Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Problemi i Mitrovices

    E premte, 7 prill 2006

    ISH-KRYEMINISTRI BAJRAM REXHEPI SHPALOS PLANIN PER MITROVICEN

    Bul Salihu
    bul.salihu@gazetaexpress.com

    Prishtinė, 6 prill — Ish Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, ka paraqitur, tė enjten, para Grupit Politik, njė plan pėr integrimin e qytetit tė Mitrovicės, i cili vazhdon tė mbetet i ndarė qė nga qershori i vitit 1999. Rexhepi ishte porositur tė pėrgatis njė dokument bazė, mbi tė cilin do tė punohet pėr t'u bėrė qėndrim zyrtar i Delegacionit tė Kosovės nė bisedat pėr Mitrovicėn nė kuadėr tė bisedimeve pėr statusin.

    Ish prefekti i parė i pasluftės nė qytetin e ndarė nga njė urė e hekurt mbi lumin Ibėr thotė se plani i pėrmbahet principeve bazike tė decentralizimit, por merr nė konsiderim edhe shqetėsimet reale qė ka komuniteti serb. E kujton me dhembje ndarjen e qytetit tė tij tė lindjes. Akoma beson tė ketė pasur marrėveshje tė fshehtė, menjėherė pas luftės, qė njė pjesė tė sovranitetit nė veri tė Kosovės ta ketė Serbia. Pėrmend emrin e ish Ministrit tė Jashtėm tė Rusisė Victor Chernomyrdin, por pranon se nuk ka fakte. Kėtė dyshim - pohon ta ketė ndėrtuar duke analizuar rrjedhėn qė e ka pėrcjell qytetin e tij tė lindjes, qė nga paslufta e deri mė tash. Bajram Rexhepi pranon se askush nuk ka bėrė sa duhet pėr bashkimin e kėtij qyteti, as vendorėt e as ndėrkombėtarėt.

    Plani i tij, tė cilin e shpalosė pėr herė tė parė pėr Express, beson se do tė ofrojė njė zgjidhje tė mirė pėr Mitrovicėn. "Rėndėsia kryesore edhe e qytetarėve tė Mitrovicės, ku edhe unė jam i lindur, ėshtė qė tė vendoset siguria e plotė nė gjithė Kosovėn, por nė veēanti nė pjesėn veriore, qė tė sundojė rendi dhe ligji, qė realisht nuk sundon tash, qė tė ketė lėvizje tė lirė tė qytetarėve nė tėrė territorin e Mitrovicės, tė respektohet e drejta e pronės, jo vetėm tė garantohet por edhe tė vendosim vetė se ēka duam. Pra, qė tė kenė tė drejtė qytetarėt qė tė kthehen nė banesat e tyre, nė shtėpitė e tyre, ose qė atyre qė u janė dėmtuar gjatė luftės, t'u ndihmohet nė riparimin e shtėpive. Pra, kjo ėshtė rėndėsia kryesore pėr tė cilėn brengosen qytetarėt e Mitrovicės", ka deklaruar Rexhepi, tė enjten, pėr Express.

    I ngarkuari i Grupit Politik qė tė hartojė planin pėr integrimin e Mitrovicės thotė se qėllimi kryesor i planit ėshtė qė Mitrovica tė jetė qytet i pėrbashkėt dhe i integruar, ku do tė garantohen dhe respektohen tė drejtat e tė gjithė banorėve. Problemi i Mitrovicės pritet tė jetė njė nga temat kryesore tė bisedimeve nė fillim tė muajit maj nė Vjenė. Para mbajtjes sė takimit tė katėrt me radhė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, nė Kosovė pritet tė arrijė njė Delegacion nga Zyra e Kryenegociatorit Martti Ahtisaari, kah fundi i kėtij muaji, pėr tė marrė opinionet nga liderėt dhe qytetarėt pėr problemin e Mitrovicės.

    Bajram Rexhepi thotė se problemi i Mitrovicės gati gjatė gjithė kohės sė pasluftės ėshtė anashkaluar nga faktori vendor, por edhe nga faktori ndėrkombėtar, pėr shkak tė pamundėsisė sė gjetjes sė njė zgjidhjeje tė qėndrueshme "Ka pasur disa iniciativa nė vitin 2003. Ne si Qeverie, nė atė kohė, kemi pėrgatitur njė strategji e cila nuk ėshtė marrė parasysh as nga Parlamenti e as nga institucionet ndėrkombėtare".

    Tri vjet mė pas, Bajram Rexhepit ka hedhur nė letėr parimet themelore pėr zgjidhjen e problemit tė Mitrovicės, tė cilat i ka prezantuar para anėtarėve tė Grupit Politik, tė enjten.

    Rexhepi thotė se Grupi Politik ėshtė pajtuar me qasjen e tij pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Javėn e ardhshme, nė takimin e radhės tė Grupit Politik, ky plan pritet tė diskutohet nė detaje. Fjalėn e fundit do ta ketė Ekipi Negociator, si udhėheqės i procesit tė bisedimeve.

    Ish Kryeministri i Qeverisė sė koalicionit tė gjerė, tė formuar pas zgjedhjeve tė para tė pėrgjithshme, pohon se ekziston njė seriozitet tepėr i madh i KFOR'it, Policisė sė UNIMIK'ut, Grupit tė Kontaktit, pėr vendosjen e sigurisė, tė ligjshmėrisė, lėvizje sė lirė dhe respektimit tė pronės nė kėtė pjesė. "Nėse kėto arrihen, mendojse solucione mund tė gjinden, pėr arsye se edhe qytetarėt serbė tė Mitrovicės janė lodhur nga bandat e ndryshe, nga terrorizimi qė bėjnė strukturat e ndryshme paralele. Edhe ata dėshirojnė tė kenė njė perspektivė".

    Rexhepi mendon se nėpėrmjet investimeve nė projekte multietnike ose ndonjė konference donatorėsh do joshen komunitetet qė t'i ofrohen njėratjetrės, tė punojnė bashkė nė ndėrmarrje tė caktuara. Ish prefekti i parė i Mitrovicės propozon edhe formimin e njė Universitet tė ngjashėm me atė tė Evropės Juglindore nė kėtė qytet, nė tė cilin do tė ofroheshin studime nė gjuhėn angleze pėr integrimet evropiane, administratė publike dhe pėr lloje tė ndryshme tė menaxhmetit, tė cilat nuk ekzistojnė as nė Universitetin e Prishtinės.

    "Mandati im fillestar ka qenė qė ta pėrgatis njė plan, disa principe themelore. Pasi qė u pranua ky plan, atėherė mė vonė mund edhe tė detajizohet. Mendoj se nė kuadėr tė bisedimeve qė bėhen pėr decentralizim, nė fund tė muajit ose nė fillim tė muajit tė ardhshėm, do tė bisedohet nė mėnyrė specifike edhe pėr Mitrovicėn. Ndoshta do tė ketė njė viztė tė ndonjė delegacioni tė caktuar nga Kryenegociatori pėr tė parė opinionet tona. E ne duhet tė bėjmė njė ofertė serioze".

    Shtatėvjetori i hyrjes sė forcave paqeruajtėse tė NATO's, qė nė Kosovė kėsaj rradhe pothuajse ėshtė harruar fare nga institucionet, ka shėnuar edhe pėrvjetorin e shtatė tė ndarjes nė dysh tė kėtij qyteti. Para shtatė vjetėsh qyteti ka qenė i bashkuar. Qytetarėt shqiptarė kanė pėrjetuar bombardimet e NATO's nė banesat e tyre nė veri, ndėrsa serbėt nė jug. Shtatė vjet pas, qyteti i Mitrovicės ka marrė dy prapashtesa qė po vazhdojnė t'i bartin mbi supet e tyre banorėt e katandisur nga varfėria dhe papunėsia. Veriu dhe Jugu, tė ndarė nga njė urė e hekurt mbi lumin Ibėr, shėnojnė dėshtimin mė tė madh nė Kosovėn e pasluftės.

    Askush nuk mund tė krenohet me gjendjen nė qytetin qė nė vitin 1986 i kishte krijuar Kosovės 19 mijė vende tė punės nė industrinė e tij. Tani, gjithė ajo industri qė ka prodhuar ky vend pėr Kosovėn ėshtė tkurrur nė 1.300. Bajram Rexhepi pėrshkruan me dhimbje ndarjen e qytetit tė minatorėve. "Ishte njė moment i dhimbshėm. Deri atėherė Mitrovica ishte njė qytet i integruar, i pėrbashkėt. Personalisht kam kaluar shumė kohė nė pjesėn veriore, sepse ka qenė pjesa mė e urbanizuar e qytetit. Tani edhe ajo pjesė duket e zbrazėt dhe pa perspektivė, ku terrorizojnė njerėz tė ndryshėm tė krimit. Edhe vetė qytetarėt serbė janė lodhur nga kjo gjendje. Prandaj, duhet t'i kthehet perspektiva qytetit tė Mitrovicės. Ne duhet tė kemi nė konsideratė edhe shqetėsimet reale tė komunitetit serb dhe tė gjejmė njė zgjidhje funksionale, ku pėr interesa tė gjithė qytetit tė Mitrovicės do tė vendosė njė Bord Ekzekutiv me ndihmėn e ndėrkombėtarėve sa i pėrket sigurisė dhe sundimt tė ligjit", propozon Rexhepi.

    Nėnkryetari i PDK'sė thotė nė vazhdim se ekzistojnė interesa specifike tė njerėzve me ide ekstreme, qė manipulohen nga struktura tė caktuara nga Beogradi, pėr ta mbajtur peng veriun e Kosovės. "Gjithnjė me letrėn e Mitrovicės kanė tentuar qė ēėshtja e statusit tė kushtėzohet. Prandaj edhe kanė luajtur gjithė me atė letėr, edhe pse tani dihet se ekzistojnė principe shumė tė qarta ato tė Grupit tė Kontaktit se nuk ka ndarje tė Kosovės. Ekziston njė formė latente e njė rreziku tė tillė dhe ne duhet ta bėjmė ofetėn serioze qė tė mos japim asnjė arsye pėr ndarje tė Kosovės por pėrkundrazi tė jemi dorėshlirė nė tė drejtat e komuniteteve".

    Bajram Rexhepit, qė konsiderohet si njė nga njohėsit mė tė mirė tė kėtij problemi, i rri nė kokė tash e shtatė vjet njė dyshim pėr ekzistimin e njė marrėveshjeje tė fshehtė qė Serbia tė ushtrojė sovranitetin e saj nė veriun e Kosovės. Por, pranon se asnjėherė nuk ka pasur nė dorė njė plan tė tillė. "Por meqė jam nė rrjedha prej fillimit, ndoshta ka pasur ndonjė marrėveshje tė fshehur, qoftė nė atė kohė kur ka qenė Chernomyrdin, ose mė vonė. Ka pasur mundėsi qė tė jenė pajtuar qė derisa tė krijohen kushtet pėr kthimin e serbėve nė pjesė tė tjera tė Kosovės, ta ketė njė gjysmė sovraniteti Serbia nė pjesėn veriore. Unė jam shumė i bindur se ndoshta diku ekziston ky plan, por mua asnjėherė nuk mė ka rėnė nė dorė, pėr shkak se ashtu ėshtė sjellur edhe faktori ndėrkombėtar". Aludon nė ndonjė marrėveshje te brendshme e cila nuk ka dalė asnjėherė nė opinion. Dyshimin e tij nuk e bazon nė fakte, por nė rrjedhėn e proceseve qė kanė pėrcjell Mitrovicėn "Po e bėj njė konkludim logjik pa tė dhėna tė sakta. Askush nuk mund tė mė bind nė tė kundėrten se nuk ka pasur njė plan tė tillė. Rrjedha si ka shkuar tė ēon nė pėrfundim se ka mundur tė ekzistoje ndonjė marrėveshje e tillė".

    Esenca e planit tė tij ėshtė njė Mitrovicė e integruar. Mbetet tė shihet nėse pas
    bisedimeve nė Vjenė ideja pėr integrim do tė ngadhėnjejė, apo ajo pėr formalizim tė ndarjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 07-04-2006 mė 22:58
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Jo "dėrzhavė" nė shtet

    Shkėlzen Maliqi
    shkelzen.maliqi@gazetaexpress.com


    Zyra e Ahtisarit nė Vjenė paralajmėron se njėri prej kompromiseve nė negociatat shqiptaro-serbe do tė jetė ndarja e Mitrovicės nė dy komuna mbi bazat etnike. Kjo ēon nė legalizimin e gjendjes aktuale. Prej pėrfundimit tė luftės e deri mė sot veriu i Mitrovicės edhe ashtu ka qenė mė shumė se komunė nė vete. Ka qenė madje edhe "dėrzhavė nė vete" me ato rojet e urės dhe strukturat e pushtetit dhe tė shėrbimeve publike qė nė fillim hapur e pastaj nė format kinse tė maskuara, e bėnin veriun faktikisht pjesė tė Serbisė, jo tė Kosovės. Dhe nėse tani ndėrkombėtarėt po kėrkojnė qė kjo gjendje tė legalizohet, qė serbėt tė kanė njė komunė nė vete ku shumica dėrmuese do tė jetė serbe, a do tė thotė kjo se veriu i qytetit do tė ndahet jo vetėm nga pjesa jugore shqiptare, por edhe faktikisht - nga Kosova?

    Disa forca nė Kosovė qė nga fillimi kanė alarmuar gjendjen nė Mitrovicė, duke parashikuar se po pėrgatitet dredhia dhe copėtimi i Kosovės. Kėto forca legalizimin e komunės serbe mund ta shfrytėzojnė pėr inicimin e reagimeve mė tė ashpra kundėr ndarjes dhe pėr rrėmihje nė opinion tė autoritetit tė delegacionit negociator tė Kosovės.

    Qeveria e Kosovės nga kėto forca edhe ashtu shikohet si e paaftė dhe e korruptuar (pėr ēka pjesėrisht edhe mund tė kenė tė drejtė), dhe tani mund tė pritet kanonada e akuzave edhe mė tė ashpra: "A ju kemi thėnė me kohė se do tė tradhtojnė nė Mitrovicė!"

    Vėrtet, ēfarė mund tė janė pasojat e kėtij propozimi qė ėshtė formuluar nė Vjenė, por qė duhet ta ketė myhyrin e zyrave mė tė mėdha tė diplomacisė ndėrkombėtare. A nuk na ka thėnė qė para njė viti Nikolas Bėrnsi se duhet tė pėrgatitemi pėr kompromisin historik. Dhe tani, nė dy muajt e fundit, jo vetėm zyra e Ahtisarit, por edhe kancelaritė mė me ndikim, e prinė nė kėtė Britania e Madhe, po thonė, nga njėra anė, qė pėr Kosovėn praktikisht nuk ka status tjetėr pos pavarėsimit, kjo si njė lloj shok terapie pėr serbėt e Kosovės dhe Beogradin zyrtar, dhe nga ana tjetėr, tani edhe shqiptarėve po kėshtu si pjesė e shok terapisė, po dėrgohet haberi pėr ndarjen e Mitrovicės.

    A ėshtė ky pazari dhe kompromisi i madh - ndarja e Mitrovicės dhe decentralizmi i pushtetit, si kompensim pėr pavarėsinė e Kosovės?

    Kuptohet, kjo ėshtė njė formulė e thjeshtėzuar. Si matematikė nuk tingėllon edhe aq keq. Por, nė realitet, mund t'i dalin njėqind bishta dhe komplikime. Komplikimi mė i madh do tė ishte vėrtet nėse nė veri heshturazi do tė legalizohej "dėrzhava" e Serbisė dhe urat mbi Ibėr do tė shndėrroheshin nė kalime ndėrkufitare mes njė shteti dhe njė tė themi si skeptikėt, gjysmėshteti. Kėta skeptikėt me gjithė ndjellakeqit, ndoshta edhe kanė drejtė kur thonė se kompromisi i propozuar me ndarjen e Mitrovicės nuk ka si tė dalė i mbarė. Por, nė kėtė moment tė parė, mė duket se nuk ka shumė arsye qė tė nxehemi dhe ta marrim kėtė ēėshtje me nxitim.

    Para sė gjithash, lypset tė kemi, edhe delegacioni negociator edhe opinioni, njė qasje mė holistike, ēka do tė thotė, tė kemi parasysh tėrėsinė e zgjidhjes. Nėse ndalemi nė detalet, sidomos ato qė duken tė dėmshme dhe edhe tė dhimbshme, mund tė ngatėrrohemi dhe ta humbim fijen e zgjidhjes sė lėmshit, ēka do tė na ēoj nė humbje tė kohės dhe energjisė. Pėr Kosovėn sot nuk ėshtė me rėndėsi jetike zgjidhja e statusit, por edhe qė kjo tė ndodh sa mė shpejtė. Ēdo muaj vonese do tė na kushtojė shtrenjtė, jo mė vitet, nė marrjen e timonit, fillimin e ndėrtimit tė njė sistemi funksional dhe tė ndėrgjegjshėm, pėr zgjidhjen e problemeve tė grumbulluara ekonomike, sociale e tė tjera, qė nė mėnyrė galopante kėrcėnojnė ardhmėrinė e Kosovės.

    Por, ti kthehemi konkretisht sfidės sė ndarjes sė Mitrovicės. Nėse kjo sot shikohet si njė ēėshtje e ndarė, sigurisht se duket si njė zgjidhje qė do tė mund tė mbetej si kėrcėnim i pėrhershėm pėr stabilitetin e Kosovės. Nėse pėrtej urės vėrtet do tė mbetet "dėrzhava" serbe, do tė kemi njė gjendje anomalike. Por, mendoj dhe shpresoj se kėtė zgjidhje duhet shikuar tė ndėrlidhur me parimet tjera tė zyrės sė Ahtisarit, qė komunave nė Kosovė, atyre tė vjetra dhe tė rejave qė do tė formohen, u jep disa tė drejta dhe pushtet tė decentralizuar, por jo ato tė dėrzhavės, madje as tė autonomisė, nė kuptimin se komunat serbe, ose ndonjė bashkėsi komunash serbe me veriun e Kosovės si kryeqytet tė kėsaj njėsie administrative serbe, do tė kishin tė drejtat e autonomisė politike tė territorializuar dhe sfiduese potenciale tė tėrėsisė dhe funksionalitetit tė shtetit tė Kosovės.

    Sado qė kompetencat e komunave, edhe ato me pėrbėrje etnike jo shqiptare, do tė janė tė avancuara nė disa fusha, kėto megjithatė nuk duhet tė ekzagjerohen dhe tė kuptohen si funksione tė dėrzhavės. Funksionaliteti i ēdo zgjidhjeje pėr Kosovėn, pėr decentralizim, pėr Mitrovicėn, madje edhe pėr statusin e Kosovės si shtet i pavarur, duhet tė shikohet nė tėrėsi si pjesė e ndėrvarur me zgjidhjet tjera. Ne sot nuk e kemi ende idenė e plotė tė kėsaj tėrėsie. Shohim copat e mozaiku, por jo si do tė duket ai kur tė pėrfundohet.

    Cilat do tė janė kompetencat e komunave, cilat e shtetit qendror, dhe ēfarė do tė jetė roli i faktorit ndėrkombėtarė nė fazat kalimtare. A do tė jetė Mitrovica nė tė vėrtetė si Mostari nė Hercegovinė, qė edhe atje urat ndajnė dhe jo bashkojnė qytetin? Njė element tjetėr qė ndjell frikė dhe mosbesim ėshtė kushtėzimi i vizioneve dhe qėndrimeve tona nga pėrvojat e sė kaluarės, jo nga ideja se kėto zgjidhje qė po vijnė, nuk do tė janė ato tė dikurshme. Komuna serbe nė veri tė Mitrovicės nuk do tė jetė si SAO-tė e dikurshme qė pastaj u bėnin "dėrzhava". Tė paktėn nuk do tė duhej tė ishte kėshtu. Por edhe ne kosovarėt duhet tė fillojmė tė mendojmė ndryshe pėr funksionalitetin e shtetit tė ardhshėm, nėse aty do tė duhej tė kishte vend pėr njė brez tė rinj serbėsh, me tė gjitha tė drejtat politike dhe kulturore, edhe me universitetin e tyre, por si pjesė e Kosovės dhe nė njė tė ardhme mė tė vonshme, si urė ndėrlidhėse me shtetin fqinj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 07-04-2006 mė 23:03
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mitrovica, spastrimi etnik i popullsisė Shqiptare
    Nga flory80 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 15:30
  3. Problemi i Mitrovices
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 04:16
  4. Ligjerohet ndarja e Mitrovices
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2003, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •