Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 13 prej 13
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Thumbs up At Gjergj Fishta

    GJERGJ FISHTA
    (1871-1940)




    Mjaft deshmi shkrimore kane pohuar origjinen e Fishtes nga Mirdita, ndersa deshmite gojore te qojne tek “kulla” e te pareve te tij ne Domgjon te Fanit te Mirdites. Familja e tij ishte shperngulur ne Zadrime ashtu si mjaft familje mirditase asokohe. Femijeria e poetit qe fshihte brenda gjeniun e ardhshem u perkund duke u mekuar me folklorin karakteristik te Mirdites. Si te mos mrekullohej shpirti i tij nga ajo materie e ēuditshme qe rreshqiste mbi telat e lahutes e te ēiftelise, here ne trajten e lirikes elegjiake, here ne formen e satires origjinale? Por nuk do te ishin vetem origjina, femijeria apo folklori qe do t'a shpinte poetin e madh vazhdimisht te vendlindja e te pareve te tij, te Mirdita krenare.
    Thuajse menjehere pas perfundimit te arsimit te larte, aty nga viti 1893, Gjergj Fishta do te caktohej famullitar ne Gomsiqe, ku do t'u printe punimeve per ndertimin e nje pjese te kishes. Aty fillojne lidhja, miqesia, bashkepunimi me Abatin e Mirdites Prend Doēi, i cili qe nder te paret qe parandjeu tek Fishta poetin e madh te kombit. Dihet nxitja qe ai i beri Fishtes te vazhdonte te shkruarit e Lahutes, duke kenduar si nje rapsod homerian i maleve shqiptare.

    Si e percjellin studiuesit koheqendrimin e Fishtes ne Gomsiqe te Mirdites?Karl Gurakuqi shkruan se “Fishta ne Gomsiqe te Mirdites ne perpjekje te perditshme me popullin e maleve, gurre e paster gjuhe dhe jete shqiptare, nxori ato visare te ēmueshme frazeologjike, gojedhenash, dokesh, kanuni, mendesie dhe natyre arbnore, qe me aq mjeshteri e natyrsi dijti t'i gershetonte nder veprat e ndryshme te veta e sidomos ne kryevepren “Lahuta e Malesise”.
    Namik Resuli shton se “koheqendrimi i Fishtes ne Mirdite, ne nje nga krahinat me konservatore te Shqiperise, ku tabiatet dhe doket ishin njesh, qe nje faktor percaktues ne formimin e poetit te ardhshem, ngaqe tashme ai qe ne lidhje te drejteperdrejte me kulturen e Malesise, e vetmja ndoshta Mirdita, qe kishte mbetur e pacenuar dhe rrezatonte karakteristikat me thelbesore te malesoreve shqiptare ne gjendjen e tyre natyrore… vlera qe pati qendrimi i Fishtes ne Mirdite shihet qarte ne kryevepren e tij “Lahuta e Malesise” .
    Edhe Engjell Sedaj pohon se “qendrimi ne keto krahina te veriut, ne fillim si famullitar i ri ne Gomsiqe, do te jete nje faktor vendimtar ne pergatitjen e poetit te ardhshem, ne njohjen me te drejteperdrejte te kenges popullore, te lahutarit shqiptar”.

    Pal Dukagjini veren se “kontakti i perditshem i Fishtes me mirditasit, e shtyni famullitarin ta kundronte shqiptarin ma per se afermi… ai si psikolog i vertete depertoi ne shpirtin fisnik te fshatarit. Aty, syni i tij i mprehte pau e lexoi, me nje pelhure te endun ne vege ilirase, se bujaria, ndera, besnikeria, trimnia, urtia, zotnimi i vetes, squetsia e deri krenaria e fisit, ashtu porsi drejtesia kanunore, ndonjehere e vrazhde kryqezoheshin e laracoheshin me vuajtje, vorfni e pashkollim…” Per me shume info kliko KETU

    VEPRAT
    Veprat epike: Lahuta e Malsise, Mois Golemi i Dibres e Deli Cena
    Veprat satirike: Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit e Taralloqja e Ballkanit
    Veprat lirike: Mrizi i zanavet, Vallja e Parrizit e Pika veset
    Veprat dramatike: Shen Franēesku i Asizit, Shen Luigji Gonzaga, Barite e Betlemit, Juda Makabe, Odisea, Shqyptari i gjytetnuem,
    Shqyptarja e gjytetnueme, Ifigenija n'aulli, Jerina ase Mretnesha e lulevet
    Vepra te tjera: Parathania e Kanunit

    (Materiali eshte pjese e botimit studimor "Toka e Katedraleve" me autor Ndue Dedaj)

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    At Gjergj Fishta (1871‑1940) njė ungjill i ngrohtė atdhedashurie


    "Shqipnia pat nji fat t' madh e t'jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veēse mbas qindra vjetsh tė nji jete letrare, pat tė madhin, tė naltuemin pėrmbi t'gjith, atė, qi u pshtet nė popull t'vetin e n' gjuhen e tij e qi me vjersha t'veta ndezi flak zemrat n'popull, pat zhenin poetike t'At Gjergj Fishtes" (Maksimiliam Lambertz)

    nga Klajd Kapinova


    Njė "curriculum vitae" e shkurtėr e Fishtės
    Mėsohet nga burimet familjare, se kishte lindur pas tre vėllezėrve dhe njė motėr tė cilėn e donte shumė. Nė moshėn 7 vjeēare, nis mėsimet e para tė edukatės nė qytetin e lashtė tė traditės kulturore Shkodėr nė vitin 1878. Dy vjet mė pas, vijon mėsimet e rregullta nė Seminarin e Troshanit (shkollė e klerikėve katolikė). 6 vjet mė vonė shkon pėr tė ndjekur studimet nė Bosnje (nė Kuvendin e Sutiekės), ku, merr dijet e qendrushme nė degėn filozofike, ndėrsa nė Kuvendin e Livnos, mėson me adhurim nė linjėn teologjike.
    Nė njė ndėr ditėt e ftohta tė 25 shkurtit tė vitit 1894, nė kishėn e Troshanit ēon meshėn e parė, duke qenė i veshun me zhgunin e sandalet e zbathura tė shėn Franēeskut tė Asizit. Nė vitet nė vijim, ishte kapelan nė famullinė e Lezhės, mėsimdhėnės e meshtar nė Kolegjin e Troshanit dhe pėr 12 muaj gjendet nė Gomsiqe tė Pukės. Nė bashkėpunim me abatin e Mirditės, imzot Prenk Doēi, i jep jetė tek themelon Shoqninė Letrare dhe Kulturore "Bashkimi", boton artikuj tė rėndėsishėm e tė mprehtė, duke pėrhapur tė vėrtetėn nė njė numėr sa mė tė madh njerėzish. Ishte i pari qė hapi klasat qytetėse, duke futur gjuhėn shqipe nė mėsim, nė kohėn qė ishte emėruar drejtor i shkollės fillore franēeskane. Mė pas ishte kryetar i Komisionit tė Alfabetit tė gjuhės shqipe nė Manastir (1908), si dhe themelon dhe drejton deri sa mbylli sytė revistėn e njohur kulturore‑shkencore "Ylli i Dritės" (Shkodėr, 1913). Ai, hapi Shtypshkronjėn Franēeskane, nga ku nisėn tė dalin rregullisht periodikė tė shtypit katolik dhe kulturorė nė qytetin e Shkodrės. Krijoi lidhje dhe ura bashkėpunimi me tė gjithė albanologėt e njohur evropian asokohe, duke i pasur si bashkėpunėtorė dhe bashkėtrajtues tė shumė temave interesante mbi Shqipėrinė, gjuhėn, visaret e kombit, traditėn, letėrsinė dhe krishtėrimin e hershėm ndėr shqiptarė. Nė bashkėpunim me tė madhin liberator Luigj Gurakuqin (tė cilit i kishte venė nė ambientet e Kuvendin Franēeskan nė Shkodėr njė dhomė pėrsonale nė dispozicion, ku shpesh Gurakuqi strehohej, sa herė qė nga kundėrshtarėt politikė vihej nė rrezik jeta e tij, shėnimi im K.K.), themelon "Komisien letrare" (1916) tė Shkodrės dhe paralelisht me kėtė drejton gazetėn e rėndėsishme "Posta e Shqypnisė".
    Pėrvoja e tij e gjėrė nė zotimin pėr ēėshtje nacionale shqiptare bėri tė mundur qė ai me veshjen e fratit, tė pėrfaqėsojė Atdheun e vet, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku, kryeson delegacionin diplomatik.
    Duke pėrfaqėsuar denjėsisht alternativėn e opozitės, Fishta ishte deputet i Shkodrės dhe zgjidhet nėnkryetar i Parlamentit. Me dorėn e vet, pėruron hapjen e gjimnazit tė njohur "Illyricum" nė Shkodėr, qė pas vdekjes do tė marrė emrin e tij, por komunistėt e suprimojnė menjėherė me rė ardhur dhunshėm nė pushtet. Nė vitin 1924, merr pjesė nė lėvizjet politike tė kohės, duke qenė pėrkrah opozitės noliste dhe mė pas emigron nė Itali.
    Pėr kulturėn e gjerė qė kishte, emėrohet Lektor Jubilar nė Teologji e Filozofi. Mė pas, dy herė ėshtė pėrfaqėsues i delegacionit shqiptar nė Athinė e Stamboll. Pėr 3 vjet me radhė zgjidhet si Provinēial i Urdhėrit Franēeskan nė Shqipėri (ky urdhėr ėshtė ndėr mė tė vjetrat nė vendin tonė, sė bashku me benediktinėt, tė cilėt janė vendosur pėr herė tė parė nė shėk.XII‑XIII, shėnim im K.K.) dhe njė vit para se tė mbyllte sytė ishte akademik i Italisė, njė ndėr titujt mė tė mėdhenj, qė ende se ka fituar asnjė njeri i nacionit tė vet deri mė sot. Pikėrisht pėr kėtė fat dhe nder historiografia komuniste, e anatemoi Fishtėn deri nė pėrbaltje pėr gjysėm shekulli, duke mos thėnė asnjėherė arsyen, se ishte njė atdhetar dhe kundėr shovinizmit pushtues barbar sllav.
    5 ditė pas Krishtlindjeve, mė 30 dhjetor 1940 mbylli sytė, ai, qė i hapi sytė gjithė popullit shqiptar. Fishta varroset nė Shkodėr, mes lotėve dhe pikėllimit tė madh tė bashkėqytetarėve, bashkėluftėtarėve tė idealeve tė senjta tė lirisė dhe demokracisė perėndimore, vėllezėrve tė dashur nė Krishtin e Atdheun. Kur eshtrat e tij, ishin pajtuar me lumninė e pasosur, ndodhi ai akti mė antinjerėzor, kur zvarroset nga regjimi ateist i Enver Hoxhės, ashtu sikurse kishin vepruar turqit me eshtrat e Pjetėr Bogdanit autorit tė "Ēetės sė Profetėve", serbėt me babain e grumbulluesit tė zellshėm e kodifikimit tė "Kanunit tė Lekė Dukagjinit" at Shtjefen Gjeēovit dhe sė fundi pėrsėri komunistėt eshtrat e Dedė Gjo Lulit fatosit trim tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe (mė 6 prill 1911) tė cilat me pėrbuzje i hodhėn nė ujėrat e ftohta tė lumit Drin... Pushtuesit e huaj dhe komunistėt trathtarė me gjak e gjuhė shqiptari, kishin njė emėrues tė pėrbashkėt: tė shkatėrronin sa mė themel, ēdo vlerė dhe figurė tė ndritur tė trojeve amtare shqiptare.
    6 vjet pas vendosjes sė demokracisė, pėr vlerat e sė cilės ai punoi e jetoi gjithnjė, mė 28 dhjetor 1996, pas 56 vjetėsh rivarroset me njė cerėmoni, ku, merr pjesė gjithė hierarkia e klerit katolik, duke i bėrė edhe njė herė nderim relikeve tė rigjetura tė eshtarave tė tij. Para atyre pak eshtrave qė Zoti deshti t'i ruante, u bėnė nderime e humazhe nė qendėr tė kishės franēeskane dhe filloi puna pėr tė ribotuar serinė e veprave tė tij...

    Pa Fishtėn historia e letrave shqipe do tė ishte e mangėt
    Esencialisht, pėr tė gjithė franēeskanėt e pėrvujtur, Fishta, ishte njė intelektual dhe klerik i madh. Njė njeri me vizione tė kjarta. Vepra e tij u bė burim frymėzimi dhe dashurie pėr Fe e Atdhe dhe pėrparim, ēka nė mendjen e Fishtės, ato jetonin nė njė unitet, duke e ngritur gjeniun nė nivele tė reja cilėsore, qė i kanė qendruar kohės edhe sot.
    Vlerėsime pozitive kishte vazhdimisht sipas kėndvėshtrimeve tė ndryshme, pėr Fishtėn e letrat shqipe, si njohės i kthjellėt i tėrėsisė sė kulturės sė tabanit tė lashtė autentik dhe pėrtej tij. Opinione pozitive kanė shprehur pėrmes pendės dhe mendjes nė kohė dhe nė rrethana tė ndryshme shumė intelektualė tė shquar, albanologė evropianė ashtu dhe bashkėatdhetarėt e tij nė Veri dhe Jug tė Shqipėrisė, shkrimtarė dhe studiues tė kulturės shqiptare asokohe dhe sot.
    Kėshtu Karl Shtainmes e krahason Fishtėn me Gėten e Shilerin, ndėrsa francezėt e thėrrasin "Tirteu i Shqipėrisė". Albanologu i njohur italian at Fulvio Kordinjano, qė punoi dhe jetoi pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri, radhiti kėto fjalė tė ngrohta zemre: "Pak kush kujtoj, nė letėrsi tė mbarė botės, ia del at Fishtės si poet satirik, si i tillė me nji fui tė ēuditshme ther e pren aty ku djeg". Ndėrsa 5 vjet mė vonė, albanologu i shquar italian, prof. Gaetano Petrotta, me pendėn dhe mendjen e tij ka lėnė tė gdhendur kėtė vlerėsim shumė domethėnės: "Ndėr veprat e kėtij ėshtė shprehur e pasqyruar nė mėnyrė mė tė kthjellėt shpirti i popullit shqiptar. Kėto vepra kanė pėr tė mbetur tė pavdeshme e kanė pėr t'u bėrė poezia e kombit tė Skėnderbeut...". I madhi pėr tė madhin Faik Konica pėr at Gjergj Fishtėn, nė shenjė nderimi dhe respkti tė thellė ka lėnė si dėshmi tė tij vlerėsimin konēiz: "Kot sė koti pėrpiqen grekėt e sotėm tė kėrkojnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotė se "Lahuta" e Gjergj Fishtės". Prof. Ernest Koliqi, thotė: "Fishta, ishte vravashka e shqiptarizmės, e bashkimit nė gjakun dhe gjuhėn e pėrbashkėt". Pėr poetin e pendės, qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė Rilindjen Nacionale, prof. Abaz Ermenji shkruan: "At Gjergj Fishta, ėshtė ndoshta m'i madhi poet shqiptar gjer mė sot. Edhe ky pjesėn mė tė rėndėishme tė veprave tė tij, ia pat kushtuar ēėshtjes nacionale". Nė vitin 1989, At Daniel Gjeēaj (qė kėto ditė ndėrroi jetė), studiues i afėrt, (botues i "Lahutės sė Malcis" nė Itali), jep esencialisht kėtė formulim: "...Fishta, kėndohej pa dijtė se i thojshin emnin; kėndohej pėrse nė kėngėt e tija ishte shqiptar; shqiptari nė doke, nė kanu, nė mitologji, nė folklor, nė aspirata, nė jetė, nė luftė e nė ngallnime". Poeti i madh i valėve tė liqenit tė Pogradecit dhe miku i tij Lasgush Poradeci, e pati cilėsiar bukur meshtarin franēeskan, si: "Shkėmbi i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar". Gjykim tė mirė ka hartuar edhe albanologu dr. Antonio Baldacci, ku midis tė tjerave sintetizon: "At Fishta mund tė thirret apostull i Atdheut tė vet...".
    Shkurt e saktė, duke bėrė paralelizėm nė historinė shumėshekullore shqiptare ka lėnė tė shkruar edhe at Augusto Gemelli, kur vlerėson: "Nė historin e Shqypnis, emni i at Fishtes do tė rrijė krahas me atė tė Gjergj Kastriotit. Dy emna kėta, tė cilat janė e do tė mbesin nji flamur i vetėm, nji nxitje e vetme e nji lumni e vetme". Prof. Martin Camaj, shkruan: "...Mua mė ka bėrė pėrshtypje njė gjė nė seleksionimin e shkrimtarėve tė vendit, janė ndalur shkrimtarė qė ishin krejtėsisht tė talentuar ėshtė edhe Fishta, qė ishte shumė i kulturuar nė pikėpamjet e letėrsisė". Kritiku i sotshėm bashkėkohorė dr. Aurel Plasari midis shumė konsideratave pėr jetėn dhe veprėn e Fishtės ka dhėnė edhe vlerėsimin e veēantė: "Gjysmėshekulli qė ka kaluar prej vdekjes sė tij fizike, e ka vėrtetuar jetėgjatėsinė e veprės sė tij letrare, me gjithė kushtet specifike tė vėshtira nė tė cilat i ėshtė dashur asaj tė gjallojė". Dr. Sabri Hamiti, njė ndėr njohėsit mė tė mirė tė letėrsisė sė traditės dhe bashkėkohores, mbi lirikėn dhe poetikėn nacionale, renditė edhe kėto fjalė nė parathėnien e lirika fishtiane: "...zotėrojnė figurat ambientale dikund edhe figurat historike, por gjithnjė mė tė freskėta janė krahasimet qė dalin nga njė botė elementare shqiptare e shkėmbit, malit, fushės, lules, erės; pra njė botė e tėrė konkrete qė don tė pavdeksohet e tė pėrgjithėsohet nė art". Mbi korpusin e botuar tė veprave tė Fishtės nė Kosovė, tė ndara nė katėr vėllime, shquhet edhe shkrimi hyrės qė shoqėron kryeveprėn "Lahuta e Malcis", shkruar me art nga studiuesi i shquar i ditėve tona dr. Anton Nikė Berisha, ku mund tė kundrohet me endeje parathėnia me titull kuptimplotė: "Vepėr e qenėsisė sė botės dhe shpirtit shqiptar", ku ndėr tė tjera autori dr. Berisha sintetizon: "Rėndėsia dhe vlera e "Lahuta e Malcis" dėshmohet pos tjerash edhe me aktualitetin qė ka kjo sot, qoftė si tematikė, qoftė si pasuri gjuhėsore shprehėse dhe si kuptimėsi: ‑ ruatja e qenėsisė shqiptare, forcimi dhe pasurimi i vetėdijes dhe vetėdijėsimit kombėtar, pėr atė qėllimin e fundit thelbėsor qė del nga gjithė vepra letrare e kėtij krijuesi madhor ‑ pėr mirėqėnien tonė tė sotme dhe tė nersėrme".

    Vepra e Fishtės njė ungjill i ngrohtė atdhedashurie
    Mund tė thuhet hapur, se kontributi i Fishtės, ėshtė simbol i shqiptarizmit tė kulluar dhe gjithė vepra e tij madhore pėrbėn njė ungjill tė ngrohtė atdhedashurie. Si meshtar i pėrvujtė i popullit tė vet qė e donte dhe e respektonte aq shumė, u nderua, u respektu si bari shpirtėror shembullor nga delet e veta dhe bashkėkohėsit, mbasi si njė shqiptar i vėrtetė ruante besė e burrėri, kishte guxim e trimėri, pėr tė cilat gdhendi me pendėn e fuqishme magjinė e madhe tė veprave qė krijoi mendja e begatė, duke ia bėrė dhuratė krenarie gjithė Shqipėrisė.
    Pikėrisht pėr kėto virtyte tė ēmueshme, vepra e "poetit nacional" shpaloset me vizione mjaft tė gjėra, me vlera tė shumta e tė njė rėndėsie tė madhe pėr letėrsinė shqipe. Ajo qė e dallon mė sė shumti poetin si gjeni origjinal, midis shumė tė tjerave ėshtė arsyetimi bindės se: Homeri shqiptar nuk ėshtė aspak transplantim i teologjisė a i parimeve tė Urdhėrit Franēeskan, tė cilit me devocion ai i pėrkiste, por ndryshe, ishte mė shumė se kaq, sepse ishte gjithnjė njė vlerė e re qė ripėrtėrihej e ridimensionohej nė njė sistem origjinal vlerash, qė asnjėherė nuk i kundėrvihej kuptimit esencial kristian, nė veprat e tė cilit identifikohet si njė lloj bagazhi i pasur me vlera ripėrtėritėse bashkėkohore. Pėr me tepėr, kjo dėshmohet nė tėrėsinė e kulturės solide qė kishte pasur fatin e mirė tė merrte Fishta, duke pėrthithur ajkėn kulturore botėrore e nė veēanti atė evropiane dhe e transmetoi nektarin si njė trashėgim tė denjė brez pas brezi pėrmes puplės sė shkrimtarit.
    Pohimi i thjeshtė i autorit, shpiegon dushėm mesazhin filozofik tė tij tė shprehur nė veprat "Odisea", "Shėn Franēesku i Azisit", "Kryepremja e Shėn Gjonit", tė cilat janė respektivisht: ngallnjimi i lirisė, vėllazėrimi dhe inifikimi sipas vėshtrimit tė kthjellėt tė doktrinės kristiane. Gjithsesi mund tė pohohet me tė drejtėn e qytetarisė shqiptare, se kryevepra aq shumė e adhuruar nga shumė breza si njė margaritar brilant shkėlqen brenda universit qė shpalosė mendja dhe dora e palodhur e shkrimtarit tė pėrkushtuar tėrėsisht interesave tė nacionit shqiptar. Ky prodhimtar i begatė i fushės sė letrave shqipe, asokohe me tė drejtė ishte pėrfshirė me tė drejtė vlerėsimi, nė listėn e Ēmimit Nobėl, si i nagjishėm nė pendėn artistike, ēka nė kėtė mėnyrė kishte kaluar kufijtė etnikė dhe i pėrkiste tashmė edhe fondit tė artė tė letėrsisė botėore.
    Si njė intektual universal, eruditi i gjėrė e i thellė Fishta, ka lėnė gjurmė nė fusha po aq tė vėshtira sa ajo e letėrsisė, ku nė mėnyrė tė dukshme, ėshtė shquar si arkitekt shqiptar me shije tė hollė.
    Disa nga projektet e realizuar nga mendja krijuese e Fishtės janė: balli i kishės sė Rubikut, qela e Lezhės. Ndėrsa nė Dukagjin (Malėsi e Madhe) ka mbetur si gjurmė e freskėt dora mjeshtėrore e tij, qė e skicoi nė kartė kishėn e Prekalit, kishėn e "Zojės Rruzare" nė qytetin e Shkodrės, ashtu sikurse projektoi kishės sė Troshanit. Po ashtu Fishta organizon me vetėinsiativė ekspozitėn simbolike me titull kuptimplotė "Rozafat", ku pėr vizitorėt e shumtė ardashės, ofroi 25 punime tė nėnshkruara nga dora e frymėzimit tė padėr Gjergjit.

    Kraharori i poetit ruajti tituj nderi e fisnikėrie
    Fishta i madh nuk mbeti pa u vlerėsuar nga qarqet e interesuara tė kancelarisė sė kulturės dhe tė civilizimit evropian dhe nga bashkėkohėsit e vet. Ai ėshtė nderuar me kurora dafinash argjendi nga Klubi "Gjuha Shqype" i Shkodrės nė vitin 1011, "Penda e Artė" dhėnė pėr merita tė spikatura nė cilėsi shkrimore dhėnė nga qyteti po aq i Beratit nė vitin 1917. Medalja "Mearif" e Klasit II, dhėnė nga shteti i Turqisė mė 1912, "Rihter‑Kreuz" tė dorėzuar nga Austro‑Hungaria nė vitin 1912, "Benemerenza" dhuruar nga Selia e Shenjtė nė Vatikan mė 1925, medalja me emrin e njė zogu mitologjik "Phoenix" dorėzuar nga shteti i Greqisė nė vitin 1931, etj.
    At Gjergj Fishta, duke u vlerėsuar, ka sot njė trashėgimi, njė mal tė tėrė me emrin dhe rrymėn e pastėr gjithsesi tė vlerėsuara sa dhe si duhet. Ekzistenca e plotė e botimit tė tij, do tė nxisė kėrshėrinė e studiuesve letrarė qė t'i qasen kėsaj vepre dhe t'a vėshtrojnė atė mbi bazėn e studimit tė kohės nė mėnyrė sa mė komplekse e mė tė gjithanshme.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    At Gjergj Fishta, figurė e madhe e kombit

    nga Ndue Zef Toma


    Universi artistik i Fishtės Njė ndėr majat mė tė larta tė relievit tė letėrsisė shqiptare ėshtė, padyshim, vepra e At Gjergj Fishtės. Ndonse kanė kaluar 65 vjet nga dita kur ai mbylli sytė pėrgjithmonė, tė rrahurat e zemrės sė tij pėr popullin e Atdheun i ndjejmė edhe sot nė krijimtarinė e pavdekshme qė na ka lenė. Kur pėrceptojmė epopenė madhėshtore "Lahuta e Malsisė", kėte "Iliadė" tė shqiptarėve, siē e kanė quajtur studiuesit e huaj, pėrjetojmė thellė ndjenjat e shpirtit heroik tė Fishtės. Nė "Mrizin e Zanave" ndiejmė vibrimet e holla tė unit lirik tė tij, qė ngazėllehet nga soditja e flamurit kombėtar, qė valėvitet si krah engjėlli nė fluturim nė sfondin e kaltėr tė Atdheut tė ēliruar, pas natės sė gjatė tė robėrisė osmane. Tė ngrohet shpirti nga zjarri i dashurisė sė zemrės sė tij pėr gjuhėn shqipe, tiparet e sė cilės i krahason me gjumin e embėl tė foshnjes sė pafaj, me dritėn e shpresės, me tė qeshurėn e ēiltėr tė njeriut tė mirė, por edhe me shkrepjen e rrufesė e me tronditjen e tėrmetit. A mund tė shprehet emocionalisht mė kapshėm butėsia e brishtia e gjuhės shqipe se sa kur pėrfytyrohet si njė fllad i lehtė pranveror qė lėmon gjinjtė e trėndafilit? A nuk na duket se ndjejmė nė lekurėn tonė shpimin e gjėmbave tė mprehtė tė satirės sė Fishtės, kur lexojmė "Anzat e Parnasit" e "Gomarin e Babatasit"?

    Nga tė gjitha kėto qė thame arrijmė nė pėrfundimin se, kur futemi nė univrsin artistik tė Fishtės, bindemi plotėsisht se zemra e tij rrahu fort pėr Shqipėrinė gjatė gjithė jetės, deri nė frymėmarrjen e fundit, kur pėrpara saj bėri betimin solemn, si biri para nėnės:

    Dersa t’mundem me ligjrue
    E sa gjallė me frymė unė jam,
    Kurrė, Shqipni, s’kam me t’harrue,
    Edhe nė vorr me t’pėrmend kam.



    Paradokse e (zh)vlerėsimit

    Personalitet jo i zakonshėm, me talent e aftėsi tė rralla, me energji e prirje tė gjithanshme, Fishta tėrhoqi qė herėt vėmendjen e bashkėkohėsve, brenda dhe jashtė vendit. Ai qe jo vetėm poet i pėrmasave tė mėdha, por edhe njeri i veprimit shoqėror e politik, atdhetar i flaktė, tribun i popullit, mbrojtės i vendosur e sypatrembur i ēėshtjes kombėtare, pėr tė cilen ngriti zėrin nė shumė mbledhje ndėrkombėtare, si perfaqėsues i Shqipėrisė, duke stigmatizuar fqinjėt grabitqarė dhe fuqitė e mėdha qė qėndronin pas tyre.

    Megjithatė, sot ėshtė koha qė pohime tė tilla nuk duhet tė mos deklarohen, po tė provohen me argumente tė pakundėrshtueshme, pėr arsye se, deri tani, jeta dhe vepra e Fishtės kanė kaluar dy periudha vlerėsimi:

    Nė tė parėn, sa qe gjallė, Fishta arriti apogjeun e vlerėsimit, duke u ngritur nė piedestalin e lartė tė Poetit Kombėtar.

    Nė tė dytėn, vetėm katėr-pesė vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtės u pėrbaltėn nė mėnyrėn mė tė pashembullt, me synimin qė ai tė varrosej njėherė e pėrgjithmonė, ose, e shumta, tė mbetej si njė njollė e zezė dhe e turpshme nė historinė e letėrsisė shqiptare.

    Tė hiperbolizosh vlerat e tua kombėtare, ėshtė njė veprim i kuptueshėm, ndonse jo i drejtė; kurse t‚i zvogėlosh ato, t‚i mohosh, apo, ēka ėshtė edhe mė keq, tė arrish deri aty sa t‚i pėrēmosh, t‚i pėrbaltėsh, siē u veprua me Fishtėn, ėshtė veprimi mė i pakuptueshėm, mė paradoksal, qė mund tė mendohet!

    Ėshtė thenė se personalitetet e mėdha kalojnė nėpėr tri periudha vlerėsimi: nė tė parėn, himnizohen, pastaj mohohen, pėr tė arritur, mė nė fund, nė pėrcaktimin e vlerave objektive tė tyre. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, kohės sonė i bie detyra e vėshtirė dhe mė e rėnda me njė pėrgjegjėsi tė madhe e vendosjes sė Fishtės nė piedestalin qė i takon. Kuptohet se kjo ėshtė njė punė shumė e mundimshme, gjatė sė cilės u duhet rikthyer tė gjitha atyre qė janė thėnė pėr té, mirė apo keq qoftė, duhet "rilexuar" vepra e Fishtės, pėr t‚u thelluar nė analizėn e poetikės dhe tė problematikės, pėr tė nxjerrė sė andejmi mesazhin qė u solli bashkėkohėsve, kur u botua si dhe atė qė marrim né sot prej saj.

    Natyrisht, nuk kam asnjė iluzion se mund tė plotėsohet njė detyrė kaq e vėshtirė dhe me njė pėrgjegjėsi tė madhe nė caqet e kėtij artikulli modest popullarizues. Kryerja e saj nė nivelin e dėshiruar mund tė arrihet me pėrpjekje tė pėrbashkėta tė forcave shkencore mė tė afta, me studim tė gjėrė tė monografive, ku vepra e Fishtės tė vėshtrohet nga tė gjitha anėt. Duke shfaqur ndonjė mendim pėr vlerėsimet dhe zhvlerėsimet qė i janė berė Fishtės nė dy periudhat qė pėrmendėm, deshėm vetėm tė ndihmojmė sadopak pėr tė sensibilizuar studimet tona pėr t‚u pėrqendruar mbi kėtė figurė tė madhe tė letėrsisė shqiptare, qė tė pėrcaktojmė drejt vendin dhe rolin qė luajti nė pasurimin dhe nė zhvillimin e saj. Mendoj se koha kėrkon me ngut tė hidhet dritė mbi disa vlerėsime kontradiktore, diametralisht tė kundėrta, qė janė bėrė pėr Fishtėn dhe veprėn e tij.

    Nga njėra anė ėshtė thėnė se ėshtė poet i madh, Homeri apo Tirteu i Shqipėrisė. Nga ana tjetėr ėshtė mohuar talenti poetik i tij, ėshtė denigruar si vargėzues i rėndomtė, madje ėshtė edhe akuzuar si pėrvetėsues ikrijimtarisė popullore, pra si plagjiat i saj.

    Cila ėshtė e vėrteta shkencore?

    Kryevepra e Fishtės, "Lahuta e Malsisė", nga njėra anė ėshtė vlerėsuar si apologjia artistike mė e fuqishme qė i ėshtė bėre Atdheut tė rrudhur e tė copėtuar nga fqinjėt grabitqarė, nga ana tjetėr ėshtė akuzuar pėr frymė shoveniste?

    Pėrsėri: Cila ėshtė e vėrteta shkencore? Tokat e kujt synon Fishta tė rrėmbejė, i shtyrė nga shovenizmi i tij? A nuk kanė parasysh autorėt e akuzes se shovenizmit se né jemi i vetmi vend nė Evropė i rrethuar nga tė gjitha anėt me vetveten? A mund tė quhet shovenist Fishta pse denoncoi padrejtėsitė qė i janė bėrė Atdheut tonė nga armiqtė dhe nxori nė shesh ėndrrat e tyre pėr tė copėtuar e pėr tė rrėmbyer pėrsėri trojet tona?

    Nga njėra anė ėshtė thėnė se Fishta gjatė gjithė jetės ka luftuar pėr tė drejtat e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, nga ana tjetėr ėshtė trumbetuar me forcė e kundėrta: se ai ka qenė i shitur jo tek njė po tek shumė tė huaj, madje, pėr tė mos lėnė pikė dyshimi, ėshtė thėnė se vetė Fishta ka pohuar publikisht se nuk ėshtė shqiptar! A mund tė besohet njė gjė e tillė?! Kėto duhen ndriēuar.

    Pėr Fishtėn ėshtė thėnė, pėrsėri pa asnjė argument, se ka pasur paragjykime fetare edhe krahinore, qė ia kanė mjegulluar vėshtrimin atdhetar. Mirėpo, edhe me njė arsyetim fare tė thjeshtė, kam pėrshtypjen se akuza tė tilla bien menjėherė.

    Po tė kishte pasur Fishta paragjykime fetare, si do tė shpjegohej qė personazhe tė shumtė tė krijimtarisė sė tij janė "tė fesė tjetėr", madje dhe kryeheroi i kryeveprės sė tij, Oso Kuka, tė cilin e ka pėrjetėsuar nė njė nga tablotė mė madhėshtore dhe mė emocionuese tė letėrsisė shqiptare, edhe ky ėshtė i "fesė tjetėr"?

    Po tė kishte pasur paragjykime krahinore At Fishta, si shpjegohet qė binomi poetik, qė pėrshkon nga fillimi nė fund krijimtarine e tij ka gjymtyrė vėllezėrit Toskė e Gegė, tė cilėt me tė njejtin krahasim i karakterizon me dy rrufe qė ēajnė qiellin si shpata dhe zharisin armiqtė?

    Po tė kishte pasur Fishta vizion tė ngushtė provincial, si do tė shpjegohej qė ndėrmjet pseudonimeve tė shumta qė pėrdori, me i parapėlqyeri prej tij qe Gegė Toska me tė cilin nėnshkroi kryevepra tė tilla si "Gomari i Babatasit"?

    Jo, jo! Akuza tė tilla janė fare tė pathemelta! Siē ka vėrejtur me mprehtėsi shumė kohė mė parė Prof. Eqrem Ēabej, vėshtrimi artistik i Fishtės ishte i tillė qė niste tek malėsori i moēėm Marash Uci dhe vinte gjithnjė duke u shtrirė, deri sa arrinte tek Abdyl Frashėri, tek Lidhja e Prizrenit, pėr tė rrokur, mė nė fund, tėrė Shqipėrinė, tė gjitha trojet tona etnike nga Veriu nė Jug, nga Perėndimi nė Lindje.

    Kėto janė vetėm pak gjėra nga shumė e shumė tė tjera qė janė thėnė pėr Fishtėn nė tė dy periudhat: tė vlerėsimit dhe tė denigrimit tė tij. Nė kėtė mėnyre figura e madhe e Fishtės ėshtė veshur me njė mjegullnajė, qė duhet tė zhdavaritet nga kritika dhe nga shkenca letrare objektive.

    Nga sa ėshtė thėnė deri sot pėr Fishtėn del se vlerėsimet e larta qė i janė bėrė pėrgjithėsisht janė konkluzione tė nxjerra nga analiza e jetės dhe e veprės sė tij, kurse mohimet dhe denigrimet, deklarata aprioristike tė paargumentuara. Le tė arsyetojmė mbi ndonjėrėn prej tyre. Nė rast se Fishta nuk do tė ishte poet i madh, si mund tė flasin me superlative pėr te autoritete tė tilla tė artit e tė shkencės, vendas dhe tė huaj, si virtuozi i fjalės poetike Lasgush Poradeci, qė e quan me gjuhė metaforike "shkėmb tė tokės dhe shkėmb tė shpirtit shqiptar", qė shpreh me art ndjenja dhe ideale tė mėdha atdhetare? Nė rast se nuk do tė ishte gjeni i letrave shqipe, nuk do tė ishin mahnitur aq shumė nga vepra e tij Aleksander Xhuvani e Maksimilian Lamberci, Eqrem Ēabej e Norbert Jokli, Faik Konica e Anton Harapi, Jolanda Kodra e Kolė Kamsi, Gabriele d‚Anunzio e Kostaq Cipo. Nuk ka dyshim se mendimet e tyre janė shprehje e ēiltėr e ndjenjave qė u ka pėrftuar vepra e Fishtės.

    A mund tė besohet se Fishta ishte i shitur tek tė huajtė, pra antikombėtar, kur nė momentet mė tė vėshtira, nė mbledhjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė Paris, nė Athinė, nė Stamboll, kur fatet e Atdheut ishin nė rrezik, ai u dėrgua si pėrfaqesues i vendit tonė pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve?

    Prandaj, shkenca dhe kritika letrare kanė mundėsi dhe detyrė parėsore tė rrėzojne me argumente kėto fyerje qellimkėqia dhe nė tė njėjtėn kohė, tė zbulojnė fondin e pasur tė vlerave artistike, shoqėrore e politike tė kėtij personaliteti tė gjithanshėm tė kombit tonė, pėr tė cilat kemi aq shumė nevojė sot.

    Nga buronte urrejtja pėr Fishtėn?

    Duke pasur bindjen e palėkundur se Fishta ėshtė njė figure ndėr mė tė ndritura tė kombit, natyrshėm lind pyetja: ku e kishte burimin gjithė ajo urrejtje patologjike kundėr tij, qė ēoi nė trillime e shpifje aq monstruoze e njėherėsh, banale sa tė mos besoheshin?

    Megjithėse pėr kėtė problem deri tani janė dhėnė disa shpjegime, kam bindjen se pėrbaltja e Fishtės u bė pėr arsye tė koniukturave politike. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Nė vitet e para, pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur Jugosllavia ishte "miku" ynė i ngushtė, nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė demaskonte nga fillimi deri nė fund padrejtėsitė dhe coptimin e trojeve tona nga sllavėt. Pastaj, nė kohėn e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė e shihte Rusinė si tutor tė armiqve tanė dhe kėta tė fundit i cilėsonte shprehimisht "klyshė tė Rusisė".

    Nė kohėn kur dy miqėsitė e sipėrme u kthyen nė armiqėsi, Fishta as atėherė nuk mund tė rehabilitohej mė, pėr arsye se ishte hedhur shumė baltė mbi tė.

    Rruga pėr tek Fishta

    Nė fund tė kėtij njėzetėshekulli qė po pėrcjellim, rruga pėr tek Fishta u hap. Hapat e parė nė kėtė rrugė u hodhėn nga njė turmė e madhe njerėzish qė e prisnin me padurim kėtė ditė, ndėrmjet tė cilėve spikatėn Injac Zamputti, Pal Duka-Gjini (At Danjel Gjeēaj), At Zef Pllumbi, Aurel Plasari, Engjėll Sedaj, Sabri Hamiti, Tonin Ēobani, Stefan Ēapaliku, etj. Qė atėherė kanė filluar tė organizojnė veprimtari shkencore dhe tė shkruajnė artikuj pėrkujtimorė me raste pėrvjetorėsh tė lindjes dhe tė humbjes sė tij.Ribotohen vepra pak tė njohura pėr publikun. Megjithėse tė gjitha kėto janė tė dobishme dhe organizatorėt e tyre meritojnė pėrgėzime, mendojmė se puna pėr tė arrijtur tek zbulimi i plotė i vlerave tė Fishtės mund dhe duhet organizohet mė mirė.

    Sė pari, kusht i domosdoshem ėshtė botimi shkencor i veprės sė plotė tė Fishtės. Nuk ka se si tė bėhet studimi pa pasur nė dorė objektin e plotė tė tij.

    Sė dyti, Fishta duhet tė zėrė vend denjėsisht nė programet shkollore, si njė nga autorėt mė pėrfaqėsues tė letėrsisė shqiptare.

    Sė treti, nė kėtė periudhė, kur ende nuk kemi punime tė plota shteruese, kritikėt dhe studiuesit tanė mė tė pėrgatitur mund tė pėrmbushnin nevojat e tanishme tė ngutshme qė ka shkolla dhe publiku lexues pėr njohjen dhe interpretimin e veprės sė Fishtės.

    Natyrisht, puna e deritanishme ka qenė e dobishme dhe do vazhduar me veprimtari dhe shkrime, edhe tė thjeshta, si kjo skicė jetėshkrimore qė po paraqesim nė mbyllje tė kėtij artikulli.

    Pak biografi

    Rrjedha e jetės, krahas rregullsive, sjell me vete edhe mjaft rastėsi, roli i tė cilave nė zhvillimin e mėtejshėm tė saj, shpesh herė nuk mund tė parashikohet. Kėshtu, askujt nuk mund t‚i shkonte nėpėrmend se fėmija qė lindi me 23 tetor 1871 dhe qė u pagėzua Zef, do tė vinte njė ditė qė do tė bėnte tė njohur nė gjithė vendin dhe me pėrtej fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės, tė padėgjuar fare deri atėherė. Askush nuk mund tė parashikonte nė atė kohė se nga ky Zef i vogėl do tė dilte mė vonė At Gjergj Fishta i madh.

    Zefi i vogėl , i dalluar qė herėt pėr shkathtėsi dhe zgjuarsi, tėrhoqi vėmendjen e famullitarit, prandaj e ēuan nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės e pastaj nė Troshan, pėr ta pėrgatitur pėr frat. Pas mbarimit tė shkollės fillore e dėrguan pėr studime tė mėtejshme nė Bosnje, ku u laurua pėr filozofi dhe teologji. Atje, ndėrroi emnin e pagėzimit (sipas rregullit tė urdhėrit franēeskan), duke u quajtur tani e tutje Gjergj. U bė frat dhe tha meshėn e parė me 25 shkurt 1894.

    Pas kthimit nga Bosnja, punoi pėr disa vjet si profesor nė kolegjin franēeskan tė Troshanit, pastaj, disa vjet tjera shkoi si famullitar nė Gomsiqe. Atje ai i kushtoi vėmendje tė veēantė njohjes dhe pėrvetėsimit tė frazeologjisė popullore, tė cilėn do ta pėrdorte mė vonė me mjeshtri tė rrallė nė kryeveprėn e vet "Lahuta e Malsisė".

    U shqua si pjestar i shoqėrisė letrare "Bashkimi" e cila qe themeluar mė 1899 nga Imz. Preng Doēi. Mė 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė kemi sot. Mė 1902 qe zgjedhur drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr, nė tė cilėn futi pėr herė tė parė shqipen si gjuhė mėsimi. Mė 1913 po nė Shkodėr, themeloi dhe drejtoi sa qe gjallė revistėn "Hylli i Dritės". Nė vitet 1916-1918 krijoi dhe drejtoi "Postėn e Shqipnisė". U emrua kryetar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Parisit, mė 1919. U zgjodh deputet i Shkodrės dhe nėnkryetar i Parlamentit shqiptar mė 1921. U dėrgua anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn Ndėrballkanike nė Athinė mė 1930, pastaj mė 1931 nė Stamboll dhe prap nė Bukuresht mė 1932. Mė 1931 qe ftuar dhe qe caktuar anėtar i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Poetėve nė New Jork, ku pėrfaqėsoheshin 60 shtete.

    Veprimtaria letrare e Fishtės ėshtė e gjerė dhe e gjithanėshme. Lėvroi tė gjitha gjinitė e zhanret: lirikėn, epikėn, dramėn, satirėn, publicistikėn, polemikė e oratori, vepra agiografike, pėrktheu e pėrshtati nga letėrsia botėrore. Ishte shumė aktiv nė jetėn letrare, shoqėrore e politike tė kohės. Kjo shprehet nė bashkėpunimin me tė gjitha revistat e gazetat qė dilnin, nė tė cilat botoi mbi 200 e sa shkrime. Krijimtaria poetike e Fishtės arrin nė rreth 50.000 vargje, kurse nė prozė mbi 700 mijė faqe. Vetėm "Lahuta e Malsisė" ka 30 kangė me 15.563 vargje. Fishta botoi rreth 40 vepra sa qe gjallė dhe 30 tjera i la tė pabotuara. Veprat kryesore tė Fishtės janė: "Lahuta e Malsisė", "Anzat e Parnasit", "Mrizi i Zanave", "Vallja e Parrizit", "Gomari i Babatasit", "Juda Makabe", "Mojs Golemi i Dibrės dhe Deli Cena", "Shqyptari i gjytetnuem", "Ifigjenia nė Aulli".

    Pėr kėtė veprimtari letrare, shoqėrore e politike, Fishta qe nderuar me dekorata, si:

    Kurorė Argjėndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrės (1911).
    Dekorata Mearif, nga Mbretėria Turke (1912).
    Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisė (1912).
    Penė floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
    Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
    Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit franēeskan (1929).
    Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).


    At Gjergj Fishta
    vdiq nė Shkodėr me 30 dhetor 1940.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    ....si Shqipnia vend nuk ka!
    (fragmente nga krijimtaria)


    GJUHA SHQIPE

    Porsi kanga e zogut t’verės,
    Qė vallzon nė blerim t’prillit,
    Porsi i ambli fllad i erės,
    Qė lmon gjijtė e drandofillit,
    Porsi vala e bregut detit,
    Porsi gjama e rrfesė zhgjetare,
    Porsi ushtima e njė tėrmeti,
    Njashtu asht gjuha jonė shqiptare.


    SHQIPNIA E LIRĖ

    Po, por nesėr, me ndihmė t’Zotit,
    Do ta bajmė prap Shqipni t’lirė
    Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
    Prej Tivari nė Manastir,
    Edhe Flamuri Shqipnisė
    Si flakė mnijet e Perėndisė
    Do t’valvitet nė Kaēanik.


    HIMNI I FLAMURIT KOMBĖTAR

    Porsi fleta e Ejllit tė Zotit
    Po rreh Flamuri i Shqipnisė
    E thrret t’bijtė e Kastriotit
    Me u mbledhė tņk ndėr ēetė t’ushtrisė.
    Bini Toskė, ju bini Gegė,
    Si dy rrfé, qė shkojnė tue djegė!
    A ngadhnjyes a t’gjithė Dėshmorė,
    Trima mbrendė! Me dorė, me dorė!....


    NJĖ GJAMĖ DESPRIMI

    Me parzmet tona n’ata t’hershmit mota,
    Mburojė iu bamė Evropės, pa dijtė shka asht tuta
    Atbotė kur pallėn Skanderbeg Kastriota
    Sillte si rrfeja, e pėrmbi shtroje te buta
    Dridhej njė Sulltan, qė aso here
    Bante m’u dridhė botėn mbarė prej mnere.
    Po, na tue dredhun si dragoj ēelikun,
    Shtegun me kurma shqiptarėsh ia zumė
    Tartarit, e prej Evrope larg rrezikun
    Pėr disa kohė e mbajtėm, e poshtnuem,
    Por kurrė Evropa nė ndihmė njė ushtar s’na nisi,
    Kurr punėt mbas fjalėve qė na dha s’ujdisi.

    ........

    E mallkue kjoftė Evropa! Atė e vraftė Zoti,
    E shoftė me fise, popuj e qytete
    Edhe premtoftė qė dersa t’endet moti,
    Kurrė lufta mos iu daftė pėr tokė e dete.
    Selitė e saj grimė me grimė u thejshin,
    Me gjak t’popujve t’vet sunduest iu ushqejshin!
    Pse krahėt pa dhimbė Shqipnisė me ia thye
    E prej Lirie me ia ndalun hovin?
    Gopsia e kujt n’Malsi ka mujtė m’ushqye?
    Po a Hoti e Gruda mund ta mbajnė Moskovin?
    Nuk duhet jo, qė tė mėkambet Shqiptaria,
    Qé pse po i lshohet Malit t’Zi Malsia.

    ........


    ATDHEU

    Nė ty mendoj kur agon drita,
    Kur bylbyli mallshėm kndon,
    N’ty mendoj kur soset dita
    Terri botėn kur e mblon.
    Veēse ty tė shoh nė andėrr,
    Veēse ty, t’kam n’mendim,
    Ndėr t’vėshtira ti m’je qandėr,
    Pėr ty i lehtė m’vjen ēdo ndėshkim.


    NGA PUBLICISTIKA E FISHTĖS:

    "Shka ka me dijtė me folė mbi politikė e mbi organizim tė njė shteti civil njė njeri malok, matrahul, qė mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasė fillore dhe qė djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, qė shumė kend ndėr ta, e ban krejt tė neveritshėm dhe ekscentrik. Ky, babėn gjaksė, gjyshin katil, stėrgjyshin mizuer; rritė me katila, me gjaksė, me mizorė, me intrigantė batakēi, me vagabondė, rrugaēė, me njerėz hasėm tė kulturės e tė qytetnimit, si mund tė mendohet se ka me kenė i zoti me rregullue fatin e njė kombi ende primitiv ? Pėr me sundue njė shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakēilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderė, dije, urti, burrni, qé se ēka duhet. Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mėsoheshin nė shkollė e, madje, me shumė mund e djersė e jo ndėr kafeshantana tė Evropės e nė mejhanė e paēaxhihane tė Tiranės, tue luejtė tavėll e bixhoz e tue pi mastikė. Po qe e vėrtetė qė njė grup njerėzish kėso dore mund tė mėkambin shtete konstitucionale e mund tė bajnė tė lumtun popuj e fise, atėherė kisha me dashtė me thanė se historia nuk asht mā "magistra vitae" e se virtyti, dija, burrnia, urtia nuk janė themelet mbi tė cilat mbahen shtetet e qytetnueme".

    *** Portreti i nėpunėsit tė shtetit, qė synon vetėm tė zhvatė sa ma shumė prej tij, pėr me sigurue pėr vete njė jetė tė qetė e tė rahatshme: "....Ju kryetar kėtu, drejtor atje, mbasandej, kur tė huejtė na u hoqėn deret, Ju sot senator, nesėr deputet, mbasnesėr ministėr, tjetėrmbasnesėr prefekt, prap ministėr, prap deputet: me kėsulė nė njanin sy, endu-ēendu nė shpinė tė automobilit: tungatjeta! Nė tė djathtėn, selamalekum! Nė tė majtėn; ky hiq kėsulėn, ai hiq kapelen: zgėrdhiju njanit; gėrmushju tjetrit - Ministėr, madje!..."

    *** Ja si i pėrshkruan meskinitetet e klikave tė atėhershme:
    "U shpėrnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarėt e Shqipnisė kthyen ndėr kafe e mejhane tė qyteteve e tė fshatrave tė veta, ku menjėherė filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikė, tavėll, bixhoz. -"Jo, unė jam nacionalist. Ata janė "tradhėtorė", tė poshtėr, tė shitur, maskarenj. Une kam shpėtue Shqipninė nė ditėn ma tė ligė. Unė e mbys opozitėn. Ahmet Zog e s‚ka! Kam bėrė Hukukun nė Stamboll; kam Malsinė nė dorė; kam Zadrimėn me vete; ia kam bā e kthye opozitės...".

    *** Kėshtu u heq maskėn prapaskenave parazgjedhore: "Ahmet Zogu lėshoi zagarėt e vet elektorale nė tė katėr qoshet e Shqipnisė. T’u lėshuen, bre bir sāme, prefekt e nėnprefekt, t’u shpėrvolėn kryetarė bashkishė, krahinorė, se-kretarė e t’u zgaqėn kopista e arkivista...."

    *** Ja si i stigmatizon feudalėt e mbrapambetun, qė damtonin ēėshtjen kombėtare: "...Ky asht njė analfabet, gjysė idiot, dembel, shumė herė sarahosh, gati gjithmonė kumarxhi, njeri pa fytyrė; pse, sadoqė poligam, prej tij s‚ka guxue vajzė me dalė te dera, djalė me u endė sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorėshtrejtė, qelepirxhi, ky, pėr njė ēiflik, pėr njė rybe, ka pėshty nė Fé e nė Atdhe, i ka ra mohit kombėsisė sė vet, kč, shqiptar tue kenė, e quejti veten "turk"... Ma tepėr ka vra njerėz me u pushtue tokėn; ka vra bujqit e vet pėr me u grabitė gjinden e shpisė, pėr me u marrė bagėtinė, pėr shźj pushke. Myzeqari prej tij s‚ka guxue me mbajtė armė, me shkue nė kal tė shalės, me ngreh oxhak mbi pullaz tė shpisė...".

    VLERĖSIME PĖR FISHTĖN DHE VEPRĖN E TIJ

    ** "Me tė drejtė i kanė thanė Fishtės Tirteu i Shqipnisė, se, sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e spartanėve, njashtu edhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera, kanė mbjellė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashurinė e pamasė pėr truallin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amėtare. Njikėto dy ideale: atdhedashtnia dhe ruajtja e gjuhės si dritėn e synit, lavrimi dhe pėrparimi i saj kanė qenė polet, rreth tė cilave shtrihej gjithė vepra e ēmueshme e Fishtės".

    Prof. Aleksander Xhuvani


    ** "Fishta ėshtė "shkėmb i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar".

    "Gjithė vepra poetike e shoqėrore e At Gjergj Fishtės u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombėtar. Me tė vėrtetė, ku ka ide dhe ndjenjė mė tė madhe, mė tė denjė pėr tė derdhur dhe kėnduar nė art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!"

    Lasgush Poradeci


    ** "At Gjergji ka qenė pėr ne, deri ditėn qė mbylli sytė, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh i vendit tonė."

    Kostaq Cipo


    ** ”Kot pėrpiqėn grekėt e sotėm tė gjejnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotėsuar se "Lahuta".

    Faik Konica


    ** Fishta "Poeti i Madh i popullit tė shquar shqiptar".

    Gabriele d‚Anunzio


    ** "Patėr Fishta njihėt si poeti mė popullor i shqiptarėve, si poeti mė i pėrzemėrt i kėtij populli... Si kėte kemi edhe njė tė madh tjetėr: Rabindranath Tagora."

    Erwin Stranik


    ** "I rrėnjosur krejtėsisht nė popullin e vet, Fishta ka dashur tė pėrgjonte si flasin burrat e gratė e maleve. Ka marrė prej tyre mėnyrat e nėmėve, tė mallkimeve e tė urimeve dhe ēdo gjė e ka shkrirė me mjeshtri nė poezitė e veta".

    ..."Koha e ardhshme ka me dijtė me ēmue edhe ma mirė randėsinė e kėtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij tė jenė pėrkthye ndėr gjuhe ma tė pėrhapuna."

    Prof. Dr. Maximilian Lambertz



    ** "Shqipnia qe ideali i tij, pėr te punoi, pėr te vuejti e me emnin e saj nė gojė dha frymėn e fundit."

    Prof. Karl Gurakuqi


    ** "Patėr Fishta...me veprat e tij nė poezi e nė prozė arriti tė kurorėzohej me dafinė si mė i madhi poet kombėtar, ai ėshtė tharmi i poezisė popullore shqiptare dhe mė i kulluari shkrimtar i Arbėrisė."

    Anton Baldacci


    ** "Njė ndėr gurrat e trajtimit tė tij (tė Fishtės) letrar kjenė jo vetėm klasikėt e letėrsisė greke, latine, franceze e sllave, por edhe klasikėt gjermanė, spanjolė e anglezė..."

    At Pal Dodaj


    "....prodhimi poetik e letrar i Fishtės, prodhimi i pasun, i ndryshėm, origjinal, i frymėzuem prej botės fizike e morale tė Atdheut.


    ....ēmohet edhe si prozatuer elegant: sidomos nė prozėn politike e polemike asht i gjallė, i kjartė e shumė i rrebėt."

    Prof. Kol Kamsi


    "Poemi epik "Lahuta e Malsisė" asht njė vade mecum i ēdo atdhetari."

    Don Kolec Prennushi


    ** "Lahuta e Malsisė" mund tė qėndrojė pėrkrah veprave poetike mė tė shquara tė popujve tė tjerė."

    M. A. Freün von Godin (albanologe gjermane)



    ** "Tingulli i lirės sė tij (Fishtės) gjithmonė i gjallė, ka pėr tė vazhdue tė mbajė nė kambė kombėsinė e gjuhėn tonė."

    Prof. Filip Fishta


    ** "Pas vdekjes Fishta...nisi tė jetojė ma me gjallni nė shpirtin e nė zemrėn e kombit: u pėrjetsua nga Kombi qė ai pėrjetėsoi nė vepra tė pavdekshme."

    At Viktor Volaj


    ** "Kam ardhur tė gjej letrarin shqiptar dhe gėzohem se gjeta oratorin, filozofin e pedagogun."

    Njė shkrimtar francez, pas takimit me Fishtėn.


    ** "At Gjergj Fishta nėpėr ma tė mėdhatė qytete tė botės, pėrpara mija e mija poetėsh, njerėzish tė naltė, shkencėtarėsh, diti me qitė nė pah e me naltsue vetitė ma tė rralla tė kombit shqiptar, historinė lumniplote e traditat shekullore tė tij."

    Nush Topalli


    ** "At Fishta asht e duhet tė mbetet poeti i forcės, i njaj force primordiale e kaotike. Pėrshkrimet e tij kanė gjithmonė njė ngjyrė apokaliptike, e ndėr to, njė frymė misterioze pėrplas njerėz e sende."

    Prof. Pashko Gjeēi


    ** "Mbreti i poetėve shqiptarė, Patėr Gjergji qe i pari qė vuri nė shkollė gjuhėn shqipe dhe mbrojti me trimėri tė drejtat e Kombit tonė nė ēdo konferencė ndėrkombėtare dhe ėshtė i pari qė me vepren e vet poetike i fali shqiptarit epopenė, historinė e pėrpjekjeve tė tij pėr liri.

    ...At Fishta...nuk jetoi nė "kėshtjellen e fildishtė", por u hodh me entuziazėm djaloshar nga njė mision nė tjetrin pėr tė mirėn e kulturės e tė racės shqiptare...

    Fishtėn, me temperament thjesht klasik nuk do ta frymėzonte asgjė me parė se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i ėshtė kushtuar Atdheut."

    Lefter Dilo


    ** "Fishta, tue kuptue mirė randėsinė qė ka bashkimi, edhe si plotėsim nė mungesėn e fuqive, deshi t‚u vinte breznive ma tė lashta bashkimin si veti tė trashegueme, megjithėse jo aq tė spikatun, me tė cilin tė parėt tonė pėrballuen ēdo rasė e peripeci."

    At Konrrad Gjolaj


    ** "Fishta ėshtė "njė nga ata njerėz tė rrallė qė duken nė qiellin e njė kombi e lėnė pas vetes njė dritė, qė ngroh zemrat e brezave tė shumė shekujve."

    Terenc Toēi


    ** "Fishta mori prej popullit gjithēka qė gjet tė hijshėm, tė madhnueshėm e tė fuqishėm, e porsi njė piktor i zoti, e shndrroi nė shpirtin e vet, tue e riprodhue nė njė mėnyre e cila asht vetėm e tija, prandej, origjinale."

    At Anton Harapi


    ** "Lahuta asht njė pinakotekė e artit kombėtar, ku poeti pikturon gjallė tipat, personat, skenarėt e kostumet; njė depozitė motivesh kombėtare u lihet piktorėve shqiptarė."

    ** "...At Fishta, ky gjeni me rrėnjė nė tokėn amėtare tė popullit shqiptar, qė pėr shkak tė njohjes sė thellė qė kishte mbi letėrsinė klasike dhe mbi jetėn e sotme shpirtėrore tė kombeve tė Evropės u ngjit deri nė majat mė tė larta tė kulturės."

    Prof. Dr. Norbert Jokl


    ** "...me At Gjergj Fishtėn gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojė. Me At Gjergjin, kryetar nė Kongresin e Manastirit u caktue njėherė e pėrgjithmonė njė alfabet i vetėm pėr mbarė Shqipninė, vendim ky me dobi qė nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhė mėsimi....

    Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar, tė ushton hijshėm e fuqishėm nė tė njėjtėn kohė. Sado qė studimet e veta i bani tė gjitha nė gjuhė tė huaja, sado qė zotnonte ma sė miri italishtėn, frengjishtėn, slavishtėn e latinishtėn, shkrimeve tė tij kaq u vjen era shqip, sa me t‚u dukė se nuk ka ditė veē gjuhėn e vet. Poezinė e tij e shijon jo vetėm njeriu me shkollė, por edhe i pashkolli."

    At Mark Harapi S.J.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    At Gjergj Fishta… gjeniu pa varr

    Mergim Korēa
    Michigan - U.S.A



    Shekulli i XIX-te po u avitej grahmave te fundit. Luftrat qe i paten shtrire tentakulat e tyre rrembyeshem mbi Ballkan e qene afruar deri ne Viene me qellim paranojak pushtimin e gjithe Europes, ia thithen nga trupi Perandorise Osmane gjithe gjakun dhe energjine e saj. Kesisoj truri dhe trupi i perandorise dikur te perbindeshme u plandosen per toke e bashke me to u thane edhe tentakulat e saj rrenimtare !

    Ngjarjet sa vinte e rrokulliseshin shpejte. Ushtria turke u thye perfundimisht ne Plevna dhe Rusia e detyroi Turqine ta firmoste traktatin e Shen Stefanit. Si humbese, Turqise iu desh t’ua njihte, veē Bullgarise se madhe me gjithe Maqedonķ edhe autonomine Bosnjes e Herzegovines.

    Nga ana tjeter Greqia, per fitimin e pavaresise te se ciles gure themeli qene bere trimat arvanitas gjysem shekulli me pare, mbasi e hodhi lumin u bashkua asokohe me tufen e ēakenjeve sllave qe orvateshin te rrembenin sa me shume toka historikisht te banuara nga shqiptaret.

    Pikerisht, ne keto kohe te turbullta, Kombit Shqiptar i dilte nje mbrojtes i denje, Pater Gjergji Fishta.

    Jeta e tij u shtri mbi kapercyellin e veshtire te dy shekujve.

    Kombi yne, duke e pase ruajtur ne shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vertete, por jo i inkuadruar ne ate strukture shoqerore-ekonomike qe quhet shtet. Ky koncept, abstrakt per shumekend, madje deri edhe per mendjet e ndritura shqiptare te asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e perfytyronin shqiptarin ne suazen e nje protektorati. Te tjere e mendonin kombin tone te bashkuar ne nje kanton. Pikerisht ne keto rrethana tejet vendimtare per kombin tone, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga nje mjegullnaje krejtesisht e turbullte edhe kur Bismarcku Shqiperine e shihte si “ nje shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “ ... shqiptaret as gjuhe te tyre te shkruar nuk kane … “, Pater Gjergji, duke i peshuar edhe drejtepeshuar te gjithe keta faktore, u be njeri nga nismetaret e Kongresit te Manastirit. Ai e kuptoi drejte se Turqit e Rinj donin perkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan per here te pare mesimin e gjuhes shqipe si gjuhe te dyte ne shkollat fillore si edhe ruzhdijet, ( por shqipe e shkruar me shkronja arabe ). Tek personi i tij u nderthuren madheshtķja e tij parashikuese me patriotizmin e mirefillte. Ai e shihte qarte se nuk kishte si te bashkohej kombi yne ne nje shtet te mirefillte kur gjuha e tij shqipe te shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane qe per me se 500 vjet u kishin ngecur ne fyt shqiptareve ! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķse se Alfabetit Shqip flet qarte per ndikimin e madh bindes qe ai pati nder pjesemarresit e Kongresit. Pra, Pater Gjergji, lojti rol kryesor duke u bere pjese e rendesishme e asaj kryeure qe lidhi Rilindjen tone Kombetare me Pavaresine e Shqiperise, ne ate kapercyell shekujsh !

    Lidhur me autoritetin e padiskutueshem patriotik te At Gjergjit, ia vlen qe ne kete kontekst, duke iu referuar pikerisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u be nje realitet, te sjell edhe nje kujtim timin personal qe mbrese te pashlyeshme ka lene tek une. Ishte viti 1954. Kishim vajtur se bashku me nenen t’i benim nje vizite Hafez Ali Korēes. Ne bisede e siper fillon Hafez Aliu dhe na flet se ē’fatkeqesi kombetare ishte perndjekja e dhuneshme qe regjimi komunist po i bente Klerit Katolik te cilit ia kositi kokat me te vyera te tijat. Permendi shume syresh si Dom Ndré Zadźjen, At Vinēens Prendushin dhe te tjere. E pastaj, mbas nje pushimi te shkurter, mori fryme dhe shtoi ( pak a shume tekstualisht ) : “ … keta, ( komunistet ), nuk kane as fé dhe as atdhé. Te kish qene gjalle Pater Gjergji, as para tij nuk do te stepeshin e do t’a perdhosnin e t’a zhduknin. … Ē’perbindesha qe jane …” Pastaj heshti. E pashe se u perlot e nuk fliste dot. Mbas nje pushimi shtoi : “ E kam dashur dhe respektuar pa kufi per vlerat e tija te pashtereshme si edhe per atdhetarizmin e tij … Me kembenguljen e tij gjuha jone e lashte gjeti sintetizim te shkruar … Nuk kam si t’a harroj me sa dashuri me perqafoi dhe me pergezoi, ( kur qeme takuar shume vite me vone ), qe ne demonstraten e madhe te Korēes me 1910 kunder shkruarjes se gjuhes shqipe me shkronja arabe, une bekova shkronjat latine te abecese shqipe te Kongresit Manastirit dhe thashe edhe nje lutje per to …”

    Edhe sikur aktiviteti patriotik i Pater Gjergjit te qe ndalur ne nentorin e 1908-es, aq sa kish bere Ai per kombin e Tij deri atehere, mjaft do te ishte qe emri i Tij te shkruhej me germa te arta.

    “Gjuha shqipe vojt kah perendimi”, kish thirrur atebote Pater Gjergji … dhe kish pasur te drejte sepse me vepren e Tij realizoi aspiratat mbareshqiptare, realizoi edhe endrren e Naimit te madh qe kerkonte “diellin qe lind andej nga perendon”.

    Por per Te nuk kish te ndalur perkushtimi atdhetar.

    Me 1913-en, ne shenje revolte kundra Fuqive Nderkombetare qe e mbanin te pushtuar Shkodren, Pater Gjergji do te ngrinte Flamurin Shqiptar ne Kishen e Gjuhadolit. E, ne shenje vellazerimi dhe solidarizimi mes muslimaneve dhe katolikeve, do te lidhte me nje banderolle dritash Kishen me minaren e Xhamise se Fushe Ēeles. Ēuan atehere “qeveritaret e huaj” dergaten e tyre qe mes kercenimesh frikesuese urdheruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironine e Tij te guximeshme u tha : “Flamuri jone e ka per ndére te gjuhet prej topash t’huej”.

    Me 1919 e shohim delegat ne mbrojtje te ēeshtjes sone kombetare, se bashku me Imzot Bumēin, ne Konferencen e Paqes ne Paris. Dhe ē’eshte per tu theksuar, jo rastesisht Kryeministri i Qeverise se Durresit Turhan Pashai vendosi te largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit ne konferencen e njohur si Konferenca e Versailles. “ … Eshte me e udhes qe para Kancelerive Europiane te paraqitet nje Prelat Katolik se sa nje ish ambasador i Turqise se vjeter ne Shen Peterburg.”

    Ne vazhdim, mbas zgjedhjeve te 6 qershorit 1921, deputete te Shkodres ne Parlamentin Shqiptar zgjidhen Pater Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré Mjeda e bile Pater Gjergji zgjidhet edhe nenkryetar i Parlamentit Shqiptar. Me kete rast eshte mjaft domethenese fjala e analistit te holle politik, sekretarit te Ambasades Hungareze ne Rome, thene Pater Pal Dodes “ Ju keni disa deputete ne Parlament qe do te lenin ndere edhe ne Oden e Komuneve te Londres”.

    Ne tetor te vitit 1921 At Gjergji Shkolles Franēeskane i shtoi edhe pese klasa dhe e quejti “Gjimnazi Illyricum”, berthama e te cilit qe shkolla fretnore e themeluar qe me 1861, i se ciles shkolle Pater Gjergjit qe me 1902 ishte drejtor dhe me ē’rast ai futi si gjuhe shkollore shqipen duke e kaluar gjuhen italishte si gjuhe te huaj te dyte.

    Marr shkas ketu te kujtoj edhe nje ndodhķ personale.

    Tek Imzot Luigj Bumēi, Ipeshkvi i Lezhes i cili banonte ne Kallmet, kam shkuar me 1943 me t’im ate te cilin ai e kishte ftuar te kalonin nje dite se bashku. Biseda ndermjet Imzot Bumēit dhe t’im eti, me se shumti, u zhvillua rreth Pater Gjergjit dhe vepres se Tij. Ne pasdreke vone, para se te largoheshim, Imzot Bumēi drejtohet nga biblioteka e tij shume e pasur dhe nxjerr Lahuten e Malsise, merr penen dhe si e ngjyen ne boje me ngadale duke u menduar, shkruan kete autograf i cili gjate viteve, sa here e lexoja, aq me shume me prekte : “ Ket dhurate t’vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tager me t’a pase dhāne vete Pader Gjergji qi italishten e hoqi prej nji shkolle e ty per hjekje qi bāne t’gjuhes italiane prej tāne shkollave fillore t’Shqypnise “.

    Ne vazhdim, Pater Gjergjin e shohim te ftuar mes poeteve me te shquar te botes me 1922 ne New York.

    E shohim gjithashtu si kandidati i pare shqiptar i propozuar per ēmimin Nobel !

    Gjate udhetimit transoqeanik Ai shkruan edhe kengen “Lugati” ku Mehmet Ali Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikolles dhe e nxit … me djege e lį n’gjak Plave, Gusķ e Malsķ.

    Dhe pater Gjergji, pergjate asaj hullije, e mbyll kengen me vargjet e bukura dhe domethenese :

    “ I hupte Zoti pernjimend,
    Knjaz Nikolle edhe gjithkźnd,
    Qi mendon e shorton zķ
    Per te buk’ren kete Shqipnķ !”

    E gjejme Pater Gjergjin flamurtar te ēeshtjes shqiptare me 1930 ne Konferencen Ballkanike te Athines e fill mbas saj gjate vitit 1931 ne konferencen e Stambollit. Me 1932 vete ne Bukuresht ku me pathos te larte mbron serish ēeshtjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se udhetimet atehere nuk beheshin me avjone Boeing por zgjasnin me jave te tera dhe angazhonin edhe lodhje jo te paperfilleshme fizike.

    Kudo qe vente Pater Gjergji nje idé fikse kish : Te propagandonte per ēeshtjen tone kombetare si edhe ta rriste rrethin e miqve te Shqiperise. Sa i takon pjeses se dyte te ketij pohimi, pikerisht lidhur me rritjen e rrethit te miqve te Shqiperise, ai i qemtonte me kujdes te veēante dhe i perzgjidhte mire keta te fundit. Pra, strategjia e tij ishte te siguronte mbeshtetjen e shteteve, popujt e te cileve kishin pase lidhje te lashta e tradicionale miqesije me popullin tone. Kurse taktika e tij mbeshtetej ne afrimin me njerez qe kishin ndikim ndaj aparatit shtetror te tyre qe sa me efektivisht t’i sherbehej ēeshtjes sone kombetare ! Dhe rezultatet pozitive jo qe nuk munguan por u bene edhe shume te prekeshme.

    Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre personalitetet gjermane ne fushe te albanologjise, jo rastesisht e perkthen Lahuten ne gjermanisht duke e quajtur autorin e saj “Homer shqiptar“ dhe vepren e tij “Iliade shqiptare“. Ai e sintetizon vepren e Fishtes si vijon :

    “ … Lahuta e Malsise e Gjergj Fishtes, jo vetem qe ka rāndesi ne pikepamje artistike, por ajo, porsi vźna e mire qe sa mā shume vjet kalojne aq mā vlere merr, tue qene se ajo āsht pasqyra , magazina e kopja besnike e jetes, e shpirtit, e deshirave e perpjekjeve, e luftes dhe e vdekjes se shqiptareve : me nji fjale, Lahuta āsht shprehja mā e kjarta e dokeve te fshatareve, banore te Maleve te Veriut. E prejse doket e lashta te fiseve malore jane gjykue te zhduken nga tallazet e forta te civilizimit, lexuesi, letrari, folkloristi, juristi e historiani i neserm kane per t’ia dijte per nder ne dhete a qindvjetet e ardhshem Poetit i cili ne Lahute te Malsise na la nji ritrat (portret) te shqiptarit, te pershkruem nga goja e deshmitareve njikohsore, ashtu si keta e gjeten ne agimin e shekullit te XX-te, me ate ndryshim te vogel qe shqiptari pesoi ē’prej koheve te largeta te iliro – thrakeve .”

    Duke e lene me nje ane kompetencen dhe autoritetin e Lambertz-it, rendesi te jashtezakoneshme merr ky pohim i tij edhe per vete kushtet konkrete ne te cilat behet, duke dale nga nje katheder universitare e nje shteti te diktatures proletare nderkohe qe ne atdhene e Tij Fishta anatemohej.

    Pater Gjergji, me perpjekjet e tija ne drejtim te sensibilizimit te opinionit nderkombetar rreth faktit se ishte i qenesishem nje komb dhe nje popull autokton shqiptar i vendosur ne trojet e tija Iliro – Thrakase, futi ne valle edhe personalitetin tjeter te permasave nderkombetare, Albanologun tjeter te shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh nje prej thenjeve te tija me te cilen portretizohet vepra e At Gjergj Fishtes :

    “ Fishta, shikjue n’ate kźnen e vet, pa dyshim āsht krejtesisht romantik. Rrājisja e tij mbi kombsķn, zgjedhja e lāndes, fuqija, gjallnija e nderimi i shprehjevet te tija, sidomos trajta e permbajtjes se vepres se tij kryesore Lahuta e Malcķs – me mbishkrimin terhjekes te dokeve e te zakoneve kombetare e bājne dishmķ mjaft kjartas ... Fishta, kjo zhenķ e rrānjosun ne token amtare te popullit shqiptar, qi per shkak te njohjes se kethelle te tij mbi literaturen e popujve klasike e mbi jeten shpirtnore te kombeve te tashme te Evropes, u kap ne maje mā te naltat te mā te haptes kulture.”

    Gjithashtu arbereshin albanolog dhe njeriun me rreth te gjere ndikimi ne Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e kishte bere aq per vete sa qe ai shprehej :

    “ Fishta eshte nder te paret e nder me te medhenj atdhetare, te cilet ne kohe me te veshtira bene ēmos per t’a mbajtur gjalle levizjen kombetare kunder dhunes barbare te qeverise turke, kunder lakmise dhelperake serbe dhe kunder propagandes greke. Kudo qe shtrohej ēeshtja e Shqiperise, At Fishta gjendej aty prane e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezine e tij te gjalle, zgjonte nga gjumi me te plogeshtit dhe mbante gjalle gjithmone shpresen e ardhmerise “.

    Ne vijim te kesaj brazde konsideratash e percaktimesh lidhur me vepren e Fishtes kundruar nga kendveshtrimi patriotik e kombetar, nuk mund te lihen ne heshtje pa u permendur pohimet e personaliteteve shkencore shqiptare banues ne Jugosllavi se :

    “Lahuta e Malcis eshte enciklopedķ e kombit ” ( Rexhep Qosja ), ose “ shqiptaret ne Jugosllavi, duke e mesuar permendesh Lahuten e Malcis, pervetesuan arsimin kombetar kur ky mungonte “ ( Zekerja Cana ).

    Kurse nje nga personalitetet, pa asnje medyshje, madhore te kultures shqiptare, Prof. Eqrem Ēabej, i cili per vete natyren e tij tejet te matur e te drejtpeshuar si hulumtues edhe studjues qe ishte, vepren e At Gjergjit e percakton keshtu :

    “ Fishta qe nga ato natyra, te cilat ngrihen e rriten dalengadale prej qarkut te tyre … dhe bash nga kjo rrenjosje te trualli i vet ai u be ne nje tjeter kuptim, me teper se sa Naim Frasheri, poeti kombetar i Shqiperise.”

    Te vazhdoj duke cituar ē’eshte thene ne drejtim vleresimi madhor patriotik per Pater Gjergjin, e ndjej se do t’i kalonte mbase kufijt e durimit qofte te ndigjuesit apo edhe te lexuesit. Por besoj se vete autoriteti i personaliteteve qe do te citoj si edhe stili i tyre i perkryer … mbase me nxjerrin te pafajshem :

    Prof. Ernest Koliqi, vrojtuesi i holle dhe stilisti i perkryer, mbase me eleganti ne gjinine e tij, shprehej :

    “ … Lexoni nji varg te Lahutes se Malcis. Vźnja veshin kumbimit te tij. Vereni vendosjen e fjaleve ne fjali. Menjihere ju rremben magjia e tingullit te posaēem te gjuhes sone, te gjuhes qi mesuem ne prźhen te nānes dhe ka shijen e qumeshtit amtar. Ndigjojme ne teterrokshat e Fishtes jéhin e zanave te tokes shqiptare … asnji si Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilesuese qi ndryn ne vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer.”

    Ndersa liriku, enderrimtari, hyjnori dhe i hajthmi si ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishten :

    “ … vazhdimtar ne vallen e Kombit, Frymetar i fjales, i cili solli dhuraten e vet ne Adhurimtaren e Atdheut–shpirt, Mendimin e Parathenesve te Shqipes … shkemb i shpirtit dhe shkemb i tokes shqiptare.”

    E tashti, ne vijim te kronologjise se viteve, vijme edhe tek dy vitet e fundit te jetes se Pater Gjergjit.

    Mbi Europe dendesoheshin rete e zeza te stuhķse se II-te botrore.
    Italia ushtarakisht e pushtoi Shqiperine.
    Flamuri u tjetersua dhe italishtja futet si gjuhe ne shkollat fillore.
    Filloi te zieje ndjenja e revoltes kombetare.
    Armiku italian, i vetedijshem per kete, desh t’a kape demin nga briret.

    Cili qe ai qe per dhjetvjeēare te tere spikaste si frymezues i ndjenjes kombetare duke u kenduar bemave heroike te te pareve tane ?

    Si t’kshtźne, si muhamedan,
    Shqypnine s’bashkut t’gjith e kan,
    E prandej t’gjith do t’qindrojme,
    Do t’qindrojm’e do t’luftojme,
    Kem m’u bā kortare-kortare,
    Priften, freten, hoxhallare

    Per Shqypnķ !

    Cili qe ai qe, ndonese i veshur me zhgunin e Shen Franēeskut te Assisit, anatemonte per hir te Atdheut pa u druajtur se po bente sakrilegj dhe shprehte revolten e tij me vargje fuqije prometeiane :

    O Perendi a ndjeve,
    tradhtaret na lane pa Atdhé.
    E Ti rrin e gjuen me rrfé,
    lisat n’per male kot !

    Cili qe ai qe atdhedashurine e shtynte deri ne vetflijim ?

    Qe mue tek m’keni, merrni e m’bāni flķ,
    Per shqyptarķ, me shue ēdo mnķ mizore.
    Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjofte e rrnofte,
    E nami i saje per jete u trashigofte !

    Pikerisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur.

    Dhe hapin e pare qeveria fashiste italiane e beri : I akordoi Pater Gjergj Fishtes, Provincialit te Franēeskaneve te Shkodres, me dekret mbretnor, nje nga dekoratat me te larta qe akordonte fashizmi italian.

    Por pergjigja e Titanit qe e papritur, qe e prere : E refuzoi dekretin mbretnor duke u shprehur : “ Kjo dekorate nuk āsht per mue !”

    Kesisoj Ai i dha udhe tufanit kombetar me thirrjen fuqiplote : Shperthé !

    Dhe arrijme keshtu tek ngjarja e parafundit madhore e jetes se Tij, Pater Gjergji anetar i Akademise se Shkencave te Italise.

    Akademia Italiane perbehej nga personalitetet me te shquara te kohes, nje pjese e te cileve edhe laureate te ēmimit Nobel. Pater Gjergjin e njihnin te gjithe akademiket si njerez te kultures botrore qe ishin. E njihnin kryesisht si humanist te shquar, e njihnin per kulturen e tij te pa ane e fund, e njihnin si gjuhetar e si ballkanolog te shquar, e njihnin edhe per vleresimin e rralle qe i ishte bere ne fushen e vargezimit si “Homeri i Ri” i perkthyer ne shume gjuhe te botes.

    E njihnin natyrisht edhe per dekoratat e titujt qe i ishin akorduar : Nga Austria “Ritterkreuz” me 1912, ose nga Turqia “Mearif” po me 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” me 1925, nga Greqia “Phoenix” me 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar per ēmimin Nobel ! E si pasoje, kur Pater Gjergji e refuzoi dekoraten e larte te qeverise fashiste italiane, akademiket e Italise u tranden. E njihnin ata per te gjitha ē’u thane me lart, por nuk e njihnin per madheshtķne e karakterit te Tij ! Atebote akademiket e Italise, si anetare te nje institucioni te pavarur kulturo-shkencor qe ishin, njezeri e propozuan Pater Gjergj Fishten si anetar te Akademise Italiane. ( Per t’a biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademise Italiane, qe ngarkuar Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushte i Fishtes ).

    Me kete veprim Akademia e shperfilli si edhe e shpotiti qeverine italiane, duke ia rritur skajshmerisht prestigjin Pater Gjergjit e bashke me te edhe Shqiperise. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur.

    Pritej pergjigja e Fishtes.

    Hapin tjeter te priftit krenar e priste me padurim Akademia e Italise, por e priste me kureshtje edhe inat akoma me te shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar,.

    Vonoi pergjigja, po me ne fund erdhi :

    Pater Gjergji e kish per nder propozimin qe i behej dhe falenderonte gjithe anetaret e Akademise per vleresimin qe i benin !

    Ne konferencen e pare solemne si akademik ne Kinema Rozafat, per ta pozicionuar veten e Tij boterisht, duke folur per dukurine e ngjashme ndermjet pushtimit romak te Ilirise me pushtimin fashist te Shqiperise guxoi e tha :

    “ … rezistenca qe romaket hasen nder fiset dhe mbreterite ilire te gjitha ndodhen sepse iliret e pane menjehere se trupat romake po sillnin roberine ne vend te lirise …”

    Dhe tashti i erdhi radha te permendim nje date, 30 dhjetorin e vitit te larget tashme 1940. Me kete date lidhet ngjarja e fundit madhore e jetes se Pater Gjergji Fishtes, vdekja e Tij.

    Ate te hene te acarte dimri Ai s’foli me.

    Percjellja mortore qe i beri Shkodra si edhe dhimbja e madhe qe ndjeu e gjithe Shqiperia per te duan nje pershkrim te veēante. E gjithashtu i veēante i takon pershkrimi edhe Ceremonise se Meshes Mortore qe atebote organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga akademiku Mjeshter Perosi dhe akademiku tjeter, kompozitori i famshem Mascagni u shpreh :

    “ …ne Vizione t’Lumnueshme e gezueme Zotin n’ekstaze me shpirtin e kolegut tone te dashtun At Gjergj Fishta !”

    At Gjergji nuk kish si t’i kendonte me se dashures se tij, Shqiperise, e as nuk kish me si t’i thurte vargje lirizmi te pashoq gjuhes shqipe ! Megjithate Ai vazhdonte e jetonte nepermjet vepres se tij. Ne gjithe shkollat e Shqiperise vargjet e Tija mesoheshin permendesh. Ai, qe gjithe afshet e zemres se Tij ia drejtoi Atdheut edhe gjuhes shqipe, si prift qe ish, u kendoi ketyre te dyjave si askush tjeter dhe rinia veē frymezim atdhetar gjente ne ta.

    Veē kater vjet mbas vdekjes se Poetit filluan te behen realitet parashikimet dhe thenjet e Tija profetike. Dekada te shkuara ai shkroi se :

    “ Shka t’lājne kta kater ujq,
    Qe i kercnohen shoqishojt,
    Thone do t’dale nji djall i kuq,
    Qe fort rrepte do t’ja njise thojt !”

    Pra, ate qe do te linin kater ujqit, ku me mbeturinat e trojeve shqiptare u krijua Shteti Shqiptar, do te vinte djalli i kuq qe pa shpirt do t’ia zhyste kthetrat !

    E qe nga ajo dite e djallit te kuq, ndaj figures si edhe vepres Poetit veē mllef e balte u hodh. Ato kohe te para guxoi e na pohoi ne klase Prof. Kostaq Cipua, siē e mbaj mend tashme mbas 56 viteve, se “ … tek vepra e Fishtes shkriheshin ne nje atdhedashuria me mjeshtrine poetike …” Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga prishja me Jugosllavine, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonese te rrezikshem, na pohoi ne klase se “ … ne personin e Fishtes duhej te shihnim nje kollos te vargezimit si edhe nje atdhetįr te pashoq !”

    Mirepo keta zera sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktatures.

    Armik te races sllave dhe veprimtar kunder interesave kombetare e anatemuan “ druzhet jugosllave ” Fishten.

    Si spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfryne “ tovarishet ruse ” mbi te.

    Dhe hipokrizia arrinte kulmin kur komunistet shqiptare qe, nacionalizmin shqiptar e kishin zevendesuar me internacionalizmin proletar, donin te provonin se Ai, me gojen e Tij, e kishte pranuar qe nuk ishte e nuk donte te qe shqiptar. Nga nje perle satire ku Ai fliste gjithe sarkazem e dhimbje per fatet e Kombit e Atdheut, ata shkepusnin gjithenje me keqdashje vargjet :

    T’a dije Shqipnija
    E shekulli mbare
    Se mā mbas sodit
    Nuk jam shqiptar !

    Edhe sot e kesaj dite gjen te tille dashakeqe qe nuk lexojne e as qe duan te lexojne, ose edhe kur u takon te lexojne nuk kuptojne, por vazhdojne dhe e “akuzojne” per diēka te tille !

    Njerezore eshte te gabosh, por kembengulja ne gabim e ben vertet djallezor qendrimin e atyre qe Gjeniun e lane deri edhe pa varr !

    Po kur fatet e Shqiperise se mjere u lidhen pazgjidhshmerisht, sipas komunisteve, me “ tunxet kineze “ te perandorise se te barabarteve ne skamje, atebote eshtrat e Mjeshtrit ne Dri u hodhen ! Po si u hodhen e kush urdheroi ? Ish nje fjalim qe “programatik” e quajten, e me kobzķ nuk kish se si te behej per te mjeret shqiptare ! E ish edhe nje nate e thelle shkurti kur u perdhunua varri.

    Nje pale eshtra flakeshin ne Dri per ta asgjesuar. Por si gjithmone, edhe kete radhe gabuan rende . . . Fishten e perjetesuan !

    E perjetesuan sepse Fishta nuk i perkiste nje kishe, as edhe nje qyteti. Ai ishte i gjithe Shqiperise ! Prandaj Ai nuk mund te mbahej ne vetem nje varr . . . Varri Tij duhej te ishte e gjithe gjatesia e Drinit, e gjithe Shqiperia !

    Po dhunimin kush e urdheroi ? Si perfaqesues i asaj kategorie qe, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germe te vogel e fillonin, dhe me mllefin e trasheguar nga breza te tere genesh injorantesh, Bilal Parrucen caktuan qe urdherin ta jepte ! Ndersa Mjeshtri frat, Fishta i madh, ky gjenķ qe pa varr e lane, edhe varrshkelesin’e tij do t’a kish falur. Por nuk fal Ai, madje bertet me te madhe e hedh ne Dri ata, indiferentet ndaj Atdheut, tradhetaret ndaj flamurit,vetem ata flak Ai :

    Po : rrnofte Shqypnija ! E porsi krypa n’Dri
    E porsi krāndja e that n’nji flakadā,
    U shofte me are, me fare, me mal e vrri
    Kushdo shqyptar qi s’brohorite me zā,
    Kushdo shqyptar qi s’brohorite me uzdaje :
    Oh ! Rrnofte Shqypnija ! Rrnofte Flamuri i saj !

    E kesisoj mbas 23 vitesh harrese te dhuneshme, duke e zhytur gjithmone thelle e me thelle Mjeshtrin ne dhé, vetem gjysma e “Via Crucis“ te kalvarit Fishtian ish pershkuar.

    Pasojne tashti vitet e tjera ku brezi i injoranteve dhe i te shkolluarve te deshtuar u pasurua me shkrimtaret e realizmit socialist. Ata, si lajkatare te diktatorit pseudo-letrar, zvetenohen dhe thelle e me thelle mundohen t’a zhysin Zeusin e vargezimit patriotik. Diktatori na ben hero e atdhetar Haxhi Qamilin e ata : t’i biem mbare e prape At Gjergj Fishtes se veē te mira kemi.

    Po Pater Gjergji vizionar ne “Metamorphosis” per ta e per gjithe ata qe pasuan e pasojne edhe sot, pat shkruar :

    Pse nder ne kjo kohe ka ardhe
    Qi nji e zeze me u thirre e bardhe

    . . .

    Qe besa or burra / Nuk dij kah t’ēaje
    Mbasi do t’thirret / Sod derri daje

    Dhe me kulmin e sarkazmes godet me rrufé :

    Nuk kam kund įtme (atdhé) / As fis as vlla,
    Fis kam mā t’fortin / E vlla bujarin (pasanikun)
    Per atme barkun, / Per erz kam arin.


    Ironķ e fatit. Ate, qe mes perpjekjesh titanike gjuhen shqipe te shkruar e kristalizoi dhe luftoi qe te folmet e Shqiperise se mesme te zyrtarizohej, ate qe shkroi :

    Porsi kānga e zogut t’veres, / Qi vallzon n’blerim te prillit;
    Porsi i āmbli fllad i eres, / Qi lmon gjit e drandofillit;
    Porsi vala e bregut t’detit, / Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
    Porsi ushtima e njij termetit, / Njashtu ā’gjūha e jone shqyptare.

    pikerisht ate Gjergj Fishte e dhunuan, e plandosen edhe varrin ia shkatrruan dhe menduan se e futen aq thelle sa per te dalje te mos kish.

    Kujtojme tashti se bashku fjale nga te fundmet te Poetit.

    Mjeshtri po perjetonte ēastet e spasme te jetes. E viziton Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Gasper Thaēi, dhe Fishta i thote :

    “ Nuk po me vjen keq se po des, mbasi te gjithe atje do te shkojme, por po me vjen e rānde se tāne jeten e kam shkri per te pa nji Shqipni te lire e ne vedi, ndersa sot po e lā te shkelun prej ushtrive te hueja.”

    Lind pyetja : Ku e kemi Pater Gjergjin sot ? Kush ka zemer te ndjeje edhe sy te shohe, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i eshte bere Gjok (kale) dhe rrymes i bije kundra nga grykederdhja per ne burim, tek therret e na thote :

    “Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata qi harruen atdheun !”

    Po detyra jone cila eshte ? Duke parafrazuar pohimin tejet te goditur te Prof. Plasarit qe : “ Mos t’i japim Fishtes vendin qe i takon, por t’i kthejme historise se letersise ate ēka i mungon, do te thoja qe tek panteoni i patrioteve dhe intelektualeve tane me te shquar, te cilin e perfytyroj me trajten e nje kurore te ngjizur nga dy krahe hiperbolash konvergjente asemtotike, ku guret e vyer jane vendosur dy e nga dy deri sa arrijne e bashkohen atje ku vetem nje vend kulmor eshte bosh, atje i takon te vendoset Margaritari Pater Fishte !

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    At Gjergj Fishta
    (23. X. 1871 - 31. XII. 1940)





    nga Dr. Zef Mirdita


    Pėrmbledhje

    Fishta ėshtė kolos i mendimit dhe letėrsisė shqipe, i cili me tėrė veprimtarinė e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar historinė e popullit shqiptar. Ky franēeskan ka qenė apostull i atdhetarizmit tė sinēertė dhe tė pastėr, pėr tė cilin shqiptarizmi nuk ka qenė profesion, por njė jetė intenzive. Gjatė jetės sė frytshme tė tij, ai e themeloi Shoqėrinė Letrare “Bashkimi”, ishte drejtor i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr, kryetar i Kongresit tė Alfabetit, anėtar i Komisisė Letrare Shqiptare, udhėheqės i dėrgatave shqiptare nė Paris dhe Washington, deputet dhe nėnkryetar parlamenti, pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ballkanike, MESHTAR dhe LETRAR. Veprimtaria e tij e gjithanshme u shpėrblye me dekorata nga Austria, Turqia, Papa Pio XI, Greqia, Urdhėri Franēeskan, ndėrsa Akademia Italiane e zgjodhi pėr anėtar. Mirėpo, pėrderisa tė huajt e dekoruan, ndėrsa emrin dhe veprat e tij i studiuan nė katedrat e tyre albanologjike dhe ballkanologjike, ky vigan, nė Shqipėri, gjatė regjimit komunist u ndalua pėr plotė 50 vjetė. Dhe jo vetėm kaq, por edhe eshtrat ia zhvarrosėn dhe ia hudhėn nė bėrllog. Kėtė ia bėnė atij qė Shqipėrinė e kishte koncipuar dhe dashur si njė atdhe tė vėrtetė tė tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht nga ndasia religjioze dhe pėrkatėsia regjionale. Atij qė gjithnjė e ka theksuar nevojėn e unitetit kombėtar dhe vėllazėrisė, ide kjo qė e pėrshkon kryeveprėn e tij, Lahutėn e Malcis. Lajtmotivi i kėtij vigani ka qenė: Pėr Fe dhe Atdhe. Sa i pėrket vlerės estetiko-letrare tė veprės sė Fishtės, ajo ėshtė e shumėfishtė, qoftė pėr nga pėrmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmėria e fjalės, ngrohtėsia, ngjyra dhe porosia. Ai me shikimin realistik tė vetin nuk e idealizon shqiptarin, por e pėrshkruan ashtu si ėshtė, me tė gjitha tė metat dhe virtytet, me meritat dhe fajet. Nė veprėn e tij vėrehet edhe nota edukative, sepse ai e qorton shqiptarin qė tė lirohet nga fatalizmi, pjellė e mentalitetit oriental dhe e udhėzon kah rruga e qytetėrimit evropian, ku edhe e ka vendin, gjeografikisht dhe historikisht. Gjithashtu e udhėzon qė t’i tejkalojė ndasitė regjionale dhe fetare, ndėrkaq tė pėrqafojė ndjenjėn nacionale, krenarinė dhe vetėbesimin. Satira e tij ėshtė karakteristike pėr njė shkodran. Me fjalė tjera, ai me tė i ka luftuar pseudointelektualėt, pseudoeuropianėt, pseudoshqiptarėt. Habit fakti i aktualitetit tė kėsaj satire edhe sot e kėsaj dite. Njė njeri i tillė pra, ėshtė zhvarrosur dhe pėr plot 50 vjetė ėshtė njollosur, pėrbuzur, pėrdhosur dhe ndaluar, mirėpo pa sukses. Ai nuk ka mundur tė dėbohet nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.

    Tė flitet pėr P.Gjergj Fishtėn, e sidomos me rastin e pėrkujtimit tė 60 vjetorit tė vdekjes sė tij, nuk ėshtė as lehtė, e nuk ėshtė as thjeshtė. Sado qė ėshtė nderė e madhe, mė e madhe ėshtė pėrgjegjėsia.
    Them kėshtu, sepse kemi tė bėjmė me njė kolos tė mendimit dhe tė letrave shqiptare. Kemi tė bėjmė me njė figurė madhėshtore, e cila me tėrė veprimtarinė e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar tėrė historinė e popullit shqiptar. Kemi tė bėjmė me njė apostull tė atdhetarizmit tė sinēertė dhe tė pastėr, pėr tė cilin shqiptarizmi nuk ka qenė profesion i ēastit apo i rastit, por ka qenė njė jetė intenzive, e pėrshkuar me tė gjitha ngjarjet mė vendimtare pėr fatin e kombit shqiptar.
    U lind mė 23 tetor 1871, nė fshatin Fishtė, nė Zadrime. Prindėrit e pagėzuan me emrin Zef, tė cilin sipas rregullės sė Urdhėrit Franēeskan, do ta zėvendėsojė me emrin Gjergj.
    Mėsimet e para i mori nga poeti arbėresh, P.Leonard De Martini. Me tė parė zotėsinė e e Zefit tė vogėl, poeti e mori nė seminarin franēeskan, nė Troshan, ku edhe e kreu shkollėn e mesme. Mė 1886 u nis pėr nė Bosnje, ku, nė Sutjeskė, Livno dhe Kreševo, i kreu studimet filozofike dhe teologjike. Aty u njoftua me P.Grga Martię-in dhe me Silvije Strahimir Kranjčevię-in, tė dy kėta poetė tė mėdhenjė kroatė. Kėtij tė fundit, madje ia pėrkushtoi njė vjershė tė shkruar mė 12 dhjetor 1892. Mė 1893 kthehet nė Shkodėr, ku mė 1894 shugurohet meshtar.
    Brenda njė kohe, njėkohėsisht e ushtroi detyrėn e arsimtarit nė Troshan dhe famullitarit nė Gomsiqe tė Mirditės.
    Sė bashku me abatin e Mirditės, Mons.Preng Doēin, Don Ndoc Nikėn dhe P.Pashk Bardhin e themeloi Shoqėrinė Letrare “Bashkimi”.
    Mė 1902 u emėrua drejtor i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Me ardhjen e tij, gjuha italiane, qė ishte gjuhė ligjėrimi, u zėvendėsua me gjuhėn shqipe. Mė 1908 ėshtė kryetar i Kongresit tė Alfabetit, nė Monastir (Bitoli i sotėm), nė tė cilin u vendos qė alfabeti latin tė merret pėr alfabet tė gjuhės shqipe. Mė 1916 ėshtė anėtar i Komisisė Letrare Shqiptare, e cila ka pasė pėr detyrė standardizimin e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe.
    Mė 1919 ėshtė sekretar gjeneral i dėrgatės shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris, nė krye tė sė cilės dėrgatė ishte ipeshkvi i Lezhės, Mons.Luigj Bumēi. Nga Parisi, nė krye tė dėrgatės shqiptare shkon nė Washington, pėr ta mbrojtur integritetin territorial tė Shqipėrisė, nga orekset okupuese tė serbėve, malaziasve dhe grekėve.
    Mė 1921 zgjedhet pėr deputet tė grupit tė Shkodrės, nė Parlamentin e Tiranės, dhe menjėherė zgjedhet nėnkryetar i tij dhe kryetar i Komisionit pėr ēėshtje Financiare.
    Ishte pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ballkanike: nė Athinė(1930), Stamboll(1931), Bukuresht(1932), ndėrsa mė 1934, ishte delegat i Shqipėrisė nė New York.
    Nė periudhėn 1935-1938, kryen detyrėn e provincialit tė Provincės Shqiptare Franēeskane.
    Pėr veprimtarinė e tij tė gjithanshme ka qenė i dekoruar me dekorata nga Qeveria Austriake me “Ritterkreuz”(1912), nga Qeveria Turke me “Mearf Kl, II.” Nė vitin 1925, Papa Piu XI e nderon me medalen “Al merito”, kurse mė 1931, Qeveria Greke e dekoron me rendin “Phoenix”. Mė 1939, Urdhėri franēeskan e dekoron me titull “Lector jubilatus honoris causa”, ndėrkaq Akademia Italiane e zgjodhi pėr anėtar tė vetin, pėr ēka, pėrveē insinuatave tė tjera, kritikėt e pendave enveriane e karakterizojnė si fashist dhe armik tė popullit! A nuk ėshtė kjo tragjiko-komike!?
    Mė 31 dhjetor 1940, pushon sė rrahuri zemra e kėtij vigani tė letrave shqiptare, apostullit tė unitetit tė kombit shqiptar.
    Mirėpo, pėrderisa emri dhe veprat e tija ishin tė pranishme nė katedrat albanologjike dhe ballkanologjike tė Evropės, nė Shqipėri, tė cilėn e deshti me tėrė qenien e vet dhe tė cilės ia kushtoi vargjet mė tė bukura, u ndalua pėr plot 50 vjet. Me ndalimin e veprave tė tija u gjymtua gjuha shqipe, tė cilės ky poet ia kėndoi himnin mė tė bukur qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė gjuhėn shqipe:

    • Porsi kanga e zogut t’veres
      Qi vallzon n’blerim tė Prillit,
      Porsi i ambli flladi i erres,
      Qi limon gjit e drandafillit,
      Porsi vala e bregut t’detit,
      Porsi gjāma e rrfés zgjetįre,
      Porsi ushtima e nji termetit,
      Njashtś ā’ gjuha e jonė shqyptare.
      1

    Pėr 50 vjet u ndalua tė dėgjohet mallkimi i poetit drejtuar atyre qė kėtė gjuhė shqiptare e pėrbuzin:

    • Prį, mallkue njai bir Shqyptari,
      Qi ketė gjuhė tė Perendis,
      Trashigim, qi na la i Pari,
      Trashigim s’ia len ai fmis,
      Edhé atij iu thaftė, po, goja,
      Qi e pėrbuzė ketė gjuhė hyjnore
      Qi n’gjuhė t’huej, kśr s’āsht nevoja,
      Flet e t’veten len mbas dore.
      2

    Pėr plot 50 vjet u ndalua kėndimi i himnit mė tė bukur qė Fishta ia kushtoi Flamurit Kombėtar:

    • Porsi fleta e Éjllit t’Zotit
      Po rrehe Flamuri i Shqypnis e
      thrret t’bijt e Kastrijotit
      Me u mbledhė tok nder ēetė t’ushtris.
      3

    Plot 50vjet e akuzuan se bėri pėrēarje nė popull, atė i cili po kėtė popull e fton tė bashkohet:

    • Bini, Toskė, ju, bini Gegė!
      Si dż rrfé, qi shkojnė tue djegė!
      A ngadhnyesé a t’gjith déshmorė!
      Trima, mbrendė! Me dorė! Me dorė!
      4

    Kėtė himn, kushtuar Flamurit Kombėtar, poeti e shkroi me rastin e ngritjes sė Flamurit, natėn e Shna Ndout, mė 12 qershor 1913, nė kumbonaren e kishės franēeskane tė Gjuhadolit, pėrkundėr ndalesės sė kolonelit De Philipps, sundimtarit tė qytetit tė Shkodrės.
    ėshtė e njohur se njerėzit e mėdhenj vdesin nė kohė tė duhur! Falė Zotit, kjo ndodhi edhe me Pater Gjergj Fishtėn. Sepse, po t’i kishte pritur njėsitė e kuqe tė ngarkuara me idetė e internacionalizmit proletar, por edhe antishqiptar, jo vetėm qė e kishin masakruar, por as varri nuk iu kishte ditur, siē ka qenė rasti me shumė sivėllezėr tė tij franēeskanė.
    Megjithatė, ajo qė nuk i ndodhi pėr sė gjalli, e pėsoi pėr sė vdekuri. Mėnia dhe urrejtja ndaj tij ishte aq e madhe, sa qė edhe e zhvarrosėn dhe eshtrat ia hodhėn nė bėrllog!
    Nuk ėshtė kjo hera e parė qė mizoria e tillė barbare ushtrohet mbi fatosat e vdekur shqiptarė!
    Dihet se turqit e herrshėm e zhvarrosėn trupin e Skėnderbeut dhe nga kockat e tija, siē shkruan Marin Barleti, bėnė hamajli pėr ushtarė. Po ashtu, turqit e herrshėm e zhvarrosėn trupin e Pjetėr Bogdanit, argjipeshkvit tė Shkupit, nismėtarit tė prozės shqipe, dhe eshtrat e tija ua hodhėn qejve nė sheshin e Prishtinės, aty ku sot ndodhet ndėrtesa e Kuvendit tė Kosovės.
    O kohėra, o zakone tė fėlliqta!
    Kėshtu pra u veprua me Pater Fishtėn, i cili nuk e deshti Shqipėrinė vetėm si emėr gjeografik! Ai Shqipėrinė e ka koncipuar dhe dashur si njė atdhe tė vėrtetė tė tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht nga ndasia religjioze dhe pėrkatėsia regjionale, qė ėshtė plagė e rėndė e trashėguar nga okupatori shumėshekullor osmano-turk.
    Pikėrisht pėr ta shėruar kėtė plagė, poeti thekson nevojėn e vėllazėrimit, unitetit kombėtar, ide kjo qė e pėrshkon tėrė kryeveprėn e tij Lahuta e Malcis. Nuk ėshtė e rastit qė ai kėtė ideal dhe mendim tė vetin e dėshmon pėrmes protagonistėve tė besimit muhamedan, si Oso Kukės, Ali Pashė Gusisė, Marash Ucit etj. Sepse, siē thotė Ernest Koliqi: Shqipnija (ndėrsa unė do tė kisha thėnė shqiptarizmi) vetėm atėherė mundet m’u njehun fatbardhė, kur breznija e ré, tue pasė menden e sterhollueme si mā i miri perendimuer, ta ket zemren e thjeshtė e bujare si Marash Uci e Oso Kuka.5
    Fishta, vėrtetė i qorton muhamedanėt, me qėllim qė njėherė e pėrgjithmonė ta kuptojnė se feja e kombi nuk janė njė, andaj edhe i konsideron pėr vėllezėr. Si tė kuptohet ndryshe pėrgjegjja e Patėr Gjonit dhėnė Mark Milanit:

    • Unė zotni n’ushtri kam dalė
      Jo me Turq, por me Shqyptarė,
      Turq a t’kshtenė, si janė gjithmarė
      Pse si t’kshtenė, si muhamedan
      Shqypnin s’bashkut t’gjith e kanė.
      6

    Pėrgjegjja e tillė pėr Mark Milanin si edhe pėr tė gjithė ata qė mendonin ashtu, ka qenė jo vetėm befasi, por edhe shpullė e rėndė, pėr shkak se njė prift katolik mund t’i bėhej ndihmė “Turkut”, duke i lėnė pas dore “kryqalitė” sllavė dhe bujarin e tyre, qė, sė fundi, ishte edhe vetė gjysmėshqiptar, siē thotė Pater Gjergji:

    • Me kryq n’dorė e me kryq n’ballė,
      Turkut ndihmė ti me na i dalė?
      E tue njoftė per G o s p o d a r
      Knjaz Nikollen, trim bujar,
      dér dikś edhe ky’ Shqyptar!
      7

    Kėshtu, derisa Kelmendasit dėgjonin thirrjen e Gusinjanėve myslimanė tė sulmuar nga ana e malaziasve, thonin:

    • Lpifshin kryet e xjerrshin syt
      Ti haj dreqi Turq e Shkje, 8
      dhe vazhdonin mė tej, pa ndonjė ndjenjė mė tė thelluar:
      se e kemi festen e Bajrakut e
      duhet njėherė me shkue nė shtėpi ,
      e me shtrue petlla e raki.
      9

    Mirėpo, Pater Gjoni, nė fund tė meshės u thotė: Ēohi, o bij tė Skanderbegut Turq e t’Kshtenė, mos t’u dajė feja!10
    Sepse:

    • Vllaznit t’onė i kem’ n siklet! 11

    Kėto kushtrime nuk janė vetėm tė Pater Gjergj Fishtės, por janė tė tėrė klerit katolik!
    Pater Gjergj Fishta, me njė kulturė tė gjithanshme e tė thellė, dhe pse mos tė thuhet, me njė kulturė perendimore dhe evropiane, ndonėse i ka qortuar vėllezėrit shqiptarė, pavarėsisht, muhamedanėt apo tė krishterėt, kurrė nuk ka anuar kah Evropa.
    Pėr tė Evropa, nuk ka qenė tjetėr, pos njė lavire e vyshkur, vėrtetė, me emėr e krishterė, por me vepra e pa Tenzonė.

    • Uh! Evropė, ti kurva e motit
      Qi i rae mohit besės sė Zotit
      Po į ky a sheji i gjytetnis
      Me da token e Shqypnis
      Per me mbajt klysht e Rusis?
      12

    S’do mend se Fishta ka qenė i vetėdijshėm se feja e tė huajit e ka bėrė tė vetėn nė trungun e kombit shqiptar. Megjithatė, ai nuk e nėnēmon as mendimin dhe as besimin e vėllezėrve shqiptarė. Mirėpo, ai ėshtė kundėr shfrytėzimit tė ndjenjave fetare pėr dobi vetanake apo partiake. Pėr tė ėshtė mė se e qartė se identifikimi i fesė me komb ėshtė jo vetėm anakronik, por edhe jo shkencor. Madje, edhe pėr nga aspekti politik, njė identifikim i tillė shkon nė dėm tė integritetit etnogjeopolitik tė popullit shqiptar. Prandaj, ai pėrpiqet, madje edhe kėrkon qė tė tregohet mėnyra se si erdhi deri te kjo ndasi fetare, e cila, pėr fat tė keq, mund tė shfrytėzohet nė dėm tė unitetit kombėtar. Kėtė mė sė miri e ka sqaruar dhe dėshmuar Ismail Kadare, i cili nė mes tjerash thotė: Turqizimi i qindra mijėra shqiptarėve, greqizimi i njė pjese tjetėr, ngatėrrimi i pėrkatėsisė shqiptare me atė fetare, dėshmonte se ndjenja patriotike e njė pjese tė shqiptarėve, ka qenė jo aq e fortė siē paraqitej.13
    Dhe kur Fishta tregon se nga buron ky rrezik lidhur me integritetin etnogjeopolitik tė shqiptarėve, nuk do tė thotė se ėshtė kundėr besimit muhamedan. Ai, nė tė vėrtetė, mu ashtu si secili shqiptar i sinēertė, nuk mund tė pajtohet me identifikimin e fesė me kombin.

    Sidoqoftė, nuk duhet mohuar se lajtmotivi i Fishtės nė veprimtarinė e tij shkencore e arsimore, kulturore e politike, fetare e letrare, ka qenė: Pėr fe dhe atdhe.
    Qė tė kuptohet kjo sintagmė, duhet pasur parasysh disa fakte.
    Sė pari, ai ka qenė meshtar dhe kuptohet se nė veprimtarinė e vet nuk ka mundur ta len mėnjanė aspektin fetar.
    Sė dyti, dihet se Shqipėria, si pėr nga aspekti gjeografik, ashtu edhe pėr nga aspekti historiko-kulturor i mirėfillt, i takon arealit kulturor evropian, gjegjėsisht kristian.
    Sė treti, krishtenizmi, veēanėrisht katolicizmi, ėshtė njėri nga argumentet e pakontestueshme, qė flet nė dobi tė autoktonisė sė shqiptarėve nė trojet ku jetojnė sot.14 Edhe atėherė kur Fishta e cek katolicizmin nė relacione ndėrkombėtare atė e bėn pėr hir tė mbrojtjes sė integritetit tė territorit shqiptar dhe pėr njohjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kjo shihet qartė nga pėrmbajtja e telegramit tė cilin nė italishte nga Parisi ia dėrgon Pater Palė Dodės mė 16 shtator 1922 dhe nė tė cilin thotė sa vijon: “Ndėrkaq vizita ime nė Washington pati pėr rezultat njohjen e Shqipėrisė nga ana e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Tė gjitha pėrpjekjet e mėparshme tė qeverisė sonė dhe tė “Vatrės” mbetėn pa ndonjė pėrfundim tė mirė. Unė pata sukses. Kjo u bė me njė ndėrhyrje tė senatorėve katolikė, tė cilėve ua parashtrova ēėshtjen, sidomos nga aspekti fetar, qė qeveria amerikane u shty me e njoftė zyrtarisht Shqipėrinė.”15
    Sė katėrti, dihet se qysh nė shekullin XV, siē thotė Fan Noli: Katholicizma nga njėra anė i jipte Shqipėrisė bashkimin qė i mungonte si shtet, edhe nga ana tjetėr e lidhte me botėn e krishterė evropiane.16
    Prandaj, edhe, siē thotė Ismail Kadare: S’ėshtė e rastit qė goditja mė e egėr (nė kohėn e sundimit enverian /sic! Z.M./) iu bė katolicizmit si fesė mė evropiane.17
    Nuk duhet heshtur se besimi ėshtė njė faktor tejet i rėndėsishėm dhe i ngulitur nė trashėgiminė kulturore dhe shpirtėrore tė njė populli. Dhe me kultivimin e kėsaj trashėgimie, njėherėsh kultivohet edhe kultura e mirėfillt e njė populli. E pėr shqiptarėt, kultivimi i trashėgimisė dhe i kulturės ka njė rėndėsi jashtėzakonisht tė madhe, lidhur me dėshminė e autoktonisė sė tyre nė kohėn kur orekset imperialiste tė fqinjėve rriteshin gjithnjė e mė tepėr nė dėm tė integritetit territorial tė trojeve shqiptare. Prandaj, ēdo pėrpjekje e mohimit tė trashėgimisė kulturore tė mirėfillt, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė etnokulturocid. Pėr njė gjė tė tillė, historia nė kohė tė caktuar i hakmerret popullit! Pikėrisht pėr kėto arsye, Fishta ka luftuar dhe vepruar nėn sintagmėn
    Pėr fe dhe atdhe!
    Sa i pėrket vlerės estetiko-letrare tė veprave tė Fishtės, ajo ėshtė e shumėfishtė, qoftė pėr nga pėrmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmėria e fjalės, ngrohtėsia, ngjyra dhe porosia.
    Duhet theksuar se Fishta, me shikimin realistik tė vetin, duke i soditur fenomenet e jashtme tė ngjarjeve, thellėsisht depėrton nė brendi tė jetės aktuale tė shqiptarit dhe kėshtu ai e ndriēon vetė qenien etnike tė popullit. Vėzhgimi i tij depėrton thellė nė zemrėn e popullit, nga edhe e dėgjon, vlerėson intenzitetin e pulsit dhe tė ndjenjave, me qėllim qė tė mėsojė se sa ėshtė ky popull i gatshėm ta shkundė trashėgiminė e mentalitetit tė imponuar gjatė sundimit otoman. Ai nuk e idealizon shqiptarin. E pėrshkruan ashtu ēfarė ėshtė: me tė gjitha virtytet dhe tė metat, meritat dhe fajet; i pėrshkruan veēoritė si: zemėrgjerėsinė, mosbesimin dhe hakmarrjen. Pėr Fishtėn, shqiptari ėshtė individualist, madje shpesh herė edhe sektar, por qė anon kah toleranca fetare, kuptohet nga prirja e mitit tė gjakut dhe gjuhės sė pėrbashkėt.
    Me njė admirim tė mrekullueshėm, Fishta e kėndon dhe e lavdėron virtytin arkaik tė shpirtit shqiptar, ndonėse nuk e idealizon. Fishta e lartėson krenarinė e shqiptarit duke e udhėzuar dhe nxitur qė njė herė e pėrgjithmonė tė heq zgjedhėn e huaj dhe tė jetojė i lirė nė Shqipėrinė e lirė. Fishta nė veprat e veta e qorton shqiptarin qė tė lirohet nga fatalizmi, pjellė e mentalitetit oriental dhe e udhėzon kah rruga e qytetėrimit evropian, ku edhe ka vendin e vet, si gjeografikisht, ashtu edhe historikisht.
    Tė gjitha personazhet dhe protagonistėt nė veprat e tija, janė shqiptarė tė thjeshtė me tė gjitha cilėsitė inative, veset dhe gjestet pozitive, apo negative. Fishta, me njė lehtėsi tė mrekullueshme, kalon nga theksi lirik nė atė epik dhe satirik.
    Kėndimi i ngjarjeve tė sė kaluarės, pėr Fishtėn ka qenė nė funksion tė ndriēimit dhe shpjegimit tė rrjedhave tė kohės.
    Lahuta e Malcis, kryevepėr e P.Gjergj Fishtės, ėshtė poemė heroike nė tė cilėn ėshtė shkrirė me njė harmoni tė pashembullt historia me legjendėn, elementi njerėzor me atė hyjnor. Nė kėtė poemė ėshtė skalitur epopea e popullit shqiptar, pavarėsisht nga hapėsira gjeografike, apo ajo kohore. Nė tė vėrtetė, ai nė kėtė poemė e ka mishėruar tėrė qenien e vet, jo vetėm si poet, por edhe si akter politik dhe kulturor. Protagonistėt e veprės Lahuta e Malcis, si Oso Kuka e Marash Uci, Cur Ula e Ali Pashė Gusia, Dedė Gjo Luli etj., nuk janė gjė tjetėr veēse alternacione tė Pater Gjergj Fishtės.
    Mendimet, ndjenjat dhe qėllimet e tyre janė identike me ato tė Pater Gjergj Fishtės. E kėto nuk janė gjė tjetėr veēse shprehje e ēlirimit tė atdheut. Madje edhe nė shembulltyrat e tija fantastike, tė cilat pėrherė i sheh dhe i adhuron, siē janė Zanat, Orėt, Kulshedrat e Drangojt, ai e identifikon karakterin e tyre, ndonėse nė mėnyrė imagjinative, me atė tė shqiptarit, po edhe me atė tė vetin.
    Veēoria tjetėr, madje tejet e rėndėsishme, e krijimtarisė sė Fishtės, ėshtė ajo se ai nė tė gjitha veprat e veta epike, lirike, melodramatike apo satirike, ka notėn edukative, me qėllim tė tejkalimit tė ndasive regjionale apo fetare.
    Sė kėndejmi, pėrshkrimi i bukurisė sė malėsores, nė shembulltyrėn e Tringės, qoftė pėr nga fisnikėria, bujaria dhe bukuria, ėshtė diēka e pakrahasueshme, madje antologjike nė letėrsinė shqipe. Mirėpo, nė simbolikėn Fishtiane, tė gjitha veēoritė e personazheve, nuk janė gjė tjetėr, veēse bukuria e Shqipėrisė, malet, fushat, lumenjtė. Kėshtu, poeti, Shqipėrisė i kėndon:

    • Por nji fushė mā e blerėt nuk shtrohet,
      Por nji mal mā bukur s’rri,
      Mā i kulluet nji lum s’diktohet,
      Moj Shqypni, porsi i ké ti.
      18

    Fishta me idealet e veta tė larta, humane e patriotike, pėrpiqet qė t’ia ngulit shqiptarit ndjenjėn nacionale, krenarinė dhe vetėbesimin, me qėllim qė tė jetė i gatshėm pėr tė luftuar pėr liri dhe pavarėsi tė atdheut. Nė tė vėrtetė rreth kėtij boshti, ndėrlidhen tė gjitha episodet e ngjarjeve historike, tė kėnduara nė Lahutėn e Malcis, qė nga Lidhja e Prizrendit (1878), e deri nė Konferencėn e Londrės (1913), kur edhe njihet autonomia e Shqipėrisė.
    Tematika kombėtare trajtohet nė Anzāt e Parnasit, satirė kjo atdhetaro-shoqėrore dhe nė Gomarin e Babatasit, poemė dramatiko-satirike. Gjuha e satirės sė tij ėshtė therrėse, thumbuese, plot ironi dhe sarkazėm, qė njėherėsh ėshtė karakteristikė e tė folurit tė qytetit tė Shkodrės. Fishta, pėrmes kėtyre satirave lufton kundėr pseudointelektualėve, pseudoperendimorėve dhe pseudoshqiptarėve. Ja se ē’thotė Fishta pėr njerėz tė tillė:
    “E qe se, m’atherė u dishmuen liberala, okcidentala, konstitucionala, republikaj, demokratė; me Kėshille tė Nalta, me Parlamente suverene, me Qeveri tė pėrkohshme, tė pėrtashme, tė pesėditshme, me kisha e xhamia autoqefale; ndėrsa kombi cofte ujet (urie), dergjej gazepit, na qojshin pėrfaqėsuesa e ministra nė Romė, Londėr, Paris, Athinė, Belgrad, Varshavė, -po, edhe nė Varshavė e s’di se ku njeti, - pėr me i diftue botės sė qytetnueme se Perendia kishte ba mrekulli mbi ne e se na, ndoshta gjaksė tue qenė, me pre fėmijėn nė djep; shumėkush nesh hajduta, me tė vjedhė zhallogėn prej opanget; fanatikė, me djegė katundin pėr nji qime mjekrre, pėr nji thak brezi; analfabetėn 95 %; njerėz tė papunė, qė vdisshim ujet mbi visare tona; madje edhe beglerė, bajraktarė, agallarė, myltazima e krunde tė nji despotizmi ma tė randė, tė nji tiranie ma tė dhunshme, tė nji individualizmi, ekskluzivizmi, aziatizmi ma tė neveritshėm, ishim ba sod volterianė, laburista, socialista, konservatorė, popullor, pėparimtarė… E na u ngrimė, u shtanguem krejt, kah shifshim tue lujtė kėtė pantomimė tė pahijshme mbi kurriz tė ngratit popull shqyptar…”19
    Ndonėse satirat e tija janė refleks i shoqėrisė shqiptare tė asaj kohe, e cila posa kishte dalur nga letargjia kulturore, politike dhe sociale pesėshekullore osmano-turke, ato, me porositė dhe pėrmbajtjet e tyre, janė aktuale sot e kėsaj dite. Ja pra, ky ėshtė Pater Gjergj Fishta, i cili pėr plot gjysėm shekulli, qe i pėrdhosur, i njollosur dhe i pėrbuzur, me karakterizime tė njė “spiuni”, tė njė “tė shituri”, tė njė “trathtari”, tė njė “antishqiptari”, tė njė “antikombėtari” dhe tė njė “fashisti”. Tė gjitha kėto nofka ia mveshėn Fishtės, i cili Shqipėrisė i kėndon:

    • T’falem, Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri!
      I lum njimend jam un n’gji tānd tue rrnue,
      Tue gzue t’pamt t’ānd, tue t’hjekė at ajr t’kullue
      Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.
      20

    Ē’tė thuhet nė fund?
    Vėrtetė, Fishtėn e njollosėn, e pėrbuzėn, e ndaluan nė shkolla dhe universitete, ndonėse, nė tekstet shkencore ka qenė i pranishėm, por pa emėr21 , megjithatė nuk mundėn ta dėbojnė nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.
    Nga frika se varri i tij do tė jetė vendfrymėzim i idesė sė Shqipėrisė sė lirė, tė cilėn ide pėrherė e pat nė zemėr, madje, siē kėndon vetė poeti, edhe pėr sė vdekuri:

    • Dersa t’muendem me ligjrue
      E sa gjall me frymė un jam,
      Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
      Edhe n’vorr me t’permend kam.
      22

    Shėrbėtorėt e atyre kundėr tė cilėve Fishta tėrė jetėn luftoi, e zhvarrosėn. Tė gjitha kėto marrėzira mbetėn tė kota. Fishta, siē thotė Lasgush Poradeci, mbeti shkėmb i tokės dhe shkėmb i shpirtit shqiptar.23
    Dhe tani, kur po e pėrkujtojmė 60 vjetorin e vdekjes sė P.Gjergj Fishtės, po e pėrkujtojmė faktin se poeti i kombit mbetet gjallė pėrherė, sepse, Kanga e tij - siē thotė Ernest Koliqi - s’ka m’u shue deri sa gjaku arbnuer tė vlojė nė njė zemėr arbnore, pse ajo do tė jetė pasqyra e nji qytetnimi vėrtet shqiptar si sot ashtu nė kohnat mā tė lashta.24

    ________
    1 Gjergj FISHTA, Gjuha Shqype, nė Mrizi i Zānavet, Shkodėr 1941, fq. 5.
    2 Po aty, fq. 6.
    3 Po aty, fq. 15.
    4 Po aty.
    5 Cit. ap. Filip NDOCAJ, Mbi vlerėn dhe rėndėsinė e veprės sė Gjergj Fishtės, nė Jeta e Re, 11-12 (Prishtinė 1990), fq. 1600.
    6 Gjergj FISHTA, Lahuta e Malcis, XXI, v. 285-289 (Romė 1958), fq. 408.
    7 Po aty, v. 260-272, fq. 407.
    8 Po aty, v. 169-171.
    9 Po aty, v. 214-215.
    10 Po aty, v. 449-450.
    11 Po aty, v. 355.
    12 Te Kisha e Shnjonit; Lahuta e Malcis, XIII, v. 40-44, fq. 211.
    13 Ismail KADARE, Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė, nė Kombi. Rrugėt e bashkimit kombėtar. Onufri. New York 1997, fq. 223.
    14 Ilir ZHILLA, Shqipėria dhe katolicizmi. Nyeja lidhėse e kombit tonė me Evropėn, nė Rilindja 25 prill 1993, nr. 11 (261), 8, fq. 4.
    15 Zef MIRDITA, Krishtenizmi ndėr shqiptarė, Prizren-Zagreb 1998, fq.377.
    16 Fan NOLI, Vepra 4, Tiranė 1989, fq. 491.
    17 Ismail KADARE, Nga njė dhjetor nė tjetrin. Kronikė, kėmbim letrash, persiatje. Artheme Fayard. Paris 1991, fq. 158-159, 259; I njėjti: Kombi, fq. 222.
    18 Gjergj FISHTA, Atdheut, nė Mrizi i Zānavet, Shkodėr 1941, fq. 9.
    19 Zef MIRDITA, vep. e cit., fq. 372.
    20 Gjergj FISHTA, Shqypnis, nė Mrizi i Zānavet, Shkodėr 1941, fq. 4.
    21 Zef V. NEKAJ, Fishta pa emén nė tekstet e shkollavet tė Shqipnis, nė Shejzat, V/11-12 (1961), fq. 487-489.
    22 Gjergj FISHTA, Atdheut, nė Anzāt e Parnasit, Shkodėr 1941, fq. 9.
    23 Lasgush PORADECI, Gjergj Fishta lirik, nė Jeta e Re, 11-12 (Prishtinė 1990), fq. 1546.
    24 Ernest KOLIQI, Qytetnimi Shqiptar, nė Hylli i Dritės, VIII/1 (1932), fq. 2.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Gjergj Fishta, pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe


    nga Prof. As. Dr. Mark Vuji


    • Mue me mjafton qe mundi i em t'i
      kete mberrite qellimit, domethane me
      edukue publikun, tue e nxite kah
      perparimi dhe atdhedashtnija.
      (At Gjergj Fishta)




    Gjergj Fishta vec krijimtarise artistike, shkelqeu edhe ne fushen e pedagogjise e te psikologjise sociale, gjuhesise etj. Si mendimtar me potencial te madh teorik dhe me nje veprimtari te dendur praktike, ne sherbim te mbrojtjes dhe te zhvillimit te gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ai i kishte vene vetes si qellim qe te luftoje per te ngritur nivelin kulturor e arsimor te bashkekombesve dhe per te nxitur tek ata deshiren per perparim dhe per atdhedashuri, si dy shtylla qe do t'i ndihmonin per te mbajtur ne kembe shoqerine shqiptare te goditur nga pushteti disashekullore otoman.

    Ne kete shkrim ne do te ndalemi ne periudhen e pare te veprimtarise se tij politiko-arsimore, ku ai fillon perpjekjet per te vazhduar e cuar me tej punen e paraardhesve te tij, Naimit, Samiut, Petro Nini Luarasit etj, ne lufte per ngritjen kulturore e arsimore te popullit. Kjo ishte koha e fundit te pushtimit turk dhe e viteve te para te Pavaresise, domethene deri kur ai do te zgjidhej deputet dhe do t'i vihej punes per zhvillimin e gjuhes dhe shkolles shqipe ne kushtet e ekzistences te nje shteti shqiptar te pavarur. (Per kete do te flasim nje here tjete). Kjo ishte nje kohe qe do te kerkonte jo vetem aftesi krijuese shkencore pedagogjike te larta, por edhe nje nuhatje te forte politike per te shfrytezuar me sukses cdo konjukture ne sherbim te zgjidhjes se ceshtjes kombetare, pra edhe te problemeve te gjuhes dhe te shkolles shqipe.
    Ne keto kushte, historiko-shoqerore, Fishta luftoi per ngritjen e nivelit kulturor e arsimor te popullit qe, sipas tij, do te ndikonte per fuqizimin e luftes per liri, pavaresi e perparim ekonomiko-shoqeror.
    Pasi u kthye nga studimet e larta per teologji e filozofi, u caktua ne kolegjin e Troshanit si profesor. Ai e deshi mesuesine dhe e quajti "Zeje te shenjte". Kete pune, ne forma te ndryshme, e vazhdoi tere jeten. Fishta nuk qe vetem krijues artistik i nivelit te larte, por edhe linguist, pedagog, filozof, sociolog e diplomat, piktor dhe adhurues i muzikes etj. Pra, kishte nje pergatitje te pergjithshme shkencore-pedagogjike ne lartesine e kerkesave te kohes. Ai njeh mendimin pedagogjik bashkekohor evropian, te cilin perpiqet ta shfrytezoje per te forcuar punen ne shkolle. Kujtojme fjalimin qe pergatiti per ta mbajtur ne parlament, kur po diskutohej per arsimin, te cilin do ta analizojme ne nje shkrim tjeter, ku dalin qarte prametrat e filozofise se tij arsimore ne kushtet e reja te ekzistences se shtetit shqiptar. Pra, ai eshte nje personalitet poliedrik. Ajo qe te bie ne sy menjehere, kur studion vepren e tij, eshte se te gjitha keto aftesi i ve ne sherbim te zhvillimit te kultures dhe te arsimit shqiptar. Ne kete perfundim kane arritur bashkekohesit e tij: "Nuk ka qene Fishta per ne, tha Aleksander Xhuvani mbi varrin e tij, vetem nje poet kombetar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nje edukator i rinise sone. Nuk kane mesue e shijue nxenesit e shkollave tona vetem artin e tij poetik, bukurine e harmonine e vargut, rrjedhshmerine e dliresine e stilit e te gjuhes se tij, qe eshte nje thesar i pashterrun frazeologjie te kulluet, por kane thithe prej vepres se tij, si nje nektar te hyjnueshem te bletes atike idealet me te nalta te njerezimit, urtine, burrnine, besen, drejtesine, dashunine per te miren, te bukurit, te drejten e te verteten".
    Ai, duke ndjekur traditen e shkrimtareve te Rilindjes qe, krahas krijimtarise artistike, iu kushtuan dhe punes per mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhes dhe te shkolles shqipe, punoi ne menyre shume te perkushtuar per te cuar me tej punen e nisur prej tyre ne kushtet e reja te renies perfundimtare te perandorise turke dhe te krijimit te shtetit te ri shqiptar. Idete e tij pedagogjike, vec artikujve shkencore qe botoi ne organe te ndryshme te shtypit te kohes, i gjejme te kristalizuara edhe ne veprat e tij artistike. Ky mund te jete edhe ndikimi latin, sepse dihet se romaket edhe rregullat e stilistikes i paraqesnin ne vargje. Per ilustrim po japin nje tercine nga perkthimi prej tij i "Prozodise latine":

    Ne kohe te kryeme rrokja e pare zgjatohet,
    Po qe verbi dyrrokesh. Vecse kjo rrokje
    Ne Sto, Do, Findo, Scindo, Bindo do t'shkurtohet.


    Fishta, duke i shfaqur idete e tija pedagogjike edhe me ane vargjesh, eshte i bindur se ato do te kapeshin e do te kuptoheshin me shpejt nga bashkekombasit e tij. Ai, nepermjet te kesaj rruge, u perpoq qe te futej, jo vetem ne mendjen e bashkekohesve te tij, por edhe ne zemrat e tyre dhe mund te themi se ia arriti qellimit.

    Fishta, pas binomit te njohur "Per fe dhe atdhe", mund te themi se krijoi dhe nje binom tjeter shume te fuqishem: "Cdo gje per gjuhen dhe shkollen shqipe". Ndersa me te parin leshonte kushtrimin madhor per te te dhene jeten per lirine e trojeve shqiptare, ne te dytin kerkon angazhimin e te gjitheve per mbrojtjen e kultures, te gjuhes dhe te arsimit shqip. Mund te themi se te dyja keto thirrje plotesojne njera-tjetren. Tek poezia kushtuar mikut te tij, historianit Pashk Bardhi, formulon qarte kredon e tij pedagogjike:

    "Per cka se mjaft nuk asht me mekambe Shqipnine,
    Porse duen rrite edhe shqiptaret, qe t'bahen
    te zot me e mbajte Shqipnine"


    Ky perfundim i filozofise arsimore fishtiane ka qene dhe do te mbetet qellimi final i shkolles sone mbare kombetare.

    Poeti vizionar lufton qe ne sherbim te perparimit te kombit te vihet gjithe potenciali intelektual dhe per kete qellim perkrah cdo levizje kulturore e arsimore qe krijohet ne kete kohe.

    "Ne prakun e vjetit 1899 themelohej ne Shkoder Shoqnija letrare "Bashkimi" nen kryesine e Abatit te Mirdites, Emzot Prenge Docit, qellimi i se ciles eshte zgjimi popullit me ane botimesh ne gjuhen amtare. At Gjergji, bashkethemelues e si pjestar i nxehte i saj, vuni te gjitha fuqite e veta per te bame qe te perparonte: merrte pjese rregullisht e pa u lodhun kurre ne mbledhjet e Keshillit e zbatonte me ndergjegje te plote detyrimet qe i ngarkoheshin. Ne te gjitha botimet e Shoqnise, tue nisun prej Abetarit e tue vijuem nder librat tjere deri te Fjalori i cmueshem i vjetit 1908, At Fishta dha ndihmesen e vet te vlefshme me keshilla e me pune".

    Ky angazhim me eficence kaq te larte shkencore, qe ne moshen 28 vjecare ne fushen e gjuhes, kultures dhe te arsimit tregonte se ne boten intelektuale shqiptare po hynte nje force e re shkencore, e afte per te kontribuar ne perballimin e problemeve te medha te kohes ne keto fusha me rendesi shume te madhe per kombin, qe ne ate kohe ishte i angazhuar ne lufte per liri e pavaresi. Dihet se pa gjuhe nuk ka shkolle dhe pa shkolle nuk mund te kete zhvillim modern te gjuhes. Ai, ne kuadrin e programit te Shoqerise "Bashkimi", iu kushtua punes per te pergatitur nje alfabet qe te permbushe te gjitha kriteret shkencore, me synim qe te behet i perdorshem per te gjithe shqiptaret.

    "Alfabeti i Bashkimit, thote Vehbi Bala, i projektuar nga Fishta permblidhte vecorite me pozitive te alfabeteve ekzistuese dhe Kongresi e pranoi ate si alfabet te vetem te shqipes. Drejtesine e ketij veprimi e tregoi koha: ai u be alfabet kombetar. Pra, edhe ketu, si gjetke, Fishta dha nje kontribut te spikatur per kombin shqiptar".(5) Edhe sikur vetem kaq te kishte bere Fishta per gjuhen dhe shkollen shqipe, do te ishte e mjaftueshme per ta vene ate ne sofren e pare te mendimtareve shqiptare te te gjitha koherave.

    Per Fishten, gjuha shqipe eshte nje pasaporte e gjalle, qe provon identitetin e te qenit shqiptar.

    "Neper gjuhe shqipe bota mbare
    Ka me ju njofte me c'fis ju keni,
    Ka me ju njofte ju per shqiptare
    Trima n'za sikurse jeni"


    Kjo gjuhe per poetin pedagog eshte jo vetem si "Kanga e zogut te veres", por edhe "Si ushtime e nje termeti", sepse ne kete gjuhe, thote ai, edhe Kastriota u pat fole atyne ushtrive "ngadhnjimtare" qe cuditen boten dhe po ne kete poezi ai mallkon rende at bir shqiptari.

    "Qe e perbuz kete gjuhe hyjnore,
    Qe n'gjuhe t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten len mbas dore"


    Keto ide jane me vlera te perjetshme. Sot, kur shqiptaret, per nevoja te ndryshme ekonomike, jane perhapur ne te kater anet e botes, kete porosi te poetit duhet ta kene mire parasysh. Nuk mjafton ta pranosh ate ne parim, por duhet shoqeruar me vepra konkrete. Kohet e fundit, ne kete drejtim ka lindur nje pervoje pozitive. Ne shume familje e mjedise shqiptare, qe jetojne ne vende te ndryshme te botes, flasin vetem shqip, degjojne emisione te radio Tiranes e te stacioneve te tjera qe japin programe shqip, kane krijuar biblioteka shtepiake te pasura me letersi shqipe, mbajne korespondence te rregullt me te afermit dhe, sipas fuqise ekonomike qe kane, vijne here pas here bashke me femijet ne Shqiperi per te pare nga afer atdheun e tyre ne zhvillim. Disa shkojne edhe me tej; me kursimet e tyre kane filluar te bejne investime ne Shqiperi. Ky eshte kthim ne atdhe si nje force ekonomike krijuee, si nje fuqi qe ndikon ne transformimin modern te vendit. Kjo eshte nje menyre te re per te mbajtur lidhje konkrete me vendlindjen dhe teper e rendesishme. Keto dite lexuam ne revisten Spekter te dates 2 nentor 2002, f.11, ku ne mes tjerash, z.Ekrem Bardha shkruante: "Jam munduar se pari te kontribuoj per zonen time te Leskovikut. Kam ndertuar nje ujesjelles, shkollen e re, llixhat e Leskovikut, spitalin e ri me 200 shtreter, qe do te perurohet se shpejti. Kam edhe shume objekte te tjera ambicioze". Eshte shume interesante pervoja kosovare, qe ne vendqendrimet e reja, duke shfrytezuar hapesirat e ligjeve demokratike te vendit ku punojne e jetojne, kane krijuar shkolla e kurse ne gjuhe shqipe etj. Pra, te shumta jane format per t'i shpetuar mallkimit te poetit te madh. Disa thone se qyteterimi i sotem, me vrullin e tij, i fshin keto iniciativa. Ne mund te themi se mund te ndodhe edhe e kunderta. Mjetet e komunikimit masiv sot ndihmojne qe gjithkush te orientohet shpejt ne kete lufte me vlera jetike per kombin. Ato krijojne mundesi te merret kontakt me problemet ekonomike e kulturore kombetare ne cdo minute, gje qe nuk mund te realizohej me perpara.

    Fishta, duke ndjekur traditen e Rilindjes, godet politiken arsimore turke dhe te vendeve fqinje, qe synonin te shfrytezonin ne maksimum edhe shkollen si nje mjet shume te efektshem per shkombetarizimin e popullit. Ai lufton kunder te gjitha forcave qe synonin te zhduknin edhe ato fitore qe kishin arritur Naimi, Samiu, Petro Nini Luarasi e shume te tjere dhe u perpoq qe te forcoje shkollen shqipe, me qellim qe ajo t'i sherbeje zgjimit te popullit per te ruajtur identitetin e tij dhe per te gjetur ne vetvete forcat e nevojshme per te ecur drejt lirise, pavaresise dhe perparimit. Ai lufton per te vene ne levizje mendimin krijues kombetar, qe pushtuesi pikerisht kerkonte ta mbyste.

    Fishta ne luften e tij ishte i hapur, i guximshem, iniciator me largpamesi te madhe. Ai eshte teper i ndjeshem ndaj tronditjeve historike te kombit te tij ne cfaredo sfere jete qe mund te ndodhin ato. Ai i kap me nje shpejtesi te cuditshme, aq sa forcat kundershtare nuk i le te marrin fryme, i godet e i kundergodet me forcen e mendimit te tij artistiko-shkencor dhe kritiko-logjik. Ai i thoshte gjerat troc, pa nenkuptime edhe kunder te veteve, kunder kujtdo qe behej pengese ne luften per ceshtjen e mbrojtjes se gjuhes e shkolles shqipe. Fishta luftonte per t'u hapur syte bashkekombesve te tij, qe te kuptonin dhe te gjykonin vete per politiken arsimore te pushtuesit otoman, qe pranon pa asnje kundershtim qe ne territorin qe mbulonte kombi shqiptar te hapeshin gjithfare shkollash: italiane, greke, austriake e deri sllave, sepse, sic dihet, ato turke kishin mbuluar krejt vendin, dhe ne te njejten kohe nuk lejonin qe te celeshin shkolla shqipe, me qellim qe te coptohej sa me shume uniteti shpirteror i kombit.

    Ne ate kohe, propaganda e huaj kishte bere punen e saj per te corientuar opinionin shqiptar per problemet e shkolles ne gjuhen shqipe. Ajo kishte krijuar, sic e quan vete poeti pedagog, nje coroditje qe preku jo vetem familjen e disa shtresave shoqerore, por edhe ndonje segment te caktuar te shtetit te ri te posaformuar.

    Fishta, duke njohur shume mire situaten e krijuar, nuk kalon ne pozita pritjeje, por sulmon me mjetet e tij, me forcen e fjales artistike shkencore. Ai i ve gishtin plages dhe i kushtohet teresisht luftes per clirimin e familjes dhe forcave e tjera shoqerore te kohes nga helmimi i propagandes shume te rafinuar te pushtetit, qe kerkonte zhvleresimin e gjuhes dhe te shkolles shqipe. Ai ne radhe te pare godet me force ftohtesine e shqiptareve ndaj dijeve dhe shkolles, kunder kesaj te keqeje te madhe, qe shkonte ne favor te propagandes se huaj, qe sic dihet, ishte shume e eger. Me 1907, tek Nakdomonicipedija, krijon me nje mjeshteri te rralle artistike episodin e nje tregtie te cuditshme: Shenkolli, me urdher te Zotit, del neper bote me nje barke ngarkuar me mend. Kush donte t'i shtonte ato qe ka, mund te blinte edhe do te tjera. Me ne fund rruga e qiti shejtin ne Shengjin. Ne te njejten kohe, del ne kete port edhe djalli, qe vinte nga Franca me nje barke ngarkuar me shkarpa per t'i shitur. Se c'ndodh me bleresit shqiptare, merret vesh nga keto vargje:

    "Ran shqiptaret at-her n'kuvend,
    E me folun rend-e rend,
    (Shka nder ne nuk mbahet mend...
    E pleqnuen se per kete vend
    Duhen shkarpa e jo mend.
    E prandaj kta bane toben,
    E ma teper vune gjoben
    Per me u la me desh e qe,
    Mend Shenkollit mos me i ble.
    Mandje cuene n'Sh'Njin ke djalli:
    Per m'e pvete sa i bante malli.
    Edhe Djalli-dreq i vjeter,
    Qe tue dashte nuk ishte tjeter
    Vec m'e lane ate mall n'Shqypni,
    U la shkarpat veresi"


    Gasperi eshte kaq i trullosur nga perpunimi qe i ka bere propaganda e pushtuesit opinionit per vlerat e gjuhes dhe te shkolles shqipe, sa e shikon me mosbesim edhe fjalen e Ndrekes, qe i thote prerazi: "Shqyptaret e asrsyeshem te gjithe e mendojne kete pune si e mendoj vete".(10) Replikon menjehere Gasperi, duke menduar se ka gjetur nje zgjidhje te pranueshme, por qe ne fakt e ben edhe me te perqeshur ne syte e shokut: "Une e kam mendue nji pune, por s'po dij a ke me m'a pelqye. Gjithkush e din se Hinglizi ka shume pare e se keto pare ma te shumten i ka nxjerre prej hindjeve ose prej Hindostanit, prandej, thom se, kishte me kene pune fort e mire, me pase per t'ia mesue ketij djali ndonje gjuhe te Hindjes, bie fjala gjuhen Kikuje ose Dijiji; pse atehere kishte me mujte me shkue ne Hindje e me grumbullue pare si Hinglizi. Si thue ti, a me i msue Kikujen a Dijijin?" Poeti ve ne gojen e Ndrekes nje pergjigje te ashper kunder ketyre mendimeve ugurzeza, qe nxjerr nga goja Gasperi: "Nja per nja si Kikuja, si Dijija: shqyp s'jane as njana as tjetra: cillen te duash mundet me xane".

    Dihet se ne ate kohe, dikush e ndalonte shkollen shqipe me ligj, disa te tjere e mallkonin ose e poshteronin me metoda nga me te ndryshmet. Puna kishte shkuar deri atje sa disa parapelqenin per femijet emra te huej se gjoja tingellonin me modern se ata qe ishin brumi i shqipes. Poeti zgjedh si tipike familjen Guca, qe ishte bartese e ketyre kundershtive. Me lindjen e djalit ndizet sherri. Filipi donte ta pagezoje femijen me nje emer shqiptar: Pakoke, kurse e shoqja nuk pranon:

    "Si tash...kcej Dani, i emen katundaresh...
    Jo, jo "Gjaqinto" emnin ka m'e pase.
    E keshtu n'Pagzim sot Prifti do t'a thrrase".


    Fishta tek Paloke Guca zbulon sesi zhvillohet kjo lufte edhe brenda mureve te shkolles. Ai ve balle perballe Paloken me nje mesues, sic e quan ai, te pantenzone, qe kerkonte qe nxeesit e tij..."Gjithshka tjeter te dilsin, pose shqiptare, pose njerez qe ndiejne per Atme, gjuhe e t'Pare". Ai nxjerr lakuriq metoden qe perdor ai per t'ia arritur ketij qellimi te mallkuar:

    "E keshtu tue u endun shkolles posht'e perpjete,
    tue sha shqiptaret si t'shene, si turq, si shke
    Para Palokes po vjen aj me zatete
    ...
    E si tue qeshe, shka je, Paloke? po e pvete.
    ...
    Shqyptar, Zotni.- Mos thuej shqyptar, jo, jo.
    Asht keq me thene shqyptar; thuej jam shkoran
    I foli mesuesi at-here. E si tue qeshe
    xen i thote: -Shqyptare a e din kush jene?
    Malcoret e katundaret, ata, qe veshe
    Kane tirq e opanga".


    (Kujtojme: po keto fjale thote dhe Danie shoqja e Filipit kur zihet me Filipin per emrin e djalit si dhe Gasperi kur replikon me Ndreken per problemin e rregjistrimit te djalit ne shkolle). Kur Paloka kthen ne shtepi, tek praku i deres, i thote babe Filipit:

    "Une s'jam shqyptar: Une jam shkodran".

    Keshtu poeti pedagog, me kater-pese vargje, jep objektivin qe i kishin vene vetes disa shkolla te huaja te asaj kohe, per shkombetarizimin e brezit te ri. Misioni i mesuesve te patenzone s'ka si del me mire. Por ata nuk ndalen deri ketu, por bejne cmos qe femijet t'i largojne dhe t'i shkepusin fare nga figurat e shquara kombetare. Fishta leshon rrufene e dyte drejtperdrejte ne tryezen e mesuesit te pantenzone, duke dhene zenken me nje nxenes tjeter, (Ne nje shenim ne librin "Anzat e Parnasit" thuhet se ky eshte nje fakt historik) te cilit i bie ne toke nje fotografi e Skenderbeut qe e tmerron mesuesin e patenzone:

    "Ah! bre kulim,
    Sh' asht ky mjekerskjap?- po thote me idhnim.
    S'asht mjekerskjap, zotni, asht Skenderbeu.
    N't'a pashe kete surrat n'dore prap,
    T'a dijsh se jashte si qenin kam me t'qite.
    I foli Tefes mesuesi t'u i bertite"


    Me rezistencen feminore, Fishta do te thote se shpirti heroik shqiptar, megjithese i tronditur, vazhdon te jetoje dhe se ka te ardhme. Fishta kritikon edhe disa segmente te caktuara te shtetit te sapoformuar shqiptar, qe lejojne ende disa nga keto shkolla te vazhdonin punen, edhe pse ne te vertete pak e kishin ndryshuar, ose me mire te themi se e kishin fshehur objektivin e meparshem, domethene te para 1912-es, por ajo qe e shqeteson poetin eshte edhe fakti se ato tani mbaheshin me parat e taksapaguesve shqiptare. Ja c'thote ai:

    "Po, edhe perpara luftes Ballkanike,
    Ne Shqyptari ka pase shume shkolla t'hueja.
    Shkolla italjane, turke e helenike,
    Shkolla serbjane e..."dijiji" e "kikuje",
    Per t'rrejte Shqyptaret me dokrra politike.
    ...
    Por, shka asht me zi, vete kombit t'ngrate kto shkolla
    Po i duhet sod me e imbajtun m'kambe me t'holla"


    Fishta kerkon qe fatin e Palokes dhe te shokeve te tij ta mesoje gjithkush: cdo shqiptar, toske e gege. Kuptohet, ai deshiron qe secili te gjykoje vete per ate qe po ndodhte brenda familjes, shkolles dhe disa segmenteve te shtetit shqiptar, qe ishin prekur nga propaganda e huaj arsimore. Ai e thote cope se atyre shkollave vec sherrin ua kemi pre. Ato e kane mbytur shpirtin krijues te njerezve tane:

    "Aty, po, t'huejet ne shpirt e tru na i tredhen, E pa kene t'zott t'mendojme ne me krye t'one. Na shkimen n'shpirt cdo ide e ndiesi kombetare; E nder e Atdhe, at-bote ne i dhame per pare".

    Ketyre mesuesve te patenzone u ve perballe mesuesin populloj Jak Specin, per te cilin kerkon t'i ngrihet nje permendore. Ja dhe motivacioni i nenshkruar nga poeti i madh:

    "Madje edhe Jakut puna i hecka mbare:
    Pse t'gjith njata qi ndoj' n'ate shkolle te re,
    Ata te gjithe nji here mbeten shqyptare,
    Te zott me vjafte per Atme edhe per Fe;
    Mandej ma teper dolen n'za tregtare,
    Qi shoket e tyne n'Shkoder sod s'i ke;
    Njata reshperet e mdhej, Muzhaj e Bishka,
    Te shkolles s'Jak Spacit kane pase xane nder banka".


    Ne u ndalem shume tek poema herojkomike "Paloke Cuca", sepse ajo eshte nje apologji e vertete ne mbrojtje te gjuhes dhe te shkolles shqipe ne ato vite te renda per kombin shqiptar dhe kulturen e tij.

    Poeti pedagog ka besim te patundur tek fuqia e shkolles per te transformuar shqiptarin ne nje force aktive, te afte per te cuar perpara kombin e vet.

    "Oh! at-here, kur n'shkolle zbutun shqyptari
    N'mni t'ket marrun ej gjakun e dhunen,
    E me dije t'ket kapun ej punen
    Shqypnis fati do t'cilet tamam".


    Fishta nuk qendron vetem tek polemika, por si njeri i veprimit kalon ne terrenin konkret. Me 1902, me t'u bere drejtor i shkolles franceskane, futi shqipen si gjuhe mesimi dhe pastaj e ngriti ate ne nivelin e nje plotorje dhe me 1921 prane saj hapi gjimnazin "Iliricum" qe me 1928 nxorri maturantet e pare, te afte per te vazhduar studimet e larta kudo ne bote.Keshtu, ai krijoi per kohen nje kompleks arsimor te fuqishem qe, sipas dr.Jani Minges, perfaqesues i Ministrise se Arsimit, ne provimet e pjekurise, ishte ne nivelin e kerkesave te kohes.

    Fishta ben thirrje per zgjerimin e arsimit shqip ne te gjithe territorin e shtetit te ri shqiptar. "Aty nga viti 1914, thote Sterjo Spasese, me gishterinjte e dores numeroheshin shkollat fillore, qe kishin per gjuhe zyrtare shqipen. Ne artikujt "Gjuha e mesimit", "Gjuha shqipe" e ne te tjera, poeti me kembengulje lyp qe gjuha shqipe te jete e detyruar ne te gjitha shkollat fillore te Shqiperise dhe te nsite shqiptaret qe te mos tregohen te fjetur e te pergjumur, kur eshte puna e gjuhes, sepse prej saj rrjedh jeta dhe vdekja e kombit"(22). Te "Shqyptarja e qytetnueme" Fishta kerkon qe "Edhe bijave shqiptare me u dhane mesim ne gjuhe amtare".

    Tek "Nevoja e mesimit" Fishta u thote bashkekombasve te tij se lufta per dije nuk eshte nje kerkese e rendomte dhe tregon se cfare i ka dhene shkolla njerezimit:

    "M'kambe piramidat i ngrehi shkolla,
    I dha hije te gjalla mermerit;
    M'pelhure jeten ravizi te nierit,
    Kohet e shkueme perpara ia shtroi.
    Kush msoi nierin me re me fluturue?
    Me njeh hyjt? Me mate rrezet e diellit?
    N'pune me qitun vetimen e qiellit?
    Ane m'ane botes me ngrehun kunend?
    Kush msoi nierin menga pirsi rrfeja?
    Jetes m'i a njoftun te mshefta burimet,
    E vales s'detit m'i a mujtun thellimet,
    Edhe vendin m'e afritun me vend?
    Vetem shkolla ta mrekuj portini
    E i msoi popujt ndertime sundimit,
    E u dha n'dore edhe velga gjallerimit;
    Larg mjerijet te qete jeten u a mban"


    Keto ide hedhin drite mbi konceptin fishtjan ne lidhje me permbajtjen e shkolles qe, po te shikohet edhe me syrin e sotem, eshte shume i perparuar. Fishta kerkon qe edhe njeriu shqiptar te aftesohet per ta ngritur vendin e tij ne nivelin e zhvillimit tekniko-shkencor te kohes.

    Vete shkolla per Fishen eshte produkt i genit njerezor. Ai ka besim te plote se ajo perpunon e zhvillon aftesite kerkuese, zbuluese, perpunuese e krijuese te mendjes njerezore, te cilat perbejne shpirtin e shkences. Tek deklarimi i genit shpalosen idete e poetit pedagog per rolin e shkolles ne formimin e figurave te shquara boterore dhe kalimin e tyre ne perjetesi:

    "Mendjen e njeriut n'shkolle une mpreha,
    Ku kam rrite ata Platonet,
    E ato shpatat me dy teha,
    Demostanet e Ciceronet;
    Edhe t'vetmin n'jete, Homerin,
    Me ate Virgjilin e Aligerin,
    T'cileve as vdekja s'ka cka u ban"


    Kjo eshte fuqija cudiberese e "Temullit te dijes", sic e quan si shkollen. Geni, qe eshte personifikim i aftesive mendore te njeriut e te gjenialitetit te tij, vazhdon me tej:

    "Edhe zbuloj ku struket jeta,
    Cka asht e mire e cka asht e verteta,
    Bukuria kah buroi".


    Per Fishten mendja e njeriut eshte e plotefuqishme, s'ka kufi, ajo eshte forca qe i jep perpara zhvillimit dhe qe cdo gje e konkretizon me vepra. Ceni e mbyll deklaraten e tij madhore, qe shpreh thelbin e filozofise dhe te ideve arsimore te Fishtes dhe qe, per kohen kur u thane, jane shume te avancuara:

    "Per mue shekulli kufij s'ka,
    Synin kem ma t'kthjellte se dielli;
    Perendise dhe i kam perngja,
    Hije t'reja n'jete kah shtielli.
    Mbas Tenzot, une jam fuqia"


    Fishta e shikon "Tempullin e dijes" si nje vend ku bashkohen te gjithe, prandaj ne shkollat e tija keni nxenes nga te gjitha besimet. Je nje gur nga themeli i tolerances fetare ne Shqiperi. Te gjithe, sipas Fishtes, duhet te mesojne shkencen dhe te gjithe duhet ta vene ate ne jete ne dobi te kombit te tyre. Ai beson se shkenca krijon unitet human sepse rezultatet e saj i perkasin te gjithe njerezimit. Ai e pranon se lufta per te fituar dije eshte pune e veshtire dhe e lodhshme, fjalen e ka per punen qe behet ne kerkim te se rese, te progresit, te shtigjeve te pashkelura. Tek "Nje lule vjeshte" shkruan:

    "Oh! Sa e sa here, kur ne mbramje shuen natyra,
    E tjeter s'ndihet, vec rryma e perroit,
    Qe permallshem gurgullon neper rranje e curra,
    Une lodhe mbi letra t't'dijshmeve t'kahmotit,
    Mbas t'cileve fjalen rri tue e lmue shqiptare"


    Ketu shfaqet sistemi i punes se tij si artist e shkencetar me rendiment te larte, qe eshte nje shembull i shkelqyer, jo vetem per te rinjte, por per te gjithe boten tone intelektuale, qe aktivizohet ne fusha te ndryshme te punes krijuese.

    Fishta, si poet me diapazon te gjere krijues, filozof e pedagog, sociolog e diplomat e klasit te pare etj. nuk eshte kunder kultures se huaj, as kunder marredhenieve te drejta ne fushen e shkences e arsimit me vendet e tjera, por ai eshte kundershtar i prere i perdorimit te shkolles per shkombetarizimin e nje populli, qe ne kohen e tij perbente nje nga rreziqet me te madhe per lirine e vendit tone. Ai godet edhe ata studente qe kane shkruar jashte per te studiuar dhe nuk tregojne kujdesin e duhur per te perfituar sa me shume nga pervoja e vendeve te tjera dhe per ta vene ate ne sherbim te zhvillimit shqiptar. Eshte interesante edhe kerkesa e tij kembengulese qe meshtaret e rinj te pergatiteshin ne shtete te ndryshme te Evropes, me qellim qe te mund te sillej edhe nepermjet te kesaj rruge kulture e sa me shume vendeve te zhvilluara. Fishta eshte i orientuar nga kultura oksidental dihen konsideratat e tij per Geten, Shekspirin, Danten e shume te tjere. Por ai nuk ka nenvleftesuar as vlerat shkencore e artistike te popujve te lindjes. Mjafton te permendim mendimet e tij per Kinen ku ne mes tjerash thote:

    "Por jane mjaft t'mecem
    kinezet e ngrate:
    Punen e dijen
    I kane zanate"


    Per te realizuar mbrojtjen e gjuhes e te shkolles shqipe, si mjete qe synojne jo vetem ruajtjen e identitetit shqiptar, por edhe per te vene atdheun ne rrugen e perparimit, ai kerkon qe te mobilizohen te gjitha forcat intelektuale ne sherbim te ketij zhvillimi:

    "Prandaj arsyeja, vazhdon ai,
    e lype qe, cka asht shqiptar i penes e i dijes,
    T'ia shuguroje atdheut fuqite e veta
    E n'udhe te veje t'lumnise e t'perparimit.
    Nje shtet qe s'perparon asht i gja e shtime,
    E jete te gjate nuk ka"


    Kjo thirrje tingellon aktuale dhe tani. Shqiperia, kurre me shume se sot, s'ka patur nevoje per kontributin e korpusit te intelektualeve per te perballuar detyrat e medha te shekullit XXI, qe lidhen me forcimin e mendimit demokratik ne drejtim te organizimit shoqeror dhe te zhvillimit te teknikave e teknologjive te reja ne fusha te ndryshme te artit, shkences, kultures etj. Ai ka vleresuar shume punen e shkrimtareve te shquar qe "mrrijten me ba te njihet gjuha shqipe si gjume mesimi gadi ne te gjitha shkolla dhe gjuhen zyrtare ne te gjitha zyrat e shtetit, si dhe leshuan rranin e pare te ndergjegjes kombetare".

    Kjo figure e perkushtuar teresisht zgjidhjes se problemeve te veshtira, qe kaloi kombi yne ne ato vite, kerkon studime te thella per te dale ne drite tere vlerat e tij, qe krijoi edhe ne fusha te ndryshme te shkencave. Konceptet e reja demokratike per vleresimin e trashegimise, po te shfrytezohen mire, e lehtesojne me shume kete pune, qe domosdoshmerisht duhet bere. Kete e thone dhe bashkekohesit e tij: "E kur me kalimin e kohes, familja shqiptare, e mbledhur rreth vatres plot flake, do te permende emrin e fratit poet, figura e ketij do te shkelqeje me me force, sepse atehere do te jene zhdukur nje here e mire dhe vogelsirat me te kota te njerezve. Atehere jeta e poetit do te behet me interesante e me e pasur ne kujtime"(31) Kete perfundim e verteton dhe fakti se dikur lihej pa u permendur emri i tij edhe kur flitej per Kongresi e Manastirit, ku sic dihet, qe firme e pare, pa bere fjale edhe per shume e shume raste te tjera.

    Dihet se Fishta, qe qe gjalle, eshte nderuar me medalje e tituj shkencore te larte. Me rastin e 130 vjetorit te ditelindjes se tij. Keshilli i Bashkise se Lezhes e beri "Qytetar Nderi". Ne kete mbledhje perkujtimore, nje grup intelektualesh kerkuan nga Kryetari i Qarkut dhe Prefekti qe t'i behet nje propozim Presidences qe t'i akordoje poetit te madh titullin e larte "Nderi iKombit" per merita te shquara ne sherbim te Kombit shqiptar. Kjo deshire u realizua nga Presidenti Alfred Moisiu me 28.XI.2002.

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    At Gjergj Fishta dhe studenti i "shkolluar"...


    Jemi nė Shkodrėn e viteve 1935-40. Si kudo edhe aty qarkullojne idet e reja e tė vjetra simbas shkollave e gjeneratave. Gjergj Fishta ishte nji njeri i njohur nė popull pėr humor e thjeshtėsi. Ai ndalonte e fliste rrugėve me lypėsa, fėmijė, gra, plaka, studenta, hoxhallarė, etj. dhe pėr secilin kishte ēka tė thoshte. Nji ditė, nji grup studentėsh nė rrugė, para Kafes sė Madhe, janė mbledhė e po flasin e diskutojnė gjėra tė forta, tema filozofike. Ishin studentė tė ardhur pėr pushimet dimrore nga Roma, Vjena, Parisi, etj. (Shkodra e viteve 35-40, pėrfytyroni veshjet elegante tė asaj kohe....)
    Nė kėtė kohė po kalon andej Fishta ose Padėr Gjergji, siē e quanin populli.

    Nji nga studentėt, i cili ishte i shquar pėr "zotėsi" e "kulturė" tė lartė, e i brymosur pak me materializem, i thotė shokėve:
    -- Ndigjoni shokė. Kam me i ba Padėr Gjergjit nji pytje tė fortė e kam me e nxanė MAT... S'ka me ditė ka me ia mbajtė i shkreti... - e po zgėrdhihet studenti me shokėt e vet.
    E mirė, afrohet Fishta e pėrshendetet buza-gaz me studentat, e i pyt si ia kan kalu me mėsimet, etj. etj. Por studenti nė fjalė gjen rastin dhe e pyet:
    -- Padėr Gjergj, a muj me tė ba nji pyetje?
    -- Po si jo Djaloē, mundesh... po tė ndigjoj - thotė Fishta.
    -- Padėr Gjergj, - thot studenti, - Ju fetarėt thoni qė pas vdekjes sė njeriut, shpirti i tij fluturon prej trupit...
    -- Po - thotė Fishta, duke buzėqeshė, - ashtu themi na fetarėt, pse a je kundėr a?
    -- Po mirė, thotė studenti, - tash po ta baj pyetjen... Nėse nji njeri sapo vdes e marrim dhe e fusim shpejt nė nji arkivol, e kėtė arkivol e fusim nė nji arkė tė madhe prej plumbi, e kėtė arkė prej plumbi e fusim nė nji arkė prej bakri, e kėtė arkė prej bakri e fusim nė nji arkė prej ēeliku, e mbyllim mirė e mirė... Nga ka me dal shpirti k'tu o Padėr Gjergji? A ban me m'kallxu?...
    Edhe mbaron pytjen studenti, e u buzqesh shokėve fitimtar...

    Padėr Gjergji buzėqeshi disa sekonda dhe i thotė qetėsisht:
    -- Ndigjo djalosh i mirė... Ti me sa po shoh unė, ke nė krye nji borsalinė... nėn atė borsalinė tė bukur i paske do flokė bukur shumė tė dendura, bash si shtėllunga leshi tė dashit rudė... nėn ato flokė si shtėllunga ke nji lėkurė tė trashė tė kryes, nėn atė lėkurė tė kryes, ke nji kockė tė fortė si guri (kafka e kokės), nėn atė kockė tė kryes, ke nji cipė ma tė hollė qė mbulon trunin (trurin) tand, qė ashtė ai qė mendon njeriu... A po din me m'tregu ti more student i dashtun po ty si tė dul (doli) e nga tė dul kjo pyetje e marrė, a ban me e ditė?... Studenti mbeti e s'dinte ēka me thanė.

    Nė kėtė mėnyrė Fishta iu pėrgjigj studentit "filozof", e shkoj ne punė tė vet. Studentat e tjerė ngelen gojė hapė, e fillun me qesh masandej me fjalėt e Pader Gjergjit tė pamposhtur...

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,749
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Pershendetje per punen e bere, jo vetem per kete teme. Shume gjera qe nuk i kam ditur, megjithate nuk e kam lexuar te tere. Kam degjuar, nuk di nese permendet ketu se Fishta ka dhe libra te tjere qe nuk i jane botuar akoma. Dihet gje per kete ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga Cyclotomic
    Kam degjuar, nuk di nese permendet ketu se Fishta ka dhe libra te tjere qe nuk i jane botuar akoma. Dihet gje per kete ?

    Cyclotomic
    edhe une kam degjuar nje gje te tille por nuk jam i sigurt..

  11. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Metamorfoza
    - Pjesė nga Gomari i Babatasit -


    Ju rrugaca sallahana
    vagabonda shakllabana
    rricna t'ndyet, mikrobe te kqi
    qi te mjeres moj Shqipni
    kthellte hi i keni ne mushkni
    pa dhimbe gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakci!
    Bre coftina, kalbe mbi dhe
    der kur ju, tu talle nper ne,
    do t'na qelbi fis e atdhe?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjofte,
    se tash ma jemi tue u njfte,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se per ju, po, duhet laku,
    per me u vjerre- o kund m'do i shpat!
    Deri dje, pa kmishe mbi shtat,
    me 'i gjysme setre t'pa astar,
    lshuemum krahve kalavar
    e me 'i komce t'njtitme nen gryke:
    pantallonat me "gjyslyke"
    kto edhe lidhun me nji spage:
    shtatit rreshke e ba sarage,
    t'tane gordec- e berbalec
    pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
    me 'i fillore a nji iptadije,
    erz e shpirt qitun nen themer:
    turq a sllave a grek me zemer,
    falun barkut vec Shqipnise,
    si ajo marrja e t'gjith njerzise...
    tuj u shite ju per gjithe treg,
    sod na mbahi "Skanderbeg",
    e ngerdhuce, godite, limue,
    rrue, qethe, pipirique,
    tash n'"smoking", tash ne "bon-jour"
    ju, qi dje s'kishit as ushkuer
    me lidhe breket- me nder me thane-
    m'sahan t'huej gjithmone me ngrane,
    rrugen krejt na e keni zane,
    ke na shkoni pash- e m'pash,
    edhe besa me "gulash"
    me "afishe" e me "sultjash",
    me "kjumshtuer" e me "ashure",
    "kosha gjelash" si kubure,
    "tarator", "pilaf me kos",
    "mish me qepe" e "majdanos"
    "shish qebap", "brizholla vici",
    "kunguj t'mbushum", "kuzuici",
    "kabuni"- e "mualebi".
    Barku sod ju rri ju koder,
    kargatise e bamun loder:
    der sa ata burrat e dheut,
    qi per jete e ndere t'Atdheut
    kane ra n'lufte si shqipe t'leta,
    kane shkri gja e shpija t'veta,
    kane tuj deke rrugave unit,
    me iu dhimbe gurit e drunit.
    Perse, po, kta matrahulla,
    kta shqiptare- shqiptare kah ksula,
    n'vend qi ju me u vu n'konop,
    a se brinjt m'jau zbru me shkop,
    a, mos tjeter, me u ngushtue
    me xjerre zhuri kund m'ndo 'i prrue
    per me shtrue ndo 'i rruge te shtetit
    a me dlire ndo 'i skele detit,
    lavjerre buzesh, harru si vica
    kqyrin m'ju si t'ishi ogica,
    per me u pri udhes s'qytetnise
    e me i sjelle t'maren Shqipnise.
    Ani kush, pra, me i pri kombit:
    ju, do pyka bijte prej llomit
    qi "shqiptarė" vedit i thoni,
    jo pse ju Shqipninė e doni,
    jo pse ju ndo 'i send kuptoni
    shka asht Atdheu e shka asht Liria,
    shka asht Vllaznija a Parasija,
    Perparimi e Qytetnia,
    por vec pse ende der mė sot
    nji tyran s'po e gjeni dot,
    nen kambe t'cillit ju me u shtrue,
    se un ma tash ma jam regje me jue,
    e jau njof shpirtin der m'palc,
    pleh i ndyte me u bartun n'shalc
    e me u qite jashta Shqipnije.

  12. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Frang Bardhi

    28 Nanduer 1913



    Oj Zanė, t'kėndojm... t'vajtojm, deshta me thanė;
    Pse sot ditė kangėt s'asht pėr mue e tye.
    Po ē'gzim kjo ditė ne mundet me na dhanė,
    Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pėlqye
    Europės shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanė
    E kujt pose Hyut, n'kėtė jetė mos me i shėrbye,
    Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
    E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...
    .................................................. ..........................
    Flamuri kombtar nuk ka ē'ka ban nder ne,
    Po kje se dashtni nuk kem' pėr Atdhe!
    E, drue dashtni pėr Atdhe nuk ka shqiptari;
    Me gjasė, s'ēan krye shqiptari pėr komb t'vet,
    As pėr at gjuhė tė ambėl qi i la i Pari,
    As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
    Pse e shoh se veē atje ku xhixhllon ari
    Pa frymė e tue dihatė vrap ai nget,
    Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
    Drue Adheu ndėr ne po shitet pėr njė zallotė...
    A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
    Pėrse ktu vetė me fue nuk due kėrkėndin,
    E pse asht mirė fjalėn n'zemėr t'fryt m'e ndalue,
    Por ai, qi tė liruem me e pasė s'don vendin,
    A prej sė tjerėve s'don me ia lshue rendin
    A thue ai s'asht Judė? Po, kambė e krye Iskariota!,
    E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
    E po pėr ata qi detyrė e nder harrue,
    Qi marrė e turp kaherė flakėrues mbas shpinet,
    M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
    Kush ndyet mbas Frankut rrejtė, kush mbas stėrlinet
    Kush pse dinari tepėr i ash lakmue.
    E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinėt,
    Thue edhe pėr ta ndokuj do t'i vijė ēuda,
    Kur them se nuk janė tjetėr veēse Juda?...
    Po, Juda janė e gjinde janė tradhtarė.
    Mori
    M'kamė kryekungujt prej si u vunė,
    Duel padija n'krye tė vendit;
    Njerzt e kėnuen u poshtnune,
    Metėn t'urtit jashtė kuvendit.
    Duel me faqe t'bardhė trathtari,
    Shpirt e fis qi ka kuletėn;
    U ndėshkue pa dhimė Shqyptari,
    Qi pėr fis nep gjan e jetėn.
    Shqynis zani atbotė i humi,
    T'huejt mi qafė i a vunė themrėn,
    E e mloj skami, terri e gjumi,
    Djelmt e vet i a lnurėn zemrėn.
    E Shqyptarėt jo veē s'e nisen
    Pėr kto punė pėrjashta Momin.
    Por ma fort, medje, e konisen.
    Msue gjithmonė me ndėrue llomin...
    E njikshtu, qitash, njaj i cilli
    S'e la mrendė e detit vala,
    S'e la ferri, toka e qilli,
    N' Shqypni majet porsi njala.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 08-04-2006 mė 18:05

  13. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    In Your Mind!
    Mosha
    35
    Postime
    2,291
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    At Gjergj Fishta, figurė e madhe e kombit


    nga Dr. Ndue Zef Toma

    Universi artistik i Fishtės Njė ndėr majat mė tė larta tė relievit tė letėrsisė shqiptare ėshtė, padyshim, vepra e At Gjergj Fishtės. Ndonse kanė kaluar 65 vjet nga dita kur ai mbylli sytė pėrgjithmonė, tė rrahurat e zemrės sė tij pėr popullin e Atdheun i ndjejmė edhe sot nė krijimtarinė e pavdekshme qė na ka lenė. Kur pėrceptojmė epopenė madhėshtore "Lahuta e Malsisė", kėte "Iliadė" tė shqiptarėve, siē e kanė quajtur studiuesit e huaj, pėrjetojmė thellė ndjenjat e shpirtit heroik tė Fishtės. Nė "Mrizin e Zanave" ndiejmė vibrimet e holla tė unit lirik tė tij, qė ngazėllehet nga soditja e flamurit kombėtar, qė valėvitet si krah engjėlli nė fluturim nė sfondin e kaltėr tė Atdheut tė ēliruar, pas natės sė gjatė tė robėrisė osmane. Tė ngrohet shpirti nga zjarri i dashurisė sė zemrės sė tij pėr gjuhėn shqipe, tiparet e sė cilės i krahason me gjumin e embėl tė foshnjes sė pafaj, me dritėn e shpresės, me tė qeshurėn e ēiltėr tė njeriut tė mirė, por edhe me shkrepjen e rrufesė e me tronditjen e tėrmetit. A mund tė shprehet emocionalisht mė kapshėm butėsia e brishtia e gjuhės shqipe se sa kur pėrfytyrohet si njė fllad i lehtė pranveror qė lėmon gjinjtė e trėndafilit? A nuk na duket se ndjejmė nė lekurėn tonė shpimin e gjėmbave tė mprehtė tė satirės sė Fishtės, kur lexojmė "Anzat e Parnasit" e "Gomarin e Babatasit"?

    Nga tė gjitha kėto qė thame arrijmė nė pėrfundimin se, kur futemi nė univrsin artistik tė Fishtės, bindemi plotėsisht se zemra e tij rrahu fort pėr Shqipėrinė gjatė gjithė jetės, deri nė frymėmarrjen e fundit, kur pėrpara saj bėri betimin solemn, si biri para nėnės:

    Dersa t’mundem me ligjrue
    E sa gjallė me frymė unė jam,
    Kurrė, Shqipni, s’kam me t’harrue,
    Edhe nė vorr me t’pėrmend kam.


    Paradokse e (zh)vlerėsimit
    Personalitet jo i zakonshėm, me talent e aftėsi tė rralla, me energji e prirje tė gjithanshme, Fishta tėrhoqi qė herėt vėmendjen e bashkėkohėsve, brenda dhe jashtė vendit. Ai qe jo vetėm poet i pėrmasave tė mėdha, por edhe njeri i veprimit shoqėror e politik, atdhetar i flaktė, tribun i popullit, mbrojtės i vendosur e sypatrembur i ēėshtjes kombėtare, pėr tė cilen ngriti zėrin nė shumė mbledhje ndėrkombėtare, si perfaqėsues i Shqipėrisė, duke stigmatizuar fqinjėt grabitqarė dhe fuqitė e mėdha qė qėndronin pas tyre.
    Megjithatė, sot ėshtė koha qė pohime tė tilla nuk duhet tė mos deklarohen, po tė provohen me argumente tė pakundėrshtueshme, pėr arsye se, deri tani, jeta dhe vepra e Fishtės kanė kaluar dy periudha vlerėsimi:
    Nė tė parėn, sa qe gjallė, Fishta arriti apogjeun e vlerėsimit, duke u ngritur nė piedestalin e lartė tė Poetit Kombėtar.
    Nė tė dytėn, vetėm katėr-pesė vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtės u pėrbaltėn nė mėnyrėn mė tė pashembullt, me synimin qė ai tė varrosej njėherė e pėrgjithmonė, ose, e shumta, tė mbetej si njė njollė e zezė dhe e turpshme nė historinė e letėrsisė shqiptare.
    Tė hiperbolizosh vlerat e tua kombėtare, ėshtė njė veprim i kuptueshėm, ndonse jo i drejtė; kurse t‚i zvogėlosh ato, t‚i mohosh, apo, ēka ėshtė edhe mė keq, tė arrish deri aty sa t‚i pėrēmosh, t‚i pėrbaltėsh, siē u veprua me Fishtėn, ėshtė veprimi mė i pakuptueshėm, mė paradoksal, qė mund tė mendohet!
    Ėshtė thenė se personalitetet e mėdha kalojnė nėpėr tri periudha vlerėsimi: nė tė parėn, himnizohen, pastaj mohohen, pėr tė arritur, mė nė fund, nė pėrcaktimin e vlerave objektive tė tyre. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė, kohės sonė i bie detyra e vėshtirė dhe mė e rėnda me njė pėrgjegjėsi tė madhe e vendosjes sė Fishtės nė piedestalin qė i takon. Kuptohet se kjo ėshtė njė punė shumė e mundimshme, gjatė sė cilės u duhet rikthyer tė gjitha atyre qė janė thėnė pėr té, mirė apo keq qoftė, duhet "rilexuar" vepra e Fishtės, pėr t‚u thelluar nė analizėn e poetikės dhe tė problematikės, pėr tė nxjerrė sė andejmi mesazhin qė u solli bashkėkohėsve, kur u botua si dhe atė qė marrim né sot prej saj.
    Natyrisht, nuk kam asnjė iluzion se mund tė plotėsohet njė detyrė kaq e vėshtirė dhe me njė pėrgjegjėsi tė madhe nė caqet e kėtij artikulli modest popullarizues. Kryerja e saj nė nivelin e dėshiruar mund tė arrihet me pėrpjekje tė pėrbashkėta tė forcave shkencore mė tė afta, me studim tė gjėrė tė monografive, ku vepra e Fishtės tė vėshtrohet nga tė gjitha anėt. Duke shfaqur ndonjė mendim pėr vlerėsimet dhe zhvlerėsimet qė i janė berė Fishtės nė dy periudhat qė pėrmendėm, deshėm vetėm tė ndihmojmė sadopak pėr tė sensibilizuar studimet tona pėr t‚u pėrqendruar mbi kėtė figurė tė madhe tė letėrsisė shqiptare, qė tė pėrcaktojmė drejt vendin dhe rolin qė luajti nė pasurimin dhe nė zhvillimin e saj. Mendoj se koha kėrkon me ngut tė hidhet dritė mbi disa vlerėsime kontradiktore, diametralisht tė kundėrta, qė janė bėrė pėr Fishtėn dhe veprėn e tij.

    Nga njėra anė ėshtė thėnė se ėshtė poet i madh, Homeri apo Tirteu i Shqipėrisė. Nga ana tjetėr ėshtė mohuar talenti poetik i tij, ėshtė denigruar si vargėzues i rėndomtė, madje ėshtė edhe akuzuar si pėrvetėsues ikrijimtarisė popullore, pra si plagjiat i saj.

    Cila ėshtė e vėrteta shkencore?
    Kryevepra e Fishtės, "Lahuta e Malsisė", nga njėra anė ėshtė vlerėsuar si apologjia artistike mė e fuqishme qė i ėshtė bėre Atdheut tė rrudhur e tė copėtuar nga fqinjėt grabitqarė, nga ana tjetėr ėshtė akuzuar pėr frymė shoveniste?

    Pėrsėri: Cila ėshtė e vėrteta shkencore? Tokat e kujt synon Fishta tė rrėmbejė, i shtyrė nga shovenizmi i tij? A nuk kanė parasysh autorėt e akuzes se shovenizmit se né jemi i vetmi vend nė Evropė i rrethuar nga tė gjitha anėt me vetveten? A mund tė quhet shovenist Fishta pse denoncoi padrejtėsitė qė i janė bėrė Atdheut tonė nga armiqtė dhe nxori nė shesh ėndrrat e tyre pėr tė copėtuar e pėr tė rrėmbyer pėrsėri trojet tona?

    Nga njėra anė ėshtė thėnė se Fishta gjatė gjithė jetės ka luftuar pėr tė drejtat e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, nga ana tjetėr ėshtė trumbetuar me forcė e kundėrta: se ai ka qenė i shitur jo tek njė po tek shumė tė huaj, madje, pėr tė mos lėnė pikė dyshimi, ėshtė thėnė se vetė Fishta ka pohuar publikisht se nuk ėshtė shqiptar! A mund tė besohet njė gjė e tillė?! Kėto duhen ndriēuar.

    Pėr Fishtėn ėshtė thėnė, pėrsėri pa asnjė argument, se ka pasur paragjykime fetare edhe krahinore, qė ia kanė mjegulluar vėshtrimin atdhetar. Mirėpo, edhe me njė arsyetim fare tė thjeshtė, kam pėrshtypjen se akuza tė tilla bien menjėherė.

    Po tė kishte pasur Fishta paragjykime fetare, si do tė shpjegohej qė personazhe tė shumtė tė krijimtarisė sė tij janė "tė fesė tjetėr", madje dhe kryeheroi i kryeveprės sė tij, Oso Kuka, tė cilin e ka pėrjetėsuar nė njė nga tablotė mė madhėshtore dhe mė emocionuese tė letėrsisė shqiptare, edhe ky ėshtė i "fesė tjetėr"?

    Po tė kishte pasur paragjykime krahinore At Fishta, si shpjegohet qė binomi poetik, qė pėrshkon nga fillimi nė fund krijimtarine e tij ka gjymtyrė vėllezėrit Toskė e Gegė, tė cilėt me tė njejtin krahasim i karakterizon me dy rrufe qė ēajnė qiellin si shpata dhe zharisin armiqtė?

    Po tė kishte pasur Fishta vizion tė ngushtė provincial, si do tė shpjegohej qė ndėrmjet pseudonimeve tė shumta qė pėrdori, me i parapėlqyeri prej tij qe Gegė Toska me tė cilin nėnshkroi kryevepra tė tilla si "Gomari i Babatasit"?

    Jo, jo! Akuza tė tilla janė fare tė pathemelta! Siē ka vėrejtur me mprehtėsi shumė kohė mė parė Prof. Eqrem Ēabej, vėshtrimi artistik i Fishtės ishte i tillė qė niste tek malėsori i moēėm Marash Uci dhe vinte gjithnjė duke u shtrirė, deri sa arrinte tek Abdyl Frashėri, tek Lidhja e Prizrenit, pėr tė rrokur, mė nė fund, tėrė Shqipėrinė, tė gjitha trojet tona etnike nga Veriu nė Jug, nga Perėndimi nė Lindje.

    Kėto janė vetėm pak gjėra nga shumė e shumė tė tjera qė janė thėnė pėr Fishtėn nė tė dy periudhat: tė vlerėsimit dhe tė denigrimit tė tij. Nė kėtė mėnyre figura e madhe e Fishtės ėshtė veshur me njė mjegullnajė, qė duhet tė zhdavaritet nga kritika dhe nga shkenca letrare objektive.

    Nga sa ėshtė thėnė deri sot pėr Fishtėn del se vlerėsimet e larta qė i janė bėrė pėrgjithėsisht janė konkluzione tė nxjerra nga analiza e jetės dhe e veprės sė tij, kurse mohimet dhe denigrimet, deklarata aprioristike tė paargumentuara. Le tė arsyetojmė mbi ndonjėrėn prej tyre. Nė rast se Fishta nuk do tė ishte poet i madh, si mund tė flasin me superlative pėr te autoritete tė tilla tė artit e tė shkencės, vendas dhe tė huaj, si virtuozi i fjalės poetike Lasgush Poradeci, qė e quan me gjuhė metaforike "shkėmb tė tokės dhe shkėmb tė shpirtit shqiptar", qė shpreh me art ndjenja dhe ideale tė mėdha atdhetare? Nė rast se nuk do tė ishte gjeni i letrave shqipe, nuk do tė ishin mahnitur aq shumė nga vepra e tij Aleksander Xhuvani e Maksimilian Lamberci, Eqrem Ēabej e Norbert Jokli, Faik Konica e Anton Harapi, Jolanda Kodra e Kolė Kamsi, Gabriele d‚Anunzio e Kostaq Cipo. Nuk ka dyshim se mendimet e tyre janė shprehje e ēiltėr e ndjenjave qė u ka pėrftuar vepra e Fishtės.

    A mund tė besohet se Fishta ishte i shitur tek tė huajtė, pra antikombėtar, kur nė momentet mė tė vėshtira, nė mbledhjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė Paris, nė Athinė, nė Stamboll, kur fatet e Atdheut ishin nė rrezik, ai u dėrgua si pėrfaqesues i vendit tonė pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve?

    Prandaj, shkenca dhe kritika letrare kanė mundėsi dhe detyrė parėsore tė rrėzojne me argumente kėto fyerje qellimkėqia dhe nė tė njėjtėn kohė, tė zbulojnė fondin e pasur tė vlerave artistike, shoqėrore e politike tė kėtij personaliteti tė gjithanshėm tė kombit tonė, pėr tė cilat kemi aq shumė nevojė sot.

    Nga buronte urrejtja pėr Fishtėn?

    Duke pasur bindjen e palėkundur se Fishta ėshtė njė figure ndėr mė tė ndritura tė kombit, natyrshėm lind pyetja: ku e kishte burimin gjithė ajo urrejtje patologjike kundėr tij, qė ēoi nė trillime e shpifje aq monstruoze e njėherėsh, banale sa tė mos besoheshin?

    Megjithėse pėr kėtė problem deri tani janė dhėnė disa shpjegime, kam bindjen se pėrbaltja e Fishtės u bė pėr arsye tė koniukturave politike. Dhe nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Nė vitet e para, pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur Jugosllavia ishte "miku" ynė i ngushtė, nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė demaskonte nga fillimi deri nė fund padrejtėsitė dhe coptimin e trojeve tona nga sllavėt. Pastaj, nė kohėn e miqėsisė me Bashkimin Sovjetik nuk mund tė qėndronte Fishta dhe vepra e tij, qė e shihte Rusinė si tutor tė armiqve tanė dhe kėta tė fundit i cilėsonte shprehimisht "klyshė tė Rusisė".
    Nė kohėn kur dy miqėsitė e sipėrme u kthyen nė armiqėsi, Fishta as atėherė nuk mund tė rehabilitohej mė, pėr arsye se ishte hedhur shumė baltė mbi tė.

    Rruga pėr tek Fishta
    Nė fund tė kėtij njėzetėshekulli qė po pėrcjellim, rruga pėr tek Fishta u hap. Hapat e parė nė kėtė rrugė u hodhėn nga njė turmė e madhe njerėzish qė e prisnin me padurim kėtė ditė, ndėrmjet tė cilėve spikatėn Injac Zamputti, Pal Duka-Gjini (At Danjel Gjeēaj), At Zef Pllumbi, Aurel Plasari, Engjėll Sedaj, Sabri Hamiti, Tonin Ēobani, Stefan Ēapaliku, etj. Qė atėherė kanė filluar tė organizojnė veprimtari shkencore dhe tė shkruajnė artikuj pėrkujtimorė me raste pėrvjetorėsh tė lindjes dhe tė humbjes sė tij.Ribotohen vepra pak tė njohura pėr publikun. Megjithėse tė gjitha kėto janė tė dobishme dhe organizatorėt e tyre meritojnė pėrgėzime, mendojmė se puna pėr tė arrijtur tek zbulimi i plotė i vlerave tė Fishtės mund dhe duhet organizohet mė mirė.
    Sė pari, kusht i domosdoshem ėshtė botimi shkencor i veprės sė plotė tė Fishtės. Nuk ka se si tė bėhet studimi pa pasur nė dorė objektin e plotė tė tij.
    Sė dyti, Fishta duhet tė zėrė vend denjėsisht nė programet shkollore, si njė nga autorėt mė pėrfaqėsues tė letėrsisė shqiptare.
    Sė treti, nė kėtė periudhė, kur ende nuk kemi punime tė plota shteruese, kritikėt dhe studiuesit tanė mė tė pėrgatitur mund tė pėrmbushnin nevojat e tanishme tė ngutshme qė ka shkolla dhe publiku lexues pėr njohjen dhe interpretimin e veprės sė Fishtės.

    Natyrisht, puna e deritanishme ka qenė e dobishme dhe do vazhduar me veprimtari dhe shkrime, edhe tė thjeshta, si kjo skicė jetėshkrimore qė po paraqesim nė mbyllje tė kėtij artikulli.

    Pak biografi

    Rrjedha e jetės, krahas rregullsive, sjell me vete edhe mjaft rastėsi, roli i tė cilave nė zhvillimin e mėtejshėm tė saj, shpesh herė nuk mund tė parashikohet. Kėshtu, askujt nuk mund t‚i shkonte nėpėrmend se fėmija qė lindi me 23 tetor 1871 dhe qė u pagėzua Zef, do tė vinte njė ditė qė do tė bėnte tė njohur nė gjithė vendin dhe me pėrtej fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės, tė padėgjuar fare deri atėherė. Askush nuk mund tė parashikonte nė atė kohė se nga ky Zef i vogėl do tė dilte mė vonė At Gjergj Fishta i madh.

    Zefi i vogėl , i dalluar qė herėt pėr shkathtėsi dhe zgjuarsi, tėrhoqi vėmendjen e famullitarit, prandaj e ēuan nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės e pastaj nė Troshan, pėr ta pėrgatitur pėr frat. Pas mbarimit tė shkollės fillore e dėrguan pėr studime tė mėtejshme nė Bosnje, ku u laurua pėr filozofi dhe teologji. Atje, ndėrroi emnin e pagėzimit (sipas rregullit tė urdhėrit franēeskan), duke u quajtur tani e tutje Gjergj. U bė frat dhe tha meshėn e parė me 25 shkurt 1894.

    Pas kthimit nga Bosnja, punoi pėr disa vjet si profesor nė kolegjin franēeskan tė Troshanit, pastaj, disa vjet tjera shkoi si famullitar nė Gomsiqe. Atje ai i kushtoi vėmendje tė veēantė njohjes dhe pėrvetėsimit tė frazeologjisė popullore, tė cilėn do ta pėrdorte mė vonė me mjeshtri tė rrallė nė kryeveprėn e vet "Lahuta e Malsisė".

    U shqua si pjestar i shoqėrisė letrare "Bashkimi" e cila qe themeluar mė 1899 nga Imz. Preng Doēi. Mė 1908 mori pjesė nė Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe, qė kemi sot. Mė 1902 qe zgjedhur drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr, nė tė cilėn futi pėr herė tė parė shqipen si gjuhė mėsimi. Mė 1913 po nė Shkodėr, themeloi dhe drejtoi sa qe gjallė revistėn "Hylli i Dritės". Nė vitet 1916-1918 krijoi dhe drejtoi "Postėn e Shqipnisė". U emrua kryetar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Parisit, mė 1919. U zgjodh deputet i Shkodrės dhe nėnkryetar i Parlamentit shqiptar mė 1921. U dėrgua anėtar i delegacionit shqiptar nė Konferencėn Ndėrballkanike nė Athinė mė 1930, pastaj mė 1931 nė Stamboll dhe prap nė Bukuresht mė 1932. Mė 1931 qe ftuar dhe qe caktuar anėtar i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Poetėve nė New Jork, ku pėrfaqėsoheshin 60 shtete.

    Veprimtaria letrare e Fishtės ėshtė e gjerė dhe e gjithanėshme. Lėvroi tė gjitha gjinitė e zhanret: lirikėn, epikėn, dramėn, satirėn, publicistikėn, polemikė e oratori, vepra agiografike, pėrktheu e pėrshtati nga letėrsia botėrore. Ishte shumė aktiv nė jetėn letrare, shoqėrore e politike tė kohės. Kjo shprehet nė bashkėpunimin me tė gjitha revistat e gazetat qė dilnin, nė tė cilat botoi mbi 200 e sa shkrime. Krijimtaria poetike e Fishtės arrin nė rreth 50.000 vargje, kurse nė prozė mbi 700 mijė faqe. Vetėm "Lahuta e Malsisė" ka 30 kangė me 15.563 vargje. Fishta botoi rreth 40 vepra sa qe gjallė dhe 30 tjera i la tė pabotuara. Veprat kryesore tė Fishtės janė: "Lahuta e Malsisė", "Anzat e Parnasit", "Mrizi i Zanave", "Vallja e Parrizit", "Gomari i Babatasit", "Juda Makabe", "Mojs Golemi i Dibrės dhe Deli Cena", "Shqyptari i gjytetnuem", "Ifigjenia nė Aulli".

    Pėr kėtė veprimtari letrare, shoqėrore e politike, Fishta qe nderuar me dekorata, si:
    Kurorė Argjėndi, nga Klubi "Gjuha shqipe" i Shkodrės (1911).
    Dekorata Mearif, nga Mbretėria Turke (1912).
    Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisė (1912).
    Penė floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
    Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
    Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit franēeskan (1929).
    Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).

    At Gjergj Fishta vdiq nė Shkodėr me 30 dhetor 1940.


    ....si Shqipnia vend nuk ka!

    (fragmente nga krijimtaria)


    GJUHA SHQIPE

    Porsi kanga e zogut t’verės,
    Qė vallzon nė blerim t’prillit,
    Porsi i ambli fllad i erės,
    Qė lmon gjijtė e drandofillit,
    Porsi vala e bregut detit,
    Porsi gjama e rrfesė zhgjetare,
    Porsi ushtima e njė tėrmeti,
    Njashtu asht gjuha jonė shqiptare.


    SHQIPNIA E LIRĖ

    Po, por nesėr, me ndihmė t’Zotit,
    Do ta bajmė prap Shqipni t’lirė
    Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
    Prej Tivari nė Manastir,
    Edhe Flamuri Shqipnisė
    Si flakė mnijet e Perėndisė
    Do t’valvitet nė Kaēanik.


    HIMNI I FLAMURIT KOMBĖTAR

    Porsi fleta e Ejllit tė Zotit
    Po rreh Flamuri i Shqipnisė
    E thrret t’bijtė e Kastriotit
    Me u mbledhė tņk ndėr ēetė t’ushtrisė.
    Bini Toskė, ju bini Gegė,
    Si dy rrfé, qė shkojnė tue djegė!
    A ngadhnjyes a t’gjithė Dėshmorė,
    Trima mbrendė! Me dorė, me dorė!....


    NJĖ GJAMĖ DESPRIMI

    Me parzmet tona n’ata t’hershmit mota,
    Mburojė iu bamė Evropės, pa dijtė shka asht tuta
    Atbotė kur pallėn Skanderbeg Kastriota
    Sillte si rrfeja, e pėrmbi shtroje te buta
    Dridhej njė Sulltan, qė aso here
    Bante m’u dridhė botėn mbarė prej mnere.
    Po, na tue dredhun si dragoj ēelikun,
    Shtegun me kurma shqiptarėsh ia zumė
    Tartarit, e prej Evrope larg rrezikun
    Pėr disa kohė e mbajtėm, e poshtnuem,
    Por kurrė Evropa nė ndihmė njė ushtar s’na nisi,
    Kurr punėt mbas fjalėve qė na dha s’ujdisi.

    ........

    E mallkue kjoftė Evropa! Atė e vraftė Zoti,
    E shoftė me fise, popuj e qytete
    Edhe premtoftė qė dersa t’endet moti,
    Kurrė lufta mos iu daftė pėr tokė e dete.
    Selitė e saj grimė me grimė u thejshin,
    Me gjak t’popujve t’vet sunduest iu ushqejshin!
    Pse krahėt pa dhimbė Shqipnisė me ia thye
    E prej Lirie me ia ndalun hovin?
    Gopsia e kujt n’Malsi ka mujtė m’ushqye?
    Po a Hoti e Gruda mund ta mbajnė Moskovin?
    Nuk duhet jo, qė tė mėkambet Shqiptaria,
    Qé pse po i lshohet Malit t’Zi Malsia.

    ........

    ATDHEU

    Nė ty mendoj kur agon drita,
    Kur bylbyli mallshėm kndon,
    N’ty mendoj kur soset dita
    Terri botėn kur e mblon.
    Veēse ty tė shoh nė andėrr,
    Veēse ty, t’kam n’mendim,
    Ndėr t’vėshtira ti m’je qandėr,
    Pėr ty i lehtė m’vjen ēdo ndėshkim.


    NGA PUBLICISTIKA E FISHTĖS:

    "Shka ka me dijtė me folė mbi politikė e mbi organizim tė njė shteti civil njė njeri malok, matrahul, qė mezi, ndoshta, ka krye dy a tri klasė fillore dhe qė djersitet kur i duhet me shkrue emnin e vet. Pse asht edhe tradita shpijake dhe edukata familjare, qė shumė kend ndėr ta, e ban krejt tė neveritshėm dhe ekscentrik. Ky, babėn gjaksė, gjyshin katil, stėrgjyshin mizuer; rritė me katila, me gjaksė, me mizorė, me intrigantė batakēi, me vagabondė, rrugaēė, me njerėz hasėm tė kulturės e tė qytetnimit, si mund tė mendohet se ka me kenė i zoti me rregullue fatin e njė kombi ende primitiv ? Pėr me sundue njė shtet nuk asht mjaft dhelpnia, dredhia, intriga, batakēilleku, rrena, tradhtia. Duhet nderė, dije, urti, burrni, qé se ēka duhet. Po, por dija, urtia, ndera, burrnia mėsoheshin nė shkollė e, madje, me shumė mund e djersė e jo ndėr kafeshantana tė Evropės e nė mejhanė e paēaxhihane tė Tiranės, tue luejtė tavėll e bixhoz e tue pi mastikė. Po qe e vėrtetė qė njė grup njerėzish kėso dore mund tė mėkambin shtete konstitucionale e mund tė bajnė tė lumtun popuj e fise, atėherė kisha me dashtė me thanė se historia nuk asht mā "magistra vitae" e se virtyti, dija, burrnia, urtia nuk janė themelet mbi tė cilat mbahen shtetet e qytetnueme".

    *** Portreti i nėpunėsit tė shtetit, qė synon vetėm tė zhvatė sa ma shumė prej tij, pėr me sigurue pėr vete njė jetė tė qetė e tė rahatshme: "....Ju kryetar kėtu, drejtor atje, mbasandej, kur tė huejtė na u hoqėn deret, Ju sot senator, nesėr deputet, mbasnesėr ministėr, tjetėrmbasnesėr prefekt, prap ministėr, prap deputet: me kėsulė nė njanin sy, endu-ēendu nė shpinė tė automobilit: tungatjeta! Nė tė djathtėn, selamalekum! Nė tė majtėn; ky hiq kėsulėn, ai hiq kapelen: zgėrdhiju njanit; gėrmushju tjetrit - Ministėr, madje!..."

    *** Ja si i pėrshkruan meskinitetet e klikave tė atėhershme:
    "U shpėrnda, pra, parlamenti dhe ish-parlamentarėt e Shqipnisė kthyen ndėr kafe e mejhane tė qyteteve e tė fshatrave tė veta, ku menjėherė filluen veprimin e vet: kafe,llafe, mastikė, tavėll, bixhoz. -"Jo, unė jam nacionalist. Ata janė "tradhėtorė", tė poshtėr, tė shitur, maskarenj. Une kam shpėtue Shqipninė nė ditėn ma tė ligė. Unė e mbys opozitėn. Ahmet Zog e s‚ka! Kam bėrė Hukukun nė Stamboll; kam Malsinė nė dorė; kam Zadrimėn me vete; ia kam bā e kthye opozitės...".

    *** Kėshtu u heq maskėn prapaskenave parazgjedhore: "Ahmet Zogu lėshoi zagarėt e vet elektorale nė tė katėr qoshet e Shqipnisė. T’u lėshuen, bre bir sāme, prefekt e nėnprefekt, t’u shpėrvolėn kryetarė bashkishė, krahinorė, se-kretarė e t’u zgaqėn kopista e arkivista...."

    *** Ja si i stigmatizon feudalėt e mbrapambetun, qė damtonin ēėshtjen kombėtare: "...Ky asht njė analfabet, gjysė idiot, dembel, shumė herė sarahosh, gati gjithmonė kumarxhi, njeri pa fytyrė; pse, sadoqė poligam, prej tij s‚ka guxue vajzė me dalė te dera, djalė me u endė sokakut, nuse me shkue te burri. Mendjemadh, dorėshtrejtė, qelepirxhi, ky, pėr njė ēiflik, pėr njė rybe, ka pėshty nė Fé e nė Atdhe, i ka ra mohit kombėsisė sė vet, kč, shqiptar tue kenė, e quejti veten "turk"... Ma tepėr ka vra njerėz me u pushtue tokėn; ka vra bujqit e vet pėr me u grabitė gjinden e shpisė, pėr me u marrė bagėtinė, pėr shźj pushke. Myzeqari prej tij s‚ka guxue me mbajtė armė, me shkue nė kal tė shalės, me ngreh oxhak mbi pullaz tė shpisė...".

    VLERĖSIME PĖR FISHTĖN DHE VEPRĖN E TIJ

    ** "Me tė drejtė i kanė thanė Fishtės Tirteu i Shqipnisė, se, sikurse ai me elegjitė e tij ndezi zemrat e spartanėve, njashtu edhe epopeja e "Lahutės", odet dhe elegjitė e "Mrizit tė Zanave" e tė poezive tė tjera, kanė mbjellė nė zemėr tė djelmnisė sonė dashurinė e pamasė pėr truallin e tė parėve dhe pėr gjuhėn amėtare. Njikėto dy ideale: atdhedashtnia dhe ruajtja e gjuhės si dritėn e synit, lavrimi dhe pėrparimi i saj kanė qenė polet, rreth tė cilave shtrihej gjithė vepra e ēmueshme e Fishtės".

    Prof. Aleksander Xhuvani

    ** "Fishta ėshtė "shkėmb i tokės dhe shkėmbi i shpirtit shqiptar".

    "Gjithė vepra poetike e shoqėrore e At Gjergj Fishtės u pat zhvilluar rreth postulatit fetar dhe kombėtar. Me tė vėrtetė, ku ka ide dhe ndjenjė mė tė madhe, mė tė denjė pėr tė derdhur dhe kėnduar nė art, se sa ideja e Zotit, ideja e Atdheut!"

    Lasgush Poradeci


    ** "At Gjergji ka qenė pėr ne, deri ditėn qė mbylli sytė, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh i vendit tonė."

    Kostaq Cipo


    ** ”Kot pėrpiqėn grekėt e sotėm tė gjejnė nė letėrsinė e tyre njė vepėr mė tė plotėsuar se "Lahuta".

    Faik Konica


    ** Fishta "Poeti i Madh i popullit tė shquar shqiptar".

    Gabriele d‚Anunzio


    ** "Patėr Fishta njihėt si poeti mė popullor i shqiptarėve, si poeti mė i pėrzemėrt i kėtij populli... Si kėte kemi edhe njė tė madh tjetėr: Rabindranath Tagora."

    Erwin Stranik


    ** "I rrėnjosur krejtėsisht nė popullin e vet, Fishta ka dashur tė pėrgjonte si flasin burrat e gratė e maleve. Ka marrė prej tyre mėnyrat e nėmėve, tė mallkimeve e tė urimeve dhe ēdo gjė e ka shkrirė me mjeshtri nė poezitė e veta".

    ..."Koha e ardhshme ka me dijtė me ēmue edhe ma mirė randėsinė e kėtij njeriut, sidomos kur vjershat e tij tė jenė pėrkthye ndėr gjuhe ma tė pėrhapuna."

    Prof. Dr. Maximilian Lambertz



    ** "Shqipnia qe ideali i tij, pėr te punoi, pėr te vuejti e me emnin e saj nė gojė dha frymėn e fundit."

    Prof. Karl Gurakuqi


    ** "Patėr Fishta...me veprat e tij nė poezi e nė prozė arriti tė kurorėzohej me dafinė si mė i madhi poet kombėtar, ai ėshtė tharmi i poezisė popullore shqiptare dhe mė i kulluari shkrimtar i Arbėrisė."

    Anton Baldacci


    ** "Njė ndėr gurrat e trajtimit tė tij (tė Fishtės) letrar kjenė jo vetėm klasikėt e letėrsisė greke, latine, franceze e sllave, por edhe klasikėt gjermanė, spanjolė e anglezė..."

    At Pal Dodaj


    "....prodhimi poetik e letrar i Fishtės, prodhimi i pasun, i ndryshėm, origjinal, i frymėzuem prej botės fizike e morale tė Atdheut.

    ....ēmohet edhe si prozatuer elegant: sidomos nė prozėn politike e polemike asht i gjallė, i kjartė e shumė i rrebėt."

    Prof. Kol Kamsi


    "Poemi epik "Lahuta e Malsisė" asht njė vade mecum i ēdo atdhetari."

    Don Kolec Prennushi


    ** "Lahuta e Malsisė" mund tė qėndrojė pėrkrah veprave poetike mė tė shquara tė popujve tė tjerė."

    M. A. Freün von Godin (albanologe gjermane)



    ** "Tingulli i lirės sė tij (Fishtės) gjithmonė i gjallė, ka pėr tė vazhdue tė mbajė nė kambė kombėsinė e gjuhėn tonė."

    Prof. Filip Fishta


    ** "Pas vdekjes Fishta...nisi tė jetojė ma me gjallni nė shpirtin e nė zemrėn e kombit: u pėrjetsua nga Kombi qė ai pėrjetėsoi nė vepra tė pavdekshme."

    At Viktor Volaj


    ** "Kam ardhur tė gjej letrarin shqiptar dhe gėzohem se gjeta oratorin, filozofin e pedagogun."

    Njė shkrimtar francez, pas takimit me Fishtėn.



    ** "At Gjergj Fishta nėpėr ma tė mėdhatė qytete tė botės, pėrpara mija e mija poetėsh, njerėzish tė naltė, shkencėtarėsh, diti me qitė nė pah e me naltsue vetitė ma tė rralla tė kombit shqiptar, historinė lumniplote e traditat shekullore tė tij."

    Nush Topalli


    ** "At Fishta asht e duhet tė mbetet poeti i forcės, i njaj force primordiale e kaotike. Pėrshkrimet e tij kanė gjithmonė njė ngjyrė apokaliptike, e ndėr to, njė frymė misterioze pėrplas njerėz e sende."

    Prof. Pashko Gjeēi


    ** "Mbreti i poetėve shqiptarė, Patėr Gjergji qe i pari qė vuri nė shkollė gjuhėn shqipe dhe mbrojti me trimėri tė drejtat e Kombit tonė nė ēdo konferencė ndėrkombėtare dhe ėshtė i pari qė me vepren e vet poetike i fali shqiptarit epopenė, historinė e pėrpjekjeve tė tij pėr liri.

    ...At Fishta...nuk jetoi nė "kėshtjellen e fildishtė", por u hodh me entuziazėm djaloshar nga njė mision nė tjetrin pėr tė mirėn e kulturės e tė racės shqiptare...

    Fishtėn, me temperament thjesht klasik nuk do ta frymėzonte asgjė me parė se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i ėshtė kushtuar Atdheut."

    Lefter Dilo


    ** "Fishta, tue kuptue mirė randėsinė qė ka bashkimi, edhe si plotėsim nė mungesėn e fuqive, deshi t‚u vinte breznive ma tė lashta bashkimin si veti tė trashegueme, megjithėse jo aq tė spikatun, me tė cilin tė parėt tonė pėrballuen ēdo rasė e peripeci."

    At Konrrad Gjolaj


    ** "Fishta ėshtė "njė nga ata njerėz tė rrallė qė duken nė qiellin e njė kombi e lėnė pas vetes njė dritė, qė ngroh zemrat e brezave tė shumė shekujve."

    Terenc Toēi


    ** "Fishta mori prej popullit gjithēka qė gjet tė hijshėm, tė madhnueshėm e tė fuqishėm, e porsi njė piktor i zoti, e shndrroi nė shpirtin e vet, tue e riprodhue nė njė mėnyre e cila asht vetėm e tija, prandej, origjinale."

    At Anton Harapi


    ** "Lahuta asht njė pinakotekė e artit kombėtar, ku poeti pikturon gjallė tipat, personat, skenarėt e kostumet; njė depozitė motivesh kombėtare u lihet piktorėve shqiptarė."

    ** "...At Fishta, ky gjeni me rrėnjė nė tokėn amėtare tė popullit shqiptar, qė pėr shkak tė njohjes sė thellė qė kishte mbi letėrsinė klasike dhe mbi jetėn e sotme shpirtėrore tė kombeve tė Evropės u ngjit deri nė majat mė tė larta tė kulturės."

    Prof. Dr. Norbert Jokl

    ** "...me At Gjergj Fishtėn gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojė. Me At Gjergjin, kryetar nė Kongresin e Manastirit u caktue njėherė e pėrgjithmonė njė alfabet i vetėm pėr mbarė Shqipninė, vendim ky me dobi qė nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhė mėsimi....

    Stili i At Gjergjit, stil burrash e krejt shqiptar, tė ushton hijshėm e fuqishėm nė tė njėjtėn kohė. Sado qė studimet e veta i bani tė gjitha nė gjuhė tė huaja, sado qė zotnonte ma sė miri italishtėn, frengjishtėn, slavishtėn e latinishtėn, shkrimeve tė tij kaq u vjen era shqip, sa me t‚u dukė se nuk ka ditė veē gjuhėn e vet. Poezinė e tij e shijon jo vetėm njeriu me shkollė, por edhe i pashkolli."

    At Mark Harapi S.J.

Tema tė Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 23-10-2010, 21:10
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 19:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-12-2002, 23:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •