Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    A kanë autoritet prindërit e sotëm?

    “Ai ose ajo kanë autoritet. Nuk i duhet të bërtasë ose të inatoset, të mbërthen me shikimin e tij. Nuk mund t’i kundërshtosh”.
    Kështu thoshim dikur për prindërit tanë, për mësuesit, për profesorët tanë. Por, këtë autoritet, a e njeh brezi i sotëm, që nga fëmijët e kopshtit tek adoleshentët dhe të rinjtë? Do të më lejoni që të dyshoj. Vëzhgoni nënën e re si i lutet fëmijës që të vishet, fëmijës së moshës 10-11 vjeç që të hajë dhe adoleshentit që të kthehet në shtëpi para mesnatës.
    Por çfarë nënkuptojmë me fjalën “autoritet”. Cilat janë karakteristikat kryesore të tij. Është dashuria e edukatorit për atë që do edukojë, por njëkohësisht edhe guximi që t’i thotë të vërtetën. Një pedagog bashkëkohor francez, Janik Bone, shkruan: “Autoriteti vendoset me dashuri, por dashuria është e pandarë nga e vërteta. E vërteta pa dashuri është e ashpër, ashtu si dashuria pa të vërtetën shkatërron. Mos ndoshta pakësimi ose mungesa totale e autoritetit në ditët e sotme e ka bazën te ndarja e këtyre dy vlerave?” Të themi të vërtetën, të vendosim disa dënime, të këmbëngulim në ndryshimin e disa programeve, të gjitha këto, është e natyrshme, mund të krijojnë një pakënaqësi ose dhembje te fëmija, por dashuria e vërtetë është mbi ndjenjat. Kujdesi është për të mirën e fëmijës, qoftë edhe nëse kjo shkakton ndonjë mërzitje te fëmija dhe prindi duhet të jetë indiferent nëse fëmija, adoleshenti ose i riu reagon me inat, nerva ose “var turinjtë” .
    “Por unë dua të jem mikeshë me fëmijën tim”, - thotë nëna dhe shpesh edhe babai. Por prindërit duhet të dinë se fëmija nuk ka nevojë për miq, miq gjen në ambientet e lojërave të tij.
    Fëmija ka nevojë për prind me dorë të fortë, që të dijë ta drejtojë dhe të ketë sigurinë se edhe prindërit duan që fëmija i tyre të jetojë i gëzuar. Por, mbi këtë, është e domosdoshme të vendosen disa kufij, për të mos u çorientuar dhe kjo duhet filluar që në moshë të vogël. Që në moshë të vogël do mësojë që të vendosë gjërat e tij në vendin e duhur, do mësojë të lutet dhe të falënderojë për çfarëdolloj shërbimi, do mësojë të presë, të shërbejë, të ndajë, të mbajë premtimin e dhënë, të bindet, të kërkojë falje...
    “Po, por të gjitha këto kërkojnë kohë që të bëhen” - thotë një nënë e zemëruar. Por ekziston edhe babai. Nuk kërkon askush që këtë peshë të madhe ta marrë vetëm nëna. Për edukimin e fëmijës është i pranishëm edhe babai. Për edukimin e fëmijës janë që të dy përgjegjës përpara Perëndisë dhe shoqërisë njerëzore. Kjo do të thotë të ndajnë rolet dhe të bien dakord në të njëjtën linjë. Është e vërtetë se marrëdhëniet midis edukuesit dhe nxënësit nuk mund të jenë gjithnjë në harmoni.
    Prindërit si edhe mësuesit kanë një rol të vështirë dhe pretendues, disa herë mbërrijnë në ekstreme, por disa herë duhet edhe të tërhiqen. Kërkohet përmbajtje, njohje e metodave edukuese, ndriçim nga Perëndia.
    Edukuesi (mësues apo prind) duhet të besojë në rolin e tij dhe të përpiqet që ta zbatojë, madje të digjet nga flaka e detyrës së tij, flakë që do ta bëjë të rrezatojë, të ngacmojë dhe të mos llogarisë mundin dhe kohën. Këtë e ndiejnë edhe fëmijët dhe kjo i ngacmon.
    Fëmija i sotëm pretendon kohë nga koha e prindërve të tij. Roli i edukuesit është të ndihmojë fëmijën dhe adoleshentin të vendosë themele të forta që të ndërtojë drejt personalitetin e tij. Këtë vepër mund ta ndërtojmë duke u thënë kështu:
    - E vetmja gjë që dëshiroj është e mira jote, sepse të dua. Të respektoj edhe kur ti vetë nuk respekton veten tënde.
    - Jam gati të të dëgjoj, të bisedoj me ty, por nuk kam ndër mend të të lë të shkatërrosh jetën tënde dhe për këtë do të bëj ç’është e mundur të të pengoj.
    - Do të jem pretendues kundrejt teje, sepse jeta nuk është e lehtë dhe duhet të përgatitesh.
    Para se ta mbyllim, duhet theksuar diçka shumë e rëndësishme:
    Që edukatori të ketë sukses, duhet të përpiqet të përmirësojë veten e tij. Kjo është më e vështira, por më e rëndësishmja. Që të frymëzosh të drejtën, duhet së pari ta përjetosh.
    Që ta bësh fëmijën të synojë majat, duhet së pari ti ta kesh shijuar. Nuk mund ti të pish duhan dhe të ndalosh fëmijën që të mos e pijë, të shohësh vazhdimisht televizor dhe ta ndalosh te fëmija yt, nuk mund të qëndrosh në mënyrë të pahijshme dhe të kërkosh nga fëmija të qëndrojë hijshëm, t’i kërkosh të gjitha gati dhe të kërkosh bashkëpunim, nuk mund të pretendosh dashuri nga fëmija kur nuk ua ke dhënë me fjalë dhe sidomos me shembullin tënd.
    Fëmijët tanë i frymëzojmë vetëm kur shohin se përpiqemi të kapërcejmë vogëlsitë tona. Kështu: Autoriteti është rezultati i dashurisë, i së vërtetës, i besimit në rolin tënd dhe sidomos i përpjekjes personale për të përjetuar i pari ato që pretendon nga të tjerët.


    Nga Vasiliqi Panajotopullu Papavasiliu
    Përktheu Nafsika Melo

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Ceshtja nuk eshte qe prindi ta bej femien te ket frike, por te fitoj rrespektin e ti...si behet kjo? kush do te njifet me babain tim le te me dergoj mp (se mos dergoni ne te vertet ju)

    E verteta eshte qe prindrit sot nuk kan shume autoritet tek femiet e tyre sepse si lejon shoqeria e soteshme dhe ambienti ku po ritemi. Prindrit e soteshem jan shume te zene me pune dhe degjoj shpesh here prinder shqiptar qe thon "po deshi le te me degjoj, po sdeshi ja ku e ka deren!" Me pak fjal nuk harxojn shume kohe te edukojne femiet e tyre dhe menjehere sa shikojn nje situat te veshtire qe femia fillon pak te rreshkasi, dorezohen.


    .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2006
    Postime
    98
    po, Prindet e sotem kan autoritet, edhe me te madhe se kurr me pare?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    autoriteti nuk eshte baraz me dru, dhe dhune..

    sigurisht qe kane, dhe me te mire.. i japin mundesi femijeve te kuptojne me mire dhe te jene te degjueshem e te sjellshem e mos te shnderrohen ne burra/gra nevrike e kokeshkemba
    Liebe! liebe, lass mich los!

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Mendoj se tek femija po nuk pate autoritet nuk mund ta edukosh sic duhet

    Autoriteti nuk fitohet me dhume as me te shajtme por duke i falur dashuri sa me te madhe femijes..duke i folur..duke e bere te kuptoje gabimet..duke i mesuar se edhe ti nuk fal per gabimet qe ai ben...Nje njeri me shume ofendohet kur nenvleresohet sesa kur shahet dhe rrahet...dhuna nuk sjell gje vecse shkeputjen e femijes nga prindi..vecse krijon nje ure ndarese midis tyre...

    une mendoj qe prinderit duhet te punojne shume me femijet e tyre...vetem nese punojne shume me femijet e tyre atehere do arrijne te kuptojne edhe boten e femijeve ...ate bote qe ata kane kaluar vete me pare...ate bote te cilen ata e enderronin shume te ishin te lire...por edhe liria ka kufi...Prindi duke e dit se ku gabohet perpiqet ta keshilloje femijen se cfare do i ndodhe...Ta beje femijen te llogjikoje jo tia fusi kot me dhune etj...

    Ky eshte mendimi im: Te dy duhet te kene autoritet tek njeri tjetri...edhe femija tek prindi...edhe me teper akoma prindi tek femija

  6. #6
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Me kujtohet mbremja e vitit te ri . Agron Llakaj donte te vazhdonte programin po sheshi ishte plot me kalamaj qe loznin duke bere zhurme. Grones shkrete i ra goja duke thene qe prinderit te heqin femijet nga pista , po kush e degjonte te shkretin... Skurt prinderit e sotem ne vend qe ti edukojne femijet, i perkedhelin jashte mase, dhe mendoj se po i marrin me qafe per te ardhmen e tyre.

    Kishte lezet ne kohen tone, mjaftonte te shihte njehere me inat ne sy prindi dhe ishte i qarte mesazhi....

  7. #7
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    Frenat e jetes sone deri ne nje moshe mjaft te konsiderueshme i kane ne dore vetem ata, te cilet na sollen ne jete,na edukuan dhe ne fund na bene dikushi ne menyre qe te jemi mjaft te afte per jeten ne vazhdim.....Dhe po te mos ishin ata jeta jone do te kishte shkuar dem...shoh mjaft njerez rruges dhe mendoj me vete sa keq,shume keq sepse nuk e kane realizuar sic duhet strategjine e tyre(misionin per jeten)Jeta njehere te vjen.femijeria adoleshenca rinia dhe plakja ne fund.Po nuk realizove misionet e cdo etape je i pavlere... Dhe jane prinderit tane te dashur qe ta ushqjne kete gje...ashtu sic duhet

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvritet 11-vjeçarja besimtare
    Nga GiSHteZa në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  2. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  3. Disa Këshilla Për Prindërit
    Nga shefqeti11 në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  4. Shkrimtari Dhe Vepra Si Autoritet Publik
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 17:29
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    Nga kolombi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •