Para pak ditesh, per here te pare nje minister i puneve te jashtme te Serbise dhe Malit te Zi, Vuk Drashkoviq teston opinionin serb me nje deklarate te pa ndegjuar ndonjehere nga nje zyrtar i larte serb, Serbia duhet te deklarohet para qytetareve te saje se Kosova do ta kete pavarsine dhe Serbia duhet ta pranoje, duke kerkuar kushtin per respektimin e qytetareve serb ne Kosove.
Sipas mediave ne rajon, dhe atyre te huaja, deklarata e Drashkoviqit eshte prite mire nga opinioni serb, pasi sipas tyre kjo eshte e verteta qe u eshte fshehur popullit serb, Kosova nuk i takon dhe nuk i ka takuar asnjehere Serbise.
Nje qytetar nga Serbia, pas deklarates se Drashkoviqit, ka shprehe bindjen e tij se po te mbahej referendum ne Serbi, shumica do dale te votojne per ndarje nga Kosova dhe Mali i Zi, pasi keshtu Serbia do te filloje te merret me punet e veta.
Nje tjeter qytetar serb ka shprehe revolten e tij ndaj deklarates se Vuk Drashkoviqit, duke thene se shqiptaret duhet t'i ndertojne nje permendore Vuk Drashkoviqit per se gjalli. Nuk duhet harruar te ndertojne edhe nje permendore per Millosheviqin, ka shtuar ai.
Pergjithsisht, une mendoj se deklarata e Drashkoviqit eshte marre si reale dhe e arsyshme nga vet serbet, duke aluduar se Serbia se shpejti do te mbaje zgjedhje ne vend, me kete rast ministri i puneve te jashtme Vuk Drashkovic ka indikacione se opinioni serb eshte i lodhur nga genjeshtrat ne vite rreth ceshtjes se Kosoves. Duke e thene te verteten, duke e liru popullin serb nga dehja, nga ankthi, Drashkoviqi "modern" po i siguron vetes dhe partis se tij simpatizantet serboevropian qe duan nje Serbi te ndare nga Kosova dhe Mali i Zi. Nje Serbi qe i takon vetvetes.
Krijoni Kontakt