Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Të rinjtë, ujqër të vetmuar!

    Indiferentë, më të lirë, por të pasigurt e të mbytur nga problemet e personalitetit. Psikologu: Një brez në dilemë

    Të rinjtë, ujqër të vetmuar

    Sipas studimeve më të fundit, mosha e krizave, tani deri në 34 vjeç

    Belina Budini

    Të pasigurt, më të lirë, por të vetëdijshëm për gjendjen ku ndodhen. Jetojnë të tashmen, larg politikës, por u kundërvihen vlerave tradicionale. Të rinjtë, sipas një raporti studimor, të botuar në revistën "Espresso", për gjeneratën rinore, rezultojnë të tillë. Sipas këtij raporti, mosha limit e të rinjve në krizë shkon deri në 34 vjeç, kufiri më i lartë i arritur ndonjëherë. Me sa duket, edhe në Shqipëri, mosha e dilemës kjo është. Psikologu Edmond Dragoti shpjegon veçoritë e këtyre problemeve tek të rinjtë shqiptarë, rrethanat dhe kushtet pse në Shqipëri të rinjtë e kapërcejnë më herët këtë stad. Kjo nuk përjashton faktin se edhe në Shqipëri, të rinjtë (sidomos në zonën metropolitane) bëhen gjithnjë e më tepër ujqër vetmitarë, fitojnë çdo ditë nga një copë liri, gjithnjë me vetëdije të plotë për gjendjen ku ndodhen, i druhen politikës dhe rebelohen ndaj vlerave false të një shoqërie ende konservatore.

    Problemet

    Tradicionalistë ose postmodernë, protagonistë të markatos apo viktima të marketingut, konformistë apo transgresivë, të rinjtë e viteve 2000 duket se mbi të gjitha refuzojnë klishetë. Kategoria sociale dhe ekzistenciale e të rinjve tani është më përfshirëse. Nëse në vitet '80 studimet bazoheshin në kampionë të rinjsh mes moshës 15 dhe 24- vjeçare, në dhjetëvjeçarin e fundit të viteve '90, kufiri i fundit ishte mosha 29- vjeçare. Ndërsa studimet më të fundit e ngrenë moshën e fundme në 34 vjeç. "Ngritja e moshës bëhet domosdoshmëri për të observuar në kuota statistikisht domethënëse ndryshimet", - shpjegojnë specialistët. Konkluzioni i këtij studimi është i padyshimtë: "Të rinjtë e shekullit të ri janë pjellë e kohës ku jetojnë, një gjeneratë indiferente". Indiferentë? Mbiemri duket i përshtatshëm për një sfond politik.

    Të rinjtë, me sa duket, i largohen gjithnjë e më tepër politikës. (Kjo bëhet e qartë edhe nga statistikat e proceseve elektorale, ku të rinjtë dhe një pjesë e popullsisë në përgjithësi shfaqen gjithnjë e më tepër apatikë). Imazhi i të rinjve sot mund të jetë ai i një çunaku që përpunohet mes instrumentesh teknologjike dhe konsumizmit ultramodern, që e ka shndërruar dhomëzën e vet në një hapësirë informazioni të pazakontë, eksplorator i WEB-it dhe manipulues i programeve kompjuterike. Apo mos ndoshta ky është thjesht imazhi që mediat parapëlqejnë t'u japin të rinjve? Një gjë duket e sigurt sipas studiuesve, që të rinjtë e sotëm po rriten në një realitet social dhe ekonomik ku ndryshimet dhe fleksibiliteti janë në rend të ditës. Kjo është edhe kërkesa e të rriturve për të qenë të gatshëm të modifikohen, të ndryshojnë punë dhe përvoja, pa kaluar trauma.

    Por gjithë kjo duket se bëhet shkas për kriza pasigurie, të cilat përfshijnë të gjitha klasat sociale, pa përjashtim. "Të jetosh në një botë që ekzalton paqëndrueshmërinë dhe mungesën e vijimësisë, jo vetëm në punë, por edhe në dashuri, kjo do të thotë që individët të sforcohen për të reflektuar se si duhet të përballojnë kushtet e të jetuarit, ku dimensioni themelor i përditshëm është rreziku", - shpjegojnë specialistët. Kështu shfaqet kriza tek të rinjtë, sidmos tek vajzat, një e treta e të cilave ndihen të përshkruara nga emocione shqetësuese, ato do të dëshironin të kishin më tepër aftësi për të vendosur dhe shqetësohen shumë më tepër se meshkujt për aspektin fizik, për arsye të një stereotipi që i ndërvar vlerat e tyre në skenën sociale nga tërheqja fizike, stereotip ky që mbizotëron prej kohësh.

    Kjo është karakteristike sidomos për moshën nga 18 në 20- vjeçare. Jo vetëm adoleshentët dhe vajzat provojnë ankth, shqetësim dhe ndjesi konfuze, trishtimi dhe frike. Ndër të rriturit, një në pesë shpesh ndihet i trishtuar dhe ka frikë nga kritikat."Por ajo që të rinjtë e shohin sot si të pamundur është vlera e planifikimit racional për një kohë të gjatë",- shpjegojnë studiuesit. "Ata duket se kanë bërë të tyrin stilin e të sjellurit gjithnjë e më fëminor, i vënë objektivat kur pamjet i kanë fare afër, nuk planifikojnë një ardhme të largët por të afërt", - thonë specialistët.

    Shpjegimet

    Duket se ndjesia e vetëkontrollit të plotë mbi veten zhvillohet me pjekurinë. Gjithsesi, ajo që duhet përballuar, mbetet vetmia. Pasiguria shoqëron vetminë, si dimension i qartë i jetës rinore. Pasiguri për të marrë përipër përgjegjësi, për të dalë nga familja e parë, për të krijuar një të dytë. Kështu shpjegohet edhe tendenca gjithnjë e në rritje e frekuentimeve të mënyrave të të jeturait orientale, si joga, zen-i dhe sporte të tjera shpirtërore.
    Në përgjithësi, të rinjtë (55% e tyre) ndajnë mendimin se çdo gjë që i rrethon, njerëz, kafshë e bimë kanë një shpirt dhe 20% e tyre besojnë në ringjalljen pas vdekjes. Nga ana tjetër, normat rinore nuk përputhen gjithnjë me normat sociale. Kështu të rinjtë priren më shumë për të pirë duhan, për të abuzuar me alkoolin e madje drogën, për të eksperimentuar seksualisht, duke besuar se kështu fitojnë më shumë liri. Në çdo rast, kriteri referimi bëhet liria individuale, që kërkohet gjithkund prej tyre. Të pasigurt, më të lirë, ttë ndërgjegjshëm për situatën, të rinjtë kanë krijuar kodin e tyre moral.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Flet psikologu Edmond Dragoti: "Të rinjtë shqiptarë e arrijnë më shpejt se ata të huaj pjekurinë sociale"

    Rinia, mosha e dilemave

    I duken interesante shifrat e studimit më të fundit, botuar nga revista italiane 'Espresso", por thotë se realiteti shqiptar shfaqet me disa ndryshime nga ai i të rinjve në vende të tjera. "Të rinjtë tek ne piqen më shpejt, sepse atyre u duhet të përballojnë shumë shpejt probleme të mprehta ekonomike e sociale.

    Mosha kur arrihet kjo pjekuri e të rinjve në Shqipëri nuk i kalon të 20-at", - shpjegon psikologu, Edmond Dragoti. Ai sqaron se periudha e adoleshentëve njihet tashmë si periudha e vetmisë dhe e dëshpërimit. Adoleshenti kërkon të realizojë vetveten, por është në mes të udhës. Duan të quhen të pjekur e nuk e përballojnë dot peridhën e kapërcimit të menjëhershëm". Sipas psikologut, të rinjtë në Shqipëri kanë si veçori se përballen shumë herët me probleme konkrete. Nëse të huajt i kalojnë thuajse pa i cikur fare probleme të tilla, shqiptarët duhet të nisin çdo gjë nga e para, t'i bëjnë të gjitha me duart e tyre duke qenë se vijnë nga familje të varfra prej të cilave nuk marrin mbështetje të madhe. "Por, në përgjithësi, i riu nuk kënaqet me ato që arrin. Është një brez i rebeluar".

    Për të arritur lirinë individuale duhet arritur së pari pjekuria sociale, por kjo realizohet edhe nga përvojat në punë. Shihen njerëz më pak të interesuar për të zhvilluar vetveten, por gjithçka sipas psikologut varet nga kombësia, shtrirja gjeografike, mendësia dhe kushtet psikologjike, sociale e historike. Dragoti mendon se aplikimet e gjimnastikave shpirtërore, si yoga e ZEN janë mënyra që po dështojnë, megjithëse shihen si mënjanuese të stresit e të problemeve të rutinës së përditshme. Sfida e të rinjve është përballimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre në mënyrë sa më racionale, duke lënë mënjanë dëshpërimin e pesimizmin. Por, sipas psikologut, gjithçka fitohet me moshë , pjekuri e përvojë. Por ndonjëherë edhe në moshë të rritur njeriu nuk vihet në paqe të plotë me veten. Mosha e dilemës duket se zgjat tepër.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Nëse të huajt i kalojnë thuajse pa i cikur fare probleme të tilla, shqiptarët duhet të nisin çdo gjë nga e para, t'i bëjnë të gjitha me duart e tyre duke qenë se vijnë nga familje të varfra prej të cilave nuk marrin mbështetje të madhe
    ]Po i ben te gjith te huajt te pasur ai kshu?
    Nejse kenaqsia aty eshte kur ke haritur dicka me duart e tua. Ne te rinjt (sidomos jasht Shqiperis) e kemi mundesin te harim dicka me shume nga ca hariten prindrit tan...kjo ska pse te na trembi apo te na stresoj thjesht duhet te shfrytezojm mundesirat.

Tema të Ngjashme

  1. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  2. Të rinjtë kur preokupohen!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 23:22
  3. Të rinjtë braktisin librat...
    Nga Davius në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 13:56
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Internet ne natyre per te rinjte kryeqytetas
    Nga Asriana në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •