtar besimtar edhe si astronom brilant. Ai ishte i pari që demonstroi se yjet janë përbërë kryesisht prej hidrogjeni dhe sasish më të vogla të të njëjtëve elementë që ekzistojnë mbi Tokë. Ai ishte gjithashtu i pari që dalloi efektin Dopler (që drita e yjeve zhvendoset nga e kuqja tek bluja ndërsa ato largohen nga njëri-tjetri) në astronomi, gjë që çoi në idenë e universit që zgjerohet.


    William Thompson (Lord Kelvin) (1824-1907)
    Lordi Kelvin pranohet të jetë fizikanti më i madh i kohës së tij dhe gjithashtu njihet për besimin e tij të fortë te Zoti. Ai mbahet lart në komunitetin shkencor për kontributet e tij në fizikë dhe matematikë si dhe nga shpikjet e tij praktike. Ai zhvilloi një metodë të suksesshme për lëngëzimin e hidrogjenit dhe heliumit. Ai ndërtoi shkallën e temperaturave absolute, prandaj këto temperatura sot maten si të tilla "gradë Kelvin". Ai e vendosi termodinamikën si një disiplinë shkencore formale dhe formuloi ligjin e parë dhe të dytë të saj me një terminologji të saktë.

    Ai e ekspozoi hapur në veprat e tij besimin e tij në Zot. Ai tha:

    Mos kini frikë të mendoni lirisht. Nëse mendoni pak më fort, do detyroheni nga shkenca të keni besim tek Zoti.
    www.leaderu.com/offices/ schaefer/docs/scientists.html

    Në lidhje me origjinën e jetës, shkenca… konfirmon fuqinë krijuese
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.66


    J. J. Thomson (1856-1940)
    Më 1897, J. J. Tomson zbuloi elektronin. Ai ishte profesor i fizikës në Universitetin e Kembrixhit. Tomson, i cili ishte një besimtar i devotë, bëri këtë pohim tek Natyra, duke tërhequr vëmendjen tek fakti se përfundimet e arritura nga shkenca tregojnë ekzistencën e Zotit:

    Ka akoma shumë maja të larta që duhet të ngjiten nga ata shkencëtarë që kanë vizione të gjera. Dhe çdo përparim në shkencë do fortësojë vërtetësinë e ndjenjave të tyre. Veprat e Zotit janë aq të mëdhaja
    www.leaderu.com/offices/ schaefer/docs/scientists.html



    Joseph Clerk Maxwell (1831-1879)
    Maksuelli pati një jetë të shkurtër por mjaft produktive. I njohur si babai i fizikës moderne, Maksuelli vërtetoi unitetin e dritës me elektricitetin duke vendosur bashkë dritën, elektricitetin dhe magnetizmin nën një bashkësi ekuacionesh. Ajnshtajni u mbështet në ekuacionet e Maksuellit për të formuluar teorinë e relativitetit.

    Albert Ajnshtajn i quajti arritjet e Maksuellit si "më të thellat dhe më të frytshmet që ka njohur ndonjëherë fizika që nga koha e Njutonit". Ai ishte dhe kundërshtar i evolucionit dhe arriti të zhvillonte një refuzim të detajuar matematik të së famshmes "hipotezë mjegullore" e ateistit francez LaPlas. Ai gjithashtu shkroi një refuzim prerës ndaj filozofive evolucionare të Herbert Spenser, mbrojtësi i madh i Darvinizmit. Në një letër ai meditonte se shkencëtari besimtar është i detyruar ta bëjë punën e tij pasi kjo i sjell dobi fesë.
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 153

    Vazhdon
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 18-04-2006 më 18:01

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    John Strutt (1842-1919)
    Xhon Strut vazhdoi studimet mbi lëvizjet e valëve elektromagnetike duke dhënë kështu ndihmesë të vlefshme në optikë, sonikë dhe në dinamikën e gazeve. Ai ishte bashkëzbuluesi i gazit të argonit dhe i gazeve të rrallë. Ai ishte gjithashtu i njohur si një besimtar i devotë. Si hyrje në botimet e tij ai shkruante: "Veprat e Zotit janë të mëdhaja".
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.79


    George Washington Carver (1865-1943)
    Agrikultura u bë një disiplinë mjaft e rëndësishme duke filluar nga fundi i shekullit të 19-të. Karver ishte një kërkues i njohur i agrikulturës i cili bëri një numër të konsiderueshëm zbulimesh kritike.

    Karver ishte i njohur për besimin e tij në Zot, gjë për të cilën fliste shpesh në fjalimet apo intervistat e tij. Pyetjes së një reporteri të gazetës Atlanta rreth qëndrueshmërisë së bojës me argjilë që pati prodhuar, ai iu përgjigj kështu: "Unë vetëm sa përgatis atë që Zoti ka krijuar. Është vepër e Zotit - jo e imja."
    Gene Adair, George Washington Carver, pp. 82, 83


    Sir James Jeans (1877-1946)
    Fizikanti i dalluar Sër Xheims Xhins besonte se universi ishte krijuar nga një Krijues me Urtësi të pafund. Disa nga pohimet në të cilat ai shfaqi pikëpamjet e tij janë:

    Ne zbulojmë se Universi jep prova të një Fuqie modeluese apo kontrolluese që ka diçka të përbashkët me mendjet tona.
    Sir James Jeans, in his Rede Lecture at Cambridge, reported in the Times, London, November 5, 1930

    Një studim shkencor i universit ka sugjeruar një përfundim që mund të përmblidhet kështu . . Universi duket të jetë modeluar nga një matematicien i vërtetë.
    Sir James Jeans, The Mysterious Universe, New York: Macmillan Co., 1932/ Cambridge, England: University Press, 1932, p. 140

    Georges Lemaitre (1894-1966)
    Georges Lemaitre parashtroi teorinë e Big Beng-ut që tregon krijimin e universit. Ai mendoi se universi kishte një fillim të dukshëm, do ketë një fund dhe se njohja e këtij fakti luan një rol kyç në të besuarin e shumë njerëzve tek Zoti. Lemètrë, i cili ishte gjithashtu dhe prift, besonte se shkenca dhe feja duhet të të çojnë drejt së njëjtës të vërtetë.
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 159
    (Lemètrë, i parë me Ajnshtajnin, ishte një shkencëtar besimtar që propozoi teorinë e Big Bengut e cila tregonte krijimin e Universit)


    Sir Alister Hardy (1896-1985)
    Hardi ishte themeluesi i shkencës së sotme të oqeaneve. Fondacioni Tempëllton, i cili çdo vit njeh një shkencëtar për kontributet e tij apo të saj në përparimin e fesë, nderoi Sër Alister Hardy në 1985, për studime empirike që për herë të parë vëzhguan përvojat fetare shkencërisht.

    Wernher von Braun (1912-1977)
    Wernher fon Braun ishte një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës. Ai ishte një inxhinjer raketash gjerman që zhvilloi raketën e famshme V-2 gjatë Luftës II Botërore.

    Dr. Braun, ish-drejtor i NASA-s, ishte gjithashtu një shkencëtar me besim të theksuar. Në parathënien e një antologjie mbi krijimin dhe modelimin në natyrë, ai ofroi dëshminë e tij:
    Fluturimi hapsiror i njeriut është një arritje mahnitëse, por i ka hapur njerëzimit vetëm një derë të vogël për të parë lartësitë marramendëse të qiellit. Një pamje nëpërmjet kësaj të çare e mistereve të mëdha të universit duhet vetëm të konfirmojë besimin tonë në sigurinë e Krijuesit të saj. Më duket po aq e vështirë të kuptoj një shkencëtar që nuk njeh prezencën e një llogjike superiore të ndodhur pas ekzistencës së universit sa edhe të kuptoj një teolog që mund të mohojë përparimet e shkencës.
    Henry M. Morris, Men of Science Men of God, Master Books, 1992, p.85
    Në maj të 1974 Verner fon Braun, në një artikull të botuar, citoi:
    Askush nuk i del dot përpara ligjit dhe rregullit të universit pa konkluduar se aty pas duhet të ketë modelim dhe arsye…Sa më mirë të kuptojmë ndërlikimet e universit dhe fshehtësive të tij aq më shumë arsye kemi gjetur për t'u mrekulluar para modelimit karakterisitk mbi të cilin ai bazohet… Të forcohesh të besosh vetëm në një rezultat - se çdogjë në univers ndodhi rashtësisht - do të dhunonte vetë objektivitetin e vetë shkencës… Çfarë proçesi i çfarëdoshëm do të mund të prodhonte trurin e njeriut apo sistemin e syrit të njeriut?…
    Dennis R. Petersen, Unlocking the Mysteries of Creation, Creation Resource Foundation: El Dorado, California, 1990, p. 63

    Max Planck (1858-1947)
    Fizikanti gjerman me reputacion Maks Planku zbuloi një konstante fizike të njohur me emrin e tij. Profesor fizike në Universitetin e Berlinit në vitet 1900, Planku pranonte se forma e rrezatimit mund të përfytyrohet më mirë me imazhin e një pikë shiu mbi xhamin e dritares sesa me ujin që rrjedh në lumë. Përpara Plankut shkencëtarët mendonin se drita kryente lëvizje valore. Planku, i cili zbuloi se çdo thërrmijë drite është një paketë energjie, i quajti këto paketa "fotone". Koncepti i fotonit shënoi një pikë kthese në historinë e fizikës. Drita jo vetëm që e përshkonte ajrin në formë valësh si p.sh. zëri, por gjithashtu lëvizte si thërrmijat.

    Përgjegjës për këto zbulime shpërthyese, Plank besonte në një "inteligjencë të gjithëfuqishme që udhëheq universin."
    "God and Science," Jacques Maritain Center, http://www.nd.edu/Departments/Maritain/jm2404.htm
    Max Maks Plank tha se Krijuesi i rregullit në univers është Zoti dhe e shprehu besimin e tij në Zot me këto fjalë:

    Çdokush që është marrë seriozisht me punë shkencore të çdolloji kupton se mbi hyrjen në dyert e tempullit të shkencës janë shkruar fjalët: Ti duhet të besosh. Është një veti pa të cilën shkencëtari nuk mund të bëjë dot.
    Max Planck, Where Is Science Going?, Allen & Unwin, 1933, p.214


    Charles Coulson (1910-1974)
    Kulson, për shumë vite profesor matematike në Universitetin e Oksfordit, përmend shpesh besimin e tij në Zot, dëshirën e tij për t'iu afruar Atij më tepër, lutjet e tij ndaj Zotit dhe besimin e tij se arsyeja e kësaj jete është t'i afrohesh sa më shumë Zotit.
    Charles Coulson, Science and Christian Belief, p. 72


    Pikëpamjet mbi kozmosin të Isaac Newton , i konsideruar shkencëtari më i madh i të gjitha kohërave, janë të dukshme në fjalët e mëposhtme:

    Ky sistem kaq i bukur diellor, planetet dhe kometat do mund të burojnë vetëm nga sugjerimi dhe dominimi i një Qënieje të inteligjente dhe të fuqishme. Kjo Qënie qeveris të gjitha gjërat… si Sundues mbi të gjithë, dhe sipas dominimit të Tij. Ai zakonisht quhet Zoti Sundues, Rregulluesi i Gjithëanshëm.
    Principia, Newton, 2nd edition; J. De Vries, Essentials of Physical Science, B. Eerdmans Pub.Co., Grand Rapids, SD, 1958, p.15

    Është fakt i njohur se arritjet shkencore të Keplerit rrodhën nga besimi i tij fetar. Arno Penzias, fitues i Çmimit Nobël për Fizikën në 1978 dhe bashkë-zbulues i rrezatimit të sfondit kozmik, flet kështu për Keplerin:

    Ky është një triumf i vërtetë, jo ai i Kopernikut, por triumfi i Keplerit. Kjo sepse, pas të gjithave, nocioni i epicikleve u dha në ato ditë kur shkencëtarët akoma rrihnin opinionet e tyre. E gjitha kjo zgjati derisa ne patëm një besimtar të vërtetë e ky qe Kepler…Ai besonte vërtetë në Zotin, Ligjvënësin… Dhe ai tha se duhet të ketë diçka më të thjeshtë e më të fuqishme. Mund të ketë qenë me fat ose ndoshta ishte diçka më e thellë, por besimi i Keplerit u shpërblye me zbulimin e tij të ligjeve të natyrës. Kështu, që nga ajo ditë ka qenë shumë e vështirë, por me kalimin e shekujve gjejmë se vërtetë kanë vend ligje shumë të thjeshta të natyrës. Pra, shpresat janë akoma tek shkencëtarët. Kjo nisi veçanërisht nga Kepleri dhe Kepleri e gjeti nga besimi i tij.
    http://www.ldolphin.org/

    Në këtë pjesë të librit do përmendim shkencëtarët besimtarë nga e shkuara në të tashmen, të cilët themeluan dhe zhvilluan shkencën moderne si dhe kontributet e tyre. Të gjithë shkencëtarët e përfshirë në këtë pjesë besonin se kozmosi dhe të gjitha format e jetës ishin krijuar nga Zoti. Fjalët e Frensis Bekon përshkruajnë qartë mendimin rreth krijesave të një shkencëtari besimtar:

    Ashtu si çdo vepër që tregon fuqinë dhe aftësinë e punëtorit,… ashtu është edhe me punët e Zotit; të cilat tregojnë Gjithëpushtetin dhe Urtësinë e Krijuesit.
    http://www.ldolphin.org/

    Roger Bacon (1220-1292)
    "Hijeshia e besimit ndriçon së tepërmi"
    Dan Graves, Scientists of Faith, Kregel Resources, 1996, p. 26

    I quajtur Doktori i Mrekullive nga bashkëkohësit e tij, Roger Becon ishte një shkencëtar dhe teolog britanik i cili la gjurmë të thella në metodën eksperimentale dhe i dha fund shumë zakoneve arkaike të praktikuara në shkencën e asaj kohe. Becon parashikoi një numër shpikjesh teknologjike që do vinin qindra vjet më vonë dhe ishte vështirë të imagjinoheshin në atë kohë. Anije, trena, makina, aeroplanë dhe ura lëvizëse janë disa këto nga të rejat që ai përmendi në shekullin e 13-të.

    Në një letër drejtuar një mikut të tij, Bekon shkroi:
    Së pari, mund të ketë mjete lundrimi pa pasur nevojë të voziten nga njeriu, si dhe anije të mëdha që çajnë detet me vetëm një njeri në drejtim dhe që do lundrojnë larg më shpejt se po të ishin plot me njerëz; gjithashtu edhe karroca që do lëvizin me forcë të papërshkrueshme pa pasur ndonjë që t'i drejtojë.
    Great Aviation Quotes," http://www.skygod.com/quotes/predictions.html

    Duke besuar se drita u krijua nga Zoti për t'i mundësuar njerëve shikimin, Becon bëri vëzhgime në këtë fushë. Ai përcaktoi karakterisikën zmadhuese të lenteve optike dhe vendpërdorimet e tyre. Ai ishte i pari që tha se drita e emetuar nga yjet nuk e arrin Tokën në të njëjtën kohë. Së fundmi, Becon pranoi se Toka nuk ishte e sheshtë por rrumbullake gati 200 vjet përpara Kristofor Kolombit dhe se India mund të arrihej duke udhëtuar në perëndim të Europës.

    Duke besuar se përfundimet në të cilat arriti nga vëzhgimet e tij ishin të dobishme për njerëzit që besonin, Becon tha:

    Kjo shkencë, që kujdeset për mirëqënien e besimtarëve, është e vlefshme, siç e pamë në dijet e saj të veçanta të së ardhmes, tashmes dhe të shkuarës.
    Michael Bumbulis, Christianity and The Birth of Science, http://www.ldolphin.org/bumbulis

    Becon, si shkencëtar, pohoi se shkenca nuk kundërshtonte fenë por madje mund të shërbente si një mjet i rëndësishëm për të bindur mosbesimtarët. Ai tha se "kjo shkencë është avantazhi më i madh në nxitjen e njerëzve në pranimin e fesë."
    First Book of Francis Bacon of the Proficience and Advancement of Learning Divine and Human


    Galileo Galilei (1564-1642)
    Galileo Galilei është personi i parë që ka përdorur teleskopin për të vëzhguar qiellin. Galilei pranonte se Toka është e rrumbullakët dhe ishte i pari që dalloi rajonet e errëta, krateret dhe kodrat e Hënës. Galilei, i famshëm për kontributet e tij të mëdha që i dha shkencës, besonte se shqisat, aftësia për të folur dhe inteligjenca u ishin dhuruar njerëzve nga Zoti dhe se ato duhet të përdoren në mënyrën më të mirë. Ai pohonte se ishte mjaft e dukshme që Natyra ishte modeluar nga Zoti. Ai tha se natyra ishte thjesht një libër tjetër i shkruar nga Zoti dhe se të vërtetat e shkencës dhe të vërtetat e fesë nuk mund të sprapsin njëra-tjetrën meqë Zoti është autori i të gjithë të vërtetave.http://home.columbus.rr.com/ sciences/enlightened_belief_ history.htm


    Albert Einstein (1879-1955)
    Albert Einstein, që është një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit të kaluar, është gjithashtu i njohur për besimin e tij në Zot. Ai nuk hezitoi të mbronte faktin që shkenca nuk do të mund të ekzistonte pa fenë. Siç thotë ai:

    Unë nuk mund ta konceptoj një shkencëtar të vërtetë pa pasur ai besim të thellë. Situata mund të shprehet me anë të një përfytyrimi: shkenca pa fenë është e çalë.
    Science, Philosophy and Religion, A Symposium, published by the Conference on Science, Philosophy and Religion in Their Relation to the Democratic Way of Life, Inc., New York, 1941

    Einstein ishte i bindur se universi ishte modeluar në një mënyrë mjaft perfekte për të qenë krijuar rastësisht dhe se ai ishte krijuar nga një Krijues me Urtësi Superiore.

    Për Einstein, i cili e përmendte shpesh besimin e tij tek Zoti në shkrimet e tij, të vëzhgoje rregullin natyral në univers ishte shumë e rëndësishme. Në një nga shkrimet e tij gjejmë, "Në çdo kërkues të vërtetë të Natyrës ekziston një lloj respekti ndaj fesë".Quoted in Moszkowski, Conversations with Einstein, p. 46

    Diku tjetër ai shkroi:
    Çdokush që është i përfshirë seriozisht në ndjekje të shkencës bindet se është i dukshëm qartë një shpirt në ligjet e Universit - një shpirt shumë më superior se ai i njeriut… Në këtë mënyrë ndjekja e shkencës çon drejt një lloji të veçantë ndjenje fetare…
    Letter to a child who asked if scientists pray, January 24, 1936; Einstein Archive 42-601


    Vazhdon ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 23-04-2006 më 14:42

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Leonardo da Vinci (1452-1519)
    Art, Inxhinjeri, Arkitekturë

    Georgias Agricola (1494-1555)
    Mineralogji

    John Wilkins (1614-1672)
    Astronomi dhe mekanikë

    Walter Charleton (1619-1707)
    President i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve

    Isaac Barrow (1630-1677)
    Profesor Matematike

    Nicolas Steno (1631-1686)
    Stratigrafi

    Thomas Burnet (1635-1715)
    Gjeologji

    Increase Mather (1639-1723)
    Astronomi

    Nehemiah Grew (1641-1712)
    Mjekësi

    William Whiston (1667-1752)
    Fizikë, Gjeologji

    John Hutchinson (1674-1737)
    Paleontology

    Jonathan Edwards (1703-1758)
    Paleontologji

    Richard Kirwan (1733-1812)
    Fizikë, Meteorologji

    Timothy Dwight (1752-1817)
    Educator

    James Parkinson (1755-1824)
    Mjekësi

    William Kirby (1759-1850)
    Entomologji (studimi i insekteve)

    Benjamin Barton (1766-1815)
    Botanikë, zoologji

    John Dalton (1766-1844)
    Themeluesi i teorisë moderne atomike

    Charles Bell (1774-1842)
    Anatomi

    John Kidd (1775-1851)
    Kimi

    Johann Carl Friedrich Gauss (1777-1855)
    Gjeometri, Gjeologji, Magnetizëm, Astronomi

    Benjamin Silliman (1779-1864)
    Mineralogji

    Peter Mark Roget (1779-1869)
    Fiziologji

    William Buckland (1784-1856)
    Gjeologji

    William Prout (1785-1850)
    Kimi

    Edward Hitchcock (1793-1864)
    Gjeologji

    William Whewell (1794-1866)
    Astronomi dhe Fizikë

    Richard Owen (1804-1892)
    Zoologji, Paleontologji

    Matthew Maury (1806-1873)
    Oqeanografi, Hidrografi

    Henry Rogers (1808-1866)
    Gjeologji

    James Glaisher (1809-1903)
    Meteorologji

    Philip H. Gosse (1810-1888)
    Ornitologji (studimi i zogjve), Zoologji

    Sir Henry Rawlinson (1810-1895)
    Archaeology

    John Ambrose Fleming (1849-1945)
    Arkeologji

    Sir Joseph Henry Gilbert (1817-1901)
    Elektronikë

    Thomas Anderson (1819-1874)
    Kimi

    Charles P. Smyth (1819-1900)
    Astronomi

    John W. Dawson (1820-1899)
    Gjeologji

    Henri Fabre (1823-1915)
    Entomologji

    Bernhard Riemann (1826-1866)
    Gjeometri

    Joseph Lister (1827-1912)
    Kirurgji

    John Bell Pettigrew (1834-1908)
    Anatomi, Fiziologji

    Balfour Stewart (1828-1887)
    Electricitet Jonosferik

    P.G. Tait (1831-1901)
    Fizikë, Matematikë

    Edward William Morley (1838-1923)
    Laureat Nobel në fizikë

    Sir William Abney (1843-1920)
    Astronomi

    Alexander MacAlister (1844-1919)
    Anatomi

    A.H. Sayce (1845-1933)
    Arkeologji

    James Dana (1813-1895)
    Gjeologji

    George Romanes (1848-1894)
    Biologji dhe Fiziologji

    William Mitchell Ramsay (1851-1939)
    Arkeologji

    William Ramsay (1852-1916)
    Kimi

    Howard A. Kelly (1858-1943)
    Gjinekologji

    Douglas Dewar (1875-1957)
    Ornitologji

    Paul Lemoine (1878-1940)
    Gjeologji

    Charles Stine (1882-1954)
    Kimi organike

    A. Rendle-Short (1885-1955)
    Mjekësi

    L. Merson Davies (1890-1960)
    Gjeologji, Paleontologji

    Sir Cecil P.G. Wakeley (1892-1979)
    Mjekësi



    Thot Zoti ne Kur,an:
    3:190. Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.

    12:105. Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.

    45:3. Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.

    41:53. Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai është i vërtetë.

    20:54. Vërtet, për të gjitha këto ka argumente për ata që kanë mendje të shëndodhë.

    29:49. Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarëve.

    50:37. Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë me vëmendje, ka argumente.

    51:20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
    51:21. Po edhe në veten tuaj ...



    10;97: Edhe sikur t'u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë.

    Fund
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 30-04-2006 më 20:06

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Copy -> Paste nga Wikipedia:

    Liste Shkencetaresh Ateiste
    Science & Medicine

    * Alfred Adler (1870–1937): Austrian psychiatrist, believed that God was a helpful psychological projection.
    * Jean le Rond d'Alembert
    * Isaac Asimov (1920–1992): Russian-American biochemist, sci-fi writer and science populariser.
    * Richard Dawkins (1941–): British zoologist, biologist, creator of the concept of the selfish gene and the meme; outspoken atheist and popularizer of science.
    * Joseph Fletcher (1905–1991): founder of the theory of situational ethics, pioneer in the field of bioethics, transhumanist.
    * Sigmund Freud (1856–1939): Austrian neurologist, father of psychoanalysis, considered the belief in God to stem from an unconscious fear of one's own biological father.
    * Frédéric Joliot-Curie (1900–1958): French physicist.
    * Jonathan Miller (1934–): British physician, theatre director, journalist and broadcaster. Recently made a programme, Atheism: A Rough History of Disbelief, discussing the history of atheism.
    * Julien Offray de La Mettrie (1709–1751): French physician and philosopher, earliest of the materialist writers of the Enlightenment.
    * Steven Pinker (1954–): Influential American experimental psychologist, cognitive scientist and popular science writer, professor of psychology, Harvard University.
    * Carl Sagan (1934–1996): American astronomer, author, science popularizer, and proponent of the search for extraterrestrial life.
    * Burrhus Frederic Skinner (1904–1990): American psychologist and author, a pioneer on experimental psychology, advocate of behaviorism, and writer of two books on social engineering.
    * Max Stirner (1806–1856): German philosopher, Young Hegelian, one of the literary grandfathers of nihilism, existentialism and anarchism.
    * Matt Ridley (1958–): British zoologist, science writer and journalist, open supporter of libertarianism in politics and reductionism in biology.
    * James D. Watson (1929–): Nobel Prize laureate, co-discoverer of the structure of DNA.
    * Steven Weinberg (1933–): American physicist, professor at University of Texas at Austin. Nobel prize laureate in physics.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Nipash tema eshte Shkenctaret Besimtar, e jo shkenctart Ateista !!!!!!!!!!!! "Plus kjo eshte rubrika Toleranca Fetare (jo ateiste)" !!!!!!!!!!!!!!!!
    Aq shum te preki ky shkrim qe ta ka hup edhe kontrrollen a !!!!!!!!

    Te lutem qele (Hape) nje tem te re per shkenctart Ateista, edhe ato te rubrika "Agnosticizëm dhe ateizëm" sepse aty e ka vendin.

    nejse PAQ
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bani gjk : 30-04-2006 më 21:01

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    NUk e kuptoj cfare shkruan...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Ateher te lutem shko thirre dikend qe din shqip e le te perkthen.

  16. #16
    Albert Ajnshtajn : " Sa më shumë që shkencën po studioj , aq më shumë ne zot po besoj"

  17. #17
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    sa bukur rimon ne shqip
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  18. #18
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Dhe qfar zbuluan keta shkenctare ?
    ka zot a po ska
    qfar jan me fe keta shkenctare se me duket qe jan
    sipas emrav ose Hebrej ose Krishter?

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    sipas emrav ose Hebrej ose Krishter?
    Jane te krishtere ose hebrenje se edhe musliman edhe shkencetar nuk ka

  20. #20
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga MIRIAM Lexo Postimin
    Jane te krishtere ose hebrenje se edhe musliman edhe shkencetar nuk ka
    Mire por duhet ta qartesojm per opinjonin publik sepse postuesi kishte postuar ca vargje kur'anore qe perpak na beri te besojm qe keta shkenctare kishin marr mesime nga Muhamedi

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani per femrat besimtare
    Nga Sefedini_PZ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 13:27
  2. Kishe ortodokse pa besimtare.
    Nga Era1 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 00:59
  3. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  4. Rrihet Maks Velo: Më rrahën besimtarë muslimanë
    Nga ChuChu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 00:38
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •