Burokratët ndërkombëtar si simbole anonime të rendit botëror ekonomik –tani i janë ekspozuar sulmit kudo. Takimet e mëparshme të qeta të teknokratëve të panjohur, të cilët trajtonin tema të zakonshme, siç janë dhëniet e huave dhe kuotat tregtare, tani janë bërë skena të përleshjeve të ashpra dhe të demonstratave të mëdha në rrugë. Protestat në takimin e Organizatës Botërore të Tregtisë në Sitëll (Seatel) në vitin 1999 qenë tronditëse. Që atëherë, lëvizja është bërë më e fuqishme dhe zemërimi është përhapur më tej. Në të vërtetë, çdo takim i rëndësishëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i Bankës Botërore dhe i Organizatës Botërore të Tregtisë është tani skenë konflikti dhe trazire. Vdekja e një protestuesi në vitin 2001, në Gjenova, qe vetëm fillimi i asaj që do të mund të shkaktonte më shumë viktima në luftën kundër globalizmit....
PS:
Artikullin e plote e keni te bashkengjitur me poshte.
Krijoni Kontakt