Alban Bytyqi
Ariola Vishnja
Gjuha si mjet komunikimi ėshtė njė fushė qė na prek tė gjithė, qoftė edhe jashtė interesave tė ngushta profesionale tė secilit. Gjatė 14 viteve tė fundit pas hapjes sė Shqipėrisė, ndryshimet e mėdha politike, ekonomike dhe sociale janė shoqėruar dhe me ndryshime tė shumta nė shoqėrinė dhe kulturėn shqiptare. Nė kėtė kuader, edhe gjuha shqipe si njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė kulturės dhe identitetit tonė kombėtar ka pėsuar ndryshime tė mėdha. Kėshtu, duke pasqyruar ndryshimet nė fushat e tjera tė shoqėrisė, gjuha shqipe ėshtė zhvilluar duke pėrfshirė nė fjalorin e saj shumė fjalė tė reja ndonjeherė tė krijuara nga fondi i saj egzistues dhe shpeshherė tė huazuara nga gjuhė tė tjera.
Nė kėtė proēes tė zhvillimit tė gjuhės Shqipe politikanėt dhe mediat kanė njė rol kryesor, te parėt si vendimmarrės dhe tė fundit si pėrēues tė informacionit tek njerėzit. Fatkeqėsisht, ėshtė vėnė re se politikanėt dhe mediat shqiptare nė vend qė tė ndihmojnė nė pasurimin dhe ruajtjen e vlerave tona gjuhėsore po e keqpėrdorin dhe po abuzojnė me gjuhėn. Kjo kumtesė do tė pėrqėndrohet nė zhvillimet e gjuhės shqipe nė vitet e fundit dhe (keq)pėrdorimin e saj nga mediat nė Shqiperi dhe do tė bazohet nė njė vėzhgim tė shkurtėr tė mediave kryesore (shtyp dhe televizion).
Pėr sa i perket zgjedhjes sė kanaleve televizive dhe gazetave pėr kėtė kumtesė, ajo ka qene e rastėsishme. Pėrzgjedhja e kanaleve televizive ėshtė bėrė duke u bazuar nė mundėsitė e ofruara nga transmetimet satelitore jashtė Shqipėrisė. Pėr pasojė kanalet televizive tė vėzhguar janė: Alsat, Top Channel dhe TVSH. Ndėrsa pėrzgjedhja e gazetave ėshtė bazuar nė mundėsitė e ofruara nga interneti. Gazetat e zgjedhura pėr kėtė prezantim janė: Gazeta Shqiptare, Shekulli, Koha Jonė dhe Korrieri.
Kohėzgjatja e kėtij vėzhgimi ka qenė njė javore dhe arsyeja kryesore pėr kėtė ėshtė se sasia e informacionit pėr tu analizuar ishte tepėr e madhe pėr qėllimin e kėtij prezantimi dhe do tė mjaftonte pėr njė studim mė tė thelluar dhe tė hollė sishėm tė kėtij problemi.
Krijoni Kontakt