Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 309

Tema: Ahmet Zogu

  1. #241
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Ketu po me ben te qesh dhe me kujton disa komuniste te thekur, qe ne vitet 1991-1992, me thoshin: " ty shkollen e larte ta ka dhene partia"...
    ca thu mer Albo, Tirana u shpall kryeqytet ne Kongresin e Lushnjes dhe mund te ishte shpallur edhe Korca, Shkodra, etj...., une nuk vuaj nga kompleksi i inferioritetit ndaj "figurave", qe me shkruan keto gjera pa kuptim,...
    Nuk ishte Kongresi i Lushnjes ai qe e beri Shqiperine shtet ashtu sic nuk ishte dokumenti i pavaresise qe u nenshkrua ne Vlore qe e beri Shqiperine te pavarur. Lushnja e Vlora prodhuan deklarata ne leter. Letrat deshmojne aspiratat e nje populli por eshte puna e sakrifica e njerezve si Ahmet Zogu qe i kthyen keto letra ne realitet. Qe ta mesosh: Asnje prej delegateve te Lushnjes nuk denjoi te shkonte ne Tirane pervec Ahmet Zogut dhe trimave te tij. Forcat italiane e mbanin gjithe Shqiperine e Mesme e te jugut ne kontroll ne ato vite. Dhe kur Ahmet Zogu u perball me garnizonet italiane, atij iu dha ultimatumi: po kalove postbllokun, ushtaret e mi kane urdher te qellojne. A e di cila ishte pergjigjia e Ahmet Zogut? Ju nuk mund te qelloni dot mbi te zgjedhurit legjitime te qeverise se ketij vendi. Dhe pa i bere syri terr, kaloi se bashku me trupat e tij qe e shoqeronin mes per mes garnizonit italian. Oficeret italiane do ta raportonin kete incident si ne raportet e tyre per eproret edhe ne deshmite e tyre personale te sherbimt ne Shqiperi, si nje nga momentet me mbreselenese: nje djalosh teper i ri ne moshe, ecen perpara me guxim e vendosmeri mes garnizonit italian pa u trembur se shume mire mund ta priste vdekja.

    Lexo kujtimet e Eqrem Bej Vlores ne forum per te mesuar se kush ishte fshati Tirane ne 1920, 90 vjet me pare, para se Ahmet Zogu te levizte qeverine atje. Ishte ideja e Ahmet Zogut qe te levizte qeverine ne Tirane ne Kongresin e Lushnjes, ku ai edhe u betua e dha fjalen para gjithe delegateve se do ta shpinte kete detyre deri ne fund. As te huajt, e as delegatet shqiptare, nuk e moren seriozisht guximin dhe vendosmerine e ketij djaloshi te ri ne moshe qe ishte protagonisti kryesor i historise se ketij populli per plot 20 vjet.

    Tradita demokratike parlamentare nuk filloi ne 1991, filloi qe ne kohen e Mbreterise. Nje tjeter fakt qe shume prej jush ose nuk e njihni fare, ose e anashkaloni.

    prandaj mos abuzo me regjimet kur gjykon historine...
    Per faktin e mbrojtjes se atdheut...Eshte pak e diskutueshme kjo edhe ne Kishen Orthodhokse, por mbisundon mendimi se atdheu duhet mbrojtur me arme, nese sulmohet, dhe lufta mbrojtese justifikohet..
    Dhe aq me teper nje udheheqesi, nuk mund t`i falet qe t`ja mbathe dhe te lere atdheun ne duart e fashisteve..., duke dhene shembullin e vet se cfare duhet te benim ne te gjithe,,pra, t`i nenshtroheshim fashisteve...ti ben sofizma Albo, kur thua se gjoja ky iku per te mos u bere "vegel", qesharake kjo, sepse ky si vegel e Jugosllavise erdhi ne pushtet, ..pra ka qene me kohe vegel dhe shume e bundur bile,...e te gjitheve dhe ne fund e Italise..fashiste...
    Jisu Krishti zgjodhi qe te veteflijohet per hir te shpetimit te njerezimit. Gjergj Kastrioti zgjodhi te veteflijohet ne luften e tij ne mbrojtje te lirise e tradites se te pareve. Ismail Bej Vlora nxorri nga goja fjalet e tij profetike qe koha i beri realitet: "Le te jem une i pari qe e puth kete flamur e le te behem une i pare deshmor ne mbrojtje te tij." Ahmet Zogu u be Mbret i Shqiptareve pasi pretendonte se ishte pasardhes gjaku i Gjergj Kastriotit, dhe kurora qe ai vuri mbi koke si Mbret ishte kurora e Kastrioteve. Ashtu sic ndihmoi e respektoi Ismail Bej Vloren gjate gjithe kohes qe ishte gjalle, ashtu sic nderoi figuren e tij te harruar 20 vjet me pas, ku rivarrosi me nderimin qe i takonte eshtrat e Ismail Bej Vlores ne Vlore.

    Pse ti them keto gjera?

    Qe te mesosh qe Perendia e gjykon njeriun nga punet e tij. E sa ishte gjalle, Ahmet Zogu gjithmone tregoi respektin maksimal per gjithe brezat e shqiptareve qe kishin ardhur para tij. Ai nuk i fshiu nga kujtesa historike dhe nuk e rishkruajti historine e atij populli me guximin e budallait, sic beri Enveri i Anese nga Gjirokastra, ne 60 veprat e tij. Dhe po te ishte ndalur vetem me manipulimin e historise, do te ishte gjysma e se keqes. E keqja e madhe erdhi me pas, kur u hodhi shqiptareve trute e gomarit duke ua indoktrinuar me force ne tru keto pallavra.

    Sice po e shikon dhe meson, koha po e nxjerr te verteten ne shesh. Atij diktatorit e satrapit komunist sot nuk i dihet as varri, kurse Perendia ia mbajti premtimin Mbretit Zog, ne vegimin qe i dha ne shtratin e vdekjes ne France. I biri i tij i larguar qe foshnje nga ai vend u rikthye ne Atdheun e tij se bashku me Mbretereshen Xheraldine. Dhe eshtrat e Mbretit Zog prehen ne token e tij.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    20.11.2012 Ahmet Zogu - Target: Diskutojme per personalitetin dhe veprimtarine e tij.

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Zogu, fluturimi i fundit

    Opinioni publik ėshtė ndarė mė dysh lidhur me rolin qė Ahmet Zogu ka pasur nė historinė e Shqipėrisė. Pėr disa, ish monarku ėshtė sjellė si tradhėtar. Pėr tė tjerė, ka qenė njė personalitet politik qė ka punuar sipas mundėsisė, kohės e rrethanave. Kėto debate janė ngjallur edhe mė shumė, sidomos pas propozimit tė kryeministrit pėr njė monumen qė mund tė ketė ish mbreti me rastin e 100 vjetorit.

    Pikėrisht kėto dilema ka trajtuar edhe sot Zonė e Ndaluar. Pėrmes evidencave filmike kemi rindėrtuar edhe njėherė ditėt e fundit para pushtimit fashist, deri nė momentin e largimit tė Zogut nga Kapshtica. Ne kemi analizuar tė gjithė faktorėt ushtarakė, ndėkombėtarė dhe familjarė qė e shtynė monarkun shqiptar tė largohej, vet ėm 24 orė pėrpara se trupat italiane tė mbėrrinin nė Portin e Durrėsit.

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #244
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Citim Postuar mė parė nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Me 28 nentor Salen do ta shpallim mbret dy dite me vone edhe Hashimin

    Doktori do te mbetet ne histori per ate qe po ben po rikthimin e mbreterise ne trojet Shqiptare, ndersa per Hashimin koha do te tregoje perse ketij ju hap rruga e pushtetit dhe Haradinajn e cuan ne Hage.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sigurisht qe nuk mund te besh koment, pasi nuk di, nuk ke lexuar histori, e qesh ne injorancen tende e tallesh me presidenten e Kosoves qe nder "Mbretin e Shqiptareve". Mbreti Zog, nuk zgjodhi qe te shpallej "Mbret i Shqiperise", sic benin gjithe mbreterit e tjere evropiane qe lidhnin titullin e tyre me nje toke. Ai me vetedije zgjodhi qe te quhej e njihej ne popull si "Mbreti i Shqiptareve", ne menyre qe te mos ngeleshin jashte edhe shqiptaret e mbetur jashte territorit te shtetit Shqiperia, sic ishte Kosova jote e dashur. Motra e Mbretit Zog ishte martuar me Ceno Kryeziun ne Kosove, qe ishte njeriu me i besuar i serbeve mes shqiptareve te Kosoves, dhe njeriu qe beri te mundur qe Mbreti Zog te siguronte mbeshtetjen financiare dhe ushtarake te Beogradit, per tu rikthyer ne pushtet ne Tirane pas "revolucionit fshataresk te qershorit" te vitit 1924.

    Persa i perket Hasan Prishtines dhe Bajram Currit, keta te dy ishin agjentet e italianeve mes shqiptareve, qe paguheshin me napolona floriri per ti bere atentate Ahmet Zogut kur ky ishte ne krye te qeverise e ne krye te shtetit. Pas atentatit qe iu be Mbretit Zog ne Vjene kur doli nga teatri i operave ishte dora e "patriotit" Hasan Prishtina. E keni fort per zemer ne Kosove Hasan Prishtinen, pasi ishte nder te paket "rilindesa" qe nxorri Kosova. Hasan Prishtina kish gisht direkt dhe indirekt ne atentatin e dyte qe iu be Mbretit Zog, brenda Kuvendit te Shqiperise nga nje bashkefshatar i tij nga Mati qe komunistet si Avni Rustemi e Hasan Prishtina e kishin kthyer ne vegel qorre te qellimeve te tyre.

    Bajram Curri nga Gjakova ishte nje njeri analfabet qe nuk dinte as shkrim e as kendim, por qe i kish shume qejf napolonat e floririt dhe kostumet alla-frenga qe u dergonin italianet per sherbimet e tij. Qe te dy keto figura, si Hasan Prishtinen si Bajram Currin, rregjimi dhe propaganda e Enver Hoxhes i ngriti ne qiell per te justifikuar damkosjen e figures se Mbretit Zog. Kur ishte qeveria e Mbretit Zog ajo qe dergoi me burse shkolle ne France, Enverin e Anese e Bimbashit te Gjirokastres, dhe kur u kthye nga Franca pasi nuk mesonte, ishte po ky "satrap" e "dhespot" qe e futi ne pune ne shkolle si mesues frengjishte e Liceun e Korces.

    Minjte nuk behen kurre luane. Ashtu si njerezit si Ahmet Zogu, jane njerez te rralle ne historine e botes, e jo me ne historine e nje populli te vogel si Shqiperia. Kjo eshte arsyeja qe Mbreti Zog eshte sot figura me e spikatur dhe interesante per studiuest e historianet e huaj: me shume libra per Ahmet Zogun jane shkruajtur ne anglisht ne Londer, se sa ne shqip ne Tirane. Nuk do te benit keq qe te hapnit ndonje nga keto libra e ti lexonit, qe heren tjeter te dini se kur te qeshni e kur te qani.

    Albo
    Duket se nuk e ke kuptuar poanten e shkrimit.

    Madje ti vete e verteton absurditetin e veprimit te Jahjages, po jo vetem te kesaj, e cila njekohesisht resp. brenda pak ditesh merr pjese ne ceremonine e Zogut dhe te Prishtines, te cilet, edhe sipas teje, jane personalitete qe kane luftuar kunder njeri tjetrit, kane organizuar atentate kunder njeri tjetrit dhe ne fund me gjase njeri, ne kete rast Zogu, e ka likuiduar tjetrin.
    Ne kete kontekst, nese eshte e vertete ajo qe thuhet nga shume dhe mbeshtet edhe nga ti, atehere eshte relativisht absurde qe dyte te jene njekohesisht heronje te shqipetareve.
    E vetmja mundesi per te arsyetuar disi kete "absurditet" do te ishte deklarimi i konfliktit, perfshi edhe atentatet dhe likuidimet, si ceshtje ekskluzivisht private. Edhe pse realisht as kjo nuk do te mjaftonte...

    Sa per ato akuzat tjera ne drejtim te Kosoves dhe shqipetareve te Kosoves nuk kam as kohe dhe nuk dua ti diskutoje.
    Por, fakt eshte se pa angazhimin dhe sakrificen e madhe te shqipetareve te Kosoves ne vecanti dhe shqipetareve jasht kufijve te shtetit aktual ne pergjithesi, kurre nuk do te ekzistonte shteti qe sot quhet Shqiperi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 24-11-2012 mė 09:19

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga halla mine Lexo Postimin
    "Prej lufte veē ai largohet,
    Qė ėshtė lindur tradhėtor"...

    Tradhetor i lindur, e vulos himni kete aspekt te karakterit te zogollit. Mirepo sala si trashegues i denje i tij, ka vendos ta nderroje edhe himnin.. dhe ne vend te "tradhetorit" do ta fus "proamerikan antikomunist" ose "q.. motren".
    Jo vetem Himni Kombetar Halle , megjithese eshte Kodi Ideologjik i shqiptareve ! Por edhe vete Kodi Penal i Shtetit Shqiptar , qe ishte ne fuqi ne 1939 -ten , juridikisht veprimet e Ahmet Zogollit i cileson si vepra penale e Tradhetise ndaj Atdheut !

    Edhe juridikisht , Ahmet Zogolli , do te ishte nje i pandehur dhe do te ishte denuar penalisht ne gjykatat e shtetit shqiptar per tradheti ndaj Atdheut !

    Kaq i thjeshte eshte "trimeria" , "heroizmi" , "patriotizmi" dhe legenizmi i mbretucit te fshatit Burgajet !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 24-11-2012 mė 15:32

  7. #247
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Mbreti Zog dhe historia e mėsuar nga gazetat

    Shkruan: Arben Rugova

    Ditėt e fundit ėshtė debatuar shumė pėr kthimin e eshtrave tė Ahmet Zogut nė Shqipėri. Mbretit iu thurėn lavde dhe akuza nga mė tė ndryshmet, disa prej tė cilave nuk i meritonte. Kėshtu ndodhė kur shumė prej atyre qė pėrfshihen nė debat nuk kanė fakte pėr ato qė thonė dhe ēfarė ėshtė mė e keqja, historinė e interpretojnė sipas preferencave politike. Madje, ka tė atillė qė historinė e kanė mėsuar nga thashethemet qė bėhen nėpėr kafenetė e Tiranės, Prishtinės apo Shkupit, dhe mė pas ndonjė gazetar i paskrupullt merr guximin t’i botojė nėpėr gazeta si fakte historike.

    Njėra nga gazetat shqiptare, pėr t’i bėra sa mė tė besueshme akuzat ndaj Mbretit, citonte Faik Konicėn, i cili gjoja kishte shkruar pėr veprimtarinė e Zogut edhe nė vitet e pesėdhjeta, ndėrkohė qė shkrimtari i madh ka vdekur mė 1942. Pastaj, disa nga debatuesit polemizonin nėse Zogu ishte mbret apo jo, edhe pse tė paktėn kjo ėshtė e qartė. Ahmet Zogu, me tė mirat dhe tė kėqijat e tij, ishte mbret i Shqipėrisė dhe kėtė nuk mund ta ndryshojė askush. Po, ėshtė gabim tė thuhet Mbreti Leka i Parė, apo Princi Leka i Dytė, sepse kėtė titull s’e kanė fituar asnjėherė, thjeshtė ishin apo janė pretendentė. E bėra kėtė sqarim, sepse, me ose pa qėllim, prej kėtu fillojnė gabimet kur flitet pėr familjen mbretėrore shqiptare.

    Dua tė ndalem pak mė shumė tek njohuritė tona dhe kultura e debatit qė bėjmė, se sa tek veprimtaria e Ahmet Zogut, Hasan Prishtinės, Fan Nolit, Hashim Thaēit, Sali Berishės apo Edi Ramės. Historia jonė ėshtė e atillė sa qė nė shumė raste nuk mund tė gjykosh nga njė kėndvėshtrim. Por, edhe historian po tė isha, edhe sikur tė kisha jetuar nė tė njėjtėn kohė me Zogun, nuk do tė mund ta akuzoja Mbretin Zog pėr vrasjen e Hasan Prishtinės. Nuk ka kurrfarė dėshmie pėrveē asaj se Zogu dhe Prishtina ishin kundėrshtarė politik, dhe dėshmia e vrasėsit (e marrė nga gazetat greke), ku thuhet se Ibrahim Ēelo kishte deklaruar qė e kishte bėrė kėtė akt me porosinė e Mbretit tė Shqiptarėve.

    Dihet se pėr Serbinė, atėherė dhe sot, nuk ka patur dhe nuk ka shqiptarė tė mirė, qofshin ata monarkistė apo republikanė, socialistė apo demokratė. Serbia gjithmonė ua ka futur benzinėn pėrēarjeve tė shqiptarėve dhe ka ndėrhyrė pėr ta ndezur zjarrin sa mė shumė qė ishte e mundur. E pse nuk do ta bėnte tė njėjtėn gjė edhe nė rastin e vrasjes sė Hasan Prishtinės? Natyrisht vrasėsi nuk duhet tė thoshte se ishte paguar nga qarqet serbe, por nga Ahmet Zogu. Pastaj, pse atyre qė tentuan ta vrasin Zogun nė Vjenė ua gjetėn nė xhepa pasaportat diplomatike tė Mbretėrisė Jugosllave? Nėse jo atėherė, tė paktėn sot e kemi tė qartė kush ishte dhe kush ėshtė Serbia.

    Ēėshtja kombėtare shqiptare ėshtė e papėrfunduar edhe 100 vjet pas shpalljes sė pavarėsisė nė Vlorė. Atje nuk u shpall pavarėsia pėr Shqipėrinė e sotme, por pėr tė gjitha trojet ku shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullatės. Dhe po tė nisemi nga kjo datė, gabime gjatė veprimtarisė sė tyre politike, patriotike e kombėtare kanė bėrė secili, prej Ismail Qemalit e deri tek ata qė veprojnė nė ditėt e sotme. Megjithkėtė as diktatori Enver Hoxha, i cili ka bėrė krime masive ndaj shqiptarėve tė Shqipėrisė, por edhe atyre tė Kosovės, nuk mund tė etiketohet pėr tradhtar.

    Akuzohet Mbreti Zog pėr njėfarė marrėveshje me Pashiqin, tė cilėn asnjėherė askush nuk e ka parė, pėrveē “dokumentit” tė Beogradit tė botuar nė mediat serbe dhe tė pėrkthyer prej mediave shqiptare. Deri tani kjo akuzė ndaj Zogut ėshtė e njėjtė sikur dikush nė vitin 2112 tė pretendojė se Hashim Thaēi kishte origjinė serbe, sepse kėshtu paskan shkruar disa media beogradase duke u bazuar nė “dokumentet” qė ato kishin siguruar nė vitin 2012. Andaj ėshtė e qartė se kėto nuk janė dėshmi dhe mbi bazėn e tyre nuk zhvillohet debati.

    Zogu gaboi nė lidhje me Shėn Naumin, edhe pse kjo ēėshtje ishte si konflikt i ngrirė midis dy vendeve pėrpara se ai tė vinte nė pushtet. U pėrpoq ta mbante, pasi pėrveē premtimeve, nuk kishte nėnshkruar asnjė dokument me Mbretėrinė Jugosllave. Historiani britanik Joseph Swire shkruan: “Fjala e hapjes ditėn kur Ahmet Zogu u zgjodh president pėrmbante njė referim tė ashpėr pėr vazhdimin e pushtimit tė rajonit tė Shėn Naumit nga trupat jugosllave, qė ngjan se e hedh poshtė mendimin popullor qė ai kishte rėnė dakord me serbėt t’ua lėshonte Shėn Naumin dhe Vermoshin Jugosllavisė nė kėmbim tė ndihmės sė saj dhjetorin e kaluar. Nuk ka dyshim qė Zogu i kishte lejuar jugosllavėt tė besonin se ai do ta bėnte kėtė, por nuk duket qė ai tė ishte angazhuar pėrfundimisht pėr kėtė ēėshtje”.

    Pastaj edhe nėse ka ekzistuar ndonjė marrėveshje gojore mes Zogut dhe Pashiqit, ajo nuk ndryshon shumė nga marrėveshja e ditėve tė sotme mes Qeverisė Greke dhe Qeverisė Shqiptare lidhur me vijėn kufitare detare midis kėtyre dy shteteve. Thuhet qė kryeministri Sali Berisha e ka iniciuar vet ketė marrėveshje dhe po ashtu ka ndikuar nė anulimin e saj, pasi ka kaluar pengesėn qė rrezikonte ta vendoste shteti grek nė udhėtimin e Shqipėrisė drejtė anėtarėsimit nė NATO dhe Bashkimin Evropian. Por, edhe pse nuk ka asnjė dėshmi qė e implikon ligjėrisht kryeministrin shqiptar, ka prej atyre qė e akuzojnė pėr tradhti.

    Ahmet Zogu akuzohet po ashtu se ka dorė nė vrasjen e Avni Rrustemit dhe tė Bajram Currit. Zogu ishte mbret autokrat, por jo tradhtar. Pastaj, nuk ka dėshmi as pėr kėtė. Me gjithė respektin pėr veprimtarinė e tyre patriotike e kombėtare, dihet se Avni Rrustemi kishte provuar ta vriste Zogun, edhe Bajram Curri me ushtarėt e tij kishte zbritur dy herė nė Tiranė pėr ta marrė pushtetin me dhunė. Madje, sipas kujtimeve tė Eqerem bej Vlorės, Avni Rustemi “ishte njė kriminel dhe karagjoz”. I madhi Fan Noli po ashtu organizoi grusht shtet mė 1924, dhe jo Revolucion Demokratik siē e kemi mėsuar nga historia e shkruar nga servilėt e diktatorit Hoxha. Pastaj edhe Fadil Hoxha e luftoi Shaban Polluzhėn, por u varros me nderime nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Nuk u shpall tradhtar.

    Kėshtu, pėrveē duartrokitjes, pajtohem me presidenten Atifete Jahjaga se Zogu ka merita tė mėdha nė ndėrtimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar. Ishte vėshtirė tė funksiononte shteti asokohe, sidomos kur kujtojmė se deri para pak vitesh, nė Kosovė dhe Shqipėri, partitė tona politike i ndanim sipas krahinave nga vinin liderėt e tyre dhe pėrēarjet krahinore nuk kishin tė ndalur. Natyrisht, edhe Mbreti Zog kishte gabime... Por, edhe Thaēi mund tė negociojė me Ivica Daēiqin, madje mund tė nėnshkruar edhe ndonjė marrėveshje dypalėshe, por kjo nuk do ta bėjė atė tradhtar, ani pse disa e quajnė edhe sot si tė tillė.

    “Maloku Gjenial (Ahmet Zogu) na mundi dhe na mundi me themel. Por ndryshimi midis Fan Nolit dhe meje ėshtė qė unė e di se jemi tė mundur paq... Unė me budallallėkun tim them se kemi arritur nė njė fazė kritike dhe besoj se e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar shtetin ėshtė njė pajtim i ndershėm i tė mundurve me mundėsin. Pėr ne qė diē e dimė veten, ėshtė njė ēap i hidhur. Ata qė s’duan ta bėjnė le tė vazhdojnė sė gdhenduri pishė e sė gatuari teneqe vajguri dhe le t’i vėnė zjarrin Shqipėrisė...”, shkruan ndėr tė tjera Faik Konica nė vitin 1925.

    Me kėtė citat nuk e kam ndėrmend tė mbrojė veprimtarinė e Mbretit Zog nga akuzuesit e ditėve tė sotme pėr gabimet e tij tė pafalshme, por nuk mund t’i thuhet tradhtar, sepse para tė gjithėve, kėtė do ta kishte bėrė Faik Konica, gjė qė nuk e bėri. I tha gjithēka, por tradhtar jo. Pra, pėr asnjėrin nga tė lartpėrmendurit nuk ka fakte pėr t’i quajtur tradhtar, edhe pse me veprimtarinė e tyre nė momente tė caktuara kanė bėrė gabime, qė historianėt duhet bėrė pėrpjekje t’i gjykojnė pėr kohėn qė kanė ndodhur dhe jo nga kėndvėshtrimi i ditėve tė sotme dhe preferencave politike.

    Mė kujtohet nė vitet e nėntėdhjeta shumė shqiptarė nga Shqipėria thoshin: “Edhe ju kosovarėt jeni fajtorė... Milosheviqi nuk ėshtė edhe aq i keq”. Titon e hipnin nė qiell. Po ashtu shumė kosovarė kur pėrmendej Fatos Nano, Paskal Milo apo Pandeli Majko, thoshin: “S’ka gjė prej tyre, janė grekė, janė tradhtarė...”. Ndėrsa as qė kishin dėgjuar pėr vuajtjet dhe vrasjet e priftėrinjve ortodoksė shqiptarė nga ana e shtetit grek. I gjithė ky debat nė media apo kafene bėhej kryesisht nga mosnjohja e njėri-tjetrit, nga mosnjohja e historisė, por edhe pėr inate qė nxiteshin nga njėri tabor apo tjetri. Vėrtetė mjerim!

    Edhe sot, po ta dėgjosh Sali Berishėn, nuk besoj se ka tradhtar mė tė madh se Edi Rama, dhe e kundėrta. I njėjtė ėshtė raporti tek ne nė Kosovė midis Hashim Thaēit dhe Albin Kurtit, apo nė Maqedoni midis Ali Ahmetit dhe Menduh Thaēit. Vėrtetė pėr tė ardhur keq. Fan Noli me gjithė gabimin qė bėri mė 1924, pak me vonesė, por i thirri vetes. U tėrhoq. Ėshtė koha qė edhe udhėheqėsit tanė tė sotėm, por edhe historianėt, t’i thėrrasin vetes pėrpara se tė etiketojnė dikė pėr tradhti kombėtare. Sepse, me logjikėn e disave as betejat e Gjergj Kastriotit nuk do tė kenė nesėr lavdinė e sotme, Perandoria Otomane nuk do tė quhet mė pushtuese dhe 28 nėntori nuk do tė ketė mė kuptim.

    Telegrafi
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  8. #248
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    ....o Albo, nuk matet kontributi i tij kombetare, me ate se sa libra na qenkan shkruar ne perendim, e pse nuk ka ne Shqiperi. Nuk ka, sepse ka pasur sigurisht arsye te forte e te madhe qe nuk jane marre shqiptaret me te. Nuk mundet as Saloja e as Zarfi-fetja e Kosoves, e cila po ashtu u soll ne pushtet si renegate edhe fol, po pate se ēfare per te thene. Dikush edhe me larte e ceku, bla,bla,bla si paska organizuar 2000 fshatundaret e tij matjane dhe kane bere namin. Paska bere Tironen kryeqytet... po ē`veper e madhe, krijoj banken shqiptare, e beri kete, e beri ate. Patjeter qe duhej te beheshin dhe do ta bente secili qe do ti duhej ta konsolidonte shtetin. Kjo eshte sikur te thuash Autostraden shqiptareve ua ndreqen Saloja e Thaqi. He, po si ? me parate e tyre apo si ? po me parate e buxhetit te shtetit. E kush i mbush arkat e atij buxheti te shtetit o jane te Salos e Hashes ato para ???

    Nese fillon ne kete menyre...krahasimi vetem per rikujtim, qe Isa Boletini udhehiqte me 15000 trupa perkunder nje armate te forte serbe dhe nderkohe qe shqiptaret ne drejtim te Shkupit me Hasan Prishtinen udhehiqnin afer 90.000 trupa, llogarit icik qe numerikisht as Shqiperia se bashku me Kosoven, nuk kane mundur te mobilizojne kaq trupa ndonjehere as per 50 vitet e kaluara, nese llogaritet shtet i formuar, po ashtu i dalur nga lufta sikur e tere Evropa e pas luftes se dyte boterore. Eshte fatbardhesi qe historine nuk munden ta shkruajne e korrigjojne sipas deshires, as kryeministra e kryetare parlamentesh.

    Meqe ra fjala, e na qenka aq i madh kontributi i ketij nmt zogut. Shqiperia ka 20 vite demokraci dhe nuk ja ka ndaluar askush deri tani ti sillte eshtrat e tij e ta bente Saloja edhe me pare kete hap, por ja qe ne kete 100 vjetore paveresie, u arrite te zbulohet i tere bagazhi i tij i pazbuluar "kombetare". E ndaloj njeri Berishen te sillte Zogun me kockat e tija ne Shqiperi, sa ishte president vendi, e sa kohe qe eshte kryeminister. Ne fakt me tere protokollin shteterore qe beri, e qe nuk eshte tjeter pos nje farse, nuk do mundet ti bindi shqipetaret dhe ti imponoj te ndryshojne mendimin qe kane per Zogun.

    Per dallim prej Zogollit, eshtrat e burrave te medhenje qe ndan fatin me popullin, prehen ne toka shqiptare, pamvaresisht qe dikujt i gjindet varri ne Kukes o Bajram Curr, kryesore nuk lane eshtrat si renegatet gjithandej Frances, qe shpallen veten naltmadheni, zhvaten parate e atij populli te varfur dhe ia mbathen bythes...kur duhej ta tregonte naltmadhenin e tij ne veper. Ky eshte dallimi qe nuk mundet ta fshije as Saloja sado qe te ēaje gurmazin duke kopallisur per kontributin kombetare te Zogut.

    Ndersa pjesa tjeter eshte me shume rrofte mbreti ! rrofte !!! rrofte edhe mbreteresha!...rrofte !... e pra, na rrofshin dyte !!!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #249
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga Pirate of Love Lexo Postimin
    tani ka mbetur vetem edhe Esat pashe Toptanit ne kete 100 vjetore ti ndajne udherin me flamurin fjonga-fjonga, per kontributin e dhene "kombetare" !

    po ti degjoje si flisnin sot Saloja me Hatifeten per Hasan Prishtinen, po si nuk ju vinte turp injoranteve ? po kane aq logjike, evidente qe nuk e kane te bejne dallimin dhe se nuk mund ti vendosesh me nje taborr NMT e tij mbret Zogun, . Per ate e shkruajta diku siper temes, qe ta bejne me kushtetute kur dekorojne tradhetare e tere kotillen e piste antishqiptare dhe kur te dokorojne atdhetare dhe njerez qe i vendosen te gjitha ne sherbim te kombit.
    Po mire se rrenat e Enverit normalisht qe nuk kane si e vendosin Zogun e Hasan Prishtinen ne nje linje, po dokumentat e zbuluara ne Arkiva, as ato nuk duhet t'i besojme? Ja nje p.sh.



    Kosova i pajtoi Zogun dhe Hasan Prishtinėn

    19:48 / 2.10.2012

    Dokumente tė reja tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Italisė tregojnė se atdhetari Hasan Prishtina pėr hir tė ēėshtjes kombėtare ėshtė pajtuar me Mbretin Zog dhe e ka pėrgėzuar atė pėr shkėputjen nga Jugosllavia dhe aleancėn me Italinė.
    Ndryshe nga ajo qė ėshtė dėgjuar deri mė sot pėr konfliktet e pėrhershme mes Zogut dhe Prishtinės, ky dokument tregon se Mbreti Zog dhe atdhetari Hasan Prishtina janė pajtuar pėr hir tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ēėshtjes sė Kosovės nė veēanti.

    Dokumenti qė publikon gazeta “Lajm” e Maqedonisė ėshtė i datės 23 shkurt 1931 dhe ėshtė marrė nga Arkivi i Maqedonisė.

    Historiani Skėndėr Hasani, i cili edhe e ka gjetur kėtė dokument gjatė hulumtimeve pėr veprimtarinė atdhetare tė Hasan Prishtinės thotė se ky dokument qė tregon pajtimin mes mbretit dhe Prishtinės ėshtė edhe njė mesazh pėr politikanėt e sotėm tė cilėt duhet tė lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe tė bashkohen pėr hir tė ēėshtjes shqiptare.

    “Pajtimi mes Mbretit dhe Prishtinės ėshtė njė mesazh edhe pėr politikanėt e sotėm. Ata duhet tė ndjekin rrugėn e tyre dhe tė bashkohen pėr hir tė ēėshtjes shqiptare, ashtu siē vepruan edhe atdhetarėt tanė para shumė viteve”, thotė Hasani.

    Duke iu referuar dokumentit ai sqaron se nė fillim tė viteve ’30-tė u paraqit nevoja qė tė mobilizohej i gjithė potenciali nė ēlirimin e Kosovės, ndėrsa ky unifikim u forcua pasi mbreti Zog u shkėput nga politika e Beogradit, i cili ishte kushti i vetėm i atdhetarėve tė asaj kohe qė ishin nė konflikt me mbretin Zog.

    Dokumenti paraqet dy telegrame tė diplomatit italian Macoti, i cili ka qenė ndėrmjetėsues mes Mbretit Zog dhe atdhetarit Hasan Prishtina, kryetar i komitetit revolucionar tė Kosovės.

    “Hasan bej Prishtina mė foli pėr argumentet qė do tė bisedojė me Ministrin e Oborrit Mbretėror tė Shqipėrisė. Se ka qenė kundėr Zogut kur ky dukej njė instrument i politikės Jugosllave, mirėpo ai e pėruron Zogun prej ditės kur ai e drejtoi ndryshe politikėn e Shqipėrisė, duke arritur njė aleancė ushtarake me Italinė dhe duke pėrjashtuar ēdo lloj pėrzierje me Jugosllavinė….”, shkruhet ndėr tė tjera nė kėtė dokument.

    Ndėrkaq, nė telegramin e parė flitet pėr ofertėn e bashkėpunimit qė i bėn Mbreti Zog, kryetarit tė Komitetit Nacional tė Kosovės, Hasan Prishtinės, ku mbreti e ka pranuar prezencėn e komitetit dhe ka treguar gatishmėri pėr tė bėrė diēka pėr kauzėn e Kosovės.

    Kėto dokumente dhe njė sėrė dokumentesh tė tjera qė flasin pėr veprimtarinė atdhetare tė Hasan Prishtinės do tė promovohen tė shtunėn nė Institutin pėr Trashėgimi Kulturore tė Shqiptarėve nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė.

    Ėshtė njė grup autorėsh qė ka mbledhur dokumente prej rreth 250 faqeve nga arkivat e Shqipėrisė, Maqedonisė Kosovės, etj, tė cilat hedhin dritė mbi veprimtarinė e Hasan Prishtinės.

    /Telegrafi/
    Pastaj, eshte dhe kjo tjetra, vizita e familjes se Hasan Prishtinen ne familjen Mbreterore, me rastin e 117 vjetorit te lindjes se Mretit Zog I. Apo prap rrenat e Enverit jane me te verteta sevete familja Hasan Prishtines?



    DEKLARATE PER MEDIA

    Sot me datė 08 Tetor 2012, Familja Mbretėrore Shqiptare ka kėnaqėsinė e veēantė tė presė nė rezidencėn e saj, trashėgimtarėt dhe pasuesit e familjes sė patriotit tė shquar Hasan Bej Prishtina.

    DEKLARATĖ PER MEDIA

    Sot, bėhen 117 vite nga dita e lindjes sė Mbretit Zog I-rė, me figurėn madhore tė tė cilit lidhen arritjet e shtetformimit dhe konsolidimit tė shtetit shqiptar.. Gjithashtu sot me datė 08 Tetor 2012, Familja Mbretėrore Shqiptare ka kėnaqėsinė e veēantė tė presė nė rezidencėn e saj, trashėgimtarėt dhe pasuesit e familjes sė patriotit tė shquar Hasan Bej Prishtina.
    Ky takim ėshtė i njė rėndėsie tė disafishtė, pasi ėshtė hera e parė qė takohen dy familje tė konsideruara dhe tė trajtuara si nė “armiqėsi” nga shtypi i deritanishėm dhe qarqet antishqiptare.
    Familja Mbretėrore Shqiptare, konsideron se ka ardhur koha qė tė vėrtetat historike, tė thuhen ashtu siē janė dhe jo sipas interesave tė politikės ditore. Mbreti Zog dhe Hasan Bej Prishtina janė figura kyēe nė projeksionin e Shqipėrisė moderne. Ishte angazhimi i tyre energjik pėr shpėtimin e kombit, ajo qė pengoi qarqet antishqiptare pėr tė realizuar planet e tyre shoviniste.
    Kėto qarqe u munduan pareshtur dhe vazhdimisht tė nxisnin armiqėsinė dhe pėrēarjen mes kėtyre personaliteteve me peshė nė ēėshtjen kombėtare. Mbreti Zog ka vlerėsuar gjithmonė lart figurėn e patriotit tė madh Hasan Bej Prishtina, duke kėrkuar nė mėnyrė tė vazhdueshme bashkėpunimin me tė ,nė interes tė Atdheut dhe Kombit. Kur Hasan Bej Prishtina, pėr shkak tė idealeve kombėtare, iu bashkua projektit tė Mbretit Zog pėr ndėrtimin e shtetit modern shqiptar, qarqet antishqiptare dhe shoviniste u frikėsuan, dhe kėshtu, realizuan likuidimin fizik tė patriotit Hasan Bej Prishtina, pėr t’ia mveshur mė pas kėtė krim tė shėmtuar dhe tė rėndė, nėpėrmjet veglave tė tyre propagandistike, Mbretit Shqiptar.
    Nė kuadrin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė, problemi i bashkimit nė tė mirė tė interesave tė popullit dhe kombit, duhet tė dalė nė plan tė parė, gjė qė fillon me bashkimin familjeve, tė cilat kanė kontribuar e luftuar pėr njė shtet tė pavarur dhe tė konsoliduar shqiptar.
    Familja Mbretėrore Shqiptare, vlerėson pėrpjekjet e Qeverisė dhe punėn konkrete tė saj pėr vlerėsimin e figurave historike, veēanėrisht atyre tė cilat janė pėrbaltur ose janė lėnė nė harresė nga regjimi diktatorial. Padyshim njė vlerėsim tė veēantė meriton vendimi pėr rikthimin e eshtrave tė Mbretit Zog I-rė nė Atdhe, ndėrtimi i Mauzoleumit, i shtatores sė Mbretit Zog nė bulevardin me tė njėjtin emėr nė kryeqytet, si dhe i figurave tė tjera tė rėndėsishme qė kanė luajtur njė rol tė vyer nė historinė e mbarė kombit shqiptar.
    Vlerėsimi i figurave historike ėshtė njė proces qė nuk mbaron me njė datė tė caktuar historike, por le tė jetė 100 vjetori i Pavarėsisė, shtysa mė e madhe pėr historiografinė dhe politikėn shqiptare qė ēdo padrejtėsi tė rishikohet me vėmendje dhe secilit t’i jepet vendi qė meriton.

    Zyra pėr Marrėdhėnie me Publikun
    Oborri Mbretėror Shqiptar

    Burimi: http://www.albanianroyalcourt.al/news/67


    Ju doli boja ktyre lojrae me tradhetare. Dhe, e ke gabim, se jane dekoruar tradhetaret ne kohen e Enverit, Haxhi Qamili na eshte shpallur edhe Hero Lufte ne kohen e ktij xhaxhit te te vertetave.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Ahmet Zogu





    Teksti i plote i Marrėveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiē


    21/09/2014 13:53:00


    Teksti i plote i Marrėveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiē (marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim te ndihmes qe serbet i dhane Zogut per tu rikthyer ne Shqiperi duke luftuar qeverine e F. Nolit).



    1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

    2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohė dinastinė Karagjorgjeviq.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohė Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

    4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.

    5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.

    6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.

    7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerė jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.

    8.
    Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.

    9.
    Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.

    10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.

    12.
    Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.

    13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

    14.
    Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15.
    Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

    16
    . Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.)



    Marrėveshja Nikolla Pashiē – Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorės sė Zezė” serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f.207.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #251
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Ahmet Zogu

    Shumė gjėra qė mund tė duken herezi sot mundet qė nė kohėn pėr tė cilėn bėhet fjalė kanė qenė zgjidhja e vetme dhe mė e arsyeshme. Ėshtė e padrejtė tė akuzosh apo tė mbrosh veprime nė lidhje me tė cilat ne kemi shumė pak informacion dhe ai qė ėshtė me shumė gjasa tė jetė i rremė.
    Zogu dhe Enveri dy personalitete tė cilat mund tė pėrmenden si lideret kryesorė pas pavarėsisė, qė tė dy i kemi diskretituar dhe hedhur nė mbeturina. Ēfarė ėshtė mė e bukura se kėta formojnė njėri tjetrin dhe pastaj kthehen kundra. Nė kohėn e Zogut, Enveri u shkollua dhe u dėrgua me bursė jashtė, pavarėsisht se me ecurinė e tij mėsimore tregoi qė se meritonte. Erdhi koha qė ky hodhi baltė 40 vite mbi Zogun.
    Ndėrsa Salih Berisha u shkollua dhe u bė doktor nė kohėn eEnverit dhe erdhi koha qė bustin e dullės e hodhi nė plehra. E kėshtu me radhė epopeja jonė. Ne duhet tė mėsojmė tė respektojmė drejtuesit tanė dhe tė respektojmė historinė.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  12. #252
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Ahmet Zogu

    Ati e tan dibranve e peshkopi e burel i'a dhesha kocat. Burra t'nyt e t'pa bes jan
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  13. #253
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Pėr: Ahmet Zogu

    Dokumentar i ri rreth figures me te diskutuar dhe politikanit me te sukseshem ne historine tone moderne.

    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  14. #254
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Ahmet Zogu

    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Dokumentar i ri rreth figures me te diskutuar dhe politikanit me te sukseshem ne historine tone moderne.

    Ke dokumente Britanike dhe video per klyshin SERB.
    Sa i prisht je ti si njeri!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  15. #255
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Ahmet Zogu

    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Dokumentar i ri rreth figures me te diskutuar dhe politikanit me te sukseshem ne historine tone moderne.

    Eshte fatkeqesi kur ka idiot me shkolle si juve!
    Lexo poshtersi!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  16. #256
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Thumbs down Pėr: Ahmet Zogu

    Citim Postuar mė parė nga Maqellarjot Lexo Postimin
    Dokumentar i ri rreth figures me te diskutuar dhe politikanit me te sukseshem ne historine tone moderne.

    Kqyr luce film....autentike!
    Fashiste trojesh...
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  17. #257
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584

    Pėr: Ahmet Zogu

    Ku te shikosh fotografin e zogut, do shikosh dhe surratin e Maqos.
    Maqo, shiko zogun tend, se ketij i ka hup era.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  18. #258

    Pėr: Ahmet Zogu

    Jane disa ketu qe jane bere si te kene dale fresh nga celulat e Kominternit. Mjaft mer se na hapet barkun duke komentuar sikur sa keni gelltitur veprat e partise te Enverit. Shikojeni historine me faktet qe paraqet historia, jo me ato qe ka perdredhur e sajuar partia per 45 vjet.

  19. #259
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584

    Pėr: Ahmet Zogu

    Jo po do vrasin mendjen per zogun e Zogut.
    Hemo kush ia beri me te madh. Po ziheni kush tia rrisi sa me shume?! Sa do te mundoheni tia rrisni ju, aq e ka patur ai. Aq sa tregojne.

    Komunistet nuk i kane shitur asnje pellembe kesaj toke, funderinat nacionaliste nuk kane lene gje pa shitur. Here copa si Shen Naumi dhe copra detesh, e here te tere me gjithe bagetin, qe rron brenda dhe u ben veri.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  20. #260

    Pėr: Ahmet Zogu

    Mjaft mer mjaft ti. Ca na perrallis kot ca kane shitur apo jo komunistet. Enveri desh e beri Shqiperine republiken e 7-te Jugosllave, ti na tregon se ca shiten komunistet. Puna nuk eshte te ulesh apo te ngresh Zogun, puna eshte qe mos perdoren per gjykimin e tij referencat e komunizmit sepse jane komplet te politizuara e indoktrinuara.

    p.s. Komunistet jane mallkimi i dyte i Shqiperise, mbas mallkimin osman.

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Maqellarjot (29-07-2015)

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •