Dallimi i Nolit nga tė tjerėt
Do t'ju tregoj njė histori interesante dhe zbavitėse pėrmes sė cilės mund tė dalloni mė mirė Nolin njeri nga disa bashkėkohės tė tjerė si, tė themi, Faik Konica. Njė mbasdite njė grup shqiptarėsh ishin mbledhur nė dyqanin tim; nė mes tyre ndodhej Fan Noli dhe Faik Konica. Ne po diskutonim pėr mjeshtėrinė letrare tė poetit shqiptar Naim Frashėri. Me tė dėgjuar emrin e Frashėrit, Konica u tėrbua. Ai nuk mund ta duronte respektin qė tregohej pėr Naim Frashėrin. S'ka dyshim qė ishte xheloz pėr aftėsitė e tij intelektuale.
* Si shkoi nė Harvard pėr tė krijuar njė bazė tė mirė nė anglisht.
* Noli nė Shtėpinė e Bardhė nė moshėn 81-vjeēare
Me mbėrritjen pėr herė tė dytė nė Shtetet e Bashkuara mė 1933, mbas nėntė vjet mėrgimi nė Evropė, Noli u bė redaktor i gazetės “Republika”. “Zoti Kirka, pse kishte kaq shumė botime nė njė komunitet tė vogėl?”
Sepse ato botime – THE ADRIATIC REVIEW, DIELLI, KOMBI dhe tani, REPUBLIKA, shėrbenin pėr tė nxitur ēėshtjen shqiptare. Gazetat nuk ishin gjė tjetėr veēse njė fushė garash. Ju duhet tė kuptoni se nė atė kohė, burrat bėnin punė tė rėndomta dhe fitonin katėr ose pesė dollarė nė javė. Megjithatė ne, aktivistėt shqiptarė, qemė nė gjendje tė mblidhnim mijėra dollarė pėr ēėshtjen tonė, sidomos pėr botimet. Kjo ishte njė shumė astronomike. Madje, edhe sot kjo do tė ishte gati njė arritje e pėrsosur. “A nuk mbeteshin njerėzit tė zhgėnjyer?” Nuk e di; nuk besoj; tė paktėn shpresoj qė jo. Ndoshta pak prej tyre, por ne ishim shumė tė suksesshėm. Pėr shembull, gazeta “Republika” u krijua pėr tė kundėrshtuar pikėpamjet dhe ideologjitė e diletantit, Faik Konica dhe eprorit tė tij, mbretit Zog. A mund ta besoni se nė njė nga piknikėt e shqiptarėve ne mblodhėm 300$? Kjo qe njė nxitje e madhe pėr popullin tonė. Sa mė e dukshme bėhej ēarja me Faik Konicėn, aq mė tė vendosur bėheshim ne, nė lėvizjen pėr bashkimin e Shqipėrisė dhe pėr krijimin e kishės shqiptare dhe tė kulturės shqiptare. “Si mendonte Noli tė merrte hak? A kishte ndonjė plan pėr tė ēuar pėrpara lėvizjen kombėtare shqiptare?” Sė pari, duhet tė themi se nuk ishte nė tė mirėn e Shqipėrisė tė lejohej ndėrhyrja e njė fuqie tė huaj, si pėr tė penguar Greqinė dhe Bullgarinė qė tė copėtonin tokat tona, ashtu edhe pėr tė pėrzėnė mbretin Zog. Ka shumė mundėsi qė fuqitė e huaja, tė organizuara dhe agresive nė sytė e shqiptarėve, tė rrėzonin qeverinė dhe tė nėnshtronin shqiptarėt. Vėnia e brylit Nolit si Kryeministėr i Shqipėrisė, qe rezultat i koalicionit tė pėrbashkėt ndėrmjet Zogut dhe Jugosllavisė. Megjithatė, pak kohė pas kėsaj, Zogu hoqi dorė nga ndėrhyrja jugosllave pėr hir tė mbėshtetjes financiare qė donte t'i ofronte Italia. Aktivi u bė pasiv dhe mė 1939 Italia nėn drejtimin e Musolinit pushtoi Shqipėrinė dhe Viktor Emanueli, mbreti i Italisė, u shpall mbret i Shqipėrisė.
Me mbėrritjen pėr herė tė dytė nė Shtetet e Bashkuara mė 1933, mbas nėntė vjet mėrgimi nė Evropė, Noli u bė redaktor i gazetės “Republika”. “Zoti Kirka, pse kishte kaq shumė botime nė njė komunitet tė vogėl?”
Sepse ato botime – THE ADRIATIC REVIEW, DIELLI, KOMBI dhe tani, REPUBLIKA, shėrbenin pėr tė nxitur ēėshtjen shqiptare. Gazetat nuk ishin gjė tjetėr veēse njė fushė garash. Ju duhet tė kuptoni se nė atė kohė, burrat bėnin punė tė rėndomta dhe fitonin katėr ose pesė dollarė nė javė. Megjithatė ne, aktivistėt shqiptarė, qemė nė gjendje tė mblidhnim mijėra dollarė pėr ēėshtjen tonė, sidomos pėr botimet. Kjo ishte njė shumė astronomike. Madje, edhe sot kjo do tė ishte gati njė arritje e pėrsosur. “A nuk mbeteshin njerėzit tė zhgėnjyer?” Nuk e di; nuk besoj; tė paktėn shpresoj qė jo. Ndoshta pak prej tyre, por ne ishim shumė tė suksesshėm. Pėr shembull, gazeta “Republika” u krijua pėr tė kundėrshtuar pikėpamjet dhe ideologjitė e diletantit, Faik Konica dhe eprorit tė tij, mbretit Zog. A mund ta besoni se nė njė nga piknikėt e shqiptarėve ne mblodhėm 300$? Kjo qe njė nxitje e madhe pėr popullin tonė. Sa mė e dukshme bėhej ēarja me Faik Konicėn, aq mė tė vendosur bėheshim ne, nė lėvizjen pėr bashkimin e Shqipėrisė dhe pėr krijimin e kishės shqiptare dhe tė kulturės shqiptare. “Si mendonte Noli tė merrte hak? A kishte ndonjė plan pėr tė ēuar pėrpara lėvizjen kombėtare shqiptare?” Sė pari, duhet tė themi se nuk ishte nė tė mirėn e Shqipėrisė tė lejohej ndėrhyrja e njė fuqie tė huaj, si pėr tė penguar Greqinė dhe Bullgarinė qė tė copėtonin tokat tona, ashtu edhe pėr tė pėrzėnė mbretin Zog. Ka shumė mundėsi qė fuqitė e huaja, tė organizuara dhe agresive nė sytė e shqiptarėve, tė rrėzonin qeverinė dhe tė nėnshtronin shqiptarėt. Vėnia e brylit Nolit si Kryeministėr i Shqipėrisė, qe rezultat i koalicionit tė pėrbashkėt ndėrmjet Zogut dhe Jugosllavisė. Megjithatė, pak kohė pas kėsaj, Zogu hoqi dorė nga ndėrhyrja jugosllave pėr hir tė mbėshtetjes financiare qė donte t'i ofronte Italia. Aktivi u bė pasiv dhe mė 1939 Italia nėn drejtimin e Musolinit pushtoi Shqipėrinė dhe Viktor Emanueli, mbreti i Italisė, u shpall mbret i Shqipėrisė.
Historia interesante
Do t'ju tregoj njė histori interesante dhe zbavitėse, pėrmes sė cilės mund tė dalloni mė mirė Nolin njeri nga disa bashkėkohės tė tjerė si, tė themi, Faik Konica. Njė mbasdite njė grup shqiptarėsh ishin mbledhur nė dyqanin tim; nė mes tyre ndodhej Fan Noli dhe Faik Konica. Ne, po diskutonim pėr mjeshtėrinė letrare tė poetit shqiptar Naim Frashėri. Me tė dėgjuar emrin e Frashėrit, Konica u tėrbua. Ai nuk mund ta duronte respektin qė tregohej pėr Naim Frashėrin. S'ka dyshim qė ishte xheloz pėr aftėsitė e tij intelektuale. E pra, njė nga admiruesit e Konicės, nė njė shpėrthim zemėrimi, thirri se poemat e Frashėrit ishin shumė tė pėrcipta, nuk kishin kuptim dhe deklaroi se Konica mund tė shkruante 200 poema tė tilla brenda njė ore. Mė pas, ai do tė pohonte devotshmėrinė ndaj Konicės, duke thėnė se ai mund tė bėnte barin tė rritej nė trotuarin prej ēimentoje qė rrethonte dyqanin tim. I habitur nga ky shpėrthim armiqėsor prej kėtij tė ashtuquajturi “zotėri”, unė e kėshillova tė shkonte e tė mblidhte pėr ne njė koleksion tė kėtyre poemave, tė cilat shqiptarėt me siguri do t'i vlerėsonin.
Fiziku
“Mė pėrshkruani pamjen fizike tė Fan Nolit”. Noli nuk ishte trupmadh; madje ishte i shkurtėr dhe kishte ēehre tė vrarė. Njė herė, duke e krahasuar veten me Faik Konicėn tė gjatė dhe bukurosh, Noli tha, “Unė dukem si Sanēo Panēo, ndėrsa Konica duket si Don Kishoti.” Konica kujdesej gjithmonė pėr veten dhe vishte zakonisht roba tė ēelura. Ai shfaqej shpesh me kostumin shqiptar “fustanella”. Noli vishte petkun e errėt tė klerikut. Megjithatė, po tė marim intelektin si masė pėr krahasim, Noli e linte Konicėn mbrapa. Nė pėrgjigje tė librit tė Nolit “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” George Bernard Shou i shkruante: “Ju keni ngatėrruar vokacionin, kur hytė nė Urdhrin e Shenjtė. Ky libri juaj nuk ėshtė as lutje e priftit, as hagjiografi [literaturė mbi jetėn dhe legjendat e shenjtėve]; ėshtė vepra e njė kritiku dhe biografi tė dorės sė parė. E lexova deri nė fund me kėnaqėsinė mė tė madhe, duke qenė vetė njohės i muzikės, kritik dhe artist-filozof nga profesioni. Ndoshta ju e dini se njerėzit nuk lexojnė kurrė librat qė jua dėrgojmė, siē i kam unė me shumicė…” Ėshtė me pikėpyetje nėse Noli e ka menduar se do tė ishte mė mirė tė qe bėrė shkrimtar, sesa prift. Unė mendoj, se po tė arrish tė kuptosh se shqiptarėt nė Amerikė, pėrballeshin me nevojėn pėr tė kryer pagėzimet, martesat dhe ritet e varrimit, se ishin privuar nga kremtimi i liturgjisė nė gjuhėn e tyre, nė kishėn e tyre ortodokse shqiptare pėr mė shumė se 500 vjet, ndoshta mund tė kuptosh edhe pse njė patriot shqiptar si Theofan S. Noli, ndjeu detyrim tė madh ta vinte jetėn e vet nė shėrbim tė bashkėatdhetarėve.
Unė besoj se zhgėnjimin mė tė madh, Noli e ka ndjerė kur dėshtoi nė themelimin e shtetit demokratik shqiptar. Kur vdiq, mė 1965, Noli nuk kishte fituar…, qėkurse ishin ndėrmarrė hapat fillestare mė shumė se para pesėdhjetė vjetėsh. Unė mendoj se Theofan Stilian Noli ishte, nė radhė tė parė, nacionalist.
Intervistova Sara Panaritin, tė venė e Qerim Panaritit, njė ish-botues i gazetės mė tė vjetėr shqiptare nė botė, “DIELLI” dhe mbėshtetės i fuqishėm i shoqėrisė “Vatra”.
Mė poshtė po jap pėrshtypjet e saj pėr peshkop Nolin.
“Pėrshkruani, nėse dėshironi, marrėdhėniet qė kishit me Fan. S. Nolin.” Nuk e njihja peshkop Nolin deri sa u martova. Nuk e kisha takuar kurrė mė parė. Burri im ishte mik shumė i mirė i tij dhe ata kishin lidhje tė ngushta. Zyra e “Vatrės” ndodhej nė 25 & 30 Huntington Avenue nė Boston dhe apartamenti i peshkopit ishte pranė saj nė Blagden Street, kėshtu qė ai e vizitonte shpesh Fan Nolin. “Si ishte apartamenti i tij?” Apartamenti ishte shumė i hallakatur dhe i mobiluar thjeshtė, shumė pak mobilje, por shumė libra.
Peshkop Noli na vizitonte dy herė nė vit. Ai e kishte tė vėshtirė tė ngjiste shkallėt, sepse ēalonte pak dhe e kishte akoma mė tė vėshtirė tė zbriste. Fakti qė ai dhe burri im ishin aq miq, ishte shumė i ēuditshėm sepse burri im ishte mysliman, megjithatė, ai ishte shumė i afėrt dhe i devotshėm ndaj peshkopit. Ai e ēmonte aq shumė peshkopin sa, edhe pse ishte mysliman, shkonte shpesh nė kishė. “A mendoni se dallimi fetar u lejonte tė kishin marrėdhėnie madje mė tė afėrta?” Mendoj se po. Peshkop Noli kishte sens tė shkėlqyer humori. Duke e ngacmuar burrin tim i thoshte, “Pse nuk bėhesh prift? Do tė ishe prift i mirė dhe gruaja jote ka karakter tė kėndshėm, kėshtu qė do tė bėhej priftėreshė e mirė.” Ai qeshte edhe me veten. Nuk ishte aspak pedant. Ata kishin shumė gjėra tė pėrbashkta. Qėllimi i tyre mbizotėrues ishte pėrkushtimi ndaj ēėshtjes shqiptare, nacionalizmit shqiptar dhe kulturės shqiptare. Qė tė dy ishin tė interesuar pėr shtimin e koleksionit tė literaturės shqiptare, sepse kur erdhėn shqiptarėt nė fillim nė Amerikė, nuk kishte asgjė. Peshkop Noli pėrktheu shumė libra, mes tė tjerėsh Shekspirin dhe “Rubaitė” e Omar Khajamit. Ai shkroi “Historinė e Skėnderbeut” nė shqip dhe nė anglisht dhe pėrktheu shumė poezi origjinale; shkroi edhe shumė pjesė liturgjike.
Pėrmes pėrpjekjeve tė burrit tim dhe tė shoqėrisė “Vatra” u organizua njė banket dhe tė ardhurat ju dhanė peshkopit, qė t'i pėrdorte pėr botimin e librit “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”. Libri pėr Skėnderbeun u botua nga “Vatra” kur burri im ishte botues i “Diellit”.
Fan Noli nė Harvard
Nė artikujt qė ka shkruar burri im, theksonte se Noli vajti nė Harvard, sepse vendosi tė krijonte njė bazė tė mirė nė anglisht me qėllim, qė tė kryente atė punė qė donte tė bėnte. Fan Noli mund t'ja dilte nė tė dy botėt. Shumė herė anėtarė tė klerit tė huaj ose gazeta tė huaja mund tė funksionojnė vetėm nė gjuhėn e tyre, por peshkop Noli dhe burri im mund t'ja dilnin po aq mirė nė botėn amerikane, sa edhe nė botėn shqiptare.
Fan Noli kishte aftėsi dramatike dhe ndoshta mund tė ishte bėrė aktor shumė i mirė. Grupi teatral ku kishte marrė pjesė u shpėrnda, pasi mbeti nė mes tė katėr rrugėve nė Egjipt, pa para. Ai duhet tė ketė pasur aftėsi dramatike, ndryshe nuk do tė mund tė mbante tė mbėrthyer pėr njė kohė aq tė gjatė ata qė e dėgjonin. Ishte shumė tėrheqės, kur fliste ai, ti e dėgjoje. Disa herė kam ndjekur shėrbesat e kishės vetėm pėr tė dėgjuar zėrin e tij, sepse duke mos qenė shqiptare, nuk e kuptoja gjuhėn. Ai shprehej bukur. Ai ishte nė formėn e tij mė tė mirė, kur fliste para auditorit. Bėnte qė ēdo gjė tė dukej e gjallė. Kishte njė zė tė mrekullueshėm, tė fortė dhe kumbues (tingėllues). “A kishte ndonjė gjė tė veēantė pėr tė cilėn bisedonin peshkopi dhe burri juaj?” Kur flisnin me njėri- tjetrin, bisedat e tyre kalonin nga filozofia te letėrsia, nga arti te historia, por subjekti pėr tė cilin flisnin mė shumė ishin Shqipėria dhe problemet shqiptare. Fan Noli ishte ishte i orientuar politikisht dhe i interesuar pėr nacionalizmin shqiptar dhe krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar. “A flisnin ndonjėherė pėr sportin?” Oh, jo. Edhe pse burri im mė thoshte se peshkop Noli kishte qenė notar i shkėlqyer dhe shumė i fuqishėm. Megjithatė, ai nuk kishte shumė kohė pėr gjėra si kjo, sepse vazhdimisht lexonte, studionte dhe krijonte diēka. Kjo ishte e mrekullueshme!
Noli kėnaqej me piknikėt
Peshkopi kėnaqej kur shkonte nė piknikėt e shqiptarėve, ku do tė ulej e tė rrinte me anėtarėt e rėndėsishėm tė kishės. Ai ishte vegjetarian dhe pėlqente frutat, kėshtu qė nė kėto piknike do tė gjendej gjithmonė njė shportė me fruta pėr tė. “Ēfarė shihnin te Noli si njeri?” Kur shihja peshkop Nolin, ndjeja gjithmonė se ndodhesha nė praninė e njė njeriu tė madh. Ai ishte shumė tėrheqės. Kishte diēka nė zėrin e tij dhe nė mėnyrėn se si fliste. Ėshtė njė cilėsi qė jo gjithmonė mund ta pėrcaktosh; mund ta ndjesh, por jo ta analizosh gjithmonė. Thjeshtė e ndjeje se po flisje me njė njeri me aftėsi tė mėdha, me njohuri tė thella dhe shumė i pėrkushtuar. Nga ana tjetėr, ai rrallė zbulonte ndonjė gjė pėr veten e tij. Bisedat e tij ishin gjithmonė pėr kauzat e pėr tė tjerėt. Nuk besoj se mund t'i afroheshe shumė nė planin personal. Nė themel, Fan Noli ishte njeri i ndrojtur. Ai ishte paksa vetmitar. Jetonte vetėm dhe kėtu nuk kishte familje. Nė jetėn personale nuk interesohej pėr gjėrat materiale. “A mendoni se i vinte ndonjėherė keq qė nuk ishte martuar?” Nuk e di. Im shoq mė ka treguar, sesi njė herė ai dhe peshkop Noli shkuan nė varrimin e dy vllezėrve tė rinj shqiptarė, qė ishin vrarė nė njė aksident automobilistik. Mbas varrimit, burri im e ēoi Nolin me makinė nė apartamentin e tij nė Blagden Street. Gjatė rrugės sė kthimit Fan Noli i tha pak a shumė tim shoqi. “A e di, ne nuk e patėm kurrė kėnaqėsinė e fėmijėve, por nuk do tė kemi kurrė as tragjedinė e tyre.”
Peshkop Noli ishte njeri shumė i respektuar jashtė bashkėsisė shqiptare. Ai linte pėrshtypje tė mahnitshme. Dr. Carleton Coon, antropolog nė Harvard, kishte shkuar nė Shqipėri pėr tė drejtuar njė sėrė studimesh antropologjike. Ai botoi njė libėr me titull “Mali i gjigantėve” (“The Mountain of the Giants”) dhe i kishte kėrkuar si peshkop Nolit, ashtu edhe burrit tim tė lexonin dorėshkrimin pėr t'u siguaruar qė materiali historik ishte i saktė. Njė mbrėmje na ftoi tė treve pėr darkė. Mysafirė tė tij ishin disa njerėz shumė tė shquar qė kishin lidhje me Harvardin si dhe njė anėtar i rėndėsishėm i Departamentit tė Shtetit nė Uashington. Vėmendja e gjithsecilit atė mbrėmje ishte pėrqendruar te peshkop Noli. Tė gjithėve u bėnė shumė pėrshtypje njohuritė e tij pėr historinė e Ballkanit. Ai ishte nė qendėr tė vėmendjes. Ajo qe njė mbrėmje e mahnitshme dhe ai njė tregimtar shumė i mirė.
Njė histori shumė zbavitėse ishte ajo, kur e kishim ftuar peshkop Nolin pėr darkė, njė tė shtunė mbrėma. Ndoshta ishte 81 vjeē dhe ishte duke mėsuar aramaishten nė Harvard. Njė ditė mė telefonoi pėr tė mė pyetur nėse do tė mė vinte keq, po tė ndryshonte ditėn, sepse i kishte dalė diēka tjetėr. I thashė se nuk mė vinte keq dhe ai mu pėrgjigj, “Kam provime dhe mė duhet tė mėsoj.” “Kjo ndodhi kur ishte 81 vjeē?” Po, kėshtu qė nuk ėshtė kurrė vonė tė mėsosh pėr provime. “Vėrtetė zbavitėse! Duhet tė ketė qeshur, kur ja u ka thėnė kėtė.” Po, qeshi. Qeshi.
Njė herė tjetėr kur ishte i ftuar pėr darkė, mori nė telefon pėr tė na thėnė se i kishte ndodhur diēka me protezėn e dhėmbėve, kėshtu qė nuk do tė ishte nė gjendje tė pėrtypte asgjė. Mu desh tė pėrgatisja diēka tė bollshme qė mund ta hante. Ai hėngri supė me zarzavate dhe mė pas hėngrėm tortė me luleshtrydhe, qė ai e shijoi plotėsisht.Peshkop Noli e dashuronte muzikėn. Ai e kishte bėrė zakon tė shkonte ēdo tė premte mbasdite nė koncert simfonik. Ato pak herė kur nuk mund tė shkonte, ma jepte mua biletėn e tij. Kishte njė vend tė hatashėm; ishte nė llozhėn e parė mbi skenė. Kur kisha vajtur nė koncert pėrpara se tė martohesha, isha ulur nė llozhėn e dytė nga nuk shihej asgjė.
Studiuesit e Shekspirit nė Shtėpinė e Bardhė
Nė qershor 1964, lexuam nė gazetėn New York Times se nė pėrkujtim tė 400 vjetorit tė lindjes sė Shekspirit, presidenti Lyndon Johnson kishte organizuar njė mbrėmje nė Shtėpinė e Bardhė pėr studiuesit e Shekspirit. Megjithatė, jo shumė njerėz kishin dijeni pėr pėrkthimet e peshkop Nolit nė shqip tė Shekspirit. Peshkop Noli i tha burrit tim se do tė dėshironte tė shkonte. Atėherė, ai i shkroi njė letėr shumė tė kėndshme presidentit Johnson, ku i thoshte se edhe peshkop Noli ishte studiues i Shekspirit, se ai ishte 81 vjeē dhe nuk e kishte parė kurrė nga brenda Shtėpinė e Bardhė. Ai mendonte se peshkop Noli do tė kėnaqej shumė po ta ftonin edhe atė. Mbas njė jave peshkopi mori njė ftesė. “Duhet tė jetė tronditur!” Po, u trondit, sepse atje ishin tė gjithė studiuesit e Shekspirit nga Anglia dhe nga ky vend. Kur u kthye, peshkop Noli i telefonoi burrit tim pėr t'i thėnė se presidenti Johnson i dėrgonte tė fala. I tillė ishte humori i tij.
Burri im e admironte shumė peshkopin. S'kish gjė qė tė mos e bėnte pėr tė. Ai filloi fushatėn pėr tė mbledhur para qė t'i blinte peshkop Nolit njė shtėpi nė Florida, ku ai tė shpėtonte nga muajt e hidhur e tė ftohtė tė dimrit. Tė gjithė mendonin se ajo ishte njė marrėzi, se nuk do tė mblidheshin kurrė aq para sa duheshin. Por i mblodhėn.
Poezitė e peshkop Nolit u botuan te “Dielli” nė kohė tė ndryshme. Ai pėrktheu shumė nga poezitė e Victor Hugo-it, qė do tė thotė se e njihte mirė frėngjishten. Pėrktheu gjithashtu, edhe disa poezi elizabetiane. Duke e kuptuar se ishte njeri shumė i sėmurė, peshkopi i tha burrit tim se dėshironte qė ato poezi tė botoheshin si libėr, ndryshe do tė humbisnin po tė varroseshin nė faqet e “Diellit”. Mbas vdekjes sė peshkopit, im shoq u takua me disa shqiptarė adhurues tė Fan Nolit, qė kontribuan pėr shtypjen e librit. Padyshim qė peshkopi nuk e pa kurrė librin.
Peshkop Noli kish dashur qė mbas vdekjes librat e bibliotekės sė tij t'ia dhuronte Bibliotekės Publike tė Bostonit. Nė atė kohė, pėr disa arsye, biblioteka e Bostonit nuk i mori librat. Atėherė, sekretarja e tij Mary Johns, i dėrgoi ato nė Shqipėri. Qenė volume tė tėra dhe u desh tė bėheshin arka druri pėr transportimin e tyre. “Si nuk i pranoi Biblioteka Publike e Bostonit? A nuk ishte kjo njė marrėzi?” Po, kėshtu ishte. Tani ata do tė ishin shumė tė kėnaqur t'i kishin ato libra.
Si pėrfundim, tė tre njerėzit qė intervistova mė informuan jo vetėm pėr aspektet intelektuale tė Nolit njeri, por mė futėn nė brendėsi tė aspektit njerėzor, madje humoristik tė kėtij personazhi tė respektuar, tė kėtij shqiptari. Nė tė vėrtetė flitet mė shumė pėr njeriun, sesa pėr figurėn e rėndėsishme publike qė e kanė njohur shumė prej nesh. Nga anekdotat personale qė lidhen me kėta individė, shohim se ka ekzistuar njė anė tjetėr e Theofan Stilian Nolit si person, si qenie njerėzore.
Gjatė kėrkimeve tė mia pėr kėtė projekt, kam bėrė njė zbulim interesant. Kur u krijua shoqėria “Besa Besėn”, nė Boston mė 1907, Noli qe kryetari i saj i parė dhe arkėtar ishte gjyshja ime nga nėna, Gelo Goni Stephenson (Katundi). Gjyshi im kishte emigruar nė Amerikė me grupin e parė tė shqiptarėve para se tė mbyllej shekulli, tė prirė nga kunati i tij Kole Christopher (At Kole), i cili njihet si shqiptari i parė qė ka ardhur nė Amerikė.
Gazeta Panorama, 21 Nentor 2004
Krijoni Kontakt