Close
Faqja 4 prej 16 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ke harruar te shtosh qe nje pjese te mire e mataroi Enveri neper banka te caktuara e me pas i vuri vulen Nano/Meta.
    Darius, jane dy gjera kźtu te ndryshme dhe duhet te sqarohen;
    1; Ari i bankes shqiptare ishte nje llogari ne vete tjeter qe iu konfiskua Shqiprise.
    2; Theari qė ishte i ngarkuar ne nje karrose qe u braktis deris Zogu donte te ikte nga Shqipria. 2400 kilogram ?

    Me sa di, keshtu ishet historia e Arit, dh mire e ke ketu se Thesari qe eshet ne londer eshet ky i pikes dy e jo i bankes shqiptare.... apo mos po e ngatroj edh une tash.. por do e korrigjoj kete gabim ndoshta pasi te jem informuar mirė; shendet
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Darius, jane dy gjera kźtu te ndryshme dhe duhet te sqarohen;
    1; Ari i bankes shqiptare ishte nje llogari ne vete tjeter qe iu konfiskua Shqiprise.
    2; Theari qė ishte i ngarkuar ne nje karrose qe u braktis deris Zogu donte te ikte nga Shqipria. 2400 kilogram ?

    Me sa di, keshtu ishet historia e Arit, dh mire e ke ketu se Thesari qe eshet ne londer eshet ky i pikes dy e jo i bankes shqiptare.... apo mos po e ngatroj edh une tash.. por do e korrigjoj kete gabim ndoshta pasi te jem informuar mirė; shendet


    Para disa kohesh kame pare nje interviste me nje ish diplomat(ne mos gabohem nuk ja mbaj ment emrin)dhe negociatat qe jane lene pergjysem nga mesi i viteve 80 per floririn shqipetar ne londer ,vazhduan mbas viteve 90 dhe me 1998(ne mos gabohem)personi ne fjale ka deklaruar se floriri ju kthye shtetit shqipetar ,dhe ishte 1200kg perafersisht





    n q s ndertohen varrezat mbreterore athere i bie qe H.PRISHTINA,L.GURAKUQI e te tjeret qe jane vrare me urdherin e tij ti shpallim tradhetar
    e njejta gje dhe me SKENDERIN n q se jemi te nje gjaku me turkun

    sala ka ikur per lesh por jane servilat qe po borgjezohen dhe i vijne pas mendjes



    n q se do ndertohen varreza mbreterore ateher H.PRISHTINA,L.GURAKUQI ,e te gjite+

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e llamarina
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    28
    kena ike te gjith per lesh me duket

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Zogu i kishte kėrkuar Titos 8000 kosovarė pėr rrėzimin e Hoxhės




    Publikuar: 26.04.2012 - 14:45

    Tiranė, 26 prill -Dokumenti i sotėm qė vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe qė vazhdon tė sjellė informacion mbi bashkėpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje tė reja mbi bisedimet qė bėheshin nė pranverėn e 1952-it midis dy palėve.

    Dokumenti, siē shkruan “Gazeta shqiptare” ėshtė njė raport ditor i hartuar pėr drejtuesit e lartė tė OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s qė merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqėsisht, ashtu si edhe nė dokumente tė tjera tė dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanė tė OPC janė tė fshirė dhe nė kėtė mėnyrė e kemi paksa tė pamundur pėr tė kuptuar dinamikėn e zhvillimeve brenda Drejtorisė sė OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundėr Shqipėrisė. Megjithatė, nga dokumenti i botuar sot, shikojmė se amerikanėt kanė pasur mjaft interes pėr tė vėzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist tė Jugosllavisė, Tito. Nga burime agjenturore tė rrjetit amerikan nė Turqi, ata informohen mbi pėrbėrjen e delegacionit tė Zogut, i cili pėrbėhet nga njė turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, njė pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretėrisė, Avni Dėrhalla, i cili gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė i rekrutuar nga Shėrbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikėve mbi mėrgatėn shqiptare tė Turqisė. Nėse Avni Dėrhalla ka pasur akoma nė kėtė periudhė lidhje me Shėrbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjė tė dhėnė tė saktė pėr tė gjykuar nėse britanikėt ishin nė dijeni tė kėtyre negociatave.

    Megjithatė, surpriza mė interesante e kėtij dokumenti ėshtė fakti se sipas burimit tė amerikanėve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenė i autorizuar pėr t'i kėrkuar Titos armatosjen dhe pėrgatitjen ushtarake tė 8000 kosovarėve me tė cilėt Zogu shpresonte tė hynte nė Shqipėri. Ideja e Zogut pėr krijimin e njė ushtrie private me kosovarė nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur nė fuqi me ndihmėn jugosllave edhe nė tė kaluarėn. Megjithėse faktorėt politikė ishin shumė tė ndryshėm, pėrsėri Zogu shpresonte nė njė aleancė me komunistėt jugosllavė pėr t'u rikthyer edhe njė herė nė Fronin Shqiptar. Dokumenti i botuar sot, tregon qartė idenė dhe kėrkesat qė ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqėsisht nuk kemi njė dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi kėto kėrkesa. Pavarėsisht kėsaj, njė analizė e kujdesshme mund tė na bėjė tė besojmė se Tito nuk mund tė ketė qenė shumė i gatshėm pėr tė pėrmbushur dėshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse njė forcė paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do tė ishte njė garanci e madhe pėr njė qėndrim pro jugosllav tė Mbretit shqiptar nėse ai vinte nė pushtet. Elementi kosovar, i njohur pėr problemet e shumta qė i sillte faktorit serb nė pushtet, do tė ishte njė problem i madh pėr Titon nėse ai do tė dėrgohej me mision rrėzimin e pushtetit tė Enver Hoxhės. Pėrfshirja e amerikanėve nė kėtė mision i komplikonte edhe mė shumė gjėrat, pasi Tito do ta kishte tė vėshtirė pėr tė kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve nė Shqipėri nėse ky mision nė fjalė do tė kishte sukses. Nė kėtė mėnyrė, forcat kosovare tė armatosura dhe tė pėrgatitura prej tij, mund tė sillnin probleme nėse Zogu vinte nė pushtet dhe mbėshtetej nga amerikanėt pėr t'u ringjitur nė fronin e lėnė bosh pas ikjes sė turpshme tė 1939-ės. Nė rast se Zogu do tė vinte nė pushtet dhe do tė garantonte njė Shqipėri projugosllave lidhja e tij me amerikanėt si sponsorizuesit kryesorė tė kėsaj aventure do ta bėnte atė mė tė paqėndrueshėm nė marrėdhėniet me jugosllavėt. Pėrvoja historike e marrėdhėnieve tė Zogut me jugosllavėt pėr ndihmėn qė ata i kishin dhėnė pėr tė ardhur nė pushtet, nuk ishte shumė pozitive dhe me sa duket pėr tė garantuar besnikėrinė e Zogut ndaj jugosllavėve, Tito i kėrkon Zogut pėrfshirjen nė qeverinė e ardhshme tė njė numri personash tė njohur si besnikė tė ēėshtjes jugosllave. Se kush ishin ata dhe se ēfarė kėrkoi Tito nė shkėmbim tė kėrkesės sė Zogut, do ta lexojmė nė numrin e ardhshėm, i cili do tė sjellė surpriza tė reja me botimin e dokumentacionit tė deklasifikuar nga Arkivat Amerikane.

    Dokumenti

    Memorandum pėr: Zv.Drejtorin e Koordinimit tė Politikave, SE

    Lėnda: Progres-raporti ditor pėr tė mėrkurėn, 28 maj 1952

    BGFIEND: Njė kabull nga ( ) na kėshillon se ( ) Sekretari i BGFIEND shkoi nė Romė nė 27 maj pėr tė bashkėbiseduar me ( ) pėr shkėmbimin e informacionit midis ( ) dhe ( ) IN 46418

    Njė kabull prej ( ) raporton informacionin e mėposhtėm nga Tozani nėpėrmjet njė burimi turk: Takimi midis pėrfaqėsuesve tė Mbretit Zog dhe atyre jugosllavė, do tė mbahet jo mė shpejt se 28 maji dhe ndoshta edhe pak mė vonė.

    Pėrfaqėsuesit e Zogut janė Safet Lutfi Tozani, Irfan Bej Ohri dhe Avni Dėrhalla. Ata janė instruktuar qė tė pėrpiqen qė tė marrin nga Tito premtimin pėr tė armatosur dhe trajnuar 8000 shqiptarė nė Jugosllavi.

    Nėse kjo nuk ėshtė e mundur pėrfaqėsuesit e Zogut duhet t'i sugjerojnė Titos nėse ėshtė e mundur qė kėta shqiptarė tė armatosen dhe trajnohen nga amerikanėt jashtė Jugosllavisė.

    Pėrfaqėsuesit e Zogut janė tė autorizuar qė t'i garantojnė Titos se nėse kėta shqiptarė nė Jugosllavi do tė armatosen dhe trajnohen sa mė shpejt, regjimi shqiptar do tė rrėzohet nė shtator tė 1952-it.

    http://kohaditore.com/index.php?page=1,5,97168
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Zogu i kishte kėrkuar Titos 8000 kosovarė pėr rrėzimin e Hoxhės

    Dokumenti i sotėm qė vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe qė vazhdon tė sjellė informacion mbi bashkėpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje tė reja mbi bisedimet qė bėheshin nė pranverėn e 1952-it midis dy palėve.

    Dokumenti, siē shkruan “Gazeta shqiptare” ėshtė njė raport ditor i hartuar pėr drejtuesit e lartė tė OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s qė merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqėsisht, ashtu si edhe nė dokumente tė tjera tė dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanė tė OPC janė tė fshirė dhe nė kėtė mėnyrė e kemi paksa tė pamundur pėr tė kuptuar dinamikėn e zhvillimeve brenda Drejtorisė sė OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundėr Shqipėrisė, transmeton Koha.

    Megjithatė, nga dokumenti i botuar sot, shikojmė se amerikanėt kanė pasur mjaft interes pėr tė vėzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist tė Jugosllavisė, Tito. Nga burime agjenturore tė rrjetit amerikan nė Turqi, ata informohen mbi pėrbėrjen e delegacionit tė Zogut, i cili pėrbėhet nga njė turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, njė pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretėrisė, Avni Dėrhalla, i cili gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė i rekrutuar nga Shėrbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikėve mbi mėrgatėn shqiptare tė Turqisė.

    Nėse Avni Dėrhalla ka pasur akoma nė kėtė periudhė lidhje me Shėrbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjė tė dhėnė tė saktė pėr tė gjykuar nėse britanikėt ishin nė dijeni tė kėtyre negociatave.

    Megjithatė, surpriza mė interesante e kėtij dokumenti ėshtė fakti se sipas burimit tė amerikanėve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenė i autorizuar pėr t'i kėrkuar Titos armatosjen dhe pėrgatitjen ushtarake tė 8000 kosovarėve me tė cilėt Zogu shpresonte tė hynte nė Shqipėri.

    Ideja e Zogut pėr krijimin e njė ushtrie private me kosovarė nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur nė fuqi me ndihmėn jugosllave edhe nė tė kaluarėn. Megjithėse faktorėt politikė ishin shumė tė ndryshėm, pėrsėri Zogu shpresonte nė njė aleancė me komunistėt jugosllavė pėr t'u rikthyer edhe njė herė nė Fronin Shqiptar.

    Dokumenti i botuar sot, tregon qartė idenė dhe kėrkesat qė ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqėsisht nuk kemi njė dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi kėto kėrkesa. Pavarėsisht kėsaj, njė analizė e kujdesshme mund tė na bėjė tė besojmė se Tito nuk mund tė ketė qenė shumė i gatshėm pėr tė pėrmbushur dėshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse njė forcė paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do tė ishte njė garanci e madhe pėr njė qėndrim pro jugosllav tė Mbretit shqiptar nėse ai vinte nė pushtet.

    Elementi kosovar, i njohur pėr problemet e shumta qė i sillte faktorit serb nė pushtet, do tė ishte njė problem i madh pėr Titon nėse ai do tė dėrgohej me mision rrėzimin e pushtetit tė Enver Hoxhės. Pėrfshirja e amerikanėve nė kėtė mision i komplikonte edhe mė shumė gjėrat, pasi Tito do ta kishte tė vėshtirė pėr tė kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve nė Shqipėri nėse ky mision nė fjalė do tė kishte sukses.

    Nė kėtė mėnyrė, forcat kosovare tė armatosura dhe tė pėrgatitura prej tij, mund tė sillnin probleme nėse Zogu vinte nė pushtet dhe mbėshtetej nga amerikanėt pėr t'u ringjitur nė fronin e lėnė bosh pas ikjes sė turpshme tė 1939-ės. Nė rast se Zogu do tė vinte nė pushtet dhe do tė garantonte njė Shqipėri projugosllave lidhja e tij me amerikanėt si sponsorizuesit kryesorė tė kėsaj aventure do ta bėnte atė mė tė paqėndrueshėm nė marrėdhėniet me jugosllavėt.

    Pėrvoja historike e marrėdhėnieve tė Zogut me jugosllavėt pėr ndihmėn qė ata i kishin dhėnė pėr tė ardhur nė pushtet, nuk ishte shumė pozitive dhe me sa duket pėr tė garantuar besnikėrinė e Zogut ndaj jugosllavėve, Tito i kėrkon Zogut pėrfshirjen nė qeverinė e ardhshme tė njė numri personash tė njohur si besnikė tė ēėshtjes jugosllave.

    Telegrafi
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Fatmira Rama: Si e kundėrshtoi 'Vatra' Zogun pėr marrėveshjen e Shėn Naumit

    Fatmira Rama

    Rėnia e qeverisė Noli dhe riardhja e Zogut nė pushtet shkaktoi fillimisht njė tėrmet nė gjirin e vatranėve, shoqėruar me njė zhgėnjim tė thellė dhe me njė preokupacion tė madh pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Mė shumė se kudo nė diasporėn shqiptare, nė gjirin e "Vatrės" u zhvillua njė polemikė e ashpėr politike, gati spektakolare. Kjo pėr faktin se, "Vatra" kishte mbėshtetur parimet liberal-demokrate si model qeverisjeje nė Shqipėri, nėn ndikimin e demokracisė amerikane; grupimin e quajtur liberal-demokrat nė Shqipėri dhe vetė opozitėn e qeverisjen Noli. Mbėshtetja kishte qenė shumėplanėshe: morale, politike dhe deri financiare.
    Situatat u ndėrlikuan, pėr shkak tė autoritetit tė madh qė gėzonin Noli e Konica, tė kthyer gati nė mit nė komunitetin shqiptar tė Amerikės, tashmė tė polarizuar nė kahe tė kundėrta politike. Por, edhe nė vorbullėn e ndikimeve tė emigracionit politik kundėrzogist dhe tė kundėrveprimit tė shpejtė dhe efikas tė qeverisė sė Zogut, pėr neutralizimin e kėtij faktori.
    Ky proces ka disa faza nė zhvillimet e veta. Faza e parė, qė nuk zgjati asnjė vit, mund ta quajmė tė paanshmėrisė. Janė tė njohura reagimet e menjėhershme tė F.Konicės dhe tė Komisionit tė "Vatrės" nė dhjetor 1924; thirrja e tyre drejtuar tė dy palėve pėr pajtim kombėtar, pėr tė arritur njė kompromis tė mundshėm, duke ngritur njė komision tė pėrbashkėt dhe organizimin e zgjedhjeve tė reja nė vend.
    Nė 11 janar 1925 Konica do tė zhvillonte njė konferencė tė posaēme nė Boston me tematikė: "Njė studim i vėrejtur historik dhe psikologjik tė problemeve tė Shqipėrisė". Ai aty do tė pohonte se Noli mund tė kishte bėrė gabime, por qėllimet e tij kishin qenė tė kthjellta, por se ata dėshironin njė gjė: "tė mos derdhej mė kot gjaku i popullit" qė tė konsolidohej shteti i ri shqiptar dhe prosperitetin e tij. Kuvendi i 14 i "Vatrės", i pėrshėndetur edhe nga Noli u hap mė 12 korrik 1925. Ai zyrtarizoi tashmė politikėn e paanshmėrisė dhe tė pajtimit kombėtar, por duke i lėnė hapėsirė kryesisė" qė nė raste tė veēanta tė gjykonte si mė mirė".
    Politika e paanshmėrisė, si njė rrymė mbizotėruese nė kėtė Kuvend u pėrball me dy rryma tė tjera: pėr njė kundėrshtim tė qeverisė Zogu pa asnjė kompromis dhe tjetra pėr pėrkrahjen e regjimit tė ri nė Shqipėri, por jo me metodat e diskriminimit dhe tė denigrimit tė atyre, qė mendonin a vepronin ndryshe.
    Ndėrkohė "Vatra" dhe "Dielli" mbajtėn qėndrim ndaj veprimeve tė dhunshme ndaj forcave civile dhe xhandarmėrisė nė vend, nė kuadrin e gjendjes sė jashtėzakonshme. U kėrkua "heqja dorė nga gjakmarrja ndaj kundėrshtarėve politikė, njė amnisti e pėrgjithshme, njė kabinet koalicioni" etj.
    "Vatra" u shpreh fillimisht qė nuk do tė merrte pjesė zyrtarisht nė protestat dhe mitingjet qė po organizonin shqiptarėt e Amerikės kundėr marrėveshjeve pėr Shėn Naumin dhe Vermoshin dhe koncesionit tė naftės pėr Shoqėrinė Anglo-Persiane. Por Komisioni drejtues nė njė mbledhje tė posaēme vendosi, "qė t'u japė shqiptarėve lehtėsirat e duhura pėr tė mbajtur njė miting tė tillė". "Dielli" shkruajti se mitingu i Bostonit me njė pjesėmarrje prej 600 vetėsh, u mbajt jo prej "Vatrės", por si grup shqiptar, "si pjesė e opinionit publik tė lirė".
    Por nė fillim tė majit 1925 nė pėrgjigje tė ashpėr drejtuar Zyrės sė Shtypit Shqiptar rreth kėtij mitingu, "Vatra" vinte nė dukje se nė Shqipėri nuk ishte garantuar liria e fjalės dhe e shtypit, se burgjet ishin mbushur me njerėz, pėr vrasje pa urdhėr e gjykata tė kundėrshtarėve, pėr Shėn Naumin, etj.
    Ajo pėrsėriste qėndrimin e njohur tashmė tė saj, se ishte armike e njė kryengritjeje tė re, se dėshironte qė qeveria tė forcohej "por jo me padrejtėsira, me vrasje, me kleēka dhe intriga pėr tė huajt". "Mund tė forcohet, - shtonte ajo, - vetėm me njė marrėveshje me tė gjitha partitė, nė bazė tė amnistisė pa prapamendim dhe tė lirisė sė vėrtetė". Nė kėtė kontekst "Vatra" krahas hapjes sė njė fushate ndihmėse pėr tė mėrguarit politik, dėrgoi njė protestė pėr Shėn Naumin nė Tiranė, nė Lidhjen e Kombeve dhe pranė Konferencės sė Ambasadorėve nė Paris.
    Nė vjeshtėn e vitit 1925, "Vatra" nga pozita e paanshmėrisė kaloi nė njė fazė tjetėr, nė njė angazhim aktiv politik, nė mbėshtetje tė qeverisė sė Zogut. Duket se dėrgimi i Fazlli Frashėrit nga Zogu nė Amerikė, nė pranverė 1925 dhe bisedimet e tij me "Vatrėn" dhe personalisht me Faik Konicėn, kryetarin e saj, ia arriti qėllimit. Por kėtu ndikoi dhe hapja e njė debati tė fortė mes tė mėrguarve politikė Qazim Kuculi, Sotir Peci, Ali Kėlcyra, Fan Noli etj., me Faik Konicėn dhe mbėshtetėsit e tij. Por dhe largimi i shumė vatranėve, kundėrshtarė tė vijės sė paanshmėrisė, ngritja e klubit politik nė Ėorcester pranė gazetės Imigranti" nė shtator 1925 dhe mė pas e Federatės "Bijtė e Shqipėrisė" me organin e vet "Idealisti", qė tė gjithė kėta nė sulme tė ashpra ndaj tij. Nė njė artikull tė tij nė tetor 1925, Konica e quajti Revolucionin e Qershorit njė kryengritje ushtarake dhe njė grusht shteti, duke insistuar "qė tė fshihen tė shkuarat dhe tė niset njė jetė e re politike". Por ai kaloi nė caqe tė pashkelura mė parė nga "Vatra", duke i akuzuar kundėrshtarėt politikė, tė etiketuar sipas pėrkatėsisė fetare, ēka u pasua nga shkrime tė tjera tė kėsaj natyre nė faqet e "Diellit". Nė njė letėr tė hapur dėrguar Konicės nė tetor 1925, botuar te "Dielli" me miratimin e kėtij tė fundit, autori e akuzonte atė se, kishte shkelur politikėn e paanshmėrisė, duke mbajtur hapur politikėn e njė partie, qė mė parė e kishte stigmatizuar; se goditi pa mėshirė Luigj Gurakuqin kur ai u vra; se shkrimet e tij nuk mund tė njollosnin Nolin dhe se dhelpra dinake Zogu e shtiu edhe atė nė grackė". Tė tjerė, shprehėn dizaprovimin e tyre pėr paragjykimet dhe diskriminimin ndaj atyre qė mendonin ndryshe. "Ju, - i drejtohej njė letėrshkrues, - si kryefolės i kėsaj shoqėrie, detyroheni tė mos diskriminoni njė grup njerėzish, kur ne kemi dashur ta eliminojmė fenė nga ēėshtja".
    Kuvendi i 16, nė qershor 1926, zgjodhi si kryetar Arqile Tasen dhe kryetar nderi Faik Konicėn, tashmė ministėr i Jashtėm i Shqipėrisė nė Uashington. Aty u miratua pas debateve tė shumta njė kanunore apo rregullore e re, e cila vulosi politikėn e re tė "Vatrės". Sipas nyjeve 6,7, 8 dhe 9 u vendos tė pėrjashtoheshin ata qė besonin nė pėrmbysjen e guvernės me mjete revolucionare apo tė pakanunshme, qė kishin marrėdhėnie me revolucionarėt, ose qė i pėrkrahnin ata; ata qė kishin zakon tė kundėrshtonin ose qė grindeshin, qė shanin zyrtarėt e "Vatrės" etj.
    Qė kėtu nisi faza e monopolizimit tė "Vatrės" nga krerėt, ku ndikimi i trupit diplomatik shqiptar u rrit sė tepėrmi, ku mendimi ndryshe megjithėse gjeti gjithnjė vend nė faqet e "Diellit", u quajt herezi dhe kundėrshtarėt politikė u etiketuan "antivatranė dhe armiq tė atdheut". Ky kurs ēoi nė prishjen e shumė degėve dhe largimin e njė pjese jo tė vogėl tė vatranėve, apo pėrjashtimin e tyre. Rregullorja e re qė u dėrgua pėr diskutim e miratim nė degėt e "Vatrės", u miratua nė tetor 1926 nga 18 degė, ēka fliste pėr kundėrshtimet, pėr abstenimet, apo prishjen e shumė degėve, kur "Vatra" nė dhjetor 1924 kishte pasur 83 degė dhe me qindra anėtarė.
    Kundėrshtarėt e Rregullores sė re theksuan se, ajo shkelte mendimet e lira dhe principet demokratike mbi tė cilat "Vatra" ishte themeluar. Peter Kolonja nė njė letėr drejtuar Mit'hat Frashėrit nė dhjetor 1927 pėr situatėn nė Amerikė e informonte se: "gjendja e shqiptarėve nė gjirin e shqiptarėve tė Amerikės ėshtė shumė e keqe ..., njė ftohtėsi dhe pėrēarje mbretėron. Jemi pėrpjekur kohėt e fundit tė .... sjellim njė bashkim, por ėshtė shumė e zorshme".
    Si fazė tė tretė tė luftės politike nė gjirin e "Vatrės" do tė pėrkufizonim vitet 1928-1936, qė karakterizohen sa nga politikat ekstreme ndaj kundėrshtarėve, aq edhe nga pėrpjekjet e mėdha pėr bashkim. Thirrjet e vatranėve nė gazetėn "Dielli" janė tė shumta, me plot nostalgji pėr tė kaluarėn e "Vatrės". Kuvendi i 17-tė i "Vatrės" nė korrik 1928 u quajt kuvendi i bashkimit. Pas njė diskutimi tė gjatė u mor vendimi i rėndėsishėm, qė tė pranoheshin pėrsėri ish-anėtarėt e larguar a tė pėrjashtuar, por vetėm ata "qė sot janė penduar dhe binden nė kanunore tė "Vatrės". Por, kjo vetėm se uli disi tonet nė debatet politike, kur me shpalljen e Monarkisė nė Shqipėri lindėn probleme tė reja nga elementėt me parime republikane. Ata nuk pranuan qėndrimin e "Vatrės", e cila quajti tė rregullt shndėrrimin e regjimit, nė mėnyrė konstitucionale, dhe e quajti kundėrshtimin tė paarsyeshėm dhe tė dėmshėm. Pikėrisht nė kėtė klimė u shtuan zėrat e vatranėve, qė "Vatra" tė kthehej thjesht nė njė organ arsimor, apo tregtar, por qė nuk gjetėn terren.
    Megjithėse "Vatra" po tkurrej gjithnjė, tė ardhurat e saj po pakėsoheshin nė mėnyrė drastike dhe ajo ishte futur nė borxhe, bashkimi i duhur nuk po arrihej. Madje, nė shėnimet editoriale tė "Diellit" u dukėn dhe nota kėrcėnuese, ndaj atyre qė mendonin a vepronin ndryshe. U bėnė thirrje, qė tė mos u jepeshin pasaporta kėtyre elementėve nė Zyrėn e Kosnullatės, apo iu bė thirrje qeverisė shqiptare qė t'ua priste bursat tė dy motrave tė Kostandin Tashkos, qė studionin nė Paris.
    Kjo politikė shqetėsoi Tiranėn zyrtare, qė kishte vendosur tashmė raporte tė qeta me Fan Nolin, qė nga fillimi i vitit 1934. Nė Tiranė ishin bėrė disa amnisti ndaj kundėrshtarėve politikė dhe nė Amerikė kishin shkrirė akujt nė mes Nolit dhe Konicės. Shumė shkrime, fakte, kujtime, flasin pėr rolin negativ tė konsullit Georg Prifti. Por nuk ėshtė shumė bindės as roli i Faik Konicės nė kėto rrjedha, i cili pėr shkaqe personale, kishte kėrkuar disa herė zyrtarisht pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme qė tė mbaheshin qėndrime ndaj tė afėrmve tė kundėrshtarėve politikė nė Amerikė.
    Nė qershor 1935 Kuvendi i 20-tė i "Vatrės" vendosi tė shpallte njė amnisti tė pėrgjithshme me disa pėrjashtime dhe tė ftohej Noli tė vinte nė Kuvend, i cili "pėr arsye tė qėndrimeve tė tij neutrale" nuk vajti. Por, rėnia e "Vatrės" vazhdoi. Nė nėntor 1935 "Dielli" shkruante: "Besojmė se tani e kuptuam tė gjithė se kurdoherė pėrēarjet janė tė dėmshme pėr mbarėvajtjen e vendit dhe tė lėvizjes shoqėrore". Bėhej thirrje pėr tė harruar mėritė, "zihjet e shkuara politike" pėr t'u mbledhur tok nėn hijen e "Vatrės".
    Mė 14 janar 1936, kreditori i "Vatrės" konsulli G.Prifti, i mbylli dyert e "Vatrės" pėr shkak tė mospagimit tė borxheve, e hodhi nė gjyq atė dhe mori nė dorė arshivat, koleksionin e "Diellit", shtypshkronjėn dhe bondet e huasė shtetėrore. "Jemi tė bindur, - shkruante "Dielli", - se ky lajm do tė bjerė si bombė mes vatranėve .... Sot "Vatra" po pret me minutė shpėtimin e saj. Mos e lini tė mbyllet". Ishin vatranėt e Detroidit dhe tė degėve tė tjera qė e shpėtuan "Vatrėn" nga borxhet dhe Kuvendi i 21, i mbajtur ndėrkohė, vendosi qė "Vatra" tė largohej nė Detroit me kryetar Andrea Elia. Ata shpėtuan dhe arshivėn dhe koleksionin e "Diellit" dhe deri nė prill 1939 funksionuan paralelisht dy "Vatra" dhe dy gazeta "Dielli', nė Detroit dhe tjetra nė Boston e riorganizuar mė pas, ku secila emėrtohej si trashėgimtare e vėrtetė e "Vatrės". "Vatra" e Detroidit arriti nė konkluzionin se "Vatra" nuk u pengua nga kriza ekonomike se sa nga ajo politike, se pėrēarjet dhe grindjet nuk kishin qenė veēse ndryshime mendimesh politike, se pėrēarjet ishin tė dėmshme pėr mbarėvajtjen e vendit dhe lėvizjen shoqėrore dhe se "Vatra" ishte bėrė viktimė e politikave personale. Konsiderata kėto, me tė cilat jemi plotėsisht dakord.
    Nė mars 1937, qeveria shqiptare dėrgoi pranė shqiptarėve tė Amerikės Aqif pashė Pėrmetin dhe Kristo Kirkėn, ish-vatranė tė njohur tashmė nė Shqipėri, me mesazhin e bashkimit. Nė mars 1938 nė Ritz Carlton Hotel, nė pritjen e dhėnė pėr nder tė princeshave Zogu, morėn pjesė dhe delegatė nga Detroidi dhe Bostoni. Njeriu mė pranė Zogut, Abdurrahman Krosi shprehu edhe njė herė dėshirėn qė tė dy "Vatrat" tė bashkoheshim me qendėr nė Boston. Por kjo do tė arrihej vetėm me pushtimin e Shqipėrisė.
    Por, megjithatė ky institucion i famshėm i shqiptarėve tė Amerikės dhe i mbarė diasporės shqiptare, mbijetoi dhe megjithė kėto andralla ia doli tė mbajė gjallė gazetėn "Dielli", tė zhvillojė njė aktivitet tė larmishėm shumėplanėsh dhe tė kontribuojė nė forcimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Ajo mbeti njė vatėr e vėrtetė kombėtare, si njė gjymtyrė organike e atdheut, duke pėrjetuar tė gjitha stuhitė politike qė e pėrshkuan atė.
    Titulli nė origjinal ishte: "Debati politik nė gjirin e 'Vatrės' nė vitet 1925-1939"
    http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=115042

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    CIA: ZOGU BASHKĖPUNOI ME TITON MĖ 1952

    Nga Express 10 Prill 2012


    Pas interesimit tė madh tė publikut mbi historinė e Kompanisė 4000 dhe pėrpjekjeve amerikane pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri nė fillimin e viteve '50, po sjellim pėr botim disa dokumente tė Arkivit tashmė tė deklasifikuar Amerikan, mbi ēėshtjet e Operacioneve Klandestine. Kėto dokumente bėjnė fjalė pėr lidhjet dhe bashkėpunimin e ish-Mbretit Zog me Jugosllavėt.

    Roli i Zogut nė kėto operacione tė orkestruara nga CIA dhe tė njohura me emrin e koduar BGFIEND, nuk ėshtė studiuar sa duhet dhe deri mė sot nuk ka tė dhėna tė shumta mbi influencėn e tij nė kėto pėrgatitje. Po kėshtu, deri mė sot nuk dihet asgjė mbi pėrpjekjet e Zogut pėr njė bashkėpunim me Josif Broz Titon, liderin komunist tė Jugosllavisė, i cili me sa duket i kishte premtuar ish-Mbretit njė rikthim tė mundshėm nė Fronin Shqiptar.

    Nė dosjen mbi Mbretin Zog nė Arkivin Amerikan janė tė shumta dokumentet tė cilat flasin mbi njė bashkėpunim tė hapur tė Zogut dhe Titos pėr njė mundėsi tė rrėzimit tė Enver Hoxhės dhe kthimin e Shqipėrisė nė njė vend mik pėr Jugosllavinė. Ėshtė shumė interesant fakti se Zogu tashmė pas gati 30 vjetėsh kėrkonte pėrsėri ndihmėn jugosllave pėr t'u rikthyer nė pushtet, megjithėse tashmė Jugosllavia udhėhiqej nga njė lider i famshėm komunist.

    Me sa duket Zogu i njohur pėr pikėpamjet e tij pragmatiste kėrkonte me ēdo kusht ēfarėdo aleati tė mundshėm pėr t'u rikthyer pėrsėri nė Shqipėri. Zbulimi i kėsaj marrėdhėnieje tė Zogut me Jugosllavinė komuniste do tė sjellė njė kėndvėshtrim tė ri mbi rolin e Zogut nė emigracion dhe do tė rrėzojė pohimin e historianėve mbi qėndrimin e fortė nacionalist tė Zogut kundėr jugosllavėve. Me sa duket nga dokumentet e shumta, ka qenė Zogu ai qė ka tentuar dhe ka krijuar lidhje me Titon duke i propozuar atij bashkėpunim me interesa tė pėrbashkėta.

    Megjithatė, lėvizja e Zogut duhet parė nė kontekstin historik tė zhvillimit tė ngjarjeve. Jugosllavia tashmė e shkėputur nga Blloku Sovjetik kėrkonte njė rrugė tė pavarur nga rusėt dhe si rrjedhim kishte filluar njė bashkėpunim tė heshtur me disa prej ish-armiqve ideologjikė. Nė kėtė kėndvėshtrim duhet parė edhe pėrpjekja e Titos pėr rrėzimin me ēdo kusht tė Enver Hoxhės, i cili tashmė ishte kthyer nė njė prej aleatėve mė tė ngushtė tė sovjetikėve nė luftėn kundėr Titos.

    Njė Shqipėri mike e Jugosllavisė do tė ishte njė fitore e madhe pėr Titon, i cili kėrkonte jo vetėm njė prapavijė tė qetė por edhe njė zbutje tė problemeve qė ai kishte nė Kosovė. Pėr kėtė arsye Tito ka autorizuar Shėrbimin e tij tė Fshehtė UDB pėr tė filluar kontakte me inteligjencėn amerikane dhe pėr tė marrė pjesė nėse do ishte e mundur, nė njė operacion tė pėrbashkėt nė rrėzimin e Enver Hoxhės dhe grupit tė tij. Nė kėtė moment, ish-Mbreti Zog ka kėrkuar tė pėrfitonte nga ndryshimi i situatės politike dhe kėrkon mbėshtetjen e Titos pėr tė udhėhequr njė sulm me armė ndaj Tiranės, ashtu siē kishte bėrė gati 30 vjet tė shkuara.

    Nga dokumenti i parė qė sjellim sot pėr botim dhe qė ėshtė shkėputur nga njė material i gjatė i njė takimi zyrtar tė tė dy shėrbimeve tė fshehta amerikane dhe ato jugosllave, duket qartė se sipas dėshmisė sė Gjeneralit Rankoviē, ish-Shefi i UDB-sė dhe njė prej figurave mė antikosovare nė Jugosllavi, UDB ka pasur kontakte tė vazhdueshme me Mbretin Zog i cili strehohej nė Egjipt. Po kėshtu, duket se Gjenerali Rankoviē nuk ka pasur ndonjė opinion tė lartė mbi influencėn qė Zogu kishte ende tek shqiptarėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

    Nė kundėrshtim me pikėpamjen e Gjeneralit Rankoviē, amerikanėt mendonin se Zogu kishte mjaft influencė ende nė Shqipėri. Ka shumė mundėsi qė ky mendim i amerikanėve bazohej nė lojėn qė tashmė Shėrbimet Shqiptare dhe ato Sovjetike kishin filluar tė bėnin me amerikanėt, duke dėrguar informacion jo realist mbi Shqipėrinė nėpėrmjet agjentėve tė kapur dhe tė rikthyer nė rol tė dyfishtė. Nė dokumentet qė vijnė nga pala jugosllave, duket se jugosllavėt ishin shumė mė tė mirinformuar mbi situatėn nė Shqipėri se sa amerikanėt.

    Nė dokumentin e dytė qė po botojmė sot pėr herė tė parė, flitet pėr njė raport tė ardhur nga Zyra e Cia-s nė Romė, e cila konfirmon se lajmet pėr njė Mision tė Zogut tek Tito tashmė janė konfirmuar, si dhe japin edhe emrin e personit qė do tė kryejė kėtė mision. Safet Lutfi Tozan, njė personash enigmatik nga Turqia, i cili dėrgohet nga Zogu nė njė mision kaq delikat.

    Se ēfarė ka biseduar Zogu dhe Tito mbi tė ardhmen e Shqipėrisė do ta mėsojmė nė dokumentet qė do tė botohen nė vazhdim.

    Dokumenti I

    TOP SEKRET

    T/S 87216

    Lėnda: Mbi bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė KUBARK (CIA) dhe atyre tė FPBERM (UDB- Shėrbimi i Fshehtė Jugosllav)

    Pika 55: ( ) komentoi se Ish-Mbreti Zog ka qenė pasiv karshi Komitetit tė Shqipėrisė sė Lirė dhe Partisė sė Legalitetit, ndoshta me qėllimin qė t'i vendosė kėto dy grupe kundėr njėri-tjetrit pėr pėrfitimin e tij. Megjithatė, Zogu pėr mendimin e KUBARK ėshtė lideri shqiptar mė me influencė deri mė tani. Me gjithė mbėshtetjen qė ai gėzon nga Partia e Legalitetit grupet e tjera e respektojnė por edhe e kanė frikė. Nga informacioni i dalė nga brenda Shqipėrisė duket se figura e tij gėzon respektin dhe mbėshtetjen e tė gjithėve nė pėrgjithėsi.

    Pika 56: ( ) shtoi se nė bisedė me ( ) Gjenerali Rankoviē u shpreh se ka pasur kontakte midis FPBERM (Shėrbimi i Fshehtė Jugosllav) dhe Zogut, por nė opinionin e tij Zogu nuk kishte influencė midis shqiptarėve. ( ) Nga ana tjetėr mendon se KUBARK ka marrė informacion tė mjaftueshėm pėr tė konkluduar se Zogu ka akoma influencė nė Shqipėri dhe mund tė jetė shumė i rėndėsishėm nė ēlirimin e vendit, aq mė tepėr qė ai sipas deklaratave publike ka nėnvizuar se nuk do tė kėrkojė rikthimin e tij nė Fronin Mbretėror.

    Dokumenti II

    Memorandum: Zv/shefi i Politikave tė Koordinimit, SE

    Raporti Ditor pėr Tė Mėrkurėn 26 Mars 1952

    Pika 1. Mbreti Zog kėshilloi ( ) se ai ka ndėrmend tė dėrgojė Safet Lufti TOZAN nė njė Mision tek Tito pėr tė parė pikėpamjet e Jugosllavėve mbi situatėn nė Shqipėri. Ky raport konfirmon informacionin qė kemi pasur mė parė pėr kėtė mision, i cili do tė pėrpiqet qė tė marrė pėr Zogun asistencėn jugosllave ose mė e pakta njė qėndrim miqėsor nė rastin e njė kryengritjeje nė Shqipėri.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ata 4000 djem te rinj kosovare.. nuk kaluan neper shqiperi te zogut per me dal ne gerxhet e tivar-malit te zi e me u masakrue..or ti shoq..
    kaluan neper shqipni te enverit.. or trejm..
    kte e din mir ti e shtabi juaj..e prandaj gerrmoni me gjet dicka kunder zogit..
    ushtria e enverit ato dit kur kalojke kolona me mijra djem kosovar merrej me nji cashtje tjeter me "randsi"..
    me genocidimin e fiseve ma kreshnike te malsive tona..
    kurse burgjet e enverit u mushen me rilindas.. me atdhetare te shquar.. e kusuri u detyrue me marr arratin..

    keshtu shoku pantera.. qe ke hi me nickun lepri but.. mirpo lepujt nuk han njerez.. e ju keni hanger drina e xhema sabaheta e ahmeta..

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2006
    Postime
    68
    kur Karagjergjevici u afrua para kandidateve per ta caktu mbretin e Shqiperise, e thirri ate me shtatgjatin ne rrjesht

    nje Anadollak shtatlarte me mustaqe eci dy hapa para

    si quhesh i tha Karagjergjevici

    quhem Ahmet zoti Serbomadh tha kokeulur anadollaku

    Ti do behesh mbret i Shqiperise se ngjan me hallatin tim ja ktheu Karagjergjevici dhe pa u bere 2 minuta iku jashte salles sikur ta kish bere shurren

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga Naturalist_al Lexo Postimin
    kur Karagjergjevici u afrua para kandidateve per ta caktu mbretin e Shqiperise, e thirri ate me shtatgjatin ne rrjesht

    nje Anadollak shtatlarte me mustaqe eci dy hapa para

    si quhesh i tha Karagjergjevici

    quhem Ahmet zoti Serbomadh tha kokeulur anadollaku

    Ti do behesh mbret i Shqiperise se ngjan me hallatin tim ja ktheu Karagjergjevici dhe pa u bere 2 minuta iku jashte salles sikur ta kish bere shurren
    Hajde menje hajde o naturalist lexo lexo lexo

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2012
    Postime
    6
    Mos u ēuditeni nga keto prralla te dashtun lexues se pse jane vazhdim i prrallave shqipe !
    Si ka munsi qe Tito te bashkepunoje me A.Zogun kur ai tmerrohej nga nacionalizmi shqiptar ,qofte edhe nji nacionalist te thjeshte e jo ma A.Zogun. Tito ashte armiku numer nji i nacionalizmit shqiptar ,ai e kishte te qarte se po te mos zhdukte nacionalizmin kurre nuk do ta kishte rimarre Kosoven (kujto veprimtarine e misionareve jugosllave ne SHqipni,shoket jugosllave thote E.Hoxha per M.Popoviē, D.Mugosha,V.Stoiniē etj.)

  12. #72
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po kete qe keni harruar tja shtoni?


    Ky ėshtė njė dokument qė gjendet nė Arkivin Qėndror Shtetėror. Fondi Nr 253, dosja 105, fleta 2, 4-5, viti 1924.
    Ky dokument ėshtė botuar gjithashtu nė librin me titull "Italia e Albania 1924 - 1927" nga P. Pastorelli, botuar nė Firence nė vitin 1967. f. 221.

    Marrėveshja u nėnshkrua nė gusht tė vitit 1924, mes Kryeministrit serb Pashiē dhe Ahmet Zogut, kur ky i fundit kishte gjetur strehim nė Jugosllavi i pėrzėnė nga forcat e revolucionit demokratik tė udhėhequra nga Fan Noli.

    Pėrmbajtja e marrėveshjes e pėrmbleshur.

    1. Shqipėria angazhohet t'i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal

    2. Kryetar i shtetit Shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu qė mė vonė do tė njohė dinastinė e Karagjeorgjeviēėve.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet politike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti...dhe do t'i japė tė njė tė ardhur vjetore.

    4. Ministria Shqiptare e Luftės anullohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri kombėtare.

    5. Shqipėria do tė mbajė njė gjindarmėri pėr mbajtjen e qetėsisė sė brendshme, ku do tė bėjnė pjesė ede oficera Rusė tė Vrangelit si dhe oficera Serbė, sipas nenit 6-7.

    8. Parashikohet bashkimi doganor dhe liri e plotė pėr import-ekzportin.

    9. Sipas kėtij neni Shqipėria heq dorė nga pasja e pėrfaqėsive diplomatike, pasi kėtė tė drejtė do ta ushtrojė Jugosllavia.

    10. Qeveria Shqiptare duhet tė deklarojė pranė konferencės sė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq ēdo pretendim tė saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit, qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

    11. Ky nen bėn fjalė pėr varėsinė e Kishės Ortodokse dhe tė Myftinisė shqiptare nga Jugosllavia.

    12. Qeveria Shqiptare mbahet larg nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin Shqiptar jashtė kufijėve tė saj. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj Kosovarėt dhe elementė tė tjerė qė njihen ose dyshohen pėr ndjenjat e tyre si kundėrshtarė tė politikės jugosllave.

    13. Mė rast lufte me fqinjėt; Bullgarinė dhe Greqinė, qeveria Jugosllave ka tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25.000 vetė pėr t'i pėrdorur pėr interesat e saj.

    14. Nėse Shqipėria sulmohet nga Greqia dhe Italia, Jugosllavia ka tė drejtė tė fusė ushtritė e saj nė territorin Shqiptar.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t'i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

    Ja ku e keni, e zeza mbi tė bardhė. Ky dokument ka qenė i mbyllur pėr 50 vjetė sipas ligjit pėr disa dokumente tė veēanta dhe pėr kėtė nuk kishin djeni as regjimi komunist me Enver Hoxhėn nė krye.

    Ky satrap e pehlivan, palaēo e dallkauk i politikės shqiptare tėrė jetėn mendoi pėr veten dhe familjen e tij e asnjė herė pėr popullin shqiptar.

    Njė bulevard kreysor nė Tiranė mban emrin e kėtij kryetradhtari, konsiderohet si elitė nga disa dhe pronat qė qeveria e Shefqet Vėrlacit ia sekuestroi nė korrik tė 1939, i janė kthyer. I ėshtė bėrė dhuratė tė birit ish pallati i mbretit nė Tiranė nga Sali Pordha, pronė e Toptanasve, qė ai e mbante dikur me qera.

    Kushtetuta e monarkisė thotė:
    Mbreti nuk lejohet tė largohet prej vendit tė vet, pėrndryshe humbet fronin.
    Albania Uber Alles

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    janiii..

    i kini marre ish pronat mo..nga ana e gjishit te mamas e babas mo?

    trego..

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Brar hajduti si ty i di te tere hajdute se nga bota e hajdutllekut vjen ti dhe po banden e hajduteve ne pushtet mbron.
    Albania Uber Alles

  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    brari or shoku jani..ska asnji pellemb prone ne shqiperi..
    kurse ti ke vetem ne bulevard kryesor goxha magaze biznesi..
    brari ska asnje tulle ne tiran megjithse aty me jan lindur gjysherit e vet gjithashtu..
    kurse ti o jani ke disa apartamente luksoze.. e dyqane..

    ti bashk me muco nanot..
    kush eshte hajduti o jani..

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anėtarėsuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    E vėrteta e marrėveshjes Zogu-Pashiē
    13 Shtator, 2012 | Postuar nė: Aktualitet,Dossier,Kryesore | Shkruar nga: TemA Online

    Studiuesi i njohur bėn njė pasqyrim tė marrėveshjes sė shumėpėrfolur Zogu-Pashiē dhe pasojat e saj. Autori, specialist i tė Drejtės Ndėrkombėtare, e shpjegon atė nė njė areal tė plotė, duke treguar me kėtė rast edhe pozicionin e pandershėm tė Zogut, qė pėr interesin personal cedoi nė interesa kombėtare…

    Nga Ksenofon Krisafi*

    Ka rreth tre vjet qė nė mediat shqiptare po shkruhet dhe po flitet shumė rreth Marrėveshjes shqiptaro-greke pėr ndarjen e kufijve detarė nė kanalin e Korfuzit dhe nė detin Jon, firmosur nė Tiranė, nė prill 2009, e cila u hodh poshtė nė prill tė vitit 2010, me vendim tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė vit jubilar tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, kur pėrkujtohen pėrpjekjet dhe sakrificat e patriotėve tė shquar pėr themelimin e shtetit tė pavarur shqiptar dhe pėr garantimin e integritetit territorial tė tij, diskutimi i kėtij precedenti merr njė rėndėsi tė veēantė. Gjithkush dėshiron qė ajo ēka ndodhi nė vitin 2009 tė mos pėrsėritet mė, qė integriteti territorial i vendit tė mos rrezikohet, qė Kushtetuta e vendit, akti themeltar i shtetit dhe garanti i rendit juridik, tė mos cėnohet dhe tė mos shkelet nga askush, cilidoqoftė ai.

    Precedenti i pashembullt i tė ashtuquajturės marrėveshje detare shqiptaro-greke, procedurat e mistershme dhe veprimet antikushtetuese qė u kryen pėr cedimin e njė hapėsire tė konsiderueshme territoriale prej rreth 354 km katrorė, shumėkujt i sjellin ndėrmend edhe sė paku dy episode tė tjerė tė kėtij karakteri unikal, cedimin e territorit tė vendit me “pėlqimin” e disa individėve tė ndodhur nė pushtet, qė kanė shpėrdoruar detyrėn zyrtare dhe atributet e larta shtetėrore, pėr interesat e ngushta vetiake.

    Rasti i parė ėshtė shitja e Shkodrės Malit tė Zi nga Esat Pashė Toptani nė vitin 1913, akt qė fatmirėsisht rezultoi i pasuksesshėm. Ai e kreu kėtė veprim pėr tė siguruar pėrkrahjen e Malit tė Zi pėr t’u vėnė nė krye tė Shqipėrisė. Do ta vazhdonte veprėn e tij antikombėtare nė vitin 1914. Pikėrisht kur Greqia, nėpėrmjet agjentit tė vet Kristaq Zografo, pėrpunonte dhe impononte tė ashtuquajturin Protokoll tė Korfuzit, pėr aneksimin e Shqipėrisė sė jugut, tė ashtuquajturit Vorio-Epir, Serbia pėrgatiti dhe i paraqiti Esat Pashės njė marrėveshje, qė u pėrfundua nė qytetin e Nishit mė 4 (17) shtator tė vitit 1914. Ajo parashikonte eliminimin e Shqipėrisė sė pavarur tė shpallur shtet nga Kuvendi Kombėtar i Vlorės mė 28 Nėntor 1912 dhe tė njohur e pranuar si subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare nga Konferenca e Ambasadorėve e Londrės, me vendimin e 29 korrikut 1913. Rreth njė vit mė vonė, duke dashur tė sanksiononte juridikisht situatėn e krijuar si rezultat i pushtimit tė Shqipėrisė, Serbia shpejtoi ta plotėsonte Marrėveshjen e Nishit, tė firmosur nga Esat Pasha dhe Nikolla Pashiēi, me njė akt tjetėr, qė njihet me emrin Marrėveshja Toptani- Jovanoviq, e cila nė pjesėn hyrėse mban datėn 27 qershor 1915, kurse nė pjesėn pėrmbyllėse ka tė shėnuar datėn 15 (28) qershor 1915.( Pėr kėto dy marrėveshje do tė flitet ne njė shkrim tjetėr).

    Rasti i dytė ėshtė dhurimi i Manastirit tė Shėn Naunimit dhe i njė pjese tė Vermoshit Serbisė nė vitin 1925 nga Ahmet Zogu, si shpėrblim pėr strehimin qė Beogradi i ofroi pas pėrmbysjes nga revolucioni demokratik i qershorit i vitit 1924, si edhe pėr pėrkrahjen qė Serbia i dha pėr t’u rikthyer nė pushtet. Veprimi u realizua mbi bazėn e njė marrėveshjeje tjetėr, qė u nėnshkrua nė Beograd, ne gushtin e vitit 1924, nga i njėjti kryeministėr serb Nikolla Pashiē me Ahmet Zogun, kryeministrin shqiptar tė rrėzuar nga pushteti dhe tė arratisur nė Jugosllavi.

    Pėr kėtė marrėveshje, sikurse edhe pėr ato qė lidhen me emrin e Esat Toptanit, ėshtė folur dhe shrkuar edhe mė parė. Nė kėtė shkrim synohet qė ēėshtja tė shihet nga njė tjetėr kėndvėshtrimi. Deri tani kur ėshtė folur pėr marrėveshjen e Ahmet Zogut me Serbinė, gjithėēka ėshte reduktuar nė “dhurimin” e Shėn Naumit dhe tė Vermoshit. Nė tė vėrtetė ēėshtja ėshtė shumė mė komplekse. Marrėveshja ka njė spektėr tė gjerė veprimi dhe pėrfshin e trajton edhe mjaft ēėshtje tė tjera qė pėr nga rėndėsia dhe pasojat pėrfaqėsojnė njė akt tepėr tė rėndė dhe tė paprecedent, qė e damkos mbretin e vetshpallur tė Shqipėrisė, me njė njolle tė pashlyeshme turpi.

    Nuk ka dyshim se Ahmet Zogu i cili vuri emrin e vet nė sė paku 15 vjet tė historisė shqiptare, pėrbėn njė figurė komplekse dhe problematike, me kontribute, por edhe me qėndrime e veprime, tė cilat nė njė gjykim objektiv kanė qėnė nė dėm tė Shqipėrisė. Nuk mund tė mohohet roli qė mund tė ketė nė konsolidimin e shtetit shqiptar, nė forcimin e institucioneve, nė pėrgatitjen dhe miratimin e kodeve themelore, nė zgjerimin e rrjetit shkollor fillor dhe hapjen e shkollave tė para tė mesme laike etj. Por kur flitet pėr Ahmet Zogun, nuk mund tė sfumohen, madje nuk ka arsye pėr tė fshirė nga historia e tij ngjarje apo episode qė pėrfaqėsojnė njolla, nė qėndrimet ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Duke lėnė mėnjanė aktin e pakuptimtė tė vetshpalljes si mbret tė shqiptarėve, braktisjen e vendit nė kohėn e pushtimit nga italia fashiste nė prill tė vitit 1939, vjen ndėr mend menjėherė pazarllėku i tij me Nikolla Pasiēin, ish kryeministrin serb tė asaj kohe, pėr shitjen dhe shpėrdorimin e Shqipėrisė nė ēdo kuptim tė kėsaj fjale.

    Nė shtypin dhe nė literaturėn historiografike shqiptare flitet pa asnjė dyshim pėr ekzistencėn e njė marrėveshjeje formale tė nėnshkruar nga Pashiēi dhe Zogu, nė Beograd, nė gusht tė vitit 1924. Nė librin e Faton Mehmetaj, me titull Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, botuar nė Prishtinė, mė 2004, thuhet se ishte fjala pėr njė marrėveshje qė sanksiononte varėsinė e plotė tė Shqipėrisė. Autori pohon se e ka gjetur tekstin origjinal tė marrėveshjes nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė fondin 251, nė dosjen 105, tė vitit 1924. Pėr ekzistencėn e kėsaj marrėveshjeje, e cila njihet tashmė nė histori si “Marrėveshja Zogu – Pashiq” dhe pėr pėrmbajtjen e saj, studiuesja Monika Stafa (Shoshori) thotė se ekzistojnė disa alternate tekstesh. Ato gjenden tė ruajtura nė Arkvin Qendror Shqiptar, nė arkivin shtetėror italian dhe padyshim edhe nė arkivat e Beogradit. Nga Beogradi pretendohet se ekziston vetėm njė “Gentelman’s Agreement” (Marrėveshje xhentėllmenėsh, marrėveshje verbale) dhe jo njė tekst i shkruar. Deri para pak kohėsh teksti i marrėveshjes mund tė gjendej vetėm nė botimin integral tė studiuesit italian P. Pastorelli, i cili i referohej pikėrisht arkivave italiane. Sipas M. Stafa, « nė arkivat italiane, marrėveshja ėshtė nė dy kopje, tė dyja identike me njėra-tjetrėn, megjithėse njėra me burim Beogradin dhe tjetra me burim Tiranėn, tė dyja tė pėrcjella nė rrugė diplomatike.» Po sipas saj, ajo ishte botuar e plotė nė njė tė pėrmuajshme tė Prishtinės.

    Nga njė lexim i shpejtė i tekstit rezulton se marrėveshja ėshtė njė akt zyrtar kapitullimi i turpshėm pėr shtetin shqiptar, krejtėsisht i pamotivuar dhe juridikisht i pajustifikuar. Pa shtjelluar tėrėsisht pėrmbajtjen e saj, do tė mjaftonte tė pėrmendnim se nėpėrmjet saj Shqipėria angazhohej tė bashkohej me Jugosllavinė nė formėn e njė bashkimi personal. Kryetari i shtetit shqiptar formalisht, por nė fakt krejtėsisht nė mėnyrė fiktive, do tė vazhdonte tė mbetej Ahmet Zogu, i cili mė vonė do ta njihte dinastinė e Karagjorgjeviqėve. Sipas nocionit juridiko-ndėrkombėtar tė bashkimit personal kjo nėnkuptonte pranimin e kurorės mbretėrore serbe si kryetar tė bashkimit shqiptaro-serb. Ndryshe nga koncepti tradicional i bashkimit personal, pėrfaqėsuesit diplomatikė jugosllavė do tė ngarkoheshin edhe me pėrfaqėsimin e interesave tė Shqipėrisė, e cila, pas kėsaj, nuk do tė kishte mė pėrfaqėsi diplomatike dhe pėrfaqėsi konsullore jashtė shtetit. Tė dy vendet binin dakord pėr realizimin e bashkimit doganor, nė bazė tė tė cilit importet dhe eksportet e mallrave midis tė dy vendeve do tė kryheshin pa pengesa dhe nė liri tė plotė. Lidhur ngushtė me kėtė dispozitė figuronte edhe njė klauzolė, e cila pėr nga pėrmbajtja duket disi e ēuditshme. Ajo thotė shprehimisht se “Edhe tranziti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve”.

    Mė tej, Marrėveshja sanksiononte pranimin e detyrimit tė qeverisė shqiptare pėr tė deklaruar pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris se tėrhiqte pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe lokalitetet e Vermoshit dhe Kelmendit, tė cilat do tė mbeteshin nėn zotėrimin e Jugosllavisė.

    Nė xhandarmėrinė e Shqipėrisė do tė kishte gjithashtu njė xhandarmėri serbe, ku do tė bėnin pjesė edhe oficerė rusė e tė tjerė. Ky do tė ishte, siē kuptohet lehtė, shpėrblimi pėr rusėt e bardhė tė Vrangelit, pėr ndihmėn qė do t’i jepnin Zogut pėr rikthim nė pushtet, nė dhjetor tė vitit 1924. Xhandarmėria do tė pajisej me armė dhe do tė financohej nga qeveria jugosllave.

    Marrėveshja nuk linte jashtė vėmendjes njė aspekt tjetėr mjaft tė rėndėsishėm, ēėshtjen e administrimit dhe drejtimit tė veprimtarisė sė institucioneve fetare shqiptare. Ajo pėrcaktonte se Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqej nga varėsia qė kishte nga Patriarku i Kostandinopojės dhe do tė bashkohej me Hierarkinė Ortodokse tė Beogradit.

    Nė tė njėjtėn menyrė do tė veprohej edhe me Myftininė Myslimane Shqiptare, e cila do tė varej nga ajo jugosllave. Duke vazhduar nė lėshime tė paprecedenta ndaj njė shteti tjetėr, siē ishte Jugosllavia, pėrfaqėsuesi i vetkonsideruar i Shqipėrisė, i cili fliste nė emėr tė qeverisė, pa qėnė aspak i mandatuar zyrtarisht prej saj, Zogu pranonte se qeveria shqiptare do tė hiqte dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohej pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė vet. Ajo impenjohej veē kėsaj qė tė mos pranonte nė tokėn e saj kosovarėt, elemente tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtarė tė politikės jugosllave.

    Shqipėria duhet tė merrte pėlqimin e Jugosllavisė pėr ēdo koncesion qė do t’u jepte vendeve tė tjera. Sė fundinė qoftė se Jugosllavia do tė ishte nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė kishte tė drejtėn tė rekrutonte nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė kishte tė drejtė tė okuponte gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek. (korsivi i autorit). Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklaronte luftė asnjė shteti pa pėlqimin paraprak tė Jugosllavisė. (korsivi i autorit).

    Siē shihet nga pėrmbajtja e marrėveshjes tė pėrshkruar mė lartė, duket se bėhet fjalė pėr njė akt juridiko-ndėrkombėtar bilateral, sipas tė cilit praktikisht Shqipėria jo vetėm qė do tė tkurrej e zvogėlohej nė pėrmasa simbolike, por do tė cedonte gati krejt atributet sovrane tė njė shteti tė zakonshėm dhe praktikisht do tė eliminohej si subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare. Ajo do tė shndėrrohej nė njė njėsi territoriale administrative qė do tė ekzistonte dhe do tė vepronte nėn tutelėn zyrtare e juridike tė shtetit serbo-kroato-slloven.

    Nė fakt marrėveshja veproi vetėm nė njėrin prej aspekteve tė saj, nė realizimin e cedimit territorial te Manastirit tė Shėn Naumit dhe njė pjese tė Vermoshit. Pėr pjesėn tjetėr nuk rezulton tė jetė folur dhe as vepruar si nga pala serbe ashtu edhe nga pala shqiptare. Mund tė supozohen disa arsye qė ēuan nė kėtė situatė. Nė radhė tė parė mund tė pėrmendet fakti qė ai qė e negocioi dhe qė e firmosi atė nuk kishte asnjė mandat legal, asnjė plotfuqi zyrtare tė lėshuar nga autoritetet kompetente shqiptare. Ahmet Zogu ishte thjeshtė njė shtetas shqiptar i arratisur jashtė vendit, njė ish kryeministėr i rrezuar nga pushteti nėpermjet njė kryengritjeje dhe si i tillė nuk e kishte prerogativėn pėrkatėse qė tė sillej si i tillė, pėrsa kohė qė nė krye tė qeverisė shqiptare nė Tirannė kishte ardhur njė tjetėr kryeministėr, i cili kishte hyrė nė lidhje zyrtare me homologėt e vendeve tė tjera. Le tė kujtojmė se Noli, me cilėsinė e kryeministrit u prit nė takim dhe bisedoi nė Romė, me kryeministrit italian tė asaj kohe, Benito Musolini. Prania e kėtij elementi thelbėsor ishte e mjaftueshme qė tė ēonte nė pavlefshmėrinė absolute tė aktit juridiko-ndėrkombėtar tė pėrfunduar nga njė pėrfaqėsues i palegjitimuar i njėrės prej palėve, subjekt i marrėveshjes nė fjalė.

    Nuk mund tė mos mbahet parasysh edhe fakti qė nėqoftėse ajo qė ishte vendosur nė tekstin e saj do tė zbatohej realisht, do tė shkaktoheshin turbulenca tė fuqishme politike jo vetėm brenda vendit nė Shqipėri, por edhe te fqinjėt e saj, te Greqia dhe veēanėrisht te Italia. Kjo e fundit madje kishte marrė edhe njė “autorizim” formal nga Konferenca e Ambasadorėve e Parisit, nėpėrmjet vendimit te 9 nėntorit 1921, i cili i njihte asaj tė drejtėn qė nėqoftėse nė Shqipėri vėrtetoheshin zhvillime, tė cilat konsideroheshin se vinin nė rrezik sigurinė e saj dhe tė Italisė, kjo e fundit ishte e legjitimuar qė ta pushtonte atė ushtarakisht. Ishte ky me sa duket njė koncension qė iu bė Italisė nė plotėsim tė kėrkesave tė saj insistuese, pėr zbatimin e dispozitave tė Traktatit tė fshehtė tė Londrės, tė 26 prillit 1915. Ai i jepte asaj njė pjesė tė konsiderueshme tė bregdetit shqiptar, pėrfshirė ishullin e Sazanit dhe Karaburunin, si dhe mandatin mbi njė shtet mikroskopik shqiptar qė do tė krijohej, pasi t’iu kaloheshin Greqisse, Malit tė Zi dhe Serbisė rajonet jugore e veriore tė saj.

    Frika nga vėnia nė diskutim e legjitimitetit tė marreveshjes nga palėt e interesuara dhe nga opinioni i gjerė publik shqiptar bėri qė Zogu, pas kthimit nė atdhe, nė fundin e dhjetorit 1924, tė mos e pėrmendte fare atė. Nė pėrmbushje tė angazhimit qė kishte marre ndaj Pashiēit, qė nė ditėt e para tė janarit 1925, thirri Mehdi Frashėrin dhe e ngarkoi qė tė hynte nė tratativa sekrete me palėn jugosllave pėr tė filluar negociatat zyrtare pėr pėrfundimin e marrėveshjes, e cila do tė firmosej mė 28 gusht tė vitit 1925. Nėpėrmjet kėsaj marrėveshjeje Shqipėria pranoi t’i lėshonte Jugosllavisė njė pjesė nė malin e Vermoshit dhe Shėn Naumin, nė shkėmbim tė fshatit Pishkupije, nė jug tė Shėn Naumit dhe disa territoreve tė tjera, pėr tė cilat do tė flitet nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi.



    Variantet e tekstit tė Marrėveshjes Zogu-Pashiē**

    “1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

    2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohė dinastinė Karagjorgjeviq.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

    4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.

    5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.

    6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.

    7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerė jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.

    8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.

    9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.

    10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.

    12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.

    13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

    14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

    16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.)

    Shyqri Hysi: Marrėveshja Nikolla Pashiē – Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207.

    ** Materiali vjen nga disa burime arkivore.

    *Autori ėshtė pedagog i sė Drejtės Ndėrkombėtare nė Universitetin Evropian tė Tiranės

  17. #77

    16 Nėntor 2012 - ceremonia e kthimit tė eshtrave tė ish-Mbretit Zog.

    Kthimi i eshtrave tė mbretit, vlerėsim i historisė

    » Dėrguar mė: 12/11/2012 - 09:58

    Nga Ekrem Spahia

    Sot zhvillohet mbledhja e Kryesisė sė PLL-sė me kryetarėt e degėve tė saj nė rrethe, ku si temė kryesore janė pėrgatitjet pėr ceremoninė e kthimit tė eshtrave tė Mbretit Zog I nė atdhe.
    Partia Lėvizja e Legalitetit dhe gjithė mbretėrorėt shqiptarė kanė kėrkuar nė vazhdimėsi qė eshtrat e Mbretit Zog tė kthehen nė atdhe dhe tė rivarrosen nė vendin e Tij me njė ceremoni dinjitoze qė i ka hije shtetit pėr tė respektuar mbretin e parė tė shqiptarėve dhe themeluesin e shtetit modern.
    Qeveria shqiptare ka marrė vendimet e duhura: pėr kthimin nė atdhe tė eshtrave tė Mbretit Zog I; pėr rindėrtimin e Mauzoleumit tė Familjes Mbretėrore; pėr vendosjen nė Tiranė tė monumentit tė Mbretit Zog I dhe pėr organizimin e ceremonive pėrkatėse. Partia Lėvizja e Legalitetit gjen rastin pėr tė shprehur mirėnjohjen e saj pėr nismėn e kryeministrit Berisha dhe mbėshtetjen e institucioneve tė tjera.
    Partia Lėvizja e Legalitetit e vlerėson kėtė nismė tė Qeverisė Shqiptare si njė veprim tė rėndėsishėm pėr respektimin dhe vlerėsimin e historisė sonė kombėtare, Mbretėrisė Shqiptare, Mbretit Zog I, Familjes Mbretėrore dhe legalistėve e mbretėrorėve shqiptarė kudo qofshin.
    Periudha e Mbretėrisė Shqiptare (1928-1939) ėshtė periudha mė e ndritur e 100 viteve tė shtetit shqiptar, jo thjesht si njė kujtesė kolektive e gjallė akoma edhe sot, por sepse nė thelb, kjo periudhė ėshtė e lidhur nė mėnyrė tė patjetėrsueshme me krijimin e shtetit modern shqiptar, unitetin e tij territorial dhe kombėtar, orientimin perėndimor, ndėrtimin e infrastrukturės, zhvillimin e arsimit dhe kulturės kombėtare, pėrparimin ekonomik dhe shoqėror, respektimin e lirive dhe tė tė drejtave tė individit, por edhe mė shumė.
    Partia Lėvizja e Legalitetit ėshtė e bindur se vlerat qė Monarkia Shqiptare solli nė shoqėrinė dhe shtetin tonė janė vlera universale, qė nuk e kanė humbur aktualitetin e qė nė thelb dėshirohen dhe janė tė mirėpritura nga ēdo shqiptar.
    Partia Lėvizja e Legalitetit ka dėshiruar qė aktivitetet pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė tė mos politizohen. Nė lidhje me zėrat kundėr kthimit nė Atdhe tė eshtrave tė Mbretit Zog I dhe organizimit tė ceremonisė zyrtare shtetėrore, mund tė themi se:
    · Mė 17 nėntor 1944, komunistėt shqiptarė kur hynė nė Tiranė, si akt tė parė kryen shkatėrrimin barbar me dinamit tė varrit dhe Mauzoleumit tė Nėnės Mbretėreshė qė sot po rindėrtohet, e ku do tė prehen edhe eshtrat e Mbretit Zog I dhe pjesėtarėve tė tjerė tė Familjes Mbretėrore.
    · Njė akt i ngjashėm u pėrsėrit gjatė natės sė 24-25 gushtit 1977, kur tė njėjtėt autorė tentuan tė grabisin eshtrat e Mbretit Zog I nga varreza e Thiais nė Paris.
    · Pasardhėsit ideologjikė dhe biologjikė tė kėtyre akteve nuk mund tė veprojnė shumė ndryshe nga sa kanė vepruar etėrit e tyre.
    Ceremonitė pėr kthimin nė atdhe tė eshtrave tė Mbretit Zog I do tė fillojnė nė Paris, ku do tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė shtetit francez, atij shqiptar, anėtarė tė Familjes Mbretėrore dhe shqiptarė tė diasporės.
    Arkivoli me eshtrat e Mbretit Zog do tė mbėrrijė nė Tiranė mė 16 nėntor.
    Homazhet do tė zhvillohen ditėn e shtunė, mė datė 17 nėntor, nga ora 10:00-12:00 nė Pallatin Mbretėror (Pallati i Brigadave), ndėrsa nė orėn 12:00 do tė zhvillohet ceremonia e rivarrimit tė eshtrave tė Mbretit Zogu I nė Mauzoleumin e Familjes Mbretėrore.
    Kėto ditė Partia Lėvizja e Legalitetit ka dhe njė ngjarje tjetėr tė shėnuar. Pas vlerėsimit dhe nderimit qė i bėri dje Kuvendi i Shqipėrisė figurės sė Abaz Kupit, mė datė 18 nėntor 2012 do tė zhvillohet nė Krujė ceremonia festive e dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi” pėr Abaz Kupin. Gjithashtu, sheshi kryesor i qytetit tė Krujės do tė mbajė emrin e tij dhe do tė ketė bustin e tij. (Abaz Kupi ka qenė kryetari i parė i Legalitetit, riorganizuar nė Zall-Herr tė Tiranės mė 21 nėntor 1943).

    Tiranė, mė 10 nėntor 2012

    gazeta shqiptare

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Ja se si tallet dhe intrigon Berisha , ky antishqiptar i terbuar dhe i betuar tek njerezit e gruas se tij !


    Eshtrat e Zogut dhe simbolika e 17 Nėntorit
    14 Nėntor, 2012 | Postuar nė: Editorial | Shkruar nga: TemA Online

    Nga Mero Baze

    Qeveria shqiptare po rikthen nė atdhe eshtrat e Ahmet Zogut, Mbretit tė shqiptarėve, qė u vetėzgjodh dhe vetėlargua nga vendi me dėshirė tė tij. Rikthimi nė atdhe nė rrugė zyrtare i eshtrave tė tij ėshtė njė gjest i veēuar dhe i ndarė nga pėrgjegjėsia jonė shtetėrore pėr tė rikthyer nė atdhe fjala vjen gjithė elitėn politike tė mėrguar nė shenjė pranimi tė fatit tė tyre shqiptar, pavarėsisht regresit apo progresit qė kanė sjellė nė politikė.

    Vendimi selektiv pėr tė sjellė nė atdhe vetėm Ahmet Zogun, pra nuk ėshtė njė gjest shtetėror, por politik dhe synon tė identifikojė pushtetin e sotėm me trashėgiminė politike tė tij. Nė kėtė pikė nuk dua tė flas pėr meritat apo mbrapshtitė e Zogut, pėr figurėn e tij autokrate dhe sjelljen demoniane ndaj kundėrshtarėve politikė, pėr vrasjet politike tė urdhėruara prej tij dhe dėnimet me vdekje, por pėr faktin se si Zogu dhe kundėrshtarėt e tij ishin shqiptarė dhe meritojnė tė kenė njė varr nė kėtė vend, pavarėsisht nėse ai do tė mbulohet me lule dhe nderime apo turp. Nėse do tė ishte njė gjest shtetėror, do tė ishim tė gjithė mė tė qetė dhe mė tė qartė, mund tė kishim bashkė me tė dhe politikanė tė tjerė antizogistė, zogistė, kolaboracionistė dhe natyrisht njė vėshtrim sėrish mė gjakftohtė dhe pėr udhėheqėsit komunistė, qė i kanė zhdukur varret njėri- tjetrit.

    Por ne nuk jemi nė kėtė stad. Ky do tė ishte njė moment i madh qetėsie dhe reflektimi i shoqėrisė sonė, qė ashtu siē i pranon tė gjallė me pėrulje diktatorėt dhe demokratėt, patriotėt dhe tradhtarėt, t’i pranojė dhe tė vdekur.

    Ahmet Zogu nuk po vjen si i tillė dhe as i pėrfshirė nė kėtė kėndvėshtrim. Ai po vjen thjesht se nga gjithė historia e mėparshme e Shqipėrisė, nga gjithė politikanėt liberalė dhe autokratė, nga gjithė patriotėt dhe tradhtarėt, nga gjithė diplomatėt dhe kolaboracionistėt, e ka pėrzgjedhur Sali Berisha. Dhe si e tillė kjo ceremoni dėmton seriozitetin tonė shtetėror pėr t’u bėrė njė vend pėr varr gjithė atyre qė i kemi pranuar si udhėheqės kur ishin gjallė. Ahmet Zogu po dėmtohet nga kthimi i tij politik nė Shqipėri prej Sali Berishės mė shumė se sa nga ikja e tij nė 7 prill tė 1939, pasi kjo mėnyrė tė kthyeri nė Shqipėri ia bėn tė shndritshme errėsirėn qė ka mbuluar gjesti i lėshimit tė atdheut.

    Por ajo qė ia bėn dhe mė tė dukshme kėtė njollė tė errėt ish-Mbretit, ėshtė fakti qė Sali Berisha ka pėrzgjedhur ditėn e varrimit tė tij, njė ditė simbol pėr kryeqytetin e Shqipėrisė, 17 Nėntorin. Unė nuk jam nga ata qė “mahniten” nga ndonjė lufte heroike, por ēlirimi i Tiranės nga njė ushtri fashiste ėshtė ndoshta ngjarje mė kulmore e historisė sė Shqipėrisė nė kėto 100 vjet. Ajo ėshtė e vetmja ngjarje, e cila duhet tė bashkonte shqiptarėt, pasi nė kėto 100 vjet ky vend u pushtua vetėm njė herė mė 7 Prill 1939 dhe humbi pavarėsinė duke iu bashkuar juridikisht mbretėrisė italiane, dhe e rifitoi atė mė 17 Nėntor, kur kryeqyteti i vendit u ēlirua nga ushtria e fundit fashiste nė vend. Biles nėse ne do tė ishim njė vend serioz, 17 Nėntorin duhet ta kishim festė tė ēlirimit tė Shqipėrisė dhe jo tė ziheshim politikisht se kur iku ushtari i fundit gjerman nga Shqipėria, ndėrkohė qė mund tė ketė ikur dhe me 5 dhjetor siē thotė Fisher. Shumica e shteteve perėndimore kanė datė ēlirimi pikėrisht ditėn kur kanė ēliruar kryeqytetin dhe kanė marrė kontrollin mbi tė.

    Nė kuadrin e axhendės banale tė festimit tė 100 vjetorit, kjo ditė ėshtė zhdukur si ditė ēlirimi i kryeqytetit nga Sali Berisha dhe kryebashkiaku i Tiranės. Kjo nuk e dėmton aspak Tiranėn dhe as memorien e saj historike, pasi ajo funksionon pavarėsisht Berishės, por bėn qesharak dhe tė pavėrtetė shtetin e sotėm shqiptar, qė tenton tė na mbushė mendjen se feston 100- vjetorin e shtetit shqiptar dhe zhduk nga ky kalendar datėn mė tė rėndėsishme tė kėtyre 100 viteve, kur shqiptarėt kanė rikthyer pavarėsinė e zhdukur pikėrisht nga arratisja e Mbretit Zog.

    Dhe pėr ta bėrė deri nė fund banal dhe tė lig vendimin e tyre tė vetėdijshėm, kėtė ngjarje e kanė zėvendėsuar me kthimin nė atdhe “triumfalisht” tė eshtrave tė Mbretit, qė i hapi rrugė humbjes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, pasi puthadorėt e tij ia dorėzuan kurorėn Viktor Emanuelit.

    Unė dhe shumė shqiptarė mund tė diskutojmė pa fund pėr fajet dhe meritat e Ahmet Zogut mė 7 Prill 1939, por nuk jam i prirur ta fajėsoj Zogun pse po mė zėvendėson sot festėn e ēlirimit tė Tiranės me ceremoninė e rivarrimit tė tij. Ai sot ėshtė i vdekur dhe nuk ka fuqi tė marrė vendim pėr ēfarė po i bėn Sali Berisha pas vdekjes. Sot kėtė krim ndaj historisė dhe kėtė pėrpjekje pėr ta poshtėruar historinė reale tė kėtij vendi po e bėn Sali Berisha. Ai po sillet me historinė e kėtij vendi herė si njė injorant i pavetėdijshėm, e herė si njė plak i lig qė do tė shkatėrrojė ēdo gjė qė shkėlqen.

    Ai kėrkon ta pėrdorė kalanderin politik tė festimeve pėr 100 vjetorin si njė mėnyrė pėr tė imponuar atė ēfarė ai pėlqen dhe nuk pėlqen nė memorien e kombit. Dhe pėr kėtė pėrdor dhe figura me peshė tė historisė sė Shqipėrisė siē ėshtė Monarkia apo Diktatura, njėrėn duke e mbivlerėsuar dhe tjetrėn duke e injoruar edhe pse ka qenė pjesė e saj. Me kėtė gjest ai nuk ėshtė se i bėn nder Ahmet Zogut. Pėrkundrazi, edhe nėse ka njė prirje tė urtė nė shoqėri pėr tė pranuar qė gjithkush ka tė drejtė tė ketė njė varr nė kėtė vend, kjo mėnyrė e bėn shumė emocionale dhe konfliktuale kėtė gjest dhe ngjall njė debat qė e poshtėron dhe nuk i bėn aspak nder Ahmet Zogut. Dhe thellė- thellė Berisha e do edhe kėtė poshtėrim tė tij.

    Thellė- thellė ai nuk dėshiron qė Zogu tė rikthehet nė Shqipėri si i vdekur pėr njė varr, por si “ushtar” i Sali Berishės, me qėllim qė tė zgjojė ndaj tij atė urrejtje qė sot ka nė popull ndaj Sali Berishės, plus plot mėkate tė vetat qė i ka pasur me “okė” Amet Zogu. Ai e do Zogun nė Shqipėri pėr ta bėrė si mish pėr top pėr hesapet e veta politike, pėr tė risharė, pėr ta rifyer dhe pse jo pėr tu rihakmarrė ndaj tij nostalgjikė tė vjeėur qė janė tė indoktrinuar me idenė se ai nuk meriton as tokė pėr varr. Ėshtė kjo arsyeja pse ka zgjedhur datėn 17 Nėntor, dhe pse kėtė datė e ka fshirė nga kalendari i historisė sė shtetit shqiptar si dita qė i riktheu kryeqytetit pavarėsinė pėr tu bėrė kryeqytet i shtetit shqiptar. Ėshtė kjo arsyeja qė ai nuk ėshtė i interesuar pėr Zogun dhe historinė e tij, por pėr pėrdhosjen e kėsaj date dhe Ahmet Zogut njėkohėsisht, duke i vėnė kundėr njėri- tjetrit. Ėshtė duke bėrė atė qė di tė bėjė mė mirė, intrigat me tė vdekurit, njėsoj si me tė gjallėt.

  19. #79
    Paris, eshtrat e mbretit Zog I pėrcillen me ceremoni ushtarake


    Publikuar mė 14.11.2012 | 22:55




    FRANCE-Eshtrat e mbretit Zog I, i cili vdiq nė mėrgim nė Francė nė vitin 1961, u zhvarrosėn nė mėngjes tė ditės sė mėrkurė me 14 nėntor, nė varrezat pariziene tė Thiais, pėr t’i rikthyer nė Shqipėri. Gjatė ceremonisė qė zgjati njė gjysmė ore, tė organizuar nga ambasada shqiptare nė Paris, Zogut I iu bėnė homazhet ushtarake. Pėrpara njėqind personave tė pranishėm nė ceremoni, ministria e Integrimit, Majlinda Bregu e cilėsoi Zogun I si “njė nga figurat mė tė shquara” tė vendit. “i cili themeloi njė shtet tė vėrtetė shqiptar”. Ish- sekretari i shtetit francez pėr ēėshtjet europiane, Renaud Muselier, kushuri i familjes mbretėrore shqiptare, e cilėsoi Zogun I, “njė njeri tė madh, njė monark, njė vizionar” ndėrsa qendronte pėrballės arkivolit tė mbretit tė mbuluar me flamurin shqiptar. Eshtrat e Zogut I do tė ekspozohen nė Tiranė ditėn e enjte, pėrpara se tė dėrgohen nė mausoleum e familjes mbretėrore qė ėshtė ndėrtuar posaēėrisht me kėtė rast. Zog I do tė prehet pėrbri sė shoqes, konteshės hungareze, Xheraldina Aponij. Sjellja e eshtrave tė Zogut I nė atdhe, ėshtė njė nisėm e ndėrmarrė nga qeveria shqiptare me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė.

    /France3/Shekulli Online/Pėrgatiti: I.S./

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e erriii
    Anėtarėsuar
    15-04-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    416

    Erjon Braēe, humor nė Facebook brenda Parlamentit pėr Ahmet Zogun

    Ndėrsa gjendet nė Parlament ku po zhvillohet seanca plenare e javės, deputeti socialist i qarkut tė Beratit, Erjon Braēe, ka hedhur romuze duke pėrdorur humor tė hollė, mbi zhvarrimin e eshtrave tė ish mbretit Ahmet Zogu.

    “Dje ne Paris u zhvillua njė ceremoni per zhvarrosjen e eshtrave te Ahmet Zogut!
    Te shtunėn ka njė ceremoni shtetėrore ne Tirane pėr rivarrosjen e eshtrave te Ahmet Zogut!
    Ėshtė 17 Nentor! Festojnė fitimtarėt, varrosen tradhtarėt!”, - shkruan deputeti Erjon Braēe.

    Kurse shton: “Dje ne varrezat e Parisit, gjate hapjes se varrit te Ahmet Zogut, ishte zyrtarisht dhe ish kryetari i KQZ Arben Ristani, sot zėvendėsministėr i Brendshėm. Njė kolegu im deputet sapo mė tha nė Kuvend: Mė nė fund Ristani e hapi njė kuti!”.

    Marre nga NOA.al

Faqja 4 prej 16 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •