Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Vuk Drashkoviq thot: Kosova do ta kete Pavarsine, serbet duhet ta pranojne

    Para pak ditesh, per here te pare nje minister i puneve te jashtme te Serbise dhe Malit te Zi, Vuk Drashkoviq teston opinionin serb me nje deklarate te pa ndegjuar ndonjehere nga nje zyrtar i larte serb, Serbia duhet te deklarohet para qytetareve te saje se Kosova do ta kete pavarsine dhe Serbia duhet ta pranoje, duke kerkuar kushtin per respektimin e qytetareve serb ne Kosove.

    Sipas mediave ne rajon, dhe atyre te huaja, deklarata e Drashkoviqit eshte prite mire nga opinioni serb, pasi sipas tyre kjo eshte e verteta qe u eshte fshehur popullit serb, Kosova nuk i takon dhe nuk i ka takuar asnjehere Serbise.
    Nje qytetar nga Serbia, pas deklarates se Drashkoviqit, ka shprehe bindjen e tij se po te mbahej referendum ne Serbi, shumica do dale te votojne per ndarje nga Kosova dhe Mali i Zi, pasi keshtu Serbia do te filloje te merret me punet e veta.

    Nje tjeter qytetar serb ka shprehe revolten e tij ndaj deklarates se Vuk Drashkoviqit, duke thene se shqiptaret duhet t'i ndertojne nje permendore Vuk Drashkoviqit per se gjalli. Nuk duhet harruar te ndertojne edhe nje permendore per Millosheviqin, ka shtuar ai.

    Pergjithsisht, une mendoj se deklarata e Drashkoviqit eshte marre si reale dhe e arsyshme nga vet serbet, duke aluduar se Serbia se shpejti do te mbaje zgjedhje ne vend, me kete rast ministri i puneve te jashtme Vuk Drashkovic ka indikacione se opinioni serb eshte i lodhur nga genjeshtrat ne vite rreth ceshtjes se Kosoves. Duke e thene te verteten, duke e liru popullin serb nga dehja, nga ankthi, Drashkoviqi "modern" po i siguron vetes dhe partis se tij simpatizantet serboevropian qe duan nje Serbi te ndare nga Kosova dhe Mali i Zi. Nje Serbi qe i takon vetvetes.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    Pardje ne darke e degjova kete lajm, smu duk shume bindes. Tani po e lexoj dhe u binda qe eshte loje fjalesh te cilat krijojne pershtypjen e dhenies se pavaresise. Citoj:
    "organet serbe jane gati te kalojne drejtimin e Kosoves ne duart e shumices shqiptare, me kusht qe te respektohen te drejtat e pakices serbe ne vend; Kosova do levize drejt integrimit ne NATO dhe BE ne menyren e saj specifike, por paralele me Serbine; Serbia nuk kundershton te drejten e Kosoves per tu perfaqesuar ne te gjitha organizatat nderkombetare, pervec OKB"

    Keto pjese te deklarates flasin qarte dhe sduken optimiste per pavaresine e Kosoves. Nese ne maj Mali i zi nuk ndahet nga Serbia, kam nje pershtypje qe ne te ardhmen Kosova do kryeje te gjitha veprimet per ne BE nen "hijen" Serbe. Uroj shume te gabohem..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiffany : 01-04-2006 mė 06:41

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Po ! njė" pavarėsi " tė tillė e deklaroinė edhe Kina e Rusia. Kjo do tė thotė se Vuku dhe bosat e tij kinez,rus,dhe ca bajraktar tė Europės e tė komunitetit Ndėrkombėtar kan pėrgaditur njė kurth tė ri pėr Kosovėn.Sipas tyre Kosova do tė jet e "pavarur"por pa tė drejt pjesėmarrje nė OKB, etj.Kjo do tė thot tentimi i kthimit tė fshehur tė Kosovės nėnė ambrellėn e Serbisė dhe njė kolonizim i dyfisht ra ai serbo-europian.

    Kėshtu ėshtė bėrė edhe me kushtetutėn e vitit 1974 kur popullit tė Kosovės u rekomandohej se tani Kosova ėshtė e barabart me republikat e tjera dhe se vetėm emri Republikė i mungon.

    Tani shihet se nuk ka qenė e njejtė pėr arėsye se : do tė tregoi koha se tė gjashtė republikave do t`iu mundėsohet pavarėsimi dhe njohja e tyre si shtete ndėrsa Vojvodinės dhe Kosovės...????

    Qeveritarėt tan duhet tė ken kujdes lidhur me deklaratat e tilla tė mos joshen pas tyreve e t`i bėjnė vetes ēef , se pėrndryshe Kosova mund ta merr thikėn mbrapa shpinės si edhe herave tjera.

    Dashtė Perėndija tė jetė ndryshe nga qė thash por realiteti sociopolitik flet pikėrisht kėshtu si edhe shkrova,do shohim!..

  4. #4
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 01-04-2006 mė 15:32

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe Serbia zyrtare me qendrimet e saj, gjithnje e me shume po i afrohet njohjes zyrtare te pavaresise se plote te Kosoves. Nga autonomia e gjere, ne republike ne kuader te SMZ-se, dhe tani ne pavaresi por pa te drejte perfaqesimi ne OKB. Pra, tani ka ngelur vetem edhe nje hap, njohja zyrtare e pavaresise se plote te Kosoves, pa asnje kusht pervec respektimit te te drejtave te pakices serbe ne Kosove. Dhe edhe ky hap nuk duket te jete i larget, besoj qe Serbia zyrtare do e bej edhe kete hap ne keta muajt qe do vijne. Edhe ashtu shumica e intelektualeve serbe, ne krye me ish-ministrin e jashtem te SMZ-se, gjilansin Svilanoviq, vec e kane njohur pavaresine e plote te Kosoves.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Tiffany
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    51
    Nuk e di pse mu vanit pak entuziazmi qe kisha ndaj pavaresise se Kosoves. Ndoshta sepse pas degjimit te lajmit te Drashkovic ku nuk perdorej fare fjala "pavaresi", as e "pavaresi e kushtezuar", lexova dhe nje material ku thuhej se integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor,(Kosoves ze vend primar), eshte nje nga ceshtjet perberese te planit te diskutimeve ndermjet Rusise dhe BE. Normalisht dihet qe Ruset perkrahin Serbet, dhe gjithashtu di qe Europa po i vjen shume para mbraoa Rusise se fundmi, pasi ka intereat e veta ne lidhje me naften e gazin. Pra, jo cdo gje duket optimiste..Megjithate, le te shohim, plus te shpresojme qe delegacioni shqiptar do dije te mbroje interesat e popullit kosovar, dhe, pse te mos urojme me shpirt qe Europa kete rradhe nuk do na hedhe poshte.

    PS: kerkoj ndjese per mungese entuziazmi, por nuk do doja qe shqiptaret te ngopen me luge bosh, e me pas te zhgenjehen

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Vuk Drashkoviq nuk ka thėnė asnjė gjė tė mirė pėr Kosovėn. Ēka thotė nė tė vėrtetė ai ?. Ai thotė se Kosova nuk duhet tė ketė ulėse nė OKB pra,Serbia tė na pėrfaqėsoj ne shqiptarėve nė OKB. Tjetra do tė thotė se Kosova nuk do tė ketė as ministri tė jashtme e as ministri tė mbrojtjės. Kjo do tė thot se kufijtė e Kosovė janė nė kompetencat e Serbisė.
    E si mund tė jetė Pavarėsi pa Ministri tė jashtme e pa ushtri?. Kjo pavarėsi e Drashkoviqit do tė thot njė autonomi e zgjėruar nė kuadėr tė Serbisė. Asgjė mė shumė nuk pranon ai pėr Kosovėn.

    Ja pra, kjo ėshtė pavarėsia e Drashkoviqit.
    Dhe serbėt nuk kanė pse mos ta njohin kėtė "pavarėsi".!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga faiksmajli : 04-04-2006 mė 11:48

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2006
    Postime
    98
    ky,
    para njo 20 vjeteve thojke se Kosova osht djep i shkinise,
    dhe deri sot nuk u ndal tu thone se nuk e japim Kosoven.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    DRASHKOVIQI << PO PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS>>,POR NĖN SERBINĖ E HEKURT KOLONIALISTE(!)


    NAROMETRI DIPLOMATIK
    Prof.Dr.Mehdi Hyseni


    -
    Ky ėshtė «kompromisi politik» qė duhet ta pranojnė shqiptarėt?!
    -JO! Nė asnjė mėnyrė, sepse ky ėshtė mashtrim dhe spekulim politik, qė justifikon formulėn paraprake tė vetė Vuk Drashkoviqit: «Mė shumė se autonomi dhe, mė pak se pavarėsi». Kjo ėshtė esenca e «pavarėsisė sė Kosovės» sipas kryediplomaitit serbomalazez, Vuk Drashkoviq. Mirėpo, disa shqiptarėve injorantė nė fushėn e shkencės politike dhe diplomatike (si doktrinė dhe si praktikė) po iu duket tejet «atraktive, sensacionale dhe e kapshme» parulla demagogjike e Vuk Drashkoviqit «Po pavarėsisė sė Kosovė»(!?) Pėrkundrazi, mesazhi i kėsaj parulle antishqiptare, do tė thotė antipavarėsi Kosovės. As mė pak e as mė shumė. Edhe pse diletantėt politikė, kėsaj floskule politiko-propagandistike tė Vuk Drashkoviqit, nė mėnyrė pompoze dhe tė ekzagjeruar «nė formė fletėrrufeje qarkore», si «lajm numėr 1» i kanė dhėnė publicitet jashtėdimensional, duke shpėrndarė dhe publikuar nėpėr disa masmedia shqiptare(!?)


    Ne shqiptarėt, nė asnjė mėnyrė nuk duhet (tė ushqejmė iluzione tė shkreta, duke parė ėndrra nė pikėditė, se me kolonialistėt shekullorė serbo-sllavė, do tė gjejmė gjuhė tė pėrbashkėt paqėsore pėr t'u shkėputur nga vargonjtė e tyre kolonialė hegjemonistė) tė bėhemi robėr tė vetėvetes (Deri kur do t'i «meremetojmė» dhe do t'i rehatojmė kolonialistėt e vjetėr dhe tė rinj serbo-sllavė nėpėr «shtėpitė e tyre», e vetė tė bredhim (pa fund, pa shpresė, siē ka rėnkuar nė mėrgim i madhi ynė Fan S. Noli) si endacak, refugjat dhe apatrid, duke fshirė sokaqet dhe wc-tė e Evropės dhe tė botės?! –Ėshtė turp i madh me ēfarė temash preokupuese po merremi ne, nė vend se tė merremi me temat jetike pėrvluese tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike), duke u preokupuar «me hallin» se kush nga udhėheqėsit serbė po shpėton a po e fundos Serbinė. Kjo ėshtė ēėshtje e serbėve, jo e shqiptarėve. Dihet, ėshtė e thjeshtė pėr t'u kuptuar se Drashkoviqi (por jo vetėm Drashkoviqi, por gjithė Serbia, serbėt dhe aleatėt e tyre tė brendshėm dhe tė jashtėm) po i bėn orvatjet e fundit pėr ta shpėtuar Serbinė, por jo edhe Kosovėn jashtė Serbisė, si shtet tė pavarur dhe sovran. Ky ėshtė synimi kryesor dhe i fundit i Vuk Drashkoviqit, i cili nė thelb nuk dallon nga politika antishqiptare e Sllobodan Millosheviqit, por ėshtė sinonim dhe personifikim i gjithė spektrit politko-propagandistik dhe diplomatik i Serbisė dhe i tė gjithė serbėve. Serbinė do ta kishte shpėtuar vetėm njė serb, e ai ishte Dimitrije Tucoviq, por ai tanimė ka vdekur, pėrkatėsisht ėshtė vrarė pas shpine nė Betejėn e Kollubarės ( mė 1914, nė pėrleshjen me forcat austro-hungareze) nga vetė ushtarakėt serbomėdhenj ēetnikė, pėr shkak tė bindjeve tė tij internacionaliste dhe social-demokrtatike, sepse vėrtet ka dashur qė ta shpėtojė Serbinė nga paranoja kolektive, qė tė mos i pėrthithė shqiptarėt dhe trojet e tyre etnike me anė tė terrorit dhe tė gjenocidit kolonial. Kėtė konstatim tonin, e provon edhe kjo thėnie e Dimitrie Tucoviqit tė ndjerė (viktimė e shovenistėve dhe hegjemonistėve serbomėdhenj): «PĖRDERISA SERBĖT NUK E KUPTOJNĖ SE JANĖ NĖ TRUALLIN E HUAJ, KURRĖ NUK DO TĖ KENĖ PAQE, AS MARRĖDHĖNIE TĖ MIRA FQINJĖSORE ME SHQIPTARĖT». Pra, vetėm njė Dimitrije Tucoviq, me njė vizion tė kėtillė racional dhe objektiv largpamės, do tė kishte pasur gjasė, qė ta shpėtonte pėrgjithmonė Serbinė «e mbarėsuar» nga barra kolonialiste e tokave tė grabitura tė Shqipėrisė Etnike, e jo kursesi Drashkoviqi, i cili nė kuptimin politik, diplomatik e ushtarak nuk ėshtė as silueta e Dimitrije Tucoviqit, por ėshtė njė nacionalist paranoid ēetniko-fashist antishqiptar, sikurse kumbara i tij, Vojislav Sheshel, tė cilėt sė bashku me «kryekollovogjėn» e tyre Slobodan Milosheviq kanė kryerė tre agresione gjenocidale kundėr Koracisė, Bonjės dhe Kosovės. Kėtė tė vėrtetė tė hidhur, tanimė e dijnė tė gjithė shqiptarėt dhe tėrė bota.

    * * *

    Qė nė fillim duhet tė nėnvizojmė faktin se, kur ėshtė fjala pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si shtet sovran, i shkėputur nga Serbia kolonialiste si nė kuptimin administrativo-politik kushtetues, ashtu edhe nė atė territorial, [[asnjė garniturė qeveritare e Serbisė qoftė nėn regjimin gjenocidal nė krye me kryekriminelin, Slobodan Milosheviq, qoftė nė regjimet e mėpastajme, tė perosnifikuara me «demokratėt» pasardhės tė tij, siē ishin: i ndjeri, Zoran Gjingjiq (ish-kryeministėr), Zoran Zhivkoviq(kryeministėr), Nebojsha Ēoviq( nėnkryeministėr) dhe, siē janė tani: Boris Tadiq(kryetar i Serbisė), Vojislav Koshtunica (kryeministėr aktual) dhe Vuk Drashkoviq (ministėr aktual i Ministrisė sė Jashtme tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi (USMZ)]], nuk ka qenė e gatshme, e as qė ėshtė e gatshme qė Kosovėn ta njohė si shtet sovran dhe tė pavarur jashtė kufijve kolonialė tė Serbisė. Pėrkundrazi, si S.Milosheviqi, ashtu edhe trashėgimtarėt e tij tė mėpastajmė serbomėdhenj (2000-2006) kanė nxjerrė ligje, rezoluta, plane, vendime, tė miratura nga Kuvendi i Serbisė, qė Kosovės, t'i mohohet me ēdo kusht statusi i pavarėsisė si subjekt juridik ndėrkombėtar. Pikėrisht, nė kėtė kontekst dhe, nė kėtė frymė antipavarėsi Kosovės, ėshtė shprehur edhe kryediplomati serbomalazez, Vuk Drashkoviq: « Serbia duhet tė bėjė tė ditur se ne absolutisht e pėrshėndesim edhe rrugėn paralele tė Kosovės ndaj Evropės dhe se nuk kemi asgjė kundėr aderimit dhe pėrfaqėsimit tė Kosovės sė pavarur nė organizatat ndėrkombėtare, me pėrjashtim nė Kombet e Bashkuara. Pėr Kosovėn nuk ka karrige nė Kombet e Bashkuara dhe nuk ka ndryshim tė kufijve ekzistues me Shqipėrinė dhe me Maqedoninė» (Tanjug, Beta, Blic, mfa.gov.yu/pd/, 30.03.2006).

    Absolutisht, kjo deklaratė propozuese e Vuk Drashkoviqit nuk ka tė bėjė me pavarėsinė e Kosovės nė kuptimin pozitiv tė sė drejtės ndėrkombėtare, sepse nuk mbėshtet nė asnjė argument tė vlefshėm historik dhe juridik ndėrkombėtar, pėrpos nė atė politik dhe propagandistik me qėllim qė ta testojė opinionin serbomadh se a «ėshtė ftohur» ende nga urrejtja kolektive piskopatologjike paranoide kundėr shqiptarėve dhe «autonomisė» sė tyre tė dikurshme, tė vitit 1974, e cila , sipas Vuk Drashkoviqit, Slobodan Milosheviqit, Dobrica Qosiqit, Kishės Ortodokse Serbe, Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve Serbe...,etj. ka qenė «shkaku kryesor i copėtimit tė Serbisė nė kuadrin e RSFJ-sė sė Titos». Vėrtet, ishte e kundėrta, preteksti i Serbisė gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit, qė nė vitin 1989 (me terror dhe me reprezalie, duke pėrdorur tanke dhe helikopterė policorė dhe ushtarakė mbi popullatėn civile shqiptare anembanė Kosovės), e zhveshi Kosovėn nga cilėsia e autonomisė juridike-kushtetuese dhe politike, tė cilėn e kishte fituar nė bazė tė Kushtetutės sė KSAK (1974) dhe tė Kushtetutės sė RSFJ-sė(1974).

    Lind pyetja, pse Vuk Drashkoviqi e ka pohuar njė deklaratė tė tillė, kjo fare nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u kuptuar, kur dihet se politika e sotme zyrtare «demokratike» e Serbisė ka parė gabimet e saj tė mėparshme nė rastin e tjetėrsimit tė autonomisė sė Kosovės sė vitit 1974. Tani, «tė penduar» pėr hir tė (vjeljes sė nidhmave financiare,ekonomike dhe tragtare) rifaktorizimit tė Serbisė nė mekanizmat dhe nė asociacionet integruese tė Bashkimit Evropian(BE), nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar (FMN), nė Bankėn Botėrore, si dhe nė institucione tė tjera politike-ekonomike ndėrkombėtare, politikanėt dhe diplomatėt serbomėdhenj po nguten qė sa mė parė t'ia rikthejnė autonominė e dokurshme (1974-1989) Kosovės, nė mėnyrė qė ta «rikonservojnė» pavarėsinė e saj brenda sovranitetit tė dikurshėm 100-vjeēar tė kolonializmit serbo-jugosllav. Njė taktikė tė kėtillė perfide serbomadhe, por me «terma tė noveluar» (siē janė :»pavarėsi e kushtėzuar, funksionale, substanciale» etj.) tė fjalorit diplomatik tė qarqeve tė caktuara zyrtare tė BE-sė, po zhvillohet dhe, pėrditė e mė shumė po bėhet tejet transparente (pas procesit tė decentralizimit, domethėnė pas copėtimit administrativo-territorial ) tė Kosovės, formula e rikthimit tė autonomisė sė dikurshme jugosllave tė Kosovės. Mirėpo, kėsaj radhe ajo autonomi inekzistente, do tė jetė «mė e avancuar» (si nė kuptimin juridik-kushtetues, ashtu edhe nė atė politik), sepse do tė jetė e kushtėzuar dhe e kolonizuar nė mėnyrė tė dyfishtė: nga Serbia dhe nga Evropa (si tutor me kompetenca ndėrkombėtare).

    Me gjithė garancitė politike tė BE-sė, si dhe me flertet propagandistike tė diplomacisė serbomadhe tė Vuk Drashkoviqit nė favor tė njohjes sė «autonomisė sė kushtėzuar» tė Kosovės, shqiptarėt nuk duhet tė pranojnė asnjė lloj «pavarėsie» qė nuk nėnkupton subjektivitetin juridik ndėrkombėtar tė Kosovės. Arsyet pse nuk ėshtė e pranueshme nė asnjė segment deklarata e Vuk Drashkoviqit «Po pavarėsisė sė Kosovės» (edhe pse ndokujt prej shqiptarėve i duket atraktive, sepse e ka pohuar njė armik i shqiptarėve. Kjo logjikė ėshtė tejet e dėmshme dhe destruktive, sepse historikisht ėshtė e trashėguar nga armiqtė e ndryshėm tė shqiptarėve) : Sė pari, synon t'i rikthejė shqiptarėt tre dekada prapa, duke iu rikthyer autonominė e cunguar tė Kosovės, tė fituar dhe tė praktikuar nė sistemin federal juridiko-kushtetues dhe politik tė ish-Jugosllavisė socialite tė Titos. Mirėpo, pas kryerjes sė gjenocidit dhe okupimit tė Kosovės (1989-1999) nga ana e Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, njė «forumulė» e tillė sakate nuk mund tė vijė nė shprehje, qė sėrish t'i imponohet Kosovės(pavarėsisht nga «shpirtgjerėsia» dhe nga «vizioni shpėtimtar» i Serbisė i Vuk Drashkoviqit, ministėr i Jashtėm i SMZ-sė) ngase ka ndryshuar gjendja faktike nė terren. Tanimė (as me kushtetutė, as me kurrfarė ligji serb, as evro-ndėrkombėtar) Kosova nuk i pėrket kurrfarė Jugosllavie, pėrkatėsisht kurrfarė Serbie, sepse qe shtatė vjet ėshtė e shkėputur nga sovraniteti administrativo-territorial kolonial i tyre dhe, momentalisht ndodhet nėn administrimin juridik ndėrkombėtar tė Kombeve tė Bashskuara (UNMIK+KFOR). Sė dyti, nuk ėshtė e pranueshme pėr shqiptarėt, sepse kjo pėrbėn esencėn e «tezės sė re« tė qeverisė dhe tė parlamentit tė Serbisė, tanimė, tė njohur pėr opinionin publik (sipas rezolutės, planit dhe vendimeve tė tjera kushtetuese ligjorer serbe, tė miratuara gjatė vieteve 2003,2004 dhe 2005 nė disfavor tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės) me emėrtimin: «Mė pak pavarėsi, e mė shumė autonomi», e cila ėshtė njė test i ri sondazhi jo vetėm pėr opinionin e brendshėm politik serb, por edhe pėr atė shqiptar dhe ndėrkombėtar. Mirėpo, aktorėt, tė cilėt janė involvuar direkt nė kėtė ēėshtje, nėse nuk e kuptojnė drejtė mesazhin dhe prapavijėn e rrezikshme politike tė kėsaj «teze tė re» serbe, do tė digjen sipas gradacionit tė saj tė paralajmėruar «kush mė shumė e kush mė pak». Kuptohet, mė sė shumti do tė digjeshin ata, tė cilėt nuk do tė fitonin pavarėsinė e plotė tė Kosovės, qė do tė thotė shkėputjen e saj nga sistemi juridiko-kushtetues dhe politik i Serbisė kolonialiste. Ndėrkaq, mė pak do tė digjeshin ata, tė cilėt do tė fitonin «mė shumė se njė autonomi» nėn Serbinė e hekurt kolonialiste tė vjetėr. Sė treti, pėrmbajtja e kėsaj teze spekuluese gjithėserbe, kundėr pavarėsis sė Kosovės, veē blerjes sė kohės, ka edhe karakter tė arritjes sė kompromisit politik me palėn shqiptare (kėtė e provuan edhe tri takimet e Vjenės pėr decentralizimin, pėrkatėsisht copėtimin e Kosovės, tė bėra nga grupet punuese sero-shqiptare nėn patronatin e emisarėve specialė tė OKB-sė, mė 17 shkurt, mė 17 mars dhe mė 3 prill 2006 nėn), si edhe me palėn e tretė ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare (OKB, BE dhe SHBA). Ē' ėshtė e vėrteta, sikur pala shqiptare tė pranonte njė kompromis tė tillė politik sipas tezės sė Drashkoviqit «Po pavarėsisė sė Kosovės», qė juridikisht dhe, sipas Kushtetutės sė Serbisė, do tė thotė «Mė pak pavarėsi, e mė shumė autonomi» (qoftė si njėsi autonome, federale a konfederale, s'ka fare rėndėsi), atėherė ajo do tė nėnshkruante kapitullimin e saj nė frymėn e kėsaj formule tė re tė kolonialistėve tė vjetėr serbomėdhenj. Nė kėtė mėnyrė, teorikisht dhe praktikisht, pala shqiptare do tė pėrfillte tezėn e V. Drashkoviqit «Po pavarėsisė sė Kosovės» pėrbrenda kufijve ekzistues tė Serbisė, akt ky, i cili pa dyshim do tė ishte akt tradhtie dhe i shitjes sė interesave vitale tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike. Sė katėrti, kjo «formulė e re» serbe, e shprehur dhe e «pėrqatėsuar» nga elokuenca ekzagjeruese dhe demagogjike e kryeshefit tė diplomacisė serbomalazeze, Vuk Drashkoviq, de facto dhe de jure ėshtė nė kolizion flagrant me normat dhe me rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare, sepse sheshit Kosovės shqiptare ia mohon tė drejtėn e vetėvendosjes, e cila Kosovės do t'i garantonte cilėsinė e subjektit juridik ndėrkombėtar si shtet-anėtar me tė drejta dhe detyrime tė plota nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Prandaj, pala shqiptare e as populli shqiptar nuk duhet ta pranojė tezėn e politikės zyrtare tė Serbisė «Mė pak pavarėsi, dhe mė shumė autonomi», tanimė tė shprehur nė mėnyrė tė «modifikuar» dhe tė rafinuar politike nga ana Vuk Drashkiviqit: «Po pavarėsisė sė Kosovės», pavarėsisht se kjo nė kuptimin e sondazheve politiko-propagandistike tė Beogradit zyrtar, nė skenėn e diplomacisė ndėrkombėtare krijon «pėrshtypjen reale», se pala serbe «seriozisht» po shpreh gatishmėri, qė tė braktisė konceptin politiko-juridik dhe militarist tė regjimit gjenocidal tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit. Mirėpo, pavarėsisht nga «jehona senzacionale» nė opinionin publik serb, shqiptar, rajonal dhe evro-ndėrkombėtar, kjo «fornulė e re», e V. Drashkoviqit, e tjerrur sipas shijes dhe yrrnekut me bazė tė vjetėr tė hipokrizisė propagandistike, politike dhe diplomatike tė Serbisė pushtuese kolonizatore, nuk ėshtė as diskutueshme, as e pranueshme pėr palėn shqiptare, sepse historikisht Kosova, si dhe pjesėt e tjera tė territorit tė Shqipėrisė Etnike (Preshevė, Bujanoc, Medvegjė, Bllacė..., etj.) kurrė nuk kanė qenė prona legjitime, as legale tė Serbisė, as tė serbėve ngase titullarė tė tyre tė ligjshėm kanė qenė, janė dhe do tė jenė vetė shqiptarėt. Sė gjashti, duke mos e njohur tė drejtėn ndėrkombėtare pėrmes deklaratės sė theksuar pėr «njohjen e pavarėsisė» sė Kosovės, Vuk Drashkoviqi u ka «sugjeruar» qarqeve politike zyrtyare tė Serbisė, qė Kosovės sė «pavarėsuar serbisht», t'i lejohet pėrfazqėsimi i saj nė organiztat ndėrkombėtare, me pėrjashtim nė Oraganizatėn e Kombeve tė Bashkuara?! Shtrohet pyetja, duke qenė se V.Drashkoviqi pranon qė Kosova tė anėtarėsohet dhe, njėkohėsisht tė marrė pjesė nė organizatat ndėrkombėtare, atėherė pse njė tė drejtė tė kėtillė ia mohon Kosovės, qė ta ketė karrigėn nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara? - Pėrgjigjja, sepse thelbi i deklaratės sė tij «pavarėsi» Kosovės, ėshtė vetėm simulim diplomatik, qė ka pėr qėllim t'iu hedhė hi syve politikės shqiptare dhe politikės strategjike amerikane nė Ballkan.

    Pavarėsisht nga taktizimet e cirkut diplomatik serbomadh tė Vuk Drashkoviqit se «Serbia duhet ta njohė pavarėsinė e Kosovės evropiane», lligjėrisht, Kosova nuk mund tė aderojė, as tė pėrfaqėsohet nė organiztat ndėrkombėtare pa njohjen de facto dhe de jure tė subjektivitetit tė saj juridik ndėrkombėtar si shtet sovran dhe i pavarur nga Serbia gjenocidale kolonialiste. Nė tė vėrtetė, ky, edhe ėshtė paradoksi i pėrmbajtjes sė deklaratės sė theksuar tė Drashkoviqit, sepse ai, nė njėrėn ka pohuar se Serbia duhet t'ia njehė «pavarėsinė» Kosovės, qė tė marrė pjesė ligjėrisht nė organiztat ndėrkombėtare, kurse nė anėn tjetėr, nė tė njėjtėn kohė, e demanton vetėveten, duke theksuar prerazi, se Kosova «nuk mund ta ketė shkamin» nė Kombet e Bashkuara»?! - Pse ka ardhur nė shprehje kjo kontradiktė e defektit profesional juridik ndėrkombėtar e Vuk Drashkoviqit (jo pa qėllim), sepse ashtu ia kanė shkruar dhe servuar kėshilltarėt e sė drejtės kushtetuese tė Serbisė dhe specialistėt e sė drejtės ndėrkombėtare, duke qenė tė vetėdijshėm se Kosova nuk mund tė prezentohet, as tė pėrfaqėsohet nė organiztat ndėrkombėtare pa njohejn e saj si subjekt i sė drejtės ndėrkombėtare. Ndryshe, po tė ishin tė sinqertė dhe objektiv nė kuptimin politik (gjė qė nuk kanė qenė, as nuk do tė jenė kurrė, si rrjedhim i paranojės sė tyre kolketive pėr shfarosjen e shqiptarėve nga trojet e tyre etnike) si Vuk Drashkoviqi, ashtu edhe bashkėpunėtorėt e tij, pėrkatėsisht hartuesit e deklaratės sė stij, qarqeve mė tė larta qeveritare tė Serbisė, do t'u propozonin, se ka ardhur koha qė Serbia tė jetė e gatshme pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės sipas sė drejtės sė saj historike dhe juridike ndėrkombėtare. Vetėm njė «PO» e kėtillė e V.Drashkoviqit, pėrkatėsisht e Serbisė aktuale, do tė krijonte pėrshtypejn te pala shqiptare, se politika, diplomacia dhe drejtėsia e qeverisė dhe e qeveritarėve aktualė tė Serbisė, pėrkatėsisht tė Unionit tė SMZ-sė, kanė filluar tė distancohen dhe tė pėrshėndetėn pėrgjithmonė nga recidivat e politikės kolonialiste dhe militariste tė Serbisė sė Madhe ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė Etnike nė Ballkan. Ndryshe, shqiptarėt nuk janė tė gatshėm nė asnjė mėnyrė qė edhe mė tej, nė shekullon XXI, t'i «gėlltisin» pėrrallat diplomatike tė Vuk Drashkoviqit dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, se ēfarė tipi tė pavarėsisė, duhet t'i njihet Kosovės nga ana Serbisė kolonialiste, dhe se nė cilat organizata ndėrkomnbėtare, duhet tė jetė prezente dhe e pėrfaqėsuar ajo(!)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anėtarėsuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Pėrse u besoni deklaratave tė serbėve?! A nuk u ngop me mashtrime tė tyre, me rrena tė tyre, me lojėra fjalėsh tė tyre, vetėm se pėr t“i testuar shqiptarėt, mashtruar diplomacinė botėrore dhe pėr tė blerė kohė. Mos u bindni pėr deklaratat e njė serbi, qoftė ai njė Drashkovic, apo njė tjetėr, tė cilės deklaratė nuk i besojnė as serbėt. Pėrse ne t“i besojmė asaj?!

  11. #11
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sot Mali i Zi mori pavaresine e tij, tani serbet nuk kane ca te bejne tjeter vecse te pranojne dhe pavaresine e Kosoves se e pane qe me gjak nuk do te arijne kurre gje pervecse shkaterrimit te tyre.

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. A e kane pushtuar shqiptaret Kosoven?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 23:31
  3. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45
  4. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovės
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •