Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 13 prej 13
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Gjuha Shqipe dhe mediat

    Alban Bytyqi
    Ariola Vishnja


    Gjuha si mjet komunikimi ėshtė njė fushė qė na prek tė gjithė, qoftė edhe jashtė interesave tė ngushta profesionale tė secilit. Gjatė 14 viteve tė fundit pas hapjes sė Shqipėrisė, ndryshimet e mėdha politike, ekonomike dhe sociale janė shoqėruar dhe me ndryshime tė shumta nė shoqėrinė dhe kulturėn shqiptare. Nė kėtė kuader, edhe gjuha shqipe si njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė kulturės dhe identitetit tonė kombėtar ka pėsuar ndryshime tė mėdha. Kėshtu, duke pasqyruar ndryshimet nė fushat e tjera tė shoqėrisė, gjuha shqipe ėshtė zhvilluar duke pėrfshirė nė fjalorin e saj shumė fjalė tė reja ndonjeherė tė krijuara nga fondi i saj egzistues dhe shpeshherė tė huazuara nga gjuhė tė tjera.


    Nė kėtė proēes tė zhvillimit tė gjuhės Shqipe politikanėt dhe mediat kanė njė rol kryesor, te parėt si vendimmarrės dhe tė fundit si pėrēues tė informacionit tek njerėzit. Fatkeqėsisht, ėshtė vėnė re se politikanėt dhe mediat shqiptare nė vend qė tė ndihmojnė nė pasurimin dhe ruajtjen e vlerave tona gjuhėsore po e keqpėrdorin dhe po abuzojnė me gjuhėn. Kjo kumtesė do tė pėrqėndrohet nė zhvillimet e gjuhės shqipe nė vitet e fundit dhe (keq)pėrdorimin e saj nga mediat nė Shqiperi dhe do tė bazohet nė njė vėzhgim tė shkurtėr tė mediave kryesore (shtyp dhe televizion).

    Pėr sa i perket zgjedhjes sė kanaleve televizive dhe gazetave pėr kėtė kumtesė, ajo ka qene e rastėsishme. Pėrzgjedhja e kanaleve televizive ėshtė bėrė duke u bazuar nė mundėsitė e ofruara nga transmetimet satelitore jashtė Shqipėrisė. Pėr pasojė kanalet televizive tė vėzhguar janė: Alsat, Top Channel dhe TVSH. Ndėrsa pėrzgjedhja e gazetave ėshtė bazuar nė mundėsitė e ofruara nga interneti. Gazetat e zgjedhura pėr kėtė prezantim janė: Gazeta Shqiptare, Shekulli, Koha Jonė dhe Korrieri.

    Kohėzgjatja e kėtij vėzhgimi ka qenė njė javore dhe arsyeja kryesore pėr kėtė ėshtė se sasia e informacionit pėr tu analizuar ishte tepėr e madhe pėr qėllimin e kėtij prezantimi dhe do tė mjaftonte pėr njė studim mė tė thelluar dhe tė hollė sishėm tė kėtij problemi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zhvillimi i gjuhės pėrkrah zhvillimit tė shoqėrisė shqiptare


    Gjuha si njė nga elementet kryesore tė identitetit tė njė kombi ėshtė gjithnjė nė zhvillim. Nė kėtė proēes zhvillimi dhe pėrsosje tė vazhdueshme ajo ecėn paralelisht me zhvillimin e shoqėrisė. Shoqėria shqiptare ka pėsuar zhvillime tė mėdha dhe tė shumanshme gjatė kėtyre 14 viteve tė fundit pas ndėrrimit tė sistemit.Kjo ka qenė njė periudhė e ndryshimeve tė mėdha: ndryshimi i sistemit politik, ekonomik, shoqėror. Hapja e Shqipėrisė u shoqėrua me rishfaqjen e dukurisė sė mėrgimit, dukuri kjo qė ka vazhduar me ritme tė larta dhe tė qėndrueshme deri mė sot kur rreth 1 milion shqiptarė jetojnė nėpėr botė.


    Gjithashtu, shoqėria shqiptare po pėrjeton tashmė prej kohėsh dukuri tė tilla si trafikimi i qėnieve njerėzore, prostitucioni, emigracioni i paligjshėm, trafiku i lėndėve narkotike etj.


    Ndonėse tė gjitha kėto zhvillime janė tė lidhura shumė ngushtė me njėra tjetrėn, dhe ndikojnė tek njera tjetra kjo kumtesė do tė pėrqendrohet nė zhvillimin e gjuhės shqipe si thesar i ruajtjes sė kulturės dhe identitetit tonė dhe pikėrisht nė mėnyrėn se si po pėrdoret ajo nga mediat shqiptare. Sipas prof. dr. Jorgo Bulos ajo qė bie nė sy ėshtė mosrespektimi i normės kulturore tė shqipes dhe njė thyerje flagrante e normave tė gjuhės sonė kombėtare nė tė gjitha rrafshet e saj, siē janė: fonetika, morfologjia, sintaksa, drejtshkrimi dhe leksiku.


    Ky keqpėrdorim qė po i behet shqipes nga mediat ka kohė qė pėrbėn njė shqetėsim pėr ne si shqiptarė dhe si intelektualė pavarėsisht nga fushat e punėsimit apo studimit. Qėllimi i kėtij prezantimi modest ėshtė tė ngrejė njė zė mė shumė nė mbrojtje tė vlerave dhe pasurisė sonė gjuhėsore duke tėrhequr vėmendjen pėr pasojat negative qė ka futja dhe pėrdorimi vend e pa vend nga mediat i fjalėve dhe ndėrtimeve sintaksore tė huaja nė shqip.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gjuha e mediave: shqipe e pastėr apo hibridizim i panevojshem?


    Me keqardhje duhet vėnė nė pah se shpesh ne si shqiptarė ngatėrrojmė dėshirėn pėr tu integruar nė Europė dhe pėr tė arritur nivele e vlera evropiane me pranimin apo parapėlqimin e gjithēkaje tė huaj mbi atė shqiptare. Nė veēanti njerėzit publikė tregohen tė pakujdesshėm dhe gabojnė pėr dy arsye me pėrdorimin e shqipes: e para, sepse nuk e njohin forcėn, bukurinė dhe mundėsitė e gjuhės sonė; e dyta, ėshtė njė kompleks inferioriteti qė kanė ata, pasi mendojnė se, duke pėrdorur fjalė tė huaja, do tė jemi mė afėr Europės

    Nė asnjė mėnyrė integrimi nė Europė dhe standartet europiane nuk duhet tė njehsohet me humbjen e vlerave dhe identitetit tonė si shqiptarė. Kėtė humbje vlerash po e hasim gjithnjė e mė shpesh, madje nuk do ishte e tepruar po tė thoshim qė ndodh ēdo ditė teksa lexojmė gazetat shqiptare tė mbushura plot me fjalė tė huaja, teksa shohim programet televizive qė tashmė edhe titujt nuk i kanė mė shqip apo tek dėgjojmė politikanėt tanė tė flasin me njė gjuhė hibride ku mė shumė tė bėn pėrshtypje larmia e fjalėve tė huaja se sa atyre shqip.


    Ėshtė pėr tė ardhur mirė qė shqiptarėt zotėrojnė dhe janė nė gjendje tė komunikojnė nė gjuhė tė huaja dhe ti pėrdorin ato nė dobi tė profesioneve tė tyre. Ėshtė pėr tė ardhur mirė qė politikanėt tanė lexojnė dhe mėsojnė nga vendet e tjera apo qė gazetarėt dhe folėsit e televizioneve kanė njohuri tė gjuhėve dhe kulturave tė tjera. Njėkohėrazi ėshtė pėr tė ardhur keq qė kėto njohuri tė tyre qė mund tė pėrdoreshin pėr pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės po pėrdoren pėr dėmtimin e saj. Pėrse duhet qė gazetarėt apo folėsit tanė tė pėrdorin fjalėn “lider” nė vend tė fjalės udhėheqės, fjalėn “atakoj” nė vend tė fjalės sulmoj, “starton” nė vend tė fillon, “atribut” nė vend tė cilėsi e shumė shembuj tė tjerė qė tė shqetėsojnė dhe tė acarojnė njėkohėsisht?


    Duhet theksuar se jemi tė ndėrgjegjshėm se zhvillimet e reja nė shoqėrinė shqiptare kanė sjellė fjalė tė reja qė nuk kanė qenė pjesė e pasurisė leksikore tė shqipes. Gjithashtu, duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm qė gjuha ėshtė gjithnjė nė zhvillim dhe nuk do tė ishte reale tė prisnim qė pėr ēdo fjalė apo shprehje nė njė gjuhė tė huaj tė kishim njė tjetėr nė shqip. Nuk duhet kaluar nė njė pastrim tė skajshėm. Ėshtė e kuptueshme qė proēesi i hyrjes sė fjalėve tė huaja nė shqip ėshtė normal dhe i pranueshėm.

    Ka mjaft raste kur kjo ėshtė e pashmangshme pasi ka dukuri e fjalė pėr tė cilat nuk egziston njė fjalė nė shqip. Nga eksperienca personale me pėrkthime nga anglishtja nė shqip psh mund tė pėrmend disa shembuj tė tillė. Njė nga kėto fjalė ėshtė fjala angleze ‘background’ qė megjithėse ne kemi njė fjalė nė shqip pėr tė sfond, pėrsėri vetėm kjo fjalė nuk e permbush spektrin e kuptimeve tė kėsaj fjale nė anglisht. Njė shembull tjetėr do tė ishte shprehja “Bord of trustees” qė megjithėse mund tė pėrkthehet pėrafėrsisht nė shqip si grupi/komiteti drejtues pėrsėri ka njė kuptim mjaft mė tė gjerė se ky nė anglisht dhe ky perkthim do tė ishte semantikisht jo i plotė.Nė raste tė tilla ėshtė nevoja e krijimit tė njė fjale apo shprehjeje tė re apo huazimit tė saj nga gjuha pėrkatėse.


    Pra, sic u tha mė lart futja e fjalėve tė huaja ėshtė njė dukuri e natyrshme qė ka tė bėjė me zhvillimin e gjuhės dhe jo ēdo futje e njė fjale tė huaj nė shqip duhet konsideruar si e gabuar apo dėmtuese.Shkėmbimet mes gjuhėve dhe kulturave nuk bėjnė gjė tjetėr veēse i pasurojne ato mė tepėr.Vetėm se duhet pasur kujdes tė mos ngatėrrohet kjo me atė qė po ndodh sot me gjuhėn shqipe kur po pėrdoren gjithnjė e mė shumė fjalė tė huaja nė mėnyrė tė panevojshme edhe atėhere kur egzistojnė fjalėt shqipe duke treguar njė pakujdesi apo pėrbuzje tė vlerave egzistuese qė po ēon nė krijimin e njė gjuhe mediatike tė hibridizuar qė qėndron shumė larg shqipes standarde.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Televizionet shqiptare: a flasin shqip?


    Nė tė gjithė televizionet tona njė hapėsirė e rėndėsishme i lihet lajmit dhe politikės nė vend.Pėr kėtė arsye, shihet e arsyeshme tė fillohet nga ata tė cilėt kanė nė dorė ēdo politikė qė shteti ynė pėrpilon pėr tė drejtuar shoqėrinė shqiptare. Ėshtė e pashmangėshme dhe politikanėt duhet tė fajėsohen pėrsėri, sepse ata jo vetėm nuk kėrkojnė llogari tek vartėsit e tyre pėr gjendjen e mjerueshme drejt sė cilės gjuha jonė ka marrė kah, por ata po e pėrkrahin dhe po e praktikojnė kėtė mjerim.


    Njė nga shembujt e shumtė qė i vrasin veshin ēdo shqiptari vjen nga kryeministri ynė i tanishėm, i cili kėrkon “luayalitet" nga socialistėt e tjerė duke injoruar kėshtu konceptin e besnikerisė dhe besės qė janė bėrė sinonime me tė qenit shqiptar. Njė shembull tjetėr ėshtė kryeinspektorja pėr Deklarimin e Pasurive znj. Vera Laskaj, e cila nė vend tė fjalės pasuri os pasuri e patundėshme pėrdor fjalėn “asset".

    Pėr tė mos e lėne me kaq, vjen kryetari i tanishėm i SHISH-it, z. Kujtim Hysenaj, i cili ndien dhe pėrkrah qytetarėt “vulnerable" fjalė e cila nuk kuptohet nga asnjė shqiptar qė nuk flet tė paktėn njė anglishte tė ēalė. Kjo fjalė do tė kuptohej fare mire nėse zotėria nė fjalė do tė thoshte qytetarėt e pambrojtur. Njė shembull: fėmijėt janė tė paaftė tė vetėmbrohen nga imazhet seksuale qė vendosen nė ndėrrrjet (internet), dhe ska fare nevojė tė thuhet se fėmijėt janė “vulnerable” ndaj imazheve.


    Siē shihet, shqipja jonė, shkelmohet nga shtresa mė e lartė e shtetit shqiptar, dhe si rrjedhojė pėr qytetarin shqiptar krijohet njė “konfuzion” vetėvrasės. Kjo kumtesė mund tė vazhdojė tė citoje raste tė tilla pa fund duke filluar qė nga parlamenti shqiptar qė duhet tė jetė Tempulli i Shqiptarisė dhe duke mbaruar nė konferencat e deklaratat pėr shtyp ku politikanėt tanė shprehin mendimet e tyre pėr ēdo zhvillim.

    Megjithatė ėshtė e nevojshme qė tė jepen shembuj nga kanale te ndryshme televizive. Fillimisht po i referohemi zhvillimeve nė parlamentin shqiptar qė pasqyrohen nga tė gjithe kanalet. Jo mė larg se data 22 nėntor e kėtij viti deputeti i PD’sė Z. Olldashi, nė njė seancė parlamentare me Kryeministrin Z. F. Nano, me temė tragjedinė e studentave tė Malishevės qė ndodhi midis Fushė Arrėsit dhe Pukės, pėrdori njė sėrė fjalėsh tė huaja tė cilat thjesht me njė prapashtesė i shqiptarizoi si tė mos ishte problem fare. A tingėllon mirė tė dėgjosh njė politikan shqiptar tė pėrdorė fjalėt “atribohet”, “Task Force,” apo “eskortuar" nė njė fjalim nė parlament? Rasti tjetėr qė ėshtė akoma mė qesharak ėshtė ai i ministrit tė financave Z. Arben Malaj, i cili pa turpshėm dhe njekohėrazi pamėshirshėm del nė njė konference pėr shtyp dhe thotė: projekt buxheti i viti 2005 nuk mund tė “atakohet” pėr arsye politike. Ajo ēfarė nuk merret vesh ėshtė se kujt i shėrben kjo klasė politike shqiptare pėrderisa populli i tyre nuk mund ti kuptojė me kėtė gjuhė thuajse tė pakuptueshme e tė papastėr.


    Le tė pėrqendrohemi mė nė detaje tani tek pushteti i katėrt, mediat qė kanė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė mėnyrėn e tė menduarit tė ēdo shoqėrie. Kjo forcė qė luan rolin e ndėrmjetsuesit dhe pėrēuesit tė informacionit mes shtetit dhe qytetarit ka njė fuqi tė jashtėzakonshme ndikimi nė kultivimin, mirėmbajtjen dhe pasurimin e vlerave kulturore nė pėrgjithėsi dhe atyre gjuhėsore nė veēanti.


    Nė kohėn e sotme mediat po luajnė mė tepėr njė rol negativ pėrsa i pėrket ruajtjes sė vlerave dhe identitetit tonė shqiptar. Kjo ndodh sepse armata e gazetarėve, redaktorėve, folėsve dhe gjithė atyre qė janė pėrgjegjės pėr kalimin e informacionit tek qytetarėt janė tė parėt qė nuk pėrdorin gjuhėn standarde dhe qė e mbingarkojnė gjuhėn me fjalė tė huaja tė panevojshme.


    Pėr tė mbėshtetur idenė e mėsipėrme mjafton tė hedhim njė sy mbi vėzhgimin e thjeshtė njė javor qė i kemi bėrė mediave tona. Le tė fillojmė me televizionin mbarėkombėtar “Alsat” dhe me programin e tij “Skaner Kampionat”. Ky ėshtė njė emision sportiv qė transmetohet ēdo tė hėnė, nė tė cilin diskutohet pėr ndeshjet e futbollit qė janė zhvilluar nė javėn e lėnė pas. Pra prirja pėr tė pėrdorur fjalė tė huaja shihet qartė qė nga titulli i kėtij programi, i cili ndiqet nga shumė sportdashės pa marrė parasysh fjalėt e huaja qė diskutantėt pėrdorin gjatė bisedės. A nuk do te ishte mė e kuptueshme pėr publikun shqiptar qė ky emision tė mbante njė emėr si “rubrika sportive” qė komentatori i nderuar Ahmet Shqarri ka pėrdorur disa vite mė parė.


    Gjithashtu, gazetarėt e televizionit “Alsat” vazhdimisht i mbushin fjalitė e tyre plot fjalė tė huaja, dhe ndėr mė tė spikaturat janė fjalėt “rutinė” fjalė e cila shumė lehtė mund tė thuhej e zakonėshme, apo fjalėn “definicion” e cila shumė thjesht mund tė zėvendėsohet me fjalėn shqipe pėrkufizim, e kėshtu me rradhė plot shembuj tė tjerė qė vrasin veshin e ēdo shqiptari nė jetėn e pėrditshme.

    Nė tė njėjtin kurth kanė rėnė edhe kanalet konkuruese me Alsat. Kanali tjetėr qė do tė shqyrtojmė ėshtė “Top Channel” i cili megjithėse njė televizion shqiptar preferon qė edhe emrin tė mos e ketė shqip. Njė nga programet e tij tė larmishme dhe mjaft tė ndjekur nga rinia ėshtė edhe ai me titull “Select”. Faktikisht, nuk ėshtė emri i kėtij emisioni aq problematik sa ē’ėshtė pėrmbajtja e tij, dhe nuk bėhet fjalė pėr pėrmbajtjen muzikore, por pėr atė gjuhėsore. Nė rastin konkret emisioni “select” transmetohet vetėm pėr atė grup tė popullatės me njohuri tė mirė tė anglishtes qė ėshtė nė gjendje tė kuptojė fjalėt, “select”, “luk”, “compiluar”, “celebruan”, “aparence”, “perfomance” e shumė e shumė fjalė tė tjera, tė cilat fare thjesht mund tė zėvėndėsohen me fjalė shqipe.


    Shembulli tjetėr vjen nga ata qė ngrenė ēėshtje madhore, dhe qė bėjnė njė punė tė mrekullueshme pėrsa i pėrket gazetarisė profesionale. Bėhet fjalė pėr emisionin e famshėm “Fiks Fare” dhe prezantuesit e tij “Saimiri” dhe “Doktorri”. Ata vijnė me fjalė akoma mė tė pakuptueshme, si psh fjala “boiler' gjatė njė transmetimi tė kohėve tė fundit. A nuk do tė ishte mė bukur qė kjo vegėl tė pagėzohej me emrin, ujevlues pėr tė qenė tė pėrpiktė me fjalen angleze “boiler” ose ujėngrohės pėr tu kuptuar dhe tingėlluar mė mirė nė shqip? Pra vihet re njė zbehje e aftėsive krijuese tė gazetarėve tanė qė preferojnė tė kopjojnė se sa tė krijojnė duke e ēuar kėshtu gjuhėn shqipe drejt shterimit. Dhe janė tė njejtėt gazetarė qė kritikojnė politikanėt pėr keqpėrdorimin e gjuhės shqipe nė emisionin e tyre.

    Per tė pėrfunduar me televizionet si njė nga mjetet kryesore tė pėrēimit tė infomacionit do tė marrim disa shembuj nga kanali publik shqiptar “TVSH”. Nė kėtė kanal ke mundėsi tė dėgjosh gazetarėt e vjetėr si znj. Tefta Radi e cila flet njė shqipe tė kulluar, por gjithashtu mund tė dėgjosh gazetarė tė tjerė si znj A Hoxha, qė flasin nje shqip-anglishte tashmė. Znj. Hoxha nuk mendon se fjala festime mjafton dhe kuptohet nga teleshikuesit i saj, dhe pėrdor fjalėn “celebrime”.


    Gjithashtu, nė TVSH, gabime tė tilla dhe tė shumta bėjnė edhe gazetarė e prezantues tė tjerė si pėr shembull, drejtuesi i mirėnjohur z. A Krasta qė drejton “Krasta Show”, pėr tė cilin jo vetėm ka zgjedhur nje fjalė tė huaj pėr tė emėrtuar shfaqjen, por madje pėrdor shumė fjalė tė huaja si; “perceptime”, “influencojnė”, “suportojnė”, etj. Edhe pse TVSH-ja me vėshtirėsi mbulon orarin dymbėdhjetė orėsh nė valėt satelitore, me ritrasmetime, nuk ngurron qė nė emisionet e saj, tė pėrfshijė tė tilla emėrtime dhe fjalė tė huaja.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gazetat dhe (keq)pėrdorimi i shqipes

    Tė njejtin shqetėsim lidhur me fluksin e pandėrprerė dhe tė panevojshėm tė fjalėve tė huaja nė shqip e ndien edhe kur lexon gazetat tona. Nga njė vėshtrim njė javor qė i ėshtė bėrė 4 prej gazetave kryesore shqiptare pėrfundimet janė alarmante.


    Kėshtu nga vėshtrimi qė iu bė Gazetės Shqiptare vihet re se nė kėtė gazetė pėrdoren ēdo ditė mesatarisht 20 fjalė tė huaja tė panevojshme pėr tė cilat egziston njė variant i mirėfilltė nė shqip.Disa nga shembujt janė: pėrdorimi i fjalės “destinacion” nė vend tė vendmbėrritje, “dekorativ” nė vend tė zbukurues, “slogane” nė vend tė fjalės parrulla, “opsione” nė vend tė fjalės mundėsi, “oponent” nė vend tė fjalės kundėrshtar, “impakt” nė vend tė fjalės ndikim etj.

    Njė situatė tė ngjashme paraqet edhe gazeta Koha Jonė qė nga vėzhgimi i bėrė del se ka prirjen tė pėrdorė mesatarisht 23 fjalė tė huaja ēdo ditė nė artikujt e saj. Lista e fjalėve tė huaja tė panevojshme edhe kėtu ėshtė mjaft e pasur. Kėshtu nė faqet e kėsaj gazete parapėlqehet tė pėrdoret fjala “atraktive” nė vend tė fjalės tėrheqėse, fjala “luk” nė vend tė fjalės paraqitje, “implementim” nė vend tė fjalės zbatim, “asistuar” nė vend tė fjalės ndihmuar, “permanente” nė vend tė fjalės e perhershme, “network” nė vend tė fjalės rrjet etj.


    Pėr sa i takon gazetės Shekulli mund tė themi se nga ky vėzhgim del se nė faqet e saj pėrdoren mesatarisht 12 fjalė tė huaja ēdo ditė. Aty mund tė shohėsh zėvendėsimin pa arsye tė fjalės shqipe rrezik me atė angleze “risk”, pėrdorimin e fjalės “obligim” nė vend tė fjalės detyrim, tė fjalės “staf” nė vend tė fjalės personel etj.

    Gazeta Korrieri nuk bėn pėrjashtim nga kjo dukuri ndonėse duket se redaktorėt e gazetarėt e saj tregohen pak mė tė kujdesshėm. Kėshtu, nė kėtė gazetė pėrdoren mesatarisht 8 fjalė tė huaja nė ditė. Mund tė pėrmendim se nė faqet e kėsaj gazete fjala shqipe udhėheqės pothuajse ėshtė zhdukur pėr tu zėvendėsuar me fjalėn “lider”. Gjithashtu fjala “investigim” duket se i ka zėnė vendin fjalės shqipe hetim, fjala “mazhorance” pėrdoret nė vend tė fjalės shumicė etj.


    Natyrshėm lind pyetja se ēfarė pune bėjnė redaktorėt e kėtyre gazetave qė lejojnė botimin e kėtyre shkrimeve plot gabime dhe nėse kjo nuk ėshtė puna e tyre atėhere pse tė mos kenė gjithė gazetat njė specialist apo korrektor gjuhėsor siē kanė shtėpitė botuese?
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ku po shkojmė?


    Me shembujt e mėsipėrm kemi paraqitur njė problem madhor qė na pėrket tė gjithėve. Si ēdo problem tjetėr edhe ky ka zgjidhje madje duhet theksuar se ka mė tepėr se njė. Ėshtė njė problem qė nuk e hasim vetėm ne prandaj dhe ia vlen tė mėsojmė nga pėrvoja e vendeve tė tjera nė kėtė drejtim. Pikėrisht nė Mbretėrinė e Bashkuar egziston njė institucion i posaēėm pėr miratimin e fjalėve tė reja qė i shtohen ēdo ditė gjuhės angleze.


    Sė fundi, njė drejtim ku mund tė punohet nga Institucionet Gjuhėsore ėshtė pikėrisht thesari dialektor qė ofron gjuha shqipe. Ka ardhur koha qė pasuritė dialektore tė shqipes tė fillojnė tė pėrdoren mė tepėr pėr pasurimin e gjuhės standarde. Mendoj se ėshtė pikėrisht tek dialektet ku mund tė gjejmė njė burim mjaft tė pasur fjalėsh dhe shprehjesh nė shqip qė do tė ndihmonin nė pasurimin e mėtejshėm tė leksikut tonė me fjalė shqip. Pėr kėtė duhen bėrė studime tė thelluara tė mundėsive qė ofrojne kėto dialekte pėr ushqimin dhe ripėrtėritjen e vazhdueshme tė shqipes me fjalė tė reja.


    Njė hap pėr tu pėrgėzuar nė kėtė drejtim ėshtė krijimi i Kėshillit Ndėrakademik pėr Gjuhėn Shqipe pikėrisht nė tetor tė kėtij viti. Vendimi pėr krijimin e kėtij kėshilli ėshtė marrė pas njė mbledhje tė pėrbashkėt tė kryesisė sė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe tė kryesisė sė Akademisė se Shkencave dhe Artit tė Kosovės. Ky kėshill mbarėkombėtar ka pėr qėllim institucionalizimin e kujdesit pėr shqipen standarde dhe synon tė marrė parasysh tė gjitha aspektet e shqipes: rolin afrues, shoqėror e kombėtar, hapjen e saj ndaj varieteteve tė ndryshme, zhvillimin nė kuadėr tė politikės dhe raportet ndaj gjuhėve tė tjera.


    Nė kėtė kuadėr, ky kėshill do tė merret me vrojtimet dhe vlerėsimet e politikės gjuhėsore duke synuar krijimin e rrethanave sa mė tė pėrshtatshme pėr pėrdorimin e lirshėm tė shqipes si gjuhė standarde nė tė gjitha hapėsirat e komunikimit.Gjithashtu, ky kėshill do tė ndėrmarrė veprime drejt rrafshimit tė dallimeve tė krijuara si pasojė e ndarjeve politiko-administrative qė sjellin vėshtirėsi nė komunikimin kombėtar.

    Kėto sugjerime kėrkojne njė vėmendje mė tė madhe tė shtetit dhe qeverisė shqiptare ndaj gjuhės si pasuri kombėtare. Kėshtu, i ėshtė dashur njė vit e ca qeverisė shqiptare pėr tė hartuar njė projektligj nė mbrojtje tė gjuhės shqipe qė ka nisur tė hartohet qė nė 2003 dhe qė u diskutua vetėm nė tetor tė kėtij viti. Ėshtė e nevojshme qė tė ketė ligje dhe vendime nė mbrojtje tė gjuhės shqipe tė cilat duhet tė zbatohen nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Kjo do tė na bėnte mė tė ndėrgjegjshėm tė gjithėve nė rradhė tė parė si qytetarė shqiparė e mė pas si studente, studiues apo specialistė nė njė fushė tė caktuar
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Disa nga fjalėt e huaja tė pėrdorura nė televizionet shqiptare

    Kodi PHP:
    Fjala  e huaj         Fjala shqipe         Televizioni          Data            

              

    Atakohet               sulmohet              Top Channel         11
    /04                   

    Access                  hyrje                     Top Channel         11
    /04         

    Currente              aktuale                 Top Channel         11
    /04

    Asset                    pasuri                   Top Channel         11
    /04

    Vulnerable           i pambrojtur         Top Channel         11
    /04                   

    Genrin                  rryma                             Top Channel         11
    /04                            

    Mixuar                  pėrzier                  Top Channel         11
    /04                   

    Nucleare               bėrthamore          Top Channel         19
    /11/04             

    Contestuar           kundėrshtuar       Top Channel         21
    /11/04

    Compilation                   pėrmbledhje         Top Channel         22
    /11/04

    Boilera                  ujėngrohėse                   Top Channel         22
    /11/04   

    Task Force            grup pune            Top Channel         22
    /11/04

    Coshient               i vetėdijshėm        Top Channel         22
    /11/04

    Artikuluar            i shprehur            Top Channel         22
    /11/04

    Komplex               i
    /e komplikuar     Top Channel         22/11/04   

    NGO
    -ve                 OJQ-ve                 Top Channel         22/11/04   

    Vishin 
    List            lista e dėshirave   Top Channel         22/11/04   

    Konfuzion             rrėmujė                TVSH                    11
    /04

    Celebrime             festime                 TVSH                    21
    /11/04   

    Barrierat               pengesė                TVSH                    22
    /11/04

    Perversitet            banale                  Alsat                     11
    /04         

    Paprecedente                    i
    /e paparė            Alsat                     18/11/04   

    Celebruam           festuam                Alsat                     18
    /11/04   

    Liderė                   udhėheqės           Alsat                     21
    /11/04   

    Starton                 fillon                     Alsat                     21
    /11/04   

    Atributet               veēoritė                 Alsat                     22
    /11/04   

    Rutine                  zakon                             Alsat                     22
    /11/04   

    Evituar                  shmangur             Parlament             22
    /11/04   

    Eskortuar             shoqėruar             Parlament             22
    /11/04 
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kodi PHP:

    Fjala  e huaj       Fjala shqipe           Gazeta                           Data

                                                                                                    

    Donacion              dhurim                 Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Destinacion          vendmbėrritje       Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Dekorative            zbukurues            Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Negociatat            bashkėbisedimet  Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Bum                     rritje                     Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Intensiv                I shpeshtė            Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Grant                    fond                      Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Slogane                parrulla                Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Kontestohen         kundėrshtohen    Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Opsionet               mundėsitė            Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Prononcim            deklaratė              Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Drastike               rrėnjėsore             Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Performance         shfaqje                  Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Oponent               kundėrshtar         Gazeta Shqiptare           20
    /11/04             

    Impakti                 ndikimi                 Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Atraktive               tėrheqėse             Gazeta Shqiptare           20
    /11/04 

    Rimbursohet        dėmshpėrblehet   Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Rimbursimi          dėmshpėrblimi     Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Indicio                  tregues                 Gazeta Shqiptare           20
    /11/04

    Konseguent                   vijues
    /vazhdues   Koha Jonė                     20/11/04

    Atraktive               tėrheqėse             Koha Jonė                     20
    /11/04

    Reality
    -show         shfaqje                  Koha Jonė                     20/11/04

    Intensive               i
    /e shpeshtė         Koha Jonė                     20/11/04

    Lukun                  paraqitjen             Koha Jonė                     20
    /11/04

    Implementimin     zbatimin               Koha Jonė                     20
    /11/04

    Grant                    fond                      Koha Jonė                     20
    /11/04

    Non – stop            pa pushim            Koha Jonė                     20
    /11/04

    Destinacion          vendmbėrritje       Koha Jonė                     20
    /11/04

    Permanente                   e pėrhershme       Koha Jonė                     20
    /11/04

    Respektive            pėrkatėse             Koha Jonė                     20
    /11/04

    Asistuar                ndihmuar             Koha Jonė                     20
    /11/04

    Autenticitetin       vėrtetėsinė            Koha Jonė                      20
    /11/04

    E iniciuar             e filluar                 Koha Jonė                     20
    /11/04

    Produktiv              i frutshėm            Koha Jonė                     20
    /11/04

    Networku              rrjet                      Koha Jonė                     20
    /11/04

    Komponente         pėrbėrės               Koha Jonė                     20
    /11/04

    Kondicionon         kushtėzon            Koha Jonė                     20
    /11/04

    Workshop             seminar                Koha Jonė                     20
    /11/04

    Imperative            e domosdoshme   Koha Jonė                     20
    /11/04

    Definitivisht                   pėrfundimisht      Koha Jonė                     20
    /11/04

    Lideri                    udhėheqesi          Koha Jonė                     20
    /11/04

    Riskun                        rrezikun                      Shekulli                                  20
    /11/04

    Draft                            projekt             Shekulli                                  20
    /11/04 
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kodi PHP:
    Fjala  e huaj       Fjala shqipe           Gazeta                           Data

     

    Progresiste                  pėrparimtare  Shekulli                                  20
    /11/04

    Avancuar              pėrshpejtuar        Shekulli                         20
    /11/04

    Asistuar                      ndihmuar                    Shekulli                         20
    /11/04

    Obligimet                    detyrimet                    Shekulli                         20
    /11/04                

    Konfidencial    i fshehtė                     Shekulli                         20
    /11/04

    Maxhorancėn  shumicėn                   Shekulli                         20
    /11/04

    Liderit             udhėheqėsit               Shekulli                         20
    /11/04

    Limit                           kufi                             Shekulli                         20
    /11/04

    Staf                              personel                      Shekulli                         20
    /11/04

    Evidencat                    dokumentet                Shekulli                         20
    /11/04

    Lideri                    udhėheqėsi          Korrieri                          20
    /11/04

    Investigimin                   hetimin                Korrieri                          20
    /11/04

    Lidershipit            udhėheqjes          Korrieri                          20
    /11/04

    Mazhorances        shumicės              Korrieri                          20
    /11/04

    Aferave                 ēėshtjeve              Korrieri                          20
    /11/04

    Lidereve                udhėheqėsve        Korrieri                          20
    /11/04

    Destinacionin       vendmbėrritjen     Korrieri                          20
    /11/04 
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Postime
    71
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Thumbs up gjuha shqipe dhe mediat

    Jeni i mrekullueshem Davius

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2011
    Postime
    1
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime

    C'E SHKATRUAN gjuhen e Gjergjit... ja lerofsha

    Kam ven re duke degjuar ne radio, ose duke SHIKUAR televizior...dhe duke degjuar rruges njerzin qe flet.... o zot sa fjale te huaja qe kan futur ne gjuhen shqipe sidomos llafe italiane, me QINDRA MIJRA, e kan shkatruar gjuhen kta ropqira..po pse? sepse pertojne te flasin shqip ,pertojne te humbasin nje minut kohe te hapin nje fjalor shqip italisht dhe te gjejn llafet e sakta!

    SA PER SHEMBULL ..kte behar qesh ne Vlore,kisham kohe pa vajtur andei puuupupupu ca degjenerim... vinte rasti qe shkonim me shoqerin atje ku behen sufllaqe, te frigoriferi i pijeve ishte nje pije energjetike (energy drink hahah meqe jemi ne tem) qe e kishte emrin dragon heart, si tip redbulli po aq i keq ta pije, po nejse... ku mbaronte kanacja ishte shkruajtur ..degjoni degjoni "S E R V I R E T i FTOHTE" SERVIRET!!!!!!!!!!!!! MORET VESH, E kan vjedhur plotesisht nga italishtja pa pik turpi ,kur mund te shkruanin SHERBEHET dhe jo serviret ..qe te hap barkun si pije si per cfar i shkruajn lart kanaces

    Pastaj shqiptaret krenohen se mbrojten flamurin ne beograd hahahah dhe ktei nuk mbrojn nje gjuhe qe ka prejardhje ilire o shkerdhatat e qelbur

    FLISNI SHQIP O MIQ E MBANI ME VETE NJE FJALOR SHQIP DHE MOS PERTONI TA HAPNI NDONJEHERE

    mbarova kaq e pata por dua qe te me falni per dy gjera
    1) per shqipen, po nuk kuptuat cfar shkruajta me vjen keq po kam shum vite ne itali
    2)per llafet e ndyra
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xhaxha vlonjac : 19-10-2014 mė 05:39

  12. #12
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,997
    Faleminderit
    92
    104 falenderime nė 85 postime

    Pėr: C'E SHKATRUAN gjuhen e Gjergjit... ja lerofsha

    Veretje me vend Xhaxha. Sa per kete rastin me lart, se dhe une vura re gjera te tilla, mund te kene qene qe kane jetuar jashte dhe jane kthyer e kane hapur biznes ne Shqiperi.
    Por e pafalshme eshte per mediat, qe po e shtremberojne gjuhen ne menyre te tmerrshme. Dhe e keqja me e madhe eshte ndikimi i tyre, pasi shume njerez i ndjekin.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anėtarėsuar
    09-03-2009
    Postime
    904
    Faleminderit
    5
    10 falenderime nė 9 postime

    Pėr: Gjuha Shqipe dhe mediat

    Pėrshendetje F/SH

    Nė kohėn e sotme ėshtė vėshtirė tė flasim pėr shtrembėrimin ,Dinjitetin e gjuhės ShQIPE, nė tė gjitha Lėmitė e jetės hasim nė fjalė tė huaja e sidomos nė TV-tė Shtetėrore ose Personale(Private).
    Mundė tė shkruaj mė muaj e Vite kur lexojmė Shtypin Ditorė ose kur degjojmė fjalimet e Qeveritarve,TURPĖ ,TURPĖ,TURPĖ
    P.S-para disa ditėve isha duke lexuarė diēka pėr Historikun e Pushtimit Turk nė Ballkan dhe aty e kuptova se ēka ėshtė kool(kull)-kuller e cil perdoret shumė nė Kosovė -nė shqip-thjeshtė d.mth.-shėrbtorė i Mbretit ose i Dyerve tė Pallatit Mbretėrorė.

    Pėrshėndetje

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 19:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 10:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •