Zef Ahmeti
Kanunet njihen tek shqiptarėt si sisteme tė pashkruara juridike dhe thirrja nė ato rregulla, edhe sot nė shekullin 21, janė trajtuar si negative brenda botės shqiptare por edhe nga studiues tė jashtėm si tė dėmshme pėr rrjedhat moderne me arsyetimin, se rregullat qė sanksionon ky sistem juridik janė jopėrparimtar tė vjetruar, arkaike e mesjetare.
Tendenca e paraqitjes sė rregullave tė kanunit (kanuneve) si kontraproduktive, qė pengojnė zhvillimin e shoqėrisė, vjen si pasoj e shumė ngjarjeve qė kanė pėrshkruar proceset e zhvillimit nė shoqėrinė shqiptare duke i bashkangjitur, sidomos, keqinterpretimin, keqpėrdorimin e deri nė shkallėn sa ėshtė plasuar si sistem shkatėrrimtar pėr shoqėrinė shqiptare. Por a ėshtė Kanuni (kanunet) me tė vėrtetė i tėrė i tillė? Cili ishte qėllimi i sė drejtės sė pashkruar shqiptare? A reflekton ai (ato kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janė institutet themelore qė sipas kėtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janė tė pėrdorshme pėr aktualitetin e sotshėm?
Mendoj qė jo. Sistemi juridik i Kanunit (kanuneve) nė gjirin e tij (tyre) pėrmbajnė elemente qė, varėsisht prej interpretimit, pa asnjė mėdyshje mund tė klasifikohen si moderne pėr kohėn kurė ai sistem aplikohej me intensitet. Tė tilla janė besa, nderi dhe burrnia. Elementet qė mund t`i gjejmė nė ato rregulla mundemi t`i krahasojmė, sidomos disa institute, me trendet aktuale moderne tė rregullave e ligjeve. Interpretimi i besės, nderit dhe burrnisė nė kontekstin aktual nuk hasė nė asnjė vėshtirėsi. Pėrkundrazi! Kėto elemente tė identifikuara si shpirti shqiptar do tė ndihmonin edhe integrimet evropiane, dhe fundja janė specifika qė kundėrshtojnė fenomenet negative qė po i kėrkon Evropa.
Ato mund tė sillen nė lidhje tė ngushtė me standardet dhe ecjet moderne. Kėrkesat e Evropės nė adresėn e shqiptarėve do tė plotėsoheshin nė njė shkallė tė lartė vetėm me (ri)aktivizimit dhe marrjes para sysh tė kėtyre elementeve qė janė pjesė e identitetit shqiptar, nė kontekstin aktual. Ne nuk duhet qė ta shkelim atė traditė tė shėndoshė qė ka ky popull. Fundja, a duhet forcė e jashtme tė na imponojnė ato specifika qė nė tė vėrtetė janė vetė kulturė jona?
Krijoni Kontakt