Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nje fotografi e vitit 1928

    Ahmet Zogu ne nje takim me ministrin e puneve te jashtme te Italise,maj 1937

    Martesa e mbretit Zog me Xheraldinen,viti 1938


  2. #22

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Nje fotografi e vitit 1928

    Ahmet Zogu ne nje takim me ministrin e puneve te jashtme te Italise,maj 1937

    Martesa e mbretit Zog me Xheraldinen,viti 1938

    Si nuk e paske postuar edhe ndonje foto te Zogut me Pashiēin e Niniēin ne Beograd...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar mė parė nga Falco115 Lexo Postimin
    Si nuk e paske postuar edhe ndonje foto te Zogut me Pashiēin e Niniēin ne Beograd...
    Po mire,e kush po ta ndalon ty ti postosh ato foto me Pashicin e Ninicin?
    Une keto i pata ,keto i postova.
    Kontriboni dic,e jo vetem te kritikoni,as mua sme paguan kush pse i postova keto foto,i postova se jane foto te rralla.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Berlin ,tetor viti 1930
    Siegfried Jacoby,Fan - Noli(Shqiperi), Henri Barbusse, Annette Vidal,, Willy Muenzenberg, konti Karolyi dhe Fritz


    P.S.Nese eshte jashte temes kjo foto le ta heqin moderatoret.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Shiko kete video kush ka gjak SHQIPTARI:

    Fotot i gjen cdo njeri ne internet.
    Kush shet toka SHQIPTARE,eshte TRADHETAR,thjeshft fare.
    Pa folur per bajraktarizem anti shqiptar,aty del.

  6. #26
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anėtarėsuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    288

    Na ishte seē na ishte, njė Zogth me bishte.....

    Ky ėshtė bilanci i pushtetit tė Ahmet Bej Zogoll pordhės.

    Mbytja e ekonomisė fshatare
    Zhvatje e burimeve natyrore nga shoqėritė e huaja kapitaliste
    Luftė dhe presion i vazhdueshėm kundėr kapitalit dhe borgjezisė vendase
    Paaftėsi pėr tė kryer reforma nė bujqėsi pėr shkak tė sistemit tė prapambetur feudal
    Prona ēifligare. Ēifligu i Divjakės dhe Karavastasė (ēiflig shtetėror) dhuruar Ahmet Zogut.

    Grabitje tė pronės shtetėrore.
    Importe tė mėdha tė drithėrave dhe tė produkteve ushqimore.
    Eksport tė lėndės sė parė, jo pėr tepricė prodhimi por pėr fitime personale nė dėm tė popullatės vendase.
    Eksport i drithėrave tė vendit dhe import i drithėrave nga jashtė.
    Krijimi Bankės sė Shtetit e dhėnė me koncesion kapitalit Italian.
    Politika tė pafundme antipopullore.
    Favorizim i kapitalit tė huaj (kryesisht atij Italian) nė dėm tė kapitalit vendas.
    Zhytje e shtetit Shqiptar nė borxhe me Italinė Fashiste.
    Kriza ekonomike tė njėpasnjėshme.
    Paaftėsi pėr tė menaxhuar fatkeqėsitė natyrore siē qe thatėsira e vitit 1931.
    Buxhete parazitare.
    Administratė e fryrė jo efikase.
    Sistem anarkik taksash.
    Zhvlerėsim i frikshėm i monedhės vendase.
    Ekspansion i kapitalit Italian dhe nėnshtrim i plotė i Zogut ndaj Italisė.
    Zi buke.
    Pėrhapje e papunėsisė.
    Revolta, greva dhe protesta tė shumta.
    Pengesa tė vazhdueshme nė zgjerimin dhe rritjen e institucioneve tė arsimit nga qeveria e Zogut.

    Hedhja poshtė e revolucionit demokratik me ndihmėn e Feudalėve dhe ushtrisė serbe (armiqve tanė tė betuar).
    I vetėshpallur Mbret nė mėnyrė tė paligjshme.
    55 tentativa pėr vrasje nda personit tė tij. Mbret qė vinte vėrdallė me pistoletė se kishte frikė.
    Disa dhjetėra atdhetarė e intelektualė tė burgosur ose tė eliminuar.
    2% tė buxhetit tė shtetit e pėrdorte pėr shpenzimet e veta personale.
    Arka e shtetit e vjedhur.
    Dhuruar Plava, Gucia dhe Shėn Naumi mbretėrisė Jugosllave si shenjė mirėnjohjeje qė e sollėn nė pushtet. Shitje e atdheut me para nė dorė.
    Braktisje e atdheut nė rast lufte (tradhtia mė e lartė).
    Krejt i shpėrfillur nga qeveria Angleze pėr tė qenė element domethėnės nė ngjarjet e luftės sė dytė botėrore.
    I biri Leka – njė puē shteti i mbetur nė tentativė e pastaj i dėbuar.

    Asnjė kėnetė e tharė, asnjė tokė e re buke e hapur.
    Pak ose aspak zhvillim nė transport.
    Pak ose aspak zhvillim nė shfrytėzimin e mineraleve.
    Pak ose aspak zhvillim nė elektrifikim
    Pak ose aspak zhvillim nė shėndetėsi
    Pak ose aspak zhvillim nė blegtori e bujqėsi.
    Pak ose aspak zhvillim nė arsim.
    Pak ose aspak zhvillim nė shkencė dhe kulturė (as qė bėhej fjalės)
    Kushtet e jetesės sė fshatarėsisė nuk u pėrmirėsuan asnjėherė.
    E shumė, e shumė tė tjera.


    Cila ishte gjendja e tė ashtuquajturit shtet i pėrparuar nė kohėn e Zogut????
    Shteti i zogut nuk zotėronte as 20% tė territorit shqiptar pasi shumica e krahinave ose ishin pronė e ēifligarėve ose ishin pronė e bajraktarėve, tė cilėt as nuk donin me ia dit pėr shtet. Ja disa tė dhėna:

    E gjithė toka nė qarkun e Elbasanit ishte e ndarė mes 8 vetėve:
    Shefqet Vėrlaci 6000 ha
    Ibrahim Pasha 4000 ha
    Dervish Bej Biēaku 1000 ha
    Fuad Nuredini 1000 ha
    Ibrahim Hastopalli 1000 ha
    Ahmet Hastopalli 1000 ha

    E gjithė toka nė qarku e Beratit ishte e ndarė mes 5 vetave:
    Hysen bej Vrioni 7500 ha
    Kreman Bej Vrioni e vėllezėr 5000 ha
    Qemal bej Vrioni e vėllezėr 5000 ha
    Sami bej Vrioni 5000 ha
    Iljaz Bej Vrioni 3500 ha
    Tė gjithė bashkė 26.000 ha

    Tė tjerė ēifligarė tė mėdhenj qė zotėronin krahina tė tėra ishin Toptanasit - Tiranė-Durrės, Jukajt e Bushatajt - Shkodėr, Qytezajt e Panaritėt – Korēė, Vlorajt – Vlorė, etj.

    Aman, mos na tregoni pėrralla pėr Zogun, tė paktėn jo nėpėr forume, se kėtu ka dhe njerėz tė lexuar.
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Nuk tė njoha fare;
    s'kishe besė prej shoku !
    Ē'tė keqe na bėri
    neve Ahmet Zogu ?!

    Mbreti ynė i dashur,
    plot me ideale,
    i mbathi opingat
    dhe luftoi nė male !
    Figura mė e neveritshme e Historisė Shqiptare, pas Esad Pashė Toptanit , pa dyshim qė ėshtė cubi Ahmet Zogu. Ahmet Zogu porasi daja e tij, Esadi njifte tradhtinė, dyfytyresin, vrasjet prapa shpines... Ai Ahmet Zogu jo qė vrau Bajram Currin dhe Luigj Gurakuqin por edhe njeriun qė shpėtoi Shqiperinė, pikėrisht nga daja i Ahmet Zogut - Avni Rrustemin. Por frikėn mė tė madhe ia kishte Hasan prishtinės dhe edhe kėtė e ndoqi dera sa se vrau... Por njė gjė dua tė ju kujtojė..

    Pas vdekjes sė Azem Galicės, Shota Galica i more femijėt bonjakė tė shokėve tė Azemit dhe vajti nė Shqiperin e Ahmet Zogut. Por meqė Ahmet Zogu ishte mik i pėrjetshėm i serbėve dhe Pashqit kishte dhėnė urdhėr, qė ajo tė ndiqej dhe kurrė njė ndihmė tė mos i jipet. E, eedhe kur u sėmuar Shota rėndė nuk e lanė tė shtrihet nė Spitalin e Shkodrės...

    Ajo shiti kalin e Azemit pėr tė mundur me i ushqyer femijet bonjakė tė Drenicės... Ajo vdiq por nuk u la tė varroset ashti siē e meritonte nusja e maleve... Tek pas Luftės sė Dytė Botėrore u nderuan figurat siē ishin ; Bajram Curri ( qyteti i Tropojes), Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi e sidomos bija e Drenices - Shota Galica... Nė Fushė Krujė ku e ka varrin asaj nga Pushteti Popullor iu rregullua varri dhe ju ngrit Lapidari...

    Pėr pjellen kopile dhe bastarde me emrin Ahmet Zogu, njeriun qė jetonte nga ato qė grabitke nga tė gjitha shtresat shqiptare dhe pagat qė mirrte nga Pashiqi. Njeriu qė me ndihmen e mercenarėve Serb( ushtarė dhe rusė ) u kthye nė Pushtet. Njeriu, qė kur ndodhi Lėvizja e Fan Nolit, fill pas varimit tė Avniut nė Vlorė, iku pėr nė Serbi.. Shtrohet pyetja: pse mu nė Serbi kur dihet qė aso Kohe Lėvizja Kaēake nė Kosovė ishte mirė e organizuar kėshtu qė; si mund tė shpjegohet qė, pikerisht njeriu qė qeversite vendin Shqiperin, e qė do tė duhej tė ndihmonte Lėvizjen e Komitetit tė Kosovės, - kishte zgjedhur si vend strehim mu Serbinė dhe Pashiqin... Kam njė pėrshtypje se ky edhe mund tė jetė nip serbi ngaqė Esad Pashė Toptani se ka pas per kurrgjo t'u jep motrat tė tjerėve pėr me arrit qėllimet e veta. Kėshtu qė nė njė formė mund tė thuhet qė edhe nuk dihet se Ahmet Zogu kėnd e kishte baba; me njė fjalė mund ta pėrshkruajmė si bastard!...
    Shtatė tė shtėna kundėr Ahmet Zogut

    Atentat politik pėrpara Operas - Gjakmarrje shqiptare nė zemėr tė Vjenės - Qyteti i vogėl Ried im IMkreis pėr tri ditė nė qendėr tė skenės politike botėrore

    Skeptikėt dhe sarkastėt thonė se kur ėshtė moti i keq nė Austri ēdo revolucion bėhet mbrenda nė sallė. Ndonėse kjo fjalė e mirė pėrmban jnjė tė vėrtetė dhe dėshmon pėr karakterin politik tė moderauar tė austriakėve, kanė ndodhur edhe nė Austri, sado qė ishin nė raste tė veēanta, veprime tė cilat nga kėndėvėshtrimi politik nuk mund tė konsiderohen krejt si tė padėmshme. Njė ndėrkėto ndryshmime ishte padyshikm atentati kundėr mbretit Ahmet Zogut tė Shqiperisė i cili mė 20 shkurt 1931 vetėm pėr pak i shpėtoi vdekjes para Operas sė Vjenės, Ndonėse nuk ėshtė ēėshtje austriake por njė gjakmarrje e mirėfilltė ballkanike, kjo ngjarje e preku edhe vendin tonė. Tė pandehuiritr, tė cilėt u kapėn, u nxorėn pėrpara zhurisė austriake dhe u dėnuan nė bazė tė ligjit austriak.



    30 shtator 1931

    Gazetat e mbrendshme dhe tė huaja njoftojnė me shkronja tė mėdha mbi fillimin e procesit gjyqėsor sensacional kundėr atentatorėve tė mbretit shqiptar, Ahmet Zogu, i cili me 20 shkurt i shpetoi vdekjes si pėr mrekulli pėrpara Operas sė Vjenės nė Bulevardin Ring. Artikujt redasktorialė tė gazetave perendimore e komentojnė kėtė ngjarje nga kėndveshtrime tė politikės sė Madhe. Vendi i vogėl i Ballkanit dhe mbreti i tij ndodhėn nė qendėr tė vėmendjes botėrore. Pėrse u drejtuan armėt kundėr mbretit tė shqiptarėve? Pėrse duhej hequr nga skena ky sundimtar qejfli dhe sharmant? A ishte me tė vėrtetė i mbuluar me FAJE qė mund tė shlyheshin vetėm me gjak? A ishte ky diēka mė tepėr se njė monark tė cilit i pėlqente jeta nė Paris, Londėr dhe Vjenė?


    SKENA: Qyteti i vogėl Ried im Innkreis

    Tė gjitha kėto pyetje - ndonėse nė mėnyrė indirekte - hynė nė protokollin e gjyqit kundėr atentatorėve, tė cilėt me 30 shtator 1931 iu paraqitėn Jurisė. Procesi nuk u mbajt nė Vjenė - siē pritej fillimisht - por nė qytetin e vogėl tė Ried im Innkreis. Pse? Sepse duhej tė mirreshin masa tė posaēme sigurimi pėr tė mbrojtur tė pandehurit dhe gjithė dėshmitarėt nga gjakmarrja. Ēėshtja nuk kishte tė bėnte me kriminelė tė rėndomtė, por me fanatikė politikė. Ēfarė luhej nė qytetin e vogėl tė Ried im Innkresis, qytet i Austrisė sė Sipėrme ishte njė skenar qė i pėrkiste politikės botėrore dhe duhej vituar rreziku i gjakderdhjes...

    Ndoshta ishte mbiēmuar rendesia e Ahmet Zogut nė politikėn botėrore por veprimi ( i transferimit tė gjyqit ishte i drejtė, sepse tė pandehurit ishin nė rrezik tė binin vetė viktima tė gjakmarrjes perpara se tė denoheshin nga njė gjyq i rregullt. Kėshtu ishin marrė tė gjitha masat e sigurisė pėr t'u zhvilluar njė gjyq normal. njėsi tė policisė shtetrore ishin derguar nė qytetin e vogėl disa ditė perprara se tė filloonte procesi Gjyqesor. Organet ekzekutive u perforcuan dhe gjithė vizitorėt nė hotelin e qytetit duhej tė duronin t'i nenshtroheshin njė kontrolli tė plotė.. Dėshmitarėt nuk lejohen tė bėnin asnjė hap pa mbikqyrje dhe pjestarėt e Jurisė ishin edhe ata nėn mbrojtjen e policisė shtetrore. Pikerisht keta pjestarė tė zhurisė dyshoheshin pėr partishmėri nga ana e disa gazetave tė brendshme dhe tė jashtme...

    Kėshtu qė nė mėngjezin e 30 shtatorit 1931 ekzistonte njė atmosferė nervoze dhe e tensionuar nė sallėn e gjyqit. me qėllim ishte zgjedhur pėr procesin njė sallė e vogėl. Ēdo person qė kishte leje tė hynte nė sallė sillej mė parė nė njė dhomė tė vogėl aty pranė dhe kontrollohej imtėsisht. Pjestarėt e trupit gjykues hynė nė sallė nė orėn 10:00.
    Kryetari i gjykatės, kėshilltari i oborrit, Dr. Nothacksberger, jep urdhėr tė silleshin nė sallė tė pandehurit, tė cilėt ishin tė rrethuar nga policė me uniformė...
    Aziz Ēami ėshtė i pari qė hynė nė sallė....
    Aziz Ēami ėshtė i pari qė hyn nė sallė. Qėndron njė moment nė derėn e sallės dhe i bėn njė pėrulje koke tė shkurtėr dhe tė shpejtė trupit gjykues. T'a vėshtrosh nga njė pikėpamje thjesht optike nuk tė shkon kurrė ndėrmend se kishe pėrpara njė atntator, njė vrasės tė dėshtuar. Aziz ĒAMI ka paraqitjen e njė zotėrie tė pėrsosur. Trupgjatė dhe me qėndrim tė drejtė, flokėt me fije gri, ballėhapur dhe me njė hundė tė madhe. I pandehuri jep hollėsitė personale pėr protokoll nė gjuhėn gjermane. Lindur nė Ēamėri( kėtu shtypi austriak i kohės, shkruan i lindur nė Greqi por unė tarasi e shkrova nė Ēamėri ngaqė kėshtu ėshtė mė drejtė) n nė vitin 1893, shtetas shqiptarė. Muhamedan dhe beqar. Kapiten nė ishtrinė shqiptare, pėrkohsisht pa punėsim.

    Kryetari thėrret pastaj tė pandehurin e dytė. Edhe ky nuk ka paraqitjen e njė vrasėsi, duket mė tepėr si fshatar babaxhan.

    Ndoc Gjeloshi, lindur nė vitin 1893 nė afėrsi tė Shkodrės, ėshtė toger i xhandarmerisė shqiptare.

    Pas paraqitjeve tė hollėsive personale, kryetari i gjykatės, Dr. Nothacksberger, u drejtohet pjestarėve tė zhurisė duke u shpjeguar arsyet pse gjyqi zhvillohej nė Ried dhe duke pėrmendur ndėr tė tjera disa artikuj shumė tė pasjonuar, nė tė cilėt thuhej se gjyqi u transferua nė kėndin mė tė zi tė Austrisė sepse vetėm aty mund tė mblidhej njė zhuri qė tė ishte e gatshme pėr tė dėnuar tė pandehurit.

    --- " Disa qarqe tė caktuara - qarqe politike tė vendit tonė - nuk e shohin me sy tė mirė qė persona qė kanė shtėnė me armė kundėr njė monarku sundues tė qėndrojnė para gjyqit", - thotė kryetari. " Ėshtė gjė e hatashme tė pėrpiqesh tė influencosh pjestarėt e zhurisė. Mund tė mbrohemi nga kėto sulme vetėm duke kryer detyrėn tonė nė bazė tė drejtsisė dhe ligjit dhe vtėm po tė mos dėgjojmė zėrat e ndryshėm tė sė majtės apo tė sė djathtės!" ( Gjyqi nuk u mbajt nė Vjenė pėr arsye tė ndikimit tė fortė socialist nė kryeqytetin austriak)...

    Pas kėtij prologu jo tė zakonshėm nė njė proqes gjyqėsor lexohet aktpadia nė tė cilėn ngjarjet me 20 shkurt 1931 parashtrohen nė hollėsi:

    Pak kohė pas mbarimit tė shfaqjes nė Operan e Vjenės, Ahmet Zogu doli nga porta e ndertesės qė ndodhet nė rrugicėn Operngasse dhe iu drejtua veturės qė e priste. Portieri Chmelik hapi derėn e veturės dhe monarku hyri brenda dhe u ul nė krahun e djathtė tė sediljes sė pasme, pasuar nga ministri i oborrit, Ekrem Libohova, i cili u ul pranė mbretit, ndersa adjutanti, major Topollaj, po bėhej gati tė hynte edhe ai nė makinė. I dha portierit njė bakshish dhe ishte gati tė ulej nė njė nga sediljet e makinės, duke pasur njė kėmbė mbrenda, kur Gjeloshi u afrua me nxitim dhe qėlloi njė herė kundėr mbretit nga njė distancė prej shtatė hapash. Nė kėtė moment major Topollaj ra pėrdhe. Gjeloshi donte tė qėllonte pėrsėri, por arma nuk i ndezi. Oficerė tė policisė tė cilėt kishin dalė nga ndėrtesa e Operas fill pas majorit Topollaj, rrethuan atentatorin dhe e mposhtėn...


    KUNDERSHTARĖ POLITIKĖ TĖ PAPAJTUESHĖM

    Pak sekonda mė vonė Aziz Ēami po i drejtohej me vrap makinės nga ana e trotuarit tė pėrkundėrt dhe - nga njė distancė prej njė metėr e gjysmė nga vetura - shtiu gjashtė herė.
    Aktpadia sqaron se adjutanti u vra menjeherė nga njė plumb nė kokė dhe se ministri i oborrit u plagos nė kėmbė, ndėrsa mbreti - si pėr mrekulli - nuk pėsoi gjė. Po tė kishte qėndruar drejt nė sediljen e veturės, do tė ishte shpėtuar nga tė paktėn katėr plumba nė kokė dhe nė gjoks. Komisioni hetues numeroi gjithsejt shtatė plumba brenda nė veturė. Sipas protokollit, tė dy atentatorėt, kundershatrė politikė tė papajtueshėm tė mbretit, kishin marrė pjesė qysh nė 1924 nė njė konspiracion. Nė krishtlindjen e vitit 1924 u arratisėn jashtė vendit dhe nė vjeshtė tė vitit 1926 Gjeloshio organizoi bashkė me Dom loro Cakajn njė kryengritje kundėr Zogut, por konspiracioni u tradhtua dhe Gjelosji u arratis pėrsėri jashtė vendit. Prej vitit 1927, tė pandehurit qėndronin me banim nė Vjenė. Nuk u percaktua dot qartė se me ēfarė mjetesh jetonin. Kishin nė dispozicion tė holla nga atdheu dhe nga burime tė panjohura dhe nuk kishin asnjė shqetėsim pėr jetesėn. Ēfarė roli luanin tė dy burrat?

    AZIZ ĒAMI MIRRET NĖ PYETJE


    Pasi Kryetari i gjykatės lexon nga protokolli i organeve tė hetuesisė se Aziz Ēami kishte pohuar se dy ose tri ditė pėrpara 20 shkurtit kishte bėrė fjalė me mikun e tij qė tė vrisnin Ahmet Zogun, fillon marrja nė pyetje. Pyetjes nėse ai, Aziz Ēami, e pranonte akuzėn, ai iu pėrgjigj fjalė pėr fjalė:

    " Nuk marrė pėrgjegjėsi morale sepse Zogu ėshtė TRADHTAR dhe ėshtė SHKAKTAR JO VETĖM PĖR VARJEN E BURRAVE, POR EDHE TĖ GRAVE!"

    " A e keni ndihmuar Gjeloshin nė kryerjen e veprės?" - pyet kryetari i gjykatės.

    " Jo! - u pėrgjegj i pandehuri - " Nuk e kam ndihmuar. KAM DASHUR TA VRASĖ VETĖ!"

    Ēami pastaj fillon tė tregojė nga jeta e tij.
    I ati ishte nėpunės shteti, e ėma i kishte vdekur kur ishte nė moshėn 8 vjeē. " Unė vetė vuaj nga nervat dhe nė vitin 1929 u detyrova tė qėndroja dy muaj nė njė klinikė nervore nė Vjenė, por isha krejt i ndergjegjshėm pėr veprimin tim me 20 shkurt! Nuk kam nevojė tė justifikohem. E pranojė pėrgjegjesinė sipas akuzės ashtu edhe sipas ndergjegjės personale!"


    GRINDJE POLITIKE NĖ SALLĖ

    Aziz Ēami kishte mbaruar pesė kloasa tė gjimnazit dhe nė vitin 1917 -18 ishte oficer i policisė. Nė kohėn e princ Vidit, Esad Pasha ( Toptani) kishte organizuar njė lėvizje kundėr Vidit. Por Esad Pasha - kėshtu deklaroi Ēami - ishte tradhtari mė i madh i ēėshtjes shqiptare. I pandehuri vazhdoi mė tutje duke deklaruar para gjyqit se Zogu kishte marrė nga princ Vidi 10 000 napolona flori ( 300.000shilinga austriakė tė pasluftės) pėr tė luftuar kundėr Esad Pashės, por Zogu nuk i pėrdori pėr kėtė qėllim.

    I pandehuri flet nė gjuhėn amtare. Ai e zoteron gjermanishten, por kjo i shkakton vėshtirėsi dhe nuk ėshtė nė gjendje tė shprehė mendime dhe fraza tė nderlikuar4a nė kėtė gjuhė.

    Kryetari i gjykatės nderhyn duke thėnė se kujtimet politike po zgjaten tepėr, duke thėnė qė ti jepet Ēamit e drejta qė tė vazhdojė nė mėnyrė qė tė kuptohen rrethanat dhe arsyet qė e swhtynė tė bėjė veprimin e tij. Pėrkthyesi vazhdon me pėrkthimin e fjalėve tė Aziz Ēamit, por nuk merr mundimin qė tė pėrkthejė me saktėsi. Avokati i dytė mbrojtės Dr. Frischauer, bėn njė protestė tė fortė dhe plekset me kryetarin e gjykates nė njė duel fjalėsh. Ēami, i cili kupton pjesėrisht, e ndjek kėtė pėrpjekje me interesim. Pastaj ai vazhdon duke treguar se si oficer i ri e kishte njohur mbretin sė afėrmi dhe se kishte parė se si motrat e monarkut ecnin zbathur.
    " Kėto janė gratė qė vijnė herė pas herė nė Vjenė pėr t'u treguar dhe pėr t'u dukur dhe kapardisur! " - thėrret ai me pasion. " Nė shtėpi zbathur, dhe jashtė vendit mbuluar me xhevahire!"

    " Kjo Øshtė padyshim e tepėrt! " - i pret fjalėn kryetari. " Kėtu merremi vesh me ēØshtjen tuaj!"

    Por Azizt Ēami mendon ndryshe: " jemi nxjerrė kėtu si kriminelė politikė! Duhet tė kemi edhe ne tė drejtėn dhe mundėsinė tė themi se si qėndron ēėshtja lidhur me rrethanat politike!"

    Kryetari i gjykatės Dr. Nothacksberger u jep pyetjeve njė drejtim tjetėr. Ai pyet pØrfv eprimtarinė e tė pandehurit kur ishte me sherbim nė ushtri dhe nė polici. Por Aziz Ēami i kthehet pėrsėri gjendjes politike nė Shqipėri. KØtu ndėrhyn edhe prokurori i cili kØrkon qė seanca tė vazhdojė me dyer tė mbyllura dhe qė spektatorėt tė dalin nga salla, nė qoftė se i pandehuri ngulė kėmbė tė mbajė fjalime politike. Duke qenė se edhe perfaqesuesi i sė vesė sė majorit tė vrarė dhe i ministrit tė plagosur e mbeshtet kėrkesėn e prokurorit, kryetari urdheron zbrazjen e sallės dhe vazhdimin e procesit me dyer tė mbyllura.

    Ndėr pjestarėt e publikut fillon tė ndezet njė trazirė e lehtė.
    Ndersa pėrkthyesi njofton se tė pandehurin pėr vendimin e gjykatės, Ēami proteston, por fjalėt e tij nuk hidhen nė protokol. Pėrkthyer lirisht, ai thotė pak a shumė: " Nuk ėshtė e drejtė tė pėrjashtohet publiku tani. Ēdo njeri ka tė drejtė tė dijė se si janė punėt nė Shqiperi. Si mund tė krijohet njė pikturė e saktė dhe e drejtė e gjendjes nė Shqiperi, nė qoftė se mbahen fshehur pjesėt e erėta dhe tė zymta tė kėsaj gjendjeje?"
    Pastaj ēėshtja kalon nė njė shkėmbim tė ashpėr fjalėsh ndermjet Aziz Ēamit dhe perkthyesit i cili perdor gjithmonė titullin mbret kur pėrmendej Zogu..

    " Unė nuk e njoh Zogun si mbret! Prandaj mos e pėrdorni kėtė term nė prezencėn time!" - thotė Aziz Ēami. Edhe kjo deklaratė e tė pandehurit nuk hidhet nė protokoll.

    Procesi vazhdon pastaj me dyll tė mbyllura dhe merret me aryet politike tė atentatit. Jashtė sallės, korrespodentėt e gazetave mėsyjnė telefonat dhe u dergojnė redaksive njohtimet e para mbi gjyqin. Njekohsisht ata nuk harrojnė tė pėrmendin se duke pasur parasysh mundėsinė e acarimeve politike ndėrmjet Austrisė dhe Shqiperisė, publiku ishte nxjerrė nga salla. Dy orė mė vonė procesi hapet pėrsėri pėr publikun.
    I pandehuri i parė pastaj tregon pėr jetėn e tij nė Vjenė. Nuk kishte punė por jetonte me mjete qė i vinin nga Shqiperia dhe nga "miqtė e tij" - kėshtu e quan ai qendren qė ndihmon emigrantėt me mjete financiare. Fill pas ardhjes sė Zogut nė Vjenė me 22 janar, Ēami dhe i bashkėpandehuri i dytė vendosin ta vrasin monarkun shqiptar.

    Kryetari i gjykatės, Nothacksberger, kėrkon hollėsi tė plota pėr ngjarjet mė 20 shkurt. Ēami e kaloi drekėn me njė mikun e tij dhe shkoi pastaj nė Kafe Opera, qendra e shqiptarėve me banim nė Vjenė, ku qėndroi rreth njė orė para se tė dilte pėr njė shėtitje, kur u njohtua nga policėt se ishte e ndaluar qė tė kalonte pėrpara Hotel Imperialit ku Zogu kishte zbritur dhe deshironte tė pushonte.

    " Isha shumė i rrėmbyer nė lidhje me kėtė " - tregon i pandehuri.
    " U ktheva nė Kafe Opera, qendrova deri nė mbrėmje, hėnga darkėn nė njė restorant nė qendėr tė qytetit, u ktheva nė kafene, luajta njė parti poker dhe duke u kthyer nė banesėn time, takova Gjeloshin pranė stacionit tė tramvajit OPERngasse. Ai mė tregoi se kishte parė veturėn e Zogut dhe kishte vendosur ta vriste TRADHTARIN menjėherė. Edhe unė u rrėmbeva shumė, shkova nė banesėn time dhe mora revolverin, sepse donja edhe unė tė merrja pjesė".

    " A e bėtė me Gjeloshin tė qėllonit Zogun nė tė njejtin vend? " - kėrkon tė dijė kryetari io gjykatės..

    Aziz Ēami e pohon pyetjen. Ai refuzon t'u pėrgjigjet pyetjeve tė tjera, por deshmon se kishte pėr qėllim ta vriste ose ta plagoste Zogun pėr tė tėrhequr vėmendjen e botės ndaj kėtij " personi tė dėmshėm".

    " A keni qenė i ndergjegjshėm pėr veprimin tuaj? " - pyet gjykatėsi.
    " Patjetėr", - i pėrgjigjet Aziz Ēami - " vetėm se isha i tensionuar, pėrndryshe plumbat do ta kishin kapur. Kam qenė dhe jam plotesisht i ndergjegjshėm pėr pasojat e veprimit tim!"

    Pas kėsaj seance me pyetje, e cila zgjati me orė, thirret i pandehuri i dytė. Aziz Ēami, i cili ruante gjakftohtesinė, u ul.

    ( Nė vazhdim)

    ° Gjeloshi nuk pranon fajėsinė

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Gjeloshi nuk Pranon fajėsinė

    Del Ndoc Gjeloshi nė bankėn e tė paditurve. Tregohet nervoz dhe ia drejton shpeshherė vėshtrimin avokatit mbrojtės dhe, aty kėtu, edhe Aziz Ēamit, i cili nuk i ndan ssytė nga tavolina e gjykatėsit. Gjelosjhi nuk e pranon fajėsinė dhe thot:
    " Kur e pashė veturėn, u rrėmbeva aq shumė sa qė e qėllova sikur mė drejtonte njė forcė e jashtme e pakontrollueshme.
    " Hero Kombėtar dhe i ēoroditur, si pajtohen me njėri - tjetrin? " - ia pret kryetari Nothackersberger.

    " fare lehtė" - i pėrgjigjet Gjeloshi duke buzėqeshur pėr njė kohė tė shkurtėr.
    " Si oficer austriak qė kam qenė, bėra njė betim dhe kam luftuar pėr Austrinė si edhe pėr Shqiperinė. Por nuk doja tė bėhej njė atentat nė Vjenė. Ēfarė unė doja ishte tė mos ekzistonte mė Zogu. Nuk jam frikacak dhe pranoj se kam dashur edhe mė pėrpara ta vrisja Zogun!"

    KISHA NDDĖRMEND TA VRISJA ZOGUN

    Mėnyra e pėrgjigjes ėshtė e paqartė dhe konfuze. Publiku nuk ėshtė nė gjendje t'i ndjekė pėrgjigjet nė mėnyrė tė prerė, nuk i merrej goja nė tė folur dhe nė pėrgjithėsi, kishte lėnė njė pėrshtypje mė tė mirė. gjeloshi flet ndonjėherė marrėzira dhe sikur ka humbur gjykimin.
    " A pranoni se e keni vrarė adjutantin Topollaj? " - pyet kryetari.
    - " Atė nukl
    e kam parė fare", - pėrgjigjet Gjeloshi.

    Tė qeshura nė sallė. Aziz Ēami tund kokėn. Prokurori fsheh fytyrėn prapa njė dokumenti nga dosja e vet. Nuk dihet nėse donte tė mbulonte njė buizėqeshje apo njė gogėsimė. Kur vjen fjala tek vdekja jo e natyrshme e tė atit tė tė paditurit, ky i fundit sikur e mbledh veten. Ai pohon se i ati kishte rėnė viktimė e njė gjak,arrje. Kur gjykatesi pyet nėse nė Shqiperi njerzit janė gjithmonė aq tė rrėmbyer tė marrin armė nė dorė, i pandehuri pėrgjigjet:
    " Ēdo burrė shqiptar mbante nė kohė mė tė mira njė revolver me vete, Ishte, si tė thuash, pjesė e veshjes".

    Pastaj - si nė rastin e Aziz Ēamit - publiku nxirret nga salla dhe procesi vazhdon me dyer tė mbyllura. Por nuk duket se del shumė nga kjo.
    Gjeloshi e zvogelon vazhdimisht pėrgjegjėsinė e vet, pretendon se nuk kishte aspak ndermend tė kryente njė vrasje, se donte vetėm tė shkaktonte njė gjendje tė pavolitshme , pėr rexhimin shqiptarė..

    " pata ndėrmend njė herė mė pėrpara tė shkoja nė Shqipėri dhe tė vrisja Zogun" - pohon i pandehuri, duke shtuar menjėhrė nė drejtim tė prokurorit:
    " Mė vjen shumė keq se i janė shkatuar shqetesime Austrisė!"

    Kryetari i gjykatės nderhyn duke thėnė: " Kėtu keni tė drejtė. Ēfarė faji ka Austria qė tė shpėrblehet mikpritja e saj nė kėtė mėnyrė?"
    " Do tė preferoja mė mirė tė isha i vdekur se sa tė ndodhem kėtu " - dhe me kėto fjalė tė Gjeloshit mbaron dita e parė e gjyqit.

    KUJTONI SE MUND TĖ MĖ BĖRTISNI?

    nĖ DITĖN E DYTĖ TĖ GJYQIT MERREN NĖ PYETJE DĖSHMITARĖT.
    pARASHTROHEN TREGIME TĖ GJATA TĖ FRAZAVE TĖ NDRYSHME TĖ ATENTATIT. kA KUNDERTHENIE dhe mungesė saktėsie nė deklaratat e dėshmitarėve tė ndryshėm, ndersa avokatėt e ndiejnė veten tė penguar nė kryerjen e detyrės sė vet nga nderhyrjet e perseritura tė kryetarit dhe dy perpjekjeve tė tij qė tė pėrgjigjet nė emėr tė njė dėshmitari.

    " Jam mėsuar me qėndrimin nė sallėn e gjyqit pėr 36 vjet dhe nuk jam qortuar ndonjėherė, por kėtu nuk mund tė duroj mė". - thotė avokati, Dr. Pressburger.
    Pak minuta mė vonė kryetari i gjykatės nderhyn pėrseri duke nderprerė njė pyetje tė avokatit Dr. Frischauer drejtuar shoferit tė mbretit.
    " Nuk do tė toleroj qė tė ndaloni ddeshmitarin tė pėrgjigjet!"- bertet avokati, dhe kryetari ia kthen:
    " Kujtoni se mund tė mė bertisni mua?"
    " Nuk kam rrugė tjetėr! " - pėrgjigjet avokati.
    Procesi degjeneron dhe humb dinjitet. vetėm pasi thiorret ministri i oborrit, Libohova, rivendoset qetėsia nė sallė.
    " keni qenė shpeshherė nė opera me mbretin? - ėshtė pyetja e parė qė Kryetari i gjykatės i bėn dėshmitarit.
    " javėn nė fjalė kam qenė tri herė radhazi ! " - thotė ministri.
    " Nė dy rastet e para vumė re nė dy lozha pėrballė persona qė tregonin interesim pėr ne. Mirepo nė mbrėmjen e atentatit kėta persona nuk ishin nė sallėn e Operas.
    Dėshmitari tregon pastaj se si ndodhi ngjarja, duke thėnė se pas vrasjes sė adjutantit mbreti nxori armėn dhe qėlloi pesė herė. Ai vetė, ministri Libohova, kishte shtėnė katėr herė. Gjithsejt, numeron kryetari i gjyqit, bashkė me tė shtėnat nga vetura shoqeruese e konsullit Serreqi, pati 23 tė shtena. pas marrjes nė pyetje tė dėshmitarėve, avokatėt parashtrojnė material tė tri tė mbrojtjes, nė lidhje me tė cilin gjyqi vazhdon me dyer tė mbyllura.
    Nė fillim tė ditės sė tretė tė gjyqit, kryetari njofton se kėrkesat e avokatėve tė mbrojtjes ishin hedhur poshtė. Pastaj e marrin fjalėn mjekėt specialistė, tė cilėt nuki kishin ndonjė gjė tė madhe pėr tė thėnė, duke qenė se vrasja e adjutantit ishte e qartė.
    Pastaj e marrin psikiatrin dr. Stelzer dhe Strausler.
    Gjeloshi, i cili nė vazhdim tė procesit del si i akuzuari kryesor nuk mun d tė shpresojė nė njė denim tė butė pėr arsye ērregullimi nervor ose veprimi tė shtyrė nga forca tė pakundershtueshme. Dėshmia e psikiatrave thotė se nė kohėn e atentatit ishte krejt i pandergjegjshėm pėr veprimin e tij. Aziz Ēami vlersohet si njeri me temperament dhe shpirtnisht krejt normal. Gjykata u drejtohet pjestarėve tė zhurisė dhe pastaj e marrin fjalėn prokurori dhe avokatėt mbrojtės. vendimi do tė jepet tė shtunėn, me 3 tetor.

    *****

    Pasi u mblodhėn pjestarėt e zhurisė pėr njė orė e gjysėm nė pasdrekėn e * tetorit, kryetari e jep verdiktin. Gjeloshi gjendet fajtor per vrasjen e major Topollajt. Vendimi nė lidhje me pretendimin e ērregullimit nervor tė tė pandehurit ėshtė " Jo", me nėntė vota.
    Aziz Ēami gjendet fajtor me 12 vota sipas akuzės pėr tentativė pėr tė vrarė mbretin Zog, ndersa tri vota janė kundėr akuzės nė lidhje me bashkėfajėsin nė vrasjen e major Topollajt, dhe 11 pjestarė tė zhurisė votojnė nė favor tė akuzės pėr rrezikim jete.

    DĖNIMI:

    Ndoc Gjeloshi me shtatė vjet burgim tė rėndė dhe Aziz Ēami me tre vjet burgim tė rėndė. Vendimi jepet, tė pandehurit nxirren nga salla..

    Kapitulli gjyqesor " Atentat kundėr Mbretit Zog tė Shqiperisė " mbyllet. lexusit e gazetave presin ndonjė senscion tė ri. Atentati nuk ishte mė intereant.
    Nė fund tė fundit u vra vetėm njė adjutant...

    ( Shkruar nė Gazetėn KURIER ( Vjenė) nr. 12, 19 mars 1958)

    Pėrktheu: Viktor Ēami

    ( Etniku e mori nga libri " Letra nga Mėrgimi")

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anėtarėsuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar mė parė nga Burreli1924 Lexo Postimin
    falenderoj keto te gjith forumas atdhetare qe kani spjeguar historine e mbretit Zog te Pare dhe familjes Mbreterore.
    nuk kam c'te shtoj sepse shkrimet jan shum te qarta dhe te qelluara.


    BURRELI1924 alias BERYLY HAHAH: TĖ RRĖFEJ AHMET ZOGUN MRETIN TEND TE DASHUR SHARLATAN E TRADHTAR

    AHMET ZOGU QE NJOHIM



    Zogu. ishte felliqesira me e madhe ne historine e kombit shqiptar.
    Ēfare beri ky 'shakaxhi i perparimit'? Ja disa nga veprat e tij
    'mbreterore':


    1. Erdhi ne pushtet duke shkelur mbi kufomat e patrioteve me te shquar
    kryengrites nga Kosova. Vrau Bajram Currin, Hasan Prishtinen dhe dsia
    trima te shquar.


    2. Vrau Luigj Gurakuqin dhe Avni Rrustemin permes hafijeve te tij


    3. Mbi Zogun rendonin mbi 600 gjaqe. Pra, Ahmet Zogu personalisht
    kishte marre jeten e 600 njerezve para se te vije ne pushtet


    4. Burgosi e torturoi te rinjte shqiptar vetem pse shprehnin mendime
    ndryshe nga ai


    5. Rrezoi qeverine e Nolit dhe vrau plot patriote te kesaj qeverie


    6. Erdhi ne pushtet me ndihmen e Beogradit dhe katileve bjelloruse


    7. Ua fali jugosllave Vermoshin dhe disa ujdhesa ne Oher dhe ca ne
    rrethinen e manastirit


    8. Nuk e ngriti aspak zerin per bashkim kombetar dhe per katrahuren qe
    po pesonte populli shqiptar ne Kosove e Ēameri.


    9. Nenshkroi marreveshje skllaveruese me Italine duke e falur
    Shqiperine per nje qese aspra


    10. Ndihmoi fashizimin nderkombetar haptas: ne kohen kur tere dynjaja
    luftonte Frankon ne Spanje, satrapi Zog shprehej pro tij


    11. Shkokerdhei ushtrine shqiptare


    12. Iku nga memedheu ne castet me te veshtira duke vjedhur thesare te
    fonidt monetar shqiptar. U mundua gjate L se dyte boterore qe te sjell
    ne Shqiperi 50.000 hebrenje, gati sa nuk e shendrroi Shqiperine ne
    Palestine. Per interesat e tij personale karrieriste.


    13. Ne cdo vend mbreti perfaqeson bashkimin e kombit. Ky qeni yne me
    kurore, perfaqesone perqarjen dhe tradhtine e kombit.

  10. #30
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Intervista e Mbretit Zog pėr Daily Herald



    http://www.lajmishqip.com/wp-content...Mbreti_Zog.jpg

    Intervista e Mbretit Zog pėr Daily Herald
    Pregatiti: Hasan BELLO

    Reportazhi i Mbretit Zog pėr njė nga gazetat mė tė njohura Britanike shpalos disa nga pikėpamjet qė ai kishte mbi zhvillimin ekonomik dhe social-kulturor tė vendit. Tė bie nė sy vizioni pėr pozitėn politike tė Shqipėrisė, vendosmėrin pėr ruajtjen e sovranitetit dhe refuzimin e ēdo lloj varėsie apo protektorati. Ai ishte i bindur se nė thelb ekzistenca e vendit tonė mund tė garantohej vetėm nga Fuqitė e Mėdha, e nė rastin konkret nga Lidhja e Kombeve. Mbajtja e njė ushtrie tė pėrhershme ishte njė luks qė buxheti i asaj kohe nuk e mundėsonte. Reformat emancipuese ishin njė nevojė e domosdoshme, por rruga qė ai mendonte pėr realizimin e tyre ishte evolucioni gradual e jo pėrmbysja.

    * * *

    Durrės – Shqipėri, 15 tetor 1934

    Shqipėria mė i vogli shtet i Evropės dhe e kėrcėnuar prej dy anėve nga fqinjė tė fuqishėm do tė japė njė shembull tė pėrbotshėm nė ēarmatim.Gjysma e ushtris sė saj do tė kthehet nė forca bujqėsore punėtorėsh, duke punuar arat, kurse gjysma tjetėr do tė rezervohet pėr tė ruajtur qetėsin e brendshme. Duke pasur po tė njėjtėn komandė si xhandarmėria.Plani drastik i Tij (Zogut) nė kryerjen e kėsaj reforme dhe arsyet e saj m`u shpjeguan prej Mbretit Zog, nė njė audiencė qė mė dha nė vilėn e Tij verore nė plazhin e Durrėsit.

    * * *

    Vila ėshtė njė godinė e thjeshtė, njė katėshe, e ndėrtuar mbi binarė tė shtyr nė detė, dhe njeriu nuk do tė mund t`a dallonte prej godinash tė njėjta qė ndėrtohen kudo, veēse prej dy rojesh. Burra tė fortė mali veshur me uniforma ngjyrė jeshile, tė cilėt qėndronin nė fund tė shkallėve tė vilės.Prej vilės mbretėrore brenda nė det shtrihet njė pir e vogėl qė Mbreti e pėrdor pėr t`u zhytur, kurse e vetmja anije e Marinės Shqiptare, njė anije ruajtėse e vogėl, gjithmonė endet 100 jard kur Mbreti Zog dėshiron tė bėj banjė.Me pranimin t`im, Mbreti Zog, thyen zakonin e caktuar pėr tė mos ftuar kurrė vizitorė tė huaj gjatė pushimeve tė Tij verore nė plazh.Por, Ai, tha se ishte tepėr i gėzuar t`i tregonte lexuesve tė njė fletoreje tė madhe Britanike se ēfar ishte duke bėrė pėr shtetin e tij, tė vogėl por kryelartė.Ai, mė foli mėse njė orė nė dhomėn e Tij tė studimit, me muret e bojatisura nė tė cilėn vareshin piktura tė kostumeve kombėtare dhe tė pamjeve tė vendit. Mobiljet e kėsaj dhome pėrbėheshin nga njė tavolinė e thjeshtė ahu, njė etazher, dy tavolinave mė tė vogla dhe disa karrigeve ngjyrė kafeje.

    “Shqipėria, tha Mbreti i veshur me njė rrobe stofi, ngjyrė kafe tė hapur, kėmishė mėndafshi dhe kravatė, nuk do tė jetė protektorat i askujtė. Ajo ka vendosur tė ruaj vetqeverimin e saj, i cili nuk ėshtė vetėm interes personal por esencial pėr paqen europiane”.

    Fjalė demonstrative pas presionit tė anijeve Italiane nė Durrės, nė muajin korrik, qė qe gati duke hapur njė konflikt italo-jugosllav.

    * * *

    “Megjithatė ne jemi njė vend i varfėr. Nuk kemi aeroplana ushtarak, tanke ose artileri tė rėndė, ashtu siē kanė fqinjėt tanė, edhe nuk mundemi me i pasė.

    Shqipėria ka nevojė kryesore tė shpenzojė para nė pėrparimin e saj bujqėsor. Kam pėrgatitur njė projektligj qė do t`i parashtrohet parlamentit, me anė tė cilit gjysma e rekrutave tė ushtrisė sė tanishme do tė caktohet pėr tė punuar fushėn e begatshme tė Myzeqesė (nė Shqipėrin e Mesme).

    Gjithashtu, ata do tė marrin instruksione mbi metodat e reja bujqėsore, kėshtu qė kėto do tė pėrhapen gradualisht nė tė gjith vendin. Gjysma tjetėr e ushtrisė do tė pėrdoret pėr tė mbajtur sigurin e brendshme nėn po atė komandė si xhandarmėria”.

    Mbreti Zog ėshtė njė realist, njė njeri qė sheh qartė, se Shqipėria nuk mund tė mbrojė veten e saj nga invazionet e mundshme, vetėm se me luftime kėmbėsorie. Dhe se i vetmi sigurim i saj qėndron nė sigurinė kolektive tė Lidhjes sė Kombeve. Vetėm konservatorėt kėrkojnė mbajtjen e njė ushtrie tė vėrtetė. Mbreti ėshtė mė tepėr radikal e pėrparimtarė se cilido prej ministrave tė Tij.

    E pyeta Mbretin se asnjė xhandarė nuk mundet tė emėrohet dhe asnjė polic nuk mundet tė shkarkohet pa dijenin e Tij, se ēka mendonte se ishin sipas mendimit tė Tij, detyrat e njė Mbreti nė kohėt e sotme.

    “Njė Mbret-u pėrgjigj, duhet tė jetė njė udhėheqės dhe njė mėsues i popullit tė tij. Njeriu nuk mund tė mėsoj njė fėmij prej 5 vjeēėsh po nė atė mėnyrė si mund tė mėsoj dhe sillet kundrejt njė djaloshi tė rritur.

    Jemi duke luftuar me analfabetizmin, disa vjet pėrpara shkollat tona numėronin deri nė 2000 nxėnės, kurse sot ato kanė 60.000 dhe nė pėrparimin e kėsaj gjendjeje fuqitė dhe pėrgjegjėsitė e tė zgjedhurve nga populli do tė shtohen.

    Unė nuk besoj nė tė drejtat e shenjta tė mbretėrve, fuqia nuk vjen prej qielli por prej sė poshtmi, nga populli. Gjithashtu nuk besoj se demokracia ėshtė nė gjendje dekadence. Edhe nė ato shtete ku ajo ėshtė zhdukur, besoj se dėshirojnė tė rikthehet, se ato e dinė se fuqia vjen nga poshtė.

    Do t`a ndjej misionin mė tė madh tė jetės t`ime tė mbaruar, tha Mbreti, kur gjendja dhe kultura e grave nė Shqipėri tė mbėrrij si nė nivelin e grave tė shteteve ballkanike, e pastaj si tė atyre tė oksidentit.

    Kjo do tė thotė njė evolucion i ngadalshėm mbasi kemi mjaft paragjykime pėr tė kaluar, e pasi tė realizohet kjo natyrisht do tė zbatohet dhe e drejta pėr tė votuar nga gratė.

    Gjendja e lartė e grave ėshtė besoj njė nga faktorėt mė tė mėdhenj nė fuqinė e njė shteti. Kam dhėnė urdhra, madje, qė gratė tė vendosen dhe nė poste zyrtare kudo qė tė jetė e mundur. Dhe kjo nė njė vend, ku kėtu e disa vjet pėrpara gratė konsideroheshin si njė pronė e luajtshme”.

    Pastaj Mbreti vazhdoj tė shpjegoj se si nė njė tė ardhme tė afėrme nė njė plan tjetėr tė tij do tė rregullonte klube bisedimesh nėpėr qytete dhe katunde, ku do tė kenė buletine e fletore lajmesh. Nė kėtė mėnyrė do tė ngrihej niveli i inteligjencės sė masės sė re.

    Kur ai fliste disa dallgė rrihnin rrėzėn e dritares sė tij tė ēelur qė shihte nga deti.Vetėm rrallė njė buzėqeshje e vogėl ndriēonte sytė e tij tė kaltėr.

    Mbreti Zog kur u ngrit pėr tė mė shtėrnguar dorėn mu duk se ishte sundimtari mė i vetmuar i Evropės. Tashi ėshtė 40 vjeē dhe qė prej kohės sė luftės, si Ministėr, Kryeministėr, Kryetar Republike e pastaj si Mbret, ka luajtur pjesėn kryesore tė formimit tė Shqipėrisė si komb. Sot ai mban barrėn kryesore tė qeverisė mbi supe. Vendi i Tij ėshtė shumė i vogėl, i varfėr dhe fqinjėt e tij hedhin vazhdimisht sy lakmues mbi tė¹.

    ¹Arkivi Qendror i Shtetit, F.263. V.1934, D.901, f.20-23
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    "Nuk e di mir se kush eshte Avni Rustemi,po e kom pa ne Tiron."..
    E kan vene bustin e tij perballe Ahmet Zogut, duhet te ken qen miq.
    Po Sero,

    Miq kane qene.

    Qe te dy kane qene ne grupin e 5 vetave te perbetuar per vrasjen e Esatit.

    Para se te hidhej shorti vendosen qe:
    1. Grupi do te paguante shpenzimet vajtje-ardhje dhe dy jave qendrimi ne Paris.
    2. Kujt ti binte shorti, do te shkonte vete ose do paguante dike per te kryer vrasjen.
    3. Kush i shmangej angazhimit te mare e paguante me koke.

    Shorti i hedhur i ra Avniut.

    Po keto gjera nuk ti mesonte komunizmi.

    Mbas atentatit te deshtuar kunder Zogut, Avniu qe shprehur ne nje grup deputetesh:
    Po te mos kisha bere vrasjen e Esatit, do ta vrisja Zogun me doren time,
    por nuk e bej se do thone qe eshte nje vrases profesionist dhe jo nje politikan patriot.

    Zogu kur e morri vesh pagoi per vrasjene tij.
    Pas atentatit ku Avniu mbeti i plagosur rrende, Zogu i shkojti ne spitale.
    Avniu me ze te mekur i thote: Me vrave mor pusht me vrave!
    Zogu ja kthen: Ti e di keto pune keshtu e kane, here Gjika Gjokes e here Gjoka Gjikes!
    Pasi qendroi 15 minuta ne dhome, Zogu i ve nje qese me 10 napolona flori te komodina dhe i drejtohet doktorit italian qe e mjekonte: Po e shpetove, ke 10 fishin nga une! Gati 2 ore me vone Avniu mbaroi.

    Me vone Zogu mori vesh se ne atentatin kunder tij, Avniu nuk ishte as shtytes dhe as kishte dore direkte, pamvaresisht se tashme ishte nje kundershtar potencial i tij dhe pengun qe i kish mbetur per vrasjen e Avniut e kishte shprehur ne nje rast pas vrasjes se Cenos (Kunatit te tij) .

    Pra mos harro:

    Esat Toptanin e kishte dajo (vella te nenes)
    Ceno beg Kryeziun kunat (burrin e motres)
    Avni Rustemin i kishte patur mik.

    V.O. Skenen e spitalit, doktori italian ja ka treguar me gojen e vet tim ati 10 vjet me vone.

  12. #32
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Eshtrat e mbretit Zog kthehen pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė

    Princi Leka: Eshtrat e mbretit Zog kthehen pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė


    http://www.lajmishqip.com/wp-content...ncleka2011.jpg


    Bisedoi: Fatmira NIKOLLI
    Eshtrat e Ahmet Zogut, mbretit tė shqiptarėve, pritet tė vijnė nė atdhe me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Kjo deklaratė u bė dje nga princi Leka, pas promovimit tė monografisė “Monarkia shqiptare 1928-1939″, nė ambientet e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Ai foli dje pėr historinė e ideologjizuar, duke thėnė se ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar. Pėr tė, ėshtė ironik fati qė konferenca mbi monografinė e parė me studime serioze e tė paideologjizuara pėr Zogun u mbajt pikėrisht nė atė sallė, ku 83 vite mė parė ishte zyra e mbretit Zog.

    “Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot i bashkojmė pikėpamjet tona kėtu”, – tha dje princi. Mė tej, ai foli pėr vendin e mundshėm ku mund tė jetė varri i ardhshėm i Zogut, qė sipas tij, me shumė gjasa do tė bėhet pikėrisht pranė varrezės mbretėrore, tek parku i Liqenit. Sa i takon vetė varrit, Leka Zogu tha se do tė merret mendimi i arkitektėve shqiptarė.


    Dje u festua 83-vjetori i Monarkisė shqiptare. Si e gjen familjen dhe historinė shqiptare ky pėrvjetor?

    Nė fillim, dua tė them se jam i lumtur qė ky promovim po bėhet kėtu nė Akademinė e Shkencave. E them kėtė, sepse kjo sallė ku ne jemi sot, ka qenė plot 83 vite mė parė zyra e Ahmet Zogut.Sa i takon pyetjes suaj, unė besoj se ėshtė e nevojshme qė historinė ta shohim pa pasur ndikim politik. Sė pari, ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar dhe ėshtė pak ironike qė sot jemi duke mbajtur njė konferencė nė ish-zyrėn e mbretit Zog. Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot po bashkojmė pikėpamjet e ndryshme historike dhe politike pėr njė figurė qė ka hedhur themelet e shtetit shqiptar.

    A e ka sot mbreti Zog vendin qė i takon nė histori?

    Unė besoj se figura e mbretit Zog do tė vlerėsohet jo vetėm nė gjeneratėn tonė, por edhe nė ata breza qė do vijnė. Ėshtė nė detyrėn tonė, jo vetėm si familje, por edhe institucionet tė sigurojnė qė historia tė ekzistojė. Vetė historianėt duhet tė kenė mundėsitė e tyre, tė rishikojnė faktet dhe interpretimet e ndryshme.

    Ėshtė folur edhe pėr rikthimin e eshtrave tė Zogut nė atdhe. Ē’po bėhet?

    Ne kemi dėshirė qė eshtrat e Mbretit Zog tė rikthehen nė 100- vjetorin e Pavarėsisė. Kemi krijuar njė komision ndėrministror, me pėrfaqėsues nga Ministria e Kulturės, Ministria e Brendshme dhe nga ajo e Jashtme, qė tė kujdesen pėr realizimin e kėtij qėllimi. Megjithatė, mund tė them se jemi ende nė fazėn e parė tė punės.

    Kur tė vijnė eshtrat, ku do tė varroset mbreti Zog?

    Nė fakt, ne po shohim disa mundėsi. Njėra prej tyre ka tė bėjė me rindėrtimin e varrezės mbretėrore, qė ka qenė tek parku i Liqenit tė Tiranės. Fatmirėsisht, ėshtė njė proces qė ka marrė njėfarė zhvillimi. Hapi i dytė do tė jetė realizimi i njė projekti tė hapur pėr rindėrtimin e varrezės. Sa i takon kėsaj, ne do tė ftojmė tė gjithė arkitektėt tė japin idetė e tyre pėr realizimin e kėtij projekti.

    Ndėrkohė, varreza mbretė-rore do tė jetė e vizitueshme?

    Kėtu ka njė problem. Varreza mbretėrore, edhe pse ėshtė shpallur “Monument Kulture i Kategorisė sė Dytė”, ende ka pranė njė lokal, njė kafene. Kjo na e vėshtirėson pak situatėn dhe nuk e kemi tė qartė se ē’hapa do tė ndjekim. Unė i qėndroj mendimit se familja mbretėrore ėshtė e bashkėrenditur me historinė e Tiranės. Besoj se ėshtė e nevojshme qė ne tė krijojmė ambiente tė ndryshme historike, jo vetėm pėr vlerėsimin e figurės sė mbretit Zog, por edhe si destinacione turistike. Kjo do tė shėnonte respektim tė kėtyre figurave.

    A ka pasur vėshtirėsi nė rikthimin e eshtrave?

    Kemi pasur mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr kėtė, dhe unė dua t’i falenderoj. Veē kėsaj, kemi pasur edhe mbėshtetjen e qeverisė franceze, sepse njė kushėriri ynė ėshtė deputet atje. Megjithatė, ka njė procedurė qė duhet ndjekur dhe duhet tė marrė kohėn e vet.

    Ceremonia e kthimit do jetė zyrtare?

    Besoj dhe shpresoj qė po, pra besoj se do ketė njė ceremoni zyrtare, sepse mbreti Zog ka qenė njė kryetar shteti.


    Ky artikull eshte postuar me Tuesday, 06/09/2011 ne oren 10:56 am tek kategoria AKTUALE. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ahmet Zogu eshte figure e rralle e historise tone.
    Ai na beri Shtet me ligje e shkolla me parlament e ushtri me poste e polici.. me bulevarde e spitale me trotuare e parqe.. me ambasada e koorporata.. me gazeta e revista ..me radio tirana e aeroporto aeroplana..

    kaq dallkauke i kini gjysherit mo sa ju genjejne akoma..
    po nuku i kini pare mo qe gerrmojne syndyqeve e kadastrave te gjejne letrat e Zogut e jo te hysni kapo enverit qe tu lene juve krimbave pasurine?

    Dhe sot nje cop leter e shtetit te tij vlen me shum se mijra libra pallavra te kohes enverit..

    Vetem me dokumenta te Kohes Zogut ne se i respekton shteti sot rregullohet kryeproblemi i shqiperise..PRONA..

    vend ndodhja tirane..thot ki lejfeni daniel..
    po ste ka then gjishi ti mo qe Tirana u be tirane e lakmushme nga gjishit it coban kurveleshi..pikerisht se e beri Ahmet Zogu.. Qytet?

    Po ti mo busvat.. cfar prallis..

    ku di gje ti o mitxhagerist..
    mesoni ketu e mos flisni..

    Ahmet Zogu meriton te nderohet e te vendoset ne vendin me te respektuar..

    E me shume duhet ju enveristet ta nderoni se e muarr enverin e vogel nga gjirokastra dhe e coj me otobus ne Lice te Korces.. e mbajti me buk e veshje ne konvikt disa vjet.. e bashk me te dhe mijra bij fshataresh e pastaj e coj dullen e bashk me te dhe mijra tjer bij fshataresh e qytetaresh fukarenj.. me vaporr e tren mu ne Monpelje te frances apo neper viena e graca e torino e bolonja e parisa.. te benej ai dhe te tjeret i shkolluar e i ditur per atdheun..

    ..

  14. #34
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Eshte turp per historianet shqiptare qe nuk e marrin mundin dhe t'i perkushtohen studimit te figures dhe vepres se Ahmet Zogut me thellesisht. Behet fjale per nje periudhe histroike te vonshme, akoma nuk eshte mbushur nje shekull, dhe akoma lejohet qe te kete kaq shume kontradita dhe mjegull rreth tij!

    Nje studim i hollesishem dhe pa emocione krahinore, politike dhe ideologjike do te ishte mese i mireseardhur kurdohere. Edhe populli do te ishte me i kjarte se cfare qendrimi te mbaje karshi vepres se monarkise, edhe pse ne periudhe te shkurter, te dikurshme te Shqiperise.

    Edhe vet kjo teme ne kete forum, bashke me komentimet, e pasqyron mjegullen qe e pershkruan kete periudhe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 09-09-2011 mė 04:07

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ta kam dhan pergjigjen o i miri plak..

    por po shtoj ca gjera..

    ne shpin e ahmet zogit.. atje ku sot ndodhet..instituti monumenteve te kultures..pra ish sarajet e toptanve..ku zogu eshte bir i motres se toptanve.. mbes frasherllish e ismail bej vlorash.. kan hyre e dale gjith ajka e shqiperise.. nga krejt trojet shqiptare.. qe nga tafil buletini e deri tek bijt e camerise.. si mysafir pa protokoll pa liste e pa radhe .. si te ftuar e te mirseardhur te zojes se shpise.. asaj qe u quajt nga populli nana mretneshe..pra nga nana e ahmet zogut..
    deri dervish shaqja ka hy e ka fol e i ka ra ciftelis per nanen mretnesh..
    e ajo sejcilin e ka nderue e e ka ndihmue ne hallin e vet..
    shteti zogist.. nuk ishte shteti carist i fuqishem..
    kte nuk e kuptojn disa..
    ishte dicka e sapo krijuar..nji bebe ne pelena akoma..
    megjithate ky shtet me nji shpejtesi te habitshme rregullon vendin..
    psh kosovarve e dibranve te ikur pi terrorit jugosllav.. u jep tok e shpi e fare e para e vegla.. qe te startojne me pun e prone..
    familjeve te atdhetarve..perfshire dhe familjen e bajram begit.. hasan prishtines e avni rustemit..etjetj.. u jep pension.. e u jep lehtesira.. per jetes e shkollim..
    djemt e kosoves dibres e camerise.. dergohen ne shkolla me konvikte ku han pijne e vishen e shkollohen falas..
    e pas ktyre shkollave dergohen dhe jashte te arsimohen si oficere..doktore inxhiniere ..fizikante e matematiciene kimiste e veterinere e agranome.. e cka mos..

    nderton rruget.. e fillon hekurudhat.. nderton spitale e biznesi i kohes ndihet aq mire sa fillojne te ndertojne fabrika moderne per kohen..
    rendi..
    mund te shkoje me qyp florinjsh mbi krye nat e dite ku te doje e askush te mos guxoje me te prek..
    liria..
    mund ta shaje zogun mes kursalit.. e te nesermen te shkoje ne ministri te kryeje punet e shtetit e askush te mos te te arrestonte..
    boll kundershar i madh i zogut ishte i nderuari skender luarasi.. dhe.. nuku pa biruca e tortura..perkundrazi u dergua profesor ne gjimnaz te shkodres.
    i bene grusht shteti e kryengritje disa oficere te luajtur menc.. dhe as 6 muaj burg nuk bene se i liroj nji nga nji te gjithe..
    a po.. ca xhandare ne fier i pushkatoj.. sepse masakruan causherisht.. bile ja shkulen dhe dhembet kanibalisht.. generallit plak gjillardi-t i cili asistonte arsimimin e kuadrove te ushtrise e inspektonte disiplinen ne ushtri..

    lulezuan shtypi e gazetat te cilat nga mengjezi ne darke shanin ahmet zogun.. dhe asnjeri nuku perfundoj birucave..perkundrazi ndertuan shpija e villa..

    jo me kot faik konica i thirri kaplloqes..

    ai e kuptoj se "maloku" po bente shtet.. kurse kundershtaret.. pallavra.. dhe pranoj ftesen e Zogut te benej konsull i shqiperise ne USA..

    Demokracia..

    Kishte.. prandaj dhe gjith studentet qe u shkolluan ne europe.. edhe se shum prej tyre u infektuan me bolshevizmen.. erdhen ne shqipåeri e u punesuan menjihere e punuan..ne zanatet e tyre..
    Erdhi Lufta e dyt boterore..
    nuk ishte ne dor te Zogut ma..as shqipria as europa..

    per forza magiore.. thot italani..

    ske ci ben fatit..

    ki ishte Ahmeti..

    --

  16. #36
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Qeverine e Nolit e rrezoi me ndihmen e Pashiqit, sipas porosise se anglezeve. Italianet s'kishin pune ne kete pjese te tregimit. Vetem kur Zogu erdhi ne pushtet pas 1924 atehere italianet filluan te afrohen me te per te zbehur ndikimin serb ne anen tjeter te Adriatikut. Anglezet e ndihmuan sepse i frikoheshin ndikimit rus ne Ballkan, nuk duhet harruar se qeveria e Nolit ishte shteti i pare qe njohu qeverine sovjetike!! Poashtu, nuk duhet harruar se Avni Rrustemi, vrasja e te cilit ishte preteksti per "Revolucionin Demokratik" te vitit 1924 ishte deputeti qe propozoi te mbahen 2 minuta heshtje per te nderuar vdekjen e "babait ideologjik" te tij, Leninit.

    Zogu eshte nje figure komplekse, e ngjashme me polikanet e sotem shqiptare, them se vleresimi i figures se tij do te tregonte se ishte nje figure as e zeze as e bardhe, por disi ne mes, pra e hirte.
    Komunistėt 50 vjet nuk guxuan ta quanin Avni Rustemin komunist....le mė leninist. Tani na doli "zjarri i parė nė krahinė".

    Kur pėrmendni faktet, mbase e merrni mundimin tė shpjegoni edhe rrethanat e arsyet.
    Tė gjithė njohim famėkeqin "Traktatin e Fshehtė tė Londrės" 1913 qė shpėrbėnte tėrėsisht Shqipėrinė. Firmėtare ishte edhe Perandoria Ruse. Por nga e dimė ne, kur ishte i fshehtė???
    Ishte xhaxhi Lenini ai qė e publikoi dhe e denoncoi kėtė marrėveshje.
    Tė paktėn pėr kėtė shqiptarėt t'i jenė mirėnjohės, ashtu siē i janė mirėnjohės Klintonit apo Blerit pėr 1999.

    Sa pėr "njohjen e qeverisė sovjetike" ishte njohje nga halli sepse ishte qeveria sovjetike ajo qė njohu qeverinė e Nolit e para.....dhe e fundit, sepse fatkeqėsisht as Anglia as Amerika dhe asnjė shtet tjetėr nuk e njohu.

    Kurse pėr pėrmbysjen e Nolit, Italia nuk ka qenė vėrtet aktive por ka dhėnė miratim. Kėto janė dokumenta tė nxjerra nga vetė serbėt pėr inat tė italianėve (kur Zogu i la me gisht nė gojė).
    -

  17. #37
    Pasaporte kohes se Mbreterise Shqiptare.



    Gjate kohes se komunizmit pasaporta per udhetim jashte shteti kane patur vetem funksionaret, disa sportise, disa artiste dhe agjentet e Sigurimit te Shtetit.

    Qytetari shqiptar as qe e ka ditur se si eshte pasaporta per udhetim jashte shtetit. Per here te pare nisen te leshohen ne vitin 1991.

  18. #38
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Princi Leka: Eshtrat e mbretit Zog kthehen pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė


    http://www.lajmishqip.com/wp-content...ncleka2011.jpg


    Bisedoi: Fatmira NIKOLLI
    Eshtrat e Ahmet Zogut, mbretit tė shqiptarėve, pritet tė vijnė nė atdhe me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Kjo deklaratė u bė dje nga princi Leka, pas promovimit tė monografisė “Monarkia shqiptare 1928-1939″, nė ambientet e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Ai foli dje pėr historinė e ideologjizuar, duke thėnė se ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar. Pėr tė, ėshtė ironik fati qė konferenca mbi monografinė e parė me studime serioze e tė paideologjizuara pėr Zogun u mbajt pikėrisht nė atė sallė, ku 83 vite mė parė ishte zyra e mbretit Zog.

    “Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot i bashkojmė pikėpamjet tona kėtu”, – tha dje princi. Mė tej, ai foli pėr vendin e mundshėm ku mund tė jetė varri i ardhshėm i Zogut, qė sipas tij, me shumė gjasa do tė bėhet pikėrisht pranė varrezės mbretėrore, tek parku i Liqenit. Sa i takon vetė varrit, Leka Zogu tha se do tė merret mendimi i arkitektėve shqiptarė.


    Dje u festua 83-vjetori i Monarkisė shqiptare. Si e gjen familjen dhe historinė shqiptare ky pėrvjetor?

    Nė fillim, dua tė them se jam i lumtur qė ky promovim po bėhet kėtu nė Akademinė e Shkencave. E them kėtė, sepse kjo sallė ku ne jemi sot, ka qenė plot 83 vite mė parė zyra e Ahmet Zogut.Sa i takon pyetjes suaj, unė besoj se ėshtė e nevojshme qė historinė ta shohim pa pasur ndikim politik. Sė pari, ideologjitė kanė pasur ndikim negativ pėr ēėshtjen e shtetit shqiptar dhe ėshtė pak ironike qė sot jemi duke mbajtur njė konferencė nė ish-zyrėn e mbretit Zog. Akademia e Shkencave ka qenė ish-pallati i familjes mbretėrore dhe ėshtė njė krenari e jashtėzakonshme qė sot po bashkojmė pikėpamjet e ndryshme historike dhe politike pėr njė figurė qė ka hedhur themelet e shtetit shqiptar.

    A e ka sot mbreti Zog vendin qė i takon nė histori?

    Unė besoj se figura e mbretit Zog do tė vlerėsohet jo vetėm nė gjeneratėn tonė, por edhe nė ata breza qė do vijnė. Ėshtė nė detyrėn tonė, jo vetėm si familje, por edhe institucionet tė sigurojnė qė historia tė ekzistojė. Vetė historianėt duhet tė kenė mundėsitė e tyre, tė rishikojnė faktet dhe interpretimet e ndryshme.

    Ėshtė folur edhe pėr rikthimin e eshtrave tė Zogut nė atdhe. Ē’po bėhet?

    Ne kemi dėshirė qė eshtrat e Mbretit Zog tė rikthehen nė 100- vjetorin e Pavarėsisė. Kemi krijuar njė komision ndėrministror, me pėrfaqėsues nga Ministria e Kulturės, Ministria e Brendshme dhe nga ajo e Jashtme, qė tė kujdesen pėr realizimin e kėtij qėllimi. Megjithatė, mund tė them se jemi ende nė fazėn e parė tė punės.

    Kur tė vijnė eshtrat, ku do tė varroset mbreti Zog?

    Nė fakt, ne po shohim disa mundėsi. Njėra prej tyre ka tė bėjė me rindėrtimin e varrezės mbretėrore, qė ka qenė tek parku i Liqenit tė Tiranės. Fatmirėsisht, ėshtė njė proces qė ka marrė njėfarė zhvillimi. Hapi i dytė do tė jetė realizimi i njė projekti tė hapur pėr rindėrtimin e varrezės. Sa i takon kėsaj, ne do tė ftojmė tė gjithė arkitektėt tė japin idetė e tyre pėr realizimin e kėtij projekti.

    Ndėrkohė, varreza mbretė-rore do tė jetė e vizitueshme?

    Kėtu ka njė problem. Varreza mbretėrore, edhe pse ėshtė shpallur “Monument Kulture i Kategorisė sė Dytė”, ende ka pranė njė lokal, njė kafene. Kjo na e vėshtirėson pak situatėn dhe nuk e kemi tė qartė se ē’hapa do tė ndjekim. Unė i qėndroj mendimit se familja mbretėrore ėshtė e bashkėrenditur me historinė e Tiranės. Besoj se ėshtė e nevojshme qė ne tė krijojmė ambiente tė ndryshme historike, jo vetėm pėr vlerėsimin e figurės sė mbretit Zog, por edhe si destinacione turistike. Kjo do tė shėnonte respektim tė kėtyre figurave.

    A ka pasur vėshtirėsi nė rikthimin e eshtrave?

    Kemi pasur mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr kėtė, dhe unė dua t’i falenderoj. Veē kėsaj, kemi pasur edhe mbėshtetjen e qeverisė franceze, sepse njė kushėriri ynė ėshtė deputet atje. Megjithatė, ka njė procedurė qė duhet ndjekur dhe duhet tė marrė kohėn e vet.

    Ceremonia e kthimit do jetė zyrtare?

    Besoj dhe shpresoj qė po, pra besoj se do ketė njė ceremoni zyrtare, sepse mbreti Zog ka qenė njė kryetar shteti.


    Ky artikull eshte postuar me Tuesday, 06/09/2011 ne oren 10:56 am tek kategoria AKTUALE. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0

    Si familjare Djali Zogut ka te drejte qe eshtrat e Mbretit Babait te tije )ti ktheje ne Shqiperi , kurse si Mbrete nuk ka nevoje se ky ka qene tradhetare i kombit . Posaqerishte ne diten e pavarsise se Shqiperise ky fare Mbreti nuk e meriton ti kthehen eshtrat ne Shqiperi .

    Ceremonia e kthimit nuk duhet te jete zyrtare, sepse nje tradhetare nuk kthehet zyrtarishte.

  19. #39
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Koleksioni mbretėror shqiptar mahnit turistėt e huaj

    I nderumi Tetovamas, se kisha gjyku Mbretin Shqyptare aqe rende trathtar, pa u rishiku historia e shqypnis nuk mund ti mevishet dikuj epiteti tarthtar. Nuk mund nga shkaku se dikush jo me te drjete per bindje te ndryshme ideologjike ka uredhenu te shkruhet historia simbas deshire. Per gjyse shekulli nau kan thene shum gjana qe nuk perkojen me realitetin e historis ton. Nau ka imponua historia me dhune apo me manipulime historia jon ashete sakatu. Per mendimin tim,Mbretit Zog duhet ti njihen meritat dhe gabimet ne karrieren e ti politike.
    pershendetje



    Koleksioni mbretėror shqiptar mahnit turistėt e huaj


    http://www.lajmishqip.com/wp-content...or-300x224.jpg




    Nga : Fatmira NIKOLLI

    Qindra turistė kanė vizituar koleksionin mbretėror “Adamidi Frashėri” qė ėshtė ekspozuar nė Muzeun Historik Kombėtar. Enver Kushi, historian dhe punonjės pranė muzeut,deklarojne se turistėt e huaj qė kanė vizituar kėtė institucion kanė treguar interes tė veēantė pėr kėtė koleksion. “Mė sė shumti janė pėlqyer armėt e vjetra qė i takojnė kėtij koleksioni, por edhe veshjet kombėtare tė punuara nga shqiptarėt e Janinės”, – tregon Kushi. Sipas tij, ajo ēfarė i ka bėrė pėr vete turistėt ka qenė veēantia e ekspozitės dhe vjetėrsia e objekteve tė saj. Sipas Kushit, turistėt janė ndaluar pėr tė parė edhe dokumentarin qė shfaqej nė njė kėnd tė ekspozitės. “Filmi pėrshin vitet 1914-1939 dhe nė tė mund tė shihen pamjet e qyteteve shqiptare nė atė kohė. Kemi pėr shembull, Beratin e viteve 1914, 1915, pamje nga Durrėsi i viteve 1914 dhe 1917. Filmi paraqet ardhjen nė Shqipėri edhe tė Princ Vidit, sikurse edhe vizitėn e mbretit Zog nė Shkodėr. Nė pamjet e filmit tė marrė nga Arkivi Qendror shtetėror i Filmit, shihen edhe kronikat e realizuara pėr festimet qė Zogu bėri me rastin e 25-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1937″, – sqaron Kushi. Ajo ēfarė iu ka bėrė pėrshtypje turistėve sipas Kushit ėshtė edhe larmia e objekteve tė ekspozuara. Sipas historianit qė punon pranė muzeut, veē turistėve tė thjeshtė, ekspozita ėshtė parė edhe nga diplomatė tė ndryshėm qė punojnė nė Tiranė. Koleksioni u ekspozua me rastin e 83-vjetorit tė krijimit tė Mbretėrisė shqiptare dhe pėr tė celebruar trashėgiminė kulturore e historike tė pėrbashkėt. Koleksioni mbretėror Adamidi Frashėri, ish-ēamberlen i madh i familjes mbretėrore shqiptare, ja dhuroi Princit trashė-gimtar Leka. Ky koleksion pėrmban objekte tė vjetra autentike qė i bėjnė jehonė historisė sė Shqipėrisė dhe historisė sė familjes Adamidi Frashėri. Pėr mė se 25 vjet ai qėndroi nė dispozicion tė publikut tė huaj, i ekspozuar nė Chāteau de la Chapelle d’Angillon, nė Francėn qendrore, nėn kujdesin e kontit Jean d’Ogny dhe nėn administrimin e Fondacionit mbretėror shqiptar (Fondation royale albanaise) i krijuar nga Paul Adamidi bej Frashėri nė 1984, nėn patronazhin e Nėnės Mbretėreshė Geraldine. Koleksioni do tė qėndrojė i hapur pėr publikun shqiptar deri nesėr.

    Koleksioni

    Ka disa lloje objektesh qė pėrfaqėsojnė historinė e vendit tonė, Shqipėrisė, nė 10 shekujt e fundit. Objektet e para tė kėtij koleksioni u takojnė shekujve X-XI, ndėrsa tė fundit u takojnė viteve 1970. Ndėr objektet mė tė hershme ėshtė njė pergamenė liturgjike bizantine qė i takon shekullit X. Por ka edhe objekte tė realizuara nga fildishi. Mė tej ka armė tė ndryshme, shpata qė u takojnė shekujve XVII-XIX dhe qė ilustrojnė historinė shqiptare nė kohėn e sundimit tė Perandorisė Osmane. Nė koleksion ka veshje kombėtare shqiptare tė zonave tė ndryshme. Janė rroba autentike, tė cilat i pėrkisnin familjeve fisnike shqiptare tė fillimshekullit tė XX, por edhe tė shekujve XVIII-XIX. Nga ana tjetėr ka mantele, jelekė tė punuar me ar, shami dasmash, rripa, xhybe. Pjesė e kėsaj ekspozite janė edhe objekte personale tė familjes Frashėri, qė nė njėfarė mėnyre tregojnė edhe rėndėsinė e kėsaj familjeje. Nė kėtė kuadėr mund tė pėrmendim disa fotografi tė dedikuara. Janė fotografi personalitetesh tė ndryshme qė i janė dhėnė familjes Frashėri me dedikim. Nė kėtė grup futen fotografi qė Princ Vidi ia ka dhėnė Dr.Gaqi Adamidi bej Frashėrit, njė fotografi po e tillė nga veziri i Turqisė, Ferid Pashė Vlora dhe njė nga Fan Noli, por edhe nga princ Albert Gjika. Familja Adamidi Frashėri e ka origjinėn nga fshati i shquar i Frashėrit nė Pėrmet. E vendosur nė shkėmbin e Golikut, aty ku ndodheshin familjet e moēme, ajo u shqua me Dr.Gaqi Adamidi bej Frashėrin (1856-1939), patriot, rilindės, ministėr i Princ Vidit dhe mjek personal i mbretit tė Egjiptit, si dhe me tė birin e tij, Paul Adamidi bej Frashėrin (1904-1987), ēambelan i Familjes mbretėrore shqiptare nė ekzil. Kjo familje kishte lidhje fisnore tė hershme me disa prej bejlerėve tė Frashėrit, si dhe me familjen e shquar korēare, Turtulli. Me vdekjen e Kristina Adamidi Frashėrit nė Vevey tė Zvicrės, nė dhjetor tė 2003-it, kjo familje ėshtė shuar nė vijė tė drejtpėrdrejtė. Kushėrinj tė saj ndodhen sot nė Tiranė dhe ndoshta nė Korēė.
    Lajmi shqip

    Ky artikull eshte postuar me Friday, 09/09/2011 ne oren 9:53 am tek kategoria HISTORIA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 10-09-2011 mė 00:27
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023


    Ahmet Xhemal Zogu

    lindi ne vitin 1895 ne burgajet te Matit . Ne vitin 1903 shkoi ne Stamboll , ku pasi e mbaroi liceun , hyri ne shkollen e oficerėve . Ne gusht te vitit 1912 u kthye ne vendlindje dhe u aktivizua ne levizjen politike . Ne vitet 1916 - 1918 autoritetet austro-hungareze te pushtimit e derguan ne vjenė dhe e mbajten te izoluar. Ne mbarimin e luftes se pare botrore u kthye ne Shqipri . Mori pjes ne kongresin e pare te Lushnjes dhe u caktua minister i brendshem ne qeverin qe doli prej tij. N e dhjetor te vitit 1922 e deri ne gusht te vitit 1924 ishte kryeminister .
    Me fitoren e revulucionit te qeshorit te vitit 1924 u largua ne Mbretrin Serbo - Kroate - Sllovene ( ish Jugosllavija e vjeter ) . Ne dhetor te vitit 1924 , me ndihmen e qeverise se Beogradit u kthye ne Shqipri edhe e rezoj qeverin e Fan Nolit . Me 31 janar 1925 u ba president i Republikes Shqiptare .
    Me 1 shtator 1928 u shpall Mbreti i Shqiptarve me emrin Zogu I . Si president dhe si Mbret , ai e perqendroi ne duart e veta pushtetin egzekutiv edhe ate legjistativ .
    Me agresionin fashist te 7 prillit 1939 , ai u largua nga Shqiprija dhe u vendos ne Londer . Pas luftes se dyt botrore u vendos ne Egjypt e ma pas ne Franc , ku vdiq ne vitin 1961
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga busavata : 11-09-2011 mė 23:21

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •