Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Lightbulb Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën

    Nga Ragmi Mustafa, Presheve



    PRESHEVË, Prill - Një javë pas bisedimeve në Vienë, pikërisht në kohën kur kanë filluar bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, bisedime në të cilat, pritet të shtrohen edhe problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në rajonin e Luginës së Preshevës, respektivisht për gjatë vijës kufitare me Kosovën, është shtuar numri i forcave serbo-malaziase të sigurisë. Shtimin e forcave te armatosura nga Sërbia e ka shqetsuar në masë të madhe banorët shqiptarë të Luginës te Preshevës, të cilët jetojnë mu në këtë rajon, dhe përshkaqe të këtilla është bërë edhe shpërngulja e një numri të madh drejt Kosovës. Përmes forcave ushtarake po mundohet të bëhet trysni në tensionimin e situatës politike dhe te sigurisë, mu në kohën kur ka filluar të zgjidhet definitivisht çështja e Kosovës.

    Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kanë vlerësuar se shtimi i forcave speciale serbe të sigurisë, në këtë rajon veçmas përgjatë vijës administrative me Kosovën, nuk i kontribuon proceseve demokratike, dhe se sipas tyre, këto janë vetëm tendenca të tensionimit të situatës politike.

    Ndonëse prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se "kërkesat tona për largimin e forcave policoro-ushtarake, janë parashtruar që nga përfundimi i konflikteve të armatosura në Luginë të Preshevës, si në takimet me Beogradin zyrtar, po ashtu edhe faktorin ndërkombëtar, posaçërisht me OSBE-në, e cila ka për detyrë ta menaxhoj situatën e sigurisë në komunën e Bujanocit. Kemi kërkuar, ka thënë Arif, që forcat speciale policoro-ushtarake, të largohen nga rajoni i Luginës së Preshevës, dhe ato të zëvendsohen me policinë lokale, të këtij rajoni".

    Megjithate, kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, njëherësh dhe ushtrues detyre i prefektit të Preshevës, ka deklaruar se, "me këtë shtim të forcave serbo-malaziase, në prag të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Beogradi zyrtar tregon se nuk është për një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës, por gjithmonë me tentime dhe pretendime të kërcënimeve". Ai më tej akuzon se me koncentrimin e i forcave të armatosura përreth vijës administrative me Kosovën, pala serbe e konfirmon se nuk është për një zgjidhje paqësore të problemit te Kosovës, por gjithmonë tenton dhe pretendon ta kërcënojë popullatën shqiptare të Kosovës,

    Nga ana tjetër kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, është shprehur se "pala serbe tani po e din mirë se zgjidhjes së statusit final të Kosovës, i erdhi fundi, pikërisht për atë dhe ka shtuar forcat speciale policoro-ushtarake".

    Mirëpo sipas Musliut, për Serbinë, nuk është hera e parë që mobolizon këso forcash speciale, ngase forca të tilla ajo i ka pasur në dispozicion edhe gjatë luftës në Kosovë, edhe gjatë luftës në Luginë të Preshevës, saktësisht ka thënë ai, janë po "ato forca që kanë bërë krime në Kosovë, dhe po të njëjtat forca", janë përqëndruar rreth kufurit me Kosovën ka mbaruar njeriu i parë i krahut të dalur nga lufta.

    Edhe Skënder Destani, kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës, thotë se "shtimi i forcave të tilla speciale serbe, nuk na befason, sepse dihet se me çfarë shteti dhe qeverie kemi të bëjmë". Me këtë Serbia po e çjerr maskën e vërtetë të saj, dhe po i tregon botës se çfarë qeverie demokratike ka", ka thënë numri një i partisë më të re në Luginë, Destani.

    Vlen të theksohet se përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, tashmë disa herë kanë kërkuar demilitarizimin e rajonit, nga forcat e stërngarkuara ushtarake policore. Mirëpo, liderët politikë të Luginës, megjithatë shpresojnë se statusi i Kosovës do të zgjidhet siç është përcaktuar populli shumicë dhe këto forca do të kthehen nga kanë ardhur dhe se ky shtim nuk i kontribuon proceseve demokratike.


    Rikolonizimi i Kosovës


    Serbia synon që në muajt dhe vitet e ardhshme, në kuadër të planeve
    për copëtimin dhe gllabërimin e Kosovës, të realizojë kthimin e organizuar
    dhe masiv të serbëve në Kosovë. Ky kthim mbështetet në standardin e katërt
    dhe quhet ‘kthim i qëndrueshëm’. Serbia ka arritur që UNMIK-ut, IPVQ-ve dhe shumë faktorëve ndërkombëtar t’ua imponojë tezën se kinse serbët nuk janë të sigurtë në Kosovë dhe se ata nuk mund të kthehen në Kosovë ngase shqiptarët do t’i dëbonin. Së pari, siç ka pohuar edhe përfaqësuesi i UNHCR-së, Ron Redmond, shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës shkuan nga Kosova së bashku me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë në qershor të vitit 1999.

    Së dyti, Serbia nuk don që serbët të kthehen atje ku ata i kanë pronat e tyre,
    meqë gjithandej do të jenë siç ishin – pakicë. Ministri për Kthim dhe
    Komunitete në qeverinë e Kosovës, Slavisha Petkoviq, për radion B92, më 5
    mars 2005, ka deklaruar: “Për një muaj, 85 familje janë kthyer në Kosovë.
    Kjo është më shumë sesa ajo që ka arritur të bëjë Nebojsha Çoviq për pesë
    vjet.” Së treti, Beogradi pohon se në Kosovë jetojnë 132.012 serbë dhe
    joshqiptarë ndërsa janë 228.409 refugjatë të ikur nga Kosova pas luftës.
    Beogradi qëllimisht është i dobët në matematikë. Në bazë të këtyre të
    dhënave, del se ka më shumë refugjatë serbë nga Kosova sesa serbë që kishin jetuar ndonjëherë në Kosovë! Sipas Institutit Statistikor të Republikës së Serbisë ishin rreth 190.000 serbë të cilët jetonin në Kosovë në vitin 1991.
    Numri i serbëve në Kosovë nuk ka ndryshuar aq përgjatë viteve të 90-ta. Këtë e vërteton edhe Iniciativa Europiane për Stabilitet (ESI), e cila në njërin
    prej raporteve të veta thekson se në Kosovë jetojnë 130.000 serbë dhe janë
    60.000 serbë refugjatë nga Kosova. Serbët e mbetur në Kosovë nuk do të
    qëndronin këtu sikur mos ta kishin jetesën më të mirë sesa në Serbi. Serbia
    i përçmon serbët e Kosovës dhe i lë që të jetojnë nëpër baraka në mjerim
    ekonomik e social, në mënyrë që atëherë kur të paraqitet një moment i
    volitshëm politik për t’i kthyer masivisht në Kosovë, serbët të mos
    kundërshtojnë ardhjen dhe të jetuarit në Kosovë. Kur kësaj i shtohen edhe
    140.000 serbë në Serbi që janë refugjatë nga Kroacia dhe Bosnja, e të cilët
    Serbia pa problem mund t’ua falsifikojë dokumentet dhe t’i paraqesë ata si
    ish-banorë të Kosovës, bëhet e qartë se Serbia nuk ka problem me gjetjen e
    një numri të madh të serbëve që do t’i sillte në Kosovë. Një anketë e
    zhvilluar në nëntor të vitit 2004, në kuadër të hulumtimit të përbashkët të
    USAID-it, UNDP-së dhe RIINVEST-it, në shtator-dhjetor 2004, tregoi se 30% të shqiptarëve të Kosovës dhe vetëm 12.3% të serbëve të Kosovës mendojnë të emigrojnë nga Kosova. Pra, janë shqiptarët ata që duan ta lëshojnë Kosovën dhe jo serbët, ngase pikërisht shqiptarët janë në pozitë më të vështirë politike dhe sociale. Sa për ilustrim, ta marrim shembullin e Mitrovicës.
    Sipas një tjetër raporti të ESI-t, në veri të Mitrovicës dhe Zveçan jetohet
    me mesatarisht 95 euro në muaj, 60% të të cilave sigurohen nga Beogradi dhe
    23% nga Prishtina. Ndërkaq, në jug të Mitrovicës njerëzit jetojnë me 37 euro
    në muaj, nga të cilat 37% sigurohen nga Qeveria e Kosovës dhe 40% nga
    sektori privat.
    Serbia nuk do që t’i kthejë serbët atje ku ata do të ishin pakicë,
    sepse asisoj nuk do të mund të ushtronte ndikimin politik të tillë çfarë do
    që ta ketë. Serbia aspiron që serbët t’i kthejë atje ku ata janë shumicë për
    ta përforcuar edhe më shumë këtë shumicë, atje ku ata do të bëheshin shumicë
    nëpërmjet kthimit, ose atje ku do të siguronin vazhdimësi territoriale të
    enklavave serbe. Shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës në të kaluarën
    jetonin nëpër qytete, d.m.th. ishin pakicë aty ku banonin. Dhjetëra mijëra
    serbë të kthyer në Prishtinë nuk do ta kishin as për së afërmi peshën e disa
    qindra serbëve të kthyer në pjesë të caktuara që do të mundësonin lidhjen e
    trevave ekzistuese të kontrolluara nga Qeveria e Serbisë drejt krijimit të
    entitetit autonom territorial të serbëve të Kosovës përbrenda Kosovës.
    Andaj, përdoret formulimi ‘kthim i qëndrueshëm’ dhe jo vetëm ‘kthim’.
    Serbisë iu plotësua dëshira që të ketë të drejtë që serbët t’i kthejë edhe
    atje ku ata s’kanë jetuar më parë; pra, jo te prona e tyre dhe në pronën e
    tyre, por në vendbanime të reja që do të forconin e zgjeronin enklavat
    aktuale drejt bashkimit të tyre. ‘Kthimi i qëndrueshëm’ nuk është gjë tjetër
    veçse rikolonizim.
    Më 21 shkurt 2006, Qendra Koordinuese e Serbisë për Kosovën (QKSK),
    publikoi lajmin se udhëheqësja e kësaj Qendre Sanda Rashkoviq-Iviq dhe
    ministri për investime kapitale Velimir Iliq kanë nënshkruar protokolin e
    vlefshëm 115 milion dinarë për ndihmë personave të zhvendosur nga Kosova. 95
    milion dinarë janë ndarë për ndërtimin e 70 shtëpive ndërmjet Badofcit të Ri
    dhe Graçanicës për serbët e dëbuar nga shqiptarët me 17 mars të vitit 2004.
    Ndërkaq, 20 milion dinarë do të përdoren për infrastrukturën e nevojshme për
    furnizimin me ujë të Badofcit të Ri. Të gjitha shtëpitë e djegura gjatë 17 e
    18 marsit të vitit 2004, i ka rindërtuar Qeveria e Kosovës me paratë e
    buxhetit të Kosovës. Nuk ka arsye që të ndërtohen shtëpi atje. Beogradi po
    ndërton shtëpi shtesë, sepse do që ta krijojë një zinxhir të fshatrave serbe
    ndërmjet Artanës dhe Graçanicës, dhe kësisoj të lidhen fuqishëm territoret
    në Anamoravë me fshatrat e banuara me serbë në pjesën qendrore të Kosovës.
    Nga Artana përmes fshatrave Izvor e Dragoc krijohet lidhja me fshatrat
    Hanrofc, Shashkofc, Shishare, Okosnicë, Badofc e Graçanicë. Me krijimin e
    komunës së Graçanicës, e cila do ta ngërthejë në vete edhe Hajvalinë,
    krijohet lidhja me fshatrat e banuara me serbë në komunën e Fushë Kosovës,
    Lipjanit dhe Kastriotit. Graçanica lidhet me Uglarin dhe fshatrat tjera të
    banuara me serbë në Fushë Kosovë përmes fshatrave Llapllasellë, Preoc e
    Çagllavicë si dhe me fshatrat Livaxhë, Skullan, Lepi e Radevë në komunën e
    Lipjanit nëpërmjet fshatit Sushicë. Nga fshati Uglar që është në komunën e
    Fushë Kosovës përmes fshatit Nakaradë depërtohet në fshatrat e Kastriotit:
    Krushec, Caravadicë e Leshkoshiq.
    Në CIMIC raportin javor nr. 1148 të KFOR-it të datës 8 shkurt 2006,
    thuhet se numri i shtëpive dhe banesave të blera në veri të Mitrovicës
    brenda një viti nga QKSK, e tejkalon numrin 150. Në dy muajt e fundit dy
    transakcione kanë ndodhur në Kodrën e Minatorëve – njëra e blerë nga QKSK
    dhe tjetra nga Kisha Ortodokse. Pesë banesa të njërit nga tre soliterat i
    janë shitur QKSK-së që nga tetori i vitit 2005, ndërsa një ndërtesë
    pesëkatëshe ndërmjet soliterëve i është shitur po ashtu QKSK-së për 300.000
    euro para disa muajve. Blerjen po e bën Serbia, jo serbët. Andaj bëhet fjalë
    vetëm edhe për një aspekt tjetër të rikolonizimit.
    Asnjë zyrtar dhe asnjë kryeadministrator i UNMIK-ut, përfshirë këtu
    edhe Soren Jessen-Petersen, asnjëherë në asnjë mënyrë nuk e kundërshtuan
    politikën e Beogradit që blen prona të shqiptarëve për t’i pastruar
    etnikisht ata prej aty. Madje, kjo është në kundërshtim edhe me vetë
    rregulloren e UNMIK-ut 2001/17 e nënshkruar nga Hans Hakkerup më 22 gusht
    2001. Kjo rregullore në seksionin e tretë të saj në pikën 3.1 a) thotë që
    administratori komunal i UNMIK-ut mund të refuzojë të regjistrojë kontratën
    për shitjen e pronës së banimit nëse ka bazë të mjaftueshme për të besuar se
    transaksioni është bërë ose përkrahur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të
    tërthortë nga ndonjë organizatë ose strukturë me qëllim që të sistematikisht
    të blejë pronësi të minoritarëve në mënyrë që ta ndryshojë balansin etnik
    përbrenda një treve të caktuar. Serbia, nëpërmjet QKSK-së po blen prona të
    shqiptarëve në veri të Kosovës të cilët kanë mbetur pakicë atje. UNMIK-u e
    di shumë mirë dhe e lejon këtë, duke bërë edhe shkelje të rregulloreve të
    veta.
    Gazeta ditore e Beogradit ‘Politika’, më 1 shkurt 2006, paralajmëron
    se si komunat nga Serbia dhe Vojvodina, e madje edhe Republika Srpska në
    Bosnjë, do të ndihmojnë kthimin e serbëve si dhe komunat e reja serbe në
    Kosovë që do të krijohen së shpejti, duke bërë ndërtimin e 1.200 shtëpive,
    secila për dy familje serbe. Nëse marrim se një familje ka mesatarisht 4
    anëtarë, kjo do të thotë se 9.600 persona do të vendosen nëpër vendbanime
    kolektive gjatë këtij viti. Në bazë të planit të QKSK-së të bërë publik tash
    së voni, kthimi nënkupton kthimin e organizuar të 6.500 familjeve dhe
    përkrahjen për kthimin individual të 2.000 familjeve të tjera.
    Decentralizimi dhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve
    ortodokse, do të përcaktojnë kufijtë e brendshëm në Kosovë të cilët
    përkufizojnë entitetin serb brenda Kosovës. Enklavat serbe do të bashkohen
    duke krijuar enklava të reja përbrenda, që kësaj radhe janë shqiptare.
    ’Kthimi i qëndrueshëm’ në Kosovë lidhet me trashëgiminë kulturore ngase
    kthimi mendohet që të ngjajë te trashëgimia kulturore pasi që kjo të ketë
    fituar statusin eksterritorial. ‘Kthimi i qëndrueshëm’ lidhet edhe me
    decentralizimin sepse Serbia do që t’i kthejë serbët atje ku mendon të
    krijojë entitetin e veçantë të tyre.
    Për realizimit e të gjitha këtyre janë ndërmarrur edhe masa të tjera
    konkrete. Para se kryeadministratori Petersen të jap lejen për dy ministritë
    e reja për Kosovën, udhëheqësja e Qendrës Koordinuese për Kosovën pranë
    Qeverisë së Serbisë, Sanda Rashkoviq-Iviq, me 6 dhjetor 2005, u mor vesh në
    Beograd me zëvendës-kryeadministratorin dhe Shefin e Shtyllës së Parë të
    UNMIK-ut, Jean Dussourd, që në Kosovë të krijohen 14 nënstacione të reja
    policore, prej të cilave 12 në vendet ku shumicë janë serbët. Pra, Serbia
    fiton substancë solide në Kosovë, ndërkaq – Kosova edhe më shumë
    administratë formale dhe ministri simbolike. Me këto nënstacione policore,
    Serbia mëton që të krijojë mbrojtje paraprake për rikolonizimin por edhe të
    etablojë kufijtë e ri të brendshëm, së pari si kufij të zonave të operimit
    të këtyre nënstacioneve. Në Kosovë tashmë janë 33 stacione policore prej të
    cilave 5 sosh i kanë shumicën e stafit serbë. Edhe 12 nënstacione të reja
    për serbët që janë vetëm 5% të popullatës së Kosovës nuk bëhen për sigurinë
    e serbëve por të Serbisë brenda Kosovës, entitetit të kontrolluar nga ajo që
    do të legalizohet e zyrtarizohet. Serbia s’çan kokën për njerëzit dhe
    gjendjen e tyre, kushdo qofshin ata. Ajo brengoset vetëm për strukturat e
    saj, jo për njerëzit. Ajo i inkurajon serbët e Kosovës që të qarkullojnë me
    vetura që mbajnë targa të Serbisë, jo vetëm për ta dëshmuar veten e saj si
    shtet në Kosovë, por që ata serbë të gjorë asisoj t’i bëjë shënjestër të
    shqiptarëve. Serbia do që t’i ekspozojë serbët e zakonshëm. Ajo do që ata të
    vriten e lëndohen. E çfarë ruan Serbia në Kosovë? Ajo i ruan ‘rojet e urës’,
    sikurse edhe forcat e tjera të ‘sigurisë’ që i ka në Kosovë. Të gjithë ata
    po i inkuadron si pjesëtarë të SHPK-së, të gjithë ata praktikisht po i
    maskon. Serbia kujdeset për sigurinë e forcave të saja të ‘sigurisë’, jo për
    sigurinë e serbëve civilë. Ata mendon t’i kthejë në Kosovë për t’i përdorur
    e assesi për t’ua përmirësuar jetesën. Dihet se Serbia financon strukturat e
    saj në Kosovë. Përkundër kësaj ka shumë serbë të varfër dhe madje në varfëri
    të thellë në Kosovë, ngase nga Serbia përfitojnë pikërisht vetëm strukturat
    e saj, jo edhe njerëzit e zakonshëm.
    Të gjitha këto plane të Serbisë për rikolonizimin e Kosovës i kanë
    përjetuar edhe të parët tanë. Ato duhet të kundërshtohen me të gjitha
    mënyrat. Sa më shpejtë aq më mirë dhe më lehtë do të jetë. Jo vetëm për
    neve, por edhe për brezat që do të vijnë.
    Në vijim janë dhënë fshatrat dhe qytetet nëpër regjionet përkatëse në Kosovë
    ku Serbia po i kthen apo planifikon t’i kthejë serbët.
    Regjioni i Mitrovicës
    LEPOSAVIQ
    Kthimi individual: Belloberdë, Bistricë, Borçan, Vraqevë, Vuçë, Krnin i
    Epërm, Graniçan, Gumnishtë, Krnin i Poshtëm, Dren, Kamenicë, Kijevçiq,
    Leposaviq, Leshak, Sllatinë, Soçanicë, Trebiq, Cerajë, Bistrica e Shalës,
    Majdevë, Ostraq, Popoc, Potkonjë, Pridvoricë.
    ZUBIN POTOK
    Kthimi individual: Banjë, Bërnjak, Bube, Kalludër e Madhe, Vele Brijeg,
    Varagë, Dren, Zubin Potok, Zupç, Jagnjenicë, Lluçkarekë, Megjipotok, Oklac,
    Tushiqë, Crepulë, Çeçevë.
    ZVEÇAN
    Kthimi individual: Banovdoll, Banjskë, Vallaq, Rudar i Vogël, Graboc,
    Dolanë, Zherovnicë, Zhitkoc, Zveçan, Izvor, Jankov Potok, Korillë, Llovac,
    Maticë, Rudinë, Sendojë, Serbovec.
    MITROVICA
    Kthimi individual: Mitrovicë, Suhodoll, Frashër.
    SKËNDERAJ
    Kthimi individual: Bajë.
    VUSHTRRI
    Kthimi individual: Gojbujë, Gracë, Prelluzhë.
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Magjunaj
    Kthimi i planifikuar: Miroçë, Nedakoc, Vrnicë.
    Regjioni i Pejës

    BURIM
    Kthimi individual: Cërkolez, Suriganë.
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Tuçep, Shalinoc, Osojan, Llukafc i
    Thatë.
    Kthimi i planifikuar: Kërninë, Belicë, Bellopojë, Gjurakoc, Dragollec,
    Zallq, Zhakovë, Burim, Kosh, Osojan, Polanë, Sinajë, Veriq, Prekallë,
    Lubozhdë, Kovragë, Dubravë, Serbobran.

    PEJË
    Kthimi individual: Brestovik, Gorazhdec.
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Bellopojë, Lëvoshë.
    Kthimi i planifikuar: Cerovërhë, Pejë, Sigë, Vitomiricë, Zagërmë.

    KLINA
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Bixhë, Grabc.
    Kthimi i planifikuar: Bërkovë, Budisallc, Dollc, Drenik, Drenoc, Drenovçiq,
    Klinë, Vide, Shtupel
    Regjioni i Prishtinës

    PRISHTINA
    Kthimi individual: Çaglavicë, Badofc, Graçanicë, Lapllasellë, Preoc,
    Slivovë, Shushicë, Bërnicë e Epërme, Nëntë Jugoviqët, Bërnicë, Lebane.
    Kthimi i planifikuar: Dragoc, Prishtinë.

    FUSHË KOSOVË
    Kthimi individual: Batushë, Fushë Kosovë, Kuzmin, Uglar.
    Kthimi i planifikuar: Miradi e Epërme.

    KASTRIOT
    Kthimi individual: Babimoc, Caravodicë, Milloshevë, Kastriot, Plemetin.
    Kthimi i planifikuar: Krushec.

    LIPJAN
    Kthimi individual: Dobratin, Gushtericë e Ulët, Goleshko Vrello, Gushtericë
    e Epërme, Janjevë, Lepi, Livaxhë, Dobrajë e Vogël, Radevë, Skullan, Grackë
    e Vjetër, Suhodoll.
    Kthimi i planifikuar: Sllovi, Magurë.
    Regjioni i Anamoravës

    DARDANË
    Kthimi individual: Qarakofc, Hajnoc, Bozhefc, Bollefc, Bratillofc, Bushincë,
    Carefc, Domoroc, Kormnjan i Poshtëm, Drenoc, Gogollofc, Kormnjan i Epërm,
    Kolloleç, Dardanë, Kostadincë, Leshtar, Ropotovë e Vogël, Moçarë, Odevcë,
    Panqelë, Rajnovc, Strelicë, Strezofc, Romancë, Vaganesh, Ropotovë e Madhe.
    Kthimi i planifikuar: Firiqejë, Tirincë, Koretin, Leshtar, Rahovicë.

    GJILAN
    Kthimi individual: Cërnicë, Budriga e Ulët, Livoç i Poshtëm, Dragancë, Kufcë
    e Epërme, Livoç i Epërm, Makresh i Epërm, Kmetofc, Parallovë, Partesh,
    Pasjan, Ponesh, Stanishor, Strazhë, Shillovë, Koretishtë.
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Muzgovë.
    Kthimi i planifikuar: Gjilan, Zhegër, Përlepnicë.

    SHTËRPCË
    Kthimi individual: Berovc 1, Berovc 2, Bitijë e Poshtme, Drajkofc, Bitijë e
    Epërme, Gotovushë, Jazhincë, Sevc, Sushicë, Viçë, Vërbeshticë, Shtërpcë.
    FERIZAJ
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Bablak.
    Kthimi i planifikuar: Nerodime e Epërme, Babush.

    ARTANË
    Kthimi individual: Bostane, Izvor, Jasenovik, Llabjan, Manushinc, Prekoc,
    Tërniqefc, Zebnicë.
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Kllobukar.
    Kthimi i planifikuar: Artanë.

    VITI
    Kthimi individual: Binçë, Gërnqar, Kllokot, Letnicë, Mogillë, Viti, Vërboc,
    Vërnavokollë, Vërnez, Shashare.
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Podgorc.
    Kthimi i planifikuar: Zhiti, Tërpezë, Gërmovë, Gushicë, Kabash, Novosellë.
    Regjioni i Prizrenit

    SHARR
    Kthimi individual: Baçkë, Brod, Dikancë, Sharr, Glloboçicë 1, Kërsteç,
    Krushevë, Kukujan, Leshtan, Lubivshtë, Mlikë, Oruçashë, Radeshë, Rapçë,
    Restelicë, Vranishtë, Zlipotok.

    RAHOVEC
    Kthimi individual: Hoçë e madhe, Rahovec.
    Kthimi i planifikuar: Zaçishtë, Opterushë.

    PRIZREN
    Kthimi individual: Drajçiq, Urbiçan.
    Kthimi i organizuar që tashmë ka filluar: Llokvicë, Mushnikovë, Novak,
    Pllanjan, Sreckë.
    Kthimi i planifikuar: Dojnicë, Gornjasellë, Zhivinjan, Lubizhdë, Smaq,
    Prizren.

  2. #2
    LIR/06/004 - Datë. 2006-03-31

    REFERENDUMI DOMOSDOSHMËRI E KOHËS!


    Hyrje

    Gjithënjë në shoqëritë me tradita demokratike kur është rrethana e ndërlikuar kombëtare e shoqërore gjendet vetëdija dhe bëhet zbatimi në jetë i instrumentit shekullor dhe universal të demokracisë së drejtëpërdrejtë - REFERENDUMIT.

    Dihet se Referendumi është forma e vendosjes direkte, e vendosjes me votë të vet qytetarëve për një çështje, qoftë ajo madhore apo jo madhore. Me referendum qytetarët e një vendi legjitimojnë dhe juridikojnë vullnetin e tyre politik.

    Në referendum qytetarët nuk zgjedhin përfaqësues që premtojnë se do ta zgjedhin fatin e qytetarëve dhe të vendit por këtë fat e votojnë dhe e juridikojnë vet me dorën e tyre me të cilën votojnë.

    REFERENDUMI, bëhet krejt i domosdoshëm në çdo vend ku dhe kur përfaqësuesit e zgjedhur më heret nuk i mbajnë premtimet por e gënjejnë hapur elektoratin dhe edhe pa ua ribesuar populli mandatin bisedojnë dhe ripërcaktojnë ende fatin e qytetarëve e të vendit ashtu siç e kërkon interesi i tyre individual e klanor.

    Aktualiteti dhe domosdoshmëria e REFERENDUMIT në Kosovë

    Në të drejtën ndërkombëtare ekziston edhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, i miratuar qysh në vitin 1966, neni 4 i të cilit ka parashikuar dhe sanksionuar:

    " Në rastet kur një rrezik publik kërcnon ekzistencën e kombit dhe shpallet me një akt zyrtar, shtete palë në këtë Pakt mund të marrin, në mënyrë më të kufizuar që kërkon situata masa që shmangen nga detyrimet e parashikuara në këtë Pakt, me kusht që këto masa të mos jenë të papajtueshme me detyrimet e tjera që e drejta ndërkombëtare i përcakton dhe të mos sjellin si pasojë një diskriminim të bazuar mbi racën, ngyrën, gjininë, gjuhën, fenë ose origjinën shoqërore."

    1. Me shqetësim po shohim dhe po përcjellim situatën e tashme kur ky fenomen që ka parashikuar neni i cituar këtu është bërë krejt aktual në Kosovë.

    Kur e mbrojmë këtë tezë jemi të vetëdijshëm se ne i shohim ca gjëra që ndshta të tjerët nuk duan t`i shohin, por që ne kemi vullnetin që t’i trajtojmë dhe të ndikojmë që mjegulla dhe euforia rreth statusit të Kosovës të mos e pengoj popullin e Kosovës ta sheh veten se ku gjindet dhe çka në të vërtetë po zihet tani rreth Kosovës.

    Si në fillim të bisedimeve për Kosovën, si tani, një gjë është krejtë e qartë: Kosova po dëmtohet seriozisht dhe po siguron edhe juridikisht lidhjet me Serbinë.

    Argumeti: vet Dokumenti Sekret zyrtar: Parimet themelore të reformës së pushtetit lokal në Kosovë, si dhe tërësia e bisedimeve si dokumentet që po dalin si rezultat i këtyre bisedimeve po janë, në esencë ashtu siç janë përcaktuar de jure: në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Këto dokumente po ruajnë edhe de jure lidhjen e Kosovës me Serbinë duke i përdorir si instrument serbët në Kosovë.

    Dokumeti "Sekret Zyrtar": Parimet themelore të reformës së pushtetit lokal në Kosovë, botuar në ‘Koha ditore’ më 17, mars 2006 neni 2.2 faktorizon një minoritet-serbët në Kosovë duke iu lënë atyre mundësinë e komunave etnike serbe, ngase shprehimisht është shkruar: "do të krijohet një numër shtesë edhe i komunave shumetnike me një shumicë lokale të pjestarëve të komuniteteve pakicë".

    Duke pasur parasysh edhe dokumentin tjetër, pikërisht atë të zëvendësemisarit Albert Rohan që u botua në "Koha ditore" më 30 mars 2006 me emrin "Dokumenti i Planit për decentralizim.." ku përmenden edhe këto dukuri si : "një komunë ose bashkësi e komunash të komunitetit serb", "pagesa e pensioneve nga Beogradi duhet të bëhet sipas marrëveshjes për financim nga Beogradi siç është përcaktuar në pikën B4, më poshtë","Prishtina duhet të sigurojë se financimet nga Beogradi do të kenë një trajtim të priveligjuar (‘statusi i donatorit të priveligjuar’), përfshirë këtu përjashtimin nga taksat dhe tarifat.", pastaj shprehjet tragjike "në përputhje me kornizën ligjore të tashme" e tjera, pra të të gjitha këto kur i kemi parasysh shohim se tani as që ka kund rend pavarësie dhe as shkëputje nga Serbia.

    Vjena, nuk po i shkëput por po shkon kah juridikzimi i lidhjeve me Serbinë.

    Vjena, po e shpie Kosovën kah një lloj federate me dy entitetete (njëri entitet me 5% të popullatës!) që po shkojnë në lidhje konfedreale me Serbinë. __________________________________________________ _

    1. Neni 4 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe politike, i miratuar më 16 dhjetor 1966. Ka hyrë në fuqi më 23 mars 1967. Nga libri ‘TË DREJTAT E NJERIUT’, Prishtinë: Finish-OHCHR, 2004,f.31, Vëllimi I parë, pjesa e parë: Instrumentet e përgjithshme

    Dmth, po ndodhë diçka që nuk është në përputhje me vullnetin e popullit.

    Grupi negociator nuk ka asnjë të drejtë nuk ka asnjë mandat që të pranojë diçka që është, qoftë edhe një milimetër, nën vulnetin e popullit.

    Por, përkudër të gjitha këtyre "Grupi i unitetit", pa mbi 50% të popullit që nuk ka dalur në zgjidhjet e fundit, po VENDOS VET në fshehtësi rigoroze dhe po bënë edhe një veprim ilegal skandaloz, i cili po shkakton shqetësim e pasiguri për të ardhmen tonë dhe i cili veprim e vednim, kur të del në shesh do ta rrezikojë seriozisht paqen.

    Ndaj, siç del edhe nga ajo që argumentuam më lart, me akte që i përmendëm këtu " një rrezik publik kërcnon ekzistencën e kombit tani me këto negociata në Vjenë".

    Si shpëtim nga ky rrezik LIR sheh Referendumin dhe realizimin e tij. Mohimi i të drejtës për Referendum është pohim për lejimin e rrezikimit të paqes dhe shpërblim i agresorit, në rastin e Kosovës.

    Në Kartën e Atlantikut, grupe shtetesh të prira nga SHBA - të deklaruara se "dëshirojmë që të drejat sovrane si dhe të drejtat e qeverisjes së vetvetes, tu kthehen atyre që këto u janë marrë ».

    A janë duke i i kthyer në Vjenë, Kosovës të drejta sovrane të cilat i janë marrë? Përgjigja e qartë: Jo dhe JO. Jo, sepse (po përserisim edhe njëherë) Grupi negociator nga Kosova nuk po shkon të hënën me 3 prill në Vjenë për t´u shkëputur nga Serbia por për t’i ruajtur lidhje me te!

    Dokumenti i Rohanit po e juridikon gjendjen e tashme faktike të ndarjes së Kosovës dhe lënjen e saj autonomi të zgjeruar nën Serbi, apo pavarësi pa sovranitet dhe pa vetëpëfaqësim në OKB.

    Në Vjenë po shkohet për ta realizuar edhe juridikisht një lloj nënshtrimi ndaj Serbisë dhe për ta rehabilituar ate duke i dhënë asaj "statusin i donatorit të priveligjuar" dhe me këtë rast LIRI konstaton fuqishëm: VJENA PO RREZIKON PAQEN DUKE I SAKRIFIKUAR TË DREJTAT SOVRANE TË SHUMOCËS SË QYTETARËVE TË KOSOVËS dhe duke vazhduar t’i privilegjojë vetëm 5% të banorëve të Kosovës, dhe ata, vetëm pjestarë të një komuniteti, pa e përfillur vullnetin politik dhe juridik të popullit e duke e anashkaluar, në heshtje, të drejtën tonë për Referendum.

    __________________________________________________ _____

    2. Shifrave zyrtare nuk është për tu besuar fare. Ja çka bëjnë me decentralizimin, me vonimin e qëllimshëm të regjistrimit të popullësisë së Koovës e cila ndoshta është e vetmja popullësi në botë e cila nuk ka të drejtë ta numëroj veten që 25 vite.

    Na mohohet edhe qenja fizike, rritja, shtimi etj.

    LIR-i domosdoshmërinë e përtashme të Kosovës për Referendum statusor e sheh në këto pika dhe argumete:

    1. Se procesi negociator ka marrë kahje shumë të disfavorshme për

    statusin e Kosovës.

    Vjena po rrezikon seriozisht paqen e brisht në Kosovë dhe më gjërë.

    2. Decntralizimi po përdoret si mjet për prejudikimin e Statusit të Kosovës, për ndarjen e Kosovës dhe është jashtë kohës dhe Hapsirës, ngase ende pa e pasur pushtetin po bëhet ‘ndarja’ e tij.

    Ky truk i ngjanë asaj thënjes popullores: Ariun se kemi zënë, hahemi për

    lëkurën. (Korçë).

    Lidhur me decenralizimin dëshirojmë: që as Serbia të mos jetë e marrë dhe të mos mashtrohet duke menduar se pasi i ka mundur e mashtruar liderët shqiptarë të Kosovë në Vjenë, do ta mund dhe mashtrojë edhe popullin shqiptar në Kosovë.

    3. Se Referendumi nuk i ndalohet Malit të ZI por i është lejuar me të drejtë, ndërsa Kosovës përsëri po i imponohet këmisha juridike , "në përputhje me kornizën ligjore të tashme", duke u planifukuar kështu edhe në të ardhmen status-quoja, pak më e pranueshme, por përsëri, pa të drejtën kombëtare të Kosovës, pos ligjeve të imponuara dhe të urryera nga populli.

    4.Ndarja e Mitrovicësh dhe Kosovës Veriore.

    6. Lëvizja e kufijve më në brendësi të Kosovës (Dabëlldeja etj) ,

    7. Luajtaja me dinjitetin e kombit shqiptar duke bëre tregëti me të pagjeturit dhe dhuna 7 vjeqare psikologjike familjeve të tyre,

    8.Ilegaliteti i grupit negociator lidhur me përcaktimin e tashëm të fatit të Kosovës ( STATUSIT ) etj.

    Për t’i tejkaluar të gjitha këto tani REFERENDUMI ËSHTË DOMOSDOSHMËRI.

    Këto janë disa nga psehet kryesore për REFERENDUMIN.

    Duke i pasur pasur parsysh këto arësye dhe argumente në këtë situatë aktuale LIR-I fuqimisht kërkon dhe përsërit kërkesat që dolën nga strukturat e LIR-it, më 24 mars 2006


    1. LËVIZJA INTELEKTUALE PËR REFERENDUM kërkon nga Kuvendi i Kosovës si dhe nga Grupi negociator i Kosovës (e IPVQ-të tjera në Kosovë) që ta bëjnë punën e tyre dhe ndikimin në shfuqizimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organiztës së Kombeve të Bashkuara.


    2. Ta përgatisin, hartojnë e miratojnë në Kuvend të Kosovës Ligjin e vendit për referendum statusor në

    Kosovë.

    3. Jo decentralizim para Referendumit.

    4. Kërkojmë TRANSPARENCË të plotë lidhur me veprimtarinë e Grupit Negociator të Kosoves si

    dhe bërjen publike te gjitha dokumenteve, apo edhe marrveshjet eventuale, që mund t´i bëjë prapa shpinës se opinionit publik.

    Më mirë Referendum se sa pasiguri dhe fshehtësi për fatin e Kosovës!

    Më mirë Referendum se sa krizë e ardhshme!

    Zyra e LIR-it

    Për LEVIZJEN INTELEKTUALE PËR REFERENDUM

    KOORDINATORI, z.Rexhep Ahmeti

    Prishtinë, 31 mars 2006

  3. #3
    “DROMCAT” PREJ TE CILAVE MUND TE CUNGOHET AJO

    - Disa veprime që po ndodhin në procesin negociator dhe përreth dhe jashtë tij mund të ndihmojnë në përfytyrimin sa më të përafërt për të ardhmen e Kosovës. Droja më e madhe është nga mundësia e bërjes së drejtësisë me tharm të politikës -


    Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit të Prishtinës

    Klasa politike e Kosovës përballet sot me sfidën e madhe që në të ushtron koha dhe problemet që i imponohen.Ajo është para detyrës që “asgjë të mos ruajë për vete”,por që,në mënyrën më të sinqertë “t’i flasin së sotmes”,sepse me të drejtë thuhet se “Kush nuk mund t’i flasë së sotmes dhe nuk kuptohet prej së sotmes, nuk do të kuptohet as prej të së nesërmes dhe të pasnesërmes”.

    Edhe pse nga “shumë anë” dhe qarqe politike thuhet se çështja e Kosovës sikur “ka marrë fizionominë e një çështjeje të zgjidhur”,duke pritur “sanksionimin juridik-ndërkombëtar”,ajo vazhdon “të mbështillet me një mjegullnajë”në të cilën po e fusin “fushat e minuara të statusit”,veçanërisht ato që i referohen decentralizimit,trashëgimisë historike,kulturore e shpirtërore të pakicës serbe dhe pozitës politike të tyre.


    RRIPI SA VJEN E DUKE “U NGUSHTUAR”

    Pa pritur gjykimin e kohës,mund të thuhet se për shqiptarët “çdo raund i ardhshëm i negociatave do të jetë më i rëndë dhe jo më i lehtë”.Arsyeja qëndron se ndërkombëtarët kanë përgatitur “një listë të gjerë kushtëzimesh”të cilat duhet të pëmbushen.

    E para,në emër të “kompromisit”që po kërkohet prej shqiptarëve, mund të bëhen “pazarllëqe të mëdha”.Më të dëmshmet mund të jenë ato që mund t’i referohen territorit,megjithë deklarimet, zotimet, madje dhe qëndrimet se “nuk do të ketë ndarje të Kosovës”,ndërkohë kur Kosova “ faktikisht mbahet e ndarë”.

    E dyta,në emër të “decentralizimit”(dobësim i ndikimit të qendrës në pjesët e tjera të territorit)që po kërkohet të vendoset para statusit(e kemi thënë me një rast se “nuk mund të vendoset karroca para kalit”),serbët synojnë “autonominë në veri të Kosovës”,megjithë deklarimet,zotimet,madje dhe qëndrimet se nuk do të ketë “autonomi serbe në veri të Kosovës”,ndërkohë kur ajo pjesë e Kosovës “faktikisht kontrollohet prej Beogradit”.Në lidhje me këtë vlen të theksohet se procesi i decentralizimit ka filluar me parimin etnik dhe territorial;nuk është nisur me parimin joetnik dhe joterritorial.

    E treta,në emër të “zgjerimit të kompetencave të komunave me shumicë serbe dhe të “krijimit të komunave serbe”,po sikurse dhe në emër të “lidhjes zinxhirore të tyre”që në këtë fazë të negociatave “po kundërshtohet”nga pala shqiptare,synohet “përgatitje e terrenit”për “nëndarje të brendshme” që mund të shtrohen dhe të ndodhin më vonë.


    KERKOHET VIGJILENCE E MADHE

    Përgjithësisht,shqiptarët janë para “një ekuacioni të cilin do ta kenë vështirë ta zgjidhin”,poqese nuk tregohen vigjilentë ,sepse krahas arritjes se pavarësisë,duhet ta “rikthejnë” dhe ta mbrojnë tërësinë territoriale.Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos e lejojnë cungimin e territorit të tyre në emër të procesit të “decentralizimit”në veri të Kosovës që,ndryshe,po “pëvidhet” si reformë e qeverisjes lokale “në tërë vendin”dhe në emër të exterritorialitetit që,ndryshe,po “përflitet” si “status i veçantë”për monumentet shpirtërore serbe,

    Nga dy raundet e para të negociatave “është shpalosur një dokument” i cili edhe po qe se vetëm “do të lexohej”,pa ndonjë “zbërthim më të detajuar”,lejon mundësinë që të nxirren përfundime për të medituar për to.

    Drafti i decentralizimit,dokument ky që e ka sjellë zotëri Rohan dhe për të cilin do të diskutohet në Vjenë më 3 prill,nuk shpreh kërkesat që ka shtruar pala shqiptare,pra si në parim,ashtu dhe konkretisht,
    nuk përkon me to.

    Dokumenti ka paraparë një rol shumë të theksuar të Beogradit në financimin e komunave “që do të lindin nga procesi i decentralizimit”.


    Nëse këtyre vërejtjeve të përgjithshme i shtojmë edhe “gjuhën shumë përgjithësuese të dokumentit”që lenë të hapura për interpretim shumë çështje të ndërhyrjes së Beogradit në shumë segmente të qeverisjes në “komunat me shumicë serbe”,mundësia që shqiptarët të “hasin në fushë të minuara” është e konsiderueshme dhe nuk bën të nënçmohet,sepse pasojat mund të jenë të pariparueshme më vonë,sado që thuhet se bëhet fjalë për “dokument pune”.


    NE EMER TE BARAZISE NUK MUND TE VENDOSEN PRIVILEGJE PER PAKICAT

    Eshtë e vërtetë se bashkësia ndërkombëtare “po kërkon modalitetet më të mira për jetën më të mirë të të gjithë qytetarëve”, por ajo nuk bën që “në emër të tyre”të vendosë privilegje”në komunitetet minoritare,kur prej Prishtinës kërkohet që “financimet nga Beogradi të kenë një trajtim të privilegjuar”(statusi i donatorit të privilegjuar”).

    Pala shqiptare duhet të jetë e vëmendshme edhe rreth “sugjerimeve të draftit” në fushën e marrëdhënieve ndërkomunale (“Komunat do të kenë të drejtë që të formojnë partneritete pa ndonjë formë aprovuese paraprake të lëshuar nga autoritetet qendrore”),po sikurse edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar,ku poashtu drafti parasheh marrëdhëniet ndërkufitare mes komunave të Kosovës apo të bashkësive të komunave të Kosovës me agjencitë e qeverisë qendrore të Beogradit të cilat,siç thuhet,”duhet të definohen në një marrëveshje mes Beogadit e Prishtinës.


    Një fushë tjetër e madhe “minuese”nëpër të cilën nuk duhet “të shkelë pala shqiptare” është exterritorialiteti.Eshtë paralajmëruar që zotëri S.J.Petersen të nënshkruajë vazhdimin e vendimit për zonën e veçantë mbrojtëse perreth Manastirit të Deçanit.

    Ky shembull flet shumë.

    Një, qytetarët e Deçanit frikësohen që pronat e veta padrejtësisht mund të tjetërsohen.

    Dy, fatin e qytetarëve të Deçanit mund ta kenë edhe qytetarët gjithandej kah shtrihen monumentet shpirtërore serbe në Kosovë.

    Në këtë shkrim ngritëm dy shqetësime nga më shumë që do të mund të paraqitën në procesin e mëtëjshëm të negociatave,duke pasur parasysh,ndër të tjera,pyetësorin me shkrim me të cilin zotëri Ahtisari “i ka marrë në provim shqiptarët”.


    PERBALLJA E SKEPTICIZMIT ME EUFORINE

    Ngritja e shqetësimeve nuk bëhet me qëllim të nxitjes së ndonjë ndjenjeje të skepticizmit të kulmuar.Ajo më tepër bëhet për “të kontrolluar”euforinë e tepruar që ndonjëherë “po prodhohet” nga zyrtarët tanë.Nuk ka dyshim se qoftë skepticizmi i kulmuar,qoftë euforia e pamatur mund të prodhojnë efekte të ndryshme.I pari mund “të çojë në veprime të papërmbajtura dhe të pakontrolluara”;e dyta “mund të çojë në shkujdesje të tepruar,ndërsa ajo në çmobilizim të energjive”.

    Sugjerojmë që dalja nga ajo gjendje të kërkohet në nxitjen e ndjenjës realiste,e cila dhet “të burojë drejtpërdrejtë nga realitetit,nga kahet që kanë dhe që mund të marrin rrjedhat”.

    Thelbi i shkrimit tim nuk është “mbjellja e mosbesimit për të ardhmen e Kosoëvs”,sepse ajo do të bëhet ashtu “si e bëjmë vetë”,por mobilizimi për të mos na u përsëritur e kaluara e hidhur.Nuk guxojmë që prej “pavarësisë”të mos shohim “dromcat”nga të cilat mund të cungohet ajo.

    Kosova është “në pritje të asaj që dëshiron;në pritje të së ardhmes që prêt të vijë dhe në pritje të së ardhmes që vjen faktikisht”.Por,asgjë nuk vjen vetvetiu.


    SHTATORJA E NENE TEREZES NE SHESHIN “LUIGJ GURAKUQI”.

    SHKODER Eshte miratuar unanimisht vendosja e shtatores se Nene Terezes ne Shkoder. Keshilli Bashkiak Shkoder miratoi njezeri vendosjen e shtatores se Nene Terezes ne sheshin “Luigj Gurakuqi”, pikerisht para nderteses se Albtelekomit. Keshilltaret bashkiake vertetuan tolerancen shekullore nderfetare ne Shkoder, anasjelltas trashegimine e krenarise se te qenurit ilire. Shkodra, ish kryeqyteti Ilir hap krahet per shenjtoren Nene Tereze.

    Nderkohe qe vendi i miratuar nuk perkon me propozimin e pare; ate te vendosjes ne hyrje te qytetit por me propozimin e dyte ate ne qender, prane Telekomit perballe xhamise se madhe te qytetit. Megjithe kundershtimet e dukshme te nje pjese te komunitetit mysliman ne Shkoder, pjesa me e madhe e qytetareve, sidomos pjesa intelektuale e konsiderojne paradoks kete qe po ndodh me vendsojen e monumentit te shenjtores me emrin Nene Tereza.

    Ndersa kemi nga nje ane nje shfryerje te tmerrshme te disa mllefeve te personave te vecante qe nuk duan te dalin jashte kornizave te te qenit besimtare te devotshem te nje feje te caktuar, nga ana tjeter pjesa tjeter habiten dhe ngrene supet para ceshtjes ne fjale duke e konsideruar si te turpshem gjithe kete diskutim qe vjen nga nje qytet si Shkodra, i shquar per tolenrance fetare ne vite. Ndersa disa mendojne se eshte e pafalshme qe te vendoset nje monument i nje personi fetar katolik ne qender te Shkodres ose te pakten ne nje nga sheshet publike te qytetit, pjesa tjeter ndihen mire para vleresimit qe qeveria shqiptare, permes Ministrise te Kultures, i ka bere Nene Terezes.

    Nuk mund te vesh kurrefare kufiri fetar ndares ne mes te atyre qe japin keto mendime. Madje ne me te shumten pjesa myslimane deklarohet pro vendosjes se monumentit. Nga ana tjeter perfaqesuesit e te gjtihe partive per here te pare jane treguar te bashkuar perballe ceshtjes se Nene Terezes qe eshte koventuar dashje pa dashje ne ceshtje te tolerances fetare ne Shkoder


    Mediat nuk jane bisht i politikes ditore

    Agjensia Informative mekulipress eshte duke ndjekur me interesim dhe shqetësim debatin, sulmet dhe presionet e znj. Miroslava Beham ndaj agjensise se pavarur te lajmeve KOSOVA AKTUEL.

    Ne baze te akuzave, mendimit dhe ne baze te shkrimeve te shumta del fakti se akoma ka koka njerezish qe sot e qajne politiken hitleriane te kriminelit Milosevic. Fatkeqesisht ende ka rryma dhe ideologji, qe akoma nuk jane te pastruar nga helmi i nazionalizmit dhe urrejtja ndaj kulturave tjera.

    Sulmi qe eshte duke ju bere agjensise informative "Kosova Aktuel", na kujton historine famkeqe te NSPD-se, te viteve te 30, dhe gazeten propagandistike e famekeqe ”Der Sturm”.

    Mendimi i lire dhe fjala e lire jane gurethemel i gjdo demokracie. Me keto nderskamca qe disa njerez i kane futur kesaj agjensie, mendoj se do i bene deme vetem vehtes se tyre, personalisht, dhe askujt tjeter. Askush nuk ka te drejten dhe nuk e ka fuqine qe te ndaloj te transportohet mendimi, analiza dhe e verteta mbi gjenocidet, vrasjet, dhunimet, perdhunimet dhe masakrimet; qofshine keto fizike dhe kulturore. Andaj kete te drejte nuk mund ta kene as mediat dhe as ideologjite qe jane nene ndikimin e nacionalizmit ektrem.
    Sa keq, ky episod, perseri na kujton mediumin famekeq serb ”Radio Televizija Srbija” (RTS), te viteve 81-98.

    Eshte shqetesues fakti se si nuk degjohet zeri perkrahes i intelektualeve dhe politikave tona ne lidhje me kete qeshtje. Serbet ne ofanzive diplomatike e mediale, e politikat tona ne ofenzive te vjedhjes, korrupcionit e intrigave...Sa e tmershme, sa e dhimbshme, sa jo njerezore....



    Per ne fund; Perpjekjet per te zbuluar dhe dokumentuar te verteten mbi gjenocidin serb ne ballkan dhe vecanerisht te verteten e gjenocidit serb ndaj popullit shqiptare ne Kosove nuk do te ndalet, i pelqeu apo jo dikujt.

    Nga pamundesia materiale apo "jopershtatshmeria politike", qe secila shtepi mediale te kete prezent korrenspondentin/en e tij neper bote, agjencite informative te lajmeve l uajne, per mediat, nje rol thelbesor.


    > Sincerisht
    Redaksia mekulipress
    www.mekulipress.com

  4. #4

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Operacionet luftarake të UCK-së (1998-1999)
    Nga SHKOZA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 19:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •