Kontributi i Krishterimit dhėnė shkencės


Duke treguar anėn specifike tė shkencės, religjionit dhe teologjisė autori mbėshtetet nė mundėsinė parimore dhe nevojėn e bashkėpunimit tė tyre tė ndėrsjelltė qė rrjedh edhe nga qėndrimi zyrtar i Kishės Katolike. Paraqiten po ashtu edhe rrethanat nė tė cilat ndėrmjet shkencės dhe religjionit lindėn ndasitė si edhe kuptimi i sotėm i kėtij raporti nga shkenca dhe Kisha. Autori tregon se shkenca e kohės sė re perendimore ėshtė trashėgim i krishterimit nė atė kuptim se e ka fillin falė botėkuptimit tė krishterė, ndėrkaq nga ana tjetėr ithtarėt kryesor tė pėrparimit tė kėsaj shkence ishin shkenctarė tė krishterė ose edhe shkenctarė tė botėkuptimeve mė tė ndryshme, mirėpo nėn ndikim tė mėnyrės sė tė kuptuarit siē inauguronte Krishtėrimi.

nga Stipe Kutleša *



Kur flitet sot pėr marrėdhėniet e shkencės dhe fesė, njeriut mesatar nė mendje i vijnė nė rend tė parė tė ashtuquajturat rastet G. Galileo, Gj. Bruno dhe ēėshtjet nė lidhje me teorinė darviniane tė evolucionit. Kjo pjesėrisht pasqyron pikėpamjet e njerėzve pėr fenė (veēanėrisht krishterimin), teologjinė dhe shkencėn dhe mėrrėdhėniet e tyre mes veti. Mė atė rast qėndrimet e fetarėve dhe jofetarėve sa i pėrket kėsaj pyetjeje shpesh dallojnė. Disa, si ata pak tė orientuar nė shkencė dhe teologji ashtu dhe ata mė mirė tė orientuar, anojnė kah mendimi se feja dhe shkenca kanė pak, ndoshta, asgjė tė pėrbashkėt ndėrsa mes vetė shkencėtarėve dhe teologėve ekzistojnė dy lloj trajtimesh qė dominojnė: njėra anė flet pėr marrėdhėniet shkencė dhe fe (dhe teologji) me terma kundėrshtues, ndėrsa tė tjerėt pėrfaqėsojnė qėndrimin pajtues dhe anojnė kah bindja qė kėto dy fusha jo vetėm se nuk pėrjashtohen nga njėra tjetra por ndėrmjet tyre ekziston njė harmoni dhe kėshtu ėshtė i mundur dhe i duhur bashkėpunimi.

Mund tė shtrohet pyetja rreth ndikimit ose indiferencės sė tyre tė ndėrsjelltė - njėrės ndaj tjetrės. Ekzistojnė dy qėndrime mė tė pėrhapura mbi kėto marrėdhėnie: afrimi skajshėm negativ dhe ai pozitiv. Qė tė provohet tė pėrgjigjemi nė kėto pyetje duhet tė kihen para sysh rrethanat nė tė cilat shkenca ka zėnė fill dhe nė tė cilat ėshtė zhvilluar. Mė atė rast mendohet nė shkencėn tė zėnė fill nė kuadėr tė rrethit kulturor evropian kah fillimi i shekullit tė ri. Kjo nuk pėrjashton ekzistimin e tipeve tė caktuara tė shkencave nė shekullin e vjetėr dhe nė mesjetė si dhe nė kulturat tjera. Kėtu nuk mund tė hyhet hollėsisht nė kėtė problematikė. Ėshtė e sigurtė, pėr kėtė shumė janė dakord, se shkenca ėshtė prodhim i kulturės sė krishterė tė Evropės Perendimore, edhe pse nuk mund tė lihen pas dore as komponente tė tjera tė cilat kanė ardhur nė kulturėn evroperendimore, ose me ndihmėn e krishterimit ose pėrskaj tij. Fizicienti gjerman Carl Friedrich von Weizsäcker thotė se shkenca moderne ėshtė trashėgim i krishterimit.1 Duke marrė parasysh kėtė karakteristikė «tė krishterė» mund tė flitet pėr ndikimin e fesė sė krishterė nė shkencė, mirėpo edhe nė tė kundėrtėn, do tė thotė, tė pyetemi pėr kontributin e krishtėrimit dhėnė shkencės ose edhe pėr ndikimin e tij negativ nė shkencė. Ėshtė i padyshueshėm, pra, se ekziston njė lidhshmėri kushtėzuese ndėrmjet krishterimit dhe zhvillimit tė shkencės moderne tė shekullit tė ri. «Ekziston lidhja ndėrmjet historisė sė krishterimit dhe zhvillimit tė shkencės moderne (...) Nuk ėshtė rastėsi qė shkenca moderne ka zėnė fill nė Evropėn Perendimore dhe jo nėn budizėm apo konfucionizėm. Theksimi i vlerėsimit tė ēdo gjėje veē e veē ėshtė gjė e madhe nė krishterim.»2 Ku ekziston kjo lidhje shkakore ndėrmjet krishterimit dhe shkencės?

T’i pėrkujtojmė shkurtazi veēanėsitė e shkencės dhe krishterimit. Fusha me tė cilėn merret shkenca ėshtė njė pjesė e realitetit – bota materiale me ligjet e saja qė ėshtė e kapshme pėr pėrvojėn shqisore (vėshtrimi, matja, eksperimentimi), ndėrsa feja (religjioni) bazohet nė bindjen e ekzistimit tė jomateriales, botės shpirtėrore. Njohuria shkencore bazohet nė pėrvojėn dhe arsyen dhe supozohet tė jetė objektive (nė kėtė aspekt tė objektivitetit tė njohurisė shkencore nuk mund tė hyhet tani) kurse njohja fetare/religjioze ėshtė personale dhe ėshtė e bazuar nė uzdajėn nė qenien mė tė lartė – Zotin. Sa u pėrket fushave me tė cilat kanė tė bėjnė shkenca dhe feja/religjioni, respektivisht teologjia dhe shtjellimi racional i fesė, nuk ishte dashur tė jenė nė disharmoni ose madje nė kundėrshtim. Ekziston e vėrteta religjioze, por ekziston edhe e vėrteta shkencore.3

Ato vėrtetė edhe nuk kanė qenė nė kundėrshtim pėrveē nė raste tė veēanta kur ka pasur tė bėjė mė shumė me kundėrshtimin ndėrmjet dy individėve, mirėpo kėto pėrleshje (kundėrshtime) e morėn njė kuptim tė pėrgjithshėm si nė rastin e Galileut. Shtjellimi i raportit religjioni-shkenca nė bazė tė kėtij rasti rrjedh prej iluminizmit qė si reakcion ndaj krishterimit mohonte gjithēka kishte theks fetar. Prej kėndej rrjedh edhe termi «mesjeta e errėt». Hulumtimet mė tė reja tė historisė sė shkencės nė kėtė periudhė tregojnė se shumė ide vazhduese (madje edhe bashkėkohore) nė shkencė kanė fillin pikėrisht tek mendimtarėt mesjetarė.

Sa i pėrket rastit tė Galileut ai duhet tė ishte pyetje e sė kaluarės si pėr Kishėn, ashtu edhe pėr shkencėn. Pėr Kishėn nė kuptimin se ajo e ka pranuar gabimin e vet dhe ėshtė e gatshme haptazi pėr ēdo dialog dhe diskutim rreth kėtij rasti. Por nėse rasti i Galileut vėshtrohet nga konteksti i asaj kohe, atėherė shtjellimi iluminist humb bindshmėrinė e vet.4 Ky shtjellim Galileun nė kėtė mosmarrėveshje e paraqet shumė thjesht si tė pėrparueshėm kurse Kishėn si shumė tė prapambetur sepse e pengon zhvillimin e shkencės. Pyetja megjithatė nuk ishte aq e thjeshtė dhe me njė kuptim siē e kanė pohuar shpeshherė mė vonė shtjelluesit iluministė dhe ithtarėt e tyre. Ėshtė e njohur se Galileu nuk ėshtė «dėnuar» pėr arsye se shkencėrisht e ka provuar vėrtetėsinė e sistemit tė Kopernikut. Atij i ėshtė propozuar qė publikisht mos ta mbėshtesė sistemin e Kopernikut qė atėherė pėr shkaqe politiko-kishtare paraqiste njėfarė rreziku pėr Kishėn. Galileu e kishte filluar polemikėn nė lidhje me sistemin e Kopernikut nė periudhėn e kontroverzeve teologjike tė katolikėve dhe protestantėve. Protestantėt ishin tė mendimit se mėsimi (magjisteri) i Kishės Katolike nuk ėshtė kompetent nė shtjellimin e Biblės. Mirėpo, Galileu si laik u pėrzie nė shtjellimin e Biblės duke i marrė argumentet teologjike nė mėnyrė qė t’i provojė (vėrtetojė) pohimet e veta shkencore. Pėrndryshe ai pėr sistemin e Kopernikut nuk kishte prova shkencore, ndėrkaq ato prova shkencore qė i kishte paraqitur ishin tė gabuara. Nė atė kohė ai as qė ka mundur tė kishte prova shkencore pėr pohimet e veta. Ato nė tė vėrtetė rrjedhin prej periudhės sė mėtutjeshme. Pėr shkak tė mungesės sė provave shkencore Galileu u mbėshtet nė argumente teologjike, kurse kardinali Belarmini kėrkoi prej tij prova shkencore dhe jo teologjike. Nė kėtė situatė Kisha Katolike nuk ka mundur tė lejojė njė kundėrshtim tė mundshėm tė protestantėve qė laikėt tė pėrzihen nė shtjellimin e Shkrimit Shenjt. Kėtė rast e ka zgjedhur ashtu qė Galileu ėshtė «burgosur» nė njė pallat nė afėrsi tė Firencės ku pa pengim ka mundur tė merret me punė shkencore. Rezultat i kėsaj janė zbulimet e rėndėsishme tė Galileut si pėr shembull ligji i plogėshtisė qė mė pas me Newtonin u bė njė prej aksiomeve tė fizikės klasike.

Ndėrkaq sa u pėrketė shkencėtarėve ekzistojnė dy trajtime kryesore tė rastit Galileo. Disa ende e shfrytėzojnė kėtė pėrleshje pėr tė provuar se Kisha e kishte frenuar zhvillimin e shkencės. Tė tjerėt mendojnė se kėtu ka tė bėhet me njė pėrleshje personale ndėrmjet dy njerėzve ose ndoshta edhe pėrleshje ndėrmjet shkencės dhe Kishės nė disa rrethana tė caktuara historike, mirėpo jo edhe pėrleshje ndėrmjet shkencės dhe religjionit.5 Kisha nė rastin Galileo ka reaguar keq ēka i bėri asaj dėm tė madh, mirėpo mosmarrėveshja (grindja) dhe konflikti ėshtė rezultat i mostolerancės dhe kokėfortėsisė sė dyanshme.6 Nė kėtė rast edhe Kisha edhe shkenca i patėn kaluar kufijtė e vet, d.m.th. pushtetin sepse kishin hyrė nė fusha qė pėr to ishin tė huaja.7

Edhe sot e kėsaj dite disa, si pėr shembull, kreacionistėt mbėshteten nė qėndrimin e tė lexuarit tė fjalėpėrfjalshėm tė Biblės qė nė shumė ēėshtje pėr shkencėn ėshtė e papranueshme. Prandaj disa janė tė bindur se feja mund t’i thotė shumė pak shkencės, mirėpo po ashtu edhe shkenca fesė. Feja nuk mund tė jetė kriterium ēka ėshtė nė shkencė e vėrtetė e ēka nuk ėshtė. Ngjashėm vlen edhe pėr shkencėn.8 «Gjithmonė ekziston pika pas sė cilės shkenca nuk mund tė kalojė», thotė nobelisti amerikan George W. Beadle.9 Ekzistojnė ēėshtje nė tė cilat shkenca nuk ka pėrgjigje, dukuri tė cilat nuk mund t’i kuptojė. Shkenca ėshtė e kufizuar pėr ēka ėshtė i vetėdijshėm edhe njė numėr shumė i madh i vet shkencėtarėve, mirėpo ekzistojnė edhe tė atillė qė janė tė bindur se shkenca nuk ka kufij.10 Mu kėtu ėshtė kurthi e shkencės (dhe e shkencėtarėve) kur e pėrvehtėsojnė monopolin e njohjes sė realitetit (njėmendėsisė) tė tėrėsishėm. Scientizmi ėshtė njė kuptim i atillė sipas tė cilit jo vetėm se shkenca ka monopol rreth zbulimit tė sė vėrtetės pėr pėrnjėmndėsinė e tėrėsishme por, siē pohon Bertrand Russell, se jashtė shkencės nuk ka kurrėfarė dije. Nė qoftė se shkenca pėr diēka s’mund tė thotė asgjė, atėherė kjo fare s’mund tė dihet. Pėr mė tepėr, pėr kėtė ėshtė absurde edhe tė mendosh dhe tė diskutosh sepse kjo thjesht nuk ekziston. Pozitivizmi logjik lajmėroi vdekjen e metafizikės.

Mirėpo, shkenca sot ėshtė e vetėdijshme pėr papėrsosmėritė e veta dhe e pranon veēanėsinė e fushės sė pėrvojės qė e karakterizon fenė. Sipas mendimit tė shumė shkencėtarėve feja nuk ėshtė mė pak e vlefshme se shkenca. Ajo pėrkundrazi ėshtė “pjesa thelbore e kulturės njerėzore”. Ajo ėshtė domosdoshmėri. Ajo ka vlera permanente (jo tė pėrkohshme). Besoj se kjo ėshtė ajo pėrse tė gjitha kulturat e zhvillojnė fenė. “Feja i ofron njeriut diē tė nevojshme qė shkenca dhe fusha tė tjera nuk e bėjnė”, thotė Beadle.11 Autonomia e shkencės dhe fesė/religjionit ėshtė gjė pėrgjithėsisht e pranuar, si prej shkencėtarėve po ashtu edhe prej Kishės zyrtare.12 Megjithatė, sot shkenca dhe religjioni janė tė drejtuara njėra kah tjetra prandaj mund dhe duhet tė plotėsohen njėra me tjetrėn. Mėsimi (Magjisteri) i Kishės mbėshtet mendimin e nevojės sė bashkėpunimit ndėrmjet kėtyre fushave tė veprimtarisė njerėzore. Mirėpo edhe mė parė gjatė njė periudhe tė gjatė tė zhvillimit tė shkencės nuk ekzistonte antagonizmi ndėrmjet shkencės dhe fesė (teologjisė). Pėrkundrazi, shumė shkenctarė ishin tė bindur nė harmoninė ndėrmjet kėtyre dy formave tė diturisė dhe veprimtarisė. Sot flitet pėr domosdoshmėrinė e dialogut ndėrmjet shkencės dhe religjionit dhe teologjisė.13 «Edhe shkenca edhe teologjia ėshtė e nevojshme tė mėsojnė dhe tė vazhdojnė tė jenė tė pėrvuajtura.»14 Nobelisti gjerman Werner Frssmann thotė: «Shkenca duhet t’ia paraqesė teologjisė pohimin e vet dhe tė pėrpiqet qė kjo ndershmėrisht tė mirret me rezultatet e shkencės, e jo qė mbi to tė sjell vendim (tė prerė).»15

Nėse flitet pėr kontributin e fesė, veēanėrisht tė krishterė, dhėnė zhvillimit tė shkencės, atėherė ky kontribut mund tė analizohet nė pikėpamje tė ndryshme. Pėr zhvillimin e shkencės kontribuojnė mė sė shumti shkencėtarėt. Meqė numri mė i madh i shkencėtarėve nė periudhat e mėparshme, kur shkenca e kohės sė re krijohej dhe zhvillohej, i takonte fesė sė krishterė, kontributi i tyre nė njė kuptim tė caktuar mund tė konsiderohet si kontribut i krishterimit dhėnė shkencės. Nė kėtė kuptim shkenca do tė ishte e paimagjinueshme pa krishterimin. Nė periudhat vazhduese deri mė sot shumė shkenctarė ishin tė orientuar nė mėnyrė ateiste a agnostike, dhe po ashtu njė numėr i madh i shkencėtarėve, veēanėrisht sot, janė fetarė jo tė krishterė. Shkenca, pra, nuk ka mė ekskluzivisht karakter «tė krishterė».

Disa kanė qėndrim shumė negativ ndaj kontributit tė krishterimit dhėnė shkencės duke menduar se interesi i Kishės nuk ka qenė kurrė hulumtimi shkencor. Tė tillėt mendojnė «se po tė mos e kishim pasė religjionin dhe Kishėn (...) do tė kishim pėrparuar shumė, shumė mė parė.»16 Tė tjerėt janė mė tė matur dhe janė tė mendimit se mendime tė kėtilla janė arbitrare. «Nuk e di a mund tė themi se shkenca do tė ishte zhvilluar shumė mė shpejt po tė mos ekzistonte Kisha. Kjo ėshtė lėndė spekulimi», thotė prof. i universitetit nė Leyden Michel Mandel,17 ndėrkaq nobelisti gjerman Karl Ziegler lė mundėsinė e tė dy teorive. Ai thotė se «mund ta paramendoj qė dikush qė ėshtė mirė i orientuar rreth njė ēėshtjeje mund tė japė me qindra shembuj se si Kisha e pengonte shkencėn dhe kėtė nuk do tė kisha mundur ta mohoja. Ngjashėm po ashtu dikush do tė kishte mundur tė thoshte se, nė pėrgjithėsi, Kisha i ndihmon shkencės mjaft.»18

Pa hyrė nė pėrsiatje tė rasteve veē e veē qė do tė mund tė vėrtetonte (arsyetonte) pikėpamjet e shėnuara, megjithatė t’i pėrmendim disa prej shkenctarėve mė tė shquar krishterė tė cilėt qenėsisht kanė dhėnė kontributin e vet zhvillimit tė shkencės. Galileo ka qenė katolik qė ka besuar se Zoti zbulohet si nė natyrė dhe nė ligjet e saja njashtu edhe nė Bibėl, Fjalėn e Zotit. Luterani Johannes Kepler ka qenė i bindur se nė ligjet e tija tė njohura tė lėvizjeve tė trupave qiellorė, dhe pėrgjithėsisht nė hulumtimin e botės sė jashtme, zbulon vepra tė Zotit dhe harmoninė qė Zoti e kishte rrėnjosur nė kėtė botė.19 Robert Boyle tėrė jetėn e vet ia kushtoi pėrgėnjeshtrimit tė ateizmit.20 Isaac Newton, anėtar i Kishės Anglikane ndėrsa mė vonė ithtar i arianizmit, shkruan, ēka ėshtė mė pak e njohur, diskutime teologjike. Pėr tė Zoti ėshtė pėrmbi natyrėn dhe pėr tė mė shumė mund tė dihet prej Shkrimit Shenjtė dhe traditės sė krishterė se sa prej studimit tė rendit natyror. Shkenca ka pėr qėllim qė ta tregojė dhe vėrtetojė (provojė) ekzistimin e Krijuesit tė botės.21 Njė ndėr matematicientėt mė tė mėdhenj nė pėrgjithėsi, Leonhard Euler, evangjelik, shkruan nė shekullin e iluminizmit veprėn (shkrimin) apologjetike pėr mbrojtjen e zbulesės (kumtesės) sė Zotit nga kundėrshtimet qė ishin parashtruar nė atė kohė.22

Edhe sot shumė shkenctarė janė tė krishterė tė bindur, ose anėtarė tė religjioneve tjera ose janė besimtarė edhepse formalisht nuk konsiderohen anėtarė tė asnjė religjioni.23 Ėshtė e njohur se, pėr shembull, krijuesi i idesė sė kuantit Max Planck ishte njeri thellėsisht religjioz. Albert Einstein, thotė se mėsimi pėr Zotin-person nuk mund tė hidhet poshtė nė bazė tė shkencės24 dhe se kėtu ėshtė e ēelur hapėsira pėr religjion. Werner Heisenberg thotė se shkenca dhe religjioni munden njėra pa tjetrėn, por njeriu nuk mundet pa njėrėn dhe tjetrėn. Prandaj do tė ishte vėshtirė e pranueshme pohimi shpesh i cituar se shkenca shpien nė ateizėm. Fizicienti gjerman nobelist Max Born nė kėtė kuptim thotė: «Ata qė thonė se tė studiuarit e shkencės e bėn njeriun ateist duhet tė jenė njerėz mjaft tė marrė.»25 Tjetėr ėshtė ajo se a ka nevojė vetė shkenca hipotezėn e Zotit. Ėshtė i njohur deklarimi i shkenctarit tė shek. XVIII, P.S. De Laplacea se hipoteza e Zotit nė shkencė ėshtė e tepėrt. Mirėpo M. Born dhe J.E. Picard janė tė mendimit tė kundėrt. «Principi i pacaktueshmėrisė vėrteton (provon) se Zoti mund tė ekzistojė», thotė Piccard.26 Do tė mund tė rreshtoheshin kėshtu citime nė favor tė tezės se religjioni (krishterimi) i jep ndihmė shkencės, por edhe se i pengon zhvillimit tė saj.

Mirėpo, mė duket shumė mė me rėndėsi, qė tė provohet tė pyetet a ka diēka nė shkencėn e kohės sė re qė do ta kishte trashėguar ajo prej botėkuptimit tė krishterė. A.N. Whitehead nė librin e tij Science and the modern World thotė se besimi nė mundėsinė e shkencės ėshtė nxjerrur nga teologjia e krishterė e mesjetės.27 Mesjeta e krishterė nė Evropė ėshtė koha nė tė cilėn mbretėron rregulli. Mendimi i mesjetės ėshtė krejtėsisht racionalistik. Ai burimin e vet e ka nė logjikėn dhe teologjinė skolastike. Kur qe dėbuar filozofia skolastike, mbeti nė vetėdijen e intelektualit evropian mėnyra e tė menduarit skolastik. Njė tip i kėtillė i tė menduarit ėshtė karakteristik pėr shkencėn. Prej nga i erdhi njė racionalitet i kėtillė filozofisė dhe teologjisė skolastike tė mesjetės? Ai lindi si rezultat i ndikimit tė formave tė mėparshme tė tė menduarit (filozofisė greke dhe tė drejtės romake) tė pasuruar me pragmatizmin mesjetar.28 Ėshtė me rėndėsi pėr kėto forma tė tė menduarit qė ato orvaten t’i lidhin principet e pėrgjithshme me fakte, e kjo domethėnė tė fusin rregull nė ndodhitė e shumėfishta. Kėrkimi i kėtij rregulli ishte proces i ngadalshėm qė u intensifikua kah fundi i mesjetės dhe fillimi i kohės sė re. Supozimi elementar pėr kėtė ishte bindja e thellė nė ekzistimin e rregullit/sistemit nė sende, natyrė, nė botė si tėrėsi. Kjo ide nuk ėshtė krejtėsisht e re. Ėshtė e pranishme nė bindjet e mėparshme qė secilės gjendje tė njė gjėsendi ose ndodhie i paraprin njė gjendje tjetėr dhe se ndėrmjet tyre ekziston njė lidhje e caktuar. Ėshtė besuar po ashtu se kjo gjendje (ose kėto gjendje) ėshtė e mundur tė zbulohen. Kjo s’ėshtė asgjė tjetėr pos zbulim i shkakut nga efektet (pasojat). Krijohet njė ideal i ligjshmėrisė sipas sė cilės gjithēka zhvillohet. Nė vendosjen e kėtij ideali gjithėsesi kanė ndikuar e drejta qytetare romake dhe ligji kanonik kishtar. Ligjshmėria qė ekziston nė botė mund tė jetė emėr i dytė pėr racionalitetin nė botė. Hulumtimi i natyrės nuk ėshtė tjetėr pos vėrtetim i bindjes nė kėtė racionalitet. Kjo ėshtė karakteristika thelbore e shpirtit evropian.

Shkenca ka edhe pikėnisjen tjetėr. Kjo ėshtė pikėpamja praktike qė ėshtė trashėgim i civilizimit romak. Atė qė shkenca nė kuptimin teorik ia ka borxh mėnyrės sė tė menduarit grek, kėtė nė kuptimin praktik ia ka borxh mėnyrės sė tė menduarit romak. Krishterimi i mesjetės i bashkoi tė dy kėto pikėpamje. Shėn Benedikti dhe Gregori i Madh, ndėr tė tjera edhe njerėz praktikė, i vėjnė bazat pėr ripėrtėritjen e shpirtit evropian qė kultivon si jetėn shpirtėrore dhe shenjtėrinė (ora), po ashtu edhe praktikėn (labora). Model i kėsaj janė kuvendet benediktine. Nė to zhvillohet kuptimi pėr natyralizėm, d.m.th. interesimi i madh pėr ndodhitė dhe objektet natyrore qė ėshtė njė prej komponenteve qenėsore tė nevojshme pėr lindjen e shkencės. Prej kėtij interesimi qysh nė mesjetė dhe nė fillim tė kohės sė re kanė rrjedhė disa zbulime dhe shpikje qė ishin pėrkrahje tė rėndėsishme pėr zhvillimin e mėtejmė tė shkencės. Shpikja e makinės pėr shtyp mundėsoi pėrhapjen e diturisė, ndėrkaq teleskopi dhe mikroskopi i hapėn rrugėn njeriut nė botėn e sė largmės dhe tė imtės, deri atėherė tė panjohur dhe tė paarritshme pėr shqisat e njeriut. S’duhet harruar as rolin e universiteteve tė krijuara nė Evropėn krishterė qė ishin mbartėsit kryesorė tė zhvillimit tė shkencės. Kėto dhe momente tė tjera mė pak tė dukshme tė rėndėsishme pėr lindjen dhe zhvillimin e shkencės rrjedhėn nga mentaliteti dhe botėkuptimi i krishterė i pasuruar me traditėn antike. Kjo atmosferė shpirtėrore ndoshta ėshtė mė e rėndėsishme pėr zhvillimin e shkencės se sa kontributi i individėve dhėnė pėrparimit tė tij sepse kjo atmosferė krijoi kushte dhe korniza mendimi prej tė cilave zbulimet shkencore veē e veē ishin tė mundshme.[/size]


* Doc.dr.sc. Stipe Kutleša (1955) ėshtė bashkėpunėtor shkencor nė Entin pėr histori dhe filozofi tė shkencės «HAZU» nė Zagreb (Kroaci).

__________
Literatura e perdorur:
1 Carl Friedrich von Weizsäcker, The Relevance of Science, New York 1964, 163.
2 Frederick E. Trinklein, The God of Science, Michigan 1971, 114-115.
3 Krh. Alberto Masani, Religijska i znanstvena istina, Svesci 85-86 (1995), 40-44.
4 Krh. Vjekoslav Bajsić, Granična pitanja religije i znanosti, Zagreb 1998, 271-272; Vladimir Paar, Slučaj Galileo – dvostruka revizija, Kučerin Zbornik, Šibenik 1995, 71-81.
5 F.E. Trinklein, Vep. e cit., 107.
6 Krh. Njėjtė, 110-112.
7 Krh. Njėjtė, 109-111.
8 Krh. Njėjtė, 134, 138.
9 Njėjtė, 23.
10 Krh. Njėjtė, 21-29.
11 Njėjtė, 36.
12 Krh. Kushtetutėn pastorale tė Koncilit II tė Vatikanit Gaudium et spes (GS), nr. 36, 59.
13 Krh. Stjepan Kušar, Religija i znanost od antagonizma do dijaloga, Svesci, 82-84 (1994), 3-12 dhe shtojca e papės Gjon Pali II, Prijeko potrebna suradnja između znanosti i teologije (Bashkėpunimi tejet i nevojshėm ndėrmjet shkencės dhe teologjisė), njėjtė, 12-17.
14 F.E. Trinklein, Vep. e cit., 139.
15 Njėjtė, 138.
16 Njėjtė, 113.
17 Njėjtė, 114.
18 Njėjtė.
19 Krh. Franz Stuhlhofer, Prirodoznanstvenici i pitanje Boga, Zagreb 1995, 11-115.
20 Krh. Njėjtė, 85-110 dhe po ashtu Richard S. Westfall, Newton and Christianity, nė: I. Bernard Cohen and Richard S. Westfall (eds.), Newton, New York/London 1995, 357-360.
21 Krh. I.B. Cohen – r.S. Westfall (ur.), vep. e cit., 327-370.
22 Krh. F. Stuhlhofer, Vep. e cit., 56-65.
23 Krh. F.E. Trinklein, Vep. e cit., 49, 51, 176, 178.
24 Krh. Albert Einstein, Moj pogled na svijet, Zagreb 1992, 34, shih po ashtu 22, 35.
25 F.E. Trinklein, Vep. e cit., 64.
26 Njėjtė, 60, krh. dhe 61.
27 Alfred North Whitehead, Nauka i moderni svet, Beograd 1976, 49.
28 Krh. Njėjtė, 33-56.