Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Simpozium: Ultrasonografia diagnostike në mjekësi

    SHOQATA E KOSOVËS PËR APLIKIMIN E ULTRATINGULLIT NË MJEKËSI

    Organizon

    SIMPOZIUMIN E KATËRT SHKENCOR NDËRKOMBËTAR
    "ULTRASONOGRAFIA DIAGNOSTIKE NË MJEKËSI - PRIZRENI 2006"

    Prizren, Kosovë / 08-09 Qershor, 2006




    Të nderuar kolege dhe kolegë,

    Është nder por dhe kënaqësi t'ju informojmë se Shoqata e Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi, organizon: Simpoziumin e katërt shkencor ndërkombëtar "ULTRASONOGRAFIA DIAGNOSTIKE NË MJEKËSI - PRIZRENI 2006" . Simpoziumi do të mbahet në Prizren, në javën kushtuar manifestimeve të festave të Qershorit, për nder të të cilave festa, e në mbështetje të Kuvendit të Komunës, këto aktivitete tani më janë bërë tradicionale. Duke e parë seriozitetin e punesë sonë, masivizimin dhe nivelin profesional e shkencor të këtyre aktiviteteve profesionale e shkencore, tani më e kemi fituar besimin dhe mbështetjen edhe në strukturat e larta të Kosovës, siç është Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

    Inkurajojmë të gjithë kolegët që janë bartës të diagnostikës ultrasonografike në mjekësi, si dhe të tjerët të cilët kanë interes, të marrin pjesë në këtë aktivitet shkencor dhe profesional, i cili është i katërti i këtij lloji organizuar nga SHKAUM, dhe ku pritet të referojnë ekspert të dëshmuar nga Kosova, Shqipëria, Italia, Bosnja dhe Hercegovina, Holanda, Kroacia, Turqia, Gjermania, Maqedonia, Japonia, ShBA-së, etj.

    Gjithashtu inkurajojmë Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, Shoqatën e Mjekëve të Kosovës, Shoqatën e Mjekëve, Farmacisteve dhe Stomatologëve Shqiptar të Maqedonisë, Bordin për Edukim të Vazhdueshëm të Mjekëve të Kosovës, të gjitha organizatat e tjera qeveritare dhe joqeveritare, për mbështetje dhe organizim të suksesshëm të Simpoziumit.

    Në fund por jo edhe në vendin e fundit inkurajojmë promotorin dhe mbështetësin kryesor të këtij aktiviteti shkencor ndërkombëtar, Kuvendin e Komunës Prizren, pa ndihmën e të cilit nuk mund të mendohet organizmi i suksesshëm i këtij manifestimi shkencor, për çka dhe në shenjë respekti dhe falënderimi për ketë përkrahje, ky simpozium do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Mr.sc. Eqrem Kryeziut.

    Me shpresë dhe dëshirë për mbarëvajtje të Simpoziumit, pranoni përshëndetjet tona të sinqerta.

    Kryetari i Shoqatës së Kosovës për Aplikimin e Ultratingullit në Mjekësi
    Dr. sc. Selami Sylejmani


    Më gjerësisht në: http://www.kosovaultrasound.com
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  2. #2
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    uh sa keq me vika.une vij ne fund te qershorit.po pregadis nje liber per ultrasound ne shqip bashke me dy shoke te mite.une merrem me ultrasound ne shba dhe besoj se mund te pergatisja dicka.mbase edhe per vascular ultrasound per doppler te venave ose te arterieve apo edhe te arterieve carotide qe tek ne aplikohet fare pak ose aspak.sidoqofte ju uroj suksese.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  3. #3
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    uh sa keq me vika.une vij ne fund te qershorit.po pregadis nje liber per ultrasound ne shqip bashke me dy shoke te mite.une merrem me ultrasound ne shba dhe besoj se mund te pergatisja dicka.mbase edhe per vascular ultrasound per doppler te venave ose te arterieve apo edhe te arterieve carotide qe tek ne aplikohet fare pak ose aspak.sidoqofte ju uroj suksese.

    Shpresoj te mund te vish vitin e ardhshem kur do te mbahet Kongresi i Ultrasonografise, po ne organizimin e Shoqates se Kosoves per Aplikimin e Ultratingullit ne Mjekesi. Data e mbajtjes se Kongresit do te jete poashtu rreth mesit te qershorit, dhe pritet qe te marrin pjese mbi 1000 pjesemarres.

    Perdryshe, ky simpozium mbahet per heren e katert dhe secilen here ka tubuar nga rreth 600 pjesemarres nga te gjitha trojet shqiptare, ndersa ligjeruesit kane qene nga vende te ndryshme ballkanike, europiane, SHBA dhe Japonia.

    Te drejte pjesemarrjeje kane te gjithe mjeket e cilet e praktikojne apo jane te interesuar ta aplikojne ultrasonografine ne punen e tyre, duke mos perjashtuar ketu specializantet, si dhe studentet e mjekesise.

    Ne kuader te Simpoziumit do te mbahen edhe disa workshops nga: gjinekologjia, organet abdominale dhe kardiologjia. Kjo ndarje eshte e pergjithshme, perndryshe ka ligjerata edhe per: ultratingullin vaskular, organet periferike, ortopedi, oftalmologji, etj.

    Vlen te permendet edhe se ne kuader te aktiviteteve te Shoqates eshte dhe Shkolla Nderkombetare per Aplikimin e Ultratingullit ne Mjekesi, ku behet aftesimi i kuadrove te reja.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  4. #4
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    shiu flm per informacionin.nese do mundje te me dergoje te gjith programin e simpoziumit do te isha mirnjohes.per kete vit e kam fjalen,sa dite mbahet .mund ta dergosh ne emailin miki_al2001@yahoo.com.
    flm
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  5. #5
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    shiu flm per informacionin.nese do mundje te me dergoje te gjith programin e simpoziumit do te isha mirnjohes.per kete vit e kam fjalen,sa dite mbahet .mund ta dergosh ne emailin miki_al2001@yahoo.com.
    flm
    Jo vetem programin, por edhe librin e te gjitha abstrakteve do te ta dergoj kur te jete gati, dmth diku kah fillimi i qershorit. Aty do te jene te prezantuara te gjitha punimet ne 2 gjuhe: shqip dhe anglisht. Perndryshme, menjehere pas Simpoziumit, dokumentet do te jene te publikuara ne website. Per momentin mund te t'i dergoj librat e abstrakteve per vitet 2002, 2003 dhe 2005 (ne vitin 2004 nuk eshte mbajtur). Shpresoj se do te gjesh material interesant ne to.

    Me gezon fakti qe ka te interesuar per Simpozium dhe per aktivitetet e Shoqates. Kjo teme le te jete njekohesisht edhe si ftese per te gjithe frekuentuesit e forumit qe kane si profesion mjekesine apo ultrasonografine, qe te paraqiten per pjesemarrje. Ne website ekziston linku per regjistrim. Perndryshe, per pjesemarresit nga Shqiperia ekzistojne benificione te vecanta, shume me te volitshme se per pjesemarresit nga shtetet tjera.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #6
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    shiu shume falemnderit per gatishmerine.nuk e di por une ka kohe qe e kam caktuar pushimin per ne fund te qershorit dhe tani e kerkova ta realizoj me shpejt por sbesoj se eshte e mundur.sidoqofte suksese.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  7. #7
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Programi dhe rezymetë (pdf format):

    Simpoziumi I, Viti 2002: kliko këtu
    Simpoziumi II, Viti 2003: kliko këtu
    Simpoziumi III, Viti 2005: kliko këtu
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Tema të Ngjashme

  1. Mjekesi, zbulohet fillesa e semundes se leucemise
    Nga brooklyn2007 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2009, 11:32
  2. Studime për mjekësi në Shqipëri
    Nga Andro_era në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-06-2008, 08:59
  3. Specializim ne mjekesi?
    Nga mister_alfa në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2008, 13:01
  4. Rezatimi në mjekesi dhe gjeologji
    Nga MoskoSoft në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-02-2007, 16:17
  5. Mjekesi ne Tirane
    Nga uta në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 17:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •