Si ta jetojmė Javėn e Madhe



Me tė Dielėn e Larit filloi edhe Java e Madhe qė do tė pėrfundojė Natėn e Pashkėve. Ėshtė periudha liturgjike mė e fortė e gjithė vitit. Me ne kardinali Arinze, prefekt i Kongregatės pėr Kultin Hyjnor dhe Disiplinėn e Sakramenteve.
- Hirėsi, me ē’shpirt duhet ta jetojmė Javėn e Madhe?
- Me shpirtin e fesė, tė adhurimit dhe tė dashurisė pėr Jezusin qė dha jetėn pėr ne. Me shpirtin e falėnderimit pėr Hyjin Atė, pėr Birin e Shpirtin Shenjt, sepse Jezusi Shėlbues ėshtė shprehje e Mėshirės sė Hyjit qė nuk e la njerėzimin nė gjendjen e mėkatit tė rrjedhshėm, por na ēoi Shpėtimtarin.
- Triditshja e Mundimeve, Vdekjes dhe Ngjalljes sė Zotit ėshtė nė qendėr tė Vitit Liturgjik…
- Pa dyshim. Kush nuk e merr vesh rėndėsinė e misterit tė Pashkėve, kush nuk e kupton se kremtimi i tij ėshtė kulmi i veprės sė shpėrblimit tonė, pėrmes Mundimeve, Vdekjes e Ngjalljes sė Jezusit, kush nuk e shikon kėtė, nuk e kupton ē’ėshtė feja e krishterė. Sigurisht, ėshtė mister…. Nuk mund tė pretendojmė t’i kuptojmė tė gjitha, gjithsesi Zoti pret nga ne njė farė pėrgjigjeje pėr kėtė ngjarje tė pashembullt e tė papėrsėritshme.
- Po ndoshta mund tė ketė shumė tė krishterė qė nuk e jetojnė misterin e kėtij solemniteti si qendėr tė fesė sė tyre…
- Pėr fat tė keq, disa tė krishterė nuk e jetojnė. Por ka shumė tė tjerė qė bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr ta jetuar misterin tė cilin e kremtojmė. Gjėja e parė qė duhet bėrė, ėshtė tė marrėsh pjesė nė kremtimet e Javės sė Madhe, tė shkosh me kohė nė Kishė, tė kesh me vete rendorin e Meshės, nė mėnyrė qė t’i ndjekėsh mirė tė gjitha leximet; tė reflektosh, tė lutesh e tė besosh nė hirin e Hyjit qė vepron nė ne. Kjo ėshtė gjėja e parė qė duhet bėrė. Ėshtė e nevojshme tė studiohet edhe Katekizmi i Kishės Katolike, pėr tė kuptuar mirė gjithēka kremtojmė.
- Ē’do tė thotė tė vdesėsh me Krishtin, pėr t’u ngjallur sė bashku me Tė?
- Kremtimet e Javės sė madhe vėnė theksin mbi pendimin, mbi pagėzimin: kush beson, kush pendohet pėr mėkatet e veta, e pranon Krishtin, pagėzohet e fiton jetėn e re qė ia jep Jezusi. Ja pse ėshtė e nevojshme tė pėrsėriten premtimet e bėra nė pagėzim. E pastaj , nata e Pashkėve ėshtė nata mė solemne, mė solemne nga tė gjitha netėt festive, me marrjen e sakramentit tė pagėzimit pėr tė krishterėt e rinj, me krezmimin e Eukaristinė e Shenjtnueshme.
- Feja e krishterė nuk ėshtė fe qė hymnizon dhimbjen: atėherė, si mund ta pajtojmė dhimbjen e Kryqit me gėzimin e Ringjalljes?
- Nė se vdekja e Jezusit mbi kryq do tė ishte fundi i tė gjithave, feja e krishterė do tė ishte fe e dhimbjes; por Kryqi nuk ėshtė fundi i tė gjithave, sepse Jezusi u ngjall nė tė tretėn ditė, siē pati premtuar e si qe parathėnė nė Besėlidhjen e Vjetėr. Atėhere nga Kryqi buron jeta: ashtu si djalli e gėnjeu njerėzimin pėrmes Adamit. Kryqi i Jezu Krishit ėshtė burim jete. Prandaj ne jemi ndjekės tė Jezusit Shėlbues, Jezusit tė Ngjallur, Jezusit qė jep jetė. E prandaj krishterimi ėshtė fe e jetės, fe e gėzimit nė Krishtin e Ngjallur: ėshtė fe e jetės: jetė e hirit nė kėtė botė, jetė e kundrimit tė Hyjit ashtu si ėshtė, nė botėn qė do tė vijė.