Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #101
    Pirro dhe "studjuesi" i diplomuar ne gazeten Tema Alti Elezi!

    Asnjeri nuk jeni historiane, as une! Mirepo kur merrni mundimin qe ti hyni me thelle nje teme te tille, duhet qe te nisni dhe te analizoni kohen dhe rrethanat kur ka drejtuar Mbreti Zog dhe jo te na sillni ketu shabllone te pseudohistoriografise komuniste rreth figures se Mbretit Zog.

    Ju e dini shume mire se pse e quajta pseudohistoriografi dhe per kete nuk ka nevoje qe te komentoj me teper apo jo!

    E gjithe kjo pseudohistorigrafi e ka fillesen tek ndikimi i te ashtuajturit "Revolucion Proletar" bolshevik te ish-Bashkimit Sovjetik, shabllone te te cilit ish-pushteti i kuq i sovjeteve u perpoq me ēdo mjet dhe menyre qe ti shperndante anekend botes, duke perhapur idene e "Botes se Re".

    Pra qe te flasim per Mbretin Zog, duhet te flasim per rrethanat ne te cilat u gjend Shqiperia, krijesa e brishte e dale nga sundimi 5 shekullor otoman.

    Perveē kushteve dhe rrethanave aspak miqesore te shteteve fqinj (qe ishin pavaresuar me heret nga sundimi otoman), perveē perplasjes se interesave gjeostrategjike te Fuqive te Medha te Europes, perveē ndasive shume te thella krahinore brenda shqiptare (qe ngrejne krye dhe sot e kesaj dite), pati dhe disa kushte dhe rrethana thelbesisht antikombetare dhe krejtesisht te frymezuara nga i ashtuquajturi "Revolucion Proletar" bolshevik.

    Behet fjale per te ashtuquajturen KONARE, te financuar nga ish-BRSS dhe te drejtuar nga Fan Noli.

  2. #102
    KONARE, Fan Noli dhe projekti i Federates Ballkanike.


    Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn
    2008-07-19

    Dy letrat e panjohura tė Sejfulla Malėshovės nga Leningradi nė 1928-ėn

    "Ju atje duhet tė jini qėndra e degės tė Republikave tė Bashkuara tė Sovjetėve tė grupit tonė. Kjo degė pas mėndjes s\‘onė duhet tė qeveriset prej njė sekretari. Si sekretar ne propozojmė Demir Godelin. Mbi punėn e sekretarit, d.m.th., se cilin mendoni ju se duhet tė jetė, na shkruani dhe kėshtu tė vendoset njėherė e mirė e tė nisė nga puna dega. Edhe ne tė Komisionit tė Pėrgjithshėm tė degės, jemi antarė dhe si tė tillė pagesat e pėrmuajėshme etj., do t\‘i dėrgojmė atje. Dega tė ardhurat e saj do t\‘i pėrdorė si pėr nevojat e degės dhe kusurin do ta nisė nė qėndrėn e pėrgjithshme. Me Naumin duhet tė hyni drejt pėr drejt nė lidhje. Ju atje tė Moskės duhet tė mblidheni shpesh nė mbledhje zyrtare dhe tė bisedoni nė punrat e Grupit". Kėshtu shkruhet midis tė tjerash nė njėrėn nga dy letrat e gjetura kohėt e fundit nė Arkivin Qendror tė Shtetit nė Tiranė, ku Sejfulla Malėshova (ish-ministri i parė i Kulturės nė qeverinė komuniste tė Enver Hoxhės nė vitet 1945-46) ua dėrgonte ato shokėve tė tij tė grupit komunist, nė vitin 1928, kur ai ndodhej me studime nė Bashkimin Sovjetik, pas bursės sė dhėnė nga Komiteti Nacional-Revolucionar (KONARE), qė kryesohej nga Fan Noli.

    Po ēfarė ishte Komiteti Nacional-Revolucionar?

    Kur ishte formuar ai?

    Kush e kryesonte dhe cili ishte aktiviteti i tij politik?

    Ēfarė shkruhet nė dy letrat e Malėshovės (tė cilat po i publikojmė tė plota mė poshtė nė kėtė shkrim) dhe kush ishin anėtarėt e tjerė tė atij grupi komunist, pėr tė cilėt, Faik Konica thoshte se njė ditė ata do tė kthehen nė atdhe dhe do t\‘i vėnė zjarrin gjithė Shqipėrisė?

    Ēfarė ishte KONARE?

    Pas rikthimit tė Ahmet Zogut nė pushtet, nė fundin e dhjetorit tė vitit 1924, pothuajse pjesa mė e madhe e kundėrshtarėve tė tij politikė, qė ishin implikuar nė kundėrrevolucionin e qershorit, apo siē ėshtė njohur ndryshe nga propaganda dhe historiografia e regjimit komunist tė para viteve \‘90-tė si Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit 1924, i cili rrėzoi me anėn e forcės sė armėve qeverinė e ligjshme tė Shefqet Vėrlacit, u detyruan tė largoheshin nga Shqipėria. Pjesa mė e madhe e tyre u vendos kryesisht nė Bari tė Italisė, ku pėrfituan dhe statusin e azilantit politik, si dhe nė Francė e Austri. Grupi kryesor i kundėrshtarėve mė tė betuar tė Zogut u vendos nė Vjenė dhe qė nga kryeqyteti austriak ata vendosėn qė ta vazhdonin luftėn pėr pėrmbysjen e qeverisė sė Ahmet Zogut, e cila kishte dalė nga zgjedhjet e lira tė janarit tė vitit 1925. Nė kėtė kontekst ata u pėrpoqėn tė gjenin aleatėt e mundshėm, ku do tė mbėshteteshin pėr vazhdimin e luftės sė tyre kundėr Ahmet Zogut. Kėshtu, njė pjesė e mėrgatės politike antizogiste e Vjenės, qė kishte si lider kryesor tė saj Fan Nolin, vendosi qė tė mbėshteteshin te Bashkimi Sovjetik, i cili nė atė kohė luante dhe rolin kryesor tė lėvizjes komuniste nė tė gjithė botėn. Pas kėsaj, ky grup i dėrgoi njė letėr qeverisė sovjetike, ku me anėn e saj ata i kėrkonin pėrkrahje morale dhe politike nė luftėn kundėr regjimit tė Zogut, tė cilin ata e quanin qeveri reaksionare. Pas kėsaj, ky grup vendosi lidhjet me Federatėn Komuniste Ballkanike dhe nėpėrmjet saj me Internacionalen Komuniste (Kominterni). Pas kėsaj, duke u mbėshtetur nė ndihmėn e Federatės Ballkanike, ky grupim politik qė kryesohej nga Fan Noli, mė 25 nėntor tė vitit 1925, organizoi nė Vjenė njė konferencė, ku u pėrfaqėsuan edhe rryma tė ndryshme tė mėrgatės politike shqiptare qė ishte vendosur nė shtetet e ndryshme tė Evropės. Nė kėtė mbledhje u formua Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), i cili kryesohej nga Fan Noli. Nė kėtė komitet, pėrveē kryetarit tė tij, Fan Nolit, morėn pjesė dhe Halim Xhelo Tėrbaēi, Omer Nishani, Riza Cerova, Kostandin Boshnjaku, Lano Borshi, Dr. Nush Bushati, Aziz Ēami, Bedri Pejani, Ibrahim Jakova etj. Ku grupim politik, pas kėsaj mbledhjeje e intensifikoi akoma edhe mė tepėr luftėn kundėr Ahmet Zogut, sidomos me anė tė gazetės sė tij, "Liria Kombėtare", tė drejtuar nga Lano Borshi dhe Halim Xhelo, tė cilėn ata e nxirrnin nė Gjenevė. Nė atė kohė, nė sajė tė lidhjeve qė KONARE krijoi me Bashkimin Sovjetik, u bė e mundur qė 14 shqiptarė tė shkonin me studime nė Moskė dhe Leningrad. Kėta studentė ishin Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Qamil Ēela, Fetah Ekmekēiu, Demir Godeni, Xhevdet Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Filati, Reshat Kėlliēi, Reshit Daēi, Sejfulla Malėshova, Selim Shpuza dhe Haki Stėrmilli. Mė pas, aty nga prilli i vitit 1927, ky grupim politik i quajtur KONARE, e ndėrroi emrin e tij dhe filloi tė quhej Komiteti i Ēlirimit Nacional. Aty nga fillimi i viteve \‘30, njė pjesė e krerėve kryesorė tė Komitetit tė Ēlirimit Nacional, si Ali Kelmendi, Omer Nishani, Riza Cerova, Halim Xhelo etj., u kthyen nė Shqipėri, por pa mundur qė tė organizoheshin dot dhe nė atė periudhė nuk patėn ndonjė veprimtari tė spikatur komuniste. Gjatė viteve tė regjimit komunist, veprimtaria e KONARE-s u falsifikua dhe nė librin "Historia e Shqipėrisė" nuk u pasqyrua e vėrteta e saj. Kėshtu u hoqėn fare dhe nuk u pasqyruan aktiviteti i krerėve kryesorė tė saj, si Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Aziz Ēami etj., tė cilėt gjatė viteve qė pasuan nuk e ndoqėn mė lėvizjen komuniste, qė kishin nisur nė rininė e tyre. Pėrveē kėsaj, nė librin "Historia e Shqipėrisė" (botimi i vitit 1984) u falsifikua pothuaj krejtėsisht dhe deklarata e KONARE-s, e cila u nėnshkrua nė mbledhjen e 24 prillit tė vitit 1927.


    Konica kundėr KONARE-s

    Veprimtaria dhe aktiviteti i grupimit politik tė inkuadruar nė Komitetin Nacional-Revolucionar, qė udhėhiqej nga Fan Noli, pėrveē reaksionit qė ngjalli nė qeverinė e Ahmet Zogut, pati dhe kritika tė shumta nga personalitete tė diasporės. Njė nga kėta ishte dhe Faik Konica, i cili asokohe kryesonte shoqėrinė atdhetare "Vatra", qė pėrbėhej nga emigrantė shqiptarė tė vendosur nė SHBA. Nė gazetėn "Dielli" (Boston, e shtunė 15 maj 1926), qė nxirrte Shoqėria "Vatra", lidhur me veprimtarinė e grupimit politik tė Fan Nolit dhe lidhjet e tyre me Bashkimin Sovjetik, Faik Konica midis tė tjerash shkruante: " Nga letra dhe lajme me gojė tė mara nė kohrat e fundit, pėrmbledhim kėto mi propagandėn bolshevike nė mes tė shqiptarėve. Gjer nė funt tė Shėn-Endreut 1924, propaganda bolshevike nė Shqipėri ish nė duar tė njė shqiptari tė rritur nė Rusi, njeri i hollė, i zoti dhe siē duket i bindur nė mirėsinė e theorive bolshevike. Fan Noli nė kėtė propagandė si nė ēdo gjė tjatėr, ish vetėm njė fytyrė e sėrės sė dytė. E para provė besnikėrie qė ky grup i vogėl i dha Sovietit, qe fjala qesharake e Fan Nolit nė Lidhjen e Kombeve, fjalė e pėlqyer nė Rusinė Bolshevike, por shumė e dėmshme pėr Shqipėrinė. Me tė kthyer tė legalitetit nė Shqipėri dhe me t\‘ė ikur tė Fan Nolit jashtė, qėndra e propagandės bolshevike u transferua natyrshit jashtė. T\‘ė ikurit, sa kohė patnė para nga ato qė kishin prurė prej Shqipėrie, nuk u munduan tė gjejnė burime tė tjera. Po paratė u mbaruan shpejt: dhe menjėherė nisėn bisedime me Sovjetin pėr ndihma, bisedime qė muarnė funt tė pėlqyer. Pėrveē shumave tė veēanta "pėr propagandė" qė u dhanė, e u japin ca udhėheqėsve tė lėvizjes, Bolshevikėt u kanė lidhur rroga dhe disa tė ikurve, tė porositur nga udhėheqėsit: cave u japin nga 400 franga ar (80$) nė muaj, ca tė tjerėve nga 500 franga ar, (100$). Pastaj duke marrė nė sy zhvillimet revolucionare qė turbullonjėsit kanė shpresė tė bėjnė mė tutje nė Shqipėri, guverna bolshevike u kėrkojė armiqėve tė Shtetit t\‘onė nj\‘a dhjetė djem shqiptarė, qė tė venė nė shkollėn e veēantė tė Moskės, ku formohen axhentat e Bolshevizmės. Kėta studentė tė ēuditshėm, u dėrguan dhe janė tani nė Moskė, ku nxėnė me sistem zanatin e revoluscjes qė tė venė nesėr t\‘i vėnė zjarrin vendit tė tyre ose tė bien nė duart e policisė dhe tė humbasin jetėn e tyre pėr dhjamė qeni".

    Letra e parė e Sejfulla Malėshovės

    Leningrad 28.01 1928

    I dashur shok. Bashkė me kėtė po nisim dhe pėrkthimet, ose mė mirė parathėniet vetėm, pse siē e di, ata duan tė dinė se ē\‘kemi shkruar. Ti shko me domosdo te Kollorovi, fol me tė nga ana e grupit dhe pyete ē\‘bėn me statutin dhe instruksionet qė po pėrgatisin. Pyete pastaj pėr Fundon, i thuaj pastaj se pas letrave qė kemi marrė ay se ka kuptuar mirė fare ēėshtjen dhe se ne duhet tė jemi me tė nė kontakt, ndryshe s\‘kemi se si tė jemi nė kurs tė punėve tė Shqipėrisė. I thuaj ē\‘qe arsyeja qė nuk ja dėrguan letrėn qė i shkruam Fundos dhe pėrpiqeni tė marē vesh kur do tė mbarohet apokrosimativisht punė e statutit. Nė qoftė se kjo do tė vejė gjatė, atėhere u thuaj tė tė thonė ē\‘mendojnė pėr grupin dhe pas letrės qė kemi kuptuar mirė qėllimet e K J (Komunistėve Jugosllavė) dhe gabimet tona. Besoj se Kollaraovi do tė ketė ardhur tashti aty dhe ti me ēdo mėnyrė pėrpiqu t\‘a gjesh. Dhe me punėn e pėrkthimeve pyeti si kanė ndėr mėnt dhe kur t\‘i botojnė. I thuaj Hoxhės tė na bėjė nė formė dekllarat e njė shkresė, nė tė cilėn tė tregojė arsyet e abstenimit tė tij, kur u votua rezollucioni dhe dėnimi i Shpuzės edhe bashkė me kėtė version e tij tė bisedimeve ā€¦tė nxehta qė kini pasur ti me atė dhe Rexhepi me atė. Kėtė e kėrkojmė pse dy shokė tė grupit Godeli dhe Filati qahen pėr tė dhe njeri prej tyre, Godeli, thotė se Hoxha e motivon abstenimin e tij kėshtu: Malėshova me Zavalanin kurdisin njė intrigė kundėr tė pafajshmit, tė papėrlyerit Shpuzė dhe shokėt e tjerė i hoqėn pas hundės dhe se vetėm Hoxha, i patundur posi shkėmbi, nuk ra nė kėtė intrigė. Ne duam tė dimė ē\‘ thotė Hoxha pėr kėtė akuzė qė po i bėhet. Pun\‘ e Ramos ē\‘u bė? Ju a u futėt nė parti? Kur tė na shkruash duhet qė tė kesh letrėn tonė parasysh dhe pikė pėr pikė tė na pėrgjigjesh. Dhe te Borisi shko dėndur, e gjete librėn mbi ēėshtjen e atyre nė Shqipėri? Pėr punė tė gazetave i shkruani Qerimit qė tė interesohet tė na i dėrgojnė.

    Shokėve tė fala. Yti me mall Sejfulla Malėshova.

    Letra e dytė e Sejfulla Malėshovės

    Leningrad, 25. IX. 1928

    Tė dashur shokė, ne kėtu i jemi vėnė punės dhe besojmė qė nė njė muaj e sipėr si Abeceja ashtu dhe manifesti Komunist me gjithė shėnime do tė jenė gati. Veē kėsaj Zavalani bėri nė maqinė disa kopje tė Statutit, tė cilėn e pėrktheu dhe rusisht pėr Kominternin. Juve po ju dėrgojmė njė kopje. Zavalani pėrktheu instruksionet rusisht pėr KJ. Njė kopje shqip tė instruksioneve po jua dėrgojmė. Ju si vini me pėrkthimet? Duhet qė jo vetėm tė vazhdoni, po edhe t\‘a mirni me seriozitetin e duhur. Fundos nuk po i dėgjohet kakrima i duket se ka rėnė butė atje nė jugė. Kur tė vijė mos harroni t\‘i thoni se duhet tė vijė kėtu me domosdo. Kajnon se arrimė dot nė stacion atė mbrėmje qė u nis. Rexhepi ē\‘bėri. E kapėrxen rezikun e doktorit apo jo? Ju atje duhet tė jeni qėndra e degės sė Republikave tė Bashkuara tė Sovjetėve tė grupit tonė. Kjo degė pas mėndjes s\‘onė duhet tė qeveriset prej njė sekretari. Si sekretar ne propozojmė Demir Godelin. Mbi punėn e sekretarit, d.m.th. se cilin mendoni ju se duhet tė jetė, na shkruani dhe kėshtu tė vendoset njė herė e mirė dhe tė nisė nga puna dega. Edhe ne tė Komis, tė Pėrgj. jemi antarė tė degės dhe si tė tillė pagesat e pėrmuajshme etj do t\‘i dėrgojmė aty. Dega tė ardhurat e saj do t\‘i pėrdorė si pėr nevojat e degės dhe kusurin do t\‘ia nisė nė qėndėr tė pėrgjithshme. Me Naumin duhet tė hyni drejt pėr drejt nė lidhje. Ju aty tė Moskės duhet tė mblidheni shpesh nė mbledhje zyrtare, tė bisedoni nė punrat e Grupit. Duhet qė tė pėrpiqemi qė secili tė marrė pjesė aktive nė ēėshtjen e pėrgjithshme dhe tė ndjejė se nuk ėshtė njė njeri i izoluar, por njė njeri i organizuar, antar i njė organizate luftarake. Ne vendosmė si cilido prej jush muaj pėr muaj dhe rregullisht t\‘u dėrgojnė nga 5 rubla. Pra ju duhet ta dini se kėto asnjė prej jush nuk ka pse ua dėrgon pse ju tek, po pse ėshtė i detyruar nga organizata. Dhe ju kini tė drejtė tė pretendoni qė tė ju dėrgohen me rregull. Shuaip Hajnua do t\‘i marrė prej Reshat Kėlliēit, Salih Hoxha prej Selim Shpuzės, Rexhep Filati prej Tajar Zavalanit, Demir Godeli prej Sejfulla Malėshovės. Shuaipit po i dėrgojmė proces-verbalin mi zgjedhjen e Komisionit. Le tė na japė mendimin e tij. Presim pėrgjigjie". Pėr Komisionin e Pėrgjithshėm. S. Malėshova.

    http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/4ce53a834c376be5bdead843b02f6367.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-11-2012 mė 15:49

  3. #103
    FEDERATA BALLKANIKE

    The Balkan Federation was a project about the creation of a Balkan federation or confederation, based mainly on left political ideas.


    ...

    Balkan Communist Federation

    ...


    http://en.wikipedia.org/wiki/Balkan_Federation
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-11-2012 mė 15:58

  4. #104
    Si e pershkruante shtypi i huaj pushtimin e Mbreterise Shqiptare nga Italia fashiste?

    The Argus

    10 April 1939

    from Melbourne.

    ALBANIA FALLS TO ITALIANS

    http://trove.nla.gov.au/ndp/del/article/12115892

    Nder te tjera ne kete gazete thuhet se:


    On entering Tirana the Italians immediately began pasting up pos- ters saying that Signor Mussolini was the "friend of suffering peoples," and' had liberated them from the plundering, murdering regime headed by King Zog.

    Cuditerisht akuzat e Italise pushtuese te vitit 1939, perputhen krejtesisht me akuzat e sistemit diktatorial komunist dhe me gjuhen e shume pseudohistorianeve te sotem shqiptare.


    However, several leading Albanians showed sympathy for the Italian aims are likely to be rewarded by high Government posts. Among these is M. Mark Kodheli, prefect of Durazzo, who issued a plea from Bari (Italy) on Saturdayt calling on the Albanians "not to resist the advance of our Italian friends." . ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-11-2012 mė 16:28

  5. #105
    Marxist Concepts of Nationality: The Comintern and the Balkans

    The leading party body of the Albanian Communist Party was set up in Moscow in 1928. The Comintern arranged for the first party operatives to be sent into the country only a year later. This attempt did not produce anything meaningful; communism had no chance to participate in the political life of the new nation. King Zog's regime provided no room for communist agitation, and most of the Westernized intellectuals and liberals were not oriented toward the East.

    http://www.kosovo.net/sk/history/kosovo_saga/saga12.html

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Edhe Historianet Jan Nda Ne Tabore Politike Kjo Esht Tragjedi

  7. #107
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    Edhe Historianet Jan Nda Ne Tabore Politike Kjo Esht Tragjedi
    Nuk ka ende historiane dhe historiografi reale nder shqiptare!

    Ky eshte prodhimi Made in marksizem-leninizem andej dhe kendej kufirit!

  8. #108
    si na delka Noli i mire per ju kuqot,kur sa ishte xha veri gjalle,ai kurre su lejua te shkel me ne token shqipetare...

    na e shpjegoni pake ju te ndriturit e partise se perse Noli nuk shkeli kurre ne shqiperi deri sa vdiq ne vitin 1965 ???
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #109
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Ceno Beg Kryeziu - Konti Ciano i Serbise
    Nuk ke haber nga historia shqiptare!

  10. #110
    Ja atentatet kundėr Mbretit Zog

    -- nga Prelė Milani

    Ahmet Zogu mund tė renditet pa frikė nė vendin e parė tė politikanėve shqiptarė tė shekullit tė kaluar pėr sa i pėrket komploteve tė kurdisura ndaj tij, tė cilat pėr fatin e tij tė mirė dėshtuan tė gjitha, ndėrkohė kur ato ishin pėrgatitur me sukses nga njerėz profesionistė e guximtarė, tė vendosur pėr vepra tė tilla.

    Atentati nė Parlament

    Nė mesin e njė kaosi tė vėrtetė politik antagonist me plot tė papritura e intriga tė shfenuara, mė 24 shkurt tė vitit 1923, Zogu shpėtoi pėr qime nga plumbat e njė vrasėsi. Tek po ngjiste shkallėt e parlamentit, Beqir Valteri, anėtar i Bashkimit tė Shqiptarėve tė Rinj, organizatė e krijuar prej Avni Rustemit, vrasės i Esat Pashės dhe bashkėpunėtor i Fan Nolit, tentoi ta vrasė Ahmetin. Tek Zogu po hynte nė derė Valteri, i cili qėlloi me qetėsi tre herė mbi trupin e Ahmet bej Zogollit. Zogu mori tre plumba, njė nė dorė, njė nė kofshė dhe njė nė bark, por fati ishte me tė se asnjėra nga plagėt nuk kishte asnjė rrezik pėr jetėn, por kryeministri mundi tė futej nė parlament dhe tė zinte vend nė karriken e ver edhe pse duke iu marrė kėmbėt, duke mbajtur nė dorė revolverin e tij tė mbushur plot.

    Ai u rrethua menjėher nga ithtarėt e tij, tė cilėt me urgjencė thirrėn njė mjek nė ndihmė, tė cilin Zogu e refuzoi fillimisht nga mosbesimi qė kishte ndaj kujtdo. Nė sallėn e parlamentit pllakosi njė atmosferė tepėr e rėndė, pasi duke qenė se shumica e deputetėve ishin tė armatosur, ekzistonte rreziku i njė pėrleshjeje tė armatosur mes palėve kundėrshtare. Valteri, pasi qėlloi mbi Ahmetin, arriti tė mbyllej nė nevojtoren e parlamentit dhe filloi tė kėndonte kėngė patriotike dhe tė shtinte pėrsėri me revolver. Pas disa sekuencave tė frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalėn pėr tė qetėsuar situatėn, ndėrsa Zogu nga vendi dhe me zė tė lartė foli: "Zotėrinj, nuk ėshtė hera e parė qė ngjet njė gjė e tillė, ndaj ju lutem miqve tė mi ta harrojnė pėr njė ēast atė ēfarė ngjau dhe tė merren me vonė me kėtė punė".

    Kjo ndėrhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu njė kasaphanė tė vėrtetė nė sallėn e Asamblesė, ndėrsa kryeministri kishte vendosur me zgjuarsi tė priste orėn e hakmarrjes sė madhe. I shoqėruar me njė eskortė tė fuqishme, kryeministri u strehua nė shtėpinė e tij, dhe filloi tė kurohej pa problem nga qė plagėt ishin shumė mė tė lehta se na ē'ishin pritur, plagė tė cilat nuk penguan tė priste as vizitat e miqve. Madje Zogu pėrfitoi nga rasti tė takohej vetė me atentatorin, i cili pėr t'i shpėtuar ndėshkimit pranoi tė fliste pėr tė gjitha hollėsitė e atentatit, duke implikuar seriozisht Avni Rustemin. Nė kėmbim tė kėsaj, Valterit iu premtua falja e jetės dhe mė vonė, duke pėrfituar nga trazirat e 1924-ės u arratis nga Shqipėria dhe u kthye vetėm nė verėn e vitit 1939, pasi Zogu mori valixhet.

    Komploti i Eshref Frashėrit dhe Ceno Kryeziut

    Ndonėse bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Zogut, Ceno Kryeziu dhe Eshref Farshėri me veprimet e tyre nga kompetencat e gjithanėshme, qenė nė shumė raste thikė me dy teha nė duart e Zogollit, tė cilin e diskredituan nė opinionin e kohės, por edhe komplotuan ndaj tij. Eshref Frashėri, President i Senatit ish udhėheqės i klikės asnjėherė nuk doli nė opozitė tė hapur kundėr Zogut, por i pakėnaqur nga pushteti i pa kufi i Zogut nga Veriu, duke pasė lidhje tė fuqishme fisnore nė Shqipėrinė e Jugut, nė vitin 1925 u bė e qartė se ai po pėrgatiste njė komplot kundėr Presidentit pėr ta rrėzuar atė nga froni.

    Eshrefi u pėrpoq tė tėrhiqte pas vetes edhe Myfyt Libohovėn duke qenė se kishte pas vetes njė pjesė tė klerit fanatik musliman, por Libohova shkoi dhe i tregoi gjithēka qė po pėrgatitej Zogut, i cili pa vonuar dėrgoi forca tė shumta matjanėsh nė Korēė tė shtypte ēdo orvatje qė nė embrion, por dėshmia e Myfytit pėr mungesė provash tė qarta nuk mundi tė qėndronte nė kėmbė, prandaj Zogu ngurroi tė dilte hapur kundėr Frashėrit edhe nga frika e reaksionit qė mund tė ngjallte tek jugorėt por u mjaftua me largimin e Frashėrit nga detyra dhe pushimin nga puna tė disa oficerėve toskė.

    Por pėrpara kėsaj ngjarje ishte zbuluar edhe njė komplot tjetėr i Ceno Kryeziut. Cenoja e provoi veten si energjik por aspak tė devotshėm ndaj Zogut me gjithė ndihmėn e pa kursyer qė i dha nė rrėzimin e Nolit.

    Cenoja u bind tė merrte pjesė nė njė komplot tė organizuar prej disa njerėzish tė njohur nė radhėt e ushtrisė si dhe mes emigrantėsh nė Greqi, Itali e sidomos nė Jugosllavi, ku Cenoja kishte mbėshtetje tė gjerė.

    Edhe kėsaj here Zogu mundi tė mėsonte rreth komplotit pėrpara se ai tė shpėrthente dhe i doli hapur Cenos se kjo gjė ishte vendosur tė bėhej nė njė nga udhėtimet e Zogut nė Beograd, as Cenoja nuk bėri shumė pėrpjekje pėr ta fshehur bashkėpunimin e tij me komplotuesit. Pėr shkak tė miqėsirave dhe lidhjeve tė ngushta familjare dhe dėshirės sė Zogut pėr tė fshehur skandalin nuk mori veprim tjetėr vese kėrkesės pėr dorėheqje dhe mėrgimit tė tij nė Paris (Durazzo 26 shtator 1925) hakmarrja e Zogut nuk vononte duke i kthyer revanshin me tė njėjtėn monedhė Cenos nė njė moment kur u mendua se nuk do tė bėnte bujė tė madhe nė publik, dhe duke u paraqitur si vepėr e dikujt tjetėr. Ndėrsa nga fundi i shtatorit 1925 njė njeri i panjohur hodhi njė bombė nė Vilėn e Zogut, pa arritur tė vriste njeri (Das Deutsche Tageblatt 26 shtator 1925). Nė fillim po tė kėtij viti u zbulua njė komplot tjetėr pas tė cilit thuhej se qėndronte dora e peshkopit Noli, komploti dėshtoi pasi disa roje besnike e njoftuan presidentin. Nė vitin 1926 u arrestua Qemal bej Vrioni nėn akuzėn se kishte konspiruar kundėr qeverisė. Vrioni ishte pėrzier me njė seri letrash qė kishin rėnė nė dorėn e qeverisė. Nga kjo tablo kuptohet se viti 1925 pėr Zogun qe viti i pėrballjes me kundėrshtarėt e tij nga tė katėr anėt, ndėrsa nė 26-ėn u ndesh me kryengritjen mė tė rrezikshme qysh prej kohės kur u detyrua tė linte vendin nga vala e revolucionit tė 24-ės.

    Nė qoftė se shumė atentate ndaj Zogut dėshtuan, ishte e qartė se ai vetė kishte bėrė pėrpjekje tė dėshtuara komplotuese si ato kundėr Hasan Prishtinės, tė cilin do ta asgjėsonte mė vonė, Shefqet Korēės, e tė tjera seiale vrasjesh me pagesė tashmė tė njohura shumė qartė si vepra tė Zogut.

    Fluturimet erotike tė mbretit nė Vjenė

    Mbreti Zog nė vitin 1931 u ndesh me dy probleme shumė serioze, me njė krizė tė rėndė shėndetėsore dhe me njė atentat politik qė pėr pak i mori jetėn larg atdheut, nė Vjenė tė Austrisė.

    Zogu vuante prej kohėsh tė paktėn qė prej vitit 1925 prej ulēerės sė stomakut, pėr kėtė u thirrėn nga Austria dy mjekė nė fund tė vitit 1930, tė cilėt erdhėn pothuaj nė mėnyrė tė fshehtė dhe kur e vizituan mbretin hodhėn poshtė shumė thashetheme qė qarkullonin mbi shėndetin e Zogut, qė paraqitej edhe sipas njerėzve qė rrethonin shumė kritike, pas grupit tė parė tė mjekėve Zogu ndoshta nga meraku e cinizmi qė e karakterizonte solli edhe dy mjekė tė tjerė, qė nė momentin e mbėrritjes sė dy mjekėve tė grupit tė dytė, Zogu ndihej tashmė gati i shėruar. Ndonėse shėndeti kishte filluar tė pėrmisėrohej, Zogu vendosi tė zbatonte porositė e specialistėve vjenezė pėr t'iu nėnshtruar njė mjekimi me rreze X. Vendimi pėr tė ndėrmarrė kėtė udhėtim patjetėr qė ka qenė i vėshtirė pėr mbretin, pėr faktin se ai largohej nga pallati shumė rrallė, qoftė edhe pėr lėvizje brenda vendit, merakut pėr sigurimin e jetės i shtohej edhe ankthi i shpėrthimit tė ndonjė trazire tė brendshme qė do i sillte kėrcėnimin e pushtetit. I vetėdijshėm pėr tė gjitha kėto rreziqe, Zogu mori masat e nevojshme qė gjithēka tė shkontė mė sė miri.

    Zogu pėrveē njė rrethi shumė tė ngushtė nuk u kallzoi kėrrkujt se po ndėrmerrte njė udhėtim nė Vjenė. Parlamenti u vu nė dijeni vetėm njė natė pėrpara se tė fillonte udhėtimin. Presidentit tė Parlamentit Koēo Kotes i dha udhėzimet e fundit. Masat e sigurimit ishin shumė tė forta, nė Tiranė u dislokuan tre batalione pėr tė qenė gati nė rast shpėrthimi tė ndonjė trazire (UDS875. 001 Zog 44 N186, 28 janar 1931).

    Mė 26 janar, Zogu u nis pėr nė Durrės shumė kohė pėrpara orarit tė planifikuar i shoqėruar prej katėr nga gjashtė motrat e tij.

    Sė bashku me mbretin udhėtuan Abdurrahim Krosi, mjeku personal Dr. J. Basho, major Llesh Topollaj dhe kapiten Ēupi, tė dy kėta roje personale tė Zogut, ministri i oborrit Eqerem Libohova, Sotir Martini dhe Kolonel Serreqi, adjutanti i mbretit i cili ishte nisur pėr nė Vjenė pėr tė bėrė pėrgatitjet e nevojshme. Mbreti u largua nga Shqipėria pasi nėpėrmejt njė gjuhe tė ashpėr ju bėri tė ditur deputetėve tė bashkėpunonin me qeverinė duke i paralajmėruar tė mendoheshin mirė pėrpara se tė tentonin tė shkaktonin ndonjė trazirė. Vetėm tė nesėrmen e largimit nga Shqipėria, gazetat dhanė lajmin se mbreti kishte shkuar nė Vjenė pėr njė kontroll mjeksor.

    Ishte e qartė edhe pėr qeverinė Austriake se ēėshtja e sigurimit tė mbretit ishte me tė vėrtetė urgjente, pėr vetė faktin e qenies sė njė numri shumė tė madh emigrantėsh politikė armiq tė Zogut qė banonin nė Vjenė.

    Me insiativėn e vet qeveria Austriake mori njė sėrė masash kundėr figurave kryesore tė emigracionit shqiptar nė Vjenė, mes tė ndaluarve qė ju hoq pasaporta dhe e drejta e udhėtimit pėr nė Vjenė sa tė qėndronte Zogu ishte edhe Luigj Shletoja, antizogist i vjetėr dhe i betuar. Gjithashtu policia thirri nė takim edhe emigrantė tė tjerė tė komunitetit shqiptar duke i bėrė thirrje se duhej tė respektonin tė drejtėn e azilit, nga ana e tyre emigrantėt shqiptarė u zotuan se mbretit nuk do t'i vinte asnjė e keqe nga ata tė cilėt falenderonin qeverinė Austriake qė i kishte pritur me bujari.

    Por pėr fatin e keq tė agjentėve tė sigurimit, mbreti nė Vjenė filloi tė sillej jashtėzakonisht nė mėnyrė tė pakujdesshme, nė kundėrshtim tė plotė me natyrėn e tij. Megjithėse i kėshilluar tė mos vendosej nė ndonjė hotel tė madh nga sigurimit austriak, Zogu pėr hir tė karakterit tė tij krenar u vendos nė Hotelin Imperial, njėri prej hoteleve mė luksoze tė Vjenės, dhe si pėr tė dashur qė ta bėnte edhe mė tė pasigurtė vetveten, Zogu mori zakon tė keq tė mos njoftonte askėnd as kur dilte as ku shkonte. Shkaku i vėrtetė i kėsaj sjellje tė ēuditshme ishte zonjusha austriake Franēeska Janko dhe motra Maria. Sipas gazetės vjeneze Studente (24 shkurt 1931) Zogu kishte lidhje me motrėn e vogėl Franēeska, me tė cilėn Zogu bridhte pas fluturimeve seksuale gat-gati tė shfrenuara, shėtiste me tė parqeve, i blinte peliēe tė shtrenjta, shkonte me tė nė teatėr dhe opera dhe e mbante pėrkrah edhe gjatė qėndrimit nė llozhė. Pavarėsisht prej pakujdesive tė shumta, nga dehja erotike e mbretit tė shqiptarėve, i cili po jetonte si nė ėndrra, duke harruar edhe shqetėsimet shėndetėsore, javėt e para tė qėndrimit tė gjatė tė mbretit nė Vjenė qenė plotėsisht tė qeta. Mbreti nuk ishte e nevojshme qė tė operohej siē e kishin kėshilluar fillimisht mjekėt austriakė nė Shqipėri, nga trajtimi mjeksor ndihej shumė mirė dhe kur kishte vendosur tė kthehej brenda dhjetė ditėsh nė Shqipėri ndodhi atentai qė tronditi gjithēka.

    Atentati i Ndokė Gjeloshit, sipas pohimeve tė shkruara

    Atentati i Vjenės ndaj Ahmet Zogut, edhe sot e kėsaj dite paraqet interes historik dhe ėndje e kureshtje pėr t'u ndriēuar nė ēdo skutė.

    Njė pjesė e madhe e atyre qė quhen biografė tė Zogut janė munduar ta kalojnė kėtė ngjarje pa e fokusuar, me qėllim qė tė paraqitet si diēka sekondare nė jetėn komplekse tė mbretit, qė meriton tė penalizohet rėndė dhe duke dashur ta injoronte shpesh pėrkufizimi nuk ka qenė i saktė pėr tė mos thėnė i pavėrtetė dhe i njėanshėm, sidomos kur bėhet fjalė edhe pėr qėndrimin burrėror tė mbretit nė atė ngjarje.

    Nė vija tė pėrgjithshme pėr atentatin ėshtė shkruar pak a shumė kėshtu:
    Nė mbėrmjen e 20 shkurtit tė vitit 1931, mbreti dhe disa nga njerėzit qė e shoqėronin nė shfaqjen e operės "Pagliacci" nė Teatrin e Operės sė Vjenės, Zogu dhe shoqėruesit e tij u larguan nga salla e shfaqjes pak minuta pėrpara pėrfundimit, dhe nėpėrmjet ndarjeve anėsore duke u drejtuar pėr nga hyrja e operės ku i prisnin dy makina. Mbreti hipi nė automobilin e parė sė bashku me kolonel Libohovėn, ndėrkohė qė major Llesh Topallaj pėrgatitej tė hipte nė automobilin e mbretit sė bashku me kėshilltarin e legatės shqiptare nė Vjenė, ndėrkohė kur kėta po hipnin nė makin, dy tė rinj shqiptarė hapėn zjarr nga prapa shtyllave tė ngurta. Pas tė shtėnave tė para, agjenti i policisė qė ishte ulur nė vendin e parė tė makinės sė mbretit, kėrceu nga automobili dhe iu turr vrasėsve. Zogu po pėrgatitej tė dilte nga makina ndėrsa major Topallaj u godit edhe dy herė tė tjera nė pjesėn e poshtme tė kokės. Ai vdiq menjėherė duke pėrforcuar edhe njė fjalė qė qarkullonte se tė ishte roje i Zogut ishte barabar sikur tė ishte roje nė njė uzinė baruti rreth e rrotull sė cilės shkrepin rrufe. Sidomos filo zogistėt kanė shkruar kur u ėshtė dashur ta pėrshkruajnė kėtė atentat, sikur Zogu me revole nė dorė u ėshtė pėrgjigjur me zjarr sė bashku me kolonel Libohovėn dhe shoferine tij vrasėsve me tė cilėt kanė shkėmbyer rreth njėzet minuta tė shtėna. Berned Fischer nga ana e tij shprehet se pas njė shkėmbimi zjarri tė shkurtėr me dedektivėt e mbretit, dy vrasėsit u kapėn dhe u arrestuan. Mbreti u rikthye menjėherė nė ndėrtesėn e operės dhe filloi tė lėshonte britma histerike dhe ashtu me revole nė dorė filloi tė shante nė gjuhėn gjermane (Venna 24 shkurt 1932).

    Atentati sipas dėshmisė sė autorit

    Pas rėnies sė Zogut nė vitin 1939, Nokė Gjeloshi, ngaqė kishte kryer dėnimin sipas legjislacionit austriak, u kthye nė Shqipėri, dhe ėshtė pritur si hero i vėrtetė nė tė gjithė opinionin antizogist, ishte periudha e rėnies nė baltė kudo e emrit tė mbretit pas ikjes me bisht ndėr shalė nė vitin '39.

    Ngado qė shkonte e me kėdo qė bisedonte Kapiten Gjeloshi vihej pėrballė pyetjes sugjestionuese, na difto si qėllove mbi mbretin e shqiptarėve nė mes tė Vjenės. Pyetje qė i ėshtė drejtuar qindra herė e ka marrė qindra pėrgjigje jo vetėm nė Dukagjin por edhe qindra zona tė tjera tė Shqipėrisė ku Noka ishte bėrė aq i njohur e me famė ndėr ato vite. Unė kam mbledhė thėniet e disa bashkėkohėsve. Noka i ka sqaruar qime e pėr pe se si ndodhi atentati atė ditė nė Vjenė, thėnie qė konvergojnė nė tė njėjtin pėrfundim pavarėsisht se janė mbledhė nė kohė e nga persona tė ndryshėm si Zef Gjeloshi, Mark Delia, Gjon Marashi, Marash Babuni, Kol Vuka, Bal Marku etj.

    Organizator i atentatit kundėr Zogut ka qenė Hasan Prishtina, Mustafa Kruja e disa eksponentė tė rėndėsishėm tė grupeve tė ndryshme antizogiste qė vepronin nė Vjenė. Atentati ėshtė bėrė sipas njė plani tė studiuar mirė deri nė detajet mė tė imta, duke vėzhguar lėvizjet e mbretit, hotelet ku strehohej vendin ku mund tė realizohej atentati dhe kohėn mė optimale e mė tė favorshme.

    Si ekzekutor pėr kryerjen e atentatit, me pėlqimin direkt tė Prishtinės u zgjodh Nokė Gjeloshi dhe Azis Cami, tė dy ish oficerė tė xhandarmėrisė shqiptare, antizogistė radikalistė, guximtarė dhe profesionistė tė pėrdorimit tė armėve. Ndoka ėshtė rrėfyer se gjatė gjithė paradites lėvizėm me kujdes nė rrugėn nga mendohej se do tė kalonte Ahmeti, vėzhguam ndėrtesėn e operės, hyrjet e daljet e saj duke studjuar se nga ē'pozicion mund tė qėllonim, gjatė hyrjes apo daljes nga teatri, si mund t'u vidheshim shikimeve tė zellshme tė agjentėve tė policisė, si duhej tė mos binim nė sy se jemi shqiptarė pasi mund tė nuhateshim nga truproja e zgjuar e Zogollit, dhe tė arrinim nė pėrfunim se nga ē'distancė do na krijohej mundėsia tė qėllonim dhe a ishte e mundur qė tė realizohej apo tė mbetej nė tentativė.

    Ne arritėm nė konkluzionin se atentati ishte tepėr i vėshtirė pėr t'u realizuar, masat e larta tė sigurimit, numri i madh i agjentėve profesionistė dhe distanca aspak e favorshme ku mund tė shfaqej figura gjigande e mbretit me pamje tepėr tė kufizuar, megjithatė ne ishim tė bindur nė suksesin e atentatit po qe se mbreti na shfaqej pėrpara syve, duke iu dhėnė garanci kapove tonė qė na dirigjonin.

    Gruaja e Hasan Prishtinės dhe Mustafa Krujės thoshte Gjeloshi qėndruan nė kafene pėrballė teatrit tė operės duke parė lėvizjet tona ndėrsa Prishtina priste me ankth nė shtėpin e tij se ēfarė do tė ngjiste, ne ishim veshur me kostume tė shtrenjta dhe tabare tė modės sė fundit, brenda nė xhepin e sė cilave kishim gati nagantin e mbushur mė sė miri. Ne vėzhguam hyrjen e mbretit nė teatėr pa arritur ta friksonim fare pasi automobili e solli deri tek pragu i portės dhe grumbulli i njerėzve dhe i agjentėve tė policisė nuk na la rast pėr tė parė pothuaj asgjė.

    Kėshtu nuk na mbetej tjetėr rrugė veē se tė prisnim me ankth pėrfundimin e shfaqjes e cila na u duk se zgjati njė vit, u zbrapsėm tek bari pėrpara teatrit me qėllim qė tė mos ngjallnim dyshime tek policia, vetėm pak pėrpara se tė hapej dera, duke ecur serbes jemi afruar tek shkallėt qė tė ēonin brenda, nė tė djathtė tė kolonave nė distancė mbi 20 metra larg derės, duke pritur tė shfaqej mbreti pėrpara syve. Synimi dihej ishte tė qėllohej mbi Zogun duke pasur siguri, thoshte Noka nė kujtimet e veta, i thashė Camit unė do tė qėlloj mbi mbretin ndėrsa ai duhej tė qėllonte mbi truprojen, isha i sigurtė se do qėlloja nė nishan, ashtu siē isha i sigurtė se kur qėllova me nagant, njeriu i veshur me uniformėn e mbretit tė Shqipėrisė ishte Ahmet Zogu jo Llesh Topallaj, duke qenė nė pozicion tė prirte nė distancė, nė ndriēim tė zbehtė, unė, ėshtė shprehė Noka nuk pata mundėsi tė dalloj Ahmetin e veshr civil, por me dy tė shtėna revolveri qėllova nė objektivin qė fokusova nė mėnyrė tė rrufeshme, dy tė shtėnat e para qenė preēize drejt e nė objektiv, ndėrsa tre tė shtėna tė tjera kanė qenė tė menjėhershme pa objektiv, aq e rrufeshme ka qenė ndėrhyrja e agjentėve tė sigurimit nga tė gjitha drejtimet sa qė unė jam neutralizuar pėr punė sekondash edhe pse isha ushtarak i sprovuar e me revole nė dorė.

    Nga ana tjetėr pėr fat tė keq Azis Camit revolveri nuk i ndezi duke bėrė dy shkrepje boshe, ndėrsa tė tretėn nuk i dha puna afat mė gjatė. Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Zogu ka shkėmbyer zjarr me asnjė njeri, biles nuk ka pasė kohė as tė nxjerrė revolverin, nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Major Llesh Topallaj e ka mbuluar me trupin e vet mbretin pėr ta mbrojtur nga plumbat, unė qėllova mbi major Lleshin duke pandehė se ai ishte mbreti, meqenėse ai mbante tė veshur uniformėn e mbretit, kjo djallėzi e mbretit dinak i shpėtoi jetėn nga vdekja, e cila pėrpiu Major Lleshin qė u bė kurban i padronit tė vet vetėm se veshi rrobat e tij, dhe pas vdekjes doli kjo kėngė poshtėruese pėr heroin e flijuar. Shqyr Zotit na shpėtoi mbreti/se majora ka sa deti.

    Tendenca e shumicės dėrrmuese qė atyre qė janė marrė kėto vitet e fundit me jetėshkrimet e mbretit ėshtė ta kalojnė sa mė tangentisht kėtė ngjarje, duke e injoruar, sikur atentatorėt paskan qenė budallenj, qe nuk arritėn tė dallojnė se cili ėshtė mbreti, askėrkush nuk e pėrmend faktin se mbreti nga frika e ndonjė antentati veshi truprojen e tij mbret dhe thėnies se mbreti luftoi burrėrisht nuk janė tė vėrteta, atentatorėt, njėri qėlloi 5 herė, tjetrit nuk i ndezi, ata nuk mund tė bėnin luftė nė mes agjentėve tė policisė, nuk u neutralizuan se ishin tė paaftė, por atentati nuk ka limit mė tė gjatė kohor aq mė tepėr nė vende tė sigurisė sė lartė.

    Kush ishte Ndokė Gjeloshi

    Ndokė Gjeloshi lindi nė Mekshaj tė Shalės sė Dukagjinit, biri i njė fisi tė dėgjuar nė gjeneaolgjinė e bajrakut tė Shalės, nga trungu i Nikė Vuksanit, me kėngėn e tė cilit fillojnė dasmat, gėzimet e festat e kushtrimet nė Shalė. Ndoka lindi me njė bukuri natyrale sa fisnike aq edhe madhėshtore, me trup vigan, me impulse tipike mashkullore, i zgjuar nga natyra, inteligjent me karakter tė fortė, i shkathėt, imponues, orator nė tė shprehur, e pse jo edhe demagog e manipulues i turmės, ushtarak i talentuar e ambicioz, guximi shpesh e shpuri tė ndėrmerrte veprime jashtė mundėsive reale qė kish, i pėrpiktė por edhe prepotent, karrierist, por edhe aventurier nė politikė si shumica dėrmuese e ushtarakėve qė i futen politikės, nacionalist i bindur dhe i verbuar nga miopia si shumica e nacionalistėve fatkeqė shqiptarė tė kohės sė tij. Ndokė Gjeloshi mori nė formim tė mirė kulturor nė kolegjin franēeskan nė Shkodėr, pėr tė vazhduar mė tej studimet e larta nė akademinė ushtarake tė Modenas nė Itali ku dhe mori gradėn e togerit tė forcave tė xhandarmėrisė.

    Pėrpara Luftės sė Parė Botėrore, Gjeloshi luftoi nė pėrkrahje tė forcave tė ushtrisė sė Vidit. Si nacionalist radikal deklaronte se bėnte pjesė nė Partinė Nacionaliste Shqiptare, gjatė luftės sė ashpėr politike nė vitet 20-24 rreshtohet pėrkrah forcave tė opozitės sė Nolit, nė Revolucionin e 24-ės merr pjesė pėrkrah peshkopit Noli duke qenė njė nga organizatorėt e drejtuesit kryesorė tė forcave nė qarkun e Shkodrės sė bashku me Rexhep Shalėn qė ēoi nė pėrmbysjen e klikės zogiste, gjatė qeverisjes sė Nolit mori gradėn kapiten tė forcave kufitare, ndėrsa pas kthimi tė Zogut nė pushtet arratistet nė Jugosllavi ku ishte bėrė anėtar i grupit tė Bashkimit Kombėtar, njė organizatė tė mėrguarish shqiptarė qė kėrkonte rrėzimin e Zogut me ēdo kusht. Nė nėntor tė vitit 1926 sė bashku me Dom Loro Cakėn organizon e udhėheq kryengritjen antizogiste tė Dukagjinit, kryengritje qė shpėrtheu pėrpara kohe, kryengritje qė nuk u pėrhap nga tradhėtia as nė Pukė as nė Malėsi tė Madhe, kryegritje e shtypur dhe paguar me qindra tė vrarė e qindra tė burgosur.

    Pas shtypjes sė Kryengritjes sė Dukagjinit emigron nė Austri, martohet me njė zonjė austriake sa tė bukur aq edhe fisnike, bashkėshorte e denjė qė u ju gjend pranė nė tė gjitha situatat dramatike qė kaloi i adhuruari i grave dhe i ushtarakėve Ndok Gjeloshi. Antizogist i betuar qė ėshtė gati tė bashkėpunojė me kėdo veē tė eleminonte Zogun. Bashkėpunėtor i Hasan Prishtinės dhe zbatues i porosisė sė tij sė bashku me Azis Camin natėn e 20 shkurtit 1931 organizojnė atentatin mė tė rrezikshėm ndaj Ahmet Zogut, nga i cili Zogu shpėtoi vetėm se ishte i maskuar e jo i veshur si mbret. Gjyqi ndaj Gjeloshit pėrfundoi mė 2 tetor 1931 duke e cilėsuar fajtor pėr vrasjen e major Topallajt dhe tentativė pėr vrasjen e mbretit dhe duke e dėnuar me 7 vjet burgim tė rėndė.

    Pėrfundimi i kohės sė burgimit me rrėzimin e mbretit nga froni duke i krijuar mundėsinė Gjeloshit tė kthehet nė Shqipėri, tė cilin nė Shqipėrinė e Veriut e pritėn si hero.

    Si nacionalist radikal qė gjithė jetėn kishte ėndėrruar Shqipėrinė Etnike ndoshta naivitet, ndoshta nga euforia, ndoshta nga inferioriteti i xhuxhizmit qė i karakterizonte shumė nacionalistė, qė ėndrrėn e njė Shqipėrie Etnike e shihnin tė realizuar tani qė Italia e shpalli bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn, si ushtarak karriere ftesėn pėr tė marrė pjesė nė Milicinė shqiptare nuk e refuzoi, Gjeloshi mori edhe gradėn e majorit dhe nuk pranoi tė bashkohej me komunistėt qė dirigjonin FNĒ, kjo ėshtė edhe fundi i pa lavdishėm i karrierės sė tij politiko-ushtarake, nė kontrast tė thellė me inkandeshencėn e tij nė tė shkuarėn. Nė pranverė tė vitit 1943 nė fundin e bulevardit kryesor tė Tiranės nė rrugėn e Stacionit tė Trenit sot, atentatori Nok Gjeloshi mbeti i vrarė nga njė atentator tjetėr i pamėshirshėm si gjarpėri, Lym Keta. Ndok Gjeloshi mbetet njė figurė e rėndėsishme e jetės politiko-ushtarake tė kohės sė vet, me dy pamje qė rrezaton e nxin njėkohėsisht.

    http://www.shkoder.net/fjala/2004/pmilani.htm

  11. #111

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Hudhuni dege me dege ju pokot e doktoret e na coni ke Enveri
    Po folet per zogjin e pare ketu per tradhtarin e kombit.
    Per Enevrin hapni tema me kile e shajeni si te doni.
    Ket pokon cojeni me timeshift mas deres ku eshte ratifiku ai traktati tradhtise qe ta ngjoje me vehset e vet ta besoje.
    E ca popull palla qe jan per zotin.
    Albania Uber Alles

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    fale Sali Berishes dhe Presidentit te Shqiperise Bujar Nishani u vu ne vend nje e drejte historike .... dhe jo me kot eshte zgjedhur dita e 17 nentorit .... ne 17 nentor te 1944 diten e pare qe te kuqte vune kemben ne Tirane gjene e pare qe bene ishte ajo e hedhjes ne ere me dinamit e varrit te nenes mbretereshe .... nderime ketyre dy burrave te medhenj qe nuk do te harrohen ....

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  14. #114
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Edhe sa 7-8 tema do te hapen per Zogun? Se po i luajne eshtrat te varri ngaqe po e permendi kaq shume...

  15. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Lavdi edhe vepres se SALI BERISHES!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ore llazore do ta thuash emrin e trete per pazaret qe jane bere apo si e ke hallin ...???!!! te mungon nje emer i trete ne listen tende .... thuaje...!!!! te gjithe e dime kete emer por dua qe ti ta thuash vete ....

    persa i perket pazareve kane filluar perpara 43 ....
    ti na thuaj emrin e trete .... !!!!! kush ishte i treti ????

    .

    Po amon o msus a ta them une ate emrin e trete se kom nevoje me kalu klasen?
    Si thu, a do ma japesh i pese ? A mos osht gjo Rrusvelti?
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Te ngjeshur deri ne brez me idete,,,,,,,!
    Dikur kam lexuar nje liber enkas per Ahmet Zogollin,edhe autorin ekzakt se mbaj mend si e quanin,por kish qene pjese e administrates se qeverisjes te Zogollit,ne te cilen shkruante biografine e tij fillimisht,edhe me pas veprimtarine.

    Hero e mbi hero e pershkruante,madje me te madh se Skenderbeu.
    Sot i sillen eshtrat ne Shqiperi.
    Nuk eshte per tu shqetesuar se pse i sollen ato,por fakti se c'thuret pas kesaj?
    Dinastia e Pashiq funksionon akoma si teori konspiracioni,pasi i gjithe ky afrimitet me akademike,me takimi te krereve te dy qeverite sikurse ajo e Kosoves,edhe ajo e kollovarit Berisha te njerezit e ,,,,,,,,,tij!
    Zogu ka zene nje vend ne historine shqiptare,por s'do kete shans tjeter pervec se e te quajturit njeri i pabese,tradhetar,matrapaz i trojeve shqiptare.

    Nqs do behej nje sondazh ne lidhje me ate nga populli shqiptar jam i bind qe 90% te votave do e quanin sikurse thash me siper.

  18. #118
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Te ngjeshur deri ne brez me idete,,,,,,,!
    Dikur kam lexuar nje liber enkas per Ahmet Zogollin,edhe autorin ekzakt se mbaj mend si e quanin,por kish qene pjese e administrates se qeverisjes te Zogollit,ne te cilen shkruante biografine e tij fillimisht,edhe me pas veprimtarine.

    Hero e mbi hero e pershkruante,madje me te madh se Skenderbeu.
    Sot i sillen eshtrat ne Shqiperi.
    Nuk eshte per tu shqetesuar se pse i sollen ato,por fakti se c'thuret pas kesaj?
    Dinastia e Pashiq funksionon akoma si teori konspiracioni,pasi i gjithe ky afrimitet me akademike,me takimi te krereve te dy qeverite sikurse ajo e Kosoves,edhe ajo e kollovarit Berisha te njerezit e ,,,,,,,,,tij!
    Zogu ka zene nje vend ne historine shqiptare,por s'do kete shans tjeter pervec se e te quajturit njeri i pabese,tradhetar,matrapaz i trojeve shqiptare.

    Nqs do behej nje sondazh ne lidhje me ate nga populli shqiptar jam i bind qe 90% te votave do e quanin sikurse thash me siper.
    nuk mund te flasim dot pa fakte

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    nuk mund te flasim dot pa fakte

    Cilat fakte kerkoni?
    Armiku i mikut tim eshte armiku im!

    E si mund ta linte te gjalle Avni Rustemin?

  20. #120
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ahmet Zogu ishte nje mbret injorant dhe kjo shpjegon pse vendi ishte dhe mbeti i prapambetur per 15 vjet qe ai ishte ne mbreteri.
    Ahmeti vrau patriote intelektuale,iluministe shqiptare.
    Ahmeti eshte figure historike egoiste, pa integritet(i pandershem),kriminel, hajdut ordiner,dhe tradhetar kombit.Per hir te interesave te ngushta personale u arratis naten fshehurazi si miu qe eshte akt shume i ulet dhe e la kombin ne meshire te fatit.
    Vuri interesat personale mbi interesat kombetare dhe kjo perkthehet ne EGO.
    ===
    Duhet te jesh kopje karboni si Ahmet Zogu qe ti besh homazhe,mauzole dhe nderime.
    Ne fakt eshte turp i madh.Njerez qe i bejne nderime,ceremonira Ahmet Zogut
    nuk kane sistem vlerash,jane pa vlera,pa integritet dhe nuk kane respekt as per veten as per kombin.
    Ahmet Zogu nuk meriton as ceremoni,as mauzole,as bust,as emer rrugesh as emer shkollash pasi eshte figure e turpshme dhe famekeqe ne histori,eshte bad news.
    Akti dhe vepra e tij jane turp per kombin.
    Do i behet mauzole Ahmet Zogut thuhet diku.....nga shteti!!!!!!!.
    Atehere bejini edhe nje mauzole dhe permendore Viktor Emanuelit te trete,mbret ishte edhe ai.Eshte qesharake se si shteti shkon dhe merret me keto gjera.
    Ahmeti meriton nje varrim te thjeshte pa buje dhe le te mbetet ne faqet e librave te historise pasi eshte pjese e historise dhe meriton te studiohet dhe nuk duhet mohuar.
    Figure historike ka qene por kjo nuk do te thote qe automatikisht meriton bustin dhe ceremoni nderimesh.Per cfare ta nderosh Ahmet zogun anyway,per parmenden prej druri apo rekordin e malarjes dhe analfabetizmin,shteti ti therase llogjikes pasi doesn't make sense.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 18-11-2012 mė 18:31
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •