Bisedimet Zogu-Tito, jugosllavėt ftojnė mbretin nė Beograd mė 1952
Auron Tare
Dy dokumentet e botuara sot, tė ardhura nga arkivi i deklasifikuar i Operacioneve Klandestine tė CIA-s flasin mbi situatėn nė Shqipėrinė e vitit 1952. Ato hedhin dritė mbi njė temė mjaft interesante: marrėdhėniet e Zogut me Titon gjatė viteve 1952-'53. Bashkėpunimi i ish-Mbretit Zog me Titon dhe palėn jugosllave, me qėllim rrėzimin e regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ėshtė njė temė e panjohur mė parė nga studiuesit e kėsaj periudhe. Mbreti Zog i strehuar nė Egjipt pėrpiqej tė luante njė rol tė rėndėsishėm nė planet qė amerikanėt kishin hartuar mbi mundėsinė e rrėzimit tė regjimit tė Enver Hoxhės. Megjithėse e kishte tė vėshtirė tė ndėrmerrte diēka konkrete kundėr qeverisė komuniste, Zogu me sa duket ishte inkurajuar nga zhvillimet e fundit politike. Pėr kėtė arsye, Mbreti Zog me sa kuptohet nga dokumentet e kohės, mendon se njė ndihmė nga pala jugosllave do ta bėnte atė pėrsėri njė faktor tė rėndėsishėm nė tė ardhmen e Shqipėrisė. Pėr kėtė arsye, ai i kthehet pėrsėri njė skenari tė vjetėr: bashkėpunimit me jugosllavėt, njė bashkėpunim i cili e kishte sjellė atė nė pushtet gati 30 vite tė shkuara, kur nė pak ditė me njė ushtri tė vogėl mercenarėsh tė futur nga kufiri me Jugosllavinė, i rrėmbeu pushtetin Peshkopit tė Kuq, Nolit. Dokumentet amerikane tė pabotuara mė parė, qė janė marrė nė Arkivin e Deklasifikuar, tashmė pėr studiuesit dėshmojnė se Zogu kishte kėrkuar me anėn e njė personazhi tė panjohur pėr amerikanėt, fillimin e bisedimeve me Titon nė vitin 1952. Nga raportimet e amerikanėve qė i ndiqnin kėto bisedime nė distancė, duket se jugosllavėt ishin mjaft tė shqetėsuar mbi atmosferėn antijugosllave qė mbizotėronte nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, Tito e mirėpret njė pėrfshirje tė Zogut nė njė kryengritje tė mundshme, e cila do ta rrėzonte Enver Hoxhėn nga 'froni'.
Nė dokumentin e parė, sjellė pėr botim, kemi njė konfirmim tė kohės sė kėtyre bisedimeve, qė duket qarte se ėshtė maji i 1952-it. Po kėshtu, shikohet qartė se Zyra e Operacioneve Klandestine e njohur si OPC, ka dėrguar njė zyrtar tė lartė tė saj pėr tė takuar ish-Mbretin Zog me kėrkesėn e kėtij tė fundit, me qėllim raportimin e ecurisė sė bisedimeve me jugosllavėt. Zogu ėshtė treguar mjaft i matur duke dashur tė raportojė tek amerikanėt ēdo hap qė ai ndėrmerrte pėr bisedimet e tij me Titon. Duke e kuptuar qartė interesimin e madh qė amerikanet kanė pasur pėr Operacionet Klandestine kundėr Hoxhės, Zogu ėshtė treguar njė diplomat i aftė pėr tė ruajtur marrėdhėnie sa mė tė mira me miqtė e tij tė rinj amerikanė dhe pėr tė raportuar ēdo bisedė qė ai ka bėrė me miqtė e tij tė vjetėr jugosllavė.
Dokumenti i dytė qė botohet sot pėr herė tė parė, sjell informacione shumė interesante mbi bisedimet e emisarėve tė Zogut me palėn jugosllave. Jugosllavėt, me sa duket shumė tė shqetėsuar mbi situatėn nė Shqipėri dhe qėndrimin e fortė anti-Tito qė mbante pala shqiptare nė linjėn e Stalinit, duket se po mendonin seriozisht njė rrėzim tė Hoxhės me ēdo mėnyrė tė mundshme. Mbėshtetja pėr Zogun ishte njė alternativė shumė e pėlqyer pėr Titon, i cili e kishte ndarė mendjen pėr njė ndėrhyrje sa mė tė fortė nė Shqipėri edhe nėse Zogu nuk do tė kishte mundėsi tė pėrfshihej nė njė kryengritje tė mundshme. Megjithatė, dėrgimi i pėrfaqėsuesve personalė tė Titos pranė Zogut dhe ftesa pėr njė zhvendosje tė mundshme tė Zogut dhe familjes sė tij nė Beograd, duket se janė lėvizje tė cilat janė llogaritur nga Tito pėr tė shprehur njė besim tek ish-mbreti shqiptar, por edhe pėr tė arritur disa fitore diplomatike. Zogu, njė diplomat i aftė pėr tė nuhatur nuancat ballkanike, ka pranuar takimin me tė dėrguarit personalė tė Titos, por duhet ta ketė refuzuar me xhentilesė ftesėn pėr t'u zhvendosur nė Beograd, tė bėrė nga lideri i njohur komunist i Jugosllavisė. Nėse Tito do tė merrte atė qė kėrkonte dhe tė tėrhiqte Zogun nė Beograd, lideri karizmatik jugosllav do tė kishte arritur njė fitore shumė tė madhe propagandistike. E para, duke e konfiguruar Zogun si njė alternativė pėr qeverisjen e njė Shqipėrie projugosllave, e dyta, si njė kėrcėnim potencial ndaj Hoxhės dhe e treta, si njė pėrpjekje pėr tė zbutur faktorin kosovar, i cili duke parė ish-mbretin Zog nė krah tė Titos do tė ulte tonet nacionaliste.
Dokumenti I
TOP SEKRET
Memorandum: Zv.Drejtori pėr Koordinimin e Politikave, SE
BGFIEND: Raporti Javor
Shtator 1952
Gjatė muajit shtator, pėrfaqėsuesit britanikė dhe amerikanė nė Romė vazhduan bisedimet me anėtarėt e Komitetit Ekzekutiv tė Komitetit Kombėtar tė Shqipėrisė sė Lirė me qėllim arritjen e njė marrėveshjeje me tė gjitha fraksionet si dhe njė riorganizim tė Komitetit dhe zgjerimin e tij. Raportimet nga Roma bėjnė me dije se deri mė tani, shumė pak progres ėshtė arritur nė kėtė drejtim. Balli Kombėtar refuzon me kėmbėngulje zgjerimin e Komitetit. Kemi gjithashtu raportime kontradiktore mbi pozicionin qė tashmė britanikėt duan tė mbajnė mbi kėtė ēėshtje. Kemi urdhėruar pėrfaqėsuesin tonė qė tė jetė i kujdesshėm nė bisedime, deri sa ne tė sqarojmė pozicionin e britanikėve, si dhe tė shikojmė se cilėt elementė tė Komitetit do tė pėrkrahin qėndrimin tonė.
Gjatė javės sė parė tė shtatorit ( ) bisedoi me Mbretin Zog nė Aleksandri. Zogu deklaroi se pėrfaqėsuesit e tij ishin pritur nė mėnyrė mjaft miqėsore nga jugosllavėt gjatė takimit nė Shkup nė fund tė gushtit. Zėdhėnėsi i jugosllavėve deklaroi se jugosllavėt dėshironin tė shikonin njė rrėzim tė regjimit aktual nė Shqipėri nga vetė shqiptarėt me nė krye Zogun, por nė rrethanat e patolerueshme tė vendit, jugosllavėt do ta rrėzonin regjimin vetė nėse Zogu dhe shqiptarėt e tjerė nuk i kishin mundėsitė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.
Jugosllavėt ranė dakord qė tė dėrgonin sa mė shpejt pėrfaqėsues direkt pėr tė biseduar me Zogun nė ēėshtje tė politikave, si dhe pėr detaje operacionale. Jugosllavėt gjithashtu deklaruan se nėse Zogu dhe familja e tij dėshironin tė largoheshin nga Egjipti, ata do tė ishin gjithmonė tė mirėpritur nė Beograd.
Dokumenti II
TOP SEKRET
Memorandum: Zv.Drejtori pėr Koordinimin e Politikave, SE
BGFIEND: Progres-Raporti Ditor
E martė 27 Maj 1952
( ) SE/PC Zėvendėsi u nis mė 27 maj 1952 pėr tė biseduar me ish-Mbretin Zog me kėrkesėn e kėtij tė fundit, mbi statusin e negociatave aktuale me jugosllavėt.
Me mbėrritjen e ( ) nė 30 maj, Zogu pret qė tė ketė rezultatet e bisedimeve tė negociuara nė Turqi nga pėrfaqėsuesit i tij, i cili kėrkoi bisedimet me Titon nė fillim tė majit.
( ) Raporton se Komiteti i Shqipėrisė sė Lirė ka marrė lajm nga njė prej dy grupeve qė ka dimėruar nė Jugosllavi, se janė rifutur pėrsėri nė Shqipėri. Komiteti po bėn pėrpjekje pėr tė verifikuar vėrtetėsinė e kėtij lajmi dhe letrės qė grupi ka dėrguar nga Jugosllavia. Kryetari i grupit ka qenė instruktuar qė tė komunikojė vetėm nėpėrmjet kėsaj adrese.
http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=114291
Krijoni Kontakt