Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Dorëshkrimi Grek nga Berati i Shqipërisë - Codex Purpureus [Φ]1)

    P. Batiffol

    Dorëshkrimi Grek nga Berati i Shqipërisë - Codex Purpureus [Φ]1)
    I

    Berati2) është një qytet i vogël turk i vendosur në hyrje të qafëmalit Apsus. Për të arritur në Berat nga porti më i afërt, Vlora, duhen pesëmbëdhjetë orë kalërim; rruga pothuajse nuk ekziston fare. Qyteti është i besimit mysliman; nga larg dallohen minaretë, të cilat zgjaten mbi shtëpitë e bardha dhe kopshtet e tyre; në hyrje të qytetit ndeshim varrezat e vjetra të të parëve. Tregu është në qendër të qytetit: ndeshim haxhi dhe hoxhë me çallmë në kokë, ushtarë dhe zyrtarë turq; herë pas here edhe gegë e vlleh, tregtarë nga rrethi i Elbasanit; përfundimisht edhe shumë hebrej, të cilët dallohen nga fesi i zi; por, gjithsesi dominojnë shqiptarët dhe gjuha shqipe. Pjesa e qytetit të vjetër është e rrethuar me mure gjysmë të rrënuara nga koha bizantine; këtu është Kalaja, tokë greke dhe e krishterë në të cilën nuk gjejmë asnjë gjurmë të xhamive apo pazarit, ngaqë banorët janë të gjithë grekë. Në këtë pjesë ndodhet edhe shtëpia e ipeshkvisë, e ashtuquajtura "Mitropolija e Shenjtë". Zbrita tatëpjetë në brendi të Kalasë, ku mora me qera një shtëpi, dritaret e së cilës shikonin bedenat e kalasë; kisha përshtypjen sikur po vështroja jetën mesjetare bizantine, "në themën Beratase".3)

    Në "Mitropolí" [ipeshkví] më priti mitropoliti ortodoks, shkëlqesia e tij, prelati i shumëditur, imzot Anthime Alexoudis. Si mitropolit i Mitropolisë së shenjtë, ai i ishte përkushtuar arkeologjisë, kur këtë ia lejonin punët dhe detyrimet e shumta zyrtare. Është anëtar i jashtëm i Sinodit të Stambollit, ku çdoherë e thërrasin me nofkën: "miku i artit", nofkë të cilën imzot Anthime Alexoudis, vërtet e meriton. Ka zbuluar disa mbishkrime, ka botuar disa medalione;4) në shtëpinë e tij, ka një koleksion modest, me shumë eksponate antike, me një vlerë të jashtëzakonshme,5) që i bën nder të veçantë mitropolisë.

    Vetë qyteti i Beratit nuk është vendbanim antik, ngase nuk janë zbuluar mbishkrime, ndërtesa apo gjëra të tjera nga lashtësia. Në qytet kanë arritur disa eksponate nga antika jo shumë të rëndësishme, por, në qytet ruhen disa dorëshkrime, të cilat janë tepër të veçanta dhe shumë të vjetra. Është e domosdoshme të theksoj se si i kam zbuluar dhe kush më ka treguar për ekzistencën e tyre.6)

    Kur në vitin 1875, Duchesne ishte i ngarkuar me delegacionin që do të shkonte në Malin Athos, u shkëput nga rruga dhe vajti deri në Patmos për të përshkruar disa pjesë të dorëshkrimit grek N të Testamentit të Ri. Custos-i i bibliotekës së manastirit "Théologue", imzot Sakkélion-i, i cili tash jeton në Athinë, i tërhoqi vëmendjen për një vëllim të një dorëshkrimi grek për të cilin mendonte se ishte i ngjashëm me pjesët e dorëshkrimit N, ngase sikur ky, ishte i shkruar me shkronja argjendi dhe në purpur. Duke shënuar këtë të dhënë, Duchesne, e përmend këtë dorëshkrim vetëm një herë, në vitin 1881, në një studim të tij kritik, si një kujtim të veçantë.7) Në Greqi, ky njoftim nuk ka shqetësuar askënd, por në Gjermani8) po; dhe mund të thuhet se në vitin 1884, Duchesne ishte i vetmi i cili në botën shkencore kishte njohuri për ekzistencën e këtij dorëshkrimi të purpurt. Kur më ka ftuar që ta shikoj, kam kërkuar shënime plotësuese të cilat m'i ka ofruar Sauvaire, konsulli françez në Janinë, me anë të letrës, datë 27 nëntor 1884, ku ndër të tjera shkruan: "Ipeshkvi i Mitropolisë së Beratit, imzot Anthime Alexoudis, para disa vjetësh, ka botuar në gjuhën greke studimin: "Description abrégée et historique de la sainte métropole de Belgrade, aujourd'hui Bérat"9) [Vështrim i shkurtër historik i Mitropolisë së shenjtë të Belgradit, Beratit të sotëm], vepër kjo shumë pak e njohur dhe sipas mendimit tim, nuk ekziston asnjë përkthim në ndonjë gjuhë të tjetër. Vepra ka këtë përmbajtje; marr guximin të bëj përkthim tekstual të saj: "Kap. IX. Dorëshkrime të vjetra në pergamen. Mitropolia e Beratit ruan edhe disa dorëshkrime dhe libra të shenjtë:

    1o Ungjillin e Shenjtë, i cili ruhet në kishën e famullisë së Ungjillëzimit në Kalanë e Beratit, të cilën, të gjithë besimtarët e krishterë e besojnë dhe e nderojnë sipas traditës së lashtë; dorëshkrimi i atit tonë, shën Gjon Gojartit, kryeipeshkvit të Stambollit, për festën e të cilit, çdo vit thuhet mesha e shenjtë episkopale. Gjatë gjithë kësaj kohe, sa zgjat kjo, dorëshkrimi është i ekspozuar në famulli: që të gjithë besimtarët të mund ta shikojnë, ta puthin, nderojnë duke u përkulur para tij me respektin më të madh. Shkronjat e këtij Ungjilli të Shenjtë janë të shkruara me flori [të gjitha janë kapitale, M.A.] si dhe të gjitha nistoret e çdo kapitulli. Në fillim të çdonjërit nga të katër Ungjijtë, është portreti i Ungjillorit, i punuar prej floriri.

    2o Ungjilli i dytë, po ashtu shumë i vjetër, përmban vetëm tekstin e Ungjijve të shën Mateut dhe shën Markut. Ruhet në kishën e shën Gjergjit në të njëjtën famulli. Shkronjat janë prej argjendi të shkruara në pergamen me ngjyrë qershie [të kuqe, M.A.] të mbyllur, ndërsa nistoret janë të shkruara me flori dhe argjend të vëna në rreth dhe brenda kornizës. Në njërën anë të kopertinës, me shkronja të një kohe shumë të lashtë, është e shkruar kjo vërejtje: "Shikoni shkronjat e këtij Ungjilli të shkruara me dorën e vetë shën Gjon Gojartit, kur ishte dhjak ungjillori në atdheun e tij në Antioki...".

    3o Një dorëshkrim tjetër Ungjilli, mjaft i madh dhe shumë i rëndë, i lidhur me kopertina argjendi sikurse edhe dy të parët, është pronë e kapitullit10) tonë. Në të njëjtën kishë, ruhet edhe një Ungjill tjetër i formatit të vogël, i shkruar në pergamen.

    4o Në fund fare, ekzistojnë edhe dy dorëshkrime të Ungjijve, në pergamen të bardhë, të cilët ruhen në kishën e famullisë së Mangalemit11)

    Me këtë pjesë të veprës së Alexoudis-it, ne u njohëm me dorëshkrimet Ungjillore të Beratit. Mendoj se është e domosdoshme të flas për këtë, fillimisht, ngase duhen sqaruar disa aludime të dyshimta, për të cilat ka folur në Athinë,12) duke i llogaritur si të domosdoshme, Sakkélioni, i cili pretendon se zbulimi i parë i Beratinus-it, i takon Alexoudis-it, dhe për të përforcuar një ide të tillë, për ipeshkvin arkeolog, bën citimin e këtyre radhëve, të cilat ne i përkthyem, duke pretenduar se nuk kishte asnjë njohuri për këtë; gjë që hapur vërehet se nuk është e saktë.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    II

    Koleksioni i dorëshkrimeve që gjenden në Berat është i ndarë në grupe të ndryshme. Secila kishë, dhe të tilla ka, zotëron disa dorëshkrime të këtyre librave liturgjikë, si psh. kisha e shën Gjergjit dhe kisha e Ungjillëzimit. Posaçërisht duhet theksuar, se ipeshkvi është pronar i disa dorëshkrimeve, të cilat i ruan në shtëpinë e tij, në ipeshkví [mitropolí]. Por, para se të merremi me Beratinus-in, më parë të ndalemi disa momente në këto dorëshkrime të ndryshme.

    Disa dorëshkrime janë të zakonshme, të gjitha ato të cilat i kam shikuar ndodhen te kryeipeshkvi dhe janë në rrëmujë të vërtetë, të lëna pas dore dhe në gjendje tepër të keqe. Më janë dhënë me shumë rezerva, kështu që kam qenë i detyruar t`i shikoj në orët e fundit të qëndrimit tim në Berat. Ia kam arritur që të bëj një përshkrim shumë përmbledhës, edhe pse nuk jam shumë i sigurt nëse ia kam arritur t'i shikoj të gjitha. Të gjitha këto dorëshkrime janë me tematikë kishtare. Kam shikuar tri vëllime dorëshkrimesh.

    Vëllimi i parë [I.] është dorëshkrim në letër, format in quarto, me dorëshkrim nga shekulli XV

    Vëllimi i dytë [II.] është diçka më i vjetër se i pari, gjithashtu është dorëshkrim në letër, format i vogël, in folio.

    Vëllimi i tretë [III.] daton aty nga fundi i shekullit XII ose fillimi i shekullit XIII, është format i vogël, in folio, sikur i mëparmi, por është i shkruar në pergamen.

    Do të veçoja dy vëllime me homeli. I pari [IV.] është koleksion i dorëshkrimeve të Ungjillit të shën Markut në lëkurë viçi, format i madh, in quarto, me dorëshkrim nga fundi i shekullit XII ose fillimi i shekullit XIII.

    Vëllimi i dytë [V.] është i ruajtur mirë. Ky dorëshkrim është një koleksion homelish të shën Gjon Gojartit, për shën Gjonin Dorëshkrimi është në lëkurë viçi, me përmasa: 22 x 15 cm. Vëllimi ka 370 fletë me nga një shtyllë për fletë (20 rreshta për çdo shtyllë). Përafërsisht është i së njëjtës kohë me atë të mëparshmin. Së bashku me këto pesë grupe dorëshkrimesh, duhet shtuar edhe: një koleksion rregullash dhe dispozitash kishtare, me format in quarto nga shekulli XV.

    [VI.]. Një leksion i dëmtuar nga membrana gjithashtu format in quarto nga shekulli XIII.

    [VII.]. Një diptik i dëmtuar shumë rëndë, i lidhur me kapakë druri me dimensione: 22 x 15 cm, nga i cili janë të ruajtura vetëm edhe 77 fletë, dorëshkrimi i të cilit është nga fundi i shekullit XIV. Ky libër diptikësh është vepër e famullisë Philanthopa, sipas të dhënave që gjejmë në titull: Fillimi i diptikut nga famullia e Philanthopit, dhe kjo famulli ndodhet në Janinë,13) siç më kanë dëshmuar të tjerë.

    [VIII.]. Një diptik tjetër, përafërsisht nga e njëjta kohë, në një gjendje edhe më të keqe se i mëparshmi, nga i cili na janë ruajtur vetëm 23 fletë, me përmasa: 21 x 14 cm, i takonte famullisë së shën Gjergjit, (Diptiku nga famullia e shën Gjergjit);

    këtij dorëshkrimi do t'i kthehemi edhe njëherë më vonë.

    [IX.]. Në fund, do të tërheq vëmendjen edhe mbi dy dorëshkrime të cilat kanë të bëjnë me Shkrimin e Shenjtë:

    Njëri dorëshkrim është Veprat e Apostujve [X.], i cili ka 98 fletë; është i shkruar në pergamen dhe ka përmasa: 22 x 16 cm. Çdo fletë përmban nga një kolonë, të shkruar me 17 rreshta. Është i shkruar me një kaligrafi të bukur kursive nga shekulli XII, ndërsa vetë dorëshkrimi mban datën 1158 [përkatësisht: a. m. 6666]. Dorëshkrimi është i shoqëruar me shënime anash, në margjina, dhe është i zbukuruar me fije floriri të lidhura.

    Pastaj kemi një Ungjill [XI.] nga shekulli XI, i shkruar në membranë, me një kaligrafi të bukur kursive, i cili ka 255 fletë, me përmasa: 21 x 16 cm. Çdo fletë përmban një kolonë, të shkruar me 25 rreshta. Dorëshkrimi si tërësi ka paraqitur të katër Ungjijtë, sipas rendit të pranuar. I ka munguar letra e Caprianus-it; në fillim të çdo vëllimi ndodhen kanonet [ligjet] e Euzebit, ndërsa në vetë tekstin, afër margjinave, janë shënimet e kapitujve të Amonijevit dhe Euzebit. Katër miniatura të tipit naiv paraqesin katër ungjillorët; ndërsa dekorimet janë plotësuar me disa shirita të ashpër.14)

    Krahas këtyre dorëshkrimeve të zakonshme, duhet të paraqes edhe disa dorëshkrime kaligrafike me një rëndësi të veçantë.

    Në paralagjen Mangalem, në hyrje të urës së lashtë të Beratit, u njoftova për restaurimin e një kishe që mbante emrin: Fjetja e shën Mërisë, që ishte bërë kohë më parë.

    U njoftova se aty ruhej një Ungjill nga shekulli IV.15) Jam futur me plot emocione në kishë dhe kam gjetur Ungjillin më të ri për 8 shekuj.[XII.]. Ky është një dorëshkrim në pergamen me 260 fletë in quarto; i shkruar me një kursiv nga shekulli XII. Teksti përmban katër Ungjijtë sipas rendit të pranuar, që fillon me Kanonin e Eusebit; ndërsa në margjina të tekstit, janë disa shënime së bashku me kapitujt e Amonijevit dhe Eusebit. Në fillim të dorëshkrimit i janë shtuar 20 fletë të letrës në të cilat një dorë e kohës së vendosjes së këtyre fletëve ka shkruar: Synaxaire. Në vëllim janë katër miniatura që shtrihen në tërë faqen, të cilat paraqesin katër Ungjillorët, në sfond të floririt, të cilët janë të punuar me ngjyra shumë të bukura. Kapitujt janë të zbukuruar me shirita të hollë, ndërsa kanonët e Euzebit janë të vënë mes kornizash me shtylla të zbukuruara me lule dhe portikë.16) Çdo fletë e zbukuruar me dekorime është e mbuluar me mëndafsh të lashtë me vel purpuri.17) Dorëshkrimi mban këtë shënim: "Ky është një Ungjill nga Famullia e Shenjtë Eleuzu ose Famullia e re, e shkroi shumë i dashuri, i shenjti, i denji mbret, zoti Theodor Komnen Laskari, i ashtuquajturi Gjon Engjëlli, për shkak të mbrojtjes së shenjtit dhe engjëllit, monarkut Kalinik. Ju, që këto do t'i lexoni, luteni që përmes të plotëfuqishmit, t'i kërkoni Zotit, që të na mëshirojë."18)

    Kuvendi i cekur është Notre-Dame-de-Pitié (Zonja e Mëshirës, Zonja shën Mëri), ose ndoshta është i njëjti me atë nga Mesebrija.19)

    Selia ipeshkvnore, ruan edhe një Ungjill të shkruar në pergamen që është me kapakë argjendi [XIII.]; ka 310 fletë, me përmasa: 35 x 28.5cm dhe është i shkruar në dy shtylla. Është i shkruar me kursiv të madh nga shekulli XI ose fillimi i shekullit XII. Nistoret janë jashtë shtyllës së tekstit në lartësi, e cila ndryshon nga 3.5 cm deri në 5 cm; janë të praruara me flori dhe të plotësuara edhe me ngjyrë blu të hapur [ngjyrë qielli]. Edhe titujt janë të praruar me flori, por të shkruar me shkronja të vogla, me një theksim të veçantë cinabri. Çdo pjesë është e ndarë nga tjetra me shirit floriri dhe ngjyrë blu të hapur.20)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    III

    Këtyre dy dorëshkrimeve kaligrafike duhet t'iu bashkangjiten edhe dy dorëshkrime të tjera, të një forme tjetër, tepër të veçanta,:

    - Liturgia argentea dhe

    - Codex aureus Anthimi.

    Ekziston një numër shumë i vogël dorëshkrimesh të krizografisë bizantine.21) Citohen psaltiri në Londër dhe nga një Ungjill në Firence dhe në Shën Petersburg, edhe pse ky i fundit, i vetmi në purpur dhe në lëkurë viçi.22) Së bashku me fragmentin e Uspenskit 23) nuk kemi njohuri për dorëshkrime të tjera.24) Dorëshkrimet me sfond të purpurtë, të shkruar me ngjyrë argjendi nuk janë shumë të përhapur:25) janë të njohur vetëm libri i Gjenezës; Psaltiri i Zürich-ut, Ungjilli i Patmoskut, Ungjilli i Rossanit dhe nëse këtyre iu bashkangjisim edhe fletët e palimpsestkut nga Dublini 26) dhe Ungjillit të Vjenës [nga shekulli IX], do të kemi një katalog përfundimtar të dorëshkrimeve të njohura me sfond të purpurt, të shkruara me ngjyrë argjendi. Koleksioni i Beratit na mundëson zgjerimin e këtij inventari me tri dorëshkrime të reja.

    I pari nga këto dorëshkrime është pronë e imzot Alexoudis-it; nuk kam arritur të zbuloj origjinën e tij. Kjo është: Liturgjia e Shenjtë e shën Gojartit e shkruar me kursiv të bukur, për të cilin mund të thuhet pa asnjë dyshim se është nga shekulli XII. Ngjyra është e argjendtë, por emrat e shenjtorëve dhe përkujtimorja janë të praruar, sikur edhe vetë titulli. Teksti nuk është i shkruar në fletë por në role të purpurta pergameni, me gjatësi prej dy metra e tetëdhjetë e pesë centimetra [2.85m] dhe gjerësi prej njëzet e gjashtë centimetrash [26 cm]. Pjesa e jashtme, është e dëmtuar poshtë; është e shkruar në të dyja anët e rolesë, në një shtyllë të gjerë trembëdhjetë centimetra [13 cm]. Përkujtimorja është e rimuar si në vijim:



    mnhsqhti ke kai27)

    tvn svn doulwn; nikolaun

    elenhV; grhgoriou; nikol x

    anastasiaV ax; nataliaV ax;

    upatiaV; zenhV ax ; dhmh

    triou kai annhV 28)



    Dorëshkrimin, të cilin në shenjë nderimi për imzot Anthime Alexoudis-in, ne do ta emërtojmë: Codex aureus Anthimi, i takon kishës së Ungjillëzimit të Zojës) (ekklhsia tou euaggelismou thV qeotokou)29)dhe llogaritet autograf i shën Gjon Gojartit.30) Është i lidhur në kapakë argjendi të shtypur; fijet e të cilit edhe sot janë të grisura. Dorëshkrimi ka 413 fletë, të lidhura nga 4 në një arak. Secila fletë ka përmasa prej 24 cm, lartësi dhe 19 cm gjerësi; Këto janë përmasat e formatit të vogël: in quarto. Pergameni është shumë i fortë, është i ngjyrosur me ngjyrë të purpurtë me theks blu në të hapur [ngjyrë qielli], pa theksime të zakonshme të elementeve të vjetra të purpurit, llumit të verës ose trëndafilit.31) Ngjyra është e artë. Çdo faqe ka nga një shtyllë tekst, ndërsa shtylla ka 17 rreshta si edhe te: Codex Theodoræ në Shën Petersburg. Gjerësia e anëve është 42 milimetra në kokë, 65 mm në këmbë, 34 mm në pjesët e brendshme dhe 58 mm në këndet e jashtme. Në anë ndodhen shënimet e kapitujve të Amonijev-Euzebit, të quajtura kapituj. Në fillim të çdo Ungjilli është një grumbull kapitujsh. Aq sa kam mundur të gjykoj nga një krahasim pjesërisht i themeltë, teksti nuk dallon nga tekstet tjera të traditës bizantine; është i shkruar në mënyrë shumë korrekte. Shkrimi është një kursiv i shkëlqyeshëm, në të cilin ekziston vetëm pika dhe asnjë shenjë tjetër pikësimi. Megjithatë, në çdo fjalë janë të shënuar theksat. Dorëshkrimi ka të njëtën formë si ajo e Codex Theodoræ;32) por, në të vërtetë, unë në mes tyre vërej një dallim të rëndësishëm; në Codex Anthimi, shenja [...] ka të njëjtën formë të cilën e ndeshim edhe në shekullin IX, kurse te Codex Theodoræ kjo shenjë merr zvetënim në formë unciali [...], të cilën nuk kemi mundur ta gjejmë në fund të shekullit X.33) Pa asnjë hamendje, mund të vendosim Codex Anthimi në shekullin X. Në fillim të çdo kapitulli te të katër Ungjijt, është nga një miniaturë e vizatuar me ngjyrë floriri; vetëm trupi pjesërisht është i punuar me ngjyrë, e cila pothuajse tërësisht është fshirë. Korniza e secilës figurë është paraqitur në mënyrë gjeometrike, ndërsa portreti i Ungjillorëve është i tipit banal [naiv].34)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    IV

    Më në fund arrijmë deri te dorëshkrimi më i rëndësishëm, i thesarit Beratas; atij të cilit i është vënë emri Beratinus; si pronë e kishës së shën Gjergjit, është ruajtur në shtëpinë e ipeshkvit. Përshkrimi i debateve në vazhdim është botuar në Mélanges të shkollës frënge në Romë; ndërsa këtu janë ribotuar përsëri me një numër të madh përmirësimesh dhe korrigjimesh të të dhënave të ndryshme si dhe me shtojca të tjera. Dëshirojmë që shqyrtimi ynë të shikohet dhe vlerësohet në dritën e këtyre versioneve të reja.

    Disponojmë vetëm dy dokumente, të cilat mund të na ndihmojnë në ndriçimin e historisë së Beratinus-it. Dokumenti i parë është diptik nga kisha e shën Gjergjit (kodiku nr. IX), të cilin e kam përmendur më heret dhe pjesët e shkëputura të të cilit ndodhen në shtojcë. Në përkujtimoren nga shën Gjergji përmendet njëfarë Skouripékis "laik" [shekullar] nga Berati, i cili e kishte për nder që emri i tij të ishte shënuar në diptik, për shërbimet që i kishte bërë famullisë dhe qytetit në vitin 1356. Është thënë se në atë vit serbët kishin ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër Beratit [Belgradit],35) të cilën qyteti nuk kishte qenë në gjendje ta përballonte; me këtë rast është dashur që me çdo kusht të shpëtohej thesari kishtar i Beratit dhe lutjes së murgut Théodoulos, i ishte përgjigjur me përkushtim Skouripékis-i. Ai, së bashku me murgun, kishin ngarkuar në "koshere" bletësh "27 shtatë dorëshkrime me vlera të jashtëzakonshme, të cilat i kishte "Theologu" dhe kisha e shën Gjergjit" dhe i kishin vendosur në vend të sigurt. Pason një regjistër i dëmtuar i dorëshkrimeve, i cili përmban mieje, librat liturgjikë, një regjistër të veçantë të dhuratave kishtare; një "psaltir të krijuesit"; "Katër Ungjij nga Bullgaria"[?]; dhe një vëllim dorëshkrimi të titulluar: "Katër Ungjij të shkruar me dorën e Gojartit në argjend". Duke u mbështetur fillimisht në shënimet e imzot Alexoudis-it,36) në fillim këtë dorëshkrim e kam identifikuar si të njëjtë me atë të Codex aureus Anthimi, por kuptimi i fjalës: "i shkruar me argjend" nuk lë vend për dyshim,37) ngase në të duhet të shikojmë sinonimin për: "i shkruar me argjend", atëherë, kundër mendimit të ipeshkvit beratas, i cili e kishte shënuar si "Ungjill i praruar me argjend", ose i lidhur me argjend, çka në të vërtetë kishte të bënte me Codex aureus, që dmth. se fjalia ka këtë kuptim: "Ungjill i shkruar me shkronja argjendi", dhe me këtë duhej të shënonte vetëm Codex Beratinus. Kemi vërejtur praninë e dorëshkrimit tonë, në thesarin e "Théologut" nga Berati që nga viti 1356.

    Në kohën e sotme, emrin: "Théolog" e mban vetëm një manastir, e ky është ai i Panagia Ardéoussa. Por, diptiku i shën Gjergjit, na shërben si dëshmi se në shekullin XIV, ka ekzistuar një manastir në Berat me emrin e shën Gjergjit dhe të shën Gjonit - Ungjilltarit, përkatësisht "Théolog-ut", manastir i cili sot nuk ekziston më. "Théologu", i cili kishte në pronësi Codex φ, nuk do të duhej të kërkohej dikund tjetër, pos në Berat. Na mbetet vetëm edhe një gjë, që të interpretojmë edhe dokumentin e dytë, sipas të cilit ato që u pohuan më lart për "Théologun" e Beratit janë identifikuar me atë të shquarin "Théologue"nga Patmosi.38)

    Përmbajtja e dokumentit të dytë është shënimi39) i shkruar në fillim të Codex φ; që sipas mendimit tim, dorëshkrimi është nga shekulli i kaluar [dmth. shekulli i XVIII]40) që dmth. më i hershëm se sa lidhja e Ungjillit; analiza gramatikore e dorëshkrimit, e vërteton një parashikim të tillë. Lexojmë: "Shikoni, ju o shikues, këto shkronja të shkruara me dorën e shën Gjon Gojartit derisa ishte dhjak i Ungjillorit... Shikoni ngjyrën e pakrahasueshme të fletëve si dhe vizatimet e bukura të atyre shkronjave"! Po, për të sqaruar uncialin e formës së shkronjave, autori shton: "Gjatë kohës së shën Gjon Gojartit, shumë njerëz kanë shkruar me shkronja të ndara /grafema të ndara/ dhe ka "harruar" të shënojë "forcën" e shenjave të floririt [?],me këtë dëshiroj të theksoj veçanërisht theksat e mprehtë, ata të rëndë dhe shenjat hundore si dhe hakat e lehtë dhe të ashpër. Nga të katër Ungjijtë, të cilët përbënin një vëllim dorëshkrimi, kanë mbetur vetëm ata të Mateut dhe të Markut, ndërsa pjesa e cila përmban Llukën dhe Gjonin është zhdukur". Sipas kësaj ne njohim Codex φ; por, ja edhe një rrëfim i pabesueshëm dhe jo i sigurt që na paraqitet: "Themeluesi i "Théologut"41) ka marrë këtë Ungjill në manastirin e tij, për shkak të një vizioni dhe një mrekullie, ose edhe këtë: "për ta shikuar, kundruar dhe për ta admiruar, veçanërsiht në shenjë nderimi të shën Gjon Gojartit; ndërsa dëmtimi ka ndodhur në kohën kur frankët nga Kampania kanë shkatërruar librat e "Théologut". Ky rrëfim bie ndesh me dy elemente kundërthënëse: "fjala është për Beratin nga vetë fakti se dorëshkrimi i kushtohet shën Gjon Gojartit dhe manastirit të "Théologut". Megjithëse lë për t'u kuptuar se "frankët nga Kampania", çfarë do të ishte shprehja e çuditshme për të identifikuar "çetat e Napolit"42) kanë hyrë në Berat dhe kanë plaçkitur Kalanë; ngase një gjë e tillë është e padëgjuar.43) Aq më parë, kur ky fakt është i vërtetë, përkundër të gjithave sa njohim nga ana tjetër, kjo më së voni do të duhej të ndodhte në vitin 1281, derisa diptiku i shën Gjergjit - dokument me më shumë vlerë se sa një shënim pa burim - dëshmitar shumë i sigurtë na tregon vitin 1356 kur Codex φ duhej të ishte ende komplet. Pas kësaj vazhdon pohimi i të dhënave të tjera, që na ofron ky shënim, pa ndonjë mbështetje historike dhe vlerë të rëndësishme historike.

    Vetëm dy rreshtat e fundit, mund të bënin përjashtim, ngase mund të pranohen si një dëshmi personale. Mund të përkthehen në këtë mënyrë: "Ungjilli i "Théologut [të cilin ai e kishte] " është shkruar në Patmos, ka gjithashtu shkronjat e ndara, ashtu siç i kam parë me sy të mi, në Efez. Me fjalë të tjera, shkruesi i këtij shënimi pohon se në Efez ka parë një autograf [?] të shën Gjonit dhe dëshmon se shenjat grafike të Ungjillit të përmendur janë të ngjashme me ato të cilat i përkasin Gjon Gojartit. Kjo e dhënë nuk është e pavlerë, por nuk na flet asgjë për Beratinus-in.

    Shkurtimisht, me shumë siguri, mund të pohojmë praninë e Codex Φ në Berat në shekullin e XIV; ky është i vetmi përfundim për të cilin mund të themi me siguri se është i saktë; duke u tërhequr nga hipotezat e mëparshme të pohuara, të shprehura me shumë rezerva.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    V

    Codex Beratinus ka një lidhje të kapakëve e cila datohet në fillim të këtij shekulli; të dy kapakët janë nga druri i pishës. Ballina është me zbukurime argjendi të gëdhendur dhe të shtypur në sipërfaqe; punim i argjendarëve grekë me kualitet të mesëm, i cili mban shënimin: 1805. Faqet e para janë nga një letër e ashpër; e papastër [e cila ishte e ruajtur në ndonjë tinar], në të cilën janë shënuar disa vërejtje. Faqen e parë e kemi përshkruar dhe është në shtojcë, ndërsa dy të tjerat janë një përshkrim i shkurtër i dorëshkrimit, të shkruara me dorën e imzot Alexoudis-it. Si mbrojtje për faqen e parë, prej lëkure viçi, është vendosur një faqe letre, e shkëputur nga ndonjë Ungjill i redaktuar dhe i shtypur.

    Dorëshkrimi numëron 190 fletë të pafaqosura,44) të cilat kanë qenë të lidhura fort, por si duket libërlidhësi i ri, gabimisht i ka prerë, në vend që t'u linte kënde të lira dhe të paprera. Fletët, të cilat në brendi kanë qenë të dëmtuara, ishin të përforcuara me një shirit të bardhë letre; vetëm një fletë e kemi të lirë, dmth. kjo është nr. 69. Fletët të cilat kanë qenë të dëmtuara horizontalisht apo vertikalisht, janë qepur me kujdes; pos fletëve 74, 115 dhe 134, kanë mbetur në dy pjesë. Gjashtë faqet e para janë shumë të dëmtuara, shkronjat janë të oksiduara, ngjyra e purpurtë është zverdhur fare, për të mos thënë se është zhdukur; por, që nga fleta 7, dorëshkrimi është në gjendje të shkëlqyeshme, pos fletëve 75-78, të cilat janë të dëmtuara rëndë. Ungjilli i shën Mateut mbaron në shtyllën e dytë të fletës 112r; fleta 112v nuk është e shkruar fare; ndërsa fletët 113 dhe 114 përmbajnë Kapituj të shën Markut; Ungjilli i shën Markut fillon me fletën 115. Këndi i poshtëm i fletëve 115 dhe 116 ka qenë i shqyer; është i plotësuar me letër të thjeshtë; në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe me fletën 121. Në fletën 144 vërehet një vrimë e madhe, e rrumbullakët, karakteristike për lëkurën e viçit; shkruesi këtë gjë e kishte parasysh kur ka shkruar rreshtat përkatës. Fletët 177 dhe 181 janë në gjendje tepër të keqe; por të gjitha të tjerat në vazhdim janë në gjendje të shkëlqyeshme, pos 4 fletëve të fundit, të cilat janë në gjendje të ngjashme me 6 fletët e fillimit. Është më se e qartë se dorëshkrimi një kohë të gjatë nuk ka qenë i lidhur dhe ka qenë nën ndikimin e lagështisë dhe pluhurit, para se të restaurohej në vitin 1805. Në këtë mënyrë, dorëshkrimi ka humbur 40 fletë, të cilat përafërsisht mund t`i shpërndanim në këtë mënyrë, pos Kapitujve të shën Mateut dhe kapakëve: Mt. I-VI, 3 = 25 fletë përafërsisht; Mt. VII, 7 = 1 fletë; Mt. XVIII, 24-XIX, 3 = 2 fletë; Mt. XXIII, 4-XXIII, 13 = 1 fletë; Mc[k]. XIV, 62-XVI, 20 =12 fletë. Pergameni është i fortë dhe me peshë të mesme, është shumë i thatë, shkronjat, zakonisht nuk vërehen nga njëra anë në tjetrën. Lëkura e viçit është e lyer me ngjyrë të purpurtë, derisa sot mbizotëron ngjyra vjollcë, e afërt me llumin e verës, që lë të nënkuptohet se në fillim ka qenë ngjyrë e kuqe e theksuar.

    Këndet e fletëve janë zverdhur nga kontaktet me ajrin. Lartësia e fletëve është: 31.4 cm, ndërsa gjerësia është: 26.8 cm. Vijat në anë dhe për radhët e shkruara janë bërë me gërricje pende të thatë, dmth. pa ngjyrë, derisa vërehet shumë qartë gdhendja mjeshtërore e lindjes, në anën e qendrës. Çdo radhë përbëhet nga vija të dyfishta, të cilat kanë shërbyer për të shënuar lartësinë e shkronjave, poshtë e lartë. Çdo faqe ka nga dy shtylla me nga 17 rreshta. Numri i shkronjave është i ndryshueshëm nga 8 në 12 shkronja për çdo radhë, me një afërsi më shumë 9 se sa 10. Çdo shtyllë është 21 cm e lartë dhe 10.9 cm e gjërë. Ana, e cila ndan shtyllat, është e gjerë mesatarisht 3.5 cm. Në anën, lart dhe në vijën e veçantë afër këndit, ndodhen vetëm Kapitujt, pa ndonjë titull të zakonshëm, dhe këto, saktësisht mbi shtyllën për të cilën bëhet fjalë. Numrat për referencat e shënimeve të Amonijev-Euzebit, janë të shënuar në anë. Ngjyra është e floririt. Gërvishtja e pendës, është e rrafshtë, pa njolla dhe e punuar me shumë kujdes. Gjashtë fletët e para të shën Mateut janë të shkruara me shkronja floriri dhe paraqesin fjalët: Shkurtesat [për Ati, Jezusi, Biri. Përkthyesi]. Ngjashëm është shkruar edhe radha e parë, si titull, te shën Marku. Shkronjat e para të kapitujve, çdoherë janë shumë të theksuara, gati sa tërë gjerësia e anës, dhe janë dyfish më të mëdha se sa shkronjat e zakonshme, por nuk kanë dekorime. Vetëm shkronja "O" është e dekoruar me një kryq të vogël në mes. Meqenëse shën Mateu përfundon në mes të shtyllës, zbraztësira është mbushur me një shirit të floririt, me një motiv të thjeshtë gjeometrik. Në disa raste të rralla, shkruesi anon në anën e djathtë të margjinës për të përfunduar fjalën e fundit në rreshtin e ri, me këtë rast, shërbehet me shkronja më të vogla se zakonisht.

    Në këtë formë na paraqitet Codex Beratinus.

    Dorëshkrimi i takon fazës së hershme [të vjetër] të uncialit. Shkronjat e rrumbullakëta si: "E, Q, O, C" asnjëherë nuk janë të zgjatura; ndërsa shkronjat katrore si: "H, M, N, P" nuk janë asnjëherë në pozicion kënd-drejtë; as kur ndodhen në fund të rreshtit. Të gjitha shkronjat kanë pozicion të drejtë dhe askund asnjëra nga ato nuk qëndron pjerrtas. Shkronjat janë të rregullta dhe asnjëherë nuk kalojnë vijat të cilat shënojnë rreshat, poshtë e lartë; bile as: "z ose ax." Të vetmet shkronja që zgjaten poshtë vijave në rresht, janë "R" dhe "U"; ndërsa në disa raste, shkronjat: "F" dhe "Y," kalojnë këndet e rreshtave në të dyja anët. Shkronjat e theksuara [nistoret], si psh: "x," janë me kënde. Vija e drejtë e shkronjës "x," është e palidhur, lirshëm e hapur në krahë, por gjithnjë duke mos marrë asnjëherë formën e çomangës [Keulenform], e njëjta gjë mund të thuhet edhe për shkronjat: "T, P, G." Vija horizontale e shkronjës: "Q" asnjëherë nuk del jashtë rrethit, të cilin e ndan në dy pjesë të barabarta. Vijat e shkronjës: "E" me saktësi e kalojnë mesin e lakores i cili është në formë gjysmëhëne, duke krijuar kështu një rënie të lehtë, në anën e djathtë. Dy këndet e harqeve të shkronjave: "E dhe C" gjithashtu janë disi të sheshuara. Shkronja "W" është pothuajse e mbyllur.45) Shkronjat e fillimit [nistoret, M.A.], janë dyfish më të mëdha, por janë të të njëjtit veprim grafik, dmth. i takojnë uncialit të lashtë. I shikuar përgjithësisht, dorëshkrimi te Codex Beratinus është ndër më të bukurit të uncialit të lashtë, i ngjashëm me atë të Dioscoride të Vjenës;46) mund të themi se është edhe më i bukur, ngjashëm me Palimpsestin I7 nga Shën Petersburgu,47) për të cilin studiuesit mendojnë se vjen nga fillimi i shekullit VI.

    Ky këndvështrim i fillimit është mbështetur në këto vërejtje. Dorëshkrimi nuk përmban shenjat e theksave, dhe për këtë, nuk mund të nxjerrim asnjë përfundim; nuk përmban as haket të cilët janë një tregues i sigurt i vjetërsisë së dorëshkrimit.48) Këtu ndeshim në mënyrë absolute scriptio continua pa asnjë radhë; teksti është i shkruar gjatë tërë vijës së shënuar dhe fjalët nuk janë të ndara. Shenjat e pikësimit vijnë në fund të fjalisë, të shënuara me një pikë të zgjatur, herë të thjeshtë, herë të dyfishura, të vënë nga mesi i lartësisë së shkronjave.49) Apostrofi që shënon elizionin, nuk përdoret rregullisht, por, çdo herë vendoset kur shkronja e fundit është: "P".50) Mbi zanoret "Ï" dhe "Ÿ"është e shënuar vija [një vijë e shkurtër sipër shkronjave, diareza, M.A.] veçanërisht atëherë kur nuk janë pjesë të diftongut.51) Citatet e Testamentit të Vjetër 52) janë të shënuara në anë me shenjën: "(>)". Ligaturat janë të kufizuara në tri lloje: [....] për mua,53) të cilën e ndeshim që nga shekulli IV,54) [...] për: "au", të cilën e përdor shkruesi i Dioscoride të Vjenës,55) dhe grupëzimi i njohur "autou" si te Guelferbytanus P, edhepse te Beratinus i gjejmë vetëm dy herë.56) Janë përdorur shkurtesat më të vjetra [të moçme, M.A] si: "QC, IC, KC, YC, XC, PHR, MHR, PNA, ANOC, OYNOC" (shpesh është përdorur edhe: "OYPANOC), DAD, IHL",57) një herë edhe: "ILHM," ndërsa asnjëherë; "IHM." Kësaj duhet shtuar edhe shkurtesën përfundimtare: "n" në fund të rreshtit: "tw"; dhe vetëm disa herë: "k" për "kai";58) një herë "EIN" për "EINAI";59) dhe një herë: "DOUNA" për:" "DOUNAI";60) një herë: "KAQHCQ" për: "KAQHCQAI";61) dhe një herë: "DIKOI"për: "DIKAIOI";62) por asnjëherë për: [...] dhe asnjëherë për: "HN, NH, NK, MH" etj; si dhe asnjëherë: [...] dhe asnjëherë tjetër për: [...].63)Vërejmë pra, që asnjëra nga parregullsitë e tekstit nuk mund të hedhë poshtë mendimin tonë të parë, se detajet e shkrimit të Beratinus-it nuk mund të shkojnë më larg se shekulli VI.

    Kur bëhet fjalë për një dorëshkrim kaligrafik, është shumë vështirë për të përcaktuar me saktësi kohën e krijimit të tij, vetëm sipas formës dhe lashtësisë së shkronjave; një element me rëndësi te Beratinus-i është i mjaftueshëm për të na kujtuar këtë. Shikuam se si citohen numrat e seksionit të Amonijonit dhe Kapitujt e Euzebit, titujt e zakonshëm të: "kefalaia" dorëshkrimit. Megjithatë, shkrimi ka një formë tjetër nga ajo e tekstit; ky shkrim është më pak i kujdesshëm dhe është i shkruar më shpejt, zgjatet dhe është më i hollë; në të njëjtën kohë, duke qenë i barabartë; në paraqitjen e uncialeve në formën, të cilën e ndeshim në shekullin VIII. Kjo është: ajo e rrumbullakta dhe kënd-drejta.64) Mund të themi se këtë e ka shkruar një dorë e dytë. Këtë mendim e kam pasur edhe në fillim, kur kam vërejtur se ngjyra ishte më e kuqërremtë ndërsa gërvishja më pak e theksuar; por ky ndryshim, mund të komentohet edhe në një mënyrë tjetër, si kthim i pendës në njërën anë dhe një dorë e stërvitur dhe e shpejtë në të shkruar. Unciali katror është i ngadaltë, i llogaritur mirë dhe me stil jo shumë të veçantë; në momentet kur shkruesi ka nxituar ose ka qenë i pavëmendshëm, bëhet zgjatja e vijave, dhe në të njëjtën kohë dorëshkrimi i tij fiton një formë moderne, kështuqë ky sqarim do të ishte i mjaftueshëm për të sqaruar ekzistimin e dy shkrimeve; origjinës së tyre dhe identitetit të ndryshëm. Megjithatë, nga forma e këtyre dy shkrimeve, vështirë të dallohet se cili është nga shekulli VI dhe cili nga shekulli VII.

    Një rast i tillë nuk është i ri. Diçka e ngjashme është edhe për tri dorëshkrimet e Testamentit të Ri. E para, për Codex Zacynthius X, për të cilin, nëse shikojmë dorëshkrimin, mendohet se teksti është nga shekulli VIII, për faktin se e njëta dorë është e identifikuar si për shkrimin ashtu edhe për dekorimet! Në të vërtetë, Treguelles këtë dorëshkrim e daton në shekullin VIII, por sot jemi të mendimit, se duhet konsideruar më i lashtë, për vetë faktin e mënyrës së shkrimit të tekstit.65) Ky është rasti i parë. Pyetje e ngjashme është parashtruar edhe në lidhje me Guelferbytanus P, ngase, sikur edhe te rasti i Beratinus-it, kemi tekst me uncial në formë katrore, sikur edhe Kapitujt66) në formën unciale këndrejtë; me këtë rast duhet të theksojmë se nëse unciali i Kapitujve67) është shumë i ngjashëm me uncialin e Kapitujve68) të Beratinus-it; derisa vetë teksti ka disa karakteristika, të cilat e bëjnë disi më të ri, se sa shkronajt te Beratinus-i. Kjo vërehet sidomos te: "A, D dhe W." Megjithatë, askush nuk ka dyshuar në përfundimet e Tischendorf-it, i cili Guelferbytanus P, e ka datuar në shekullin VI.69) Ky është rasti i dytë. Më në fund te Rossanensis S, sikur të izolonim Kapitujt,70) dhe shënimet e Amonijevit dhe Euzebit, ka qenë mundësia që ta datonim në shekullin VII, por kjo gjë nuk e ka penguar Gebhard-in që të bënte datimin e Rossanenis në shekullin VI, në bazë të elementeve të shkëlqyera arkelologjike dhe paleografike.71) Ky është rasti i tretë.

    Këto tri raste nuk janë zgjidhje përfundimtare për pyetjen tonë; por do të na shërbejnë që duke bërë krahasime me dorëshkrimin e fundit, të mund të nxjerrim një gjykim të sigurtë dhe përfundimtar. Rossanenis mund të na shërbejë në mënyrë të shkëlqyer për të bërë krahasime: mendojmë se shkrimi i tij tipik dhe datimi i tij, janë të sigurtë dhe përfundimtarë.72) Shkrimi te Rossanenis është më i shtërnguar [i afruar, ngjitur, M.A.] se sa te Beratinus; kjo është larg çfardo dyshimi për tekstin në të cilin ndeshim 20 reshta për shtyllë, me përafërsisht 11 shkronja për një rresht; derisa te Beratinus kemi 17 rreshta me nga 9 shkronja, përafërsisht për rresht, nga një format pothuaj me përmasa identike të të dy dorëshkrimeve. Por, Kapitujt,73) janë më shumë të shtërnguar [afruar, ngjitur, M.A.] te: "F"74) se sa te: "S",75) sikur edhe shënimet e Amonijevit dhe Euzebit janë më të vogla te: "F"76) se sa te: "S".77) Vërejmë se në të dy dorëshkrimet kemi vetëm një element kontradiktor për krahasime; por edhe sikur mos të ishte kështu, nga kjo nuk do të mund të përfundonim asgjë, ngase madhësia e shkronjave nuk është e dhënë kronografike.78) Kam pohuar më lart se te Beratinus-i shkronjat e rrumbullakta nuk zgjaten dhe se shkronjat katrore asnjëherë nuk janë këndrejta, as në fund të rreshtit; për këtë gjë unë jam kritikuar në disa raste, me rastin e botimeve të faksimileve përkatëse.79) Por, pas rishikimit të përshkrimeve që kam bërë, kam mundësi, që me siguri të mbroj qëndrimin tim fillestar. Qenia vetëm e disa formave këndrejta ose kuadrate, ka mundësi që ta bëjë më të ri Beratinus-in në raport me Rossanensis-in; ndërsa në anën tjetër, disa faktorë te Rossanensis duken më të ri se sa elementet e tjera në raport me Beratinus. Psh., në fund të rreshtave, shkronjat "A" kanë një rënjë pingule, më të lehtë dajthtas; "w" hapen dhe janë shumë më të sheshuara; pra, janë këto dy shenja, të cilat si të tilla paraqiten në shekullin VII, dhe të cilat Beratinus, nuk i njeh fare. Me këtë rast shtojmë këtu edhe shkurtesat dhe shkronjat e bashkangjitura, të cilat i kemi përmendur më lartë; të cilat janë më të shumta te Codex F se sa te Codex S. Me një fjalë, meqenëse dukja e përgjithshme e të dy shkrimeve është e njëjtë, nuk besoj se ky detaj i shkrimit mund të dëshmojë për krijimin e mëvonshëm të dorëshkrimit nga Berati në raport me atë nga Rossana; përkundrazi, mund të jetë e kundërta. Nëse pra, për dorëshkrimin nga Rossana mendohet se është nga fundi i shekullit VI, dhe për dorëshkrimin nga Berati mund të pohohet me siguri se është nga e njëjta periudhë.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    VI

    Na ka mbetur që të shqyrtojmë tekstin e Beratinus Φ: qëllimi im është përcaktimi i karakterit specifik të Beratinus, duke u mbështetur në vetë dorëshkrimin si dhe duke shikuar raportet me dorëshkrimet kryesore të Testamentit të Ri; pra duhen theksuar leksionet [mësimet, M.A.] e tij; si dhe duhet zbuluar ngjashmëria e tyre.

    Leksionet janë të shumta dhe tipike për Beratinus-in. Nëse anashkalojmë ato të cilat janë variacione80) grafike të pastra; ballafaqohemi me leksione, të cilat janë fillimisht të parafrazuara dhe të cilat janë krijuar vetvetiu ose nën ndikimin paralel të pjesëve të tjera të Ungjijve të tjerë.



    - Mt. VIII, 14, "Shikoi vjehrrën e tij të shtrirë dhe në ethe" shiko: Mt. IX, 2; Mk VII, 30.

    - IX, 28, "I afrohen të verbërit, duke kërkuar, ndërsa ai thotë:"81)

    - IX, 30, "Menjëherë hapen sytë e tij".

    - XI, 18, "Vjen Gjon Pagëzuesi, as nuk ngrëni gjë, as nuk piu."82)

    - XII, 18, "I dashuri (im) në të cilin shpirti im kishte gëzim."83)

    - XII, 43, "Shpirt i papastër del (nga) njeriu."84)

    - XIII, 26, "U duk edhe egjra."

    - XIV, 23, "Të luteni (ndodhej shumë stade larg tokës) në mbrëmje."85)

    - Mt. XIV, 24, "Era ju ishte kundërshtare. Për të katërtën..."86)

    - XVI, 7, "(ata në vete) mendonin duke folur."

    - XVI, 21, "Dhe nga populli (poetët) dhe se do të vritej. Krerëve [pleqëve, M.A.] të popullit"87)

    - XVI, 28, "Vërtet, vërtet, ju them."88)

    - XVII, 18, "Jezusi e urdhëroi (duke i thënë: del) dhe doli."

    - XX, 6, "Gjeti të tjerët duke ndenjur (në shesh) të papunë."89)

    - XX, 15, "Ose, nuk më lejohet të bëj çfarë të dëshiroj."90)

    - XXI, 2, "Sapo (hyni) do ta gjeni."91)

    - XXI, 3, "dërgoni ata (ashtu). Po këtë."92)

    - XXI, 5, "Mbreti (i) yt po vjen zemër butë."93)

    - XXI, 10, "Në lartësi (I vinin në takim shumë, të gëzuar, duke lavdëruar Zotin, të shumtën për atë që kishin shikuar). Kur ai hyri."94)

    - XXI, 21, "A keni besim (sikur kokërr fiku) dhe nëse nuk dyshoni."95)

    - XXI, 38, "Kjo e jona do të jetë (e tij) trashëgimi. Dhe e kapën."96)

    - XXII, 3, "Dhe njëra do të mbetet."97)

    - XXIV, 41, "Tënden (thuaju të pranishmëve)."98)

    - XXV, 21, "(I) thotë Zotëri."99)

    - XXVI, 53, "Ose (mendoni) po. Në vend: mendoni."

    - XXVI, 65, "Dëgjuat blasfeminë [sharjen, M.A.] për Zotin (nga goja e tij)."100)

    - XXVII, 1, "Krerët [pleqtë, M.A.] e popullit (për Jezusin) ta vrasin (Jezusin) dhe."

    - Mt. XXVII, 16, "Atëherë kishin një të burgosur famëkeq me emrin Baraba (i cili për shkak të vrasjeve dhe rebelimit ishte futur në burg) kur është sjellur."101)

    - Mk. I, 17, "Ju thotë (Jezusi): Ejani."102)

    - II, 3, "Erdhën te ai (disa) duke bartur të paralizuarin."

    - II, 26, "Nuk ju është e lejuar të ushqehen, përpos (udhëheqësve) priftërinjve."103)

    - IV, 10, "E pyetën ata rreth tij së bashku me të dymbëdhjetët (Na sqaroni) rrëfimin!."104)

    - IV, 33, "Ju rrëfen rrëfimin ashtu që ata mundën ta kuptonin."

    - V, 10, "Që të mos i dërgonte jashtë atdheut, dhe atje ndodheshin."105)

    - V, 26, "Duke shpenzuar të tijën (pasurinë)."

    - VI, 14, "Dhe ju thotë (shërbëtorëve të tij) po."106)

    - VI, 35, "Nxënësit e tij (thoshin)."107)

    - VI, 51, "Dhe qetësoi erën dhe i shpëtoi ata duke i dërguar." Të korruptuarit: "Dhe përmbi masën në mes tyre"108)

    - VIII, 30, "Që askujt të mos i flasin këto, për të."109)

    - VIII, 38, "Në këtë kurorëshkelje dhe gjak të gabuar."110)

    - IX, 47, "Flake atë (dhe flake nga vetja) do të ndihesh më mirë."111)

    - XI, 3, "Dhe menjëherë dërgoi këtu."112)

    - XI, 4, "Jashtë (në) rrugë."113)

    - XI, 24, "(dhe) për këtë."

    - XIII, 9, "Këto janë fillimet e pikëllimit."114)

    - XIV, 5, "Ai vaj mund të shitet."115)

    - XVI, 11, "për të dhënë para."

    Nga këto leksione të ndryshme, që i kemi cituar, pothuajse asnjëri nuk është i papritur, dhe të gjithë mund të sqarohen me rregulla të traditës gojore; po tash, përkundrazi, ja një numër leksionesh për të cilët mendojmë, se ndoshta mund të gjejmë paramendim, dhe në të cilat mund të zbulohej diçka e ngjashme me Φ. Nuk e di nëse është e domosdoshme që të përkujtoj se çfarëdo që ka të bëjë me familjen e dorëshkrimeve greke të Testamentit të Ri, do t`i përmbahemi klasifikimit të G. Westcottit dhe Hortit.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ja disa leksione për të cilat mund të pohohet se janë burimore dhe të veçanta: Conflate readings:

    1o Te Mat. XVI, 4, lexojmë:

    "Ai ju përgjigjet: Në mbrëmje flisni: do të jetë një ditë e bukur, ngase qielli është i skuqur! Në mëngjes: sot do të jetë ftohtë, ngase qielli është skuqur dhe i vranët! Hipokrit, fytyrën e Zotit dini ta komentoni, ndërsa shenjat e kohës nuk mundeni:"116) Sot është e pranuar e tërë fjalia e cila fillon: "Në mbrëmje."117) Dhe përfundon me shtojcën: "Ndërsa shenjat e kohës nuk mundeni,"118) po ky supozim vërtetohet jo vetëm përmes dëshmisë së dorëshkrimeve sikur që është ajo e: Sinaïticus dhe Alexandrinus, por edhe përmes dëshmisë së shën Jeronimit, Origenit si dhe versionit të Cruetonit. Mungesa duhet llogaritur si leksion i lashtë, derisa interpozicioni si shkallë e lartë e leksioneve të perëndimit, i cili na paraqitet edhe në: Codex Bezæ, Vetus latina,119) Vulgatë, etj. Një ndikim i tillë i dyfishtë ka lënë gjurmë edhe në Codex Beratinus, shtesa është me vend; por, në vend që të shkrihet me tekstin, ajo lë gjurmë të dukshme, posaçërisht pas përsëritjes: "ai duke mu përgjigjur pohonte."

    2o Rastet e tjera na tregojnë, pak a shumë mënyrën përmbajtësore, kombinimet e ndryshme të një tradite të njëjtë.

    Te Mat. XXIV, 45, ndeshim dy tradita, që për njërën lexohet: "bashkëbanuesve të tij;" ndërsa për tjetrën: "për shkak të nderimit ndaj tij," Te Beratinus do të ndeshim të dy leksionet, dhe sipas tij do të lexojmë: "për shërbëtorin e shtëpisë."

    3o Te Marku, II, 18, leksioni është i dyfishtë. Në dorëshkrimet më të vjetra, lexojmë: "Nxënësit e Gjonit dhe farisejtë," ndërsa në dorëshkrimet më të reja lexojmë: "dhe ata nga farisejtë." Beratinus, njëkohësisht është i lidhur me të dy leximet; dhe në të është [lexojmë, M.A.]: "Nxënësit e Gjonit dhe ata nga farisejtë."

    4o Te Marku, VI, 17, ndodhen edhe dy leksione të tjera:

    "e kapin Gjonin dhe e fusin në burg," leksioni i parë; "E lidhin dhe e fusin në burg," leksioni i dytë, i perëndimit. Në Beratinus shkruan: "e kapin Gjonin dhe e fusin në burg," dhe me këtë kemi edhe nga një conflate reading të leksionit të parë dhe atij të perëndimit. Vërejmë kalimthi se conflate reading e tyre është e ngjashme me versionin Peschita.

    5o Ja dhe rasti i fundit:

    Te Marku, X, 21, lexojmë, me një numër të madh në kursiv dhe me një cilësi të lartë, disa uniciale (K, M, N, Π), "dhe i thotë: Dëshiron të jesh i përkryer, të mungon vetëm," ndërsa, leksioni i vjetër: "dhe i thotë, të mungon vetëm," ndërsa Beratinus ka një variant mjaft të çuditshëm: "dhe i thotë nëse dëshiron, të mungon vetëm." Nuk shikoj asnjë shkak që "nëse dëshiron" dhe prania e tij, të mund të shpjegohet, sipas mendimit tim, vetëm në dy mënyra: ose shkruesi e ka harruar [tejkaluar, M.A]: "të jesh i përkryer" ose nuk ka dëshiruar të fshijë: "nëse dëshiron". Në rastin e parë, bëhet fjalë për një gabim të rëndë të shkruesit, për një shkrues kaq të kujdesshëm; në rastin e dytë, kjo është shenjë e mungesës së kujdesit dhe kritikës. Nuk mund të marr guximin që me të dhëna kaq të pakta të jem i sigurt për t`i vënë në dyshim; por besoj se ato që janë në vijim, mund të vënë jashtë çdo dyshimi dhe konkurrence të dy traditat, të cilat i kemi zbuluar te një numër i vogël i conflate reading, nëse nuk do të ishte e mundur të tregohen qëllimet kritike, të shkruesit të dorëshkrimit tonë.

    Një vëzhgim i veçantë është i domosdoshëm para se të vazhdojmë më tutje. Kur flasim për dy tradita, të cilat bëjnë konkurrencë për t'i shëmbëllyer [ngjarë, M.A.] tekstit të Beratinus, nuk mund të mohohet fakti se ekziston një traditë absolute e traditës së tekstit të Testamentit të Ri, gjë që ekziston për disa tekste klasike. Pasi të bëjmë një gjysmë përjashtimi për Vaticanus, për të cilin konsiderojmë se është tregues tipik, i saktë dhe i pastër i tekstit neutral, një gjë të tillë, mund ta themi edhe për Codex Bezæ, i cili është përfaqësuesi më tipik i dëshmisë së tekstit perëndimor; kjo gjë mund të thuhet edhe për tekstet greke të periudhës së "mirë", d.m.th. për ato tekste të cilat pak a shumë, nuk janë të lidhura as me traditën siriane, por nuk janë të pranuara as si tekste; por që janë në një shkallë të lartë botimi variorum, repektivisht tekste të përziera.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Të provojmë t'i saktësojmë te Beratinus.

    Pa hamendje fare, mund të supozojmë se në sfondin [membranën, M.A.] e dorëshkrimit Sirian, pjesa dërmuese e leksioneve është në favor të leksioneve të perëndimit. Do të ishte shumë e vështirë, për të bërë një regjistër të saktë; por, do të kufizohem në regjistrin e atyre, përgjithësisht më të njohura.



    - Mat. VII, 21, "Atit tim në qiell (ai do të shkojë në mbretërinë qiellore)."120)

    - X, 12, "Përshëndeteni (duke thënë: paqe në këtë shtëpi!)."121)

    - XII, 10, "dhe ja ishte (aty) njeriu."122)

    - XIV, 2, "Nuk është ai Gjoni (Pagëzuesi) të cilit unë, kam dhënë urdhër t`i shkurtohet koka."123)

    - XVII, 1, "dhe (ndodhi) pas disa ditësh."124)

    - XVII, 10, "nga këta (të cilët më besojnë mua)."125)

    - XVIII, 12, "dhe çfarë mendoni ju."126)

    - XX, 28, "shpërblim për shumë (edhe ju kërkoni që nga i vogli të bëhet i madh dhe i madhi të bëhet i vogël. Kur të hyni dhe të ftoheni në gosti, mos u ulni në tryezë në ato vende në të cilat bini në sy, që asnjëherë të mos ju afrohet ndonjë i shquar, do të afrohet një i ftuar i vogël dhe do të thotë: ejani më lartë, dhe kjo do të jetë e dobishme). Kur kanë dalë."127)

    - XXI, 9, "Në lartësi (i vinin në takim shumë, duke ju gëzuar dhe lavdëruar Zotin, për të gjitha ato që kishin shikuar).128)

    - XXVII, 35, "(Që të përmbushen ato të cilat i ka thënë profeti, dhe ju të shpërndani rrobat e mia, dhe pas rrobave të hidhni eshtrat)."129)

    - XVII, 40, "dhe ata folën (fatkeq) që e rrëzoi."130)

    - Mk, II, 23, "dhe (prapë) ajo ndodhi."131)

    - II, 24, "Shiko çfarë (nxënësit tu) bëjnë në dhomë."132)

    - II, 26, "Pos (vetëm udhëheqësve) priftërinjve."133)

    - III, 14, "(dhe i emëron apostuj)."134)

    - IV, 31, "Është kokrra më e vogël nga të gjitha."135)

    - VI, 2, "dhe shumë nga ata që e dëgjuan ishin të entuziasmuar (me mësimin e tij), folën."136)

    - VIII, 14, "dhe (nxënësit e tij) harrojnë të marrin me vete."137)

    - VIII, 17, "çfarë mendoni në zemrat tuaja;" "të pabesë."138)

    - VIII, 26, "I flet: (shko në shtëpinë tënde, në fshatin tënd)."139)

    - VIII, 34, "(ik) me mua."140)

    - IX, 21, "Pyet Jezusi;" shtojca: "Jezusi."141)

    - XI, 13, "(vetëm) fletë gjethi."142)

    - XI, 31, "dhe ju flet: çfarë të themi? Nëse themi."143)

    - XII, 38, "në sheshe (punohej)."144)

    - XII, 43, "ajo e varfëra."145)

    - XIII, 19, "fatkeqësitë e tilla që asnjëherë më parë nuk kishin ndodhur."146)

    - XIV, 41, "afër është (fundi), erdhi ora."147)

    - XIV, 61, "dhe e pyeti (për së dyti) duke folur."148)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Këto leksione të cilat tash i cituam janë të mjaftueshme që të konstatohet tipi perëndimor i elementeve të ndryshme të Beratinus-it; në përpjestim më të vogël me të tjerët. Të shikojmë tani edhe leksionet për të cilat mund të mendohet se janë të lashta dhe jo perëndimore. Në këtë frymë do të shqyrtojmë shembujt në vazhdim:

    - Mat. VI, 10, "në tokë."149)

    - VI, 25, "çfarë do të hani (ose) çfarë do të pini."150)

    - VII, 24, "(do të jetë) njeriu do të jetë i barabartë dhe i arsyeshëm."151)

    - VIII, 13, "shko, dhe ashtu siç ke besuar;"152)

    - VIII, 13, "dhe kur kapiteni [centurioni, M.A.] u kthye në shtëpinë e tij, gjen djalin e tij të shëruar."153)

    - XIV, 19, "nëpër bar."154)

    - XVI, 20, "Ky është Krishti." pa [mungon, M.A.] "Jezusi."155)

    - XVIII, 7, "anija, megjithatë iku." Është hequr: "ka."156)

    - XIX, 5, "Atit (të tij);" Dhe shton: "atij."157)

    - XXII, 25, "martohu."158)

    - XXIV, 48, "do të shkoni."159)

    - XXVI, 8, "vaj i bekuar."160)

    - XXVIII, 19, "Ikni pra."161)

    - Mk. III, 4, "Kan heshtur."162)

    - IV, 11, "fshehtësi."163)

    - IV, 31, "kokërr."164)

    - VII, 11, "nëse."165)

    - VIII, 15, "shikoni (dhe) vështroni;" Shtojcë: "dhe."166)

    - IX, 30, "prej nga është)."167)

    - XII, 28, "vëzhgoni, shikoni."168)

    Me këtë çfarë kuptojmë nga leksionet të cilat sapo i cituam, është se teksti i Φ, i cili sipas origjinës sirike [= aramee, kjo është një pikë e pakundërshtuar], me të madhe ka pranuar edhe variantet parasirike, qofshin ato të tipit perëndimor - këto janë më të shumtat - qofshin ato të tipit jo perëndimor. Së bashku me këtë, pjesa jo sirike te Φ, paraqet karakter analog me pjesët jo sirike te N, te Σ, dhe te prototipi nga i cili rrjedh kursivi 13, 69, 124 dhe 346; këto janë fakte të cilat statistika pa ndonjë problem mund t'i vërtetojë; por për të cilat edhe citimet e mëparshme janë të mjaftueshme.

    Ndoshta mund të bëjmë edhe një hap përpara. Mund të thuhet se disa përputhje të Φ, me N, dhe Σ, ose me: 13-69-124-346, me siguri rrjedhin nga një tip [rrënjë, M.A.] i përbashkët, të cilat në momentin e caktuar, drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të zhdrejtë, kanë qenë të ndikuara. Po janë në shtojcë edhe disa raste të përputhjeje, të cilat do ta mbështesin këtë vëzhgim:



    - Mat. XXIV, 18, "mbrapa në."169)

    - XXII, 38, "e para dhe më e madhja (madhe).170)

    - XXIII, 37, "e vrave."171)

    - XXVII, 58, "Trupi i Jezusit."172)

    - XV, 31, "që të shurdhërit të flasin;" pjesa dërmuese e dorëshkrimeve: "që të shurdhërit të dëgjojnë;" dhe: "që të shurdhërit të dëgjojnë e flasin."173)

    - XVI, 4, "dhe ai ju flet dhe ju përgjigjet;" në: Φ; "dhe duke ju përgjegjur Jezusi ju flet;" në: Σ.174)

    - Mk, IV, 34, "nuk ju ka folur asnjë fjalë."175)

    - X, 5, "urdhëroi."176)

    - X, 36, "dhe Jezusi."177)

    - XIII, 32, "në atë moment."178)

    - XIV, 49, "Shkrimi i Shenjtë."179)

    Edhe një fjalë në lidhje me trajtën e Beratinus. Disa trajta janë të lidhura me gabimet e Itacizmit,180) shkruesi do të shkruajë: I për EI ose EI për I; apo Ai për E, ose w për O dhe OY; shumë më rrallë: H për EI dhe E; ose Y për OI; kjo është shumë e shpeshtë te shkruesi. Por edhe disa variante të cilat janë të lidhura me detale të dialektit; në mënyrë shembullore tregojnë përzierjen [rrëmujën, M.A.] e tekstit tonë, ngase nuk janë të përhershme.181) Disa janë të natyrës gramatikore. Lexojmë: erdhët ju; [Mat. XXV, 36]; le të vije [X, 13]; hyni [VII, 13]; aoristi [e kryera e thjeshtë, M.A] i dytë fiton vazhdimin e të parit182) por kjo formë gjendet edhe te Beratinus; vetëm në tri raste, të cilat i kemi cituar. Por, kudo gjejmë formën e zakonshme: keni ardhur; eja; keni dalë; [Mat. XXVI, 55; V, 10; XXVI, 39; Mk, XIV, 48, etj.]. Variantet e tjera janë drejtshkrimore. Lexojmë: Moisi, Mateu, Zebedeu, Bartolomeu, Alfeu, Lebedeu, Tadeeu, Gomora, Genezarët, Eli, gjuajtje me gurë [?] Cezareu, shërbëtorët, i kanë shikuar, e ka shikuar, farisej, saducej, Ilija, Pilati, Galileu, vështruar, marrur.

    ***

    Në fund, lëshimet të cilat asgjë nuk mund ti arsyetonte; lëshimet të cilat do të ishin për të falënderuar personat të cilëve u jam më së shumti mirënjohës, për misionin dhe për këtë punim. Miku im, Sauvaire, konsull francez në Janinë, profesori im Edouard Tournier, docent në: "Ecole des hautes études," posaçërisht, Deslile, me ndihmën e të cilit, janë shtypur këto faqe, dhe në veçanërisht F. - J. - A. Hortit nga Cambridge-i, modestia e të cilit nuk lejon që unë t'iu prezantoj sugjerimet dhe vërejtjet, të cilat m'i bëri si dhe ndihmën e çmuar dhe të pakursyer për njohjen e Testamentit të Ri, - të gjithë tashti, le të urdhërojnë të pranojnë shprehimisht falënderimet e mia të zjarrta.

    Paris, nëntor, 1885.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    SHËNIME PLOTËSUESE

    Faqe 13, referenca 2. - Personi për të cilin bëhet fjalë në këtë kontribut: "Gjon Engjëlli, daja i të mirënjohurit mbret, Teodor Komnen Laskarisit," është vështirë për t'u identifikuar. Pasiqë jam hamendur, rreth emrave të ndryshëm, mendoj se mund të ndalem në supozimin në vijim: ky Teodor Komnen Laskarisi, ishte ai mbret, që pasi Latinët e morën Konstantinopolin 1206, bëri ringjalljen e mbretërisë bizantinase në Nike. Nuk e njohim gjenealogjinë e këtij Teodorit I. (Ducange, Hist. byz., f. 218), por dimë se ka hipur në fron në saje të martesës me princeshën Anë, vajzën e mbretit Aleksi III, Komnen (1195-1202), ndërsa ky nuk kishte trashëgimtarë meshkuj. Megjithatë, Aleksi III, kishte dy vëllezër, nga të cilët Isaku II, i parapriu në fron (1185-1195), ndërsa atë për një kohë të shkurtë e trashëgoi (1203-1204), derisa i dyti, i njohur me emrin: Gjon Engjëlli (Ducange, f. 203). Mos ky Engjëlli ishte murg? Kjo ka shumë të ngjarë. Për çdo rast, na është e qartë, se shkruesi nuk i kishte dhënë tituj të tjerë, pos atij dajë i Teodor Komnenit, nip i tij nga martesa; duke marrë parasysh se nga njëra anë ishte më i njohur se vëllezërit, ndërsa nga ana tjetër, ndoshta ende ishte në pushtet kur u shkrua ky kontribut në dorëshkrimin që i ishte dorëzuar Eleusus-it.

    Faqe 17, referenca 4. - Njëri nga korrespodentët e mi, më pyet: kur është krijuar dhe nga kush, legjenda për autografin e shën Gjon Gojartit: nga Codex Aureus apo nga Codex Φ? Nuk ka dyshim, se është krijuar nga Codex Φ; për këtë kemi dëshmi në përkujtimoren e diptikut të shën Gjergjit "Katër Ungjijtë, të shkruar me dorën e Gojartit, në argjend;" si dhe shënimi që ruhet në faqen e kakaput të Codex-it të përmendur. Si është e mundur atëherë, që Codex aureus të jetë llogaritur [t`i jetë mveshur autorësia, M.A.] si i shën Gjon Gojtarit? Kjo gjë, në fakt është për shkak se i përmenduri [Codex Aureus, M.A.] në Berat ishte i vetmi që hapur ekspozohej, si pronë e kishësh, në shërbim të plotë; derisa Codex Φ, ruhej me kujdes të veçantë në dollapet e shtëpisë së ipeshkvisë dhe asnjëherë nuk ishte i ekspozuar "puthjeve të të krishterëve të cilët vështronin nga të gjitha anët." Sikur të mos ishte i fshehur nga sytë e publikut [popullit, M.A.], për shkak të natyrës së tij, dmth. gjendjes së mirë dhe i tëri në flori. Codex aureus tashmë e kishte tejkaluar Codex Φ; shkaku për këtë ishte, më duhet ta pranoj, foshnjor; por, sikur edhe besimi, për të cilin është fjala. Imzot Alexoudis-i, me ndërgjegje të plotë e ka përshkruar, duke mos mundur të vendosë, se me cilin nga dorëshkrimet me të drejtë, duhej ta bashkangjiste; çdonjëri do të kuptojë arsyet e një rezervimi të tillë.







    1) Përkthyer në gjuhën shqipe nga dr. Musa Ahmeti.

    2) "Berati në antikitet përmendet vetëm njëherë dhe atë nga Tit Livi (XXXI, 27), gjithsesi nëse kemi parasysh se Antipatria mund të jetë Berati i sotëm. Megjithatë, sipas mendimit tim, kjo gjë nuk është shumë e sigurtë, ngase Antipatria gjendet në dalje të qafëmalit Apsus. Qendra ipeshkvnore e Beratit paraqitet menjëherë pas zhdukjes së ipeshkvive në Byllis, Apolloni, Amanti, Kaninë dhe Vlorë, dmth. në shek. XV. Shiko, Lequien, Oriens Christianus (1740), vëllimi. II. Shënimi për dioc. Illyricum.

    3) Georges Pachymera bën një përshkrim të saktë të Beratit në: Hist. Michael. Palæolog., 1. VI, c. XXXII. - Migne, Patr. Grecq, vëll. CXLIII, col. 971). Sipas, Leake, Travels in Northern Greece (Londër, 1835), vël. I, f. 359, dhe Margaritis Dimitza,["Gjeografia e vjetër e Maqedonisë"]. (Athinë, 1870), në kapitullin: "Belgrade".

    4) Në veprën Mémoires botim i Sinodit të Stambollit.

    5) Nga koleksioni i tij, kemi botuar një medalion bronzi dhe një objekt qeramike në: Bulletin de la Société des antiquaires de France, 1885, f. 220. Miku ynë, Beurlier, këtë e ka shoqëruar me dy vizatime dhe një koment arkeologjik përkatës.

    6) Nuk më është e njohur që ndonjëri nga udhëpërshkruesit që kanë vizituar Epirin, të ketë përmendur dorëshkrimet e Beratit; këtë nuk e ka bërë as Pouqueville (Voyage en Grèce, Paris 1820-1822); as Leake (Travels in Northern Greece, Londer, 1835); as Gaultier de Claudry (Guide d'Isambert, 1876, f. 857); as von Hahn (Albanesische Studien, Jena, 1854.); as Aravandinos, ("Pasqyrë historike mbi Epirin"], Athinë, 1856-1857); as Gillieron (Grèce et Turquie, Paris, 1877); as Knight (Albania, Londër, 1880.); as de Gubernatis, siç më provuan të tjerët.

    7) Bulletin critique, 15 prill 1881, vëll. 1, f. 451, referenca nr. 1: "Nënshkruesi i këtyre radhëve kishte kënaqësinë që të njoftojë për qenien e kopjes së pestë të dorëshkrimit grek, të shkruar me shkronja argjendi në pergamen dhe në ngjyrë purpuri. Sikur edhe dorëshkrimi i Rossanit, edhe dorëshkrimi i përmendur përmban tekstin nga Ungjilli sipas shën Mateut dhe shën Markut".

    8) Novum Testamentum græce (ed. oct. crit. major) nga Tischendorf-i, vëll. III, Prolegamena nga R. Grégorya (1884), f. 409, referenca nr. 2.

    9) Ja titulli i origjinalit: "Përshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së shenjtë të Beratit"; dhe kohës së kaluar në drejtimin e saj shpirtëror, i cili tashti për herë të parë, del i rregulluar dhe i botuar me shpenzime të shtypit nga ipeshkvi [metropoliti] i Beratit imzot Anthime D. Alexoudis, nga Maditona në Kersonezin trakas. Në Kretë, shtypshkronja "Jonija" vëllëzërit Kaon, 1868].

    10) Kuvend ipeshkvnor. [Përkthyesi]

    11) Shiko shtesën në vetë tekstin e Menoudis-it.

    12) Shiko gazetën: [Java. Përkthyesi], nr. 14; korrik 1885.

    13) Shiko, Sathas, Bibliotheca græca mediiævi, vëll. III (1872) f. XCVII.

    14) Asnjëri nga të 11 dorëshkrimet nuk është i firmosur.

    15) I njëjti person më ka rrëfyer edhe për kishën në Gjirokastër [Argyroa Kastroa], e cila kishte një Ungjill nga shekulli i parë [I]. Më ka munguar besimi për të udhëtuar deri në Gjirokastër për të njohur dhe shikuar një relikt kaq të çmuar.

    16) Krahaso: Bordier, Description des peintures et ornements des manuscrits grecs de la Bibliothèque nationale ["Përshkrim i pikturave dhe dekorimeve të dorëshkrimeve greke nga Biblioteka Nacionale e Parisit". Përkthyesi], 1884, f. 129, përshkrim nga: Suppl. gr. 75.

    17) Këto copëza të vogla mëndafshi, janë vënë si mbrojtëse të pikturave; ndodhen edhe në disa dorëshkrime të tjera. Psh. në Bibliotekën Kombëtare në dorëshkrimet greke, nr. 351, 1242, etj.

    18)To parwn agion euaggelion edoqe proV thn agian monhn thn Eleousan htoi thn Nean Monhn para tou perioqetou qeiou tou faidimou basilewV kurou Qeodorou Komnhnou tou LascareoV, Iwannou tou Aggelou tou metonomasqentoV dia tou agiou kai aggelikou schamtoV Kallinikou monacou. Kai oi anagignwskonteV touto eucesqe auton dia tov Kurion ina kai o QeoV elehsh hmaV.

    19) Në një diplomë nga shekulli XI, e gjejmë Kuvendin te Eleoussa, nën pushtetin e Ipeshkvisë së Mesembrisë; (Miklosich dhe Müller, Acta patriarchatus, C. Pani, vëll. II, dok. 351) por si ta krahasojmë me tonin? Veçanërisht kur dihet se ka ekzistuar edhe një Eleoussa në Napoli [= Nauplia]. (Sathas, Bibl. gr. medii ævi, III, 55g, sipas dokumentit nga viti 1611), si dhe [Kuvendi i Ri] në Hiju; (Miklosich dhe Müller, Acta et diplomata græca, vëll. III, f. 261). Për identifikimin e Komnenit të përmendur, i cili është bërë murg; shiko: Notes additionnelles [Shënime plotësuese].

    20) Krahaso, Parisinus gr. 660. (Bordier, vepër e cituar, f. 196).

    21) Wattenbach, Das Scrhiftwesen im Mittelalter (1875), f. 110, Gardthausen, Griechische Palæographie (1879), f. 85. Shiko studimin: Chrysographia, nga Grau në: Dictionnaire des antiquités [Fjalor i antikitetit] nga Darembergu dhe Saglia.

    22) J. Belsheim, Das Evangelium des Marcus nach dem griechischen Codex Theodoræ, Christiana, 1885; shiko: Papadopoulos, Palaeographikon Deltion (Stambol, 1885), f. 5.

    23) Grégory, Prolegomena, f. 384.

    24) Shiko: Fabricius, Bibli. eccls. 1712, f. 58; Héfélé, Histoire des conciles ["Historiku i Koncileve", botimi françez] vëll. I, f. 250; Bordier, Description, f. 205; shiko: Coislin, f. 239.

    25) Wattenbach, vepër e cituar; dhe Westwood, Palæographia sacra pictoria, studim në: Purple greek mss. Shiko: Gebhardt dhe Harnace, Evangeliorum Codex Bossanensis, seine Entdekung … (1880), f. 5, dhe nga të njëjtit: Texte und Untersachungen zur Geschichte der altchristlichen Literatur, vëll. I, nr. 4, f. 7.

    26) Grégory, vepër e cituar, f. 399.

    27) Zot, përkujto/

    shërbëtorët tuaj Nikollain/

    Elenën, Gregorin/

    Nikollën, Anastasinë/

    Natalinë, Hipatinë/

    Zenen, Dhimitrin dhe/

    Ane [Përkthyesi]

    28) Me siguri janë: Anastasia, Natalia, Hipatija dhe Zene motra nderi, për të nxierrë një përfundim të tillë na shtyn shenja: x . Mungesa e çfardo titulli pas emrave të Nikollës, Dhimitrit, Grgurit dhe Ane, nuk na pengon që te këto figura të dallojmë personalitete të nderuara nga ato të zakonshmet të jetës së atij manastiri murgjish.

    29) Kisha Ungjillëzimi i Zonjës??? [Përkthyesi]

    30) Shiko shtojcën.

    31) Ngjyrës së kuqe. [Përkthyesi].

    32) G. Belsheim (vepër e cituar) ka dhënë një fac-simile të shkëlqyer të: Codex Theodoræ; pjesa tjetër e këtij punimi nuk është shumë e vlefshme. Në të vërtetë është e pakuptueshme që: Codex Theodoræ të jetë nga shekulli IX; dorëshkrimi nuk mund të jetë më i vjetër se fundi i shekullit X apo fillimi i shekullit XI. (Revue critique, 1886, f. 201). G. Wattenbach, i cili ka studiuar dorëshkrimin origjinal, mendon se është nga shekulli XII. (Anzeiger für die Kunde der deutschen Vorzeit, 1875, f. 72), mendim ky, të cilin vështirë se mund ta mbrojë njeri.

    33) Cardthausen, Griechische Palæographie, f. 184.

    34) Ungjillori është paraqitur i ulur, me libër në gjunjë, nuk është i shënuar asnjë element i orendive. Vizatimin, të cilin e ka botuar Bordier (vepër e cituar, më lart), f. 219, paraqet një formë të zbukuruar.

    35) Në të njëtën datë de Muralt bën fjalë prë invazionin e grekëve nga Mbreti Etjen (sic !) Urosh, sipas Miklosich-it, Monumenta Serbica (1858), CXL. Shiko: Essai de chronographie byzantine, vëll. II (1871), f. 655, ad. ann. 1356-1357. [Autori shënon fjalën: "Kral" - (shqip: Mbret) - pa njohur fare domethënien e saj. Përkthyesi]. Për historinë e serbëve në Epir në shekullin XIV, shiko: ["Historia", përkthyesi] e murgjëve Komnen dhe Prokël, të cilën e ka ribotuar Destounis, Sanct Petersburg (1858), f. 5, në të cilën Berati përmendet posaçërisht.

    36) Në komentin e tij të pabotuar të diptikut të përmendur, Alexoudis-i, shkruan gjithashtu. [Ky libër i Shenjtë (Bibla) është pronë e kishës së Shenjtë të shën Mërisë, mbrojtëse e kësaj famullie në Kala. Përkthyesi]. Shiko: Alexoudis, vepër e cituar, f. 113.

    37) cui incumbit argenteae suppellectilis cura. Ducange (Gloss. m. i inf. gr., vëll. 1, f. 139), sipas Syropoulosu, historian i Koncilit Florentinas; në tekstin tonë, siç mund të vërehet, ka një kuptim tjetër: No i pazëvëndësueshëm, i pa shtypur. Përthyesi] është gjithashtu sinonim për: argjend. Përkthyesi] si mund të kuptohej në frymën mesjetare shpirtërore greke. (Sophocles, Greek lexicon of the roman and byzantine periods, f. 261).

    38) Mélanges de l'Ecole française de Rome (1885), f. 362. Një mendim dhe interpretim të tillë e mbështes edhe unë sikurse Sakkélion-i. [Java], vepër e cituar, f. 407).

    39) Imzot Alexoudis-i e ka botuar në studimin e tij; në shtojcë; vepër e cituar, f. 114, referenca nr. 1. Ja përkthimi tekstual: "Adspicite, o spectatores, sancti Iohannis Chrysostomi litteras praesentis huius evangelii quas ipse descripsit cum esset Antiochiae in sua patria diaconus evangelii. Usque ad illius tempora scribebatur a plerisque solutae litterae, sed non eo pervenit ut notaret virtutes verborum signis aureis, scilicet accentibus et spiritibus … Cum vero per partes distincta essent quatuor evangelia, accidit ut praesens evangelium Matheo et Marco constet, Lucas autem et Iohannes separatim exierint. Conditor enim Theologi ea intulit in suum monasterium visionis gratia et miraculi tantum in honorem beati Chrysostomi et in eiusdem amoris quo flagrabat erga Christum. Solutio autem praesentis evangelii facta est quo tempore Franci cognomine Campanenses vastaverunt libros Theologi Adspicite colorem chartarum mirabilem, et pulchritudinem litterarum. Sed et evangellium Theologi, scriptum in Patmo solutas item habet litteras, sicut ipse vidi meis oculis Ephesi." [Shikoni, ju që do të lexoni shkronjat e këtij Ungjilli të shën Gjon Gojartit, të cilat ai vetë i ka shkruar, kur ishte në vendlindjen e tij në Antioki si dhjak i Ungjillorit. Çdo gjë deri në kohën e tij, të shumtën është shkruar me shkronja të ndara, dhe për këtë shkak nuk ishte praktikuar që me shenja floriri të shënoheshin fjalët dhe shenjat... Fakti se, në të vërtetë, të katër Ungjijt ishin të ndarë në pjesë-pjesë, na bën të kuptojmë se ky Ungjill përbëhet vetëm nga Ungjijtë e Mateut dhe të Markut; ndërsa Lluka dhe Gjoni ishin të veçantë. Në të vërtetë, themeluesi i "Théolog-ut" këta të dy Ungjij i kishte marrë në manastirin e tij vetëm për t`i shikuar dhe për tu kënaqur duke i admiruar në shenjë nderimi për shën Gojartin, duke treguar dashurinë e tij të madhe që kishte ndaj Krishtit. Dëmtimi i këtij Ungjilli ka ndodhur në kohën kur frankët, me emrin Kampanët, i kanë shkatërruar librat e "Théolog-ut". Shikoni ngjyrën e jashtëzakonshme të letrës dhe bukurinë e shkronjave. Por, Ungjilli i "Théolog-ut", është shkruar në Patmos, gjithashtu i ka shkronjat e ndara, sikur që i kam shikuar me sytë e mi në Efez. [Përkthyesi].

    40) Shekulli i kaluar në këtë rast është shekulli XVIII, ngase Batiffol-i e shkroi librin tij në shekullin e XIX. [Përkthyesi].

    41) Shprehja: »Themeluesi i "Théologu-t"» merret pa paragjykime dhe pa përcaktueshmëri tjetër, siç është rasti me diptikun e shën Gjergjit: [Psalltiri i Themeluesit. Përkthyesi].

    42) Shprehja vjen nga: Franket [italianët. Përkthyesi]. Shiko: Vie de saint Athanasios, [Jeta e shën Athanasit], te: Heuzey, Mission de Macédoine, f. 451; pastaj:[Italianët], Pachymere, Gregoras Phrantzes, Nicetas Choniate, etj. Shtojmë këtu se: [Kampanjët], nuk gjendet si sinonim vetëm për [Kampanët] por, mund të ishte i njëjtë edhe për "frankët nga Kampania", etj.

    43) Shiko: von Hahn, Alban. Stud., vëll. I, f. 312, dhe: Muralt, Essai de chronographie byzantine [Sprovë kronografie bizantine] nga vitet: 1057 deri 1453.

    44) Numruara [Përkthyesi].

    45) Mund të thuhet se vetëm shkronja "w", në fund të rreshtave, në disa raste është më e vogël se sa shkronjat tjera; vija qendrore mban lartësinë natyrore, por ato dy anësoret, nuk kalojnë gjatësinë e vijës së mesit, kështu që kjo shkronjë merr formën "w", formë të cilën ne e gjejmë edhe te Sinaiicus.

    46) Cardthausen, Griechische Palæograhie, f. 150; dhe tab. I.

    47) Tischendorf, Anecdota sacra et profana (1855), tab. III-6. Për çfarëdo që i takon shënimit të dorëshkrimit të Testamentit të Ri, thirremi te vepra e cituar nga ne: Prolegomena me autorë: C.-R. Gregorya si dhe Srivenera, A plain Introduction to the criticism of the N. T., 2.Botim i Cambridge, 1874.

    48) Shiko: Porfirianus Chiocensis O', Dublinensis Z, le Nitriensis R.

    49) Shiko:Porfirianus Chiorensis Oc i Oe, le Patmensis N.

    50) Kështu është përdorur që në shekullin e V-të. Shiko: Gardthausen, vepër e cituar, f. 272.

    51) Vërejtje e njëjtë. Shiko: Gregory, vepër e cituar, f. 355; për Alexandrinus.

    52) Vërejtje e njëjtë. Shiko: Gregory, vepër e cituar, f. 355; për Vaticanus.

    53) mou.

    54) Gardthausen, vepër e cituar, tab. I (sipas: Sinaïticus).

    55) Gardthausen, vepër e cituar, tab. I, f. 152.

    56) Gregory, vepër e cituar, f. 386. Gjithashtu në Psaltirin e Zürich-ut dhe në Codex Rossanensis. (Gebhardt dhe Harnack, Evang. cod. gr. p. Ross., f. XIII).

    57) Zoti, Jezusi, Zotërija [në kuptimin e Zotit], Biri, Krishti, Ati, Nëna, Shpirti, njeriu, qielli, Davidi, Izraeli. [Përkthyesi].

    58) i. [Përkthyesi].

    59) Jam, jemi. [Përkthyesi].

    60) Dhënë /lejuar/. [Përkthyesi].

    61) Vuri. [Përkthyesi].

    62) drejtë. I pafajshëm. [Përkthyesi].

    63) Këtë shenjë e gjejmë te Rossanensis (Gebhardt dhe Harnack, vepër e cituar). Vërejmë se shkurtesat te Beratinus janë më të pakta se sa ato te Rossanensis. Gjithashtu mund të vërejmë se shkurtesa K, që është e shumë e rrallë te Rossanenis, në të vërtetë është shumë e shpeshtë që nga shekulli V. (Gregory, vepër e cituar, f. 341). Për të më shumë shiko: Gardhausen, vepër e cituar, f. 244.

    64) Tischendorf, Monumenta sacra ined. nov. coll. Vëll. I, tab. 1-6. Këtu mund të vërehet shkrimi fragmentar i Palimpsestit, nga Aktet: Petropolitanus I6.

    65) Scrivener, A plain Introduction …, f. 145.

    66) kefalaia.

    67) kefalaia.

    68) kefalaia.

    69) Tischendorf, Monum. sacra incl. hoc. coll. (1869). Vëll. VII, f. XII. Kemi pasur fatin të gjejm një fac-simile të Guelferbytanus P, vepër e cituar. Vëll. III (1860), tab. III.

    70) kefalaia.

    71) Gebhardt dhe Harnack, Text und [.. ubi supra, f. XXV. Shiko: Gregory, vepër e cituar, f. 409.

    72) Gregoy, vepër e cituar, f. 408-409.

    73) kefalaia.

    74) Beratinus, [Përkthyesi].

    75) Rossanensis, [Përkthyesi].

    76) Beratinus, [Përkthyesi].

    77) Rossanensis, [Përkthyesi].

    78) Patmiensis përmban vetëm 60 rrjeshta për kolonë; Petropolitanus Cæsareus dhe Porfirianus Chiovenisis (= Oe), numërojnë nga 80 rreshta: për të tri dorëshkrimet e tyre, mendohet se janë nga shekulli VI.

    79) Theologische Literaturzeitung, 1885, f. 603. Studimi i O. von Gebhardt; botuesi shkencor i Rossanensis, mendon se Codex F, është më i ri se Codex S, për të është më e "sigurtë" ta vendos në shekullin VII.

    80) P.sh. Mateu, XVII, 4, XVII, poihswmen wde triV skhnaV (su) kai mwush mian, [do të bëjmë këtu tri tenda, ty Moisi një. /Përkthyesi/. su [ty] është natyrisht në vend të soi [ty]; ose si në disa zhvendosje si psh. Mt, XVII, 24 proselqon tw petrw oi to didracma lambanonteV. [i bashkohen Pjetrit ata të cilët në tempull mblidhnin tatime].

    81) Kërkuar, duke pyetur, është e shënuar me kursiv, 5, 123, 124, 218, 219, 220; pastaj a, g1 dhe h: por edheΦ është e vetmi i cili e fuqizon. Shiko: Lk. I, 64.

    82) Ky leksion është i shënuar në kursiv, 346.

    83) Mungon: "Im." Gjithashtu: a, ff.

    84) Gjithashtu në kursiv, 440. Shiko: Mk, I, 26.

    85) Dorëshkrimi ynë, është i vetmi, sipas botimit kritik të veprës së Tischendorfit, që vë këtë shtojcë në këtë vend. Kështu pas: to de ploion hdh meson thV qalasshV hn [Kur ndodhej në mes të detit], dhe kështuqë: apecon [ishte larg] ka të bëjë me: ploion [anijen], e jo me: IhsouV [Jezusin]. Kjo shtojcë është karakteristikë e dorëshkrimeve: B, 13, 124, 238, 346. Këtu e gjejmë sipas variantit të cilën shkruesi i: F nga pakujdesia e ka vënë në tekst, ndërsa teksti burimor nuk e kishte.

    86) Shiko Mk. VI, 48.

    87) Mat. XXI, 23; XXVI, 3, etj. [Ky leksion gjendet në kursiv në: 13, 124, 346].

    88) Refren [përsëritje, m.a.] i zakonshëm te shën Gjoni. (Iv. I, 53; III, 3; III, 3; III, 5; III, 11, etj.).

    89) Shiko: Mt. XX, 3.

    90) Si duket kemi të bëjmë me gabim të shkruesit, kur kemi parasysh se: MOI [mua] gjendet para: POI.

    91) Shiko: Mk. XI, 2, Luc. XIX, 30.

    92) Shiko: Mk. XI, 3.

    93) Shiko: Iv, XII, 15.

    94) Shiko: Lk, XIX, 37 dhe Iv, XII, 15. Mendohet se ky datim i takon dorëshkrimit të Kuretenovit nga Sirija.

    95) Shiko: Mt. XCVII, 19.

    96)Shiko: Mk. XII, 7.

    97) Shiko: Mt, XXII, 4.

    98) Shiko: Lk, XVII, 35.

    99) Kjo gjindet në kursiv: 346 dhe 435.

    100) Shiko: Lk. XXII, 71.

    101) Samuel Berger, më ka përmendur që ky leksion gjendet në këtë vend, në shumë dorëshkrime të Vulgatës. Mund t`i bashkohem mendimit të tij. Kjo gjendet në kursiv: 13, 346. Shiko: Lk, XXIII, 25.

    102) Ka shpëtuar pa u shkruar: iV, për shkak të rrëmujës me tri shkronjat e fundit nga: autoiV. Kjo gjendet në kursiv, 21.

    103) Kjo gjendet në kursiv, 28.

    104) Shiko: Mt. XV, 15.

    105) Kjo renditje e fjalive ndodhet te kursivi, 1, 132 dhe 209.

    106) Shiko: Mt. CIV, 3.

    107) Shiko: Lk. IX, 12.

    108) Nga: D, 2, pe, b.

    109) Shiko: Lk. IX, 21.

    110) Shiko: Mt. XII, 45. Kjo gjendet në kursiv, 124.

    111) Shiko: Mt. XCVIII, 9.

    112) Kjo renditje është karakteristike për Φ.

    113) Kjo ndodhet në kursiv, 435.

    114) Nuk ndodhet në Φ, me siguri si shkak i ndonjë gabimi. Edhepse, në fakt, ky është leksioni C.

    115) Kjo renditje është karakteristike për Φ.

    116)O de apokriqeiV eipen autoiV; oyiaV genomenhV legete eudia purrazei gar o ouranoV kai prwi shmeron ceimwn purrazei gar stugnazwn o ouranoV; upokritai to men proswpon tou ouranou gignwskete dikrinein ta de shmeia twn kairwn ou dunasqe.

    117) oyiaV genomenhV.

    118) ta de shmeia twn kairwn ou dunasqe.

    119) Me emrin: Vetus latina, do të emërojmë, përgjithësisht, përkthimet latine të para Jeronimit.

    120) C**, 33; Cuerton, Vetus Latina, shën Cipriani.

    121) D, 1, 22, 209; Vetus Latina.

    122) D, L, Vet. Lat. Cureton.

    123) D, a, b.

    124) D, Vetus Latina, shën Hilari

    125) D, b, c, Cureton; shën Hilari.

    126) D, a, Cureton.

    127) D, Vetus Latina, Cureton.

    128) Cureton. Leksioni i saktë i Curetonit është: "i dolën në takim." Në të gjitha rastet, ky variant është i varur nga Luka, XIX, 37 dhe nga Iv. XII, 13, së bashku.

    129) Δ, 1, A, B. Shiko: Westcot dhe Hort, II, Notes on select readings, f. 20.

    130) D, M, Δ, Σ, a, b, c. shën Ambrozi. Shiko: Mk, XV, 29.

    131) D, 12, 69, 124, 346, a, ff, g.

    132) D, M, Σ, 1, 28, 13, 69, 124, 346. 2 pe, Vetus latina. Shiko: Mat, XII, 2.

    133) D, 33, 13 [sic!, m.a.], 69, 124, 346. Vetus latina. Shiko: Mat. XII, 4.

    134) %, [nuk lexohet te Batiffol. sic! M.A.], B, C*, Δ, 38, 13, (sic!, m. a.) 69, 124, 346, (sic", m. a), 328.

    135) D, Vet. lat.

    136) D, 118, 2 pe. Vet. lat. Shiko: Mk. I, 22.

    137) D, 13, 69, 124, 346, (sic!, m. a.), 28. Shiko: Mat. XVI, 5.

    138) D, 28, 67, 124. 2 pe, a, b, c. (28, 61, /sic! m. a./, 69, 124, 346. 2 pe).

    139) D, 28, 61, (sic!, m. a.), 13, 69, 346. 2 pe, a, b, f. Shiko: Westcott dhe Hort, II, f. 99.

    140) D, X, 1, 28. 3 pe. Vet. lat.

    141) Ndodh prap edhe te: N, Σ, 13, 69, 124, 346. 2 pe, 28, a, c, b.

    142) C², N, Σ, 13, 69, 124, 346, (sic!, m. a), 28, 2 pe, b, c, q, r.

    143) D, 28, (sic!, m. a.), 13, 69, 124, 346. 2 pe, a, b, c.

    144) D, 2 pe, (a, e, i, r. Vulgata).

    145) D, Σ, 3 pe, a, b, i, q.

    146) D, 2 pe. Vet. lat. Leksioni te 2 pe, (kursiv 81 te Horti) është sipas Tischendorf-it, "fatkeqësi të tilla që asnjëherë më parë nuk kishin ndodhur;" G. Belscheim, lexon: "çfarë." Në të vërtetë, rëndësia e këtij leksioni është te përdorimi i shumësit "fatkeqësitë" në vend të "fatkeqësi." Dhe në vazhdim.

    147) D, 13, 69, 134. 2 pe. Itala. (sic!, M.A.].

    148) 13, 69, 124, 346. 2 pe, c, ff*.

    149) Nga: B, N, Z, Δ, Σ, 1, 32, 406, Clem. Orig.

    150) Nga: B, 3, 124, (sic!, m. a), 33. Origéne.

    151) Nga: B, N. Z, 1, 13, 124, (sic!, m. a.), 22, 33. Versioni Sahidik. Origen, etj.

    152) Mungon "i." Nga: B, N. Te sahid. dhe memph.

    153) [kështu, me këtë renditje është te Batiffol, M.A.]. Nga: C, N, M, U, X, 124.

    154) Nga: N, B, C*, I, Σ.

    155) Nga: B, N, L, X. Origen.

    156) Nga: B, L, Σ, 1, 33. Versioni Sahidik. Shën Qirili.

    157) Nga: C, Δ, Σ, 1, 13, 69, 124, 346, 33. Versionet: Sahidik dhe Mephisik. Origen. [Ky leksion do të duhej të ishte versioni i Aleksandrisë, por edhe mund të jetë krejt i rastësishëm].

    158) Nga: N, B, L, Σ.

    159) Nga: Σ, 1, 157, 209.

    160) Nga: Σ, 157, a, b, etj.

    161) Nga: B, Δ, Π, Σ.

    162) Nga: Σ, L, a, g1, q.

    163) Nga: G, Σ, 1, 118.

    164) Nga: N, B, D, Δ, Π, Σ.

    165) Nga: A, Σ, 33.

    166) Nga: 13, 69, 124, 346, (sic!, m. a.], 28 dhe Memphis.

    167) Nga: N, C, D, L, Σ.

    168) Nga: M, U, Σ.

    169) Φ, Σ, 33.

    170) F, Σ, Λ, Q.

    171) Φ, Σ, Origen dhe Theodoret.

    172) Φ, Σ, peschito.

    173) Φ, B, 59, 115, 238; dhe Σ. [Si duket këtu Batiffol, gabon në renditje? M.A.].

    174) Φ; dhe Σ, 25, 32, 240, 244. [Si duket edhe këtu Batiffol, gabon në renditje? M.A.].

    175) Φ, Σ, 1, 33, 75. Shiko: IV, 33.

    176) Φ, Σ, N.

    177) Φ, Σ.

    178) Φ, Σ.

    179) Φ, N, 13, 69, 346. 2 pe.

    180) P.sh. zogj, ngrënia, gdhij, ushqimi, ushqehem, mendoj, pi. [pastaj: në vend]. Pastaj: kujtim, tri, lajmëroj, bariu, ju, [në vend], etj. Tërheqim vërejtjen posaçërisht në disa përshtatje të tipit: pyesim së bashku; do të jetë i zgjedhur (i burgosur); ata të cilët janë së bashku; kryqëzoj në kryq; duke biseduar në mes veti; pastaj në dyfishimin e bashkëtingëlloreve si psh: i frushkulluan; leckë; derdhur, lagur. Në fund tërheqim vëmendjen në gabimet reale [të vërteta, M.A.]: transformim [shndërrim, M.A.]; Mat. XII, 41; pastaj: ndërtoi; është i njëjtë; (VII, 24); pastaj: i kam dhënë; ose: paparagjykuar.

    181) Edhe një shembull me karakteritika të njëjta: numrat janë të shkruar në dy mënyra te Beratinus; në disa raste shkruesi numrat i shkruan me shkronja [pesë, dymbëdhjetë]; kurse në raste të tjera i shkruan sipas parimeve të numeracionit grek [12, 30; ib, l.]. Në rastin e parë, ky është rast i zakonshëm edhe me pjesën dërmuese të dorëshkrimeve, veçanërisht me: N, A, B, C, ... Z, N, Σ. Ndërsa në rastin e dytë, është vetëm ndikimi i Codex Bezæ D.

    182) I njëjti fakt, përsëritet në të njëjtat vende edhe te: Rossanensis Σ (deficiente N). Shiko: Beelen, Grammatica Nuovi Testamenti (1857), f. 51.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •