Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Pro Floodist :D Maska e ino89
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    212

    Alkoholi në Krishtërim ?

    Si e shpjegoni kete?

    Jezusi deklaron nw dhiaten e Re

    (Mateu 5:17)“ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.”


    Zoti i thote Aronit ne Dhiaten e vjeter

    8 Zoti i foli akoma Aaronit, duke thënë:


    9 "Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,


    10 me qëllim që të mundni të dalloni midis të shenjtit dhe profanit, midis të papastrit dhe të pastrit,


    11 dhe të mundni t`u mësoni bijve të Izraelit të gjitha ligjet, që Zoti u ka dhënë atyre me anë të Moisiut".(Leviticu 10)


    Dhiata e Re thote

    28 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve. (Hebrenjve 10)




    Sipas ketij ligji a duhen vrare prifterinjte qe pine vere apo jo?

  2. #2
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Po, duhen vrare, por vetem nga ai njeri qe s'ka bere faj kurre.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Tamam ashtu, vetem ai qe s'ka bere faj asnjehere ka te drejte te denoje dike tjeter!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Po, ka te drejte qe te denoje, por atehere behet edhe ai me faj. Jezusi ishte pa faj, por prape ai ja fali jeten asajt vajzes qe kishte bere faj dhe qe donin me e vrare me gure, pastaj.

    Domethene: rri pa faj kur je pa faj e mos i laj duart me gjakun tjeter. Zoti denon e jo njeriu.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nuk ka asnje pafaj, pervec Tij, ndaj dhe Ai i sfidoi hapur ata qe po e denonin vajzen.

    Ketu eshte gjithe urtesia e Ligjit. Ligji na tregoi se jemi te gjithe mekatare dhe kemi nevoje per t'u shpenguar....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Nuk ka asnje pafaj, pervec Tij, ndaj dhe Ai i sfidoi hapur ata qe po e denonin vajzen.

    Ketu eshte gjithe urtesia e Ligjit. Ligji na tregoi se jemi te gjithe mekatare dhe kemi nevoje per t'u shpenguar....
    Ca do te thote "shpenguar" se nuk e kuptoj dhe aq mire kete fjale?

    Faleminderit
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  7. #7
    Pro Floodist :D Maska e ino89
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    212
    15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s`ëmës.(luka 1)

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Arcimedes
    Po, duhen vrare, por vetem nga ai njeri qe s'ka bere faj kurre.
    Prandaj u kryqezua Jezu Krishti, se ne nje dasem kur mbaroi vera, e ktheu ujin ne vere per te pire te gjithe?
    S'jeni ne metro dhe ju.
    Jo vetem kaq, po ai la dhe udhezime per pirjen e veres: Ne fillim te dasmes jepet vera me e mire, pastaj nga fundi kur njerezit jane nje cike te dejshem jepet ajo e keqja . Sic benim ne Shqiperi, fillohej me ballin e kazanit te rakise se rrushit, dhe kur mbaronte, e kthenin me ndonje raki mane, apo kocimare.

    Lerini keto gjera se late nam. Kush s'do mos te pije, kush do le te pije.

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ca shoke te mite, musliman te devotshem, nga kto vendet me shami me thot Homza hajde shkojme e pijme, ngaqe ishte dita e fundit e kolegjit.....nuk ja u kisha ngene e u them, jo se osht Haram e na ndeshkon Allahu,,,,njoni ja pret hajde shkojme e pijme, dehem mire e mire, neser kur te na dali pija i kerkojme Allahut te falur edhe ai na e fal gabimin.......shkum e pime ate dite, te nesermen une piva prap per ata nuk e di me te thon te drejten !!!!Saktesisht kshu me ka ndodhe---- me musliman shum te devotshem ne krahasim me ne Shqipet!!!!!

    Kshuqe, te pihet por pa deme nuk osht Haram, biles une e konsideroj sevap!!!!!

  10. #10
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga Homza
    Ca shoke te mite, musliman te devotshem, nga kto vendet me shami me thot Homza hajde shkojme e pijme, ngaqe ishte dita e fundit e kolegjit.....nuk ja u kisha ngene e u them, jo se osht Haram e na ndeshkon Allahu,,,,njoni ja pret hajde shkojme e pijme, dehem mire e mire, neser kur te na dali pija i kerkojme Allahut te falur edhe ai na e fal gabimin.......shkum e pime ate dite, te nesermen une piva prap per ata nuk e di me te thon te drejten !!!!Saktesisht kshu me ka ndodhe---- me musliman shum te devotshem ne krahasim me ne Shqipet!!!!!

    Kshuqe, te pihet por pa deme nuk osht Haram, biles une e konsideroj sevap!!!!!

    Ti shoku i jem paske rreshit ne banane.

  11. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga Arcimedes
    Ca do te thote "shpenguar" se nuk e kuptoj dhe aq mire kete fjale?

    Faleminderit
    I shpenguar do te thote i cliruar.

    Nqs dikush ble nje skllav dhe i jep atij lirine, ky do te thote shpengim.

    Ne jemi skllever te mekatit qysh nga lindja

    (Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. - Letra e pare e Gjonit, 1:8)

    por Jezusi na bleu me gjakun e tij dhe na cliroi.


    (... duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,
    por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë
    --Letra e pare e Pjetrit 1:18-19)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  12. #12
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Nese e gervishim biblen brenda saj do gjejme Islamin.


    Problemi biblik i veres dhe pijet dehese eshte shume konfuz dhe kontradiktor.Aty ku thuhet mos pi vere .


    18 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,{Efesianëve 5}

    21 Éshtë mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bëjë gjë që mund ta çojë vëllanë tënd të pengohet, ose të skandalizohet ose të dobëson.{Romans 14}



    Ne vend tjeter thuhet pi vere te shpetosh nga vuajtjet (Motivi pijanecit)

    6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
    7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij. Proverbs 31: 6-7

    Nderkohe qe ne nje vend tjete thuhet qe kush eshte pijanec nuk eshte ne mbreterine e Zotit.

    .... o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
    Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit? 13 Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.(1 e Korintasve 65 /11)

    Po ashtu flitet dhe per shpangimin e rreme qe pretendon Matrix.

    9 A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
    10 as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
    11 Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Jezusit dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1 e Korintasve 6)



    Nderkohe qe kur flitet per Jezusin Marku perdor veren .

    22 Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: "Vendi i Kafkës".
    23 I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.(Marku15)

    Kurse Luka dhe Mateu flasin per uthullen.

    36 Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,
    37 dhe duke thënë: ``Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten``.{luka 23}


    33 Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë "Vendi i kafkës",
    34 i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte. (Mateu 27)


    Ndoshta ne ate kohe ishte nje pije qe ne sot i themi Musht e cila nuk eshte dehese dhe nuk eshte alkolike.Nuk mund te themi kurre qe Profeti i madh i Zotit Jezusi pinte vere dhe thyente ligjin e Mosiut.Gjithashtu kjo gje thuhet dhe per Gjon Pagezorin dhe Ligji i Mosiut duhet te jete i njejte per te gjithe Prifterinjte dhe besimtaret .

    13 Por engjëlli i tha: ``Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t`ia vësh emrin Gjon.

    14 Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.

    15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s`ëmës.(Luka 1)


    Une kam nje pyetje. Kush e quajti Veren Gjak te krishtit duke qene ne kundershtim me Dhiaten e re dhe te Vjetren.Duke qene ne kundershtim me Moisiun, Gjon Pagezorin dhe gjithe Profetet e Zotit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 12-04-2006 më 07:53

  13. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Nese e gervishim biblen brenda saj do gjejme Islamin.
    Ke te drejt forum126, sepse Kurani s'eshte vecse Bibla e shkruar percart ....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  14. #14
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Mos ke dashur te thuash ate qe thote vete bibla?




    25 që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër
    dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës(jezusin) në vend të Krijuesit,
    që është i bekuar përjetë. Amen.(Romaket 1)


    Sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër

    Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/7,13)
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 12-04-2006 më 08:26

  15. #15
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ou, Si keshtu more Forum126, ti po citon Palin?

    Por a nuk eshte mashtrues ai sipas jush????????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-04-2006 më 08:24
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  16. #16
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ska rendesi se si eshte per mua.Une nuk po bisedoj me vetveten.Po bisedoj me ty.Per ty eshte standart i vertetes.Pastaj Nuk jane vetem fjale te Palit.Ok


    Atehere urdhero Jeremian dhe Gjonin.

    ( Jeremia 8-8)Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter.


    30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.[Gjoni20]
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 12-04-2006 më 08:27

  17. #17
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ore mashtrues dhe bir i Satanit,

    perse nuk e sjell te gjithe pjesen e Gjonit po e sjell te cunguar.

    Ja ku eshte vargu tek Gjoni:

    30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.

    31 Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.


    Ne rast se do te flasim per Biblen, sille sic eshte per ta sjelle, mos na sill nje varg ketu nje varg aty, per ta perdorur per mashtrimet e tua....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  18. #18
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ore mashtrues dhe bir i Satanit,
    Per Jezusin, Pjetri ishte Satana, po keshtu dhe Palin e godiste nje engjell Satanai me grushta nese nuk genjejnte


    30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (Pse nuk jane shkruar lind pyetja?).

    31 Por këto gjëra janë shkruar(Motivacioni i shkrimit->) që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 12-04-2006 më 08:42

  19. #19
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga ino89
    Si e shpjegoni kete?

    (Mateu 5:17)“ Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar.”

    8 Zoti i foli akoma Aaronit, duke thënë:
    9 "Mos pini verë as pije dehëse as ti as bijtë e tu, kur do të hyni në çadrën e mbledhjes, që të mos vdisni; do të jetë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj,
    10 me qëllim që të mundni të dalloni midis të shenjtit dhe profanit, midis të papastrit dhe të pastrit,


    16 Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ``Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?``.

    17 Dhe ai tha: ``Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë zbato urdhërimet``.(Mateu 19)

    Moisiu tregon se dallimi midis profanit dhe te shenjtit eshte zbatimi i ligjeve te Zotit.Po keshtu dhe Jezusi deklaron se zbatimi i urdherimeve eshte ligj fetar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 12-04-2006 më 11:11

  20. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Per Jezusin, Pjetri ishte Satana, po keshtu dhe Palin e godiste nje engjell Satanai me grushta nese nuk genjejnte


    30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (Pse nuk jane shkruar lind pyetja?).

    31 Por këto gjëra janë shkruar(Motivacioni i shkrimit->) që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.
    Atehere i marrim me rradhe:

    1-) Pjetri quhet Satana sepse i thoshte Jezusit se Ai nuk duhej te vdiste ne asnje menyre ne Kryq. Ja vargjet:

    21 Që nga ai çast Jezusi filloi t'u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë.

    22 Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: "O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë".

    23 Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: "Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s'ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve".


    Mateu 16

    2-) Rasti i Palit:

    7 Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmërisë së zbulesave, m'u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh.

    8 Lidhur me këtë iu luta tri herë Zotit që ta largonte nga unë.

    9 Por ai më tha: "Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi". Prandaj me kënaqësi të madhe do të krenohem më tepër për dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.

    10 Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
    2 Korintasve 12

    3-) Perse ne Ungjillin e Gjonit nuk u shkruan te gjitha. Pergjigjen ta jep vete Ungjilli:

    25 Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t'i nxinte librat që do të mund të shkruheshin.
    Gjoni 22:25


    Ne rregull je tani?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-04-2006 më 12:30
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Drogat dhe substancat abuzuese
    Nga bursa33 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 19:08
  3. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  4. Pse në krishtërim gruaja e mbuluar quhet motra e nderit?
    Nga Mision në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 11:09
  5. Te Kthyer Ne Krishterim
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 17:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •