Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741

    Ku prifti behet profesor!

    Ku prifti behet profesor

    Prishtinė, 3 PRILL — Bill Burtness krahas literaturės sė nevojshme pėr tė studiuar bazat e mendimit politik amerikan, si alternativė ka pėrdorur edhe Biblėn. Sipas tij, i gjithė mendimi politik i ShBA-ve bazohet nė librin kishtar. Ai materialet fetare i ka shpėrndarė nė orė tė mėsimit, ndėrsa studentėt e mllefosur nė kėtė gjest qė e quajtėn propagandė, janė ankuar edhe nė instancat mė tė larta tė fakultetit.
    Bill Burtness, profesori mysafir nga Universiteti i Kombeve i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, studentėve nė sallėn e mėsimit u ka shpėrndarė falas bibla, duke aluduar se politika amerikane bazohet nė Bibėl.
    Express posedon njė incizim me telefon ku shihet Bill Burtness gjatė ligjėratės nė Fakultetin Filozofik duke shpėrndarė librin e shenjtė, i ndihmuar nga pėrkthyesi i tij.


    Kjo nuk ka kaluar pa reagime tė studentėve dhe debate, mė shumė nė mes vete sesa me profesorin, qė ata e quajnė profesori propagandues. Megjithatė studentėt e pranishėm janė detyruar qė tė marrin nga njė Bibėl pa vullnetin e tyre, pa pasur shumė guxim qė ta refuzojnė profesorin e lėndės.
    Studentėt qė vijojnė studimet nė Fakultetin Filozofik pranojnė tė flasin pėr gazetė, por me njė kusht. Emri dhe mbiemri i tyre tė mos u bėhet publik, ngase shprehen tė bindur se kjo di t’ u kushtojė shtrenjtė, ndėrsa Express posedon tė incizuara deklaratat e tyre.
    Studenti i vitit tė parė, H. D., pohon se shpėrndarja e biblave gjatė ligjėratės ka shkaktuar revoltė te studentėt, ndėrsa pohon se deri mė tash nuk kanė marrė ndonjė skript nga profesori nė fjalė pėr lėndėn e tij. “Jo, jo ai vazhdimisht i referohet Biblės. Ne kryesisht marrim shėnime. Biblat ėshtė fakt qė i ka shpėrnda, por unė pėr vete nuk e kam lexuar. Unė mendoj se kjo ėshtė njė propagandė fetare edhe jam i bindur se profesori ėshtė njė misionar katolik”, thotė ai.
    Pėrderisa shkon pėr t’i ndjekur ligjėratat nė kėtė lėndė, njėri nga studentėt duke hyrė nė sallė thekson se vetė fakti qė lėnda nė fjalė i ka 6 kredi, atėherė shihet se dikush ka pėr qėllim qė ligjėratat e kėsaj lėnde t’i ndjekin sa mė shumė studentė dhe se asgjė nuk ėshtė e rastėsishme. “Unė mendoj qė kėtu fillimisht po i zėnė fillet edhe tė njė lufte fetare. Kjo ka nxitė shumė polemika midis krishterėve dhe studentėve tė besimit islam, do me thėnė kanė filluar fėrkimet”, thotė H. D. Ndėrsa studenti Sh. R. Tregon se pasi e ka parė profesorin duke shpėrndarė bibla, e ka kundėrshtuar atė.
    “Unė e kam kundėrshtuar pėr arsye se unė besimin krishterė nuk e pranoj edhe i kam arsyet e mia pse nuk e pranoj. Unė i kam dhėnė arsyet e mia pse nuk e pranoi. Por mė shumė e kam kundėrshtuar se lėnda e mban titullin ‘bazat e tė menduarit politik amerikan’ edhe nė krejt ligjėratėn flitet pėr historinė e Biblės”, thotė Sh. R. i cili po ashtu ėshtė emėr i njohur pėr redaksinė.
    Studenti Sh. R. pohon se do tė ishte shumė mė mirė sikurse profesori Bill Burtness t’u ofronte njė skript nga e cila do tė mėsonin, sesa t’u shpėrndante bibla. Ai shprehet i bindur se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk qeverisen
    me Bibėl.
    “Ėshtė propagandė fetare, normal. Dihet misioni i tij se ēfarė ėshtė”, thekson Sh. R., duke shtuar se shpreh dyshimin qė profesori nė fjalė vjen nga ndonjė organizatė pėr tė thirrur nė fenė e krishtere nėpėr vendet e banuara me qytetarė tė besimit Islam. Sh. R. kujton se si nė tetor tė vitit 2005 njė grup i profesorėve kanė organizuar seminare pėr studentėt e vitit tė parė ‘se si ata duhet t’u qasen studimeve pėr me arrit atė qė synojnė studentėt’. “Ama shumė pak u fliste pėr kėto sene, ma shumė u flitje pėr krishterim”, thekson ai.
    Selim Daci, dekan i Fakultetit Filozofik, pohon se nėse profesori ka shpėrndarė bibla nė orėn e mėsimit, atėherė kjo ėshtė tipike propagandė fetare dhe si veprim pėr Dacin ėshtė i papranueshėm. Dekani thotė se ka marrė ankesė nga disa studentė pa u identifikuar pėr problemin e lėndės nė fjalė, ndėrsa ėshtė duke pritur qė studentėt tė bėjnė tė ditur emrat e tyre. Ai thekson se sikur studentėt tė ankohen qė Bill Burtness po shpėrndan bibla gjatė ligjėratave nė godinėn e Fakultetit Filozofik, atėherė dekani Daci do tė ndėrmarrė hapa pėr ta ndalur kėtė.
    “Mirė nuk kishte me qenė profesori tė shpėrndan bibla, ose profesori i mendimit Islam tė shpėrndan Kuran. Nėse kam informata tė sakta, atėherė unė do tė marr edhe masa. Ende nuk kam informata tė sakta. Patjetėr qė nėse studentėt ankohen dhe e konstatoj se njė gjė ėshtė e dėmshme pėr procesin mėsimor nė universitet, unė e ndėrpres”, deklaron Selim Daci.
    Nga ana tjetėr, Ibrahim Gashi, shef i Departamentit tė Shkencave Politike nė Fakultetin Filozofik, pohon se ėshtė nė dijeni se dikush nga studentėt ėshtė ankuar nė dekanat. “Unė nuk besoj qė ai Biblėn e ka ofruar si literaturė, se sigurisht reagimi do tė ishte mė i gjerė i studentėve.
    Ai e ka ofruar si njė burim ku studentėt mund tė gjejnė diēka pėr atė qė ai e ka shpjeguar”, thotė Gashi. Sipas tij, profesori e ka shpėrndarė Biblėn si literaturė plotėsuese pėr ata qė duan ta lexojnė dhe jo si tė obliguar.
    Por nė syllabusin qė profesori Bill Burtness u shpėrndan studentėve shihet se nė mesin e literaturės pėr kėtė lėndė pėrveē dy librave tjera, bėn pjesė edhe Bibla. Sikurse dekani Selim Daci edhe Ibrahim Gashi thotė se nėse merr ndonjė reagim nga studentėt, do tė ndėrmarrė hapa konkretė.
    “Me ligjet nė fuqi qė ka mbi arsimin e lartė, ndalohet ēfarėdo propagande fetare e cilit do konfesion. Ndalohet qė tė zhvillohet nė universitet. Sigurisht ėshtė e papranueshme”, pohon Gashi.
    Ndryshe nga studentėt, Gashi thotė se lėnda nė fjalė i ka pesė kredi dhe jo gjashtė. Por profesori Bill Burtness mohon se ėshtė duke bėrė propagandė fetare, duke pohuar se burimi i ideve pėr kushteton e Amerikės dhe deklarata e pavarėsisė ėshtė nė Bibėl.
    “Jo, kėtu po diskutojmė pėr qeverisjen dhe jo pėr religjion”, thotė Bill Burtness. Bill Burtness me cinizėm shtron pyetjen ‘se a mos ėshtė dashur t’u shitet Bibla’.
    Bastri Demiri, kryeinspektor i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, pohon se ēdo propagandė dhe ligjėratė e ēdo profesori tė UP-sė qė nuk ėshtė me plan-program tė aprovuar nga Senati i Universitetit dhe Kėshillit Shkencor, ėshtė e ndaluar. “Ajo ėshtė njė propagandė fetare edhe mund tė suspendohet profesori prej mėsimi pėr atė ēėshtje”, thotė Demiri, duke shtuar se biblat mund tė shpėrndahen nėse mungon literatura pėrkatėse pėr njė lėndė tė caktuar.
    Sipas tij, Ligji mbi arsimin e lartė e ndalon ēdo propagandė politike dhe fetare nė ambientet e universitetit. Religjioni nėpėr institucionet edukative, si ato tė larta ashtu edhe tė ulėta dhe tė mesme, ka filluar tė paraqitet si njė problem mjaft delikat qė nga pėrfundimi i luftės. Me ardhjen e organizatave tė shumta joqeveritare qė merren me propagandė tė religjionit, ndonjė “rastėsisht” futet edhe nė sistemin e edukimit. E ministria sot e kėsaj dite nuk di se si t’i parandalojė kėto.

    Botuar nė: Gazeta “Express”
    Sa budalla eshte "Odisea"

  2. #2
    Hoxhallaret dhe perkrahesit e islamit i gjen ne te gjitha Universitetet shqiptare!
    te kene nderin studentet qe te pranojne Biblen paqesore!
    Cfar "merhumash"!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    As politika amerikane e as politika europiane nuk bazohet ne bibel. Bile ne kushtetuten e re europiane, nuk permendet fare krishterimi.

    Shperndarja e bibles (apo cilitdo liber fetar) dhe propaganda fetare ne ore te mesimit brenda ambienteve te shkollave publike, eshte e ndaluar edhe ne Amerike, dhe jo me ne Prishtine.

    Profesorave te tille, duhet tu terhiqet verejtja dhe gjera te tilla te mos perseriten.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Profesor Ilia Prifti, 40 vjet si mėsues fizike
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 02:50
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •