Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Energjia dhe KESH ne shqiperi

    Disa mendime duke ju referuar vendit ku ri.

    Eshte shume e rezekshme per nje kompani qe te shesh nje produkt nen kosto ---se do sjell falimentimin e saj---sic qe ekonomia komuniste.

    Ne kosto hyn jo vetem shpenzimet e prodhimit blerjes po dhe demtimet vjedhjet etj.

    Qeveria duhe ta shikoj e konceptoj e regulloj lidhjet me KESH Korporaten e Enerigjise--sic bejne ne vendet kapitaliste

    KESH edhe pse eshte shteterore duhet te konceptohet e respektohet si nje kompani ne treg qe jep nje produkt, te ket nje bord drejtus, , e cdo levizje ta bej me menyren e nje kompanie ne treg e ta shpjegoj pse VETEM SPECIALISTET E SAJ.

    Qeveria ti ri pak larg duke respektuar e identifikuar ate si kompani te tille--se ashtu duhet--jo te drejtoj e thote cdo gje qeveria--ajo ve nje drejtus e ai e drejton e ben lidhje me kompanine.

    Se ma sa shikoj ne shqiperi po behet politik---e kryeministri e qeveria --bien e futen ne kete loje---qe me shume i ngateron----po me e kete menyre nuk administrohet nje kompani e me e keqia shkateron ate qe ka mision te pare te sjelli energjine .

    Kete loje bente PD kur qe ne opozite e sote opozita ja ben PDse

    E me e keqia pash Kryeministrin sot qe dilte fliste per keshin duke futur veten ne bela---se sa ka hapur rugen per opoziten te bej ato qe ben me Mjaft etj.

    Lufta e opozites me Mjaftin e deklarata plus sa e paprincip e pamoralshme nga ata qe ne 8 vjet prodhuan krizen, po aq dhe e keqe se te vetmin efekt eshte te bllokojne qeverine duke bllokuar KESH qe te funksionoj, duke kerkuar ngrirje cmimi. qe ti bllokojne financimet e jashme kompanise, e ajo te bllokohet e ne te nglemi pa drita e opozita te vij ne pushtet qe te vjedhi .???!!! Cmenduria shqiptare.

    Se eshe sikur te punoj shume mire qeveria eshte teper e veshtire te stabilizosh KESHin ne shqiperi.

    Po duhet te ndaj veten nga KESH e duhet te lej KESHin te punoj e mos politizohen gjerat.
    E KESH si ndermarje te jete i lire , te ul e ngrij cmimet, e ti te jap dhe shpjegimet per te, pa qene nevoja per politizimin e saj SE RENDESI KA TE KESH DRITA e jo te besh komedira politika. [qe vetem interes per dritat nuk kane]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 12-04-2006 mė 13:19
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kryeministri duhet te diferencoj korporaten nga qeveria e duhet sa me pak te politizohet ceshtja e dritave, te jete teknike e profesionale.
    Deklarata si kjo me poshte jane vetem matrial per opoziten---e vet e demtojne.

    Nje fjale te thote per dritat kur ka lajm te mire---gjithe te tjerat ti bej korrporata .
    .................................................. .................................................. ............

    Kryeministri Berisha: Do tė ketė ulje tė ndjeshme tė ēmimit tė energjisė pėr bizneset

    12/4/2006

    Kryeministri Sali Berisha u shpreh, tė mėrkurėn, nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave se, qeveria do tė pėrmbushė zotimin pėr tė mos rritur mė ēmimin e energjisė elektrike pa e kompensuar atė kW pėr kW. Nė fjalėn e mbajtur nė kėtė mbledhje, kryeministri u shpreh:

    “Nė pėrputhje tė plotė me programin elektoral tė koalicionit, dėshiroj t’ju informoj ju dhe publikun, se pas diskutimit tė gjitha modaliteteve pėr tė pėrmbushur zotimin tonė, qė nuk do tė ketė mė rritje nė ēmimin e energjisė elektrike pa u kompensuar ajo kW pėr kW, dua t’ju informoj se njė grup pune po punon intensivisht pėr tė pėrfunduar tė gjitha pėrllogaritjet e faturės sė kompensimit tė rritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike. Nga viti ’96-’97 nė vitin 2006 ēmimi i energjisė elektrike pėr biznesin u pesėfishua, ēmimi i energjisė elektrike pėr konsumatorėt familjarė pėr 200 Kė-shin e parė u dyfishua, pėr konsumin e mėtejshėm u mbi trefishua. U shndėrrua pra nė njė lloj mjeti ndėshkimi ekonomik pėr qytetarėt shqiptarė. Tė gjitha kėto lėvizje, rritje tė pakonceptueshme tė ēmimit tė energjisė u bėnė duke mos kompensuar asnjė qindarkė, duke mos bėrė asnjė pėrpjekje pėr tė vendosur raporte tė drejta nė proporcionin e rritjes pėr familjarėt dhe industrinė.

    Nė rast se i referohemi mesatares sė rajonit, ēmimi i energjisė nė Shqipėri pėr biznesin ėshtė mė shumė se dyfishi i kėsaj mesatareje. Por, i lartė ėshtė dhe ēmimi pėr familjarėt, ata nuk mund ta pėrballojnė atė. Ndaj dhe qeveria merr pėrsipėr qė rritjen e ardhshme tė ēmimit tė energjisė, ta kompensojė qindarkė pėr qindarkė. Pėr tė 190 mijė familjet nė nevojė, pėr tė gjithė pensionistėt dhe rrogėtarėt publikė shqiptarė, me rroga nėn 350 mijė lekė, apo 400 mijė (tė vjetra), si ta shohė grupi i punės. Rrogat e larta nuk do tė kompensohen, sepse kjo shkon me filozofinė e asaj qė ne jemi zotuar tė ngushtojmė progresivisht diferencėn e papranueshme midis rrogave mė tė larta dhe atyre tė ulėta.

    Pra lėvizja do tė jetė e tillė, nuk do tė ketė asnjė efekt mbi buxhetin dhe ekonominė e familjarėve shqiptarė, sikundėr do tė bėhet njė ulje e ndjeshme e ēmimit tė energjisė pėr bizneset. Dhe nuk mund tė pranojmė kėtė raport tė pėrmbysur tė ēmimit tė energjisė. Nė rast se biznesmenėt shqiptarė paguajnė dyfishin e energjisė nė raport me biznesmenėt e tjerė tė rajonit, kostoja e prodhimit tė tyre bėhet aq e lartė sa vė nė rrezik tė gjithė procesin. Njė javė mė parė kam pritur njė biznesmen tė huaj qė ka vite nė Shqipėri, dhe ka shumė punėtorė tė punėsuar. Ai mė tha, “Imagjino, kur kam nėnshkruar kontratėn me shtetin shqiptar, energjia ka qėnė 25 lekė, sot mė shitet me 120 lekė”. Pėrveē kėsaj qė kur kishte nėnshkruar kontratėn, TVSH-nė e kishte 12.5 dhe atė e kaluan nė 22 etj, etj.

    Ndaj dhe ėshtė e domosdoshme qė pasi tė kompensojmė totalisht ndarjen nė ēmimin e tregut tė energjisė pėr konsumatorėt familjarė, tė bėjmė pėrpjekje tė vazhdueshme qė tė zbresim nė ēmimin e tregut, tė shkojmė nė ēmimin e tregut pėr bizneset. Dhe unė kam besim se kjo skemė do tė ndihmojė dhe do tė nxisė zhvillimin e biznesit, do tė nxisė punėsimin, do tė nxisė zhvillimin ekonomik nė tėrėsi. Pas energjisė dhe pas kėtyre masave pėr tė, malli i dytė dhe i vetėm qė mbetet nė shportė ėshtė uji. Vitin qė vjen edhe lėvizjet e ēmimit tė ujit do tė bėhėn tė gjitha me kompensim. Nuk mund t’ua japėsh me njė dorė dhe t’ua marrėsh me tjetrėn qytetarėve, t’u rritėsh rrogat dhe t’ua marrėsh duke rritur ēmimet. Jo, do tė bėhėt me kompensim, siē po bėhet me energjinė, nė kėtė mėnyrė ne ndahemi pėrfusimisht nga kontrolli i ēmimeve. Kėto tė dy kanė qėnė mallrat e fundit qė mbetėn nė shportė. Regjimi i korropsionit i pėrdori nė njė mėnyrė krejtėsisht tė papranueshme ēmimet e tyre. Ne i pėrmbahemi dhe do i pėrmbahemi premtimit tonė programor, ti nxjerrim nga shporta duke kompensuar qytetarėt.”

    --------------------------------------------------------------------------------
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ēmimi i dritave si “gogoli” i bukės
    Mero Baze

    Qeveria shqiptare ka liberalizuar dje
    ēmimin  e energjisė elektrike duke i dhėnė njė shans pėrfundimtar
    korporatės sė vetme elektro-energjitike nė vend pėr t’u futur nė rrugėn e
    marketizimit.Vendimi ėshtė ndoshta aksioni i parė me tė vėrtetė liberal i
    qeverisė sė re, pėr herė tė parė i hapet rrugė tregut tė energjisė
    elektrike dhe ndėrhyret tek infrastruktura e konsumatorit. Nė ndryshim nga
    shumė masa populiste tė deritanishme tė qeverisė, tė cilat i kushtojnė
    rėndėsi dhembshurisė sociale, por nuk kanė impakt nė treg, kjo masė
    respekton anagzhimin e qeverisė pėr shtresat nė nevojė, por garanton njė
    treg tė hapur dhe konkurent. Kjo masė ėshtė shumė mė e ndryshme nga humbja 
    e kohės me pensionet e oficerėve, apo kompesimet pa fund tė veteranėve tė
    shtuar tė Shqipėrisė.Deri mė sot skema qė ka mbajtur peng
    KESH-in, por dhe shėrbime tė tjera tė konsumit nė Shqipėri, ka qenė skema
    e subvencionimit tė operatorit dhe ruajtjes sė statukuos tek konsumatori.
    Kjo ka favorizuar korruspionin galopant dhe i ka kthyer kėto ndėrmarrje nė
    dinosauarė tė vėrtetė, tė cilat gllabėrojnė miliona dhe nuk arrijnė tė
    jenė konkurente. Po t’i shtosh kėsaj dhe manovrat e pista nė kurriz tė
    biznesit dhe faturimet paraprake mbi konsumatorėt, mund tė thuhet pa frikė
    se KESH-i, Telekomi, dhe Ujėsjellėsat janė kthyer nė pėrbindėsha pėr
    qytetarėt shqiptarė. Ky vendim historik ėshtė i njėjtė me vendimin e
    dhimbshėm qė po kėsaj force politike i ėshtė dashur tė marrė nė fillim tė
    viteve 90-tė pėr liberalizmin e ēmimit tė bukės dhe pėr kompesimin e
    qytetarėve. Kjo skemė i jep lirinė e duhur tregut tė energjisė elektrike,
    pasi KESH ka mundėsi tė marrė paret e veta dhe tė investojė nė
    infrastrukturė pėr ta modernizuar atė. Nė atė kohė “gogoli” i bukės
    qarkulloi me shpejtėsinė e dritės nė faqet e shtypit, nė thashethmnajat
    dhe paranojat e vjetėrsirave shqiptare, por po me atė shpejtėsi tregu e
    treti nga kokat e shqiptarėve. Tashmė tė gjithė e kanė harruar atė histori
    dhe prej atėhere, sė paku nė Shqipėri, nuk ka pasur mė krizė pėr bukė.
    I njėjti mekanizėm mund tė shpėtojė
    pėrfundimisht shqiptarėt nga makthi i dritave dhe faturave, mund tė
    shpėtojė po ashtu rubinetat e ēezmave nga thatėsira.
    Kjo skemė mbi tė gjitha mbron qytetarin
    shqiptar nga abuzimi dhe i jep mundėsi shtetit tė mbrojė ēdo kategori
    sociale pasi ka nė dorė tė drejtėn pėr tė kompesuar financiarisht.
    Nga ana tjetėr ky vendim mund tė
    prodhojė ide  tė reja pėr burimet energjitike nė vend dhe mund tė nxisė
    investimet nė tregun e energjisė duke e bėrė atė mė konkurent dhe efiēent.

    Reforma tė tilla radikale dhe tė
    guximshme nė tė vėrtetė kanė nevojė pėr njė vėmendje mė tė madhe tė
    shoqėrisė dhe pėr njė marrdhėnie mė tė qartė publike tė vet qeverisė me
    shoqrinė. Nė kėtė rast ky vendim shpresoj tė ketė vėmendjen e duhur pėr mė
    tepėr qė strukturat e protestuesve anti-treg qė gėlojnė nė Shqipėri, nė
    pėrpjekje pėr tė imituar antiglobalistėt, po bėjnė gati pankartat pėr
    protesta kundėr vendimit. Ky do tė jetė njė zhvillim pozitiv, pasi
    shoqėria ka nevojė tė kuptojė se kush ėshtė nė anėn e tregut dhe lirisė
    ekonomike kundėr korruspionit dhe kush ėshtė nė anėn e ruajtjes sė
    staukuos dhe inefiēensės sė dinosaurve tė tillė tė ekonomisė shqiptare. 
    Kjo ėshtė njė nga masat e pakta tė qeverisė tė cilėn proestat e nderojnė
    dhe e bėjnė  edhe mė popullore ata qė do tė pėrpiqen tė hedhin baltė mbi
    tė. Ėshtė njė vendim i cili nėse arrin tė marrė shpejt pėrmasėn e duhur qė
    mbart, do tė prodhojė njė histori tė re pėr njė dramė tė vjetėr tė
    shqiptarėve, ankthin nga dritat qė i ngjan aq shumė ankthit qė kemi pasur
    pėr bukėn dhjet vite mė parė dhe qė na e zhduku njė vendim i ngjashėm.

    GazetaTema
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  4. #4
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Neqoftse berisha ka ndermend te liberalizoje KESH-in dhe ta bej private, shum mir ben. Ne itali kompanjia energjike ENEL esht private dhe ktu probleme per drita ose per fatura te larta s'ka. Besoj se e njejta gje ndodh dhe ne shum shtete te tjere.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •