Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Besa, nderi, burrnia a janė moderne?

    Zef Ahmeti

    Kanunet njihen tek shqiptarėt si sisteme tė pashkruara juridike dhe thirrja nė ato rregulla, edhe sot nė shekullin 21, janė trajtuar si negative brenda botės shqiptare por edhe nga studiues tė jashtėm si tė dėmshme pėr rrjedhat moderne me arsyetimin, se rregullat qė sanksionon ky sistem juridik janė “jopėrparimtar” tė “vjetruar”, “arkaike e mesjetare”.

    Tendenca e paraqitjes sė rregullave tė kanunit (kanuneve) si kontraproduktive, qė pengojnė zhvillimin e shoqėrisė, vjen si pasoj e shumė ngjarjeve qė kanė pėrshkruar proceset e zhvillimit nė shoqėrinė shqiptare duke i bashkangjitur, sidomos, keqinterpretimin, keqpėrdorimin e deri nė shkallėn sa ėshtė plasuar si sistem shkatėrrimtar pėr shoqėrinė shqiptare. Por a ėshtė Kanuni (kanunet) me tė vėrtetė i tėrė i tillė? Cili ishte qėllimi i sė drejtės sė pashkruar shqiptare? A reflekton ai (ato kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janė institutet themelore qė sipas kėtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janė tė pėrdorshme pėr aktualitetin e sotshėm?

    Mendoj qė jo. Sistemi juridik i Kanunit (kanuneve) nė gjirin e tij (tyre) pėrmbajnė elemente qė, varėsisht prej interpretimit, pa asnjė mėdyshje mund tė klasifikohen si moderne pėr kohėn kurė ai sistem aplikohej me intensitet. Tė tilla janė besa, nderi dhe burrnia. Elementet qė mund t`i gjejmė nė ato rregulla mundemi t`i krahasojmė, sidomos disa institute, me trendet aktuale moderne tė rregullave e ligjeve. Interpretimi i besės, nderit dhe burrnisė nė kontekstin aktual nuk hasė nė asnjė vėshtirėsi. Pėrkundrazi! Kėto elemente tė identifikuara si “shpirti shqiptar” do tė ndihmonin edhe integrimet evropiane, dhe fundja janė specifika qė kundėrshtojnė fenomenet negative qė po i kėrkon Evropa.

    Ato mund tė sillen nė lidhje tė ngushtė me standardet dhe ecjet moderne. Kėrkesat e Evropės nė adresėn e shqiptarėve do tė plotėsoheshin nė njė shkallė tė lartė vetėm me (ri)aktivizimit dhe marrjes para sysh tė kėtyre elementeve qė janė pjesė e identitetit shqiptar, nė kontekstin aktual. Ne nuk duhet qė ta shkelim atė traditė tė shėndoshė qė ka ky popull. Fundja, a duhet forcė e jashtme tė na imponojnė ato specifika qė nė tė vėrtetė janė vetė kulturė jona?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    E Bukura e Djeshme - E shemtuara e sotme

    Krejt mvaret se sa eshte zhvilluar njeriu, sa eshte ngritur vetedija e tij kombetare. Per disa Kanuni e kodet e djeshme jane prezente edhe sot e kesaj dite edhe duhet aplikuar, sepse mentaliteti i ndryre, i pazhvilluar, vetedija e pangritur, nuk mund te preferoj aplikim rregullashm, disciplinash e te drejtash zakonore e ligjore, as sot as neser. Sa mund ta dijme se per kend duhet kanuni edhe sot? Nese jane ne nivel te duhur Besa, Nderi e Burrnia shqiptare (bile ne ate nivelin e djeshem te kohes se kanuneve), kuptohet se kanuni eshte arkaik, mesjetar i panevojshem...

    Sa e mbane shqiptari Besen sot, Nderin e Burrnine (thene ne pergjithesi), jo qe duhet aplikuar kanuni, por edhe te dyfishohet jetesimi i tij. Mu peeer ato tri arme kryesore te shqiptarit: Besa Nderi e Burrnia, qe dje e sot ia kane zili e lakmi nje bote - shqiptari qendroi stoikisht nen token e qiellin e plumbet te roberise shekullore! Tkurrja si mbrojtje ne familjen patriarkale (shumeantareshe) me keto tri arme ekzistente mbajti gjalle shpirtin stoik shqiptar!

    Pyetja: sa i mbajme sot keto tri arme ne brez vetedijeje?

  3. #3

  4. #4
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Duke patur parasysh qė shoqėria avancon,modernizohet,dhe si rrjedhojė ndryshon, atėherė dhe kėto sisteme tė pashkruara/shkruara juridike u imponohet tė mbajnė hapin me realitetet shoqėrore.Ligji tė tilla tė pashkruara kanė ekzistuar nė tė gjithė Europėn nė njė moment tė caktuar.Biles nė sistemin anglo-sanksion ky sistem (common law) ėshtė akoma sistem qė mban ekilibrin mes realiteteve shoqėrore,por njėkohėsisht mban dhe hapin me ndryshimet nė shoqėritė pėrkatėse.Fakti qė Kanuni konsiderohet si i dėmshėm pėr shoqėrinė Shqiptare qėndron pikėrisht tek mos mbajtja e hapit me ndryshimet shoqėrore.Diēka e tillė ėshtė e domosdoshme pėr njė shoqėri qė ndryshon dita ditės,e problemet shoqėrore sa vijnė e shumfishohen e njėkohėsisht komplikohen...

    Gjithsesi me Kanunin si ligj tė pashkruar tradicional,nuk kemi pse tė ndihemi inferiorė,pėrkundrazi tė mburremi.Ishte njė sistem i cili pėr momentin pėrkatės dhe popullsinė qė ishte destinuar ishte tepėr i dobishėm dhe i frytshėm.Problemi qėndron qė fatkeqėsisht shpesh keqinterpretohet dhe siē thash mė lart mosarritja e realiteteve shoqėrore.
    .........................

Tema tė Ngjashme

  1. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  2. Femrat moderne preferojnė njė mashkull pėr shtėpi
    Nga Davius nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 03:18
  3. Pėr njė Shqipėri moderne dhe tė integruar
    Nga Albo nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2004, 05:44
  4. Sepse jam bere moderne...
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 23:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •