Vlash, na ka ardhur Mbreti!
Bota Sot
17.11.2012
Bledi KASMI
Sekėlldi nė PS. Kryetari nuk ėshtė i qetė. Sokol Balla e pyeste pak ditė mė parė nė emisionin e tij "Top Story", nėse do tė nderonte kthimin e eshtrave tė Mbretit Zog nė Atdhe dhe pėrgjigja ishte njė fytyrė e vrenjtur qė dukej se ishte e gatshme tė pėrpinte intervistuesin. Nga goja i erdhi nė mėnyrė tė vetėvetishme pėrgjigja: JO.
Nė mėnyrė hokatare dhe nė dukje tė pafajshme intervistuesi kėmbėnguli, "Po pse?". Fytyra e tė intervistuarit nga e vrenjtur kaloi nė nxirje. Njė pyetje jashtė ēdo programimi dhe qė si rėndom nė tė tilla raste e nervozon sė tepėrmi Kryetarin Rama. Intervistuesi jo vetėm qė nuk ishte mjaftuar me pėrgjigjen qė ai kishte marrė nga pyetja e parė, por po kėrkonte edhe mė tej sqarime ose llogari. Pėrgjigja e radhės e Ramės ishte njė JO e menjėhershme e shoqėruar me njė pamje kėrcėnuese ndaj Ballės, qė tė mos guxonte tė vijonte mė tej nė kėtė temė.
Duke e kuptuar se mimika e tij u bė e frikshme, i thirri mendjes se ishte nė transmetim tė drejtpėrdrejtė. Pėr zbutje, fytyrės sė nxirė i bashkoi njė buzėqeshje nga ato tipiket e tij, jashtė ēdo konteksti normal ku cepat e buzėve gati sa prekin majat e veshėve dhe dhėmbėt e rinj tė vėnė janė gati tė dalin nga goja e Kryetarit pėr tė kafshuar. Kėtu Balla u tėrhoq. Rama ėshtė i paparashikueshėm nė tė tilla raste.
Pyetja qė shtrohet ėshtė e thjeshtė. Si ėshtė e mundur qė Kryetari i PS nuk mund tė artikulojė njė qėndrim politik publik pėr njė personalitet si Ahmet Zogu? I mirė apo i keq qoftė qėndrimi, Kryetari i partisė mė tė madhe tė opozitės duhet tė japė argumente pėr "popullin opozitar". Tė thotė tė paktėn atė qė thoshte Enver Hoxha, qė "Mbreti ishte Satrap". Tė thotė fjala vjen atė qė thonė historianėt e tij nga Paskali tek Xhufi dhe me radhė, se e shiti Shqipėrinė, se ishte tradhtar, se vodhi floririn apo broēkulla tė tjera qė kemi 75 vite qė i dėgjojmė. Por, Rama as nuk i pohon kėto dhe as nuk na jep publikisht arsyet se pėrse nuk duhet respektuar dhe nderuar Mbreti Zog, duke e veshur pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje me njė vello misteri, jo mė vetėm nė planin partiak, por nė atė personal.
Nė njė mbledhje tė grupit parlamentar tė muajit shtator, deputeti Braēe kėrkoi nga Rama qė tė dinte qėndrimin qė do tė mbante PS pėr figurėn e Ahmet Zogut dhe nuk mori asnjė pėrgjigje. Kjo vinte pas deklaratės sė bėrė nga deputeti Majko, i cili e vlerėsoi ndryshe nga deputetė e tjerė tė PS largimin e Ahmet Zogut nga Shqipėria.
"Mendoj se ka akte qė duhen vlerėsuar dhe p.sh njė akt qė duhet vlerėsuar ėshtė ai i largimit tė Ahmet Zogut jashtė vendit nė pushtimin e Italisė. Shumė historianė e kanė cilėsuar si akt tradhtie, por pėr mua akti i largimit tė mbretit Zog ėshtė akti i vetėm juridik qė i tregonte botės sė Shqipėria ishte pushtuar nga Italia dhe duhet vlerėsuar me pozitivitet. Kėtė e tregojnė edhe eksperiencat e huaja te mbretėrve tė tjerė. Kėtu ka njė hile, pasi njė pjesė e shoqėrisė shqiptare dhe e formacioneve antizogiste e pėrqafuan si pozitiv aktin e pushtimit nga Italia dhe pothuajse nuk flitet fare pėr deputetėt qė kanė firmosur pėr dorėzimin e kurorės tė mbretit Zog, Italisė dhe ky ėshtė krim shtetėror. Nuk po them qė kjo e zhvesh Ahmet Zogun nga tė metat e tij, por ky akt mendoj se duhet te ndriēohet.".
Kjo ishte deklarata publike e Majkos, e cila solli reagimin e Braēes. Ndėrsa dje, njė tjetėr deputet i PS, Balla i kėrkonte llogari Presidentes sė Kosovės, Jahjaga se pėrse po vinte nw Tiranw qw tė nderonte figurėn e Ahmet Zogut, ndėrkohė qė kėtė po e bėjnė publikisht edhe deputetė tė tjerė tė PS.
Dyzimi qė ka pėrfshirė PS nė lidhje me qėndrimin qė duhet mbajtur ndaj figurės sė Ahmet Zogut, nė fakt ėshtė njė dyzim, tė cilit nuk po mund t'i japė pėrgjigje Kryetari i PS. Vetė Rama ėshtė njeriu mė i dyzuar nė kėtė histori. Nga njėra anė, pėrmes heshtjes, Rama po mundohet tė fshehė diēka nga historia e familjes sė tij. Kjo e bėn atė tė hezitojė qė tė mbajė njė qėndrim kritik publik ndaj figurės sė Zogut. Nga ana tjetėr i druhet vlerėsimit tė figurės sė Ahmet Zogut duke e parė atė si kosto tek njė e majtė qė ėshtė ushqyer pėr mė shumė se gjysėm shekulli me ēorbėn e "satrapit".
Nė librin e tij "Kurbani", Rama flet pėr Ahmet Zogun, por jo duke e gjykuar pėr Mbretėrinė dhe sistemin politik qė ai implementoi, por duke e gjykuar nė planin personal. "Nga dora e hekurt e njė beu hamshor prej Mati….", shkruan Rama.
Rama bėhet i pari ndėr tė gjithė politikanėt, studiuesit dhe historianėt qė kanė shkruar rreth personalitetit tė Zogut nė kėto dhjetėra vite dhe qė na zbulon dhe evidenton se Mbreti paska qenė njė hamshor. Se ku dhe nga kush i ka zbuluar kėto fakte Rama nuk jep shpjegim.
A mund tė jetė ky njė argumentim i denjė pėr njė lider politik kur ai i drejtohet lexuesve apo mbėshtetėsve tė tij me thirrjen pėr tė mos e respektuar Ahmet Zogun vetėm e vetėm se ai paska qenė hamshor ?! Pėr mė tepėr qė tė qenit tė tillė nuk ėshtė mėkat, as shkelje e ligjit dhe as pėrbėn vepėr penale?!
Ky lloj vlerėsimi pėr njė figurė tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė ngre pikėpyetje tė tjera qė lidhen me perversitetin e Ramės nė politikė. Mos vallė Rama i do impotentė ata qė e rrethojnė? Dhe pyetja tjetėr, mos vallė Rama si lider politik ka si kriter vlerėsues nė rrethin e tij pikėrisht anėn seksuale, duke kujtuar se njė pjesė e mirė e meshkujve qė e rrethojnė pozojnė tė veshur si gra?
Mėnyra se si Rama e shikon figurėn e Ahmet Zogut nuk ka tė bėjė aspak me politikėn dhe as me figurėn e Mbretit dhe Mbretėrisė. Qartazi ėshtė njė urrejtje personale e shoqėruar me njė xhelozi prej kopili ndaj familjes qė krijoi Ahmet Zogu. Dhe Rama e shfaq qartazi kėtė xhelozi tė trashėguar, ndėrsa tek libri "Kurbani" ai flet me njė urrejtje edhe pėr fėmijėn, Princin Leka I, i lindur nga Ahmet Zogu me Mbretėreshėn Geraldinė. "…bashkė me Mbretėreshėn rrezatuese qė mbante nė gjirin e bukur djalin dyditėsh tė dashurisė sė tij pasionante…".
Edhe ky pėrshkrim pėr Mbretėreshėn Geraldinė, ashtu sikurse edhe pėr Ahmet Zogut nuk i shpėton konteksit pervers tė Ramės, i cili imagjinon njėlloj sikurse imagjinonte shumė vite mė parė dhe qė rrefehej tek tregimi i tij me titullin "Ina, Ina hiqi brekėt". Nėse urrejtja pėr Zogun si hamshor edhe mund tė mirėkuptohet pėr Ramėn, pėr Geraldinėn ėshtė absolutisht e pa kuptimtė.
Ėshtė evidente se emri i Ahmet Zogut e komplekson Ramėn. E bėn tė ndjehet keq edhe ashtu i vdekur. E shfaq inferioritetin e tij edhe kur flet edhe kur hesht. Arsyet? Ndoshta Ahmet Zogu i kujton jo vetėm historinė e shtetit shqiptar, por edhe tė familjes sė tij.
Nėse do ti duhej ti pėrgjigjej Ramės, Ahmet Zogu mund ti thoshte sot shumė pak. Po unė isha "hamshori" me njė grua konteshė dhe tė respektuar nė kombe tė ndryshme, personifikimi i femrės fisnike dhe tė bukur qė lindi njė Princ dhe qė i qėndroi pranė bashkėshortit tė tij edhe nė ditėt mė tė vėshtira, ndėrsa ti… pa tė kujtuar fillimet, sė fundmi njė zvarranik i pa moralshėm qė merr pėr bashkėshorte gratė e miqve tė tu.
Ndėrsa nė planin politik, Rama ėshtė aq i vogėl pėrpara figurės sė Ahmet Zogut sa bėn mirė qė hesht. Njė karrierė impresionuese me rezultate spektakolare nė shtetformimin e shtetit shqiptar, pėr tė cilėt historianėt anglezė janė shprehur se, Ahmet Zogu ishte njeriu qė fiset i ktheu nė komb dhe kombin e bėri shtet.
Komplekset dhe Inferioriteti qė e mundon Ramėn ndaj figurės sė Ahmet Zogut nuk pėrbėjnė asnjė motiv pėrse shqiptarėt tė mos bashkohen sot nė nderimet qė do t'i jepen kėtij burri shteti. Edhe i vdekur ai triumfoi mbi tė vdekurit e gjallė qė enden sot si hije fatkeqe pa mundur tė shkėputen nga dogmat enveriste.
Shqiptarėt e pritėn dje Ahmet Zogun si njė Mbret, me nderimet qė i takojnė njė burri shteti. Edhe Vlashi po tė ishte gjallė do tė ishte nė Rinas dje, dhe jo me nipin e tij nė selinė e PS.
bota sot
Krijoni Kontakt