Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 193
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku



    15 Prill 2006

    Bujar Nishani (zedhenes i grupit parlamentar PD, deputet) prononcohet per shtyp:

    “-Prokurori Sollaku mė parė duhet t’u shpjegojė shqiptarėve se cilat janė lidhjet e tij me bandėn “Hakmarrja pėr Drejtėsi” dhe cilat ishin motivet qė dosjet e ekstradimit tė Altin Arapit, nė vend tė procedurave zyrtare, ia kaloi pėrfaqėsuesit politik tė kėsaj bande, Adrian Vishės.
    -Prokurori Sollaku mė parė duhet t’u deklarojė shqiptarėve se cilat janė detyrimet e tij ndaj bandės sė Aldo Bares dhe pėrfaqėsuesit politik tė saj, gjyqtarit Gjermeni”



    Agim Neza, kėshilltar i kryeprokurorit, tha se:

    Pretendimet e deputetėve tė PD-sė janė shpifje tė ulėta, tė cilat kėrcėnojnė rendin kushtetues dhe demokracinė nė vend.




    16 Prill 2006

    Ora 15: 05 Kryeministri Berisha: Do te vertetoj lidhjet e Sollakut me krimin

    Kryeministri Sali Berisha ka shkuar edhe me tej ne akuzat e bera ndaj Prokurorit te Pergjithshem Theodhori Sollaku. Berisha u shpreh sot se ka te gjitha faktet qe tregojne lidhjet e kreut te akuzes me krimin. Kryeministri sqaroi se akuzat nuk i ka ndaj figures se prokuroreve, por vetem ndaj Sollakut. Ai e akuzon kryeprokurorin si te vetmin pergjegjes per shkeljet ne organin e akuzes.


    Ora 17:35 Sollaku: Berisha te ruaje qetesine. Shume shpejt do te ballafaqohemi

    Pas akuzave te kryeministrit Sali Berisha ne drejtim te kryeprokuorit ka qene I menjehershem reagimi i kreut te institucionit te akuzes Theodhori Sollaku. I pyetur nga tv NEWS 24 kryeprokurori i ka kerkuar kryeministrit Berisha te ruaje qetesine. Gjithashtu Sollaku ka deklaruar se shume shpejt do te ballafaqohet me kryeministrin Berisha per te gjitha akuzat qe ai ka leshuar ne drejtim te tij.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Berisha do te heq Sollakun.
    Pasardhesi i Sollakut leviz nga prokuroria e pergjithshme te gjithe ambasadoret e krimit ne kete institucion dhe fillon luften kunder mafies.

    Daullet e luftes po bien.
    Zoti e ndihmofte Shqiperine

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Krimi eshte i demshem per cdo shoqeri e edhe per shoqerine shqiptare, duke perfshire gjithe partite politike ne to. Krimi duhet te luftohet pamvaresisht se nga anetare te ciles parti behet ai.

    PD, po deshi qe te kete jete te gjate ne qeveri, nuk duhet te denoje njerez vetem per bindjet partiake te tyre, por vetem ata te kriminalizuar pamvaresisht se ne cilen parti bejne pjese, pra si te PS-se ashtu edhe te PD-se. Keshtu, pervec jetegjatesise se tyre ne pushtet, kane edhe perfitimin tjeter qe eshte ndoshta edhe me i madh se ky e qe eshte permiresimi i kushteve te jeteses ne vendin ku jetojne ata dhe familjet e tyre, pra jeta ne nje shoqeri pa kriminele.

    PS, po deshi qe te vije ne pushtet sa me pare, duhet qe ta luftoje krimin si ne partine e tyre ashtu edhe ne partite tjera, e jo te mundohet te mbroje anetaret e partise se tyre apo kundershtaret e PD-se qe jane te kriminalizuar sepse keshtu, ndoshta edhe mund te kene perfitime ne short-run, por ne long-run jane humbesit me te medhenje vete ata. Poashtu, ne qender te vemendjes se tyre duhet te jete interesi madhor i shoqerise shqiptare per nje shoqeri pa apo me sa me pak kriminele dhe krime sepse duke pasur kete ne fokus te tyre, edhe shansat per te ardhur prape ne pushtet do i kene me te medha.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Shume bukur, duket se sa ia doni te miren atij vendi. Ne vend qe te pergezohen ata qe duhet te pergezohen ju filloni me njemije e nje sharje. Per mendimin tim lufta ndaj korrupsionit dhe krimit tani kaloi ne nje stad me te larte, dhe kjo ben qe te dridhen ata qe e kane mizen nen kapele. Sipas jush nuk duhen prekur njerez te vecante packa se ata nuk kane lene gje pa bere, apo nuk kane bere asgje nga ato qe duhej te benin. Une di dicka qe ne 8 vitet e shkuara Shqiperia ishte nder vendet e para korrupsion, dhe krimin e organizuar. Di edhe dicka tjeter qe komuniteti nderkombetar dhe opinioni publik ( jo partizanet e partive ) i kane dhene vleresimin me te larte qeverise se tanishme ne luften kunder krimit dhe korrupsionit ( ne daci fakte per kete mund tua them ) Pra mos kerceni keshtu me sharje dhe akuza te pallogjikeshme te tipit LUNESTA. Tregohuni me objektive. Nje Shqiperi e lire nga krimi dhe korrupsioni do te jete nje vend me i mire per te gjithe ne. Rendesi ka qe kjo lufte antikrim dhe antikorrupsion te vazhdoje qofte edhe ne sferat e larta. Askush nuk duhet ta ndjeje veten te paprekshem qofte ky kryeprokuror apo kryeminister.
    Shendet te gjitheve

  4. #4
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028

    Gjarperi me syze...

    Theodhori Sollaku ose "gjarperi me syze" sic e kam pagezuar une eshte pikerisht strumbullari i asaj qe quhet "state capture" from the MAFIA...Eshte pikerisht ai qe mban peng sa e sa dosje kunder krimit dhe qeveritareve te inkriminuar bolshevike te pas 97-tes....
    Autori i ketyre rreshtave eshte njeri prej gazetareve qe zbuluan dhe investiguan ceshtjen STELA...historine e se ciles besoj shume nga ju e kane ndjekur ne emisionin Fix Fare...
    Dhe gjarperi me syze ka plot 3 ore filmim ne dvd ku Stela i cjerr masken ne salle te gjyqit prokurorit te ceshtjes dhe trupit gjykues!!!!!!!!!!

    Ku qendron veprimi mafioz i Sollakut ne kete rast? Qendron ne ate qe ai edhe pse e disponon kete dvd dhe kasete origjinale diskretituese per vartesit e tij te Vlores lejon qellimshem tere fallsifikimin e fjaleve te Steles ne sallen e gjyqit duke bere qe 4 njerez te pafajshem te kalben neper qelite e burgjeve shqiptare aq padrejtesisht...dhe Stela te kalbet e vrare nga dora e fshehte e krimit shteteror...Duke bere qe krimi i veshur me petk policesh, me petk policesh gjyqesor, me petk prokuroresh, me petk gjykatesish te inkriminuar realisht ne kete ceshtje..te vazhdojne te kene ne dore akoma fatin dhe jeten e njerezve te ndershem...Vrasje me duar te "pastra"...sigurisht..

    Per kete ceshtje Sollaku dha hesap edhe ne departamentin e shtetit amerikan, por pas kthimit ne Atdhe nuk ndryshoi asgje...Nuk ndryshoi sepse ai eshte vete peng i krimit!!!

    Pra me fjale me te thjeshta: ne tryezen e tij prej mese 8 muajsh jane vendosur dy dokumenta per ceshtjen ne fjale: Njeri dosja e manipuluar dhe e ndryshuar dhe tjetersuar e seances ku Stela deponon si deshmitare e vetme e akuzave te rreme e te pergenjeshtruara bindshem , dosje e manipuluar kryekeput nga prokuroria dhe Gjykata e Vlores dhe tjetri filmimi origjinal i kesaj seance pas te ciles Stela u vra...

    E cfare permban kjo kasete?

    permban momentet kur Stela (Johana Dudushi) u kerkon falje djemve qe po kalben ne burg si viktima te mashtimeve dhe genjeshtrave te vete Steles nen rekrutimin dhe instruksionet e segmenteve te policise se shtetit dhe perfaqesuesve te drejtesise shqiptare....( e pa dokumentuar ne dosjen gjyqesore)

    permban diskretitimin qe ajo i beri publikisht dosjes se genjeshtert te prokurorit te ceshtjes Dorian Tafili duke e diskretituar me fakte teresisht...(e pa dokumentuar ne dosjen gjyqesore)

    permban pohimin e saj ne salle te gjyqit qe cdo gje qew permban ne ate dosje eshte realizuar nga polici gjyqesor Alket Tafa i cili ka ushtruar ndaj Steles torturen...(e pa dokumetuar ne dosjen gjyqesore)

    permban edhe vendin e tortures: qendra Vatra- kjo qender qe zyrtarisht sherben per rehabilitimin e viktimave te trafikut njerezor...(!!!)(e padokumentuar ne dosjen gjyqesore)

    permban pikerisht fajtoret e vertete...te artikuluar nga goja e Steles se penduar...


    Kodi dhe ligjet penale shqiptare e njohin si perfundimtare dhe vendimtare deshmine ne sallen e gjyqit. Sekretarja e ketij procesi dhe trupi gjykues e manipuluan teresisht fjalen dhe deponimet e Steles duke i cuar Sollakut nje dosje te rreme...
    z.Kreshnik Spahiu i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve bashke me te afermit e viktimave te kesaj afere te pashembullt kriminale te shtetit shqiptar i cuan kryeprokurorit edhe kaseten e vertete filmike qe ai te verifikonte dhe te karahasonte dy materialet...
    Dhe eshte ky momenti kur ai beri deklaraten e tij te famshme : kaseta filmike nuk eshte prove gjyqesore...




    E cfare beri gjarperi me syze ne kete rast??? Tha: ne baze te ligjeve shqiptare kaseta filmike nuk perben prove!!! Ja kush eshte Sollaku!!!

    Po o gjarper me syze...nuk eshte prove per moralin ligjor te nje kodi penal qe neser mund te ndryshoje, por jo per kodin moral te nje njeriu , aq me keq te nje kryeprokurori...

    Por kjo ceshtje sigurisht do trajtohet ne seancen e komisionit hetimor per Sollakun ne parlamentin shqiptar...dhe atehere ata qe kane ndermend te me kundershtojne pas ketij postimi do me japin shume te drejte per kete postim...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga whisper : 16-04-2006 mė 22:05
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Aldo Bare, me kazino, me vendim tė gruas sė Sollakut



    Mbretėria e krimit nė Lushnjw, me vendim tė Anila Gjermenit, noterizoi si ndėrmarrje me ortak tė vetėm Aldo Baren, ndėrkohė qė bashkėshortja e Theodhori Sollakut, e shpalli atė edhe “aktivitet pėr lojwra fati”, mw 29 shtator tė 1999-s. Me zgjerimin e aktivitetit kriminal dhe me mbėshtetjen e familjeve Sollaku dhe Gjermeni, kapobanda mendonte tė zgjeronte aktivitetin edhe nė Tiranė. Me kapjen e Bares nė Turqi, Sollaku urdhėroi vartėsin e vet tė pushonte nė fshehtėsi hetimin pėr Artan Gjermenin, nė mėnyrė qė ai tė bėhej me imunitet, si anėtar i KLD-sė



    Theodhori e Zegjine Sollaku, bashkė me Artan e Anila Gjermenin, prej vitesh janė nė njė partneritet tregtar me Aldo Baren, dhe politik me ata qė pėrkrahin bandėn qė zu fill nė Lagunėn e Karavastasė. Akuzave pėr lidhjet e ngushta tė familjes Sollaku me Aldo Baren dhe “Hakmarrjen pėr Drejtėsi”, dje, prokurori i pėrgjithshėm iu pėrgjigj me njė dhunė verbale se do tė shihej edhe me kryeministrin, edhe me ata qė mbrojnė kauzėn e luftės kundėr krimit dhe korrupsionin. Por Sollaku e ka shumė tė vėshtirė tė mbrojė investimin e tij tė shumėfishtė nė favor tė Aldo Bares (pėr “Hakmarrjen...”, do tw flasim njėherė tjetėr). Historia e “joint-venture”-it mes familjes Sollaku dhe Alfred Shkurtit zė fill herėt, dhe karriera duket se u ushqye nga ky bashkėpunim. Firma e Aldo Bares “Ndėrmarrja e peshkut Karavasta”, me njė vendim tė noteres Anila Gjermeni, bashkėshorte e Artan Gjermenit, ndėrron emrin nė “Xhulio Dani”, me 24 shtator tė 1999-s, duke pasur si ortakun e vetėm tė vėrtetė tė shoqėrisė Aldo Baren. Pesė ditė mė vonė, me 29 shtator, me vendimin nr 55 31/2 7114, ndėrmarrjes, Zegjine Sollaku me njė vendim nė Tiranė, i shton edhe aktivitetin e lojrave tė fatit, si pėr njė ironi qė kryhej si me “urdhėr tė peshkut”. Vendimi pėr tė kryer shtesėn e aktvitetin, kryhej nėn motivacionin se “shoqėria do tė kryente zgjerim aktivitetit”, meqenėse edhe miqtė atėhere ndiheshin shumė tė fuqishėm. Kjo aleancė vijoi mė tej nė rrethe tė larta, duke i garantuar Aldo Bares ortakėrinė e vetme mbi “mbretėrinė e peshkut” nė Karavasta, dhe pėr lojrat e fatit, qė mė vonė dolėn se ishin lojėra me koka njerėzish. Nė gjykatėn e Lushnjes, ishte i plotfuqishėm Artan Gjermeni dhe bashkėshortja e tij, noterja Anila, politikisht mbėshtetja nga Partia Socialiste kėsaj bande nuk iu mohua asnjėherė (vetėm Arta Dade, deputetja e Karavastasė s’ka folur ende pėr tmerret qė kanė parė banorėt e zonės sė saj elektorale), nė Tiranė, protektorėt u forcuan edhe mė tej me ngritjen nė detyrė tė bashkėshortit tė Zegjinesė, Theodhori Sollakut. Skema lexohet qartė po tė shohim angazhimin krejt kriminal tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr tė pushuar ēeshtjen nė ngarkim tė Artan Gjermenit, kur Ministria e Drejtėsisė e akuzoi atė pėr falsifikim tė pasurisė. Sollaku ngarkoi vartėsin e vet tė Kavajės qė tė pushonte nė fshehtėsi ēeshtjen nė ngarkim tė Gjermenit, vetėm pak ditė pėrpara se KLD-ja ta pranonte “pėrfaqėsuesin politik tė Aldo Bares” nė radhėt e veta, me njė votim qė gjithashtu i nėnshtrohej tė njėjtit pushtet tė krimit. Artan Gjermeni duhej tė bėhej patjetėr me imunitet, pėr tė mos dhėnė shpjegime lidhur me avokatinė qė i kanė kryer prej vitesh “peshkut Karavasta” qė mė vonė u bė me vendim tė Anila Gjermenit e Zegjine Sollakut edhe “Kazino-peshku Karavasta”. Marrja nė pyetje e Artan Gjermenit do tė nxirrte shumė shpejt nė shesh skemėn kriminale qė ka marrė dhjetėra jetė njerėzish dhe qė sheh familjen e prokurorit tė pėrgjithshėm tė marrė peng nė kėtė strukturė kriminale. Por parashikimet pėr paprekshmėrinė e kėtyre njerėzve u prishėn kur nė Turqi u ndalua Aldo Bare e kur nga investigimet e Ministrisė sė Drejtėsisė, Sollaku u detyrua tė dekonspironte aktivitetin e vet dhe tė bashkėshortes. Vendimi i Zegjine Sollakut, ėshtė njė angazhim i pashlyeshėm i familjes sė kryeprokurorit nė favor tė njėrės nga familjet mė tė mėdha mafioze qė shqiptare, e cila pėrmendet nė tė gjitha raportet e agjencive ndėrkombėtare. Kryeprokurori duhet tė thotė se pse s’ka asnjė provė tė ofruar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė ngarkim tė kriminelėve qė po kapėn kėto javė nga Policia e Shtetit, por pėrkundrazi, ēdo gjė po kryhet nėn obstruksionin e plotė tė saj. Zbulimi i kėsaj skeme ėshtė objekt qė meriton debat, dhe jo pėrrallat rreth shkeljes sė kushtetutės, kur themi se institucioni i prokurorisė ėshtė shndėrruar nė aleaten kryesore tė krimit tė organizuar nė vend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 17-04-2006 mė 17:06

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Berisha: Hetim Sollakut

    E Diele, 16 Prill 2006
    Kryeministri Berisha, vetėm dy ditė mė parė nė emisionin "Opinion", ka deklaruar se do tė kėrkojė sė shpejti hetim parlamentar pėr kryeprokurorin Sollaku. Njė deklaratė e tillė ka ardhur pas akuzave tė forta tė kryeministrit nė drejtim tė kreut tė akuzės, pėr lidhje me bandat kriminale, fshehje tė dosjeve kriminale, si dhe se ka fjetur mbi dosjet e krimit. Madje, kryeministri Berisha ka tėrhequr njė vlerėsim nė drejtim tė Prokurorisė tė bėrė ditė mė parė, nėn argumentin se kanė bashkėpunuar dhe punuar nė mėnyrė tė suksesshme vetėm prokurorėt e krimeve tė rėnda, prokurorėt e thjeshtė, ndėrkohė qė do tė vazhdohet lufta kundėr segmenteve tė caktuara tė institucioneve qė janė kapur nga krimi.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Prokuroria: Deklaratat e Nishanit, kėrcėnim rendit kushtetues

    E Diele, 16 Prill 2006
    Shpifje tė ulėta dhe kėrcėnim tė rendit kushtetues dhe demokracisė. Ky ėshtė reagimi zyrtar i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, pas deklaratave nė media tė zėdhėnėsit tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Bujar Nishanit. Ky i fundit akuzoi dje prokurorin e Pėrgjithshėm pėr lidhje me bandat kriminale tė njohura nė vend. Reagimi i PD-sė erdhi njė ditė pas publikimit nė media tė statistikave nga Prokuroria e Pėrgjithshme, e cila nė harkun kohor tė dy viteve ka goditur 26 grupe kriminale. Ndėr tė tjera Sollaku pėrmendte organizatat kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi" dhe "Banda e Lushnjes". Kėto organizata janė pėrdorur nga Nishani, i cili nė konferencėn e shtypi e cilėsonte Sollakun tė lidhur me kėto banda.

    I menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Kėshilltari i kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Agim Neza, i konsideroi deklaratat "shpifje tė ulėta dhe kėrcėnim tė rendit kushtetues dhe demokracisė". Mė pas, Neza shpjegoi se institucioni i Prokurorisė ka vėnė para pėrgjegjėsisė tė gjithė ata qė shkelin ligjin dhe puna e prokurorisė duket nė arritjet pozitive nė luftėn kundėr krimit tė organizuar. Neza tha se janė shpifje tė ulėta deklaratat e Nishanit, e cili e lidhte Sollakun me bandat "Hakmarrja..." dhe "Banda e Lushnjes". "Prokuroria e Pėrgjithshme ka kėrkuar burgim tė pėrjetshėm pėr Altin Arapin, ndėrsa gjykata ka dhėnė tė njėjtėn masė dėnimi. Ku ekziston lidhja e Sollakut me kėtė individ?", thanė burimet zyrtare nga akuza qendrore.

    Ndėrsa nė lidhje me implikimin e Sollakut me "Bandėn e Lushnjes", burimet nga akuza qendrore thanė se "muajt e fundit, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka riformuluar akuzat dhe e cilėson Aldo Baren si kreun e organizatės kriminale". Zyrtarėt e Prokurorisė thanė se kanė prova tė pakundėrshtueshme pėr Aldo Baren, nė lidhje aktivitetet kriminale tė tij. Ndėrkaq, hetuesit e krimeve tė rėnda thanė se, "nėse gjatė hetimeve rezulton ndonjė zyrtar i implikuar, atėherė do tė fillojnė procedimin penal".

    S.Ēobo

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Organizatat dhe grupe tė strukturuara kriminale tė hetuar pa 2004

    26 organizata dhe grupe tė strukturuara kriminale janė hetuar dhe dėrguar pėr gjykim nė periudhėn janar 2004 dhe nė vazhdim

    "Banda e Lushnjes"

    "Hakmarrja pėr Drejtėsi"

    Procedim penal nr.2 i vitit 2004, nė ngarkim tė Orik Shyti etj., me 10 tė pandehur.

    "Trafikimi i raketave dhe minave me telekomandė".

    "Ēėshtja e trafikimit tė fėmijėve nė Greqi"

    " Kontrabanda e cigareve"

    "Vjedhja me armė e filialit tė Bankės Amerikane"

    Operacioni "Kompas"

    "Trafikimi i minave me telekomandė"

    "Trafikim tė femrave pėr prostitucion"

    Operacioni "Malėsor"

    "Ēėshtja e pasaportave"

    "Organizatat kriminale nė Durrės"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shqiperi, mbi 28 deputetė te mazhorances kėrkojnė nisjen e procedurave per shkarkimin e kryeprokurorit. Kerkesa neser ne Kuvend


    TIRANE (17 Prill) - Mazhoranca kerkon shkarkimin e Theodhori Sollakut nga posti i Prokurorit te Pergjithshem. Mbi 28 deputetė tė mazhorances do ti paraqesin neser kryeparlamentares Josefina Topalli kėrkesėn pėr nisjen e procedurave tė shkarkimit nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, zotit Theodhori Sollaku.

    Deputetėt nismėtarė pėr fillimin e procedurave pėr shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku shprehen se “motivi pėr paraqitjen e kėsaj kėrkese para Kuvendit mbėshtetet nė tolerancė ndaj kriminalitetit nė vend dhe rezultat tė dobėt pėr zbardhjen e ngjarjeve, identifikimin dhe dėnimin e autorėve tė veprave penale pėr periudhėn 2002-2005”.

    Sipas tyre “veprat penale qė kanė lidhje me krimin e organizuar, trafikun e njerėzve, shfrytėzimin dhe organizimin e prostitucionit, prodhimin, shpėrndarjen e lėndėve, bimėve narkotike dhe substancave psikotrope, janė shndėrruar nė kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare tė vendit, ndėrkohė qė autorėt e hetuar dhe tė dėnuar janė tė pakėt, megjithėse nga Kuvendi nuk ka munguar vullneti politik pėr tė implementuar politika penale mjaft represive pėr kėto vepra penale gjatė periudhės 2002-2005”.

    Nderkaq vete kryeprokurori Sollaku ka hedhur poshte akuzat e PD-se per lidhje mes tij dhe disa bandave kriminale. “Prokurori i Pergjithshem nuk ka asnje lidhje me keto banda, pervec faktit qe kerkon t’i fuse ne burg” tha Sollaku ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.


    (/BalkanWeb)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Tė nisė procedura pėr shkarkimin e kryeprokurorit

    OBJEKTI: Kėrkesė pėr nisjen e procedurės sė shkarkimit nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, zotit Theodhori Sollaku.


    BAZA LIGJORE: Neni 149 i Kushtetutės, neni 7 i ligjit nr.8737, datė 12.2.2001 "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė", i ndryshuar, si dhe neni 114 i Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė.

    DREJTUAR: Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė

    Kryetares, zonjės Jozefina Topalli

    E nderuar zonja Kryetare, tė nderuar kolegė deputetė!


    Njė grup deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, nė mbėshtetje tė nenit 149 tė Kushtetutės, tė nenit 7 tė ligjit nr.8737, datė 12.2.2001, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė", i ndryshuar, si dhe nenit 114 tė Rregullores sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, ju drejtohen me kėtė kėrkesė pėr fillimin e procedurės sė shkarkimit nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, zotit Theodhori Sollaku.

    Motivi pėr paraqitjen e kėsaj kėrkese para Kuvendit mbėshtetet nė tolerancė ndaj kriminalitetit nė vend dhe rezultat tė dobėt pėr zbardhjen e ngjarjeve, identifikimin dhe dėnimin e autorėve tė veprave penale pėr periudhėn 2002-2005. Organi i prokurorisė ka dėshmuar, pėrveē mungesės sė profesionalizmit nė luftėn ndaj kriminalitetit, edhe mungesė tė vizionit nė shfrytėzimin e instrumentave nė dispozicion, pėr zbulimin, dėnimin dhe parandalimin e posaēėm dhe tė pėrgjithshėm tė fenomeneve tė jashtėligjshme. Periudha 2002-2005 dėshmoi jo vetėm pėr pamjaftueshmėri tė hetimit dhe zbulimit tė autorėve tė krimit ordiner, por edhe pėr rritjen e pėrmasave dhe pėr njė nivel mė tė lartė organizimi tė strukturave kriminale vendase dhe bashkėpunimin e tyre me organizata kriminale jashtė kufirit.

    Veprat penale qė kanė lidhje me krimin e organizuar, trafikun e njerėzve, shfrytėzimin dhe organizimin e prostitucionit, prodhimin, shpėrndarjen e lėndėve, bimėve narkotike dhe substancave psikotrope, janė shndėrruar nė kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare tė vendit, ndėrkohė qė autorėt e hetuar dhe tė dėnuar janė tė pakėt, megjithėse nga Kuvendi nuk ka munguar vullneti politik pėr tė implementuar politika penale mjaft represive pėr kėto vepra penale gjatė periudhės 2002-2005.

    Nė komisionet hetimore tė Kuvendit ka pasur indicie dhe kallėzime konkrete pėr pėrfshirje tė zyrtarėve shtetėrorė nė praktika dhe afera korruptive, tė cilat i shkaktonin buxhetit tė shtetit dėm prej miliona dollarė. Anėtarė tė komisioneve madje kanė depozituar kallėzime konkrete pranė organit tė akuzės pėr nisjen e hetimeve pėr shpėrdorime nė ushtrimin e detyrės. Asnjė lloj komenti nuk ėshtė bėrė nga organi i akuzės nė lidhje me kallėzimet dhe indiciet e dhėna nga kėto komisione hetimore.

    Kėtė gjendje tė rėnduar kriminaliteti nė vend dhe punėn e dobėt tė organit tė akuzės, drejtuesi i saj e ka pėrligjur nė media dhe pėrpara kėtij Kuvendi, me mungesa ligjore.

    Deklaratat e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr mungesė tė kuadrit ligjor dhe mungesė kompetencash tė organit tė akuzės, pėr tė nisur hetimet, kryesisht, tregojnė jo vetėm pėr inkoherencėn dhe mungesėn e profesionalizmit tė tij, por dėshmojnė haptazi pėr shkelje tė rėndė tė ligjit nė ushtrimin e funksionit. Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė i mefshtė nė argumentat dhe rrethanat e paraqitura mbi motivet me tė cilat organi i akuzės ėshtė justifikuar pėr mosushtrimin e pėrgjegjėsive ligjore pėr luftėn ndaj fenomeneve tė jashtėligjshme dhe degradimin e shtetit ligjor. Tė gjitha deklaratat e kėtij drejtuesi dėshmojnė se Kuvendi, jo vetėm duhet tė ketė kujdes nė dhėniet e pėlqimit pėr kėtė kategori subjektesh, por nė mėnyrė tė veēantė duhet tė tregohet largpamės nė krijimin dhe ecurinė e raporteve tė bashkėpunimit mes kėtij organi dhe vetė Kuvendit nė tė ardhmen.

    Nė vijim po paraqesim nė mėnyrė tė detajuar arsyet se pėrse drejtuesi i kėtij institucioni duhet tė shkarkohet "pėr shkelje tė rėndė tė ligjit gjatė ushtrimit tė kėtij funksioni, pėrgjegjėsitė ligjore tė tij dhe disa nga veprimet konkrete tė kryera prej tij, gjatė ushtrimit tė kėsaj detyre".

    Nė bazė tė Kushtetutės, nenit 148 tė saj, pikave 4 e 5 tė nenit 24 dhe neneve 25 e 305 tė ligjit nr.7905, datė 21.3.1995, "Kodi i Procedurės Penale nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, nenit 8 tė Ligjit nr.8737, datė 12.2.2001, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė autoriteti mė i lartė pėr ushtrimin e ndjekjes penale dhe pėrfaqėsimin e akuzės nė gjyq. Ai ėshtė drejtues i prokurorisė, e cila funksionon si strukturė e centralizuar dhe i nėnshtrohet njė hierarkie tė rreptė drejtimi. Sipas nenit 4 tė ligjit nr.8737, datė 12.2.2001, urdhrat dhe udhėzimet e prokurorit mė tė lartė janė tė detyrueshme pėr prokurorin mė tė ulėt. Pra, Prokurori i Pėrgjithshėm ka pasur dhe ka nė dorė tė gjithė pushtetin ligjor pėr t'u kujdesur qė prokuroria tė veprojė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjin, pėr ndjekjen dhe ndėshkimin e rreptė tė tė gjitha formave tė veprave penale. Pėr pasojė, ka pasur dhe ka tė gjithė pėrgjegjėsinė ligjore, si instanca mė e lartė pėrgjegjėse, nė ēdo rast individual qė provon dėshtimin e prokurorisė nė realizimin e detyrave tė saj. Kėshtu, shfajėsimet personale tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr mungesė tė kuadrit ligjor, janė tė pambėshtetura. Sipas nenit 280 (i KPrP), prokurori dhe policia marrin dijeni pėr veprėn penale me iniciativėn e vet….. Mėnyra e konceptimit tė kėtij organi si organ i centralizuar dėshmohet edhe nė kompetencėn ekskluzive tė vetė kėtij institucioni (neni 305 i KPrP) qė edhe kryesisht tė marrė pėrsipėr hetimet, nėse prokurori i rrethit nuk ushtron ndjekjen penale ose nuk e pushon atė nė afatin e caktuar. Prokurori i Pėrgjithshėm nė deklarimet e tij nuk ka informuar asnjėherė se nė sa raste e ka shfrytėzuar kėtė mundėsi ligjore (nenin 305), cilat kanė qenė rezultatet dhe ēfarė masash dhe pėrgjegjėsish disiplinore janė ushtruar ndaj prokurorėve tė rretheve.

    Nė ushtrimin e detyrės, Prokurori i Pėrgjithshėm ka harruar funksionin e "prokurorisė". Akuza ka si funksion kryesor luftėn kundėr kriminalitetit. Kjo luftė nėnkupton si masat parandaluese, ashtu edhe ato represive, nė mėnyrė tė veēantė kundėrveprimin me iniciativė ndaj ēdo vepre penale pa qėndruar nė pritje e pasivitet.

    Drejtuesi i organit tė akuzės nuk mund tė fshehė dėshtimin e veprimtarisė sė prokurorisė, duke ia lėnė tė gjithė barrėn e fajit nė analizat vjetore tė punės policisė gjyqėsore. Madje, edhe sikur tė jetė kėshtu, mungesa e profesionalizmit dhe forcės sė zbulimit tė krimit, pėrfshi dhe fiksimin e provave nga policia gjyqėsore, ngarkon me pėrgjegjėsi direkte edhe Prokurorin e Pėrgjithshėm sipas ligjit nr. 8677, datė 2.11.2000, "Pėr organizimin dhe funksionimin e policisė gjyqėsore". Sipas nenit 11 tė ligjit nr. 8677, datė 2.11.2000, vlerėsimi profesional i kandidaturave pėr oficer tė policisė gjyqėsore, transferimi, rritja nė gradė apo largimi bėhet me pėlqimin e dhėnė tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, apo sipas standarteve tė kualifikimit, tė pėrcaktuara edhe prej tij. Nė ēdo rast, sipas ligjit nr.8677, datė 2.11.2000, tė ndryshuar, Prokurori i Pėrgjithshėm, i gėzonte tė gjitha instrumentet ligjore pėr tė ndėrhyrė dhe rritur nivelin e profesionalizmit dhe pėrkushtimit nė detyrė tė efektivit tė policisė gjyqėsore. Mosveprimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm apo rezultati i dobėt i veprimeve tė tij, shton edhe mė tepėr pėrgjegjėsinė individuale tė zotit Theodhori Sollaku.

    Prokurori i Pėrgjithshėm, sipas ligjit, ėshtė pėrgjegjės pėr organizimin e punės nė kėtė organ dhe nuk mund tė justifikojė rastet dhe praktikat pėr pėrfshirje tė vartėsve nė afera korruptive. Daljet mediatike tė kėtij drejtuesi nė konferencat e kėtij organi dhe deklaratat e "vakta" pėr pastrim tė radhėve tė akuzės nga prokurorė qė kanė "makina luksoze", janė qesharake dhe "tallje" me funksionin.

    Prokurori i Pėrgjithshėm, sipas ligjit, gėzon tė gjithė instrumentat ligjorė dhe mekanizmat nė dispozicion, pėr tė kryer kontroll mbi veprimtarinė e ēdo prokurori tė kėtij institucioni dhe lidhjet e tij tė mundshme me krimin. Nė kėto kushte, vetėm pasi ky drejtues tė kishte ushtruar kėtė pėrgjegjėsi konkrete tė tij, mund dhe duhej tė pėrcillte pėr publikun rezultatet e tij nė luftėn ndaj korrupsionit nė institucion. Nė pėrgjegjėsitė dhe detyrat funksionale tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm nuk pėrfshihet deklarimi mediatik i gjendjeve tė konstatuara nga mbarė opinioni publik, por drejtimi i kėtij organi dhe pėrcaktimi i pėrgjegjėsve.

    Si drejtues, Prokurori i Pėrgjithshėm, zoti Theodhori Sollaku, duhej tė kryente veprime konkrete qė strukturat nė varėsi tė tij tė identifikonin bashkėpunėtorėt e strukturave kriminale ose shpėrdoruesit e rėndomtė tė detyrės shtetėrore, qė gjallonin nė organin e akuzės dhe reduktonin ēdo ditė besimin e publikut tek ky organ kushtetues.

    I frikshėm dhe kėrcėnues pėr rendin ligjor ėshtė deklarimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm i fundvitit 2005, drejtuar punonjėsve, qė nė ushtrim tė pėrgjegjėsive ligjore, funksionarė tė KLSH-sė u paralajmėruan publikisht pėr "dėnim pėr kallėzim tė rremė, pasi denoncuan korrupsion". Nė ēdo vend demokratik, njė deklaratė e tillė do tė zgjonte reagimin e ashpėr tė institucioneve garant tė ligjit dhe tė mbarė publikut.


    Prokurori i Pėrgjithshėm mban pėrgjegjėsi si drejtuesi i organit tė akuzės:


    Pėr krimet tronditėse ende tė pazbardhura;


    - Vrasja e profesorit tė drejtėsisė, tė ndjerit av.Kleanthi Koēi nė vitin 1998. Zbardhja e kėsaj ngjarjeje ėshtė detyrim ligjor dhe moral nė respekt tė kontributit dhe kujtimit tė tij;

    Vrasjet pėr shkak tė detyrės tė ushtarakut tė karrierės, kolonel Ahmet Krasniqi, ministėr i Mbrojtjes i Qeverisė sė Kosovės, nė datė 21 shkurt 1998 dhe tė ndjerit zotit Sali Tivari, Sekretar i Pėrgjithshėm i Komunitetit Musliman, nė datė 13 janar 2003;

    Vrasjet e biznesmenėve: tė pronarit tė subjektit "FLEVI", biznesmenit tė hekurit, zotit Florian Vila; tė biznesmenit tė tregtimit tė mishit, zotit Arben Pojani; tė biznesmenit tė njė rrjetit radio-televiziv privat (Top-Media), zotit Vajdin Lame, sė bashku me mikun e tij Artan Arsi. Tė tre krimet mbi biznesmenėt janė kryer tė gjitha nė kryeqytet, nė afėrsi tė ambienteve tė banimit tė viktimave, ndėrsa mėnyra e kryerjes sė krimit dėshmonte pėr nivel tė lartė organizimi. Pėr zbardhjen e kėtyre krimeve, komuniteti i biznesit ka reaguar menjėherė dhe u ka kėrkuar instancave pėrgjegjėse zbardhjen e motiveve, pasi rrezikohej shpėrngulja e kapitalit vendas.


    Seritė e vrasjeve tė rrugės sė Kavajės tė pazbardhura ende, me moritė e ekzekutimeve, madje edhe brenda institucionit tė sigurisė sė lartė;


    Ēėshtja e Shkallnurit, e bėrė publike nė media;

    Droga e kapur nė autobusėt e kompanisė "Xhoi Travel" nė fillim tė vitit 2003, e bėrė publike nė media;

    Biseda e transkiptuar Nano-Abdiu, pėr tafikun e armėve nė dhjetor 1997 (dosje e mbyllur);

    Tragjedia e 9 janarit 2004, nė Karaburun, ku humbėn jetėn 28 shtetas. Tė pazbardhura janė ende rrethanat e ngjarjes kriminale ku pėrfshihen njė numėr i lartė funksionarėsh tė Ministrisė sė Rendit Publik dhe tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Prokurori i Pėrgjithshėm, me mosveprimet e tij pėr 2 vjet rresht, u siguroi autorėve tė vėrtetė tė tragjedisė mbrojtje dhe paprekshmėri pėr krimin e kryer.


    Ndaj jetės dhe shėndetit si vijon;


    E pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i krimit tė datės 27.3.1999, nė Tiranė, pranė Bar "Rovena", nė tė cilėn u vra shtetasi Edvin Borova dhe u plagos Ilir Bardhi. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i vrasjes sė shtetasit Elton Zajmi, datė 14.12.1999, nė Tiranė, pranė Klubit Sportiv "Partizani". (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i krimit tė vrasjes me armė zjarri tė shtetasve Sentiljano Elezi dhe Fatmir Hodo, datė 23.12.1999, nė Tiranė, pranė lokalit "Andis". (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i krimit, vrasjes me armė zjarri tė shtetasit Ergys Borova, datė 4.5.2000. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i krimit, vrasjes me armė zjarri tė shtetasve Shpėtim Sulaj, Agim Rrokaj, mė datė 7.4.2000. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja dhe tė paidentifikuar autori i krimit, vrasjes me armė zjarri tė shtetasit Ilir Zhupani, dhe vrasjes nė tentativė tė Ilirjan Borova, ngjarje e datės 7.11.2001. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i krimit, vrasjes me armė zjarri tė shtetasit Erald Harshova, datė 1.4.2002. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i vrasjes sė shtetasit Enton Shqypi, nė Durrės, mė datė 13.8.2002. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja dhe i paidentifikuar autori i krimit, vrasjes me armė zjarri tė shtetasit Arjan Zeneli, i datės 9.11.2002. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja, krimi i ndodhur nė Rr."Luigj Gurakuqi", nė shkallėt e TV "Arbėria", mė datė 15.10.2004, nė tė cilėn u qėlluan me armė zjarri, pasi po dilnin nga transmetimi i emisionit "Zonė e Lirė", shtetasit Vajdin Lame, biznesmen, ing.Xhevahir Ngjeēari, tė dy tė ftuar nė emison, dhe Arjan Ēani, gazetar, drejtuesi i emisionit "Zonė e Lirė". (Gjendja e ēėshtjes-nė hetim)

    E pazbardhur ngjarja, krimi i vrasjes tė mbetur nė tentativė tė Prof. Ylli Pangos, datė 6.3.2003, nė banesėn e tij nė Rr. "Ali Visha", Tiranė. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    Tė pazbuluar personat e tė tjerė tė pėrfshirė nė vrasjen e shtetasit Fatmir Rama-Miri i Xhikes, nė lokalin e tij, "Kartodrom 2000" nė Lundėr, Tiranė. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar pėr personat e tjerė)

    E pazbardhur ngjarja pėr krimin e rrėmbimit dhe vrasjes sė shtetasit Xhevahir Malaj, kambist nė Tiranė. Trupi i tė ndjerit u gjet nė tunelet e Uzinės sė Tankeve Tiranė, datė 11.3.2002, ora 10.00. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja e rrėmbimit tė shtetasit Koēo Dade, nė vitin 1998. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja pėr rrėmbimin e biznesmenit Petrit Gazheli, nė kilometrin 22 tė rrugės nacionale Tiranė-Elbasan, dt.9.12.1998. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur ngjarja pėr "humbjen" e shtetasit nga Elbasani Bardhyl Musaj, i datėlindjes 1940, nė Tiranė, nė rrethana shumė tė dyshimta. Kallėzimi pėr "humbjen" ėshtė kryer nė prokuroritė e rretheve Tiranė dhe Elbasan pėr kėtė shtetas. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    E pazbardhur vrasja e shtetasit Klajdi Jaho. (Gjendja e ēėshtjes-hetim)

    E pazbardhur ngjarja dhe autori i vrasjes sė shtetasit Dritan Veseli, datė 14.9.2004, ora 20.30, nė lagjen "10 Korriku", nė Vlorė. (Gjendja e ēėshtjes-hetim)

    E pazbardhur ngjarja dhe autori i vrasjes sė shtetasit Pėllumb Bajrami, datė 2.11.2004, ora 18.45, nė lagjen "Bashkimi", nė Vlorė. (Gjendja e ēėshtjes-hetim)

    E pazbardhur ngjarja dhe autori i vrasjes sė shtetasit Aleks Lala, datė 12.05.2005, ora 20.30, nė vendin "Sektori C", nė aksin Milot-Burrel. (Gjendja e ēėshtjes-hetim)

    E pazbardhur ngjarja vrasje nė tentativė e oficerit tė policisė, Bardhyl Zeqo, dt.11.10.2004, ora 18.45, me eksploziv. Eksplozivi vendosur nė mjetin e tij, brenda oborrit tė shtėpisė. (Gjendja e ēėshtjes-pezulluar)

    Pėr pėrdorimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme si mjet shantazhi politik ndaj deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė vėmendje, rasti i deputetit Nikollė Lesi dhe rrėzimi i kėrkesės sė heqjes sė imunitetit ndaj tij nė legjislaturėn e shkuar.

    Pėr degradimin e akuzės nė njė numėr tė konsiderueshėm ēėshtjesh tė bujshme, nė mėnyrė tė veēantė dėshtimi i pėrsėritur pėr ēėshtjet e trafikut tė organizuar dhe prostitucionit (shembull tipik: ēėshtja e Rudin Callikut dhe 3 tė pandehurve tė tjerė, tė dėnuar nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Durrės, deri me 25 vite burg, dhe prishur vendimi pėr shkelje tė rėndė tė ligjit procedurial dhe prova tė pavlefshme nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartė nė vitin 2005. Hetimi i kėsaj ēėshtje ėshtė ndjekur nga Prokuroria e Pėrgjithshme. (Burimi: Ministria e Drejtėsisė)

    Pėr shpėrdorim tė detyrės: njė numėr i konsiderueshėm rastesh tė personave tė marrė nėn akuzė dhe qė sot pėrfitojnė kompensim pėr burgim tė padrejtė ose persona qė kanė vuajtur dėnimin nė institucionet e vuajtjes sė dėnimit tej afateve tė vendimeve gjyqėsore. Kėshtu pėr shembull, vetėm pėr periudhėn 2004-2005 janė pranuar me vendim gjykate tė formės sė prerė 105 kėrkesa individuale pėr kompensim pėr burgim tė padrejtė. Vlera monetare qė rėndon buxhetin pėr kėto kėrkesa ėshtė 79.340.346 lekė. (Burimi: Avokatura e Shtetit)


    Pėr nxjerrje urdhrash tė paligjshėm dhe qė cėnojnė rėndė tė drejtat dhe liritė e personit


    Degradimin e akuzės dhe favorizim tė paligjshėm tė familjarėve tė personave me pushtet, duke vendosur njė standart tė dyfishtė pėr trajtimin e shtetasve dhe cėnuar rėndė parimin kushtetues tė barazisė para ligjit. Nė vijim po pėrmendim disa fakte kriminale tė njohura nga publiku:

    - E pazbardhur ngjarja kriminale e ndodhur mė datė 15.11.02, pasdite, nė afėrsi tė Kopshtit Botanik, ku u qėllua me armė zjarri, pistoletė "TT", shtetasi 23-vjeēar Gentian Bruzi, nga Tirana. Sipas deklarimeve nga zyrtarė tė policisė sė Komisariatit nr.2 dhe dėshmitarėve nė vendngjarje, autori i ngjarjes sė vrasjes sė mbetur nė tentativė ishte 25- vjeēari Albi Dabulla, i shoqėruar nga i vėllai. Albi Dabulla dhe i vėllai i tij, pas krimit, u shpallėn persona nė kėrkim.

    - Degradimi i hetimit dhe gjykimit tė ngjarjes kriminale tė ndodhur rreth orės 4:00, tė datės 1.02.2004, nė Rr. "Dėshmorėt e 4 shkurtit", ndaj shtetasit Artur Caka, me tė pandehur Ledian Gramoz Ruēi, ku ngjarja "vrasje e mbetur nė tentativė" kualifikohet si "plagosje e lehtė me dashje".

    Organi i akuzės, nė kualifikimin dhe cilėsimin e figurės sė veprės penale, dėshmoi klientelizėm dhe servilizėm ndaj lidhjeve me pushtetin tė tė pandehurit.

    Gjithashtu, ėshtė e frikshme politika penale qė ka ndjekur prokurori i ēėshtjes gjatė caktimit tė masės sė dėnimit, gjobė nė 500 000 lekė. Nė ēdo rast, Prokurori i Pėrgjithshėm duhej qė, pėr cilėsinė e dobėt tė hetimit, tė niste procedimin disiplinor pėr shkarkimin nga detyra tė prokurorit tė ēėshtjes, i cili keqadministroi provat dhe nė mungesė tė tyre ēoi nė gjykim dhe dėshtoi njė proces penal me rėndėsi tė posaēme pėr pavarėsinė e integritetin e organit tė akuzės. Dėshtimi i akuzės provohet: Vendimi i Gjykatės sė Shkallės sė Parė, Tiranė, nr.96, akti. datė 29.04.2005.

    - Shpėrdorime tė rėnda, tė evidentuara gjatė kontrolleve tė kryera nė Ministrinė e Transportit, ku ėshtė copėzuar fondi limit i entit prokures: Ndėrmarrja e Albtransportit, me objekt prokurimi "blerje e uniformės sė punonjėsve tė aeroportit Rinas", nė prokurime tė veēanta pėr ēdo artikull, pjesė e uniformės, me qėllim pjesėmarrjen dhe shpalljen fituese nė mėnyrė tė kundraligjshme tė zonjės Eva Brati, bashkėshortja e ministrit Ben Blushi, ortake nė subjektin fitues. Veprimi i kundraligjshėm ėshtė kryer nga titullari i entit prokurues, anėtarėt e njėsisė sė prokurimit qė, nė bashkėpunim me Eva Bratin, kanė pėrfituar pa tė drejtė miliona lekė fonde publike.

    Pėr komandime tė paligjshme nė detyrė tė prokurorėve pėr mė shumė se 6 muaj, pa pėrcaktuar ēėshtjet pėr tė cilat komandohen, nė kundėrshtim tė plotė me nenin 25 tė ligjit nr.8737, datė 12.02.01, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar.

    Pėr pengimin e drejtėsisė dhe fshehje tė krimit tė grabitjes sė pasurisė sė shtetasit grek George Vourvachis (70% tė aksioneve tė shoqėrisė), nga shtetasit Skėnder Moniku dhe Ilir ***ēini, nė bashkėpunim me bashkėshorten e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, zonjėn Zegjine Sollaku. Bashkėshortja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, zonja Zegjine Sollaku, gjatė kohės kur kryente detyrėn e gjyqtares, nė seksionin tregtar tė Gjykatės sė rrethit gjyqėsor Tiranė, ka vendosur nė likuidim shoqėrinė e pėrbashkėt greko-shqiptare me kapital tė investuar 500.000 euro, nė kundėrshtim flagrant tė ligjit. Hetimi i kėsaj ēėshtjeje dhe ndėshkimi i autorėve ėshtė penguar nga zoti Theodhori Sollaku, megjithė kėrkesėn e pėrsėritur tė diplomacisė greke nė Tiranė.

    Pėr ngjarjen e rėndė dhe tė paprecedent tė ndodhur mė datėn 30.3.2006 e tri ditėt nė vijim, nė Prokurorinė e rrethit gjyqėsor Kavajė, ku nė shkelje tė hapur tė ligjit nr.8737, datė 12.2.2001, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, me faj, janė penguar inspektorėt e Ministrisė sė Drejtėsisė, pėr tė verifikuar fashikullin hetimor tė procedimit penal tė shtetasit Artan Gjermeni - anėtar i KLD-sė.

    Prokurori i Pėrgjithshėm mban pėrgjegjėsi jo vetėm si autori i kėsaj shkeljeje tė pa precedent, por edhe pėr dezinformimin e opinionit publik dhe institucioneve kushtetuese, pėr ligjshmėrinė e inspektimit tė dosjes "Gjermeni". Pėrpjekjet e prokurorit pėr dezinformim tė publikut provohen edhe nė shtrembėrimet e tij nė media tė marrėdhėnies nė fjalė me Ministrinė e Drejtėsisė. Deklaratat dėshmojnė se Prokurori i Pėrgjithshėm jo vetėm ėshtė angazhuar individualisht, por dhe si institucion pėr tė kryer avokatinė e personave tė dyshuar pėr lidhje me krimin e organizuar nė vend. (Burimi: deklaratat e zotit Theodhori Sollaku nė edicionet informative dhe njoftimi publik i ministrit tė Drejtėsisė, i datės 31.3.2006 e nė vijim).

    Pėr mosndjekje tė asnjė denoncimi publik pėr vepra kundėr korrupsionit, ndonėse ligji procedurial penal i njeh prokurorisė edhe tė drejtėn pėr tė filluar ndjekjen penale kryesisht. Kodi i Procedurės Penale i njeh prokurorit tė drejtėn pėr tė filluar ndjekjen penale kryesisht sipas neneve 24, pika 3 e 280, dhe posaēėrisht pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm nė nenin 305, paragrafi i parė. Tė gjitha kėto dispozita janė shkelur haptazi nė veprimtarinė e prokurorisė. Pėrgjegjėsia pėr kėtė bie mbi Prokurorin e Pėrgjithshėm.

    Pėr inertėsinė nė hetimin dhe dėnimin e autorėve, tė cilėt kanė kryer krime ndaj jetės dhe shėndetit tė personit pėr motive tė dobėta (gjakmarrje). Gjatė vitit 2002-2006, organi i akuzės nuk ka ndėrmarrė asnjė nismė aktive pėr tė vendosur sundimin e ligjit nė zonat e prekura nga ky fenomen dhe hetuar autorėt e veprės penale. Pėr kėto fenomene, organi i akuzės ėshtė mjaftuar nė vėzhgime tė nismave tė ndėrmarra nga organizata jo qeveritare qė kryejnė negociata pėr pajtim gjaqesh, publikojnė dokumentarė ose japin ndihma pėr fėmijėt e ngujuar. Kjo situatė skandaloze ka kthyer zona tė caktuara tė vendit nė "mikro laboratorė vėzhgimi", tė fenomeneve tė mungesės sė shtetit dhe pėrshtatjes sociale tė individėve me rrethanat e tilla nga sociologėt dhe etnologėt e huaj tė interesuar.

    Pėr dėshtimin e procedurės sė ekstradimit tė personave tė implikuar nė hetimin e organizatės kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", shtetasve shqiptarė Orik Shyti e Kreshnik Spahia, tė arrestuar nė Bazel tė Zvicrės mė 6 shkurt 2004, dhe tė shtetasit Altin Arapi, tė arrestuar nė tetor nė Bruksel, Belgjikė. Dėshtimi i procedurave tė ekstradimit tė shtetasve Orik Shyti e Kreshnik Spahia ėshtė pranuar nė heshtje si pėrgjegjėsi ekskluzive e organit tė akuzės, ndėrsa dėshtimi i procedurės sė ekstradimit tė tė pandehurit Altin Arapi, si pėrgjegjėsi e pėrbashkėt e dy organeve, Ministrisė sė Drejtėsisė dhe organit tė akuzės.

    Ministri i Drejtėsisė, zoti Fatmir Xhafaj, menjėherė pas dėshtimit tė procesit deklaroi se "nuk ėshtė dėshtim i Ministrisė sė Drejtėsisė mosekstradimi nė Shqipėri i tė dyshuarve si anėtarė tė organizatės", ndėrsa Prokurori i Pėrgjithshėm, zoti Theodhori Sollaku, deklaroi se pėr kėto ēėshtje "institucioni i tij nuk ndjente pėrgjegjėsi pėr lirimin dhe refuzimin e ekstradimit tė Altin Arapit. Prokuroria ka prova shkencore qė vėrtetojnė se Arapi ėshtė ekzekutori i shoferit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Genci Sina, shtatorin e vitit qė shkoi nė qendėr tė Tiranės. Ndėrkohė, prokuroria do tė hetonte mbi dyshimet nėse Ministria e Drejtėsisė kishte dėrguar nė kohėn e duhur dhe pa parregullsi dokumentacionin e kėrkuar nga autoritetet e Brukselit, pėr tė vendosur mbi ekstradimin ose jo tė Altin Arapit". Pas mė shumė se 1 viti, Prokurori i Pėrgjithshėm, zoti Theodhori Sollaku, ende s'ka njohur publikun me rezultatet e hetimit dhe nėse dyshimet e tij qėndrojnė rreth pėrfshirjes sė ministrit tė Drejtėsisė nė veprime tė qėllimshme, tė cilat ēuan nė dėshtimin e kėtij procesi. Pėr kėto arsye, organi i akuzės ėshtė pėrgjegjėsi i vetėm pėr dėshtimin e procedurės sė ekstradimit edhe tė Altin Arapit, aq mė tepėr kur ka tė dhėna tė besueshme, tė cilat provojnė se dėshtimi i ekstradimit ka ardhur nėpėrmjet manipulimit tė qėllimshėm tė dosjes nga ky organ. Gjithashtu, Prokurori i Pėrgjithshėm mban pėrgjegjėsi edhe pėr moshetim tė rasteve tė tjerė, me implikacione ndėrkombėtare.

    Pėr pėrfshirje dhe mbėshtetje tė elementėve kriminalė nė radhėt e prokurorisė, rasti tipik i pėrfshirjes sė njė prokurori lokal nė rrėmbimin dhe mbajtjen peng, pėr qėllime pėrfitimi, tė shtetasit Irfan Idrizi, nga komuna Forrinė Gostivar e Maqedonisė, me profesion hoxhė (imam), i rrėmbyer mė 03.12.2002, nė Gostivar.

    Pėr mungesėn e bashkėveprimit me Kontrollin e Lartė tė Shtetit, pėr ushtrimin e ndjekjes penale ndaj punonjėsve tė administratės shtetėrore tė cilėt sipas kontrollit tė KLSH-sė, kanė kryer shkelje tė ligjit dhe dėmtuar fondet e buxhetit tė shtetit. Mungesėn e bashkėveprimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm nė hetimin e dosjeve tė dėrguara nga KLSH-ja e dėshmojnė statistikat zyrtare tė periudhės 2000-2005, tė cilat vėrtetojnė se:

    - organi i akuzės, nga 82 kallėzime gjithsej tė KLSH-sė, ku implikohen dhjetra persona, ka dėrguar pranė gjykatės vetėm 7% tė kallėzimeve. Vetėm nė prokuroritė e Rrethit Tiranė dhe Durrės, KLSH-ja ka depozituar gjithsej nė pėrqindje 71% tė kallėzimeve tė kėtij institucioni nė shkallė vendi. Dėmi i denoncuar nė kėto dy organe ka vlerė tė barabartė me 2 miliard e 293 milion lekė, 40 milion e 75 mijė dollarė dhe 12.180 marka. Bashkėlidhur statistika pėr Tiranėn dhe Durrėsin.

    Sipas akt kontrollit tė Ministrisė sė Drejtėsisė pėr periudhėn 2000-2005, rezulton se nė Prokurorinė e Tiranės janė paraqitur:

    Nga KLSH-ja

    pėr 2000-'05

    kallėzime Gjithsej Dėrguar nė gjykatė Nė hetim deri 28.12.2005 Kthyer pa veprim, mosfilluar ose pushuar.

    Nr. i ēėshtjeve 51 ēėshtje 5 ēėshtje 15 ēėshtje 31 ēėshtje

    dhe nė Prokurorinė e Durrėsit

    Nga KLSH-ja

    pėr 2000-'05

    kallėzime Gjithsej Dėrguar nė gjykatė Nė hetim deri 28.12.2005 Kthyer pa veprim, mosfilluar ose pushuar.

    Nr. i ēėshtjeve 7 ēėshtje 0 ēėshtje 6 ēėshtje 1 ēėshtje


    Mungesa e transparencės pėr dėshtimin e kėtij bashkėveprimi ėshtė motiv i mjaftueshėm pėr shkarkimin nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Shtetit nė ēdo vend demokratik.

    Si shembuj tipikė tė mungesės sė bashkėveprimit dhe tė dėshtimeve kėtu mund tė pėrmendim:

    Ēėshtja hetimore pėr "evazionin fiskal pėr 30 mijė automjete, shmangie detyrime dognore, me dėm tė pėrllogaritur nė buxhetin e shtetit nė vlerėn 75 milion dollarė", depozituar nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, mė datė 10.9.1999. Ēėshtja nuk ėshtė hetuar, pasi ėshtė pėrcjellė (zvarritur) nga njė zyrė prokurorie nė tjetrėn, me pretendime pėr mungesė kompetence territoriale pėr afro 3.5 vjet.

    Ēėshtja me objekt abuzime nė Korporatėn Elektroenergjitike Shqiptare nė blerjen e transformatorėve pėr Hidrocentralin e Fierzės, me dėm prej rreth 40 milion dollarė amerikanė. Kallėzimi depozituar nė vitin 1999 dhe shtuar objekti edhe me 2000. Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė ka vendosur mosfillim tė hetimit, pa kryer asnjė veprim hetimor.

    Ēėshtja e zhdoganimit tė kundraligjshėm tė 8 (tetė) anijeve nė degėn e Doganės Durrės, me njė dėm ekonomik nė vlerė 60 milion lekė. Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Durrės ka pushuar ēėshtjen pas 15 muajsh, pasi ka kryer gjithsej vetėm 6 veprime hetimore nė datat 2 shkurt 2004, 2 dhjetor 2004, 2 janar 2005, nė tė cilat ka marrė nė pyetje 4 doganierė me cilėsinė e personit nėn hetim, 1 punonjės tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave dhe njė inspektor tė KLSH-sė.

    Ēėshtja e kallėzimit pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė kontributeve tė dhėna nga shteti nė punimet e aksit rrugor Ndroq-Plepa, nė tė cilėn nuk ėshtė bėrė asnjė veprim hetimor, por ėshtė konkluduar se nuk ka vepėr penale mbi bazė tė leximit tė raportit tė grupit tė kolaudimit, nė njė kohė qė sipas kallėzimit tė dyshuar ishin pikėrisht personat e pėrfshirė nė kėtė grup.

    Nė bazė tė ligjit nr.8737, datė 12.2.2001, "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė", Prokurori i Pėrgjithshėm ka obligim tė posaēėm bashkėpunimin me komisionet hetimore parlamentare (neni 53). Nė tė gjitha rastet e komisioneve hetimore, Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė treguar krejtėsisht indiferent ndaj kėtij obligimi. Gjetje tė komisioneve hetimore i janė paraqitur atij rast pas rasti edhe nė formėn e kallėzimeve. Lidhur me to nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė veprim hetimor nė pėrputhje me Ligjin nr.7905, datė 21.3.1995, "Kodi i Procedurės Penale i Republikės sė Shqipėrisė". Edhe pėr rastet kur nuk janė depozituar gjetjet nė formėn e kallėzimeve, por vetėm publikuar ato, Prokurori i Pėrgjithshėm e ka shkelur detyrimin sipas kėtij neni. Ky nen nuk e quan pritjen apo inertėsinė si formė bashkėpunimi. Bashkėpunimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm duhet tė ishte aktiv. Ai duhet tė kishte regjistruar fillimin e procedimit pėr secilin nga rastet e pėrmendura nė raportet e komisioneve hetimore, tė depozituara si kallėzime apo tė publikuara. Raste tė tilla janė:

    Kallėzime tė depozituara pėr fakte dhe rrethana tė marra dijeni gjatė punimeve tė komisionit dhe tė paraqitura nga anėtarė tė "Komisioni Hetimor i Kuvendit, pėr shqyrtimin e ligjshmėrisė sė pėrdorimit tė fondeve publike dhe tė ardhurave tė tjera nė Ministrinė e Kulturės dhe Bashkinė e Tiranės, pėr periudhėn 1992-2002, si dhe zbatimin e ligjshmėrisė pėr zhvillimin urbanistik nė Tiranė pėr periudhėn 1992-2002", Komision i ngritur sipas vendimit tė Kuvendit nr.70, datė 10.3.2003.

    Kallėzim i kryetarit tė grupit parlamentar tė PD, pėr kryerjen e veprės penale tė parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal "Vjedhje e pasurisė me anė tė mashtrimit", dhe "Zhdukja e dokumentave", tė parashikuar nga neni 196/a i Kodit Penal, gjatė punimeve pėr rikonstruksionin e sipėrfaqeve tė gjelbėruara nė QSUT. Punimet ishin kryer nga Ndėrmarrja nr.2 e Bashkisė Tiranė, sipas kontratės sė realizimit tė punimeve dt. 31.10.2001, mes saj dhe QSUT, pėr fondet prej 36.500.000 lekė. Ky kallėzim ėshtė kryer nė mbėshtetje tė neneve 280 e 283 tė Kodit tė Procedurės Penale. Nga kallėzimi rezulton se anėtarėt e komisonit kanė konstatuar abuzime tė rėnda me deklarimin e kostos pėr zėra tė veēantė tė punimeve. Nga njė krahasim nė terren rezultonte se abuzimi ishte deri 250% mė i lartė se vlera e tregut pėr punime tė pretenduara. Dosja e preventivit tė punimeve pėr objektin kishte "humbur" nė QSUT. Njė fakt i tillė konfirmohet edhe nga Kontrolli i Brendshėm i Ministrisė sė Shėndetėsisė. Nė Bashkinė Tiranė, komisoni hetimor ka marrė pėrgjigje zyrtare pėr mungesė tė dosjes pėr kryerjen e punimeve nė QSUT.

    Kallėzim i 5 deputetėve tė opozitės, Sokol Olldashi, Ilir Bano, Nard Ndoka, Sali Shehu, Uran Metko, pėr marrjen dijeni pėr ekzistencėn e veprės penale tė parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, tė "shpėrdorimit tė detyrės", gjatė hetimit nė Ministrinė e Kulturės Rinisė dhe Sporteve, pėr transferimin e Gazetės "Sporti", ish-"Sporti Popullor", organ nėn varėsinė dhe kontroll tė kėtij institucioni deri nė dt.24.3.1999, nė favor tė shoqėrisė "Botimet periodike Spektėr", pėrfaqėsuar nga zoti Koēo Kokėdhima, sipas njė kontrate menaxhimi tė nėnshkruar mes tij dhe MKRS-sė, pėrfaqėsuar nga ministri Edvin Rama. Kontrata mes zotit Rama dhe zotit Kokėdhima ėshtė konsideruar nė kundėrshtim me ligjin dhe nė shkelje tė procedurave administrative. (Kontrolli i Lartė i Shtetit - "Raport pėrfundimtar kontrolli pėr kontrollin ekonomiko-financiar tė ushtruar nė MKRS, pėr periudhėn 01.01.1999 - 31.12.2000, faqe 34-35).

    Kallėzim i kryetarit tė Grupit parlamentar tė PD-sė, zotit Bamir Topi, drejtuar Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr marrjen dijeni pėr ekzistencėn e veprės penale tė parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, tė "shpėrdorimit tė detyrės", gjatė sponsorizimit tė aktiviteteve pėr "Shėn Valentinin - 2001", nė Bashkinė Tiranė, nė mbėshtetje tė neneve 280 e 283 tė Kodit tė Procedurės Penale. Gjatė hetimit nė komision, deputetėt kanė konstatuar shkelje tė rregullave nga kryetari i Bashkisė gjatė nėnshkrimit dhe lidhjes sė kontratave me subjektin fitues, shoqatėn "Siluete", tė drejtuar nga e fejuara e Kryetarit tė Bashkisė, zonja Magjistari, pėr fondin 4 milion lekė dhe shoqatėn "Aeronautika Shqiptare", pėr fondin 3.5 milion lekė.

    Kallėzim i 5 deputetėve tė opozitės Sokol Olldashi, Ilir Bano, Nard Ndoka, Sali Shehu, Uran Metko, nė mbėshtetje tė neneve 280 e 283 tė Kodit tė Procedurės Penale, drejtuar Prokurorisė pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė Tiranė, pėr marrjen dijeni pėr kryerjen e veprės penale tė parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, tė "shpėrdorimit tė detyrės", nė Ministrinė e Kulturės Rinisė dhe Sporteve gjatė veprimtarisė sė kėtij institucioni me subjektin Alba TV, pėr marrėdhėniet e qirasė dhe marrėdhėnie tė tjera. Gjithashtu, gjatė hetimit tė kėsaj ēėshtjeje u konstatua se ministri Rama i ka shkaktur buxhetit tė shtetit njė humbje prej 13.400.000 lekė, nga tė cilat 7.999.555 i janė falur "Alba TV", 2.7 milion janė keqadministruar dhe pėr rreth 20.716 USD nuk ėshtė kryer arkėtimi i tyre. Deputetėt i mbėshtesin kallėzimet e tyre edhe nė raportin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit (shiko - "Raport pėrfundimtar kontrolli pėr kontrollin ekonomiko-financiar tė ushtruar nė MKRS, pėr periudhėn 01.01.1999 - 31.12.2000, faqe 33).


    Shkelje tė evidentuara nga komisioni dhe tė bėra publike pėr tė gjithė opinonin vendas, nėpėrmjet transmetimit direkt gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė kėtij komisioni:


    Pretendime tė anėtarėve tė komisionit, pėr shkelje financiare tė evidentuara nė restaurimin e Ansamblit tė Fasadave tė Ministrive dhe Trotuareve. "Kjo shkelje ishte trajtuar edhe nė raportin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit pėr vitin 1999-2000, ku thuhet se "Pėr kėtė praktikė nuk kishte dosje tė inventarizuar dhe tė arkivuar, nė kundėshtim me VKM nr.335, datė 23.06.2000, "Rregullat e prokurimit publik", pika 14. Kontrolli i kėsaj praktike u mundėsua nga dokumentacioni bashkėlidhur likuidimeve tė bankės. Nga ana e titullarit tė entit prokurues nuk ėshtė ngritur komision vlerėsimi dhe njėsi prokurimi pėr kėtė procedurė. Pėr kėtė tender nuk u gjendėn dokumenta tenderi sipas kėrkesės sė ligjit nr.7971, datė 26.07.1995, neni 37 "Procedura e prokurimit tė drejtpėrdrejtė", pika 1, neni 26, "Dokumentat e tenderit". Sipas raportit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, dėmi ekonomik qė i ėshtė shkaktuar buxhetit tė shtetit si sanksion i pambajtur, ėshtė 10.93 milion lekė, etj.

    Pretendime tė anėtarėve tė komisionit pėr shpėrdorime me fondin nė dispozicion pėr ngritjen e Monumentit "Kėmbana e Paqes", nė krah tė QNK-sė, me njė vlerė prej 10.500.000 lekė. Sipas konkluzioneve tė disa nga anėtarėve tė tij nga kontrolli qė iu bė dosjes sė "Kėmbanės", rezultojnė diferenca tė jashtėzakonshme nė volumet e punės, duke vėrtetuar se 5.370.000 lekė, diēka mė shumė se gjysma e fondit tė prokuruar, ėshtė vjedhur.

    Pretendime pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė aktivitetit nė "Ekspo Hanover 2000". Ky aktivitet ėshtė financuar me fondin gjithsej 106.4 milion lekė, ku GTZ ka financimin prej 57.6 milion lekė dhe Qeveria e Shqipėrisė, 48.8 milion lekė. I gjithė pavioni shqiptar, me njė vlerė prej 852.000 DM, ėshtė zhdukur. Fakte tė tilla provohen edhe nga raporti i Kontrollit tė Shtetit, pėr kontrollin e aktivitetit ekonomiko-financiar tė MKRS-sė, pėr periudhėn 1.1.1999 - 31.12.2000, faqja 22.

    Shpėrdorime tė mėdha dhe konflikt interesi nė fonde publike tė Bashkisė Tiranė dhe tė MKRS-sė, akorduar si sponsorizime pėr organizim aktivitetesh me producenten Zana Ēela, e cila ushtronte edhe detyrėn e drejtores sė TOB-it.

    Shkelje tė rėnda tė Ligjit "Pėr urbanistikėn" nė Bashkinė Tiranė, gjatė ushtrimit tė detyrės sė kryetarit, zotit Rama.

    Gjetjet e kėtij komisoni hetimor, nė pjesėn mė tė madhe, janė tė bazuara dhe nga raporte tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.


    II. Fakte dhe rrethana qė janė bėrė publike gjatė hetimit tė dokumentacionit tė paraqitur nė komisionin hetimor, "Pėr Komisionin Hetimor tė Kuvendit pėr Telekomunikacionet", komision, i cili ka ushtruar kėtė veprimtari sipas vendimit tė Kuvendit nr.121, datė 19.2.2004. Anėtarė tė kėtij komisioni kanė paraqitur indicie dhe rrethana konkrete, tė cilat hedhin dritė pėr shkelje tė rėnda gjatė ushtrimit tė detyrės nga drejtues nė "Albtelekom" sh.a. dhe ERT-sė.

    Shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė vendosjes sė tarifave nė marrėveshjet e interkoneksionit tė lidhur mes "Albetelekom" sh.a dhe operatorėve celularė AMC dhe Vodafone. Tarifat e marrėveshjes sė interkoneksionit diskriminonin "Albetekom" sh.a dhe pajtimtarin, ndėrsa favorizonin nė mėnyrė tė jashtėligjshme operatorėt celularė. Sipas ligjit, orientimi i kėtyre tarifave duhet tė ishte drejt kostos sė shfrytėzimit tė frytshėm tė rrjetit. Vendosja e kėtyre tarifave nė bazė tė pėrqindjes sė tė ardhurave tė pajtimtarit shkarkoi barrėn e detyrimeve mbi "Albtelekom"-in dhe mbi konsumatorėt. Pėr tė gjitha shkeljet ligjore tė konstatuara duhej tė nisnin dhe tė pėrfundonin hetimet rreth autorėve tė marrėveshjes: ish-drejtorit tė Pėrgjithshėm, zotit Dhimitraq Rafti, ish-zėvendėsdrejtorit tė Pėrgjithshėm zotit Petri Deti, ish-kryetarit tė kėshillit mbikqyrės tė "Albtelekom"-it, zotit Viktor Doda. Si pasojė e kėtyre marrėveshjeve, "Albtelekom"-it sh.a iu krijua njė gjendje financiare tepėr e rėnduar.

    Rrjedhje ilegale tė trafikut ndėrkombėtar pa kaluar nėpėrmjet "Albtelekom"-it (vjedhje), fakt i cili mund tė provohej lehtėsisht dhe tė identifikohej pėrgjegjėsi (subjekti) qė kishte kryer kėtė shkelje dhe solli njė dėm tė rėndė ekonomik.

    Vjedhje tė pasurisė shtetėrore (pėrvetėsimi i fitimit ekonomik tė periudhės 1 janar-25 korrik 2000, tė shoqėrisė AMC shtetėrore prej 619 milion lekė dhe llogarisė bankare tė saj nga AMC, e privatizuar). Nė fund tė korrikut 2000, llogaria bankare e AMC-sė kishte gjendje balance prej: 197.353 Euro, 2.944.128 USD dhe 202.306.558 lekė. Sipas hetimit, kėto shkelje kanė njė vlerė tė pėrgjithshme prej mbi 11 milion USD dhe reduktojnė vlerėn e shitjes sė AMC-sė me rreth 13% tė ēmimit. Asnjė individ nuk ėshtė vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė penale pėr lejimin e kėsaj situate.

    Nė marrėveshjet e interkoneksionit midis kėtij subjekti dhe operatorėve tė liēensuar pėr veprimtari shėrbimi: telefoni rurale, kishte shkelje tė rėnda tė ligjit nr.8618, datė 14.6.2000, "Pėr telekomunikacionet nė Republikėn e Shqipėrisė". Eshtė lehtėsisht i identifikueshėm favorizimi i paligjshėm i kryer nga "Albetekom" sh.a. pėr operatorin rural "Hermes com", nėpėrmjet akordimit tė kushteve favorizuese dhe trajtimit tė kėtij tė fundit sipas klauzolės "klienti mė i favorizuar", pėrfshirė kushtin pėr mosndryshim tė tarifave tė interkoneksionit pėr katėr vjet. Tarifa e tranzitimit nga ky operator drejt operatorėve celularė ishte 8-14 herė mė e ulėt se tarifat pėrkatėse pėr tė gjithė operatorėt e tjerė ruralė nė Shqipėri. Gjithashtu, ky operator ishte pėrjashtuar nga pagesa pėr tarifėn e shėrbimit pėr operatorėt celularė.

    Shkelje tė ligjit dhe procedurave gjatė prokurimeve publike nė shoqėrinė "Albtelekom" sh.a.

    Shpėrdorime tė detyrės: kambizėm dhe shkėmbime valutore diskriminuese nė "Tirana Bank" sh.a pėr periudhėn ekonomike 2000-2001. Nga kėto veprime "Albtelekom" sh.a. i ėshtė shkaktuar njė dėm (humbje) pėrkatėsisht: nė vitin 2000, nė vlerėn prej 414.990.116 lekė, vitin 2001, nė vlerėn 178.512.475 lekė, gjithsej nė total 593.505.591 lekė.

    Shkelje tė ligjit dhe krijimi i rrethanave faktike monopol ose oligopol nė shėrbimet e liēensuara pėr operatorėt me vlerė tė shtuar dhe pėr ofruesit e shėrbimeve me kartė tė parapaguar.

    Abuzime me faturat e klientėve.

    Shkelje dhe shpėrdorim tė detyrės nga anėtarėt e ERT. Kėto shkelje (mosveprime) sipas raportit kanė shkaktuar jo vetėm njė dėm tė rėndė ekonomik pėr subjektin "Albtekelom" sh.a, por kanė rėnduar drejtpėrdrejt nė shpenzimet e konsumatorit shqiptar, i cili ėshtė detyruar tė paguajė tarifat mė tė larta tė telefonisė sė lėvizshme nė rajon.


    III. Fakte dhe rrethana qė janė bėrė publike gjatė hetimit tė dokumentacionit tė paraqitur nė komisionin hetimor "Pėr ngritjen e Komisionin Hetimor tė Kuvendit, pėr hetimin e prokurimeve publike tė Kryeministrisė dhe ministrive", komision qė ka ushtruar kėtė veprimtari sipas vendimit tė Kuvendit, nr.158, datė 18.11.2004.

    Anėtarė tė kėtij komisioni kanė paraqitur indicie dhe rrethana konkrete tė abuzimeve tė mėdha me financat publike dhe abuzime nė pėrdorimin e procedurės sė prokurimit tė drejtpėrdrejtė, nė kundėrshtim me ligjin. Gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė tij, anėtarė tė komisonit kanė konstatuar mungesė tė dokumentacionit ligjor tė kėrkuar sipas ligjit "Pėr prokurimin publik". Nga anėtarė tė komisionit janė konstatuar shkelje tė rėnda dhe konkrete nė prokurimet e ministrive tė Mbrojtjes, Arsimit, Telekomunikacionit, Rendit, Kulturės Shėndetėsisė, Decentralizimit, aparatit tė Kėshillit tė Ministrave dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve, pėr vitet 2002-2004.

    Nė komision janė konstatuar abuzime tė rėnda me karburantin nė dispozicion tė drejtuesve tė ministrive dhe shpenzimet pėr mirėmbajtjen e mjeteve tė tyre. Kėto shpenzime marramendėse janė evidentuar edhe nga raporte tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.

    Mjaft tė dyshimta pėr anėtarė tė kėtij komisioni janė praktikat pėr blerjen e barnave nga Ministria e Shėndetėsisė si dhe prokurimet e drejtpėrdrejta ose me kėrkesė pėr kuotim pėr prokurime ndėrtimi (rrugė). Kryesisht tė dyshimta janė praktikat e prokurime tė miratuara nė Kėshillin e Ministrave nė datėn 30 korrik 2004.

    Dyshime tė arsyeshme pėr prokurimin e drejtpėrdrejtė pėr furnizimin me 100 autoambulanca tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, me vlerė 5.423.460 euro, me njė subjekt tė pėrzgjedhur.

    Dyshime tė arsyeshme pėr vendimin 132, datė 10.04.2003, tė Kėshillit tė Ministrave, i cili realizoi shkėmbimin e skrapit (me procedurėn klering), me 20 automjete speciale tė tipit "Mercedes Benz 290", GD4X4, pėr Ministrinė e Mbrojtjes.

    Dyshime tė arsyeshme pėr mosplotėsim tė kushteve tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave pėr lejimin e procedurės prokurim i drejtpėrdrejtė pėr shtypshkrimet e ēertifikatave tė gjendjes civile, sipas ēmimit dhe numrit tė paraqitur nė dokumentacion. (Mungesė tė njė sasie tė konsiderueshme ēertifikatash.)

    Fakte dhe rrethana qė janė bėrė publike gjatė hetimit tė dokumentacionit zyrtar tė paraqitur nė komisionin hetimor "Pėr ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar, pėr taksėn e rrugės Durrės-Kukės", komision qė ka ushtruar kėtė veprimtari sipas vendimit tė Kuvendit nr.184, datė 28.4.2004. Nga analizat e fakteve tė paraqitura nga anėtarė tė pozitės dhe opozitės nė komision u hodh dritė rreth njė sasie mjaft tė madhe tė ardhurash tė arkėtuara nga kjo taksė, tė cilat kishin ndryshuar destinacionin dhe pėr mungesa specifike pėr kėto tė ardhuara. Nė seancėn e Kuvendit, anėtarė tė komisionit, nė bazė tė dokumentacionit tė marrė nė shqyrtim, pėrveē evidentimit tė shkeljeve tė kryera, hodhėn bazėn e tė dhėnave pėr ēeljen e njė hetimi tė detajuar mbi arsyet dhe motivet e sabotimit tė njė ndėr objektivave mė tė rėndėsishėm strategjikė pėr shqiptarėt nė rajon: Rrugės Durrės-Kukės dhe pėr shpėrdorime tė mundshme nė detyrė, me autoritete qė administronin dhe mbikqyrnin vjeljen e kėsaj takse. Ishte pėrgjegjėsi ligjore e organit tė akuzės tė hetonte pėr ndryshimin e destinacionit dhe shpėrdorimin e fondeve tė kėsaj rruge. Kjo pėrgjegjėsi institucionale ishte detyrim ligjor ndaj ēdo shtetasi shqiptar, i cili kontribuoi nė emėr tė realizimit tė njė ėndrre mbarėkombėtare.

    Fakte dhe rrethana qė janė bėrė publike gjatė hetimit tė dokumentacionit zyrtar tė paraqitur nė komisionin hetimor "Pėr ngritjen e Komisionin Hetimor tė Kuvendit, pėr hetimin e veprimtarisė sė qeverisė pėr transparencėn e procesit tė firmave piramidale, nė bazė tė ligjit nr.8215, datė 9.5.1997, "Pėr kontrollin financiar tė personave juridikė jo bankarė, qė kanė marrė hua nga publiku i gjerė", komision qė ka ushtruar kėtė veprimtari sipas vendimit tė Kuvendit nr.72, datė 17.3.2003. Nga analizat e fakteve tė paraqitura nga anėtarė tė komisionit u hodh dritė pėr njė vlerė tepėr tė madhe parash tė humbura (dhjetra miliona dollarė), pėr transferime pasurish me ēmime tepėr tė ulėta dhe veprime tė tjera tė kryera gjatė administrimit, tė cilat dėmtonin rėndė interesat e kreditorėve tė firmave piramidale.

    Probleme tė rėnda u konstatuan edhe gjatė pėrgatitjes sė dokumentacionit nga strukturat pėrgjegjėse me kthimin e detyrimeve nga debitoret e skemave. Nė seancėn e punės sė komisionit dhe nė atė tė Kuvendit, anėtarė tė komisionit evidentuan njė mori shkeljesh tė kryera dhe hodhėn bazėn pėr fillimin e njė hetimi tė detajuar rreth veprimeve tė shpėrdorimit nė detyrė nga kryetari i Grupit Mbikqyrės tė firmave piramidale dhe personave tė tjerė vartės tė tij. Organi i akuzės administroi tė dhėna tė besueshme pėr shpėrdorime me detyrėn nga personat pėrgjegjės nė administrimin e aseteve tė firmave piramidale, edhe gjatė kallėzimit penal tė paraqitur nga ish-kryetari i Pėrmbarimit Tiranė, zoti Detar Hysi, pėr fakte dhe rrethana tė marra dijeni prej tij, gjatė ushtrimit tė detyrės. Ishte pėrgjegjėsi ligjore e organit tė akuzės tė hetonte rreth kėtyre indicieve, pėr t'iu rikthyer qytetarėve dhe institucioneve besimin se procedurat e administrimit tė aseteve ishin transparente dhe tė ligjshme.

    Organi i prokurorisė mban pėrgjegjėsi ligjore pėr zhdukjen e dokumentacionit ekonomik e ligjor tė sekuestruar nė shoqėrinė "Vefa", gjatė hetimit tė pronarit tė saj. Prokuroria nuk ka kthyer, megjithė kėrkesėn e administatorit tė shoqėrisė, dokumentacionin e sekuestruar, duke krijuar jo vetėm njė situatė tė paligjshme, por dhe penguar me dashje veprimtarinė nė kėtė subjekt nė administrim. Mungesa e dokumentacionit solli pasoja tė rėnda, jo vetėm nė caktimin e vlerės sė borxhit tė subjektit, por dhe normėn e kthimit pėr kreditorėt e saj.

    Gjithashtu, organi i akuzės mban pėrgjegjėsi direkte pėr mosveprim pėr dy kallėzimet penale tė paraqitura nga kryetari i kėtij komisioni, pėr kryeadministratorin e grupit, zotin Farudin Arapi, duke krijuar njė precedent shqetėsues pėr veprimtarinė e komisioneve hetimore dhe reputacionin e tyre nė tė ardhmen.

    Dyshimeve rreth administrimit tė fondeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, nė mėnyrė tė veēantė administrimit tė zėrit shpenzime udhėtimi jashtė shtetit, dieta.

    Pėr sa mė sipėr, tė bindur se faktet e paraqitura kėtu, pėr disa dosje tė pahetuara, provojnė se gjatė ushtrimit tė funksionit ky drejtues ka kryer shkelje tė rėndė tė ligjit dhe se ato nė vetvete janė vetėm maja e ajsbergut (ekzistojnė njė mori ēėshtjesh tė regjistruara dhe tė mbyllura nga organi i akuzės pėr "mungesė tė zbulimit tė autorit", pa kryer asnjė veprim hetimor paraprak apo krime tė paregjistruara kurrė prej saj), i kėrkojmė Kryetares sė Kuvendit qė, nė mbėshtetje tė nenit 114 tė Rregullores, tė nisė procedurat pėr shqyrtimin nga Kuvendi tė propozimit pėr shkarkim nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, zotit Theodhori Sollaku, me motivacion "pėr shkelje tė rėndė tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksionit tė tij, shkelje qė ka sjellė pasoja tė pandreqshme nė zbulimin dhe dėnimin e autorėve tė veprave penale dhe nė luftėn ndaj kriminalitetit nė vend".

    Propozimi pėr shkarkim nga detyra i Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė hapi i parė qė Kuvendi duhet tė ndėrmarrė, me qėllim qė akuza tė ushtrojė pėrgjegjėsitė ligjore tė dhėna me ligj: ndjekjes penale, hetimit, akuzės, marrjen e masave pėr ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore, ushtrimit tė ndjekjes kryesisht, duke larguar prej drejtimit drejtuesin, i cili paaftėsinė, mediokritetin e tij profesional nė menaxhimin e akuzės dhe bashkėpunimin e mistifikon nė kuadrin e njė roli ligjor "pasiv", dhe me mungesa tė kuadrit ligjor nė institucion.

    Tashmė ėshtė momenti qė ēdo institucion kushtetues nė vend tė pėrballet dhe tė pėrmbushė pėrgjegjėsitė e tij funksionale, pėr luftė ndaj krimit dhe pėrmbushjen e angazhimeve publike tė kėtij Kuvendi, pėr sigurimin e standarteve tė nevojshme pėr integrimin e vendit nė familjen euro-atlantike.

    DEPUTETĖT

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    KRYEMINISTRI DHUNOI TEMPULLIN E KATOLIKEVE

    Ne kisha dhe xhami nuk lejohet qe te behet propagande politike. Fyhen ndjenjat e besimtareve .Veprimi i pardjeshem nuk ka ndodhur asnjehere ne keto 15 vite ku nje politikan te perdore gjuhen e persekutimit ndaj drejtuesve te organeve kryesore te shtetit.



    Pardje, ne diten e Pashkeve katolike, ne Katedralen Katolike te Tiranes, ngjitur me Arqipeshkvine e Durres Tiranes, monsinjor Rrok Mirdites e nje morie besimtaresh katolike, kryeministri Berisha sulmoi me gjuhen me te eger dhe fyese per tempullin fetar kryeprokurorin e Republikes.



    Problemi nuk eshte ketu qe te mbrojme zotin Sollaku, pasi di dhe duhet te mbrohet vete. Edhe kryeministri mund ta sulmonte me ate fjalor apo edhe me te eger ne ndonje vend tjeter, por kurrsesi ne vendet e shenjta, sic jane kishat dhe xhamite. Pavaresisht urrejtjes se zotit Berisha kundrejt zotit Sollaku nuk duhej te fliste ne ate menyre ne katedralen katolike.



    As ne xhami nuk duhej te shperdorohej vendi i shenjte per te sulmuar dike tjeter, sado inat ta kesh. Aq me teper ne nje dite te tille si ringjallja e Krishtit, ku vetem falet dhe flitet mire per paqe sociale e progres per popullin.



    Pritem dje se mos ndoshta selia e Arqipeshkvise Katolike ne Tirane apo nga zyra e shtypit te kryeministrit te vendit te dilte ne njefare sqarimi ne forme kerkese pendese per kete shperdorim te vendit te shenjte dhe dites se shenjte ku u ringjall Jezu Krishti, por asgje nuk doli.



    Te gjitha fete ne Shqiperi jane ne harmoni perfekte me njera tjetren dhe nuk jane perdorur asnjehere nga politika per te akuzuar tjetrin. Natyrisht qe monsinjor Rrok Mirdita nuk kishte se cfare t'i thoshte kryeministrit ish komunist 62 vjecar qe mu ne zemren e katedrales, para besimtareve dhe medias, nxirrte duf e urrejtje kundrejt kryeprokurorit. Monsinjor Rrok Mirdites nuk i mbetet gje tjeter pervecse te lutet per zotin Berisha qe Zoti t'i sjelle mendjen ne vend dhe te respektoje vendin e shenjte.



    Edhe nese e provokuan gazetaret ne lidhje me ceshtjen "Sollaku", perseri nuk mund e nuk duhej qe kryeministri te binte ne kurthin e tyre. Prandaj eshte politikan me karriere, ish President Republike dhe tani kryeminister. Te ndodhur shume besimtare katolike ne katedrale apo dhe mijera e mijera qe e degjuan jane zemeruar per keqperdorimin e Katedrales Katolike per te nxjerre urrejtje.



    Natyrisht qe nje pjese e besimtareve, duke qene ndoshta edhe demokrate si anetaresi, edhe jane kenaqur me sulmin ndaj Sollakut, por jo ne tempullin e besimit te tyre. Nuk mundet te ndodhe nje gje e tille ne nje vend normal e nga nje njeri qe quhet kryeministri i vendit. Nuk ka ndodhur ne Shqiperi qekur jane rihapur kishat e xhamite. Ka pasur pyetje provokuese perhere kundrejt politikaneve qe kane vizituar keta tempuj ne ditet e shenjta te tyre, por perhere ka patur rreshqitje nga sulmi apo fyerja.



    Perkundrazi me shume finese ka kaluar tek "jemi ne feste sot. Gezuar dhe mbaresi per te gjithe". Nje nga analistet e shumepaguar te shtypit shqiptar tha dje se Berisha duke e nenvleftesuar komunitetin katolik e ka bere me paramendim nje gje te tille ne tempullin katolik.



    Dhe si per te vazhduar, ai insistonte se zoti Berisha eshte ne thelb nje antikatolik. Pervec Jozefina Topallit, se ciles nuk ka se cfare t'i beje, pasi ka force ne PD e ne komunitetin nderkombetar, te tjeret politikane apo intelektuale katolike i ka persekutuar gjate ketyre viteve, sikur kur ishte ne pushtet, ne opozite dhe tani perseri ne pushtet.



    Ose edhe kur ka zgjedhur perfaqesues prej komunitetit katolik ka marre per t'i bere persona publike pikerisht disa emra jo potenciale ose me mangesi kulturore e njerezore ne menyre te djallezuar per t'i thene indirekt opinionit se "nuk kane emra VIP katoliket". Nje perversitet jashtezakonisht i rrezikshem.



    Po te marresh edhe emerimet qe nga shtatori 2005. Shume shume pak intelektuale katolike te emeruar prej Berishes. Edhe partine qe perfaqeson filozofine qe mbreteron ne Europe, e cila quhet Partia Demokristiane, zoti kryeminister e ka lene pa zyra te selise qendrore. Nderkohe qe me ligj e ka te detyruar qe cdo partie e cila ka kaluar pragun 2.5 per qind, qeveria i jep zyra.



    Demokristianeve, me nje qellim diabolik, nuk iu jep zyra, nderkohe qe jane parti 15 vjecare ne demokraci. Asnje emer katolik te propozuar nga demokristianet zoti kryeminister nuk e emeron. I permendem keto fakte per te treguar se busulla e tij orientuese nuk eshte Europa kristiane, por nje pjese e Azise se fondamentalizmit.

    Ajo cka ndodhi pardje ne Katedralen Katolike nuk duhet lejuar me te perseritet nga asnje politikan.



    Duhet qe ne kisha e xhami te respektohen ritet e tyre fetare dhe asnjanesia e tyre nga shteti dhe politika.

    Zoti fal, por edhe ndeshkon! Kete duhet ta dije kryeministri yne qe e futi Shqiperine edhe ne Konferencen e Vendeve Islamike ne vitin 1993.

    KJ

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Brishen do ta padis ne gjykate per shpifje....tha dje Sollaku. Kurse sot bomba tjeter...

    SOLLAKU: BERISHA VEPRON SI ENVER HOXHA

    "Leri institucionet te punojne, nese dikush ka bere shkelje ndiq rruget institucionale". Ky ka qene mesazhi i dhene dje nga kryeprokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, ne emisionin "Shqip" ne Top Channel, duke i bere te qarte kryeministrit Berisha se vendi ka nevoje te kete shtet dhe deklaratat e bera neper media. Keshtu ne menyre te hapur, Prokurori i Pergjithshem i ka ftuar dje ne menyre publike kryeministrin demokrat te ballafaqohet me te per te gjitha akuzat qe kohet e fundit ka hedhur mbi te.

    Ne kete menyre Sollaku ka zgjedhur median per t'ju pergjigjur te gjitha akuzave qe rendojne mbi te, te cilat ne media i kane bere publike deputete te mazhorances. Sipas Sollakut ne te gjitha ato qe thuhen ka nje percartje. Ai ka cilesuar se nuk ka lidhje me asnje nga bandat kriminale dhe se e gjithe puna e prokurorise eshte ndalur ne kapjen e ketyre bandave kriminale.

    "Prokurori i Pergjithshem nuk ka asnje lidhje me keto banda, i vetmja lidhje jona eshte t'i kapim ato", u shpreh ai mbreme duke pranuar se keto kohe ka patur nje bashkepunim te mire te strukturave policore me ato te prokurorise. "Ka nje klime te favorshme te punes se policise me prokurorine. Gjithcka deri me sot eshte bere nga bashkepunimi prokurori polici", vleresoi ai. Ne kete kontekst ai vleresoi se kurre nuk e kishte pritur qe te adresoheshin akuza te tilla ndaj tij.

    Sa i perket dosjes Gjermeni ai sqaroi mbreme se nuk ka asnje lidhje te krimit ne kete rast, ka qene sipas Sollakut nje verifikim i kerkuar nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive. Per Sollakun ajo qe mbetet e rendesishme eshte qe institucionet e shtetit te bashkepunojne dhe me ardhjen e Berishes ne pushtet, Prokurori i pergjithshem besonte se do te ndodhte ne te vertete rotacioni i pushtetit.

    Kj

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nė kėrkesėn e shkarkimit tė deputetėve tė PD-sė nuk thuhet se kryeprokurori ėshtė i lidhur me bandat, por se nuk ushtroi veprimtari konkrete

    PD: Sollaku, jo i lidhur me bandat, qėndroi pasiv nė zbardhjen e krimeve


    N.Perndoj

    Tiranė- Nė kėrkesėn e pėrgatitur nga grupi parlamentar i Partisė Demokratike janė radhitur njė sėrė vrasjesh tė pazbardhura, qė fillojnė qė me atė tė avokatit Kleanthi Koēi dhe deri mė tė fundit, ndėrkohė qė nė anėn tjetėr argumentohet se prokurori i pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, i kishte tė gjitha pėrgjegjėsitė ligjore pėr tė ushtruar veprime konkrete. Pėr njė sėrė arsyesh qė radhiten mė poshtė, demokratėt kanė akuzuar kreun e akuzės se ka qėndruar nė pasivitet tė plotė. “Nė bazė tė Kushtetutės, nenit 148 tė saj, pikave 4 e 5 tė nenit 24 dhe neneve 25 e 305, tė ligjit nr. 7 905, datė 21.3.1995, “Kodi i Procedurės Penale nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, neni 8 tė ligjit nr. 8 737, datė 12.2.2001, “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, prokurori i pėrgjithshėm ėshtė autoriteti mė i lartė pėr ushtrimin e ndjekjes penale dhe pėrfaqėsimin e akuzės nė gjyq. Ai ėshtė drejtues i Prokurorisė, e cila funksionon si strukturė e centralizuar dhe i nėnshtrohet njė hierarkie tė rreptė drejtimi. Sipas nenit 4, tė ligjit nr. 8 737, datė 12.2.2001, urdhrat dhe udhėzimet e prokurorit mė tė lartė janė tė detyrueshme pėr prokurorin mė tė ulėt. Pra, prokurori i pėrgjithshėm ka pasur dhe ka nė dorė tė gjithė pushtetin ligjor pėr t’u kujdesur qė prokuroria tė veprojė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjin, pėr ndjekjen dhe ndėshkimin e rreptė tė tė gjitha formave tė veprave penale”, - thuhet nė kėrkesėn e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike. Pėr pasojė, vazhdon kėrkesa, ka pasur dhe ka tė gjithė pėrgjegjėsinė ligjore, si instanca mė e lartė pėrgjegjėse, nė ēdo rast individual qė provon dėshtimin e prokurorisė nė realizimin e detyrave tė saj.

    Kuadri ligjor
    “Kėshtu shfajėsimet personale tė prokurorit tė pėrgjithshėm pėr mungesė tė kuadrit ligjor, janė tė pambėshtetura. Sipas nenit 280 (i KPrP) prokurori dhe policia marrin dijeni pėr veprėn penale me iniciativėn e vet… Mėnyra e konceptimit tė kėtij organi si organ i centralizuar dėshmohet edhe nė kompetencėn ekskluzive tė vetė kėtij institucioni (neni 305 i KPrP-sė) qė edhe kryesisht tė marrė pėrsipėr hetimet, nėse prokurori i rrethit nuk ushtron ndjekjen penale ose nuk e pushon atė nė afatin e caktuar. Prokurori i pėrgjithshėm nė deklarimet e tij nuk ka informuar asnjėherė se nė sa raste ka shfrytėzuar kėtė mundėsi ligjore (nenin 305), cilat kanė qenė rezultatet dhe ēfarė masash dhe pėrgjegjėsish disiplinore janė ushtruar ndaj prokurorėve tė rretheve”, - thuhet ne kėrkesėn e pėrgatitur. Sipas kėrkesės sė hartuar, deputetėt demokratė shtojnė se nė ushtrimin e detyrės prokurori i pėrgjithshėm ka harruar funksionin e “prokurorisė”. “Akuza ka si funksion kryesor luftėn kundėr kriminalitetit. Kjo luftė nėnkupton si masat parandaluese ashtu edhe ato represive, nė mėnyrė tė veēantė kundėrveprimin me iniciativė ndaj ēdo vepre penale pa qėndruar nė pritje e pasivitet”, - vijon kėrkesa

    Policia gjyqėsore
    Deputetėt demokratė shtojnė se drejtuesi i organit tė akuzės nuk mund tė fshehė dėshtimin e veprimtarisė sė Prokurorisė duke ia lėnė tė gjithė barrėn e fajit nė analizat vjetore tė punės policisė gjyqėsore. “Madje, edhe sikur tė jetė kėshtu, mungesa e profesionalizmit dhe forcės sė zbulimit tė krimit, pėrfshi dhe fiksimin e provave nga policia gjyqėsore, ngarkon me pėrgjegjėsi direkte edhe prokurorin e pėrgjithshėm, sipas ligjit nr. 8 677, datė 2.11.2000, “Pėr organizimin dhe funksionimin e policisė gjyqėsore”. Sipas nenit 11, tė ligjit nr. 8 677, datė 2.11.2000, vlerėsimi profesional i kandidaturave pėr oficer i policisė gjyqėsore, transferimi, rritja nė gradė apo largimi bėhet me pėlqimin e dhėnė tė prokurorit tė pėrgjithshėm, apo sipas standardeve tė kualifikimit tė pėrcaktuara edhe prej tij. Nė ēdo rast sipas ligjit nr. 8 677, datė 2.11.2000, tė ndryshuar, prokurori i pėrgjithshėm i gėzonte tė gjitha instrumentet ligjore pėr tė ndėrhyrė dhe rritur nivelin e profesionalizmit dhe pėrkushtimit nė detyrė tė efektivit tė policisė gjyqėsore. Mosveprimi i prokurorit tė pėrgjithshėm apo rezultati i dobėt i veprimeve tė tij shton edhe mė tepėr pėrgjegjėsinė individuale tė Theodhori Sollaku”, - thuhet nė kėrkesė.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeprokurori Theodhori Sollaku i ka bėrė thirrje Berishės tė shikojė punėn e tij dhe t’i lerė institucionet tė punojnė

    Sollaku: Berisha po kthen '92-'96

    Ened Janina

    TIRANĖ- Kreu i prokurorisė shqiptare, Theodhori Sollaku, kėrkon nga kryeministri Berisha qė tė shohė punėn e tij dhe tė lėrė institucionet tė punojnė tė qeta. Mbrėmjen e djeshme, nė emisionin “SHQIP” tė Top Chanel kreu i prokurorisė shqiptare i ka kujtuar Berishės se ky popull pret mė shumė nga qeveria. “Kryeministrit i them se ke nė dorė shumė pėr paqen sociale dhe stabilitetin e kėtij vendi. I them lėri institucionet tė punojnė. Nėse dikush ka bėrė shkelje, ndiq rrugėn institucionale. Kėshtu mund tė pėrfundojmė duke bėrė shtet”,- tha dje kryeprokurori Sollaku. Sipas tij, kreu i qeverisė bėn mirė qė tė shohė edhe varfėrinė e madhe qė ka pushtuar kėtė vend. Ndėrkohė, Sollaku ka paralajmėruar se nėse ai shkarkohet, zėvendėsi i tij do tė jetė njė person i zgjedhur nga Berisha dhe do t’i rrijė “pronto” kėtij tė fundit pėr gjithēka.
    ***
    Pėr herė tė parė gjatė kėsaj “lufte” ndėrmjet ekzekutivit dhe prokurorisė, kryeprokurori Sollaku ka reaguar nė lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha. Nė mungesė tė njė bashkėbisedimi institucional, ai i ka bėrė thirrje kreut tė qeverisė se ka shumė gjėra mė tė mira pėr tė bėrė, sesa tė bėjė akuza nga rruga. “I them kryeministrit Berisha: shiko bėj punėn tėnde sepse ky vend pret shumė nga qeveria. Pėrsa i takon goditjes sė grupeve kriminale, ne i kemi burgjet plot dhe askush nuk mund tė ankohet se mungon goditja. Kryeministri duhet tė shohė shkaqet pėrse ndodhin gjithė kėto krime. Kjo ėshtė detyra e qeverisė, tė gjejė rrėnjėt e krimeve. Ka disa arsye. Nė radhė tė parė, ėshtė varfėria. Kryeministri duhet tė mendojė ēfarė duhet tė bėjė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen ekonomike nė kėtė vend. Sė dyti, lidhet me krijimin e njė modeli pėr tė rinjtė. Ne sot jemi nė njė shoqėri qė brezave tė rinj nuk po i afrojmė njė model tė mirė social. Kryeministrit i them se ke nė dorė shumė pėr paqen sociale dhe stabilitetin e kėtij vėndi. I them lėri institucionet tė punojnė. Nėse dikush ka bėrė shkelje, ndiq rrugėn institucionale. Kėshtu mund tė pėrfundojmė duke bėrė shtet”,- u shpreh kryeprokurori Sollaku. Ai shpjegoi dje edhe marrėdhėniet me kreun e qeverisė qė nga koha kur ishte kėshilltari i tij ligjor nė presidencė, e me tė cilin nuk ėshtė takuar as edhe njė herė gjatė kėtyre shtatė muajve. “Me Berishėn nuk jam takuar asnjėherė gjatė kėsaj qeverisjeje. Do mė vinte keq nėse do tė isha i vetėm, por me asnjė nga drejtuesit e institucioneve tė pavarura kryeministri nuk ka bashkėpunim. Nuk kam ndonjė merak qė nuk jam takuar me kryeministrin. Sepse ai ka punėn e vet dhe unė punėn time. Unė kam punuar pesė vjet me Berishėn dhe e njoh shumė mirė. Kam kėrkuar qė tė takohem me tė qė javėn e parė, por mė thanė qė ėshtė sėmurė. Mė vonė e pashė qė nuk donte.
    ***
    Unė kam pasur besim tek Berisha dhe prisja qė tė ndodhte rotacioni politik, pavarėsisht pėr disa ēėshtje qė unė personalisht i kisha perceptuar tek Berisha. Por kėto i quaja si shkak tė temperamentit tė tij. Fakti qė pėr shtatė muaj sulmon institucionet e pavarura, veēanėrisht gjyqėsorin dhe prokurorinė, tė bėjnė tė mendosh se nuk ka ndryshuar nga mentaliteti i punės sė viteve 1992- 1996. Kjo do tė thotė qė Berisha mendon se kėtė shtet e bėn vetėm ai. Nė kėtė pikė ndahemi, sepse ai mendon se individi Berisha mund tė bėjė shtet ndėrsa unė jam i mendimit qė institucionet janė mė tė forta se individi”,- tha Sollaku. Ndėrkohė ai ka paralajmėruar se ardhja e njė prokurori tjetėr nė atė detyrė mund tė ishte njė gjė shumė e rrezikshme. “Shkarkimi im do tė thotė qė Berisha tė vėrė nė atė post njė prokuror qė do t’i rrinte “pronto” Berishės. Kjo ėshtė njė gjė shumė e rrezikshme sepse prokurori i pėrgjithshėm ka nė dorė shumė informacione, tė cilat nė njė kohė fushate mund tė ndikojnė nė favor tė njėrės apo tjetrės forcė zgjedhore. Edhe Sollaku dinte qė pas zgjedhjeve do politizohej se mua nuk mė mungon kultura politike edhe njohja. Nėse Sollaku do ta linte punėn e vet me ndryshimin e pushtetit, mund tė ishte pozicionuar. Pėr shkak tė punės, prokurori ka shumė gjėra nė dorė qė mundet tė ndikojnė nė pro apo kundėr njė force tė caktuar politike, por kurrė prej gjithė vartėsve tė mi nuk ka ndodhur, pasi i kam brumosur, i kam edukuar qė tė respektojnė ligjin. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Nėse prokurori i pėrgjithshėm do tė varej nga maxhoranca, atėherė do tė bėhet njė shėrbėtor i pastėr i kėsaj maxhorance”,- u shpreh kreu i organit tė akuzės. Nė lidhje me krijimin e njė komisioni hetimor parlamentar Sollaku ėshtė shprehur se e mirėpret kėtė nismė por nuk ka shumė besim tek ajo. “Deklarata e sotme m’u duk si thirrjet e Enver Hoxhės pėr tė goditur grupet armiqėsore. I gjithė shteti pėrpiqej tė mbaronte porositė e Enver Hoxhės dhe agjentėt hidheshin nė veprim. I kujtoj Berishės se nuk ėshtė mė ajo kohė”, -pėrfundoi Sollaku.

    Dorėheqja

    Mbrėmjen e djeshme kreu i organit tė akuzės pohoi se nė asnjė mėnyrė nuk do tė japė dorėheqjen nė njė situatė tė tillė. “Sovrani ka bėrė njė kontratė me qeverinė, kushtetutėn. Qeveria ka kompetencat qė i jep kushtetuta. Ēdo organ ka kompetencat e tij. Dorėheqja ndodh. Je ne njė pozicion pune mund tė kalosh nė njė tjetėr por dorėheqje nė kushte presioni, qoftė nga rruga, qoftė nga politika nuk duhet tė pranohet nga prokurori i pėrgjithshėm sepse i bėn njė dėm shtetit dhe kushtetutės. As qė mė shkon ndėr mend dorėheqja nė njė situatė presionesh dhe shantazhi”,- tha ai.

    NISHANI

    Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, komentoi dje edhe deklaratat e bėra nga zėdhėnėsi i grupit parlamentar tė PD-sė duke i quajtur ato si deklarata personale tė Berishės. “Unė nuk kam ndėr mend tė debatoj me Nishanin pasi ai ėshtė njė megafon i prishur i kryeministrit Berisha, ėshtė zėdhėnėsi i grupit parlamentar dhe po mashtron shqiptarėt. Ato janė thjesht mendime tė zotit Berisha. Unė nuk merrem me Nishanin. Njė njeri me njė minimum shkolle e kupton sa pa logjikė janė tė thėnat e kėtij tė ashtuquajturi zėdhėnės”,- tha kryeprokurori.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Se pari, vetem nje njeri i lidhur me krimin dhe qe kerkon te mbroje krimin dhe kriminelet me cdo cmim nuk e shikon realitetin ne sy, qe organi i akuzes ka bere nje pune shume shume te dobet ne hetimin dhe ndeshkimin e bandave kriminale. Dhe faji per kete bie mbi gjithe Prokurorine dhe mbi vete kryeprokurorin.

    Se dyti, eshte afer mendjes qe qeveria e re shqiptare do te kerkoje zevendesimin e kryeprokurorit per motivin qe une zura ne goje me lart. Qeveria qe i ka vene synim veten luften kunder krimit dhe korrupsionit ka nevoje per nje kryeprokuror te ri qe eshte i prirur dhe i gatshem te ndeshkoje krimin e kriminelet. Pra me pak fjale, nje njeri qe ndan te njejten axhende me ate te qeverise dhe jo nje njeri si Sollaku qe i ka patur te gjithe kohen e duhur te godasi bandat kriminale dhe nuk e ka bere nje gje te tille.

    Se treti, gabimi qe qeveria dhe njerezit e mazhorances po bejne eshte sulmi retorik mbi kryeprokurorin Sollaku ne media. Ky sulm eshte i panevojshem, mjafton qe te ndjekin proceduren ligjore te shkarkimit te kryeprokurorit te vendit. Kane cdo te drejte morale apo politike per ta bere nje gje te tille dhe nuk kane perse kapen ne rrjeten e merimanges se fjaleve boshe ne media.

    Se katerti, fakti qe kryeprokurori Sollaku nuk pranon qe te japi doreheqjen me deshire, kur mazhoranca politike qe po qeveris vendin nuk ka besimin me te vogel tek ai, vetem sa veteinkriminon kryeprokurorin e vendit. Dhe qendrimi i tij, le vend per dyshim se akuzat e mazhorances per te mund te kene nje fare vertetesie. Kush e pengon Sollakun qe te japi doreheqjen? Asnje nga institucionet e vendit. Sollkaku vazhdon te beje kete detyre ose per motive personale ose per interesa te grupeve qe kane probleme me ligjin.

    Qeveria e ka shprehur me vepra vullnetin e saj per te goditur te gjitha grupet kriminale qe veprojne ne vend, kurse organi i akuzes ka qene dhe vazhdon te jete hallka me e dobet e procesit te denimit te krimit me ligj. Sollaku duhet te largohet duke dhene doreheqjen vete, pa qene nevoja qe mazhoranca ti shkoje deri ne fund procesit ligjor te shkarkimit te tij.

    Albo

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ministria e Drejtėsisė akuzon Prokurorin Sollaku pėr shkelje tė rėnda tė ligjit

    Armand Mero

    Nė Shqipėri Ministria e Drejtesisė akuzoi sot Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe organizmin qė ai drejton se gjatė aktivitetit 5 vjeēar ka kryer shkelje tė rėnda tė ligjit duke i shkaktuar dėme tė mėdha ekonomike shtetit.

    Deklarimet e Ministrit tė Drejtėsisė Aldo Bumēi janė pėrfundim i njė kontrolli tė ushtruar nė 6 prokurori tė rretheve lidhur me hetimet ndaj denoncimeve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.

    Sipas Ministrisė sė Drejtėsisė shkeljet e vėrejtura tregojnė mungesė vullneti pėr tė luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe sulmet ndaj Prokurorit tė Pėrgjithshėm janė nisur nga tė gjitha drejtimet e mundshme. Ndėrsa nė parlament u depozitua kėrkesa pėr nisjen e procedurave pėr shkarkimn e tij, pasdite Ministri i Drejtėsisė Aldo Bumci bėri tė njohura rezultatet e kontrollit tė ushtruara nė 6 prokuori tė vendit.

    Prokurori i Pėrgjithshėm dhe organi qė ai drejton akzuohen se nuk kanė filluar hetimet apo kanė pushuar ēėshtjet e kallzimeve penale tė bėra nga Kontroli i Lartė i shtetit nė 70 pėrqind tė rasteve.

    Kontrolli i Ministrisė ka nxjerrė nė pah se Prkurori i Pėrgjithshėm ashtu dhe prokuroritė nė rrethe kanė bėrė shkelje serioze tė ligjit dhe funksionimit tė organit tė Prokurorisė, tha ministri Bumci. Kėshtu prokuroria akuzohet se janė pėrfunduar nė mėnyrė tė paligjshme hetimet nė cėshtjet e evazionit fiskal nė importimin e automjeteve.

    Sipas kallzimit tė Kontrollit tė Shtetit nė mė pak se dy vjet nuk janė zhdoganuar 30 mijė makina duke sjellė pėr shtetin njė dėm qė llogaritet nė 70 milion dollarė. Nė kėtė cėshje, sipas ministrisė sė Drejtėsisė, Prokuroria e Pėrgjithshme dhe ajo e Tiranės nuk kanė kryer veprime pėr dy vjet e gjysėm. Po kėshtu Prokuroria akuzohet se nuk ka filluar hetime dhe ndaj njė kallzimi tė Kontrolit tė Shtetit ndaj Korporatės energjitike nė vitin 2000 e ku bėhet fjalė pėr tė pakėtn 40 milion dollarė dėme. Njė ēėshtje e tretė pėr tė cilėn Ministria e Drejtėsisė pas kontrolit tė ushtruar prej saj akuzon prokurorin e Pėrgjithshėm ėshtė dhe ajo e zhdoganimit tė kundraligjshėm tė 8 anijeve nė doganėn e Durrėsit gjė e cila llogaritet tė ketė shkaktuar njė dėm prej 600 mijė dollarėsh.

    Nė deklarimin e tij Ministri i Drejtėsisė Bumēi tha se zvarritjet e palejueshme dhe hetimet tejet formale, mbulimi i rreth 7 mijė veprave penale nė prokurorinė e rrethit Tiranė apo zhdukja e njė dosje nė Librazhd tė shtyjnė nė pėrfundimin se nuk bėhet fjalė vetėm pėr cėshtje tė aftėsisė profesionale tė drejtuesve tė Prokurorive nė Rrethe apo tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, por me mungesė vullneti nga ana e tyre pėr tė luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet.

    Nė tė vėrtetė Prokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku deklaroi mbrėmė se materiali i hartuar nga Ministria e Drejtėsisė ishte i dobėt e qesharak. Por sipas ministrit Bumēi deklarimet e tij synonin tė devijonin akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas ministrit, qeveria shqiptare kėrkon njė prokuror qė tė ketė vullnet tė hetojė e tė veprojė dhe jo njė prokuror qė nuk reagon.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    4 dosjet e reja qė vertetojnė inkriminimin e Sollakut


    1.

    Tjetėrsimi i miliona eurove tė pronės tė shoqėrisė “Viakel Gaz” SHA, nga pronari i ligjshėm grek Georgios Vourvachis tek Ilir ***ēini, mik i ngushtė i Theodhori Sollakut, prej gjyqtares Zegjine Sollaku



    Shoqeria "Viakel Gaz" SHA eshte krijuar me Vendimin Nr 16003 te dates 2.10.1996, dhe ndryshuar me Vendimet nr 16003/1 dt 23.12.1998 dhe Nr 16003/2 dt 03.04.2001, me seline e saj ligjore ne Portes - Fier. Kjo shoqeri eshte krijuar si shoqeri anonime, me nje kapital themeltar prej 60 milion lekesh te reja. Ne kohen e themelimit te saj, ka pasur si aksionere: 1) Shoqerine Greke Viakel Central Gas S.A, ne vleren prej 50 % te aksioneve; 2) Shtetasin Georgios Vourvachis ne vleren prej 20% te aksioneve; 3) Shtetasit Ilir Karcini dhe Skender Amoniku ne vleren prej 30 %. Drejtor dhe perfaqesues i bordit te shoqerise ka qene i caktuar shtetasi grek Georgios Vourvachis. Me daten 27.01.2003 eshte mbledhur asambleja e ortakeve te shoqerise, vetem nga shtetasit shqiptarė Ilir Karcini dhe Skender Amoniku, pa qene e thirrur ligjerisht nga Drejtori i saj, si dhe pa qene prezent shtetasi grek qe eshte edhe aksioner dhe perfaqesues i aksionerit tjeter, shoqerise greke, ne masen prej 50 % te aksioneve. Me Vendimin e Asamblese se Aksionereve me Nr 3 te dates 27.01.2003, eshte vendosur per shitjen e aksioneve te Shoqerise "Viakel-SA" ne vleren 50% te aksioneve te shoqerise "Viakel Gaz" SHA, zotit Skender Amoniku si edhe shitjen e aksioneve te Z.Georgios Vourvachis, ne vleren 20%, zotit Ilir Karcini. Ky akt eshte i falsifikuar, pasi nuk ka qene prezent shtetasi grek dhe firma e tij eshte e fallsifikuar, por eshte derguar dhe noterizuar perpara noterit Nezir Murati. Kerkesa per regjistrimin e ketij Vendimi, ne Regjistrin Tregtar prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, eshte pranuar me Vendimin Nr 16003/- dt 17.03.2003, nga gjyqtarja Zeqine Sollaku. Nga ky moment e ne vazhdim te gjitha vendimet e kryera nga seksioni i regjistrit tregtar ne Gjykaten e Tiranes, ne ndryshim nga gjyqtarja qe e ka filluar praktiken e kesaj shoqerie dhe si rregull duhej te vazhdonte praktiken (Rigleta Panajoti), jane bere nga Zeqine Sollaku. Behet fjale qe te jete likujduar kjo shoqeri, menjehere pas ndryshimit dhe transferimit te pjeseve te kapitalit ne menyre te kundraligjshme nepemjet fallsifikimit, duke i hequr mundesine e ekzekutimit te vendimit gjyqesor, kur te fitohej gjyqi nga shtetasi grek dhe shoqeria greke si aksionere, per pavlefshmeri te vendimeve dhe falsifikimin e dokumenteve. Nga ana e Z. Georgios Vourvachis, eshte bere nje kallezim penal, me daten 01.05.2004, per te filluar nje procedim penal ne ngarkim te shtetasve Skender Amoniku, Ilir Karcini, Nezir Murati. Nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, ne dt 10.06.2004, nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte vendosur mosfillimi i procedimit penal per kallezimin e regjistruar me numrin 1827 te vitit 2004". Ky vendim ne kundershtim me ligjin nuk i eshte komunikur per te ushtruar ankim nga kallezuesi kallezuesit, duke pasur parasysh se shtetasit grek i ishte bere presion qe te mos vinte ne Shqiperi nga persona konkrete. Nga vitit 1997 e ne vazhdim shtetasi grek nuk vinte dot ne Shqiperi per shkak te trazirave, dhe me pas i behej edhe presion qe te mos vinte me ne Shqiperi. Ne vitin 2004 shtetasi grek ben kallezimin nepermjet nje avokateje mbrojtese qe i jepet vendimi i lartepermendur nga prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne vitin 2005 shtetasi grek vjen ne Shqiperi dhe cakton dy mbrojtes te tjere, te cilet menjehere pas marrjes dijeni per vendimin ushtrojne ankimin ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane. Ceshtja u regjistrua prane kesaj gjykate me Nr 1144 Akti. Kjo gjykate u shpreh me Vendimin e dates 01.12.2005 te gjyqtarit Arben Kostandini, i cili pranoi ankimin dhe vendosi qe ceshtja te dergohej perseri per hetim. Ndaj ketij Vendimi ka here ankim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, te ciles i eshte riderguar nje kallezim i ri per Vjedhje, dhe qe ligjerisht duhej te vazhdonte hetimin e kesaj ceshtjeje, te vendoste sekuestro mbi pasurite e ketyre dy shtetasve shqiptare, te cilet menjehere pas likujdimit te kesaj shoqerie kane krijuar dy shoqeri te reja me te njejtin aktivitet, ne fushen e gazit ne Fier dhe ne Tirane, ku vlera e kapitaleve shkon ne disa miliona euro. Nuk duhet harruar se shoqerite jane krijuar me te njejtat kapitale ne natyre, pajisje makineri dhe toke truall e ndertesa, qe kishte shoqeria e pare.

    Vete Prokurori i Pergjithshem ka bere takim dhe eshte vene ne dijeni per kete ceshtje qe perpara fillimit te procesit gjyqesor, dhe ne takimin me ta u ka thene ne kundershtim me parimet e etikes se nje prokurori e ne kundershtim me ligjin organik te prokurorise e me Kushtetuten e RSH-sė qe te nderronin avokatet, sepse ishin problematike. E gjithe historia e kesaj dosjeje ka nje te vertetė tė madhe: Shtetasi Ilir Karcini eshte mik i afert i Prokurorit te Pergjithshem te Republikes. Mjafton vetem te shikohen tabulatet e thirrjeve mes numrave te tij dhe ketij shtetasi qe perpara se Z.Sollaku te kishte kete funksion qe ka sot.


    2.

    Masakra e pronave nė Durrės, grabitja e paskrupullt e pasurisė sė familjes Shijaku, ėshtė kryer nga komisioni i pronave pėr llogari tė Ferdinand Elezit, kushėririt tė Zegjine Sollakut, me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė vetė kryeprokurorit



    Behet fjale per dosjen nr:333 te vitit 2003, ne te cilen me shkrese te Prokurorit te Pergjithshem te Republikes Z. Theodhori Sollaku, eshte pushuar procedimi penal, pas rreth nje viti hetimi, ku ishin marre te pandehur: 1) Kryetari i Komisionit te Kthimit te Pronave Vasil Hila, 2) Juristi i Bashkise Durres, Gezim Cara, 3) Ish-Kryeregjistruesi i Z.R.P .P-se Durres,Gazmend Muka, 4) Ish topografi i Z.R.P .P- se Durres, Vasil Liēe.

    Procedimi eshte filluar mbi bazen e nje kallezimi te depozituar nga Familja Shijaku tek vete Prokurori i Pergjithshem, dhe me urdher te tij eshte filluar procedimi penal ku thuhet qe te hetohet dhe te dergohet ne gjyq procedimi. Nga hetimi del se nga 109 vendime te Komisonit te Kthimit te Pronave Durres, vetem 5 prej tyre jane nenshkruar nga te gjithe anetaret e Komisonit, ndersa te gjithe te tjerat (vendimet), jane nenshkruar dhe hartuar nga vete kryetari. Mbi bazen e nderhyrjeve te bera Prokurori i Pergjithshem ka derguar shkrese per pushimin e ketij procedimi penal. Kjo dosje eshte pushuar ne kohen kur Prokuror i Rrethit tė Durresit ishte Ferdinand Elezi, kushėri i bashkėshortes sė Prokurorit Sollaku, Zegjinesė, i cili disa muaj me pas fillon nje procedim penal ndaj Kryetarit te Komisionit Te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Durres, Vasil Hila dhe pas prishjes per pazare ne shuma marramendese prej 300 mije eurosh, kerkoi denimin e tij me 20 vite burgim.



    3.

    Sollaku ndėrhyri personalisht pėr tė lehtėsuar dėnimet e personave qė u zunė me drogėnė autobusėt e “Joy Travel”



    Rasti i procedimit penal nr:2512 te vitit 2003 ne prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, ne lidhje me sasine prej 18,5 kg heroine te kapur ne autobusin e linjes Tirane Athine, te Kompanise "Joy Travel", ku u arrestuan tre persona, dhe u moren ne pergjegjesi penale kater persona, per vepren penale te parashikuar nga Delli 283/2 i K.Penal. Ne lidhje me shtetasin Genti Hoxha, mbi bazen e nderhyrjes se drejtperdrejte te Z.Sollaku eshte kerkuar si mase denimi ne kundershtim me nenin 53 te K.Penal, ka kerkuar nje mase denimi dy vjet nen minimumin e parashikuar nga dispozita penale konkrete, (7 deri ne 15 vjet), dhe cilin sipas te njejtes skemė Gjykata ne vendimin e saj Dr: 163,date: 17.02.2005, e ka ulur perseri denimin. Prokuroria nuk ka ushtruar ankimin perkates.



    4.

    Sollaku dhe Gjinushi ndėrhynė pėr tė liruar nga burgu Muhamet Kapon dhe pėr ta emėruar Drejtor tė Entit tė Banesave



    Dosja ne prokurorine e Tiranes, me Prokuror Z.Besnik Cani, ku per vepren penale te Shperdorimit te Detyres, eshte marre i pandehur shtetasi Muhamet Kapo, dhe brenda clites i eshte pushuar akuza sipas urdhrit te Prokurorit te Pergjithshem, ne baze te nderhyrjes se Z.Skender Gjinushi, pasi ishte kandidature per Drejtor i Pergjithshem i Entit te Banesave. Ne baze te vertetimit te marre nga Prokuroria e Tiranes se nuk ishte person nen hetim, ky shtetas eshte emeruar te nesermen si Drejtor i Entit te Banesave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 18-04-2006 mė 16:32

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ardian Visha, 3 vjet nė Angli me anėtarė tė “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”


    Nė kulmin e njė krize, qė ka ardhur pas zbardhjes sė lidhjeve tė prokurorit nė detyrė Theodhori Sollaku, me eksponentė tė “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”, vėmendja kthehet edhe njėherė nga Ardian Visha, tė cilit i lexohet karriera qė provoi nėn erėrat “Rakipi” e “Sollaku”. Mediat kanė denoncuar Ardian Vishėn, se gjatė qendrimit tė tij nė Angli nė periudhėn kohore 1995-1998 ka patur kontakte tė ngushta me organizatėn terroriste “Hakmarrja pėr Drejtėsi”. Burime jozyrtare nga Britania e Madhe, citohen nga njė organizatė investiguese joqeveritare nė Tiranė, se kanė nė dorė gjurmė tė qarta tė dėshmisė sė bashkėjetesės dhe bashkėpunimit qė Ardian Visha ka patur me pjesėtarė tė bandės. Ai ėshtė strehuar nė Angli nė mėnyrė tė paligjshme nė vitin 1995, nėn emrin e rremė tė njė kosovari dhe nė vitin 1996, ka marrė dokumentet nė shtetin anglez si kosovar, citohet i njėjti burim. Pėr 2 vjet e gjysėm ai ka qėndruar nė Angli duke bashkėpunuar dhe jetuar nga afėr me pjesėtarėt e “Hakmarrjes pėr drejtėsi”. Nė janar tė vitit 1998 ai kthehet nė Shqipėri nė shėrbim tė regjimit tė ri tė ardhur mes krijimit tė bandave tė armatosura dhe duke shfrytėzuar krizėn e piramidave. Denoncimi qė ėshtė shfaqur nė shtypin pranė Partisė Demokratike, nuk u pėrgėnjeshtrua asnjėherė nga Ardian Visha, vetėm u refuzua si i paprovuar dhe i ngarkuar politikisht. Duke vijuar me denoncimin, pas vititi 1998, Visha vihet nė shėrbim tė Arben Rakipit dhe institucionit tė akuzės tė ngritur nė atė kohė me shumė pėrkujdesje nga qeveritė socialiste. Pėr kėtė, duket se akuzat ndaj Theodhori Sollakut pėr lidhjet me krimin duket se nuk e kanė shqetėsuar shumė, por sapo nė skenė ka dalė emri i “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”, ai ka reaguar ashpėr, pasi iu prek njė shoqėri e vjetėr me tė cilėn ka kaluar pėrmes mjaft situatash. Njė kėndvėshtrim interesant ėshtė se gjatė periudhės sė Arben Rakipit, kur Visha ka qenė zėdhėnės i prokurorisė ka qenė nė shėrbim tė drejtpėrdrejtė tė krimit dhe nė momentin kur Sollaku shkeli nė institucion ai u bė njė drejtor i marrėdhėnieve me jashtė ose njė mbrojtės i hapave dhe gjurmėve tė krimit. Megjithatė dyshime serioze hidhen tani nga shqyrtimi i skemės sė veprimit tė organizatės “Hakmarrja pėr Drejtėsi”, kur Visha sipas kryeministrit Berisha duket se ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, pas vrasjes sė shoferit tė Sollakut Genci Sina.

    Megjithatė, nė pritje tė sqarimeve lidhur me “qendrimin e Vishės nė Londėr”, mund tė thuhet se thirrja e Vishės pėr tė rregulluar shėnjestrėn e Berishės tregon se ekzekutivi dhe kryeministri janė nė drejtimin e duhur tė zbardhjes sė lidhjeve tė krimit me prokurorinė ku duket se jo vetėm Sollaku tani, por edhe Ardian Visha hyn nė objektivin e hetimit tė gjerė, qė do tė fillojė zyrtarisht shumė shpejt ku qeveria Berisha do tė kėrkojė ndihmėn e qytetarėve pėr ta mbėshteteur nė nismat antikrim. Dalja e fakteve nė lidhje me tė kaluarėn e njerėzve tė rėndėsishėm tė prokurorisė shqiptare tregon se sa thellė ėshtė futur krimi dhe korrupsioni nė qelizat e organit tė akuzės.

  19. #19

    S F U M I M I

    “Sollaku” sfumon “Spartakun”
    Nga Aulon Mehdiu


    Ajo e ashtuquajtura kriza mė e madhe nė gjirin e mazhorancės, ėshtė fashitur ende pa dalė mirė nė skenė. “Kocka e fortė” nė gjirin e demokratėve, Spartak Ngjela, pas ngrirjes duket se nuk pėrbėn mė krizė pėr shumicėn dhe qeverinė. Ai ėshtė degdisur nė njė komision mediash, ku nė mbledhjen e parė ku duhet tė ishte i pranishėm nuk shkoi. Por oshėtima qė hoqi nga skena e debateve bubullimėn Ngjela, ishte lufta mediatike, nė qendėr tė sė cilės ishte dhe ėshtė Theodhori Sollaku, prokuror i pėrgjithshėm i Shqipėrisė. Para jo mė shumė se njė jave, tė gjithė diskutonin se si do t`i vendte puna e filli mazhorancės dhe qeverisė, e aq mė tepėr si do ti vende halli e litari “rrebelit qė kishte guxuar” t`i dilte kundėr Njėshit tė partisė, atė qė s`guxon ta bėjė asnjė brenda Partisė Demokratike. Por njė javė mė pas, pėrveē daljes sporadike nė ndonjė ekran televiziv, nė skenėn e debatit ishte ngjitur dikush tjetėr. Lideri i qeverisė dhe i mazhorancės, tregoi se nė njė kohė tejet tė shkurtėr mund tė luante me shumė vetė dhe me shumė porta, duke i sjellė gjėrat ashtu siē do dhe di vetė. Pikėrisht kriza me emrin Sollaku, e cila u duk se u mbyll pas kthimit tė tij nga Uashingtoni, ka mbyllur nė fakt njė tė ēarė tė madhe nė fasadėn e qiellgėrvishtėsit blu tė qeverisjes. Emri i Dhori Sollakut, nuk pushtoi vetėm median shqiptare, por ai u trajtua gjerėsisht edhe nga shtypi ndėrkombėtar. Akuzat e kryeministrit Berisha, se pikėrisht Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė molepsur kokė e kėmbė me krimin nuk kishte si tė mos viheshin re nga “tė jashtmit”. Nė numrin e tė martės, e pėrditshmja konservatore greke Kathimerini do e hapte lajmin me titullin “Korrupsion Shqiptar”. Agjencitė e lajmeve, AP, Reuters si dhe disa media rajonale do ta mbartnin ndėr lajmet kryesore deklaratėn e Berishės dhe sulmet e tij ballore ndaj Sollakut. Pra, do shkakohet apo jo Sollaku, kjo ėshtė temė tjetėr, e rėndėsishme ėshtė qė vėmendja u shkėput nga ato qė janė me tė vėrtetė probleme pėr vendin, dhe u pėrqėndrua nė artifice. Kėshtu ka ndodhur edhe mė parė kur pėr tė sfumuar tema me rėndėsi ditore, u nxorrėn tė tjera ēėshtje artificiale si Zogu i Zi etj. Por pėr ironi tė fatit, Theodhori Sollaku, me njė emėr ortodoks mban edhe njė mbiemėr me origjinė turke qė do tė pėrkthehej pikė pėr pikė nė shqip : Majtosh, ose e thėnė popullorēe Mėngjėrash. Nuk kemi ide nėse kryeministri e di apo jo kėtė, pasi padyshim qė do t`i shtohej edhe mė, kundėrshtia ndaj prokurorit pėr tė cilin vetė dha viston e zgjedhjes pak vite mė parė. Pra, Shqipėria ndonėse njė vend tmerrėsisht i vogėl dhe i parėndėsishėm nė skenėn rajonale, europiane dhe atė globale, ka aftėsinė tė gjenerojė njė larmi zhvillimesh, ngjarjesh dhe pėrplasjesh pėr tė cilat do tė na e kishin zilinė ushtria e kolegėve tanė gazetarė, tė nemitur nga qetėsia gjumėndjellėse e politikės sė pulsit normal. Vetėm nė Shqipėri ndodh, qė edhe shtrimi i njė trotuari ēfardo, nė njė qytet ēfarėdo, varet nga politika, e jo nga taksat qė qytetarėt paguajnė. Por padyshim, asnjėra nga kėto nuk i vlen ecjes pėrpara, por veē njė ēepetosje gladiatoriane politike, qė shqiptarėve tė shkretė nuk u ka munguar thuajse asnjė ditė nė kėta 15 vjet tė demokracisė sė tyre tė shtrembėr. Thjesht, ėshtė koha pėr PUNE konkrete, dhe jo llafe qė ngrijnė e shkrijnė, ngrejnė e zbresin, vrasin e presin Spartakė e Sollakė…


    19/04/2006

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kryeministri i pėrgjigjet kryeprokurorit. “Lėvizja pėr ta hetuar ėshtė politike se politika jonė e pėrbashkėt ėshtė ēmontimi i krimit tė organizuar”

    Berisha: Nuk bėj prokurorin, por udhėheq maxhorancėn kundėr krimit

    Nevila Perndoj

    Tiranė- Kur nuk u mbushėn as 24 orė nga dalja e parė publike e kryeprokurorit Theodhori Sollaku lidhur me akuzat e Partisė Demokratike, kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, ka replikuar ashpėr dje nė distancė me kreun e akuzės. Nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, kryeministri ka qenė mė i ashpėr se kurrė nė qėndrimin e tij kundrejt veprimtarisė sė Sollakut, duke e cilėsuar kėtė tė fundit ai avokatin e krimit. Duke preferuar qė t’i drejtohet publikisht “avoketėrve” tė Sollakut, Berisha u ėshtė drejtuar fillimisht me njė pyetje: “Unė do t’ju bėja atyre vetėm njė pyetje: Ku ishte njeriu i cili nė pėrputhje me nenin 3 tė ligjit pėr prokurorinė ka nė kontroll tė plotė total dhe nė vartėsi totale institucionin e prokurorisė.... Jo vetėm kaq, por ligji i prokurorisė i ka dhėnė kryeprokurorit tė drejtėn pėr tė marrė ēdo ēėshtje dhe deleguar te prokurori qė do. Avoketėrit e z. Sollaku le tė mė thonė mua, se si mundet qė killer dhe serial killer, bandat kriminale tė sundonin lagje dhe qytete tė tėra tė kėtij vendi dhe prokurori i pėrgjithshėm tė bėnte tė paqmin. Si mundet qė korrupsioni tė rritet me shpejtėsi galopante nga viti nė vit. Po flas nga 2002 deri nė 2005-ėn dhe prokurori i pėrgjithshėm tė mos kėrkojė heqjen e asnjė imuniteti, pėrveēse njė imuniteti pėr fjalėn e lirė. Pra, si mundet qė prokurori i pėrgjithshėm, i cili deklaroi se e vetmja porosi qė u kam dhėnė vartėsve tė mi ėshtė tė interpretojnė ligjin, sipas jush dhe jo sipas tjetėrkujt, tė deklarojė nė tė njėjtin emision se ne i kėrkonim kriminelėt dhe ata ishin nė kafene dhe pinin kafe me prokurorėt”, -tha Berisha. Ai shtoi se, “ēfarė ėshtė ky interpretim ligji sipas Mark Abdisė apo Aldo Bares, qė prokurori dhe kriminelėt tė pinė kafe nė tė njėjtėn kafene. Kush e ka penguar prokurorin e pėrgjithshėm tė lėshojė urdhėr arresti pėr Lul Berishėn. Ata qė duan tė drejtė pa tituj, ata kalojnė mbi kufoma. Nga fėmija tek mė i moshuari e dinė qė ai ishte njė ekzekutor. Shoqėria dhe kombi ka njė ndėrgjegje dhe ajo nuk mund tė jetė e krimit. Nuk e arrestonte ai. Pikėrisht se pinte kafe me tė nė “Triesten” e Nard Kokės. Kjo ėshtė e thjeshtė. Pinė edhe tė tjerė kafe me tė. Edhe ministra. Kėta ishin klubi. Kush e pengonte prokurorin tė lėshonte mandat arresti pėr Nehat Kullėn? Z prokuror, ky ėshtė moral krimi”, - tha Berisha.

    Dosjet
    Kryeministri Sali Berisha ka folur dje edhe pėr dosje qė, sipas tij, janė shtyrė apo mbyllur, duke sjellė edhe dėme financiare shtetit shqiptar. “Tė na thotė pak prokurori, t’u thotė avoketėrve tė tij, me ēfarė morali hapi dosjen e njė shume prej 75 milionė dollarėve evazion. Po, zotėri, nė vitin ‘98-‘99 janė futur dhjetėra makina dhe vetura tė paregjistruara, sepse tė zotėrit e tyre paguanin doganierėt. Dhe kjo faturė nuk ėshtė njė milion, por 75. Dhe a e dini ju se kjo ishte njė nga dosjet e para qė hapi z. Sallaku? Po, ēfarė bėri? Bėri Arben Malajn. E shtyu derisa u parashkrua si evazion fiskal. Dėmi i buxhetit ishte 75 milionė. Kjo u shndėrrua nė konto bankare, hotele, motele, trafiqe tė hajdutėve nė dogana. Ēfarė do tė thotė prokurori pėr dosjen e Gazmend Mukės. E dini ju se Gazmend Muka ėshtė ish-kryetari i kthimit tė pronave nė qytetin e Durrėsit. Administratori i Aibės, i Dukės sė krimit, i cili u emėrua nė ’99-ėn qė klani i zemunit tė pėrvetėsonte pronat. Njė familje me mbiemėr Shijaku ia paraqitėn njė ditė prokurorit dhe i thonė: Urdhėro dokumentet se si kėta falsifikojnė. Prokurori nė zbatim tė ligjit, hap ēėshtje penale. Ēfarė fakton hetimi? Fakton qė nga 108 vendime, 102 ishin tė paligjshme, sepse mbanin vetėm firmėn e kryetarit dhe jo tė anėtarėve tė komisionit. Mirėpo kapo-klani e urdhėron tė mbyllė dosjen....”,- tha Berisha

    Akuzat, politike?
    Pėr herė tė parė kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se lėvizja e tij ėshtė politike. “Po. Me asnjė lloj mėdyshje”, - tha ndėr tė tjera ai. “Sallaku” i pėrkiste partisė sime. Ka qenė kėshilltari im. Ka qenė kandidat pėr deputet i partisė sime.... Ėshtė politike se politika jonė e pėrbashkėt ėshtė ēmontimi i krimit tė organizuar. Ėshtė lufta me zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar. Unė nuk bėj gjykatėsin apo prokurorin. Unė udhėheq njė mazhorancė me njė platformė tė caktuar nė pėrballje me krimin e organizuar. Kjo vetėm kjo ėshtė politika jonė. Le ta harrojnė avoketėrit e tij se unė mund tė kem politikė tjetėr. Unė e kam votuar atė pėr prokuror. Hetimi i prokurorit tė pėrgjithshėm ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme pėr vendin. Garantoj se do tė zbatohet nė mėnyrė rigoroze procedura ligjore. Ne jemi njė vend me ligje demokratike. Ne kemi vullnet tė plotė ti zbatojmė ato. Ne jemi tė vendosur te shteti ligjor”,- tha Berisha. Ai shtoi se “asnjė procedurė ligjore nuk do tė cenohet. Nė tė kundėrt, mendoj se parlamenti do tė vendosė qė seanca e dėgjimit tė tij tė transmetohet nga media. Shqiptarėt le ta gjykojnė vetė. Le tė jenė ata gjykatėsit mė tė mirė tė dosjeve tė rėnda sa mali i Dajtit, qė ne do paraqesim nė komision pėr zotėrinjtė qė jo vetėm kanė fjetur mbi to, por rezulton se dhe ėshtė ushqyer me to”, - tha ai

    “Bashkėshortja e Sollakut nuk dėshmoi nė gjyq se kishte frikė nga Imelda Tasho”

    Tiranė- Kryeministri Sali Berisha hodhi akuza tė rėnda edhe ndaj punės si gjyqtare tė bashkėshortes se prokurorit tė pėrgjithshėm, Zeqine Sollaku. “Ēfarė do t’i thotė prokurori i pėrgjithshėm biznesmenit grek, tė cilit ia tjetėrsoi tėrėsish pasurinė, kompaninė e themeluar prej tij me dy ortakė nėpėrmjet noteres, falsifikatore dhe gjykatėses superfalsifikatore. I pėrvetėsoi njė kompani prej disa milionė dollarėsh. Dhe kur biznesmeni vjen, i thotė qė nuk ėshtė kompania jote. Ja ku i ke dokumentet, firmėn e zonjės “Sallaku”. Unė respektoj tė gjitha nėnat, gratė dhe motrat shqiptare, por brenda tre muajve ka dy-tre gjyqe pėr kėtė aferė. Vėrtitej investitori grek pėr pronėn e tij pėr tė gjetur tė drejtėn. Hetimet e bllokuara. Po pse kjo? Sepse Ilir ***ēini ishte njeriu i Sollakut. Nė qoftė se ne pėrdorim pushtetin e njerėzve tanė, tė bashkėshorteve apo tė vėllezėrve pėr tė pronėsuar njerėzit, ne kryejmė krime. Je apo nuk je ti aksioner nė kompaninė e pėrvetėsuar dhe tė vjedhur me dokumente tė falsifikuara? Ndėrgjegjja jote e di. Por njė gjė do tė them: “Ke kryer njė vepėr tė rėndė, tė shėmtuar me bllokimin e hetimeve, kurse bashkėshortja jote ka dhunuar ligjin nė favor tė njerėzve tė tu tė afėrt nė mėnyrėn mė tė pabesueshme. Kjo dhe vetėm kjo do tė mjaftonte pėr ēdo prokuror me minimumin e integritetit, qė ai tė largohej nga skena e drejtėsisė”, -tha Berisha. Ai shtoi se Prokurori i Pėrgjithshėm u shndėrrua mbrėmė nė njė avokat krimi. “E dėgjuat ju argumentin sepse nuk ekstradohet njeriu qė vendosi autobombėn te “Vefa”. Njė nga terroristėt mė tė mėdhenj tė rajonit. Nuk ekstradohet pėr arsye politike, - tha, -se Berisha e bėri politike ēėshtjen. Ekzekutimi nė mes tė Tiranės u bė pėr motive qė vetėm zoti dhe zonja Sallaku dhe diplomatja kriminele i di. Nuk pati guxim kurrė qė zonjėn gjyqtare Sallaku ta bėnte tė dėshmonte, sepse kishte frike se diplomatja kriminele mund t’ia shkrepte nė sallėn e gjyqit motivin e vėrtetė tė eliminimit mafioz. Sepse detyra mė elementare, mė njerėzore pėr njė njeri, zyrtar apo qytetar, ėshtė tė dėshmojė kundėr njė krimineli qė vret tjetrin para syve tė tij. Se diplomatja do t’ia numėronte nė sy shkakun, sepse dashnori i saj ekzekutoi tjetrin nė mes tė bulevardit. Janė probleme tė hetimit kėto tė gjitha”, - tha Berisha.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •