Shkruan.Fadil Maloku, Ph.D.

1. Qė nė fillim tė kėtij promovimi me duhet tė ceki se botuesi ka bėrė shumė mirė qė edhe lexuesin ...

... Kosovar nuk e ka ndarė nga rinjohja me paradigmat morale qė duhet t’i konsumojė njeriu i shek. XXI apo si quhet shek. I globalizimit, e qė qenė harruar apo mėnjanuar nga pėrditshmėria e tij ekzistenciale. Kėtė gjykim timin, padyshim qė e bazojė nė disa arsye qė pėr shumė kėnd ndoshta nuk duken edhe gjithaq tė rėndėsishme.

Arsyeja e parė, ka tė bėjė me nevojėn e njė shtendosje tė pėrgjithshme kolektive, ku ne si popull pėrjetuam njė dramė tė madhe qė akoma ka lėnė pasoja tė njė frustrimi dhe njė ngufatjeje tė paimagjinueshme pėr mendjen e njeriut. Vetė titullimi i sipėr theksuar nė dy paradigma themelore humane: atė tė “Dashurisė” dhe tė”Tolerancės” vetvetiu flet pėr njė nevojė tonėn kolektive qė tash na duhet, ngaqė lufta e ndodhur sido kudo kishte mbjellur ndjenjėn e shkatėrrimit tė ēdo gjėje, mjerimit dhe katrahurėn e mbi jetimit.
Kėshtu qė porosia e Fethullah Gylenit qė nė fillim ofron njė diskurs tė ri dhe pak tė njohur jo vetėm nė kulturėn dhe atmosferėn tonė mediale por pėrgjithėsisht edhe nė mbarė kohėn nė tė cilėn po jetojmė.

Arsyeja e dytė e dobisė e identifikuar nė kėtė libėr padyshim qė ka tė bėjė me nevojėn e njohjes me njė dijetar dhe dosido edhe udhėheqės tė gjallė shpirtėror nga bota islame qė me njė elokuencė tė njė njeriu tė urtė dhe tejet tė pregaditur nė sferėn e edukimit dhe besimit nė vetė vete flet pėr njė tė ardhme ku tė gjithė njerėzit duhet tė jenė njėsojė dhe se dashuria dhe toleranca padyshim qė duhet tė bėhen malli mė i konsumuar pėr ta.
Pra koha nė tė cilėn po jetojmė ne vėrtetė ėshtė kohė tė cilės mė sė shumti i duhen zėrat sikurse janė ky i Fethullah Gylenit dhe tipave tė tillė.

2. Me siguri shumica nga jush kėtu, jeni kureshtarė tė dini pėrse mu ky njeri dhe ky dijetar e humanist e shquar i duhet kėsaj kohe? Pėrgjigja me siguri nuk mund tė elaborohet me pak fjalė dhe nė njė tubim tė kėsisoj, ku vetėm mund tė identifikohen pak a shumė nė vija tė trasha preokupimet dhe interesimet e kėtij njeriu qė shlirė pėr mendimin tim mund tė quhet edhe zė humanisti dhe njė njeriu qė me pėrvojėn e vetė tė gjatė ka kuptuar se jo vetėm natyra e islamit por edhe ajo e religjioneve tjera nuk janė dhuna, konflikti, urrejtja, dallimi etnik, racor e ai gjinor, por parasė gjithash oferta e :dashurisė, tolerancės, mirėkuptimit, ofrimit me njėri tjetrin, etj. Sepse si thotė edhe ai vetė “tė gjithė’ jemi krijesa tė krijuesit tė pėrbashkėt”.

I habitur me shkathtėsitė e veta shkencore, teknologjike, sociale etj. njeriu i shek. tonė sipas Gylenit i ka lėnė prapa pjesėn mė tė mirė qė ai i disponon, e ajo ėshtė vullneti i lirė pėr tė qenė nė raport tė respektueshėm, nė dashuri dhe nė mirėkuptim me tė tjerėt njerzė me tė tjera shoqėri.
Besimi nė vetė vetėn dhe nė Krijuesin e gjithė mėshirshėm mund dhe duhet, sipas Gylenit tė na udhėzojnė nė vepra tė mira, vepra tė cilat njeriun pa dallime:etnike, gjinore, e racore e bėjnė njeri tė vėrtetė.

Pėr teoritė e sodit, njeriu si duket ėshtė i para destinuar nė luftėra shkatėrruese mes kombeve, vendeve dhe shteteve tė ndryshme, por athua sikur ky njeri kohėn e luftėrave ta shfrytėzonte pėr ngritjen e tij morale e shpirtėrore athua do tė kishte miliona njerėz qė vdesin nga uria: athua do tė kishte kaq urrejtje patologjike ndajė njėri tjetrit pėr gjitha ndodhitė dhe vrasjet e pakuptimta tė njerėzve tė zakonshėm tė cilėt tė indoktrinuar me ekstremizmat mė tė shėmtuar: etnik e fetar, politik e ekonomik, etj. sakrifikohen dhe vdesin nė tė katėr anėt e botės, pyet Gylen zemėr plasur?
Ai ėshtė i bindur se tė gjitha katrahura qė po e pėrcjellin njerėzimin janė pasojė i kėtyre inateve paragjykimeve dhe urrejtjeve patologjike qė kanė apo kanė pasur njerėzit gjatė periudhave tė ndryshme historike.

Nė esencė, shikuar kėshtu qėndrimi i Gylenit na duket ca edhe skeptik dhe thėnė mė thjesht edhe utopik, natyrisht duke iu referuar rrethanave nė tė cilat ka kaluar dhe ende po kalon historia e qenėsimi tė njeriut bashkėkohor. Por madhėshtia e humanistit dhe filantropit Gylen, qėndron mu nė stoicizmin e tij Epikurian, ndajė kėtij konstelacioni tė pafavorshėm pėr tė shkelurit, tė pėrbuzurit dhe tė injoruarit kudo nė botė. Bindja e tij na referon qė ai jo vetėm qė mendon por edhe ka njė bindje tė fortė tė njė pragmatiku se mė nė fund e mira do tė ngadhėnjejė mbi tė keqėn.

Zaten kjo edhe e bėnė atė tjetėr fare nga filantropėt dhe humanistėt tjerė tė shumtė nė botė. Dhe ėshtė interesant se ai kėtė e bėnė vetėm duke qenė i bindur nė vlerat dhe nė kulturėn e pėrgjithshme humane islame. Pra atė pjesėn qė ende nuk ėshtė shpalosur. Si nga mediat globale po ashtu edhe nga njerėzit qė kanė besim tė njėmendėt. Por, ai kėtė “ofertė” e bėnė edhe pėr shkak tė shtimit tė paragjykimit ekzistues ndajė kėtijė besimi botėrorė me njė shembull shumė tė thjesht, sidomos kur i drejtohet popullit amerikan me rastin e akteve terroriste tė 11 shtatorit: “Ju lutem, mė lini t’ju ri siguroj qė islami nuk pranon terrorizmin nė asnjė formė. Terrorizmi, nuk mund tė shfrytėzohet pėr tė arritur ndonjė qėllim islam. Njė terrorist nuk mund tė jetė mysliman dhe njė mysliman i vėrtetė nuk mund tė jet terrorist. Islami, kėrkon paqe dhe Kur’ani kėrkon qė ēdo mysliman i vėrtetė tė jetė personifikim i paqes dhe tė punojė pėr t’i mbrojtur tė drejtat e ēdo njeriu(F.M. kursivi im : pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tijė : etnike, gjinore, klasore, politike, ekonomike e racore)”(fq.346)

Pastaj pėr ta ilustruar edhe mė bindshėm vlerėn dhe dėshminė e kulturės dhe besimit islam ai shkon edhe me njė shembull tejet tė thjeshtė. Gyleni, thotė”Nėse njė barkė ka brenda nėntė kriminel dhe njė njeri tė pafajshėm, Islami nuk (predikon F.M.)lejon qė barka tė fundoset pėr tė ndėshkuar nėntė kriminelėt, duke dhunuar kėshtu tė drejtat e njė personi (tė vetėm F.M) tė pafajshėm”(fq.347). Ose :”Kurani deklaron qė kush merr njė jetė pa tė drejtė, ka marrė si rrjedhim jetėt e gjithė njerėzimit, dhe kush shpėton njė jetė, si rrjedhim ka shpėtuar jetė tė gjithė njerėzimit”

3. Sipas Gylenit, kuptojmė qė Islami ėshtė njė besim qė fuqishėm beson nė tė drejtat universale tė njeriut pa dallime etnike, gjinore, klasore e racore qė kur tė akceptohet me dioptrinė e tė drejtave tė njeriut qė janė aprovuar nga ana e vendeve dhe shteteve demokratike na del si njė Kushtetutė e qartė dhe shumė e respektueshme.

Gylen, si njėri ndėr udhėheqėsit mė tė respektueshėm shpirtėrorė dhe paqėsorė tė botės, prapa vetės ka lėnė dhe aktualisht ėshtė duke punuar nė drejtim tė ngritjes sė njė lėvizjeje tė fuqishme: intelektuale, morale, edukative sidomos, mediale e sociale,etj. qė pėr fondament kanė postulatet e:dashurisė, tolerancės dhe tė mirėkuptimit midis njerėzve nė mbarė botėn.
Dhe pėr mua si njė intelektual i njė nėn qielli pakėz mė tė largėt tė ushtrimit tė ndikimeve tė kėsaj natyre, vėrtetė ėshtė njė privilegj dhe njė kėnaqėsi tė llojit tė vetė qė mund tė flasė pėr kėtė njeri qė tėrė jetėn ia kushtoi dhe po ua kushton vlerave tė njėmendta morale tė njeriut. Po them njeriut nė kuptimi ne plotė tė fjalės, ngase Gyleni njeriun nuk e identifikon pėrmes dioptrisė pėrkatėsisė fetare: islam apo krishterė, apo budist: ateist apo njeri besimtar, kėtė frymėzim. Dhe kjo ėshtė ajo qė atė e bėnė tė pranueshėm pėr tė gjithė pa dallim feje, gjinie, klase, etnie e race.

Porosia e Fethullah Gylenit, padyshim qė prejudikon nė shumė referenca etike, edukative, sociale, e ndoshta mė pak politike e juridike. Nė tė vėrtetė, ai qė nė fillim sugjeron se ka qėllim tė dyfishtė: njėrin qė ka tė bėjė me ngritjen nė piedestal tė njohjes jo vetėm tė muslimanve por edhe tė tjerėve pėr islamin e vėrtetė, i cili sot ėshtė margjinalizuar aq shumė sa qė nuk ėshtė edhe e rastėsishme pėrse ėshtė paragjykuar aq shumė nga tė tjerėt.
Dhe qėllimi tjetėr, ka tė bėjė me fillimin e njė dialogu ndėr qytetėrues, edhe pėr faktin se kjo sipas tij ėshtė nė natyrėn e islamit dhe njerėzve tė tij, tė cilėt janė tė zgjedhur pėr tė qenė dėshmitarė tė mirėsisė dhe tė mėshirės sė Zotit. E jo sė keqes dhe paragjykimit, ashtu siq ėshtė duke ndodhur aktualisht me ta, ku gati pėr ēdo ditė nėpėr lajmet qendrore tė gjitha mediave elektronike dhe tė shkruara botėrore identifikohen dhe apostrofohen si njerėz tė prapambetur dhe me njė kulturė tė kufizuar tė gjykimit dhe tė veprimit.
Gyleni, si udhėheqės shpirtėror i lėvizjes sė tij morale, nuk ėshtė e rastėsishme qė i referohet interpretimeve Kur’anore dhe haditheve tė Pejgamerit a.s. Pėr arsye se sipas tij, rruga e trasuar e pakicės paragjykuese ka arritur jo vetėm ta keqinterpretojė Kur’anin dhe islamin nė pėrgjithėsi, por edhe ta paragjykojė dhe ta fus nė konflikt me tė tjerėt, sidomos me perėndimin. Nė kėtė drejtim, nuk ėshtė e rastėsishme pėrse edhe njė prift katolik i quajtur Thomas Michel, S.J. nga Roma nė vitin 2004 merr pjesė nė festimin e datėlindjes sė Muhamedit a.s., me njė qėllim tė vetėm se besimet dhe bindjet fetare nuk janė krijuar pėr t’u ndarė dhe urrejtur njerėzimi, por pikėrisht pėr t’u njohur (Ajet Kur’anor: “O Ju njerėz, me qėllim u kam krijuar prej njė femre dhe njė njeriu. Me qėllim u kam ndarė nė fise dhe nė kombe. Sėka dyshim qė mė i miri ndėr Ju ėshtė ai qė ėshtė mė i devotshmi”) dhe pėr pėr t’u dashur ndėrmjet vedi.

4. Fethullah Gylen, beson shumė thellė se shekulli i XXI, apo shekulli i kompjuterizimit dhe i dijes njerėzore do tė bėhet dėshmitarė i njė dinamike tė re moralo – politike ku vlerat e tolerancės dhe tė mirėkuptimit ndėrmjet njerėzve dhe civilizimeve mė nė fund do tė mbisundojnė dhe si tė tilla do tė sjellin qetėsi, jo vetėm morale por edhe aso politike e ekonomike, gjė qė nė tė vėrtetė i duhen njerėzimit. Bindjet e tija shkojnė aq larg sa qė ai beson nė njė qytetėrim tė tilli fisnik, ku askush si thotė ai nuk do tė mund tė mbes mėnjanė dhe indiferent.

Nėse e shikojmė kėshtu Gylenin kuptojmė qė ai edhe mund tė keqkuptohet nga diskursi aktual politik botėrorė, ngaqė tė bėnė pėrshtypje se vizioni i tij i ngjason mė tepėr njė utopie se sa njė diskursi dhe vizioni real. Por ai nuk ėshtė i njėjtė me social utopistėt e shekullit XIX, me gjasė se asnjė nga ata nuk i ishin pėrvjelur idesė qė ta materializojnė thjesht vizionin e tyre edhe pėrmes angazhimit tė tij personal!

Nė fakt, ai me iniciativat e tij u bė ndėr pėrkrahėsit kryesor pėr themelimin e shumė institucioneve shėrbyese, shkollave dhe mjeteve tė informacionit individual e kolektiv, jo vetėm nėpėr Evropė por katėr anėt e botės .
Po ashtu, ai nuk ngeli duarkryq, pjesėn mė tė madhe tė kohės sė tij e shfrytėzoi nė drejtim tė ngritjes sė biznesmenėve tė mesėm dhe atyre tė vegjėl, vetėm e vetėm qė tė shohė farėn e arsimit dhe tė edukimit tė brezave tė rinj. Thėnė mė ndryshe, Gylen sot ėshtė bėrė njė frymėzim pėr brezat qė po vijnė, pra brezat e siē i quaj unė “tė Internetit”, qė pėr rezultat tė tanishėm kanė shėnuar njė ngritje dhe emancipim tė pėrgjithshėm edukativo arsimor. Ai ,si ambasador mė tepėr moral se sa oficiel nė Amerikė, ėshtė involvuar nė tė gjitha ngjarjet qė kishin tė bėnin me islamin dhe pėr islamin. Nė tė vėrtetė, via e tij neo liberale bėri qė ai tė takohet edhe nė rezidencėn e Papa Gjon Palit tė II, ku nė frymėn e jo vetėm njė kleriku, por para sė gjithash njė filantropi dhe njė humanisti pati rastin tė thotė gjithė vizionin e njeriut tė sė ardhshmes, pra njeriut humanist qė ėshtė pajisur me virtyte para s gjithash morale , njeriut tolerant dhe mirė tė kuptueshėm pėr pėrkatėsinė e tij ēfarėdo qoftė ajo.

5. Sot, ai bėnė pjesė nė alenė e njerėzve mė bamirės dhe mė human qė ka bota islame sot.

Thėnia e tij e famshme:se ,” Standardet e demokracisė dhe tė drejtėsisė mund tė ngritėn vetėm duke qenė bashkėkohorė me perėndimin”, sikur i ka tejkalua kufijtė e vendlindjes sė tij. Ajo sot ,si nevojė duket qė ėshtė duke qarkulluar edhe nė rastin e ngjarjeve nė Lindje, ku apelet e tij pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm ekonomik dhe jetė tė dinjitetshme nė baza demokratike nuk u kuptuan sa duhet. Filozofia Islame, sipas Gylenit, ėshtė njė botėkuptim qė mė sė miri e dėnon varfėrinė ekonomike. Duke arsyetuar kėtė tezė ai nuk ngurron tė parafrazojė njė thėnie tė Muhamedit a.s. kur thotė:”Cilido qė nuk ėshtė i aftė tė sigurojė vetėn e tij, ai nuk do tė ketė jetė tė mirė nė botėn tjetėr”.

Kjo thėnie, sikur tė krahasohet me ate tė Maks Weberit, se “njeriu sa mė shumė qė punon nė kėtė botė mė afėr ėshtė krijuesit tė vetė”, del se Krijuesi ynė i pėrbashkėt e denoncon pėrtacinė, rezignacionin dhe indiferencėn, kur ėshtė nė pyetje diskursi materialist.

Libri i Gylenit “”Drejt njė qytetėrimi botėror me DASHURI & TOLERANCE ėshtė njė pėrmbledhje e pėrsiatjeve tė tija jetėsore pėr njerėzit e shtresave dhe bindjeve tė ndryshme fetare, politike, ekonomike e kulturore, qė pėr ide kanė tolerancėn dhe mirėkuptim mes popujve, kulturave e civilizimeve nė gjithė botėn dhe nė gjitha kohėrat.

Thuhet se njeriu, pas vdekjes ose lė njė vepėr ose njė pasardhės tė mirė, Gylen si duket e ka parapėlqyer kėtė thėnie dhe vetė vepra e tij na flet mė sė mirė lidhur mė kėtė ēėshtje. Zaten pėrveē librit ai nė kėtė drejtim ka investuar shumė, duke mos pėrjashtuar as mundin e as dijen e tij. Si i tillė ne e falėnderojmė pėr kėtė kontribut tė ēmueshėm qė edhe lexuesi shqiptar i Kosovės ka rast tė njihet me idetė dhe frymėzimin e tij humanist e filantropit, mu nė tani kur kanė filluar tė luhatėn bindshėm jo vetėm kodi ynė identifikues vlerorė por edhe sistemi i gjithmbarshėm kulturor e civilizues.


Prishtinė, 29 Mars 2006