Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46

Tema: Faik Konica

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e NELI FATMIR
    Anėtarėsuar
    28-05-2009
    Postime
    4
    Konica Ka Thene: "e Keqja E Shqiptarit Gjithmone I Vjen Prej Shqiptarit!"

  2. #42
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Gjeniu Konica ka lėn material shumė tė vlefshėm pėr kombin.

    Po kujt se?!!!

    Flm pėr postimin Davius!

    Shumė e qėlluar e drejt dhe aktuale!

    Konica deri sa ka ardhur nė pėrfundim se rreziku mė i madh i Shqipėris vjen nga vet shqiptarėt ka bØrė pØrpjekje kolosale pėr emancipimin e kombit.
    Por edhe mbas kėtij konstatimi , qė e ka bėr nga zemra e plasur , nuk ėshtė ndalur sė punuari pėr ngritjen dhe emancipimin e kombit.

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    eshte nje anomali apo nje frge qe shqiptaret kuurr nok e thon ate qe eshte prej shpirtit te vete dhe te kqijat e veta gjithmon e lene fajtor tjetrin jo perandorija jo partija jo dreqi e bajraktari nuk kemi kultur debati

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    njohurija ta ne eshte budallaki e pasurija eshte pasaporte per dalje ne publik mosdija e jon eshte ne nivel te ulet nese tha dika reale e tha nje budall nese itha dikujt eshte keshtu thon je i krisur nuk ka toleranc andaj shpesh shkruaj me sarkazma me kunja si themi ne qe te debatoj ndoshta me te paket njerz qe edhe pse nuk me lidhe asgje dua ta shpreh ate gucimin intelektual qe 100 vjet me pare kete tipare e kishte konica faiku e tha edhe nje fjale te mire per nolin shif mensur raifin per pensionin e armikut te tij te penes per te madhin fan noli ju lutem qe nje njeriu te madhe dhe intelektual shqipetar ti mundsohet nje pension nga shteti shqiptare lutja i qe deleguar mretit ahmet zogu pra rrespekti qe kishye ai per nolin pa mar parasysh divergjencat politike te atehershme ne mes te dy dijetarve te asaj kohe

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Si duhet lexuar Faik Konica

    Si duhet lexuar Faik Konica

    Vepra e Konicės, e krijuar nė njė periudhė mė tė hershme letrare, ėshtė vlerėsuar qysh herėt brenda kufijve tė shkencės mbi letėrsinė. Ndonėse theksohet se tė gjitha veprat e gjata tė Konicės autori nuk i pėrfundoi, pėr fat tė mirė, novela "Njė ambasadė e

    Kohėt e fundit, pasi pėr aq e aq kohė lėvduam sa mundėm apo nėmėm sa bėmė faj, ia kemi nisur diskutimit pėr vlerat e letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe tė asaj bashkėkohore nė veēanti. Mė mirė vonė se kurrė thuhet rėndom nė shqip. Tė diskutosh do tė thotė tė nisėsh punė qė zgjidh probleme tė mbetura pezull, por kush do ta kalojė atė nė grindje, kuptohet qė nuk ka tė drejtė. Dhe nuk kish si tė ndodhte ndryshe. Nė letėrsinė tonė bashkėkohore problemi i vlerės duhet analizuar nė pajtim me rregullat dhe kriteret mė tė pėrhapura qė praktikohen nė letėrsinė europiane dhe atė botėrore, theksoi kėto ditė nė kumtesėn e vet profesor Hamit Xhaferi, gjatė Takimit tė Katėrt Vjetor Ndėrkombėtar tė IASH, i cili u mbajt nė Tetovė.

    Duke vijuar tė ndjek me interes kėtė dialog epistemologjik letrar, shpejtoj tė theksoj se vepra e Konicės e krijuar nė njė periudhė mė tė hershme letrare, ėshtė vlerėsuar gjithashtu qysh herėt brenda kufijve tė shkencės mbi letėrsinė. Veē nuk duhet harruar se tė vlerėsosh nuk do tė thotė tė vėrtetosh, por vetėm tė arrish tė tregosh ēfarė ėshtė mundur tė krijohet prej njė shpirti tė lirė. Nė paraqitje tė vėllimit "Faik Konica-Vepra", Tiranė, 1993, i cili ėshtė pėrpjekja e parė pėr tė mbledhur, sistemuar dhe paraqitur veprėn e Faik Konicės, theksohet jo pa dhimbje se tė gjitha veprat e gjata tė Konicės autori nuk i pėrfundoi. Pėr fat tė mirė, novela "Njė ambasadė e Zulluve nė Paris", e cila ėshtė teksti me numėr 1, pranohet si vepėr e kryer pėrfundimisht nė vetvete, ndonėse nuk ėshtė vijuar edhe me tri krijimet e tjera, siē paralajmėron kryetitulli: Katėr pėrralla nga Zullulandi. Kjo vepėr e nėmur padrejtėsisht, pėr fat tė mirė, u botua vetėm dy dhjetėvjeēarė mė pas, pas botimit nga Rolant Bart (Roland Barthes) mė 1970 tė veprės S/Z, "njė studim i jashtėzakonshėm dedikuar veprės sė Balzakut Sarrasine". Sipas studiuesit anglez vepra shėnon shkėputjen e Bartit prej strukturalizmit. Teksti letrar tashmė nuk shtjellohet si njė objekt i qėndrueshėm ndaj dhe gjuha e interpretuesit refuzon ēdo mėtim pėr objektivitet shkencor. Studiuesit postmodernistė nuk kanė mė interes pėr ato tekste tė cilat mund tė lexohen, por pėr ato qė janė "tė shkrueshėm" (scriptible) - tekste qė e nxitin interpretuesin pėr t‘i gėrmuar, pėr t‘i vendosur nė botėrat dialogjike. Pėr Teri Igėlltonin (Terry Eagleton), "Lexuesi apo kritiku zhvendosen kėsisoj nga roli i konsumatorit dhe kalojnė nė atė tė prodhuesit". Ndėrsa arti modern u zhvillua si kundėrvėnie ndaj traditės sė mėparshme, arti postmodern synon pėrfshirjen e tij nė strukturėn e vet, natyrisht duke iu qasur nė mėnyrė kritike dhe duke zhvilluar dialog me tė. Studiuesja kanadeze Haēion i mėshon raportit tė postmodernes me traditėn dhe historinė, duke e parė atė nė prizmin e parodisė e tė kontestimit. Veprat intertekstuale, sipas saj, tė autorėve tė mėdhenj bashkėkohore, shfrytėzojnė parodinė pėr tė ironizuar shtrembėrimet historike, por edhe pėr tė kundėrshtuar autoritetin e vetė aktit tė tė shkruarit, duke e vendosur dialogun me tė nė njė rrjet tė pafund intertekstual, modalitetet e tė cilit janė tė shumta, duke pėrfshirė fusha tė tilla si letėrsia, artet figurative, historia, biografia, teoria e letėrsisė, filozofia, psikanaliza, sociologjia etj. Umberto Eko (Umberto Eco), pėr formimin e mėsipėrm pėrdor togfjalėshin "rivizitim tė traditės". Meqė e shkuara, sipas tij, nuk mund tė mohohet e zhduket, sepse boshi i krijuar do tė sillte heshtjen, ajo "duhet tė rivizitohet, por me ironi e jo nė mėnyrė tė pafajshme". Kėtė rivizitim kritik, sipas Ekos, e bėn arti modern e postmodern, kurse praktikisht e zbaton nė romanin e tij tė madh postmodern "Emri i trėndafilit", i cili kthehet nė shekullin XIV, domethėnė "riviziton" mesjetėn, pėr tė treguar pėrēarjet nė kreun e kishės katolike dhe krimet qė bėhen nė emėr tė triumfit tė idesė sė njėrės palė apo tė palės tjetėr. Nė planin estetik postmodernizmi e thellon procesin e zhdukjes sė kufijve mes gjinive, zhanreve dhe llojeve letrare, kėshtu qė nė mendimin kritik e teorik gjithnjė e mė shpesh pėrdoret nocioni neutral tekst dhe derivatet e tij tė tipit: intertekst, hipertekst, hipototekst, arkitekst, paratekst dhe metatekst. Me postmodernen lidhet nocioni i transtekstualitetit qė si nivel tė parė, sipas Zherar Zhenetit (Gerard Genette) ka nocionin tekstualitet, si njė dukuri e vjetėr letrare, aq sa edhe vetė letėrsia, por qė vetėdija mbi tė ėshtė e vonė. Edhe nocioni intertekstualitet ėshtė relativisht i ri. Atė e pėrdori e para studiuesja frėnge me origjinė bullgare, Julia Kristeva, nė fund tė viteve ‘60. Postulati i parė teorik i postmodernizmit ėshtė: s‘ka tekst pa intertekst. Intertekstualiteti paraqet komunikimin aktiv tė sė paku dy teksteve, letrare e joletrare, kurse nė plan mė tė gjerė ai paraqet komunikimin e njė vepre letrare jo vetėm me njė tekst tjetėr, por edhe me njė kontekst tjetėr - me konvenca, kode, mite, norma rite etj. Ndėrkaq, te ne studimet letrare qė pėrdorin metodėn intertekstuale dhe instrumentet e saj, janė pothuajse nė fillimet e veta. Afėrsisht nė kėtė kohė botohet nė Prishtinė, edhe libri "Kujtesa e tekstit" i Kujtim Shalės, nė prologun e tė cilit shkruhet: Identifikimi i tekstit/teksteve nė tekst, si kujtesė; si dhe leximi i tekstit nėpėrmjet tjetrit konstituojnė "interpretimin e tekstit". Disa vite mė pas studiuesja Floresha Dado e pėrdor me sukses kėtė metodė nė disa interpretime letrare. I bindur se teksti i Faik Konicės, i vetmi i kryer pėrfundimisht, duhet identifikuar si kujtesė, do tė synojė vlerėsimin qė ka nė themel pėrjetimin e kėsaj proze antologjike, si intertekst tė sistemit letrar, drejt tė cilit synon tė shkojė vepra e kėtij autori tė madh.

    Teksti me titull: 1. Njė ambasadė e Zulluve nė Paris, i Faik Konicės, ėshtė botuar nė vitin 1922. Nuk dimė tė jetė plotėsuar sė paku me ndonjė tekst tjetėr tė dytė, kur kryetitulli (Katėr pėrralla nga Zullulandi) paralajmėron pėr mė tepėr, konkretisht pėr katėr tekste tė zhanrit tė pėrrallės, si i quan vetė krijuesi, kur te teksti i pėrfunduar nuk ka asnjė tipar tė kėtij zhanri. Titulli i lidhur ngushtė me temėn, nė funksionin klasik, jep, tė sintetizuar, tekstin. Themelin e thurjes sė subjektit tė pėrrallės, e pėrbėn prishja e harmonisė sė raporteve dhe e rendit ekzistues. Pėrralla ngjan me botėn ku mrekullitė janė tė natyrshme, ndėrsa magjitė rregull. Personazhet e pėrrallės janė figura tė patrupėzuara qė veprojnė jashtė hapėsirės dhe kohės. Zbėrthimi hapėsinor, kohor e psikologjik pėr pėrrallėn ėshtė i huaj. Sipas Maks Lytit, njė studiuesi tė shquar tė kėtij zhanri gojor, rėndėsi tė veēantė ka rrjedha e ndodhive tė pėrrallės, ku ndjenjat e heroit shprehen nėpėrmjet veprimit. Simbolika e novelės ngrihet mbi shėmbėllimin e aspekteve tė qenarizuara (margjinalizuara) tė jetės dhe tė shoqėrisė shqiptare tė asaj periudhe, megjithėse filozofia e saj shkon pėrtej atij mjedisi kohor dhe hapėsinor. Vatėrzohet pikėpamja se jeta reale jetohet nė njė botė ku mungon magjia dhe vėshtirėsitė e kanė degraduar, ndaj ajo ėshtė mposhtur nga imoraliteti, nė kuptimin mė tė gjerė tė fjalės. Kėsisoj, mes metaforės "Pėrralla nga Zullulandi", nis tė zbulohet filozofia e veprės. Dėshmohet te ky tekst antologjik, qė me kryetitullin, parodia e kontestimi. Prej kreut tė tekstit ndihet afėrsia me kulturėn masive dhe pop-artin. Referenca gjeografike e nisur ndih autorin pėr tė zbatuar teknikėn e artit tė kombinuar, duke dėshmuar preferencėn e tė ashtuquajturit stil subversiv. Teksti shėrben pėr tė ironizuar shtrembėrimet historike. Rivizitimi i historisė tė shpie jo shumė herėt, por fill pas shpalljes sė pavarėsisė sonė kombėtare. Subjekti do tė zhvillohet nė dy mjedise, nė Zullulandin imagjinar nė Afrikė e sigurisht nė skajin lindor tė saj dhe nė dy kryeqytete tė Europės Perėndimore, Paris dhe Londėr. Nė shkrimin imagjinativ 1. Njė ambasadė e Zulluve nė Paris, Faik Konica e rrudh rolin e imagjinatės, duke i shtuar hapėsirė dijes universale dhe kulturės sė gjerė enciklopedike, duke hedhur themelet e asaj qė quhet prozė e pėrmasės diturore. E zhvendos personazhin nė Europėn Perėndimore, madje nė dy kryeqytete kryesore tė saj, kurse protagonistin e ngul nė Zulluland, qė tė flasė pėr kaosin e njėmendėt tė historisė shqiptare, veēmas tė historisė sė periudhės sė fillimit tė shtetit tė ri shqiptar. Teksti letrar nuk ėshtė i ndarė preras nga ai joletrar nė kuptimin absolutist e hierarkik, duke mos e hyjnizuar kėshtu diskursin letrar dhe nė vend tė vatėrzimit tė shkapėrderdhė kuptimet. Te ky tekst ėshtė gėrshetuar dokumentariteti me fantastiken, me njė fjalė materiali letrar me atė jo letrar, duke dhėnė atė qė sot quhet prosede dokumentar, i cili ka nė themel citimin, qė gėrsheton materialin letrar me atė joletrar.

    Kėtė tekstualitet kulturor do ta plotėsonin edhe shkrime tė tjera imagjinative, publicistike apo eseistike tė Faik Konicės, duke filluar me vjershėn "Flamuri", 1899 e deri me prozat e gjata "Shqipėria si m‘u duk"; "Dr. Gjėlpėra zbulon rrėnjėt e dramės sė Mamurasit" apo dhe me veprėn postume tė shkruar nė anglisht, "Shqipėria - kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore".

    Krijimi ka shfrytėzuar kronika tė kohės, fjalorė, enciklopedi, doracakė, broshura, dosje, copa gazetash si lėndė "bruto" nė tekstin letrar, duke dėshmuar njė tipar novator qė mė pas do tė zėrė vendin e vet nė prozėn shqipe. Me anė tė imagjinatės Faik Konica krijoi toponimin prej dy fjalėve tė huaja. Pjesa e parė, Zullu, e kėsaj fjale tė pėrbėrė, vjen nga turqishtja zullum, qė do tė thotė teprim, kurse pjesa e dytė "land", e cila vjen nga anglishtja dhe qė nė shqip do tė thotė vend, pra Vendzullumi a Zullumvend, ose mė thjesht vend kaosi. Natyra dyfishe e tė folurit nė kėtė toponim, ėshtė thelbi i interpretimit, i cili pėrcakton raporte mes trillimit artistik dhe trillimit tė kuptimit, qė na pėrket ne. Teprimi i masės gjatė kėtij rivizitimi tė traditės, prish edhe ato raporte tė brishta tė mezivendosura, sepse janė prekur ekuilibrat, kurse teprimi i sė drejtės morale, si njė tipar bazė i kodit biblik, mbi tė cilin mbėshteten jo pak krijues si Konica, tė bėn tė padrejtė. Nė kėtė vend prej kėsaj mendėsie vlerėsohen padrejtėsisht individė si gjithė tė tjerėt e turmės dhe privohet i vetmi qė ka mundur tė diferencohet nga ajo. Nėse vijonim me kėtė ndarje nė pasazhe, nė segmente apo dhe deri nė leksema tė veēanta, do tė arrinim nė njė shumėsi tė tekstit social, nė raport me tė cilin teksti 1. "Njė ambasadė e Zulluve nė Paris" i Faik Konicės ėshtė intertekst. Kėsisoj teksti nuk do t‘i pėrkiste vetėm tekstit social tė periudhės para vitit 1922, por rindėrton, nė njėfarė mėnyre edhe tekstin social tė realitetit tė sotėm. Nė Paris do tė zbresė njė negėr i quajtur Denizullu-Serpe, i cili ėshtė ngarkuar nga bashkėvendasit me misionin pėr lirinė e Zullulandit. E vetmja vlerė intelektuale e tij ishte se "kish udhėtuar nė Afrikė tė Veriut, dhe kish qenė ca kohė shėrbėtor i Dervishėve tė Sudanit". Kjo teknikė e artit tė kombinuar e dikton autorin e tekstit tė japė si referencė historike ēastin kur filloi lėvizja pėr vetėqeverim e kėtij populli, e cila nis pasi rrota e Fatit kish ndihmuar tė bėheshin tė lirė aq popuj qė nuk e meritonin pavarėsinė. Parodia kėrkon qė shėrbėtori i Dervishėve (jo i dervishėve) tė shpallet si njė njeri qė kishte fituar emėr tė madh, si diplomat dhe njeri i ditur. Njė histori qė vė nė themel mungesėn e integritetit intelektual si tipar themelor pėr tė pėrzgjedhur njerėzit qė duhet tė udhėheqin, do tė prodhojė njerėz lodra qė nuk arrijnė tė zgjidhin asgjė, po mbajnė peng vendin e tyre. Mė poshtė autori vijon parodinė duke iu referuar etikės sė vetėfyerjes. Intertekstualiteti na drejton jo thjesht te komenti i pėrmbajtjes sė ligjėrimit te kjo prozė e Konicės, por te kuptimi i saj si njė botė dialogjike ku pėrtej leximit gramatikor tė fjalėve zbulohen konflikte dialogjike tė shoqėrisė shqiptare tė kohės sė Konicės. Denizullu-Serpe (Pėrherėteprues-gjarpėr) me nivelin e kulturės sė njė shėrbėtori tė Dervishėve, bėhet objekt talljeje nė pasusin: "Nė Paris Denizullu-Serpia u bė pėr pak kohė lodra e qarqeve politike". Ēdo dėshtim e merr pėr arritje dhe sukses, sepse aq ėshtė niveli i tij intelektual qė del prej mėnyrės se si gėzon arritjet "Si vėrshėlleu dhe kėrceu dhe kėndoi dhe u hodh, ambasadori i ra ziles dhe thirri shėrbėtorin e hotelit". Ironia do tė bėhet therėse, "dy muaj mė pas", nė Zulluland, ku do tė mbėrrinin raportet nga Londoni dhe nga Parisi. Me kėngė nė gojė, tė thirrur nga krerėt e partive, gjindja do tė mblidhej pėr tė kremtuar lajmet me rėndėsi nga kryeqytetet e Anglisė dhe tė Francės. Parodia me ironinė therėse do tė vijojė me Zullutė e gjorė. Nė kontrast me nivelin intelektual dhe vlerat nė pėrgjithėsi tė ambasadorit qė lėviz nėpėr Europė, nė Zulluland, i ulur mbi njė shpellė, ėshtė njė negėr i ardhur nė shesh nga tė parėt. Nė moshė pothuaj sa Konica nė kohėn e hartimit tė tekstit: "Ish njeri mesatar, mė afėr tė pesėdhjetave sesa tė dyzetave (Faik Konica, 1875-1942). E pranon menjėherė njė afri tė brendshme tė autorit me personazhin e vet. Mė tej mendja tė shkon te njė identifikim mes tyre, pėr t‘i dhėnė novelės statusin e tekstit autoreferencial/autobiografik. Negri i quajtur Plug, ishte i ēuditshėm pėr kėtė mjedis. Ishte krijuesi i vėrtetė i lėvizjes kombėtare tė Zullulandit, ndonėse ia mohonin e madje ia pėrvetėsonin vlerat njerėz pa ndihmesa nė kėtė fushė. I druhet shumė gjysmėformimit arsimor dhe atij intelektual nė pėrgjithėsi, duke synuar gjithnjė pėr njė lėvizje sistematike, idealiste dhe krijuese, nė shėrbim tė atdheut. I besonte ndryshimit nga brenda, si ndryshim qė ruan dinjitetin dhe raportet me botėn. Sė pari duhej nisur me njėsimin kombėtar, qė do tė aspironte dhe siguronte lirinė. Po pėr tė arritur aq lart duhej edukuar virtyti, qė sipas tij do tė thoshte qytetėrim dhe nder. Me punė mund tė arrihej gjithēka ndaj dhe mbi gjithēka besonte tek ajo. Pėrfytyrimi postmodernist i mėshon prirjes pėr shkatėrrimin e logjikės, neverisė pėr tė sigurtėn, duke e shmangur qartėsinė. Shfaqet nihilizmi i Plugut nga njėra anė pėrmes frymės sė revoltės, neverisė qė ndien ai si autor-personazh ndaj mjedisit dhe banorėve tė tij, kurse kuptimi i tij si personazh lidhet sė pari me metaforėn "plug", si mjeti i kultivimit tė shoqėrisė. Ai nuk ėshtė heroi, por antiheroi qė mbart brengė tė brendshme, qė nė pasazhe tė caktuara shpėrthen mes revoltash ndaj realitetit tė degraduar. Kėsisoj, duket qė Faik Konica "riviziton traditėn" duke i mėshuar ēastit historik tė krijimit tė qeverisė sė parė shqiptare tė kryesuar nga Ismail Qemali qė shumė shpejt e shpuri vendin tonė nė anarki. I pranonte vlerat e mėdha tė fisnikėrisė shqiptare, por njihte dhe mangėsinė nė raport me tė bukurėn, si rrjedhojė e kushteve tė veēanta qė kishin krijuar raporte me qytetėrimin europian e mė gjerė. Ndaj kėrkonte ta niste krijimin e shtetit shqiptar bashkė me punėn pėr edukimin e shijeve tė bukura, qė ndihnin nė raportet qytetėruese tė shtetasve tė vet. Tek proza e gjatė "Shqipėria si m‘u duk" qė do ta botonte disa vite mė pas, do tė shkruajė: "Kėshtu, nė qoftė se nė Shqipėri bukuria ėshtė e pėrbuzur dhe e shkelmuar, s‘ka dyshim se fisnikėria, njė nga virtytet e vjetėra tė kombit, shqiptar, ėshtė edhe e gjallė dhe merr njė fuqi tė reā€¦". E vijon parodinė mes ironisė, duke ndėrtuar njė pyetje tė dhimbshme poetike: "Secilido shijen e tij, mejtoi Plugu duke psherėtitur; pa dyshim shija e zulluve tė mi ėshtė pak e ulur, po fund‘i fundit, nuk jemi negėr"? Teknika e palimsestit, e ngritjes sė njė teksti mbi shtresėn e njė teksti tė vjetėr, duke pėrdorur citatin si element ndėrtimor i poetikės postmoderne, ėshtė e shpeshtė nė letėrsinė moderne. Dhe situata tragjikomike ka pėrsėri nė qendėr Plugun. Personazh i dhimbshėm dhe njėherazi mjet artistik. Ai qė na duhet mė shumė se gjithēka. Ai qė na qytetėron, qė edukon respekt ndaj sė bukurės, qėndrimi kritik, ėshtė fare i ndryshėm, ndėrkohė qė kodi ynė etik i mbėshtetur mbi kodin biblik nuk e pranon talljen. Plugu ėshtė nė marrėdhėnie intertekstuale me kėtė kod bazė, qė ėshtė i dallueshėm dhe disanivelėsh. Ndaj Noli, i cili ishte mė afėr botės shqiptare, nė vjershat e veta humoristike mė sė shumti pėrdor qesėndisje, si nivelin mė tė ulėt tė ironisė. Se tallja tė bėn lodrėn e botės. Dhe shqiptarin mė mirė vraje se ta pėrēmosh. Duhet ta pranojmė qė jemi bėrė viktima tė njė shakaje. "Ta dini se ne, nė sy tė Evropės sė qytetėruar, jemi negėr, dhe asgjė mė tepėr; ca na shajnė, ca na pėrqeshin, ca tė pakėve u vjen keq, po tė gjithė na pėrbuzin e na kanė pėr tė poshtėr". "Hiqni dorė, ju them, se u bėmė palaēot e dheut". Dhe mbi gjithēka: "Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zini besim raporteve qė thonė gjėra tė mira pėr ne, - dhe mbase njė ditė dalim tė rritur pėrpara botės". Nė tekstin postmodernist tė Konicės ndihet ndikimi i filozofisė ekzistenciale. Mbiemri tė poshtėr, nėse nuk ėshtė nė vijim tė formėsimit tė ndjeshmėrisė si grotesk, mendoj se aso kohe ka pasur kuptimin e njerėzve qė nuk ishin si popujt e tjerė europianė, po mė poshtė tyre, nė nivelin e qytetėrimit. Mė kėtej nė subjekt parodia thellohet kur Plugu pranon qė jemi jo vetėm negėr po dhe tė varfėr. Ndaj dėgjojmė e besojmė njerėz tė cekėt, tė paditur, madje edhe mė tė paditur se ne vetė, por qė kanė njė kuptim barbar dhe pa vizion. Qytetėrimi e burrėron njė komb, kur rrėmben kazmėn. "Puna ėshtė mė e lartė se trimėria, kazma mė fisnike se palla". "Dhe pėrmbi tė gjitha, heshtni! Jo fjalė, po kazmėn. Jo mbledhje, po kazmėn. Jo misione, po kazmėn. Dhe parmendėn, dhe draprin, dhe shoshėn, dhe furrėn. Po mjaft lėvdime". Kombet kanė zgjidhur problemet qė u kanė dalė pėrpara me punė. E jona, si njė shoqėri bujqėsore, ka prodhuar jo pak probleme, ndaj krijuesi nuk zbulon mes enumerimit mjetet kryesore qė pėrdor kjo lloj shoqėrie. Rrėfimi i subjektit novelor po arrin nė pikėn e tij kulmore. Cili do tė jetė raporti i turmės me njė fqinj qė ėshtė me popullsi negre si ata, por qė ka arritur tė jetė i lirė. Marrėdhėnien me tė e propozon Zgjebua, qė kish punuar si roje nė njė hotel tė Palermos dhe kish mėsuar pak italisht. Mjeti i kontrastit ėshtė gjetur pėr tė vijuar parodinė me anė tė ironisė edhe nė raport me fqinjėt. Edhe nė raport me abisinasit zullutė po bėhen qesharakė. Nuk arrijnė dot t‘i largohen barbarisė sė thellė. Atėherė duhet tė largohesh prej tyre, sepse nuk dinė tė dėgjojnė. Konflikti intrigues arrin kulmin. Plugu u rrėmben perėnditė prej borige dhe prej dushku (jo prej selvije) turmės prej gjashtė mijė njerėzve tė dehur nga marria, tė cilėt iu vunė pas. Orė dhe orė vijoi gjahu tragjik mes turmės e Plugut, gjersa "namėta"! "U duk ura pėr sė largu". "Plugu hodhi menjėherė perėndinė prej dushku". Kur turma ka nė duart e veta tė dy perėnditė prej druri, fillon e qetėsohet se tė dy perėnditė ishin dėmtuar fare pak, vetėm nė kokė.

    Kjo metaforė ėshtė njė kundėrvėnie, njė kontrast filozofik e njėherazi njė pozicionim ideor i formėsuar si neveri. Kundėrvėnia e antiheroit me mendimin ėshtė rrjedhojė e situatave absurde. Postmodernizmi ėshtė kundėr logjikės, arsyes, sepse ato fare pak e kanė ndihmuar Plugun nė mjedisin ku jeton. Duke iu larguar turmės Plugu synon liri pa kufi, ashtu siē ėshtė deri nė pakufi ndrydhja, poshtėrimi i njeriut tė kulturuar mirėfilli. Turma ka rrėnuar tė shkuarėn qė hyjnizon kokėn, ku arsyetohet dhe ku prodhohet mendimi krijues, dhe ka filluar tė fisnikėrojė vithet dhe barkun, si dy pjesė tė trupit qė kanė aq shumė lidhje me priapizmin qė mbisundon, ku nuk del si i parė virtyti. Plugu ndihet mė i lehtėsuar se nuk po mban mė mbi shpatulla ngarkesa tė panevojshme. Ka nevojė tė mos i shohė qėndrime tė tilla si serioze, por ndien qė ka nevojė tė qesėndisė, tė tallė, tė pėrqeshė. Edhe me kėtė shkallė ironie kanė filluar tė vetėmėsohen. Dhe pėr ēudi atėherė e vlerėsojnė. Dhe pėrsėri palimpsest pėr tė pėrshtatur vjersha me distikė mirlitonė. Mos ka homonimi me nivelin social tė shoqėrisė? Ndodh qė shumė herė nė jetėn e zakonshme tė ketė palimpsest, i cili ndih pėr argėtime qė shijohen me naivitet fėminor dhe qė nuk thonė asgjė. E vlerėsojnė kur i pėrqesh, sepse janė tė mėsuar tė kenė marrėdhėnie vetėm tė tilla, jo vetėm me botėn qė tallet me ta, po edhe brenda vetes, ndėrkohė qė e kishin pėrcaktuar si njeri me shumė ligėsi, kur i vlerėsonte duke i qortuar. Shqiptari sipas Faik Konicės, ėshtė individualist i tejskajshėm. Te Kreu IV, Shqiptarėt: Ēelėsat pėr tė kuptuar jetėn dhe natyrėn e tyre, i prozės postume SHQIPĖRIA: Kopshti shkėmbor i Evropės Juglindore dhe shkrime tė tjera, Faik Konica thekson: "Ndėrsa popujt e tjerė i kanė pėrqėndruar energjitė e tyre pėr tė nxjerrė para, pėr tė grumbulluar sende tė bukura ose pėr tė kaluar kohėn kėndshėm me rrugė tė ndryshme, kėta njerėz tė thjeshtė e tė ashpėr kanė pasur vetėm njė qėllim nė jetė dhe e kanė arritur disa herė me ēmimin e vdekjes sė njerėzve tė familjes sė tyre: tė jenė individualisht tė lirė kundėr ardhėsve. Ky ėshtė njė program i marrė, qė injoron gjėrat mė tė holla tė jetės dhe vetėkėnaqėsinė qė rrjedh nga bindja ndaj rregullave tė arsyeshme". Ndaj bindet se ideali qė kishte gjetur pėr t‘iu pėrkushtuar nuk dha asnjė rezultat, pos dėshpėrimit total. Kish dėshiruar njė atdhe tė qytetėruar dhe tė lirė, i cili mė pas do tė lidhej nė njė federatė tė madhe afrikane. Kėshtu ajo do tė fuqizohej dhe do t‘u shpėtonte pėrfundimisht thonjve tė tė huajve. Pėr fqinjėt e zulluve kishte mendimin se ishin po aq tė poshtėr, aq gjakpirės, aq trushterpa sa zullutė dhe e tėrė Afrika iu shfaq si njė vend i mallkuar dhe i fėlliqur, "qė bie erė djersė dhe gjak anemabanė". Tamam karikatura, ndaj ai shkroi diku: karikaturat janė njė formė e ligjshme e artit. Dhe duke qenė tė tilla ato mund tė ēkodohen si alegori e pėrgjithshme e cila mund tė zbėrthehet, duke u mbėshtetur nė kodin simbolik, si mė i pėrshtatshmi pėr interpretimin e veprės sė Faik Konicės. Edhe koha nė kėtė vepėr ėshtė kthyer nė kohė simbolike artistike, sepse autori ka arritur ta interpretojė kohėn jo vetėm si njė pėrmasė kryesore tė botės fizike, por kryesisht si forcė drejtuese e historisė vetjake dhe kolektive tė njeriut. Duke shmangur kurthin e kohės lineare, Faik Konica ka arritur tė krijojė njė shumėshtresėri tė instancave kohore, qė vijnė sa nga e shkuara biblike aq dhe nga e ardhmja e sė shkuarės (shenjtėri shpirtėrore, sublimitet dhe virgjinitet tė njeriut si nė kohėt biblike shkrimtari kėrkon edhe tek njeriu i projektuar nga e ardhmja). Ndaj veten e quajti - protagonist i harruar i njė tragjedie tė fshehtė e tė errėt. Kėtu tė qeshurit hyn nė njė prej tri fazave tė para tė satirės dhe u pėrgjigjen, tri fazave tė para ose ironike tė komedisė, duke qenė mė afėr me fazėn e dytė, "ose jokonvencionale nė tė cilėn burimet dhe vlerat e vetė konvencioneve janė objekte tė pėrqeshjes". Ironia ndėrton figurėn e idesė sė pėrmbysur, sepse grishjet e vajtojcės nuk po pėrdoren pėr pėrcjelljen e njė njeriu, sado autoritar tė ketė qenė ai, por tė njė ideje si dhe tė njė mendėsie dhe tė njė shoqėrie mbarė si ajo qė duhet tė lėmė pas.

    Prof. as. dr. Rahim Ombashi

    Universiteti "Fan S. Noli", Korēė


    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    “Nata po afėrohet. Drita e ditės tretet dalė nga dalė; e, mbi tjegullat e shtėpive, mbi drrasat e rrugėve, mbi fletėt e pemėve, mbi trupat e epėta tė ēupave qė shkojnė, njė ngjyrė manushaqeje - njė ngjyrė gushė pėllumbi, si thonė nė ca male t’ona, - shtrihet, e i mpėshtjell. Mbasandaj, pakė nga pakė, manushqet ēfletohen. Hijet bėhen mė tė dėndura, mė tė zeza. Njėri mbas tjatėrit, yjtė ēpojnė qiellin, e pikėlojnė dritė. Nata u afėrua. Nata erdhi”. (“Albania” v.II. n.6, fq.92)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Faik Konica
    Nga katana nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-12-2022, 23:01
  2. Faik Konica per here te pare ne nje film
    Nga StormAngel nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 14:05
  3. Konica s’e meriton te jepet nė shkolla, Vazhdimi i Degradimit Kulturor
    Nga Collectivemind nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 11:39
  4. Suedia dhe suedezėt nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 07:10
  5. Faik Konica
    Nga Loti i kristalt nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-10-2003, 13:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •