Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 97
  1. #21
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Antipatrea, edhe une ashtu mendoj. Pse, do ndalohet trafikimi fare, pas miratimit te ketij ligji? Po pas tre viteve kur do lejohen prape skafet, ca do behet, nuk do kemi trafikim me?

    Po te jene policia e inkriminuar, ata prape do mbyllin syte, apo edhe do i ndihmojne trafikantet naten, kur nuk i sheh askush. Pra, duhet luftuar te inkriminuarit brenda policise, dhe te motivohen polica dhe qytetaret e thjeshte per ti luftuar se bashku trafikantet, e jo te ndalohen skafet. Ky eshte problemi e jo skafet.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E lexova kete ligj dhe u habita. Me kete shteti ka pranuar komplet deshtimin e e vet. Meqe se lufton dot trafikun se eshte shtet i ngordhur i ndalon te gjitha mjetet lundruese duke qene koshient qe me kete rast shkel te drejten elementare te shtetasve te vet per levizjen e lire. Po na kthejne ne kohen e Enverit kur ishte plazhi bosh dhe kishte vetem nje prozhektor qe ndriconte hapesiren detare. Leqe ske cfare te presesh me shume nga nje komunist 25 vjecar spitali.

    Ja ku kam edhe nje ide tjeter per qeverine ne luften e saj kunder trafikut. Per te luftuar trafikun e droges qe hyn fshehur neper makina dhe kamione ne Shqiperi le te ndalohen krejt qytetaret shqiptare qe te mbajne nje makine personale nen zoterim. Pfft cfare injorantesh.

  3. #23
    Qeveri pėrtace!
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  4. #24
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    ...Ja ku kam edhe nje ide tjeter per qeverine ne luften e saj kunder trafikut. Per te luftuar trafikun e droges qe hyn fshehur neper makina dhe kamione ne Shqiperi le te ndalohen krejt qytetaret shqiptare qe te mbajne nje makine personale nen zoterim. Pfft cfare injorantesh.
    Vallai si kane ardhur kohet, Ateizmi ju ruajt koken thuaj

    Pastaj ti qe je nenshtetas amerikan/e, normal qe nuk je shume in touch me realitetin shqiptar loool

  5. #25
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Cja futni kot edhe ju, keni pa Edin ate malokin apo lalucin tuaj, se ky heq keq nga te dyja, sic bojne shumica si ky, ene o burra te hidhemi ne skafe gjith, sikur jeta e gjith shqiptarve te varej nga ato skafe.....vetem me tregoni se cfar perfitimi ka Shqiperia ne ato skafe qe permendni juve, asnje vetem me te zeza ka vesh gjysmen e nenave te Vlores e gjith Shqiperise, ene ka vesh me inoks ndonje benz te ndonje kapobande,,,,,,duke u krahasuar me perfitimet qe do ket Shqiperia per ndalimin e skafeve, kto jan shume te medha, direkt Shqiperia vihet nga BE e USa ne listen e shteteve jo me korrupsion zerro por te pakten qe perpiqen ta shfarosin krimin!!!!!kjo osht popull ene mos bini preh e dhise apo deles suaj lider, se e bot forumin lesh dhije!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Homza : 07-04-2006 mė 10:03

  6. #26
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Doja tju sqaroja dicka te vogel : Ne shqiperi qe prej vitit 1999 ekziston nje ligj qe percakton maximumin e fuqise motorike te mjeteve lundruese, dhe qe nga viti 2002 rastet e trafikimit te njerezve me skafe drejt brigjeve te Italise jan shume te pakta.
    Duke pasur kto te dhena mendoj se eshte shkelur hapur e drejta kushtetuese e qytetareve shqiptare per te levizur ne ujrat territoriale shqiptare nga ky ligj iri.Po pse si mendoni ky ligj do ndaloj vertet trafikun e droges drejt Italise???Per tu nisur drejt Italise me skaf duhet qe skafi te jete i pajisur te pakten me dy ose tre motorra, dhe te jete jo me i shkurter se 8 m.Ligji nuk i prek kto lloj skafesh sepse kta nuk qarkullojne lirisht ne vlore apo durres po rrine te fshehur pyjeve e nisen naten, ligji nprek varkat e vogla , jahtet, skafet e vogla, te cilat jane gia te regjistruara ne kapitenerite perkatese, dhe sa here qe dalin ne det marrin leje nga kapitenerite perkatese.Njerez, qeveria shqiptare i ka mjetet per ti ndaluar skafet dhe cdo lloj trafiku tjeter pa ndihmen e ketij ligji DIKTATORIAL, desha tju kujtoj se me skafet qe jane sekuestruar gjate ketyre 4 viteve eshte ngritur nje njesi e posacme detare per luften e trafiqeve, plus ne vlore e ne durres deri tani jane ngritur dy apo tre here qendra antitrafik te sponsorizuara nga BE me specialist shqiptar dhe te huaj, atehere shteti pse nuk ve ne eficence kto mjete qe disponon por na cenon te drejtat tona???!!!!
    Ky ligj ka kaluar tre here ne parlament dhe u aprovua tre dite me pare me 71 vota pra, doja tju informoja se kunder ktij ligji ka qene Opozita, dhe nje pjese e mire e Pozites me ne krye kryetarin e komisionit te ligjeve Spartak Ngjela.Tani pritet firma e presidentit te Shqiperise, mgjthse mendoj se presidenti ka per tia kthyer perseri ligjin parlamentit pa e aprovuar.
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #27
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Marre nga Balkanweb 6 prill 2006
    Ligji i ri, skafet e Durresit nisen drejt Malit te Zi

    Nga Artur Korriku


    DURRES (6 Prill) -Pronaret e mjeteve lundruese ne Durres keto dite kane filluar te cojne skafet dhe jahtet e tyre ne drejtim te porteve te vendeve fqinje. Nje nisme te tille, ata, thone se jane detyruar qe ta ndermarrin per t’i paraprire sekuestrimit tri vjecar te mjeteve lundruese pas miratimit ne Parlament te Moratoriumit te kryeministrit Sali Berisha. Ata hezitojne qe te flasin per mediat, por ne mirebesim shprehen kunder vendimit qe aprovuan ligjvenesit.
    INICIATIVA
    “Miratimi i Moratoriumit te kryeministrit Berisha eshte ne kundershtim me te gjitha rregulloret dhe ligjet nderkombetare detare. Vetem ne Shqiperi ndodhin paradokse te tilla, por kete here shtresa qe ndeshkohet jemi pikerisht ne, pronaret e mjeteve lundruese”, shprehen ata. Te indinjuar keta pronare thone se eshte fyes motivacioni me te cilin eshte aprovuar ky Moratorium. “Ne nuk jemi trafikante te qenieve njerezore dhe as transportues te lendeve narkotike. Monitorimi yne eshte shume i lehte pasi ne informojme per te gjitha levizjet tona ne det Kapitenerine”, thone ata.

    Pronari i nje jahti qe nuk deshiron te identifikohet, thote se e coi mjetin e tij lundrues ne Portin e Budves dy dite me pare. “Paguaj nje qira simbolike prej 1 USD ne dite, por te pakten do ta kem te sigurt jahtin tim, te cilin nuk do te dihej cfare fati do ta priste ne rast se do te sekuestrohej nga qeveria. Jam i sigurt qe jahti im kishte per t’u amortizuar pasi askush s’do te kujdesej per anen teknike te jahtit tim pas sekuestrimit”, thote ai. Sikurse, ky pronar jahti thote se ka dijeni se edhe shume te tjere i kane cuar per ruajtje mjetet e tyre lundruese ne Portet e Budves, Malit te Zi si edhe Ulqinit. “Mjetet tona lundruese atje jane te ruajtura dhe iu kryhen te gjitha sherbimet e duhura kundrejt taksave qe jane ne vlera simbolike”, thone ata.

    Nderkohe vetem ne qarkun e Durresit rezultojne te jene rreth 40 jahte si edhe 140 skafe te cilat jane pajisur me leje lundrimi nga ana e organeve kopetente.

    (Gazeta Shqiptare/Balkanweb)
    Liberté, égalité, fraternité

  8. #28
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Po dysheket dhe komerdaret lejohen tani ne plazh?! E de mos u merzisni kaq shumė, se ky ligj nuk mbron vetėm fukarenjtė nga vdekja, po mbron edhe mjedisin shqiptar nga ndotja e ujit qe shkakton karburanti i kėtyre skafeve. Vetėm se kam frikė se ky ligj do shkaktojė njė shpyllezim te theksuar ne bregdet, pasi nje (T)rap qe te ndertohet do te pakten 6 trungje pishash (ose 100kg mish)

    Nje gje s'e kam te qarte une, ky ligj ndalon vetem shtetasit shqiptare nga perdorimi i mjeteve lundruese, apo gjithė shtetasit e kombesive te tjera? Nese vetem shtetasit shqiptare, atehere kujt ia ka vene syrin qeveria t'ia shesi kete pjese te turizmit bregdetar?

    Une them qe kete vere, te shkojme ne, shtetasit "e huaj" e te pushtojme bregdetin me ca skafe per qejf. Kush eshte gati?

    ps: ore paria e forumit, po fjala t.r.a.p qe kur paska kaluar ne listen e zeze? Apo s'priste njeri qe t'i ktheheshim t'r'apit prape pas kaq vjetesh demokraci?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 07-04-2006 mė 13:19
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ky ligj eshte per tu pershendetur dhe do te jete nje nga ligjet me efikase ne luften kunder krimit te organizuar te ngritur rreth trafiqeve ilegale: klandestine, droge, arme.

    Pėrse qeveria merr masa ekstreme duke ndaluar gjithė skafet ne det?

    1. Sepse shteti shqiptar nuk ka mjetet e duhura, nuk ka fuqine financiare dhe vuan nga korrupsioni. Vija bregdetare shqiptare nuk kontrollohet dot sic duhet dhe eksperienca ka treguar qe edhe flota italiane e ka patur te veshtire te kontrolloje trafikun, e jo me shteti shqiptar. Ato leke qe do te harxhoheshin per te ndjekur skafet ne det te hapur, do te harxhohen me efektivisht per te goditur klanet/grupet/inidividet kriminale qe i organizojne keto trafiqe, dhe keta jane ne toke e jo ne det.

    2. Duke ndaluar me ligj levizjen e skafeve, shteti ben te mundur filtrimin e te gjithe shtetasve qe i perdorin skafet per transport te ligjshem nga ata qe i perdorin per transport te paligjshem. Ai qe nuk kryen trafiqe nuk del me skafin e tij ne det, kurse ai qe shkel ligjin do te dali perseri te kryeje trafiqet. Keta elemente tani mund te goditen nga shteti pa patur friken e goditjes se civileve te pafajshem.

    3. Qeveria duhet te deshmoje para shqiptareve dhe para opinionit nderkombetar se ajo eshte 100% e perkushtuar per ti shkuar deri ne fund misionit te saj: a) goditjen e krimit te organizuar b) ndeshkimin me ligj te korrupsionit c) rikthimin e autoritetit te ligjit ne vend. Vetem nxjerrja e nje ligji te tille deshmon vullnetin politik te qeverise per te permbushur objektivat e saj.


    Cfare humbet Shqiperia nga ligji anti-skaf?

    - Humbet lluksin e levizjes me skaf ne bregdet.
    - Humbet te gjithe ata turiste qe u pelqen levizja me skaf.
    - Humbet te ardhurat e trafiqeve ilegale.
    - Le pa pune te gjithe skafistet apo pronaret e skafeve.
    - U pret udhen vargut te klandestineve qe hynin ne Shqiperi ilegalisht.
    - U pret te ardhurat e korrupsionit te gjithe njerezve te korruptuar ne administraten e shtetit qe bashkepunonin apo lehtesonin trafiqet.


    Ēfarė fiton Shqipėria nga ligji?

    - Fiton mbėshtetjen ndėrkombėtare nė luftėn kundėr krimit te organizuar.
    - Flak tej imazhin e kėsaj dekadės sė fundit ku Shqipėria fitoi statusin e shoqėrie tė inkriminuar e korruptuar nė atė shkallė sa vetė qeveritarėt ishin tė implikuar nė trafiqe.
    - Fton te gjithe turistet e huaj ne bote qe i kane qendruar larg Shqiperise ne keto vite pikerisht nga imazhi kriminal dhe pasiguria e shtetit per te siguruar jeten e qyetetareve te vet.
    - Ligji fiton autoritetin e duhur ne syte e shqiptareve kur shikon se ai godet me force te gjithe kriminelet qe deri dje benin ligjin ne shoqerine shqiptare.


    Shqiperia mund te jetoje jo 3 vjet por edhe 30 vjet pa skafe, por ajo nuk do te mbijetoje dot nese nuk fiton njehere e pergjithmone betejen e saj me krimin e organizuar qe ka hedhur rrenje ne shoqerine shqiptare.

    Albo

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Mos u merzisni se vetem avantazhe do kete ky ligj!!! Sa per turizmin se shume turista nuk do kene mundesine te dalin me skafe ne bregdet mos e vrisni shume menjen se nuk ngeli turizmi jone "mahnites" dhe "mbreslenes" ke skafet e turistave. Deri sa te mbaroje infrastuktura e turizmit ne Shqiperi qe eshte themelore, ky ligj do kete dale nga fuqia. Ju garantoj une qe turistave po ti japesh nji komardare aty ke bregu detit mund te rri me ore te tera duke u pjek ne diell e duke lexu romane dhe nuk do ta kene zili fare skafin!!

  11. #31
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Ngelet per tu theksuar fakti se ky ligj prek vetem qytetaret shqiptare dhe jo ata te huaj, prandaj njerez nqs keni marre ndnj passaporte te huaj cfare do qe te jete , mos u beni merak per skafin apo varken tuaj me pedale.......,
    Liberté, égalité, fraternité

  12. #32
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Njė gjė e tha tė saktė Avokati nė sy Doktorit.Qė ligjet deri tani janė paēavure...

    Nga njė analizė e shkurtėr nga ēkam lexuar e informuar deri tani mbi kėtė projektligj dhe e pa patur atė pėr ta studiuar mė hollėsisht mua,mua nė parim mė duket i keqformuluar e me shumė mangėsi.
    Sė pari.Si ore ėshtė e mundur tė bėsh dallim mes shqiptarėve dhe tė huajve (kėta tė fundit ti lejosh tė pėrdorin nė ujrat tona ēdo mjet lundrues).Ėshtė njėlloj sikur tė thuash qė gjithė shtetasit shqiptarė qė kanė mjete lundruese janė trafikantė e ne si shtet nuk i lejojmė tė nxjerin nė det mjetet e tyre pėr njė periudhė kohore 3 vjeēare se kėshtu na do qefi.Bjerini ore mendjes..

    Po ai peshkatari i gjorė qė do mbajė kalamajtė mė bukė,ēdo tė bėjė.Ai paguan ato taksa,dhe me ato dy peshq qė shet,ushqen fėmijėt me kokėn lart e me djersėn e ballit.Shteti si hartues i ligjeve tė tilla jo vetėm nuk pėrcakton direkt,e qartė fuqitė e mjeteve tė ndaluara (nė kėtė rast kjo ėshtė thelbi i projektligjit)por biles i vė tė gjithė nė njė thes.Pastaj nuk pėrcakton as edhe njė dėmshpėrblim tė mundshėm pėr tė gjithė ata qė hedh rrugėve...

    Po dėmin qė i bėhet turizmit a e kanė llogaritur ?

    Po dėmin qė i bėjnė vetė demokracisė shqiptare,me ligje tė tilla diskriminuese,a e kanė parasysh ata juristė amatorė ?

    Janė totalisht jashtė orbite.Duhet mė shumė kujdes kur harton projektligje tė tilla kaq jetike e njėkohėsisht kaq tė rėndėsishme pėr zhvillimin e ekonomisė,turizmit dhe shoqėrisė shqiptare nė tėrėsi.

    Dhe diēka tjetėr pėr ju pseudojuristė-analistė tė forumit.Para se tė hidhni pėrshtypjet tuaja rreth njė teme,matuni mirė...dhe nqs keni njohuri rreth shkencės pėrkatėse me kėnaqsi lexojmė dhe ne shkrime tė cilat cekin direkt e ne thelb problemin.Jo kėshtu bla bla bla...tė shkruajmė pėr tė rritur nr e posteve dhe eventualisht reputacionin.

    Ēdo tė mirė
    .........................

  13. #33
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    ore analist kinez, po edhe ne amerike kokaina hyn me skafe ne majami, po atje spo del ligji ti ndalosh te gjitha jahtet. ver takse ekstra, coi albanezet ne trajnim si ti kapin skafet ne det po jo te bllokosh te gjitha mjete e lundrimt se do rujm trafikantin kur te dali me skaf. ai boti e lyn rroten e qerres dhe delkur i do qefi. Ky eshte aksion tipik komunist ku popullata shpronesohet e depeprsonilazohet ne mase.

  14. #34
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Shi ky me krahason Shqiperine me USA, ca me i tho kti tipi ahahaha, Amerika ka skafe por po deshi amerika i lyen ne shkum gjith ata qe transportojne droge per amerkike mer daj,,,,por jan ca gjona qe ti me ameriken e krahasimin tat qe i bon me shiperine, nuk i merr vesh......bohet amerika afgan pastaj nga te brendshmit!!!!

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    KUSHTETUTA E SHQIPERISE





    PJESA E DYTĖ

    TĖ DREJTAT DHE LIRITĖ THEMELORE TĖ NJERIUT



    KREU I

    PARIME TĖ PĖRGJITHSHME



    Neni 15

    1. Tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut janė tė pandashme, tė patjetėrsueshme e tė padhunueshme dhe qėndrojnė nė themel tė tė gjithė rendit juridik.

    2. Organet e pushtetit publik, nė pėrmbushje tė detyrave tė tyre, duhet tė respektojnė tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, si dhe tė kontribuojnė nė realizimin e tyre.



    ...



    Neni 17

    1. Kufizime tė tė drejtave dhe lirive tė parashikuara nė kėtė Kushtetutė mund tė vendosen vetėm me ligj pėr njė interes publik ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Kufizimi duhet tė jetė nė pėrpjesėtim me gjendjen qė e ka diktuar atė.

    2. Kėto kufizime nuk mund tė cenojnė thelbin e lirive dhe tė tė drejtave dhe nė asnjė rast nuk mund tė tejkalojnė kufizimet e parashikuara nė Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.

    -------------------------------------------------------------

    Pra sipas Nenit 17 te kushtetutes:

    - per te mbrojtur dinjitetin e 3 milion shqiptareve
    qe te mos shihen ne bote si kondrabandiste droge, tutor prostitutash (femrat e moshes 15-45 si prostituta) dhe trafikante Kallashnikovesh

    - per te mbrojtur dinjitetin e shtetit shqiptar, pasi ishte krijuar bindja e drejte ne bote se shteti shqiptar perfitonte nga droga, armet, prostitutat

    - per tju lehtesuar marrjen e vizave shqiptareve


    qeveria e Berishes preku te drejtat e :

    2000-3000 peshkatareve apo jahtexhinjve ( shifer kjo shume optimiste e imja)

    Qe do te thote se jane prekur te drejtat e 1 shqipari ne menyre qe te sigurohen te drejtat e 1000 te tjereve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 09-04-2006 mė 11:22

  16. #36
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia
    qeveria e Berishes preku te drejtat e :
    2000-3000 peshkatareve apo jahtexhinjve ( shifer kjo shume optimiste e imja)
    A parashikon ky projektligj (qė sipas teje do zhduki fenomenet e kontrabandės) dhe dėmshpėrblim pėr ato 2000-3000 peshkatarė tė ndershėm (sipas meje janė mė shumė) ?
    Ku do vejnė qė nesėr kėta 3000 veta (plus familjet qė mbajnė),do i hedhėsh rrugėve..?!

    Mundohu tė jesh pak mė realist dhe qė tė justifikosh projektligje tė tilla inefiēiente dhe tė keqhartuara duhet tė kesh sadopak eksperiencė juridike.Nuk mjafton tė kesh bėrė kursin 6 mujor qė tė na tregosh Kushtetutėn (qė as Doktori yt nuk e respekton) e pėr mė tepėr ėshtė jashtė kompetencave tė tua profesionale tė bėsh analiza tė tilla (duke patur parasysh qė paguhesh pėr copy-paste) lol.

    Ps.Respekto pak drejtshkrimin e gjuhės shqipe pasi njerėzit e institucioneve shtetėrore nuk jua lejohet ta pėrdhunojnė nė kėtė mėnyrė gjuhėn zyrtare....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 09-04-2006 mė 12:01
    .........................

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Berisha ka bere nje ligj

    Qe ne 80% prek votusit e PDse e kesaj mazhorance.

    [pa fol edhe per klasifikimin e bizneseve te vogla si te medha qe po ne masen 80% ka prekur elektoratin e mazhorances]

    Ca do ti thote atij Vlonjatit Berisha ---qe PS 8 vjet me radhe i tha Berisha do te hante ne 97ten---- , e ky prap [e Vlora] e votoi me shumice ne 3 Korrik.

    Politikat partite i bejne ne baze te zgjedhesve---qe me votat e tyre---i kane cuar ---keta ne keto karrike--qe te punojne per ta.

    E jane te varur nga ata---sic tha kryeministri grek kur e pyeten per nje ekstremist e ai i tregoi voten se ska ci bej!

    Nuk e di Brukseli do ta votoj Berishen.

    Se heren e pare para 97tes---Prodi i tha 'blloko skafet'---Berisha i bllokoi---e Prodi erdhi te nesermen ne Tribune me Zani Partizanin e festonte renien e Berishes diktatorit qe bllokoi skafet??!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 09-04-2006 mė 12:00
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  18. #38
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ky ligj eshte de facto deshtim i shtetit. Si kap dot skafet kontrabande se eshte shtet ngordhalaq dhe tani i thote shtetasit te vet,
    -pa ma jep ate skafin tend ketu mua ti
    individi- si ore ta jap, eshte prona ime, bej cte dua me te, me lejon edhe kushtetuta te bej xhiro kur te me teket
    shteti- cfare kushtetute more pizeveng, ka ali por ka edhe kadi e more vesh ore tutkun?
    individi- si ore, po silleni si Enver Hoxha dikur qe shtetezoi gjithcka. kjo eshte diktature.
    shteti- mbylle squpin more tyryfyl se te solla Mulsomanin ketu dhe ta tregon mire ty ai diktaturen, spurdhjak dreqi.
    individi-kjo eshte shkekje flagrante e te drejtes se njeriut...ohhh
    shteti- futja..bjeri qenit se vetem me dru kupton ky pis milet. ik tani bej nje ankese te Sollaku se mos te ndihmon gje ai..hihihi....

    Ky dialog mos tju duket aq jashtetokesor, ndodh me te vertet ne shtetin e gjore qe quhet Shqiperi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lunesta : 09-04-2006 mė 12:40

  19. #39
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    more mazllum, po amerika se len vendine vet qe te behet zullum, po ne shqiperi le te behet zulllumi se me lope si puna jote su be qameti se vdiqet per buke.
    Ligji eshte skandaloz, penalizus, i ben shqiptaret me keq se cifutet ne kampet e perqendrimit.
    Nje punist si sala, qe te ka shpla dhe trurin ty, i ka per qef ato ligje se ashtu ja thote isntikti bolshevik. Ca do i thuash ti atij qytetarit te shkret qe ushqen femijet me ato dy kokrra peshq qe kap ne det. Ca do beje ai i shkreti kur te qajne femijet, ose do merret me kondrabande, ose do iki jasht, a e kupton sa i demshem qe eshte. Ktu po penalizohen 1000 veta per nje qe perdor skafin per kontrabande....or mazllum kapton apo jo or taj. Nuk ka nevoj te ndalosh njerzit te marrin fryme se po luftojme gripin e pulave.......
    Ky ligj idiot te kujton kohen kur njerzit canin kufirin me not dhe punistat si sala i gjunin me mitraloz.

  20. #40
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Marre sot nga Balkanweb
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Liberté, égalité, fraternité

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •