Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Virgjil Muci(poezi)

    * * *


    Optimizmi

    ishte i dashuri im i parė.

    Bėmė dashuri,

    por shpirti i zhvirgjėruar,

    mbeti beronjė.

    Fara,

    ishte sterile.


    ...


    Trishtimi

    ishte i dashuri i fundit.

    Bėmė dashuri.

    Shpirti u mbars,

    e polli Vetminė.

    shtator '93




    * * *


    Fallusi- direku

    i anijes pa flamur.

    Erėrat e marra tė fantazisė

    e degdisin detrave tė epsheve.

    shtator ' 93





    * * *


    Bie dėborė,

    Dhe unė pėr herė tė parė,

    Arrij tė shoh se,

    Ē' ngjyrė paskan petalet e,

    TRISHTIMIT.

    shkurt '93





    * * *


    Nata- shurrė e ngjyrosur

    Qė i rrjedh shalėve

    Kohės sė pėrdhunuar

    nėntor ' 92



    * * *


    Ai trokiti nė derėn e nevojtores

    dhe thirri:

    "Eja shpejt. Revulucioni filloi."

    "Vafsh nė djall," ja ktheva

    "Lermė tė shijoj nė paqe,

    aktin e mrekullueshėm tė jashtėqitjes."


    Dola nga nevojtorja

    dhe harrova ta lėshoj ujin.


    Qyteti qelbej nga tė pėgėrat.

    mars ' 94






    * * *


    Ēarls Bukovskit
    Ditėn e vdekjes
    9 mars 1994


    Njė monument

    Njerėzimit i lipset

    vetėm

    njė monument.

    Le t' i marrim

    t' i shkrijmė

    shtatoret

    e mbretėrve,

    gjeneralėve,

    shkrimtarėve,

    filozofėve,

    diktatorėve

    e gjithė psikopatėve

    e idhujve tė rremė

    dhe me bronxin e tyre

    t' iu ngrejmė

    njė monument

    PROSTITUTAVE.






    * * *


    Rri shtrirė nė kokėrr tė shpinės

    Dhe sytė i mbaj nga tavani.

    Nė qoshk njė pezhishkė.

    Njė mizė ka ngecur keqazi

    Nė dantellėn e saj.

    gusht ' 93

    Nė pezhishkėn e kotėsisė sime

    Kam ngecur e rri pezull

    Dhe pres Mortjen

    Qė ēapitet me hapa tė ngadaltė.

    gusht ' 93





    * * *


    Vrava veten

    rashė nė gjumė

    kur u zgjova

    vdekja qe larguar

    u ngrita

    u vesha

    dola nė rrugė

    i propozova

    femrės sė parė

    qė takova

    nuk mė pranoi

    hyra nė bar

    piva dhe u deha

    u ktheva nė shtėpi

    vdekja

    mė priste buzgaz

    nė duar

    mbante lule tė bardha

    pa aromė

    artificiale

    ramė nė shtrat

    u shkėrdhyem


    ...

  2. #2
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Fatos T. Lubonja: Vėshtrim lidhur me poezinė e Muēit





    Botuar nė revistėn pėr kulturė
    Pėrpjekja, Nr.4



    Kėto poezi tė Virgjil Muēit mė transmetuan njė ndjenjė tė veēantė qė, duke u rrekur ta pėrthekoj, gjeta se vjen nga njė pėrzierje origjinale e revoltės me trishtimin. Revolta ndaj njė shoqėrie frustuese shndėrrohet befas nė trishtim- arrin nė pafuqi- dhe prap kthehet nė revoltė, pa mundur tė kuptosh se ku fillon njėra dhe ku mbaron tjetra. Kjo lojė ndjenjash ėshtė shprehur kryesisht me metaforat e marra nga gjuha erotike- pasi liria mė sė pari ėshtė dashuri dhe frustrimi ėshtė pengesė dashurie. Autori e shpreh revoltėn e tij nėpėrmjet glorifikimeve paradoksale, nėpėrmjet pėrdorimit tė atyre fjalėve "banale" qė nuk i pranon faqet "e bardha" tė shtypit... por edhe ndėrmjet delikatesės sė trishtimit qė e kaplon.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    56
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me pelqyen poezite e Virgjil Mucit sepse kane nje stil te vecante.
    Thjesht doja te thoja se une e kam njohur personalisht Xhilin. Me ka mbajtur ne krahe kur kam qene e vogel.
    Libri i tij per femije "Rojtari i Pyllit" eshte shume i lezetshem. Nuk e di nese dikush mundet te postoje nje nga perrallat qe perfshihen aty.
    pershendetje
    Jola

  4. #4
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Vertet poezit e Virgjil Mucit kane nje stil te vecante dhe jane interesante , por proza e tij me pelqen me shume. Kam lexuar nje liber te tij ku tregon historin e nje cifti vite me pare .Nuk me kujtohet titulli (nuk e di nese I kujtohet ndonjerit) por me ka mbetur ne mendje nje fraze per dashurin. Pak a shume nje ide e till : Dashuria te ngre peshe dhe te ben te fluturosh por shume shpejte ashtu si cdo gje tjeter dhe ajo I nenshtrohet ligjeve te gravitetit dhe te ul perseri ne toke

Tema tė Ngjashme

  1. Virgjil Muēi - Na ishte njė herė njė botė me pėrralla!
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 18:17
  2. Gjeneralmajor Sylejman Selimi merr drejtimin e TMK-sė
    Nga deqanas nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 23:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •