Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9

Tema: Arsimi

  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Arsimi

    anton1as
    i Djathte
    Posts: 1344
    (3/1/02 4:57:23 am)
    Reply | Edit | Del All Arsimi
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nė analizėn e semestrit tė parė shifra skandaloze: 200 nxėnės kanė braktisur shkollėn

    "Gjysma e gjimnazistėve ngelin"
    Alarm i Arsimit: Kalueshmėria nė shifra kritike


    --------------------------------------------------------------------------------

    Artur Korriku

    DURRES

    Mė shumė se gjysma e nxėnėsve tė shkollave tė mesme tė rrethit tė Durrėsit rezultojnė se nuk kalojnė klasat ose janė djegur nė disa lėndė. Ky ka qenė dhe shqetėsimi kryesor qė ėshtė ngritur nė Drejtorinė Arsimore tė rrethit gjatė analizės sė semestrit tė parė.

    Nė Durrės funksionojnė 18 shkolla tė mesme me profil tė pėrgjithshėm dhe profesional. Nė fillim tė vitit arsimor 2001-2002 kanė nisur shkollėn 6380 nxėnės, por nė fund tė semestrit tė parė 3 pėr qind e tyre i kanė braktisur bankat. Numri i tė larguarve ėshtė rreth 200 nxėnės. Sipas drejtorit tė arsimit, Ilir Tanku, "largimi i tyre ėshtė bėrė pėr shkaqe ekonomike, por ka edhe nga ata qė janė larguar pasi nuk e kanė pėrballuar dot programin mėsimor". Nė vitin mėsimor 2001-2002 kanė pėrfunduar arsimin 8-vjeēar 3146 nxėnės, por vetėm 1700 prej tyre janė regjistruar nė arsimin e mesėm, ndėrsa pjesa tjetėr nuk ka preferuar tė arsimohet mė tej. E shprehur nė gjuhėn e statistikave, del se vetėm 50 pėr qind e nxėnėsve qė kanė mbaruar arsimin 8-vjeēar, vazhdon shkollėn e mesme. Edhe nė kėtė rast shkak kanė qenė faktorėt ekonomikė, tė cilėt nuk i kanė lejuar adoleshentėt tė vazhdojnė shkollėn, por i kanė detyruar qė tė fillojnė tė mendojnė sesi do t'i vijnė nė ndihmė familjeve tė tyre. Por edhe ata qė vazhdojnė shkollėn e mesme, nė pėrfundim tė semestrit tė parė kanė manifestuar nivel tė ulėt. Vetėm 55.2 pėr qind e nxėnėsvve tė shkollave tė mesme kanė rezultuar kalues. Vitet e para kanė njė kalueshmėri 54.2 pėr qind, por me notė mesatare 5.8. Ndėrsa nė vitet e dyta kalueshmėria ėshtė 50 pėr qind, me notė mesatare 6.3; nė vitet e treta, 54 pėr qind, me notė 6.4; ndėrsa maturat kalueshmėrinė e kanė 62.5 pėr qind dhe notėn mesatare 6.6. Sipas analizės, djemtė paraqiten mė dobėt se vajzat. Semestri i parė i kėtij viti duket si njė fotokopje e statistikave tė semestrit tė parė tė vitit tė kaluar pėr sa u pėrket treguesve arsimorė pėr shkollat e mesme. Sipas traditės sė krijuar gjatė kėtyre viteve, nxėnėsit e gjimnazeve "shtrėngohen" mė shumė gjatė semestrit tė dytė. Gjatė kėsaj periudhe ata mėsojnė mė shumė, duke rregulluar edhe mesataret apo kalueshmėrinė e cila ėshtė kthyer nė problem serioz.




    Jam i sigurte sikur te perdoreshin kritere te sinqera per vleresim apo per provime rezultati do te ishte shume skandaloz.





    manus dexter
    Anetar i ri
    Posts: 13
    (3/1/02 2:44:37 pm)
    Reply | Edit | Del Hej vaj medet
    --------------------------------------------------------------------------------

    Sistemi arsimor ne Shqiperi eshte ne dekadence te plote ne te gjitha nivelet e tij gje qe kompromenton seriozisht te ardhmen e vendit.

    Frekuentimi i shkolles (me perjashtim te disa institucioneve private) behet per te "mos mbetur rrugeve", ato jane kthyer ne "refugium pecatorum" "strehe e mekatareve", sepse realisht nuk ofrojne asnje perspektive per frekuentuesit (me qellim nuk po e perdor termin nxenes).
    Ata qe japin mesim ( "mesuesit"),jane teresisht te demotivuar, me te ardhura ne kufijte e minimumit jetesor. Ata ndjehen cdo dite te kercenuar nga format me te ndryshme te banditizmit vagabondal.
    E vetmja gje qe me sa duket "lulezon" vecanerisht ne arsimin e mesem, eshte droga dhe prostitucioni.

    Arsimi i larte eshte ne "kolaps" te plote dhe reflekton qe ne strukture nje paradoks tragjikomik te nje bolleku shkollash mjerane te ashtuquajtura universitete.
    Vetem ne Tirane ke tre Universitete (ai i Tiranes, Politeknik dhe Bujqesor). Ne rrethe Universiteti i Elbasanit, Korces, Vlores, Shkodres. Kjo per nje popullate prej 3 milionesh ?!!!.
    Shikoni "web page" te Universitetit te Tiranes. Ky nuk eshte "domain" me vete, por nje links i webpage te"INIMA"-s Ne versionin anglisht shkruhet "Universitety of Tirana". E c'te lexosh me poshte kur nuk dine te shkruajne emrin e shkolles.
    Cdo te presesh nga rektori Marenglen (Marks Engels Lenin) Spiro.
    Nuk mbaron me kaq, ndryshe nga cdo vend tjeter Europian ku Universitetet integrojne natyrshem arsimin me kerkimin shkencor, ne Shqiperi kjo nuk ndodh.
    Krahas universiteteve, vegjeton nje sistem paralel institutesh shkencore, pjesa me e madhe "e vdekur klinikisht" prej vitesh, ne nje gjendje mjerane, ku sapo hyn te mbyt era e urines nga WC-te ku lundrojne........ me infrastrukture mesjetare.
    Edhe ketu nuk mungojne paradokset qe ne emertimin e tyre. Une po permend disa por sigurisht ka me shume se kaq:
    Instituti i Fizikes Berthamore, nje fiasko totale konceptuale dhe faktike. I krijuar nga diktatura komuniste dhe i mbeshtetur ne ate kohe per ti bere "garnituren"shkencore regjimit komunist. Caktoheshin aty kryesisht bijte dhe bijat e kupoles se kuqe. Ekzistenca e tij per nga interesat e vendit sot dhe ne perspektive perben nje paradoks te rradhes. Aparaturat e tij (dhe keto meshire e donacioneve te huaja) i ka nje shkolle e mesme ne Amerike.
    Instituti i Duhanit, Cerrik. Ne Shqiperi nuk mbillet asnje cm katror duhan, dhe lulezon kontrabanda e cigareve te importit.
    Instituti i Misrit dhe Orizit. Ka dhjete vjet qe ne Shqiperi nuk mbillet oriz dhe sa per misrin askush sdo tja dije per kete institut.
    Instituti i Perimeve dhe Patateve Tirane.
    Perimet dhe patatet, "made in Albania" jane harruar me kohe. Sigurisht ka dhe shume shembuj te tjere, por per mungese kohe nuk po i permend.

    Fillimi i zgjidhjes, reforme totale me cdo kusht dhe kosto ne te gjitha nivelet per te dale nga kjo "kenete" staliniane te pakten pas nje dhjetevjecari.


    vlora67
    Moderator
    Posts: 103
    (3/1/02 3:08:47 pm)
    Reply | Edit | Del Re: Hej vaj medet
    --------------------------------------------------------------------------------

    Anton, te lumte qe e hape kete teme.

    Dua t'u shtoj komenteve te manus dexter se me qesharake eshte se ne Shqiperi ka njerez qe perpiqen te te bindin se arsimi ka bere perpara.

    Kushdo qe eshte i interesuar me teper per kete teme te shohe:

    www.rruzull.com/arsim.html

    Shendet,

    Vlora

    anton1as
    i Djathte
    Posts: 1347
    (3/1/02 5:33:30 pm)
    Reply | Edit | Del Re: Hej vaj medet
    --------------------------------------------------------------------------------
    Keni aq te drejte sa nuk cfare te them.

    Nuk dime nga tia fillojme e nga te ikim.

    Te shkretet mesues te ndershem , e kane aq te veshtire sa.

    Po ne fshatra a mund te imagjinoni se ca behet?

    Jo, jua them me sinqeritet jo.

    Ne me duket mua po ne vitin zero mbetemi.

    Per mendimin tim duhet reforme e pergjithshme, por me ata qe kane mbetur atje zor se mund te flasish shqip.

    Hajdute thjesht hajdute.

    Leje "profesoret " thu se kane te gjithe cmimin Nobel.



    Me mire te mos e kisha hapur kete teme.

    Shnet Anton!



    Emigranti
    Anetar i ri
    Posts: 18
    (3/1/02 6:16:41 pm)
    Reply | Edit | Del Per manus dexter
    --------------------------------------------------------------------------------
    Sa per te filluar kam vetem nje pyetje:
    Ato qe shkruan per Institutin e Fizikes Berthamore i ke me te degjuar, apo ke qene vete brenda?

    Respekte

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    manus dexter
    Anetar i ri
    Posts: 14
    (3/1/02 7:20:00 pm)
    Reply | Edit | Del Pergjigje
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nuk kam punuar ne ate Institut se nuk i takoj asaj kategorie por kam qene me dhjetra here atje dhe i njoh me dhembe e dhemballe pseudoshkencetaret e tij.
    Degjo nje ngjarje te vertete dhe gjyko vete. Ne vitin 1986 neqoftese ju kujtohet ndodhi incidenti i Cernobilit.Si e gjithe Europa edhe Shqiperia u prek rende nga ndotjet.
    Ishte rast unikal, qe ky institut me emrin e ekzagjeruar "Fizike Berthamore" te provonte dhe justifikonte veten duke kryer matje te radioaktivitetit dhe te rekomandonte masat per mbrojtjen e popullates ashtu sic u veprua ne te gjithe vendet Europiane.
    Matjet e radioaktivitetit qofshin ato absolute apo spektrale jane nga me te thjeshtat. E megjitheate ky institut gaboi rende ne matje duke ofruar vlera me shmangje deri ne 400%. Kjo u vertetua kur erdhen raportet teknike nga vendet fqinj.
    Gafat plasen sheshit,por historia u mbyll me urdher te Foto Camit e Manush Myftiut per te mos diskretituar arritjet e "shkences se Dulles".
    Por poshtersia me e madhe e kryer qendron ne faktin se
    Shqiperia eshte i vetmi vend Europian i cili nuk morri asnje mase per mbrojtjen e popullsise nga radioaktiviteti.
    Nuk u raportua asnje vlere matjeje (cte raportonin).Nuk pati asnje konfiskim produktesh ushqimore qe ne disa raste kane qene shume te ndotura me lende radioaktive.
    Sa per pasojat ne popullate te mos flasim, se as ka per tu marre vesh ndonjehere se ne Shqiperi nuk ka patur dhe nuk ka te verteta statistikore.
    Keshtu o te nderuar antare te forumit.
    Nderkohe qe populli u mbajt ne erresire te plote (dhe ne se merrte ndonje informacion e merrte nga stacionet e radios apo TV te huaja), i vetmi aktivitet i drejtuesve te ketij instituti ka qene matja e radioaktivitetit te bencit te shokut Ramiz dhe te byrose politike (me besoni se eshte e vertete dhe ka sot deshmitare qe mund ta provojne).

    Poshte pseudoshkenca se eshte shume me keq se sa pa shkence fare.

    Poshte shkencetaret me tesera partie


    anton1as
    i Djathte
    Posts: 1350
    (3/2/02 6:35:35 am)
    Reply | Edit | Del Re: Pergjigje
    --------------------------------------------------------------------------------
    Elbasan, arsimi policisė: Tė mbyllen Pub-et gjatė paradites


    --------------------------------------------------------------------------------

    fa.po

    ELBASAN

    "Tė mbyllen tė gjitha diskotekat dhe Pub-et paradite, pasi po na lėnė pa mėsim". Kjo ka qenė kėrkesa e bėrė nga Drejtoria Arsimore e Elbasanit, pėr Drejtorinė e Policisė sė Qarkut, "pasi janė dhjetra gjimnazistė, por edhe nxėnės tė shkollave 8-vjeēare, tė cilėt braktisin mėsimin pėr tė shkuar nė kėto ambiente". Burime nga policia e Elbasanit, kanė bėrė tė ditur, se Drejtoria Arsimore e rrethit ėshtė shprehur shumė e shqetėsuar pėr kėtė problem dhe nė veēanti pėr njė Pub pranė monumentit tė Kristoforidhit, i cili ėshtė shumė i frekuentuar nga tė rinjtė. Por, duket se aksioni i policisė pėr mbylljen e tij ėshtė dekonspiruar, pasi, kur uniformat blu kanė shkuar aty, e kanė gjetur atė tė mbyllur.


    Cdo koment eshte i kote

    Anton!

    Emigranti
    Anetar i ri
    Posts: 20
    (3/2/02 3:20:49 pm)
    Reply | Edit | Del Per manus dexter
    --------------------------------------------------------------------------------
    Them se ke te drejte ne disa prej gjerave qe thua. Disa te tjera jane gjysem te verteta perzjere edhe me gjera te pasakta. Besoj se per kete mund te mos e kesh “fajin” ti, gjysem te vertetat ose ashtu i ke marre vesh (si puna e telefonit te prishur) ose i ke marre vesh tamam po ai qe ti ka thene nuk t’i ka thene te plota. Kurse disa prej pergjithesimeve apo perfundimeve qe nxjerr mendoj se i ke te gabuara. Thirrjet ne fund, si pune mitingu, jane te sakta. Po i marr me rradhe.

    Ke te drejte kur thua :

    “Shqiperia eshte i vetmi vend Europian i cili nuk morri asnje mase per mbrojtjen e popullsise nga radioaktiviteti.”

    “Nderkohe qe populli u mbajt ne erresire te plote”

    Vime ke gjysem te vertetat

    “Matjet e radioaktivitetit qofshin ato absolute apo spektrale jane nga me te thjeshtat. E megjitheate ky institut gaboi rende ne matje duke ofruar vlera me shmangje deri ne 400%. Kjo u vertetua kur erdhen raportet teknike nga vendet fqinj.”

    Nuk e di ne ē’mase ke njohuri rreth matjeve te radioaktivitetit. Fakti qe i konsideron ato “te thjeshta” me ben te mendoj qe je ekspert, problemi eshte qe pikerisht ekspertet thone qe ato nuk jane edhe kaq te thjeshta. Megjithate kjo nuk eshte edhe kaq e rendesishme sepse ishte detyre e institutit t’i kryente matjet dhe ate pune duhet ta bente sakte. Ne te vertete grupi qe u morr me ate pune dha rezultate 50 –75 % me te larta (jo 400%). Teknikisht eshte nje pasaktesi. Per qellimin qe kryheshin matjet, s’bente gje tjeter veēse duke dhene rezultate me te larta e paraqiste situaten me emergjente nga ē’ishte ne te vertete, pra ishte ne favor te masave te shpejta qe duheshin marre. Politikisht kjo nuk i pelqeu dikujt dhe siē ndodhte atehere u gjet zgjidhja duke futur “spiunin”. Ky qe nje nga ata psudoshkencetaret qe gjoja kreu matje si i pavarur dhe dha rezultate 50% me te ulta se realiteti. Sigurisht qe kjo i vinte per qejf politikes dhe gabimi 50-75% i grupit te pare me shtese u paraqit si kulmi i antishkences dhe i kryer me qellim. Pjestaret e atij grupi per pak e pesuan rende, por shpetuan paq me ca masa si ulje ne detyre etj. Ajo puna e raporteve teknike nga vendet fqinje eshte pak si kot. Ēeshtja filloi dhe u mbyll pa ndonje raport teknik te vendeve fqinje. Logjikisht edhe po te kishte te tille ato do te jepnin vlerat per vendet e tyre dhe jo per Shqiperine. Dhe ketu po te them qe ndryshimet jane te medha edhe Brenda per Brenda Shqiperise, deri 5 -6 fish nga zona verilindore, ku ndotja qe me e larta, deri ne Sarande e Vlore ku ndotjet ishin relativisht te ulta. Per kete mund te kerkosh ne “Gazeten Shqiptare” 6-muajt e fundit te 94 – 6 muajt e pare te 1995( fatkeqesisht nuk mund te jem me i sakte per daten e gazettes), ku jane publikuar rezultate te sakta, te korrigjuara per ate 50 – 75% qe permenda. Neqoftese ke durim dhe ke afer ndonje biblioteke te specializuar shif botimin “Radioactive contamination in Albania following the Chernobyl accident, J.Radioanal.Nucl.Chem., Letters 1989(4)p267”, qe u botua ne 1989, ku me saktesi jepet situata post-Chernobyl ne Shqiperi. Ke per te kuptuar qe me “bllofin shkencor” te institutit, politika e kohes mbylli bllofin e vet politik. Mospublikimi ne kohe i rezultateve ne Shqiperi dhe ndalimi per perdorim i disa ushqimeve siē kuptohet eshte thjesht politik dhe s’ka te beje me shkencen, antishkencen ose pseudoshkencen e Institutit. Po te ishte per vlerat qe raportoi instituti (atje ku duhej ne ate kohe, kuptohet) teknikisht vendim-marresit e kohes (ti besoj e kupton qe instituti nuk kishte asnje kompetence te ndalonte konsumin e qumeshtit) duhet te merrnin masat perkatese. Kjo lloj censure ne ate kohe ishte fakt i jetes se perditshme dhe perfshinte gjithe jeten shqiptare.

    ” Sa per pasojat ne popullate te mos flasim, se as ka per tu marre vesh ndonjehere se ne Shqiperi nuk ka patur dhe nuk ka te verteta statistikore”.

    Ti kujton se pasojat nga rrezatimi nxirren duke bere ndonje poll dhe duke i pyetur njerezit “A keni pasur pasoja nga rrezatimi” PO? JO? NUK e DI? Apo duke derguar ndonje statisticien bashke me nje doktor qe i viziton njerezit dhe i thote statisticienit, ky po , ky tjetri jo, ky tjetri nuk merret vesh mire? Po te jete se ke kete mendim, nuk te ve faj qe ke shkruar fjaline e msiperme. Po te jap nje shpiegim te shkurter. Baza e nisjes eshte shkalla e ndotjes dhe lloji i saj. Jane te llogaritur koeficientet e riskut qe zbatohen mbi nje numer popullsie, qe konsumon nje lloj te caktuar ushqimi, me nje lloj te caktuar ndotje dhe behet nje vleresim (estimation) i perafert mbi pasojat. Ne kete kuptim asgje s’ka shkuar e humbur, ne cdo moment cilido qe interesohet per problemin mund te marre te dhenat dhe te beje llogaritjet. (Qe ta kuptosh me mire, per analogji po marr duhanin. Eshte fakt vrojtimi qe kanceri i mushkerive ka incidence me te larte tek duhanpiresit, por kjo nuk do te thote qe 1. Ata qe s’pine duhan nuk i ze kanceri i mushkerive 2. Cdo njeri qe pi duhan pa tjeter semuret nga kanceri i mushkerive dhe 3. Me siguri nje njeri qe pi duhan dhe semuret nga kanceri e ka nga duhani).

    Mund te zgjatem akoma me ēeshtje te tjera qe dalin nga ato qe ke shkruar, por me duket se edhe kaq jam jashte teme, keshtuqe po i bie shkurt tani dhe edhe une bashkohem me ty per shkencetaret me tesera partie dhe per pseudoshkencetaret, qe (flas per keta te fundit) i gjen edhe sot ne te gjithe boten, jo vetem ne institutin e fizikes ne Tirane.


    vlora67
    Moderator
    Posts: 105
    (3/2/02 3:47:58 pm)
    Reply | Edit | Del Re: Per manus dexter
    --------------------------------------------------------------------------------

    Emigranti,

    meqenese me sa duket ke njohuri mbi "Institutin e Fizikes" perse nuk na shpjegon te lutem se cfare behet ne ate institut. Ju pyes sinqerisht dhe pa u tallur.

    Une nuk jam fizikan, por kur sheh kush ka botuar nga pedagoget e shkencave (perfshi fiziken, matematiken etj) duhet thene se nuk gjen do asnje emer ne revistat shkencore.

    Mbani mend ato legjendat qe perhapnin atehere per Skender Gjinushin. Skender Gjinushi s'ka botuar asnjehere kurrfare gjeje. Une nuk di s'e cfare diplome ka apo ku ka studiuar, por ju garantoj se s'ka botuar ndonjehere gje.


    Kam shume deshire te kisha nje liste te matematikaneve, fizikanteve, etj shqiptare qe jane aktive (dhe botojne ) ne kerkimet shkencore.

    Te mira,


    Vlora




    manus dexter
    Anetar i ri
    Posts: 15
    (3/2/02 6:04:34 pm)
    Reply | Edit | Del Vlora 67
    --------------------------------------------------------------------------------
    Vlora 67, emigranti mund ti pergjigjet me mire kuriozitetit tend pasi mu krijua pershtypja se mund te kete punuar ose bashkepunuar ne ate Institut.

    Une jam biolog dhe para se ta lija vendin ne 1990 mu desh te kerkoja ndihmen e kesaj qendre per ca matje te nje komponimi te shenjuar me tritium, (ashtu kisha temen e diplomes) pasi ata ishin e vetmja qender qe kishin nje counter me shintilues te lenget te cilin e konsideronin nje "hata".
    Me sollen verdalle, filluan ti nderlikonin punet, sofizma nga me te ndryshmet, pseudoteorira etj. Te mos e zgjas si perfundim sic eshte zakon ne institute shqiptare nuk mbarova pune dhe u largova e nuk u morra me .
    E kaperceva si te thuash duke perdorur nje shenjues enzimatik per komponimin tim dhe punova me nje metode tjeter percaktimi te quajtur ELISA me kite te gatshme dhe mbarova pune.

    Kur erdha ne Amerike, ju ktheva edhe njehere historise se komponimit tim te harruar me tritium ne kuadrin e nje PhD. Ne institutin e biologjise se aplikuar ku punoja shintiluesit e lenget ndodheshin ne cdo laborator se bashku me koktejet shintilues adekuate. Per gjysem ore me ndihmen e nje laboranti i cili u morr vetem 5 minuta me mua sa me tregoi si punohej, mbarova matjet (me gjithe korrigjimet per "quench").

    Dicka se fundi per sqarim per emigrantin. Kur shkruajta per mungese te dhenash statiskore kisha parasysh.

    1. Mungese te te dhenave te matjeve (pavaresisht nga bllofi).
    2. Mungese te te dhenave mbi shkallen e ekspozimit te popullates ne pergjithesi (norma ditore mesatare e konsumit te produkteve ushqimore)
    Mungese e te dhenave mbi shkallen e ekspozimit te grupeve te vecanta te popullates (femijet 0-5 vjec) te cilet ushqim baze kane qumeshtin
    3. Mungese te dhenash satistikore shumevjecare (te dhena te tipit kohort) per incidencen e tumoreve malinje, rasteve te leucemise malformacioneve kongjenitale, vecanerisht per zonat e Shqiperise veri dhe juglindore qe u ndoten rende.

    Emigrant, kam respekt per ju por nuk mendoj se problemi zgjidhet "ex katedra" me koeficiente teorike dhe hamendje kafenesh.

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Emigranti
    Anetar i ri
    Posts: 22
    (3/3/02 1:28:23 pm)
    Reply | Edit | Del Per vlora dhe manus
    --------------------------------------------------------------------------------
    Vlora dhe manus, mendoj se jemi disi jashte teme. Une po postoj diēka, por nese diskutimi zgjatet akoma, ndoshta eshte me mire te hapim nje teme te re, sepse ka material te bollshem per te diskutuar, megjithese mund te jete jo interesant per shumicen. Nejse, le ta vendosin moderatoret.

    Po bej nje panorame te shkurter lidhur me Shkencat e Natyres. Faktet jane fakte, gjykimet ose opinionet e mia mund te kene edhe subjektivizem, sadoqe do te mundohem te jem i paanshem. Ne fund te viteve 60 dhe fillim te viteve 70, Fakulteti i Shkencave, sidomos deget e Matematikes dhe Fizikes ishin te veshtira dhe pak te preferueshme. Atehere sistemi punonte pak ndryshe. Per ata qe “kalonin klasen” nga ana politike (dhe ketu nuk futen domosdoshmerisht vetem pinjollet e nomenclatures, ose bij komunistesh te thekur, kishte edhe njerez te zakonshem pa lidhje shume te forta) kishte nje fare lirie ne zgjedhjen e deges. Preferencat per “bllokun” ishin juridiku, dhe deri diku inxhinierite, veēanerisht arkitektura. Ēfare mbetej ishte per te tjeret mbi bazen e mesatares dmth mesatarja me e larte zgjidhte degen me kollaj se mesatarja me e ulet, e keshtu me rradhe plotesoheshin deget e ndryshme. Ne fizike dhe matematike shkonin ose ata qe e ndjenin vehten te afte dhe kishin passion (nje pakice e vogel ne te vertete), ose ata qe donin pa derman nje te drejte studimi por nuk kishin shprese per “deget e preferuara”, ose ata qe perfundonin pa dashjen e tyre. Kategoria e dyte dhe e trete, sigurisht nuk shquhej per ndonje passion a talent te veēante, u mjaftonte diploma e mesuesise dhe ashtu fitonin nje pune relativisht te rehatshme (mesuesia ne ate kohe, nuk ishte ne ate derexhe qe eshte sot). Pas kesaj kuptohet se ē’ngazellim kishin shoket e partise kur dilte ndonje pinjoll i tyre qe ishte “shume i zgjuar”. Ketu fillon edhe historia e Gjinushit. Pa dyshim qe Gjinushi ishte i talentuar ne Matematike, por nga ana tjeter pati edhe nje perkrahje te pazakonte. Talentet e tjere te kursit te tij (ishin disa) u dogjen vetem qe ai te fitonte famen e gjeniut. Mendimi im eshte (po flas si student) qe ai qe nder me te miret, por ne asnje menyre nuk qe gjeniu qe u paraqit ne opinion. E ardhmja e tij, po te mos ishte nga ajo familje do te ishte pa shume ndryshim nga ajo e shokeve te tij te kursit. Fakt eshte qe nomenklatura e kuqe e katapultoi ne politike. Nuk i duhej me si matematicien. Nuk mund t’i bente ato sherbime qe i beri dhe vazhdon t’i beje. Pra ajo prralla me gjeni dhe me passion per matematiken mori fund. Te tjere, te dores se dyte per nga prejardhja, mesatarisht te talentuar ose te talentuar, por qe kuptuan se mund te benin hajer duke perdorur nofken “i zgjuar” perdoren menyra te ndryshme per te kaleruar, duke ofruar sherbime ose duke u ngaterruar me martesa me familjet e medha. Po deshet emra, sot i keni ne krye te shtetit si Mejdani, Klosi, Islami dhe te tjere me pak te njohur. Te tjere te talentuar pane punen e tyre dhe me kete pune bene ate hajer qe mund te behej. A u bene dot shkencetare, kjo varet se ēfare definicioni do te pranojme per “shkencetar”. Absolutisht asnjeri, sipas mendimit tim, nuk mund te quhet shkencetar ne kuptimin me te larte te fjales, por kjo e ka nje rrethane lehtesuese, koha, mundesite per pune etj.
    Ēfare eshte Instituti i Fizikes Berthamore dhe ēfare behet ne te? A i duhej vendit? A u pompua roli i tij? Se pari “Fizika Berthamore” eshte nje disipline sa teorike aq edhe e aplikuar, jashte mase e gjere. Emri qe iu vu institutit per mendimin tim, si e shof sot kete pune ishte shume me i rende nga ē’mund te mbanin shpatullat e vendit dhe te vete atyre qe punuan, punonin apo punojne atje. Megjithate nuk qendron ketu e keqja. Eshte psh si t’ja vesh emrin Mona Liza nje vajze jo te bukur. Eshte fakt megjithate qe puna qe u krye dhe kryhet atje eshte nje pjesez e fizikes berthamore te aplikuar. Kryesisht matje te radioaktivitetit me teknika te ndryshme (nuk po hyj ne hollesi ), Radiombrojtje (teknika te ndryshme dozimetrie dhe health physics, s’ka lidhje me ushtrine qe te mos keqkuptohemi), radiokimi ne sherbim te mjeksise berthamore etj. Me qene realist une mendoj se te gjitha keto i duhen nje vendi, qofte edhe Shqiperise. Nuk eshte se kane ndonje superimpakt ne ekonomine dhe jeten e vendit, por jane gjera te domosdoshme. Ketu ka dy ēeshtje 1)a meritojne te quhen shkencetare ata qe punojne atje, apo jane pseudoshkencetare dhe 2) A e permbush qellimin faktik instituti ne jeten e vendit, pertej fryrjes dhe pompimit. Per te paren them se me “standartin shqiptar”, s’ka pse mos te quhen shkencetare (te pakten me shkencetare se Alfred Uēi a ndonje tjeter, me siguri jane), me standartin boteror, jo, por ne asnje menyre nuk mund te quhen pseudoshkencetare, me ndonje perjashtim (shkencetaret me tesera partie). Po jap nje fakt: me shume se 1/3 e punonjesve shkencore te institutit kane emigruar. Sipas informacionit qe kam me shume se gjysma e tyre punon ne profesionin qe ka pasur ne institut ose perafersisht. (Fakte: dy vete ne Agjencine Nderkombetare te Energjise Atomike, Vjene, nje specialist lazerash ne USA, dy vete modelues problemesh fizike ne USA, nje health physicist ne Atomic Energy of Canada Limited, nje specialist per radioaktivitetin ambjental ne USA, ketu nuk po permend 3ose 4 te tjere te involvuar ne mesimdhenien e fizikes, kryesisht ne Evrope). Te gjithe keta i kane kryer studimet universitare ne Shqiperi. Te gjithe kane mbrojtur doktorata po ne Shqiperi, kane pasur vetem specializime te shkurtera 3-6 mujore jashte shtetit, dhe asnjeri nuk eshte nga familje “te kuqe”.A i ben kjo shkencetare te nivelit boteror? Kursesi jo, por ama fizikane te nderuar, po. Per te dyten mund te them se ne kushtet shqiptare instituti ka bere ate qe ka mundur. Si kudo edhe atje jane ndjere veshtiresite e pergjitheshme. Fondet kane qene qesharake dhe vetem rrogat kane qene te siguruara. Kuptohet qe ne keto kushte ajo qe manusi e quan meshire e te tjereve ka qene vendimtare per te pasur edhe ato aparatura me te cilat punohej.Ai counteri me shintilues te lenget qe permend manus-i eshte teknike e fizikes berthamore. Ne Amerike sigurisht qe nuk eshte ndonje HATA, sepse ne Amerike edhe reaktoret berthamore nuk jane HATA. Ne Amerike e gjen ate instrument neper laboratore biologjie si nje mjet pune qe edhe mund te mesosh ta perdoresh per 5 minuta per te kryer matjet qe ke nevoje, por kurrsesi nuk mund te kuptosh per 5 minuta parimin e funksionimit, aq me pak te zgjidhesh ne menyre te pavarur, duke ardhur nga rruga parametrat e punes te aparatit neqoftese nuk i ka bere gati per ty dikush tjeter. Manus une e kuptoj haterngeljen tende, e besoj qe nuk te kane ndihmuar, gjithsesi kjo nuk te jep te drejte te besh pergjithesimet qe ben. Megjithate kjo eshte ēeshtja jote. Une nuk po perpiqem te te ndryshoj mendjen. Po sjell ne forum ato fakte qe di dhe ato gjykime qe i ndertoj mbi keto fakte.
    Sa per statistiken po e zgjeroj pak ate qe te kam thene me pare. Per shume ndikime ne shendetin e njeriut ndertohen statistika ne menyre te natyrshme sepse duam s’duam njerzit i nenshtrohen ketyre faktoreve. Ēdo njeri qe do te studjoje demet e duhanit psh mund te krijoje grupe me kombinime si te doje, grupmosha, sasi duhani te konsumuar, moshe fillimi etj etj. Keto lloj studimesh behen pikerisht per te nxjerre koeficiente ose faktoret e rriskut perkates. Me rrezatimin ndryshon pak puna; perveē grupit te madh te Hiroshimes, mbi te cilin akoma vazhdojne studimet, nuk mund te gjesh grupe te medha
    mbi te cilet te aplikosh studime statistikore, sepse nuk mundet qe per hir te studimit t’ia fusesh dhe te rrezatosh nja 1000 a 2000 veta me grupmosha te ndryshme e me doza te ndryshme. Keshtuqe faktoret e rriskut nxirren mbi hipoteza teorike dhe ka forume shkencore nderkombetare qe i rekomandojne per perdorim ne llogaritjet. Kjo eshte nje fushe ku punohet vazhdimisht dhe keto koeficienta vazhdimisht ndryshohen duke u permiresuar. Autoriteti qe i pranon keto eshte ICRP (International Commission of Radiation Protection). Pra per ndikimet ne popullate te rrezatimit perdoren keto koeficienta rrisku dhe ky eshte fakt. Une mund te te siguroj qe te dhenat per ndotjen mga Cernobili ekzistojne per Shqiperine. Nuk e di a ka per racionet ditore te qumeshtit dhe ushqimeve te tjera ne ate kohe, por edhe neqoftese nuk ka, duke pasur parasysh varferine e vendit ne ate kohe mund te behen vleresime te peraferta, qofte edhe me shtese. Ne kete rast do te marrim ne menyre te perafert (me gabimin qe do te vije nga vleresimi i rracioneve ditore te asaj kohe) pasojat mbi popullate. Vleresimi mund te jete pak i shtuar por nuk besoj se kjo prish shume pune.
    Me kete rast po prek edhe nje problem tjeter. Neqoftese ne Shqiperi do te kishte vetem pseudoshkencetare dhe gjithfare pseudosh te tjere, pse po shtrohet me kaq force problemi i emigracionit te trurit? Nuk besoj se ne kete rast quhen “tru” vetem 18 apo 20-25 vjeēaret qe ikin nga Shqiperia per te studjuar jashte. Megjithate kjo eshte nje teme tjeter e stermadhe. Mund te flasim nje here tjeter.

    Me respekt per te gjithe antaret e forumit qe paten durim ta lexojne deri ne fund.
    anton1as
    i Djathte
    Posts: 1355
    (3/3/02 3:25:24 pm)
    Reply | Edit | Del Re: Per vlora dhe manus
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne fakt ideja ime ishte te diskutojme per arsimin sot.

    Sa per arsimin e shkencen nen partine nuk ia vlen te diskutojme hic.
    Arsimi ishte ne sherbim te edukimit te ri.
    Shkenca po ashtu.

    Keto ishin parimet themelore, te tjerat jane fakte dytesore.

    Mos te kujtoj kriterin e biografise apo caktimin nga idote partiake se cfare dege do te ndiqte studenti!
    Me kujtohen shoke studenta te talentuar per letersi qe ishin te detyruar te studionin matematike!?
    Tia thuash ndonje psikologu sot ne perendim thote : tortura moderne.
    Kur kujtoj keto fakte me vjen te ...

    Sot mbas 12 vjetesh akoma nuk ka asnje reforme thelbesore ne arsim, qe per mendimin tim eshte e domosdoshme.

    Gjendja eshte katastrofale ne rast se e shohim ne planin e pergjithshem.
    Flas nga arsimi fillor e deri tek Univesitet qe ne fakt jane ne nivelin e shkollave te larta po te krahasonen me sistemin gjerman.
    Jam i bindur se neper fshatra ka me qindra mesues qe kane mbaruar vetem shkollen e mesme.
    A ka ndonje shtet ne europe ku mesues mund te behesh me shkolle te mesme, une nuk di te kete?

    Politika e kuadrit eshte krejtesish partiake , kur them kretesisht, si ne kohen e partise.

    Une me mire te mos mendoj per kete teme se me iken truni fare.
    Kur mendoj se cfare rendesie themelore ka ne shoqerite e sotme DIJA dhe sidomos per ne shqiptaret shkollimi fillor ne formimin e karakterit te femijes ne shoqeri me moshataret.
    Ne jemi nje shoqeri e dhunshme.( ne kuptimin qe konfliktet nuk i zgjidhin me fjale)
    Familjen zor se do ta ndryshojme shpejt, shkolla eshte me kontrollueshme, aty mund e duhet te behet dicka nga dhunes, ne ate kuptimin me lart.

    Per mendimin tim gjithe sistemi i sotem shqiptar eshte i bazuar ne genjshter e kjo eshte tragjike.
    Bazuar ne genjshter ne kete kuptim.
    Sistemi i vleresimit eshte krejt fiktiv.
    Behet mbledhje ne fund te semestrit e caktohet kush do kaloje kush jo.
    Vleresimet jane kot.
    Une kur pata dhene mesim ne nje shkolle fshati, klase te shtate tetevjecare.
    Si gjene me normale para se te filloja me programin e klases se shtate thashe te bej nje provim per te pare ku ishin.
    Ato provimet i kam akoma.
    Nxenesit ishin ne nivelin e klases se peste, mos me ulet.
    Po pse mund une te shkoja tek drejtori e te thoja te verteten: eshte absolutisht e kote te bej programin e klases se shtate me ta!?
    Do te me quanin per idiot.
    Eshte e tmerrshme kur e mendoj nje genjeshter, nje poshtersi ndaj vetes ne rradhe te pare, jo me ndaj femijeve.
    Ne vend qe te perpiqesh te permisosh nivelin ti rri shpjegon teorema qe 90% e klases i duken si te degjoj une tani kinesce.
    E di une sesi beja mesim, gjersa u dorezova e thashe une nuk jam aq i poshter ndaj vetes dhe e kam lene punen.

    Po i tille ishte sistemi : Nje genjeshter
    Flas per 1991


    A eshte sot e njejta gjendje?

    Nuk e di se nuk jetoj me atje, por do te cuditesha shume po te kete ndyshuar gje.
    Besoj me keq do jete.

    Qef do te kisha te shkoja te beja nje studim.

    Se ca bejne ata "profesoret " e psikologjise apo pedagogjise atje une nuk e di.

    Genjejne veten.

    Pra gjeja e pare qe i duhet sistemit tone arsimor eshte, nje gje krejt absurde, sepse eshte aq elementare

    SINQERITETI

    Pa nje analize objektive te gjendjes eshte kote cdo gje.

    Dhe ca eshte me tragjikja askujt nuk i ben pertypje kjo gje.


    Shnet

    Anton!

    PS me mire e leme kete teme

    vlora67
    Moderator
    Posts: 109
    (3/3/02 3:29:57 pm)
    Reply | Edit | Del Re: Per vlora dhe manus
    --------------------------------------------------------------------------------

    Emigranti,

    kerkesa ime per Institutin e Fizikes ishte thjesht informative. Megjithate ju falenderoj per analizen e plote. Dua t'ju siguroj se mendimi im personal nuk eshte larg mendimit tuaj persa u perket ketyre ceshtjeve.

    Ne qofte se dikush ka adresa te shqipetareve sot neper bote qe vazhdojne profesionet e tyre ne shkencat natyrore une do te falenderoja kedo qe do te me vinte ne dijeni te ketyre adresave. E kam fjalen per njerez ne nivelin PhD qe bejne pune te mirefillte shkencore dhe jo thjesht mesimdhenie.

    Une thjesht dua te krijoj nje liste emrash ne internet dhe asgje tjeter.

    Te mira,


    Vlora67

    ReEdD
    Administrator
    Posts: 910
    (3/3/02 10:15:50 pm)
    Reply | Edit | Del Re: Arsimi
    --------------------------------------------------------------------------------
    S'ka ndal

    Gabimi i Ajnshtajnit

    Edmond Tupja

    Po, zonja dhe zotėrinj, ky shkencėtar i madh ka gabuar, madje rėndė, kur ka thėnė se "politika ėshtė shumė mė e vėshtirė se fizika". Nga ky gabim i parė rrjedh njė i dytė, edhe ai i pafalshėm : zotėria nė fjalė nuk u mor asnjėherė me politikė, sepse po tė ishte marrė me tė, domethėnė tė kishte hyrė nė njė parti, tė ishte zgjedhur deputet, tė ishte emėruar prefekt, ministėr a diēka mė tepėr, do ta kishte kuptuar se politika nuk ėshtė hiē mė e vėshtirė se fizika moderne ; kėtė e dėshmon mė sė miri politika shqiptare e kohės sė sotme. Shembujt qė do tė sjell i pėrkasin kėtij viti tė epokės "pluraliste" nė Shqipėri (sepse shembujt e kohės sė monizmit janė tė qartė pėr tė gjithė : asokohe u morėn me politikė e kryen detyra e funksione tė larta shtetėrore edhe karrocierė, shoferė, brigadierė etj., dhe kjo nė pėrputhje me parullėn leniniste " Edhe kuzhinierja mė e thjeshtė duhet tė merret me punėt e shtetit "). Nė qeverinė Majko 2 kemi, si pėr tė ilustruar gabimin e Ajnshtajnit, njė ministėr qė ka studiuar e ėshtė doktoruar pikėrisht pėr fizikė jashtė shtetit, por qė, prej disa vitesh po merret me politikė ; por ky shembull s'ėshtė asgjė nė krahasim me rastin e presidentit tonė tė republikės, i cili, ndonėse fizikant, madje me njėfarė emri edhe pėrtej kufirit, ka vite qė fizikėn e ka futur nė…(pėrnjėmend, ku e ka futur?) pėr t'u marrė me politikė. E shihni, pra, qė politika ėshtė mė e lehtė se fizika dhe se, pėr rrjedhojė, Ajshtajni e ka gabim ? Por le tė mos largohemi nga kabineti Majko. Vetė kryeministri ka mbaruar pėr inxhinieri, megjithatė ėshtė hera e dytė qė, brenda pak vitesh, drejton njė qeveri. (Vazhdon e thellohet gabimi i Ajshtajnit, sepse edhe inxhinieria, ashtu si fizika janė profesione qė s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me politikėn, dhe, rrjedhimisht, janė mė tė vėshtira se ajo). Ministri i rendit ėshtė diplomuar pėr ekonomi agrare, ai i mbrojtjes pėr gjuhė-letėrsi… Ah, pikėrisht, meqė edhe komshiu e miku im i vjetėr Aqif Qifa ka mbaruar studimet pėr gjuhė-letėrsi, pse mos tė emėrohet edhe ai, si atdhetar letrar qė ėshtė, ministėr i … Ah, pėr pak do tė harroja qė ka vetėm njė ministri tė mbrojtjes, por kjo gjė rregullohet fare lehtė : qė Aqif Qifa tė emėrohet ministėr po nė fushėn ushtarake, mund tė krijohet njė ministri e re enkas pėr tė, pėr shembull ministria e sulmit. Le tė shqyrtojmė tani rastin e ministreshės sė punėve tė jashtme, qė ka mbaruar pėr gjuhė angleze (Ajnshtajn, gjej vrimė ku tė futesh edhe si anglishtfolės!) Mendimi im modest ėshtė se duhen krijuar patjetėr po aq ministri tė jashtme sa gjuhė tė huaja jepen mėsim nė fakultetin e gjuhėve tė huaja ku ėshtė diplomuar edhe ministresha nė fjalė ; a nuk ėshtė politika shumė mė e lehtė se njė gjuhė e huaj ? Pale, pastaj, sa e sa mė e lehtė ėshtė ajo se gjuha jonė amtare ! Kuptohet se gjithkush flet shqip mund tė merret fare mirė me politikė pa e pėrdorur kėtė gjuhė, mjafton tė shprehet me shenja qė bėhen me duar, me kėmbė apo me ndonjė pjesė tjetėr tė trupit.

    Sidoqoftė, gabimi i Ajnshtajnit ėshtė kuptimplotė, sepse tė shpie imoralisht nė pėrfundimin kriptokomunist se vendi i shqiponjave nuk ka nevojė pėr politikanė profesionistė, domethėnė tė formuar apo tė reformuar si tė tillė nė shkolla qė pėrgatisin mirėfilli specialistė tė drejtimit tė shtetit, por vetėm pėr laraska qė e njohin mirė kuzhinėn leniniste.

    DDesigner
    Demokrat i Flakte
    Posts: 693
    (3/5/02 2:40:31 pm)
    Reply | Edit | Del Re: Arsimi
    --------------------------------------------------------------------------------
    Avash "beg" se ka "hendek"! Kjo eshte nje shprehje e vjeter e popullit tone Shqipetar.
    Tu drejtova keshtu sepse ky eshte vetem fillimi dhe sa do braktisin shkolle dhe po ta gjykosh dhe me tej dhe ajo pakice qe thuaj e mbarojne e marrin diplomen me pare ose ne menyra nga me te ndryshmet. Sot per sot ne vendin tone po ushqehet me buke ai i kondrabandes dhe i droges, dhe jo ai i dijes dhe i shkences. Nuk kishte faj tek "Po vjen ai" shoku Perikli qe i thoshte Sandrit "Hajde hajde ku kemi shkuar, sot drogagjiu ai qe ben korrupsion, merr para sa 10-fishi i nje shkencetari" Dhe kjo mos kujto se eshte e vertete ne gjithe boten por ne vendin tone. Deri sa te kemi korrupsion, padrejtesi, jo vetem "arsimi" por gjithcka do shkoje drejt rremujes. Pershendetje D^D.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    anton1as
    i Djathte
    Posts: 1370
    (3/7/02 2:41:42 am)
    Reply | Edit | Del Dhe poshtersia e mashtirmi vazhdon
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shkolla shqipe mbush 115 vjec
    Klodi Meshi /Ministria e Arsimit festoi dje 115-vjetorin e hapjes sw Shkollws sw Parw Shqipe. Nw tw ka marrw pjesw edhe Presidenti i Republikws, Meidani si dhe personalitete tw tjerw tw arsimit e shkencws shqipe. Nuk kanw munguar nw ceremoninw e djeshme edhe mwsues e pedagogw tw vjetwr, kontributi i tw cilwve wshtw evidentuar edhe njw herw nw kwtw takim. Fjala hapese e zv/ministrit Axhemi e vleresoi ceremonine e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, si modeste per nga komoditeti, por edhe po aq sinjifikative per rendesine e saj. Zv/ministri i Arsimit theksoi se eshte nje kenaqesi per te, qe mbledh ne shtepine e arsimit, personalitete te vendit, ata qe kane shpenzuar jeten e tyre duke kontribuar ndjeshem ne ngritjen e nivelit te shkolles shqipe, si dhe duke cuar perpara rrugen qe eterit tane na lane amanet. Ceremonine e ka pershendetur ministri Memushi, i cili theksoi se eshte privilegj per te qe merr fjalen ne kete ceremoni jubilare. "Sot po perkujtojme rrugen e arsimit, e cila eshte edhe puna e palodhur e brezave te tere, e cila lidhet drejtpersedrejti me evoluimin e Shkolles Shqipe". Ministri Memushi, ne vijim te fjales se tij, ka permendur se pervjetori i hapjes se Shkolles se Pare Shqipe do te thote edhe pervjetori i arritjeve te shkolles shqipe, te cilat jane te frymezuara nga Rilindasit.

    "Ne kujtojme me respekt 7 marsin e 1887-es, pasi kjo date ka te beje edhe me kujtimin e punes e njerezve me te shquar te kombit si Fishta, Kristoforidhi, Mjeda, Pasha, Veqilharxhi etj.", theksoi ministri Memushi.

    Memushi e ka quajtur sakrifice sublime punen e te gjithe mesuesve qe nga brezi i tyre i pare e deri tek brezi i fundit qe ka dale nga bankat e shkollave, te cilet sipas ministrit Memushi, kane kushtezuar nivelet e perparuara te shkolles sone. Ministri i Arsimit e Shkences, me tej vleresoi organizimin e sistemit te shkolles sone, duke permendur te gjitha shkallet ne te cilat ai kalon. "Ne sot kemi nje shkolle te kualifikuar, duke filluar qe nga niveli parauniversitar e duke perfunduar ne ato te kualifikimit pasuniversitar". Memushi nuk ka lene pa vleresuar edhe punen e paraardhesit te tij, ne procesin e arsimit profesional e teknik. Ne vijim ai ka perfshire ne diskutim edhe reformat, te cilat do te ndjeke vete ai. Nder to Memushi ka vecuar rritjen e decentralizimit te kompetencave te qendres si dhe shtimin e bazes neper rrethe apo edhe shkolla. Ceremonia e pervjetorit te Shkolles se Pare Shqipe ka vijuar me kumtesa te tjera, si ajo e Prof. Shefik Osmanit, apo ajo e Rektorit te Universitetit te Tiranes, z. Marenglen Osmani, te cilet kane permendur edhe rrugen e elementeve te rendesishem te shkolles shqipe, sic eshte ai i abetares, e cila sispas kumtuesve deri tani ka pasur 204 autore, apo edhe drejtoret e pare te Mesonjetores se Pare Shqipe.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved


    Shkolla e pare shqipe eshte shume me e vjeter.

    Anton!


    anton1as
    i Djathte
    Posts: 1401
    (3/15/02 2:38:03 am)
    Reply | Edit | Del Re: Dhe poshtersia e mashtirmi vazhdon
    --------------------------------------------------------------------------------
    100 litra benzine djegin shkollen
    Zenepe Luka Vlore - Akt terrorist ne Vlore. 100 litra benzine bejne shkrumb shkollen publike "Drita e Dijes". Nje grup personash me maska ne fytyre dhe te armatosur, pasi kane lidhur rojen dhe sperkatur me benzine muret i kane vene flaken shkolles tetevjecare "Drita e Dijes" me pronare Vjollca Xhaferrllari. Mesohet se demi i shkaktuar shkon 100 milione leke, por me shume se kaq eshte vrare e demtuar nje institucion dije aq shume i nevojshem ne vendin tone. Nderkaq, sipas policise motivi mbetet ai i pronesise. Megjithate, akti eshte cilesuar si terrorist dhe aspak i pajtueshem nga komuniteti. Bnaoret e Vlores dje jane shprehur te indinjuar per kete akt qe me shume i ngjan muxhahedineve qe kerkojne zjarr dhe gjak.

    Ngjarja sipas versionit te policise

    Ka qene ora 2 pas mesnate duke u gdhire e enjtja kur nje grup personash me maska dhe arme, pasi kane shqyer dyert, kane hyre ne ambjentet e shkolles "Drita e Dijes". Pasi kane lidhur rojen, kane sperkatur ambjentet e shkolles me mbi 100 litra benzine dhe i kane vene zjarrin. Deme te medha ka ne katin e dyte, por eshte bere shkrum edhe autobuzi i femijve, si dhe nje veture. Te gjitha sherbimet policore kane shkuar ne vendngjarje, ndersa reparti i zjarrfikseve kane lokalizuar flaket duke shpetuar katin e trete te godines. Nderkaq, jane shoqeruar 2 persona si te dyshuar, ndersa priten ndalime te tjera. Sipas autoriteteve te policise lokale autoret e ketij krimi te rende kane te bejne me pronarin e shkolles dhe kurresesi me institucionin e dijes.

    Dje nxenesit pa mesim

    Germadha, flamur ulur ne gjysem shtize, ndersa femijet cicerojne trishtueshem e derdhin lote: U dogj shkolla. Nje skene vertete rrenqethese, eshte shpalosur mengjezin e 14 marsit ne ambjentet e shkolles "Drita e Dijes", ish-godina Hotel Adriatikut. Ne oborr i bere shkrumb autobuzi me targe Vl 18-62, me tej nje veture qe i ka mbetur vetem skeleti metalik. Ne katin e pare pervec shkaterrimeve, gjen te hedhur ne palester 3 bidona 30 kilogramsh qe kane qene mbushur me benzine dhe eshte sperkatur kati i dyte, ku ka ndodhur gjema. Nuk kane mundur te ndezin katin e pare megjithese eshte sperkatur teresisht me lende djegese. Ne katin e dyte jane shkaterruar plotesisht, djegur dhe bere shkrumb 10 kabinete e klasa, zyra te drejtorise etj. Jane shkaterruar muret dhe ende digjen orendite, libra e fletore nxenesish. Pronarja e shkolles Vjollca Xhaferrllari, e rrethuar nga kolektivi mesimor, thote e mbushur me dhimbje se demi ne katin e dyte eshte rreth 100 milion leke. "Ishin kabinete me modernet, ku vetem ai i gjuhes se huaj kushtonte 20 milion leke". Por megjithe dhimbjen qe perjeton,pak dite me pare asaj i vdiq edhe vellai i vetem, thote se shkolla do te ribehet, ashtu sic ishte. Vetem 3-4 dite pushim do te bejne nxenesit dhe do te ulen perseri ne bangat e tyre. Ne do ta ribejme shkollen bashke me 40 mesuesit qe punojme e jetojme sebashku. Mesuesja Liljana Musaraj ka shkuar ne klasen e saj qe eshte klasa e dyt-_ciklit te ulet dhe qan mbi fletoret e nxenesve qe jane bere shkrumb. "Nuk vritet dituria,- thote ajo,- eshte krim i trefishte te besh femijet te derdhin lote. Vetem nje dite me pare ne ambjentet e katit te pare eshte bere nje konkurs i fjales artistike ne shkalle qyteti,ndersa nje dite me pas aty jane germadhat. Mesueset e kopshtit ne katin e pare na tregojne stiven e dyshekeve e carcafeve te femijve qe jane lagur me benzine, por nuk kane mundur tju vene flaken. E vetmja qe ka shpetuar paq eshte palestra e katit te pare, nder me modernet te para deri me sot. Kesaj pamje tragjike, i shkon pershtat flamuri gjysem shtize, qe sikurse na thane nxenesit do te ngreje koken, kur te filloje mesimi.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    Flet Theodhori Gjoncari: si me lidhen dhe deshem te me digjnin
    "Aman se kam femijet per te rritur", ka dashur te thote, por goja ishte qepur me njites. Eshte nje burre i dobet, kuqo, tere jeten punetor e hallexhi, qe ka punuar vetem per te rritur 4 femijet. Mundem ta takojme ne ambjentete e komisariatit te policise, ndersa jepte shpjegimet rreth ngjarjes. "Isha ne autobuz se kisha ftohte, por papritur u shqye me leve dera e jashtme, pastaj ato te brendshmet. Ishin tre persona me maska, por te te tjere rrinin tek dera. Me lidhen pas nje tubi dhe para se te me mbyllnin gojen me thane. Nuk kemi gje me ty, por rri urte. Kur pashe qe me trokiten ne temtha me qyten e pistoletes u bera nje grusht. Une u izolova, nuk shihja asgje, vecse degjoja fjalet bidona, benzine, veri flaken. Ata punuan gati 1 ore dhe jane larguar kur fqinja ne krah te shkolles, ka qelluar me arme. Kur po iknin, njeri prej tyre thaa ta djegim edhe kete rojen, hajde hidhi benzine. Por nje tjeter u ngut te thoshte se rrezikohemi, prandaj hajde ikim. Ata ma zgjidhen por mua s'me kish mbetur pike gjaku ne trup. Ishin ato krismat e komshiut qe me shpetuan mua, qe shpetuan katin e pare e te gjithe objektin, pasi cdo gje do te ishte bere shkrumb", perfundon rrefimin e tmerrshem roja i shkolles Theodhori Gjoncari.

    Zjarrfikesat 4 ore lufte me flaket

    Vetem 5 minuta jane dashur qe reparti i zjarrfikseve te shkjoje te perballet me flaket. Pergjegjesi i sherbimit Halil Murra, me 7 vetet e personelit, ne krye te cileve ishte shoferi qe vazhdimisht perleshet e del fitimtar me flaket Myzafer Kanani kane izoluar flaket duke shmangur djegien e katit te pare, ku rridhte benzina lume. Kujtim Rrapaj, zv komandanti i zjarrfikeses ka thene per "KJ" se jane dashur plot 5 ore per te shuar plotesisht vatren e zjarrit.

    Kryeprokurori Cano

    "Ka prova te mjaftueshme per te identifikuar autoret. Ngjarja e rende ka provokuar nje takim urgjent te nje grupi prokuroresh me policine gjyqesore dhe drejtorin e policise. Ngjarja eshte vleresuar me tere rendesine dhe se ka prova te mjaftueshme per identifikimin e autoreve. Pervec te tjerash ka gjurme gjaku te autoreve, qe jane prere nga xhamat qe jane thyer dhe analiza e tyre, dyshimet e mundeshme do te cojne ne percaktimin e drejte te autoreve".

    Kolonel Gjovalin Loka

    "Kane dale ne pah prova te reja, qe vertettojne dyshimet per autoret e mundeshem dhe policia do ti vere ne pranga se shpejti. Pronarit te kesaj shkolle, qe eshte noteri i Vlores Arian Xhaferrllari, i eshte hedhur ne re edhe kioska e punes me 30 dhjetor te vitit te kaluar dhe sipas tij asgje nuk ka te beje me profesionin e tij.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved



    Eda H
    Anetar i respektuar
    Posts: 67
    (3/30/02 12:32:04 am)
    Reply | Edit | Del arsim=$
    --------------------------------------------------------------------------------
    Peshendetje!
    Kete tem e kam vuajtur vete kur u be "demokracia" ne shqiperi une pata "fatin" te isha ne vitin e pare gjimenaz. drushimi ndodhi si dita me naten, nje vite pe perpara ne ngrieshim ne kembe kur hynte mesuesi dhe e peshendesnim, vitin tjeter me demokracin ne e qellonim, e shanim. nje vite me pare ne blenim liberat muaj me perpara per shkollen, vitin tjeter ne nuk dinim ku e kishim klasen, jo vetem diten e pare te shkolles por tervitin shkollor ne nuk dinim kush ishte mesuesi i matematikes apo i fizikes. Kjo ishte nje loje qe bene ate te kuqet te na tregoin ne se ja kjo eshte demokracia qe ju doni, kjo eshte Europa. Se e shikoje vete edhe mesuesit nuk ishin me ata qe ishim nje vite me perpara. Shkolla u kethye nje nje pitore nje nje drog instuticioni. Mjaftonte te njihe nje garip, dhe e kalove klasen vtem kaq. jo me te mesoje, ishte jasht mode ishe budalla ai qe merte canten e shkolles tallej nga shoket e shoqet. Arsimi nuk ka si te regullohet ne shqiperi se atyre qe mund ta regullojne kete i kan derguar femijet jashte tetit ca ne france e ca ne angli e ca ne amerike, keshtu nuk cajne ata kaptin, me regulluar shkollat. se i kan regullart shkollat e tyre. shkollat ne shqiperi tani jan shkolla vetme per ata qyqaret popullin e thjesht, shoket e miqet i kan derguar cuna e gocat jashte s'kan interes ti regullojne. shqiperia nuk ka qeveri.
    nuk kam kohe po teme shume delikate, per popullin shqipetare, se intelegjenca e shqiperise do te mbeten po ata te kuqet, e ata do te na hudheheqin se ata kan shkollen kan arsimin e duhur, e populli i vuajtur e i ndershem nuk pati ose nuk ka mundesi ti coje femijet jashte ti arsimoje. Kjo eshte loje, edhe po luhet shume bukur, se fmeijet e atyre te kuqeve dote jen kuadri i ardheshem i shqiperise, dhe ata nuk do te vdesin kur. do te jete nje vazhde e pa cdukeshme.
    me shume respekt
    Eda

    anton1as
    i Djathte
    Posts: 1584
    (4/12/02 2:08:07 am)
    Reply | Edit | Del Re: arsim=$
    --------------------------------------------------------------------------------
    Elbasan, Drejtoria Arsimore: Mėsues pa arsim pėrkatės


    --------------------------------------------------------------------------------

    f.p

    ELBASAN

    Mėsuesit pa arsimimin pėrkatės. Ky ėshtė alarmi qė ka lėshuar Drejtoria Arsimore e rrethit tė Elbasanit, e cila ka bėrė tė ditur, se nė bazė tė shifrave zyrtare njė numėr i madh mėsuesish janė pa arsimin e duhur qė tė ushtrojnė njė profesion tė tillė. Megjithėse rrethi i Elbasanit, ka qenė gjithmonė "fabrikė" e prodhimit tė mėsuesve, shumica e tyre duket se i kanė ikur ose merren me punė tė tjera. Burime nga Drejtoria e Arsimit kanė bėrė tė ditur, nė bazė tė shifrave zyrtare, se 6 pėr qind e numrit tė mėsuesve nė shkallė rrethi nuk e kanė arsimin pėrkatės. Ndėrsa burime tė tjera jozyrtare, kanė pohuar se numri i mėsuesve qė nuk e kanė arsimin pėrkatės, arrin nė 550 veta.

    Ēėshtja e mėsuesve pa arsimin pėrkatės, nu k ėshtė bėrė problem vetėm nė Elbasan, por janė plot rrethe tė tjera, ku numri i atyre qė japin mėsim pa arsimin pėrkatės, ėshtė mė i madh se sa i atyre qė e kanė kryer njė shkollė tė tillė. Ndėrkohė, nė Tiranė ėshtė krijuar njė sistem i ri, ku e gjithė kjo shtresė mėsimėdhėnėsish do tė arsimohen nė distancė.




    ari32
    Deputet
    Posts: 111
    (4/12/02 7:28:51 am)
    Reply | Edit | Del Re: Nje pyetje
    --------------------------------------------------------------------------------
    Do tju lutesha nese mund te me pergjigjet njeri per gjendje ne shkollat pivete shqiptare,nese eshte e njejta gjendje me shteteroret apo ka njefare niveli per mesimdhenien.
    Do tua dija per nder nese mund te me informoni.

    Eda H
    Deputet
    Posts: 132
    (4/12/02 8:14:42 pm)
    Reply | Edit | Del
    Re: Nje pyetje
    --------------------------------------------------------------------------------
    Pershendetje !
    Shkollat private ne shqiperi me shkollat shtreterore jan si nata me diten. sikurisht ato privatet jan shume e shume me me regull. mesueset jan shume me te pergatitur, me kerkues e me te rregullet, per tu futur ne pune si mesues japin intervista per para se te meren ne pune,provohet afetsia e tyre. Une ne shqiperi i kam provuar te dyja edhe privaten e shtreteroren. c' "shteterore" ku ka shtet shqiperia!!! me llafe te tjerea sic eshte sheti i shqiperise ashtu jan edhe shkollat e shteti shqipetare. shkollat pirvate jan shkollat e femijeve te bosave. sheteroret jan per femijet e penxionistave,e atyre me asistence. si gjithe andej te pasurit vec e te vareferit vec. Ke para ben e merr arsim, s'ke pare ri ne vend e numero, meso ate a,b,c e boll e ke.
    P.S ky eshte mendim im. vitet e gjimanzit tim kan qene gjate viteve (1992-1995). ne ate kohe shkolla ishin bronut ne Tirane, te gjitha gjimenazet, me perjashtim te gjimenazti Smaiut, qe mbaesh mi i forti, por ndac Petroni, dac Partizani, Qemail , politenkikumi, ekonomiku, bornut, shkollat ishin kethyer ne nje pietore, bulevarde, tek gjimenazi partizani kati i fundit ishte kethyer ne pietore, ca merren e drog, e shume e shume te tjera qe jan jash edukate per ti permedur, ne ate kate mesuesi nuk hynte dote. une isha vete studente, e shikoja cdo dite, e ndryshimi ishte si dita me naten pa e egzagjiruar situaten. por edhe sot e kesaj dite une kam njerez qe jan arsimtar ne tiran tek Petronini, e tek shkolla private, dhe vete ata thone jan krejt ndryshe si te karasoshe apple me orange, ata kur vjen puna per tek shkollat e shetit, vete mesuset her shkojne ne pune her jo, shkojn me vones, ndersa ne shkollat private nuk e bejne dote kete, se pushohen ne vend. Por edhe nxenesti mesojen me shume se ka rregull, ka pergjersi, e kan pagura pare per ate shkolle, nuk ua vlen te tallen, por e marrin serjozisht,si mesuesti, e nexenesit. sic edhe kam shruajtur tek pergjigja ime me larte. Pra arsimi=$ => $= interes, jetes, ku eshte $ gjerat jan me me rregull,me seriozisht, me me pergjesi, mundohet secili te jet ne nivelin me te lart.
    Me shume respekt
    Eda

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    vlora67
    Moderator
    Posts: 123
    (4/12/02 11:56:40 pm)
    Reply | Edit | Del Shkollat private??
    --------------------------------------------------------------------------------

    Per mendimin tim shkollat publike sot jane ende me te mirat ne vend. Nuk flas per te gjitha, por gjimnaze te vecante ne Tirane, Vlore, Korce, Shkoder etj jane ende te paarritshme nga shkollat private.

    Edhe dicka tjeter. Ekziston nje klase e re ne Shqiperi qe mendojne se me para do te blejne cdo gje mandje edhe aftesite e dijen. Aftesite e njeriut nuk pyesin as per origjinen shoqerore, as per parate e mamit e babit. Njerezit me te afte ende do te jene djemte e atyre qe vuajne, e punetoreve, arsimtareve pikerisht ata qe kane dicka se c'te synojne ne jete. Enderrat per te ndryshuar jeten, puna dhe vuajtjet jane talenti me i mire.

    Artikulli i meposhtem eshte botur ne Gusht 2001 ne revisten Rruzull. Ju kerkoj ndjese se eshte pak i gjate, por diskuton arsimin ne pergjithesi dhe prek edhe shkollat private.

    Te mira,

    Vlora67

    _________________________________________________

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    NGRITJA E UNIVERSITETEVE TONA NE NIVELE BASHKEKOHORE.

    T. Shaska
    Assistant Professor of Mathematics
    University of California at Irvine


    Gjatė viteve 90 nė Shqipėri ėshtė folur shumė pėr reforma nė arsim dhe sidomos pėr "njohjen e diplomave tona" jashtė Shqipėrisė. Madje kjo kėrkesė ka qenė shumė herė edhe pjesė e grevave tė ndryshme studentore. Njohja e diplomave tona jashtė shtetit ka rėndėsi tė veēantė ekonomike pėr kombin tonė pasi mijra shqiptarė nėpėr Europė do tė siguronin tė ardhura mė tė mira po tė arrinin tė punonin nė profesionet e tyre. Nė Shqipėri ekziston mendimi i gabuar se diplomat e universiteteve tona do tė njihen jashtė Shqipėrisė me ndonjė vendim tė pėrbashkėt tė qeverisė sonė dhe qeverive tė huaja. Nga qeveria jonė jepet pėrshtypja se po punohet nė kėtė drejtim dhe janė bėrė edhe pėrparime pėr gjetjen e njė formule magjike. Kjo ėshtė thjesht demagogji e pėrdoruar nga qeveritarėt tanė tė cilėt nė shumicėn e rasteve nuk arrijnė tė bėjnė as identifikimin e saktė tė problemeve qė kanė universitetet tona. Mos identifikimi i problemit bėn tė pamundur zgjidhjen e afėrt. Pėrse diplomat tona nuk kanė vlerė jashtė Shqipėrisė? Pėrgjigja ėshtė fare e thjeshtė; niveli shkencor i universiteteve tona ėshtė i pakrahasueshėm me nivelin shkencor tė universiteteve perėndimore. Nė kėtė artikull ne duam tė trajtojmė shkurtimisht disa nga problemet e arsimit universitar shqiptar dhe tė sygjerojmė disa rrugė qė duhet tė ndjekin universitet tona pėr t’u transformuar nė institucione bashkėkohore shkencore.

    Cilat janė problemet dhe tė metat e universiteteve tona?

    Nė kulturėn dhe mentalitetin e qeverive shqiptare ėshtė e vėshtirė tė pranohen dėshtimet, por arsimi ynė universitar ka dėshtuar plotėsisht. Tė gjithė studentėt shqiptarė dhe prindėrit e tyre duhet tė kenė tė qartė se diplomat tona do tė kenė vlerė vetėm atėherė kur universitetet tona tė ngrihen nė nivelin shkencor bashkėkohor. Diēka e tillė do tė arrihet vetėm atėherė kur tė nxitet puna shkencore nė institucionet e arsimit tonė tė lartė. Sot pedagogėt e universiteteve tona japin thjesht mėsim pa asnjė aktivitet tjetėr shkencor (pėrveē ndonjė rasti shumė tė rrallė). Eshtė e pamundur tė gjesh artikuj shkencorė tė botuar sot nė botė nga profesorė apo studentė tė institucioneve shqiptare. Nė tė njėjtėn kohė vende mė tė vogla dhe me mė pak potencial shkencor se Shqipėria prezantohem shumė herė mė mirė nė arenėn ndėrkombėtare. Ka disa arsye pėr kėtė mungesė tė punės shkencore nė universitet tona.
    Sė pari, niveli shkencor i pedagogėve tė universiteteve shqiptare ėshtė mjaft i ulėt. Pjesa dėrmuese e pedagogėve tanė kanė mbaruar 4-vjeēarin nė Tiranė dhe s’kanė asnjė kualifikim pasuniversitar. Le tė kujtojmė se kualifikimi pasuniversitar ėshtė 5 vjet nė perėndim dhe edhe pas njė kualifikimi tė tillė ėshtė mjaft vėshtirė tė gjesh punė nėpėr universitete. Po tė shtosh edhe 4 vjet tė universitetit dhe botimet shkencore qė kėrkohen atėherė sakrificat nė perėndim janė mjaft tė mėdha. Pikėrisht kėto sakrifica i japin pedagogut tė perėndimit njė respekt mjaft tė madh tek studentėt por edhe nė pjesėn tjetėr tė shoqėrisė. Programe tė tilla tė gjata ku konkurrenca ėshtė mjaft e madhe eleminojnė nga sistemi tė paaftėt tė cilėt nė Shqipėri janė me bollėk. Gjithashtu kėto programe krijojnė mundėsitė qė studentėt pasuniversitarė tė kryejnė punė serioze shkencore nė mbrojtjen e diplomave pasuniversitare. Pikėrisht programe tė tilla mungojnė nė Shqipėri.
    Gjatė kėtyre 10 viteve tė fundit vihet re njė fenomen tjetėr negativ nė arsimin shqiptar. Janė shfaqur nė masė doktoratat fantazmė. Kėta pseudo-doktorė janė nga segmentė tė ndryshėm tė shoqėrisė; militantė partiakė (tė tė gjitha partive), doganierė, biznismenė, ministra etj. Eshtė e pamundur tė gjesh informacion mbi punėn e tyre shkencore pėr mbrojtjen e doktoratės. Po t’i pyesėsh ata buzėqeshim lehtė e tė ftojnė pėr tė pirė ndonjė kafe apo konjak. Krijimi i njė ushtrie mediokrish me tituj shkencorė ligjėron mediokritetin dhe do tė ketė pasoja mjaft tė rėnda pėr arsimin dhe shkencėn tonė. Efektet negative tė kėtij fenomeni kanė filluar tė ndihen, si pėr shembull mosbesimi tek universitet tona dhe si pasojė largimi nė masė i studentėve tanė nėpėr universitete tė huaja. Titujt shkencorė nė Shqipėri kanė humbur vlerėn dhe respektin qė kanė nė vendet e tjera tė botės.
    Pedagogu ynė nuk ka asnjė nxitje pėr tė kryer punė shkencore sepse sistemi ynė arsimor i shpėrblen individėt nė bazė tė vjetėrsisė dhe jo nė bazė tė punės shkencore. Pėr kėtė arsye ne gjejmė pedagogė tė universiteteve tona tė cilėt kanė nga 30 vjet punė nė fakultetet tona dhe asnjė artikull shkencor. Rrogat e pedagogėve tanė nuk diferencohen nė bazė tė arritjeve shkencore siē ndodh kudo nė botė. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės njė profesor i ri mund tė paguhet mė shumė se njė profesor me 40 vjet eksperiencė. Ka raste qė kjo shtesė rroge arrin deri nė 3-4 herė mė shumė. I vetmi kriter i promovimit tė pedagogėve ėshtė puna shkencore. Bilanci i aktivitetit shkencor tė ēdo departamenti bėhet ēdo vit. Universitetet klasifikohen nė bazė tė arritjeve shkencore dhe emrave tė njohur tė profesorėve qė kanė nė pėrbėrjen e tyre. Shpėrndarja e fondeve qeveritare pėr universitetet publike bėhet nė bazė tė njė klasifikimi tė tillė. Pikėrisht pėr kėto arsye konkurrenca midis universiteteve pėr tė marrė elementėt mė tė mirė ėshtė tepėr e madhe. Si rezultat i drejtpersėdrejtė i ligjeve tė tilla njė pedagog harxhon mjaft kohė pėr kėrkime shkencore. Personalisht, unė jap 6 orė mėsim nė javė, por janė tė pakta ditėt e vitit kur unė punoj mė pak se 12 orė (shumica e tyre kur vij nė Shqipėri). Kjo ėshtė norma mesatare e njė pedagogu tė matematikės nė universitet kryesore amerikane. Pikėrisht sistemi ynė arsimor duhet tė aplikojė reforma tė thella pėr t’i nxjerrė pedagogėt tanė nga kafenetė dhe pėr t’i futur nė bibloteka.
    Mungesa e njė organi tė lartė shkencor nė Shqipėri e bėn tė pamundur vendosjen e standarteve shkencore bashkėkohore. Nė shumė vende tė botės ky funksion kryhet nga akademia e shkencave qė nė Shqipėri nuk ėshtė shumė aktive. Mungesa e revistave tė mirėfillta shkencore, botimeve akademike, konferencave e seminareve shkencore krijon njė boshllėk shumė tė frikshėm pėr tė ardhmen e njė kombi. Eshtė mjaft e rėndėsishme qė Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė tė jetė aktive sidomos nė shkencat ekzakte. Shqipėria s’ka nevojė pėr filozofė e pseudo-shkencėtarė por pėr njerėz qė punojnė, qė njohin mirė literaturėn bashkėkohore dhe qė mund tė drejtojnė institucione shkecore. Eshtė detyra e Akademisė sė Shkencave tė gjejė njerėz tė tillė e tė ushtrojė ndikimin e saj qė kėta njerėz tė marrin drejtimin e institucioneve tona.
    Nė arsim kėto vitet e fundit vėrehen fenomene qė janė unikale pėr Shqipėrinė. Njė nga mė shqetėsuesit ėshtė korrupsioni qė vihet re tek pedagoget tanė duke u shtrirė dhe tek ministria e arsimit. Shumica e shqiptarėve njohin studentė qė kanė paguar pedagogėt e tyre pėr tė marrė provimet. Kjo praktikė ka vetė m njė emėr vjedhje. Arsyetime banale si "e kemi rrogėn tė ulėt", "do tė ushqehemi" e tė tjera janė jo vetėm qesharake por edhe ofenduese karshi studentėve dhe familjeve tė tyre. Paaftėsia e plotė e ish-ministrit tė arsimit zotit Ruka dhe organeve kompetente tė prokurorisė pėr t’i prerė rrugėn kėtij fenomeni po i kushton shtrenjtė arsimit shqiptar. Ky korrupsion ėshtė mjaft i pėrhapur edhe nė shkollat e mesme ku ėshtė bėrė tashmė njė praktikė e pranueshme qė mėsuesit tė kryejnė konsultime me pagesė pėr nxėnėsit e tyre. Nė shumicėn e rasteve kėto konsultime kryhen nė ambjentet e shkollave. Njė tjetėr rast korrupsioni ėshtė ndryshimi i disa teksteve tė shkollave tė mesme me qėllim qė persona tė veēantė tė pėrfitojnė disa tendera. Pėr tė identifikuar personat qė janė tė pėrfshirė nė korrupsion ėshtė mjaft e lehtė sepse askush nuk pėrpiqet tė fshihet. Eshtė mungesa e dėshirės nga organet kompetente pėr t’a frenuar kėtė fenomen.
    Dalja nė skenė e shkollave private ka ndryshuar disi balancėn nė arsimin e mesėm shqiptar. Eshtė mendimi im personal se efekti i shkollave private ėshtė negativ. Shumica e tyre nuk afrojnė asgjė tė re nė pėrmbajtje. Pėrmirėsimet qė ato sjellin janė thjesht kozmetike. Eshtė mjaft shqetėsuese mbėshtetja qė organet tona qeveritare u bėjnė shkollave tė tilla. Edhe presidenti shkon nė ceremonitė e diplomimit tė kėtyre shkollave kur detyra e tij si pėrfaqėsues i qeverisė ėshtė mbrojtja dhe mbėshtetja e arsimit publik. Tė krijohet pėrshtypja se ministria e arsimit dhe qeveria janė mė tė shqetėsuara pėr arsimin privat se atė publik. Megjithatė, shkollat publike janė ende shkollat mė tė mira nė Shqipėri dhe ėshtė bindja ime se ato do tė mbeten tė tilla nė tė ardhmen. Asnjė institucion privat nuk mund tė tė jap larminė dhe konkurencėn e njė shkolle publike. Shkollat private nuk i bėjnė fėmijėt mė tė aftė pėrkundrazi mė tė llastuar. Gjimnazet tona publike do tė vazhdojnė tė mbledhin fėmijėt inteligjentė prindėrit e tė cilėve janė puntorė, arsimtarė, bujq, apo edhe tė papunė. Talenti nė shkollat publike gjithmonė do tė jetė mė me shumicė se nė shkollat private. E meta kryesore e shkollave private qė janė shfaqur deri mė sot nė Shqipėri ėshtė se ato shihen nga pronarėt e tyre thjesht nė aspektin e pėrfitimit. Drejtuesit e kėtyre shkollave nuk e kanė largpamėsinė dhe idealizmin e nevojshėm pėr tė krijuar institucione arsimore qė t’i qėndrojnė kohės. Kurse tė huajt qė kanė krijuar shkolla tė tilla me arrogancėn e tyre nuk mund tė kuptojnė se eksperienca e arsimit tė mesėm e fillor shqiptar ėshtė njė thesar nga i cili vetė tė huajt mund tė pėrfitojnė shumė. Pikėrisht kjo eksperiencė duhej ruajtur me fanatizėm e ndryshuar sa mė pak. Ndryshimet duheshin filluar nga segmenti i arsimit qė nuk jepte rezultat dhe ky segment ėshtė arsimi i lartė. Kohėt e fundit po flitet shumė pėr universitetet private. Le tė shpresojmė se kėto universitete do tė sjellin diēka tė re nė arsimin universitar, por nuk do tė jenė zgjidhja magjike. Ka shumė mundėsi qė tė jenė institucione mediokre me qėllimin e vetėm tė pėrfitimit ekonomik.
    Duke qenė njė popull qė s’ka shumė pėr tė festuar vihet re nė opinionin shqiptar njė ekzagjerim i rezultateve tė studentėve tanė jashtė shtetit. Ky ekzagjerim i ka rrėnjėt ndoshta tek egoizmi i theksuar personal i shqiptarit ose ndoshta tek njė ndjenjė inferioriteti qė ne shqiptarėt kemi karshi perėndimit. Si pėr ti mbushur mendjen vetes se ne jemi njėsoj me botėn ne pėrpiqemi tė festojmė edhe gjėra fare qesharake. Nė gazetat tona gjen artikuj pėr "talentė " tė vėrtetė qė po dalin nga shkollat tona tė mesme. Shumė herė dėgjon legjenda pėr shqiptarė qė kanė arritur majat mė tė larta nė shkencėn botėrore. Ka ardhur koha qė ne t’a shohim tė vėrtetėn nė sy dhe t’a pranojmė atė publikisht. Ne jemi njė popull qė kemi shumė pak njerėz tė aftė nė shkencat ekzakte. Ekzagjerime tė tilla krijonė pėrshtypjen e rremė se ēdo student shqiptar qė shkon jashtė do tė arrijė majat e shkencės. Duke u nisur nga ide tė tilla mijra tė rinj qė kanė shkuar nė Amerikė pėr tė vazhduar vitin e katėrt tė shkollės sė mesme, sot enden rrugėve, pa dokumenta e pa tė ardhme. Kėto ekzagjerime i vėnė njerėzit nė gjumė kėtu nė Shqipėri duke krijuar pėrshtypjen se ēdo gjė po shkon mire dhe shmang trajtimin e problemeve tė arsimit tonė.
    Sė fundi, tek studentėt tanė ekziston mendimi se ata po i bėjnė njė favor tė madh shtetit e shoqėrisė duke vajtur nė shkollė. Studentėt tanė shpesh bėjnė greva ekonomike duke harruar se ata ne shkollė s’po i dėrgon njeri me zor, se ata mė tė aftėt do t’a lenė Shqipėrinė me rastin e parė qė t’u krijohet. Personalisht mua mė ėshtė mohuar e drejta pėr tė ndjekur studimet pėr 6 vjet me rradhė. Kam frekuentuar Universitetin e Tiranės vetėm pėr 6 muaj. Nuk kam pasur asnjė privilegj nga cilado qeveri shqiptare, mandje kėto qeveri kanė qenė burim fatkeqsish pėr mua e familjen time. Megjithatė unė dua tė kthehem nė Shqipėri pėr tė punuar e jetuar. Mė vjen keq e revoltohem tej mase kur shumica e shokėve tė mi, njerėz tė cilėt qeveria i mbajti nė universitet pėr 5 vjet, shumica shkuan dhe pėr specializime nė Europė sot kategorikisht eleminojnė ēdo lloj mundėsie pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Pėr kėta individė shoqėria shpenzoi pėr vite me rradhė dhe nuk pėrfitoi asgjė. E njėjta gjė do tė ndodhė edhe me studentėt e sotėm. Kėshtu qė studentėt tanė duhet tė kuptojnė se shkollėn e lartė e kryejnė pėr interes tė tyre dhe askush nuk u ka borxh shkollimin.

  7. #7
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    vazhdim

    NGRITJA E UNIVERSITETEVE TONA NE NIVELE BASHKEKOHORE.

    T. Shaska
    Assistant Professor of Mathematics
    University of California at Irvine


    Reformat nė arsim janė domosdoshmėri pėr zhvillimin e vendit.

    Nė qoftė se Shqipėria do tė zhvillohet me ritmet e vendeve perėndimore, atėherė arsimi ynė duhet t’a paraprijė kėtė zhvillim. Teknollogjia e re, interneti, globalizimi po krijojnė mundėsi tė mrekullueshme pėr popujt e botės sė tretė qė t’a ngushtojnė hendekun midis tyre e vendeve tė zhvilluara. Shembujt e Indisė, Kinės e mjaft vendeve tė tjera ilustrojnė potencialin e madh tė zhvillimit qė mund tė sjellė kjo teknollogji e re. Nuk ėshtė rastėsi qė vendet qė po pėrfitojnė nga kėto kushte tė reja zhvillimi janė pikėrisht vendet me njė arsim ku theksi vihet mbi shkencat ekzakte. Pikėrisht kjo teknollogji e re mund tė ketė efekte negative pėr Shqipėrinė nė qoftė se ne nuk zgjedhim rrugėt e pėrshtatshme pėr t’ju pėrgjigjur ndryshimeve qė po ndodhin kudo nė botė. Nė qoftė se reformat tona arsimore do tė jenė me vend dhe tė shpejta efekti pozitiv ekonomik mund tė jetė kolosal.
    Vetėm Gjermania do tė japė 50 000 viza nė vit, pėr 10 vitet e ardhshme, pėr matematikanė, informaticienė e programues. Vendet e tjera perėndimore kanė nevoja tė ngjashme. Kryesisht kėto viza shkojnė tek vendet e lindjes. Europa gjithmonė do tė ketė probleme demografike dhe si rrjedhim nevojė pėr njerėz tė aftė nė degė qė kėrkojnė njė pėrkushtim tė madh. Ne kemi avantazhin e madh qė jemi populli mė i ri nė Europė. Nė vend tė prostitutave e trafikantėve ne mund tė dėrgojmė nė Europė programues, matematikanė, njerėz tė arsimuar. Pėrfitimi ekonomik, politik dhe moral do tė ishte i jashtėzakonshėm dhe imazhi i Shqipėrisė nė botė do tė fillonte tė ndryshonte.

    Rrugėt e mundshme pėr njė transformim tė shpejtė.

    Unė nuk pretendoj qė nė njė artikull tė tillė t’u jap pėrgjigje gjithė problemeve tė arsimit shqiptar. Megjithatė unė dua tė sygjeroj disa rrugė tė cilat mund tė jenė mjaft tė frytshme pėr arsimin tonė universitar. Natyrisht u mbetet organeve pėrkatėse tė vendosin se sa do t’i marrin parasysh sygjerime tė tilla.
    Sė pari, marrja nė punė nga universitetet tona e profesorėve aktivė nė kėrkime shkencore tė cilėt tė kenė botuar artikuj nė revista tė respektueshme nė botė. Pa mohuar punėn qė bėhet, duhet pranuar se ka shumė nga fakultetet tona qė nuk mund tė rregullohen me efektivin pedagogjik ekzistues. Pikėrisht pėr kėto fakultete duhen gjetur njerėz tė aftė qė tė marrin plotėsisht drejtimin e kėtyre institucioneve. Nė qoftė se individė tė tillė shqiptarė nuk gjenden atėherė pse jo edhe tė huaj. Natyrisht ata do tė paguhen me vlerėn e tregut nė botė, por ky ėshtė njė investim i domosdoshėm dhe fondet mund tė dalin nga rrugė qė do t’i pėrshkruajmė mė poshtė. Persona tė tillė duhet tė vihen nė krye tė fakulteteve tona dhe t’ju lihet dorė e lirė pėr t’i drejtuar ato.
    Sė dyti, ėshtė mė se e nevojshme ngritja e instituteve pas-universitare. Diēka e ngjashme me sistemin amerikan nė Shqipėri do tė funksiononte mjaft mirė. Kėto institucione duhet tė krijohen sa mė parė dhe nė tė gjitha degėt. Pasi tė mbarojnė 4-vjeēarin studentėt mė tė mirė do tė lejohen tė rregjistrohen nė kėto institute. Nė tė njėjtėn kohė ata do tė kryejnė funksionin e asistentit dhe do tė paguhen pėr punėn qė bėjnė. Kėshtu do tė pregatiteshin kuadrot e nevojshėm pėr tė dhėnė mėsim nė universitet. Kėto institute do tė ishin bėrthamat shkencore nė vend dhe do t’i jepnin njė shtytje tė menjėhershme kėrkimit shkencor. Nė krye tė ēdo instituti tė tillė duhen vendosur personat e pėrmendur mė sipėr.
    Rigjenerimi i akademisė sė shkencave dhe shndėrrimi nė njė akademi mbarėshqiptare. Eshtė e nevojshme qė Universiteti i Prishtinės, Universiteti i Tetovės dhe shqiptarėt kudo qė janė nėpėr botė tė pėrfshihen nė kėtė proēes rigjenerimi tė shkencės sonė. Ne jemi njė popull i vogėl ku botimet shkencore janė tė pakta, kėshtu qė duhet t’i shfrytėzojmė burimet tona sa mė mirė. Shqiptarėt jashtė atdheut, tė cilėt janė nė institucione shkencore kudo nė botė mund tė ndihmojnė shumė. Pikėrisht akademia e shkencave duhet tė jetė ura ndėrmjetėse midis grupeve e individėve tė ndryshėm.
    Pedagogėve ekzistues duhet t’u bėhet e qartė se nė njė institucion shkencor siē ėshtė universiteti ka vend vetėm pėr njerėz qė bėjnė punė shkencore. Ata qė nuk janė tė aftė tė kryejnė kėrkime shkencore do tė dėrgohen nė institucione mė tė ulta si shkollat e mesme ose duhet tė dalin nė pension. Shpėrblimi duhet tė bėhet i diferencuar duke pasur si kriter vetėm kėrkimet shkencore. Duhet tė futen titujt shkencorė dhe tė bėhet diferencimi i pedagogėve nė bazė tė kėtyre titujve.
    Drejtimi i universiteteve tona duhet decentralizuar. Sot Ministria e Arsimit kontrollon gjithshka duke filluar nga programet, tekstet, degėt qė hapen e mbyllen, rregullat e pranimit e gjithė hollėsitė e tjera. Eshtė e pamundur tė futėsh programe bashkėkohore nė universitetet tona kur kėto programe duhen aprovuar nga njerėz jo specialistė dhe shpesh tė paaftė. Njė pedagog, sado i aftė, nė sistemin ekzistues nuk ka asnjė hapėsirė pėr tė punuar. Drejtimi i degėve duhet t’u lihet plotėsisht specialistėve pėrkatės. Roli i ministrisė sė arsimit duhet tė minimizohet sa mė shumė nė lidhje me arsimin universitar.
    Nė aspektin ekonomik, ka ardhur momenti qė tė futen taksat pėr arsimin universitar. Kėto taksa do tė shtonin fondet e universiteteve tona, por nė tė njėjtėn kohė do tė rrisnin seriozitetin e studentėve. Sot tė rinjtė tanė shkojnė nė universitet sepse shpresojnė se diploma do t’ju sjellė pėrfitim ekonomik. Shoqėria nuk ka pse tė paguajė pėr kėtė. Nė qoftė se do tė jepen disa bursa kėto duhet tė jepen vetėm nė bazė tė rezultateve akademike. Fakultetet tona kanė shumė sekretare, pastruese, roje e plot tė tjerė qė marrin rrogat. Ky personel duhet shkurtuar nė maksimum duke i kaluar fondet tek personeli shkencor.
    Pjesėmarrja ne universitet duhet tė zgjerohet. Ēdo i ri ose e re qė ka mbaruar shkollėn e mesme dhe ka dėshirė dhe mundėsi financiare pėr tė vazhduar universitetin duhet tė ketė tė drejtėn tė rregjistrohet. Natyrisht universitetet tona kanė diferencė ndėrmjet tyre dhe studentėt do tė konkurojnė pėr t’u pranuar nė shkollat mė tė mira. Baza kryesore e kėtij konkurimi duhet tė jetė mesatarja e shkollės sė mesme. Njė konkurs disa orėsh nuk mund tė zėvendėsojė punėn e katėr viteve sidomos kur pastėrtia e konkurseve tė tilla vihet nė dyshim. Vendosja e mesatares si kriter diferencimi do t’i jepte rėndėsinė e duhur shkollės sė mesme. Rritja e numrit tė studentėve nuk kėrkon shpenzime kolosole siē pretendohet nga ministria e arsimit. Le t’u kthehemi klasave tė mbrėmjes dhe semestrave tė verės. Numri i studentėve tanė mund tė trefishohet pa asnjė investim shtesė.
    Sė fundi, duhet tė investohet nė teknollogjinė e re. Sot interneti ėshtė bėrė mjeti mė i fuqishėm nė kėrkimet shkencore. Nė kushtet tona kur biblotekat nuk janė dhe nuk do tė jenė kurrė nė nivelin e bibliotekave te perėndimit interneti merr njė rėndėsi tė veēantė. Do t’i hapte studiuesit shqiptar njė dritare tė madhe dhe do tė binte botėn nė tavolinat tona. Interneti duhet tė futet nė zyrėn e ēdo pedagogu, nė dhomėn e ēdo studenti, nė laboratorin e ēdo instituti. Shpenzimet, tė cilat janė tė pėrballueshme, duhet tė dalin nga taksat e studentėve dhe nga buxheti i shtetit.
    Natyrisht qė opinioni i pėrgjithshėm nė Shqipėri ėshtė se reformat nuk janė kaq tė thjeshta pėr t’u zbatuar. Gjithashtu tė paaftėt do tė pėrpiqen tė mbrojnė status-quonė me tė gjitha mėnyrat e tė na mbushin mendjen se gjėrat nuk janė kaq tė thjeshta. Unė kam bindjen e plotė se arsimi ynė i lartė mund tė ndryshojė shumė shpejt. Ne kemi atė ēka shumė vende tė tjera nuk e kanė: studentė tė aftė dhe ambiciozė. Thembra e Akilit ėshtė qė kėta studentė t’i shpenzojnė energjitė e tyre nė punė tė mirėfilltė shkecore.

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ari32
    Deputet
    Posts: 114
    (4/16/02 10:54:45 pm)
    Reply | Edit | Del Re: Shkollat private??
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ju faleminderit per mundimin qe moret,dhe me dhate nje ide per gjendjen e shkollave private.
    Me respekt ari32

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Artikull me vend.

    Do thoja dhe mendimin tim.

    Vertete vjet u rriten rrogat e pedagogeve,ne teori kjo qendron, por po te shikosh punen shkencore te shumices se pedagogeve neper universitetet shqiptare, rezulton se ajo eshte shume e dobet. Ka nje konkurrence te forte midis te rinjve dhe te vjeterve nqs mund te shprehem ne kete menyre. Ka nje karshillik, ku profesori i vjeter akoma qendron ne pozita prepotenti dhe e konsideron veten zot dhe te palevizshem nga ai post qe e ka prej vitesh. Por ama i riu, mundohet qe ta beje oren e leksionit dhe seminareve me te kendshme, me literature bashkekohore, me ngjallje debati dhe me nxjerrje konkluzionesh te vlefshme. Nuk i shtrengon studentet me noten, nuk i ngre neper seminare si me qene ne shkolle te mesme, cou filani e na fol per ceshtjen X....
    Gjera qe me te vertete ta shpifin dhe leksioni apo seminari te vijne ne maje te hundes dhe pse jo per te evituar te te zere gjumi shkon del jashte, abandonon leksionin dhe pi nje kafe ne baret e universitetit....

    Dicka nga bashkepunimi me pedagoge te huaj ne universitetet shqiptare.
    Une vete kam qene ne nje projekt universitar midis fakultetit tim dhe nje te huaji evropian, si lektor kisha nje pedagog te huaj dhe ne fillimet e projektit ketij te fundit iu ofrua nga dekani e gjithe ndihma e mundshme dhe bashkepuni i sinqerte. Pra u lyen furēat mire dhe po ashtu iu bene goxha lajka universitetit evropian.
    Por asgje konkrete me tej nuk u be apo te zhvillohej. Ishte premtuar nje ambjent ne fakultet i pajisur me te tera furniturat e nevojshme per nje mesim per te qene, por asgje. Lektorit te huaj nuk iu dha asnje klase,por bridhnim sa andej ketej ne kerkim te nje klase bosh ku mund te zhvillonim leksionet, duke vene nje karrige tek dera qe te mos na shqetesonte njeri gjate zhvillimit te mesimit, por pa shume rezultat se imagjinoni fuqine e nje karrigeje perballe forces shtytese te kuriozit ne korridor...
    Por megjithe ate u arrit te cohej projekti perpara me gjithe veshtiresite ne aspektin material.
    Ajo qe mua si studente por dhe shokeve te mi me ka besdisur e stresuar me shume ka qene gjuha me te cilen "disa" nga profesoret tane shqiptare na konsideronin neve dhe lektorin e huaj. Ndihej fryma e konkurrences, nuk kishte bashkepunim, pati deri deklarata se ē'ju duhet ju ky projekt??? pati ofeza ndaj te huajit.... etj
    Pra ndihej nej fryme tensioni midis pedagogeve shqiptare dhe grupit te projektit me universitetin e huaj.

    Por a duhet te ekzistoje nje fryme e tille neper ambjentet universitare shqiptare?

    Duhet qe te kete sa me shume specializime te kuadrit universitar, te botohet sa me shume mbi te gjitha fushat shkencore, te vihet e te ekzistoje kudo acesi ne internet e jo te perdoret interneti vetem per dekanin apo stafin e pedagogeve. Bibliotekat duhen bere aktive me tituj te rinj, te nderrohet komplet menyra e dhenies se leksioneve, nga menyra monotone e leximit te asaj qe pedagogu ka pergatitur te kalohet ne nje bashkebisedim, te diskutohet e jo lexohet. Te lihen studentet te botojne neper organet e universitetit (te pakten ne ato ekzitueset). Te ndryshoje toni i drejtuarit midis pedagogut e studentit, ku i pari hiqet si zot e i dyti si vartes...

    Duhet qe te mos i meshohet shume presionit te notes nga ana e pedagogeve, te mos detyrohen studentet te paguajne per te marre nje provim,(ky eshte kulmi e nuk mund te tolerohet nga organet e Ministrise se Arsimit) cdo te thote kjo, paguaj per nej note 5.... po ata qe skane per te paguar dhe po ashtu nuk japin rendimente cduhet te bejne te hyjne ne borxhe per nje 5???
    Mendoj se duhet te marrin provimet ata studente qe e meritojne e te tjeret pune per ta, per pedagogun pak rendesi ka, ai vendos noten qe i korespondon pergjigjes ne provim te studentit e nqs mbetet nje grup i tere, nuk perben nje problem, Me i zoti fiton te pazotet te gjejne rruge te tjera, te abandonojne universitetin nqs nuk jane te afte te marrin provimet...
    Jam dakord me artikullin qe duhen shkurtuar fondet per administraten e personelin. Ka ne universitete shume punetore pastrimi, sekretare etj te cilet shumicen e kohes rrine kot, vrasin mizat; higjena le per te deshiruar dhe organi kopetent nuk nderhyn, atehere zgjidhja, shkurtim fondesh dhe rregullim iu gjendjes,pasi secili do kerkoje te ruaje postin, kesisoj i vihet punes.

    Sa per mesataren mendoj se nqs provimet jane te ndershme "fair", atehere nuk ka nevoje per kete kriter per pranimin ne aulat universitare te nxenesve te shkollave te mesme. Mesatarja eshte dicka relative, ka nxenes qe japin me shume ne lende te caktuara se sa ne te tjera, atehere nqs ky deshiron te studioje per matematike, por ka rezultate te dobta ne letersi, i bie qe nota e kesaj te fundit te kete influencuar ne mesataremn e pergjithshme, ē'ka ndikon ne kuotat e pranimit ne universitet, mbi bazen e mesatares.Ai mund te jete nje "gjeni" ne matematike,por humbet provimin dhe per mangesi pikesh dhe ne vend te tij futet nje me mesatare me te larte, qe ka mesuar ta zeme per mendesh ne vitet e shkolles se mesme,por para te parit eshte zero.
    E banalizova pak shembullin,por besoj se u kuptova ne ide.

    Dhe dicka, duhet qe stafi i pedagogeve te jete i hapur me studentet, me konkretisht nqs ne universitete ofrohen bursa per specializime te ndryshme si brenda vendit apo jashte Shqiperise, keto bursa te jene te afishuara ne vendet perkatese ku oferta te jete e barabarte per te tere studentet e jo te mbahen te fshehura gjerat nga ana e pedagogeve apo stafit drejtues te fakultetit. Ka patur raste kur studente te caktuar jane kontaktuar nga nje o me shume pedagoge ku eshte informuar per filan mundesi fitimi burse a filan specializim dh ete tjeret jane lene ne hije fare. a eshte e drejte kjo? Aspak, pra duhet nje transparence ne drejtimin e puneve ne arsimin e larte.


    pak a shume keto ishin mendimet e mia, por tema eshte shume e gjere dhe delikate dhe diskutimet do te vazhdojne.

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  2. Arsimi nė botė nga prizmi juaj
    Nga Poeti nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 16:36
  3. Arsimi i lartė shqiptar
    Nga liridashes nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 17:34
  4. Arsimi jashte tregut, tregu pa te arsimuarit
    Nga liberal nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 05:53
  5. Rinia dhe Arsimi
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 11:25

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •