Me rastin Simpoziumit Shkencor nė Tetovė mė datė 17-18.nėndor.2004
TEMA - Masakra e Monopolit tė Duhanit - shprehje e qartė e gjenocidit sllavomaqedonas.


Eugen Shehu
Studjues – Publiēist


Rreth datave 15 –16 nendor 1944, arradhat partizane maqedonase, duke qene nen ndikimin e drejtperdrejte te OZNE-s i rrethuan me ushtare ndertesat e monopolit te duhanit nė Tetove dhe brenda pak diteve munden te grumbullojne aty rreth dhjete mije shqiptare nga pothuaj te gjithe fshatrat e Tetoves. Perqendrimi i njė sasie kaq te madhe njerezish, brenda 4-5 diteve u krye nėn masat terroriste tė papara askurre ne ato treva. Burra, djem pleq, plaka e deri nėna me foshnja ne gji, rrembeheshin nga shtepite dhe nen britmat e kercenimin e armeve te rreshtuar, percilleshin per ne stacionin e monopolit te duhanit.

Ne keto ndertesa ku era dhe te ftohtėt e eger te nendorit 1944 benin kerdine, kanė vdekur me dhjetra gra e femijė tė vegjel, tė cilėt sipas dėshmive tė atyre qe mbijetuan, u hodhen nė disa kanale rreth 400-500 metra larg stacionit te monopolit tė duhanit nė Tetovė. Shumė prej kėtyre shqiptarėve tė pafajshėm e ngritėn zėrin ndaj kėsaj gjendjeje terrori tė paparė, por nė vend tė pėrgjigjes muarėn plumbin kokės. Nė njė informacion qė nacionalclirimtarėt shqiptarė i dergonin klikės komuniste tė Tiranės mė 24 nėndor 1944, nga Tetova midis te tjerave tė trishtuar kumtonin:”Parmbrėmė, sic na njoftuan dy fshatarė nga katundi Tuhin, ėshtė pushkatuar menjėhere nė vend, Sulejman Maksuti vetem e vetem pse ka ngritur zerin per njė femijė qe po vdiste. Kur ky pa ndjenja ėshtė perplasur nė tokė ka vajtur Sali Hyseni, nga i njejti fshat qe ti mbylli sytė por edhe ky ka gjetur vdekjen nė vend nga ushtari maqedonas brenda kampit. ”(9)

Pikėrisht nė kėto momente kur jo vetem stacioni i monopolit te duhanit nė Tetovė por edhe Gostivari e Kėrēova po shndroheshin ne kampe te vdekjes masive pėr shqiptarėt e pafajshėm, disa nga krerėt shqiptarė tė aradhave partizane, nuk munguan te ngrinin zerin pėrballė kesaj gjendjeje. Natyrisht tė zhgėnjyer ndaj pėrrallave te internacionalizmit proletar, keta nacionalēlirimtarė, me ne krye Rexhep Zajazin iu drejtuan Llazar Kolishevskit, njėrit prej autoriteteve mė tė larta politike te asaj kohe pėr viset e Maqedonisė shqiptare.

Nderkaq Llazar Kolishevski, jo vetem qė e priti me cinizėm te pashembullt kėte delegacion, por nga ana tjetėr i dėrgoi ata pėr kinse bisedime ne Shtabin e Korparmatės sė Parė maqedonase, me ē’rast ky akt nėnkuptonte se fati i shqiptarėve tė burgosur dhe tė torturuar nė stacionin e Monopolit te Duhanit nė Tetovė, ashtu sikundėr edhe fati i mijėra shqiptarėve tė tjerė, ishte kėtej e tutje vetėm nė duart e OZNE-s jugosllave. Sipas tė dhėnave dėshmohet se nė kėte takim ka qenė i pranishem edhe pėrfaqsuesi i Shtabit Suprem tė UNĒJ Vukmanoviē Tempo(mik i ngushtė dhe udheheqės i klikės komuniste tė Tiranės). Ky nga ana e vete jo vetėm nuk ka dashur tė ndalė kėte shfarosje masive por perkundrazi, me cilėsinė e tė derguarit tė Beogradit ka potencuar antishqiptarizmin e tėrbuar, duke iu ējerrė ushtarakėve tė lartė sllavomaqedonas, rrugėt e krimit, pėr tė shprehur lirshėm epshet e tyre shovene antishqiptare:”Akoma mbani njerėz nėpėr kampe? Ata qė kini pėr tė pastruar i qėroni sa mė shpejt!”(10)

Natyrisht duke patur edhe pėrkrahjen politike tė Beogradit, ushtarakėt e lartė sllavomaqedonas tė etur pėr gjak shqiptarėsh, planifikuan dhe udhėhoqėn njė gjenocid tė paparė, i cili tek e mbramja kishte si qėllim zhdukjen e racės shqiptare. Ndonėse godinat e stacionit tė monopolit tė duhanit nė Tetovė nuk nxinin mė shumė njerėz, sipas dokumentave arkivore nė datat 20-21 nėndor 1944, aty u pėrplasėn edhe 700-800 shqiptarė tė tjerė tė pafajshėm. Ndėrkaq, autoritetet ushtarake tė kėtij kampi shfarosės, brenda dy-tri ditėve patėn pėrpiluar njė listė tė gjatė tė djemėve dhe burrave, tė cilėt duhej tė linin kampin kinse do te dėrgoheshin nė frontin kundėr gjermanėve. Shumė prej shqiptarėve e kuptuan kėte manovėr por ēdo kundėrshtim paguhej me jetėn ndaj edhe heshtėn. Rreth njė kilometėr larg nga kampi nė fjalė nė datėn 23 nėndor 1944 u pushkatuan nė errėsirėn dhe stuhinė e mbrėmjes rreth 300 djem e burra tė fshatrave tė Tetovės.

Megjithė masat e rrepta tė mara si edhe fshehtėsisė sė veprimeve barbare te kryera nga OZNA jugosllave nė stacionin e monopolit tė duhanit nė Tetovė, nacionalistėt e Maqedonisė shqiptare qysh herėt e patėn kuptuar ēfarė tragjedie luhej brenda kėtij kampi. Ata kanė ndėrmarrė edhe ndonjė veprim luftarak fragmentar pėr t’iu afruar kėtij kampi shfarosės por pa rezultat ngase komandanti i Divizionit tė 48 jugosllav gjeneral Iliēi, pati qarkuar rreth Tetovės gati 17 mijė forca tė rregullta serbe e sllavomaqedonase, tė armatosura deri nė dhėmbė dhe tė autorizuara tė hapnin zjarr vdekjeprurės karshi ēdo shqiptari, nė ēfardo lloj rrethanash qė tė ndodheshin. Histeria e pashembullt, ia kalonte kėsaj radhe edhe kampeve tė t’merrshėm tė makinės ushtarake hitleriane. Nė ketė mėnyrė brenda pak ditėve, nė stacionin e monopolit tė duhanit nė Tetovė, bishat sllavomaqedonase”pushkatuan pa gjyq 1200 shqiptarė, pa bėrė fjalė pėr ato qė vdiqėn aty. ”(11)

Ndėrkaq nė ditėt e para tė janarit 1945, sipas burimit qe cituam mė lartė, oficerė tė reparteve ushtarake maqedonase hynė nė kampin e monopolit tė duhanit nė Tetovė dhe zgjodhėn rrth 500 djem shqiptarė tė aftė pėr pushkė, kinse do tė luftonin nė formacionet e Brigadės sė Shtatė Nacionalēlirimtare nė frontin e Sremit. Nė kundershtimin e parė qė hasėn (dy djelmosha nga qyteti i Tetovės nuk pranuan) ata hapėn zjarr menjėhere dhe mė pas duke rrahur e maltretuar mbi 500 djlemosha, tė zhveshur, tė zbathur tė pangrėne i larguan nga kampi. Fati i tyre sot e kesaj dite nuk dihet. Gjakun e paster tė tyre nuk munden ta lanin as valėt e Vardarit per javė tė tėra. Nėse kėtyre 1700 vetėve tė pushkatuar pa gjyq nga stacioni i monopolit tė duhanit, u shtohen edhe rreth 800 tė tjerė qė vdiqėn brenda mureve tė atij kampi famėkeq prej sėmundjeve, urisė, torturave etj, atėhere del se brenda 2-3 javėve, janė rreth 2500 vetė tė shfarosur prej dorės vrastare kpmuniste sllavomaqedonase, e cila nė kėmbim tė ideve shoviniste kėrkonte tė viktimizonte krejt shqiptarėt etnikė nė ato vise.

E terrorizuar nė kulm, pjesa tjetėr e shqiptarėve e cila mundi t’i shpėtonte vdekjes nga stacioni i monopolit tė duhanit nė Tetovė, nė ditėt qė rrodhėn mė pas, as nuk mund tė guxonte tė nxirte nė dritė tė vėrtetėn. Autoritetet vendore dhe ato ushtarake sllavomaqedonase bėnė ēfar ishte e mundur qė kampi shfarosės nė fjalė t’i kalonte perjetėsisht harrimit. Aq e vertete ėshtė kjo, saqė kur nė fundin e janarit 1945, njė grup nacionalēlirimtarėsh shqiptarė nga qyteti, i Peshkopisė shkuan nė Tetovė, Gostivar e rrethina, ata nuk u lejuan as tė kontaktonin me vėllezėrit e tyre tė gjakut, nga frika se mund tė merreshin vesh tė gjitha masakrat e urdhėruara nga Beogradi apo Shkupi kundėr shqiptarėve liridashės.

Nė telegramin qė delegacioni nė fjalė i dėrgonte klikės komuniste tė Tiranės, duke i treguar pėr pritjen aspak vėllazėrore, sic ishte menduar, midis tė tjerave theksonte:”Per aresye qe si kuptojmė, nė disa zona nuk arrijmė tė marrim kontakte te drejtpėrdrejta me vėllezėrit tanė. ”(12)
Masakra e stacionit tė monopolit tė duhanit nė Tetovė, nė nėndorin e vitit 1944, mbetet padyshim njė njollė e errėt nė historinė e bashkėjetesės midis popullit tonė dhe atij sllavomaqedon. Qarqet shovene tė Shkupit, me ate gjenocid tė urryer, nė tė vertetė kėrkonin zhdukjen masive fizike tė shqiptarėve dhe si objektiv parėsor, kishin largimin e detyruar tė shqiptarėve etnikė nga trojet ku patėn lindur e jetuar gjysh- stergjyshėrit e tyre. Sidoqofte edhe masakrat qe vijuan me pas siē ishin ato tė vitit 1948, 1955-1956 etj nuk mundėn tė denatyronin shpirtin rezistues tė Maqedonisė shqiptare, atė shpirt tė mbarsur me farėn e lirisė. Ndonėse politika antishqiptare e Shkupit ka qenė dhe mbetet prezente ende sot, nė mjaft rrafshe tė jetės shqiptare, kjo ka mbajtur tė pafjetur vetėdijen nacionale tė gjeneratave tė tėra shqiptare nė kėto vise etnike. Kėto gjenerata jo vetėm nuk u pajtuan me masat represive, dhunuese dhe shkombėtarizuese, por pėrkundrazi u ngriten kurdohere dhe mė me force ndaj ēdo lloj padrejtėsie si nė rrafsh tė tė drejtave dhe lirive kryesore tė njeriut, ashtu edhe nė dimensionet e munguara tė civilizimit njerzor.

Masakra e stacionit tė monopolit tė duhanit, e ndodhur 60 vjet mė parė, sot ende akuzon. Ideatorėt dhe organizatorėt e saj as sot, pas gjashte deceniesh nuk ndjejne pendesė dhe pėr kėte emrat e atyre kriminelėve komunist, duhet te jene ne gjyqin e ndėrgjegjes sė tyre, por edhe nė historinė e krimeve ndėretnike. Komunizmi pėrgjaku shqiptarėt atėherė, pėrgjakėn edhe sot, anipse me njė kostum tė maskuar vepron, sot. Perpara se tė mendojmė pėr ura te paqės dhe mirkuptimit duhet te fshijmė gjurmė tė gjakut qė rrjedhin akoma nga brigjet tona, nga Sharri e nė Karadak, Nga Radika e nė Vardar. Historia nuk tė fal, kur ate e godet me cinizėm.

Referenca:

1 –Arkivi Qendror i Shtetit-Tirane. Fondi 253, dosja 294, fleta 7.

2 –V-Ivanovski. Vremeto i mestoto na formiranjeto na Komunistickata Partija na Makedonia. Ne”Slobodnite teritori vo Makedonija 1943” Skopje 1975 faqe 129.

3 –Vladimir Dedijer “Sango tradito” botim italisht i Ministrise se Jashtme Jugosllave, Beograd 1949, faqe 115.

4 – Vasa Cubrilloviq “Problemi i pakicave ne Jugosllavine e re”. Arkivi i Institutit te Historise – Tirane. Fondi A-VII-561

5 – Lefter Nasi “Ripushtimi i Kosoves”Tirane 1994, faqe 132

6 – Arkivi Qendror i Ushtrise Tirane. Fondi Divizioni i Pare Sulmues dosja 16, fleta 70.

7 – Prenk Gruda “Ditari i nje zemre te lendueme”Tirane 1997, faqe 417.

8 – Arkivi Qendror i Ushtrise Tirane. Fondi Divizioni i Gjashte Sulmues. Dosja 87, fleta 38.

9 – Arkivi Qendror i Ushtrise Tirane. Fondi Divizioni i Gjashte. Dosja 64 fleta 2.

1o – Arkivi i Institutit te Historise Tirane. Fondi”Lufta nacionalclirimtare e popullit dibran” faqe 403.

11 – Arkivi i Institutit te Historise Tirane. ”Masakrat e klikes se Titos ne Kosove, Metohi dhe Diber te Madhe. ”Tirane 1952, faqe 17

12 – Arkivi Qendror i Shtetit Tirane. Fondi Kryeministria viti 1945, dosja 126 fleta 4./ 27 01 2005/F.F.


Sa i pérket késaj ngjarje sot e késaj dite flasin faktet e Gjenocidit té atéhershém ndaj popullit Shqipétar nga ana e Maqedonasve.“Te Monopolli i Tetovés egzistojné ende drujt e larté té Bredhave té cilét né secilin rast kur njé Shqiptar gjakftohtésisht éshté therur nga dora e njé personi ( i njohur né até kohe si ILJAZ XHIPI i nacionalitetit ROM djali i té cilit deri né vitin 1997 punonte né Ministrin e punéve té mbrendshme né Tetove si Polic)
éshté mbjellur nga njé dru qé késhtu té mbeteshin pérgjithmon si shenjé pér ato té cilét até kohé nuk e pérjetuan.
Masakra té kétij lloji né Tetové ndodhén edhe te Shkolla e Bujqésisé Mosha Pijade dhe te Teqja e Tetovés ku gjithashtu sot e késaj dite gjenden ato shenja.
Sh.S