Ahd-Nameja e Fatih Sulltan Mehmetit II-të mbi të drejtat e njeriut
“Unë jam sulltan Mehmed hani, e shpalli para masës së
zakonshme dhe formacioneve, me të cilën klerikëve boshnjakë
u tregoj kujdes të madh, dhe urdhëroj:
As njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu
dhe as faltoret e tyre të mos pengohen e të mos dëmtohen.
Le të jetojnë në paqe e të qetë ata brenda perandorisë
sime. Të gjithë këta njerëz të rënë në gjendje refugjati le
të jetojnë të lirë e të sigurtë. Le të kthehen ata në çdo
pjesë të Perandorisë e të vendosen e sistemohen pa frikë
nëpër manastiret e tyre. Askush nga rrethi i nderuar i imi,
as nga vezirët e mi, as nga shërbetorët dhe qytetarët e
perandorisë sime, nuk do të cenojë dinjitetin e këtyre
njerëzve dhe nuk do t’i dëmtojë ata. As nuk do të cënojë
jetën, pasurinë dhe faltoret e tyre, Po ashtu, iu lejohet
të sjellin njerëz të tyre nga një vend tjetër në shtetin
tim.
Duke shpallur këtë urdhëresë Timen për të
përmendurit, betohem në emër të Allahut, Krijuesit dhe
Zotit të tokës e qiejve, me shtatë mus’hafë, të dërguarit
të Allahut, Muhammedit,
e 124 mijë pejgamerëve dhe në emër
të shpatës që kam ngjeshur në brez, se asnjë nga shtetasit
e mi, të cilët do t’i binden urdhërave e do të mbesin
besnikë të mi, nuk do të veprojnë në kundërshtim me çka
shkruhet në këtë urdhëresë.”
Shkruar më 28 maj 1463
Në kufij të Milodrazhit
Fatih sultan Mehmedi
(Origjinali i dokumentit:
http://www.fojnica.ba/english)
Krijoni Kontakt