Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e baby dream
    Anėtarėsuar
    04-02-2006
    Vendndodhja
    Tirane,Albania
    Postime
    126

    Perse valle thirjet e djallit na terheqin me shume?!

    Rowland Hill

    ''Status per ata qe kane lindur te lodhur,,

    Neni 1

    Puna eshte mundim, askush nuk ka vdekur nga pushimi tepert
    2
    Lindet te lodhur ,dhe meritoni te jetoni pa punuar
    3
    Duajeni shtratin ashtu sic doni vehten tuaj
    4
    Pushoni diten per te mos fjetur naten
    5
    Kur shihni dike qe pushon ndihmojeni
    6
    Mos beni sot ate qe mund ta beni neser
    7
    Ne jete perpiquni te beni pak, dhe ate pak lereni ta bej dikush tjeter
    8
    Kur t'ju vije deshira per pune...ululi e prisni deri sa t'ju kaloje
    9
    Nese puna eshte shendet, rrofte semundja!

    Kot frikesoheni te shkoni ne boten tjeter.Nuk ka diskutim qe atje eshte me mire se ketu,per faktin se deri me sot askush nuk eshte kthyer

    Demokracine duhet ta kuptoni ''SI LIRINE E FJALES,SI LIRINE E NDERGJEGJES, por edhe si KUJDES, qe keto te mos i perdorni asnjehere

    Sa me shume te gaboni aq me te mencur beheni

    Kur pini si nje peshk,mos ecni me makine po me ......not

    Nese ne mbremje beni dicka qe ne mengjes do t'ju vinte keq, mos flini gjith naten.

    Kerkoni si te cmendur kepuce qe kushtojne me shume se ato te mikut tuaj, po kete beheni pasi keni pare nje njeri ne karoce me rota te paralizuar.

    Ne se kembet kane fatin te ecin ne toke, heret a vone do takojne me gjarperin

    Mos u lodhni te kerkoni dikujt pse gerhet, nuk eshte ne gjendje te degjoje gerhitjen e tij

    Shmangiuni shoqerise me dike qe eshte kaq menje-ngushte sa do te shohe ne nje vrime celesi me te dy syte.

    Hajeni fjalen pa merak, akeni degjuar dike te vuaj nga dispepsia e fjales

    Miku me i mire dhe peshku qelben per tre dite, vecanerisht neqoftese nuk i krijoni ambjent te ftohte

    Nese je budall dil perpara qe te shohin, nese je i mencur rri mbrapa qe ti shohesh

    Pasi ke derguar 9 budallenj per nje pune, shko dhe ti mbas tyre qe te mos jesh i 10ti.

    Qe femija juaj te mesoje elementin e pare te genjeshtres , blijini nje biberon

    Vendosni para nje gomari nje kov me uje dhe nje me vere,do te shihni qe ai do pije te paren dhe do lere te dyten.Dhe ai e ben kete se eshte....gomar

    Vajza dhe djem, te kesh babane e varfer eshte nje fatkeqesi, po te kesh vjehrin te tille eshte budallallek.

    Kur degjoni dike te flase per dashurine e tij ndaj Atdheut, te jeni te bindur qe ai pret te jete i paguar per kete.

    Ne jete kaloloni duke thurrur kurora per te tjere, fshehur beni si beni thurni edhe nje per vehte se nuk i dihet.

    Kot mundoheni te jeni serioz! ndalimi te qeshures qe i beni vehtes eshte nje diete e rrepte per organizmin tuaj.

    Gra! Dy alternativa keni, Ose te beni zap burrin tuaj ose vehten.Nuk besoj se jeni kaq naive sa te lini te paren dhe te beni te dyten.

    Here Here,, Djalli eshte nje xhentelmen
    Shellev

    Qielli nuk mund t'i duroj dy diej,ashtu si dhe Toka dy zoter! Aleksandri i Madh

    Martohuni! dhe do ti jepni fund nje mori marrezirash te vogla,per te filluar nje budallallek te madh

    Nese ke ndermend te quhesh thesht kriminel,vrit nje njeri.Vrit njemilion quhesh triumfator dhe vrit gjith boten per t'u quajtur Zot

    Nese doni te qyteteroni femijen tuaj,duhet ta filloni patjeter nga qyteterimi i stegjysherve.

    Nese i urreni te gjitha zhurmat, zgjidhni njeren qe eshte me pak e besdiseshme p.sh......muziken

    Nese nuk te pelqen bota e cila te rethon Demokracia i ka dyert e hapura ,ju mundet te shkoni edhe ne boten tjeter

    Ja fusni kot kur thoni se koha iken,Zoteri ikim ne ,koha mbetet

    Mesimi dhe stervitja nuk njohin moshe .Mos i ndani ato gjith jeten dhe me siguri qe do arrini persosmerine.Pjeshka p.sh...dikur ka qene bajame e hidhur,ndersa lulelakra s'eshte vecse nje laker qe ka mbarruar gjimnazin

    Mbajeni gojen mbyllur dhe bota do te kujtoj qe jeni idiot.Hapeni dhe do te zhduk cdo dyshim.

    Kot bridhni mbas fames dhe lavdise,e pare s'eshte gje tjeter vec tymnaje..e dyta rastesi.E vemja gje qe ka siguri eshte harresa.

    Burra nese ju merziten grate, zevendesoini ato me birren! Ka shume arsye te forta perse birra eshte me e mire se gruaja.

    Mund te shijoni te njejten birre gjate gjithe muajit, pa u merzitur
    -Njollat qe le birra hiqen kollaj
    -Darken mundet ta hani dhe pa e shoqeruar me nje birre<
    -Mund te luani futboll apo bingo etj..dhe birra juaj t'ju prese e qete ne makine ose ne shtepi
    -Ju mund ta flakni birren tuaj kur ajo behet bajate
    -Birra asnjehere nuk vonohet
    -Birra asnjehere nuk behet xheloze kur jeni duke pire nje bire tjeter -Ajo te heq dhembjen e pijeve alkolike
    -Me birren s'eshte nevoja te ndeshesh per ti hequr ambalazhin
    -Ju jeni i sigurt qe sa here shkoni ne nje lokal mund ta pini nje birre -Birres asnjehere nuk i dhemb koka
    -Ju s'jeni i detyruar te shpini nje birre ne shtepi me makine.
    -Ju mund te pini disa lloje birrash pa ndere vehten fajtor.
    -Ju jeni i sigurt gjithmon qe po vini buzet i pari ne shishen e birres
    -Birra asnjehere nuk kerkon barazi
    -Birra nuk do t'ja dije kur vini dhe hikni nga shtepia


    ------Gra!sa shume te futeni ne boten e burrave, aq me shume do dashuroni ........qente.

    Djalli s'eshte vecse nje engjell i deshtuar.Dhe Zoti kur humbi ate humbi nje nga gjeneralet e tij me te
    shquar,, Walter Lipaman

    Shkrimi i nje libri perben nje aventure. E fillon si nje loder, e mandej ai behet Zoti yt, dhe ne fund nje tirane, nje monster. Dhe ne momentin kur filloheni te mesoheni me kete skllaveri, ju vrisni monstren dhe ja hidhni ate publikut,,
    WINSTON CHURCHILL

    E keni kot nese perpiqeni te beheni nje kristian i mire.Kristiani fundit i vertete ,ka dymijevjet qe ka vdekur i kryqezuar

    Asnjehere nuk e teproni kur i rrihni femijet.Ata jane si bifteket e forte.sa me shume ti rrihni aq me te bute behen

    Vajza dhe gra! Sa per te gjetur te dashurin e dyte,ruajeni fort te parin.

    Nese nuk neni afer ate qe dashuroni! do dashuroni ate qe keni afer.

    Per te qene padrone te burrave,ju mjafton pak bukuri,shume pak zgjuarsi dhe mungese apsolute meshire.

    Mos u mundoni te sheroheni nga semundja me faktin qe keni lindur! nuk ka semundje me vdekjeprurese se ajo.

    Jeni shume i forte nese lini duhanin dhe gruan,po do ishit shume me i forte nese ato do i merrnit perseri.

    Statistikat mundet ti perdorni ashtu sic perdor i dehuri nje shtylle elektrike,per tu mbajtur jo per te pare

    Kur mendoni se jeni i lumtur,pyeteni vehten nese vertete jeni i tille ,dhe nga ai moment do pushoni se qeni i lumtur.

    Nuk mund ti mbyllni syte perball gjerave qe nuk shihen dot me sy

    Mos u shqeteso nese ke filluar te beheni i keq,heret a vone do shfaqet dikush tjeter me i keq se ju.

    Mos pretendoni te beheni te gjith heronj,perndryshe kush do i prese e duartrokase ata.

    Ju mund te merrni vesh shume gjera duke .....pergjuar

    Gjithmon duhet te besoni nje zot.Ai qe nuk ka nje zot eshte si peshku pa biciklete

    Nese ndodh qe ju gjykojne dhe denojne me vdekje ..ne mungese...coini nje kerkese me leter qe edhe ekzekutimin ta bejne ..ne mungese.

    Gra mos u besoni burrave! Ata jane si Krishti qe gjithmone thote se do kthehet dhe asnjehere nuk eshte kthyer.

    Ju mundet te jetoni fare mire edhe ne Shqiperi .....po te jeni pushtetar

    Nga e vetmja gje qe duhet te kesh frike me te vertete ,eshte frika.

    Mos lini zogun t'ju hik nga dora,nje zog ne dore eshte me mire se nje zog ne qiell

    Gra te martuara beni si beni dhe gjeni nje dashnor,ai do t'ju mesoj ate qe burri juaj ju a ka mbajtur fshehur

    Kur t'ju duhet nje test per fazat e pleqerise,i keni si me poshte; ne fillim harroni emrat,mandej fytyrat,pastaj harroni te mbertheni pantallonat dhe ne fund ti zbertheni ato

    Ne kohen tone nese doni te qendroni aty ku jeni,duhet te levizni shume shpejt,po nese doni te shkoni nga nje vend ne tjetrin duhet ta shtoni shpejtesine dyfish

    Nese doni t'ju puthin fort shume fort ,lejoni t'ju puthin buzet qe kane puthur goten

    Perdoni konservat e mishit te derrit ,ato jane praktike dhe me ushqim polivalent te shijeshme.per me teper do gjeni te perpunuara te gjitha mishin , dhjamin ,kockat,gjakun ,lekuren ,qimet dhe ulurimen e derrit kur e theren

    Njerez kqyrni vehten nje koh te gjate ne pasqyre dhe atje do te shihni nje majmun

    C'fat per sundimtaret qe njerzit nuk mendojne!,,
    Adolf Hitler

    Ose i burgosur ose gardian,, Vidok(Fransua Ezhen)

    Kur te merziteni se qeni i ndereshem, behuni njehere i poshter.Jo per gje,por thone se nuk mund ta imagjinosh kenaqesine kur ben nje poshtersi

    Ne jete mund te zgjidhni dy rruge ose te jeni breshke ti tregoni rugen te tjereve ose lepur kembeshpejt te gjeni rrugen tuaj

    Ne doni te bindeni n ese dikush eshte me te vertete shurdh,hidhni pas tij nje monedh.

    E vetmja gje qe duhet marre seriozisht ne kete bote...eshte qe asgje nuk duhet ta marresh seriozisht

    Tregoheni egoist kur shani thashethemexhinjte! ju i urreni ata vetem per faktin qe kur jane me ju,nuk flasin per ju por per te tjere

    Lereni duhanin ,seksin,pijen,dhe ushqimin qe ju pelqen dhe ju do te gezoni shendet te plote ....deri ne castin qe do te vrisni vehten.

    Kot lodheni per te njohur burrin tuaj ,edhe nje jete te tere nuk do t'ju mjaftonte

    Proletare te te gjitha vendeve Bashkohuni! Ju nuk kini se cfare te humbisni...vecse punen.

    Mos blini papagallke nese e kini nje te tille ne shtepi

    Ne jete synoni te arini ''henen,,dhe nese nuk e arini dot kete ju perseri do te ngeleni te kenaqur ne mes yjeve

    Nese doni te shpčtoni nga vesi i ngrenies thonjeve,shkulni dhembet

    Eshte me mire te heshtni se sa te flisni...po me mire te flisni se sa te shkruani.

    S'ka nevoje te perdorni shprehjen: Ai vuan nga deliri bukurise! Zoteri ,nga deliri bukurise vuan ai qe eshte me i bukur se ju!

    Nese jeni miza fekalesh te edukuara,nuk eshte mire te tregoheni gazmore te ndyra kur jeni duke ngrene.

    Kot mundoheni te gjeni gruan ideale....Grua ideale eshte gjithmon ajo e tjetrit.

    Mos i dergoni shume letra te dashures suaj..ka rezik ajo te perfundoj ne krahet e postjerit

    Nese doni te merrni vesh c'po ndodh vertete ne shtepine tuaj....zihuni me gjitonet.

    Ateiste te gjith botes..falenderoni Zotin qe jeni ende ateiste

    Mos e merni me frike kur ju japin te qeverisni nje popull,nuk e merni me mend sa pak mend duhet per ta qeverisur

    -Asnjehere mos u dekurajoni nga veshtiresite e jetes.behuni i durueshem se vetem 100 vitet e para jane te veshtire.

    Mekatoni,mekatoni.....Zoti do t'ju fale,zaten ate profesion ka Ai

    nese mendoni se marrja e nje edukate te shendoshe perben dicka te kushtueshme,atehere mundet te zgjidhni dicka me te lire psh...Injorancen.

    Mos e prishni gjakun kur ju quajn injorant,ne fakt jemi te gjith injorant,vecse ne fusha te ndryeshme

    Shpetoheni nga fatkeqesia nje qen dhe bejeni te lumtur,dhe ai s'ka per t'ju kafshuar.Kjo perben dhe ndryshimin kryesor midis qenit dhe njeriut.

    Mendohuni mire kur te vendosni te kerceni ''nudo,,ne te shumten e rasteve ju do t'ju ndodh te kerceni edhe pas perfundimit te muzikes.

    Gra ! Ju s'jeni si burrat,ju jeni ekstremi tyre.Ose me te mira ose me te kqia se ata.

    Lutemi Zotit te na rruaj nga miqte ,se nga armiqte rruhemi vete

    Vajza cdo njera prej jush mund te beheni magjepse...mjafton te qendroni si statuje dhe te veshtroni si te hutuara

    Kur shkoni per te pire ne nje lokal mos harroni, vetem gota e pare kushton shtrenjte

    Nese pini duhanin,perdorni nje lulle.Nese jeni i mencur do t'ju jape mundesi te mendoheni dhe ne jeni budalla ju ndihmon te mbani gojen mbyllur.

    ''Franca ma ka patur me shume nevojen, se sa une ja kam patur asaj,,
    Napoleone Bonapatre

    Mbase nuk duhet te kemi respekt per vepren e djallit po duhet te kemi respekt per talentin e tij!,,
    Mark Twain

    Njeres! Thone se jeni kafshe.Se paku perpiquni te beheni kafshe te ......mira

    Mendimi per vetevrasje perben nje ngushellim te pa zevendesueshem kur nuk e perballoni dot veshtiresine e jetes,me te ne mendje, ju mundet te shtyni shume net pa gjume

    Vajza nese ideali jetes tuaj eshte vyshkja, qendroni te virgjera

    Nese nuk e thoni nje fjale diku,nuk kane per t'ju therritur te thoni diku dicka

    Mos harroni ne kete bote vetem vdekja dhe taksat jane te sigurta

    Respektoni ligjin!Ai eshte i barabarte per te gjithe.Ligji ndalon si te pasurit dhe te varferit te flene nen urra te lypin ne rruge ..dhe te vjedhin...

    Mos u shqetesoni kur hani ndonje shkelm ngandonje gomar,mbas cdo shkelmi ju keni bere nje hap perpara

    Kot perpiqesh te pyesesh e thuash me vehte se kush eshte dashuria me e madhe....Dashuria me e madhe eshte ajo per ushqim

    Nese padashur humbni nderin,hic mos u merzitni..ju perseri mundet te mburreni duke thene qe dikur keni qene i ndereshem

    Mos u shqetesoni kur ndohteni nga surrati rrobat apo shpirti!!ne kete bote cdo gje lind e paster per tu bere pis....

    kot mundoheni te beni plane ne jete...jeta s'eshte vecse ajo qe ndodh me ju,nderkoh qe ju keni bere plane te tjera...

    Jo cdo gje mundet ta prisni holle,psh nje budallallek sado holle ta prisni ai mbetet i trashe

    Mos e pranoni si eksperte per problemet e diellit nje mize qeka lindur ne oren nje te nates dhe ka ngordhur ne tre te mengjesit

    Mos i besoni sentenses "Njih vehtevehten!"Provoni ta njihni pa do te shihni si do merni arratine

    A doni te zhdukni mizat tartabiqat morrat pleshtat,buburrecat? perhapni ne te mikrobin e homoseksualizmit dhe te lezbizmit.

    Sa here ne nje grindje mes teje dhe gjith botes,gjithmon mbaj anen e botes

    Nese doni te deshtoni ne politike...flisni me popullin sinqerishte.

    Nese e ndejni vehten mire,mos u shqeteso se do t'ju kaloje

    Mos belbezoni me vehte pasi keni ngrene dru,ai tjetri do te kujtoje se ju pelqeu dhe do t'ju zhdep prape

    Gjithmon thoni te verteten me perjashtim te rastit kur jeni nje genjeshtare i shkelqyer

    Pini pa merak,ne bote ka me shume pijanec te moshuar se sa mjek te moshuar

    Mbaje fjalen te bute te embel,neser mundet te duhet ta hash prap

    Mateni me mikrometer,shenojeni me shkumes,dhe prijeni me sopate

    Doni te ruani linjat dhe tju pelqeje shendeti.....pini kur nuk ju pihet,hani ate qe s'ju haet dhe beni ate qe z'doni ta beni.

    Nese doni te jeni maskara ,bjerini ne qafe njerit per te miren e dikujt tjeter.

    Mund ta falni nje armik vetem kur ta shihni te varur

    Per te pasur sukses ne edukimin e nje femije,kushti pare eshte ''Mos jeni prind i tij,,

    Mare nga libri ''Keshillat e Djallit,, permbledhje te ndryshme nga autori Genci Milonashi


    __________________
    ESHTE E PAMUNDUR TE LEPISH BERRYLIN

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Shprehje te bukura. Une mendoj se njeriun e terheq djalli vetem kur debaton, kur bisedon. Por kur vjen puna per t'i vene ne praktike ato qe thote... jo, sillet mire.
    (Ai qe eshte i mire.)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    + dy :

    - Pastertia eshte gjysma e shendetit,ndytesia eshte gjysma tjeter
    - Ne gjuhen shqipe, gjithmon shkruhet dhe dhe lexohet gabim, fjala - gabim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga buki19 : 31-03-2006 mė 16:26

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Djalli armiku i njeriut.

    Gjithcka rreth djallit.[Ketu]

  5. #5
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Pse mendoni qe esht patjeter Djalli, dhe jo vet njeriu qe esht shume i komplikuar,
    nga ku dalin shum tipe sjelljesh. Me duket shume injorante fakti qe perdorni akoma kto shprehje si p.sh qe njeriun e terheq Djalli. Me duket se keni ngaterruar periudhe, nuk jemi ne mesjete ku u mendonte qe shkaku i te gjitha gjerave te keqija ishte djalli dhe qe cdo gje varej nga zoti.
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Citi baby dream: Nuk ka diskutim qe atje eshte me mire se ketu,per faktin se deri me sot askush nuk eshte kthyer
    Shum her e kam ndegjuar ket fjal, por ma merr mendja se do te ndegjoj gjith jeten ket fjal palidhje, po nejse.

    Nen nje, nuk dihet a eshte me e mir apo me e keq ajo bote, sepse ne ate bote jan dy vende, vendi keq dhe vendi mir, kshtu qe ka diskutim sa te dusha, qe mundet me qen ajo bote edhe me e keqe se kjo.

    Nen dy, Un dhe 4 miljard njerz (musliman dhe krishter) besojm se jan kthyr njerz nga ajo bote.
    Pra ktu nuk ke asnje Fakt, qe njeriu nuk eshte kthyr nga ajo Bote, kurse 4 miljard njerz kan Fakte te kunderta ... Sepaku historin e kena Fakt. Nuk po flas per fakte te logjikshme sepse behen shumm fakte ateher (: (:

    Por nejse nejse ... Tema shum interesante qenka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 11-04-2006 mė 13:00

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    matteo, ketu jam me ty, jo gjitha mekatet qe i ben njeriu jan (vijne) nga djalli. Ndoshta mundem te them kshtu:
    Njeriu e nis (ja fillon) mekatin, kures e perfundon (mekatin) me ndimen e Djallit.
    Kjo ke filozofija ime qe e bera tash, sepse nuk po me duket e arsyshme me ja hedhur gjitha fajet djallit te shkret (:
    P.sh Zoti nuk e pyte njeriun : perse te ka mashtruar Djalli ! por e pyte njeriun: pse e ke ber kete mekat ?
    Kurse njeriu nuk mundet te marr si argument para Zotit qe e ka mashtrruar Djalli per te ber mekate ...
    Kshtu qe pak lune rrol djalli ne ate bote ... Vetem veprate e mira kan shummm vlefte ne ate bote, gjith arsytime tjera jan te Kota.

    Paq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 11-04-2006 mė 13:01

  8. #8
    LarG Maska e Flava
    Anėtarėsuar
    22-01-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    547
    gjithnje na terheqin gjerat e ndaluara, prandaj deri sa te vazhdoje te jete keshtu dhe ne do jemi me te ndikuar nga thirrjet e djallit...
    Te dua se s'te urrej dot......

  9. #9
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Citim Postuar mė parė nga Bani gjk
    matteo, ketu jam me ty, jo gjitha mekatet qe i ben njeriu jan (vijne) nga djalli. Ndoshta mundem te them kshtu:
    Njeriu e nis (ja fillon) mekatin, kures e perfundon (mekatin) me ndimen e Djallit.
    Kjo ke filozofija ime qe e bera tash, sepse nuk po me duket e arsyshme me ja hedhur gjitha fajet djallit te shkret (:
    P.sh Zoti nuk e pyte njeriun : perse te ka mashtruar Djalli ! por e pyte njeriun: pse e ke ber kete mekat ?
    Kurse njeriu nuk mundet te marr si argument para Zotit qe e ka mashtrruar Djalli per te ber mekate ...
    Kshtu qe pak lune rrol djalli ne ate bote ... Vetem veprate e mira kan shummm vlefte ne ate bote, gjith arsytime tjera jan te Kota.

    Paq.

    Ja ta hudh poshte me nje fjali teorine tende mbi mekatin.
    Nese zoti egziston(sipas meje jo) atehere esht ai qe i jep njeriut mundesine te mekatoje, dhe sipas teorive dhe dogmave te fese njeriu qe ben mekate shkon ne ferr! Atehere nga ketu mund te themi shume mire qe zoti esht i lig perderisa i jep me shume mundesi te mekatoj njeriut se sa te mos mekatoje.
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anėtarėsuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    matteo, lirisht mundes me then: e hedha posht teorin e 5 miljard njerzve e jo vetem timen P: P: P:
    Nejse se keto Tema jan diskutu shumm her ne ket forum, kshtu qe nuk po i hyjim kesaj teme ... por apet nuk po mundem pa ta jap nje shembull

    p.sh. paramendo nese ti e plaqkis nje shitore,dhe policija te kape, dhe pastaj del para gjygjtarit dhe ti i thua: po un nuk kam fja more, shitorja me ka mundesuar mi plaqkit ate ... edhe e shikon pastaj se ku do te perfundon me ket arsytim ... hehehe

    - Shitorja te ka mundesuar ty blerjen e ushqim ,e jo per ta plaqkit ... nese e plaqkit dihet ku e ke vendin ...

    - Zoti te ka mundsuar dhe te ka urdhruar qe te miren ta shfrytzosh e jo ta keqperdor ... nese e keqperdor te miren dihet ku e ke vendin ...


    Paq
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 12-04-2006 mė 06:44

Tema tė Ngjashme

  1. Alfabeti i Djallit
    Nga ABIGAIL nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 08:47
  2. Kujdes! Avokatet e djallit, Rock&Roll dhe Satana.
    Nga DEN_Bossi nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 00:50
  3. Zonja e Djallit, edhe sot krenare pėr kobet qė i ka sjellė Shqipėrisė
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 20:52
  4. “Zgjidhja” e ēėshtjeve nacionale nė parajsėn e djallit
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 21:29
  5. Keshillat e djallit
    Nga Mina nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 06-03-2004, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •