nga gazeta55
.............................

Interviste me Z.Ndriēim Kulla.

Ndriēim Kulla ėshtė lindur nė Delvinė. Ka mbaruar shkollėn e
lartė, Universitetin e Tiranės (dega gjuhė letėrsi shqipe). Ka
ushtruar profesione tė ndryshme,puntor ne minieren e Valiasit
ne Tirane rreth shtate vjet me radhe, mėsues nė shkollėn e
mesme tė pėrgjithshme, gazetar, pedagog nė Akademinė e Arteve,
dhe botues privat. Aktualisht ėshte drejtor i shtėpisė botuese
Phoenix. Ėshtė aktivist aktiv i opinionit publi. Ka
botuar kėto libra: "Me zemėr tė hapur"vėllime me vjersha,"Shi
i egėr" vėllime me tregime dhe novela, "Drithije
shqiptaro-greke"liber me shqyrtime politiko-historike
"Neoshqiptarizma njė model i braktisur" libėr me shqyrtime
politiko-shoqėrore. Ka mbledhur dhe strukturuar pėr botim
"Mision shek XX-tė" tė Tajar Zavalanit ,"Nė udhėn e
shqiptarizmės" tė Vangjel Koēės dhe ka nė proces shtypi"
Oriental a ksidental tė Krist Malokut. Ka ideuar dhe drejtuar
kolonėn e njohur tė "Mendimit shqiptar" nė shtėpinė botuese
Phoenix tė cilėn po e vazhdon mė tej me tė tjera vepra tė reja
tė pa njohura.

Pėrshėndetje Ndriēim Kulla


1. Zoti Kulla shtėpia botuese "Phoenix" kryetar i sė cilės
jeni ju, ka botuar njė bibliotekė interesante me titullin
"Mendimi Shqiptar", me veprat e Vangjel Koēės, Tajar
Zavalanit, Anton Harapit, Mehdi Frashėrit dhe plejadės sė
autorėve tė viteve '30. Si i hytė kėsaj pune tė mundimshme,
duke pasur parasysh se trashėgimia e neoshqiptaristėve gjatė
komunizmit, ishte synuar tė shkatėrrohej krejtėsisht?
- Qė tė jem i sinqertė kur nisa aktivitetin e botuesit privat
nė planet e mia tė botimit nuk e kisha parashikuar botimin e
mendimtarėve shqiptar tė viteve '30-tė sepse brezi im nuk
kishte rėnė nė kontakte me kėtė mendim. Propaganda komuniste
disa prej kėtyre emrave i kishte pėrgojuar politikisht, por
ēensura e rreptė e kishte ndaluar plotėsisht botimin e veprave
tė tyre nė mėnyrė qė tė mos kishe mundėsi tė ballafaqoheshe me
vlerat e tyre tė vėrteta. Dhe ngacmimi pėr t'iu pėrkushtuar
botimit tė tyre, disa prej tė cilave nuk u kisha dėgjuar as
emrin lindi krejt rastėsisht ndėrsa unė pėr interesat e mia
studimore, kumtoja shtypin periodik tė viteve 1920-1943 nė
Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė.
Mė tėrhoqėn vėmendjen emra tė njohur e tė panjohur tė cilėt
dalloheshin pėr kulturėn e tyre tė lartė, dhe vizionet e qarta
qė kishin dhėnė qė atėherė pėr tė ardhmen e vendit dhe
gradualisht duke lexuar konstatova me habi se problemet tona
shqiptare tė sotmet janė trajtuar prej tyre nė disa drejtime
ndoshta edhe mė kthjelltė se sot. Prandaj mendova se kėto
personalitete tė shquara aq pak tė njohura nga masa e madhe e
lexuesve, por edhe nga shumė intelektualė tė sotėm, duhej qė
t'i prezantoheshin ambjentit tė sotėm nė tė gjitha trevat
shqiptare. Mendova se mungesa e kėtij mendimi dhe e kėsaj
filozofie ka krijuar njė boshllėk tė madh nė orientimin
politik tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve kudo qė janė. Kėtė
konstatim e bėnė menjėherė sa hynė nė kontakt me mendimin
politik dhe filozofik tė viteve 1920-1943 nė Shqipėri.
Edhe pse nė kohė jemi pėrpara, gjashtė dekada tė plota nga
kufiri i atyre viteve, ndjejnė zilinė e pėrparimit tė tyre.
Mendimtar, filozof dhe sociolog tė shquar si Niēe, Platon,
Shepenhauer, Karel, Kant, Frojd, etj. ishin futur nė
referencat e analizave tė ndryshme, politike, sociologjike,
historike dhe kulturore prej tyre me njė mjeshtėri dhe kulturė
tė paparė. Mendimtar tė tillė si Mit'hat Frashėri, Gjergj
Fishta, Anton Harapi, Mehdi Frashėri, Branko Merxhani, Vangjel
Koēa alias Vango Nirvana, Nebil Ēika, Tajar Zavalani, Krist
Maloki, Jorgji Meksi etj. me kontributin e tyre intelektual
krijuan njė ekuilibėr tė ri shpirtėror i cili u bė njė
mbėshtetje shumė e madhe e ndėrtimit tė institucioneve tė
shtetit shqiptar qė gjatė kėtyre viteve ka pėrjetuar njė fazė
historike. Problemet e mėdha historike dhe shoqėrore qė ata
ndriēuan, vizioni i qartė perėndimor qė ata kishin pėr
orientimin politik tė Shqipėrisė, kultura e tyre e madhe,
toleranca e lartė pėr tė respektuar diversitetion e mendimeve
tė njėri-tjetrit, qė ata manifestuan e bėjnė tė domosdoshme
publikimin e vlerave tė tyre mendore nė Shqipėri, Kosovė dhe
kudo ku jetojnė shqiptarėt.

2. Si e komentoni faktin qė unė kam botuar librin "Kosova
Neoshqiptarizma pėr Shekullin e Ri" nė Prishtinė, dhe ju
botuat "Neoshqiptarizma njė model i braktisur" nė Tiranė, pa
korresponduar dhe pa ditur asgjė pėr projektet e
njėri-tjetrit?
-Kjo shpjegohet me atė qė thotė Gusta Jung tek libri "Mbi
psikikėn njerėzore" sinkronizimi i mendimeve dhe qėndrimeve.
Ėshtė pėrpjekja e dy njerėzve tė pėrgjegjshėm pėr tė
ringjallur njė traditė tė mirė shoqėrore qė ka ekzistuar,
pamvarėsisht nga stili dhe kėndvėshtrimi i gjithsecilit.
"Neoshqiptarizma" e viteve 30-tė ishte njė lėvizje mendore, qė
kishte pėr fe dhe ideologji shqiptarinė. Kjo shkollė,
programin e saj bazė kishte ndėrtimin e Shqipėrisė sė
brendshme, Shqipėrisė shpirtėrore. Liria politike edhe pse e
cunguar ishte fituar. Nė fund tė fundit ishte krijuar shteti
shqiptar i cili do ishte edhe frymėzimi historik i gjithė
shqiptarėve. Por qė tė arrinin shqiptarėt tė shkonin nė Europė
ashtu siē kishin predikuar rilindasit, por ashtu siē kishin
qėllim edhe neoshqiptarėt nė fillim duhej tė bėheshin
shqiptarė tė vėrtetė. Kjo ishte detyrė e vėshtirė, sepse ėshtė
e kuptueshme qė ndryshimet e brendshme janė edhe mė komplekse
se sa ndryshimet qė sjell gryka e pushkės. Duke kritikuar
mėnyrėn orientale tė jetės shqiptare dhe plagėt historike qė
kishin lėnė si trashėgim pushtimet e shumta dhe tė
njėpasnjėshme historike ata predikuan nė mėnyrė shumė tė
kulturuar dhe tė arsyetuar mėnyrėn aksidentale tė jetesės prej
sė cilės do tė vinte edhe fati i ri historik i shqiptarėve. Nė
njė farė mėnyre dhe kėto botime kanė tė njėjtin mesazh.
Ringjalljen e kėsaj bote mendore tė braktisur. Sot Shqipėria
pėrjeton realitetin e njė vendi tė pėmvarur ndėrsa Kosova
mendoj se drejt asaj rruge po shkon.
Ne megjithėse tė ndarė jemi njė popull qė tashmė e kemi
kuptuar dhe provuar qartė se tė ardhmen e bashkimit dhe tė
njėsisė kombėtare e kemi nė perėndim, prandaj kėtij qytetėrimi
duhet t'i ofrojmė qytetarin tonė, tolerancėn tonė, qetėsinė
tonė, institucionet tona shtetėrore, aftėsinė tonė dhe
kontributin tonė. Personalisht shikoj se tek bota e sotme
shqiptare nė tė dyja anėt e kufirit ka njė zhvillim kulturor.
Letėrsia ėshtė zhvilluar, muzika dhe tė gjitha artet janė
zhvilluar dhe mjetet e informimit publik gjithashtu. Madje nė
kėtė drejtim ka njė inflacion tė madh. Por njė lėvizje e re
mendore qė ta pėrpunoj dhe ta menaxhoj kėtė ndryshim nuk
ekziston. Prandaj ėshtė e nevojshme riaktualizmi i
neoshqiptarizmės.
3. Ēka i ofron neoshqiptarizma e viteve '30, sė cilės i
kontribuoi edhe njė kosovar dr, Krist Maloki nga Prizreni,
shqiptarėve bashkėkohorė?
-Megjithėse pėrveē shkollės sė "Neoshqiptarizmės" lėvizja
mendore e kohės sė viteve 1930-40-tė pėrfaqėsohej edhe nga
shkolla e klerikėve tė veriut me qendėr nė Shkodėr si dhe
mjaft intelektualė tė tjerė qė nuk e kishin shfaqur hapur
pėrkatėsinė, pėrsėri idetė dhe qėndrimet e tyre mė sė shumti
ēonin tė gjitha ujė nė mullirin e neoshqiptarizmės. Nėpėrmjet
veprave tė tyre tė mirėfillta, por edhe shkrimeve, analizave,
pamfleteve dhe gjinive tė ndryshme tė lėvruara nė fletorizmin
e kohės sidomos tek revista "Pėrpjekja shqiptare" dhe "Hylli i
Dritės" krijuan njė ambjent tė zhvilluar kulturor dhe qytetar
brenda tė cilit qarkulluan ide tė guximshme pėr kohėn. Ata
propaganduan krijimin dhe forcimin e shtetit tė ri laik
shqiptar nė bashkekzistencė me kulturėn e tre besimeve. Jo
vetėm qė e njohėn problemacitetin e vėshtirė shqiptare, por
guxuan dhe dhanė edhe zgjidhje teknike pėr secilin rast.
refreni qė dėgjojmė prej 10 vjetėsh "Shqipėria si Europė"
ėshtė vėrtet riaktualizim i thirrjes qė nga Sami Frashėri e
Pashko Vasa, por pėrdorur nė njė stad tė ri dhe e forcuan edhe
prej kėtyre mendimtarėve.
4) Kush janė shkurtimisht mendimtarėt e viteve 30-tė mes tė
cilėve qėndrojnė edhe vlerat e neoshqiptarėve. Nė ē'rrethana
ndėrruan jetė?
-Branko Merxhani: Themelues i revistės "Pėrpjekja Shqiptare",
Misionar i lėvizjes nacionaliste "Neoshqiptarizma" qė shtroi
nė faqet e shtypit tė kohės, ndėrsa tezat e tij i mbrojti me
revistėn e vetė "Armik i betuar i komunizmit, qėndrimi qė e
shfaq nė shkrimin "Pse nuk jam marksist" dhe sheh si
alternativė tė pėrshtatshme kemalizmin, njė demokraci tė
zhvilluar nėn njė autoritet qėndror, duke imituar kėshtu
lėvizjen e Ataturkut. Largohet po aq mistershėm, sa edhe
ēmbrriti nė Shqipėri dhe vdes nė Stamboll mė 1981, vdiq nė
moshėn 83 vjeēare.
Mit'hat Frashėri. Djali i rilindasit Abdyl Frashėri, ėshtė
ndėr formuluesit dhe misionarėt e frymės dhe lėvizjes
shqiptarizmit. Me njė aktivitet tė ngjeshur politik. Nė
shtypin e kėsaj kohe pėrdor pseudonimin Lumo Skėndo.
Kundėrshtar i monarkisė. Vetėm 16 ditė pas pushtimit tė
Shqipėrisė, themelon organizatėn nacionaliste "Balli
Kombėtar". Hartues i platformės Nacionalizma Shqiptare. Mė
1943 largohet nė Itali dhe qė andej vendoset nė SHBA. Vazhdon
tė punoj pėr bashkimin e shqiptarėve nė emigracion. Vdes 1949
nė New Jork.
Tajar Zavalani. Merr pjesė rregullisht nė debatin e kohės.
Shkruan nė shumė artikuj tė karakterit ekonomik. Por edhe
predikon rrugė nga duhet tė kaloj shoqėria shqiptare. Pėrktheu
"Sonetėn e Krojcerit" Ēehovin, Gorkin. Mbreti Zog e ndalon
shitjen e romanit "Nana" pėrkthyer prej tij. Nga fillimi i
viteve 30 deklarohet me prirje tė majta. Shpejt zhgėnjehet nga
kjo ideologji dhe mėrgon nė Londėr. Ka punuar nė radio BBC
shef i emisioneve shqipe. Atje shkruan rregullisht nė revistėn
Flamuri, ndėrsa me pretendimin se "Komunistėt shqiptarė po e
shkruajnė historinė siē duan ata" boton nė Londėr 1966
"Historia e Shqipėrisė". Libri botohet nė Shqipėri 32 vjet mė
pas. Vdiq atje.
Vangjel Koēa. Ėshtė njė nga bashkthemeluesit kryesor tė
shkollės sė "Neoshqiptarizmės". Shkruante me pseudonimin
Vangjo Nirvana. Bashkė me Branko Merxhanin themeloi gazetėn
"Demokratia" nė Gjirokastėr. Drejtoi numurin e vetėm tė
gazetės Neoshqiptarizma dhe bashkėpunėtor i rregullt i shtypit
tė kohės. Pėrktheu mrekullisht manualin e Epikletit, disa nga
dialogjet e Lukianit dhe "Bisedė pėr metodėn e Dekartit.
Kundėrshtar i komunizmit dhe denoncues i qėllimeve tė
mbrapshta tė kishės ortodokse greke. Biblioteka e tij ka qenė
njė ndėr tre bibliotekat mė tė mėdha mbas asaj tė Lumo
Skėndos. U mbyt duke udhėtuar me traget nė Adriatik.
Anton Harapi. Njė ndėr franceskanėt mė tė pėrfolur shqiptar.
Ka shkruar rregullisht tek "Hylli i Dritės", ndėrsa ka botuar
vėllimin "Vlerė shpirtėrore nė 1936, ku shpjegon idealin dhe
frymėn kristiane. Mbėshtet neoshqiptarizmėn dhe ndien rrezikun
e bolshevizmit. Dėnon pushtimin e Shqipėrisė dhe mė vonė
bashkėpunon me italianėt e mė vonė me gjermanėt. Pushkatohet
nga regjimi komunist mė 1946.
Mehdi Frashėri. Autori i romanit historik Novruzi. Mė 1928
boton "Historia e lashtė e Shqipėrisė". Mė 1932-1938 kryeson
qeverinė e Zogut. "Njė popull qė e pret pushtuesin me lule nuk
e meriton lirinė" deklaron Mehdi Frashėri mė 7 Prill 1939.
Menjėherė internohet nė Itali. Mė vonė pėrkrah Hitlerin. Boton
gjatė kėsaj kohe librin e famshėm "Probleme shqiptare". Mehdi
Frashėri vdiq nė SHBA i arratisur nga Shqipėria si emigrant
politik.
5-Pse shqiptarėve u ndodh ta braktisin njė shkollė kombėtare
kontemporare me bazė traditėn. Pse na ndodhėn prerje tė
zhvillimit, rinisje nga zeroja, diskontinuitete, sikur asgjė
tė mos qėndrojė mbi asgjė?
-Kėto qė po pyesni ju pėr tė shpjeguar kanė tė bėjnė me
shpirtin egoist tė shqiptarit. Rrethanat historike dhe sociale
i kultivuan ndjenjėn individuale duke e ēuar portretin e tyre
deri tek shprehja karakterizuese "ēdo shqiptar njė princ nė
vehte". Shpirti i tyre egoist i ushqyer dhe nga individualizmi
i tyre ekstrem nuk i dhanė realisht mundėsi shqiptarit qė tė
shprehte aftėsitė e tij shoqėrore. Tek kjo dobėsi e tyre tek
kjo plagė e rėndė shoqėrore, kėta mendimtar shikonin e shihnin
shkaqet e anarkisė sė pėrgjithshme sociale dhe politike qė
kishte shoqėruar jetėn e shqiptarit qė mbas shpalljes sė
pamvarėsisė. Ata e kishin kuptuar sesa do inteligjencė tė
kishe, sado punė tė bėhej, sado djersė tė derdhej nuk mund tė
bėje kurrė shtet tė zhvilluar social pa kultivuar ndjenjėn
kolektive shoqėrore. Prandaj ata i hynė punės krijuese duke u
bėrė edukator tė tillė tė popullit, e duke lėnė pėr brezat e
ardhshėm njė traditė tė cilės regjimi komunist i preu
totalisht tė gjitha lidhjet me tė. Regjimi monarkik i mbretit
Zog qė e kufizoi nė mėnyrė tė ndjeshme anarkinė shqiptare
mendoj se atė punė tė mirė qė bėri pėr ndėrtimin e
institucioneve tė shtetit modern nuk do ta kishte bėrė dot pa
ndihmėn qė i dhanė ata publikut pėr tė mirėkuptuar ndėrtimin e
shtetit tė tyre. Por komunizmi e varrosi kėtė traditė pėr tė
cilėn kam mendimin se ėshtė njė ripėrtėritje e Rilindjes sonė
kombėtare. Ajo ua humbi dhe emrat atyre qė e krijuan atė duke
e interpretuar si njė kohė tė vdekur qė s'kishte prodhuar
vlera por antivlera. Dhe ēfarė ndodhi? Instinktet e egra tė
shqiptarit dhe plagėt e rėnda shoqėrore, qė na lanė trashėgim
shekujt, u mbyllėn dhe u konservuan pėr 60 vjet me radhė. Mbas
rėnies sė komunizmit dhe nė fillimet e shoqėrisė sė lirė kėto
instinkte shpėrthyen pėrsėri duke u bėrė pengesė serioze.
Shpirti egoist dhe individualist qė manifestohet tek lufta e
egėr politike dhe mungesa e kompromisit mes palėve me tė
vėrtetė ėshtė njė trashėgim negativ i shekujve qė po e pengon
seriozisht pėrparimin tonė shoqėror dhe kombėtar, mbi tė cilėn
shtohet edhe ngarkesa negative e regjimit komunist. Prandaj
situata sot si nė Shqipėri qė kėrkon tė realiėoj prosperitetin
e saj social-ekonomik ashtu edhe nė Kosovė qė kėrkon tė
realizoj paqėsisht ndėrtimin e institucioneve shtetėrore e bėn
tė domosdoshme qė tė kthejmė sytė edhe nga formulat politike
edhe nga toleranca, edhe nga recetat dhe zgjidhjet qė jepnin
kėta mendimtar kėtu e 60 vjet mė parė, pėr tė kapėrcyer
vėshtirėsitė tona historike, ekonomike, sociale dhe politike.
Ato vėrtet i pėrkasin tė kaluarės, por ndryshe nga sa
pretendojnė disa pseudomodernistė kanė vlerėn e prespektivės
dhe tė ardhmes.
6.A pajtoheni me konstatimin e shkurtėr se neoshqiptarizma do
tė thotė evropianizim, ndėrsa fqinjtė tanė tė cilėt katarzėn
nuk e pėrjetojnė ende, vazhdojnė siē thoni ju tė tymosin
pėrreth me zjarrin me drurė tė lagur?
-Patjetėr qė pajtohen. Tė gjitha problemet shqiptare kėta
vizionar i shihnin se do tė zgjidhen vetėm duke u orientuar
politikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht tek Europa. Kjo ide
e tyre frymėzohej qartė nga drita vezullonjėse e rilindasve
shqiptar tė cilėt qė kur themeluan shtetin shqiptar syrin nga
do kalonte Shqipėria nuk e kthyen nga orienti por nga Europa.
Madje ndryshe nga shumė fqinjėt tanė ballkanikė tė cilėt pėr
qėllime fitimi ishin orientuar vetėm politikisht nga Europa,
ata duke punuar nė kėtė drejtim i shpunė pėrpara dėshirat e
rilindasve pėr tė shkuar jo vetėm politikisht nė Europė, se
gjeografikisht ishin, por edhe ekonomikisht, kulturalisht dhe
shpirtėrisht. Orientimi i Shqipėrisė drejt Europės ishte
formula kryesore e Neoshqiptarizmės. Dhe kjo pėrpjekje e tyre
nė kėtė drejtim sot manifeston sukseset e saj. Pamvarėsisht
nga niveli qė kanė institucionet tona shtetėrore sot tė cilat
lidhen edhe me tronditjet qė po na jep tranzicioni, ne
shqiptarėt kemi shtetin mė modern, mė europian nga fqinjėt
tanė qė nuk e bekojnė as hoxhallarėt, as priftėrinjtė, as
dervishlerėt pėrpara se tė filloj punėn. Gjithashtu
evropianizmi ynė sot duket edhe tek orientimi ynė i pėrcaktuar
qartė dhe pa asnjė mėdyshje tek ky qytetėrim si dhe tek besimi
qė kemi kėtu pėr tė zgjidhur problemet tona kombėtare,
pamvarėsisht nga niveli i aderimit qė kemi nė strukturat e
komunitetit europian.
7. Cili ėshtė opinioni publik shqiptar, sa shitet libri, ku
ėshtė vendi i librave tė autorėve kosovarė nė Tiranė?
-Kam dėgjuar se dikur shkrimtari, pėrkthyesi i talentuar dhe
ekonomisti Dhimitėr Pasko alias Mitrush Kuteli ka thėnė se
libri nė Shqipėri, pra botimi nuk mbijeton dot pa ndihmėn e
shtetit. Mė duket se ka tė drejtė. kjo nė radhė tė parė me njė
veēori specifike. Tirazhet e ulta nuk e lejojnė qė biznesi i
librit tė zhvillohet normalisht. Ėshtė njė rrethanė lehtėsuese
qė mund ta favorizojė ndryshimin e prespektivės sė librit
shqip. Ēlirimi i Kosovės dhe hapja e Maqedonisė. Kjo do tė
rriste tregun e librit dhe pėr pasojė zhvillimi i tyre. Por
pėr fat tė keq Kosova mbetet sėrish larg nesh. Rruga qė tė ēon
atje ėshtė e keqe dhe nuk tė jep mundėsi qė tė ēosh lirisht
libra atje. Ėshtė fakti qė nė Shqipėri megjithė problemet e
vėshtira social ekonomike qė ka libri ka njė nivel tė lartė
leximi, krahasuar edhe me disa vende tė tjera ish komuniste.
Me siguri qė nėqoftėse do kishte njė praktikė sociale nga ana
e shtetit kundrejt librit e cila do ndikonte nė uljen e
shpenzimeve tė botimit, me siguri qė numuri i lexuesve
shqiptar do ishte dy herė mė i madh nga sa ėshtė sot.
Si libri qė botohet kėtu ashtu edhe ai qė botothet tek ju nė
Kosovė ėshtė "mall" i pėrbashkėt qė konsumohet nga njerėz qė
kanė tė pėrbashkėt gjuhėn, historinė dhe idealet kombėtare dhe
njerėzore. Si librat qė pėrkthehen e botohen nė Kosovė, nga
autor shqiptar dhe tė huaj ashtu edhe ata qė botohen nė
Shqipėri me tė njėjtėn mėnyrė trajtohen si pjesė e kulturės
shqiptare ku kriter seleksionimi ėshtė vetėm cilėsia e tyre.
Prandaj si qeveria shqiptare ashtu edhe qeveria e Kosovės
duhet qė tė pėrcaktojnė njė strategji tė pėrbashkėt qė ta
futin bisnesin kulturor tė librit nė njė prespektiv tė
qėndrueshme siē e kanė bėrė edhe vende tė tjera pėrreth nesh
qė numrin e popullsisė e kanė mė tė vogėl se ne.
8. Nė librat tuaj, "Neoshqiptarizma..." dhe "Dritėhije
shqiptaro-greke..." ju shkruani pėr kėngėtarin himariot Neēo
Muko dhe trashėgiminė e tij. Ē'i la ai trashėgim kulturės
shqiptare?
-Ai nė radhė tė parė ėshtė njė artist brilant qė vdiq fare i
ri 34 vjeē, moshė qė ishte pėrgatitur pėr tė kompozuar dhe
kėnduar. Por pėrveē kėsaj Neēo Muko Himarioti ishte edhe njė
figurė patriotike shqiptare. Ndėrkohė qė grekrit nė kohėn e
jetės sė tij thurnin lloj lloj legjendash pėr t'i dhėnė
Himarės krahinės sė traditave tė shquara shqiptare statusin e
njė minoriteti grek duke u bėrė sfide kėtyre pėrpjekjeve
donkishoteske nė njė festival ndėrkombėtar tė kėngės popullore
nė Paris i kėndonte shpalljes sė pamvarėsisė sė Shqipėrisė dhe
Ismail Qemalit. Ka edhe mjaft raste tė tjera prej tij qė tė
bindin se nuk kemi tė bėjmė vetėm me njė artist por edhe me
njė figurė patriotike. Pra ai na ka lėnė si trashėgim
shembullin e tij nė jetė. Ndėrsa nė arte pėrveē perlave "Hyri
prilli shkriu bora", "Vajza e valėve", "Mė 28 Nėntor",
"Shqipėria", "Moj Katina nina-nina", "Nėpėrka", "Himara nė
breg tė detit" etj., polifoninė e tė cilave e ka krijuar vetė
dhe e ka kėnduar me grupin e tij tė famshėm, na ka lėnė edhe
disa opereta, disa romanca tė pėrkthyera, pjesė teatrale,
variete tė ndryshme dhe disa pjesė letrare nga autor tė
ndryshėm grek dhe francez. Por pėr fat tė keq siē thonė disa
dėshmi tė kohės njė pjesė e trashėgimisė kulturore tė kėtij
kant autor ka humbur nė rrethana tė pa njohura