Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 117
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    MIGJENI-VEPRA
    Letrat e dashurisė sė Bojkės, fotografi, shėnime, e njė poezi e pabotuar mė parė, janė mbledhur nga e mbesa e poetit, Angjelina. “Migjeni-Vepra” ka dalė kėto ditė nė qarkullim

    Tė fshehtat e Migjenit rrėfehen nė njė libėr tė ri

    Dokumente, letėrkėmbime, njė poezi dhe disa fotografi tė Migjenit, tė pabotuara kurrė mė parė, janė pėrfshirė nė botimin e fundit “Migjeni –Vepra”. Ky botim, i cili ka veēse pak ditė qė ka dalė nė qarkullim, sjell tė tjera anė tė fshehta, nga jeta e poetit, tė cilin e detyruan t’i japė lamtumirėn kėsaj bote, qė nė moshėn 27- vjeēare. Nė kėtė libėr, veē veprės sė plotė tė tij, janė pėrfshirė edhe mjaft detaje tė tjera nga jeta. Skėnder Luarasi mblodhi gjithė jetėn e Migjenit, “Vargjet e Lira” tė kėtij poeti tė madh (ku janė pėrfshirė “Kangėt e mjerimit ”, “Kangėt e pėrndimit”, “Kangė nė vete”, “Kangėt e rinisė” dhe “Kangėt e fundit), e krahas tyre mblodhi dhe “Novelat e qytetit tė Veriut”( ku pėrfshihen edhe shkrimet e fundit tė tij, si dhe shėnime tė ndryshme nga leximet, dokumente, letra tė Migjenit, dėrguar miqve dhe tė afėrmėve tė tij, etj). E sė fundi, pėrgatiti dhe kronologjinė e jetės dhe tė veprimtarisė sė Millosh Gjergj Nikollės – Migjenit (1911-1938), botimet nė gjuhė tė huaja tė veprės sė tij. Njė pasthėnie e shkruar nga e mbesa e poetit, (Angjelina Ceka (Luarasi) vajza e motrės sė tij tė dashur Olga) mbyll fletėt e librit i cili u pėrgatit nga ndėrmarrja botuese “Cetis Tirana”.

    Tė njohurat e tė panjohurat
    Angjelina i kishte parė sa e sa herė dorėshkrimet dhe botimet e tė atit tė saj (i cili ka qenė studiuesi qė i ka hyrė deri nė hollėsi veprės sė Migjenit). Kishte marrė nė duar botimet e veprave tė plotė tė Migjenit. Vendosi tė botonte tė katėrtin e radhės. Siē edhe shpjegon nė pasthėnien e kėtij botimi tė ri, Angjelina pohon se ky libėr pėrmbledh botimin bazė tė pėrgatitur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi,si dhe letėrkėmbimet me miq e tė afėrm si dhe mjaft foto, letra e dokumente tė pabotuara mė parė. Njė libėr i tillė qė i ka munguar gjatė bibliotekės shqiptare ėshtė pėrgatitur me shumė kujdes. Ėshtė dashur shumė kohė pėr tė sjellė imazhin pėrfundimtar tė tij. Veē materialeve e veprės sė Migjenit, botuar edhe mė parė, janė bėrė hulumtime edhe pėrtej kufirit tė Shqipėrisė ku gjenden tė afėrm dhe miq tė Migjenit. Nga e vetmja vajzė xhaxhai e Migjenit (86 vjeē) e cila jeton sot nė Zagreb janė marrė fotografi tė reja tė Migjenit. Po ashtu janė bėrė kėrkime pėr materiale tė reja edhe nė shtėpinė muze “Migjeni”, ku janė marrė letra tė pabotuara tė sė dashurės sė tij. Pėrmes atyre letrave mėson diēka pėr vdekjen e Migjenit. Ato letra, Bojka ( kėshtu quhej vajza shkodrane, qė kish zaptuar zemrėn e poetit) ia dėrgonte motrės sė tij Olgės, e cila ishte e vetmja pjesėtare e familjes qė iu gjend pranė asaj, pas vdekjes sė Migjenit. Kjo letėr ėshtė botuar edhe nė kėtė libėr e sipas Angjelinės ka vlera tė veēanta se mbi tė gjitha tregon edhe nivelin kulturor tė kėtyre vajzave, nė ato kohė. Po ashtu, njė tjetėr dorėshkrim qė vjen pėr herė tė parė nė duart e lexuesve ėshtė edhe njė faksimile e dorėshkrimit origjinal tė poezisė “Malli rinuer”.

    Letrat e Migjenit…
    Nė kėto faqe ndodhen pėrjetimet e poetit, dhimbjet, meraku dhe malli i tij, pėr miqtė mė tė afėrt , motrat dhe njerėzit e tjerė tė familjes. Ndėr kėto letra gjen radhė tė shkruara pėr Skėnder Luarasin nė tė cilat rrėfen mbi pėrgtitjen e botimit tė vargjeve tė para tė tij. Nė tė tjera letra ai i ėshtė drejtuar mikut tė tij tė ngushtė, Teufik Gjylit, motrės Cvetka, burrit tė Lenkės (motrės sė madhe), Llazar Jovanit e motrės tjetėr, Jovankės. Vendin mė tė rėndėsishėm nė kėtė libėr e zėnė letrat e shkruara nga e dashura e tij Bojka, letra kėto qė ajo ia shkruante motrės sė Migjenit Olga, ( e cila ishte edhe mikja mė e ngushtė e saj). Ndėr rreshtat e atyre letrave, Bojka ka shprehur dhimbjen pėr humbjn e njeriut tė saj mė tė dashur. Fraza tė mbushura me dhimbje e keqardhje, mall e brenga, rrėfejnė pėr njė dashuri mjaft tė pastėr e tė veēantė mes poetit dhe Bojkės.

    90- vjetori qė s’u kujtua
    Ky botim i plotė i veprės sė Migjenit ishte pėrgatitur pėr t’u botuar qė nė 90 -vjetorin e lindjes sė tij. Por mes heshtjes dhe kaosit tė jetės kulturore nė Shqipėri, pėrvjetori i veēantė i Migjenit, u harrua. Pėrveēse nė Pukė, dhe nė njė mbrėmje performance, organizuar nga studentėt e Akademisė sė Arteve, nė Tiranė, askush nuk u kujtua ta nderonte Migjenin e madh e tė organizonte diēka pėr nder tė kėtij pėrvjetori. E qė nga ajo kohė deri para pak muajsh kur Ministria e Kulturės Rinisė dhe Spoteve e mundėsoi shtypshkrimin e kėtij libri nė Slloveni, nga familja e Migjenit janė bėrė pėrpjekjet maksimale pėr tė sjellė njė botim sa mė dinjitoz.

    Origjina e shtrembėruar e Migjenit
    Mbesa e poetit, Angjelina, ėshtė mjaft e prekur nga gjithēka dashakeqe qė ėshtė thėnė kundėr Migjenit kėto dhjetė vitet e fundit. Ajo i ka ndjekur me shumė kujdes tė gjithė artikujt e shkruar nė shtypin e kėtyre kohėve. Madje veē dėshpėrimit, ajo ka provuar edhe njė ndjenjė fyerjeje tė fortė ndaj figurės “sė cėnuar” tė dajės sė saj tė dashur. Nė pasthėnien e kėtij libri, ajo thekson se “Kėto vite nė shtypin shqiptar janė bėrė edhe shpifjet mė tė ulėta pėr Migjenin. Ėshtė shkruar se nuk ishte shqiptar dhe se familja e tij kishte origjinė sllave, duke injoruar kėshtu faktet e paraqitura nė biografinė e Skėnder Luarasit, qė dėshmojnė gjakun shqiptar tė poetit nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo Shkodrane e Kokoshėve”. Kėshtu shpjegon Angjelina, ndėrsa rrėfen se gjyshi i tij vinte nga Nikollat e Dibrės. Mė tej ajo shpjegon se emrat me tingėllim sllav, duke pėrfshirė edhe atė tė pagėzimit tė Migjenit dhe tė motrave tė tij, nuk dėshmojnė mė shumė se sa pėrkatėsinė nė komunitetin ortodoks tė Shkodrės , tė ndikuar nė atė kohė nga kisha fqinje malazeze”. Pra sipas saj asnjė prej kėtyre pretendimeve tė ngritura nė shtyp nuk qėndrojnė. Origjina e tij ėshtė krejtėsisht e pastėr shqiptare

    Dashuri e pėrfolur…
    Dashuria e tij me vajzėn shkodrane Bojka ka qenė njė dashuri mjaft e veēantė Mes tij dhe Bojkės, kishin lindur ndjenja jo vetėm tė forta por edhe shumė fisnike. Ato qė e dėshmojnė mė shumė se ēdo gjė tjetėr kėtė janė letrat e tė dashurės sė tij, Bojka. Por kjo dashuri mes tyre ėshtė pėrfolur mjaft ndėr shkrimet e kėtyre viteve tė fundit. “Mjaft dashakeqe ka qenė edhe pėrpjekja e bėrė nė shtyp pėr tė pėrdhosur dashurinė e vetme tė Migjenit si njė lidhje incesti, nėpėrmjet sajimit tė njė pėrafrie gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollės”- thotė Angjelina. Dhe e gjithė kjo ėshtė bėrė duke u nisur nga mbiemri i njėllojtė i tyre. Veēse e vėrteta nuk qėndron kėshtu. “Nė tė vėrtetė Kola, i ati i Bojkės, kishte ardhur nė moshė tė rritur nė Shkodėr, nga komuniteti ortodoks i i Kavajės dhe nuk kishte asnjė lidhje gjaku me Nikollė Dibranin, gjyshin e Migjenit, tė ardhur nga komuniteti ortodoks shqiptar i Rekės sė Dibrės shumė kohė mė parė”- shpjegon ajo, duke shtuar se “lidhja e Migjenit me Bojkėn ka qenė aq fisnike sa mund tė merret si shembull pėr rininė e sotme. Sa dhimbje forcė e kulturė pėrmbajnė letrat e mikes sė tij Bojka, ndėrkohė qė Migjeni e pėrjetėsoi atė nė poezinė Z.B”,- shkruan Angjelina nė pasthėnien e librit.

    (Kjo ėshtė poezia e botuar nė kėtė libėr nė formėn e njė faksimilje, ku paraqiten vargjet e marra direkt nga dorėshkrimi i poetit)

    Malli rinuer

    “Valėt muzikore flutrojnė nga prendimi
    Shkrepen e pėrtrihen
    Pėr muret e dhomės s’eme
    Edhe mandaj dridhen
    Mbrenda nė zemrėn t’eme
    Dhe zgjojnė ndijesina qė mblue ka hini

    Ndijesitė e mija me valėt muzikore
    Shkėmbejnė puthje tė nxehta
    Posi dy dashnorė
    E pamėshirė shėgjeta
    Mė ther nė krahnor
    Edhe mė merr malli pėr jetė ma gazmore

    Malli rinuer pėr jetė ma shkrumbuese
    Flen pa fat nė mue
    Njė tingull pendimi
    Asht ngushėllim pėr mue
    Kur mė mbėshtjell mashtrimi
    Me melankolinė e vet aq trishtuese

    Tingujt miqėdashės qė nė dhomėn t’eme
    Mė tregojnė rythmin
    E njė dansit tė largėt
    Mė kujtojnė pėrqafimet
    E ēifteve tė shkathėt
    Qė sjellen lirshėm nėpėr dėrrasa tė gdhenme”


    Admirina Peēi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #82
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,130
    Faleminderit
    0
    331 falenderime nė 228 postime

    Migjeni

    Migjeni

    Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.

    Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.

    Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn.
    Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
    Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten "Illyria". Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.

  3. #83
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Copėza prozash tė papėrfunduara :

    I fundmi Skandėrbe*

    Ku janė orat dhe nuset? Shtojzovallet e zanat ku janė? S'po flitet ma pėr vallet e tyne? As pėr sytė e tyne qė tė shitojnė a tė bajnė fatbardhė, s'po flitet ma...

    27. VII. 1938

    *) Skėnder Luarasi: Migjeni. Vepra. Tiranė 1957., Dorėshkrimi ne Fondin Migjeni.

    Ik, moj flutur*

    Ik! Ik, moj flutur, se do te digjesh!
    Se ke me ra nė gyp tė llambės dhe me flakėt e
    saj ke me u djegė.
    Por flutura s'dėgjon, sillet, silet e sillet.
    Dhe m'atė tė sjellun shkrepet pėr gyp, largohet,
    shkrepet, rrotullohet rreth llambes dh(j)etė herė
    pėr m'i shkrepė...

    *) Vehbi Bala: Migjeni, Portret. - Monografi, Tiranė 1974. Fillimi i nje proze poetike, shkruar nga Migjeni mbi faqen e fundit te nje libri te bibliotekes se tij. Shtepia-muze e Migjenit, Shkoder.


    ps. shenim per administratoret: ka disa shkrime te perseritura te kjo teme

  4. #84
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Copėza poezish:

    Citim Postuar mė parė nga zarathustra
    Nė ndėrgjegjen teme*

    Nė ndėrgjegjen teme ka dy Milloshė:
    Milloashi i gjallė, i jetės sė pėrditshme,
    qė vepron, gabon
    dhe Milloshi tjetėr
    qė i vihet pėrballė atij,
    e vėren dhe i dėnon gabimet e Milloshit real.
    Te njeriu bėhet vazhdimisht njė luftė e brendshme
    pėr pėrsosjen shpirtėrore.

    *) Dalan Shpallo, "Pas gjurmėve tė jetės sė Migjenit", "Nėntori" 1972, Nr. 2, fq. 29-33. Sipas rrėfimit tė njė ish-bashkėnxėnsi, kėto janė fjalėt e njėrės nga poezitė e Migjenit qė ai e lexoi nė njė pasdreke letrare nė Manastir.
    E bukur kjo. Te bukura jane te gjitha!

    Jo dashunisė si Sollomoni nė Dhjatėn e Vjetėr...*

    Jo, dashunisė si Sollomoni ne Dhjatėn e Vjetėr
    unė Kangėn e Kangėve s'do t'ia kushtoj..,
    ... por punės -
    hymnin e ngadhnimit do t'ia kėndoj...

    *) Vehbi Bala, "Migjeni. Portret - monografi", Tirane, 1974. Kėto janė vargjet e para tė njė poeme pėr punėn, qė Migjeni filloi ta shkruante nė verėn e vitit 1936 ne Pukė. Poema mbeti e pambaruar.

    Prap dielli lind...*

    Prap dielli lind...
    dhe rrezet e tia shkrepėn ndėr ballna tanė.

    *) Skėnder Luarasi: Migjeni - Vepra, Tiranė, 1957. Kėto dy vargje tė njė poezie tė papėrfunduar janė shkruar mbi njė copė kartoni tė hollė. Ndodhen nė Fondin Migjeni nė Muzeun popullor, Shkodėr.

  5. #85
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Frymëmarrëse!

    Kanga që s'kuptohet

    Melodisë kombëtare

    U vodh kanga nga zemra e kombit,
    shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,
    këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit,
    qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit,
    i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.

    Kangë a vaj? Cë je? Thuejma, zemër kombi!
    Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen...
    Kangë a vaj? Cë je? Cë në ty po vluen?
    Mallkimi ndaj fatet që ditët t'i helmuen,
    që dëshirat e jetës të gjitha t'i goxhduen?

    Oh - jo! Kanga jote asht shprehje e dhimbsun
    e një jetese që dergjet e dergjet
    dhe tu' e dergjë ndoshta do hesht e molisun...

  6. #86
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Frymėzim i pafat

    Frymzim' i em i pafat,
    qė vjen e mė djeg mu nė gji,
    pėr kė po mė flet? pėr kė tė shkruej?
    pėrse po mė ban qė kaq tė vuej?
    pse vjen e mė djeg mu nė gji,
    frymzim' i em i pafat?

    Pėr tė gjorėt? pėr ata qė nuk kanė dritė?
    O frymzim' i em i ngratė,
    mjaft me plagė qė s'kan shėrim,
    leni tė dergjen nė mjerim,
    Njerzit s'duen ma trishtim,
    botės s'ia kande atė kangė tė thatė,
    thot se mjell njė farė tė idhtė.

    Far, e idhtė... far' e idhė...
    - O njerz tė bimė nga far' e ambėl!
    Frigė tė mos keni, pse njė kangė
    mund t'ju theri nė ndjesi,
    t'ju kujtojnė zemrėn nė gji
    nė ndėrgjegje dhe njė dangė...
    por ju t'ju bajė edhe ma zi.

  7. #87
    i/e c'regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2005
    Postime
    170
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eshtë i madh! Eshtë i pazvëndësueshëm! Eshtë i pakrahasueshem! Kush e shpreh shpirtin më bukur?! Kush e ndjen njeriun si Migjeni?! Kush mund ta bëjë njeriun të ndiejë si Migjeni?! Kuuuuuuuuussssshhhhhhh?!

    Një natë pa gjumë

    A. Sh.

    Pak dritë! Pak drite! Pak dritë, o shok, o vlla.
    Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
    kur të dhemb e s'di c'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
    urren nuk din c'urren, don e s'din se c'don.

    Pak dritë! O burrë! O hero! ngado që të jesh!...
    Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
    Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
    se do cmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.

    Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
    Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
    ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun!
    Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.

    Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët...
    Dergjem n'errsinë pa gjumë dhe pa dritë...
    Askush s'më ndigjon, cirren kot më kot...
    Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.

    Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
    - Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
    Kur ti këndon thonë se asht afër drita...
    Por un s'besoj sonte në fjalët e ksaj bote.

    Hiqmuni qafe, mendime!
    O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
    më fal atë që due: gjumin dhe andrrimin
    e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

  8. #88
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    TĖ LINDET NJERIU

    Tė lindet njė njeri
    nga gjin' i dheut tonė tė rim me lot tė vakėt,
    nga thalb' i shpirtit tonė qė shkrihet nė dėshirė tė flakėt
    pėr njė gen tė ri, -
    Tė lindet njė njeri!
    Pa hyll nė ball - por qė me fjalė tė pushton,
    qė tė rrėmben qetsin e ban gjaku tė tė vlojė
    rrkajė, e ban synin ligshtin ta zhgjetojė,
    qė nėpėr shekuj ndėrgjegjen na tradhton.
    Tė dali njė njeri!
    Tė mkambi njė Kohė tė Re!
    Tė krijojė njė Epope!
    Ndėr lahuta tona tė kėndohet Jeta e Re...
    - Tė gjithė kombet po dehen n'epopea tė veta,
    flakė e zjarrmit tė tyne na i pėrzhiti ftyrat
    dhe nėpėr to njė nga njė po shtohen rrudhat,
    e nėn kambė e mbi krye tinzė po na ikjeta.
    (Liri! - Po, liri dhe gaforrja gėzon,
    porgaforre asht...
    Liri, ku plogsi ndėrgjegje gjallon,
    jo, liri nuk asht!),
    Tė lindet njė njeri
    i madh si madhni
    dhe ndėrgjegjet tona t'i ndezi nė dashni
    pėr njė ide tė re, ideal bujar,
    pėr njė agim tė lum e tė drejtė kombtar.




    BLASFEMI

    Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tona,
    e lutjet pa kuptim e shije pėrplasen pėr muret e tyne
    dhe nga kėto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
    por vazhdoi tė rrahi ndėr lodra dhe kumbona.

    Xhamiat dhe kishat madhshtore ndėr vende tė mjerueme...
    Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtėpia tona pėrdhecke...
    Zani i hoxhės dhe i priftit nė njė kangė tė degjenerueme...
    0 pikturė ideale, e vjetėr njė mijė vjeēe!

    Notojnė xhamiat dhe kishat nėpėr kujtime tė fetarve.
    Tingujt e kumbonės ngatrrohen me zanin e kasnecit,
    Shkėlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndėr mjekra tė hoxhallarve
    0, sa engjuj tė bukur pėrpara derės sė ferrit!

    Mbi kėshtjellat mijvjeēare qėndrojnė sorrat e smueme,
    krahėt i kanė varė pa shpresė-simbojt e shpresave tė humbune
    me klithma tė dėshprueme bajnė fjalė mbi jetė tė pėmdueme,
    kur kėshtjellat mijvjeēare si xhixha shkėlqejshin tė lumtuna.




    MELODI E KĖPUTUN

    Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni
    i njė grues sė dashun...
    andje e pėrplasun,
    xhevahir i tretun,
    njė andėrr e shkelun,
    buzė e paputhun
    nė melodin e kėputun.
    Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
    verbojnė nga zbardhimi...
    e ther, ther hidhnimi
    pėr ēasteet e rrėshqitun,
    pėr fatin e ikun,
    pėr gėzimin e humbun
    nė melodin e kėputun.
    Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun:
    Qan grueja e pikllueme
    me zemėr tė piskueme
    (njė kitarė e gjymtun,
    za kange i mbytun
    nė buzė nga dhimb' e puthun
    nė melodin e kėputun).
    Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme...
    syni i venitet
    nė tė loti vėrvitet,
    diēka nxjerr nga xhepi
    grues ia lė - dhe sė shpejti
    e len gruen e humbun
    nė melodin e kėputun.
    Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet,
    gjaqet turbullohen,
    pėrzihen, pėrvlohen,
    ēohen peshė, tėrbohen
    ... e vetėm ndėgjohen
    ahtėt e molisun
    nė melodin e grisun.



    SHPIRTĖNT SHTEGTARĖ

    Mbrame nje erė e ftohte acar fryni nga ana e maleve,
    i shkundi shpirtent tone - bashke me gjethe te kesa) vjeshte
    i muei andej kah dielli hijen si te pergjaket ua leshon zalleve
    - ne Perndim, ku shtret e shkimet dnta ne pamundsme e vet
    Enden shpirtent tone neper vise te Pemdimit te mrekullueshem,
    bajne te fala dhe me thane vendeve te shuguruem
    e te pertnme nder fluide te hekunt te zjarrmit - adhurueshem
    e me nje credo gezojne qiellen me ēagje e te tymuem
    ne cilen, diku ne skaj merimanga fatin tnllon
    vetes dhe njerzis poshte, qe damaret i rrahin
    (si te rrahunt trompete ne vorrese) - ndersa tue qa, kumbon
    e thrret kumbon' e fabnkes, i njemijti fishkellim si nje fsham
    shkyn ajrin
    Shpirtent tone me nje dashni tragjike ato vise i duejne.
    n'eter te kulluet u bajne fli ndjenjat e vet ma te holla
    E ne nesermen fatale kundrojme nje horizont me njolla
    shtegtare te merguem. shpirtent tone n"ongjine po kthejne



    EKSTAZA PRANVERORE

    ...dhe pranvera erdhi...
    Nėpėr ftyra tona rrėshqiti nji gėzim
    dhe ndėr zemra tona ngrehi njė folė,
    e njėjetė e bukur, e njė jetė e rė,
    me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.
    ...dhe dallndysha erdhi...
    si shpirti n'ekstazė, nė hovin e shejt shtri;
    me qiellėn rroket, me diellin puthet,
    dridhen krahėt nė hare - mandej poshtė vėrsulet
    t'u dhurue nė cicrim pėrshndetje njė mijė.
    ...triumfon bylbyli...
    kangėtar plot magji nė gemb tė trandafiles,
    nė njė tempo tė marrė pėrkdheljet po shfre
    e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
    asht si kangė Orfeji ndėr telat e lyrės.
    ...dhe vesa shkėlqen...
    nė njė pikė t'argjant pasqyrohet jeta
    tėrheqse si andrra dhe si vijzatimi
    ndėr orėt e hyjzimit, kur shpėrthen agimi
    e rrezet e arta rrėshqasin ndėr fleta.
    ... dhe pranvera erdhi...
    Nėpėr ftyra tona rrėshqiti njė gėzim
    dhe ndėr zemra tona ngrehi njė fole
    e njė jetė e bukur, e njė jetė e re
    me dėshira tė shumta po buzqesh nė lulzim.



    SONET PRANVERUER

    Me kangė nė buzė e me hove tė reja
    u zgjue agimi pranveruer,
    largėsinat e hjedhta ka zatetė hareja,
    n'argjent shkėlqejnė brigjet tėrthuer.

    Me kangė nė buzė u zgjue agimi
    dhe ia kėndoi kangėn diellit t' art
    rrezash purpure dhe jetėdhurimi
    me kaltrinat e thellta nė qiellė tė kjartė.

    Me manushaqe nė buzė e me andje nė zemra
    vajzat si biluri ndėr kopshtie tė gjelbra
    dihasin aromat, qė lulzimi derdhi,

    me gji tė paprekun, ku dashnia sosė
    me fletza trandafilesh qė flladi sjelli
    dhe adhrojnė pranverėn me njė apoteozė.



    Z.B.

    Buzmramja u dridhte ndėr afshet e mbramė
    tė diellit pėrndimuer
    me kuqlim e tisa purpuer,
    me kaltrina tė kullueta nė qiellė e nė sy tand.
    ku nė fund u pasqyronte njė dashni e lume
    si vegimet e fatbardhsis nė lima,
    mbi tė cilin tėrthuer fluturon njė pėllumb
    dhe gėzime tė pamatna gugon pa pra.
    Zojushė, q' at buzmramje
    unė andrroj me andje
    dhe me njė dashni tė pastėr
    ata dy sy tuej tė kaltėr,
    qė m'u falne letė
    me njė shikim diskret.



    LUTJE

    Tė lutem, o perėndi,
    pėr njė simfoni
    me tinguj t'argjantė
    e akorde t'artė.

    Tė lutem, o perėndi,
    pėr njė simfoni -
    plot dashuni
    tė nxehtė si tu vasha gjitė
    kur vlojnė ndijesitė.

    Tė lutem, o perėndi
    pėr njė simfoni
    tė dėfrej nė lumni
    t'u u pėrkundė n'ani
    tė bukur t'andrrimeve
    tė kaitėr, ku tė fantazmeve
    buzėt mė tėrheqin zjarrtė
    e mė digjen syt e flaktė.

    Tė lutem, o perėndi,
    pėr njė simfoni -
    e kurr, e kurr ma mos tė zgjohemi.



    MBAS TRYEZĖS

    Njė grupit


    Kėshtu ne tė rinjve na kalon nata:
    Pranė tryezės meremer-falso, me gotė tė plotė a boshe,
    me kujdes tė madh ndejun (si e lyp dans-edukata),
    tė ngrehun, tė ngrimė, tė stolisun
    e ftyrash tė qindisun
    me pudėr, karmin... jo? - por me pėrshtypje tė mirė
    qė na e sjell zojusha e bukur dhe me hir
    tu' na buzqeshė ambėl, buzėsh tė kuqe si gjaku,
    nsa gjit' i majen, dridhen - ftyra kuqet, zbehet...
    e nė secilin prej nesh nė fund ka njė shpresė kėndedhet
    dhe na shtrėngon laku...
    - Qashtu ndejė, tu' e vrejtun, ēojmė biseda tė ndryshme
    serioze, t'urta, por ma shpesh tė dyshueshme,
    me gjuhė tė bukur, tė zgjedhun, mbi ngjarje tė ra flasim
    e prej njė dėshirės pa mshirė tė gjithė pėlsasim.
    Ngushllim! - se zonjusha na i din mirėi hallet,
    prandej aq me andje, bukur, kėrcen vallet.
    Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen,
    lėmojnė ata qė nė valle sjellen, nė hare sjellen,
    lėmojnė tryezėn, gotat, veshjet tona, ndjenjat
    e fantazis sonė, i hapen ylber-velat...
    Por befas, tė njėjones sė panjoftun tingllimi,
    sė cilės asht te hyu i bukuris trillimi,
    krahnorėt n'i pėrkdheli dhe n'i piskoi zemrat,
    gjatė korrizit tė thennėt zbresin fill te themr;
    - Qashtu vuejmė, dėfrejmė...
    Jetėn adhurojmė,
    nsa drita shkėlqejnė
    zojushėn shikojmė
    dhe n'andrrim vallzojmė...
    Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen
    Vash e djalė pėrputhen
    mbrend dy zemra digjen,
    por me u puthė - nuk puthen!



    HIDHET E PĖRHIDHET

    Hidhet e pėrhidhet nė shtregullėn e fatit
    djalosh' i Arbėnis.
    Hidhet e pėrhidhet nė pėmdim mbrapa malit
    me hovin e rinis
    zogu i liris!
    Nė shtregullėn e fatit, ndėr kėto fluturime
    ma shpejt i rreh zemra edhe merr drithtime
    se qiellat e hueja premtojnė gėzime t'ambla
    nepėr shkalla tė hueja, nėn tė ngjyrta llamba
    premtojnė hyjnizimin nė vallen e dėfrimit;
    femėn-mashkull rrokun si dy vetė qė mbyten
    kin pėr tė mbramen herė qindenjė herė puthen
    e mbrenda krahnorit gati tė pėlsasė zemra,
    nsa majet e kėpucve shkarravisin germa
    tė tanė natėn e lume deri nė tė lem t'agimit.
    Pėr njenin ky gėzim, pėr tjetrin gėzim tjetėr...
    ndoshta vllime librash, atom ose kompas -
    fund' i fundit shkundet ai djalosh i vjetėr
    nga melankolia fillon tė vuejė pa masė.
    Dh' atėherė nalmadhnia e tij mbret Dyshimi
    futet nė zemėr, nė tru, nė jetėn e tė riut
    mfshehtas fillon lojėn tinzake, si krymbi
    nė thalbin e mollės... e syni i tė riut
    merr hijen e vendit, hijen e njė murit
    mbrapa tė cilit rrahin zemrat e makinat
    m'i krijuejetė tė tjetėr, njeriun e gurit...
    ... po, njė ringjallje mbi tė vjetra kalbsinat.
    Syn' i tė riut muer hijen e atij murit.
    Hidhet e pėrhidhet
    zogu i liris,
    por dhe bjen ku lidhet djalosh' i Arbėnis.



    MALLI RINUER

    Valėt muzikore fluturojnė nga pėrndimi
    shkrepen e pėrtrihen
    pėr muret e dhomės seme,
    edhe mandej dridhen
    mbrenda nė zemrėn teme
    dhe zgjqjnė ndijesina qė mblue ka hini.
    Ndijesitė e mia me valėt muzikore
    shkėmbejnė puthje tė nxehta
    posi dy dashnorė
    e pa mshirė shėgjeta
    mė ther nė krahnor
    edhe mė merr malli pėrjetė ma gazmore.
    Malli rinuer pėrjetė ma shkumbuese
    flen pa fat nė mue,
    njė tingull pėmdimi
    asht ngushllim pėr mue
    kur mė mshtjell mashtrimi
    me melankolinė e vet aq trishtuese.
    Tingujt miqėdashės, qė nė dhomėn teme
    mė falin rytmin
    e njė dansit tė largėt,
    mė kujtojnė pėrqafimin
    e ēiftave tė shkathėt
    qė sjellen hirshėm nėpėr drrasa tė gėdhenme.



    VUEJTJA

    Ka do dit
    qė po shof fare mirė
    se si nga vuejtja syt po mė madhohen,
    nepėr ball dhe ftyrė rrudhat po mė shtohen
    e si buzqeshja m'asht e hidhun...
    ... dhe po ndij
    se si mėngjeset e mia
    nukjanė ma mėngjese hovi e pune,
    as ndėrtimi, por tė shtymt dita mė ditė
    e njė jete qė s'durohet.
    Dalngadalė po shof
    si jeta njė nga njė
    secilin ndjesi
    me tradhti
    po ma vulos
    dhe s'po mė mbetė asgja
    qė me u nda
    si shej gėzimi,
    pėrpara
    nuk e dishe, ojetė,
    se kaq i tmerrtė
    asht grushti i yt
    qė mbyt
    pa mėshirė.
    Por kot
    nė pasqyrė po shof
    se si nga vuejtja syt po mė madhohen
    nėpėr ballė dhe nė ftyrė rrudhat po mė shtohen,
    dhe shpejt do tė bahem
    flamur i vjetruem
    i rreckuem
    ndėrluftat e jetės.



    VETMIA

    Mė plak mėrzitja
    qė vetmiamė sjell;
    pėrbuzja, urrejtja
    tė gjith sendet m'i mbėshtjell
    qė kam shumė anmiq
    tė liq
    nė kėto sende pa shpirt,
    Nuk flasin.
    As sy s'kanė.
    Po mue mė bahet
    se aty janė
    vetėm qė tė mė plasin
    zemrėn.
    Sė paku, tė mė shajnė:
    I mallkuem!
    Sė paku, tė anė tallin:
    I uruem!
    Sė paku, tė mė kėndojnė:
    -I yni zot!
    Ose tė mė thonė:
    - Jeton kot!
    Tė flasin, tė flasin se fjalė due
    nė kėt vetmi me ndigjue.
    Ose tė mė tregojnė historinė
    e tyne, autobiografinė:
    ndoshta ty do gjej gjasim
    mejeten tcme pa tingllim
    qė nė vetmi po e kaloj -
    dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
    Sendet heshtin. - sa tė pamėshirė!
    Mė bajnė dhe mue tė hesht me pahirė,
    pse gojė s'kanė
    dhe nuk flasin,
    aty janė
    vetėm tė mė plasin
    zemrėn teme qė po vuen
    dhe nė mėrzi vetveten truen.

  9. #89
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,603
    Faleminderit
    28
    322 falenderime nė 246 postime
    Urime pėr 1937

    MIGJENI

    Shok i dashtun, unė pėrgjithėsisht nuk shkruej urime, as pėr Krishtlindje as pėr Bajram, as pėr ditėlindje as pėr ndonj festė tjetėr. Nuk shkruej, pse urimet qė n'ato ditė e tan bota ban, nuk dij a plotėsohen njė pėr qind se pothuaj tė gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kėtė e din, por njėsoj vazhdon tė shkruej urime. As pėr Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kėsaj herė duhet tė hyj nė rradhėn e njerzve tė korrektė dhe t'u uroj shokve tė mi Motmotin e Ri tė 1937.
    Sė pari, t'uroj, shok i dashtun, gjumin e ambėl, qė tė mos ndėgjosh si gjėmojnė njerėzit nėn barrėn e kryqave tė vet tue shkue nė Golgotha. Tė mos ndėgjosh as dėshpėrimin e tė mundunve as britmėn e ngathnjyesve nė kėtė jetė. Tė mos ndėgjosh bubullimėn e Spanjės. Gjumin e ambėl! Tė mos ndėgjosh si afėr teje gėrset dhėmballa pėr dhėmballė, nga tė ftohtit. Pse atėherė duhet tė pyesėsh: moj dhėmballė, pse ndeshe pėr dhėmballė dhe gėrset aq? E gjuha nė vend tė dhėmballės pėrgjigjet: pse asht ftohtė, zotni, e kur asht ftohtė, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gėrset dhėmballa pėr dhėmballė, zotni. Asht tepėr banale tė themi se mungon vesha dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambėl, shok i dashtun.
    Sė dyti, mbas gjymit t'ambėl, t'uroj - ē'asht dhe e natyrshme - tė jesh i gėzuem, gjithmon i gėzuem. Nga gėzimi i madh, nė sentimentalizėm, tė puthish drrasat e dhomės e shtyllat, si bani Greta Garbo nė filmin "Mbretnesha Kristina", kur shijoi dashunin shtazore (desha tė them hyjnore, por njėsoj asht). Aq i gėzuem, saqė bota tė ta kenė zili dhe tė thonė: oh, sa i lumtun asht! Tė jesh i gėzuem, edhe pse n'anė tjetėr zemra tė pėlset, si e paljaēos. Tė jesh i gėzuem, se gėzimi yt u jep shpresa edhe tė tjerve. Nė rasė se tryeza e shkrimit tė ēalon, ti qeshu. Nė rasė se e vetmja karrigė qė ke nė shtėpi asht e shpueme dhe s'ke ku tė rrish, ti qeshu. Nė rasė se s'ke zjarrm e ke ftohtė, po, ti qeshu. Nė rasė se ndonj ditė, ashtu kot, tė mungon dhe buka, ti merre pėr lojė, pėr shaka, dhe qeshu, qeshu. Del nė rrugė bile, nė kryqėzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketė zili dhe do tė thotė: ah, sa i lumtun asht! E kur tė tė vij nė shtėpi ta shofi shkakun e gėzimit tand, do t'i kujtohet botės vetvetja dhe do tė fillojė tė qeshi kikikikakaka. Smundja e tė qeshunit do tė pėrhapet ndėr tė gjithė dhe njerzit si majmunat do tė hidhen pėrėjetė nga gėzimi… Dhe kėshtu tė uroj qė vjetin 1937 ta kalojmė nė gėzim, edhe pse tė smundė patologjikisht.


    Botuar mė 1937

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Barbarosa
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Mosha
    33
    Postime
    20
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Migjeni qe nuk eshte kuptuar asnje here

    Njėri ndėr poetėt mė tė shquar shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, ashtu sikur pati fatin e keq nė jetėn e tij tė shkurtėr, ashtu vazhdon ta ketė fatin e keq jo vetėm krijimtaria e tij e shkėlqyer, por edhe bustet dhe emri i tij. Indiferenca, keqinterpretimet dhe satanizimi qė po i bėhet Migjenit dhe krijimtarisė sė tij, nga disa qarqe nė Shqipėri dhe nė Kosovė, vė nė pikėpyetje tė madhe ndėrgjegjen intelektuale shqiptare nė pėrgjithėsi e nė veēanti papėrgjegjėsinė e organeve relevante shtetėrore, arsimore dhe kulturore tė Shqipėrisė, tė cilat nė 95-vjetorin e lindjes dhe 68- vjetorin e vdekjes sė poetit anashkaluan manifestimet pėr tė.

    Asnjė institucion arsimor apo kulturor nė Shqipėri nuk ka njoftuar zhvillimin e ndonjė aktiviteti pėrkujtimor mė 13 tetor, ditėn e 95-vjetorit tė lindjes sė poetit tė madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, ka bėrė tė ditur gazeta ‘Shekulli”. Asnjė njoftim nga Ministria e Kulturės, Lidhja e Shkrimtarėve, Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, Teatri Kombėtar…, ndėrsa derdhen para pėr lloj-lloj aktivitetesh. Emri i Migjenit duket se ėshtė harruar mes projekteve tė lėna sirtarėve tė institucioneve.

    Nuk ka faj Migjeni pse kishte emrin Millosh dhe pėr shkak se ishte pjesėtar i fesė ortodokse. Nuk mund t’i vihet faj sot, sepse paska qenė ateist, kur nuk dihet mirėfilli se a ishte i tillė nė jetė, dhe pėr mė tepėr kishte mbaruar njė shkollė fetare ortodokse. Nuk ka faj Migjeni pse ishte keqinterpretuar poezia dhe proza e tij nga disa kritikė tė realizmit socialist.
    Mjerisht, “Migjeni duket shumė fatkeq vetėm sepse ka lindur shqiptar”. Po tė kishte lindur nė Hungari, do tė ishte si Shandor Petėfi, ose Adi Endre. Po tė kishte lindur nė Rusi do tė ishte i njohur si Jesenini apo Majakovski. Po tė kishte lindur nė Greqi do tė ishte njė Janis Ricos. Mirėpo fakti se ai ishte shqiptar, ortodoks me pėrkatėsi fetare, tash nė periudhėn e kėtij farė pluralizmi pa fre, ka bėrė qė tė sulmohet nga tė gjithė, e sidomos nga kritika fundamentaliste fetare nė pėrgjithėsi, e nė veēanti nga disa fundamentalistė krishterė tė Shkodrės.

    Migjeni, dikur i interpretuar me tė drejt si poet uragan i papėrmbajtur, tash duket edhe mė fatkeq, sesa ishte realisht nė jetė. Padrejtėsia qė po i bėhet kėtij gjeniu tė letrave shqipe ėshtė njė damkė e madhe nė ndėrgjegjen e vėrtetė intelektuale, sepse letėrsia shqiptare njeh njė Migjen, njė poet e prozator realist, qė barazohet me tė drejtė me poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė botėrore, tė periudhės sė realizmit. E tėrė krijimtaria e Migjenit ėshtė krejtėsisht e angazhuar dhe nė shėrbim tė njeriut, nė shėrbim tė shqiptarit tė kohės, kur jetoi poeti. Vepra dhe jeta e tij ishte njėzuar nė njė protestė tė mirėfilltė shoqėrore, protestė e cila nuk e bėri mė tė mirė Shqipėrinė e kohės sė regjimit tė Ahmet Zogut, por diagnostifikoi sėmundjen e vėrtetė tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve tė asaj kohe, tė asaj Shqipėrie aq tė vockėl, sa nxėnėsit e tij mezi e gjenin nė hartėn e botės.

    Duke parė vuajtjet e skamjen e shumicės shqiptare, duke qenė edhe vetė bashkėvuajtės e bashkėskamor, Migjeni arriti jo vetėm tė identifikojė shkaktarėt e vėrtetė tė mjerimit, por edhe t’ i satanizojė dhe t’ i diskreditojė me aq sa mund tė bėnte kėtė punė njė poet, te i cili rrihte delli i gjenit tė pastėr njerėzor e kombėtar.
    Asnjė poet tjetėr i kombit shqiptar nuk ka qenė aq diskret nė pėrshkrimin realist tė gjendjes shoqėrore tė Shqipėrisė, nė kohėn kur jetoi dhe krijoi Migjeni.
    Ai nuk ishte njė uragan, qė mund tė ta bėnte mė tė mirė Shqipėrinė, nuk ishte njė “Pontifex maximus”, as njė Papė, sikur thotė pėr veten e vet, por ishte njė poet guximtar, qė i nxori nė sipėrfaqe tė palarat, prapambetjen, injorancėn, fudullėkun, bajraktarizmin e pse jo edhe mungesėn e shprehur tė qytetarisė nė shoqėrinė e kohės, tė asaj kohe tė zezė kur ai jetoi. Ishte njė grusht pothuajse i vetmuar qė donte ta godiste “malin qė nuk bėzante”, ndėrsa mali nuk tundej dot, pėr mė keq ai heshtte ndėrsa poeti vuante dhe nė vuajtje do tė vdiste.

    Migjeni ishte i vetėdijshėm se fjala e tij e guximshme do ta dėmtonte dhe do ta rrezikonte, por ai nuk e tradhtoi ndėrgjegjen, sikur bėnė shumė poetė tė asaj kohe, veprat e tė cilėve nuk prekin dot nivelin artistik dhe pėrmbajtjen e fuqishme tė krijimtarisė sė Migjenit, edhe pse kritikė tė ndryshėm mundohen t’i paraqesin si vepra tė arrira.
    Migjeni ishte njė gjeni tipik shqiptar, ndoshta edhe me tipare tipike tė intelektualit ballkanik, pėr kohėn kur jetoi. Ai me kohė dhe nė mėnyrė autentike kishte zbuluar gėnjeshtrėn, qė fshihnin priftėrinjtė e hoxhallarėt nėn petkun e tyre fetar. E njihte religjionin, e njihte realitetin ekzistues, kishte lexuar veprat e shumė filozofėve tė kohės, kishte tė dhėna pėr Revolucionin socialist tė Tetorit dhe pėr pėrpjekjet qė po bėnte bota nė luftė pėr t’ u ēliruar nga robėria e shfrytėzimi imperialist. Megjithatė, ai nuk ishte komunist, dhe nuk u anėtarėsua nė “Grupin Komunist tė Shkodrės”, edhe pse kishte shumė simpatizantė nė mesin e atij grupi. Ai ishte njė simpatizues i socializmit dhe i barazisė shoqėrore.

    “Dielli alegorik” i Migjenit, pėr tė cilin aq shumė ėshtė spekuluar, nuk ėshtė e thėnė tė ketė qenė “Revolucioni i Tetorit” i vitit 1917 nė Rusi. Mund tė vėrehen refleksione tė tilla, por nėse lexohet me vėmendje dhe nėse kuptohet drejt tėrė aktiviteti i tij krijues, do tė bindemi se “Dielli alegorik” i Migjenit” ishte fiksioni i tij poetik, dėshira e tij e zjarrtė pėr njė jetė mė tė mirė, tė cilėn ai e aspironte me vullnetin e tij dhe dėshirėn e madhe pėr zgjim, pėr “liri tė shprehjes dhe tė mendimit tė lirė”, pėr shfrim pozitiv tė vullneteve tė ndrydhuna.


    “ Ndėr tru tė njerėzimit Zoti galuc ka ndejtun”

    Nuk ėshtė antifetare krijimtaria letrare artistike e Migjenit, ndonėse notat shpeshherė nihiliste dhe pesimiste arrijnė tė shprehin efekte ankthi edhe kundėr vetė krijuesit, madje edhe kundėr predikuesve tė feve.
    Edhe pse ėshtė spekuluar me dekada tė tėra, nė kohėn e interpretimit marksist leninist tė letėrsisė dhe tė rrethanave shoqėrore e ekonomike, si poezi ateiste, poezia e Migjenit nuk ėshtė aspak ateiste, nuk ėshtė blasfemuese, por ėshtė njė kritikė e rreptė shoqėrore, kritikė drejtuar klerit hipokrit, kritikė drejtuar institucioneve tė mekuna dhe tė zhytura nė korrupsion e degjenerim, dhe kritikė drejtuar tėrė njė populli, i cili ishte pajtuar me mjerimin dhe me rezignatėn e vet tragjike dhe bėhej sikur po priste vdekjen kolektive.
    Nė njė kaos tė tillė, nė njė gjendje mjerimi ku ishte katandisur Shqipėria nė vitet ‘30, Migjeni nuk shihte rrugėdalje tjetėr pėrveē ndryshimit rrėnjėsor tė gjendjes. Dhe, ai i besonte njeriut, i besonte madje nė formė virtuale edhe “mbinjeriut”, nga i cili do tė kėrkonte shpėtim, edhe pse shpėtimin nuk do ta gjente dot.
    Por kjo nuk ėshtė e tėra. Migjeni ishte shumė realist, pėr tė besuar nė trajtat e mbinjeriut. Ai nė brendi tė shpirtit tė tij kryengritės, po mundohej tė gjente njė formulė shpėtimi pėr popullin, pėr Shqipėrinė, duke harruar edhe vetveten, edhe shėndetin e dobėt, edhe sėmundjen fatkobe, e cila e mori nė lulen e rinisė. Dhe, nė rrugė pėr tė gjetur njė formulė tė tillė, ai do tė kėrkonte shpėtim edhe nga njė “mbinjeri”, nga njė “Pontifex maximus” tė cilit nė esencė nuk i besonte.

    Migjeni nuk e qesėndis religjionin si tė tillė, por i vė para sprovave tė ndėrgjegjes njerėzore klerikėt, ata tė cilėt mėsonin dhe interpretonin pėrmendsh mėsimet e Biblės dhe tė Kuranit, nė njė vend ku vdisej urie, ku foshnja ngrinte nga tė ftohtit, ku malėsorja tregtonte me nderin pėr tė shpėtuar djalin e sėmurė, filizin e vetėm tė qenies sė vet, ku hajni i vogėl, i cili kishte vjedhur vetėm aq, sa pėr ta bėrė zap vetėm pėr njė ēast urinė, nuk gjente dot strehė as nė kishė, sepse prifti predikonte dhe kėrcėnonte me ferr ata qė vidhnin, por nuk i tregonte vjedhėsit se si tė jetonte ai nga lėmosha, kur po kėta priftėrinj e hoxhallarė nuk jepnin lėmoshė, por mjaftoheshin duke uruar gjithandej me fjalėt tashmė monotone: “Zoti tė dhashtė”. E Zoti ishte diku larg, ai si duket kishte harruar tėrė njerėzimin se lėrė mė shqiptarėt, konstatonte me keqardhje dhe i kapluar nga pesimizmi, shpirti shumė i ndjeshėm, dhe po aq i zemėruar, i Migjenit.
    Interpretimi i tillė i plagėve shoqėrore nga Migjeni, doemos se do ta konfrontonte atė, jo me Shqipėrinė, por me sunduesit matrapazė dhe satrapė tė saj, jo me religjionin, por me interpretuesit dhe pėrfituesit nė emėr tė religjionit, jo me moralin e pastėr ekzistues patriarkal, por me ata qė e shalonin moralin duke u fshehur pas tij.

    I tillė ishte Migjeni, tė paktėn i tillė del nga vetė vepra e tij, tė cilėn dikur e kishim edhe ushqim shpirtėror, dhe tė cilėn e kemi interpretuar sipas tekeve tona, pėr ta lėnė nė harresė tani, kur nė disa segmente, nė trojet etnike shqiptare po trashet mjerimi, po “lulėzojnė” trafiqet, degjenerimi, shfrytėzimi dhe tė gjitha tė ligat tok, por nė forma dhe trajta tė reja tė botės sė sotme, madje nė disa segmente edhe mė tė ēoroditura se nė kohėn skėterrė tė Migjenit.


    Kėngėt e mia tė pakėndueme, djepi dhe varri im

    Pėr dallim nga tė gjithė poetėt shqiptarė tė kohės, Migjeni dispononte njė botė tė veēantė tė ndjesive. Nė thellėsi tė shpirtit tė tij kryengritės jetonte Migjeni humanist, altruist, njeriu qė vuante me tė gjithė tė vuajturit e botės, sepse nė vuajtjet e tyre identifikonte vuajtjet dhe mjerimin njerėzor, vuajtjet e njerėzve qė nuk arrinin t’ i shijonin tė mirat dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote, ndėrsa pėr botėn “tjetėr” nuk e ēante kokėn.

    Migjeni vuante me vuajtjet e nxėnėsve, me hallet dhe brengat e punėtorėve e tė fshatarėve, me afshin djaloshar, qė nuk arrinte tė shprehej nė rrugė normale, por gjente shtigje tė shprehjes sė degjeneruar, tė ndragėt e tė zvetėnuar.
    Pėrse ky krijues vuante, jo vetėm me bashkėkombėsit e tij por me tė gjithė tė pėrvuajturit e kėsaj bote?
    Migjeni, mbi tė gjitha, nė jetė dhe nė vepėr ka qenė humanist, i gatshėm pėr tė ndihmuar, i gatshėm kurdoherė pėr t’ u sakrifikuar pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Po ashtu ishte i gatshėm tė denonconte ēdo padrejtėsi dhe tė stigmatizonte ēdo shpėrdorues tė moralit, ēdo mashtruese e abuzues, sepse vetė ishte njeri i drejtė, i dashur, jo vetėm sepse ishte njė tip i veēantė dhe i padjallėzuar, por sepse kishte shpirt dhe bindje tė intelektualit tė shkolluar e tė emancipuar. I vetėdijshėm se pozita e intelektualit tė njėmendtė nuk ėshtė rehatia e tij shpirtėrore, llokma dhe pėrfitimi vetjak, Migjeni kishte pranuar jetėn e Sokratit tė vuajtur, e jo tė derrit tė kėnaqur.

    Kėngėt e tij tė “kėndueme” e tė “pa kėndueme” i kushtoheshin njeriut, njeriut tė thjeshtė, qė pėrpiqej ta gjente rrugėn e mbijetesės, rrugėn e njerėzisė, rrugė e cila trasohej me shumė mund e sakrifica. Dhe ato kėngė ishin djepi ku ai flinte dhe rehatohej pėr njė ēast, por edhe arkivoli ku do t’i pushonin eshtrat nė pėrjetėsi.

    Hesht more, hesht! por qindro o shpirt!

    Nė rrugėn e tij tė shkurtėr jetėsore, por shumė tė gjatė me vuajtje e mjerime, Migjeni ishte ballafaquar me grushtet e rėnda tė jetės. Dhe, pėr mė keq ai vuante edhe me mjerimin e tė tjerėve, vuante me vuajtjen e tė gjithė tė mjerėve tė kėsaj bote. Nė njė gjendje tė tillė shpirtėrore, i trajtuar keq materialisht dhe i sėmurė nga kushtet e rėnda tė jetės, ai me vizionin e tij tė fuqishėm artistik krijoi njė diskurs tė veēantė komunikativ me lexuesin e kohės kur jetoi dhe veproi.
    E dinte Migjeni se sfida kundėr tė ligave tė shumta ishte e rėndė dhe shumė e pabarabartė, Ishte i vetėdijshėm po ashtu se nuk do ta fitonte luftėn kundėr tė ligave, kundėr padrejtėsive dhe nopranive njerėzore.
    Shėndeti i dobėt, shokėt, motrat dhe tė gjithė ata qė e donin ia preferonin heshtjen. Edhe regjimi kėrkonte qė ai tė heshtte. Kishte ēaste dėshpėrimi kur edhe vetė Milloshi fizik i thoshte, hesht, Milloshit krijues, por nuk i bėnte dot shpirti pėr tė heshtur para tėrė asaj katrahure, tėrė asaj bote tė zhytur nė padituri, nė skamje e mjerim.
    Dhe poeti nuk do tė heshtė deri nė rėktimėn e fundit tė shpirtit, deri kur kishte shkruar tri radhėt e fundit te shėnimi “I fundi Skanderbe” “Ku janė orat dhe muzet?
    Shtojzovallet e zanat ku janė?
    S’ po flitet ma pėr vallet e tyne,
    As pėr sytė e tyne qė tė shitojnė, as tė bajnė fatbardhė,
    S po flitet ma!”

    Dhe, nuk shkroi mė poeti i madh shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, i cili jetoi vetėm 27 vjet. Kishte lindur njė vit para shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe vdiq njė vit para pushtimit italian tė Shqipėrisė.
    Vdiq nė Torre Pelice tė Italisė.
    Sot 68 vjet pas vdekjes, Shkodra loke, tė cilėn aq shumė e deshi, Shkodra, “dashnorja e shekujve”, Shkodra, pėr tė cilėn thoshte se dėshirat e tij pėr atė qytet ishin shumė mė tė sinqerta e mė tė mėdhaja, sesa dėshirat qė pati Perėndija kur e krijoi botėn, nuk e pėrkujton dot poetin, ose e pėrkujton fare pak, sepse duket sikur ėshtė e sėmurė me “akrobacionin dallėndyshuer”. Shkodra, Ballkani, Evropa, Bota mbarė ėshtė sėmurė prej kėtij akrobacioni, prej kėsaj gare marramendėse dhe prej indolencės sė sėmurė....

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anėtarėsuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    KU NISI FEMIJERIA JONE
    ku nisi femijeria jonee
    ju do te gjeni gjurmezat e kembeve
    neper gurickat,te cara gjithmon.
    ku nisi femijeria jon,
    ngrihet nje pyll i dentur bajonetash
    dhe njerezite huaj me helmete
    te te eger nen vetull na shikojn.


    po neper banka gervishtin gishterinjte.
    Te mire u pafshim ne shqiperine e lire.''

    JA pra ketu ishte femijerija jon
    me nje shqiperi te coptuar
    te dhimsur gjithmon keshtu i thon.

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    369
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    DY BUZE


    Dy buze te kuqe,
    dy deshira te flakta,
    qe afshin ma thithen,
    gezimin ma fiken,
    si fantazma iken
    nder do bota te larta…
    Dy buze si te pergjakta,
    dy deshira te flakta,
    qe afshin ma thithen
    ne buze kur m`u njiten-
    andjet m`i trazuen,
    zemren ma terbuen,
    trunin ma helmuen
    e ne fund u merguen…
    Dy buze te kuqe,
    bukuri fatale,
    te nje grueje sterzane
    nje pranvere te tane me morne
    nje pjese zemre me nxorne,
    dhe gezimin ma vodhne…
    Ato dy buze te kuqe
    dhe dy lote te mia
    qene shenjat e dhimbjes
    kur me vrau bukuria,
    kur me zu dashunia
    e me dogji rinia.

  13. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,603
    Faleminderit
    28
    322 falenderime nė 246 postime
    Arti i Migjenit

    Dhimitėr SHUTERIQI,

    Ndofta asht turp tė thom se nuk di t’ju flas pėr jetėn e Migjenit. Po nuk e kam njoftun kurrė poetin qi e pikėlloi Shqipnin ashtu si Rimbaut Francėn e Shelley e Keats Anglin. Se Migjeni ishte nji artis i math qi ecėnte nji kulmi tė shkėlqyėshėm shprehje tė re, drejt nji kulmi qi mėrrijti e ku nuk pati fatin tė ēojė nji jetė tė gjatė, tė plotė.
    Tue kaluam nga Torinoja, Qershorin e kėtij viti, nji shok mė tha se Migjeni ishte aty, nė nji sanatorium, por jo nė rrezik. Desha ta shof. Shoku pėrtoi e nuk e pashė. Kėtė gabim nuk ia fal as shokut as vetes, me gjithė qi asnji prej nesh nuk mendoi se Migjeni do tė mbeste kėsaj here pėr fare nė vend tė huej.
    * * *
    Migjeni hoqi kryekėput dorė nga metrika e jonė klasike, tue mos pėrdorum as rithmat e saja konvencionale, as rimat me vend tė caktuam. Vargjet e tij tė lirė shoqnohen shpesh nga asonanca e fort rall nga rima. Pėrbuzja e asonancės asht nji paragjykim i vjetėr: asonanca merret si element muzikor ma i dobėt e ma i vorfėn se rima. Migjeni i dha me tė drejtė vendin e nderit asaj nė poezin e vet.
    Dikush do tė pyesi: -Po ē’asht kjo poezi pa rimė e pa rithėm? Si mund tė ketė poezi kėshtu?
    Nji kėsi pyetje e bajnė ata qi s’e dallojnė vargun metrik nga poezia. Tue pėrziėm vargėnim e poezi, ata harrojnė se ka vargje tė pėrpikėt pa farė poezije brenda, e prozė qi asht poezija vetė. Me fjalė tė tjera, pėr Migjenin- si dhe pėr na- poezia nuk asht as vargu as proza, po diēka qi shfaqet nė to, tue u dalluam prej tyne. Prandaj nuk mund tė thomi se Migjeni s’asht poet, vetėm se tė shprehunit e tij vesh nji rrobe qi i pėrgjanė hem vargut hem prozės, qėndron nė mes sė tė dyjave.
    E at’here si ta njofim poezi kur as vargu as proza nuk e cilėsokėshin? Vetėm me anė tė nji leximi! Porse muzika, sentimenti e imagjinata, qi pėrdor fantastikun ose realitetin, do tė jenė kurdoherė tri elementet ma kryesorė tė saj. Se tė shofim pra se nė ēvend zanė ato ke Migjeni.
    Vargėnimi me rithėm mekanik tė caktuam e me rima pa halė e pa kokė, i duket shum i thjeshtė e i vorfėn Migjenit, sepse na jep vjerrsha me tinguj tė pandryshuėshėm, monotonė, qi nuk pajtohen as me larmin as me lėvizjen e dinamismin e jetės. Nė poezin popullore, mėnyra pitoreske e tė shprehunit, me ekspresione qi akne nji jetė tė gjatė pėrdorimi e shijimi, i vjen nė ndifėm vobeksis sė rithmit. Ashtu ban edhe asonanca pėr rimėn. Nė poezin artistike qi nuk lidhet me shprehjen e popullit, vetėm hovi i sentimentit - i ndiesis- sė poetit mund ta shduki atė monotoni. Se ndjenja asht vetė dinamizmi i jetės dhe hovet e saja i apin vjerrshės ose prozės rjedhjen e valimin e harmonishėm, organik, qi asht esenca vetė e poezis.
    Ke Migjeni, hovi i ndjenjės krijon nji varg fare tė ri, nė vend qit ė merret me vargėnimin e vjetėr. Si ēdo varg i lirė, ai i Migjenit nuk ka njė teknikė tė caktuėme e nuk i pėrulet ndonji konvencioni tė pėrgjithėm: pėrbahet vetėm nga hovet e ndjenjės sė poetit. Kėto hove janė rrall tė shpejta, tė rrebta, dredharake, tė preftė e t’ashpra. Regullisht, janė t’avashme e rjedhjen si nji ujė i qetė ku pasqyrohet e gjithė jeta pėreth, ose flejnė si prushi pėrvėtues e nuk lėvizin si flaka qi rrėmben e shuhet shpejt. Ky rithėm karakteristik asht pjella e natyrshme e nji shpirti tė butė e tė mbyllėt, tė zymėt e tė sėmurė, me nji brengė tė fellė, qi s’i ndahet kurrė poetit dhe e pėrvėlon- si prushi nė he- nė mushkėni. E kėtu provohet se sa e vėrtetė asht shprehja e Migjenit, pėr tė cilin nji mik i emi skrupuloz dyshonte se mos nuk ishte e sinqertė, nga qi mjaft e errėt.
    * * *
    Njime, le tė hudhemi ke imagjinata. Tue filluam nga vjerrshat e para, botuam nėpėr fletoret shqipe tė Rumanis, vjersha me nji botė andrre fantastike e metafizike, qi dalė nga dalė i le vendin realitetit vetiak e shoqnor, Migjeni asht nji thesar figurash tė ēdo lloji: prej ma t’errtavet deri ke ma tė qartat, prej ma tė gjatave e ma tė ndėrlikuėmet deri ke ma tė voglat e ma tė thjeshtat. Vetėm se poeti pjerr nga t’errtit. Kjo ish e natyrshme nė nji pėrdorim aqi tė math tė figurės. Mbasandej, nji simbolizėm ndjenje e jo metafore, si ke Migjeni, asht kurdoherė ma i errti. Me gjithat, duhet vuėm re ke poeti nji pėrpjekje progresive drejt tė kthjelltit. Besoj se vetė natyra e brendis sė vjerrshės, e ka shtytėm tė jetė sa ma i kuptueshėm. Po kėtė gja mė duket tė provojė edhe krahasimi i disa prozave - deri diku poetike – qi ka botuam e tė vjershave: tė parat janė aqė tė kthjellta sa janė t’errta tė dytat. Sidoqoftė, poeti duhet tė ketė besuam se “nji frazė e kthjellėt tė kėnaq si gruė qi epet lehtė, nė leximin e parė. Nė tė dytin asht boshe”.(Leon-Paul Fargue “Sous la lampe”, Paris 1930, f.15)
    * * *
    Kėshtu Migjeni na del me nji art shum interesant e shum tė begatshėm. Prandaj poeti ze dhe nji vend me randėsi themelore nė lindjen e zhvillimin e poezis sė re shqiptare. Tė shprehunit tonė poetik, Migjeni i ka sjellun disa mundėsina tė reja, tė cilat do t’ishin edhe ma tė pėrsosuna sikur ta kish lanė fati poetin tė gėzonte jetėn e vet e tė mbaronte nji vepėr tė filluėme me aqi talent tė math.
    Veprėn qi na la duhet ta mbledhim me kujdes e respekt tė math e ta botojmė, se nė tė gjejmė prijėsin ma tė vlefshėm tė nji rryme poetike, qi nesėr mund tė zaje nji vend me randėsi tė parė nė literaturėn t’onė.

    Botuar mė 1939

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e de Balzak
    Anėtarėsuar
    20-04-2007
    Vendndodhja
    nen lekure
    Postime
    53
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    mendoj se migjeni eshte padiskutueshmerisht shkrimtari me i mire shqiptare!

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    57
    Postime
    2,637
    Faleminderit
    0
    22 falenderime nė 18 postime
    Migjenin tek Migjeni gjeta
    Nje i vetem, pa te dyte
    Qysh i vogel pas tij renda
    E do rend der' sa t'mbyll syte!
    --------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)

  16. #96
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Migjen ishte e migjen ka me met e na nji ma si ej skena me e gjet. ishte i madh edhe ju e dini ma te vetmen te keqe qe vdekja na e mori te ri. na me te mira vedim ta marrim e migjenin shpresoj kurr mas ta harronim.

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    57
    Postime
    2,637
    Faleminderit
    0
    22 falenderime nė 18 postime
    Mes shkrimesh migjeniane, mendova...

    Mendova, s'do kish me Luli i vocer
    Molle te ndalueme, mendova s'do kish
    Mendova, s'do mblidheshin me gishtat e dores
    Ne grushta bijsh, te shekujve te rinj.

    Mendova, koha do kaperdinte mjerimin
    Duar te mpita, s'do shikoja me
    Vargjet migjeniane, te shkuaren do percillnin
    Dhe jo te sotmen, mes renkimesh: ehh!!!
    * * *

  18. #98
    Tifoz i flaktė Maska e Juventini
    Anėtarėsuar
    07-09-2005
    Vendndodhja
    Delle Alpi
    Mosha
    22
    Postime
    353
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    HEY me duhet fundi i pjeses historia e njenes nga ato po e gjete je i MADDHHHH

  19. #99
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,511
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Vecorite e poetikes

    Temat kryesore te poetikes se Migjenit lidhen me situatat e veshtira ekzistenciale te shqiptarit ne vitet'30,e pare kjo nepermjet shfaqjeve psikologjike.
    Vargjet e lira te Migjenit jane te tilla si nga permbajtjam edhe nga forma.Me ane te tyre Migjeni shemb te gjitha kultet: ato fetare,politike e atdhetare, duke i quajtur si shkaktare te mjerimit shqiptar.Prandaj vargjet Migjenit jane te ashpra dhe polemizuese.Migjeni vuan tragjedine shoqerore te kohes dhe tragjedine tij personale te shkaktuar na semundja qe po i merrte jeten.
    Mjerimi shpirteror dhe fizik njerezor e nxit poetin te rebelohet , te ankohet,te vuaje thelle se brendshmi,madje dhe te bjere ne nje pesimizem te thelle.
    Qe ne tituj ndihet se autori ishte i vetedilshem se po krijonte nje poezi tjeter nga rrjedha e poezise se kohs.Vepra ka nje thurur ne cikle, te cilat kane nje lidhje logjike dhe tematike.Ne secilin cikel del emertimi i kange per poezine,qe eshte nje emertim tradicional.Kanget e ringjalljes,Kanget e mjerimit,Kanget e perendimit, Kange ne vere , Kanget e fundit, etj.
    Migjeni eshte poeti i pare shqiptar qe shkroi nje liber poetik me vargun e lire.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  20. #100
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,511
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime
    Citim Postuar mė parė nga Juventini Lexo Postimin
    HEY me duhet fundi i pjeses historia e njenes nga ato po e gjete je i MADDHHHH
    V.

    Ne nje katund qe don te quhet qytet,Stacioni i fundit automobilit.Mbrapa nga lindja s'ka ma rruge te gjana,por rruge kuajsh.Njeres qe vijne ne keto ane,vijne vetem nga shterngesa e jetes.(Mund te shifet edhe ndoj turist i huej).
    Nje dite,kur automobili i postes nisej nga katundi qe don te quhet qytet,per ne qender prefekture,erdhi ne mes dy gjindarmve,nje grue duer lidhe.

    - U, Lukja, - briti njeni nga njerzit qe ishin mbledhe rreth automobilit.
    - Po nga duel kjo keshtu?
    - Ku paska qene ?
    - Pse me dy gjindarmet?
    - Paska ba ndoj hotllek ....
    - Shiko, edhe duert ia paskan lidhe ...
    E Lukja , nga ana e saj, shikonte njerzit dhe buzeqeshte.
    - U pse m'kane lidhe duert - ej? - Hihi.....
    - Paska dale menc, - u degjue nga tregue historine e jetes se vet. Por te paket kane me qene ata qe kane kuptue at' hi - hi - hi ....
    Burri i saj.kallajxhiu vagabond (shetites), atje ne ndoj fshat te humbun te malsis,nga kish dergue Luken ne cmendine,kallaiste dhe ndodhta qeshte per fatin e nje k**** qe oshte gueja e tij.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dita e Shėn Nikolla - 6 dhjetor
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 14:43
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 15:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •