Fillimet e punimeve pėr ndėrtimin e rugės sė plazhit mė tė madh mbas Durrėsit por nė perėdnim tė Shkodrės janė nė vitin tashmė tė largėt 1994-5-sė. Njė fond prej qindra mijra dollarėve u dha sipas burimeve tė atėhershme dhe mbas nja dy gėrmimeve nė njė nga kthesat e malores u “pėrvodh” dhe nuk i dihet edhe sot fati i tij. Mbas viteve 98-tė rruga e Velipojės ka pasur grante tė ndryshėm tė cilat jepeshin copė-copė nė momentet e fushatave elektorale dhe qė shtonin kilometrat dhe nė vitin 2003 mbetėn tė “Ura e Gjolulit” pėr tė mos vazhduar mė. Fushata e fundit elektorale ja dha firmės “Papenburg” pėr ta pėrfunduar e cila tashmė ka shtruar 12 km e fundit deri afėr “Kishės sė Velipojės” aty ku janė rrėzuar plepat nga era duke lėnė edhe 3-4 km tė tjera pa pėrfunduar, sepse deri aty kanė qėnė edhe lekėt. Fundi, ka mė se 10-tė vite pėr tė mos qėnė i pėrfunduar segmenti mė i rėndėsishėm turistik nė veri tė vėndit i cili nė pikun e tij tė verės pėrmbledh mbi 400.000 pushues prej tyre mbi 15 mijė kosovarė dhe mbi 90 mijė pushues nga Tirana dhe rrethet e tjera tė Shqipėrisė kryesisht nga verilindja.
Nisja e rrugės pėr nė Velipojė merr kthesėn e superstradės e cila nga Shkodra ėshtė vetėm 6 km nga qėndra, kurse nga Tirana vetėm 80 km tė cilėt pa vonesėn e daljes nga qėndra kryeqytetit, kryhen nė njė rrugė tė mirė pėr 1 orė dhe 10 minuta. Mbasi kalon fshatin e madh tė Bėrdicės fillon rruga e drejtė e fushave tė Trushit dhe kėtu fillon edhe ajo qė shkodranėt e quajnė “autostrada e lopėve” ku fshatarėt pa e prishur terezinė i lėnė lopėt dhe delet tė ecin nė mes tė rrugės gjė qė ka sjellė qindra aksidente tė cilėt kanė pėrfunduar dhe me vdekje.



“Autostrada e lopėve”

Nė vazhdimin e rrugės sa kalon maloren e Velipojės fillon edhe rruga e re e mbaruar, por nė vazhdim nga firma “Papenburg” dhe shihet qartė se po hidhej shtresa e fundit por po bėheshin dhe riparime nė shtresėn e parė tė prishur vende vende. Nė shumė pjesė tė rrugės ishte e qartė se duheshin vendosur muret mbrojtės sepse dherat dhe gurėt po dėmtonin pa pėrfunduar rrugėn e re.



Shtrimi i shtresės sė fundit.

Megjithatė vetėm 500 metra pa shkuar tė kisha e madhe e Velipojės firma kishte ndalur punimet pėr tė filluar pastaj njė rrugė e degraduar me plepa tė rrėzuara nga era dhe me gropa tashmė pa asnjė lidhje me standartin e udhėtimit pėr rreth 20 km e pėrfunduara. Premtimet pėr mbarimin e saj janė, dhe interesi i deputetit Tom Doshi ka qėnė i pranishėm, por akoma nuk ėshtė marrė asnjė lloj informacioni pėr fonde tė cilat do tė bėnin tė mundur pėrfundimin edhe tė kėtyre 3-4 km deri nė muajin qershor kur fillon dhe zezoni i pushimit.

Velipoja plazhė degradim urban i pandryshueshėm.

Ndėrtimet pa asnjė lloj plani dhe zbatimi teknik i tij, janė edhe karakteristikat e vetme tė plazhit masiv mė tė madh tė vėndit mbas Durrėsit. Brėndėsia dhe rrugėt qarkulluese nė Velipojė plazhė, janė njė turp i pėrbashkėt jo vetėm i pamundėsisė sė komunės, por edhe pushtetit qėndror deri mė tani. Nė Velipojė nuk ka njė metėr asfalt nė brėndėsi dhe nuk ka njė lulishte tė konceptuar pėr publikun. Velipoja ka vetėm 8-tė shtylla edhe ato tė nė rrezik shėmbje qė kanė ndriēim publik. Midis shkatėrimeve tė furtunės dhe abandonimit njerzor janė si shetitoria dhe periferitė e saj. Problem i veēantė dhe qė kėrkon nė mėnyrė urgjente ndėrhyrje ėshtė edhe momenti i gropave septike tė cilat nė shumicėn e rasteve pėr qindra ndėrtime nuk janė nė standarte dhe qė rrezikojnė shėndetin e njerzve. Me qė Velipoja ka shtresa uji tė pijshėm edhe nxjerrja e tij bėhet me ēpime deri nė 4-5 metra jo shumė larg gropave tė derdhjeve tė ujrave tė zeza. Nė fakt ndihmė pėr kėtė gjėndje tė pėrgjithshme tė qėndrės ka kėrkuar kreu i komunės Dedė Kaēaj jo vetėm nė qeveri, por edhe nė sy tė deputetit Doshi dhe Ministrit Bujar Leskaj. Gjithsesi nga taksat e saj kjo komunė mund tė kishte bėrė mė tepėr pėr sistemin urban. Rreth 4 km pjesė e populluar nuk ka kurrfarė rregulli dhe qarkullimi urban, por nuk ka edhe sistem qarkullimi dhe rrugėsh tė pėrcaktuara tė cilat janė tė rastėsishme dhe sipas interesave tė ndėrtuesve dhe abuzivėve.





Rrėmuja urbane dhe qėndra e plazhit

Energjia si problem madhor.

Velipoja ka dhjetra vite qė furnizohet me njė linjkė 35 kilovoltėshi e cila nuk pėrdoret mė nė asnjė lloj sistemi qytetėrues perendimor. Njė fshat i vogėl dhe njė hidrovor ishin llogaritur tė punonin me kėtė lloj tensioni tip “elektrifikimi Leninist”. Sot kur popullsia e Velipojės ėshtė e dyta mbas Shkodrės nė muajt e verės, pėr veriun e Shqipėrisė linja prej 35 kilovoltėsh ėshtė njė prapambetje e jashtėzakoshme dhe dėmtuese pėr ritmet e zhvillimit turistik. Kėshtu nė ēdo 100 m nė Velipojė ka shtylla me transformatorė qė “rrisin” tensionin dhe qė i kanė kushtuar pronarėve tė ndėrtimeve qindra miliona lekė tė hedhura pėr arėsye tė pamundėsisė tė furnizimit tė gabinave. Jo vetėm kjo, por edhe shtimi i ndėrtimeve nė Velipojė nuk konceptohet pa investimin nė transformatorė dhe tashmė dhe turistėt e kanė mėsuar kėtė gjė, duke shikuar lart gjithmonė aty ku duan tė zėnė gabinė pėr tė parė transformatorin ose sigurinė e tensionit pothuaj normal. Gjithsesi edhe pse nė planet e kalimit tė njė linje 110 kilovoltėsh askush nuk di tė thotė se kur kjo linjė do tė arrijė nė Velipojė. Ajo qė dihet ėshtė e qartė se Velipoja paguan mbi 70 pėrqind dhe dimrit ka vetėm 10-12 orė drita.



Transformatorėt nė rresht

Kulmi i ndėrtimeve pa leje, por pak probleme me pronarėt.

Velipoja ka sot sipas deklaratave tė “ndėrtimorėve” tė Shkodrės rreth 840 ndėrtime pa leje. Sipas Gjelosh Prendit drejtor i policisė ndėrtimore tė Shkodrės do tė ketė faza nė prishjen e tyre. Pėrderisa nga ky organizėm janė evidentuar gati 900 ndėrtime pa leje ajo qė dihet ėshtė se 90 pėrqind e tė gjithė ndėrtimeve tė plazhit janė pa leje. Por problemi ėshtė disi mė i koklavitur, sepse toka e Velipojės ėshtė njė pronė relativisht e re. Pėr njė plan tė ri tė rregullimit dhe si pasojė dhe prishjeve mbi kėtė plan ka kėmbėngulur dhe deputeti socialist Doshi. Ai ka deklaruar edhe para ministrit ė turizmit Leskaj se duhet tė ketė njė studim tė ri dhe mė tė saktė pėr tė mos u dėmtuar turizmi. Doshi ka thėnė se nuk do tė ketė prishje masive nė Velipojė. Janė 150-200 metrat nga bregu qė ēdo gjė i takon shtetit dhe aty po ndėrtohen grupe masive pallatesh tė cilat janė godinat e vetme masive me leje dhe qė kanė marrė miratimin e KRT-sė dhe tė qarkut. Banorėt ndėrtojnė dhe kanė besim se do tė legalizohen, se nuk kanė sipas tyre konflikt me pronarėt, sepse i kanė paguar ato rregullisht kur kanė blerė tokėn. Pronė nė Velipojė mbi 50-100 vite nuk ka pronarė potencialė dhe referimet kryesisht janė nė transformimet nga shpėrnguljet nga malėsia nė kohėn e kooperativave dhe mbas viteve 90-tė. Megjithse ka pasur nė Shkodėr akuza pėr manipulime dhe transformime tė pronave nė “hipotekėn” e Shkodrės dhe nga kėshilltarė tė Bashkisė sė Shkodrės si zoti Mustaf Lici, megjithatė asnjė konflikt i dukshėm nuk ėshtė evindetuar. Shitja e tokės pronė mbas koperativave ka filluar me shifrėn 7 euro dhe ka vazhduar deri nė vitet 2000-04 me 20 euro nė distancėn 800 metra nga bregu. Sot ėshtė e vėshtirė tė blesh dhe ka tendenca qė tė shiten toka tė cilat janė nė vende ku siguria e tyre pėr sistemet e mbrojtjes e aplikueshme nė Velipojės ėshtė e dyshueshme.
Gjergj Lisi dhe Mark Pulti tė ulur nga malėsitė deklarojnė se legalizimi duhet kryer dhe se ato janė dakort qė mbi bazėn e pronave tė tokės sė blerė, ndėrtimi i tyre tė marrė leje. Por ka edhe persona qė nė pronėn e tyre ka palosje pronėsie apo edhe transformim tė saj por nė masėn mė tė madhe nė Velipojė nuk ka konflikt tė ashpėr pronėsie pėrveē se nė tokė tė shtetit. Njė nga transformimet me pronėn edhe pse pa leje ndėrtimi ėshtė deklarimi pėr “banim” dhe jo pėr “hoteleri” ku njė shtėpi me 15-tė dhoma ėshtė “shtėpi banimi”. Banorėt e Velipojės tė 30-40 viteve mė parė kanė shitur pjesėn mė tė madhe tė tokės bujqėsore tė tyre tė shpėrndarė nga prishja e kooperativa dhe kjo ėshtė edhe njė nga cilėsitė e Velipojės nė pronėsinė e tokės mbi tė cilėn janė ngritur ndėrtimet pa leje si nė gjatėsinė deri tani katėr km dhe thellėsinė 2 km. Sikur policia ndėrtimore tė fillojė kėtė muaj (sipas premtimeve) tė prishi disa ndėrtime nė vijė e ujit, ajo nuk bėn asgjė tjetėr, por do merret vetėm me 5 pėrqind me ndėrtimet pa leje. Deklarimet e tjera pėr vazhdimin e shkatėrrimeve tė 800 tė tjerave tė cilat vazhdojnė edhe kėto ditė tė ndėrtohen duket utopi dhe me sa duket edhe kėtė vit Velipoja do tė “pėrmbytet” nga ndėrtimet pa leje. Praktiksht njė “mastėr-plan” zyrtar i pa pėrgatituar deri tani kėtė qėllim ka pasur qė tė lejojė ndėrtimet pa leje.



Tė vetmet ndėrtime me leje nė bregun e Velipojės

Peshkatarėt kategorikisht kundėr ligjit antiskaf.

Peshaktarėt e Velipojės nuk janė tė shumtė por gjithsesi janė kundėr “mbylljes” sė varkave tė tyre me motorr. Nuk janė nė dijeni tė ligjit mbi kategorizimin e tij nė fuqi dhe madhėsi tė varkave apo skafeve, por ndalimin e quajnė njė shkatėrrim tė bisnesit tė tyre. Tė friksuar dhe aspak tė bindur nė tė ardhmen e tyre ato nuk janė aspak tė qartė se si do tė pėrballojnė jetėn. Po kėshtu dhe pronarėt e hoteleve dhe bareve tė cilėt skafet e pėrdorin pėr shėtitje dhe qė kanė rritur numurin e varkave me motorr. Pjesa mė e madhe e tyre por edhe peshkatarėt deklarojnė pakėnaqėsinė kundrejt pafuqisė sė shtetit nė ndalimin e skafeve sidomos nė jugė tė vėndit dhe ligjin pėr tė ndaluar varkat e tė gjithėve qė merren punė pėr tė nxjerrė bukėn e gojės si nė veri dhe jugė tė vėndit. Gjithsesi nga Velipoja nuk ka tė deklaruara nisje pėr nė bregun tjetėr dhe pė shkak tė distancės sė madhe qė ndan tė dy brigjet.

Ekosistemi gjigand pa ruajtje dhe pa organizim.

Derdhja e Bunės si e vetmja “xhungėl” nė tė gjithė bregun lindur tė Adriatikut, ka dhjetra specie zogjsh dhe kafshės gjysėm tė ruajtura. Ėshtė i vetmi vėnd nė Shqipėri ku mund tė lahesh njėkohėsisht dhe nė ujė me kripė dhe nė ujė tė ėmbėl tė njė lumi me deltė madhėshtore. Po kėshtu dhe laguna e mrekullueshme e Vilunit me zogjt dhe peshkun e qarkullueshėm lagunė-detė ėshtė jo shumė e ruajtur. Por edhe 14 km breg i virgjėr nuk ka guidė dhe sistem turistik modern dhe tė njohur pėr turizėm elitar. Nuk ka rrugė tė saktė nė anėn e fshatit Rrjoll dhe po kėshtu edhe plan ku sistemet rrugore dhe urbanistika turistike nuk ėshtė njė realitet i prekshėm dhe i natyrshėm pėr tė shkuar drejt kėsaj mėnyre moderne tė thithjes sė turistėve tė vėndit dhe tė huaj. Megjithatė 14 km bregdet madhėshtor dhe nė pjesėn mė tė madhe i virgjėr. Me pasuritė natyrore tė rėrės dhe ujit, lagunave dhe 30 llojeve tė zogjve apo 12 lloje tė kafshėve nė liri dhe kontroll megjithse gjysmak. Me malin afėr Rrjollit dhe ujin e pijshėm nė ndryshim nga tė gjithė bregdetet ranore tė vėndit tonė. Me nivelin kulturor tė distancave nėn 30 km si kisha e Shirqit, kalaja e Shkodrės dhe e Danjės, sėbashku me Shurdhahun dhe urėn e Mesit. Liqenin e madh tė Shkodrės dhe lumenjtė e Drinit , Bunėn e lundrueshme dhe Kirit, Velipoja ka nė afėrsi ekositemin mė gjigand dhe me alpet e Shqipėrisė me Thethin e Razmėn tė gjitha tė evidentuara dhe nga ministri Leskaj nė vizitėn e tij.Pėr mė tepėr Shkodra vetėm 20 minuta larg dhe Tirana edhe 50 minuta mė tepėr rrugė qė do ti kishte zili ēdo vėnd tjetėr. Mjafton mė tepėr studim dhe rregull urbanistik nė administrimin e kėsaj perle turistike pėr tė larguar njėherė e pėrgjithmonė tė gjithė rajonin nga mbrapambetja jo normale e deri tanishme.