Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    Konfederata e Artizanatit Shqiptar

    TATUTI I SHOQATES
    KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR

    Ne mbeshtetje te ligjit 8788 dhe ligjit 8789 date 07.05.2001, Kodi Civil te Republikes se Shqiperise, duke respektuar Kushtetuten dhe Legjistacionin Shqiptar ne fuqi hartohet ky statut I shoqates “KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR” ne forme te shkurtuar “KONFARTIZANATI SHQIPTAR”, K.A.SH.
    Kjo shoqate eshte nje organizem joqeveritar, i krijuar me vullnetin e lire te antareve te saj, pa asnje qellim fitimi.

    NENI 1

    EMERTIMI I SHOQATES

    Emertimi I shoqates do te jete”KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR. Ne forme te shkurtuar K.A.SH ose KONFARTIZANATI SHQIPTAR.
    Shoqata e ushtron veprimtarine e saj ne te gjithe territorin e Republikes te Shqiperise.
    Shoqata mund te hape dege te saj ne cdo qytet apo qark te Republikes te Shqiperise.
    Shoqata eshte person juridik dhe ka stemen dhe vulen e saj.
    Shoqata ka seline e saj ne Rr.Durresit No 148,perballe pularise,Laprake Tirane.
    Shoqata fillon veprimtarine e saj diten e rregjistrimit prane Gjykates se Rrethit,Tirane.
    Antaret e kesaj shoqate mund te bejne pjese ne cdo oOrganizane tjeter te ligjshme,veprimtaria e se ciles nuk bie ndesh me statutin dhe qellimet e shoqates.

    Indentiteti I themeluesve te shoqates

    Themeluesit e shoqates jane:
    1- Petrit Metohu lindur me 30/01/1952 ne Tirane dhe banues ne Tirane Rr.Durresit nr 148, perballe pularise. Administrator I shoqerise” PEKOMERI,, sh.p.k, rregjistruar me Vendim Gjykate Nr 9492, Dt 13/10/1992 me seli Rr.Lord Bajron. Ish ndermarja UMB, me Nr Nipti J 61824001 I.

    2-Mustafa Goxha lindur 10/11/1957 ne Buqize dhe banues ne Shkozet, Durres. Person fizik rregjistruar ne Gjykate me Nr. 1088 dt.27/10/2005 me kod fiscal K524528 ,me Nr Nipti K 52419501 D.

    3- Astrit Gjoka lindur me 25/03/1957 ne tirane dhe banues ne Tirane, Rr Mine Peza pall.119/1.
    Administrator I shoqerise “PAOOAS,, sh.p.k.,rregjistruar me Vendim Gjykate Nr 4014 Dt 12/05/1994 me seli ne Preze,Tirane .Me Nr Nipti J 61811036 E

    4- Abdyl Kollcaku lindur me 29/05/1941 ne Kavaje, banues ne Kavaje. Administrator I shoqerise “Kollcaku Mobil” rregjistruar ne Gjykate me Nr. 15631 dt. 16/01/1994,me seli ne Kavaje, Me Nr Nipti J62903801 C.

    5- Mark Lleshi lindur me 27/03/1955 ne Mamurras, banues ne Mamurras.Administrator I shoqerise “Drita,, sh.p.k.,rregjistruar ne Gjykate me Nr 5275 Dt 29/06/1994 me seli ne Mamurras.
    Me Nr Nipti J 97507312 I


    NENI 2

    QELLIMI DHE OBJEKTI I VEPRIMTARISE SE SHOQATES


    Federata e artizanatit shqiptar ka si qellim te saj:
    - Zhvillimin ekonomik te Shqiperise mbeshtetur ne prodhimin artizanal vendas, nje tradite e vjeter e popullit shqiptar.
    - Ndergjegjesimin e Shtetit Shqiptar per mbeshtetje dhe perhapje te artizanatit tone tradicional, si nje mundesi vetepunesimi. Kjo do te ndikoje ne hapjen e vendeve te reja te punes dhe zbutjen e varferise ne vendin tone.
    - Mbrojtjen e interesave te antareve/subjekt juridik apo fizik ne hartimin dhe ekzekutimin e politikave ekonomike.
    - Mbrojtjen ligjore te specializuar te antareve te saj ndaj veprimeve abuzive te Institucioneve Shterore ose/dhe perfaqesues te vecante te saj.
    - Krijimin e mundesive praktike per lidhjen e biznesit prodhues te artizanatit shqiptar me homologet e saj ne bote, sidomos ne tregun rajonal dhe Bashkimin Europian.
    - Orientimin e investitoreve te huaj per ti pasqyruar leverdine ekonomike qe do te kene per te investuar ne Shqiperi me partnere shqiptare.
    - Nxitjen e eksportit te prodhimeve tona artistike, artizanale ne tregje te huaja nepermjet lidhjeve qe do te krijohen me rrjetin e shoqatave simotra ne Europe dhe Bote, sidomos me Confartigianato Italiano.
    - Pergatitjen e menaxhereve te antareve te shoqates me njohuri te reja rreth kerkesave te Tregut Europian dhe tregjeve te tjera, si dhe sistemit te kreditimit dhe atij bankar.
    - Oponencen e domosdoshme per hartimin e politikave sociale nga ana e qeverise, me qellim mbrojtjen e interesave te antareve te Federates te Artizanatit Shqiptar.
    - Bashkepunim te ngushte me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Dhomes se Tregtise, Konfindustrine Shqiptare, Ministrine te Financave, Ministrine e Kultures dhe Turizmit.
    - Lehtesim te sigurimit te levizjes ne vende te tjera te botes per kontakte biznesi.
    - Vizita dhe panaire te organizuara per shkembim eksperience me Bashkimin Europian dhe Ballkanik.
    - Dhenien e informacionit te nevojshem per lidhje me biznese te ndryshme private ne Bashkimin Europian dhe Bote nepermjet web-sitit (faqes se internetit) te shoqates.
    - Perfshirja ne programet e ndihmes financiare, kredituese, te Institucioneve te BE, SHBA, per antaret e Federates te Artizanatit Shqiptar.
    - Bashkepunim te ngushte me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale per hapje kursesh kualifikimi 6 mujore per specializimin e te rinjve per te qene te pregatitur per tregun e punes.

    NENI 3

    QENDRA DHE TERRITORI I VEPRIMTARISE


    Selia e shoqates do te jete ne Rr.Durresit No 148, perball pularise,Laprake,Tirane, Shqiperi.
    Veprimtaria e saj do te shtrihet ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe ne shtete te tjera ku ushtrojne aktivitetin e tyre prodhues shtetas me kombesi Shqiptare.


    NENI 4

    KOHEZGJATJA


    - Kohezgjatja e veprimtarise se shoqates “KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR,, eshte e pakufizuar.



    NENI 5

    KUSHTET E PRANIMIT DHE LARGIMITTE ANTAREVE.



    Ne KONFEDERATEN E ARTIZANATIT SHQIPTAR ka te drejte te antaresohet cdo subject juridik apo fizik I fushes te prodhimit artizanal qe pranon statutin e shoqates dhe paguan kuoten e caktuar si ne territorin e Shqiperise po ashtu dhe ne Kosove, Maqedoni, Mal i Zi, dhe ne Komunitetin Europian.

    Antaret e shoqates “KONFEDERATA E ARTIZANATIT SHQIPTAR,, duhet te plotesojne njekohesisht te gjitha kushtet e meposhtme per te paraqitur kerkesen per antaresim.
    - Te ushtrojne aktivitet ne fushen e prodhimit artizanal dhe artistik.
    - Te jene rregjistruar me statutin e shoqerive prodhuese ose person fizik ne nje nga rregjistrat tregtare te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi.
    - Antare te shoqates mund te jene edhe kompani te rregjistruara ne shtete te tjera te cilat jane te zoteruara me shumice absolute te kapitalit themeltar prej shtetasve shqiptare.
    - Antaret e shoqates duhet te paguajne rregullisht kuotat e caktuara te antaresimit.
    - Cdo kompani qe ploteson kushtet e antaresimit ka te drejten e perfaqesimit me nje antar me te drejte vote ne KONFEDERATEN E ARTIZANATIT SHQIPTAR.
    - Antare te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR mund te bashkohen me vullnetin e tyre ne grupime bazuar ne llojin e produkteve, apo ndarjes gjeografike per shoqatat jashte teritorit te Shqiperise. Ne keto raste ato mund te zgjedhin perfaqesuesin e tyre ligjor ne keshillin drejtues te shoqates


    NENI 6


    E drejta e antaresise ne shoqate nuk mund te tjetersohet.
    Antaret qe kane dhene doreheqjen ose jane perjashtuar nga shoqata nuk kane te drejta pasurore ne kapitalin themelore te shoqates.


    NENI 7

    TE DREJTAT DHE DETYRAT E ANTARIT TE KONFEDERATES TE ARTIZANATIT SHQIPTAR.

    Cdo antar ka te drejte te shfaqe mendimin e tij, te diskutoje ne mbledhje, te kerkoje llogari per harxhimin e fondeve, te kundershtoje ne Gjykaten e Tiranes vendimet e shoqates qe vijne ne kundershtim me ligjin dhe statutin brenda nje muaji nga dita qe ka marre njoftimin per ate vendim.
    Gjithashtu cdo antar ka per detyre te zbatoje me rigorozitet dispozitat, ligjin ne fuqi dhe statutin e shoqates, si dhe te derdhe kuotat nje here ne vit ne daten e caktuar.

    NENI 8

    ORGANET DREJTUESE TE KONFEDERATES te ARTIZANATIT SHQIPTAR

    Organet me te larta te Konfederates te Artizanatit Shqiptar jane:
    - Mbledhja e pergjithshme
    - Keshilli Drejtues
    - Presidenti
    - Presidenti i nderit
    - Drejtori ekzekutiv i emertuar ndryshe Administratori I Pergjithshem.

    NENI 9

    MBLEDHJA E PERGJITHSHME

    Eshte organi me i larte i shoqates. Ne mbledhjen e pergjithshme marrin pjese te gjithe antaret e shoqates te pranuar sipas rregullave te percaktuara ne kete statut.
    Mbledhja e pergjithshme zhvillohet kur jane te pranishem jo me pak se 1/2 e antareve te shoqates. Ne rast mosplotesimi te numrit te domosdoshem te pjesmarresve, mbledhja shtyhet dhe zhvillimi i saj behet ne te njejten ore te dites me te njejtin emer te javes pasardhese.
    Mbledhja e pergjithshme thirret nje here ne vit.
    Kur antaret e shoqates e kalojne numrin 200 atehere pjesmarrja ne mbledhjen e pergjithshme do te behet nepermjet perfaqesuesve ligjor te zgjedhur ne baze grupimesh .
    Njoftimi per zhvillimin e mbledhjes te pergjithshme behet nje muaj para dates se realizimit te saj.
    1/5 e antareve te shoqates kane te drejten te kerkojne me firme per zhvillimin e mbledhjes te pergjithshme te jashtezakonshme. Njoftimi duhet te behet te pakten dy jave para zhvillimit te saj.


    Mbledhja e Pergjithshme ka keto kompetenca:

    1- Analizon veprimtarine e shoqates
    2- Percakton detyrat afatgjata per periudhen pasardhese.
    3- Ushtron kontroll mbi veprimtarine ekonomike, menaxhimin e te ardhurave te shoqates dhe te objekteve pasurore te saj.
    4- Ben ndryshime te statutit kur kjo gje shikohet e domosdoshme per ecurine e metejshme te veprimtarise se shoqates.
    5- Mbledhja e pergjithshme njihet me pranimet e bera te antareve te shoqates.
    6- Mbledhja e pergjithshme vendos per perjashtimin e antareve te shoqates.
    7- Mbledhja e pergjithshme vendos per shperndarjen e shoqates.
    8- Mbledhja e pergjithshme zgjedh Presidentin e shoqates.
    9- Mbledhja e pergjithshme zgjedh Keshillin e pergjithshem qe eshte organi me I larte ekzekutiv I shoqates. Ky keshill ka te pakten tre antare, por gjithmone numer tek. Presidenti I shoqates dhe kryetaret e degeve ne qarqe jane antare te keshillit drejtues.
    10- Mbledhja e pergjithshme miraton numrin e punonjesve te stafit te shoqates. Antaret e organit me te larte ekzekutiv dhe punonjesit e shoqates per punen e tyre perfitojne page, shperblime dhe rimbursime per shpenzimet e kryera gjate ushtrimit te detyrave dhe kompetencave te tyre.
    11- Mbledhja e pergjithshme miraton rimbursimin e shpenzimeve dhe/ose shperblime ne nje mase te arsyeshme per pjesmarrjen ne mbledhje te organit me te larte drejtues (mbledhje te pergjithshme). Ata shperblehen edhe kur permbushin detyra te caktuara.
    12- Te gjithe antaret e shoqates kane te drejte vote te barabarte.
    13- Punonjesit e paguar mund te jene antare te organit vendimarres te shoqates. Ata mund te marrin pjese ne mledhjen e pergjithshme pa te drejte vote.
    14- Vendimet merren me shumice votash.
    15- Mbledhja e pergjithshme drejtohet nga presidenti I shoqates.
    16- Mbledhja e pergjithshme miraton programin e aktiviteteve qe do te realizoje shoqata per realizimin e objektit te parashikuar ne kete statut dhe detyrave te tjera te percaktuar ne statut.
    17- Per ndryshimin e statutit, per perjashtimin e nje antari dhe shperndarjen e shoqates duhet te jene te pranishem jo me pak se ¾ e antareve.Vendimi ka vlere kur eshte marre me shume se gjysma e pjemarresve.
    18- Mbledhja e pergjithshme do te kryhet jo me pak se 1 here ne vit.

    NENI 10

    KESHILLI DREJTUES

    Antaret e Keshillit Drejtues jane zoterinjte: Petrit Metohu, Mustafa Goxha, Abdyl Kollcaku, Astrit Gjoka dhe Mark Lleshi
    Keshilli Drejtues I shoqates zgjidhet cdo dy vjet me votim te fshehte nga Mbledhje e Pergjithshme. Riperteritja e antareve te Keshillit Drejtues behet nga Asamblea cdo dy vjet ne 1/2 te numrit te tyre. Antaret themelues te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR do te jene njekohesisht edhe antaret e Keshillit Drejtues, gjate dy viteve te pare te themelimit.
    Mbledhjet e Keshillit Drejtues jane te rregullta kur jane ftuar te gjithe antaret themelues dhe marrin pjese ne te gjysma e tyre.


    Keshilli Drejtues I shoqates ka keto kompetenca:
    • Merr vendime qe lidhen me buxhetin, shpenzimet dhe te ardhurat e shoqates.
    • Therret ne raport financierin per gjendjen ekonomiko – financiare te shoqates.
    • Ne baze te gjendjes ekonomiko – financiare te shoqates percakton masen e rimbursimit dhe/ose shperblimit per pjesemarrjen ne mbledhje te antareve te organit me te larte drejtues si edhe kur ata permbushin detyra te caktuara ne interes te shoqates.
    • Percakton numrin e punonjesve qe do te punojne ne stafin e shoqates.
    • Keshilli I Pergjithshem Drejtues zgjedh Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates.
    • Mbledhja e Keshillit te Pergjithshem Drejtues zhvillohet ne prani te te pakten dy te tretave te te gjithe antareve.
    • Vendimet e Keshillit te Pergjithshem Drejtues merren me shumice votash. Ne rast barazie vota e kryetarit eshte vendimtare.
    • Pergatit projekt – programin vjetor te aktiviteteve dhe ia paraqet per miratim Mbledhjes se Pergjithshme.
    • Aprovon raportin vjetor te realizimit te detyrave te shoqates.
    • Cakton menyren e realizimit te te ardhurave te shoqates.
    • Vendos per ndryshimet qe duhen bere ne rregullimet e shoqates.
    • Diskuton cdo gje te jashtezakonshme qe vihet ne rendin e dites te Mbledhjes nga Administratori I Pergjithshem dhe merr vendime rreth tyre.
    • Vendimet merren me shumicen e thjeshte te votave te pranishme ne mbledhje. Ne rast se votat jane te barabarta, vota e Presidentit te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR konsiderohet vendimtare ne marrjen e vendimeve.

    NENI 11

    PRESIDENTI

    Presidenti I KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR zgjidhet nga Mbledhja e Pergjithshme me shumicen absolute te votave te vlefshme te te pranishmeve ne mbledhje. Mandati I Presidentit zgjat per nje afat dy vjecar me te drejte riperteritje. Shkarkimi I Presidentit behet ne cfaredo afati kohor nga Mbledhja e Pergjithshme e KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR me shumicen absolute te votave te vlefshme te te pranishmeve ne mbledhje me propozim te Keshillit Drejtues ose te pakten 3/4 e antareve me te drejte vote te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR.
    Presidenti I pare I shoqates eshte z.Petrit Metohu.. Drejtor Ekzekutiv/Administrator I Pergjithshem eshte z. Mustafa Goxha.


    Presidenti I KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR ka te drejtat e meposhtme:

    • Therret dhe drejton Asamblene e Pergjithshme.
    • Propozon rendin e dites se Asamblese se Pergjithshme
    • Mbledh dhe drejton Keshillin Drejtues te KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR
    • Propozon emerimin e Drejtorit Ekzekutiv/Administratorit te Pergjithshem
    • Perfaqeson KONFEDERATEN E ARTIZANATIT SHQIPTAR ne mardheniet me organizatat e tjera homologe ne vend dhe bote.
    • Therret mbledhjen e Keshillit Drejtues dhe cakton rendin e dites se mbledhjes
    • Propozon pranimin e antareve te rinj ne Keshillin Drejtues. Presidenti ka te drejte te pranoje menjehere antaret e rinj me propozim te Drejtorit Ekzekutiv/Administratorit te Pergjithshem, nese I gjykon se I plotesojne te gjitha kushtet e kerkuara ne statut, pa ju drejtuar Keshillit Drejtues per miratim.
    • Jep llogari para Mbledhjes se Pergjithshme
    • Autorizon perfaqesues te shoqates ne aktivitete nderkombetare
    • Ne cdo rast qe e shikon te arsyeshme apo te nevojshme, perfaqesimin e shoqates ia beson drejtuesit te zyres juridike te saj.



    NENI 12

    DREJTORI EKZEKUTIV/ADMINISTRATORI I PERGJITHSHEM

    Drejtori Ekzekutiv I emeruar ndryshe Administrator I Pergjithshem I KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR zgjidhet dhe shkarkohet me shumicen absolute te votave nga Keshilli Drejtues per nje periudhe te pacaktuar kohe. Ne rolin e Drejtorit Ekzekutiv mund te jene persona fizike ose juridike/subjekte te specializuara. Drejtori Ekzekutiv/Administratori I Pergjithshem shkarkohet vetem me vendim unanim te antareve te Keshillit Drejtues.
    Drejtori Ekzekutiv kryen detyrat e meposhtme:
    • Drejton veprimtarine e shoqates ne baze te statutit.
    • Administron fondet sipas menyres se caktuar nga Keshilli Drejtues.
    • Hyn ne mardhenie me shoqata/institucione te tjera per qellime te realizimit te projekteve dhe aktiviteteve te ndryshme.
    • Pergatit materialet per Presidentin dhe Keshillin Drejtues.
    • Kujdeset per interesat e shoqates, I mbron ato si dhe perfaqeson shoqaten ne mardhenie me te tretet.
    • Zevendeson Presidentin e Shoqates ne mungese dhe me autorizim te ketij te fundit duke kryer detyrat funksionale te Presidentit.




    NENI 13

    MJETET FINANCIARE TE KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR

    Shoqata hap llogarine e vet prane Bankes ___________________
    Fondet e shoqates perbehen nga:

    • Dhurata, donacione dhe grante. Cdo veprim financiar me donatoret realizohet ne perputhje me marveshjen perkatese, por duke respektuar kerkesat e statutit te shoqates dhe Ligjit 8788 dt.07.05.2001.
    • Te ardhurat nga veprimtaria ekonomike, apo nga pronat e mundeshme te shoqates.
    • Shoqata ka te drejte te marre pjese sit e gjithe personat e tjere juridike ne fushen e sipermarrjes e te tenderimit ose te prokurimit te granteve, te kontraktimeve dhe te shitblerjes nga ana e organeve shteterore, te sherbimeve publike, te mallrave dhe te pasurive publike, si edhe te transferimit te sherbimeve publike dhe pasurive perkatese nga sektori public tek shoqata.

    Fondet e shoqates jane te disponueshme per:

    • Shpenzime vetem per realizimin e qellimit dhe te objektit te veprimtarise, per te cilen eshte krijuar si dhe per administrimin dhe mirembajtjen e pasurive te saj.
    • Shoqata mund t’i jape ndihme financiare antareve te saj, personave te jashtem dhe subjekteve te tjera. Shoqata mund te jape ndihma nga fondet e dhuruara apo te vena ne dispozicion kur donatoret kane percaktuar shprehimisht nje te drejte te tille.

    Te ardhurat e KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR do te sigurohen se si te vendosen pas Mbledhjes se pare te Pergjithshme te anetareve. Cdo anetar I shoqates do te paguaje kuotizacionin e tij cdo vit ne shumen ____________. Gjithashtu burim financimi shoqata do te kete nga ndihma, nga donatore te ndryshem Brenda dhe jashte vendit, nga persona juridike e fizike, dhurata te ndryshme ne para, letra me vlere, sende te luajtshme dhe te paluajteshme dhe cdo burim tjeter I lejuar nga ligji.
    Buxheti I KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR do te konsistoje dhe ne dhuratat dhe ndihmat, programet e financuara nga organizata nderkombetare, fondacionet e huaja e nacionale, bordet kombetare dhe nderkombetare, rajonale dhe locale. Ne kete rast do te behet evidentimi I ketyre mjeteve dhe do te perpilohet dokumentacioni perkates sipas legjislacionit ne fuqi.

    NENI 14

    MENYRA E NDRYSHIMIT TE STATUTIT

    Statuti ndryshohet vetem me vendim te Mbledhjes se Pergjithshme te antareve kur ne te marrin pjese te gjithe antaret dhe me shumice absolute votash.
    Ndryshimet ne statut do te behen ne rast se nuk permbushet ndonje nga objektivat e parashtruara ne nenin 2 te ketij statute.


    NENI 15

    NDALIMI I SHPERNDARJES SE FITIMIT

    1. Shoqata nuk ben shperndarje te fitimeve te mundshme te saj as ne rruge te drejteperdrejte dhe as ne rruge te terthorte per antaret dhe drejtuesit e saj.
    2. Fitimet qe dote realizoje shoqata nepermjet veprimtarise se saj ekonomike do te perdoren rreptesisht per qellimet e percaktuara ne ligj.




    NENI 16

    MENYRA E SHPERNDARJES SE KONFEDERATES SE ARTIZANATIT SHQIPTAR

    Shoqata shperndahet me vendim te Mbledhjes se Pergjithshme te thirrur nga Keshilli Drejtues.
    Procedura e ndjekur per shperndarjen e saj percaktohet ne paragrafin e pare te Nenit 1 te statutit.
    Shoqata shperndahet ne keto raste:
    - Kur numri I antareve eshte nen 3 persona (veta)
    - Kur qellimi I saj eshte permbushur apo nuk ka mundesi te permbushet. Ka humbur aftesite paguese.
    - Me vendim te Gjykates kur shoqata largohet nga qellimi I saktesuar ne statut ose kryen veprimtari te kundraligjshme.
    - Ne rast shperndarje te shoqates ajo pushon veprimtarine e saj dhe vihet ne likujdim nga komisioni I likujdimit I cili formohet sipas rregullave dhe ligjeve ne fuqi dhe me pas c”rregjistrohet.

    NENI 17

    MARDHENIET ME ORGANET SHTETERORE

    1. Shoqata bashkepunon ne menyre te vazhdueshme me institucionet shteterore ne zhvillimin e veprimtarise se saj.
    2. Shoqata mirepret mbikqyrjen e organeve kompetente shteterore te ushtruar sipas Nenit 41 te Ligjit 8788 dt. 07.05.2001.
    3. Bashkepunim te ngushte me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale per hapje kursesh
    kualifikimi 3- 9 mujore per specializimin e te rinjve per te qene te pregatitur per tregun e
    punes.


    NENI 18

    Ky statut hyn ne fuqi diten e rregjistrimit te shoqates ne Gjykaten e Tiranes. Ne kete dite njihet edhe si person juridik.


    NENI 19

    Per c’ka s’eshte shprehur ne statut I referohet ligjeve ne fuqi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Kerkoj kontakt me te gjith prodhuesit dhe punuesit e artizanatit ,interesi im esht
    blerja dhe mbledhja e artizanateve dhe kontakti i perhershem per shitblerje
    qe ne te kemi kontakt te vazhdueshem mbi baza te ktyre interesave te dyanshme.
    kontakti ne email
    integro_fathoetmail.com

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    kerkoj faljen per dhenjen gabim te emailit .integro_fat@hotmail.com

  4. #4
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    konfederata e Artizanatit Shqiptar

    Per te pare punimet e artizanatit Shqiptar vizitoni web-sitin e saj
    http://www.kash-alb.org

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •