Po sjell mes jush disa kuriozitete.
1930 - Gjate lojes se zhvilluar ndermjet Uruguait dhe Rumanise ne 21 Korrik, perpara se Anselmo te shenonte golin e trete per vendasit, gjeja e cuditshme ishte se mjeket e skuadres se Uruguait ishin akoma ne fushe duke ndihmuar nje lojtar. Asnje nuk kundershtoi golin.
1934 – Ne Itali cdo gje ishte gati per debutimin e vendasve kunder skuadres se dobet te Amerikes. Tabela ne fund te lojes lexonte 7-1 per skuadren italiane. Sidoqofte, te gjithe golat u shenuan nga italiane sepse goli per amerikanet u shenua nga Aldo Donelli, nje emigrant italian i lindur ne New York.
1938 – Ne France, gjate ndeshjes midis Brazilit dhe Polonise ra shume shi. I lodhur dhe i bezdisur nga balta, Leonidas hoqi kepucet per te lehtesuar trupin dhe ia hodhi trajnerit te vet. Braziliani deshironte te luante zbathur por arbitri nuk e lejoi. Pas pak minutash, Leonides i humbet nje kepuce ne balte ne mes te zones kundershtare, dhe zbathur shenon nje gol te mrekullueshem. Ne ditet e sotme nje aksion i tille nuk do te quhej i vlefshem.
1958 – Ne Suedi, nje burre i vogel zezak ne moshe 17 vjecare luajti ne menyre magjike duke mbledhur mijera tifoze ne stadiumet suedeze. Emri i tij ishte Edson Arantes do Nascimiento: Pele
1962 – Duke mos patur parasysh fitoren braziliane, Kupa e Botes e vitit 1962 ishte shume e vaket dhe mblodhi ekipe te dobeta. Shume incidente ndodhen ne lojera te ndryshme midis lojtareve. Kaq shume, sa pas tre diteve kishte 34 lojtare te demtuar dhe ne diten e katerte numri u rrit ne 50. Nje shume prej tre kembesh te thyera, nje hunde te thyer dhe nje mesi te thyer ishin disa nga demtimet me te medha.
Krijoni Kontakt