Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 97
  1. #61
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    E vertet ajo qe thua plag e rende shum familje ka shenuar,madje nje kusherir te nuses time martuan me dasem te madhe e perfundoj qe e kan there dhe me copa e fut ne qese plasmasi.
    E ishte brezi juaj si prinder beshit nje su qorr e nje vesh shurdh apo si interesonte nga vinin ato lek kur femit tuaj binin lek me preardhje nga veprimtari te tilla.
    Por Brari duhet ta kesh me shum largepamesi e analizosh me mire.
    Iku ajo kohe kur femnat u rrenin fare let o u mashtronin.
    Ne 1995 u mbushen rruget ketu tek ne dhe po te shohesh me mire vitin flitet per shum me vone.
    Ka vite qe femrat tona jane zgjuar,jemi ne vend te parene ballkan ku shumica vajzava ka raportin e pare 13 vjec.
    E me duket se ketu qite ne pah nje tjeter problem qe berisha ne ato vite smundi ti ndalonte keto krime barbari,e brari brari ,si do je simpatik-)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga altint71 : 05-04-2012 mė 11:12

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Doktori jo vetem qe noton mire por noton edhe per dy ore pa pushim :-).
    Jo vetem kaq , por njeh dhe hipizmin ! Ai ka qene "kavalier" (me fal , kalores desha me than !) qe ne rini , kur i hipte kalit te kooperatives ! Eshte familje me origjine fisnike dhe njeh jo vetem popullsine , por dhe gjeografine dhe rendesine dhe administrimin e tyre !

    Shkurt eshte figure e Madhe ! Kuptohet e krimit , injorances , babezise , hajduterise dhe sidomos perversitetit antinjerezor !

  3. #63
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Viola, une doja te shtoja vetem dicka te vogel.

    Sala eshte figura e vetme qe i vjen hakut komplet PS dhe Vrromes ne veēanti. I ben te flasin me vete. Aktualisht mendoj se edhte personi i vetem qe mund te administroje harbuterine dhe kafsherine qe karakterizon klanin enveristo-stalinist qe gelon ne rradhet e PS ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #64
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Edhe i thoni atij varkarit apo skafistit qe paska shkruar ate referatin, kush di not nuk ka nevoje te shese p0rdhe siper skafit ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    55


    Kur themi skaf

    07-04-2012 / Nga Qemal Sakajeva

    Kur themi skaf, nėnkuptojmė gomone. Janė dy emra tė tejpėrdorur, pėr tė njėjtin mjet lundrimi. Pėrmendja, e skafit apo gomones, na e kthen kujtesėn tetė vite pas, te flotilja-taksi e krimit tė organizuar, pėrmes Kanalit tė Otrantos, nėn qeverisjen e gjatė tė socialistėve. Pakkujt, ndėr ne, gomonia ia ēon mendimin te skafi, si mjet lundrimi pėr turizėm. Ky vjen gati-gati, si nė skeēin e dikurshėm, me punėtorin e babėzitur tė magazinės sė paketimit tė ushqimeve, i cili hante abuzivisht e fshehtėsisht dhe, sa herė shqiptohej fjala “sheqer”, i binte alivani nga gėrrdia e ngrėnies me tepri. Kujtimi tragjik nga gomonet dhe opinioni famėkeq mbi skafet, ende nuk janė varrosur. Qeveria, ndėr veprimet mė tė para, qysh nė mandatin e parė, kundėr krimit tė organizuar pati ndėrmarrė vendosjen e moratoriumit pėr ndalimin e pėrdorimit tė skafeve. Opozita ka qenė kundėr, atėherė, mė pas, dhe tani, kur sapo ka propozuar nė Kuvend njė amendament, pėr tė shfuqizuar moratoriumin. Arsyetimi i drejtpėrdrejt i saj ngjan i thjeshtėzuar: ky ndalim ėshtė i tejzgjatur dhe dėmton turizmin. Por opozita nuk thotė mė shumė, as nuk i intereson tė futet mė thellė, nga qė synon tė krijojė kapital politik nga problemi.
    Ndaj moratoriumit, politika e ēdo krahu qoftė, duhet tė shfaqet hapur dhe tė sillet e moralshme. Ndalimi ishte dhe mbetet njė masė ligjore e ashpėr, ndaj tė cilės opozita duhet tė ndėrtojė qėndrimin njėlloj sikur ajo tė gjendet nė pushtet. Ėshtė e kotė pyetja, pse qeveria vendosi moratoriumin ndaj pėrdorimit tė skafeve, pėr njė afat kohor tė pacaktuar. Edhe opozita qė e kundėrshtoi, do tė kishte qenė e detyruar tė miratonte moratoriumin nėse do tė vazhdonte nė pushtet. Ajo mund tė mos e merrte masėn e ndalimit nga interesat e saj, pėrderisa i kishte lejuar skafet tė formonin njė flotilje tė shpejt tė krimit, por do ta kryente ndalimin, e detyruar nga trysnia e madhe ndėrkombėtare, tė cilėt vuanin pasojat e krimit qė vinte nga Shqipėria.
    Nė kėtė pėrplasje qėndrimesh, pozita pėr tė ndaluar krimin e organizuar pėrmes ujėrave detare, dhe opozita pėr tė fituar kapital elektoral, tė vėrtetat duhet tė thuhen hapur e tė pranohen hapur. Qeveria u tregua e pėrgjegjshme ndaj interesave tė vendit dhe marrėdhėnieve me shtetet fqinj, duke i dhėnė fund krimit nėpėrmjet njė mase drastike. Ajo e di qė, ndalimi i pėrdorimit tė skafeve nuk ėshtė diēka e dėshiruar prej saj, por e di gjithashtu se, ishte dhe ende mbetet njė veprimi i domosdoshėm, pėr ta mbajtur Shqipėrinė tė mbrojtur nga krimi i organizuar dhe pėr tė qenė tė bashkėpunues me fqinjėt tanė, pėr tė mos eksportuar drejt tyre krim. Qeveria, duke qenė e pagatshme pėr heqjen e moratoriumit edhe pas shtatė vitesh nga vendosja e tij, nuk shpėrfaq paaftėsi, pėrkundrazi ajo ėshtė e drejtpėrdrejt dhe e hapur: njeh pamundėsinė e shtetit nė kėtė pėrballje detare. Shqipėria nuk i kontrollon dot ujėrat nė njė vijė tė gjatė bregdetare, pėr tė mos lejuar gjallėrimin e krimit qė pėrdor mjete super tė shpejta lundrimi. Qeveria e ka goditur rreptė krimin e organizuar nė tokė, por kjo nuk do tė thotė se ai nuk gjallėrohet menjėherė sapo tė dalė nė det. Skafet nuk janė mjete qė gjinden nė Hėnė, ato ndodhen tė pėrkuara dhe, brenda njė dite do tė mbushnin brigjet, nėse hiqet moratoriumi. Vendi ka bėrė hapa tė rėndėsishėm zhvillimi, por ende nuk ka krijuar atė standard pengues ndaj pėrpjekjeve pėr pėrfitim tė shpejtė kriminal. Shteti ynė nuk ka mjete, detare dhe ajrore, si dhe logjistikė tjetėr tė domosdoshme, pėr t’i mbajtur ujėrat nėn kontroll tė plotė dhe pėr tė kapur ēdo mjet qė pėrpiqet tė kryej lundrim pėr qėllime tė paligjshme. Janė kėto arsye, qė e detyruan kryeministrin Berisha tė kundėrshtojė propozimin e socialistėve, pėr miratimin nė Kuvend tė njė amandamenti kundėr moratoriumit. Ai tha se, “… vėnia nė lėvizje e industrisė sė skafeve do tė ishte njė rikthim i fuqishėm i flukseve kriminale drejt bregut tjetėr tė Adriatikut”.
    Kurse opozita tjerr vetėm njė argument, duke pėrsėritur qė, ndalimi i skafeve dėmton turizmin. Qeveria, pėrgjegjėse pėr zhvillimin e turizmit, e di kėtė fort mirė kėtė, por i shqiptoi opozitės njė kundėrargument: edhe me skafe nėn moratorium, turizmi ėshtė rritur 12 herė. Qeveria dha dhe njė tjetėr kundėrargument: gjatė gjithė kėtyre viteve tė rritjes domethėnėse tė turizmit shqiptar, opozita asnjėherė nuk e ka pranuar rritjen reale tė tij, pėrveē rritjes sė hamendėsuar qė do tė vinte nga nxjerrja e skafeve nė Adriatik dhe Jon. Nėse opozita do tė ishte e hapur, do tė mjaftonin vetėm pak pėrgjigje tė drejtpėrdrejta pėr pyetjen: Sikur opozita tė ishte nė pushtet, si dhe me ēfarė do t’i kontrollonte brigjet, nga grykėderdhja e Bunės deri nė Butrint, dhe si do t’i ndalonte skafet e krimit tė organizuar, sepse Shqipėria ėshtė nė NATO, ėshtė me kufij tė hapur dhe ėshtė nė vitin e dytė tė lėvizjes sė lirė me vendet e Bashkimit Europian? Nėn kėto detyrime madhore, tė brendshme - ndaj qytetarėve pėr tė mbrojtur tė drejtėn e lėvizjes sė lirė dhe mbajtjen e vendit jashtė kthetrave tė krimit tė organizuar, si dhe detyrimeve tė jashtme - njė vend i NATO-s nuk mund tė jetė edhe i trafikimit drejt fqinjėve me kufij tė pėrbashkėt detarė, tė cilėt do tė merrnin kundėrmasa tė ashpra, kjo opozitė qė bėrtet pėr heqjen e moratoriumit, nėse do tė qeveriste vendin, a do tė ishte pikėrisht ajo qė nuk do ta hiqte moratoriumin, duke e arsyetuar si njė veprim ende tė parakohshėm? Kėrkesa e pėrsėritur pėr heqjen e ndalimit, nuk ėshtė tjetėr gjė veēse politikė pėr kapital parazgjedhor. Nė fund tė fundit, si pozita dhe opozita, kur ndėrmerret njė veprim si ky, pavarėsisht cila qeveris, duhet t’i japė pėrgjigje pyetjes: Nga mos heqja e moratoriumit, mė shumė fitohet apo humbet? Nga heqja e moratoriumit, mė shumė humbet apo fitohet? Pėr pyetjen e parė pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: mė shumė fitohet, sepse nuk dėmtohet imazhi i Shqipėrisė qė do tė frenonte investimet e huaja, mbrohet lėvizja e lirė e qytetarėve me Bashkimin Europian dhe krimi i organizuar mbahet nėn fre. Pėr pyetjen e dytė pėrgjigja ėshtė gjithashtu e thjeshtė: Shqipėria mė shumė humbet se sa fiton, sepse mund tė ketė ca tė ardhura nga turizmi me skafe, por krimi do ta fuste vendin ndėr kthetra dhe pasojat do tė vinin zinxhir, tė cilat, pėr t’i ditur, mjafton tė kthehet kryet tetė vite tė shkuara, kur nė qeverisje ishin socialistėt.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,419
    Postimet nė Bllog
    17
    Kur qeveria Berisha erdhi ne pushtet ne 2005, nje nga nismat e para qe mori, ishte vendosja e moratorium te gjitha varkave motorike ne det. E beri kete gje, pasi ne ato vite, 7 vjet me pare, Shqiperia njihej ne Evrope si "Kolumbia Evropiane", ku skafistet shqiptare kontrabandojne: droge, refugjate e prostituta ne brigjet italiane. Ky ishte mesazh i qarte i qeverise Berisha per shqiptaret skafiste qe i vuri ne shenjester dhe klanet e tyre, dhe per fqinjin italian: ndryshe nga paardhesit e mi ne pushtet, une e kam marre seriozisht luften kunder droges e skafisteve. Te gjithe shoket deputete socialiste (shume prej tyre me interesa direkte ne keto klane), dolen e thane se "duam te hipim ne varka kur pushojme ne Adriatik e Jon". Thane edhe qe pushuesit e huaj nuk do vijne te pushojne ne Shqiperi me kete ligj ekstrem qe qeveria e parlamenti nxorri.

    7 vjet me vone, skafistet jane nje histori e vjeter, nuk degjon me per skafe e skafiste te kapur ne brigjet italiane. Dhe numri i turisteve te vendit e te huaj, eshte rritur ne ate mase, sa Shqiperia ne dy vitet e fundit ka qene ne listen e 10 destinacioneve me te preferuara te turizmit te botes.

    Kur Shqiperia te kete fituar luften me drogen, kur fshataret e Shqiperise te mos rrisin me kanabis ne parcelat e tyre dhe kur rinia shqiptare te mos zgjedhi qe te behet korrier droge si profesion, kur veshet e syte te mos na degjojne me per arrestime shqiptaresh ne bote te implikuar ne trafiqe droge, atehere qeveria shqiptaret mund te heqi edhe moratoriumin e mjeteve lundruese.

    Albo

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe motorret e ujit duhen ndaluar..
    1- se vrasin njerez
    2-se e qelbin ajrin ne bregdet ku pikerisht ai ajri eshte lezeti e keta e bejne era benzin..
    3-se ne breg njeriu do qetesi e jo ankth zhurmash motoresh qe te japin gjendjen e ankthit te makinave ne rruge..
    4-se ne bregdet burri i vertet tregon muskujt qe i ka formuar ne notim.. jo cmendurin se i jep motorrit me benzin..

    dhe 5- pra na duall ki dritan hilua i rudines.. se xhunges se tos klosit.. te top qanallit.. te edvinit te cakul braces.. shkronjes me porosi i skafo mafies..

    hmm.

    po sa bukur babezine e skafomafise.. e kish maskuar ki dritan diplomat hila.. me poezite e homer iliado penelopo odise historise..

    cfar mjeshtrash..
    ta shesin sorren per fazan..

    prandaj pis mileti i ka xhan..

  8. #68
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Un nuk jetoj atje,keshtu qe situazionin e qarte se kam shum.
    Ky artikulli iketij Qemalit qe ka pruri brarija eshte ezaurient .
    Lexoj qe edhe skafat per gara nuk lejohen.
    urojj qe velat te lejohen!!!!!.
    Un vdes per det e liqen e jam nga personat qe nuk zej ven ne ron,per mu eshte e veshtir me e pranu nje ligj te tille po ca do bosh.Ligji esht ligj.
    Po desha me hy ne shqiperi duhet me llogarit dhe kete ristrizion.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga altint71 Lexo Postimin
    Un nuk jetoj atje,keshtu qe situazionin e qarte se kam shum.
    Ky artikulli iketij Qemalit qe ka pruri brarija eshte ezaurient .
    Lexoj qe edhe skafat per gara nuk lejohen.
    urojj qe velat te lejohen!!!!!.
    Un vdes per det e liqen e jam nga personat qe nuk zej ven ne ron,per mu eshte e veshtir me e pranu nje ligj te tille po ca do bosh.Ligji esht ligj.
    Po desha me hy ne shqiperi duhet me llogarit dhe kete ristrizion.
    Jo moreee na rroke ne det ti ! Yyyt aty ! Ne mal te shkosh e te rrosh ashtu si ben udheheqsi ine i shqyer Brarija ! Dashke te zhvillosh edhe bregdetin zotrote ! Aty te rrish si qen ! S'ka argetim dhe as turizem ...! Dashke jete dhe lek ti !

  10. #70
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Pershnetje,

    Desha ndonje informacion, mundesisht sa me te sakte, per Moratoriumin e skafeve.

    Jam i interesuar per motoret e ujit, nese lejohen dhe ne ēfare kushtesh.

    Eshte nje vendim qeverie i 2010, por nuk e di nese zbatohet, apo ka dale ndonje vendim tjeter.





    Moratoriumi i skafeve, qeveria lejon disa mjete qė tė lundrojnė nė det
    Transmetuar mė 12.05.2010 18:39




    Tiranė, 12 maj, NOA – Motorėt e ujit, apo mjete
    lundruese qė janė nė pėrdorim tė ministrive etj, do tė lejohen tė lundrojnė nė detet
    shqiptare, megjithė kufizimet qė parashikon ligji ende nė zbatim i moratoriumit
    tė skafeve, i miratuar qė nė vitin 2004 dhe i ripėrtėrirė nga qeveria Berisha.

    Kėshtu, sipas njė vendimi tė sotėm tė qeverisė,
    lejohet qė tė qarkullojnė nė ujėrat tona territoriale mjetet lundruese, nė
    pėrdorim tė organeve shtetėrore, si Presidenca, ministria e Mbrojtjes, ajo e Brendshme
    etj; si edhe ato nė shėrbim tė porteve.

    Por qeveria lejon edhe lundrimin e mjeteve tė
    destinuara pėr peshkim, tė klasifikuara si tė tilla pėrmes Regjistrit Detar
    Shqiptar, duke pėrfshirė kėtu edhe mjetet qė shėrbejnė pėr transport
    mallrash, me tė njėjtat kritere klasifikim.

    “Por do tė lejohen tė lundrojnė edhe mjetet qė
    shėrbejnė pėr transport pasagjerėsh, tė klasifikuara nga Regjistri Detar
    Shqiptar si tė tilla”, parashikon vendimi i qeverisė.

    Nė fund, ai shton se edhe motorėt e ujit, do tė
    lejohet tė lundrojnė nė detet shqiptare, por nė njė distancė jo mė tė vogėl se
    100 - 300 metra dhe jo mė larg se 1 milje nga bregu.Vendimi i plotė:

    V E N D I M

    PĖR

    MJETET MOTORIKE
    LUNDRUESE QĖ LEJOHEN TĖ QARKULLOJNĖ NĖ ZBATIM TĖ MORATORIUMIT “PĖR MJETET
    MOTORIKE LUNDRUESE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ”

    Nė mbėshtetje tė
    nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 1 e 3, tė ligjit nr.10220, datė 4.2.2010,
    “Pėr shpalljen e moratoriumit pėr mjetet motorike lundruese tė Republikės sė
    Shqipėrisė”, tė ligjit nr.9251, datė 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikės sė
    Shqipėrisė”, tė ligjit nr.9861, datė 24.1.2008, “Pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen
    e kufirit shtetėror”, tė ligjit nr.8663, datė 18.9.2000, “Pėr regjistrimin,
    klasifikimin, mėnyrėn e pėrdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor,
    me tonazh nėn 20 NT”, dhe tė ligjit nr.8652, datė 31.7.2000, “Pėr organizimin
    dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit tė Brendshėm,
    Kėshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    1. Lejimin e
    mjeteve motorike lundruese me flamur tė huaj dhe/ose nė pronėsi tė personave a
    tė subjekteve tė huaja, si dhe tė mjeteve motorike lundruese shqiptare, tė pėrfshira
    nė kategoritė e mėposhtme, tė qarkullojnė nė ujėrat territoriale dhe tė
    brendshme tė Republikės sė Shqipėrisė.
    a) Mjetet motorike lundruese, nė pėrdorim tė organeve shtetėrore, si mė
    poshtė vijon:

    i. Presidentit
    tė Republikės;
    ii. Kryeministrisė;
    iii. Ministrisė sė Mbrojtjes;
    iv. Ministrisė sė Brendshme;
    v. Ministrisė sė Financave;
    vi. Ministrive tė tjera dhe institucioneve nė varėsi tė tyre, kur kėto
    mjete pėrdoren brenda veprimtarive tė lejuara nė Kodin Detar dhe sipas
    marrėveshjeve dy ose shumėpalėshe, nė tė cilat Republika e Shqipėrisė ėshtė
    palė.

    b) Mjetet
    motorike lundruese qė pėrdoren nė shėrbimin portual, ku bėjnė pjesė:

    i. mjetet
    motorike lundruese nė pronėsi ose nė pėrdorim tė ndėrmarrjes sė mjeteve tė
    shėrbimeve detare dhe tė subjekteve private, tė pajisura me leje pėr shėrbimet
    portuale nga Ministria e Punėve Publike dhe Transportit;
    ii. mjetet nė pėrdorim tė porteve.

    c) Mjetet
    motorike lundruese tė destinuara pėr peshkim, ku bėjnė pjesė mjetet motorike
    lundruese, tė cilat kanė fituar klasin si mjete peshkimi, nėpėrmjet Regjistrit
    Detar Shqiptar, dhe qė janė tė regjistruara si tė tilla nė regjistrin e mjeteve
    tė peshkimit, nė mbėshtetje tė ligjit nr.7908, datė 5.4.1995, “Pėr peshkimin
    dhe akuakulturėn”.
    ē) Mjetet motorike lundruese qė
    shėrbejnė pėr transport mallrash, ku bėjnė pjesė mjetet qė kanė fituar klasin
    pėr transport detar mallrash, nėpėrmjet Regjistrit Detar Shqiptar, dhe qė janė
    pajisur me leje nga Ministria e Punėve Publike dhe Transportit.
    d) Mjetet motorike lundruese qė shėrbejnė pėr transport pasagjerėsh, tė
    klasifikuara nga Regjistri Detar Shqiptar pėr transport pasagjerėsh dhe tė
    licencuara pėr kėtė veprimtari nga Ministria e Punėve Publike dhe Transportit.
    dh) Motorėt e ujit, tė cilėt vihen nė
    pėrdorim nė pėrputhje me pėrcaktimet e kėtij vendimi.

    2. Nė kuptim tė
    shkronjės “dh”, tė pikės 1, tė kėtij vendimi, “Motorėt e ujit” janė mjete
    rekreative (ēlodhėse), tė cilat vihen nė lėvizje me anė tė njė motori turbo, i
    pėrshtatshėm pėr tė lėvizur me shpejtėsi tė madhe. Pėr kėta motorė veprohet, si
    mė poshtė vijon:

    a) Nė funksion tė lejimit tė pėrdorimit tė
    tyre, zbatohen dispozitat e mėposhtme:

    i. Kėto mjete
    lundruese, pasi regjistrohen dhe pajisen nga Kapiteneria e Porteve me lejen e
    lundrimit, regjistrohen nė Drejtorinė Rajonale tė Kufirit dhe Migracionit, nė
    Policinė e Shtetit, ku dhe pajisen me certifikatėn e pėrdorimit tė mjetit
    lundrues. Kėto akte vėrtetojnė pėrshtatshmėrinė e gjendjes teknike tė mjetit
    dhe plotėsimin e tė gjitha kritereve tė pėrdorimit tė pėrcaktuara nė kėtė
    vendim dhe nė urdhėresėn e njėsisė pėrkatėse tė qeverisjes vendore, tė nxjerrė
    sipas shkronjės “b”, tė pikės 2, tė kėtij vendimi.
    Kapiteneria e Porteve, si dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, sa
    herė qė lėshojnė ose refuzojnė aktet administrative tė sipėrpėrmendura,
    njoftojnė institucionin tjetėr, si dhe njėsinė pėrkatėse tė qeverisjes vendore
    tė vendit ku kryhet veprimtaria, duke u dėrguar bashkėlidhur kopje tė praktikės
    dhe tė vendimit tė marrė.
    ii. Strukturat e Kufirit dhe Migracionit nė Policinė e Shtetit, si dhe ato
    tė policisė sė bashkisė/komunės pėrkatėse, mbikėqyrin veprimtarinė e pėrdorimit
    tė mjeteve dhe, sa herė qė vėrejnė shkelje tė kritereve tė pėrdorimit, zbatojnė
    sanksionet e parashikuara me ligj, si dhe njoftojnė Kapitenerinė e Porteve,
    duke propozuar ose duke ndėrmarrė, sipas kompetencave, pezullimin a revokimin e
    lejes sė lundrimit dhe/ose tė certifikatės sė pėrdorimit.

    b) Njėsitė e qeverisjes vendore nxjerrin
    urdhėresa tė posaēme pėr kriteret e pėrdorimit tė motorėve tė ujit, tė cilat
    duhet tė trajtojnė ēėshtje specifike pėr kėta motorė dhe tė jenė nė pėrputhje
    me rregullat e caktuara mė poshtė:

    i. Mjetet tė
    pėrdoren nga shtetas me zotėsi tė plotė pėr tė vepruar (tė aftė fizikisht dhe
    mendėrisht e qė kanė mbushur moshėn 18 vjeē).
    ii. Tė pėrcaktohet orari i pėrdorimit tė motorėve tė ujit;
    iii. Zonat (vendet) e pėrdorimit tė motorėve tė ujit tė jenė tė shėnuara
    nė mėnyrė tė dukshme me shėnues tė veēantė, ku tė tregohen edhe korridoret e
    hyrjes dhe tė daljes nga deti dhe distancat e ushtrimit tė lundrimit;
    iv. Pėrdorimi i motorėve tė ujit tė lejohet nė njė distancė jo mė tė vogėl
    se 100 - 300 metra (sipas thellėsisė sė ujit) dhe jo mė larg se 1 milje nga
    bregu;
    v. Largimi dhe afrimi nė breg tė bėhet me shpejtėsi tė reduktuar 4 nyje;
    vi. Tė mos lejohet afrimi i motorėve tė ujit nė njė distancė mė tė vogėl
    se 200 metra tek mjetet e tjera lundruese qė janė nė lundrim, nė spirancė, nė
    radat e porteve detare, etj.;
    vii. Personat qė kanė nė pronėsi dhe nė pėrdorim mjet lundrues (motor
    uji), mbajnė pėrgjegjėsi pėr:

    - bėrjen tė
    njohur pėrdoruesve tė rregullave e tė kritereve tė pėrdorimit tė mjetit;
    - mbajtjen nėn kontroll, si nga pikėpamja vizuale, ashtu edhe nėpėrmjet
    komunikimit e komandimit nė distancė tė mjetit, gjatė gjithė kohės sė lėvizjes
    sė lėvizjes sė tij;
    - pajisjen e veshjen e pėrdoruesve me mjetet e shpėtimit.

    c) Urdhėresat e nxjerra nga njėsitė e
    qeverisjes vendore, si dhe ēdo ndryshim i bėrė nė to, u njoftohen Kapitenerisė
    sė Porteve, Drejtorisė Rajonale tė Kufirit dhe Migracionit, nė Policinė e
    Shtetit, dhe Rojės Bregdetare.

    3. Ngarkohen
    Policia e Shtetit, Kapiteneria e Porteve, Roja Bregdetare dhe njėsitė e
    qeverisjes vendore pėr zbatimin e kėtij vendimi.

    Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren
    zyrtare”.

    K R Y E M I N I S T R
    I

    SALI BERISHA



    n.e/NOA
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    skendo..

    pse i do motorret e ujit?

    te fitosh para me to duke i dhen me qera.. aq e kaq leka/ora?

    apo i do se ke qejf vet te ngasesh motorr uji ne det?

    un mendoj se motorret duhen ndaluar ne ujrat tona.. me perjashtim te nevojes ne se lind qe rojet e pllazheve te ken te tilla per te shpetuar njerez..
    ne cdo rast tjeter ato motorre vrasin femij burra e gra te pafajshem..

    Sala i ka ndaluar skaFET..mirpo ka kohe qe mafia skafiste ed gjinusho ruciste kerkon me djallezi c'ndalimin e skafeve.. pra qe mafia ti marre perseri skafet e te vazhdoj zanatin.. e kuptonet te furnizoj me thas me para seli rozen..

    edvini dirigjon ca kalemxhij te tij sikurse artan lamja apo dritan hile-qaraj i xhunge rudines qe te kullundrisin artikuj kinse pro turizmit e pro kulture.. si e si te sjellin eldoradon per skafistet..

    me hapur ska ku te shkoj.
    edvini perseri dje uleriti.. saliii liro skafet..se kemi nevoj.. te bejme maskaralleqet me mafien ton skafiste.. qe e kemi.. falang besnike..

    e fort mafieskafja..

    ka dhen kontrim.ut si ne 97 si ne 21 janar..

    edvini i vlereson drejt shoket nga ki sektor "jetik" per partine..
    nuku qe kot ne vlore ai kto dit..

    ..

  12. #72
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    skendo..

    pse i do motorret e ujit?

    te fitosh para me to duke i dhen me qera.. aq e kaq leka/ora?

    apo i do se ke qejf vet te ngasesh motorr uji ne det?

    un mendoj se motorret duhen ndaluar ne ujrat tona.. me perjashtim te nevojes ne se lind qe rojet e pllazheve te ken te tilla per te shpetuar njerez..
    ne cdo rast tjeter ato motorre vrasin femij burra e gra te pafajshem..

    ..

    Brar,

    m'pelqejn motorret e ujit, m'japin ndjesi lirie....


    POR BRENDA RREGULLAVE!!!!!!


    Per t'perdor motorrin e ujit, knej esht me detyrim t'jesh i paisun me patent detare min. deri ne 12 miglie.
    Me fjale t'tjera, i bie qe per t'ngare nje vetur duhet t'marresh me pare patenten e klasit C.

    Knej jepen edhe me qera, por per arsye sigurie, kan kufizim te shpejtesis/fuqis-motorrike, dhe duhet t'lundrojn brenda corsise/hapsires detare ne dispozicion.


    .........................



    Per fat t'keq, ne Shqiperi jo t'gjith perdoruesit e motorreve t'ujit jan koshent per rrezikshmerin e ketij mjeti...

    Sot shumica e motorreve te ujit kan nje shpejtsi max +70milje/ore=115km/ore (Ej, po flasim per motorri+personi/at qe e nget/asin=> 350/400kg + 100/200 kg = rreth 500 kg me shpejtesi 115km/ore )

    Motorri i ujit ne duart e nje jo-eksperti eshte si nje misile e mbushur... mund t'jet vdekjeprures per perdoruesin dhe per te tjere njerez t'pafajshem....

    Per ilustrim po ju sjell nje video per garim ne start kok me kok: 2008 SeaDoo RXT-X vs 2007 Ferrari F430

    Ku ne 2.9 sekonda motorri i ujit kap shpejtesin 50milje/ore=80km/ore

    paqen, e sjell vetem drejtsia

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhet menduar keshtu..

    hasani me femij ka shkue ne pllazh..
    elvisi nje zhapik hajdut gango e kriminel... don me ba qejf me motorr deti..

    a qejfi elvisit ka rendsi apo qetsia e siguria e fmijve te hasanit..

    deri tash elvisit i asht plotsue qejfi..

    mir eshte ti bahet qejfi fmive te vegjel..

    pra ..stop motorrave te ujit..

    mirpo nuk besoj se do ket shtet dhe kte vere..
    perseri hajdutet e kriminelet do jen zoter te tokes rrugve trotuareve e detit..

    ..

  14. #74
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Un jam per:

    1- Me Elvisin s'kam pun...

    2- Duke zbatu t'gjitha rregullat ne fuqi, t'jem i lir t'argtohem sipas mnyres time. Dikush argtohet tu nejt n'hije t'pishes, ndersa un n'mes t'detit...

    3- Hasani me fmit e vegjel t'lahen e t'bajn qejf, e t'na shohin neve tuj ēu ujin hava 300mt larg bregut...



    P.S.
    O brar, bash Hasanin gjete, jo per gja po n'katun tem nje Hasan kena e asht burr pis...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  15. #75
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Turp e faqa zeze.
    Per kategorit e pushuesve dhe te turistave qe dua nje argetim keto ligje qe vazhdojne per kohen jane nje diktature puro e ngjashme me ate te kohes se Enverit.
    Ky ligj dhunon lirin e ne plot kuptimin e fjlaes te nje bukurie te natures qe eshte 2/3 e ruzullit tokesor,e ku shqiptari nder shekuj ka qene elitar qe ne kohen e Mbretereshes Teuta.

    Ky ligj len ne qorsokak ekonomin e turizmit .
    Jemi tu bo komoditet e grekve italis e montenegrinve.
    Ne si vend per turizem nuk do jemi asnjehere elitar ,vetem ne male mund te behet dicka e ketu kuptohet limitet e medhaja te kesaj qeverie.
    Qeveria e malit le te rri ne hije te pishes une skam ardh ne det te rij tek hija pishes kur shkoj ne bregdet du ta shijoj ate...
    Lejon cdo te huaj te lundroj me cfar do lloj mjeti lundrus ,barke me vela apo jot ne bregdetin tone e shqiptari ne vend te vet jo.
    Ata te huajt vazhdojne e gezojne nje bukuri naturore shfrytezojne ato ne cdo cep,shqiptari jo.

    Koprifoke e vertete e gjith keto qe shkruan pleq ne forum jane njerz te shkaterrum nga diktatura enverit, e qe mendojne me ate prizem.

  16. #76
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar mė parė nga altint71 Lexo Postimin
    Turp e faqa zeze.
    Per kategorit e pushuesve dhe te turistave qe dua nje argetim keto ligje qe vazhdojne per kohen jane nje diktature puro e ngjashme me ate te kohes se Enverit.
    Ky ligj dhunon lirin e ne plot kuptimin e fjlaes te nje bukurie te natures qe eshte 2/3 e ruzullit tokesor,e ku shqiptari nder shekuj ka qene elitar qe ne kohen e Mbretereshes Teuta.

    Ky ligj len ne qorsokak ekonomin e turizmit .
    Jemi tu bo komoditet e grekve italis e montenegrinve.
    Ne si vend per turizem nuk do jemi asnjehere elitar ,vetem ne male mund te behet dicka e ketu kuptohet limitet e medhaja te kesaj qeverie.
    Qeveria e malit le te rri ne hije te pishes une skam ardh ne det te rij tek hija pishes kur shkoj ne bregdet du ta shijoj ate...
    Lejon cdo te huaj te lundroj me cfar do lloj mjeti lundrus ,barke me vela apo jot ne bregdetin tone e shqiptari ne vend te vet jo.
    Ata te huajt vazhdojne e gezojne nje bukuri naturore shfrytezojne ato ne cdo cep,shqiptari jo.

    Koprifoke e vertete e gjith keto qe shkruan pleq ne forum jane njerz te shkaterrum nga diktatura enverit, e qe mendojne me ate prizem.

    altint71,

    ti dukesh qe je socialist i flakte...


    .............................

    Shiko tashi mue si demokrat i flakerueshem...


    Qeveria nuk e heq akoma Moratoriumin per kto arsye:

    - Qeveria nuk ka nje strukture te mirfillte njerezish/specialistesh per menaxhimin e mjeteve detare.

    - Ne Shqiperi, nuk kemi akoma mole qe plotsojne kushtet per ankorim.

    - Ne Shqiperi, shumica e perdoruersve te mjeteve detare, nuk kane asnje lloj njohurie nga ana teorike persa i perket rregullores per lundrim.

    - Ne Shqiperi, shumica e perdoruersve te mjeteve detare, nuk e kan fare iden se sa te rrezikshem behen keto mjete ne duart e nje jo eksperti.

    - Ne Shqiperi, shumica e perdoruersve te mjeteve detare, nuk e kan per pasion, por thjesht u pelqen esibizionizmi... => lundrojn mes pushhuesve duke vu n'rrezik jeten e njerzve t'pafajshem.


    Pra, me fjale te tjera ne nuk jemi akoma gati.
    Edhe un ndjej keqardhje pasi jam adhurues i motorreve t'ujit.

    Por duke pas parasysh pikat e mesiperme, me mir keshtu.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. #77
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    altint71,

    ti dukesh qe je socialist i flakte...


    .............................

    Shiko tashi mue si demokrat i flakerueshem...


    Qeveria nuk e heq akoma Moratoriumin per kto arsye:

    - Qeveria nuk ka nje strukture te mirfillte njerezish/specialistesh per menaxhimin e mjeteve detare.

    - Ne Shqiperi, nuk kemi akoma mole qe plotsojne kushtet per ankorim.

    - Ne Shqiperi, shumica e perdoruersve te mjeteve detare, nuk kane asnje lloj njohurie nga ana teorike persa i perket rregullores per lundrim.

    - Ne Shqiperi, shumica e perdoruersve te mjeteve detare, nuk e kan fare iden se sa te rrezikshem behen keto mjete ne duart e nje jo eksperti.

    - Ne Shqiperi, shumica e perdoruersve te mjeteve detare, nuk e kan per pasion, por thjesht u pelqen esibizionizmi... => lundrojn mes pushhuesve duke vu n'rrezik jeten e njerzve t'pafajshem.


    Pra, me fjale te tjera ne nuk jemi akoma gati.
    Edhe un ndjej keqardhje pasi jam adhurues i motorreve t'ujit.

    Por duke pas parasysh pikat e mesiperme, me mir keshtu.
    simas statistikave keto mirditoret si Altini kan qen antisocialist

  18. #78
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    simas statistikave keto mirditoret si Altini kan qen antisocialist

    Ka nryshu loja, dragueee...

    Ti me ke je?
    Thuje se s'ja them kujt?
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ‘Skafet’, PD: Shqiptarėt duan reforma, jo trafiqe

    Panorama

    Lajmi i Fundite Dielė, Qershor 3rd, 2012



    TIRANE- Pretendim absurd e qesharak e ka quajtur Partia Demokratike, deklaraten e PS-se se moratoriumi i skafeve ka ulur turizmin. Ne nje deklarate per mediat, PD permes zedheneses per shtyp ka reaguar pas pretendimeve te socialisteve, madje ka akuzuar se permes kerkeses per heqje te moratoriumit synohet kthimi i vizave dhe trafiqet.

    “Pretendimi se ndalimi i skafeve ka dėmtuar turizmin nė qytetet e qeverisura nga socialistėt eshtė sa absurd aq edhe qesharak. E vėrteta ėshtė se pas ndalimit tė skafeve numri i turistėve nė kėto qytete Jo vetėm qė nuk ėshtė ulur po ėshtė rritur me rreth 15 herė dhe nė shkallė vendi ky numėr ėshtė rritur me 13 herė dhe konkretisht Shqipėria priti vitin e kaluar mbi 4 milionė turistė e vizitorė kundrejt vetėm 300 mijė qe ajo priti nė vitin 2004″- tha zedhenesja.

    Sipas saj, moratoriumi i skafeve bėri tė mundur avokatin e shkėlqyer nga fqinjėt tanė, madje garancinė e tyre pėr heqjen e vizave dhe lėvizjen e lirė nė mbarė Europėn pėr qytetarėt shqiptare.

    Sipas PD-sė shqiptarėt kanė nevojė pėr reforma qė i bashkojnė me qytetarėt europianė dhe jo me trafiqe qė i largojnė nga Europa.

    “Partia Demokratike denoncon dhe hedh kategorisht poshtė kėtė qėndrim tė z.Rama dhe krerėve tė tjerė tė Partisė Socialiste me tė cilin pėr interesa tė pasurimit tė pushtetarėve tė saj me paratė e pista tė trafiqeve kriminale, kėrkojnė tė anulojnė lėvizjen e lirė e tė rikthejnė vizat pėr qytetarėt e thjeshtė shqiptarė, tė rikthejnė sėrish Otranton nė varrezėn e zezė tė tė rinjėve shqiptarė. Shqipėria dhe qytetarėt e saj kanė nevojė pėr reforma qė i afrojnė me Bashkimin Europian dhe jo trafiqe dhe skafe qė i largojnė nga Europa” – tha ajo.



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  20. #80

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •