Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #121
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Hudhuni dege me dege ju pokot e doktoret e na coni ke Enveri
    Po folet per zogjin e pare ketu per tradhtarin e kombit.
    Per Enevrin hapni tema me kile e shajeni si te doni.
    Ket pokon cojeni me timeshift mas deres ku eshte ratifiku ai traktati tradhtise qe ta ngjoje me vehset e vet ta besoje.
    E ca popull palla qe jan per zotin.
    normal qe ke enveri do dal,se per 50 vjet historin e tije mesuam...e mua si rrjedhoje e asaj historie qe kam mesu,me lindi pyetja vetvetiut...qe si ka mundesi qe noli si armik i zogut,e zogu armik i enverit ,te mos jet leju te vizitoje kurre shqiperine ???

    loje te felliqun kan ba komunistet,biles ajo ka ken karta ma e fort e tyre per te mbajt pushtetin,propaganda e deformimet historike qe ju kan ba ngjarjeve ma kulminante.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Po amon o msus a ta them une ate emrin e trete se kom nevoje me kalu klasen?
    Si thu, a do ma japesh i pese ? A mos osht gjo Rrusvelti?
    Mos u lodh me vetequajturin Mesues... ai nuk ka dije as sa nje nxenes ....

    Ne takimin e 1944-tres ne Kremlin kane qene vetem dy Cercilli dhe Stalini ...

    Mesuesit i ka ngel ora ne 1943-shin ! Ben dhe si i ditur me padijen e tij ....

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Nuk di shumė shumė gjėra, por me aq sa di dhe kam lexuar, kam pėrshtypjen se A. Zogu nuk ka qen ndonjė burrė i mirė.

    Tė nderosh A. Zogun dhe tė shpenzosh nga lekėt e popullit pėr tė sjellė eshtrat e tija, ėshtė diēka e dyshimtė, dhe bile do thosha edhe provokuese!

    Po tė ishte aq burrė i mirė.. do dukej, nuk ka shans, diēka do kishte bėrė qė do tregonte se ishte Shqiptar i betuar.. por kam frikė, se ishte shumė i vogėl pėr tju bėrė gjthė ky nder!

    Pėr fat tė mirė ne Shqiptarėt (me sa di) nuk kemi pas mbret, dhe nuk ka ēa na duhet, sidomos kur ai ishte edhe fallco!

    Le tė shikojė qeveria problemet e popullit, ėndrrat qė rinia detyrohet ti groposė, tė shikojė gjithė kėtė halle dhe vuajtje.. dhe tė na lėnė rehat me kėto gjėra provokuese, mė ėshtė mbledh gjithė kėllira e Shqipėrisė aty nė parlament, njeri mė i fėlliqur se tjetri!

    Mbreti leshit..

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Te ngjeshur deri ne brez me idete,,,,,,,!
    Dikur kam lexuar nje liber enkas per Ahmet Zogollin,edhe autorin ekzakt se mbaj mend si e quanin,por kish qene pjese e administrates se qeverisjes te Zogollit,ne te cilen shkruante biografine e tij fillimisht,edhe me pas veprimtarine.

    Hero e mbi hero e pershkruante,madje me te madh se Skenderbeu.
    Sot i sillen eshtrat ne Shqiperi.
    Nuk eshte per tu shqetesuar se pse i sollen ato,por fakti se c'thuret pas kesaj?
    Dinastia e Pashiq funksionon akoma si teori konspiracioni,pasi i gjithe ky afrimitet me akademike,me takimi te krereve te dy qeverite sikurse ajo e Kosoves,edhe ajo e kollovarit Berisha te njerezit e ,,,,,,,,,tij!
    Zogu ka zene nje vend ne historine shqiptare,por s'do kete shans tjeter pervec se e te quajturit njeri i pabese,tradhetar,matrapaz i trojeve shqiptare.

    Nqs do behej nje sondazh ne lidhje me ate nga populli shqiptar jam i bind qe 90% te votave do e quanin sikurse thash me siper.
    Po pikerisht or burre ....! Sa u be lidhur me Ahmet Salepin , eshte porosi e Beogradit ! Koci Xoxja e ka nji rruge ne Beograd ne emer te vet ! Salep Sulltani , ka akoma njerez te genjym nder shqiptare apo me kufizim psikik , keshtu qe nuk ben me i vu emerin e tij ndonji rruge tjeter ne Beograd !

    Por me nji gurre vret dy zogj serbi dhe Berishovici ! Nga njera ane nderon dhe dekoron sherbetorin e tij dhe antishqiptarin Ahmet Salep Zogu dhe nga ana tjeter ua dhjet shqiptareve sepse ua perplas ne surrat se "heronjte" e tyre jane tradhetare dhe sherbetore serbi !

    Kaq e thjeshte eshte ne thelb ngjarja qe sajoi Berishovici , dhondri !

    Ti e pe qe amerikoni as nuk iu afru arkes ose koshit te plehrave , sepse nuk i ka ndonji detyrim serbit !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 18-11-2012 mė 20:49

  5. #125
    titulli i tanishėm
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Postime
    59
    Citim Postuar mė parė nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Teksti i plote i Marrėveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiē (marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim te ndihmes qe serbet i dhane Zogut per tu rikthyer ne Shqiperi duke luftuar qeverine e F. Nolit).

    “1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

    2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohė dinastinė Karagjorgjeviq.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

    4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.

    5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.

    6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.

    7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerė jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.

    8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.

    9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.

    10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.

    12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.

    13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

    14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

    16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.)

    Marrėveshja Nikolla Pashiē – Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207.
    Une e lexova te gjithen fije per pe por Zogu nuk paska zbatuar asnje pike te kesaj te ashtequajture marreveshje, apo me duket gabim?

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Mos u lodh me vetequajturin Mesues... ai nuk ka dije as sa nje nxenes ....

    Ne takimin e 1944-tres ne Kremlin kane qene vetem dy Cercilli dhe Stalini ...

    Mesuesit i ka ngel ora ne 1943-shin ! Ben dhe si i ditur me padijen e tij ....


    .....edhe Roosvelti se vendimi u mor ne mbledhjen e Teheranit mbledhja tjeter ishte formale.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Edhe sa 7-8 tema do te hapen per Zogun? Se po i luajne eshtrat te varri ngaqe po e permendi kaq shume...
    si u be kjo pune ..... te gjitha temat per ceshtjen e kthimit te eshtrave te Mbretit Zog jane spostuar diku ne nje pjese te forumit qe thuajse eshte e pamundur ti gjesh po nuk pate pak eksperince se si funksionojne punet ketu ....

    dhe ja tema ne te cilen po shkruaj e hapur nga trashegimtaret e enver-mehmet-kadri-kapo vazhdon ti rezistoje punes se palodhur te administratoreve shume te vemendshem dhe asnjanes politikisht .....



    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 19-11-2012 mė 03:18
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Si Mbret nė atdhe, amaneti u pėrmbush

    Shqiptarėt e tė gjitha trevave pėrcjellin me nderime nė mauzoleum Ahmet Zogun

    Rilindja Demokratike

    Pas 51 vitesh, eshtrat e Mbretit Ahmet Zog do tė prehen nė Tiranė, nė mauzoleumin e rindėrtuar pėr anėtarėt e familjes mbretėrore, i cili u shkatėrrua 68 vite mė parė nga komunistėt. Shqiptarė, pėrfaqėsues tė shumtė tė diasporės, krahinės sė Matit, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, Princi Leka, anėtarė dhe tė afėrm tė familjes dhe oborrit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Sali Berisha, Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra tė kabinetit qeveritar dhe ambasadorė tė trupit diplomatik nė Tiranė, ēuan dje nė vend nderin e Mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogu. Krahas personaliteteve mė tė larta nga Shqipėria dhe Kosova nė kėtė ceremoni ishte edhe zėvendėskryeministri i Hungarisė, vend nga ku kishte origjinėn edhe Princesha Geraldinė. Homazhet e para janė mbajtur nė Pallatin e Brigadave, kur nė orėn 10:00 tė mėngjesit tė djeshėm arkivoli i mbėshtjellė me flamurin kombėtar doli nga Pallati Mbretėror. Zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit morėn pjesė nė homazhet qė zgjatėn pėr dy orė, njerėz tė shumtė prisnin nė radhė pėrpara Pallatit tė Brigadave pėr t'i bėrė nderimet e rastit. Rreth orės 12.05, makina funebre u nis drejt mauzoleumit tė familjes mbretėrore, i cili u pėruruar dje nė njė ceremoni tė veēantė me praninė e Presidentit Bujar Nishani, Kryeministrit Berisha, kryeparlamentares Topalli dhe Presidentes sė Kosovės, Atifete Jahjaga. Ai u mbajt nga ushtarė tė Gardės sė Republikės dhe mė pas u vendos nė shtratin e njė topi, pėr t'u pėrcjellė drejt banesės sė familjes mbretėrore. Nė kėtė ceremoni munguan politikanėt e sė majtės shqiptare. Eshtrat e Mbretit u vendosėn nė mauzoleumin e familjes mbretėrore, i cili ka njė sipėrfaqe prej 75 metrash katrorė, me njė lartėsi 14.7 metra. Nė qendėr tė tij do tė vendoset varri i Nėnės Mbretėreshė, ndėrsa nė murin pėrballė do tė vendosen pllakatet e varreve tė familjes mbretėrore. Objekti ėshtė i lartė 10 m, ndėrsa kupola 4.7 m. Ahmet Zogu u zhvarros tri ditė mė parė nga varrezat e Thiais nė Paris, aty ku prehej qė pas vdekjes nė prill tė vitit 1961 nė Francė dhe nėpėrmjet njė ceremoniali shtetėror eshtrat e tij kanė mbėrritur nė atdhe, ku u pritėn nga zyrtarė tė lartė tė shtetit shqiptar.

    Amaneti i Lekės sė Parė

    Naltmadhėnia e tij, Ahmet Zogu ėshtė njė nga figurat qendrore tė historisė sė kombit shqiptar, i cili dha njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr ndėrtimin e shtetit, pas shpalljes sė pavarėsisė nė 1912. Ai qėndroi nė krye tė monarkisė shqiptare nga viti 1928 deri nė vitin 1939. Kthimi i eshtrave tė tij ishte edhe plotėsimi i njė amaneti tė lėnė publikisht nga Mbreti Leka I, i cili pak ditė para ndarjes nga jeta, u shpreh se do tė ishte nė Rinas pėr tė pritur eshtrat e babait tė tij. "Deklarimi i Kryeministrit Berisha pėr kthimin e eshtrave tė Mbretit Zog nė Atdhe ėshtė vlerėsim pėr historinė e vetė shtetit shqiptar. Pres me shumė kėnaqėsi dhe sigurisht do tė jem nė Rinas nė 100-vjetorin e Pavarėsisė pėr tė pritur eshtrat e Mbretit Zog, jo thjesht si babai im, por si respekt ndaj shtetit shqiptar", shprehej Mbreti Leka I njė javė para se tė ndėrronte jetė nė nėntor 2011, pa e ditur fatin e tij. Mbreti Zog u largua nga Shqipėria nė prill tė 1939, ditėn e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, regjimi komunist i ndaloi atij dhe famijes mbretėrore rikthimin nė Atdhe. Mbreti Zog jetoi nė mėrgim derisa u nda nga jeta nė prill tė 1961, nė Paris.

    Nishani: Nė kujtesėn e shtetit shqiptar, Ahmet Zogu, njė figurė e rėndėsishme

    Nė fjalėn e tij nė ceremoninė pėrkujtimore nė mauzoleum, Presidenti i Republikės, Bujar Nishani theksoi rėndėsinė e figurės sė Mbretit Zog. Ai tha se Mbreti Zog I ishte njeriu qė pėr pak vjet nisi ta bėnte Shqipėrinė me tė gjithė atributet e njė shoqėrie qė pėrfaqėsonte qytetėrimin. "I dha shtetit shqiptar Kodin Civil e Penal dhe vendosi mbretėrimin e ligjit, forcoi monedhėn vendase, shtoi premisat pėr njė shtet modern", theksoi kreu i shtetit. "Shqipėria nė kujtesėn e saj shėnon edhe njė figurė tė rėndėsishme, atė tė Ahmet Zogut. Me historinė mund tė sillesh nė shumė mėnyra, mund ta harrosh, por kujton qė harresa kishte qenė njė aventurė, mund edhe tė provosh ta manipulosh, shtrembėrosh, qė edhe kjo ėshtė gjithmonė afatshkurtėr nė pėrpjekjen e atij qė e bėn. Sepse mund tė mos e pėrfillėsh ti historinė, por nuk tė lė historia ty, tė ndėshkon pėr gabimet dhe tė shpėrblen pėr meritat. Sot nderojmė tė parin dhe tė vetmin Mbret tė shqiptarėve, Ahmet Zogun. Mbreti ynė shtetin e bėri vetė", u shpreh Nishani.

    Jahjaga: Kthimi i eshtrave tė Mbretit Zog drejtėsi, paqe dhe bashkim kombėtar

    "Kthimi i eshtrave tė Mbretit Zog simbolizon drejtėsinė hyjnore, paqen politike dhe bashkimin kombėtar". Ky ishte mesazhi qė Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga pėrcolli nė fjalėn e saj nė ceremoninė pėrkujtimore nė mauzoleum, ku vlerėsoi kontributin e Mbretit Zog I nė pėrparimin e vendit. Ajo shprehu mirėnjohjen qė Mbreti Zog mirėpriti kosovarėt e larguar me dhunė dhe kontribuoi pėr sundimin e ligjit. "Prehja nė vendin tonė e tė gjithė atyre burrave dhe grave qė kontribuan pėr lirinė dhe pavarėsinė ėshtė njė amanet i mbetur peng dhe ne duhet ta kryejmė me krenari. Kthimi i eshtrave tė Mbretit Zog simbolizon drejtėsinė hyjnore, paqen politike dhe bashkimin kombėtar", tha Jahjaga. Sipas kryetares sė shtetit tė Kosovės ishte obligim i politikės sė sotme qė tė kthente nė Atdhe eshtrat e Mbretit qė vetė shqiptarėt e zgjodhėn.


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #129
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Unė nuk do tė isha kundra qė A.Zogu tė ri-varrosej nė Shqipėri, por tė nderohej nga shteti dhe qeveria shqiptare apo dhe mė tepėr ti bėhet njė Mauzole, qė mund tė quhet edhe Mauzoleu i Tradhėtisė.
    Atij mund ti bėhej njė ceremoni private nga familja, ashtu sikundėr janė bėrė edhe pėr disa nga mbretėrit e vendeve tė ndryshme nė shtetet perėndimore, pa zhurmė e bujė. Pavarėsisht se mbetet njė personazh historik, ai mbetet pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė njė tradhtar i atdheut dhe njė mbret karagjoz.
    Ėshtė pėr tu habitur se si nderohet njė njeri qė ka vrarė disa personalitete tė rėndėsishme shqiptare tė cilėt sot janė nderuar nga shteti shqiptar me tituj `Hero i Popullit`. E c`mund tė thuhet pėr kėtė vrasės tė inteligjencės shqiptare dhe tė drejtuesve tė shtetit shqiptar?
    Po, jam dakord me sa u tha me siper...por kjo nuk fillon ketu Pirro, ..kemi faktin qe bulevardit kryesor te Tiranes ju dha emri "Zogu I", shume te tjera jane bere ne nderim te ketij "mbreti", prej politikes se majte dhe te djathte,...kjo tregon edhe nje here se sa shume e duan Shqiperine keta politikane, kur nderojne vrasesin e perndjekesin ithtareve te saj,...
    Gjithsesi ky mund te quhet diktator, udheheqes satrap,..por kurrsesi "mbret"..mbreti nuk vjen me lufte ne pushtet,..komunistet dhe diktatoret vijne me lufte dhe rrevolucion ne pushtet,...
    pale po vjen njehere si president dhe pastaj e shpall veten mbret,...qesharake..edhe ne bote po te pyesesh ky s`eshte tjeter vecse nje figure groteske...., politikanet e nderuan..
    tani mbeten zgjedhjet e vitit 2013,..c`qendrim do mbaje populli ndaj ketyre politikaneve??
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    DEBATI PER AHMET ZOGUN/Ja ē’mendonin pėr tė Faik Konica dhe Eqrem bej Vlora
    17 Nėntor, 2012 | Kategoria: Flash,Speciale | U postua nga: T.O

    Duke marrė shkas nga kthimi i eshtrave tė Ahmet Zogut, gazeta “Tirana Observer” sjell opinionet e dy nga figurave mė tė shquara shqiptare pėr karakterin kompleks tė Ahmet Zogut. Aq mė tepėr qė si Faik Konica, ashtu edhe Eqrem bej Vlora jo vetėm kanė qenė bashkėkohės tė Zogut, por edhe kanė bashkėpunuar me tė.



    Ju rrėfej Ahmet Zogun e vėrtetė

    Nga Faik Konica*

    Tė premten e zezė, mė 7 prill 1939, ndėrsa mbretėresha Geraldinė e Shqipėrisė ishte e sėmurė nė shtrat, pasi dy ditė mė parė kishte lindur njė djalė, fashistėt pa asnjė provokim tė dukshėm dhe pa shpallur luftė, pushtuan Shqipėrinė, njė vend tė paarmatosur, pothuaj pesėdhjetė herė mė tė vogėl sesa agresori. Kjo bėmė e lavdishme ngjalli xhelozinė e mbretit Zog tė Shqipėrisė, i cili nga dėshira pėr tė hyrė nė garė me njė heroizėm kaq tė madh, ua mbathi me tė shtėnėn e parė dhe i la atdhetarėt shqiptarė tė luftonin tė vetėm kundėr forcave me epėrsi dėrrmuese. Pėrbuzja e botės sė qytetėruar qe madje mė e madhe se tmerri pėr agresorėt fashistė, ndėrsa sa pėr tė kapėrcyer ato momente nė mėnyrė tė mėshirshme, ajo e pėrmbajti opinionin e saj pėr dezertorin shqiptar….
    Asnjėherė Zogu nuk ka qenė njė sundimtar me tė cilin mund tė merreshe vesh, por nė vitet e fundit ai ishte bėrė i padurueshėm. Nga natyra ai kishte disa cilėsi tė shquara dhe nė fillim kishte zotėsinė t’i maskonte tė metat qė i kishte mė tė shumta, derisa njė ditė suksesi nė rritje e shtyu tė hiqte maskėn dhe doli siē ishte: njė barbarė i paqėndrueshėm dhe bukėshkalė. Por edhe pėr ata qė u pėlqen, edhe pėr ata qė nuk u pėlqen, ai mbetet njė karakter enigmatik interesant, njė pėrzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmė hero e gjysmė karagjoz, i cili pėr shumė kohė do tė tėrheqė si mbledhėsin e ēudirave tė historisė, edhe studiuesin e psikologjisė. Disa herė mė kanė kėrkuar tė shkruaj njė libėr tė shkurtėr pėr kėtė personazh kureshtar. Kam qenė nė mėdyshje pėr shumė kohė, kryesisht sepse jam zėnė prej disa vjetėsh me planin pėr njė histori tė Shqipėrisė, tė mbėshtetur nė kėrkime tė mundimshme, qė pėrfshijnė studimin e dorėshkrimeve tė pabotuara nė bibliotekat e Evropės. Megjithatė, nė ēastet e ēlodhjes, duke shfletuar faqet e ndonjė autori tė kohės sė Elizabetės siē bėj herė pas here, mė duket se kam parė ndonjė fanepsje tė Zogut nė pjesėn e Shekspirit pėr mbretin Xhon dhe Dogberrin ose nė veprat e Marlout pėr Mortimenin e Ri dhe Ēifutin e Maltės. Shkurt, Zogu qė nuk mė ka interesuar asnjėherė si sundimtar, mė nė fund mė preku fantazinė si subjekt anatomie. Zaret u hodhėn. E ndieja se duhej tė shkruaja diēka pėr tė.

    Ndoshta lexuesi do tė ketė mirėsinė tė mendojė se unė i hyj tani kritikės, sepse Zogu ra poshtė. Njeriu disa herė ka tė drejtė tė mendojė nė kėtė mėnyrė, por ky mendim i veēantė kėtė radhė ėshtė tėrėsisht i gabuar. Unė e kam kritikuar Zogun kur ishte nė fuqi, e kam bėrė kėtė pa pushim qė nga viti 1922 deri mė 1939, nė fjalime tė hapura dhe nė shkrime tė firmuara, madje edhe kur kam qenė ministri i tij, aq shumė sa kam pritur ēdo ditė tė mė shkarkonte dhe njerėzit ēuditeshin pėrse mė kursente. Sa pėr ilustrim, po jap pak fakte mė poshtė.
    Mė 21 shkurt 1931 Zogu pėr njė fije shpėtoi nga vrasja nė Vjenė. Nuk do t’i mėrzis lexuesit dhe veten time me saktėsi statistikore. Ata qė kanė kujtesė tė mirė mund t’i mbajnė mend titujt e shtypit me shkronja tė mėdha nė faqen e parė. unė shpreha mosmiratimin tim pėr kėtė atentat tė ulėt, ndonėse ai ishte frymėzuar nga njė atdhetari e gabuar. Kur u hap gjyqi, mbrojtja nxori disa copa nga shkrimet e mia, qė tregonin se Zogu nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė despot injorant e bosh. Thuhet se tė shkėputura kėshtu nga konteksti i tyre i pėrgjithshėm, qė kishte pėr qėllim njė kritikė konstruktive pėr t’i kthyer veprimet dhe synimet e Zogut nė njė drejtim mė tė mirė, kėto citime kanė ndihmuar qė tė akuzuarve t’u jepej njė dėnim fare i lehtė.
    Mė 1938 tri motrat tėrheqėse dhe shpirtmira tė Zogut bėnė njė vizitė nė Shtetet e Bashkuara. Unė bėra ēmos qė t’u shėrbeja si udhėrrėfyes, filozof e mik i tyre. Para se ato tė iknin, Abdurrahman Saliu shtatėdhjetėvjeēar, njė pasues i trashėgueshėm i Derės sė Zogut, i cili shoqėronte princeshat, mė shprehu mirėnjohjen pėr pėrkushtimin tim. Ai mė tha se edhe vetė mbreti nuk do t’u kishte shėrbyer mė me devotshmėri pėr tė mirėn e motrave tė veta. Plaku besnik pastaj m’u lut t’i jepja, nė rast se kisha dėshirė, ndonjė mesazh me gojė pėr mbretin. “A mė premton se do t’ia thuash mesazhin pa asnjė ndryshim?” – e pyeta. Plaku mė dha fjalėn. “Atėherė, – i thashė, – thuaji mbretit se sado qė janė tė drejta kritikat e mia pėr regjimin e tij, unė do t’i kufizoj ato brenda qarqeve shqiptare, kurse jashtė kėtyre qarqeve unė do ta mbroj regjimin me gjithė aftėsitė e mia. Unė do tė vazhdoj t’i shėrbej mbretit me besnikėri dhe pa u grindur, sepse unė jam pėrfaqėsues i tij dhe sepse ai ėshtė Kryetari i Shtetit Shqiptar. Por personalisht unė kam pėrbuzjen mė tė thellė pėr karakterin e tij”. Abdurrahman Saliu u trondit. “Vėrtet dėshiron qė t’ia them tė gjitha kėto?” – mė pyeti. “Ti mė dhe fjalėn se do t’ia thuash”, – iu pėrgjigja dhe ai pranoi me fjalė tė qeta: “Dot a mbaj premtimin. Por, – shtoi plaku pas njė pushimi, – a ke kundėrshtim tė mė thuash mua pse ke njė mendim kaq tė keq pėr mbretin?” Unė iu pėrgjigja menjėherė: “Me kėnaqėsi. E pėrbuz mbretin pėr kėto arsye: e kam vėzhguar qė kur ka qenė tetėmbėdhjetė vjeē dhe asnjėherė nuk e kam dėgjuar tė thotė njė tė vėrtetė. Kurrė nuk e ka mbajtur fjalėn e besės. Nuk ka asnjė ndjenjė pėrgjegjėsie. Ėshtė i pandershėm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren tė gjithė ata qė kanė diēka, qoftė kulturė, prejardhje, pasuri, ēfarėdo aftėsie nė ndonjė fushė ose qoftė edhe patriotizėm tė pagdhendur, por tė ndershėm. Ai i injoron gjėrat themelore dhe u jep njė rėndėsi groteske ēikėrrimave. Shqipėria kurdoherė ka qenė njohur si njė komb me njėfarė dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipėrinė nė nivelin e njė farse muzikore tė pavlerė”.
    Natyrisht, artikujt e mi me nėnshkrim nuk kanė qenė kaq tė hapur sa fjalėt qė i thashė plakut tė mirė Abdurrahman. Ata janė botuar herė pas here nė “Dielli”, qė ėshtė gazeta mė me reputacion dhe e shkruar mė mirė nė gjuhėn shqipe, botohet nė Boston, Mesaēusets qė nga viti 1909. Sa herė “Dielli” vinte nė Shqipėri dhe numri pėrmbante diēka me nėnshkrimin tim, njerėzit rriheshin pėr tė marrė njė kopje. Kur policia e konfiskonte njė numėr tė veēantė, siē ndodhte shpesh, njė kopje e futur kontrabandė mund tė shitej deri njėzet franga ari (qė janė baraz me shtatė dollarė me kursin e shkėmbimit tė sotėm), gjė qė ėshtė njė provė bindėse e interesit pėr tė, po tė mbajmė parasysh se paratė nė dorė janė mjaft tė pakta nė Shqipėri. Nė numrin e “Diellit” tė 22 gushtit 1938 unė kisha botuar njė artikull me nėnshkrim, qė merrej me format e ndryshme tė qeverimit. Ai mbaronte me kėto fjalė (tė pėrkthyera): “Monarkia ka nė Shqipėri dy tipa armiqsh: ata qė e lavdėrojnė pa masė dhe pa vend, si dhe ata qė e bėjnė qesharake me festime tė tepruara. Nėse na pėlqen monarkia, le tė pėrpiqemi t’i japim seriozitet e dinjitet duke hequr dorė nga karnavalet”.
    Ėshtė e tepėrt tė shtoj se i vetmi person ndėrgjegjės pėr ato karnavale ishte vetė Zogu. Nė tė vėrtetė, i gjithė regjimi i Zogut nuk ishte gjė tjetėr veēse njė karnaval i gjatė me njė fund tragjik.
    Njė gjė interesante pėr ish mbretin e Shqipėrisė ka qenė prirja e tij pėr ta ndryshuar emrin, duke u ngjitur nė pushtet. Ai lindi si Ahmet Zogolli, i biri i Xhemal Zogollit, kreut tė krahinės sė Matit, mė vonė u bė Ahmed Zogu dhe nė shkallėt e fundit tė karrierės sė tij tė turbulluar e quajti veten “Mbreti Zog”.
    Ai lindi mė 8 tetor 1895 nė fshatin Burgajet tė krahinės sė Matit dhe vinte nga njė varg i gjatė funksionarėsh qeveritarė. Kur ishte djalė, e ēuan nė shkollė nė Stamboll, por e ndėrpreu shkollėn mė 1912, kur Shqipėria u ēlirua nga Turqit. Por atė qė i mungoi si shkollim, ai e plotėsoi me inteligjencėn e lindur dhe me dredhinė.
    Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur njė pjesė e madhe e Shqipėrisė u pushtua nga trupat austro-hungareze, Zogu bashkėpunoi me pushtuesit, por me kalimin e kohės oficerėt austriakė nisėn tė vinin re njėfarė padurimi tė lehtė te ky prijės i ri. Vdekja e perandorit Franc Jozef mė 1916 u dha atyre mundėsinė pėr ta larguar nga skena dhe e dėrguan nė Vjenė pėr tė marrė pjesė nė kurorėzimin e perandorit Karl. Aty e mbajtėn deri nė fund tė luftės. Ky ishte kontakti i tij i parė me botėn perėndimore dhe ai e shfrytėzoi nė mėnyrėn mė tė mirė gjendjen e vėshtirė, duke mėsuar gjermanishten dhe duke vėzhguar nga afėr politikėn perėndimore. Ėshtė interesante tė bėsh hamendje se kurorėzimi gjithė pompė i perandorit Karl ka qenė arsyeja qė e ka ndezur imagjinatėn e malėsorit tė ri dhe ia ka kthyer mendjen pėr tė pėrfytyruar njė kurorėzim edhe tė vetes nė tė ardhmen. Ėshtė mjaft e ēuditshme qė, kur ai u kthye nė Shqipėri nga fundi i luftės, i hyri rrugės pėr t’u bėrė mbret. Ai nisi tė punonte pėr tė arritur qėllimet e veta nė njė mėnyrė tė mirėfilltė makiavelike, ndonėse nuk dihet a i kishte lexuar ndonjėherė porositė e librit tė tij “Princi”.
    Pasi u kthye nė Shqipėri, Zogu e gjeti vendin e vogėl tė copėtuar nga lufta dhe nė kaos politik, nė prag tė njė gjendjeje anarkie. Kjo i dha atij mundėsinė pėr tė pėrdorur me pėrfitim ata 2000 malėsorėt e tij, qė ishin gati ta ndiqnin nė ēfarėdo aventure qė do tė vendoste t’i drejtonte. Pėr mė tepėr, shqetėsimet e Shqipėrisė nuk ishin tėrėsisht tė brendshme, sepse atė e kėrcėnonte edhe copėtimi nga fqinjėt. Kjo krizė i detyroi prijėsit shqiptarė qė t’i linin mosmarrėveshjet pėr njė kohė. Mė 21 janar 1920 ata u mblodhėn nė kongresin historik tė Lushnjes, ku ata iu drejtuan parimit tė presidentit Uillson pėr “vetėvendosjen” e kombeve dhe gjithashtu shpallėn besėn e tyre, duke u zotuar tė vdesin pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore e politike tė vendit. Lidhur me kėtė, duhet vėnė nė dukje se zona nė tė cilėn u mbajt kongresi ishte ende nėn pushtimin italian dhe tė vetmet forca nė dispozicion pėr t’i mbrojtur krerėt nga italianėt ishin besnikėt e Zogut.
    Kur u formua kabineti nga Kongresi, Zogu u caktua ministėr i Brendshėm, njė post ky qė i dha kontrollin mbi policinė dhe xhandarmėrinė. Qė nga ky ēast ai u ngjit lart si meteor: u bė kryeministėr mė 1923, presidenti mė 1925 dhe sė fundi mbret mė 1928. Ėshtė interesante se ēdo hap qė bėri, nga ministėr i brendshėm deri nė mbret, ishte “nė mėnyrė kushtetuese”.
    Pėr kėtė ngjitje nė pushtet, i vetmi njeri qė e kundėrshtoi ka qenė peshkopi Fan S. Noli, i formuar sipas mėnyrės amerikane. Peshkopi kryesoi forcat liberale tė vendit, shumica e tė cilave e kishin shijuar demokracinė nė Amerikė. Pėr mė tepėr, fshatarėt qė pėrbėnin 95 pėr qind tė popullsisė e shihnin atė pa asnjė dyshim si tė vetmin njeri tė aftė pėr ta udhėhequr vendin drejt reformave demokratike e pėrparimtare. Nė qershor 1924 gjatė njė kryengritjeje spontane kundėr forcave regresive, ai e detyroi Zogun tė arratisej nga vendi. megjithatė, pas gjashtė muajsh Zogu u kthye nė Shqipėri me ndihmėn ushtarake tė Jugosllavisė fqinjė dhe me miratimin e Anglisė, Italisė e Greqisė. Kthimi i tij “triumfal” nė Tiranė i dha fund jetės politike tė peshkopit Noli.
    Duke bėrė njė pėrmbledhje tė karrierės sė tij, ka disa arritje qė janė nė dobi tė tij. E para, ai solli njėfarė pamjeje tė unitetit pėr vendin, duke rivendosur rendin pas anarkisė dhe, siē e ka thėnė njė njeri i menēur, tirania parapėlqehet ndaj anarkisė. Veē kėsaj, ai shpėtoi vendin nga brigandizmi dhe mungesa e ligjeve, njė realizim ky qė vėshtirė tė vlerėsohej atėherė, siē e tregon njė shprehje fluturake, qė qarkullonte atėherė nėn zė gjerėsisht nėpėr kafenetė: “Ėshtė e vėrtetė qė nuk ka mė cuba nė Shqipėri, sepse kanė shkuar tė gjithė nė Tiranė, ku vjedhin me autoritet duke ndenjur nė tavolinėn e zyrės”. Sė fundi, ndonėse ishte vetė bej, ai e ngushtoi shumė pushtetin e bejlerėve. Megjithatė, kėtė e bėri kryesisht pėr tė siguruar pozitat e veta.
    Nga ana negative, administrata e tij ishte e korruptuar dhe e pazonja, sepse ai e rrethoi veten me njerėz qė nuk kishin as karakter, as dije dhe as ndershmėrinė e zakonshme. U shtyp me egėrsi liria e fjalės dhe e shtypit, ndėrsa spiunėt e tij tė kudondodhur e terrorizonin popullin. Ndonėse ishte injorant nė fushėn e gjerė tė ekonomisė, ai ishte dhelparak pėr punėt e veta. Rreth tre pėr qind tė tė ardhurave shtetėrore i merrte pėr vete si rrogė dhe shpėrblime, por pjesėn kryesore tė pasurisė, qė ėshtė vlerėsuar midis tre dhe pesė milionė dollarė, e mori si dhuratė nga Musolini pėr koncesionet politike dhe ekonomike qė i bėri Italisė. Nė tė vėrtetė, fama e Zogut si dallaveraxhi i zgjuar mund tė pėrmblidhet nė njė koment qė i ka bėrė autorit ish i dėrguari i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė: “Ishte e lehtė ta blije Zogun, por ai nuk qėndronte i blerė”.
    Mė 7 maj 1938 Zogu u martua me konteshėn Geraldina Aponi tė Hungarisė, duke pasur si nun kontin Galeaco Ēano, ministrin e Jashtėm tė Italisė dhe dhėndrin e tė ndjerit Musolini, qė nuk e qau kush. Njė vit mė pas, mė 5 prill 1939 lindi njė djalė. dy ditė mė vonė, tė premten e zezė, ndėrsa gjithė krishterimi ishte pėrgjunjur para Princit tė Paqes, legjionet e krishtera tė Musolinit kapėrcyen Adriatikun pėr tė pushtuar njė vend tė vogėl. Ndonėse nuk i mungonte guximi shtazor, kur erdhi ēasti pėr ta treguar atė tė premte tė zezė fatale, Zogun e lėshuan nervat dhe e tradhtoi vendin. Ėshtė domethėnėse qė italianėt nuk bėnė asnjė pėrpjekje pėr ta kapur kur po arratisej pėr nė Greqi. Meqė aeroplanėt italianė fare lehtė mund ta zbulonin karvanin e tij, na duhet tė nxjerrim pėrfundimin se Musolini e la “tė shpėtonte” ish-tė mbrojturin e tij.
    Nė rast se Zogu do tė kishte vendosur qė tė qėndronte me popullin e tij dhe do ta godiste pushtuesin nga malet, ai do tė kishte pėrsėritur nė shekullin e njėzetė epokėn e Skėnderbeut, duke fituar kėshtu adhurimin e botės dhe mirėnjohjen e popullit tė tij. Nė vend
    tė kėsaj ai zgjodhi arratisjen.

    Marrė me shkurtime nga kapitulli “Si i erdhi fundi Shqipėrisė sė Zogut”

    —-
    Eqrem bej Vlora: Zogu ishte trim, energjik dhe popullor

    Eqrem Bej Vlora*

    …Dhe mė 1923/1924 i tillė mund tė ishte nė Shqipėri vetėm njė bej – Ahmet bej Zogu. Ndaj edhe pėrreth tij u mblodhėn tė gjithė ata qė kėrkonin udhėheqje dhe pėrfitim. Nė krahasim me bejlerėt e tjerė, Zogu nuk kishte mjete, madje mund tė themi, ishte i varfėr. Por kishte gjėra tė tjera qė nuk I kishin ata – ishte mė i zgjuar, mė trim, mė energjik, mė serioz, mė bindės dhe mė popullor se ata. Atij i duhej tė luftonte qė, sė pari, tė afirmohej mes sėrės sė vet, pra pėr diēka qė tė tjerėve u kishte rėnė nga qielli. Ndaj edhe meritat e tij ishin mė tė mėdha, kurse sukseset mė tė pėrligjura dhe mė tė ēmueshme. Nė fund tė vitit 1923, kur ne deputetėt e Asamblesė Kombėtare Legjislative u mblodhėm nė Tiranė, ai ishte kryeministėr dhe pa dyshim, personaliteti mė i rėndėsishėm nė Shqipėri. Se ē’pėrfaqėsonte ai nė tė vėrtetė, asnjėri nga ne nuk e dinte mirė, por paraqitja e tij ishte aq bindėse, rrezatonte aq epėrsi dhe ai vetė besonte aq fort nė misionin dhe nė tė ardhmen e vet, saqė ishte e vėshtirė t’i shmangeshe fuqisė tėrheqėse tė personalitetit tė tij. Por, po kėto veti e kishin ēuar deri nė pikėn e vlimit edhe urrejtjen e zilinė e ish-bashkėpunėtorėve tė tij demokratė. Tirana e atėhershme ishte njė fshat, ndonėse nė rritje, me tė gjitha tė kėqijat dhe kėrkesat e njė selie. Ardhja e menjėhershme e disa qindra vetėve, disi me pretendime, e keqėsoi edhe mė tepėr ngushticėn, edhe mė parė, tė ndjeshme, tė strehimit. Zoti Vianxoni, hotelieri italian qė mbante nė Vlorė “Hotel Albania” kishte improvizuar nė dy shtėpi tiranase njė si pension evropian. Pajimi i tyre ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet, sepse konceptet evropiane nuk mjaftojnė pėr tė pasqyruar njė primitivitet tė tillė. Dhe neve, deputetėve tė Asamblesė Kombėtare, qė tė shoqėruar nga trimat tanė, shkonim rėndė-rėndė nėpėr rrugėt e baltosura e plot gropa pėr nė vendin e mbledhjes, na dukej vetja si ca burra tė mėdhenj shteti dhe udhėheqės, edhe pse nė thelb, nuk ishim e shumta veēse ca kryepleq fshatrash qė kapardiseshim si misėrokė. Kjo ishte fusha ku zhvillohej gara midis pothuajse gjithė pjesėmarrėsve tė panairit politik nė Tiranė, ndėrkohė qė Ahmet Zogu, i mbrojtur nga autoriteti i shtetit dhe i trimave tė vet nė shtėpinė e tij apo nė zyrė, vriste mendjen seriozisht pėr mjetet dhe rrugėt qė mund ta ēonin pėrpara ngjitjen e tij, por edhe qė tė konsolidonin idenė e shtetit dhe organizimin e tij. Kjo punė i duhej lėnė atij! Kur kėsaj i vė pėrbri veprimtarinė e kundėrshtarėve tė tij, intrigat e pėrhershme, spicat dhe paralizimin e bisedimeve nė Asamble, atėherė nuk tė habit edhe zhvillimi i mėtejshėm I ngjarjeve. Tirana nė atė vjeshtė dhe dimėr tė 1923/24-s nuk tė ofronte, siē vazhdojnė tė besojnė edhe sot disa fantastė, pamjen e njė qendre liberale, demokratike, por nė rastin mė tė mire tė njė ēerdheje mjerane intrigash, ku nga mėngjesi nė darkė zhvillonin punėt e tyre tė errėta llafazanėt dhe cubat armėvringėllitės. Ata pak qė kishin koncepte tė tjera pėr konkurrencėn demokratike, rrinin mėnjanė dhe vėshtronin nga larg me neveri, duke dashur tė mos ndyenin duart nė kėtė lojė. Midis tyre isha edhe unė. Unė nuk kisha asnjė dyshim se kujt duhej t’ia jepja votėn, apo cilėn anė duhej tė mbėshtesja – pėr kėtė bindjet e mia konservatore ishin tashmė tė pjekura – por shpesh kisha ndjesinė se me botėkuptimin, parimet dhe kulturėn time, unė qėndroja mė afėr grupit tė urryer demokratik, sesa grupit konservativ, i cili me mungesėn e tij tė plotė tė qėllimeve, mė dukej krejt i huaj. Pėr mė tepėr qė fati ma kishte caktuar edhe karrigen pranė grupit demokratik. Unė rrija nė njė bankė me peshkopin ortodoks, Fan Noli, njeri shumė i kulturuar dhe simpatik, udhėheqės i Partisė Demokratike, me tė cilin mė hahej muhabeti pėr mrekulli. Kėtė e patėn zbuluar shpejt ca spiunė demokratikė dhe e kishin diskutuar nė njė mbledhje partie. Por njė udhėheqės tjetėr i tyre, Luigj Gurakuqi, njė shqiptar i shkolluar dhe i jashtėzakonshėm i asaj kohe, i shprehu me kėto fjalė tė qėlluara dyshimet e tij: “Si mund tė jeni kaq budallenj dhe tė besoni se Eqrem beu mund tė kalojė ndonjė ditė nė anėn tonė? Si mund tė besoni se ai, pėrparimet e rėndomta tė tė cilit nė shkallėn e ulėt tė gjimnazit i njoftoheshin vazhdimisht telegrafisht tė jatit nga Ministria e Jashtme p. dhe m. nė Vjenė, do tė bėhet, befas, demokrat? Ai ėshtė aristokrati mė i shkolluar dhe mė i regjur nga tė gjithė: po tė ishte nevoja, qoftė edhe kundėr pikėpamjeve tė veta, ai do tė bashkohej edhe me djallin, mjaft qė tė na kundėrvihej neve!” Ky zjarr i kryqėzuar komplimentesh tė dyanshme, nuk do tė kishte qenė, megjithatė edhe aq i rrezikshėm, tė mos kishte kaluar grupi demokratik nė disa veprime tė njė natyre tjetėr. Paladinėve tė mendėsisė demokratike u kishte rėnė nė kokė pėr poste dhe ofiqe zyrtare; me demokraci ata nėnkuptonin artin pėr tė zėnė njė post drejtues dhe pėr ta pėrdorur atė pastaj, sipas qejfit. Por meqenėse kjo ishte e pamundur me rrugė legale parlamentare (sepse ata nuk mund tė shpresonin kurrė pėr shumicėn nė parlament), ata kėrkonin t’i arrinin qėllimet e tyre me mėnyra jolegjitime dhe tė dhunshme, ndėr tė cilat, mė e para, ishte mėnjanimi i kundėrshtarit qė u dukej mė i rrezikshėm, Ahmet Zogut.
    Ne kishim dijeni pėr kėto plane tė mbrapshta tė partisė kundėrshtare, sepse ata flisnin pėr to gjithandej, por nuk na e merrte kurrė mendja se gjer ku mund tė shkonin kėta njerėz me urrejtjen e tyre. Atyre u ishte mbushur mendja top se nė njė Shqipėri parlamentare, ata ishin thirrur nga historia pėr tė drejtuar fatet e kombit dhe se bejlerėt duhet t’ua lėshonin vendin vullnetarisht, qoftė edhe pėr tė larė mėkatet e kryera, gjoja, nė rrjedhė tė shekujve. Kjo sqimė ishte e mundur vetėm te njė popull tej mase krenar dhe fodull si shqiptarėt. Por demokratėve do t’u duhej mė vonė tė hanin ca kumbulla tė tharta. E zhgėnjyer qė, me gjithė parregullsitė dhe dhunėn e ushtruar gjatė zgjedhjeve, nuk arriti suksesin e dėshiruar, Partia Demokratike filloi ta provojė tani fatin me kėrcėnime dhe vrasje. Nuk duhet harruar se ē’u bė kundėr Myfit bej Libohovės e grupit tė tij nė prefekturėn e Gjirokastrės nga prefekti Tromara, nga kapiteni i xhandarmėrisė Koēo Muka dhe majori i xhandarmėrisė Ahmet Lepenica. Kėta njerėz – tė nxitur edhe nga Tirana – vodhėn dhe falsifikuan votat, burgosėn dhe rrahėn zgjedhės dhe sė fundi, me dorėn e banditit grek Koēo Memo, organizuan edhe njė atentat kundėr Myfit bej Libohovės dhe vranė njėrin nga njerėzit e tij. Por me gjithė kėto pisllėqe ky aristokrat tepėr inteligjent, i shkolluar dhe i pasur, mundi tė fitojė nė zonėn e vet dhe luajti mė vonė njė rol tė rėndėsishėm. Nuk shkoi shumė dhe kjo politikė e papėrgjegjshme u kthye edhe kundėr Ahmet Zogut vetė. Si vegėl pėr kėtė demokratėt pėrdorėn djaloshin ekstravagant matjan, Beqir Valterin. Kėtė tė ri ata e pėrpunuan pėr njė kohė tė gjatė, derisa ai pranoi tė vrasė mirėbėrėsin e tij, Ahmet Zogun, njeriun qė para dy vjetėsh me paratė e veta e kishte ēuar pėr studime nė Itali. Po a ishte pėr t’u ēuditur me kėtė plan vrasjeje kur, vrasėsi i Esat Pashė Toptanit, Avni Rustemi, tė cilin drejtėsia franceze, me njė manipulim tė habitshėm tė ligjit, e nxori tė pafajshėm dhe qė Qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bėri deputet, kur ky vrasės i pabesė pra, kapardisej nėpėr Tiranė dhe brohoritej ngado si njė shpėtimtar i atdheut? Ky shembull u tregonte gjithė djemve shqiptarė sesi me anė tė njė plumbi tė shkrepur nga prapa shpinės, si burracakėt, mund tė bėheshe “njeri i madh”!….

    Shkėputur nga libri “Kujtime”

  11. #131
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Tė premten e zezė, mė 7 prill 1939, ndėrsa mbretėresha Geraldinė e Shqipėrisė ishte e sėmurė nė shtrat, pasi dy ditė mė parė kishte lindur njė djalė, fashistėt pa asnjė provokim tė dukshėm dhe pa shpallur luftė, pushtuan Shqipėrinė, njė vend tė paarmatosur, pothuaj pesėdhjetė herė mė tė vogėl sesa agresori. Kjo bėmė e lavdishme ngjalli xhelozinė e mbretit Zog tė Shqipėrisė, i cili nga dėshira pėr tė hyrė nė garė me njė heroizėm kaq tė madh, ua mbathi me tė shtėnėn e parė dhe i la atdhetarėt shqiptarė tė luftonin tė vetėm kundėr forcave me epėrsi dėrrmuese. Pėrbuzja e botės sė qytetėruar qe madje mė e madhe se tmerri pėr agresorėt fashistė, ndėrsa sa pėr tė kapėrcyer ato momente nė mėnyrė tė mėshirshme, ajo e pėrmbajti opinionin e saj pėr dezertorin shqiptar….
    "Prej lufte vec ai largohet
    qe eshte lindur tradhetor,
    kush eshte burre nuk frikesohet,
    po vdes, po vdes, si nje deshmor"


    politikanet tane kane kenduar kete strofe dhe me pas kane nderuar si "atdhetar" a. zogun,
    nese nderohet a.zogu, kjo strofe e himnit duhet hequr....
    nese vazhdoni te mbani kete strofe me hipokrizi, atehere zogu nuk duhej nderuar..
    nese populli voton politikanet,...atehere po, sia vlen me me shkrujt per keto gjera ...
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    .....edhe Roosvelti se vendimi u mor ne mbledhjen e Teheranit mbledhja tjeter ishte formale.
    Mbledhjet publike jane formale ! Mbledhjet koke me koke jane reale ! Dheeee ndaj Shqiperise nuk u respektua as Mbledhja e Teheranit , por ajo e takimit ne Kremlin ne 1944-tren , Cercill - Stalin !

    Doni t'i bini hasha edhe fakteve dhe dokumenteve historike , por kjo eshte pune per juve ! Kush eshte njeri dhe shqiptar normal , nuk ka asnje interes te zhgaravise historine apo te mbylle syte !

    Sa per "juve" ju gjithe jeten qorra keni qene kur ka ardhur rasti per te pare te zezat qe i jane bere Shqiperise dhe popullit shqiptar .......... keni qene ortake me ata qe i kane bere , nuk keni faj ...... Sado kriminel te jesh , eshte pak si veshtire te mburresh para viktimes per krimin qe ke bere ....! Aq me teper kur viktima te ha me gjithe lecka ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 19-11-2012 mė 08:52

  13. #133
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    "Prej lufte vec ai largohet
    qe eshte lindur tradhetor,
    kush eshte burre nuk frikesohet,
    po vdes, po vdes, si nje deshmor"


    politikanet tane kane kenduar kete strofe dhe me pas kane nderuar si "atdhetar" a. zogun,
    nese nderohet a.zogu, kjo strofe e himnit duhet hequr....
    nese vazhdoni te mbani kete strofe me hipokrizi, atehere zogu nuk duhej nderuar..
    nese populli voton politikanet,...atehere po, sia vlen me me shkrujt per keto gjera ...
    Problemi juaj, dhe kur them ty kam parasysh si hapesin e temes si te gjithe ata qe kane shkruajtur kunder figures se Mbretit Zog ne kete teme, eshte injoranca. Injoranca juaj ka dy fytyra. Fytyra e pare eshte fytyra e trasheguar e propagandes komuniste qe Enver Hoxha ua nguliti mire ne tru qe femije dhe te cilen ju e recitoni sot shume bukur, edhe pse komunizmi e Hoxha kane dekada qe kane vdekur. Fytyra e dyte qe e shfaqni akoma me hapur, eshte SE SA PAK E NJIHNI JU FIGUREN DHE JETEN E MBRETIT ZOG. Dhe eshte e vetmia figure e historise shqiptare ne keto 100 vjetet e fundit, per te cilin kane shkruar me shume te huajt se sa historianet shqiptare.

    Mbreti Zog iu shmang luftes? Mbreti Zog e filloi luften ne krye te trupave te zones se tij qe kur ishte femije. Shkolla qe kish bere ne Stamboll ishte shkolle ushtarake. Ishte ai i vetmi qe cau bllokaden e forcave italiane qe i prene rrugen kur ky u nis pas Kongresit te Lushnjes per te krijuar qeverine e dale nga ai kongres ne Tirane. Ishte ai qe e beri Tiranen kryeqytet, qytet qe ne te cilin ti banon sot, pasi deri ne 1920 ishte Durresi qendra e qeverise se atij vendi. Mjaftonte qe Mbreti Zog te hapte gojen dhe gjithe popullata shqiptare do e priste pushtuesin me lufte.

    Largimi i Mbretit Zog nga froni dhe nga Shqiperia ne 1939 ishte akti me i larte i atdhedashurise se nje lideri te nje shteti. Ai hoqi dore nga Froni i tij pasi nuk deshironte te behej vegel e pushtuesit italian. Ai hoqi dore nga nderi i tij, duke mos e pritur pushtuesin me lufte, pasi e kish te qarte qe "nderi" i tij do ti kushtonte shqiptareve ne mijera jete e tonelata gjak te derdhur kot. Ai u largua edhe per ti kursyer Shqiperise nje lufte civile: pushtuesin italian nuk e mbeshtesnin vetem tanket, anijet e aeroplanet, e mbeshtesnin edhe gjithe opozita politike e Ahmet Zogut dhe pjesa derrmuese e komunitetit katolik ne vend.

    Tradhetia e Mbretit Zog do te dukej vetem nese ai do te zgjidhte te qendronte te rrinte ne Shqiperi e te behej vegel e rregjimit fashist qe u instalua ne vend.

    Albo

  14. #134
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17
    Tirana, fshati i Toptaneve qe Mbreti Zog e beri kryeqytet, ka sot vend per te nderuar nje pasha osman dhe nje diktator komunist, por nuk ka vend per te nderuar themeluesin e vertete te kryeqytetit te Shqiperise, dhe themeluesin e vertete te shtetit shqiptar. Atij shteti qe ne pak dite do te themeloje 100 vjetorin e tij.

    Turpi nuk i ngelet Ahmet Zogut, turpi i ngelet shqiptareve te brezit te sotem qe nuk njohin historine e tyre por ripertypin si kafshe ripertypese propaganden e se kaluares.

    Albo

  15. #135
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    faktet historike ti nuk i ndryshon dot, kot perpiqesh me shashka.

    na merr nje foto "komuniste" te ushtareve te vrangelit.

    ketu nuk diskutohet hoxha versus zogu
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #136
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Teksti i plote i Marrėveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiē


    Teksti i plote i Marrėveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiē (marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim te ndihmes qe serbet i dhane Zogut per tu rikthyer ne Shqiperi duke luftuar qeverine e F. Nolit).

    “1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

    2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohė dinastinė Karagjorgjeviq.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

    4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.

    5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.

    6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.

    7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerė jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.

    8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.

    9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.

    10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.

    12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.

    13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

    14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

    16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.)

    Marrėveshja Nikolla Pashiē – Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207.
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  17. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    O Bilo99

    vreje nji cike me kujdes marreveshjen ! A nuk te duket se eshte duke u zbatuar ditet e sodit ne Shqiperi ?

    Bashkimin personal e kena arrit Salevicin e kemi dhender shkine !
    Ushtrine e kena zhduk ..
    Policine e kena "forcu" per me iu kundervu shqiptareve
    Emerimet ne Keshill te Ministrave , ne Parlament apo ne pikat kyce te bisneseve i kena bij te serbeve
    Kena heq dore nga cdo interes kombetar apo perkrahje te shqiptareve qe jetojne jashte ! Une them edhe qe jetojne mrena , po hajde po e lem te diskutueshme ...
    Doganat me Serbine i kena heq

    Kryetari de facto i shtetit shqiptar e ka maje krese Karagjorgjevicin

    Fazllicet dhe -iēėt e tjere bejne poltiken ambasadoriale dhe te jashtme me tonen

    Detin e falem dhe po planifikojme te tjera

    Aty ne marreveshje thote qe per cdo koncesion duhet me pyt serbin , po ne jena duke e bo akoma me mire jena duke ia dhon cdo gjo serbit ...

    Eeeeeee tani e morra vesh une se cfare e lidh Saleviēin me Zogiēin ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 19-11-2012 mė 12:23

  18. #138
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Akoma me langaraqet merreni!?

    ''mbreti i shqiptareve'' kjo eshte e bukur, ptuu.
    MOS I NDY TEMAT no name

  19. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga shofer Lexo Postimin
    faktet historike ti nuk i ndryshon dot, kot perpiqesh me shashka.

    na merr nje foto "komuniste" te ushtareve te vrangelit.

    ketu nuk diskutohet hoxha versus zogu
    C'ja fut kote ti or burre ..! Ata jane bionda me sy bojeqielli , na qenkan bandat e Vrangelit ato ! Mos i shiko ashtu qe duken te shpelare se iu ka rene drita e diellit .....

    Po ai qe eshte shtrire ne qender te fotos Ahmet Zogolli eshte ?

    Keta tradhetaret t'i kesh pa t'i...............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 19-11-2012 mė 12:04

  20. #140
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Tirana, fshati i Toptaneve qe Mbreti Zog e beri kryeqytet, ka sot vend per te nderuar nje pasha osman dhe nje diktator komunist, por nuk ka vend per te nderuar themeluesin e vertete te kryeqytetit te Shqiperise, dhe themeluesin e vertete te shtetit shqiptar. Atij shteti qe ne pak dite do te themeloje 100 vjetorin e tij.

    Turpi nuk i ngelet Ahmet Zogut, turpi i ngelet shqiptareve te brezit te sotem qe nuk njohin historine e tyre por ripertypin si kafshe ripertypese propaganden e se kaluares.

    Albo
    Nuk eshte kjo problematika kryesore...
    Varrosja, ndermi formal (nga ata qe deshirojne ta nderojne) dhe ceshtje tjera te ngjashme "teknike" nuk jane thelbi i kritikes se kritikeve, kundershtareve, armiqeve dhe te painteresuarve.
    Problemtike jane tentimet e disave ne Shqiperi dhe me gjere per tia rezervuar Zogut nje vend ne historine shqipetare, te cilin ndoshta nuk e meriton. Se paku jo ashtu sic tenojne disa, te cilet i sterzmadhojne veprat dhe veprimet pozitive te tij dhe i nencmojne apo nuk i konsiderojne mhaftueshem apo fare gabimet apo veprat negative, te cilat ne raste te caktuara mund te quhen edhe krime apo tradheti...

    Tek e fundit, nuk eshte vetem Shqiperia qe ka pasur pervoja jo gjithnje pozitive me mbreter dhe mbreteri. Pothuajse te gjitha vendet e Europes, edhe ato me tradite dhe pervoje mbreterore shume me te lashte se Shqiperia, kane vepruar ngjashem si Shqiperia me ish-mbreterit e tyre.
    "Reahabilitimi" i tyre apo i pasardhesve te tyre, gje e cila ne te vertete ka ndodhe jo ne te gjitha shtetet, nuk eshte bere me ndonje buje te madhe mediatike dhe angazhim te madh te shtetit, por kryesisht permes ndryshimit te disa ligjeve dhe eventualisht kthimit te disa pronave tek pasardhesit. Me kaq ka perfunduar e gjithe procedura. Nga ketu e tutje me fatin e pasardhesve te mbretit jane mare kryesisht gazeta bulevardeske.
    Pra, nuk eshte asgje e cuditshme dhe ekskluzivitet shqipetar qe shume njerez nuk jane simpatizante te ish-mbreterve te perndjekur apo edhe te mbreterise ne pergjithesi...

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •