Postuar mė parė nga
arturo
E Diele, 16 Prill 2006
FORCA E KRISHTIT, QOFTE GEZIMI JUAJ PERGJITHMONE!
Fjala e mbajtur nga Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolit i Tirane Durres, ne Meshen e Mesnates ."Shoqeria jone ka nevoje per pushtetin e atij qe vjen nga dhimbja e kryqit, sepse ai eshte pushtet dashurie"
Krishti eshte ringjallur, drita e tij e ka mundur erresiren dhe njerezimi mund t'i drejtohet Hyjit me fjalet e Beselidhjes se Vjeter: "Ne driten tende, ne e shohim driten". Kjo drite e Krishtit te ringjallur, eshte drita e gezimit dhe e shpreses, drita e mengjesit te ri qe gdhin mbi boten e vjeter dhe e riperterin ate, drita qe mund me forcen e saj hijet e trishtimit nga shpirtrat dhe zemrat e vuajtura te te gjithe njerezve.
Shume te dashur vellezer e motra,
Krishti eshte ringjallur, drita e tij e ka mundur erresiren dhe njerezimi mund t'i drejtohet Hyjit me fjalet e Beselidhjes se Vjeter: "Ne driten tende, ne e shohim driten". Kjo drite e Krishtit te ringjallur, eshte drita e gezimit dhe e shpreses, drita e mengjesit te ri qe gdhin mbi boten e vjeter dhe e riperterin ate, drita qe mund me forcen e saj hijet e trishtimit nga shpirtrat dhe zemrat e vuajtura te te gjithe njerezve.
Si simbol te kesaj drite te Krishtit, ne kete nate te shenjte te ringjalljes se Zotit, kisha ndez qiriun e pashkeve, qe flakeron ketu para nesh. E kemi ndezur kete qiri perjashta katedrales, ne erresire. Ne te vertete edhe Krishti eshte ringjallur perjashta skemave fetare te kohes se tij, ne erresiren e indiferences ndaj Zotit. Fjalet e bekimit te qiriut te pashkeve tingellojne me tere forcen e tyre ngazelluese ne kete nate: "Krishti dje dhe sot. Fillimi dhe mbarimi. Atij i perkasin kohet dhe shekujt. Atij i qofte lavia dhe pushteti ne shekuj e ne amshim".
Keto fjale se bashku me gjestet liturgjike te ketij kremtimi na bejne te marrim pjese sonte ne misterin e nates se dymije vjeteve me pare, sepse Krishti, duke mundur vdekjen, qe eshte caku i fundit i kohes se njerezve, ka mundur edhe pushtetin e kohes dhe cdo kohe eshte e tija, e djeshmja dhe e sotmja, fillimi dhe mbarimi.
Por si jemi bere ne protagoniste te nates se ringjalljes se Krishtit?
Gjate procesionit solemn me qiriun e Pashkeve te ndezur qe kalon mespermes erresires se katedrales, disa nga ju keni ndezur qirinjte tek drita e Krishtit. Te gjithe e keni shperndare kete drite ne duart e njeri tjetrit dhe drita e Zotit te ringjallur e ka mbushur kete tempull qe i eshte kushtuar atij.
Te gjithe sa jemi mbledhur ketu marrim pjese ne Krishtin me ane te besimit qe kemi ne te dhe me ane te sakramentit te pagezimit. Te gjithe mbartim ne zemer driten e Hyjit qe ai na ka sjelle. Kjo katedrale eshte sonte simbol i botes, qe pret te ndricohet me driten e Krishtit. Ne kete bote ne jemi mbartesit e drites se tij, sepse e kemi takuar te Ringjallurin dhe kemi besuar ne fitoren e tij perfundimtare mbi erresiren. Sikurse drita e qiriut te pashkeve eshte perhapur nepermjet duarve tuaja dhe ka ndricuar kete hapsire te shenjte, ashtu eshte perhapur drita e ungjillit te Krishtit ne historine e njerezimit nga bashkesia e besimtareve te tij dhe ka ndricuar erresiren e popujve.
Drita e besimit, te dashur vellezer e motra, nuk eshte koncept abstrakt. Kjo drite mbush jeten tone personale dhe shoqerore, percakton udhen tone te te gjitha diteve, na jep njohjen e se vertetes dhe forcen e bindjes ndaj saj. Te jetosh me forcen e Krishtit te ringjallur do te thote te perjashtosh nga e perditshmja fuqite e vdekjes.
Leximet nga Beselidhja e Vjeter na paraqesin ne menyre te shkelqyer tere mundin njerezor te perballjes me tundimin per te bere paqe me mekatin. Historia e shelbimit e paraqitur ne keto faqe, duke na pershkruar perhumbjen e njeriut ne kerkimin e lumturise se plote tek gjerat pa u kujtuar per Autorin e gjerave, na paraqet situaten tone te skllaverise pa rrugedalje, sepse gjithcka qe nuk con tek Hyji mbyll shtigjet e lirise se vertete.
A nuk i ngjajne edhe njerezit e sotem personazheve biblike te Beselidhjes se Vjeter, kur si Adami dhe Eva deshirojne te behen vete zoter? A nuk i ngjajne njerezit e kohes sone njerezve te kohes se Noese, per te cilet libri i zanafilles qe kemi degjuar thote: "Zoti e pa se ligesia e njerezve po shumohej ne toke, se zemrat e tyre kurdisnin vetem gjera te keqija, dhe u pendua qe e kishte krijuar njeriun"? A nuk ndodh edhe sot, si ne kohen e Moisiut, qe njerezit te harrojne Hyjin e vertete e te adhurojne "vicin e arte", idhullin e pasurise qe skllaveron mendjet dhe gerryen e varferon shpirtrat?
Historia e Bibles eshte historia jone
Historia e Bibles eshte historia jone jo vetem sepse ne te gjendet tere mjerimi i mekatit te njerezve, por mbi te gjitha sepse na tregon zbulimin e hirit qiellor mbi token e njerezve. Adami mekatar eshte hija e zbehte e Adamit te ri; Nese per shkak te mosbindjes se Adamit ne bote hyri mekati dhe vdekja, per shkak te bindjes se Krishtit, fale kryqit dhe ringjalljes se tij, jeta e ka mundur vdekjen per te gjithe ata qe besojne ne Birin e Hyjit. Nese Noeu i drejte me barken e tij te drunjte u be ati i njerezimit te ri pas permbytjes se botes, druri i kryqit te Krishtit te ringjallur eshte druri i shpetimit nga cdo permbytje per ata qe hyjne ne barken e te Ringjallurit, ne kishen e besimtareve te tij.
Nese Moisiu solli nga mali Sinai rrasat e ligjit te Zotit, qe tregon udhen e shpetimit, Krishti erdhi per te qene ai vete per njerezimin mbare udha, e verteta dhe jeta. E gjithe historia e shenjte e Beselidhjes se Vjeter eshte nje udhe qe con tek Krishti, ku gjendet pergjigjja perfundimtare ndaj enigmave te jetes dhe te vdekjes, ndersa historia e kishes qe arrin gjer ne ditet tona, eshte nje udhe e nisur nga vete Krishti, dhe ne kete udhe ne bejme shtegtimin tone drejt qiellit.
Bashkesia e krishtere e di se kjo udhe kalon mes botes, mes joshjeve te saj, mes mjerimit, luftrave, shtypjeve dhe shpresave te rreme. Kjo bashkesi e krishtere e mbledhur ne kete katedrale e di se udha e kishes ne Shiperi kalon permes historise se perditshme te popullit tone, e prek ate me hirin Krishtit te ringjallur dhe i jep forcen e besimit ne Hyjin. Ne kete nate, kur kremtojme gezimin e mundjes se te keqes dhe vdekjes, nuk mund te harrojme se misteri i vuajtjes dhe i dhimbjes vazhdon te ndrydhe shume njerez ne vendin tone, sepse eshte i madh dhe i rende misteri i mekatit dhi i egoizmit qe e erreson driten e dashurise.
Ne kete nate nuk mund te harrojme keto fjale te engjellit, qe u drejtohen grave qe shkojne tek varri i Krishtit, por edhe te gjithe neve qe perballemi me misterin e vuajtjes dhe te dhimbjes, me friken e humbjes se shpreses: "Mos kini frike! Ju kerkoni Jezus Nazarenasin, te kryqezuarin. Ai nuk eshte ketu, eshte ringjallur. Ja vendi ku e kishin vendosur."
Tregimi ungjillor i udhetimit te grave tek varri i Krishtit eshte tregim i udhetimit shpirteror te cdo njeriu tek vendi ku gjendet e varrosur shpresa e tij, nen gurin e rende dhe te palevizshem te deshperimit. Keto gra, gjate rruges per tek varri e pyesnin njera tjetres se kush do ta rrokulliste per ta gurin, qe ishte teper i rende.
Edhe ne mesin tone, ne lagjet tona, ndoshta brenda shtepive tona perseritet udhetimi drejt shpreses se ndryre ne varr dhe jehon pyetja e ungjillit: kush do ta rrokullise per ne gurin? Gurin e varferise, te urrejtjes, te hakmarrjes, te vetmise, te talljes se te fuqishme.
Ne qe besojme ne Krishtin e ringjallur kemi nje mision ndaj shoqerise sone. Eshte misioni qe Krishti i ngarkon Marise Magdalene, nenes se Jakobit dhe Salomes ne ungjillin qe kemi degjuar: "Shkoni dhe tregojuni nxenesve te tij se ai ju prin ne Galile. Atje do ta shihni."
Tregojini botes se Krishti u ngjall!
Shume te dashur vellezer e motra, tregojuni njerezve te kohes sone me fjale, por sidomos me vepra dhe me nje jete te shenjte, se Krishti, shpresa jone, eshte ringjallur, se ai i prin historise dhe pret cdo njeri ne Galile. Shtegtimi yne nuk mund te perfundoje tek varri ku rrinte e mbyllur shpresa per te ardhmen.
Krishti e ka rrokullisur ate gur dhe ka hapur nje udhe te re. Asnje udhe tjeter, pervec kesaj, asnje pushtet, asnje pasuri, asnje lavdi tokesore, asnje sukses njerezor nuk mund ta shmangin perplasjen me gurin e rende te deshperimit. Ka vetem nje rruge per t'i shpetuar talljes se vdekjes me njerezit: kjo rruge eshte Krishti, qe duke braktisur varrin tallet me vdekjen dhe u kthen bijve te Hyjit shkelqimin e jetes se amshur. Ky shkelqim mbeshtjell si nje mantel ngushellimi te gjithe te varferit e tokes.
Shume te dashur vellezer e motra, kremtimi i Pashkeve eshte kremtimi i shpetimit tone te vulosur ne sakramentin e shenjte te pagezimit, qe na ka bere anetare te popullit te ri te Hyjit. Ne diten e pagezimi tone kemi marre persiper, drejtperdrejt ose nepermjet prinderve dhe nunave, qe te jetojme si bijte e drites dhe te mbartim ne bote lajmin e mire te Krishtit shpetimtar.
Ne kete nate te shenjte bashkesia jone pranon me fryme te hareshme feste keta anetare te rinj te familjes se Hyjit qe do te marrin pas pak sakramentin e pagezimit, te krezmimit dhe te kungimit. Drita e Krishtit shtrihet ne zemrat e tyre dhe asgjeson pushtetin e mekatit. Shume te dashur katekumene, shoqeria jone ka nevoje per kete drite. Shoqeria jone ka nevoje per pushtetin e atij qe vjen nga dhimbja e kryqit, sepse ai eshte pushtet dashurie.
Askush nu mund t'i zevendesoje te krishteret e vertete ne deshmimin e pushtetit, qe per dashuri shnderrohet ne sherbim. Ju, duke u pagezuar ne pashket e Krishtit, beheni ndjekes te te Ringjallurit. Thuajini botes sone sonte dhe perhere: "Mos ki frike! Ai eshte ringjallur dhe ju prin ne Galile."
Forca e Krishtit te ringjallur qofte gezimi juaj pegjithmone!
Per shume vjet Pashket!
Krijoni Kontakt