Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    shtriga Maska e shtrigaa
    Anėtarėsuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    kudo midis jush
    Postime
    290

    Universiteti, 38 degėt pa konkurs

    Pollo: Nė degėt ku do tė ketė numėr tė kufizuar pranimesh, kuotat janė nė maksimumin e mundshėm

    Universiteti, 38 degėt pa konkurs

    Qeveria miratoi dje vendimin pėr kuotat dhe tarifat. Ja tė gjitha degėt ku pranimi i studentėve ėshtė i lirė

    Valmora Gogo

    Nė plot 38 degė tė universiteteve shqiptare, pranimi do tė jetė i lirė. Pėr maturantėt qė dėshirojnė tė vazhdojnė studimet nė kėto degė nuk do tė ketė asnjė lloj kufizimi. “U pėrpoqėm qė nė kuadėr tė liberalizimit tė miratojmė maksimumin e kuotave tė pranimit, duke hequr numrin e mbyllur tė pranimit nė 38 degė, nga 77 qė kanė universitetet tona”,-u shpreh dje pėr liberalizimin e pranimit nė degėt e universiteteve, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo. Liberalizimi i kėtyre degėve ėshtė bėrė me arsyen e vetme, pasi nė vitet e kaluara nuk ėshtė realizuar kuota e planifikuar.
    Kėshtu, nė degė tė tilla, si gjuha frėnge dhe angleze, degė tė inxhinierisė, degėt e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, agronomia nė Universitetin Bujqėsor tė Tiranės e shumė tė tjera nė universitetet e rretheve do tė jenė tė lira. Nė kėto degė, tė interesuarit nuk kanė pse tė frikėsohen pėr konkurrencėn mes mesatares sė Maturės Shtetėrore me njėri-tjetrin, pasi mund tė hyjė kush tė dėshirojė.
    Liberalizimi
    “Nė degėt e liberalizuara dhe me numėr tė hapur parashikohet qė numri i kandidatėve qė pėrfitojnė nė vitin e ri akademik 2006 - 2007 t’i kalojė mbi 11 mijė studentė”, - ėshtė theksuar dje gjatė njė konference pėr shtyp nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės. Konferencė e mbajtur menjėherė pas miratimit tė vendimit pėr kuotat dhe tarifat e shkollimit nga Kėshilli i Ministrave. Nė propozimet e kuotave, Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka marrė nė konsideratė edhe propozimet e universiteteve dhe shkollave tė larta, duke llogaritur edhe hapėsirėn fizike tė auditorėve bashkė me ngarkesėn shkencore tė profesoratit. Pėrveē kuotave kryesore dhe dytėsore, janė parashikuar edhe kuota pėr shqiptarėt jashtė trojeve, pėr degė tė dytė dhe kuota pėr vitet e ndėrmjetme. Ministri i Arsimit, Genc Pollo, ka bėrė me dije gjithashtu se do tė parashikohen edhe bursa pėr studentėt. Pollo theksoi se universitetet do tė pajisen me numrin e nevojshėm tė pedagogėve, nė tė ardhmen, nė mėnyrė qė mėsimdhėnia tė bėhet nė kushte tė mira e tė eliminohet mbingarkesa pėr tė dyja palėt. Me kėtė ai ka garantuar plotėsimin e njė kėrkese tė hershme tė universiteteve, qė me ngulm kanė kėrkuar kapacitete mė tė mira, nė ambiente e nė staf akademik.
    Studentėt jashtė trojeve
    Njė mundėsi e mirė pėr tė studiuar nė universitetet e vendit. Studentėt e trojeve do tė kenė “privilegjin”, pėr tė mos u pėrfshirė nė garėn e tė rinjve brenda Shqipėrisė. “Kandidatėt shqiptarė nga trojet jashtė kufijve tė vendit Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevė, Bujanovcė dhe Medvegjė, konkurrojnė ndėrmjet tyre pėr kuotat e pranimit tė pėrcaktuara sipas degėve”, -thuhet nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave. Pėr studentėt shqiptarė jashtė trojeve janė pėrcaktuar 309 kuota. Kėto kuota janė tė ndara, nė tė gjitha shkollat e larta dhe universitetet e vendit. Numrin mė tė madh tė kėtyre studentėve do ta mbajė Universiteti i Tiranės, tek i cili do tė studiojnė 39 vetė. Dega mė e “populluar”, nga kėta studentė do tė jetė infermieria. Ndėrsa pėr shtetasit e huaj qė dėshirojnė tė studiojnė nė Shqipėri, do tė shprehet vetė Ministria e Arsimit dhe Shkencės. “Kuotat e pranimit pėr shtetasit e huaj qė do tė studiojnė nė shkollat e larta dhe universitetet e Republikės sė Shqipėrisė, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nė bazė tė kėrkesave tė paraqitura prej shkollave tė larta dhe universiteteve”, - thuhet nė pikėn 5 tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave.

    Pranimet
    Vendimi, 200 kuota pėr kategoritė e veēanta
    Njė kategori e caktuar studentėsh do tė paguajnė vetėm gjysmėn e tarifės sė caktuar pėr degė. Kėta janė studentėt e verbėr, invalidėt paraplegjikė dhe tetraplegjikė, ish-tė dėnuar dhe ish-tė pėrndjekur politikė dhe fėmijė tė policėve tė rėnė nė krye tė detyrės. “Numri i kandidatėve qė pėrfitojnė nga kjo tarifė tė jetė jo mė i lartė se 200”, -thuhet nė vendimin e qeverisė. Madje, nė vendim specifikohet se pėrzgjedhja e tyre do tė jetė e njėjtė me atė tė kandidatėve tė tjerė: Matura Shtetėrore dhe rezultatet e shkollės sė mesme. Vendet e studentėve qė do tė vazhdojnė njė degė tė dytė do tė shpėrndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. “Masa e tarifės sė shkollimit, pėr degė tė dytė, ėshtė e barabartė me tarifėn e shkollimit pėr kuotat dytėsore”, - vijon vendimi pėr kuotat e tarifat. Nė fakt, pėrzgjedhja e studentėve, qė do tė vazhdojnė njė degė tė dytė do tė bėhet mbi bazėn e masės sė ekuivalentimit dhe cilėsisė sė rezultateve. Ata do tė konkurrojnė me dosje.

    Trojet

    Histori 3
    Gjeografi 2
    Histori-gjeografi 8
    Gjuhė-letėrsi 11
    Turqisht 3
    Informatikė 7
    Gazetari 4
    Punė sociale 7
    Filozofi-sociologji 5
    Psikologji 7
    Shkencat politike 4
    Drejtėsi 6
    Mjekėsi 4
    Stomatologji 4
    Farmaci 4
    Infermieri 21
    Administrim-biznes 2
    Ekonomiks 5
    Informatikė ekonomike 4
    Art skenik 4
    Arte figurative 4
    Muzikė 4
    Mekanikė 5
    Inxhinieri materiale 5
    Tekstil 5
    Elektronikė 1
    Ndėrtim 1
    Arkitekturė 1
    Hidroteknikė 1
    Inxhinieri ambienti 1
    Drejtim Fermash dhe agronomi bujqėsore 4
    Ekonomi dhe politikė agrare 2
    Inxhinieri agrare nė hortikulturė dhe mbrojtje bimėsh 5
    Inxhinieri agrare nė prodhim bimor 3
    Inxhinieri agrare nė zootekni dhe blegtori 3
    Akuakulturė dhe peshkim 2
    Inxhinieri agromjedisi 3
    Teknologji agroushqimore 5
    Inxhinieri pyjesh 6
    Inxhinieri e pėrpunimit tė drurit 6
    Veterinari 9
    Vreshtari dhe enologji 5
    Edukim qytetar 4
    Anglisht 11
    Italisht 6
    Cikėl i ulėt 11
    Cikėl parashkollor 15
    Fizkulturė 2
    Gjermanisht 5
    Biologji-kimi 10
    Kimi e pėrgjithshme 2
    Kimi ushqimore 2
    Kimi industriale 2
    Matematikė 10
    Fizikė 11
    Administrim-biznes 9
    Financė 9
    Turizėm 6

    Degėt ku pranimi ėshtė i lirė

    Degėt ku pranimi ėshtė i lirė

    Universiteti i Tiranės
    Frėngjisht
    Italisht
    Gjuhė sllave ballkanike
    Gjermanisht
    Gjuhė dhe letėrsi greke
    Gjuhė turke
    Histori-gjeografi
    Edukim qytetar
    Administrim publik
    Matematikė
    Fizikė
    Kimi
    Kimi teknologjike dhe ushqimore
    Kimi Industriale
    Matematikė-informatikė
    Teknologji informacioni

    Universiteti Politeknik i Tiranės

    Mekanikė
    Inxhinieria materiale
    Tekstil
    Inxhinieri matematike
    Inxhinieri fizike
    Inxhinieri gjeodezike
    Inxhinieri ambienti
    Inxhinieri nė shkencat e tokės
    Gjeoinformatikė
    Inxhinieri e gjeoburimeve

    Universiteti Bujqėsor i Tiranės

    Inxhinieri agrare nė hortikulturė dhe mbrojtje bimėsh
    Inxhinieri agrare nė prodhim Bimor
    Inxhinieri agrare nė zootekni dhe blegtori
    Inxhinieri agromjedisi
    Inxhinieri pėrpunim druri
    Teknologji agroushqimore
    Vreshtari dhe enologji
    Akuakulturė dhe peshkim
    Agronom agroushqimor

    Universiteti i Gjirokastrės
    Histori-gjeografi
    Gjuhė dhe letėrsi greke
    Matematikė
    Informatikė
    Administrim publik.

    Universiteti i Shkodrės
    Histori-gjeografi

    Universiteti i Elbasanit
    Edukim qytetar

    Nė tė gjitha shkollat e larta dhe universitetet nė degėt frėngjisht, italisht, gjermanisht.
    Nė tė gjitha shkollat e larta dhe universitetet nė degėt mėsues pėr ciklin e ulėt
    mėsues pėr Ciklin Parashkollor.
    Nė universitetet rajonalė nė degėt Administrim-biznes, ekonomiks, financė, turizėm, Marketing.
    Nė universitetet rajonalė nė degėt matematikė-fizikė, biologji-kimi.

    Universiteti i Vlorės
    Teknologji informacioni
    Inxhinieri detare
    Navigacion
    Kur linda qava dhe te tjeret qeshen......
    Kur te vdes tjeret do te qajn dhe une do qesh
    Jam_Ajo

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2011
    Postime
    115
    Eshte akoma ne fuqi ky ligj, qe te zgjedheim nje nga keto dege dhe te fillojme studimet?

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 12:11
  2. Konkurs per Kryetar
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2005, 03:58
  3. Konkurs sportiv. Sa i njohim sportistat?
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 240
    Postimi i Fundit: 07-12-2004, 13:58
  4. Konkurs
    Nga Shėn Albani nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 11:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •